VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pro Kuvendit Kombëtar: për një rithemelim politik perëndimor – Nga AKIL KRAJA

By | October 21, 2021
blank

Komentet

blank

Berisha është përtej Berishës – Nga Elona Caslli

Kushdo që e trajton Berishën thjesht si një ish kryetar të Partisë Demokratike dhe një figurë me peshë brenda të djathtës shqiptare bie në kurthin e trajtimit të Berishës si individ dhe jo si standard i shkelur në demokraci. Në optikën time në të gjithë këtë histori, Berisha është përtej Berishës.

Berisha zyrtarizon të drejtën e një ambasadoreje për të tjetërsuar vullnetin e votës së shqiptarëve, për të përzgjedhur kandidatët e një force politike dhe për t’i ndarë kandidatët në kategoritë e mëposhtme:

1. Kandidatë që nuk duhet të jenë në lista.
2. Kandidatë që duhet të jenë në lista sa për mbledhje votash dhe më pas të japin dorëheqjen.
3.Kandidatë që duhet të shpallen “Non Grata” pas zgjedhjeve dhe që duhet të përjashtohen nga jeta politike e vendit, ndonëse mund të jenë votuar nga shqiptarët.

Në këto kushte lind pyetja: Për çfarë duhet kryetari i një partie kur të gjitha vendimet merren në përputhje me udhëzimet e Ambasadores Amerikane?! Ku qëndron sovraniteti i një partie kur të gjitha veprimet diktohen nga Ambasadorja Amerikane?! E para kjo.

E dyta jo për nga rëndësia, por për nga renditja qëndron tek fakti ose më saktë tek paradoksi se largimi i Berishës po u serviret shqiptarëve si “akt drejtësie”. Berisha është akuzuar si individ i korruptuar dhe paradoksi ulëritës është që ekzistojnë prova mjaftueshëm për ta shpallur “Non grata” nga Departamenti i Shtetit në Amerikë, por nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta vendosur Berishën përballë drejtësisë në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta zhbërë vjershën e mërzitshme që na reciton Ambasadorja Amerikane mbi ” Reformën në Drejtësi” dhe mbi sukseset imagjinare të kësaj të fundit. Akuzat pa fakte dhe kërcënimet me ngrënie bari provokojnë tek shumë shqiptarë traumat e një kohe nga e cila Shqipëria nuk është shëruar ende.

Alibia se mospërjashtimi i Berishës do të sillte izolim të Partisë Demokratike në marrëdhënie me ndërkombëtarët, sipas mendimit tim , është një alibi ranore e cila rrëzohet me të njëjtën lehtësi që mund të rrëzohet një kështjellë rëre ne breg të detit.

Pse është alibi ranore?!

Është alibi ranore sepse mungesa apo prania e Berishës nuk e zhbën faktin se kushdo që është kundër Edi Ramës sot, nuk duhet të përballet veçse me Edi Ramën, por edhe me Ambasadoren Amerikane. Pra e thënë shkurt, Edi Rama dhe Yuri Kim vijnë në paketë dhe të sjellin ndërmend paketat turistike ku përfshihen vaktet dhe në këtë rast duhet shkruar me shkronjë të madhe; Në kundërshtinë për Partinë Socialiste përfshihet edhe mbështetja pa kushte e Ambasadores Amerikane.

Me ose pa Berishën, Edi Rama dhe Yuri Kim brenda një pakete janë dhe kushdo që do të përballet me Edi Ramën apo Erion Veliajn fillimisht duhet të përballet me Yuri Kim.  Për një “rastësi të mbrapshtë”, kushdo që ngulmon në largimin e Berishës apo në riformatimin e Partisë Demokratike, nuk shpreh asnjë kritikë për Ambasadoren Amerikane dhe sjelljen e pangatërrueshme të saj kundrejt Rilindjes.

Nëse do ta trajtojmë Ambasadoren Amerikane si autoritet absolut dhe të pagabueshëm, atëherë le të ekzekutojmë përfundimisht edhe institicionin e votës dhe nën sloganin – I di Amerika këto punë- le të t’i bindemi verbërisht asaj.

Ku do të na çojë kjo bindje e verbër?!

Unë besoj fort se kjo bindje e verbër nuk na çon askund, pasi bindja e verbër në thelb mban filozofinë: Bindu dhe mos mendo! Mendon Ambasadorja Amerikane për ty!

Ndjesë, por personalisht nuk besoj se duhet të vras arsyen time për hir të një Ambasadoreje që:

1. Kryen tërheqje litari për të nxjerrë goma nga deti.
2. Uron fitoren e Partisë Socialiste ende pa përfunduar procesi i numërimit.
3. Mbledh emergjencat civile kur bie zjarri duke harruar se në këtë vend është ambasadore dhe jo pjesë e kabinetit qeveritar.
4. Shndërrohet në stjuardesë teksa priten afganët dhe në punonjëse shërbimi duke mbajtur çantat e tyre.

Ka qindra arsye për të mos ia besuar arsyen time Ambasadores Amerikane, por unë rendita veçse ato që janë lehtësisht të dallueshme dhe nxjerrin në pah sjelljen e një ambasadoreje që fyen sistematikisht shqiptarët dhe mbi të gjitha nxjerr në pah sjelljen e një ambasadoreje që ka shumë kohë që ka harruar që është e tillë.

Post Scriptum: Nuk do të habitesha nëse një ditë në Shqipëri do të përballesha me këtë deklaratë: “Politikanët në Shqipëri u dorëzuan. Reforma në Drejtësi dështoi. Luftoni për veten dhe të ardhmen tuaj”.

Goodbye!

Elona Caslli!

blank

OFENSIVA E DEMOKRACISË E BAJDENIT – Nga JANUSZ BUGAJSKI

 

Botuar në DITA

Ekskluzive nga SHBA – Që Samiti virtual i 9-10 dhjetorit për Demokracinë i Presidentit Biden të jetë një iniciativë efektive, atij i duhet të nxjerrë në pah kërcënimin ndaj demokracive perëndimore të një Rusie autokratike.

Rreth 110 vende janë ftuar në samitin virtual, nga i cili janë përjashtuar Rusia dhe Kina por janë përfshirë të gjithë aleatët kryesorë të SHBA-së, dhe një takim i dytë  është planifikuar për vitin 2022.

Është jetike për Uashingtonin që të mbështesë aktivistët demokratikë të Rusisë, edhe kur lë të papërfshirë zyrtarët e qeverisë. Shërbimet e sigurisë së Kremlinit minojnë zhvillimet demokratike duke shënjestruar pavarësinë e fqinjëve dhe duke sfiduar demokracinë në SHBA dhe Europë.

Ofensivat aktuale të Moskës përfshijnë edhe grumbullimin masiv të trupave duke kërcënuar të pushtojnë edhe më shumë territore të Ukrainës dhe të ndezin konfliktet midis Serbisë dhe fqinjëve të saj.

Që demokracia të triumfojë, pavarësia e secilit shtet në kufi me Rusinë duhet të sigurohet duke sfiduar drejtpërdrejt themelet e Putinimit. Politikat pasive të demokracisë nga ana e SHBA-së me fraza fisnike dhe këshilla verbale janë të pamjaftueshme.

Rusia është praktikuesja dhe furnizuesja kryesore e antidemokracisë dhe Kina do të ndjekë hapat e saj ndërsa zgjeron shtrirjen e vet ekonomike.

Zhvillimi i mbrojtjes ushtarake, ekonomike dhe kibernetike të Perëndimit është i pamjaftueshëm për të frenuar sulmin e Rusisë. Zgjidhja afatgjatë qëndron ose në ndihmën për transformimin e shtetit rus ose në mundësimin e shpërbërjes së tij, si në rastin paraprijës sovjetik.

Samiti mund të ndihmojë në nisjen e një ofensive të tillë duke ftuar jo vetëm liberalët demokratë të Rusisë, por edhe rajonalistët, federalistët dhe përfaqësuesit e grupeve të ndryshme etnike që mbështesin demokracinë dhe decentralizimin. Disa nga këta aktivistë janë në mërgim dhe mund të bëhen pjesë e eventit virtual.

Një qasje strategjike e SHBA-së që lidhet ngushtë me demokracinë e sigurinë duhet të ketë një objektiv të qartë: të përmbysë neo-imperializmin rus duke ndihmuar shtetasit e saj të transformojnë shtetin në një federatë të vërtetë që i trajton fqinjët si të barabartë.

Kjo nuk është thjesht çështja që Moska të tolerojë një grusht partish politike, grupimesh civile dhe mediash. Qëllimi duhet të jetë transferimi administrativ dhe vetëvendosja në mesin e rajoneve dhe republikave të ndryshme të Rusisë. Uashingtoni mund të mbështesë hapur pluralizmin, federalizmin, të drejtat etnike dhe autonominë rajonale brenda Federatës Ruse si pjesë e fushatës së tij për demokraci globale.

Vetë SHBA mund të shfaqet si një federatë e suksesshme në të cilën të pesëdhjetë shtetet zhvillojnë ekonomitë lokale dhe u japin shtetasve mundësi të shumta në politikë. Gjithashtu, BE-ja mund të luajë një rol konstruktiv në Samit duke theksuar mbështetjen e saj për bashkëpunimin ndër-rajonal përtej kufijve shtetërorë.

Kjo do iu ofronte shtetasve të Rusisë shembuj konkretë se si decentralizimi administrativ dhe përfshirja në politikat lokale promovon rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Përkrahësit e federalizmit rus janë ndaluar të shpalosin propozimet e tyre publikisht dhe Samiti mund të ndihmojë në këtë përpjekje të rëndësishme informuese.

Federalizimi i Rusisë nuk është thelbësor vetëm për demokracinë, por edhe për reduktimin e kërcënimeve të sigurisë nga Moska. Ndër të tjera hapa politike, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga njohja e zgjedhjeve  të kapura kombëtare, rajonale dhe lokale në Rusisë dhe të referendumit të saj të manipuluar për kushtetutën që forcon edhe më pushtetin e Putinit.

Dhe Samiti mund t’u tregojë shtetasve të Rusisë se si Moska i shfrytëzon ekonomikisht rajonet më të pasura për të nxitur ofensivën e saj antiperëndimore, ndërsa elitat e saj politike përfitojnë nga korrupsioni i ndërtuar mbi “pushtetin vertikal” të Putinit.

Nëse federalizmi i mirëfilltë dështon të kokretizohet për shkak të rezistencës së Kremlinit, atëherë opsioni separatist do të bëhet më tërheqës, çfarë do të kulmojë në copëtimin e Rusisë. Ndarja rajonale dhe formimi i shteteve të reja janë procese historike në të cilat besnikëria ndaj shtetit ekzistues bie dhe forma të reja sovraniteti mbështeten gjerësisht. Ka rajone etnike që nuk mund të integrohen brenda identitetit rus, veçanërisht në Kaukazin e Veriut, Vollgën e Mesme dhe Siberinë jugore.

Disa rajone etnike ruse, gjithashtu, do të përfitonin nga pavarësia, ashtu si amerikanët anglishtfolës që patën refuzuar perandorinë shtypëse britanike.

Qeverive perëndimore dhe institucioneve shumëkombëshe do iu duhet të krijojnë lidhje me rajone dhe republika të ndryshme të Rusisë dhe të mbështesin përpjekjet e tyre për tranzicion paqësor drejt shtetëformimit. Sfidat e transformimit të republikave të pushtuara nga komunizmi në demokraci, mbi tridhjetë vjet më parë, mund të përsëriten gjatë dekadës së ardhshme, duke i kthyer rajonet dhe republikat e shtypura të Rusisë në shtete demokratike të qëndrueshme.

Edhe pse Kremlini publikisht i hedh poshtë demokracitë perëndimore si dështime liberale, në të vërtetë ai i sheh ato si kërcënime gjeopolitike ndaj ambicieve të veta ndërkombëtare dhe kontrollit të brendshme.

Në luftën e saj për demokracinë globale dhe sigurinë ndërkombëtare, administrata e SHBA mund të “zërë mat” neo-imperializmin rus duke ndihmuar shtetasit të çmontojnë shtyllat autokratike të shtetit Putinist. Samiti për Demokraci mund të jetë një pikënisje e çmuar për një ofensivë kaq konstruktive.

blank

Biden, Putin dhe Xi Jinping

DITA, Albania

BIDEN’S DEMOCRACY OFFENSIVE

Janusz Bugajski

If President Biden’s virtual Summit for Democracy on December 9-10 is to be an effective initiative, it has to spotlight the threat against Western democracies from an autocratic Russia. About 110 countries have been invited to the virtual summit, excluding Russia and China and including all major U.S. allies, with a second in-person gathering planned for 2022.

It is vital for Washington to support Russia’s democratic activists even while ostracizing government officials. Kremlin security services undermine democratic development by attacking the independence of neighbors and subverting democracy in the U.S. and Europe. Current Moscow offensives include a massive troop buildup that threatens to seize more Ukrainian territory and fanning conflicts between Serbia and its neighbors.

For democracy to prevail the independence of each state bordering Russia must be assured by directly challenging the foundations of Putinim. A passive U.S. democracy policy with noble phrases and verbal admonitions is inadequate. Russia is the leading practitioner and purveyor of anti-democracy and China will follow in its footsteps as it expands its economic reach.

Enhancing Western military, economic, and cyber defenses is insufficient to stem Russia’s assault. The long-term solution is either to help transform the Russian state or enable it to dismantle itself like its previous Soviet iteration. The Summit can help launch such an offensive by not only inviting Russia’s democratic liberals, but also regionalists, federalists, and representatives of various ethnic groups supporting democracy and decentralization. Some of these activists are in exile and can be plugged in to the virtual event.

A strategic U.S. approach that ties democracy closely with security needs to have a specific objective – to reverse Russia’s neo-imperialism by helping its citizens transform the state into a genuine federation that treats its neighbors as equals. This is not simply a question of Moscow tolerating a handful of political parties, civic groups, and media outlets. The aim must be administrative devolution and self-determination among Russia’s diverse regions and republics. Washington can openly endorse pluralism, federalism, ethnic rights, and regional autonomy inside the Russian Federation as part of its campaign for global democracy.

The U.S. can itself be highlighted as a successful federation in which all fifty states develop local economies and give citizens a major stake in politics. The EU can also play a constructive role at the Summit by emphasizing its support for inter-regional cooperation across state borders. This can help provide concrete examples to Russia’s citizens that administrative decentralization and involvement in local politics promotes economic growth and international cooperation. Proponents of Russian federalism have been prevented from communicating their proposals to the public and the Summit can help in this crucial informational endeavor.

Russia’s federalization is not only essential for democracy but also for reducing Moscow’s security threats. Among other policy steps, Washington should cease to recognize Russia’s fraudulent national, regional, and local elections and its rigged constitutional referendum that further extends Putin’s rule. And the Summit can demonstrate to Russia’s citizens how Moscow economically exploits the wealthier regions to fuel its anti-Western offensives while its political elites profit from corruption built into Putin’s “power vertical.”

If genuine federalism fails to materialize because of Kremlin resistance then the separatist option will gain increasing traction and culminate in Russia’s rupture. Regional separation and the formation of new states are historical processes in which loyalty to the existing state dissipates and new forms of sovereignty are widely supported. There are ethnic regions that cannot be integrated into a Russian identity, especially in the North Caucasus, Middle Volga, and southern Siberia. Several ethnic Russian regions will also benefit from independence just like the English-speaking Americans who rejected the oppressive British empire.

Western governments and multi-national institutions will need to establish links with Russia’s diverse regions and republics and support efforts for their peaceful transition toward statehood. The challenges of transforming occupied republics from communism to democracy over thirty years ago can be replicated over the coming decade by transforming Russia’s repressed regions and republics into viable democratic states.

Although the Kremlin publicly dismisses Western democracies as liberal failures, in reality it views them as geopolitical threats to its international ambitions and domestic controls. In its struggle for global democracy and international security, the U.S. administration can checkmate Russia’s neo-imperialism by helping citizens dismantle the autocratic pillars of the Putinist state. The Summit for Democracy can be an invaluable launching pad for such a constructive offensive.

blank

ITALIA – FRANCA: SHTYSA E NEVOJSHME PËR BASHKIMIN EVROPIAN – Nga ANGELO PANEBIANCO – E përktheu Eugjen Merlika

 

Është shkruajtur se traktati italo-francez i sapofirmosur në Romë, përveç arkivimit të kundërshtive të fundit ndërmjet Italisë e Francës, mund t’i paraprijë një pakti ndërmjet Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Do të ishte hapi i parë drejt  atyre “bashkëpunimeve të përforcuara”,  për të cilët ka nevojë Evropa për t’arritur një integrim më të madh në fushën ekonomiko-financiare, të mbrojtjes evropiane, e të tjera. Shpresohet që hendeku (i pashmangëshëm) ndërmjet synimeve dhe së vërtetës mos të jetë shumë i gjërë. Veçanërisht sepse korniza brënda së cilës është zhvilluar integrimi evropian mbas luftës së Dytë botërore, apo sistemi i aleancave perëndimore, gjithënjë e më shumë është në vështirësi.

Të vërehet se çfarë po ndodh në qëndrën e atij sistemi të aleancave: Shtetet e Bashkuara. Pak muaj mbas hipjes në pushtet, Administrata Biden është dobësuar fuqimisht. Gjëndet në rënie vertikale besueshmërie sa në rrafshin e brëndshëm po aq në atë ndërkombëtar. Në rrafshin e brëndshëm dasitë ndërmjet radikalëve dhe të moderuarve në Partinë demokratike, që Joe Biden nuk arrin t’i kontrollojë dhe shumica e ngushtë që demokratët kanë kundrejt republikanëve në Senat rrezikojnë aftësinë e veprimit. Parashikohet që votimet e midterm-it, që zhvillohen në nëntorin e vitit t’ardhshëm do të shënojnë një thyerje të partisë së presidentit në fuqi. Por tani treguesi i polarizimit politik-ideologjik është aq i lartë sa që mund të sjellë me gjasë paralizën e Administratës.

Në rrafshin ndërkombëtar, tërheqja prej Kabuli e kësaj vere ka goditur prestigjin e Shteteve të Bashkuara dhe i ka minuar besueshmërinë. Kur të mësyejmë ishullin – pyesin vehten kinezët – a do të jenë të gatshëm amerikanët të vdesin për Taivanin?

Mendohet për atë që do të duhej t’ishte, simbas deklaratave të Biden-it e mbrapa, sipërmarrja më cilësore e Shteteve të Bashkuara në rrafshin ndërkombëtar: krijimi në stil wilsonian (ndërhyrshmëria demokrate në traditën amerikane) i një “aleance të demokracive” për të kundërshtuar regjimet autoritare. Takimi i 9 e 10 dhjetorit, i thirrur nga Biden-i për të trupëzuar atë ide është në rrezik dështimi. Jo vetëm pse kriteret me të cilët janë zgjedhur Vëndet për t’u përfshirë kanë ushqyer shpejt qortime (nga të përjashtuarit) dhe mëdyshje tek vëzhguesit (përse Hungaria jo e Polonia po?). Mbi të gjitha sepse projekti nis keq: mbasi është lënë Afganistani dë dorë të talebanëve, duke deklaruar se nuk është më çështje e Amerikës të shqetësohet për çfarë ndodh n’atë Vënd, “lufta kundër autoritarizmave” ka humbur besueshmëri. E vetmja gjë që mbetet është se Shtetet e Bashkuara kërkojnë mbështetje në shemërinë e fuqisë me Rusinë e veçanërisht me Kinën. Por kjo është vetëm realpolitikë. Nuk ka nevojë të bezdiset retorika wilsoniane.

Dobësimi i Amerikës krekos të gjithë ata që janë t’interesuar të mbushin zbrazësirën e pushtetit që ai dobësim lind. Në Perëndim regjistrojmë vështirësitë e rënda ekonomike, dhe rënien e miratimit të brëndshëm, që po përjetojnë Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit. Arrijmë në përfundimin se këto i bëjnë autokratët më pak të frikshëm për ne. Nuk ka asgjë më të gabuar. Autokracitë janë më të rrezkëshme nëse rriten vështirësitë e tyre të brëndëshme. Bëhen më aventuriste, kompensojnë problemet e brëndëshme me një shtim të sulmshmërisë së jashtëme. Bëhet fjalë, në rastin e Putinit, për Afrikën apo Lindjen e Afërme, për trojet rusofone të Ukrainës (Donbas), për mbështetjen e përdorimit të të mërguarve në funksion  kundërevropian nga ana e diktatorit Aleksander Lukashenko, për mbështetjen sërbo boshnjakëve dhe qëllimeve të tyre agresive, apo sulmeve kibernetike demokracive evropiane. E njëjta gjë vlen edhe për presidentin turk Erdogan, mungesa e dëshirës së të cilit për të qetësuar shpirtërat përvëluese të tij, ka rrezik të shfaqet shpejt në Libi, për inat të ne italianëve e të francezëve. Ndërmjet kërcënimeve sigurisë evropiane është edhe rifillimi në veprim i skajshmërisë islamike, të elektrizuar nga “fitorja” e Kabulit.

Sa më shumë të dobësohet aleanca perëndimore për shkak të humbjes (relative) të fuqisë së Shteteve të Bashkuara, aq më shumë Evropa është në vështirësi. Le t’a rishohim në këtë prizëm traktatin italo-francez nga i cili jemi nisur. Mbasi edhe traktatet ndërkombëtare nuk i shpëtojnë rregullit të hekurtë të politikës, simbas së cilës çdo veprim politik, cilëtdo qofshin synimet e tjera, është gjithmonë kundër dikujt, nuk duhet të na rrëshqasë se në shënjestrat është edhe “sovranizmi evropian”, me dëshirën të dobësojë Bashkimin evropian ashtu siç është sendërtuar, e që është shumë i fuqishëm në Itali e në Francë. Sovranistët, sidomos italianët e francezët, duken të ndarë në dy grupime: janë të gënjyerit, të cilët besojnë se mjafton pak retorikë atdhetare për të ringjallur Shtetet kombëtare pak a shumë sovranë të shekullit XIX. E janë edhe realistët, të cilët mendojnë se dobësimi i Amerikës krijon rastin për të zëvendësuar një Lord mbrojtës t’Evropës (Shtetet e Bashkuara) me një tjetër (Rusia), në një pritmëri, në rrafshin e vlerave shqeto kundër-perëndimore.

Sa i takon Italisë, janë dy arsye shumë të mira në mbështetje të traktatit me Francën. E para është se, me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi, kemi humbur një Vënd me të cilin mund të bënim lojë bregu në rastin e marrëveshjeve (që tërheqin mbrapa Vënde të tjera) ndërmjet Gjermanisë e Francës, në rastin kur ato marrëveshje të jenë të dëmshme për interesat tona. Arsyeja e dytë është se asnjë proçes integrimi mbikombëtar nuk mund të përparojë nëse nuk është i drejtuar nga një Vënd zotërues  ose nga një grup Vëndesh zotëruese. Me traktatin italo-francez vihemi në një pozitë të drejtë për të mundur të bëhemi pjesë e atij grupi.

            Gjithshka është e varur në një fill. Duke lënë mënjanë të panjohurën e përfaqësuar nga politika që do të zgjedhë të bëjë koalicioni heterogjen i qeverisë gjermane, ashtu si dhe përfundimi i zgjedhjeve franceze, mbeten dobësitë e Italisë. Sot është Dragi me prestigjin e tij ndërkombëtar.  A do të kemi në t’ardhmen e afërt një qeveri po aq evropeiste (dhe atllantiste) e me po aq prestigj? E madje edhe të qëndrueshme? Do të varet edhe nga kjo nëse fjalët e shumta të thëna për traktatin italo-francez nuk do të zbulohen të kota.

 

“Corriere della Sera”, 29 nëndor 2021  E përktheu Eugjen Merlika

blank

GJERMANËT KTHEHEN PËR TË PARAPËLQYER SHBA – Nga DANILO TAINO – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Në prag  të formimit të qeverisë pas-merkeliane në Gjermani, prirjet e gjermanëve në lidhje me marrëdhëniet e Vëndit të tyre me fuqitë e mëdha po ndryshojnë. Janë krejtësisht më pohenike se disa vite më parë mbi Shtetet e Bashkuara e më pak mbi Kinën e Rusinë. Duhet t’I mbajnë parasysh kançelari në pritje, socialdemokrati Olaf Scholz, dhe ortakët e tij të koalicionit, të Gjelbërtit dhe Liberalët. Në t’ardhmen kjo do të ndikojë mbi politikën e Evropës. Një përimtim i botuar  të hënën e shkuar nga amerikani Pew Research Center dhe nga gjermania Körberg-Stifung tregon se marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Gjermanisë kanë hyrë në udhën e ndreqjes. Deri në vitin e shkuar, 79 % e gjermanëve mendonin se ishin të këqija, kundrejt 18 % që i quanin të mira.

Sot, hulumtimi i kryer në shtator, sheh njw gjëndje të përmbysur: 71 % e quan marrëdhënien të mirë dhe 24 % të keqe. Pjesërisht do të ketë ndikuar ndryshimi i presidencës në Washington, me daljen nga skena të Donald Trump-it, i cili nuk i pëlqente shumicës së gjermanëve. Por sigurisht ka ndikuar ndërrimi i stinës gjeopolitike që bën të quhen më të rrezikshëm Pekini e Moska. Ndërsa në prill të 2020 gjermanët shihnin marrëdhënien me SHBA dhe Kinën njelloj të rëndësishme (37 me 36 %), sot 67 % gjykon si më të rëndësishme marrëdhënien me Washingtonin e vetëm 19 % parapëlqen Pekinin: një ndryshim i jashtzakonshëm përceptimi në një kohë shumë të shkurtër.

Edhe Rusia është në rënie në pëlqimin e gjermanëve: në 2020 25 % e pëlqente më shumë se Shtetet e Bashkuara, sot kuota ka zbritur në 16 %. Por ka një tjetër përfundim me një rëndësi të madhe për politikën evropiane: deri në vitin e shkuar, 54 % e gjermanëve konsideronte Francën partnerin e jashtëm më të rëndësishëm, kundrejt 10 % që tregonin SHBA; sot 44 % quan më të rëndësishëm partneritetin me Washingtonin  dhe vetëm 27 % atë me Francën (amerikanët vazhdojnë në shumicën e tyre të parapëlqejnë  Mbretërinë e Bashkuar). Në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave njerëzore, 63 % e gjermanëve mbështet tezën se Shtetet e Bashkuara janë një partner, kundrejt 38 % që i mbështeste vitin e shkuar. Rezultatet janë me interes për të dyja brigjet e Atllantikut. Për Washingtonin Gjermania është, që nga mbaslufta, partneri më i rëndësishëm evropian e do të jetë i ngullulluar nga ky zhvillim. Në Berlin dhe në Bruksel, do t’a mbajnë parasysh kur do t’u duhet të mbushin me përmbajtje “Autonominë Strategjike” të Evropës, për të cilën flitet shumë.

 

“Corriere della Sera”, 24 nëndor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

blank

EFEKTI I VAKSINAVE PFIZER BIE MBAS 90 DITËSH: RREZIK INFEKTIMI POTHUAJSE 3 HERË MË I LARTË MBAS 5 MUAJSH – Nga CRISTINA MARRONE – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

Që vaksinat kundër Covid nuk janë neutralizues dhe imuniteti bie me kalimin e kohës, është e dokumentuar nga studime të shumta. Një kërkim I sapo botuar në British Medical Journal, i kryer në mbi 80.000 veta në Izrael, një nga të parët Vënde në botë që filloi fushatën vaksinore, por që ka parë rifillimin e infektimeve në dhjetor 2020, vërteton këtë prirje.

Ka dalë se vaksina Pfizer jep një mbrojtje të shkëlqyer në javët e para mbas vaksinimit, por rreziku i infektimit fillon të shtohet mbas 90 ditësh të dozës së dytë dhe rritet gjithënjë më shumë me kalimin e kohës. Studimi është çuar përpara nga kërkuesit e Leumit Health Services dhe bazohet mbi shqyrtimin e kartelave klinike të 83.057 të rriturve (mosha mesatare 44 vjeç) që nga maji deri në shtator nuk kishin shfaqur kurrë shenja të infeksionit me Sars CoV2. Janë përjashtuar ata që kishin marrë Covidin para studimit e që kishin bërë dozën e tretë të vaksinës.

Nga rezultatet del se 7.973 pjesëmarrës (9,6 % e të gjithëve) ka shënuar pozitivitet ndaj tamponit, pothuajse të gjithë me variantin Delta. Përimtimi tregon se, mbas dozës së dytë të vaksinës, treguesi i pozitivitetit rritet me kalimin e kohës: është i barabartë me

1,3 % ndërmjet 21 e 89 ditëve,

2,4 % ndërmjet  90 e 119 ditësh,

4,6 % ndërmjet 120 e 149 ditësh,

10,3 % ndërmjet 150 e 179 ditësh,

15,5 % mbas 180 ditësh.

Në krahasim me 90 ditët e para mbas dozës së dytë të vaksinës, rreziku i infektimit është 2,37 herë më i lartë mbas 90-119 ditësh,

2,66 herë më i lartë mbas 120-149 ditësh dhe

2,82 herë më i lartë mbas 150 ditëve.

Studjuesit janë të mendimit se ndërpretimi i të dhënave është i kufizuar nga synimi vëzhgues i studimit dhe që nuk është e mundur të përjashtohet ndikimi i të tjerë faktorësh të pa mbajtur parasysh në analizë si gjenealogjia virale, numuri i familiarëve bashkëjetues dhe dëndësia e popullsisë. Përimtimi është projektuar për të çmuar efektin e kohës së kaluar nga vaksinimi mbi rrezikun e infektimit dhe nuk ka vlerësuar aftësinë e këtyre infeksioneve “revolucionare” në termat e nevojës për një shtrim në spital, ventilimin mekanik, vdekësinë.

Në çdo rast studimi është kryer mbi një numur të gjërë njerëzish që kanë marrë të njëjtën vaksinë, pra rezultatet janë mjaft të sigurta për të përfunduar se mbrojtja e marrë nga dy dozat e vaksinës të Pfizer-BioNTech pakësohet me kohë dhe rreziku i infektimit shtohet hap mbas hapi mbas tre muajve të parë. Përfundimet këshillojnë se mund të jetë e justifikuar konsiderata e një doze të tretë të vaksinës në kohë të afërta. N’Itali sapo u vendos për të vazhduar me dozën e tretë për të gjithë ata që kanë mbushur 18 vjeç, mbas së paku 5 muajsh nga doza e dytë.

“Corriere della Sera”     Përktheu  Eugjen Merlika

blank

SA JEMI HUMANË ?! – Nga Ryzhdi Baloku

Në shenjë nderimi të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, vendosa ta botoj një shkrim timin të cilin vite më parë e kisha publikuar vetëm në “facebook”, e që përkon me këtë ditë, me shpresë që ky shkrim do të ndikojë pozitivisht në sjelljet e njerëzve ndaj këtyre personave, dhe njëherazi që bankat dhe institucionet tjera, të cilat punojnë me palë, ta krijojnë mundësinë e hyrjes me karrocë brenda objektit për ta.

I zhgënjyer, në atë kohë, me atë që përjetova në ato çaste, shkrimin e cekur e pata publikuar po atë ditë, të mërkurën e muajit prill të atij viti, meqë m’u dha rasti që ta shoh në vepër “humanizmin” e disa njerëzve në qytetin tim të Pejës.

Atë ditë në qendër të qytetit, diku rreth orës 12:00 takova shokun tim M.S., dikur veprimtar i palodhshëm, i cili para lufte në mënyrë të organizuar u kishte  ndihmuar njerëzve nevojtarë, të cilët regjimi i Millosheviqit asokohe i kishte larguar nga puna, e që në Kosovë numëronin rreth njëqind mijë veta, shumica punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

blank

Tash, M.S. është person me nevoja të veçanta, pas një aksidenti të pësuar në Gjermani, i cili lëviz vetëm përmes karrocës me bateri.

Meqë banka në Korzo të Pejës kishte shkallë që ia pamundësonin hyrjen brenda me karrocë, shoku im mu lut që t’ia bëja një transfer mjetesh.

Derisa ai qëndronte në karrocë para dere jashtë, e luta zyrtaren e bankës që në emër të tij t’ia kryeja shërbimin pa rend, për shkak se banka, personave me nevoja të veçanta nuk iu kishte krijuar mundësinë që ata të hynin brenda me karrocë.

Zyrtarja e bankës, një vajzë e re, më tha t’i pyesja klientët që prisnin në rend, andaj sipas udhëzimit të saj iu drejtova të pranishmëve se a po pranojnë që personit me nevoja të veçanta, i cili qëndronte para dere jashtë, t’ia kryej shërbimin pa rend.

Njëri nga të pranishmit ma ktheu me zë të ngritur: “Zotni, ka një orë që jam duke pritur, andaj askush nuk bën të kryejë shërbim pa rend”.

Të pranishmit tjerë heshtën duke e shikuar përmes xhamave shokun tim në karrocën e personave me nevoja të veçanta, ndërsa unë dola jashtë i dëshpëruar, si me sjelljen e zyrtares së bankës, po ashtu edhe me të pranishmëve që ishin aty.

blank

Profesor Kristaqi i matematikës Nga Ilir Kadia

U ndeshëm përballë tek Farmacia 5. Ai zhytur në pallton e tij kafe që në kohën kur më jepte matematike 45 vjet më parë, me cigare varur në buzë dite nate, dhe unë me xhupin e ri dhe beret në kokë.

-Mirëmbrëma profesor Kristaqi!

-Mirëmbrëma!

-A mund të përqafoj me mirënjohje për 10-tën që më ke vënë tek “Samiu” në provimin e maturës në 76-tën?!

Ai më la ta përqafoja dhe më pyeti kush isha.

Unë hoqa beretën.

Ai më tha se nuk më mbante mend!

Unë i kujtova se kishim qënë bashkë në eskursion në Gjirokastër dhe kishim qeshur sa për 45 vjet!!!

– Mos ke qënë në klasë me Kadian?!

– Po une jam Ilir Kadia profesor Kristaqi!!!

Ai më tha se s’kish mundësi! Se Iliri kish flokë kaçurrel dhe pa asnjë thinjë e jo gjysym tullac si unë, se vinte i dobët si cironkë e thatë e jo i shëndoshë si levrek rezervati se…

Por prit, më tha, 15 vjet më parë i kam dhënë leksione matematike djalit tënd të vogël tek zyra që kishit tek Shallvaret. Ç’bëhet djali tani?

I thashë se për këtë do ta përqafoja më fort akoma,se prej tij Besartit i hyri në gjak matematika dhe në saj të tij ju ndrit mendja dhe në kolegj doli i pari në konkursin e Bankës së Anglisë, se në kohën që ti, profesor Kristaqi, i jepje leksione private shokët e tij tek “Samiu” hynin me kobure në brez, se…

-Po nga ishe në këtë të ftohtë natën Profesor Kristaqi, as më thua?!

– Sapo mbarova mësimin me një nxënës dhe po nxitoj të kap orën tjetër tek shtëpia e një nxënësi tjetër!

I thashë profesorit se do kisha qef ta pinim një gotë e të qeshnim edhe për 45 vjet të tjera kur të takoheshim prap!

U ndamë por unë s’ja hoqa sytë duke mbushur sytë me siluetën e nderuar të këtij Fisniku që nëpër natë shpërndan Dritën e Shkencës dhe, me pallton e vjetër kafe veshur, mban gjallë në mendje dritën që i ndrin Shqipërisë të ardhmen!

12 janar 2015

*Profesor Kristaq Kondi

( Klasa ime 1975; tek “Sami Frashëri”!)

blank

 

Në foto matura 1976 – tek Sami Frashëri – midis nxënësave – Profesor Kristaqi, Zysh Dhurata dhe Profesor Enis Terihati)

blank

Skandali- ‘A është dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve…’: Pyetja që Kushtetuesja bllokoi për në Venecia – Nga Petrit Vasili

Thellohet skandali. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimet moniste të 30 Qershorit, ku kjo gjykatë thjesht zbardhi kërkesën e Qeverisë, një tjetër fakt tepër i rëndë komprometon akoma më shumë këtë vendim dhe pikërisht bllokimin nga Gjykata Kushtetuese të pyetjes që Shoqata e Bashkive kërkoi që t’i bëhej Komisionit të Venecias.

 

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 36, datë 4.11.2021 (V-36/21) pohon me gojën e saj:

“13.Gjykata, pasi dëgjoi parashtrimet dhe prapësimet e palëve pjesëmarrëse në gjykim, në përfundim të seancës plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe bazuar në nenin 44/b të ligjit nr. 8577/2000, vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecies si organ këshillimor i specializuar për dhënien e një opinioni amicus curia në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Në marrjen e këtij vendimi Gjykata vlerësoi interesin publik dhe rëndësinë e kësaj çështjeje, duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve dhe të të drejtave kushtetuese të përfshira, si dhe rolin e procesit zgjedhor në jetën politike e sociale të vendit e parimet themelore demokratike që duhet të ndjekë dhe respektojë ai. Për këtë qëllim ajo u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre”.

Pra, siç e shihni të gjithë Gjykata Kushtetuese u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin dyditor për paraqitjen e tyre deri në datë 25 qershor të vitit 2021.

Në përputhje të plotë me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Shoqata e Kryetarëve të Bashkive, që ishte njëkohësisht palë kërkuese ka depozituar edhe pyetjen e saj. Po cila ishte pyetja, që i dhembi kaq shumë Gjykatës Kushtetuese sa që ajo e bllokoi dhe në mënyrë tërësisht antiligjore dhe arbitrare, bile edhe në kundërshtim me vendimin që mori po vet dhe nuk e dërgoi në Komisionin e Venecias?!

Ja pyetja e Shoqatës së Bashkive:

“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?

Aq e vërtetë është kërkesa e Gjykatës Kushtetuese per te bere pyetje Komisionit te Venecias sa qe Presidenti i Republikes si subjekt i interesuar i pergjigjet Gjykates Kushtetuese me shkresen Nr.2011/1 date 25.06.2021:

“Ndërsa, për sa i takon Presidentit të Republikës, si palë dhe subjekt i interesuar në këtë gjykim, shprehemi se, nuk kemi asgjë të paqartë lidhur me çështjen objekt shqyrtimi, argumentat e paraqitura para Gjykatës Kushtetuese janë tejet shteruese, rrjedhimisht nuk kemi pyetje për t’ia adresuar Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, antikushtetutshmëria e të cilit është objekt shqyrtimi nga ana juaj. Presidenti i Republikës i qëndron tërësisht parashtrimeve të paraqitura zyrtarisht dhe me shkrim përpara Gjykatës Kushtetuese”.

Ne fakt ne menyre te pabese e te paligjshme Gjykata Kushtetuese i dergoi Komisionit te Venecias vetem tre pyetjet e saj dhe qe i benin fresk 30 qershorit dhe bllokoi Pyetjen shume thelbesore te Shoqates se Kryetareve te Bashkive.

Bllokimi i pyetjes se Shoqates se Bashkive, qe ishte edhe kerkuesja e vetme, tregon qarte se gjithshka ishte nje farse e miremenduar. Pyetjet e Gjykates Kushtetuese ndaj Venecias ishin thjesht nje hipokrizi per te shperndare dhe per t’ju shmangur pergjegjesise se saj per te marre Vendimin per votimet moniste te 30 qershorit dhe veprimet antikushtetuese dhe antiligjore te institucioneve.

Ky Skandal provon qarte se gjithshka ka qene pjese e nje Strategjie te qarte mes Gjykates Kushtetuese dhe Qeverise ne sherbim te kesaj te fundit, qe votimet moniste te 30 qershorit 2019 te mos prekeshin.

Zhgenjim i madh per kedo qe ka pasur iluzione per drejtesine e re. Gjykata e meparshme Kushtetuese ka dhene dhjetra vendime kunder qeverive qofshin te majta a te djathta. Ndersa Gjykata aktuale Kushtetuese u rrezua dhe ju dorezua koke e kembe Qeverise qe ne proven e pare.

P.S. Me poshte me foto jane dokumentet origjinale qe provojne skandalin.

blank

blank

blank

blank

blank

Cila është Dosja Shqiptare e Lulzim Bashës – Nga ADRIATIK DOSTI

Nje nga aresyet madhore perse Basha u detyrua qe per qellime krejtesisht personale e karrigeje e per te mbrojtur e ruajtur bythen e vet…te shese Berishen e ti ngule atij thiken pas shpine…te nxjerre ne pazar sovranitetin e PD…ti etiketoje demokratet si llum e antiamerikane…ta perjashtoje Doctorin nga grupi parlamentar i PD e se fundi te ”therrase” edhe kuvendin -special te PD ne 18 dhjetor eshte pikerisht Dosja e tij Amerikane me te cilen Ambasadorja ”mike” e kercenoi ate nje dite para se ai te merrte vendimin me ”te veshtire ” te jetes se tij…
Dihen tashme shume yckela nga kjo lloj dosje ndaj dhe jo rastesisht Berisha ne Foltoret e tij e quan Lylin …Peng – kryetari…
Por ta leme per nje cast Dosjen amerikane e te shohim se cila eshte realisht Dosja shqiptare e Lulezim Bashes …c’permban ajo…ne keto 8 vite te qenies se tij ne krye te PD-Opozites…c’ka ka bere ai e PD e tij… dhe kush realisht e mban Peng ate…. qe Rama e banda e tij kriminale ne pushtet jo vetem qe nuk ndihet kurre e rrezikuar por vazhdon te rifitoje te tjera mandate qeverisese…
Basha akuzohet per lidhje te fshehta e te dyshimta gjate kohes kur ka punuar per KFOR -in ne Kosove…
Akuzohet per abuzime , shperdorime e perfitime te shumta financiare ne ndertimin e Rruges se Kombit…gjate kohes kur ishte Minister i Infrastruktures….
Akuzohet per lidhje direkte me Ramen ne perfitimin miliona dollaresh per prishjen e pallatit te Vjeherit te tij ne Vlore…
Akuzohet per abuzime financiare ne parkimin nentokesor ne Sheshin Skenderbej… per dhenien e ”ca ” lejeve ndertimi e ndertime pa leje …si dhe per projekte – fantazme qe su realizuan kurre per Tramvajin e Tiranes etj etj…gjate kohes kur ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes…
Akuzohet per lobim ne SHBA me para te pista ruse…e per kete dosja hetimore ndaj tij ne Amerike nuk eshte mbyllur ende…
Akuzohet per urdhera te pa ligjshem e anti kushtetues e shperdorim e abuzim ne detyre lidhur me ngjarjen tragjike te 21 janarit 2011 gjate kohes kur ishte Minister i Brendeshem…
Akuzohet per skandalin e ashtuquajtur Toyota Yaris …ku jane ne loje 3.5 milion euro…para droge…per te cilin Prokuroria e drejtesia belge e kerkon si deshmitar jo do si do …ne Bruksel…etj etj…
Dhe tani le te kthehemi tek ajo se cilat jane tradhetite, poshtersite, pa besite, pislliqet, demet e medha , mareveshjet e fshehta e bashkepunimi i Bashes me Ramen e banden e tij kriminale ne pushtet e me Sorristet antishqiptare te cilat kane vite qe e kane nxjerre teresisht jashte loje PD e opoziten shqiptare ndaj dhe Rama vazhdon te jete ende ne pushtet…pa ju trembur kerkujt…
Tradhetoi Cadren e Lirise e i preu ne bese demokratet qe sakrifikuan jo pak per te e per PD …me pas nenshkroi Mareveshjen e fshehte te 17 majit me Ramen …bashkeqeverisi me te etj etj…
I sorrollati , i genjeu e i mashtroi demokratet e shqiptaret e pa kenaqur me qeverisjen e Rames e te bandes se tij duke i verdallosur neper rruget e sheshet e Tiranes nen thirrjet fallse te te genjeshterta Rama ik…prej te cilave Rama s’iku kurre !
Pranoi ne heshtje prishjen e Mareveshjes zgjedhore te 5 qershorit c’ka coi ne masakren elektorale te zgjedhjeve te 25 prillit 2021…dhe i kaloi pa asnje proteste te vetme ndryshimet e dhuneshme kushtetuese prej parlamentit bandit te Rames e bandes se tij antishqiptare….
Pranoi te ulet ne nje tavoline bisedimesh me Termet – Gjiknurin…per te cilin duhet pa reshtur te kerkonte cuarjen e tij perpara dejtesise e me pas edhe pas hekurave…
I preu ne bese kuksianet ne protesten e tyre mese legjitime ne Rrugen e Kombit…dhe vete mbrojti interesat e Rames e te Kastratit prej te cileve perfitoi aq sa nuk ju a merr mendja…
Tradhetoi e la ne balte ne protesten e tyre mese te drejte banoret e Astirit…te cilet dyshja mafioze Rama – Veliaj ju a shembi shtepite e tyre mbi koke e i la ne Qiell te hapur…
I mashtroi, i tradhetoi e i preu ne bese [ edhe pse kish nenshkruar me pare edhe nje Mareveshje me ta ] Qendrestaret e Teatrit duke i hapur rruge prishjes vandale te Tempullit te Art – kultures shqiptare prej dyshes banditeske Rama – Veliaj…
Braktisi parlamentin…duke mos e shoqeruar me pas me asnje lloj aksioni tjeter politik c’ka do ta perligjte nje veprim te tille…duke i lene kesisoj dore te lire bandes kriminale ne pushtet te benin c’te donin ne kuvendin monopartiak te Shqiperise…ku Kushtetuta e Shqiperise ra ne duart e Tualet Balles…Spiropalleshes …Ulsiut etj etj…
Braktisi zgjedhjet lokale…duke ja lene Rames ne duart e tij krej pushtetin lokal ne mbare vendin e duke emeruar sa e si deshi Kryebashkiake te lidhur koke e kembe me boten e krimit…
Beri aleanca te dyshimta gjoja ne emer te se keqes se ”madhe” permbysjen e Rames…duke u lidhur me LSI e Meta & Kryemadhit…me Dule grekun…me Idrizin e pa bese…me Nard Ndoken e barcaletave…me Mehdiun e Gerdecit etj etj …
Tradhetoi e madje sabotoi protesten e studenteve duke lejuar me pas Ramen ta shpartallone ate fare lehtesisht…
La ne balte te rinjte e kryeqytetit qe u ngriten ne protesta te perligjura me rastin e vrasjes kriminale ne dere te shtepise te te riut te pa -fajshem Klodian Rasha…
Humbi nje pas nje per disa vite me radhe disa pale zgjedhje ku ato te 25 prillit te 2021…duket si i vune vulen e turpit gjithckaje…ndaj dhe durimi i demokrateve duket se ketu u sos !
Ne vend qe ti nxirrte shqiptaret e demokratet ne shesh per tu kerkuar banditeve ne pushtet voten e tyre te vjedhur sepse pikerisht ishte Basha qe uleriu i pari per masakren elektorale te Rames …u kujdes vetem per ri-zgjedhjen e tij serisht ne krye te PD….
Se fundi …tradhetoi, preu ne bese PD e liderin e saj historik Berisha …duke pranuar diktatin e Ambasadores ”mike” presionin e lojen e piset antishqiptare te atyre qe flasin ne emer te demokracise e te Amerikes dhe i nguli thiken pas shpine me kete rast jo thjesht e vetem Doctorit por krej demokracise e demokrateve te ndershem shqiptare e duke cuar Uje me shumice ne mullirin e Rames e te bandes se tij kriminale dhe duke shkateruar, percare e hedhur ne ere jo pak prej vlerave historike, demokratike e kombetare te se pares Parti opozitare shqiptare qe prej 1945 e ne vazhdim…
Nuk eshte aspak rastesi qe Basha e PD e llojit te tij deri me sot nuk kane bere asnje lloj deklarate publike e nuk kane mbajtur asnje lloj qendrimi opozitar ndaj Open Ballkanit serbomadh te Rame – Vucic – Zaevit….
Tani le te na thote ne shqiptareve te ndershem , patriote, nacionaliste, pro – amerikane…demokrate e antikomuniste z. Blinken…cili duhet shpallur Non Grata prej Amerikes …Berisha apo Basha…cili prej tyre ka cenuar e minuar demokracine ne Shqiperi…cili prej tyre eshte koke e kembe i perzjere ne korrupsion…e i lidhur fshehtazi me neokomunistet ne pushtet e planet antishqiptare te G.Sorrosit…e cili ka prekur madje edhe interesat kombetare te SHBA ne aktivitetin e veprimtarine e tij te denueshme nga cdo lloj kendveshtrimi…Berisha per te cilin ju ende s’keni bere publik as edhe nje fakt te vetem per akuzat ndaj tij…apo Basha per te cilin une sapo ju bera publike nje sere faktesh te pa kundershtueshme dot prej askujt…?
Tani dil e na thuaj ti znj. Ambasadore ”mike” se kush duhet te haje Bar …JU e Lyli yt…qe jeni futur ne nje lloj qorrsokaku antishqiptar e anti demokrat qe s’ka zot qe ju nxjerr dot prej andej…apo ne shqiptaret e ndershem e demokrate qe ende vazhdojme te besojme fort tek idealet e lirise…tek Amerika e vertete e vlerave te larta demokratike e njerezore…e jo tek ata qe per nje grusht parash te qelbura shesin e neperkembin cdo ideal, parim…e vlere njerezore & demokratike…qe shkelin mbi lirine e pavaresine e individit e madje edhe te shtetit e Atdheut te tyre ?
Tani dil e thuaju shqiptareve te ndershem e demokrateve te vertete z.Berisha…c’kusur te patem ne qe na vure ne krye te PD nje bastard, nje tradhetar e nje anti-demokrat te lloj-sojit Basha…te cilin per hater tend e votuam per vite me radhe dhe e mbeshtetem krejt pa e merituar dhe se fundi po na i shperblen duke na etiketuar si anti-amerikane…si pisllik e llum ?
Tani dil nese te ka mbetur ende pak burreri …dil e thuaju shqiptareve e demokrateve te vertete me sa fytyre e me c”loj morali ti z.Basha ke kurajon e guximin te vazhdosh ende te rrish e te qendrosh ne krye te PD e madje te shkosh edhe me larg ne cmendurine e poshtersine tende sa te mos lesh gur pa levizur per te percare PD , demokratet e per te shkaterruar cdo lloj vlere demokratike ndertuar me aq mund e sakrifica ne ate vend …e duke cuar Uje me shumice ne mullirin e Rames e te bandes se tij kriminale te cilet mezi e kane pritur kete dite …shkaterrimin e percarjen e madje edhe krejt asgjesimin e PD…?
Pasi tu pergjigjesh te gjitha ketyre pyetjeve te mija e te sqarosh edhe Malin e akuzave por edhe te tradhetive e poshtersive te tua pa fund sidomos ne keto 8 vitet e fundit nen mburojen e PD….atehere edhe ata te 11 dhjetorit do te dijne se si te te gjykojne e ku te te fusin…tek ”miqte” apo armiqte e PD…nderkohe qe jam mese i sigurte se edhe atyre te 18 dhjetorit tend me se pari do tu vije me shume turp nga vetja se sa nga TY….

blank

Piktori s’ka për qëllim ta shpalosë të shkuarën e Bashës, por ta mbulojë të kaluarën e ‘vëllait’ të vet, Vuçiqit! Nga Kim Mehmeti

Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këtej, Kosova dhe shqiptarët jashtë kufijve të mëmëdheut, ishin dhe mbetën pasqyra e paaftësisë së Tiranës zyrtare që t’i kundërvihet diplomacisë serbe dhe që t’ i demaskojë e luftojë qarqet antishqiptare të Beogradit.
Jo vetëm sot, por edhe në të shkuarën, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, Tirana zyrtare i ka trajtuar thuajse si të marr peng nga shtetet fqinje, por për fatin e të cilëve e ka ngritur zërin vetëm kur ka dashur ta mbulojë keqqeverisjen e vet dhe disfatën që kanë përjetuar vëllezërit tanë të mëmëdheut.
Dhe që nga mëvetësimi i Shqipërisë dhe copëzimi i shqiptarisë, Kosova ishte dhe mbeti djepi i atdhetarisë shqiptare, por njëkohësisht, edhe kalendari i dhembshëm i manipulimeve të shumta që Tirana zyrtare ia bëri asaj, edhe atë vetëm që t’i sundonte më lehtë shqiptarët e mëmëdheut.
Dhe nga ky këndvështrim duhet parë edhe grindjen e fundit mes pozitës dhe opozitës shqiptare, të nxitura nga Piktori, e që ka të bëjë me të shkuarën kosovare të Kryetarit të PD’së.
Nga ky këndvështrim duhet shikuar edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverisë së Piktorit me atë të Kosovës, të cilat takime, përpos ahengut të përbashkët, kanë për qëllim edhe ta largojnë nga mendësia shqiptare të vërtetën se Shqipëria e Kosova nuk kanë nevojë për mbledhjet të përbashkëta qeveritare, por për qeveri të përbashkët.
Por çka do që të ketë ndodhur në të shkuarën, duhet pranuar se shqiptarisë kurrë nuk i ka ndodhur ta përjetojë turpin e sotëm, e që ka të bëjë me atë se kryeministri i Shqipërisë të jetë më i pëlqyer për Beogradin se sa për Prishtinën e për Shkupin.
Siç nuk ka ndodhur kurrë që Kryeministri i mëmëdheut tonë të ngre akte akuzë kundër heroit që ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe, e të vëllazërohet me Vuçiqin që ka marr pjesë në realizimin e projekteve shfarosëse antishqiptare.
Andaj përçarja dhe grindja e fundit ndërshqiptare në Tiranë, duhet shikuar nga këndvështrimi se nga ajo ka dobi vetëm Beogradi dhe se Piktori atë e ka nxitur jo pse ka për qëllim ta shpalosë të shkuarën kosovare të kryetarit të opozitës, por për ta mbuluar të kaluarën kriminale të ‘vëllait’ të vet – Vuçiqit.
Dhe ai ka nevojë ta mbulojë këtë të shkuar të Presidentit serb sepse i frikohet asaj më shumë se vet Vuçiqi. I frikohet sepse Piktori e dinë se çdo shqiptarë që ka tru për të menduar e sy për të parë duhet ta shtrojë pyetjen e logjikshme: ç’është ajo që Piktorin e bënë aq të afërt me Presidentin serb, të cilin vetë qarqet serbe e akuzojnë për pjesëmarrje në krimet e bëra mbi viktimat e pafajshme myslimane e shqiptare.
Dhe duke u frikuar nga pyetjet se si u bë aq i afërt me një politikanë që është rritur politikisht duke ‘shkelur’ edhe mbi kufomat shqiptare, Piktori tani donë që të gjithë të grindemi me të gjithë dhe tani vepron sipas parimit: sa ma e madhe është zhurma aq më i trash është jorgani që e mbulon turpin e tij!
E ndërkohë jo se ai nuk e dinë se nga e gjitha kjo zhurmë përfiton vetëm Beogradi dhe qarqet antishqiptare që fabrikuan dëshmi të rrejshme për shtepi të ‘verdha e të kuqe’, por ai nuk ka rrugë tjetër, ngaqë fatin e vet politikë e ka lidhur me atë të pushtetarëve serb.
Dhe jo se ai nuk e dinë se për parlamentin Shqiptarë është e turpshme të ngre komision që do e hulumtojë të shkuarën kosovare të Kryetarit të PD’së, por pa sjell as një rezolutë të vetme për t’i dënuar krimet serbe mbi shqiptarët e Kosovës, por ai nuk ka si të kthjellet nga politika me ‘shlivkë’ serbe, e cila, siç duket, e ka dehur aq keq sa të ndjehet më mirë në Beograd se sa në Prishtinë.
Dhe gjithsesi ai nuk e rrënoi Teatër Kombëtar, e nuk përçau shqiptari pse është antishqiptarë, apo pse është tradhtar i kombit, por pse i mungojnë ndjenja kombëtare dhe pse e ka të trashëguar gjenin e politikanit që gjithmonë ndjehet inferior ndaj burrështetasve Serb dhe që e ka adhuruar Beogradin!
Andaj edhe shpeshherë, kur e sheh Piktorin e buzëqeshur pranë Vuçiqit, e të vrenjtur krahë politikanëve kosovarë, të vijnë edhe mendime perverse dhe thua; mos vallë ky njeri ka në planë që pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, nëse i humb zgjedhjet, karrierën politike ta vazhdojë ne Beograd. Edhe atë si një nga drejtuesit e projektit serb, si një nga udhëheqësit e ‘Mini Shengenit ballkanik’?!
blank

Modernizmi dhe mesjeta nuk shkojnë bashkë – Nga Laureta Petoshati

(Për sulmin revolucionar kundër Donald Veshaj)
Nga tragjeditë e Mesjetës më kanë mbetur në mendje dy: E para, “Otello”, e shkruar nga Uilliam Shekspiri, shkrimtari më i mirë të të gjitha kohërave. Dihet se Otelloja një arap i Mauritanisë dhe gjeneral i Republikës së Venedikut ra në dashuri me Desdemonën, të bijën e Brabant, i cili ishte senator i kësaj Republike. Otello rrëmben Desdemonën dhe martohet fshehurazi. Por Jagoja, një nënoficer i Otellos, i shtie atij në mendje idenë se Desdemona e tradhëton me një oficer të quajtur Kasi. Këtë gjë Otello e beson, ndaj shkon dhe e mbyt në shtrat Desdemonën. Por kur merr vesh që e shoqja qe fare e pafajshme vret dhe veten.
Ndërsa tragjedia tjetër, që ka ndodhur me të vërtetë është ajo e Kontit të Durrësit, Tanush Topia, që rrëmbeu Helenën, vajzën e Robert Anzhu I. Helena po vinte nga Italia drejt Durrësit me një anije me vela sepse do të martohej, sipas një kontrate politike, me një fisnik, që ishte princ i ishujve të Moresë. Por rrugës, anija, me të cilën ajo po udhëtonte, hasi me një stuhi dhe u ndal në Durrës. Tanushi e pa Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, ku ajo do të kalonte vetëm një mbrëmje dhe pastaj do të nisej brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj. Tanush Topia sa e pa Helenën u dashurua marrëzisht me të. Por edhe Helena u dashurua me shikim të parë me princin e pashëm shqiptar dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. Ata u martuan dhe u lindën dy djem. Mbreti Robert i Napolit u zemërua nga prishja e planit të martesës, por nuk e dha veten. Më vonë ai e ftoi bijën e tij dhe Andrean në Napoli, dhe i vrau të dy.
I përmenda këto dy tragjedi të Mesjetës, si paralelizma të asaj që po ndodh në rrjetet sociale dhe në mediat tonë për jetën e vlonjatit të futur në Big Brother Vip Donald Veshaj. Edhe nëse nuk ka shpata e gjak, përsëri ka sulm, denigrim dhe fyerje të përsonalitetit. U gjykua Donaldi për Bora Zemanin sikur ata të dy kishin qenë në altar dhe kishin bërë betimin “Derisa vdekja të na ndajë.” Siç u pa në muajin e parë të BBV, kur Donaldi bënte muhabet me Semin, ai kishte pasur grindje të vazhdueshme me Borën, xhelozira, marrëdhënie jo të qetë, aq sa kishte marrë plaçkat dhe kishte ikur nga shtëpia ku jetonin bashkë. Por Donaldi mezi e kishte kaluar këtë periudhë stresi për ta harruar Borën. Mjaftoi një shkëndijë kur ajo shkoi për të takuar Semin dhe kjo u pa në puthjen e famshme të 22 Tetorit. Nuk u tha asnjë premtim, asgjë, veçse ca shkëndija dashurie që po bënin shumë vajza të fantazonin e shumë djem të kthenin kokën nga ish të dashurat. Kur një njeri kalon një stres të madh, mund t’i mjegullohet gjykimi. Ashtu iu mjegullua Donaldit ndërsa kishte një muaj brenda BBV derisa Semi i rizgjoi kujtimet dhe Donaldi nuk harroi që të jepte varësen mbi trevjetorin e njohjes. Por zoti thuhet në librat e shenjtë, gjithmonë është një hap para nesh. Mendoni që në atë punë që bën Bora, ku shkojnë e vijnë djem e vajza që duan të përputhen, do të ishte e qetë jetesa e saj me Donaldin, një tip impulsiv që tipin e femrës e shikon te nëna e tij e përkushtuar ndaj familjes deri në vetëmohim?! A do të hiqte dorë Bora nga Përputhen ku u përfol me Atdheun, që xhelozoi Donaldin?! Nuk e besoj. As ajo nuk kishte besim te Donaldi, kur u mburr dhe thoshte të kishit dhe ju një shoqe si Semi. Por aty ku mungon besimi mungon dhe dashuria, prandaj aty marrëdhënia shkërmoqet. “Dashuria supozohet të bazohet në besim, dhe besimi në dashuri, është diçka e rrallë dhe e bukur kur njerëzit mund t’i besojnë njëri-tjetrit pa pasur frikë se çfarë do të mendojnë të tjerët,”- thotë shkrimtarja psikologe Elizabeth Ann Bucchianeri. Pra mungesa e besimit shkatërroi një marrëdhënie midis Borës dhe Donaldit. Kështu që më e mira për të evituar diçka më vonë si Desdemona e Otello, ishte largimi i tij. Prandaj thashë që zoti i rregullon ca punë me dorë. Dërgon Beatrix dhe këtu ndryshon plani i perandorëve të medias dhe hierarkëve të tij bashkë me publikun. Ndodhi ajo që i ndodhi Tanush Topisë dhe Helenës. Sepse në Fjalët e Urta 19:21, në Bibël thuhet se “Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.”
Tani le të kthehemi te puthja e Donaldit dhe Borës. Pse u dhemb një puthje? Pse paskemi një mendim kontradiktor për puthjen? Sa vajza janë zhgënjyer dhe e kanë përjetuar keq qoftë dhe një puthje në “Përputhen”, “Love Story”, apo të tjera programe televizive? Mos vallë, ato i ka bërë lopa, meqë nuk i njeh njeri, ndërsa Borën, që është vajzë ekrani e ka bërë nëna?! Mendoj se këtyre inxhinierëve të këtyre burgjeve mendore për rininë, ku përfshihet dhe Bora u ndodh ajo që i ndodhi inxhinierit që ndërtoi burgun e famshëm në ishullin Italian të Shën Stefanit, por përfundoi vetë brenda. Ndaj mendoj se sulmi ndaj Beatrix, që për fat të mirë ka një emër latin që do të thotë “ajo që sjell lumturi, e bekuar” se i mori gjoja burrin tjetrës është një sofizëm, si ajo shprehja “njeriu nuk i ka humbur brinjët, njeriu ka brirë.” Pse nuk flisni për mirësinë e saj, sjelljen e saj, urtësinë e saj. Po për Donaldin pse nuk flisni për patriotizmin e tij, për talentin e tij, për shumën e lekëve që nxori nga piktura për fëmijët autikë? Ka gjëra më të mira për të folur për ta. Për dashurinë e tyre: të një vlonjati dhe të një kosovareje, që thyen kufijtë, që na i kanë vendosur padrejtësisht. Ajo, siç tha Ilir Shaqiri është një histori dashurie. Kush jemi ne që do të vendosim mbi dashurinë?! Kush jemi ne që do marrim nisma revolucionare si ti heqim nga instagrami apo të fillojmë fushata si në kohën e Mesjetës apo të qoftëlargut? Mesjeta dhe modernizmi nuk qëndrojnë bashkë: o njëra, o tjetra.
blank

SHKONI NË KUVENDIN E DEMOKRATËVE, TOMOR ALIZOTI! – Nga MILAIM L. NELA

Dëgjova që Tomor Alizoti paska deklaruar që nuk do marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga anëtarësia e PD-së pasi ai i datës 18 Dhjetor për mua është i paligjshëm e për rrjedhojë unë nuk e quaj kuvend pavarësisht se ai e paska vendosur në një rrafsh më atë të datës 11-të.
ZHGËNJIM TOTAL!
Alizot!
Sot është koha më shumë se kurrë për të treguar se je pinjoll i denjë i Alizotëve sojli e fisnikë!
Nga ne të djathtët ardhja juaj dhe e Flutura Açkës në Kuvendin e Shqipërisë është pritur me shpresë sepse ju i keni dhënë dinjitetin e munguar asaj salle.
Ju i keni bërë shqiptarët të mos ju vijë zor të shohin seancat e Kuvendit.
Fjalimet tuaja pa dyshimin më të vogël kanë qenë fjalimet më të mira ndër vite.
Nëse Flutura Açka një intelektuale kalibri dhe një shkrimtare brilante qëndron akoma në anën e Bashës sepse futjen në lista ja detyron tërësisht kryetarit dhe mosbështetja në këto momente do merrej si besëprerje unë e mirëkuptoj atë deri diku.
Por juve Alizot me paraqitjet tuaja publike para zgjedhjeve të 25 Prillit i jeni imponuar kryetarit Basha pasi keni qenë nga më të votuarit në Këshillin Kombëtar dhe vinit me një CV dhe staturë politike të kuruar.
Ju e keni kritikuar Bashën para fushatës së zgjedhjeve të fundit po ndryshe nga Jozefinat, Patozët, Murrizët e të paftyrē të tjerë që flirtuan e u bënë lecka të Ramës “për inat të sime vjehrre” ju nuk u lëkundët për asnjë çast e ju qëndruat stoik parimeve të djathta dhe gjenezës së familjes tuaj.
I djathtë 24 karat, nga një familje ajkë e asaj që mund të quhet aristokraci shqiptare, prej jush tē djathtët kanë pritur e presin shumë.
Ju keni heshtur shumë pas dramës dhe megavjedhjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ju në sytë e demokratëve keni qenë lideri në hije që pritej të tregonte LIDERSHIP!
Nuk folët, heshtët kur nuk duhet të heshtnit!
Juve nuk konkuruat për postin e kryetarit, as nuk e kontestuat garën as nuk dolët publikisht për të ju thënë shqiptarëve atë qe e pamë të gjithë: ZGJEDHJET U VODHËN NGA BANDA E RILINDJES
A ishte Basha “Kim Filby” brenda PD-së këtë koha besoj do e tregojë shumë shpejt!
Kemi pritur, Alizot që ti dilje Zot Partisë Demokratike dhe të djathtës që po shkelej e shkërmoqej nga çitjanet e Surrelit.
Kemi pritur që të tregoje LIDERSHIP!
Kemi pritur jo që të bëheshe përkrahës i Sali Berishës por t’i imponoje Foltoreve të tij idetë e DJATHTA konservatore, tharmin që i ka munguar partisë demokratike e jo të prisje në hije për të parë se nga fryn era.
Qëndrimi juaj për fat të keq ‘as mish as peshk’ nuk i shërben PD-së e mjerisht as karrierës tuaj politike.
Me keqardhje vërej se juve ju mungon instikti dhe delli politik ai instikt dhe dell brilant që duam apo nuk duam e ka Sali Berisha.
Deklarata juaj se nuk do marr pjesë në asnjë nga kuvendet është për mua në mos vetëvrasje të paktën rrënuese për karrierën tuaj të afërt politike.
Mosvajtja nuk ju bën asnjanjës, përkundrazi ju bën palë me Bashën, sepse nuk ka hapësirë më për sehirxhinj, o me Partinë Demokratike o jashtë saj.
Ju në atë kuvend duhet të ishit zëri më përfaqësues i asaj shtrese që u shtyp, burgos, u rrenua për 45 vjet por ama gjeti forcën dhe dritën të ngrihet nga hiri.
Nuk i shkon staturës tuaj ta ulni veten në nivelin e emisionit të Arian Çanit!
Nuk ishte zgjedhje e mençur. Kaq!
Shkoni në Kuvendin e 11 Dhjetorit se ai nuk është Kuvendi i Sali Berishës por është KUVENDI I DEMOKRATËVE!
Ai është kuvendi i SHPRESËS!
Shkoni jo si përkrahës i Sali Berishës por po deshët edhe si opozitar i tij.
Shkoni e kritikojeni për gabimet që ka bërë ndër vite e thojuni demokratëve çfarë duhet bërë e si do ta bënit JU.
Është koha, është tani!
Me Berishën apo pa Berishën, demokratët duan NDRYSHIM.
Shqiptarët duan opozitën e munguar.
Është momenti juaj.
Mos e humbisni!

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend