VOAL

VOAL

Presidentja Osmani: Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut

July 2, 2022
blank

Komentet

blank

Vdekja tragjike e Jonadës, sërish protestë në kryeqytet, ja kërkesa e qytetarëve pas përfundimit të afatit që iu la Ramës

Vdekja tragjike e 10-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, do të sjellë sërish ditën e sotme një protestë qytetare në kryeqytet.

Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.bw

blank

Vdekja tragjike e Jonadës, “The Times”: Protesta në mbarë vendin, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Pas tragjedisë së rëndë në Himarë ku një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat botërore.

“The Times” shkruan sot se në vendin tonë janë janë mbajtur protesta pas vdekjes së 7-vjeçares dhe se kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Joada kishte lindur dhe jetonte me prindërit në Angli, ndërsa ishte kthyer në Atdhe për disa ditë pushime.

Pjesë nga shkrimi:

Jonada Avdia ishte duke notuar në det me të atin në Potam, në jug të vendit, kur u godit nga skafi i një oficeri, i cili dyshohet se ka bërë “manovra të rrezikshme”.

Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, përballet me kërkesat për të dhënë dorëheqjen mes zemërimit në rritje të publikut për vdekjen e Jonadës. Është incidenti i tretë me skafë në plazhet e Shqipërisë këtë verë. Komisari i policisë Arjan Tase, i cili drejtonte skafin, është akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”, e cila dënohet maksimalisht me pesë vjet.

Jonada, nga Barking, në lindje të Londrës, ishte me pushime me babain e saj, Bledarin dhe nënën, Ermira, kur u godit rreth 15 metra nga bregu pasditen e së martës.

Avdia, 39 vjeç, i cili është drejtor i një kompanie ndërtimi, tha: “Ai [skafi] erdhi në drejtimin tonë dhe erdhi me shpejtësi djallëzore dhe më ndau mua dhe vajzën.

U zhyta nën ujë dhe anija goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithë. Pashë që mjeti u largua, por më pas u kthye, ndaloi varkën dhe doli në breg”.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale një video të babait të Jonadës duke u përballur me Tasen në plazh.

Qindra homazhe me qirinj dhe lule janë vendosur në plazh dhe përballë zyrës së kryeministrit. Rama, 58 vjeç, shkroi në Tëitter se vdekja e Jonadës ka “tronditur të rinj e të moshuar dhe ka krijuar një ndjenjë serioze shqetësimi”.

Ai tha se policia po merrte masa për të garantuar sigurinë e njerëzve në det.

Mirela Kumbaro, ministrja e turizmit, tha se Jonada u vra “për shkak të marrëzisë së një njeriu që shkeli çdo ligj dhe çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme”. Ajo ka bërë thirrje për “dënim maksimal”.

Protestat janë mbajtur në të gjithë vendin, ku dhjetëra marshues që u përleshën me policinë në kryeqytet, Tiranë. Shefi i policisë Gledis Nano ka shkarkuar 15 efektivë të ngarkuar për sigurinë në plazhin ku Jonada po notonte. Nano tha se “nuk do të toleronte asnjë oficer policie” i cili nuk do të përmbushte me rigorozitet detyrën e tij në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Tase, një oficer i lartë në qytetin e Elbasanit, kishte çuar anëtarët e familjes së tij nga Porto Palermo, pesë milje poshtë bregdetit, në Potam. Hetuesit thonë se ai dyshohet se ka kryer “manovra të rrezikshme” në një zonë të destinuar vetëm për notarët që ishte e shënuar qartë me bova.

blank

Rritja e çmimeve dhe rënia e euros, “boshatiset” plazhi i Shëngjinit

Plazhi i Shëngjinit u bë vitet e fundit një nga destinacionet me popullore për pushuesit nga Kosova, për shkak të afërsisë vetëm dy orë larg me detin nëpërmjet rrugës së Kombit, por këtë vit duket se gjitha ka ndryshuar për keq.

Popullimi i plazheve ka rënë me 50%, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind.

Gj. Gega i cili prej vitesh administron një seri apartamentesh me qira në zonën me të populluar të qytetit, tha se pavarësisht se çmimet nuk janë rritur këtë vit, ka më pak pushues. Ai tha se shkak për rënien e turistëve po bëhen çmimet më të larta të ushqimeve si në supermarkete dhe restorante. Gjithashtu pushuesit pohojnë se, rënia e euros po rezulton një kosto shtesë për turistët nga Kosova.

Krahas rritës së përgjithshme të çmimeve, këtë vit me të njëjtën sasi eurosh merr më pak lek, e për rrjedhojë më pak furnizime. Zoti Gega pohon se, gjithashtu marketet në periudhën e korrikut dhe gushtit në zonën e Shëngjinit i shesin produktet gati 30% më shtrenjtë se në Tiranë ose në Lezhë.

 

Administratorët e njësive të pushimit në Shëngjin pohojnë se, kapacitet akomoduese në zonë janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Ata shpjegojnë se oferta për banesa në zonën e Shëngjinit po rritet me ritme më të shpejta se, numri i turistëve. Shpërndarja e turistëve ka sjellë boshatisje të disa plazheve dhe restoranteve që vitet e kaluara punonin me mbingarkesë.

Nga ana tjetër pushuesit vlerësojnë rregullin dhe pastërtinë në plazh. Bashkia e Lezhës gjatë sezonit turistik bën një organizim të posaçëm në qytet, duke filluar që nga rregullimi i trafikut në zonën e plazheve dhe menaxhimi i mbeturinave. Një seri policësh bashkitë orientojnë pushuesit të hedhin mbeturina në orare në mënyrë që zona të jetë gjithmonë e pastër nga mbeturinat.

Për largimin e turistëve duket se është bërë shkak edhe shërbimi i dobët. Farie Demushi e cila prej vitesh jeton jashtë vendit dhe ka frekuentuar shpesh plazhet e vendit tonë, është e pakënaqur nga shërbimi. Shumë turistë nga Kosova mendojnë në këtë mënyrë. Operatorët kanë investuar në objekte dhe jo në burime njerëzore duke u bërë shkak kështu për rritjen e “armiqësisë” të turistëve me plazhet e vendit.

Operatorët në mungesë për punonjës, rriten rrogat e stafit

Picieri është një nga profesionet e paguara në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Në muajt qershor, korrik dhe gusht një të tillë nuk e gjen më pak se 1500 euro rrogë. Në jug kushton edhe më shumë.

Marius Dushku i cili këtë vit po punon në Shëngjin pohon se dy vitet e fundit rroga e tij është rritur së paku me 30%.

“Aktualisht që po flasim kam rreth 6 oferta për punë. Rroga po rritet nga sezoni në sezon. Nuk ja vlen as të emigrosh” tha ai.

Vitet e fundit turizmi ka nxitur shërbimet fast- food sidomos picat. Ky është një nga produktet më të konsumuara në vendin tonë, ndaj profesioni i picierit dhe kuzhinierit është mjaft i kërkuar, sidomos në kohën e plazhit dhe rrogat janë mjaft të larta.

Por megjithë rritjen e rrogave mungesa e stafit është një problem. Emigracioni i lartë i të rinjve po krijon një hendek të madh në tregun e punës, teksa bizneset nuk përvojën e duhur për tu përballur me këtë fenomen./Monitor/

blank

FOTO- ‘Largoni Çuçin dhe Kumbaron’, Berisha: Mbështetje të plotë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e qytetarëve që do të organizohet nesër.

‘Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook, që e ka shoqëruar edhe me një foto të posterit të protestës.

Ditën e premte, qytetarët i lanë 72 orë afat për të shkarkuar Bledi Çuçin dhe Mirela Kumbaron dhe Gledis Nanon, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Himarës, nga Komisari i Policisë, Arjan Tase.

Por deri më tani Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap për plotësimin e kërkesave, që do të sjellë edhe protestën e nesërme qytetare.

SYRI.NET

blank

blank

I dekoruar nga Vuçiçi, ekspertët e sigurisë: Ja kush është prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të Agjencisë serbe të Sigurisë (BIA), Bojan Dimiç qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thekson se Dimiç i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”.

Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4,036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri, etj.

Musliu shton se Dimiç, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiçi, është njëri nga 113 agjentët rusë në këtë agjenci.

“Bojan Dimiçi ka vite të spiunazhit në Kosovë, gjinden me një numër më të madh në veriun e Kosovës por edhe në reklamat e tjera. Këta të mjerë nuk janë as të vetëdijshëm që punojnë për çështjen ruse dhe janë të orientuar në nivele të ndryshme shoqërore, ato kriminale, politike, të jetës së përditshme. E kemi rastin e Radoiçiçit, Veseloviqit, te cilët janë pandam të Arkanit të dikurshëm. Këto politika, të cilat janë të trashëguara nga Rusia e kahershme. Pastaj, janë Millosheviçi, e kemi Gruevskin në Maqedoni, e kemi Rakiçin i cili ka kontaktuar direkt me Putinin në Moskë, iu kujtohet që presidenti francez ka qëndruar 12 metra larg tij, ndërsa Rakiçi ka qëndruar dorë për dore, do të thotë një afërsi shumë e madhe që për Putinin agjentët në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm sepse nëpërmjet tyre e destabilizon Ballkanin dhe e arrin qëllimin e vet. Në këtë aspekt, po ka agjenturë ruse në Kosovë, sa i përket agjenturës së tyre, Bojan Dimiqi është përfaqësues i tyre dhe i kontrollon në tërësi këta eksponentë të cilët shumica e tyre quhen në gjuhë profesionale, idiotë të shfrytëzuar sepse nuk janë të vetëdijshëm për këtë shërbim”, thotë eksperti i sigurisë.

Duke ia përmendur përmbajtjen në llogaritë në rrjete sociale, Musliu thotë se Dimiqi tashmë është shndërruar edhe në një promovues, ose siç quhen agjent influencues të Rusisë.

“Dimiqi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiç, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë Musliu.

Sipas tyre, agjentët rusë kontrollojnë edhe shërbimin sekret serb dhe një pjesë të madhe të jetës në Serbi. Në këtë mes, Musliu potencon edhe figurën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Veprimtaria e tij (Aleksandar Vuçiçit) tregon që i njëjti është nën ndikimin shërbimit sekret rus dhe mos stabiliteti i tij politik e tregon atë, në një çast është pro-evropian dhe në çastin tjetër është pro-rus. Shembull, para dy muajsh ai deklaroi në një konferencë për shtyp që bota do të ballafaqohet me një krizë shumë të madhe humanitare, me luftëra, por pas pesë minutave e prezantoi një program të cilin e paraqiste Serbinë me një progres shumë të madh ekonomik dhe bujqësor, sipas të cilit, në këtë aspekt, Serbia do të ishte lidere në Evropë. Këto janë dy çështje shumë të kundërta në momentin e njëjtë d.m.th. ky politikan ka një disbalancë shumë të thellë në vete”, thekson Musliu.

Se Rusia është e interesuar për të përdorur Serbinë për politika të vetat, e thotë profesori universitar, Arben Hajrullahu.

“Në qoftë se shikohet për një periudhë më të gjatë kohore me dekada, interesi rus gjithmonë ka qenë që me përdorë Serbinë si bazë për realizimin e politikave të veta ekspansioniste dhe në Serbi shpeshherë e ka gjetur një tokë pjellore për veprimet e veta, e kjo sidomos viteve të fundit është shpërfaqur në masë shumë të madhe. Pra, është pjesë e projektit ekspansionit rus, ku Serbia në mënyrë të vullnetshme, faktikisht është bërë vegël e Rusisë”, thotë Hajrullahu.

Sa i përket pretendimeve të shtetit serb për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Hajrullahu thotë se është bukur vështirë e realizueshme pasi Serbia vazhdon të veprojë si një dorë e zgjatur e interesave ruse. Në të kundërtën, thotë se Serbia brenda BE-së do të ishte si “Kali i Tojës”.

“Mund të ndodh që teorikisht edhe mund të arrijnë një gjë të tillë, mirëpo atëherë Serbia do të ishte brenda Bashkimit Evropian si një kalë i Trojës, pra që të shërbejë interesave ruse, brenda Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për Serbinë duket më shumë në rastin më të mirë i ngrirë, siç shihet në mosharmonizimin e politikës së jashtme por edhe të sigurisë me qëndrimet e Bashkimit Evropian. Edhe zhvillimet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërfaqur edhe më shumë varësinë e vullnetshme serbe ndaj politikave të shtetit të Rusisë”, thekson ai.

Ndërsa, eksperti i sigurisë Musliu thotë se pa de-rusizimin e Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian.

“Pa u de-rusizu Serbia nuk mund të integrohet në asnjë pjesë të Evropës edhe pse Evropa shumë herë ka mirëkuptim për ta, por mendoj që është një gjë e pamundur që të jetosh në levat e Rusisë dhe të integrohesh në Evropë. Kjo është e pamundur, kjo është një barrë e cila i përket popullit serb që të bëjë pastrimin e vet nga e kaluara”, thekson ai.

Profesori Hajrullahu thotë se shteti i Kosovës me institucionet e veta janë të vetëdijshëm për tendencat serbo-ruse për destabilizim të vendit, porse thekson se nevojitet ndihmë e përbashkët edhe prej botës perëndimore që të pamundësohet një gjë e tillë.

Agjentët sekretë rusë në Serbi janë të infiltruar në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb. Përveç Forumit për Siguri dhe Demokraci nga Beogradi, Serbinë e kanë akuzuar edhe shumë faktorë të tjerë relevantë për mundësimin e veprimit të inteligjencës ruse, siç është rasti me maskimin e veprimit të spiunazhit të të ashtuquajturës Qendër Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

Kujtojmë se një ditë më parë, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është arrestuar Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.bw

blank

“Drejtësi për Jonadën”- Ultimatumi i shoqërisë civile për Kryeministrin ra në vesh të shurdhët, ja kur do zhvillohet protesta e radhës (FOTO)

Ndarja tragjike nga jeta e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, shtyu Shoqërinë Civile që të organizonte një protestë përpara Ministrisë së Brendshme, të enjten e 4 gushtit, për të kërkuar llogari për vrasjen nga gomonia që drejtohej nga një njeri që mban veshur uniformën e Policisë së Shtetit.

Qytetarët e shumtë që u solidarizuan me dhimbjen e familjes Avdia kërkuan drejtësi nga autoritetet për vrasjen në plazhin e Potamit dhe bënë thirrje për shkarkimin e Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Protesta që zgjati për më shumë se 2 orë, tregoi tronditjen e opinionit publik nga kjo ngjarje, me turmën që u marshoi edhe para Kryeministrisë dhe Presidencës.

Prindër me fëmijë dolën në shesh nën moton “nuk e vrau varka, por shteti”, dhe mbanin në duar lule e pankarta me mbishkrime rrëqethëse, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë ndezën qirinj për Jonadën 7-vjeçare.

blank

Në mbyllje të protestës qytetarët nga sheshi para Presidencës, qytetarët protestues lëshuan një ultimatum në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që deri të hënën të shkarkohen dy ministrat sipas tyre përgjegjës, ose në të kundërtën protestat nuk do ndaleshin.

Dhe mungesa e një përgjigje nga ana e kreut të ekzekutivit, duket se do t’i nxjerrë sërish në shesh për Jonadën, në këtë fillim jave qytetarët.

Shoqëria Civile ka publikuar sot posterin kryesor të tubimit të radhës, duke bërë thirrje për t’u grumbulluar para Ministrisë së Brendshme. bw

blank

Tim Judah: Serbia nuk e sulmon se NATO ka mandat ta mbrojë Kosovën

Ka reaguar Tim Judah pas një një tweet të deputetit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko “Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë Kosovarët Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. 🇺🇦 është gati të veprojë me trupat tona në terren. 🇷🇸 po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, #Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme.
Tweet i Tim Judah: “Serbia nuk e sulmon dot Kosovën se NATO ka mandat ta mbrojë Kosovën.”
blank

Tim Judah është një shkrimtar, reporter dhe analist politik britanik për The Economist. Judah ka shkruar disa libra mbi gjeopolitikën e Ballkanit, duke u fokusuar kryesisht në Serbi dhe Kosovë.
blank

Policia e Kosovës arreston gazetaren ruse Daria Aslamova

Gazetarja ruse, Daria Aslamova. Fotografi nga arkivi.

 

RFE/RL

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se autoritetet e sigurisë kanë arrestuar rusen, Daria Aslamova, në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”.

Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

“Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Ndalesa për hyrje në Moldavi

Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017.

Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.

Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar atëbotë se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”.

Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë.

Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.

blank

Kryeministri Kurti: Bandat kriminale janë ngritur kundër policisë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Liqenin e Ujmanit ndaj policisë kufitare.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm me armë zjarri nuk ka asnjë viktimë, derisa ka thënë se bandat kriminale në veri po i ikin zbatimit të ligjit.

“Rreth 10 herë të shtëna me armë zjarri janë drejtuar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po kryente një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar ai.

“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, përfundon postimi i tij.

Policia e Kosovës ka sot se Policia kufitare në Zubin Potok, është sulmuar me armë zjarri paraditen e së shtunës.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, u bë e ditur në komunikatë.

“Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin”, u sqarua ndër të tjera.

blank

Ambasada amerikane: Nëse Rusia vazhdon me aneksimin në Ukrainë, SHBA do të përgjigjet me ashpërsi!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë të shtunën një deklaratë të fortë me video lidhur me luftën në Ukrainë, në të cilin thuhet:

“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë,” nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video.

blank

blank

‘New York Post’: Babai shqiptar përleshet me shefin e policisë që i vrau vajzën me skaf në plazh

Ngjarja tronditëse në plazhin e Potamit në Himarë merr përmasa botërore. Lajmi po bën xhiron e medieve më të mëdha botërore.

Gazeta e madhe amerikane, ‘New York Post’, shkruan se babai shqiptar u përlesh me shefin e policisë që i vrau vajzën me skaf në plazh.

“Një baba i shkatërruar u përlesh me një komisar të policisë shqiptare në plazh, pasi polici dyshohet se përplasi me skaf vajzën e tij 7-vjeçare, duke e vrarë atë.

Vajza, Jonada Avdia, një shtetase me origjinë britanike, u vra të martën teksa po luante në det. Ajo u godit nga helika e një skafi në plazhin e Potamit në Shqipëri.

Varka drejtohej nga oficeri Arjan Tase, ndërsa ai nuk ishte në detyrë.

Kur Tase e parkoi varkën e tij në breg menjëherë pas përplasjes fatale, babai i saj, Bledar Avdia u përball me vrasësin e vajzës së tij dhe më pas pasoi një përleshje, sipas fotove të shpërndara nga ish-kryeministri Sali Berisha” shkruan gazeta.

Sipas gazetës, Tase e çoi mjetin në ujërat e destinuara ekskluzivisht për notarët.

Gazeta thekson se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendon se skafi është përdorur më parë për trafik droge.

syri.net

blank

 

blank

Vdekja tragjike e Jonadës, “The Times”: Protesta në mbarë vendin, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Pas tragjedisë së rëndë në Himarë ku një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat botërore.

“The Times” shkruan sot se në vendin tonë janë janë mbajtur protesta pas vdekjes së 7-vjeçares dhe se kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Jonada kishte lindur dhe jetonte me prindërit në Angli, ndërsa ishte kthyer në Atdhe për disa ditë pushime.

Pjesë nga shkrimi:

Jonada Avdia ishte duke notuar në det me të atin në Potam, në jug të vendit, kur u godit nga skafi i një oficeri, i cili dyshohet se ka bërë “manovra të rrezikshme”.

Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, përballet me kërkesat për të dhënë dorëheqjen mes zemërimit në rritje të publikut për vdekjen e Jonadës. Është incidenti i tretë me skafë në plazhet e Shqipërisë këtë verë. Komisari i policisë Arjan Tase, i cili drejtonte skafin, është akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”, e cila dënohet maksimalisht me pesë vjet.

Jonada, nga Barking, në lindje të Londrës, ishte me pushime me babain e saj, Bledarin dhe nënën, Ermira, kur u godit rreth 15 metra nga bregu pasditen e së martës.

Avdia, 39 vjeç, i cili është drejtor i një kompanie ndërtimi, tha: “Ai [skafi] erdhi në drejtimin tonë dhe erdhi me shpejtësi djallëzore dhe më ndau mua dhe vajzën.

U zhyta nën ujë dhe anija goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithë. Pashë që mjeti u largua, por më pas u kthye, ndaloi varkën dhe doli në breg”.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale një video të babait të Jonadës duke u përballur me Tasen në plazh.

Qindra homazhe me qirinj dhe lule janë vendosur në plazh dhe përballë zyrës së kryeministrit. Rama, 58 vjeç, shkroi në Tëitter se vdekja e Jonadës ka “tronditur të rinj e të moshuar dhe ka krijuar një ndjenjë serioze shqetësimi”.

Ai tha se policia po merrte masa për të garantuar sigurinë e njerëzve në det.

Mirela Kumbaro, ministrja e turizmit, tha se Jonada u vra “për shkak të marrëzisë së një njeriu që shkeli çdo ligj dhe çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme”. Ajo ka bërë thirrje për “dënim maksimal”.

Protestat janë mbajtur në të gjithë vendin, ku dhjetëra marshues që u përleshën me policinë në kryeqytet, Tiranë. Shefi i policisë Gledis Nano ka shkarkuar 15 efektivë të ngarkuar për sigurinë në plazhin ku Jonada po notonte. Nano tha se “nuk do të toleronte asnjë oficer policie” i cili nuk do të përmbushte me rigorozitet detyrën e tij në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Tase, një oficer i lartë në qytetin e Elbasanit, kishte çuar anëtarët e familjes së tij nga Porto Palermo, pesë milje poshtë bregdetit, në Potam. Hetuesit thonë se ai dyshohet se ka kryer “manovra të rrezikshme” në një zonë të destinuar vetëm për notarët që ishte e shënuar qartë me bova.


Send this to a friend