Historia shkon më thellë edhe pse përmendet fare pak ose në dy tre raste me një sipërmarrje për ndërtimin e “Parkut Qendror të Tiranës” ku kalon një lum në mes në vitet 2015-2018 si edhe “Terminali” i linjave të veriut në një hapësirë prej 50 mijë metra katrorë dhe me një vlerë 820 milion lekë vetëm për procedurat e tenderimit. Rama dhe Veliaj janë kryesorët në këto procedura, ose pushteti qendror dhe ai vendor.
Pra sot nuk jemi më në një situatë kur kryeministri thoshte se “nuk ka projekt në Zvërnec, por ka ide zhvillimore”. Këto janë lojëra fjalësh tashmë të cilat i hedh poshtë botimi i një libri kur mijëra njerëz protestojnë çdo ditë poshtë zyrës së tij.
Por ato çka nuk mund të hiqen nga analiza dhe debati i shkaktuar nga ‘The Albanians Files’, janë të paktën 13 vitet e qeverisjes së Ramës në krye të Rilindjes Socialiste që tregojnë më së miri kohën kur ai i ka të përqendruara në duart e tij pushtetet dhe kontrollon gjithçka duke sunduar si autokrat.
Ndaj problemi nuk është më kaq i thjeshtë ashtu sikurse Rama po mundohet ta vizatojë atë.
Përgjegjësitë as që mund të zëvendësohen me kaq thjeshtësi duke u shprehur dhe duke krijuar disa ndjesi apo edhe situata në dobi të lirisë së mendimit, të lirisë së shprehjes, as edhe më për atë të lirisë në krijimtarinë e sipërmarrjeve të arkitektëve të njohur nga bota të cilëve ai u është ofruar. Sikur Shqipëria është një aventurë, një punishte e realizimit të ëndrrave në krijimtarinë e tyre me çmim të ulët ose falas ose edhe të asaj krijimtarie ku punohet lirshëm dhe paguhen zë për zë me firmën dhe nënshkrimin të kryeministrit.
Po përse nuk na qenka njësoj edhe si një aventurë për arkitektët dhe studentët shqiptarë në një masë të caktuar ky realizim ëndrrash për vendin e tyre ku ata kanë lindur?
Mos kjo u heq atyre vlerat dhe nuk mund të shihen me atë “përcaktueshmëri” edhe aty ku liria duhet të ekzistojë për talentet dhe profesionistët shqiptarë të fushës?
Këto janë vetëm disa nga çështjet të mprehta që kryeministri u mundua t’i qartësojë gjoja me qetësi dhe pa u hedhur ende në sulm ose pa trazuar as demokracinë dhe as ligjet, por kurrë nuk u ngrit në përgjegjësinë e detyrës. një përgjegjësi që ende nuk e ndjen prej një muaji. Shumëkujt mund t’i kujtohet se është Rama ai që e ka shtuar këtë platformë dhe e ka promovuar në dy vite rresht (2025 dhe 2026), si një “universitet në qiell të hapur” për përfitimet e arkitekturës shqiptare ku disave do t’i vinte ndërmend veprimtaria “Bukë e Zemër”. E thjeshtëzuar deri në atë masë sa me lutje jo vetëm u kërkohej bileta pjesëmarrësve, por ata ishin të lutur gjithashtu që të sillnin edhe shijen. “Some Salt Please”(!), shijen e e kripës e cila kur i mblidhet si kritikë bashkë me faktet në të tilla raste fatkeqësisht i duket “shëllirë” dhe ja prish kryeministrit shijen dhe ai nuk kursehet të hidhet në sulm sepse të tjerët nuk mendojnë si ai, nuk përpiqen si ai dhe nuk kuptojnë sa ai.
A i ka dhënë tani ky libër më shumë fakte protestës apo dalja në treg e ‘The Albanian Files’ mund të ndihmojë edhe në krijimin e një përplasjeje të re konceptesh. Ku e reja dhe e vjetra, e prapambetura dhe modernia do të ndeshen apo edhe të tjera paralele e krahasime mes tyre do të ndikojnë tek perceptimi i publik. Në ato kahje interesash ku vendosen raporte të zhvillimit ekonomik, të pronësisë, të punësimit, tek e bukura dhe shijet estetike publiku ka shumë se çfarë të shprehet pasi problematikës së gjerë i ka munguar transparenca që duhej bërë që në fillesë?
Ndoshta kjo mund të jetë strategjia e zhurmës e zgjedhur nga Rama, megjithëse vet e pohon disa herë se ai ka bërë thjeshtë parathënien e kërkuar të librit.
Atëherë përse nuk e la me aq, por përpiqet të gjejë forma për të reaguar jo si duhet me protestën?
Termat e përdorura “Inkuizicioni revolucionar”, “Revolucioni Kulturor Kinez” janë huazime mentaliteti dhe një nga nxitjet e konsumuara të pushtetit që u kujton “turmave” djegien e librit/librave.
Gen “Z”-ja është digjitale.
Të shtyn me një batutë.
Nuk është nevoja që ato ngjarje që kanë ndodhur në botë sikurse edhe në Historinë e Shqipërisë dhe kanë lënë shkatërrime të rikthehen si mjet i luftës dhe i përçarjes. 60 vite më parë ideologjia e sundimit të një partie goditi rëndë besimin fetar, luftoi mënyrën e jetesës, luftoi për të disiplinuar gjithçka rreth dijeve, kulturës, artit etj. ku pjesë e pashmangshme ishte edhe arkitektura, edhe ndërtimet. Ishte një luftë që e ka lenë mendësi autoritarizmi, por që ka humbur karshi një brezi të rinj shqiptarësh, djem e vajza që kanë thirrur sot kohën e tyre.
Pra qetësia e protestës qytetare i ka shpëtuar këtij provokimi nga etiketimet që Rama i gjen dhe që tashmë ja ka vendosur vetes, sepse nuk mund të fitojë mbi frymën e kësaj lëvizje të re. Strategjia e zgjedhur prej kryeministrit nuk funksionon, ashtu sikurse edhe përmbajtja e një letre që ai e sjell dhe i kushton kohë nga autori Reinier de Graaf, është përzgjedhur dhe ka zënë vend në debatin edhe më përpara se vetë ky libër në tërësi të përcillet nga lexuesi.
Dikush do të mund të stepej përgjithësisht edhe nga nxitimi i bërjes së reklamës.
Por edhe kjo tani është e pashmangshme ashtu sikurse do të sjellë edhe uljet e ngritjet në debatin publik disa kohë pas shikimit me sy kritik nga studiuesit e ndryshëm. Një gjë që del në pah që në fillim janë dy çështje me pasoja ekonomike dhe ligjore të cilat në rastin e një transparence të munguar, mbeten jo të sinqerta dhe dyshimet me të drejtë mund të hetohen nga media, institucionet shtetërore dhe legjislative të kontrollit, si edhe nga prokuroria speciale është sjellja e fakteve për të marrë një përgjigje që do t’i qartësonte ligjërisht palët.
Duke ndjekur argumentet e kryeministrit Rama kur thotë se:-“Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është patjetër krenari që unë si kryeministër i Shqipërisë të isha i ftuar ta shkruaja dhe që së bashku me gjithë këtë armatë arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera, të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera dhe ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Është konceptuar, është kuruar nga Anneke Abhelakh dhe siç thashë janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit.”Pra që “thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën” dhe “paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera” të merren si një akt bamirësie ose ndriçim i mendjes së kryeministrit, atëherë ky aspekt do thellësisht një sqarim shterues ligjor në Komisionet e Kuvendit. Rregullat janë vendosur ndaj duhen zbatuar. Nuk ka pse ai të vazhdojë dhe të qëndrojë i pa shpjeguar për një veprim i tillë disa vjeçar. Këtu kuptohet fare mirë se marrëdhëniet dhe konflikti i interesit janë shkelur dhe veprimet e këtij lloji që kurrë nuk janë vlerësuar marrin tagrin e një norme që kryhet pa dhënie llogarie në institucionet përkatëse.
Në këtë fragment të bisedës së Ramës në ‘Flasim’ del edhe një detaj tjetër që shpreh një marrëdhënie më të ngushtë mes kryeministrit dhe armatës së arkitektëve:-“…armatë arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës,…” Këtë vlerësim lidhjeje e jep më tej edhe shprehja e kryeministrit Rama:-“Unë besimplotë dhe i vendosur në fuqinë e arkitekturës”, dhënë për ‘The Observer’ në një artikull me titull ‘The man behind Albania’s architectural revolution’. Autori Rowan Moore kritik i arkitekturës shtron pyetjen :-“Edi Rama, kryeministri i një vendi ish komunist, po transformon mjedisin duke ndërtuar në vendit të tij me ndihmën e një “Armate Shigjetarësh”, por kush po e paguan faturën?
Artikulli është botuar më 22 Maj, 2026 pra një ditë para ngjarjes së “Zvërnecit”. Ku më tej shpjegohet se “Armata Shigjetarësh” është një grup privat në Whats App i krijuar dhe i përdorur nga kryeministri Rama për t’u lidhur me një bashkësi elitare ndërkombëtare arkitektësh dhe artistësh që punojnë në projekte urbane në Shqipëri.
Në se kjo mund të na tërheqë vemendjen për më shumë detaje dhe më shumë transparencë, integriteti i fakteve duhet provuar.
Këtë mund ta bëjë vetëm SPAK në qoftë se Komisionet e Posaçme Parlamentare mbeten të pa fuqishme për shkak të forcës së kartonit.
Le të provohet Rama.
Të ftohet për dijeninë e krijimit të këtij grupi.
Le të na bindë Rama se SPAK është i lirë dhe nuk vepron më kërcënimi i drejtuar prej tij: “… dhe të mos të bëjnë gabim të kërkojë telefonin tim! Se boll i kanë kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje.”
Në fakt SPAK do t’i kërkojë celularin, jo telefonin.
Rama ka dalë vetë zbuluar me veprimet e tij.
Kjo dhe të tjera afera apo projekte pa transparencë janë ato që lidhen me qëndresën një mujore të protestës qytetare. Media po i bën të dallueshme, por ka një rol të madh në kërkimin e informacionit dhe të fakteve. Pas Ditës së 29, qëndrimet pro dhe kundër për zhvillimet më tej nuk tregojnë se po jepen shenja të kthimit pas veç asaj të forcimit të kërkesës për; “Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit!”.
Një presion që ka nisur nga sheshi paqësor dhe do të provojë trysninë e vet pashmangshmërisht edhe në Kuvendin e Shqipërisë, në qoftë se dorëheqja vullnetare e kryeministrit nuk po ndodh si një akt, etik, politik dhe qytetar.
Pershendesim te nderuarin president Mr .Ilir Meta!
Pershendesim redaksin e gazettes VOAL
Urime popullit te krahinve krshinike te Nikon- Merturit
I nderuari Z.president Ilir Meta.ne Curraj eper asnje president,kryeministere
shqiptar nuke ka shkelur
me nga qeveria 1912 deri
me 14.10..2018.ase te vjete pase v.1944*por
Ate paas v.1990 nuk doli askush
Eshte fshat shume I buker me nje pamje mrekullushme Ku gjarperon lumi curraje
Jan shume krenare,bujare e mikprites
“buk e kryp e zemr”,”me cla ne ka qellure”,mire se keni ardh”.
Deputeti I pare cur ka shkure Si depute se kishte qene edhe me pare
Ne nje dasem e nje here I arrestuar nga
qafa kolcite per qafemagrite e ne shkoder
kishin nje drake parsimi nikaj-meturit per komandantin e pergjithshem
xhandarmaris (nuke dinen pse vjen).kur Ulen me ngeren buke shofin nje njeri afrr nje
Prozhmi(pyll meshkure fauj te shkurter) shofin nje person me kapuc bardh Pak I krrusur
Qe nuke Levites.
Bajraktar I thote Z.muharrem a e keno shoqnus ate Burrin atj afer pyllit???,
Jo, I thote muharremi eshte kundershtare i iii, I mbretit e pro fanolistt e b.currit.
bajraktari – kah je ka e cone ???
Muharremi thote per shkoder.Bajraktari ju tha dy barrave ”thrreie per Derek”..
Muharremi Ai eshte I lidhure e I demure??
Po kush eshte Ai pet banraktari ???? -Ali Nimani I t’planite.
Bajraktari cohet a ne kemb e bane me dore”pasha besen” kurrnja nuke kemi me hanger drek pa e sjell Ali nimanin me
ne.”:kur kan mbaruare dreken,bajraktari nikaje I ka thene muhamit.”muharrem! “nuk e kalon qafen e agrit, mercury shale kundershtone kundershton ”nepermes fiseve tona nuk e kelon pa pushk me kalue ali nimanin”.
murremi po , ata jo,ateher muharremi s pate cfere me be esht dorzue.
I kane dhen kalin e pushken e kane pefcjell deri tek Bek Ahmeti Gjonaje(patriote)
ne Geghysen.
Ne vitin 1951 pas nje perplasje qe kishte marre ali nimani nga ,kapiten I pare,
komandant vendi e pushojn nga puna,e perjashtuan nga partia e rehabilituane e zgjodhen deputet per
nikaj-merturin,.
Ata burrat e nika merturi e kane priture shume mire,me gjith se te varfer dhe strehim te keqe,ishin
,komunikishem me gjth gjendjen e veshtire nuk ankoheshine??
Aliu ne mbledhje e pare I ka kerkuar takim e.h.Ja ka spjegure gjendjen e rendevekonomike,dhe mungesen e shkollave
Enveri I ka then ti shpergulim??.Aiu I ka then ata kurtqysh nuk e leshojn vendin e vete.
Por I ka then enverit me Na dhen bursa me shkue tinia ne shkolla,ata e ndrushojn gjendjen fshatrave.
Enveri I ka premtuare qe do porositi ministry e arsimin me dhene bursa.
“Faleminferes I ka thene deputeti”.
Pra me qene se rregullohet rruga makines se (50 vjet qe e pa mundure ,fshati Curran eper dhe bradoshnica nuk u lidhen me rrug
automobilistike, u bene dhe 28 demokraci tranzicion I sterzgjature..(afersisht nje shekull)
Ju z. President po rregulloni nje Anderr ka hershmen Jo vetm te populist nikaj-merturite por dhe malaise gjakove te shqiptarve gjth krahinave e te shteteve te ndrysheme. sidomobte austrise qe prinjesin e tyre Perl Tuline.in e ka dekoruare me medaljen late te auustrise.
Tani urbanizimi I zones Nikaj-merture mund ripertrihet jetesa,gjallrohet vendi qe eshte boshatisut ne ato 24 fshatra.
Ndofta ata qe Kane pregatitur materilin
Kene harruar mjeshtrat e mdhej te provinces qe ne ate kohe
Zgjoninn artin ne nje tunel me dy candila:
1. Njeri Sokol Arifi ,”bilbili” alpeve shqiptar autore tekstesh rapsodic kreshnike qe me zerin e tij I kendoj malsis,shqiperise.kosoves kreshnike ,camries ….martire .
poetic rapsod author,te vetemit ne ato koh,, ANTAR i
I lidhjes shkrimtarve dhe Artiste te shqiperise,autore librashe me poezi ,valltare,humoriste,bahcevane dhe
2.dr.Dentiste Ali Mula artiste,interpretus,istrumentistit,aktoorit ,humoristit .dirigjentin.
qe mbante gjall jeten kulturore ne ate qyytet te Vogel ne vitete50- 60 cur
akma punohej me candiel e llome -llampa vaj guri..
Nuke po zgjate tek brezi II I regjisorve aktorve skulptorve,’piktorve,dirigjetve,muzikologve,
shrimtarve,poetve me univversitet ,academic te arteve,qe meritojn lavdrime
Vecanta.
Por ne tropoje punojn ne kushte te veshtira po me thoshte nje koreogref,(d.m.
Balet m). qe s’kemi costume por me huszime
Dikur vallet Tropojane trondite Mosken e festivalit boterore te
rinis botes e prej cikave- vajza te vogla shin(vitin 57) ,xhevahire gashi,kad a. mulosmani,
nafie uka,Zade Motina,KORTOCI,VJOLLCA BARDHECI.,,,,,,
pa ndonje pregatitke special.Me vone proofesoret: haklajt,mataliaj kan avancure,
Por duhet mbeshteten me financim-investime nga shteti.
Fo’klori,arti,kuture Jane trashgimni e vjeter,vetm nje gje duhet diture qe vote, kenget
“‘ma je krahu”-
te Veriut dhe”iso more”polifonike.
Te jugute Jane perla e kangve vjetra Europjan (prof.P.Mani)
Mendoj qe muzikologet,dirigjente,flolkloristet,llinguistet
Duhet te punojne,per nje studimbe sinkronizim ne jug e ne very
Per kete kenge,Camet Kane beret perpunime,,Kanga ma je krahu duhet sille ne ate
Platform qe muzika e ,o, hej,o,po,mor Jo,done nje muzikolog,polinstrument
Urojm fillimin e Punimeve.
Fatbardh Doci
Scientific Collaborator
New York
October 14,2018
USA.