VOAL

VOAL

(Video) Promovimet e librit të ish Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçajt “Vatra ne kapercyell te shekujve”

December 24, 2022

Komentet

Agustin Mirakaj: Marsi vendimtar për Vatrën dhe ekzistencën e saj -Te vetemëruarit duan të sundojnë Vatranët e marrë peng Vatrën

Të dashur miq, motra dhe vëllezër VATRANË!
Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm, për Federaten Pan Shqiptare Vatra te Amerikes dhe ekzistencën e saj.
Vatranët nuk mund të heshtin më.
Padrejtësia e një grupi armiqësor jo vatrane (ne sjellje) ndaj Vatrës po tenton shkatërrimin e plotë të Vatrës në mënyra jodemokratike.
Te vetemëruarit duan të sundojnë Vatranët dhe marrë peng Vatrën me Thanasrat e partisë me shokë.
Të paudhët janë vënë në shërbim të politikanëve të korruptuar shqiptarë.
Duhet të reagoni ndaj tyre.
Marsi vendos Vatren të egzistojë apo te shuhet.
Të vetëshpallurit kanë tejkaluar çdo normë demokratike.
Në mënyrë të vazhdueshme, të pa mandatuar pengmarresit, krijojnë degë të rreme, këshilla fallco dhe drejtues të rrejshëm, takohen me autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë e Malit te Zi thuajse janë nën drejtimin e tyre.
Maskarada e politikanëve jashtë Amerikës duhet të marrë fund tani.
Vatra nuk mund të jetë peng i këtyre rrymave.
Vatra është e shqiptarëve dhe jo e politikaneve shqiptarë.
Thirrje Ambasadës Shqiptare, Ambasadës se Kosovës dhe Malazeze “Larg duart nga Vatra”
Të qendrueshmit gjithmonë fitojnë, bashkimi është shresa që Vatra të shpëtoj nga Thansasat!!✌🏻🇦🇱
Kryetari
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj

Agustin Mirakaj është lindur në internim, fëmijë prindërish të internuar dhe është rritur në internim deri më 1991 – prej atëhere bashkë me familjen shkoi në SHBA, vendin e lirisë dhe kontribuojnë në Vatër

Vatrani Veteran Ramiz Mujaj: Pas 34 viteve për herë të parë Hienet “Lidërshipit” në Vatër më ndalën postimin e Gazetës Dielli

Shkrimin e Vatranit Veteran Ramiz Mujaj po e ilustrojmë me një foto arkivi i Cezar Ndreut – dëshmi e qartë e përbërjes së Vatrës – Lartë në foto nga e majta Zef Perdocaj, Dalip Greca, Jonuz Ndreu, Agim Rexha, Zef Bala, Ramiz Mujaj, Marjan Cubi, Besim Malota, Idriz Lama – Ulur ne tavoline Gjon Bucaj, Akademiku Mark Krasniqi, Ing.Agim Karagjozi, Musli Mulosmani – Tash Vatra asht zëvendësu nga shakllabana sikur do t’i quante poeti kombëtar Gjergj Fishta.

******

Pas 34 viteve për herë të parë Hienet “Lidërshipit” në Vatër më ndalën postimin e Gazetës Dielli

Për 34 vite gjithmonë kam paguar me kohë anëtarësinë e Vatrës dhe gazetës Dielli dhe gjatë 34 viteve kam dhënë shumë kontribute financiare si dhe aktivitete të panumurta, me shkrime në gazetë, dhurana në pikturë për Vatrën dhe Diellin. E kam dërguar gazetën në shtypshkronjë dhe e kam shpërndarë në komunitet për më shumë se dhjetë vite.

Tash klika banditeske agjenturore e këtij lidërshipi vetëm sepse nuk mendoj si ata dhe nuk iu nënshtrohem u munduan të më hakmerren.

Por unë kam Zotin me vete, shpirtin e çiltër dhe Vatranët me të cilët kam punuar me dekada dhe më vlerësojnë e i vlerësoj.

Unë jam dhe do të jem Vatran i vërtetë, por kurrësesi nuk e vlerësoj këtë lidërship të shpifur sepse me ta nuk gjej dhe nuk ndjehem funksional i vyer në Vatër.

Shiheni, shfletoni gazetën e dhjetorit 2023, jam ende sekretar i Këshillit të Vatrës, ndërsa në fund të muajit shkurt, në gazetën e muajit janar që sapo ka dalë emrin e eleminojnë nga gazeta Dielli dhe vendosin një njeri tjetër që mund të jetë vetëm servil i klikës Ylli Dosku.

Unë e gjeta miqtë e mi Vatranë ma sollën gazetëne fundit sepse tash mua më kanë eleminuar edhe nga abonimi dhe postimi i gazetës për herë të parë pas 35 viteve.

Është për të qeshur e për të qarë me lor për gazetën Dielli se në çfarë shkalle ka ra

Gazeta Dielli, numri i janarit duhej të dilte në publik në janar por nuk dual.

Doli kur doli por filloi të shpërndahej në fund të shkurtit me ndryshime strukturash nga mafia “Lidërship” e eleminuan emrin tim.

Por faqja e parë e Gazetës Dielli thotë “Janar 2024, ndërsa faqet e tjera thonë gazeta Dielli Janar 2023. Këtu lidërshipi “thotë se vetëm faqja e parë e Gazetës i takon 2024-ës dhe të gjitha faqet e tjera janë një vit pas Janar 2023.

Edhe kjo mbrapshti do të mbetet në historinë e praptë të këtij “Lidërshipi” pa mandat.

Shiqojini të gjitha fotot me vemendje dhe do të vërtetoni se këta e kanë humbur çdo arsye.

Sipër gazeta Dielli e Janarit ku emri im është eleminuar dhe është vebndosur emri i Ylli Doskut

Valentin Lumaj Prof.Thanas Gjikës: At Theofanis me 6 vota i votuar nga dega e Vatrës si u emërua nënkryetar i Këshillit të Vatrës

Kur liria e fjalës është më e rrezikuar se kurrë dhe kur censura dhe shkelja e mendimit të lirë ka arritur deri tek Vatra, që ka ndryshuar identitet dhe tek gazeta Dielli, pasi aty nuk mund të shprehin më mendimet e tyre as Vatranët dhe as bashkëpunëtorët e vjetër të gazetës, VOAL ka hapur këtë rubrikë, marrë shkas nga reagimi i Prof. Thanas Gjika dhe pastaj komunikimi me të i Elida Buçpapajt në rrjetin social të Facebook-ut dhe më pas i Valentin Lumajt.

Veç me komunikim duke i shkuar së vërtetës deri në fund do të shërojmë plagët e trashëguara nga diktatura dhe do të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, ku fjala e lirë dhe mediumet e saj përbëjnë pushtetin e katërt, sot më i nëpërkëmbur se kurrë.

 

Thanas Gjika:

Gezohem qe u miratua ky ligj ne Palamentin Europian. Eshte mbushur shtypi shqiptar me sharje e fyerje te pabaza drejtuar gazetareve dhe gazetave.

Uroj qe edhe ligji per mbrojtjen e te drejtave te individit te rimarre force me kete rast, sepse sharjet dhe shpifjet pa argumente nuk po pushojne ne jeten tone,

sikur jemi njerez primitive.

Ndonje kundershtar i Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, ne vend qe te gezohej se i Perndershmi Peshkop Theofan Koja, Doktor ne Teologji,

ka me se dy vjet qe iu bashkua kesaj federate dhe tani Keshilli i saj e zgjodhi Anetar te Keshillit te Federates Vatra, filloi ta sulmoje Peshkopin e nderuar duke e quajtur agjent te kishes Greke, ia deformoi emrin ne Ate Theofanis Koja dhe guxon te shpifi sikur Federata Vatra ka rreshqitur ne prehrin e kishes Greke.

E keshilloj z. V. L. qe ta mbylli gojen, ta thyeje tastjeren e kompjuterit e te mos vijoje te genjeje edhe te tjere.

Eshte me mire per te dhe shoket e tij qe t’ju luten edhe prifterinjve te tjere shqiptare te kishave ortodokse e katolike qe te behen anetare te Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, si ka qene ne kohen e Hiresise se Tij Peshkopit Fan Noli.

 

*****

I dashur Thanas Gjika,

Nese me drejtohesh mua si kundershtar i Vatres, mund te me quash lirshem “dashnor I Vatres se Konices dhe Nolit”.

At Theofanis nuk eshte agjent, por me keq, funksionar I Kishes greke, tani me funksione drejtuese edhe ne Vater. Apo jo? A perfaqeson ai vullnetin e Vatraneve? Jo! Sepse mori vetem 6 vota nga 68 gjithsej ne degen e tij ku me pare qe shpadhur ne menyre te jashteligjshme drejtues i saj. Pra nese dega e tij nuk e do aspak per kryetar, me çfare logjike dhe te drejte emerohet nenkryetar i Keshillit te Vatres?

Thua se Keshilli i Vatres e zgjodhi në ate pozite. Në dijenine time nuk ka pas votim per kete. Ke ti ndonje dokument votimi te Keshillit?

Mandej thua se ja paskam nderruar emrin nga Theofan ne Theofanis. Qe te jemi te sakte, emri i tij eshte Arjan Koja. Kur u be prift e nderroi në Theofan, ndersa kur u be

Peshkop I Kishes greke e nderroi në Theofanis. Shih dokumentin betimit Peshkop te marre në internet te nenshkruar me doren e tij, qe thote: “ Une Theofanis…”⬇️

Edhe gazeta me e madhe ortodokse Orthodox Times e paraqet me emrin Theofanis⬇️

Gjate ceremonise se emerimit Pashkop ne Fanar te Greqise, lexohet emri i tij Theofanis⬇️

Pra eshte ai qe po I nderron emrat sipas situatave dhe jo une.

Si prift i Kishes se Shengjergjit, kur u lakua fillimisht emri i tij ne Vater, une e kam pershendetur dhe perkrahur. Por kur kisha e Shengjergjit e liroi nga detyra (shih dokumentin me poshte⬇️) dhe ai kaloi rrufe ne Kishen greke, une bera distancim.

Në fakt, Kisha e Shengjergjit e caktoi ne nje kishe tjeter te Nolit, ne kishen tende te Shen Merise ne Worchester, por ai nuk e deshi kishen e Nolit dhe kaloi ne kishen greke.

Mandej, perse te quhen ortodoksit shqiptare, “shqipfoles”. Sepse Kisha greke, besimtaret ortodokse shqiptare i njeh si greke qe flasin shqip. Keshtu mendoj une, ti nese mendon ndryshe, argumentoje. Ti je shqiptar apo shqipfoles?

Pra i dashur Thanas, une i dua kleriket ne Vater, por jo nga Kisha greke, Dhe kam arsye besoj. Aq me pak I dua “grekerit” ne Vater kur nga Vatra perjashtohen dhe largohen patriote te ndershem shqiptare me nga 5 dekada ne Vater.

Tani, se Theofanis eshte Doktor i Teologjise, kete e kam shpjeguar ne shkrim se si po shfrytezohet vakumi intelektual ne Vater nen petkun e intelektualizmit.

Keto levizje ne Vater me bejne te dyshoj se Vatra eshte nen influencen e lobit grek, por dyshimet nuk jane shpifje i nderuar.

https://www.voal.ch/voal-hap-rubriken-me-reagime-ndaj-ligjit-anti-slapp-te-miratuar-nga-parlamenti-evropian/diaspora/diaspora-ne-shba/

Voal.ch hap rubrikën e dialogut si rruga më e mirë për t’i zgjidhur problemet

VOAL botoi lajmin se ligji Anti-SLAPP merr vulën e miratimit përfundimtar nga Parlamenti Evropian, një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’iu ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

Miratimi i këtij ligji vjen në një kohë kur regjimi i Tiranës është gjithnjë e më agresiv ndaj gazetarëve dhe mediave, në një kohë kur regjimi i Tiranës me ngulm dhe në stil të gjerë keqpërdor drejtësinë për të frikësuar gazetarët dhe mediat, për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe mediave (në Shqipëri dhe Diasporë) që duan të thonë të vërtetën.

Kur liria e fjalës është më e rrezikuar se kurrë dhe kur censura dhe shkelja e mendimit të lirë ka arritur deri tek Vatra, që ka ndryshuar identitet dhe tek gazeta Dielli, pasi aty nuk mund të shprehin më mendimet e tyre as Vatranët dhe as bashkëpunëtorët e vjetër të gazetës, VOAL ka hapur këtë rubrikë, marrë shkas nga reagimi i Prof. Thanas Gjika dhe pastaj komunikimi me të i Elida Buçpapajt në rrjetin social të Facebook-ut.

Veç me komunikim duke i shkuar së vërtetës deri në fund do të shërojmë plagët e trashëguara nga diktatura dhe do të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, ku fjala e lirë dhe mediumet e saj përbëjnë pushtetin e katërt, sot më i nëpërkëmbur se kurrë.

 

Thanas Gjika:

Gezohem qe u miratua ky ligj ne Palamentin Europian. Eshte mbushur shtypi shqiptar me sharje e fyerje te pabaza drejtuar gazetareve dhe gazetave.

Uroj qe edhe ligji per mbrojtjen e te drejtave te individit te rimarre force me kete rast, sepse sharjet dhe shpifjet pa argumente nuk po pushojne ne jeten tone,

sikur jemi njerez primitive.

Ndonje kundershtar i Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, ne vend qe te gezohej se i Perndershmi Peshkop Theofan Koja, Doktor ne Teologji,

ka me se dy vjet qe iu bashkua kesaj federate dhe tani Keshilli i saj e zgjodhi Anetar te Keshillit te Federates Vatra, filloi ta sulmoje Peshkopin e nderuar duke e quajtur agjent te kishes Greke, ia deformoi emrin ne Ate Theofanis Koja dhe guxon te shpifi sikur Federata Vatra ka rreshqitur ne prehrin e kishes Greke.

E keshilloj z. V. L. qe ta mbylli gojen, ta thyeje tastjeren e kompjuterit e te mos vijoje te genjeje edhe te tjere.

Eshte me mire per te dhe shoket e tij qe t’ju luten edhe prifterinjve te tjere shqiptare te kishave ortodokse e katolike qe te behen anetare te Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, si ka qene ne kohen e Hiresise se Tij Peshkopit Fan Noli.

 

*****

Elida Buçpapaj:

I nderuar Prof. Thanas Gjika, po është shumë i rëndësishëm në mbrojtje të gazetareve dhe jo te shkelesve të ligjit. Shkeles i ligjit dhe i Kanunores se Vatres eshte pikerisht ai i thënçin kryetar, bashke me kryesine ilegjitime të emeruar prej tij.

Botuesit e Voal.ch, që kanë bashkëpunuar me Vatren e Diellin prej 1992, – jane te censuruar nga ai i thënçin kryetar i Vatres, qe ka shkelur Amendamentin e pare te Kushtetutes Amerikane dhe, per çudi, kjo ka renë në vesh te shurdher.

Ju ngrini shqetesimin tuaj, po per shkeljen e Amendamentit te pare te Kushtetutes Amerikane a jeni i shqetesuar,

po per gjyqin kunder fraksionit te Dr.Gjon Buçaj a jeni i shqetesuar?

Ne na censuruan me pretekstin se botonim qendrimin e ketij fraksioni, kur ne kryenim veçse detyren.

Po per perjashtimet e stilit stalinisto-enverist a jeni i shqetesuar, me etiketime si tradhtare, emra te shquar qe identifikohen me Vatren;

po për katapultimet ne kryesi pa asnje kontribut ne Vater;

po për mbylljen e deres Vatraneve të shtëpisë së tyre kjo a ju ka shqetësuar;

po mosmbajtja e Kuvendit ne shkurt;

po ndryshimi i Kanunores, ku kryetari ilegjitim ia ka zgjatur mandatin vetes ne 4 vjet pa u votuar;

po delegatja nga Miami, nje dege me tre muaj e themeluar, a ju ka shqetësuar;

po kush e ka votuar kryesine, pra eshte e pa votuar –

pikerisht me gjyqe jemi ne botues te kercenuar nga ata sepse denoncojme shkeljet ne Vater, po kjo a ju ka shqetesuar?

– Federata Panshqiptare ishte – sepse keshtu siç eshte, nuk eshte më – prandaj duhet te rilinde mbi parimet e Themeltareve, te atyre qe ishin Eterit e saj.

Federata Panshqiptare ne themel eshte antikomuniste, sepse emra te ndritur te saj jane torturuar e vrare nga diktatura. Jemi vendi i vetem ku nuk jane denuar krimet monstruoze te regjimit komunist.

Nje shqetesim i madh per çdo shqiptar te ndershem duhet te jete apo jo?

Kujtoj Bahri Omarin, kujtoj Kristo Kirkën, kujtoj Motrat Qiriazi, Kristo Dakon e me rradhe, emer per emer, Arshi Pipen, Ing.Karagjozin, Dr.Buçajn, Niko Kirkën e te gjithe Vatranet Veterane qe jane ndare nga jeta kete dhjetevjeçar, karakteristika te tyre ishin antikomunizmi, patriotizmi, proamerikanizmi.

Ne Kanunore Eterit kane shkruar shkoqur se ligjet e SHBA duhet te respektohen.

Po censurën e ushtrojne banditet, po Amendamentin e pare e shkelin banditet!

Por veshi i shurdher eshte i papranueshem.

Shtepine e Vatres e kane blere Vatranet, drynat i mbajne kopukët.

Me respekt e shume te fala per ju dhe Julian.

Elida

 

LETËR E HAPUR DREJTUAR VATRANËVE: Është ulur i pafeu në mes të vatrës!- Nga AGUSTIN MIRAKAJ

Është ulur i pafeu në mes të vatrës!
Situata e renduar ne Vater per faj te veteshpallurve ne poste drejtuese te vatres tejkalon cdo norme demokratike. Po duket sikur jetojme nen nje diktature te ngjashme te kohes t’cmendurise. Si mundet te ndodhe kjo ne Amerike. Si mundet qe te merret peng Vatra, ku vatranet me pare kuvendonin per ceshtjet shqiptare. Si mundet qe keta te veteshpllur kane mbyllur veshet, syte dhe llogjiken e veprojne si nje qelizor.
Duket qarte se kane urrejtje per Vatren dhe vatranet. Si bisha te verbuara, leshojne deklarata idjoteske ne gazeten “DIELLI I SHUAR”
Ne Boston u krijua anti vlera dhe shkaterrimi i Vatres. Po Helmini ku ishte apo kishte derguar emisaret e tij!! Besim Malota bertiti me stalle me te madhe, Vatra ka sot 2500 anetare. Pytja per Besimin ku jane leket e vatraneve, pse fshiheni skutave dhe nuk begenisni te balladaqoheni me vatranet dhe te tregoni bank statements. Ku jane leket e vatraneve?
Pashko ka derguar nje email per pergatitjen e nje mbledhje te kryesis e kshillit ne boston. Pytja eshte kush eshte Pashko qe vendos mbledhje ne hotelet e bostonit me nje keshille te paqene dhe kryesi te veteshpallur.
Lajmerimet behen nga autoriteti i Vatres Sekretarja e Pergjitheshme e Vatres znj Nazo Veliu dhe jo nga shefi kabinetit apo drejtori i byros politike qe LIDERRI i emeron disa te pa njohur cdo mengjes mbasi i del gjumi nga enderrat.
NJE SKANDAL I VERTETE.
Kan filluar BURAT te fshihen mbas dyerve dhe tani kane vendosur te fshihen mbas perdeve te hoteleve ne boston.
Kryetari
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj

VATRA NDRYSHON KURSIN, NGA KISHA E NOLIT NË KISHËN GREKE Nga Valentin Lumaj

26 Shkurt 2024

Në dy-vjetorin e hedhjes poshtë të Kanunores së Vatrës nga drejtuesit e saj aktualë.

***Ky shkrim është një opinion personal i shoqëruar me një kujtesë historike mbi Kishën dhe Vatrën e Nolit si institucione martirike shqiptare, në formë mbështetjeje ndaj atyre anëtarëve të Federatës Vatra dhe të komunitetit shqiptar, cilët po mundohen ta ruajnë Vatrën nga influencat e mundshme e lobit grek dhe infiltrimit të klerikëve të Patrikanës së Stambollit në këtë organizatë.

Artikullin po e shoqëroj me një video, pjesë nga një fjalim original i Imzot Theofan Noli, ku fjalët e tij janë si testament: “…Kishim në programin tonë një Shqipëri indipendente, e bëmë, kishim në program një Kishë Autoqefale Shqiptare, e bëmë…tani ua lëmë si barrë të tjerëve që ti mirësojnë…”.

Egzistenca jonë kombëtare, tokat, kulturura, besimi dhe gjuha, nuk do të ishin kjo trashëgimi kaq e pasur sot, pa rolin, kontributin dhe sakrificat edhe të klerikëve të kishave tona, në këtë rast të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare. Patrikana e Stambollit apo kisha greke si një kishë nacionaliste, mendoj se historikisht ka pasur një qasje të kundërt me këtë trashëgimi nëpërmjet influencës së saj në shkombëtarizimin e shqiptarëve nëpërmjet fesë ortodokse.

Opinioni im është se ka një riaktivizim të lobit grek në Amerikë në marrdhënie me shqiptarët. Shenjat janë dhënë dukshëm, pikërisht atje ku s’duhej të ndodhte, në Federatën Vatra. Kryesia e Vatrës pati shpallur fillimisht si drejtues të një dege të re të saj në Boston, atje ku Noli themeloi Vatrën, At Theofanis Koja, një prift ortodoks shqiptar me origjine vllehe, at’herë me detyrë në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston. At Theofanis, pas disa mosmarrëveshjeve aty, qe liruar nga detyra në Katedralen e Shën Gjergjit, por në mënyrë të rrufeshme u emërua nga Patriakana greke e Stambollit, si kryepeshkop në Kishën e Trinisë Shenjte në Boston, për “popullsinë shqipfolëse” të Amerikës dhe Kanadasë, siç shkruhet në vendimin e Patrikanës. Ceremonia e shugurimit të tij u zhvillua në Fanar të Greqisë, aty ku ndodhet koka e prerë e At Stath Melanit, priftit martir të kishës së Nolit. Megjithëse drejtuesit e Vatrës ishin në dijeni të këtye lëvizjeve të tij, Theofanis Koja në mënyrë të jashtëligjshme u emërua anëtar i Këshillit të Vatrës dhe mori pjesë në mbledhjet me Kryesinë e Vatrës.

Më pas, nën presionin e drejtuesve të shoqatës Besa-Besën, vatranëve dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, dega e Vatrës në Boston organizoi Kuvendin e saj dhe vatranët atje refuzuan me votë kandidaturën e Theofanis Koja, i cili megjithëse më parë ishte shpallur për të drejtuar degën e Vatrës në Boston, nga votimet mori vetëm 6 vota, prej 68 gjithsej.

Edhe mbas humbjes së thellë të At Theofanis dhe refuzimit të anëtarëve në degën e Bostonit, drejtuesit e Federatës Vatra nuk hoqën dorë për ta bërë Theofanis se-s’bën pjesë të strukturave të Vatrës, tani në një pozitë edhe më të lartë, si nënkryetar i Këshillit të Vatrës. Në bazë të Kanunores së Vatrës, anëtarët e Këshillit duhet që të jenë vatranë me kontribute të shquara në Vatër dhe komunitet, ndërsa At Theofanis nuk kishte asnjë kontribut në Vatër e as ne komunitetin shqiptar. Po ashtu sipas Kanunores, drejtuesit e Këshillit zgjidhen nga vetë Këshilli dhe nuk emërohen nga kryetari i Vatrës, së pari ka konflikt interesi, së dyti, Këshilli është strukturë e pavarur dhe më e lartë se Kryesia e Vatrës.

Po ashtu, nëse marrim si të kryer faktin se nënkryetari i Këshillit të Vatrës, At Theofnis Koja, është i padëshirueshëm në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, me të njëjtën logjikë hamendësoj se as zyrtarët e Kishës Shën Gjergjit nuk do të shkelin më në Vatër, sa të jetë Theofanis njeri nga drejtuesit e saj. Kjo duket si një çarje të thellë apo një ndarje përfundimtare në mes Kishës së Nolit dhe Vatrës së Nolit. Mendoj se kryetari i Vatrës Elmi Berisha duhet të mbajë pergjegjësi për këtë degradim të mardhënieve me Kishën e Nolit në Boston. Ai i detyrohet vatranëve një shpjegim për këtë axhendë të dyshimtë grekofile, pasi ka qenë ai që fillimisht pati filluar negociatat me At Theofanis për involvimin e tij në Vatër. Vakumi intelektual dhe i vlerave, si dhe përçarja e vatranëve, që po ndodh së fundmi në Vatër, po shfrytëzohet më së miri nga agjenturat greke këtu.

Po të shkojmë pak më thellë në histori, një situatë e ngjashme, pothuase identike ka ndodhur në vitin 1949 në kishën e Nolit në Amerikë. Në fundin e viteve 1940, grekët arritën që të përçanin keqas komunitetin shqiptar nga ana politike, duke e vënë në shënjestër dhe sulmuar ashpër Nolin si të majtë. Qëllimi i tyre ishte, që pas përçarjes ndër shqiptarë, për të djathtët të dërgohej një peshkop i ri. Në mënyrë të rrufeshme Patrikana shuguroi meshtar Marko Lipa-n, i cili menjëherë u dërgua me mission në Amerikë si peshkop në krye të ortodoksve shqiptarë, me qëllim rrëzimin e Imzot Fan Nolit. Noli ka qenë në pozita shumë të vështira, sikurse ai shkruante: “…po më luftojnë brenda kishës, element ambiciozë dhe antikombëtarë nga Patrikana greke e Stambollit, e cila ka pregatitur edhe njëfarë Marko Lipa, për ta bërë peshkop të shqiptarëve të Amerikës, në vendin tim”. Imzot Noli qëndroi përpara sulmeve të kishës greke dhe me ndihmën e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, arriti që të mbante kishat e tij në Amerikë pothuaj të bashkuara. Peshkopi i komanduar nga Kisha Greke, Marko Lipa arriti që të shkëpusë Kishën e Trinisë në Boston, aty ku është vendosur sot Theofanis Koja.

Çfarë ngjason si dy pika uji e sotmja me 1949, është përçarja që ka ndodhur aktualisht në mënyrë artificiale dhe politike e Vatrës, ku një numër i madh vatranësh veteranë që kanë dalë në mbrojtje të Vatrës, i kanë veçuar qëllimisht dhe akuzohen për tradhëti kombëtare dhe si mbështetës të një personi ‘non-grata” për Amerikën, pra të Sali Berishës. Them qëllimisht, mbasi ky debat politik nuk ka egzistuar në asnjë moment në Vatër. Një numër i madh vatranësh nga ky grupim, janë përjashtuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Vatra. Në të njëjtën kohë, At Theofanis Koja më ngjan identik me Mako Lipën, pasi edhe Theofanis u emërua në mënyrë të rrufeshme nga Patrikana e Stambollit peshkop i shqipfolësve po në Kishën e Shën Trinisë dhe për më tepër u emerua drejtues i një strukture të Varës.

Dikush mund të thotë se gjërat kanë ndryshuar me 1949-ën. Por, në versionin tim, gjërat nuk kanë ndryshuar. Nëse shteti grek mban në fuqi ligjin e luftës më Shqipërinë, nëse në krye të Kishës Autoqefalë Shqiptarë vazhdon të qëndrojë peshkopi grek i Patrikanës, Janullatos dhe kisha greke vazhdon misionin e saj per pushtimin politik dhe kulturor të shqiptarëve nëpërmjet fesë ortodokse në jug të Shqipërisë, atëherë përse Federata Vatra në Amerikë, në kundërshtim me Katedralen e Shën Gjergjit, emëron zyrtar të Vatrës Theofan Kojën, ky i dëbuar nga kjo kishë dhe i katapultuar nga kisha greke?

Në fakt, infiltrimi i Peshkopit grek në Vatër, nuk ndodhi “si rrufe në qiell të hapur”. Nëse nuk gaboj, në shtator 2020, vetëm pak muaj nga zgjedhja e Elmi Berishës kryetar i Vatrës, selinë e Vatrës në New York e pati vizituar, peshkopi i kishës së Shën Trinisë At Ilia Katre, pra paraardhësi i At Theofanit, si hera e parë që një përfaqësues i kishës greke vizitonte Vatrën. Ndërsa nga Kisha e Nolit nuk kemi pare më asnjë klerik të vizitojë Vatrën apo aktivitetet e saj.

A janë të gjitha këto një rastësi? I shkrova këto më sipër për të mbështetur dyshimet e mija se Vatra është nën influencën apo kontrollin e lobit grek në Amerikë.

Tani, ne duhet që të pranojmë se Kisha e Nolit dhe Vatra janë institucione martirike puro shqiptare, të cilat i kanë mbijetuar terrorit të pashembullt të Patrikanës greke. Kisha Autoqefale Shqiptare mbahet mbi gjakun e martirëve të kësaj kishe. Nga ky kënd i vështrimit, drejtuesit aktualë të Federatës Vatra, mendoj se duhet të jenë luajalë ndaj Nolit, themeluesit të Kishës së Pavarur Shqiptare dhe Vatrës njëkohësisht dhe sidomos ndaj gjakut të pastër atdhetar të derdhur për këtë Kishë, për këtë Vatër dhe për gjuhën shqipe.

Besnikëria ndaj Nolit është një kusht i patjetersueshëm për të gjithë drejtuesit e Vatrës, për sa kohë Vatra të egzistojë si entitet shqiptaro-Amerikan për mbrojtjen e interesave të shteteve shqiptare ne Amerikë. Drejtuesit e Vatrës, të cilët për mendimin tim kanë defiçensë të njohurive mbi rrugëtimin e përgjakur të Vatrës dhe të Kishës ortodokse të Nolit. Nëse ata nuk janë në shërbim të qarqeve antishqiptare, ata duhet të njihen me këtë histori të mundimshme të kishës ortodokse shqiptare dhe Vatrës dhe të reflektojnë sa më parë, në mënyrë që historia të mos përsëritet. Kjo histori është e mbushur me fakte dhe të dhëna tronditëse të akteve terroriste të Patrikanës së Stambollit mbi priftërinjtë dhe patriotët shqiptarë, të cilët e mbrojtën me jetët e tyre trashëgiminë tonë arbnore, më të vjetrën në Evropë.

Unë dua të ndalem pak tek priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, mbi gjakun e të cilëve, At Theofan Noli, më se 100 vjet më parë ngriti i pari themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe Vatrën. Këto janë institucione martirike dhe këtë konkluzion do ta mbështes me të dhënat rrenqethëse historike të njohura, të cilat unë i kam mbledhur nga libra dhe lexime të ndryshme. Nga këto veçoj:

Në vitin 1805 në Resnjë ë Maqedonisë u vra kleriku dhe mësuesi atdhetar Dhaskal Todhri, nga njerëzit e Patrikanës greke të Stambollit. Dhaskal Dhodri krijoi një alfabet të posaçëm me 53 shkronja për shtypjen e librave të Kishës në gjuhen shqipe. Por Patrikana e Stambollit e cila ishte kundër çdo gjuhe tjetër, sidomos kundër gjuhës shqipe, bëri të mundur vrasjen e Dhaskal Todhri, dhe veprat e tij u dogjën. Dhaskal Dhodri njihet si dëshmori i parë i shkollës shqipe.

Në vitin 1822 u vra nga njerëzit e Patrikanës së Stambollit edhe mësuesi e profesori i njohur Jani Evstrat Vithkuqari, autor një fjalori 2000 fjalësh Anglisht- Greqisht- Shqip.

Në vitin 1854 vdiq i helmuar nga kisha greke, brenda selisë së Patrikanës së Stambollit, Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili më 1844 botoi të parën abetare të shqipes, “Evetarin” me 33 shkronja.

Eliminimi i Veqilharxhit u shoqërua edhe me syrgjynosjen në Kretë të sekretarit të Mitrlopolisë së Korçës, atdhetarit Athanas Paskali, gjyshi i Odhise Paskalit.

Në vitin 1877 u helmua në burgun e Athinës shkrimtari dhe atdhetari Anastas Kullurioti nga agjentë të Patrikananës greke të Stambollit.

Në vitin 1891 u helmua Pandeli Sotiri, drejtori i parë i Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Ai u helmua nga gruaja e tij greke në bashkëpunim me Patrikanën greke të Stambollit dhe pas helmimit, trupin e tij e hodhën nga penxherja e katit të 3-të të shtëpisë, ku ai banonte në Stamboll.

Në vitin 1895 u vra barbarisht, pishtari i diturisë e shkronjave shqipe Kostandin (Koto) Hoxhi nga njerëzit e Patrikanës së Stambollit. Koto Hoxhi pati shkruar në shqip “Dasmë në Lunxhëri” e shfaqur në atë kohë në Gjirokastër. Kërkoi që të hapte një shkollë shqipe dhe autoritetet greke e arrestuan dhe e burgosën derisa e vranë në burg.

Më 12 shkurt 1905, u vra barbarisht, me thika, hanxharë e sëpata, nga banditët grekë, Papa Kristo Negovani, kleriku, mësuesi dhe shkrimtari, shenjtori i shkrimit shqip, i cili thoshte: “shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb”. Papa Negovani ishte ndër inspiruesit e parë të Kishës Autoqefale Shqiptare që u bë realitet më vonë nga At Noli.

Me 10 shkurt 1905, At Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkopit grek të Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, i tha: “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”. Pas dy ditësh, 12 shkurt1905, fshati u rrethua nga banditë që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpata dhe thika bashkë me pesë mësues të tjerë të gjuhës shqipe..

Po me 12 shkurt 1905, në Negovan u ther me thika nga njerëzit e Kishës greke, edhe vëllai i Papa Kristos, prifti Papa Theodhosi.

Më 17 gusht 1911 u helmua nga shovinistët grekë në Gostivisht të Kolonjës, Petro Nini Luarasi, martiri i gjuhës shqipe, atdhetari që u dërgoi fjalët e njohura bejlerëve të Qafëzezit: “Vramëni, po mblidhmani gjakun, se do t’u duhet nipërve tuaj të shkruajnë gjuhën e nënës”.

Në vitin 1913 njerëzit e Kishës greke therën kushërirën e Petro Nini Luarasit, Paro Vasil Kita, së bashku me babanë e saj, në Kishën e Shën Thanasit

Më 24 dhjetor 1917, banda nga Fanari, e filogrekut Josif Soropulli, i prenë kokën Stath Melanit, friftit të Fan Nolit, i cili më 1899, u shugurua prift në Kishën e Shën Mërisë së Worçesterit në Massechussets.

At Stath Melani, po atë vit do të kthehej në Shqipëri për të vënë themelet e kishës ortodokse shqiptare. Në një artikull në gazetën “Albania” 14 marsit 1918, At Stathi thoshte: “Djema! Më shihni prift ortodoks, por nuk u linda kësisoj, u linda shqiptar dhe shqiptar dua të vdes. Prandaj kush është për Shqipërinë, unë përpara dhe ju pas meje, të mbrojmë kombin dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë”.

Ndërsa në gazetën Dielli të 2 dhjetorit 1914 shkruhet se At Stathin e arrestuan dhe mbasi doli nga burgu me financimin e shoqërisë kishtare të Shën Gjergjit në Boston, nga Vlora kaloi në Bari të Italisë dhe më pas mbërriti në Amerikë.

Në fillim të vitit 1917, At Stathi, nga Amerika u nis përsëri për në Shqipëri. Këshillave për të qëndruar në Amerikë, At Stathi i përgjigjej: “Pasuria e gjithë botës s’janë gjësendi për mua, lumturinë e kësaj bote do ta fitoj kur të kthehem në Shqipëri”, – shkruhet në gazetën “Albania” të 21 marsit 1918.

Pak kohë mbasi arriti në Shqipëri, me 24 dhjetor 1917, banda greke e Josif Soropullit e qëlloi në befasi me një breshëri armësh, pastaj i prenë kokën dhe e çuan në Fanar në Greqi. Fshatarë nga Melani, e morën trupin e tij pa kokë, e mbështollën me flamur shqiptar dhe e çuan në Përmet, ku u prit dhe u varros me nderime të mëdha nga populli në Kishën e Shën Kollit.

Vatra në njërën anë dhe Kisha e Nolit në anën tjetër kanë bërë rezistencë të madhe për mbrojtjen e territoreve dhe gjuhës shqipe në jug të Shqipërisë.

Në gazetën DIELLI të datës 7 korrik 1922, Konica ndër të tjera shkruan se: “Kryeministri i Greqise z. Venizelos tha në Konferencen e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga Vatra”. Sigurisht kur thuhej Vatra, perfshiheshin edhe klerikët e Nolit atje.

Si përfundim, katapultimi i një kleriku të betuar deri në vdekje të Kishës Greke në krye të strukturave të Vatrës, jo vetëm që nuk bazohet në Kanunore, por më e rëndësishmja, ç’njeh historinë dhe rrugëtimin e përgjakur të Kishës së Nolit dhe Vatrës si pré të Patrikanës së Stambollit. Tani nëse drejtuesit e Vatrës janë naivë, pra nuk e njohin historinë e Kishës dhe Vatrës së Nolit, apo janë nën influencën e Lobit grek në Amerikë, apo të dyja, këto janë pyetje që mund ti përgjigjen vetëm ata.

Valentin Lumaj/Michigan

Periudha ma e errët e Vatrës me këtë lidërship huliganësh pa mandat Nga Ramiz Mujaj

Flitet se sot me daten 24 shkurt e paskan shpernda gazeten e Janarit dhe emrat e shume vatranve qenkan eleminuar.

Dy fjale per strucet “Lidership“

Sot degjova se e paskan shpernda gazeten “Dielli “Lidershipi “.

Ikanaket, strucet gjoja lider te Vatres te cilet bejne vetem allashvereshe dhe agjenda me dreqi e din me kend por jo me vatran te Vatres historike me pervoje gjysem shekullore.

Njerezit po flasin se nenkryetari pa mandat paska qene i denuar tri here per thyerje shtepijash te shkodranve dmth per Hajni paska mbajt edhe burg. Daja i tij Ratko Gjokic dmth vellau i nenes se tij qenka kriminel lufte, bashkepuntore me Arkanin i cili bashk me Arkanin paskan ngrene buke ne shtepin e nenkryetarit pa mandat Alfons Grishajt.

Ky Ratko Gjokic siq thone njerezit paska qene atentator ne tentative i kryetarit te Kroacis Franjo Tugjman.

Shkuarja e delegacionit tek Gramoz Ruci nga Elmi Berisha ,Naim Dedushi dhe Pashko Camaj paska qene Agjende e Alfons Grishajt dhe Besim Malotes sepse Gramoz Ruci flitet kishte dhene urdher per ekzekutimin e deshmorve te demokracise ne Shkoder dhe flitet se dhe Alfons Grishaj ishte i infiltruar ne ate ngjarje.

Gazeta e fundit ka dal ne dhjetor te vitit te kaluar 2023 dhe ne gazeten e dhjetorit afer emrit tim kishin futur ne menyre klandestine emrin e Theofan Kojes siq po flitet nje grekofil te cilin kisha e Autoqefale Noliane shqiptare ne Boston e ka perjashtuar.

Deri ne gazeten e fundit te dhjetorit 2023 emri im ka qene sekretar i keshillit te Vatres.

Per tu pergaditur me agjend kriminale siq jane keta “Lidership “ ne listen e emerimeve mes kryetarit dhe emrit tim si sekretar kishin futur si nenkryetar Theofan Kojen. Krejtesisht me paramendim qe te me eliminojne mua sepse nuk jam bere servil siq jane shumica rreth tyre. Gazeta Dielli qe disa dekada ka dal cdo muaj .

Por “ Lidershipi “pa mandat dhe me agjenda kriminale qe sot e ka pushtua Vatren ne muajin janare edhe qe gazeta ka dal ata e kane mbajt mbyllur ,te fshehur dhe nuk e kane shpernda sepse eshte dasht qe emrat e disa Vatranve te eleminohen dhe pastaj ta shperndajne gazeten.

Flitet se sot me daten 24 shkurt e paskan shpernda gazeten e Janarit dhe emrat e shume vatranve qenkan eleminuar.

Merrni me mend ku ka ardh puna e Vatres qe ky “Lidership” me njollos Vatren ne kete menyre. Ka 4 vite qe ky kryetar as dhe nje mbledhje ne selin e Vatres nuk e ka ba me vatrane dhe keshillin e Vatres.

Elmi Berisha tani e dy vite nuk e ka organizua pavaresin e Kosoves ne Amerike siq ishte tradite. Po flitet se kohen e fundit ne Kosove u dekorua nga nje organizat forumi politik kombetar i krijuar ne Greqi me vule dhe me shkronja Greke dhe i formuar ne Selanik e paskan dekoruar Elmi Berishen Ambasdor te paqes.

Tani eshte hera e pare pas 34 viteve qe matrapazet huligan hajna gjoja “lidership “ i Vatres ma ndalin postimin e gazetes “ Dielli”. Kjo ne 112 vitet e ekzistences se Vatres eshte periudha ma e erret e Vatres me kete “Lidership“ huliganesh dhe te pa mandat.

Dhe per foton e njeriut ne mesin e tyre pyetni komunitetin e Michiganit dhe Vatranet veteranë.

 

MEHMET GRADICA ARGATËVE TË KOMUNIZMIT UA PRENTE VESHËT- Nga Skënder Karaçica

Shpalime historike

Në luftën e Drenicës (1945) Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica u bënë bashkë dhe, në vargun e gjatë të vullnetarëve shqiptarë, i dolën përballë komunizmit partizano-çetnik, ku, në luftën e përgjakur edhe bora u bë e kuqe, thonë kronikat në Drenicë.

Në shtabin e Luftës së Drenicës në kullën e Dvoranëve, roja e shtabit kishte hetuar se atypari kalonin hijerënda e vëzhgimit të shërbimeve të brigadave serbo-malazeze dhe disa huzmetqarë shqipfolës të kohës.

Më të dëgjuar për vëzhguesit e brigadave partizano-çetnike, Mehmet Gradica, në cilësinë e ushtarakut të shkolluar në Akademinë ushtarake në Itali dhe njohës i logjistikës së luftës, u thotë zëshëm rojave të shtabit të Luftës në Drenicë:

– Na i sillni në shtab hyzmetqarët e brigadave partizano-çetnike e të shohim se çfarë kërkojnë me syrin e tyre drejt shtabit tonë!

Roja e mori urdhërin e Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës dhe,pa vonuar,vëzhguesit i sollën para shtabit të Luftës së Drenicës.

Pas një bisede të shkurtër në shtabin e luftës, Shaban Palluzha, e urdhëroi rojën që të përcjell vëzhguesit e zënë… Në këto çaste Mehmet Gradica, në shenjë mospajtimi me komandantin e tij Shaban Palluzha, ngritet në këmbë dhe i thotë zëshëm:

– Jo, komandant Shaban Palluzha, nuk bën me i lëshua pa ndonjë masë të denimit se këta nuk ndryshojnë dhe kanë ardhur me e vra Drenicën…!

Në këto çaste, Mehmet Gradica, mori briskun dhe ua preu veshët,- u tha rojës i lëshoni të shkojnë dhe mos të harrojnë se Lufta e Drenicës është e drejtë për liri dhe kundër partizano-çetnikëve…!

Në kujtimet e kohës në Drenicë kjo ngjarje përmendet në odat e burrave dhe në kronikat e kohës, ku ushtaraku me shtat të lartë Mehmet Gradica i lëshoi vëzhguesit me veshët e prerë si shenjë të bartin si kujtim nga lufta e drejtë e Drenicës për lirinë e Kosovës!

Çikago,më 23 shkurt 2024

KERKESE ZYRTAREVE (Sarkazem) Nga Valentin Lumaj

Sot në diten nderkombetare te Gjuhes Amtare, une zyrtarisht i kerkoj Kryesise se Vetshpallur te Vatres nje mirenjohje te arte per punen time te palodhur ne edukimin e kesaj Kryesise me gjuhen shqipe.

Duke pas parasysh perceptimin se e gjithe Kryesia zoteron fakultete, tituj dhe grada, por gjysma e Kryesise se Vetshpallur Vatres nuk zoteron shkollen e mesme, emailet e mija te gjata dhe pafund kane rritur ndjeshem nivelin e gjuhes shqipe tek anetaret e Kryesise.

Kane pasur veshtiresi ne fillim me leximin dhe deshiren per te lexuar emailet, mbasi ishte nje dukuri e re per ta, por me kohe jane bere lexues te mire, biles i lexojne prape- e-prape emailet, se mos gjejne ndonje material per gjyqe.

Ndersa me shkrim jane akoma mbrapa. Akoma nuk ka shenja se dine te shkruajne shqip apo te japin pergjigje pyetjeve ne shqip.

Une do te vazhdoj qe te trashegoj gjuhen shqipe tek anetaret e Kryesise se Vetshpallur nepermjet emaileve, ndersa periodikisht, ata anetare qe avancojne ne gjuhen shqipe ju rekomadoj qe te largohen avash-avash, ne menyre qe t’ju lirojne vendin analfabeteve te tjere, qe jane ne stol te rezervave per anetare Kryesie.

Ndersa profesoreve, shkrimtareve dhe specialisteve ju rekomandoj qe te mos kerkojne dhe te mos kene ambicje per te qene ne Krye te Vatres he-per-he, mbasi jemi ne procesin e edukimit gjuhesor, per te cilin Kryesia e Vatres ka aq shume nevoje.

Faleminderit per mirekuptimin tuaj!

Gezuar diten e gjuhes amtare!

Me respekt, Valentin Lumaj

Mesues i Vetshpallur i Vatres

(Video) Mbyllja e Dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, akt antikombetar Nga Valentin Lumaj

Mbyllja e Dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, akt antikombetar.
Në diten e Pavaresise Kosoves, Kryesia pa mandat e Vatres, ka marre arratine, ka anulluar festen dhe nje simpozium per kete feste, mbasi asnje nga ligjeruesit nuk u pataqiten, qe e justifikuan per “arsye te motit te keq”.
Nderkaq dhjetra vatrane veterane, mbasi e kishin shpallur qe me pare, u mblodhen pas dyerve te mbyllura dhe festuan dhe uruan njeri tjetrin. Me vete kishin nje Flamur te madh kombetar qe jua mbante ndezur zjarrin e patriotizmit.
Mbylljen e dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, e vleresoj si akt te papargjegjshem me nuanca antikombetare te Kryetari nga Kosova i Vatres dhe drejtuesve te saj,
Poshte tradhetaret, Rrote Pavaresia, Liria, dhe Flamuri Kombetar!

Porta e Vatrës më 17 Shkurt 2024 – Ditën e Pavarësisë së Dardanisë – për Vatranët rishtas mbyllur Nga Marjana Zeneli Bulku

Portat e mbyllura të Vatrës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës i ngjajnë Shqipërisë komuniste që i linte bijtë e vet më të mirë përtej kufijve duke i shpallur tradhëtarë dhe Kosovën e ndante nga shqiptarët ndërsa kosovarët nga Shqipëria amë.
Është e dhimbshme në fakt kur portat e Vatrës mbyllen, një herë, dy herë…disa herë.
Akoma më e dhimbshme është kur në data historike, kur paqja flet përmes historish të përgjakshme dyert e kujtesës i mbyllen medias, gazetarëve, aktivistëve , individualiteteve, vatranëve.
Kush po e kyç Vatrën?
Kush po i shpall armiq dhe kriminel kontributorët të cilët e mbajtën hapur atë derë historike që bëri histori?
Pse po përçahen e ndahen shqiptarët përsëri si dikur , në armiq imagjinarë etj, etj.
Anës Vatrës , pas portave të mbyllura të saj u thirr përsëri për liri e pavarësi . Është ditë pavarësie Kosove dhe kush ka luftuar për liri ia din fort mirë vlerat asaj. E kundërta ndodh me dhunuesit e lirisë …ata veç dhunojnë. Anës Vatrës mund të thërrasësh për liri sepse Vatra është gjenerator lirie, si e tillë u krijua, ashtu historikisht veproi e prej lirisë do të mbijetojë .
Gëzuar Idriz Lamaj , ish -gazetar i Zërit të Amerikës!
Gezuar drejtues të Albanian Culture TV, një vatër e Vatrës dhe çdo shqiptaro -amerikani që çmon lirinë.
Gëzuar vëllezër e motra që dy Pavarësitë i konsideroni si themele të kombit tonë .
Marjana Bulku
17 Shkurt 2024

KOMUNITETI SHQIPTAR I LAS VEGASIT I JEP LAMTUMIREN E FUNDIT PIRRO DOLLANIT Nga Teuta Mulaj

Te shtunen,me 17 shkurt te ketij viti, familja Dollani shtroi nje dreke perkujtimore dhe nderuese per Pirro Dollanin, qe u nda nga kjo bote me 2 janar 2024 ne Washington DC.

Pirro me familjen jetuan tre vitet e fundit ne Washington DC dhe eshtrat e tij(sipas amanetit te vet)u shperndane midis dallgeve te lumit Potomac,por ata jetuan pothuajse 30 vjet ne Las Vegas dhe kjo dreke ishte lamtumira e ketij qyteti per Pirron e dashur.

Restoranti i mirenjohur grek ne gjithe Las Vegasin “Elia Greek Taverna”mblodhi kete dite shume e shume te ftuar, miq te Pirros shqiptare dhe amerikane,qe kane punuar me te nder vite si edhe miq te afert te familjes.

Tashme eshte e njohur figura poliedrike e Pirros si muzikant, mesues, drejtues i talentuar dhe perkthyes autoresh te medhenj.Te gjitha keto dhe vlerat e medha njerzore te tij do te mbeten ne kujtesen e njerezve bashke me emrin e nderuar te Pirro Dollanit.

Dreken e hapi Gjergj Dollani Chief Growth Officer, Bay Atlantic University,Washington DC, djali i Pirros, i cili i uroi mirseardhjen te ftuarve dhe ndau me te gjithe,mes emocionesh dhe nje sinqeriteti te mrekullueshem,kujtimet me te dashura me te jatin,qe nga femijeria deri ne oret e fundit.Ai u ndal jo vetem ne kujdesin e vazhdueshem per edukimin dhe shkollimin e te birit, por edhe ne rrenjosjen e vlerave te miresise njerezore, qe ai do t’i kujtoje gjithe jeten, duke patur udherrefyese figuren e babait te tij.

Fjalen e rastit e mbajti Profesori i Universitetit te Las Vegasit Vladimir Cicani,figure e nderuar ne gjithe komunitetin shqiptar te Las Vegasit dhe miku me i afert i tij.

Ai foli me nje vleresim te vecante per Pirron,jo vetem si intelektual i nivelit te larte,por si nje njeri me zemer te madhe,ndihmen dhe kujdesin e te cilit e ka ndjere nga afer pothuajse cdo familje shqiptare e Las Vegasit.Mes te tjerash ai na kujtoi rolin e Pirros ne ekskursionet e bukura,pjesmarjen e perbashket ne koncerte si edhe kremtimin e festave te nentorit,duke i dhene nxitje afrimit te familjeve te komunitetit tone dhe mbajtjes gjalle te kujteses tone kombtare.

Me nota te ngrohta miqesie te perjetshme foli Sean Clark, Emeritus, Screenwriter and award-winning playwright.

Nga ana e tij Klodian Dorzi, shprehu mes emocionesh, mirenjohjen e pakufishme per ndihmen e pakursyer te Pirros per te dhe gjithe familjen e tij,qe nga momenti i mbrritjes ne aeroport e nder vite.

Me shume respekt nga te gjithe u percoll fjala e Elham Manajt, nje nga personalitetet e mirenjohur te komunitetit tone,i cili e vleresoi shume lart kontributin e cmuar te Pirro Dollanit dhe familjes se tij ne jeten e shqiptareve te ketushem.

Falenderuese ishin bisedat mes te ftuarve gjate gjithe kohes se drekes.

Ne perfundim, vajza e Pirros Arbana Dollani-stiliste e mirnjohur e studiove te Hollivudit,i falenderoi te gjithe miqte qe erdhen te nderojne kujtimin e te jatit.Ajo i lidhi ditet e ndarjes me babain e saj te dashur me ndjesite e perftuara nga leximi i librit”Ura e mbretit Shen Luigj”perkthyer mrekullisht nga Pirro.Libri-tha ajo mes te tjerash,fillon me shembjen e nje ure qe dukej sikur nuk mund te prishej kurre dhe 5 vete qe perfundojne ne humnere,si per te na kujtuar se ka nje toke te te gjalleve dhe nje toke te te vdekurve dhe dashuria eshte ura,e vetmja mbijetese,i vetmi kuptim.

Keshtu u mbyll 17 shkurti, kur Komuniteti Shqiptar i Las Vegasit i dha lamtumiren e fundit Pirro Dollanit.


Send this to a friend