VOAL

VOAL

Presidenti Ilir Meta nxjerr videon nga Shkodra: Ja si blihen votat në Shqipëri

April 22, 2021
blank

Komentet

blank

I gjakosur në fytyrë, Berisha nuk ndalet, jep mesazhin e parë pas goditjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që e mori fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.

Pasi u sulmua nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, madje lideri demokrat u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.bw

blank

VIDEO/ Protesta e opozitës, ja momenti kur Berisha qëllohet me grusht nga një person

Ky është momenti kur kreu i PD Sali Berisha qëllohet me grusht nga një person.

Siç u pa dhe nga pamjet, pati kaos dhe tension që në fillim të marshimit dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.

Më pas kamerat e News24 kanë filmuar momentin kur një person shkëputet nga turma dhe godet Berishën me grusht, më pas neutralizohet nga truproja e Berishës.

Në pamjet live të transmetuara nga News24, Berisha shihet i gjakosur në fytyrë dhe po ashtu dhe agresori.

Berisha mbulohet nga protestuesit me një flamur.

blank

VOA: IKMT shemb ndërtesën shumëkatëshe në kompleksin turistik të sipërmarrësit Hysenbelliu

Shembja me shpërthim të kontrolluar, e kompleksit turistik Prestigj Resort

VOA

Në Shqipëri, ndërtesa shumëkatëshe në qendër të kompleksit turitik Prestigj Resort, u shemb pasditen e së dielës përmes një shërthimi të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Aksioni për shembjen nisi që të enjten në mëngjes, kur fadromat prishën pjesën e restorantit, ndërkohë që në kollonat e ndërtesës u hapën vrimat për venien e dinamitit të përdorur sot.

Kompleksi është pronë e sipërmarrësit Irfan HysenBelliu, i cili kontrollon dhe disa media të rëndësishme në vend si si Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, televizioni News 24 dhe portali Balkanweb. Në muajin shtator, autoritetet ndërhynë për herë të parë duke prishur pishinat, të cilat, siç bënë me dije në atë kohë, kishin qenë pa leje.

Për ndërhyrjen e fundit, përfaqësuesit e kompanisë deklaruan se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak apo të ishin në dijeni të ndonjë vendimi për prishjen e kompleksit. Ndonëse u bë ankimim në Gjykatën administrative, për të kërkuar ndërprerjen e veprimeve të Inspektoriatit, çështja nuk u arrit të merrej në shqyrtim, pavarësisht urgjencës së rastit.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama, reagoi pas shembjes së godinës në kompleksin turistik, duke lënë të kuptohet se kompania nuk ka patur leje ndërtimi, por vetëm leje zhvillimi. “Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë”, shkruajti zoti Rama. Por kompania tregoi sot se ajo që ka firmosur kryeministri është pikërisht një leje ndërtimi.

Më herët, gjatë ndërhyrjes në shtator, autoritetet kishin reguar duke shpjeguar se leja e dhënë kishte qenë me disa kushte, që sipas tyre kompania nuk i kishte plotësuar. Sipërmarrësi Hysenbelliu deklaroi sot se ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet, ndërsa e konsideroi shembjen e godinës si “një hakmarrje mediatike dhe personale” e kryeministrit Rama ndaj tij.

Gjatë ditës, zoti Rama, në një konferencë për mediat deklaroi se po zbatohet sipas tij vetëm ligji, dhe se kjo ndërhyrje është pjesë e një procesi që qeveria e tij ka ndërmarrë kundër ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

blank

Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës – Jerola Ziaj, BIRN

Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës

Një projekt i qeverisë shqiptare për vënien në punë të një impianti termik lundrues me qëllim zbutjen e krizës energjetike kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë dhe operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, të cilët i frikësohen ndotjes së bregdetit dhe dëmtimit të turizmit. Materiali në vazhdim u përgatit nga Rrjeti BIRN në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.


Në një cep të Triportit në Vlorë, dy anije draga punojnë për të thelluar hyrjen në portin e peshkatarëve. Po aty, një pompë nxjerr pa ndalim ujë dhe rërë nga deti, të cilat derdhen pak më tutje duke formuar një rrëpirë të vogël artificiale, të krijuar nga rëra që mbetet pas, ndërsa uji shkon drejt pyllit me pisha.

Porti po thellohet për t’i hapur vend një impianti termik lundrues që përbëhet nga dy anije, të cilat prej shtatorit presin disa qindra metra më tutje në portin e Petroliferës. Anijet e marra me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet të prodhojnë 110 megavat energji dhe premtohet se do të shërbejnë për të stabilizuar situatën energjetike në vend të varur kryesisht prej reshjeve.

Impianti do të përdorë produkte të naftës si lëndë djegëse për të prodhuar energji, ndërsa qeveria këmbëngul se nuk paraqet rrezik për mjedisin.

“Kemi kontrolluar të gjitha parametrat dhe ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon,” deklaroi në shtator ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të mundshme të Gjirit të Vlorës.

“Nëse do të ketë një ditë që do të ndizet ai termocentral me naftë të rëndë, do të kemi një situatë shumë të vështirë në qytetin e Vlorës, e kuptueshme për arsye se janë 600 tonë naftë me shumë emetim, më shumë ndotje të madhe, jashtëzakonisht të madhe,” thotë aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni.

Shqetësim të njëjtë ndajnë edhe operatorët turistikë në qytet, që e shohin vënien në punë të impiantit si sulm ndaj biznesit të tyre. Sipas kreut të shoqatës turistike “Arta”, Ervin Sota, operatorët në fushën e turizmit po i tremben “blozës së zezë që do të shpërndahet në të gjithë qytetin”.

Aktivistët ankohen gjithashtu se vendosja e impantit po bëhet pa një studim të mirëfilltë mjedisor dhe duke mos iu nënshtruar të njëjtave standarde si bizneset e tjera.

“Nëse një biznes i thjeshtë do të kishte një pengesë të vogël nga lejet e mjedisit do të anuloheshin me qindra herë dhe nuk do të miratoheshin. Kurse kemi dy standarde, në këtë rast që kemi një dëmtim jashtëzakonisht të rëndë të mjedisit dhe këta kanë filluar punën pa marrë vlerësimin mjedisor,” thekson Niko Dumani, një biolog i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e studimeve të mirëfillta para investimeve të kësaj natyre, sjell sipas kundërshtarëve të projektit, jo vetëm dëm në mjedis, por edhe në të ardhmen energjetike të vendit.

Zoti Sota nga shoqata turistike “Arta” thotë se paratë e shpenzuara për marrjen me qira të anijeve duhej të investoheshin në prodhimin e energjisë së pastër diellore.

“Pse nuk investohen këto 600 milion dollarë në panele diellore. Është një investim afatgjatë, shumë i pastër, është një investim ekologjik atje ku po drejtohet dhe vetë Europa ku ne duam të shkojmë?,” pyet ai.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se investimi është vijim i një situate arbitrariteti të filluar me ndërtimin e TEC-it të Vlorës, vetëm disa qindra metra prej vendit ku do të vendosen anijet.

“Vendet që e kanë ekzistente këtë lloj industrie shkojnë drejt zvogëlimit të saj. Shqipëria e fillon nga e para si 100 vjet përpara. Domethënë jemi në një paradoks logjik në gjithë këtë histori që po ndodh,” përfundon zoti Feruni.

blank

Kosova kremtoi 28 nëntorin

VOA/Edlira Bllaca

Sheshi qendror i Prishtinës të hënën ishte plot me qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët po kremtonin 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që në Kosovë tradicionalisht kremtohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime festa, dita e flamurit dhe dita e pavarësisë së shtetit shqiptar, nënës Shqipëri dhe nënës Kosovë. Unë besoj që në të ardhmen do të vetëdijesohemi dhe do të orientohemi në atë rrugën e mbarë siç e kërkon kombi shqiptar”, tha Xhemajl Ilazi.

“Ne faktikisht jemi të bashkuar, unë jam e Shqipërisë dhe burrin e kam të Kosovës, ne jemi bashkuar prej viteve ’80. Kështu që bashkimi kombëtar ka ndodhur, do të ndodhë edhe po ndodhë. Posaçërisht me parlamentin e Shqipërisë dhe të Kosovës jam e shumë e lumtur që i kemi parë të bashkuar edhe qofshin të bashkuar gjithmonë e u gëzofshim të gjithë së bashku”, tha Mejreme Tafaj Bunjaku.

“Uroj që fati, shëndeti dhe gjithçka e mirë, energjia pozitive ta përcjellë gjithë popullin shqiptar kudo, të zgjohen, të vetëdijesohen se vetëm me të mirë mundemi ta ndalojmë të keqen”, tha Fatmir Muqolli.

blank

Në nderim të kësaj dite togu ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendër të Prishtinës.

Udhëheqësit politik të Kosovës në përgëzimet e tyre vlerësojnë se festa e flamurit është një prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar.

28 nëntorin shqiptarët e Kosovës e kremtojnë edhe si ditën e daljes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 dhe ditëlindjen e komandantit të saj Adem Jashari.

28 nëntori nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, por radhitet në mesin e festave përkujtimore si festë e shqiptarëve.

blank

Kosova për pak muaj shënon edhe 15 vjetorin e shtetësisë së saj, që mbështetet nga vendet kryesore përendimore, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Sipas një ankete të organiztës joqeveritare AKTIV me seli në Mitrovicën e Veriut, 70 për qind e serbëve në Kosovë konsiderojnë se nga faktorët ndërkombëtarë, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb.

Sipas të dhënave të anketës së publikuar të hënën me titullin “Analiza e trendit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë”, 55 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në tri vitet e ardhshme jeta e serbëve në Kosovë do të përkeqësohet derisa vetëm 7 për qind e tyre mendojnë që situata në Kosovë është duke shkuar në drejtimin e duhur.

blank

U shënua në Vlorë 110-vjetori i Pavarësisë, në festime udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës

VOA/Raimond Kola

Vlora, qyteti ku 110 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë priti mijëra qyetarë nga hapësira shqiptare. Sheshi simbol i flamurit ku ndodhet edhe Monumenti i Pavarësisë mblodhi edhe udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve. Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka”.

Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Kombi shqiptar ka forcuar pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. “

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme”

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. “

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme”
blank

VIDEO- Me këngë patriotike dhe fishekzjarre, tifozët e Shkëndijës së Tetovës ‘ndezin’ qytetin për 110-vjetorin e Pavarësisë

Tifogrupi i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, të cilët njihen me emrin “Ballistët” ka mbushur rrugët e qytetit këtë 28 nëntor për të festuar 30-vjetorin e themelimit të tyre, por edhe ne kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e tyre ka nisur në stadiumin e qytetit dhe më pas ka vijuar drejt qendrës së qytetit ku grupe të mëdha njerëzish kanë kënduar këngë patriotike shqiptare duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe ata të tifogrupit të Shkëndijës.bw

blank

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti pas takimit të Brukselit: Me keqardhje Josep Borell hoqi dorë nga propozimi i BE !

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti pas takimit të Brukselit: Me keqardhje Josep Borell hoqi dorë nga propozimi i BE !

blank

Berisha viziton zonat e përmbytura në Shkodër: Rama dhe Balluku mbrëmë hapën tunelet e Komanit, e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur

Teksa situata në Shkodër është problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po viziton zonat e goditura.

Ndalesën e parë e Berishës ka qenë fshati Kuç, ku po takon nga afër banorë të prekur. “Dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë. Mbrëmë janë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga portat e Vaut të Dejës 2 mijë metër kub për sekondë, dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë të parashikuara. Qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ja ka dërguar shkresën në zyra këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë. Instituti, në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut, Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërsa importonin energji e kishin bllokuar prodhimin dhe tani thotë; e bëra për të shtuar rezervat. Por ku i pate sytë kur të dhënat e meteorologëve thanë se do të kenë reshje ekstreme. Pra nga data 14-20 nëntori 10 mln euro energji elektrike, 5 mln i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë, Nuk donin të ndërprisnin vjedhjen dhe sot janë mbi 2500 hektarë të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës, dhe të gjitha këto janë nga skema e vjedhjes.

blank

Zonja dilte dhe tmerronte shqiptarët se dimrin do e kemi të vështirë.”, tha Berisha.

blankMë pas Berisha do të ndalet edhe te Ura e Bahçallëkut dhe në fshatin Obot.

blank

Zëri i Amerikës transmeton LIVE protestën: Rama, përgjegjës për largimin e shqiptarëve

Zëri i Amerikës e transmetoi LIVE protestën e opozitës shqiptare

VOA

Në Shqipëri, opozita ka nisur sot pasdite protestën e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë, siç deklaroi një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “do të çelë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike publike dhe fondeve e saj publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies sonë kombëtrare , të lirive të shqitarëve sa më parë nga pushteti”.

Protesta, përpra selisë së qeverisë, organizohet gjithashtu dhe nga Partia e Lirisë (ish Lëvizja socialiste për Integrim) e cila drejtohet nga ish presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur qeverisë e cila sipas tij “është zhytur në skandale të llahtarshme duke goditur perspektivën e vendit dhe duke vrarë shpresën e të rinjve”. Pak para protestës ai u shpreh se “kush fle në demokraci zgjohet në demokraci”.

Kryeministri Edi Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e vazhueshëm të shqiptarëve nga vendi, e veçanërisht të të rinjve. Për këtë arsye, pjesë e skenografisë së protestës është dhe një gomone me flamurin e Britanisë së madhe. Emigrimi i shqiptarëve drejt këtij vendi, çoi kohët e fundit dhe në një reagim të fortë të kryeministrit Edi Rama, ndaj disa autoriteteve britanike, që floën për “një pushtim nga ana e shqiptarëve”.

Në disa fletë-palosje të shpërndara përpara protestës, Partia Demokratike ka paraqitur dhe atë që e konideron si “paketn antikrizë”, duke propozuar 10 ndërhyrjet kryesore, që nga “dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, të përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët, uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin, përgjmimin e taksave mbi naftën, moratorium për ndërtimet, anullimin e kontratave të paligjshme e luftë pa kompromis ndaj krimit të orgaizuar dhe korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama është treguar indiferent ndaj protestës së opozitës. Pak ditë më parë ai deklaroi për gazetarët se “nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse nuk janë ndërprerë, do ta shikoni”. Ai u shpreh “keqardhur për të gjithë ata, që do t’u shkojnë nga mbrapa duke menduar se kush e di për çfarë po u shkojnë nga mbrapa, po thjesht po tërhiqen për hunde”.

 

blank

VIDEO/ Me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, qytetarët dynden në shesh

Mbahet në Tiranë sot protesta e opozitës së bashkuar.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe kryeqyteti janë mbledhur sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.

Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ku janë mbledhur mijëra qytetarë.

Ata mbajnë flamuj shqiptarë dhe amerikanë, ndërkohë që nuk mungojnë flamujt e shumtë të PD.

 


Send this to a friend