VOAL

VOAL

COVID-19, 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv. Policia e Beratit në alarm

Sërish raste të reja me koronavirus në Berat. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit. Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohë që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e DSHP-së konfirmohet se është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot pozitivë në Berat.

Pogradeci shënon një vatër të re me COVID-19, në Kolonjë nëna infekton djalin

Dy raste të reja i shtohen Pogradecit dhe Bashkisë së Kolonjës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se rasti i Kolonjës bën fjalë për një 30-vjeçar, djali i zonjës që doli pak ditë më parë e infektuar nga ky virus.

Mësohet se të dy, nënë e bir, janë izoluar së bashku ndërsa mjeket epidemiologë po vijojnë punën për shkëputjen e zinxhirit.

Rasti i dytë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ndërsa bëhet fjalë për një vatër të re pasi nuk dihet ende se nga është infektuar.

Kulturë Teatri i ri Kombëtar, bashkia hap tender e pret oferta për 11 ditë

Fatmira Nikolli – Pa u bërë ende dy muaj nga shembja natën e godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim- Ndërtim i Teatrit Kombëtar”.  Shpallja e tenderit nxjerr në pah se shembja u bë pa pasur një plan konkret për teatrin e ri, ndërsa tenderi duket se rrëzon projektin e Bjarke Ingels megjithëse emri i tij u përmend sërish ditët e shembjes me shpjegimin se projekti tashmë qe dhuratë nga një kompani private.

Këtë të premte Bashkia e Tiranës, ka shpallur procedurën për projektimin e godinës së re të Teatrit, me fond limit rreth 60 milionë lekë të reja, ndërsa më herët, po bashkia ka folur për kredi në bankë që të arrijë te ndërtojë teatrin. Në tenderin e shpallur dje, thuhet se “Burimi i Financimit: Vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020, miratuar me VKB nr 61, datë 01.06.2020 për disa ndryshime ne VKB Nr. 157 datë 26.12.2019, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020”. Në dy vite deklaratat për financim kanë kundërshtuar njëra -tjetrën. Në fillim u kërkua PPP, sepse shteti nuk kishte buxhet, kur PPP ia dështoi me pretendimin se kompania nuk plotësoi kërkesat e artistëve në komisionin përzgjedhës, u tha se do ndërtohet me kredi. Por vendimi i fundit flet për rishikim të buxhetit të bashkisë- para të taksapaguesve- me të cilat në vetëm 150 ditë pritet një teatër i ri.

Ofertat nga studiot private pritet të dorëzohen brenda 10 ditëve, e konkretisht në datën 14 korrik 2020. Kjo do të thotë se kompanitë kanë vetë 10 ditë kohë për të menduar, projektuar, studiuar e mandej propozuar një projekt,  çka bëhet praktikisht e pamundur nëse më herët nuk ke qenë i përgatitur për një thirrje të tillë. Kujtojmë se një shpallje e ngjashme u bë vitin e kaluar, por zyrtarisht shpallja e zgjedhja e një fituesi dështoi ndërsa po sipas deklaratave zyrtare, projekti ekzistues  ra ngase kompania e ligjit special nuk merrte përsipër ndërtimin e një skene rotative. Shpallja e djeshme ka shkaktuar kakofoni në vargun dyvjeçar të deklaratave publike e dokumenteve zyrtare, ndërsa më se 10 padi janë në gjykata e SPAK për çështjen e teatrit dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në shembjen e tij.

Referuar të dhënave zyrtare, godina e re e “Teatrit Kombëtar” propozohet ”për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme”. Bashkia e Tiranës, në dokumentet e tenderit, ka prezantuar detaje mbi mënyrën se si kërkohet të jetë projekti për Teatrin e ri Kombëtar, por, në asnjë rresht nuk përmendet nëse ajo do të jetë strukturë më vete apo pjesë e një kompleksi kullash shërbimi. Autoriteti kontraktor ka caktuar mënyrën se si do të kryhet pikëzimi i kompanive pjesëmarrëse në tenderin për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar.

Niveli maksimal i pikëve është parashikuar 100, i cili ndahet në disa nën-kategori.

– Përvoja në punë të ngjashme si konsulent do të vlerësohet nga 0-10 pikë;

– Metodologjia e propozuar do të vlerësohet nga 20-30 pikë;

– Kualifikimet e stafit do të vlerësohet nga 20-50 pikë.

Minimumi i pikëve që duhet të marrë një studio projektimi para se të vijojë garën, do të jetë 70.

Për t’u shpallur të suksesshme, studiot e projektimit duhet që të kenë përvojë të suksesshme në kontrata të mëparshme me vlerë sa 40% e fondit limit për këtë tender, çka do të thotëse duhet të jenë shpallur fitues në tenderë projektues me vlerë minimalisht 24 milionë lekë të rinj.

FOTOT: Po prek të rinjtë, Kalo nxjerr pamjet alarmuese: Bëni kujdes vëllezër e motra pa dallim feje, krahine e ideje

Teksa vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e Covid, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Kalo thekson se koronavirusi prek jo vetë moshat e vjetra, por edhe të rinjtë.

Sipas tij këto ditë ka pasur raste të moshave nën 35 vjeç.

Kalo ka publikuar edhe pamje, ku tregon si janë shkatërruar mushkëritë e të rinjve nga koronavirusi.

Postimi i Kalos:

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre.

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…

Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..

Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona…

Budina betejën me Covid: Virusin e mora në spital, në protestë me mijëra njerëz nuk u infektova. Do ta ndjek penalisht

Regjisori Robert Budina ka arritur të fitojë kundër COVID-19.

Ai në testin e fundit ka rezultuar negativ dhe sot ka vijuar protestën për rindertimin e teatrit aty ku ishte dhe siç ishtë.

Budina në një video të publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë tek sheshi i teatri dhe ka treguar eksperiencën e tij me virusin. Ai është shprehur se çështjen e infektimit do ta ndjek penalisht, pasi Kryeministri Edi Rama i publikoi emrin si të infektuar.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së teatrit”, u shpreh ai. Më tej ai ka folur dhe për infektimit dhe shprehet se virusin mund ta ketë marrë nga persona që kanë qenë të infektuar më parë.

“Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta.

Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora”, është shprehur ai.

Robert Budina u infektuar bashkë me vëllain e tij, Edmond Budina.

Lajmin për infektimin e dy vëllezërve e bëri publik Edi Rama, i cili në një mesazh në rrjetet sociale shkruante se u uronte shërim të shpejtë.

Dy Budinat kanë qenë pa simptoma dhe janë shprehur se nuk kanë qenë kurrë të infektuar, por nga ana tjetër kanë njoftuar se do padisin Ramën për publikimin emrit të tyre.

Sekti fetar apo varfëria? Kush e vrau familjen e mirë Josifi?

Hetimet e deritanishme të Policisë për tragjedinë që ndodhi në familjen Josifi, në Kombinat të Tiranës, kanë nxjerrë në dritë faktin se vajza e vogël kishte vdekur prej disa muajsh dhe mbahej në shtëpi në sekret të plotë nga nëna dhe motra, e mbështjellë me batanije dhe jorgan në dhomën e saj.

Askush nuk e dinte, askush nuk dyshoi, pasi vizitat ishin të rralla dhe sepse familja ishte bërë çdo ditë e më pak e shoqërueshme me të tjerët. Hetuesit janë përqendruar tek pista e flijimit nëpërmjet refuzimit të ushqimit, ose një vetëhelmim.

Motivet besohet se janë dy, besimi në jetën përtej vdekjes dhe ringjalljen duke shpresuar në një botë më të mirë, të bukur dhe pa probleme, kurse e dyta varfëria, depresioni, zhgënjimi me jetën që bënin dhe pesimizmi që i rrethonte. Kushtet ekonomike, sociale, papunësia dhe rrethana të tjera, mund të kenë ndezur “shkëndijën” përfundimtare.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, tashmë janë deklaruar të vdekura, kurse vajza tjetër, Blerta, po mjekohet në Spitalin Psikiatrik prej ditës së djeshme, për shkak të tronditjes së thellë.

Tashmë hetuesit dyshojnë se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë, kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull, në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Burime policore thanë se Blerta Josifi, vajza e mbijetuar, ka deklaruar para hetuesve: “Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen!”, ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur.

Por këto informacione nuk janë ende zyrtare nëse i referohen vërtetë dëshmisë së 34-vjeçares.

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë atë dhe vajzën e saj, Blerta. “I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit”. Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Pista se nëna dhe dy vajzat ishin anëtare të “Dëshmitarëve të Jehovait” shihet me dyshime, pavarësisht se u gjetën broshura të ndryshme me përmbajtje fetare. Kjo, pasi ky sekt thotë se e konsideron vetëvrasjen si një mëkat, pasi jeta është e dhënë nga Zoti dhe e shenjtë dhe se kush merr jetën e vetë nuk bën pjesë në planet e ringjalljes.

Zyra e medias e “Dëshmitarëve të Johovait” në Tiranë këmbëngul që familja Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate fetare. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate, Arben Lubonja, u shpreh se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi, është vetëvrarë para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati. Ndoshta ngjarja shokuese e humbjes së kryefamiljarit dhe kushtet e rënduara ekonomike, janë bërë shtysë drejt aktit fatal të tre grave.

Nëna dhe dy vajzat u gjetën rreth orës 19:30 në banesën e tyre pas shqetësimit të vëllait të kryefamiljares se motra nuk po i përgjigjej.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara, por të papuna.

Fqinja: Vinte erë e keqe, e ëma më tha që Anisa po bën ditët e Zotit

Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi, foli e shqetësuar për atë që kishte ndodhur dhe dyshimet që kishte.

“Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur çfarë është. E ëma më tha, “Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet”. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin”, tha ajo.

Bashkëshorti i Zhanetës u vetëvra, fqinjët në Përmet: Ishin familje shumë e mirë

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet thanë për mediat se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u vetëvra duke u hedhur nga pallati.

Pas kësaj ngjarjeje, gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë. “Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato”, shprehet një prej banoreve.

“Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu”, u shpreh një tjetër fqinje.

Dëshmia tronditëse: “E pyesja se ku është Anisa, më thoshte….”

Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm.

“Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më.

Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte”, u shpreh banorja.

Zyra e “Dëshmitarëve të Jehovait”: Familja Josifi nuk ishte pjesë e organizatës, jetën e çmojmë si gjënë më të shtrenjtë”

Zyra e Publikut të “Dëshmitarëve e Johovait” në Tiranë reaguan pas lajmeve në media se nëna dhe dy vajzat e familjes Josifi ishin anëtare të këtij sekti fetar. Por ata e mohuan, duke u shprehur se asnjë nga familja Josifi nuk ishte pejsë e kësaj organizate.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate, Arben Lubonja, tha se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Dëshmitarët e Jehovait” kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e tonë”, thuhet në deklaratë.

Në fakt, kjo organizatë predikon vërtetë jetën pas vdekjes nëpërmjet ringjalljes në parajsë, por gjithashtu predikon kundër vetëvrasjes, pasi jeta është e shenjtë dhe Zoti e cilëson si një mëkat. Për më tepër që sipas predikimit, kush i merr jetën vetes, atëherë bën mëkat dhe nuk mund të fitojë ringjalljen. Ndaj dyshohet se ndoshta nëna dhe vajzat kanë patur të tjera arsye për veprimet që i çuan drejt një fundi fatal.

Arrestohen dy policë rrugorë të Tiranës, i bllokuan makinën qytetares, i kërkonin seks për t’ia rikthyer (emrat)

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë kanë rënë në pranga. Ata akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një shtetaseje, i kanë kërkuar favore seksuale.

Ata janë Laurenc Duda dhe Henrik Zelija.

Gjatë hetimeve, është provuar për të dy efektivët se e kanë sorollatur këtë shtetase duke zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

– H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

– L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Pse vetëvriten “Dëshmitarët e Jehovait”? Ngjarja në Kombinat dhe disa histori nga Tirana e dekadës së shkuar

“Kishte kohë që nuk e kemi parë Anisën të dalë nga shtëpia. Mbase javë“.

Kështu e nis rrëfimin një fqinje e tre grave, dy prej të cilave nënë e bijë u gjendën të vdekura, ndërsa e treta Blera Josifi u transportua me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.

“Mendojmë,  thotë një ekspert i kriminalistikës, se së paku prej tre javësh nga mos ushqyerja ka ndërruar jetë Anisa Josifi. Duke refuzuar ushqimin e dyta që ka humbur jetën nga kjo mënyrë e rrallë vetëflijimi është e ëma që dyshohet të ketë vdekur së paku dy ditë më parë, ndërkohë që femra e tretë që jetonte me to , përpëlitej mes jetës dhe vdekjes”.

“Vajzës i është dhënë asistenca dhe vlerat ushqimore në rrugë mjekësore”, tregoi një ekspert policie i cili këmbëngul se pavarësisht këtyre dyshimeve do të jetë fjala e mjekëve ligjorë që do përcaktojnë definitivisht shkaqet e vetëflijimit. Por, era e keqe në shtëpinë e tyre si edhe dekompozimi i trupit të më të resë tregon se ato e kishin vendosur të vdisnin duke i dhënë fund jetës me refuzimin e ushqimit.

“Ato ishin të qeta në botën e tyre. Ne përpiqeshim t’i ndihmonim, por ato refuzonin. Kishin kohë që frekuentonin fenë. Me prejardhje ishin nga Përmeti. Bashkëshorti I Zhanetës ndërroi jetë dhe të treja nënë e bijë jetonin bashkë”, tregon një qytetare, e cila nuk di të tregojë saktësisht se për çfarë besimi bëhet fjalë dhe kur saktësisht ato hynë në besim.

Zhaneta dhe dy vajzat e saj kishin në shtëpi libra për ringjalljen pohoi shkurtimisht një ekspert policie, sipas të cilit duhet bërë kujdes për ta thënë paraprakisht besimin e tre grave.

“Por e vetmja që do të hedhë dritë veç ekspertizës mjeko-ligjore do të jetë edhe dëshmia e të mbijetuarës”, shtoi burimi policor në komisariatin e Kombinatit.

Precedenti

Po përse policia po rezervohet të mos tregojë përfundimisht se për çfarë besimi bëhet fjalë? Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët gjatë dy dekadave kanë patur jo pak raste vetëvrasjesh, kryesisht të adoleshentëve.

Pika kulmore e dhënies fund të jetës nga praktikantët e këtij sekti është shënuar rreth viteve 2004 deri në 2008, ku në Tiranë u raportuan edhe fëmijë që mendohej që u vetëvranë. Njëri prej tyre jetonte në zonën e Krrabës, ndërsa tjetri në Paskuqan. Por, katër muaj më parë, po në Tiranë ndërroi jetë një djalë i ri, forma e vetëvrasjes ishte e padëgjuar më parë në kryeqytet. Ai refuzonte ushqimin.

Pas përpjekjve të familjes, të cilët kishin njoftuar edhe psikologët për ndryshimin radikal të viktimës, i riu sipas burimeve u largua nga shtëpia.

Ai u denoncua i larguar nga e ëma në polici dhe pas shumë kërkimeve, djali u gjet i pajetë nga mos ushqyerja në afërsi të zonës së Mjull Bathores.

Por kjo ngjarje u mbaj sekret në atë kohë dhe hetimet po vazhdojnë ende për t’i vendosur një emër se çfarë praktikonte viktima.

Ekspertiza zbulon të vërtetën shokuese: Vajza në Kombinat kishte 15 muaj e vdekur

Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës që nuk mund të lërë indiferent të madh e të vogël. Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë këtë.

“BalkanWeb” raporton se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar, sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi, e cila ndodhet në spital.

Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 90 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 90 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri bashkë me rastet e reja është rritur në 2.752 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 72, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë konfirmuar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë, në Spitalin Infektiv në Tiranë po trajtohen dhjetëra pacientë, ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e rritur në 1.592 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.088 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 28.033 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika

VOAL – Bëhet e ditur se u nda nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika, nga familja e Mustafa Krujës.

Tomorr Merlika lindi në Krujë, në vitin 1937. U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit” dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962.

Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për “kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit” dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie.  Tomorri, një njeri i qetë dhe shumë punëtor, rrahu një zyrtar komunist arrogant.

Vite më parë Tomorr Merlika ishte në vëmendje të mediave sepse dorëzoi në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, një kambanë kishe, të cilën e ruante prej vitesh në bodrumin e shtëpisë së tij. Objekti prej bronzi peshonte 40 kilogramë dhe i takonte vitit 1957. Ai e mori në mbrojtje çka kishte mbetur nga kambana, pasi kisha katolike që ndodhej në kalanë e Krujës u përfshi nga një zjarr në vitet ’90. Ky akt u konsiderua i jashtëzakonshëm dhe, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, Merlikës nga Ministria e Kulturës iu dorëzua një Certifikatë Mirënjohjeje.

FMN kundër nismës së Qeverisë shqiptare për heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër nismës së propozuar nga Qeveria shqiptare për të hequr, deri në vitin 2029, tatim-fitimin për të gjitha bizneset me një qarkullim vjetor deri në 14 milion lekë dhe TVSH-në për ato me një qarkullim vjetor deri në 10 milion lekë. Në përfundim të misionit të radhës, i realizuar këtë herë në distancë, drejtuesja e ekipit të FMN-së, Yan Sun, ka shprehur shqetësim për këtë propozim.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore”, thekson në deklaratën e saj zonja Sun.

FMN-ja kundërshton gjithashtu dhe nismën tjetër të qeverisë për një aministi fiskale, për të cilën nuk ka ende një dokument zyrtar. “Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, nënvizon drejtuesja e misionit të FMN-së.

Pandemia e COVID 19, që në rastin e Shqipërisë ishte një goditje e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, pritet të ketë efekte të forta mbi ekonominë e vendit. “Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia”, vë në dukje deklarata e misionit të FMN-së.

Sipas Fondit ndërkombëtar, Shqipëria do të bjerë në recesion gjatë vitit 2020, dhe ekonomia e saj do të tkurret në -5 përqind. Të dhënat e dy ditëve më parë të Institutit shqiptar të statistikave, dëshmuan se në tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra në -2,52 përqind, kryesisht si pasojë e efekteve të tërmetit, ndërsa bllokimi për shkak të pandemisë nisi pas dhjetë ditëshit të parë të muajit mars. Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë “të dhënat e tregut të punës tregojnë se ekonomia shqiptare humbi rreth 17000 mijë vende pune në këtë periudhë, ndërsa norma e papunësisë u rrit në 11.4 përqind”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha dje se “të dhënat indirekte të tremujorit të dytë sugjerojnë se goditja është forcuar më tej. Eksportet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë këtij tremujori, në përgjigje të rënies së kërkesës së huaj dhe të pengesave në qarkullim. Po ashtu, importet u reduktuan me rreth 30%, duke sinjalizuar ngadalësimin e shpejtë të konsumit dhe të investimeve në vend, ndërsa të ardhurat buxhetore u tkurrën me rreth 30% në dy muajt e parë të tremujorit, duke pasqyruar rënien e përgjithshme të aktivitetit ekonomik”.

Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare do të vijojë të rregjistroje një rritje negative dhe në gjysmën e dytë të vitit. “Skenari ynë bazë i zhvillimeve të pritura është ndërtuar mbi supozimin e shmangies së një vale të dytë të pandemisë dhe reduktimin gradual deri në zhdukje të plotë të pasojave të saj. Në këtë skenar, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të ndjeshme për vitin 2020 dhe norma relativisht të shpejta dhe të qëndrueshme rritjeje në vijim. Aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ në dy tremujorët në vijim, dhe ti kthehet rritjes në vitin 2021”.

Nga ana e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, bie dakort me faktin që “për të përballuar pasojat e pandemisë dhe tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin”. Por sipas tyre “pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një strategjie afatmesme për të ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, sugjerojnë ekspertët e Fondit Monetar. zëri amerikës

Ndahet nga jeta Profesor Ferid Bala, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve


Një lajm i trishtueshëm, jo vetëm për familjen, ish nxënësit e bashkëpunëtorët, por për të gjithë Shkodrën.

Nuk ka qytetar shkodran që të mos e njohë familjen Bala në lagjen Rus. Në shekullin e kaluar bëri emër, më së pari, Vehbiu, poet e profesor, “Mësues i Popullit”. Më pas Muhameti, mjek ndër më të respektuarit, Ademi, edhe ai “Mësues i Merituar”, Iliri, autor i një libri unikal “Bleta ndër shqiptarë” (Hulumtime historike dhe kulturore), deri tek Agron Bala, djali i Vehbiut, gazetar e shkrimtar, e plot të tjerë të nderuar që mbushin trungun gjeanologjik të kësaj familjeje. Por, pa droje mund të them, se sa herë përmendet llagapi i kësaj familjeje për kontributin e çmuar në lëmin e artit dhe të kulturës, s’ka se si të mos spikasë edhe emri i një tjetër pinjolli të saj, Ferid Bala, bile pranë rrënjëve të fisit.
Jeta e tij ishte arti. Farën e dashurisë për të qysh në moshë të njomë ia mbolli i vëllai, Vehbi Bala. Shkallë-shkallë ai kreu nivelet e shkollimit duke u lidhur fort me këngën e muzikën, derisa kreu konservatorin në Tiranë e më pas, si bas-bariton, duke bërë emër në jetën koncertale në qytetin e tij të lindjes, Shkodrën, e duke lënë gjurmë të pashlyeshme si pedagog në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenkë Jakova” e më gjërë, nga duart e të cilit kanë dalë kushedi sa zëra të ëmbël të muzikës popullore, të lehtë e klasike.
Si rezultat i përvojës së gjatë, i studimeve pa fund, i punës së palodhur në fushën e muzikës, ai ka sistemuar e pasqyruar mendimet dhe idetë e tij në disa libra, midis të cilëve mund të përmendim: “Metoda: ushtrime dhe vokale”, “Arie dhe romanca shqiptare e të huaja” me destinacion shkollat e mesme të muzikës, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, etj.
Librat me autor Ferid Balën kanë patur e kanë një auditor të gjërë lexuesish, e jo vetëm të fushës. Ato kanë ndjenjë, kanë “aromë”, kanë stil, janë shkruar me mall e dashuri dhe, fare thjeshtë e të perceptueshëm për çdo shtresë kulturore. Imazhet që autori i ka hedhur me aq ëmbëlsi në librat e tij, dritësojnë mes detajeve të së shkuarës dhe qëndrimit për të tashmen.
E dijmë se çdo libër është një dritare për të parë botën, ose, për ndryshe, jeta vetë është një libër. Këtë filozofi e shohim qartë në botimet që përmendëm më sipër, ku pasqyrohet jo vetëm jeta e autorit, por edhe eksperienca e gjatë e punës së tij.
Ferid Bala është këngëtari, specialisti dhe pedagogu i vokalit, interpretuesi i historisë së artit muzikor, muzikologu, por edhe organizatori dhe drejtuesi artistik i disa grupeve, duke nisur dikur nga klubi i rinisë “Heronjtë e Vigut”. Si i tillë është i njohur në mjediset kulturore lokale e kombëtare. Ndihmesa e tij nuk mund të ndahet nga sukseset e artit muzikor në Shkodër. Dijet në shumë fusha dhe kultura e gjërë artistike janë brumi me të cilën ai ka mbrojtur veprat e tij, tërë krijimtarinë, e cila është çmuar e çmohet jo vetëm nga kolegët e nxënësit, por edhe nga personalitete të njohura të artit muzikor e më gjërë. Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe “Mësues i dallueshëm”, ndërsa në 50-vjetorin e shkollës së muzikës në Shkodër ku punoi disa dekada, iu dha titulli “Prenkë Jakova”, i cili nuk ishte dhënë ndonjëherë më parë në Shkodër.
Por, veç metodave e librave, Ferid Bala, mendimet e tij në fushën profesionale, bazuar në përvojën shumëvjeçare, i ka shprehur periodikisht në shtypin e kohës dhe në konferenca të ndryshme shkencore.
Një moment kulmor i karrierës së tij pedagogjike e krijuese është vënia në skenën e Teatrit “Migjeni” me nxënësit e Shkollës së Mesme artistike “Prenkë Jakova” (1983), të aktit të parë të operas “Mrika”.
Dimensionet e veprimtarisë së tij krijuese njohën një hop cilësor pas viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri tani, kohë kur ai iu kushtua tërësisht hulumtimeve të historisë së artit muzikor, veçanërisht në Shkodër dhe muzikologjisë kritike të artit vokal, si një fushë e virgjër në këtë trevë.
Në rrugën e tij krijuese Ferid Bala arriti të bëjë pjesë të jetës së tij jo vetëm trashigiminë e së kaluarës, por edhe muzikën shkodrane qytetare e shqiptare të kultivuar të kohës. E, në këtë rrugëtim të tij, ai ka pasur e ka bashkëudhëtarë figura të shquara të këngës e të muzikës shqiptare, miq e kolegë të tillë si Prenkë Jakova, Ramadan Sokoli, Ndoc Shllaku, Bik Ndoja, Pjetër Gaci, Tish Daija, Marije Kraja, Tonin Zadeja e sa e sa të tjerë më të rinj.
Profesor Feridi, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve, botues librash, familjar e qytetar i nderuar i Shkodrës, ka lënë pas një trashëgimi për të cilën ndjehemi të gjithë krenarë.

Lamtumirë Profesor, pushofsh në paqe!-

Ramazan Çeka Poet dhe Publicist

Hartohet korniza e bisedimeve për anëtarësim në BE, me Tiranën dhe Shkupin

Komisioni Europian, njoftoi të mërkurën se i ka paraqitur Këshillit, projektin e kornizës së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime. Projekti është një përgjigje e kërkesës së vendeve anëtare e bërë në mars të këtij viti, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori vendimin për hapjen e bisedimeve me të dy vendet.

Korniza e negociatave përcakton udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të udhëhiqet ky proces. Sipas një deklarate të Komisionit, “korniza ndahet në tri pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit, përmbajtja e tyre dhe procedura që do të ndiqet. Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta miratojnë në tërësinë e tij legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe futjen në fuqi të tij pas anëtarësimit”.

Shtetet Anëtare, kanë marrë njëkohësisht dhe një përditësim të ecurisë që të dy vendet kanë realizuar nga muaji mars kur u mor dhe vendimi në favor të hapjes së bisedimeve. Pasi t’i kenë miratuar kornizat e negociatave, Presidenca e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë pozicionin e dakortësuar të BE-së, në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, e cila do të shënjojë dhe fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Pikërisht në këtë fazë kornizat e negociatave do të bëhen publike.

Komisioneri europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se “dita e sotme shënon një tjetër hap të rëndësishëm rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke mbajtur angazhimin tonë, ne përcaktojmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një orientim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm”, u shpreh komisioneri Varhelyi, duke shtuar se “pres me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartazi në Bashkimin Evropian dhe unë jam i sigurt se ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në udhën e tyre drejt BE-së, ashtu siç kanë bërë deri më tani”.

Për Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca: “tani është thelbësore që qeveria shqiptare dhe institucionet e tjera përkatëse shqiptare të vazhdojnë ta përqendrojnë veprimin e tyre në adresimin e të gjitha kushteve të përcaktuara nga Këshilli marsin e kaluar, me vullnet të fortë politik, me frymë bashkëpunimi dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar”. zëri i amerikës

Besiana Kadare zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB: Përgjegjësi e jashtëzakonshme, Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të jetë zv.president e OKB-së duke përfaqësuar Shqipërinë e cila u përzgjodh sesionin e 75 të Asamblesë së OKB.

Kadare thotë se është një privilegj dhe përgjegësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm ndërkohë sqaron se Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

Ndërkohë President i Asamblesë së Përgjithshme në OKB u zgjodh ambasadori turk Volkan Bozkir, për të cilin Kadare thotë se mezi pret të punojë në një sesion historik.

 

STATUSI I BESIANA KADARESË

 

Krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Shtë një nder i veçantë të shërbejë si VP i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

 

Është një privilegj i tillë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)

# UNGA75

(BalkanWeb)

Ky virus është i pabesë! Kolegët flasin të përlotur për mjekun që ndërroi jetë nga Covid

Mjeku Arjan Pushi, i prekur me Covid, ndërroi jetë ndërsa trajtohej tek infektivi. Kolegët e tij të pyetur nga ‘News 24’ shprehën të përlotur dhimbjen për humbjen e mjekut.

Prof. Dr. Ivanaj tha se mjeku u infektua në krye të detyrës:

“Është një humbje e madhe për ne, por veçanërisht për familjarët e tij, për bashkëshorten Norën dhe vajzën e tij Kristinën. Arjani ishte në luftë kundër virusit, ai la jetën e tij në këtë virus. Çfarë mund të bëjë më shumë një person se sa për t’i dhënë kujdes të tjerëve të infektohet? Duke dhënë kujdes për të tjerët u infektuam. Nuk është QSUT që infektoi të tjerët”.

Një tjetër koleg shprehet për të:

“Nuk është viktimë e pakujdesisë, ai ka përdorur maskë që në janar, ka qenë shumë i kujdesshëm. Por është një viktimë e rastësisë. U them njerëzve të mbrohen sepse virusi është i padukshëm, është i pabesë, mos takoni njeri, harrojeni edukatën, mbani distancën, mbani maska”.

Një ditë më parë në media u njoftua se një prej të intubuarve ishte mjeku i QSUT-së, i Repartit të Hematologjisë. Mjeku 57 vjeç u raportua se ishte rënduar ditët e fundit.

Edhe mjeku Renato Osmenaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Arjan Pushi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai i ka dedikuar një mesazh mjekut reanimator, që ndërroi jetë pasi u prej nga COVID-19.

Na fal që të lamë të ikësh! Qofsh i parajsës!“, shkruan Osmenaj.

Kiçmari: Mendoj se sonte Presidenti është dashur të japë dorëheqje

Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK’së, Sabri Kicmari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.

‘’Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president. Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë. ‘’, tha ai.

‘’Nuk është e zakonshme‘’

‘’E vërteta është se akzua është e rëndë. Barra për shtetin dhe shqoërinë është e rëndë. E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës. Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional.’’, shtoi profesori universitar.

‘’Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më  i mirë i presidentit është e diskutueshme. Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë. Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje. Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni.’’, përfundoi Kicmari. /Express/

Me Covid-19, vdes në mëshirë të fatit në autoambulancën ku kishte sherbyer për vite shoferi i urgjencës

Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgjencës ishte infektuar me COVID-19, dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi. Por, siç bëjnë me dije burime të afërta me të ndjerin, ai kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. Qytetarët që e kanë parë Ndreun kanë thirrur për ndihmë numrin e urgjencës 127, dhe për ndihmë është dërguar një autoambulancë e vjetër, pa asnjë mjekë dhe aparaturë.

E vetmja ndihmë e parë që iu dha vetë-dhënësit të ndihmës së parë, ishte oksigjeni, por i pamjaftueshëm. Autoambulanca që u dërgua nga QKUM-ja është makina me targat, TR 9926 K, makinë që për shumë kohë ishte drejtuar nga vetë i ndjeri.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila deri tani është mbajtur e fshehur nga autoritetet shëndetësore, është mjaftuar me një ngushëllim të thatë nga QKUM-ja në rrjetet sociale, ku shkruhet se Artur Ndreu vdiq në mënyrë të papritur.

Ndërron jetë mjeku i parë me COVID në Shqipëri

Ndërron jetë mjeku i parë me COVID në Shqipëri.

Arjan Pushi ndërroi jetë mesditën e sotme te Infektivi.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur në rrjetet sociale kolegu i tij Bernard Progni.

Jepet dënimi i parë për dosjen “Habilaj”- 10 vite burg për Armando Koçerrin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Kocerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj.

Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, pasi u ul 1/3 së dënimit.

Kocerri u arrestua në Vlorë në banesën e tij në Babicë në vitin 2017 me 4 ton lëndë narkotike. Ai është i pari i dënuar në Shqipëri për këtë dosje, pasi tetë anëtarët e grupit Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mesuraj, Meridian Sulaj dhe Armando Sulaj ndodhen në Itali ku janë dhe duke vuajtur aktualisht dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

Bilanci i hidhur i Shqipërisë: 20 viktima në 10 ditë nga koronavirusi

Me 20 viktima dhe 744 të infektuar, 10 ditëshi i fundit i Qershorit është periudha me bilancin më të rëndë që nga nisja e pandemisë në fillim të Marsit.

Nga 18 Qershori, mesatarisht 2 persona kanë humbur jetën çdo ditë. Numri më i lartë është regjistruar në 18 dhe 28 Qershor, me 3 viktima.

Në rritje ka ardhur edhe numri i pacientëve që kanë patur nevojë për shtrim në spital dhe terapi intensive. Mes tyre ka edhe mosha të reja, 2 prej pacientëve janë nën 30 vjeç.

Që prej rastit të parë të zbuluar në 8 Mars, në Shqipëri janë infektuar 2466 persona.

Në 10 ditët e fundit, të dhënat tregojnë edhe rritje të ndjeshme të rasteve në të gjitha vendet e rajonit dhe vende të ndryshme të botës. Serbia është shteti ballkanik me më shumë viktima e të infektuar, por rritje të shifrave ka pasur edhe Maqedonia e Veriut.

Gjykata e Shkodrës lë të lirë Behar Bajrin, personazhin kyç të grupit kriminal “Bajri”

Behar Bajri, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai cilësohej si një personazh kyç i grupit ‘Bajri’, i cili u arrestua në Roterdam, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës.

Pjesëtarët e fisit Bajti arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

Akuza e fortë e deputetit: Edi Rama, tradhtari i të gjithë shqiptarëve, pazarxhiu i trojeve tona!

Deputeti Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar të të gjithë shqiptarëve dhe pazarxhi të trojeve tona.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Maliqi thekson se Rama me pazaret e tij me Vuçiç dhe Beogradin i ka bërë dëmin më të madh të ardhmes së Kosovës.

Mesazhi i Maliqit:

Pseudo – atdhetari i shtirur Ramziu… Kur interesi personal të shtyn të bësh pazar me gjakun e të rënëve dhe me troje shqiptare.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar.Mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë, shkoi e trazoi edhe me mendjen e tij të sëmurë, shkoi e ngatërroi me zemrën e tij te ligë, shkoi e nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë që vetëm ai e ka.

Si rezultat gatoi këtë çorbë të prishur për Kosovën si edhe për të gjithë shqiptarët.. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës.

Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë…Poshte tradhetaret👎.

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, Besim Zekthi

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe spektatorëve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.

Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet në art, folku në tërësi dhe vallja popullore në veçanti, dëshmojnë se janë maja të dimensionit tonë artistik dhe shpirtëror. Dhe vallja popullore në ecurinë e saj, në mëvetësimin e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi.

Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe ndërimeve, që kanë ndjekur për katër dekada. Te ai burrë shtatlartë, i hijshëm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive, arti në tërësi dhe vallja në veçanti, skalitën tiparet e një personazhi që rrezaton.

Edi Rama shkon në Prishtinë si misionar i Beogradit! – Nga SALI BERISHA

Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datë 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veçmas të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

 

Ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës.

Miq, Edi Rama shkon në Prishtine si një provokator sepse vetë ai është sot pas Enver Hoxhës sinonimi më i shëmtuar i përçarjes kombëtare.

Për kujtesë:

1-Edi Rama në shtator të vitit 2013, ende pa marrë votëbesimin në parlament dhe pa bërë betimin si kryeministër, shkon fluturimthi në Prishtinë dhe në fjalën e tij përçarëse në parlamentin e Kosovës detyroi të braktisin sallën e tij deputetët e LDK, partisë politike që themeloi shtetin e Kosovës.

2-Edi Rama gjatë këtyre 7 viteve ka ofenduar dhe sharë me gjuhën e një halabaku ordiner pothuaj çdo udhëheqës politik të Kosovës për motivin e vetëm se ata nuk kanë pranuar të mbështesin shërbesat e tij ndaj Beogradit ose kanë reaguar ndaj deklaratave të tij kundër Kosovës dhe qëndrimeve të lidershipit të saj.

3-Ai është njeriu që për llogari të Beogradit ndezi në mënyrë të pabesueshme midis Tiranës dhe Prishtinës luftën e ftohtë për t’i dhënë mundësi padronit të tij që liderët dhe shqiptarët e Kosovës t’i paraqesë si “shqiptarci” të ligj, si njerëz që kanë zbritur nga mali dhe që janë “dru me pre” në kontrast me “albanci” të mirë të Tiranës, me të cilët “nema problema” dhe se me ta mirëkuptohemi mirë e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis është kryeministri i vetëm në botë që ka ngritur padi në gjykatë kundër kryeministrit të një vendi tjetër siç ka bërë ai kundër ish-kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri është njeriu që promovoi së bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si të tyre, projektin e Vuçiçit për Serbinë e Madhe me “shkëmbim territoresh”, vetëkuptohet sipas rregullit të ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas dështimit të turpshëm historik në Samitin e Berlinit të projektit të Serbisë së Madhe “me shkëmbim territoresh”, de fakto ndarje të Kosovës, me urdhër të padronit të tij do firmoste projektin e ri të Serbisë së Madhe, traktatin famëzi të Novi Sadit me 720 nene, me të cilin Aleksandër Vuçiç fshinte nga harta republikën e Kosovës dhe perfshinte Shqipërinë si një republikë të re të Mini apo Jugosllavisë së re.

7- Ai edhe para firmosjes së traktatit famëzi të Novisadit është njeriu që fliste për autostradën Nish-Durrës sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e këtij aksi që tejshkon Kosovën nga kufiri me Shqipërinë në kufirin me Serbinë.

Këtë “harresë” të qëllimshme e bënte sepse ia kërkonte padroni i tij Vuçiç për të cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i një vendi të pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombëtar të Novisadit, Zografi bis së bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi në FB e tij, por edhe në tekste shkollore për promovim hartën e Mini Jugosllavisë de fakto Serbisë së Madhe, në të cilën Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Për të shitur projektin e ri të Serbisë së Madhe, Vuçiç me Edi Ramën organizuan në Tiranë samitin antishqiptar të nismës së Mini Jugosllavisë, në të cilën shndërruan Tiranën në kryeqytetin e sulmeve më të egra kundër Prishtinës.

Tani që është diskretituar përfundimisht para botës, por ”shyqyr që ra ky mort e u pamë”, ai me vizitën e tij blic në Prishtinë përsëri në dëm absolut të Kosovës, kërkon të paraqitet si “big brother” për interesa të Vuçiç dhe për Perëndimin si njeriu që “lëviz telat në Prishtinë”. Në të dy rastet ai synon të dëmtojë rëndë Kosovën, përfaqësimin e saj ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Miq, meqë Edi Ramës këto kohët e fundit i kanë hyrë në shpirt fantazmat e tragjedive të Shekspirit, po i rikujtoj me këtë rast dy vargje të gjeniut të pavdekshëm që i përshtaten plotësisht vizitës së tij blic në Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekatës ç’tu desh që erdhe në mes të natës”!

Duke përfunduar, dua t’i them me këtë presidentit të serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, se loja jote me argatë shqipfolës si Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi është lojë e rrezikshme, por kryekëput e dështuar.

Sikunder dua t’i përsëris edhe njëherë Esad Toptanit të ri se për aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, të pret fundi i tmerrshëm që historia u rezervon tradhtarëve të kombit.

Cakaj pas takimit me Grenellin: Nuk ka plane për ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se ka biseduar me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj tha se “nuk ka plane për ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbime territoriale apo nxitime për një marrëveshje të dëmshme”.

Më 27 qershor, me ftesë të ambasadorit Grenell ishte paraparë të mbahej takimi midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Takimi ishte parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e anuloi pjesëmarrjen në takim. Kjo ka ndodhur pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pjesëmarrjen në takim e ka anuluar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se pret që takimi midis dy palëve të ricaktohet së shpejti. rel

Fillon Mbrojtja e Masiveve të Gështenjave Në Veri Të Shqipërisë

Zona Veriore e Shqipërisë renditet e para përsa i përket sipërfaqeve të pemës së gështenjave.

Por dy vitet e fundit këto bimë janë prekur nga një dëmtues që po shkatron prodhimin në masën më të madhe.

Diçka e tillë ka sjellë edhe shqetësimin e fermerëve të zonës.

Masivi i gështenjave që shtrihet përgjatë Malësisë së Madhe është i pari në Shqipëri nga ku ditëve të fundit ka nisur luftimi i grenxës së zezë.

Specialistët e bujqësisë thonë se ky insekt ka infektuar pemët vitet e fundit duke nxitur një reagim.

Ditët e fundit ata kanë gjetur një zgjidhje e cila vjen nga një laborator evropian.

Bëhet fjalë për një tjetër insekt i cili ndihmon në eliminimin e grenxës së zezë.

Përvoja e vendeve të rajonit, ne veçanti e shtetit italian, ka treguar se luftimi në mënyrë biologjike i kësaj grenxe është zgjidhja më e mirë.

Kjo mënyrë përjashton përdorimin e pesticideve duke e lënë bimën pa mbetjet kimike të cilat mund të ndikojnë tek prodhimi.

Kultivimi i gështenjave në plantacione është një nga burimet e ekonomisë për këto zona.

Sipas të dhënave gjatë 2019 në zonën e Reçit në Malësinë e Madhe, prodhimi ra me 15%, duke krijuar një ngërç edhe tek eksporti.

Pikërisht në këtë fshat verior ka nisur edhe ky program kombëtar për mbrojtjen e masiveve të gështenjave.

Si fillim do të trajtohen rreth 450 hektarë duke u synuar që brenda vitit të mbulohen 1000 hektarë.

Ndërkohë Shqipëria ka një sipërfaqe rreth 2400 hektarë të mbjella me gështenja të cilat kërkojnë këtë trajtim.

Eksportet e këtij produkti arrijnë deri në 6 mijë ton në vit duke mbështetur kështu financiarisht një numër të lartë familjesh./Burimi: VOA

Arian Çani: Tahiri të tregojë provën që ka fshehur ose do ketë fund të tmerrshëm

Gazetari Arian Çani, përmes një postimi në Twitter thotë se pas vendimit për rigjykimin e Saimir Tahirit është koha që ish-ministri të tregojë se kush brenda partisë së tij po kërkon ta shkatërrojë.

Çani flet për një provë të fortë që Tahiri e ka depozituar diku dhe shton se është koha që ish-ministri i Brendshëm të flasë ose do të ketë një fund të tmerrshëm.

“Koha që Sajme Tahiri të tregojë kush nga partia e tij kërkon t’i bëjë gropën me patjetër.

Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar provën diku.

Koha urgjent për t’ia thënë dhe publikut.

Nëse nuk e bën, atëherë fundi i tij do të jetë i tmerrshëm”, deklaron Arian Çani.

Apeli merr vendimin befasues për Saimir Tahirin, rikthehet në pikën zero beteja e ish-ministrit të Brendshëm

TIRANË

Beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me drejtësinë nuk përfundon këtu.

Pas një procesi maratonë, Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të premte të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin Tahiri.

Nga Gjykata e Apelit, gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” dhe “News24” se procesi i Saimir Tahirit rikthehet sërish në pikën zero. Në këtë mënyrë, ish-ministri do të rinisë nga e para përballjen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme, si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin kriminal “Habilaj”.

Sali Berisha: Nuk zbehet lufta e UÇK-së, e vlerësoj vendimin e Thaçit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Berisha tha se akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga lufta e Skënderbeut.

Berisha tha se uron që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre duke vlerësuar vendimin e Thaçit për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit.

Vjosa Osmani: Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas publikimit të aktakuzës së Prokurorit të Specializuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosovës i duhet drejtësi.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Sipas saj, “Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë”.

“Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, ka deklaruar Osmani.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Pas njoftimit për ngritje të aktakuzave, presidenti Thaçi, ka anuluar vizitën e tij në Uashington, ku ishte planifikuar të zhvillohej një takim me zyrtarët serbë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës./Express

Shqipëri, Koronavirusi po prek moshat e reja, vdes 34 vjeçarja

Armand Mero

Në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta rastet e reja, ndërsa që prej dy javësh janë shtuar ndjeshëm dhe viktimat. Sot u njoftua për një 34 vjeçare e cila humbi jetën. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të infektuarit që po shfaqin shenjat klinike, janë tanimë dhe mosha të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, ka patur 67 të prekur, të zbuluar në 17 qytete të ndryshme të vendit

Të dhënat e të paktën dy javëve të fundit po dëshmojnë, ashtu siç dhe vetë mjekët e kanë pohuar, se Koronavirusi në Shqipëri, nuk e ka humbur forcën dhe po shfaqet agresiv. Që prej 11 Qershorit mesatarja e vdekjeve është një person në ditë. Në total në Shqipëri numërohen 47 viktima, nga të cilat më shumë se një e katërta vetëm në 14 ditët e fundit.

Autoritetet njoftuan sot se një 34 vjeçare nga Librazhdi ka humbur jetën. E reja “vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë”, deklaroi zonja Marjeta Dervishi e Institutit të Shëndetit Publik.

Viktima e sotme është më e reja në moshë, mes atyre që kanë humbur jetën. Ministria bëri të ditur se virusi po shfaqet me komplikacione shëndetësore të rënda jo vetëm te të moshuarit. Në spital “vijon të ketë shtrime me simptoma të rënduara si pasojë e COVID 19, duke përfshirë dhe mosha të reja që po shfaqin gjendje të rënduar shëndetësore”, bëri të ditur zonja Dervishi.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, ndërsa po rritet numri i atyre që janë në një situatë kritike. Të paktën 14 pacientë janë në terapi intensive.

Edhe rastet e reja mbeten po ashtu në nivele të larta. Në 24 orët e fundit jnë konfirmuar 67 të prekur, të zbuluar në 17 qytete të vendit. Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është mbi 2100 persona, por gati 40 përqind e tyre i përkasin 16 ditëve të fundit, ku mesatarja ditore ka qenë prej 53 të prekurish.

Heqja e masave shtrënguese, pasoi një mungesë të përgjithshme të respektimit të rregullave dhe protokolleve të sigurisë shëndetësore si nga individët po ashtu në masë të madhe dhe nga institucionet dhe ndërmarrjet pubilke e private.

Tiranë: Rekord maksimal shtrimesh me Covid-19 në Spitalin Infektiv

Në Tiranë, Spitali Infektiv shënoi sot një rekord maksimal me shtrimin e 81 pacientëve, një më shumë se shtrimet më 2 prill, kur ishte kulmi i valës së parë të epidemisë.

Një tjetër shifër e lartë janë edhe 11 pacientët të vendosur në terapi intensive. Gjysma e të shtruarve është nga Tirana dhe mosha mesatare e tyre është rreth 61 vjeç.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot edhe 52 raste të reja pozitive të personave me Covid-19, shumica në Tiranë, Vlorë, Krujë e Kurbin.

Deri tani janë 2047 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, por aktivë aktualisht janë 807 raste, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. zëri i amerikës

VIDEO – Rrëfimi i rrallë i djalit të Moikom Zeqos: Pishman i madh që vdiq pa mua, ja çfarë e shqetësonte më shumë

Djali i Moikom Zeqos, Epidamn Zeqo, vjen në një rrëfim të rrallë për të atin, duke treguar edhe pengun e madh pas ndarjes nga jeta një javë më parë. Në një intervistë për News24, ai flet për marrëdhënien e prerë nga vdekja.

“Normal unë isha shumë larg, këtë e kam pishman. Nuk kam shumë pishmane me babin, pishmani më i madh ishte se vdiq pa mua, nuk isha në spital me të”, rrëfen i biri i Moikomit.

Megjithatë, ai tregon se deri në ditët e fundit të jetës Moikom Zeqo ndiqte me shqetësim ato që ndodhnin në Shqipëri.

“Debati i fundit me babain, ishte për Bylisin. Babai ishte shumë i shqetësuar për të dhe ishte shumë i sëmurë kur doli çështja”, tregon më tej ai.

Ndërsa zbulon ngjarje të rënda të lidhura me Kosovën, për të birin, Moikom Zeqo, ka lënë pas një trashëgimi të pasur.

“Babai ishte rrahur si opozitar. Ishte arrestuar në Mal të Zi prej luftës së Kosovës. Nuk paguante ndonjëherë në restorante, s’kishin asnjë interes se nuk kishte pushtet. Im atë asnjëherë s’ka pas pushtet, ai kishte pushtet moral. Babi im ka pasur gjithnjë interesin e popullit, jo të elitës”, përfundon djali i shkrimtarit të ndjerë.

Moikom Zeqo, figurë erudite, autor i më se 70 librave, u përcoll në banesën e fundit të shtunën, ndërsa pritej që i biri të vinte nga Amerika.

Seancë e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Pa plotësuar 15 kushtet nuk ka hapje negociatash me BE

Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për situatën në Shqipëri, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në diskutim e tij reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ende priten rezultate konkrete për realizimin e reformave kyçe.

“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE.

Ai u ndal edhe në domosdoshmërinë e ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë Mbi rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, KASH me anë të një njoftimi përshëndet rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

KASH shprehet se uron që rifillimi i dialogut të çojë në arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, që do të normalizonte marrëdhëniet në rajon:

  

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) vëren me kënaqësi se kohët e fundit janë intensifikuar ndjeshëm nismat dhe veprimet politiko-diplomatike për përshpejtimin e fillimit të dialogut dhe arritjen  e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

KASH e çmon si inkurajues faktin që partnerët kryesorë të këtij procesi, BE dhe SHBA-të e kanë përgënjeshtruar mundësinë e  çdo ndryshimi territorial apo të kufijve në mes të dy shteteve, në çfarëdo forme, në kuadrin e Marrëveshjes së ardhëshme. Rikujtojmë më këtë rast Letrën tonë të datës 5 Mars për Presidentin Trump ku, ndër të tjera, nënvizonim se “çdo qasje alternative për mundësinë e rishikimit të territoreve mbi bazën e parimeve etnike mund të minonin stabilitetin në Kosovë dhe në shtete e tjera multietnike”

KASH përshëndet institucionet dhe forcat  politike në Kosovë, për vullnetin dhe gatishmërinë  që po tregojnë për përmbylljen e këtij procesi të rëndësishëm për shtetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal. Në këtë vazhdë, KASH thekson fuqimisht se tani është momenti që të lihen mënjanë mëritë dhe grindjet politike në Kosovë dhe në tërë hapësirën shqiptare në Ballkan.

KASH bënë thirrje që, në vend të protagonizmit politik dhe ndasive artificiale partiake, të kërkohet më shumë se kurrë konsensus dhe unifikimi i pozicioneve politike, me qëllim që Republika e Kosovës të përfaqësohet sa më denjësisht, si në aspektin politik e ashtu dhe atë profesional, në këtë dialog historik.

KASH përshëndet ngrohtësisht Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nismat më të fundit, lidhur  me përshpejtimin e këtij procesi.

Në këtë kuadër,  KASH vlerëson rëndësinë e angazhimit dhe rolit drejtues të  Kancelares gjermane  Merkel dhe Presidentit francez  Macron, ky i fundit dhe si mikpritës i  Samitit te posaçëm në Paris më 17 Korrik.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret dhe përshëndet  zhvillimin  më 27 Qershor, në Shtëpinë e Bardhë, të Takimit të posaçëm, me pjesëmarrjen e  udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë,  nën kujdesin e Presidentit Trump dhe të Dërguarit të tij të Posaçëm, Richard Grenell.

Ne shprehim besimin se ky takim, do t’i japë një impuls dhe shtysë të re dhe cilësore dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë – Serbi, duke filluar nga fusha ekonomike, në vijim të dokumentave  të nënshkruara në shkurt të këtij viti mbi transportin ajror dhe hekurudhor.

Me këtë rast, KASH e sheh të nevojshme të ritheksojë se suksesi i mëtejshëm dhe i qëndrueshëm i këtij dialogu historik dhe sfidues e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet SHBA-ve me BE-në. Betejat e përbashkëta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe  arritjet e tjera madhore të Kosovës dhe të Ballkanit Perendimor në përgjithësi,  në 20 vitet e fundit, janë dëshmitë më  të mira të përparësive të këtij bashkëpunimi strategjik të aleatëve Euro-Atlantik. Për më tepër, Kosova, Serbia, sikundër edhe i gjithë Ballkani Perendimor, ndajnë  objektivat e përbashkëta strategjike dhe veçanërisht të  liberalizimit të vizave dhe hyrjes në BE, antarësimit  në NATO dhe në përgjithësi, integrimi në ombrellën Euro-Atlantike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, beson fuqimisht se takimi i Ëashingtonit, më 27 Qershor, si  dhe ai në Paris, më 17 Korrik, janë dy anë të të njëjtës medalje dhe do të shënojnë intensifikimin e një bashkëpunimi dhe më efikas e të frytshëm SHBA – BE, deri në realizimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë të integritetit dhe sovranitetit të secilit vend.

Së fundi, falë ekspertizës, kapaciteteve dhe pranisë të ambasadorëve të nderuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që kanë shërbyer në Kosovë, Beograd, Londër, Bruksel, Ëashington, Paris, Berlin, Romë, Strasburg dhe gjetkë, KASH është i gatshëm të japë ndihmesën e vet, në përshpejtimin dhe përfundimin e këtij procesi me rëndësi dhe rrjedhoja madhore për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë e Serbi, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Ndahet nga jeta kreu i degës së PD Krujë, Basha: Humbëm një nga drejtuesit më të shquar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot është ndarë nga jeta kreu i degës së PD në Krujë Reshit Merlika.

Basha nënvizon se Merlika ishte një person me integritet, duke shtuar se PD humbi një nga drejtuesit më të shquar të saj.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë.

Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij.

Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka.

Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!

Në Shqipëri 71 raste të reja me COVID-19, rritet numri i të shtruarve në spital

TIRANË

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste pozitive me koronavirus.

MSH thekson se 71 të infektuarit janë kryesisht raste të reja, ndërsa shton se ka dhe shtrime të reja në spital, ku ka shkuar në 78 numri i pacientëve te Spitali Infektiv.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Deklarata e Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend. Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjies, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1


Send this to a friend