VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Problemet që shkakton dylli i veshit – Si ta pastroni me metoda natyrale

By | July 14, 2018

Komentet

Ujërat termale të Shqipërisë – Për shërimin e çdo sëmundjeje

Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje

Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.

Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit.

E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë.

Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj.

Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu.

Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme

Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra e cila prej dekadash me rradhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor.

Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.

Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.

Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.

Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.

Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit

Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.

Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ­ 32 gradë celius.

Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.

Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.

Temperatura e ujërave varion 26­32°C.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese.

Ujërat Termale të Leskovikut

Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.

Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.

Temperatura e ujërave është nga 29 ­ 40 gradë C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.

Llixhat e Peshkopisë

Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.

Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 ­ 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh.

Efektet e tyre janë fantastike lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.

Burimet Termale të Bilajt 

Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë ­ Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës.

Jjanë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit.

Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalçium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius.

Falë këtyre ujrave mund  të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre.

Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave.

Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni.

Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë./AgroWeb.org

Goditja e fortë në zemër – Trajtimi që duhet të bëni menjëherë

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktivitete fizike

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Megjithë kujdesin që duhet të tregoni për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e problemeve me zemrën, AgroWeb.org ju këshillon më poshtë një kurë popullore që përdoret menjëherë sapo ndodh goditja në zemër.

Në një rast të tillë, do t’ju duhet një gotë ujë i ftohtë, një lugë çaji sheqer dhe lëngu i një kokërr limoni.

Pijeni menjëherë ndërkohë që rekomandohet që gjoksi të laget me një kompresë me ujë të ftohë dhe të qendroni shtrirë.

Pse Ndodh Goditja në Zemër

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon që të jeni të kujdesshëm me shenjat paralajmueruese që ju jep trupi tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Shenjat Paralajmëruese të Trupit Para Goditjes në Zemër

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër.

Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën.

Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon.

Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë.

Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes.

Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër.

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon.

Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes

Mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaktarët më befasues të dhimbjes së kokës që shpërthen në mëngjes.

Gjumë i Pamjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet.

Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku.

Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike.

Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë.

Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i Tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet Hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e Alkolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes.

Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru.

Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite.

Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërrhitja

Gërrhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e  Kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Studimet që disponon AgroWeb.org tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse.

Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur

Fjetja me stomakun bosh i heq organizmit mundësinë të marrë ushqyesit e duhur

E keni parasysh atë zhurmën karakteristike të urisë?

Të duket sikur në stomak kanë plasur trazirat të cilat gjithësesi mendoni se mund t’i injoroni kur nevoja për gjumë është më e madhe.

Por të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se nëse flini të uritur, atëherë po dëmtoni organizmin.

Sipas këtyre të dhënave janë një sërë dëmesh që gjumi me stomakun bosh i bën organizmit, të cilat i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Përse Nuk Duhet Të Flesh me Stomak Bosh

Nuk do jeni në gjendje të mbyllni sytë.

Ky është një lajm i keq.

Nëse nuk hani darkë, atëherë do të rrotulloheni andej e këndej në krevat dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të mirë.

Edhe nëse ia dilni të mbyllni sytë, truri do të jetë i zgjuar dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë.

Ky i fundit është i rëndësishëm për metabolizmin, sistemin imunitar dhe në parandalimin e kancerit dhe diabetit.

Mund të shtoni në peshë

Shumë njerëz janë të mendimit se nëse flenë të uritur, kanë arritur një fitore në betejën kundër mbipeshës.

Në të vërtetë, sa më të uritur të jeni aq më shumë do të hani në momentin e parë që ju jepet mundësia.

Niveli i sheqerit do të bjerë në nivele të frikshme dhe do t’i suleni bukës si një ujk i vërtetë.

Nëse nuk jeni dashamirës të darkës, mund të konsumoni pak çokollatë të zezë, arra ose bajame dhe do të flini si qengj.

Humbisni masën muskulare

Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm dhe pa e tepruar në mbrëmje, nuk ka rëndësi sa orë stërviteni në palestër.

Studimet konfirmojnë se fjetja me stomakun bosh i heq organizmit mundësinë të marrë ushqyesit e duhur për të konvertuar proteinën në muskul.

Në këtë pikë, trupi do të djegë muskujt për të marrë energji.

Hani ushqim dhe pini ujë përpara se të stërviteni dhe disa orë përpara se të bini për të fjetur.

Ndjesia e ngopjes do t’ju ndihmojë të flini pa asnjë shqetësim.

Do të keni më pak energji

Nëse mendoni se trupi nuk ka nevojë për ushqim edhe gjatë natës jeni të gabuar.

Organizmi ka nevojë për energji plot 24 orë.

Ai djeg kalori gjatë gjithë kohës.

Një lëng me proteinë përpara se të flini përmbush nevojat e organizmit dhe të nesërmen do të zgjoheni plot energji.

Do të jeni nevrikë

Fjetja me stomak bosh dhe zgjimi me trazirat në të do ju bëjnë nevrikë.

Gjatë ditës do të keni luhatje humori dhe nivelet e serotoninës do të jenë të paqëndrueshme.

AgroWeb.org ju rekomandon që në mbrëmje të konsumoni kos ose arrorë dhe gjithësesi të mos e teproni me ushqimin.

E ngrëna e tepërt dhe mungesa e plotë e ushqimit nuk ju sjellin asnjë të mirë.

Rrjedhimisht gjeni një alternativë të mesme që i bën mirë stomakut, trurit dhe organizmit në përgjithësi.

Urthi i natës, shkaktarët dhe zgjidhja e djegies në kraharor

Shumica e njerëzve përballen me urthin dhe simptomat e tij gjatë ditës, ndërsa të tjerë gjatë natës

Ndjesia e një vale djegëse që të përshkron kraharorin është gjithnjë e pakëndshme. Po flasim për urthin, që mesa duket ka tendencën të përkeqësohet gjatë përpjekjeve për të fjetur.

A e keni pyetur veten përse urthi ndizet në mbrëmje?  Nëse jeni ulur ose jeni në këmbë, graviteti ndihmon në lëvizjen e ushqimit nëpërmjet ezofagut dhe në stomak ku do të tretet.

Por kur jeni shtrirë, graviteti nuk ju vjen në ndihmë dhe nuk përshpejton kalimin e ushqimit, lëngjeve apo acideve nëpërmjet ezofagut. Një ngecje e tillë i hap rrugë shfaqjes së urthit.

Përjetimet e urthit janë të ndryshme dhe variojnë në njerëz të ndryshëm. Shumica e njerëzve përballen me urthin dhe simptomat e tij gjatë ditës, ndërsa të tjerë gjatë natës, kur është edhe më e vështirë për ta mbajtur nën kontroll.

Çfarë e shkakton ndjesinë e djegies?

Kur ushqeheni, ushqimi kalon nga fyti në ezofag dhe direkt e në stomak. Hyrja e ushqimit nga ezofagu në stomak kontrollohet nga një muskul specifik në pjesën e poshtme të ezofagut.

Ky muskul zakonisht qëndron i mbyllur, përveç se në rastet kur ju përtypni ushqim.

Kur ky muskul nuk mbyllet pasi ushqimi ka kaluar në stomak, acidet e stomakut ngjiten lart në ezofag. Mjekët e përshkruajnë këtë lëvizje për së mbrapshti si refluks.

Të dhënat tregojnë se një në dhjetë të rritur vuan nga urthi të paktën një herë në javë dhe një në tre të rritur e përjetojnë atë një herë në muaj. Sipas shkencëtarëve 10 deri në 20 përqind e të rriturve vuajnë nga urthi kronik.

Pozicionet më të mira të gjumit kundër urthit

Mjekët rekomandojnë që të përdorni një jastëk të veçantë, që do ju lejojë të qëndroni shtrirë në anën e majtë me kokën të ngritur lehtas.

Shtrirja në anën e majtë lejon acidet të kalojnë nëpërmjet ezofagut të poshtëm drejt e në stomak, ndërsa koka në një pozicion të ngritur lejon gravitetin të kryejë punën e tij.

Një studim mbi një numër pacientësh që vuanin nga urthi i natës, pavarësisht medikamenteve të marra, tregoi se intensiteti i urthit të natës zbutej me 70 përqind pas përdorimit të jastëkut për mbështetje gjatë gjumit në anën e majtë.

Këshilla kundër urthit të natës

AgroWeb.org ju këshillon të ndërmerrni disa hapa për të pakësuar shfaqjen e urthit gjatë natës.

Humbni në peshë.  Njerëzit që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga urthi.

Hiqni dorë nga duhani. Studimet shkencore kanë treguar se lënia e duhanit ju vjen në ndihmë kundër urthit.

Kafshata të vogla Hani kafshata të vogla të ushqimeve, konsumoni më pak yndyrna, veçanërisht pas mesditës.

Njerëzit që vuajnë nga urthi kronik duhet të konsumojnë një vakt me më pak se 500 kalori dhe 20 gramë yndyrna.

Pas ngrënies, prisni të paktën dy – tre orë përpara se të flini.

Gabimet që ju plakin më shpejt – Çfarë duhet të shmangni

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet.

Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime.

Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme.

Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat E Bardha

Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit.

Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak.

Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi

Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit.

Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë Pak Peshk

Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë.

Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin.

Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.

Stresi, Alkoli Dhe Kafja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë.

Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij.

Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat Dhe Të Skuqurat

Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit.

Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën.

Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi Në Diell

Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu.

Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz.

Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.

Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që  shkaktojnë këtë problem.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli

Një nga arsyet kryesore është koha që qendrojmë të ekspozuar në diell.

Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke.

Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit.

Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.

Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Simptomat

Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli AgroWeb.org i liston më poshtë:

Dhimbje therëse e kokës

Të përzierat

Ndjeshmëri ndaj dritës

Dhimbje e qafës

Dehidratimi

Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës

Dhe pse qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke.

AgroWeb.org ju sjell disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës.

Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.

Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.

Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.

Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.

Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj.

Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Pesë dëmet në shëndet që shkakton kondicioneri

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta tek mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb.org

Fëmijët që luajnë lojëra me aftësi hapësinore kanë të ardhme në shkencë

Loja është shumë e rëndësishme për zhvillimin mendor të një fëmije. Studimet e kanë konfirmuar gjithmonë dhe tani kërkimet e reja nxjerrin në pah ndikimin e lojërave të caktuara në aftësitë specifike për t’u shfrytëzuar nga të rriturit.

Nga shkenca në teknologji, nga inxhinieri në matematikë: sipas studimit të botuar në Geosphere dhe të kryer nga Universiteti i Kolorados në Boulder dhe Carleton College në Minesota, ato lojëra që kërkojnë aftësi hapësinore, si ndërtesa, legot dhe puzzel pra që kërkojnë aftësi krijuese dhe formuese do t’i ndihmonin fëmijët të përmirësojnë aftësitë në lëndët shkencore.

Në thelb, përvojat e fëmijërisë luajnë një rol të rëndësishëm në modelin e aftësive hapësinore të një personi dhe këto aftësi mund të jenë kritike për suksesin në fusha të tilla si shkenca dhe inxhinieri.

Të rriturit e rinj që kanë luajtur me ndërtesa ose lloje të caktuara të videolojërave, për shembull, kanë kaluar teste të arsyetimit hapësinor, siç është aftësia për të rrotulluar mendërisht objekte,për të formuar kubin me kuti të vogla etj ,hulumtimet e reja kanë zbuluar se dallimet gjinore në aftësitë hapësinore zhduken kur hulumtuesit kanë marrë parasysh ndikimin e lojës së fëmijërisë.

Studimi 345 studentë të kolegjit të kurseve të gjeologjisë janë pyetur në një seri pyetjesh që kërkonin të rrotulloheshin mentalisht ose të shihnin një seksion kryq të çdo objekti dhe pastaj të zgjedhnin një përgjigje nga ato të propozuara. Bazuar në këtë, hulumtuesit morën në konsideratë se cili ishte ndikimi i elementëve të ndryshëm, p.sh. numri i kurseve të ndjekura shkencore ose lojërat e përdorura nga fëmijët e vegjël. Ajo që doli ishte se rezultatet më të larta ishin ndër ata që kishin përdorur lojëra si ndërtimi apo lojëra të caktuara video, me dallime me ata që nuk e kishin përdorur atë.Me pak fjalë, lojërat e përdorura nga fëmijët kanë bërë një ndryshim të mirë.

Personat që qajnë kanë karakter të fortë

Sipas studimeve të reja dhe të dhënave nga psikanalistët, ata që qajnë papritur dhe shpesh, zakonisht, janë personalitete më të fuqishme se sa ata që pretendojnë se janë të fortë.

Nuk është shenjë dobësie tregojnë specialistët, as shenjë e rënies psikologjike.

Të qarit është shprehi e një personaliteti të fortë, që di të reagojë saktë ndaj fatkeqësive dhe t’i tjetërsojë ato në diçka pozitive.

Ja 6 arsyet që tregojnë se ata që qajnë janë më të fortë se të tjerët…

1. Nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre.

Tregojnë se janë realist dhe pranojnë atë që iu ndodh.

2. E dinë që lotët “pastrojnë” shpirtin.

Dikush që qan, me të drejtë dhe arsyje, pastron shpirtin e tij nga pesha e tepruar, lejon të largojë mërzitjen që të qetësohet shpirtërisht.

3. Lotët sjellin…buzëqeshje.

Duket pak paradoksale, por qetësia që vjen pas një shpërthimi, të rikthen humorin. Sipas studiuesve, ata që qajnë shpesh, më pas ndjehen më mirë dhe në përgjithësi janë personalitete që menjëherë pas të qarës kërkojnë burime gëzimi.

4. Nuk iu intereson se çfarë do të thonë të tjerët.

Dhe kjo sipas psikoterapistëve është shenja më e mire. Ata që qajnë pa turp, janë njerëz me mend, personalitete me shpirt të fuqishëm, që dallojnë saktë ato që vlejnë dhe nuk vlejnë.

5. Kanë funksionin e prototipit.

Përderisa janë të sinqertë me veten dhe ata që i rrethojnë, nxisin të tjerët të mendojnë por edhe të ndjejnë si ata.

6. Lotët “vrasin” mikrobet.

E mira e tyre është se jo vetëm “vrasin” ndjenjat negative por edhe 90%-95% të shumës së baktereve të syrit, duke pastruar shikimin.

Pas 105 vitesh jeta nuk njeh limite biologjike

Nëse ka një limit biologjik ndaj jetëgjatësisë së njeriut, kjo ende nuk është gjetur.

Në fakt, pasi arrihet mosha 105 vjeç, rreziku për të vdekur stabilizohet dhe qëndron konstant.

Kjo do të thotë se pas kësaj moshe bëhet e pamundur të thuhet se cili do të jetë limiti i vazhdimit të jetës së njeriut, sipas një studimi të publikuar në revistën “Science” dhe të drejtuar nga universiteti “Sapienza”, në bashkëpunim edhe me universitetet “Roma Tre”, “Berkeley” dhe “Southern Denmark” si dhe me ISTAT.

“Nëse ekziston një limit biologjik ndaj jetës së njeriut, kjo ende nuk është bërë e dukshme apo nuk është arritur”, tha koordinuesja e këtij studimi, Elisabetta Barbi, e departamentit të statistikave në “Sapienza”.

Në fakt, prej shumë kohësh komuniteti shkecor ka kërkuar të kuptojë nëse dhe si ndryshon rreziku për të vdekur me rritjen e moshës.

Studiuesit italianë, për këtë zbulim, janë bazuar mbi të dhënat që lidhen me rreth 4 000 persona mbi 100 vjeç (shumica gra), të mbledhura mes vitit 2009 dhe 2015.

“Këto të dhëna mundësuan që të verifikohet se rreziku për vekje rritet në mënyrë eksponenciale me moshën deri në 80 vjeç dhe më pas bie deri sa arrin një konstante, pas moshës 105 vjeçare”, shpjegon Barbi.

Zbulimi i këtij tabani, sipas studiueses, “jo vetëm që jep një përgjigje të qartë dhe të sigurt mbi nivelet e vdekshmërisë, për është thelbësore për kuptimin e mekanizmave që lidhen me jetëgjatësinë e njeriut dhe zhvillimin e teorive të reja mbi plakjen”.

“Ky është një konfirmim i parë i rolit që luan mbijetesa selektive, pra fakti që mbijetojnë vetëm individët më pak të brishtë dhe të prekur nga sëmundjet dhe vdekja”, përfundon ajo, njofton ata.

Punoni me orar të zgjatur? Ja sëmundjet nga të cilat rrezikon shëndeti juaj

Të punuarit me orë të gjatë mund të ketë efekte shkatërruese në shëndet, duke filluar nga stresi deri tek rritja e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike. Një studim i fundit ka treguar se puna me orë të gjata rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 1.

Mahee Gilbert-Ouimet, epidemiologe dhe profesoreshë tek Instituti për Punën dhe Shëndetin në Toronto, dhe kolegët e saj analizuan të dhënat nga një bazë të dhënash të më shumë se 7000 punonjësve në Kanada, që ishin monitoruar për më shumë se 12 vite, për të zbuluar nëse puna me orë të gjata mund të rrisë rrezikun për diabet. Në një studim të publikuar tek revista BMJ Diabetes Research & Care, ata zbuluan se gratë që punonin më shumë se 45 orë në javë ishin 51% më të rrezikuara që të zhvillonin diabet, krahasuar me ato që punon 35-40 orë në javë.

Nuk u vërejt i njëjti efekt tek meshkujt, madje u vu re e kundërta, meshkujt që punon më pak orë ishin më të rrezikuar nga diabeti.

Nuk është shumë e habitshme fakti që puna me orë të gjata lidhet me diabetin. Njerëzit që punojnë më shumë se 40 orë në javë mund të përjetojnë nivele të larta të stresit, që ndryshojnë nivelet e hormoneve si kortizoli. Ky ndryshim hormonal mund të ndikojë në nivelet e insulinës në trup dhe aftësinë e saj për të zbërthyer sheqerin. Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë edhe pagjumësi dhe probleme me shëndetin mendor, ku nga ana tjetër mund të çojnë edhe në shtim në peshë dhe ndryshime në nivelet e insulinës, duke rritur kështu rrezikun për diabet.

Një arsye përse kjo diferencë gjinore kur bëhet fjalë për punën me orë të gjata dhe rrezikun për zhvillimin e diabetit mund të jetë lloji i punës që meshkujt bëjnë. Rreth 1/3 e meshkujve të intervistuar treguan se puna e tyre konsiston në qëndrim ulur, qëndrim në këmbë dhe ecje, krahasuar me vetëm 8% të grave që punonin me orë të gjata. Sa më i lartë të jetë aktiviteti fizik i meshkujve, aq më pak të rrezikuar janë ata nga diabeti./shendeti/