Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të dielën, se është ngritur një komision me detyrë të sigurojë lirimin e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët u kapën të shtunën gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane dhe u dërguan në Shtetet e Bashkuara.
Maduro, të cilin Uashingtoni e akuzon për “trafik droge” dhe “terrorizëm”, u vendos të shtunën në paraburgim në një qendër ndalimi në Nju Jork dhe pritet të dalë përpara një gjyqtari të Nju Jorkut më vonë gjatë ditës së sotme.
Komisioni “i nivelit të lartë” u prezantua nga ministri i Informacionit, Freddy Ñáñez, i cili do të jetë gjithashtu anëtar i tij.
Bashkëkryetarë të komisionit do të jenë Jorge Rodríguez, kryetar i parlamentit, dhe ministri i Jashtëm, Iván Gil.
Kujtojmë se sipas Kushtetutës së Venezuelës, Rodriguez bëhet presidente në detyrë në mungesë të Maduros dhe gjykata më e lartë e vendit urdhëroi që ajo ta merrte detyrën të shtunën në mbrëmje. Panorama