Përshëndetje në këto kohë të çuditshme, të nderuar shqiptarë!
Një koleg perëndimor, disa muaj më parë, më pyeti “Pse shqiptarët heshtin kur nuk duhet të heshtin”?!
Përgjigja ime ishte:
“Ata kanë herë pas here ndezje sublime të heshtjes, të cilat e bëjnë bisedën e tyre shumë simpatike”.
Qeveria Kurti është 100% legale, e mirëfilltë, është votuar nga populli në zgjedhjet e lira. Dhe, deri tani nuk ka devijuar. Apo jo?
Kjo do të thotë sa asnjë opozitë kuislingësh që 20 vite me radhë shkatërroi, tradhtoi dhe vodhi gjithçka, nuk ka të drejtë të përfaqësoj dhe të shkarravitë “vendime” kinse në emër të popullit të Kosovës por faktikisht kundër popullit të Kosovës. Një shtet funksional, të tillët, nëse do ta bënin këtë, do t`i dënonte me burgim të përjetshëm. Të akuzuar për Tradhti ndaj Vendit dhe Tradhti të Lartë.
Tradhtia është një term i përgjithshëm për Krimet kundër Pavarësisë dhe Sigurisë së Shtetit (tradhtia), kundër Kushtetutës së Shtetit dhe Kreut të Shtetit (tradhtia e lartë).
Tradhtia është një fjalë që përdoret veçanërisht për Veprat Penale që përfshijnë dhënien e ndihmës armikut gjatë luftës, por që përfshijnë edhe veprime që synojnë të rrezikojnë pavarësinë ose sigurinë e shtetit nëpërmjet veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, tradhti. Sulmet kundër kushtetutës së shtetit, kreut (legjitim) të shtetit dhe autoriteteve më të larta në shtet cilësohen edhe si tradhti, Tradhti e Lartë.
PS: Unë nuk jam jurist, por këto gjëra i kam mësuar që në rininë time të hershme.
Aurel Dasareti