Shqipëria në dritën e zgjedhjeve
Në takimin e rregullt të Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së në Tiranë,ku shumica e pjesëmarrësve ishin të rinj e të reja shqiptarë,kryetari i kësaj partie Edi Rama e kërkoi edhe mandatin e tretë për të udhëhequr Shqipërinë.
Pas ndryshimeve të sistemit komunist dhe fillimi i epokës së re demokatike në Shqipëri,për këto tridhjetë vjet në tranzcion e kemi klasën e njejtë politike(Ilir Meta,Edia Rama,Lulzim Basha,Fatmir Mediu dhe Sali Berisha).
Qëndrimi kaq i gjatë në politikë të këtyre figurave,kujtoj se i kanë bërë dëmë rrugës së tipareve të demokracisë dhe të avancimit të pushtetit me standardet e njohura të shtetit ligjor dhe të participimit të vlerave të popullit shqiptar me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.
Për këtë arsye,sot e kësaj dite,shqiptarët mbetën të izoluar mes mureve të Ballkanit,ndonëse politika e përqarë për pushtet në hapësirën kombëtare në Shqipëri dhe në Kosovë,kanë bërë që të presim kur të bjerë zilja e Brukselit për lëvizje të lirë dhe në familjen e gjerë evropiane.
Ndonëse kryetari Edi Rama në Tiranë në takimin e Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së kërkonte për vete mandatin e tretë,atëherë pse nuk u bë më racional që,mendatin e tretë të marrë brezi i ri dhe i shkolluar shqiptar në selinë e kësaj partie në Tiranë?
Edi Rama,mos kërkoni për vete mandatin e tretë,por ua jep në dorë relacione të reja të epokës për brezin e ri shqiptar që do të udhëheqin Shqipërinë tonë…!
Edi Rama,është koha për një rrafsh të ri të politikës shqiptare!
Çikago,tetor të motit 2020
Komentet