VOAL

VOAL

Ish-ambasadori amerikan, Chris Hill: Unë nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën, por dialogun

Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë në vitet ’90 Christopher Hill, i cili po qëndron në Tiranë këto ditë është pyetur edhe për ‘non gratën’ e dhënë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

 

Hill është shprehur se, nuk do të kishte zgjedhur asnjëherë sanksionet, shpalljen ‘non grata’ për kryedemokratin, Sali Berisha.

“Shiko, unë kam opinionet e mia personale për këtë, se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë, zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat, por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione’, ka deklaruar ish-ambasadori Chris Hill për TCH.

Ai u ndal edhe te roli i ish-ambasadorëve në debatet aktuale politike, duke theksuar se është e gabuar që ish-diplomatët të ndërhyjnë publikisht në çështje të ndjeshme.

‘Mendoj se do të ishte një gabim, për një ish-diplomat amerikan të vinte të bënte shumë komente për këtë. Nuk besoj se ndihmon askënd’, ka theksuar, ish-ambasadori Christopher Hill.

“Më 8 dhjetor një grup studentësh firmosën veten si të pamposhtur”- Berisha: Sot Gjenerata Z, zëdhënësja më e guximshme e idealeve të kohës

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës përpara kryeministrisë me rastin e ditës së rinisë, 8 dhjetori.


Berisha përmendi vlerësimin e tij për gjeneratën Z ,që sipas tij sot përfaqëson idealet më të larta të kohës dhe aspiratave njerëzore.

Sakaq, kujtoi edhe studentët e dhjetorit ’90, që sipas tij firmosën veten si të pamposhtur megjithëse regjimi i Ramiz Alisë, u rezervoi “kërbaçin”.

BerishaKëto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë e cila janë të rinjtë, që në fakt përmbysin diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. E vërteta se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme dhe më e shkëlqyer e idealeve të kohës ,e aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e UT, ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.

Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur. Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra nuk qenë dakord. Në një natë të 8 dhjetorit dolën në protestë në qytetin e tyre. Ata në 1 të natës u pritën nga presidenti, i cili pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit. Të nesërmen mbushën sheshin dhe rrugët. Firmosën veten si të pamposhtur, qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër dhe shtypës të kohës. Sot pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Për studentët e dhjetorit nuk kishte një forcë politike që tu dilte zot. gsh

Berisha: Vetëm në një telefon të Evis Berberit janë 2700 mesazhe nga Balluku- Janë 407 minuta video…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u ndal tek hetimet për Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra tha se në telefon e vartësit të saj, Evis Berberi janë mbi 2700 mesazh.

 

Sipas Sali Berishës, këto mesazhe janë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.

“Vetëm në njërin telefon të Berberit ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë”, tha Berisha, duke shtuar se “kleptokracia është në panik të tmerrshëm”.

Berisha: Lubia nuk ka bërë asgjë, vetëm ka zbatuar urdhrat. Mesazhet shumë më tepër të Lubisë tek Evis Berberi që dje filloi ta merrte në mbrojtje janë të Ramës.

Janë mbi 2700 mesazhe. Vetëm në njërin telefon të Berberit ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë. Janë 4 telefona ata. Kleptokracia është në panik të tmerrshëm. Faktikisht pret shqiptarët të lajnë duart me të. Panorama

Dita e Rinisë, Berisha kujton 8 Dhjetorin 1990: Nën udhëheqjen e Azem Hjadarit nisi revolucioni demokratik, uragani ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 8 Dhjetorin 1990, ku studentët nën udhëheqjen e Azem Hajdarit nisën protestat për të rrëzuar regjimin komunist.


Në fjalën e mbajtur me rastin e Ditës së Rinisë, Berisha vlerësoi  figurën e Azem Hajdarit, ndërsa theksoi se protestat dhe revolucioni demokratik ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.

Berisha tha se studentët  e dhjetorit 1990 ‘ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa’.

“Si sot 35 vite më parë më 8 dhjetor 1990 studentët e UT dhe shkollave të tjera të lartë të udhëhequr nga Azem Hajdarit nisën protestat, revolucionin demokratik që si një uragan iu vërtetë ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik. Sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si datën më të rëndësishëm në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë.

8 dhjetori 1990 është ditëlindja e lirive. Në këtë datë engjëjt e demokracisë të udhëhequr nga prijësi i tyre legjendar Azem Hajdari u ngritën në Tiranën në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste

Studentët ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa”, tha Berisha. gsh

Mediu takon kongresmenë në SHBA: Theksuam nevojën e vlerësimit të problemeve të gjyqësorit, të zgjedhjeve dhe krimit organizuar

Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të lartë, duke intensifikuar diskutimet mbi gjendjen politike dhe institucionale në Shqipëri.

Në qendër të bisedave kanë qenë problematikat e zgjedhjeve, krimit të organizuar, korrupsionit qeveritar dhe përdorimit politik të sistemit të drejtësisë, çështje për të cilat interesimi dhe shqetësimi i partnerëve amerikanë është rritur ndjeshëm pas seancave të fundit dëgjimore në Kongres.

Me përfaqësues të rëndësishëm të komiteteve kyçe të Kongresit, Mediu ka ndarë analizën dhe shqetësimet lidhur me rrezikun që paraqesin këto zhvillime për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri.

Reagimi:

Uashington DC
Gjatë vizitës në SHBA vazhdova takimet me miq në Kongres.
Mëngjes miqësor pune, me kryetarin e Komisionit për Europën Kongresmenin KeithSelf i cili organizoj seancën dëgjimore për Ballkanin, mikun Eduard Jospeh një nga dëshmitarët kryesor të kësaj seance në kongres, ku u theksua nevoja e vlerësimit të problemeve të gjyqësorit në Shqipëri dhe problemeve të zgjedhjeve dhe krimit organizuar.
Kongresmenin Pete Sessions Kryetar i Komisioni i Mbikëqyrjes së Kongresit për Operacionet e Qeverisë, Kongresmenin Robert Aderholt Kryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongres, Kongreswoman Virginia Foxx Kryetare e Komitetit të Rregullave në Kongres, Kongresmenin Jonathan Jackson, Kongresmenin Juan Vargas, si dhe me përfaqësues të Komitetit për Drejtësinë.
Në këto takime biseduam për situatën e rëndë politike në Shqipëri manipulimin e zgjedhjeve të denoncuar qartë nga raporti i ODHIR, krimi i organizuar lidhur me kartelet e drogës dhe ndikimi tyre i fuqishëm në politikë dhe qeveri, korrupsioni i qeverisë dhe veçanërisht përdorimi politik i gjyqësorit për të shkatërruar opozitën. bw

PAKETA E ALPEVE- Nga Ibrahim Hajdarmataj

Bashkia Tropojë është një njësi administrative në verilindje të Shqipërisë, pjesë e qarkut të Kukësit. Ajo përfshin një territor prej 1,057.3 km² dhe ka një popullsi prej rreth 14,189 banorësh, sipas Institutit të Statistikave.

Në qendër të fshatit Tropojë u organizua një takim pune me kryetarët e fshatrave të njësive administrative Tropojë, Bytyç dhe Margegaj. Administratori i njësisë administrative Tropojë, Adem Beli, kishte bërë një përgatitje serioze për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Inxhinieri i talentuar Kristaq Puleri bëri prezantimin e “Paketës së Alpeve”. Po kështu, kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, u ndal tek rezultatet e pritshme që do të ketë Tropoja nga këto projekte.

Inxhinieri Egzon Muhameti, nëpërmjet skicave, demonstroi projektin para të pranishmëve. Me shumë interes u ndoq edhe fjala e administratorit të njësisë administrative të Bytyçit, Isa Hoxha.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe administratori i njësisë administrative të Tropojës, Adem Beli, si dhe përgjegjësi i njësisë administrative të Margegajve, Flor Metaliaj.

Unaza e Bjeshkëve prej Markoshit në Tropojë, duke përfshirë rrugën e Dragobisë dhe të Ceremit, do të jetë një rrugë me standarde të larta. “Rruga e Alpeve Turistike” mundëson zhvillimin e Tropojës, duke kaluar shumë afër staneve ekzistuese, ndërsa në Qafën e Dobërdolit, në 2200 metra mbi nivelin e detit, do të ndërtohet edhe një tunel 1 km e 20 metra i gjatë.

Ky projekt do të ketë mbi 1 mijë kilometra shtrirje gjeografike.

U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit dhe e bashkëveprimit me shtetin kufitar Mali i Zi, duke u lidhur me rrugë automobilistike, e cila do të sjellë zhvillim turistik, ekonomik dhe kulturor.

Pjesëmarrësit u zotuan se do të japin kontributin e tyre në drejtim të “Unazës së Bjeshkëve” dhe “Paketës së Alpeve”.

Ivanka Trumpi studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan tre libra për Shqipërinë, mes tyre dhe veprën e Kadaresë

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po studion seriozisht historinë e Shqipërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë, “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Sakaq, Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.

  • foto galeri

“Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri”- Berisha: Ka në dorë video intime dhe foto të ministrave e deputetëve! Pse zgjodhi të bëhej një Nuredin Dumani!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një reagim të gjatë, ku komenton zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj Belinda Balluku, tashme e pezulluar me vendim të Gjykatës Antikorrupsion për aferat me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Berisha pretendon se Balluku është vënë në pozitën e një “të penduare publike” dhe se, sipas tij, ajo po ushtron presion ndaj strukturave politike dhe institucionale për të mbrojtur veten.

Lideri opozitar akuzon kryeministrin Edi Rama për përfshirje në çështje, duke thënë se Balluku “di më shumë se kushdo tjetër” për aferat e qeverisë dhe strukturat shtetërore.

“Lubia ka në dorë arkivën më të pasur të bisedave, mesazheve, videove intime dhe fotove të ministrave, deputetëve, zyrtarëve përfshirë këtu Ramën, Vlorë Hysenin, Ergys Agasin, prokurorëve, gjyqtarëve, por edhe ambasadorëve, gazetarëve, kundërshtarëve, si dhe lajkatareve etj”, shkruan Berisha.

Berisha thotë se Balluku ka kërkuar mbështetje të plotë politike brenda PS, ndërsa pretendon se mes saj dhe kryeministrit Rama ka pasur tensione të ashpra lidhur për hetimin ndaj saj.

Reagimi i Sali Berishës

Më mirë e penduara e Sovranit se sa e penduara e Dumanit!

Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri.

Miq, pas komunikimit në prokurori të akuzës për vjedhje të 50 milionë eurove vetëm me tunelin e Llogarasë, me Lubi Ballukun ka ndodhur diçka e paparë ndonjëherë në tërë historinë e shtetit shqiptar. Ajo, në një vendim që lë mbrapa edhe Ledi Makbeth, vendosi të bëhet e penduar. Por i tha vetes: “Më mirë e penduara e Sovranit se e penduara e Dumanit.” Pas këtij betimi, ajo shpalli publikisht moton “Do t’ju marrë me vete” dhe e shpërndau atë rrufeshëm skaj e anë të narkoshtetit. Moton ajo e mori nga balada “Cili viu, viu, viu, kush ia bën, ia bën vetiu.” Me këtë moto, njëlloj si balada, Lubia, tashmë e penduara e Sovranit, lemeriti deri në palcë kupolën e mafies shtetërore: vetë Ramën, ministrat, zyrtarë të lartë, gjyqtarë, prokurorë, kryepolicë etj., por edhe shërbëtorët e paguar të saj në media.

Të dashur miq, me shumë të drejtë ju pyesni: pse Lubia vendosi të bëhet Nuredin Dumani qeveritar publik? Pse ajo mori këtë rol? Përgjigjja është komplekse.

Së pari, ajo mori këtë rol sepse ajo dinte për Ramën dhe narko-nomenklaturën më shumë se kushdo tjetër, madje edhe se vetë Rama dhe Hyseni, apo dhe më shumë se ç’dinte Nuredini për Talon, Suelin, Taon e tij. Bistri dhe Agim Ismaili, me urdhër dhe për llogari të saj, kishin regjistruar dhe hakeruar për vite e vite cilindo që ajo i kishte urdhëruar. Lubia ka në dorë arkivën më të pasur të bisedave, mesazheve, videove intime dhe fotove të ministrave, deputetëve, zyrtarëve përfshirë këtu Ramën, Vlorë Hysenin, Ergys Agasin, prokurorëve, gjyqtarëve, por edhe ambasadorëve, gazetarëve, kundërshtarëve, si dhe lajkatareve etj.

Së dyti, tek Lubia u zgjua geni i keq. Ajo është mbesa e një serial killeri gjakftohtë, terroristit Beqir Balluku, të cilin e kishin në diktaturë të gjithë frikë, madje edhe vetë serial killeri më brutal i regjimit, Mehmet Shehu. Pra, terrorin e ka në gjen, ndaj dhe menjëherë pas vendimit të saj për t’u bërë e penduara e Sovranit, Lubia vendosi:

Së pari, ajo ditën që SPAK-u i komunikoi akuzën, i komunikoi Ramës vendimin e saj për ta marrë me vete atë në rast se nuk do ta mbronte dhe secilin që do guxonte të hapte gojën kundër saj.

Së dyti, zgjoi në mesnatë makinerinë e gossip-it dhe mbushi Tiranën në çdo skaj e cep të saj me çuçurimën se “në Ankara më mori Rama” dhe se “për tunelin e Llogarasë kam zbatuar vetëm urdhrat e tij, ndaj dhe do ta marr me vete për leckash palloshin e gjatë.”

Së treti, po atë mesnatë, urdhëroi dhe pariti njeriun më të afërt të Ramës në media, ideologun e narkoshtetit Baton Haxhiun, të botojë editorialin me titull Korrupsionin gjeopolitik e bën kryeministri dhe nuk mund ta bëjë ministri, duke pohuar kështu se 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë nuk janë vjedhur nga Lubia, por nga Rama, sepse ajo ishte “vjedhje gjeopolitike”, kompetencë e kryeministrit, dhe se ajo, me urdhër të tij, tenderin e tunelit të Llogarasë ia dha kompanisë turke me ofertë 190 milion euro dhe jo kompanisë së dytë me ofertë 140 milion euro. Pas Batonit, me këto teza u vërsulën mbi publikun pa mëshirë pasi u paritën edhe Top Tuneli, Sokol B., Ymer Çorapje e shumë të paritur të tjerë.

Së katërti, ajo, tashmë e penduara e parë publike, të nesërmen e komunikimit të aktakuzës i kërkoi Ramës të mblidhte me urgjencë në selinë e PS qeverinë dhe kryesinë e PS. Në këtë mbledhje, me tone të egra kërcënuese të një prokuroreje, ajo iu drejtua të pranishmëve se “kushdo që do guxonte të çilte gojën, ajo do ta merrte me vete!”. Kurse Rama, duke i bërë një mbrojtje të plotë dhe pa kushte asaj, iu tha ministrave dhe anëtarëve të kryesisë së PS se SPAK-u ka sulmuar Partinë Socialiste dhe se Belinda nuk ka bërë asgjë, por gjithçka, e tëra kjo mesele është kundër tij, ndaj “mos guxoni ta sulmoni.”

Së pesti, kulmin e suksesit, Lubi Balluku, e penduara publike, e pati në kacafytjen prej 7 orësh me Edi Ramën në zyrën e tij.

Në këtë takim, Rama i kërkoi Lubisë dorëheqjen duke e siguruar se ai nuk do pranonte kurrë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, madje ai do bënte që SPAK-u të mos guxonte të kërkonte ndonjëherë një gjë të tillë. Kurse Lubia kërkoi prerë nga Rama që të mos zbatohej vendimi derisa ta shqyrtonte Gjykata e Lartë dhe të dërgonte ai dhe Këshilli i Ministrave kërkesën për pezullimin e vendimit të GJKKO.

Rama, në prani të dy dëshmitarëve, refuzoi kërkesën e saj të përsëritur që ai dhe Këshilli i Ministrave, dhe jo ajo vetë, t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese. Pas 7 orësh negociatash, Rama ndërpreu takimin për një darkë me mysafirë të lartë, dhe pas largimit të saj, u tha Ulziut dhe Don Agacios se pas darke ai di t’i mbushë mendjen asaj të japë dorëheqjen. Në fakt, ai takim nuk u zhvillua, sepse gjatë darkës Lubia i zuri atij kafshatën në fyt duke i dërguar me dhjetëra mesazhe, por edhe dokumenta dhe video nga dosja e SPAK-ut dhe arkiva e saj, me të cilat ia bëri darkën zeher dhe e bindi Ramën se dosja e Lubisë, de facto dhe de jure, ishte dosja më së pari e tij, dhe se aq sa mund të ndash tymin me blozën, mund t’i ndaje në atë dosje ata nga njëri-tjetri.

Të nesërmen, Rama, me të gdhirë, urdhëroi Don Agacion që, në një akt të pashembullt në historinë e Europës, të padisë në emër të tij dhe të Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Lubisë.

Së gjashti, pas këtij vendimi, ata të dy u vërsulën publikisht dhe fshehtas me të gjitha mjetet e presionit ndaj anëtarëve të gjykatës. Rama mashtroi publikisht çdo ditë shqiptarët. Ai shkoi aq larg sa shpiku opinione të Komisionit të Venecias që nuk ekzistonin, të cilat, sipas tij, nuk lejonin pezullimin e ministrit (lexo: kryeministrit) nga gjykata. Kurse vetë Lubia u mor me paritjen e gjyqtarëve, por edhe postime në emailet dhe celularët e tyre të perlave të mëkateve të tyre nga arkivi i saj.

Në të vërtetë, Lubia, e penduara publike, arriti me shpejtësi të pabesueshme të shpërfytyrojë pa u mbledhur për vendim Gjykatën Kushtetuese, e cila, duke shkelmuar mbi Kushtetutën dhe precedentin e vet, caktoi ditën e shqyrtimit dhe shpalljes së paligjshme të pezullimit nga detyra të Lubi Ballukut më 12 dhjetor.

Si përfundim, miq, Lubia, e vetme por e penduar publike, triumfoi dhe tani, njëlloj si në balladë: “Cili viu, viu, viu, kush ia bën, ia bën vetiu”, keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, të dy hipur në të njëjtin kalë!

gsh

Bulqizë- Protestë paqësore pas vrasjes së 15-vjeçarit Erjon Boba: Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba.

Me pankarta në duar dhe një heshtje simbolike, të rinjtë kërkuan më shumë siguri dhe vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballet rinia sot.
“Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve, duke theksuar se protesta nuk është vetëm në nder të viktimës, por një thirrje për gjithë komunitetin.

Protestuesit kërkuan që institucionet të marrin masa më të forta për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave të sigurta ku të rinjtë mund të shprehen dhe të kërkojnë ndihmë.

Protesta u zhvillua qetësisht dhe u shndërrua në një thirrje të fuqishme për reflektim dhe ndryshim. Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Edhe Barie Boba, e afërme e familjes së viktimës, dha një mesazh të qartë për rëndësinë e edukimit, kujdesit dhe parandalimit të ngjarjeve të tilla, si në rolin e edukatorit, ashtu edhe në atë të prindit.bw

Salianji: Unë dua të mund Ramën. S’mund të presim të vijnë zgjedhjet e tjera dhe të qajmë prap!

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, ka shpalosur projektin e tij për rrëzimin e qeverisë.

Gjatë intervistës në “Opinion”, Salianji tha se takimi me strukturat e PD në Durrës tregoi se demokratët kanë dëshirë për ta parë PD zgjuar dhe të ripërtërirë.

“Ishin 500 njerëz dje në takim. Dje në Durrës ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretarin e degës, më të votuarit e primareve. Ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

S’mund të presim të vijnë zgjedhjet e tjera, të qajmë prap, unë dua të mund Edi Ramën. Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne themi zgjedhjet janë vjedhur”, tha Salianji.

I pyetur se çfarë synon me këtë lëvizje, Salianji tha se sot PD nuk po funksion.

“Kam një lloj kontributi në PD, opozitë bëj se dua, nuk paguhem, as kam interes personal, personale e ktheu Edi Rama se më dënoi për politikë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Ishin 500 njerëz dje në takim. Dje në Durrës ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretarin e degës, më të votuarit e primareve. Ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu.

Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në. S’mund të presim të vijnë zgjedhjet e tjera, të qajmë prap, unë dua të mund Edi Ramën. Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne themi zgjedhjet janë vjedhur…

Nuk dua funksion në PD. Kam një lloj kontributi në PD, opozitë bëj se dua, nuk paguhem, as kam interes personal, personale e ktheu Edi Rama se më dënoi për politikë. bw

Ekonomistja: Duhet amnisti për kërkuesit e pensionit që nuk kapin 15 vite vjetërsi pune!

E ftuar në “News24 Fundjavë” ishte ekonomistja Romina Radonshiq e cila foli në lidhje me rritjen e pensioneve, sistemin e pagesave drejt digjitalizimit dhe parashikimet për vitin 2026, sipas raporteve të Bankës Botërore.

“Deri në këto momente flasim për numër të ulët të kontribuesve dhe numër të lartë përfituesish. Paqja fiskale lehtëson këtë gjë, por çedukon ata që kanë qenë të pa rregullt me kontributet”, tha ajo

Kushti aktual i 15 vite pune për të përfituar pension minimal duket se është “anomali” dhe penalizon shumë persona, veçanërisht ata që kanë punuar pak, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Qeveria tashmë deklaron se po punon në “rikonstruktimin e skemës për pensionet” dhe se do të përdorë bonuse në varësi të kontributeve për të përmirësuar përfitimet për pensionistët.

“Ka shumë persona që nuk kanë qenë pjesë e tregut informal të punës. Ishin të punësuar por nuk u janë paguar kontributet nga punëdhënësi.

Duhet të ketë një amnisti për ata që kanë humbur vitet e punës. Duhet të kuptojmë që shumë individë nga padija nuk kishin dijeni. Si mund të futemi në BE duke i lënë këtë kategori pa asnjë pension minimal”, tha ekonomistja.

Ajo u ndal edhe në mundësitë e rritjes së pensioneve apo indeksimit të tyre, teksa u shpreh se duhet pasur parasysh që shpesh pensionistët kursejnë nga barnat e nevojshme për të kuruar sëmundjet e tyre kronike, në pamundësi tjetër për të ëzuar e për t’u bërë nipërve dhe mbesave dhurata.

“Kur shau Trumpin, kishte Sorosin, tani ai është ‘non grata’”- Deputeti i PD flet për marrëdhëniet e kryeministrit me SHBA-të: I përmendën që mbështet narkotrafikantët

Deputeti demokrat Edi Paloka, u shpreh sot se kryeministri Edi Rama sulmoi SHBA-të dhe presidentin Donald Trump, ndërsa u miqësua me BE-në, ndërsa pas tij ka pasur si mbështetje Sorosin.

 

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ligjvënësi akuzoi kreun e mazhorancës se deri dje përdorte ambasadorët e SHBA dhe bënte presione nga salla e Parlamentit, kurse sot ka frikë dhe nuk shkon dot në SHBA.

“Frikë ka filluar të ketë edhe Rama, por jo me SPAK-un, por me ata matanë detit. Pse ka ndryshuar sjellja e Ramës. Ju mendoni se u bë kështu papritur dashnori i Europës Rama? A ndryshuar qasja nga përtej detit. Deri dje nuk guxonte të merrte frymë ambasadori ose ambasadorja amerikane, se shkonte në Kuvend Rama dhe na thoshte e patë, mori frymë e kishte me ju. Por ka ndryshuar marrëdhënia me SHBA, që me mosurimin për zgjedhjet e 11 majit. Që te mënyra se si reaguan për zgjedhjet që nuk e uruan. Keni dëgjuar ju që te urimi për Festën e Pavarësisë, festën Kombëtare t’i përmendet se ti mbështet narkotrafikantët, se ashtu ishte ajo trashë e trashë. Lufto, por mos u bëj ndihmës i tyre. I ka prerë gjithë shpresat“, tha ai.

Paloka hodhi edhe dyshime se diçka politike dhe diplomatike ka ndodhur, pasi Sorosi është non grata aktualisht në Amerikë dhe i ka prerë shpresat se do ketë më lajme pozitive andej.

Madje ligjvënësi nënvizon se ndoshta Rama vepron kështu që nesër të mbrohet e të thotë se po e godet SHBA se u doli kundër.

“Ka prerë të gjithë shpresat që andej do të ketë diçka pozitive, mendoj se mund të ketë edhe një informacion më shumë. Kur doli ky të thotë në media ndërkombëtare që SHBA nuk zgjidh çështje, ata hedhin bomba. Kur shau Trumpin kishte Sorosin ai nga pas, e mbronte Sorosi por tani Sorosi është vetë non grata tani. Mos po përgatitet që nesër të thotë po më godasin se u dola kundër?”, u shpreh deputeti i PD.

 

Paloka foli edhe për çështjen e nismës së qeverisë për të hapur 20 qendra pritjeje të emigrantëve në Shqipëri, duke e denoncuar si skandal.

Ai theksoi se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është të shpopullojë Shqipërinë dhe ta kthejë në një vend për emigrantët.

“Reagova i pari për këtë sapo e pashë lajmin. Është skandali i radhës i qeverisë. Rama vazhdon përfiton që me të njëjtën strategji që skandali të mbulojë skandalin. E kemi dëgjuar dhe atë që u tha për Gjadrin. Ai tha se nuk do të kishte më kampe. Ky është skandal. Ky është projekt që sapo Rama të hynte në politikën me projektin e Soros. Ky e ka projekt zhdukjen e shqiptarëve. E përdor për të mbajtur në pushtet veten. Ato që ia bën Europës Soros, këtu e kanë shumë kollaj. Për ta jemi hiç. Të na përzënë ne dhe ta kthejnë këtë vend për emigrantët. Rama siguron pushtetin e përjetshëm dhe këtu ka skllevër”, tha ai mes të tjerash. gsh

“Nuk është lëvizja e duhur!”- Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave do ketë ndryshime! Kur të duartroket armiku…

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke u shprehur se nuk ishte lëvizje e duhur për situatën që ndodhet PD sot.


“Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura”, tha ai, ndërsa shtoi se “kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë”.

Paloka tha se priste të dëgjonte disa propozime në takimin e Salianjit në Durrës, por nuk pa diçka të tillë.

“Prita të dëgjoja nëse do kishte propozime. Jam me këtë idenë që nuk duhet të kemi përçarje. Të presim edhe një javë, se kam përshtypje se mund të ketë ndryshime”, tha ai.

Më tej deputeti demokrat theksoi se ka parë në takim shumë të rinj të angazhuar dhe njerëz të pakënaqur, por shtoi se ambiciet personale nuk duhet të dëmtojnë grupin e PD-së.

“Pash që ka djem të rinj, njerëz që duan të ndryshojnë diçka që PD të vijë në pushtet, kishte edhe njerëz që janë të pakënaqur, kanë pretendimet e tyre, nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, përkundrazi, po të mos kesh ambicie nuk ke vlerë, por deri sa ambiciet e tua nuk i prishin punë grupit ku ti militon, s’ka asgjë të keqe”, tha ai.

Edi Paloka: Për këtë çështje, ndoqa takimin e Durrësit, isha kurioz të dija çfarë do ofrohen në atë takim. Pash disa nga bashkëpunëtorët të mi aty, që i vlerësoj shumë, pjesën më të madhe nuk e njihja, disa nga drejtuesit e partisë, ish-kryetarin e forumit Artoni, që foli aty. Pjesa tjetër, nuk e di çfarë ka ndodhur. Salianjin si koleg e vlerësoj, si të gjithë kolegët e tjerë.

Prita të dëgjoja nëse do kishte propozime. Jam me këtë idenë që nuk duhet të kemi përçarje. Të presim edhe një javë, se kam përshtypje se mund të ketë ndryshime, qoftë në intensitetin e kësaj. Pash që ka djem të rinj, njerëz që duan të ndryshojnë diçka që PD të vijë në pushtet, kishte edhe njerëz që janë të pakënaqur, kanë pretendimet e tyre, nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, përkundrazi, po të mos kesh ambicie nuk ke vlerë, por deri sa ambiciet e tua nuk i prishin punë grupit ku ti militon, s’ka asgjë të keqe.

Nëse vë para interesin tënd, ambicien tende në një situatë që nuk është ajo e mira edhe në PD, për të përfituar personalisht nuk ka asnjë vlerë. Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura. Mjafton një kriter, kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë. Me sa di unë, Salianji nuk ka shprehur ndonjë dëshirë publikisht.gsh

Meta paralajmëron për çështjen e detit me Greqinë: Mungon transparenca, rrezikohen interesat e Shqipërisë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për mënyrën si po trajtohet çështja e detit me Greqinë, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe veprime që, sipas tij, mund të dëmtojnë interesat e Shqipërisë.

Meta rikujton se çështjen e ka ndjekur për 13 vite, nga posti i ministrit të Jashtëm deri te ai i Presidentit. Ai paralajmëron se nëse Shqipëria i drejtohet Gjykatës së Hagës për “të gjithë çështjen”, dakordësitë e vitit 2018 rrezikojnë të shfuqizohen, përfshirë edhe vijën e drejtë bazë dhe 40 km² sipërfaqe detare.

Ish-presidenti apelon që çështja të mos trajtohet si “tender i fshehtë” dhe i bën thirrje institucioneve të veprojnë me transparencë, veçanërisht ministrisë së Jashtme, përpara vizitës në Athinë.

Reagimi i Ilir Metës:

ÇËSHTJA E DETIT SI INTERES KOMBËTAR, JO SI TENDER SEKRET

Çështja e Detit është jo vetëm shumë herë më e “thellë” se vetë Deti Jon, por edhe aq e shëmtuar fatkeqësisht, në kontrast të plotë me bukurinë përrallore të Jonit.

Këtë çështje, për shkak të detyrave shtetërore, kam qenë i detyruar ta ndjek për gati 13 vjet, prej funksioneve të larta, nga Ministër i Jashtëm në shtator 2009 e si President i Republikës deri në korrik 2022.

Akti i fundit zyrtar që kam bërë si President i Republikës, ishte informimi zyrtar nominal i çdo deputeti të Kuvendit lidhur me ecurinë e kësaj çështjeje gjatë pesë viteve që unë shërbeva si President i Republikës.

Ky akt synonte, jo vetëm realizimin e një transparence, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e vëmendjes që kërkonte kjo çështje tejet e koklavitur, por kurrë prej meje.

Dihet se falë ankimit të Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese u investua duke nxjerrë një vendim të posaçëm kushtetues si udhërrëfyesi i vetëm për parimet dhe rrugët e negocimit deri në përcaktimin në detaje të rolit të çdo institucioni shtetëror.

Në respekt të këtyre detyrimeve kushtetuese, kam bashkëpunuar me Qeverinë, duke dhënë edhe autorizimin për krijimin e grupit negociator.

Por çuditërisht, në vitin 2018, pala greke kërkoi të operohej në bazë të vullnetit politik, çfarë nuk ishte kompetencë e grupit negociator.

Në këto rrethana të reja, si President i Republikës pres në takim Kryeministrin Rama për të ecur drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila tani kishte vetëm një rrugë, autorizimin e Kryeministrit për drejtimin e negociatave.

Për mua kjo ishte plotësisht e logjikshme, duke patur në konsideratë se Kryeministri ishte edhe bartës i vullnetit të shumicës në Kuvend, roli i të cilit ishte dhe mbetet i pashmangshëm në çdo marrëveshje të tillë.

Por dakordësia e këtij takimi jo vetëm që nuk u shoqërua kurrë me një kërkesë për autorizim nga Kryeministri dhe Qeveria, por përkundrazi, u shoqërua me një ndërprerje të njëanshme të komunikimit institucional për këtë çështje, për të vazhduar më tej me dizinformacione ndaj palës greke sikur Presidenti i Republikës bllokonte procesin, aq sa Z. Avramopulos u habit pas takimit me mua për dy histori krejt të ndryshme që dëgjonte për të njëjtën çështje.

Jo vetëm kaq, por Qeveria vazhdonte sjelljet e saj jotransparente dhe Kryeministri, si shejtan-budalla, bënte edhe deklarata publike për këtë çështje, të cilat mund të rëndonin pozitën e shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare.

Aq shumë ishte helmuar pala greke me dizinformacione sa Ministri i Jashtëm atë kohë, Z. Dendias, në Maj 2022, pasi i refuzoi Ministres së Jashtme modifikimin e dakordësisë së 20 Tetorit 2020 që kishte arritur me Kryeministrin Rama, deklaroi se puna për mbylljen e Marrëveshjes së Detit do të fillonte sapo në zyrë të hynte Presidenti i ri i Shqipërisë (pra të ikte Meta).

Sot që unë po shkruaj këto rradhë kanë kaluar tre vjet e gjysmë që nuk jam në zyrën e Presidentit, por jam në një “zyrë” të re edhe për shkak të (mos) Marrëveshjes së Detit.

Meqenëse këtu në “zyrën” e re, u informova nga mediat shqiptare, të cilat ishin informuar nga mediat dhe autoritetet greke, për vizitën e afërme të Ministres së Jashtme të vendit tonë, ku theksohej se temë kryesore do të ishte edhe Çështja e Detit, vetëm në interes të suksesit të kësaj vizite, por edhe mbrojtjes konstruktive e legjitime të interesave sovrane të Shqipërisë, do të doja të ndriçoheshin sa të ishte e mundur disa pyetje dhe disa çështje jetike, për të cilat nuk flitet askund.

Në 20 tetor 2020, Rama-Dendias ranë dakord të shkojnë në Hagë për Detin, si dhe të shkojnë për gjithë çështjen, duke bërë kështu NUL negociatat dhe dakordësitë e vitit 2018.

Kur u mor vendimi nga Kryeministri, nuk kishte dhe ende nuk ka (në dijeninë time) grup negociator.

Pas autorizimit duhet të ngrihet Grupi Negociator për hartimin e Marrëveshjes Speciale të ratifikuar nga dy vendet dhe që i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare.

Kjo Marrëveshje përmban pyetjet për gjykatën, që zakonisht kërkon zgjidhjet për mosdakordësitë.

Vendimi i Kryeministrit Rama për të shkuar në Hagë për të gjithë çështjen është jashtë kompetencave të tij kushtetuese dhe ngritja e grupit sot nënkupton legjtimimin e vendimit të tij (faktit të kryer).

 

Çfarë u arrit në vitin 2018 sipas dijenisë time?

U reflektuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese:

Titulli i Marrëveshjes, parimi i delimitimit, me distanca të barabarta dhe korrektuar për Equitenë, u hoq neni 2 i Marrëveshjes, u vlerësua kufiri në Gjirin e Ftelias.

Përveç këtyre, Greqia njohur vijën e drejtë bazë të Shqipërisë me efwkt 40 km katrorë dhe si bazë ligjore në tekst u përfshi Protokolli i Firences i 1925 për kufijtë tokësorë.

 

U dakordësua teksti i Marrëveshjes, vija me distanca të barabarta, si dhe parimi i Equitesë për shkëmbinjtë në detin territorial dhe ishujt në Shelfin Kontinental dhe ZEE.

Çfarë ndodh nëse shkojmë për të gjithë çështjen në Hagë?

Dakordësitë e 2018 bëhen NUL dhe e gjithë çështja konsiderohet mosdakordës.

Bie përfshirja e Protokollit të Firences 1920 në draft-marrëveshje.

Bie sipërfaqja 40 km katrorë, sepse rrezikojmë të na rrëzohet vija e drejtë bazë.

Nëse shkohet për të gjithë çështjen në Hagë, vija e drejtë bazë do të përbëjë mosdakordësi dhe do merret në shqyrtim nga GJND dhe gjasat janë ta rrëzojë. (precedenti Somali- Kenia).

E vetmja mundësi që Greqia ta rrëzojë vijën e drejtë bazë të Shqipërisë është një vendim gjykate.

 

Ndërkohë që Greqia e njohu në negociatat e 2018, sepse nuk kishte mundësi ta kontestonte në rrugë diplomatike.

Kështu do të humbisnim 40 kilometra katrorë. (Pse)

Këtë në dijeninë time e konfirmon edhe kompania e Znj. Blair “Omnis Trategy”, që u pagua 3 milionë euro dhe dorëzoi raportin finale me konkluzionin se “rrezikoni vijën e drejtë bazë në Hagë”.

Ishte pikërisht ky raport dhe konkluzion edhe i “Omnis Strategy” që e detyroi Ministren e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka në maj 2022, t’i kërkonte homologut grek Z. Dendias, modifikimin e dakordësisë të 20 tetorit 2020, Rama-Dendias, që u refuzua nga ky i fundit, që mezi priste largimin e Presidentit të Republikës.

Meqënëse po bëhen katër vite që e kemi paguar 3 milion, euro “Omnis Strategy ” kur do të njihemi me konkluzionet dhe vlerësimet e saj?

A e ka Presidenti i Republikës këtë raport të plotë? Po Kryetari i Kuvendit?

Po Kryetarët e Grupeve Parlamentare? Po Komisioni i Ligjeve? Po Komisioni i Jashtëm?

A janë në dijeni këto institucione dhe funksionarë për shkak të detyrës së tyre nëse Greqia ka dorëzuar një draft të Marrëveshjes Speciale për negocim?

Po për përmbajtjen e draft-marrëveshjes të MEPJ?
Për çfarë do shkohet në Hagë?
Për të gjithë çështjen apo vetëm për çfarë nuk është rënë dakord në 2018?
A ka përputhje dhe për çfarë çështjesh midis draftit grek dhe atij shqiptar për Marrëveshjen Speciale?

Ju lutem të gjithëve të mos e trajtoni çështjen e Detit si tokat e Gjipesë ose tender sekret, sepse nuk do të ketë më mundësi korrigjimi.

Ndaj në mënyrë transparente, konstruktive dhe profesionale, ndihmojeni edhe Ministren e Jashtme të ketë një vizitë të suksesshme në Athinë.
Edhe një konsultë me negociatorët e 2018, nuk do të ishte humbje kohe. Po kështu edhe me ish-anëtarët e nderuar të Gjykatës Kushtetuese. bw

“Organizata e partive të djathta udhëhiqet nga Partia Republikane amerikane”, Berisha citon rezolutën e IDU për Shqipërinë: Dënohet narko-regjimi

“Opozita përballet çdo ditë me regjimin”/ Berisha: Rama një bastard politik, ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat reagoi për rezolutën kushtuar Shqipërisë.

Sipas tij këto rezoluta paraqesin realitetin dramatik të vendit tonë, përballë regjimit që ai e cilëson narko-shtet.

“Një ngjarje e re ka ndodhur në denoncimin e narkoshtetit, regjimit që ka shënuar zgjedhje në një farsë elektorale. Është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit. Dje në Washington në forumin e Bashkimit Demokrat ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike t djathta, de facto u hiqet nga partia republikane shteteve të bashkuara që përfshin unionin bashkimin demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat e tjera politike të qendrës së djathtë në europë dhe botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, pas asnjë vërejtje rezolutën kushtuar Shqipërisë, . rezolutë që shënon dokumentin e 7 në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë kanë shprehur mbështetje për opozitën dhe popullin shqiptar , në këtë diktaturë autoritare. Nga tetori i vitit 2024 forumet apo organizatat e politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë kanë votuar 7 rezoluta, ku 2 janë të partisë Popullore europiane, tre janë të internacionales demokrate të qendrës. Të gjitha këto faktojnë para të gjithë partive politike realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Ramës. Këto rezoluta janë mbështetje për opozitën shqiptare që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën. Janë një mbështetje për popullin shqiptar që përjeton ditët më të vështira, shtypjen e pluralizmin. Në Shqipërinë vogël që dikur Enver Hoxha e quante shtylla e pamposhtur të socializmit, një bastard politik, Edi Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe të vjedhjes së shqiptarëve”, tha ai.

 

“Ekonomia në rënie të lirë, e goditur nga paratë e drogës”/ Berisha: Narkoshteti po shkatërron Shqipërinë

Në daljen e tij për mediat, kreu i PD Sali Berisha ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve.

Gjithashtu Berisha theksoi se keqqeverisja, bashkëpunimi me krimin dhe drogën, po e shkatërron Shqipërinë, ndërsa shtoi se ekonomia është në rënie të lirë.

“Për herë të parë në histori vdekjet dominojnë mbi lindjet. Ato tregojnë se kemi tregues të lindshmërisë më të ulët në botë. E goditur nga paratë e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë. Sipas statistikave, për herë të parë ekonomia kontribuon vetëm me 49 % në rritjen ekonomike. Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike, kontributin e ka shteti, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, por nga taksat neto. Rënia e euros shtrenjtoi turizmin në Shqipëri. Narkoshteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj. Të gjitha këto janë të trajtuara në rezolutën e votuar me unanimitet”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Këto rezoluta janë kambana alarmi se në Shqipërinë e vogël breg Adriatikut, që dikur Enver Hoxha e quante kështjella e pamposhtur e socializmit, një bastard politik i tyre, Edi Rama, ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë.
Këto rezoluta nxjerrin në dritën e diellit keqpërdorimin e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë nga narko-regjimi.
Dëshmojnë se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse një Altin Troplin apo Poja i Skaput, që në një verbëri dhe fanatizëm politik sulmon me tërbim pluralizmin politik në Shqipëri, duke harruar se ajo është arritja më e madhe e shqiptarëve në rrugën e lirisë pas pavarësisë së vendit.
Këto rezoluta denoncojnë aktet e këtij mercenari që për të fituar mandatin e katërt padroni i tij, pa asnjë bazë ligjore, vë në arrest dhe ndjekje penale liderët e tre partive politike kryesore, duke u bërë kështu një shëmbëlltyrë e shëmtuar e prokurorëve të diktaturës komuniste.
Këto rezoluta janë gjithashtu një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë.
Unë u them shqiptarëve se në tërë ekzistencën e tyre, një armik më të egër se narko-shtetin e Edi Ramës nuk kanë pasur.
Është e vërtetë se diktatura moniste e Enver Hoxhës ekzekutoi mbi 7 mijë shqiptarë për fjalën e lirë, dinjitetin njerëzor, dashurinë për Shqipërinë dhe Zotin.
Internoi dhjetëra mijëra të tjerë, persekutoi qindra mijëra.
Po kurrë Shqipëria, ato që pësoi këto 10 vite nga efekti i narko-shtetit nuk e ka pësuar.
Largimin masiv të shqiptarëve dhe rënien e tmerrshme të popullatës në Shqipëri në 10 vite.
Avoketërit e narko-shtetit nuk flasin kurrë për këtë rënie dramatike sepse ata verbërisht ose nuk shohin realitetin, ose paguhen nga Edi Rama.
Por sot, narko-shteti në Shqipëri, sipas dokumenteve zyrtare, faktohet në formën më të egër.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, njerëzisht u lutem të lexoni të dhënat e fundit të INSTAT, institucionit të statistikave zyrtare.
Ato paralajmërojnë kastastrofë në çdo aspekt për shqiptarët.
Ato tregojnë së pari se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin që ishin 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë dhe kjo për shkak të largimit të shqiptarëve.
Ato tregojnë se nga viti 2018 e gjer sot, në këtë tokë, në këtë vend, për herë të parë në histori, vdekjet dominojnë ndjeshëm mbi lindjet.
Ato tregojnë se ne sot kemi treguesit e lindshmërisë më të ulëtit në botë.
Dhe së fundmi, po INSTAT pohon për herë të parë se e goditur nga paraja toksike e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë.
Sipas këtyre statistikave, për herë të parë, ekonomia kontribuon vetëm me 49 përqind në rritjen ekonomike.
Vetëm me 49 përqind.
Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike kontributin kryesor e ka shteti me rrogat që jep, me pensionet, me sigurimet shoqërore dhe sigurimet e tjera.
Sipas këtyre statistikave, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, po vijnë nga taksat neto.
Duhet ta kuptojë çdo njeri se çfarë është taksa neto. Është taksa që merr qeveria mbi produktin duke zbritur shpenzimet që janë bërë.
Po çfarë ndodh në Shqipëri?
Në Shqipëri çmimet rriten muaj pas muaj, vit pas viti dhe ky është mekanizëm i tmerrshëm.
Rritja e çmimeve rrit taksën. Dyfishimi i çmimit dyfishon të ardhurat nga TVSH-ja.
Çmimi i naftës në stratosferë mban në stratosferë akzicën.
Dhe këto që quhen taksa neto, këto janë burimi kryesor i rritjes ekonomike.
Dhe kjo është një rritje false.
Pak vite më parë, shumë pak vite më parë, të ardhurat nga profesionet e lira ishin 12 përqind.
Kanë zbritur sot në 1 përqind pas betejës që bëri kundër profesioneve të lira.
Shok të vërtetë ka pësuar turizmi nga narko-shteti.
Narko-shteti shkatërroi me shpejtësi turizmin, sepse rënia e euros, shtrenjtoi turizmin për çdo turist me 35 përqind.
Atyre që nuk u besojnë sytë dhe kronikave televizive për turizmin, u them shikoni pak kontributin e akomodimeve dhe shërbimeve në rritjen ekonomike krahasuar me një vit më parë se çfarë rënie dramatike.
U ndala këtu për të thënë se narko-shteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj.

“Organizata e partive të djathta udhëhiqet nga Partia Republikane amerikane”, Berisha citon rezolutën e IDU për Shqipërinë: Dënohet narko-regjimi

Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha bëri të ditur se organizata ndërkombëtare e partive të djathta, e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane, ka miratuar një rezolutë që dënon atë që ai e quajti “narko-regjimi” në Shqipëri dhe se shpreh mbështetje të plotë për opozitën.

Berisha e konsideroi këtë akt si një sinjal të fortë politik në arenën ndërkombëtare dhe si një mesazh që, sipas tij, legjitimon betejën e opozitës kundër qeverisë aktuale.

“Organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane miratoi rezolutën ku dënohet narko-regjimi dhe jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Një ngjarje e re e madhe ka ndodhur në denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë. E regjimit që i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. E regjimit që përdor prokurorinë si armë politike kundër opozitës. Mbi të gjitha e regjimit që ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë.

Dje në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, por që de facto udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, me mbështetje të plotë, pa asnjë vërejtje, rezolutën kushtuar Shqipërisë, rezolutë e cila në harkun kohor 14-mujor, shënon dokumentin e shtatë apo rezolutën e shtatë ndërkombëtarë në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë kanë shprehur mbështetje të plotë për opozitën shqiptare dhe popullin shqiptar ndën një narko-regjim, pra ndën një diktaturë autoritare.

Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar.

Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.

Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.

Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin.

Janë një mbështetje e fuqishme për popullin opozitar që po përjeton ditët ndër më të vështirat.

Shtypjen e pluralizmit, lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.

 

Analizë reale apo “gjueti shtrigash”? Berisha sfidon foltoren e Salianjit: Asnjë takim privat s’do të dëgjohet!

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ndërsa foli edhe për farsën elektorale, duke u ndalur tek çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. Ai tha se do të ketë një analizë të brendshme, ndërsa shtoi se pas kësaj në PD do të ndahen funksionet dhe se të gjitha këto do bëhen me vullnetin e demokratëve.

“Foltorja ka qëllimin e vet, takim dhe debat të hapur. Pa filtra para kamerave me mbështeësit tanë. Aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë që t’i përmirësojnë. Në këtë Foltore në ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, ajo do bëhet në çdo qelizë. Nuk jemi symbyllazi. Kur mbaruan zgjedhjet pati nga ata që kishin marrë rrogën e deputetit të PD, të tjerë anëtarë Kryesisë u punësuan , drejtorë këshilltarë, në strukturat e narkoshtetit. Këto më mirë se unë i di vetë struktura që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar një ditë. Pati të tjerë që shkuan me pushime apo edhe që punuan për PS. Këta natyrisht do të japin llogari. Do jenë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin e tyre dhe do të bëjnë të gjitha propozimet. Ne jemi parti e vlerave të lirisë dhe nuk vdesim kurrë.

Do ketë qindra diskutime, do mbajmë përgjegjësi, do japim shpjegime llogari. Nuk ndodhi në periudhën që ne po mbronim votën sepse ishte e domosdoshme. Një ditë më parë, në San Paulo në rend dite katër ishin çështjet kryesore një prej të cilave ishte Shqipëria , tani jemi në një fazë tjetër…Mbetet në guximin tonë dhe ne do e tregojmë atë, janë gjëra të dukshme. Ka patur denoncime për persona që po punojnë kundër nesh, por fushata është fushatë. Do ketë analizë për çdo njeri, secilit nga ne. Ka gjëra që njerëzit, anëtarë , simpatizantë kanë të drejtë…Janë bërë kërcënime direkte ndaj drejtuesve të komisioneve. Ka të tjerë që kërkonin analizë të menjëhershme, ka të tjerë që prisnin që të mund të thonin se këto ishin zgjedhjet më të mira në mënyrë që të mohojnë farsën elektorale, të mohojnë diktaturë, por këto janë skllevër. Ne patëm programin më të mirë të vendit…Analiza bëhet brenda partisë, si ta duan të hapur për mediat ose jo. Asnjë takim privat nuk më impresionon. Asnjë takim privat. Ndërkohë do dëgjohet çdo zë brenda forumeve. Kjo është detyra ime”, tha ai.

“Zgjedhjet ishin të lira”/ Berisha komenton sërish komentet e Marta Kos: Deklarata pasionante. Më vjen mirë që ambasadori i BE….

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sërish deklaratën e Komisioneres për zgjerim, Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit.

Ai i cilësoi si deklarata pasionante të bëra nga Kos. Mes të tjerash ai tha se i vjen mirë që BE nuk i mbështeti këto deklarata.

“Shqetësimi dhe krimi në vend kanë marrë përmasa botërore. Të gjithë ata që i lexuan kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre për shqiptarët dhe amerikanët janë organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në qindra artikuj të publikuar konfirmohen ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë. Burime të shërbimeve sekrete i kanë konfirmuar Washington Azamaier se përfitues i karteleve të drogës është Edi Rama. Gjer sot, dihet që përfitues është Maduro, i lidhur direkt dhe i dyti është Rama Duro, ose Edi Rama i Tiranës. Kjo shënon një arritje të madhe. Duhet të dëgjosh të vërtetën. Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare.”, tha ai.

Mes të tjerash ai shtoi se; “Rama përdor SPAK-un. Kjo është betejë kundër diktatorit dhe veglave të tij. Ndaj ju që më pyesni, që pse i denoncon. Si mos t’i denoncoj. Këta janë armiq të egër të demokracisë dhe të njerëzve të lirë. Shqipëria mbetet vend i pastrimit të parave. Narko-ekonomia cënon stabilitetin jo vetëm të Shqipërisë, por atë rajonale. Të mbulosh narkoshtetin dhe pasojat e tij katastrofale mbi popullin shqiptar, ligjin dhe drejtësinë në një mënyrë apo një tjetër, je bashkëfajtor dhe mbështetës i tij. Kërkohet të monitorohet drejtësia e politizuar dhe mediat që ushqehen nga narkoshteti me paratë e krimit.”.

Berisha: Disa demokratë punuan për PS, ikën me pushime ose u emëruan në strukturat e narkoshtetit! Do japin llogari, analizë e thellë në PD 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet në lidhje me zhvillimet brenda partisë së fundmi, përfshi foltoret që po mban Ervin Salianji dhe bashkëbisedimi i tij me qytetarët.

Ai vuri theksin te debati i brendshëm dhe analiza e thellë për zgjedhjet e 11 majit, por theksoi se farsa elektorale dhe partia-shtet përdorën edhe disa nga demokratët, mes tyre edhe deputetë që merrnin rrogën nga PD dhe punonin për socialistët.

Ai tha se do bëhej analizë thellë për të gjithë, përfshi edhe drejtuesit politikë dhe atë vetë, duke denoncuar ata që ikën me pushime apo bënë fushatë për PS-në.

“Foltorja ka qëllimin e vetë, në takim dhe debat siç e keni parë pa filtra dhe me kamera. Ne regjistrojmë propozimet e tyre, i dëgjojmë, do ishte e padrejtë dhe joreale nëse pretendojmë se në foltore ne ezaurojmë debatin dhe analizën. Ajo do bëhet në çdo qelizë. Por ne symbyllurazi nuk jemi. E patë se pati nga ata demokratë në zgjedhje që kishin marrë edhe rrogën e deputetit në PD, që u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Ka dhe të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës nuk kanë punuar asnjë ditë. Të tjerë shkuan me pushime gjatë fushatës. Apo punuan për PS-në”, u shpreh kreu i selisë blu.

Dhe ai shtoi se të gjithë do japin llogari, sepse analiza do jetë e thellë dhe elektorati do shpjegohet.

“Natyrisht që këta do të japin llogari dhe janë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Do jenë strukturat që do nxjerrin propozimet, amendimet, shqetësimet. Ne jemi parti e vlerave. Do japim shpjegime dhe llogari, kjo është e domosdoshme. Mbrojtja e votës ishte me rëndësi jetike jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë, ja ku e kemi këtu sot, rezolutat, forcat politik të djathta. Këto u arritën, farsa elektorale u provua. Tani jemi në farsë tjetër, do përballemi me të. Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen”, vijoi kryetari i PD-së.

Ai akuzoi disa nga përfaqësuesit e opozitës se i shërbenin Ramës dhe i çonin informacione për të dëmtuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe për të nxjerr një raport pozitiv nga ndërkombëtarët.

“Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri”, u shpreh ai.

Madje theksoi se farsën elektorale nuk e ndali dot as eksperti më i mirë që morën, duke iu referuar amerikanit Chris LaCivita.

“Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, vijoi ai.

“Takimet private s’më impresionojnë” – Berisha i dërgon mesazh Salianjit! Kreu i PD-së: Ilir Alihmemeti kërkoi takim dhe e kam pritur! Ja çfarë biseduam 

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private.

Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”.

Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në zyrën e tij, duke shtuar se zhvilluan bisedime mes tyre.

“Salianji s’e ka kërkuar”, u shpreh Berisha, referuar një takimi mes tyre në selinë blu.

Sali Berisha: Asnjë takim privat nuk më impresionon.

Do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, por ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Keni pasur takim me Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin?

Sali Berisha: Pas analizës do të shkojmë drejt Kongresit Zgjedhor, ka mendime të qarta që në PD duhet të ndahen funksionet, por do të bëhet me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private.

Ilir Alihmemetin ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Salianji s’e ka kërkuar. Nuk ka sjellë platformë, kemi biseduar. I thashë këto gjëra, kemi një Statut. Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja luksit kundër raportit të OSBE-ODHIR. Ishte një takim midis meje dhe Ilir Alimehmetit.

bw

Klodiana Lala: SPAK mund të kërkojë masa më të ashpra për Ballukun nëse dalin prova të reja

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet e fundit në hetimin ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke nënvizuar se Prokuroria e Posaçme vazhdon çdo ditë verifikimet intensive dhe se vendimet e radhës do të varen nga provat që mund të zbulohen.

 

Lala tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të shprehet në lidhje me pezullimin nga detyra të Ballukut, “të mbajë një qëndrim të drejtë”.

Ajo rikujtoi se çështja është ende në hetim aktiv dhe theksoi se SPAK ka të drejtë të ashpërsojë masat nëse dalin prova të reja.
Sipas Lalës, hetimet janë intensifikuar posaçërisht në periudhën kur Balluku u njoh me masën e sigurimit.

Gazetarja zbuloi se gjatë javës janë marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë të energjisë dhe infrastrukturës, të cilët cilësohen si bashkëpunëtorë të afërt të Ballukut.

Lala shtoi se ende nuk dihet për çfarë konkretisht janë pyetur, pasi detajet mbahen të klasifikuara nga hetuesit.

Nëse gjatë këtij procesi dalin elementë të tjerë që rëndojnë pozitën ligjore të Ballukut, atëherë SPAK, sipas Lalës, ka të drejtë të kërkojë masa më të rënda sigurie.

Klodiana Lala: Shpresoj që Kushtetuesja të mbajë një qëndrim të drejtë.

Mund të ketë Prokuoruria e Posaçme nëse gjen prova të reja, unë e kam thënë dhe në një emision më herët nëse mbani mend.

Pikërisht ku Balluku u njoh me masën e sigurisë nga SPAK, gjatë kësaj kohe që po vijon hetimet intensive. Vijojnë çdo ditë, u pyetën pak ditë më parë.

Pra gjatë javës u pyet Erald Elezi, administratori i KESH që është në arrest shpie. Bashkëpunëtori i ngushtë i z.Balluku dhe po ashtu dhe Gentia Gjyli që është kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, u morën në pyetje për orë të gjata.

Ne do duhet të shohim në të ardhmen pra në ditët në se për çfarë janë pyetur sepse janë detaje të cilat janë mbajtur top sekret nëse janë gjendur prova apo fakte të reja.

Nëse gjenden prova të reja për znj.Balluku që e rëndojnë pozitën e saj në raport me ligjin. Patjetër që SPAK-u ka të drejtë të kërkojë ashpërsi mase, por këtu ndryshon gjëja.

Nëse do të kërkojë masë më të ashpër, sa i përket masës në shtëpi apo në burg. Maskimi i rasteve të grave kanë qenë ato masa të arrestit në shtëpi dhe do të duhej të kërkojë marrjen e imunitetit të Ballukut.

“Korrupsioni në Shqipëri është shqetësues!”- Balluku e pandehur nga SPAK, ambasadori i OSBE: Presim vendimin e Kushtetueses!

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka koemntua çështjen e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

 

I ftuar në News 24, ai theksoi se si diplomat nuk mund të japë qëndrime politike, dhe nënvizoi se duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e bërë nga kryeministri Rama.

“Unë jam diplomat dhe do përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni, vetëm do të them që kryeministri ka adresuar pezullimin në Gjykatë Kushtetuese, duhet të presim çfarë do të thonë, do të lexojmë dhe do të interesohemi.  Është një situatë e re dhe duhet të shikojmë”, tha ai.

I pyetur nëse ky është rasti i parë i kësaj natyre në Evropë, ambasadori tha: “Mesa di unë, po. Por nuk mund të jem 100% i sigurt, unë nuk kam dëgjuar një raste tjetër për sa kohë punoj”.

Tarran theksoi gjithashtu se çështja e korrupsionit mbetet një sfidë serioze për Shqipërinë dhe këtë të gjithë e dinë. Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit mbetet po ashtu një element kyç në procesin e integrimit europian.

“Në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ai.

Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni, vetëm do të them që kryeministri ka adresuar pezullimin në Gjykatë Kushtetuese, duhet të presim çfarë do të thonë, do të lexojmë dhe do të interesohemi.  Është një situatë e re dhe duhet të shikojmë. Nuk është në detyrën time të adresoj këtë çështje, nuk do të bëj koment, vetëm presim se çfarë autoriteti kompetent do të thotë.

Pyetje: A është i pari rast në Evropë?

Michel Tarran:  Mesa di unë , po. Por nuk mund të jem 100% i sigurt, unë nuk kam dëgjuar një raste tjetër për sa kohë punoj. Korrupsioni fatkeqësish është një problem i vërtetë, të gjithë e dinë që Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën por një pjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel.

Christopher Hill në Tiranë për librin me kujtime “Në shërbim larg vendit”

“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.

“Çfarë keni bërë gabim?”

Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.

Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.

Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.

Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.

Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.

“Anëtarësia kërkon revoltë, lidershipi bën foltore”- Salianji për Berishën: S’kam asnjë probleme me emrin, por PD s’po i përshtatet nevojës për ndryshim!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, foli në emisionin “Opinion” për iniciativën e tij për të ripërtërirë PD-në, një lëvizje që ka shkaktuar debate në strukturat e partisë.


Në intervistën e tij për Blendi Fevziun, Salianji tha se PD-ja nuk po i përshtatet nevojës për ndryshim për t’i bërë ballë mazhorancës dhe keqqeverisjes së Ramës.

Salianji foli ndër të tjera edhe për pakënaqësi që ka brenda anëtarësisë së partisë. Ai tha se ndonëse anëtarësia kërkon revoltë, lidershipi i partisë vijon aksionin me foltoren.

I pyetur nëse ka pakënaqësi me kreun e PD, Salianji tha se ai nuk ka pakënaqësi me emrin, por me idetë dhe mënyrën se si po vepron PD aktualisht.

Unë kam pakënaqësi me gjendjen, nuk kam pakënaqësi me emrat. Pakënaqësi ndaj PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. Nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë, sepse anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Sepse anëtarësia e PD kërkon analizë, se duam ta bindim se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk ka nevojë unë e vë me bast, të gjithë janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur. Unë e kam pakënaqësitë me idetë dhe me vendimmarrjen, nuk kam pakënaqësi me emrat”, tha Salianji.

Pjesë nga intervista

Salianji: E dini ju kush ishte atje (i referohet takimit që zhvilloi dje 3 dhjetor me strukturat e PD në Durrës)? Atje ishte gjithë struktura e partisë. Dhe po ti marrë me emra. Ti atje kishe dy dy kryetarët e zgjedhur të partisë, kryetarin e foltores, kishte nënkryetarët e partisë, kishte ish-deputetë, kishte kandidatin më të votuar të qarkut, kishte kandidaten më të votuar në Durrës, kishte sekretarin e degës, kishte sekretarin organizativ të degës.

Në Durrës ka qenë Ilir Alimehmeti, ka qenë Aulon Kalaja, ka qenë Ndrec Pjetri, Hysen Kadiu dhe e gjithë struktuar që unë të thashë dhe që janë njerëz të nderuar dhe që kanë bërë betejë pa marrë asgjë.

Nëse ti bën një balancë të brendshme, sa mbështetje mund të kesh ti brenda strukturave dhe brenda në parti?

Salianji: Unë nuk po shkoj për tu votuar, unë po shkoj për të rizgjuar PD, t’i japim mundësinë të ripërtërihet. Telefoni edhe kur është i vjetër, ai përditësohet sipas përditësimeve të reja, e bën telefonin që të jetë më funksional. Tani ne nuk mund të rrimë gjithë kohës dhe të presim të vijnë të humbim zgjedhjet e tjera, të qajmë prapë, të themi si na vodhi Rama. Unë dua të mund Edi Ramën. Hajde gjejmë mekanizmin si mundet Rama.

A ke ti pakënaqësi për Berishën?

Salianji: Unë kam pakënaqësi me gjendjen, nuk kam pakënaqësi me emrat. Pakënaqësi ndaj PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë?

Pse nuk po e dëgjon?

Salianji: Nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë, sepse anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Sepse anëtarësia e PD kërkon analizë, se duam ta bindim se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk ka nevojë unë e vë me bast, të gjithë janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur. Unë e kam pakënaqësitë me idetë dhe me vendimmarrjen, nuk kam pakënaqësi me emrat.

“PD ka figura të mira, por nuk merren me thelbin”, Shehaj: “Elefanti në dhomë” është Sali Berisha

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli hapur për situatën brenda Partisë Demokratike dhe sfidat e saj për t’u rikthyer si forcë e besueshme politike. Ai theksoi se problemi kryesor që PD shmang të trajtojë mbetet figura e Sali Berishës.

“Elefanti në dhomë te PD që duhet adresuar është Sali Berisha, duan apo s’duan,” u shpreh Shehaj.

Sipas tij, fajin nuk e kanë strukturat bazë apo drejtuesit lokalë, por mungesa e vullnetit për t’u marrë me çështjen thelbësore që mban peng rikuperimin politik të partisë.

“Nuk e ka fajin një kryetar seksioni në një fshat të Shqipërisë. Nuk është ky thelbi. Në PD ka shumë figura të mira, por më vjen keq që nuk merren me thelbin.”

Shehaj po ashtu tregoi se komunikimi i tij i fundit me Sali Berishën ka qenë në momentin kur ai u largua nga PD, duke nënkuptuar se marrëdhëniet politike mes tyre kanë qenë të ndërprera që prej asaj kohe. bw

Salianji zbulon pakënaqësitë që ka ndaj Berishës: Nuk dëgjon zërin e anëtarësisë dhe s’po iu përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka artikuluar hapur pakënaqësitë ndaj Sali Berishës, duke theksuar se lidershipi demokrat nuk po dëgjon zërin e anëtarësisë dhe, më e rëndësishmja – shtoi ai, nuk po i përgjigjet nevojës së shoqërisë për ndryshim.

Deklarata e Salianjit vjen teksa ai ka nisur takimet në terren për rifreskimin e PD dhe të aktivizimit të aksionit opozitar.  Ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha iu është rikthyer foltoreve duke zhvilluar deri tani 2 takime me anëtarësinë, te dega 9 në Tiranë dhe në Mirditë.

Debatet e brendshme në PD duket se do të aktivizohen sërish teksa polemikat në distancë tanimë janë të dukshme.

Ervin Salianji: Pakënaqësia që kam unë ndaj kryetarit të PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. E dyta dhe më e rëndësishmja, nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Anëtarësia voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë.

Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne duam të bindim që zgjedhjet janë të vjedhura, këtu të gjithë janë të bindur që zgjidhet vidhen, por si ta zgjidhim këtë problem.

Ne kemi një analizë të humbjes pse kemi humbur, por kemi një analizë tjetër dhe që nuk e thotë askush; pse nuk analizon PD fitoret? PD ka fituar në 6-7 bashki, pse nuk e bën analizën pse ka fituar.

Avantazhi është përfaqësimi, kandidatët e rinj pa konsum dhe pa pasur mëkate, kandidatë që janë shtyrë dhe zgjedhur nga anëtarësia dhe dakordësi nga e gjithë pjesa e partisë. Të marrim modelin e këtyre zonave dhe ta çojmë në zonat e tjera.

“E gjithë ministria e Ballukut e pandehur apo në arrest”- Agron Shehaj: Parlamenti po mbron një zv.kryeministre të pezulluar nga Gjykata

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa u ndal te çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Shehaj theksoi se e gjithë ministria që drejton Balluku, është marrë e pandehur nga SPAK apo është në masë arresti ndërsa nga ana tjetër parlamenti po mbron një zv.kryeministre e cila është pezulluar nga GJKKO.

Agron Shehaj: Për herë të parë po vepron drejtësia ky është thelbi për të cilin duhet të flasim. U përplasa me Taulant Ballën shumë pak, se Balla e ktheu në debat banal. Me fyerje të rëndomta, por fola edhe për shumë gjëra të tjera. Balla pasi më fyeu me fjalor të rëndë, as dy minuta pasi e tha ishte në gjitha mediat.

Ajo që bën përshtypje, se paratë që vjedhin po e tregon rasti Balluku, një pjesë e mirë shkon te mediat. Nga ajo që tha Taulant Balla, njerëzit bëjnë diferencën mes Taulant Ballës dhe punës që bëj si opozitar. Mazhoranca ka një ndikim të jashtëzakonshëm në media. E gjithë MIE e pandehur, ose në hetim ose arrest shtëpie. Ne flasim për këtë gjë, nuk flas për gjitha mediat, gjithë gazetarët. Ka shumë njerëz të ndershëm që bëjnë punën e tyre. Ndihem mirënjohës ndaj atyre më ftojnë.

Ka televizione që nuk e përmendin Belinda Balluku. Flasin për gjithçka dhe për Belinda Balluku nuk e përmendin. Të njëjtën gjë kanë bërë me Taulant Ballën. Sikur tha ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Në parlament po mbrohet një zv.kryeministre e marrë pandehur nga SPAK.

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD në Mirditë: Edi Rama është njeriu më frikacak që kam parë

 

Militanti i PD në Mirditë, theksoi se kryeministri Edi Rama është njeriu më frikacak që ai kishte parë ndonjëherë. Ai paralajmëroi kreun e PD, Sali Berishën se ka shumë “servila” pranë vetes së tij.

 

“Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj.

200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.

Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne.
Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai. bw

Salianji nisi foltoren nga Durrësi! Gazment Bardhi: Mbeshtes qëndrimin zyrtar të kryetarit Berisha! Çdo mbledhje jashtë forumeve është private

I pyetur nëse këto zhvillime mund të krijojnë shqetësim apo përçarje te demokratët, Bardhi shtoi se Partia Demokratike nuk i ndalon anëtarët dhe deputetët të shprehin mendimin e tyre apo të takohen me qytetarët dhe mbështetësit.

 

TIRANA–  Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme takimin që Ervin Salianji zhvilloi me një pjesë të strukturave të PD-së në Durrës. I ftuar në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij është në linjë me atë të kryetarit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë mbledhje si joformale.

I pyetur nëse këto zhvillime mund të krijojnë shqetësim apo përçarje te demokratët, Bardhi shtoi se Partia Demokratike nuk i ndalon anëtarët dhe deputetët të shprehin mendimin e tyre apo të takohen me qytetarët dhe mbështetësit.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve,” tha Bardhi.

Më tej u pyet nëse takime të tilla, nëse vazhdojnë, mund të tërheqin demokratë të pakënaqur dhe të krijojnë konfuzion në bazë. Bardhi u përgjigj se nuk ekziston asnjë keqkuptim mes drejtimit të partisë dhe strukturave në terren ku edhe theksoi se debati i ngritur rreth këtyre takimeve është i stisur dhe i parëndësishëm krahasuar me sfidat reale që përballon vendi.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai./ Dosja.al

VIDEO/ Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, demokratët mbushin sallën

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë në Durrës. Siç shihet nga pamjet, salla e Pallatit të Kulturës ishte e mbushur plot me demokratë, teksa mjaft të tjerë qëndronin jashtë

Pak para takimit, Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen.

“Unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD, dy kryetarët e PD të zgjedhur, sekretari i degës dhe lista e personave më të votuar në Durrës”, tha Salianji. bw

A po i bën Edi Rama presion Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, vendim të cilin ai e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Kreu i qeverisë ka dhënë sërish arsyet e tij se pse i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit të Ballukut, duke argumentuar se ministres po i pengohet puna.

A është ky presion ndaj organeve të drejtësisë.

Sipas Ramës, ka disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin.

“Ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, thotë ai.

“Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik”

A mund të gjykojë një kryeministër vendimin e një organi të drejtësisë – ta etiketojë “Absurd”.

A është ky presion ndaj organeve të drejtësisë.

 

KE përgënjeshtron Ramën: Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD

 

Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.

Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.

OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Por ky krahasim është i pasaktë.

Shqipëria, një rast unik

Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.

Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al

Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.

Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.

Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.

Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.

Gënjeshtër e përsëritur

Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.

Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.

Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.

Përfundim

Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.

Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./Faktoje.al

Ambasada e SHBA në Tiranë: Diplomohen nga kursi amerikan për Hetimin e Krimeve 36 specialistë nga Policia e Shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përfundimin e kursit të 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, ku morën pjesë 36 specialistë të Policisë së Shtetit.


Me këtë grup të ri të trajnuar, numri total i oficerëve shqiptarë që kanë përfituar nga ky program i specializuar arrin në 400.

Fokus i kursit mes Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, ka rritja e aftësisë së efektivëve për t’u përballur me kërcënime që lidhen me dhunën, trafikun e narkotikëve dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.

akademia e sigurise (4)

Njoftimi i Ambasadës së SHBA

36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve – duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar! Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara e zhvilloi këtë trajnim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. gsh

akademia e sigurise (3)

akademia e sigurise (2)

Salianji takim me demokratët në Durrës, i bashkohen strukturat drejtuese të degës së PD në qytet

Në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Demokratike, ku, sipas burimeve brenda forcës politike, atij i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm drejtuesish lokalë dhe figura të njohura të PD-së në qark.

Mes pjesëmarrësve janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, kryetari i fundit i zgjedhur me votë.

Në takim do jenë të pranishëm gjithashtu drejtues strukturash, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si edhe pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.

Deputetët më të votuar të Qarkut të Durrësit, Aulon Kalaja dhe Ndreca Pjetri, do të jenë gjithashtu pjesë e mbledhjes.

Sakaq, kujtojmë se Dega e Durrësit nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin. bw

Apeli e zë në gabim SPAK-un: Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.

Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor.

Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.

Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal – ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.

Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.

Prokurorët Altin Dumani dhe Klodian Braho, të pyetur për koment përmes koordinatores për të drejtën e informimit në SPAK për vendimin e Apelit, nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në vendimin e arsyetuar të trupit gjykues të Apelit të Posaçëm, të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara e Saida Dollani, renditen argumentet përse prokurori Zarka ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vëren se Zarka është gjetur fajtor nga Shkalla e Parë për të pesë akuzat e ngritura nga prokurorët, për të cilat – në tre raste për bashkëpunim të thjeshtë si rrethanë rënduese.

Sipas kolegjit të Apelit, në cilësimin e mënyrës së bashkëpunimit ka gabuar fillimisht prokurori, pas tij gjyqtari i seancës paraprake dhe në vijim edhe treshja gjykuese e themelit, duke e përcaktuar bashkëpunimin si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim të veçantë.

Sipas kolegjit të Apelit të Posaçëm, nga aktet është e qartë se fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që bie mbi të pandehurin Zarka, në të gjitha akuzat ndaj tij, është ajo e kryerjes së veprave penale nga së paku tre persona, që kërkon kualifikimin si grup i strukturuar kriminal.

Kolegji i Apelit të Posaçëm thekson se bashkëpunimi konstatohet në ndikimin e paligjshëm në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit ndaj të pandehurve për çështjen “Toyota Auris”; në rastin e mosfillimit të procedimit dhe të hetimit pasuror të kryer atëherë. Po ashtu, evidentohet se bashkëpunimi i posaçëm në këto vepra penale është kryer jo vetëm nga të bashkëpandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

“…Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, argumenton Apeli.

Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.

Në këtë përcaktim të Kodit Penal parashikohet se “grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

Po ashtu, përcaktohet se “grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”.

Apeli vëren se provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se Zarka është marrë vesh me bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e veprës penale pesë herë, se i ka kryer veprat penale për të realizuar përfitim material të shumave në euro dhe se bashkëpunimi është i paramenduar dhe i parallogaritur.

Në vijim të analizës së legjislacionit dhe praktikave gjyqësore, Apeli arsyeton se gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori. Për të shmangur mundësinë e dënimit për një fakt tjetër nga ai që është objekt i gjykimit, për të cilin është përshtatur mbrojtja e Zarkës, si dhe për shkak se ankimi është kryer nga i pandehuri, është çmuar që të prishet vendimmarrja e Shkallës së Parë./Reporter.al

Mediu nga SHBA: Opozitë dhe protesta nuk duhet të bëhen vetëm në Tiranë- Foltoret duhet të jenë të përditshme dhe në të gjithë vendin!

Kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu, teksa po zhvillon një vizitë të radhës në SHBA, foli edhe për zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë në Shqipëri.


Ai u shfaq kritik me opozitën aktuale, duke kërkuar një analizë të thellë të saj dhe lëvizje më të gjerë opozitare sesa foltoret në Tiranë.

Ai kërkoi që strukturat të dalin në bazë me takime me qytetarët, si dhe vuri theksin te bashkimi i opozitës për t’u përballur me këtë pushtet, pasi me sistemin zgjedhor aktual nuk ia dalin dot pa u bashkuar. Mediu tha se edhe lëvizja e Ervin Salianjit nuk përbënte rrezik për përçarje, por i shërben këtij riorganizimi.

“Nuk mendoj se takimet e Ervin Salianjit do krijojnë fraksione brenda PD-së apo ndarje të saj. Opozita duhet të bëhet në çdo skaj të vendit dhe jo vetëm në Tiranë, me qëllim që të ngrihet niveli i opozitës në politikbërjen shqiptare. Opozita shqiptare mendoj se në fillim duhet të bëjë një analizë të thellë të saj. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në nivel tjetër, të organizohet dhe të shprehi vlerat e saj sepse nuk mendoj se Serbia apo Bullgaria të bëjnë protesta më të forta se këtu. Sepse Serbia nuk është më mirë nga ne në këtë aspekt”, u shpreh Mediu për “Neës 24”.

Mediu kërkoi që lëvizja opozitare të zhvillohet në të gjitha qytetet, duke dëgjuar qytetarët dhe madje duke protestuar.

“Opozita duket se ka mbetur vetëm në Kuvend. Qytetarët duhen dëgjuar, duhen takuar dhe më pas të bëhet një analizë dhe të veprohet. Qytetarët shqiptarë duhen dëgjuar dhe kuptuar për problemet, ekonominë, krimin, korrupsionin. Opozita duhet të hapur, duhet një reflektim. Me këtë sistem zgjedhor dhe pa bashkim të opozitës është e pamundur, ndaj edhe opozita duhet të jetë e bashkuar për të fituar. Mirëkuptimin e parë PD duhet ta kërkojë me qytetarët shqiptarë dhe jo me PS”, vijoi deputeti.

Duke iu referuar edhe raportit të ODIHR për zgjedhjet, ai theksoi se duhet punuar më shumë edhe me faktorin ndërkombëtar që të ndërgjegjësohen për situatën në Shqipëri dhe për zgjedhjet e deformuara.

“Raporti i ODIHR për zgjedhjet e fundit e thotë qartë problematikën e zgjedhjeve. Duhet punuar edhe me faktorin ndërkombëtar dhe duhet thënë se për zgjedhjet, OSBE-ODIHR e patën raportin më kritik, kurse qytetarët shqiptarë ishin hapa para opozitës në interesin për ndryshim. Lëvizja opozitare nuk u lidh me interesin qytetar, nuk pati mesazhe të opozitës tek votuesit.  Protestat nuk duhet të përqendrohen vetëm te kryeministria, por në çdo qytet dhe bashki, të jenë non-stop në diskutime apo foltore, sido që duan t’i quajnë. Foltoret të jenë aksion i përditshëm në të gjithë vendin”, nënvizoi ligjvënësi opozitar.

Në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, ai bëri një koment të shkurtër duke deklaruar se standardet e kryeministrit Rama me drejtësinë janë të dyfishta, teksa vuri theksin te proceset e drejta penale, pasi edhe vetë po e vuan me gjyqin që po i bëhet me pa të drejtë për dosjen “Gërdeci”.

“Rama ndjek standarde të dyfishta në raport me gjyqësorin. Nuk merrem me çështje konkrete sepse e kam në kurriz rastin tim. Po veprohet si në kohën e diktaturës, ushtria është e pavarur. Parimi i kontrollit është i ndarë në përgjegjësi dhe ndërhyrja e ministrit të Mbrojtjes tek ushtria është e ndaluar rreptësisht i ndaluar. Dhe nëse sot jam unë në proces gjyqësor, SPAK e GJKKO po gjykon sot anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Unë nuk e shoh në interesin e momentit, si palë kundërshtare, por rëndësi ka që të ketë një proces të drejtë, mbi Kushtetutën dhe procedurën penale. Por ajo që dua të them është se qeveri më të korruptuar se kjo e Ramës nuk ka pasur kurrë Shqipëria”, përfundoi Mediu. gsh

Berisha: “Dosja ‘Rama-Mogerini’, shumë e rëndë”, i bëj thirrje Prokurorisë Publike Europiane dhe OLAF: Hetoni komunikimet e tyre të koduara në SkyECC dhe Matrix

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu u ka bërë thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Frederika Mogherinit, në lidhje me tenderin për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Kryedemorkati ka treguar gatishmërinë e PD që të ndihmojë në zbardhjen e aferave të mazhorancës.

“Dosja “Rama-Mogerini” është shumë më e rëndë se ajo e Kolegjit Europian.

U bëj thirrje, Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë marrëveshjen e fshehtë për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë. Të hetojnë emalit dhe komunikimet e tyre të koduara, SkyECC, Matrix, të vërtetuara që Rama i ka përdorur edhe më parë siç është rasti i McGonigal.

U bëj thirrje të hetojnë aferat korruptive të Rmës dhe ministrave të tij.
PD është gati të kontribuojë për zbardhjen e aferave”, tha ai. bw

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, ja me sa shitet në treg! Vështirësohet eksporti, rrezikohet të shtohet stoku i fermerëve në shtëpi

Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet.

 

Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte.

Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit për grumbullim, duke vështirësuar situatën e konkurrueshmërisë në eksport.

Agron Çakalli drejtues i Federatës Bujqësore në Elbasan tha se prej fermerëve të zonave të Elbasanit dhe Gramshit vaji po grumbullohet me çmim 700 lekë për litër.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh. Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit. Çmimi i vajit për grumbullim është rritur deri 11%.

Përpunuesit ngrenë shqetësimin se çmimi i vajit të ullirit si lëndë e parë vijon të mbetet më i larta sesa vendet e tjera prodhuese të ullinjve. Sipas tyre në Greqi dhe Spanjë vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

“Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë”, pohon Çakalli.

Aldo Jolla përpunues dhe grumbullues në zonën e Dumresë gjithashtu tha se edhe sivjet çmimi i kërkuar nga fermerët është i pakunkurrueshëm për eksport.

Sipas tij prej fermerëve vaji po kërkohet me çmim 600 deri 650 lekë për litër, teksa prej grosistëve italianë vaji po kërkohet me çmim deri 450 lekë për litër. Në këtë zonë çmimi i kërkuar është gati në nivelet e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit të ullirit vijon të mbetet i lartë krahasuar me çmimin e vajit të ullirit të prodhuar në Europë. Çmimet variojnë 4.3 euro për litër në Spanjë dhe 4.5 euro për litër në Greqi.

Fermeri shqiptar nuk konkurron dot me këto çmime, pasi kostoja e prodhimit për të mbetet e lartë. Ndërsa ne si grumbullues nuk mund të blejmë vaj me këtë çmim, pasi nuk konkurrojmë dot në eksport. Nga mungesa e eksportit rrezikohet të rritet stoku i vajit të fermerëve në shtëpi”.

Përpunuesit rendisin një sërë arsyesh se pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Duke përfshirë kostot e larta të prodhimit që janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç në Greqi ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend./Monitor

Berisha: Mogherini do të vinte në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por Eurojust i dha atë që meritonte

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas një serie arrestimesh të kryera nga autoritetet belge, ku njëra prej të ndaluarve është Federica Mogherini, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian.


Berisha theksoi se Mogherini, e cila është rektore edhe në degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kishte në plan të vizitonte Shqipërinë dhe se kryeministri Rama kishte bërë programin që t’i merrte deklarata.

Kryedemokrati theksoi se Eurojust i dha Mogherinit ato deklarata që meritonte.

“Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, tha kreu i PD-së.

Berisha:  Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty. Pra, çfarë është kjo para? Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria. Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo.

Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin. Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo? Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën. Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh. Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë.

Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët. Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo. Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz. Kjo është e vërteta. Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte. gsh

KLSH: Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon situatën alarmante mbi shërbimin onkologjik në vend, ku sistemi i ngritur prej vitesh për ofrimin e kimioterapisë pranë spitaleve rajonale vijon të funksionojë me mangësi të thella strukturore dhe organizative.

Raporti thekson se njësitë e kimioterapisë në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat janë funksionale në letër, por me mangësi serioze, ndërsa në Lezhë kjo njësi nuk funksionon fare.

Auditimi zbulon se problemi nuk qëndron vetëm te kapacitetet, por nis që tek dokumentet bazë: njësitë e kimioterapisë nuk figurojnë në rregulloret e brendshme të spitaleve, sikur të mos ekzistonin zyrtarisht. Në praktikë, ato vuajnë mungesa serioze me burimet njerëzore, duke mos pasur mjekë onkologë të mjaftueshëm, pajisje të specializuara dhe as shtretër të dedikuar për trajtime që kërkojnë standarde të larta sigurie. Këto mangësi kanë bërë që spitalet rajonale të mos jenë në gjendje të përballojnë skemat e trajtimit të kimioterapisë dhe të mos garantojnë vazhdimësinë e nevojshme për pacientët që luftojnë me sëmundjet tumorale.

Një tjetër problem i rëndë i evidentuar nga KLSH është mungesa e informatizimit. Në shumicën e spitaleve rajonale, të dhënat për pacientët onkologjikë mbahen ende në regjistra manualë, të cilët nuk përkojnë me të dhënat zyrtare të Spitalit Onkologjik në Tiranë. Kjo praktikë e vjetëruar jo vetëm krijon konfuzion në raportime, por e bën të pamundur gjurmimin e duhur të ecurisë së trajtimit, planifikimin e nevojave mjekësore dhe garantimin e transparencës. Në disa spitale, përfshirë Shkodrën, Elbasanin dhe Beratin, stafi nuk përgatit as plane kujdesi për pacientët në nevojë për trajtim paliativ, duke lënë jashtë çdo protokolli grupin më delikat të pacientëve.

Raporti thekson me shqetësim se spitalet rajonale nuk kanë mundësi të planifikojnë numrin e pacientëve me kancer si raste të reja dhe as të projektojnë skemat e mjekimit që duhet të marrin nga Spitali Onkologjik në Tiranë. Ky boshllëk planifikimi rrit ndjeshëm riskun e mungesës së medikamenteve antitumorale, një situatë që në praktikë mund të përkthehet në vonesa trajtimi dhe në rrezik serioz për jetën e pacientëve.

Përballë këtij realiteti të rëndë, KLSH kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Spitalet rajonale duhet të përfshijnë detyrat e njësive të kimioterapisë në rregulloret e tyre dhe të hartojnë plane të qarta për kujdesin paliativ. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me spitalet, duhet të plotësojë urgjentisht vendet e munguara të mjekëve dhe infermierëve, të sigurojë shtretër të dedikuar për trajtimet onkologjike dhe të krijojë një sistem të informatizuar online për raportimin dhe ndjekjen e pacientëve me sëmundje tumorale. Gjetjet e KLSH nënvizojnë qartë se pa një ndërhyrje të fortë dhe të koordinuar, sistemi aktual rrezikon të lërë pa mbrojtje një nga grupet më vulnerabël të pacientëve në Shqipëri. /ekofin.al

Erion Braçe: Poliklinika e njësisë 5 në katin e parë të një pallati, i kam ngritur këto probleme, ke të drejtë më thonë dhe nuk lëviz kush!

Deputeti socialist, Erion Braçe, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, ngriti shqetësimin e mungesës së një poliklinike në njësinë nr.5 në Tiranë, ku sipas tij, prej vitesh shërbimi shëndetësor ofrohet në katin e parë të një pallati.

Braçe tha se megjithëse i ka ngritur këto shqetësime në komisionin kuvendor të shëndetësisë, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush”, tha Braçe.

Më tej ai përmendi dhe shqetësimin e mosdhënies së legalizimeve për ndërtime që datojnë prej 1990.

Sipas tij, janë gati 850 banesa në Selitë të palegalizuar prej 35 vitesh.

“Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje.  Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe.

Erion Braçe: Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit.

Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë.

Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.

Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. bw

E pandehura Belinda Balluku kërkon heqjen e pezullimit nga detyra dhe rikthimin e pasaportës!

Belinda Balluku, e cila është nën hetim për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.

 

Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme masat e sigurisë të caktuara ndaj saj.

 

Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:

  • Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.

Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i  Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se  e pandehura  Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.

E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh.kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.

Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit  janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin  nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :

  • Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
  • Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Opozita kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin: Balluku duhet të ishte shkarkuar, kërkesa e Ramës në Kushtetuese, e paprecedentë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, pas regjistrimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së bërë nga qeveria për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që ka urdhëruar pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur nga drejtësia të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi.

Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë.

“Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri duhej të kishte propozuar menjëherë shkarkimin nga detyra të një ministri që është marrë i pandehur për abuzime në disa procedura prokurimi publik, me vlerë miliona euro, dhe kurrsesi nuk mund të sillet si zyrë avokatie për një të pandehur.”

Grupi Parlamentar i PD-së, argumenton gjithashtu se veprimi i Kryeministrit përbën ndërhyrje të hapur në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon të forcojë kulturën e pandëshkueshmërisë.

Opozita thekson se, në çdo standard europian, një ministër i marrë i pandehur për abuzime me fonde publike duhej të shkarkohej menjëherë, e jo të mbrohej nga Rama.

“Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore.” gsh

Rama pretendon se vendimi për pezullimin e Ballukut i shkeli kompetencat e tij si kryeministër, Kushtetuesja pranon ta shqyrtojë ankimin

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, por këtë vendim Këshilli i Ministrave e çoi në Kushtetuese.


Tashmë i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të cilët do të vendosin nëse do të pezullojne vendimin e GJKKO, apo ta ta lene ate ne fuqi.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Kryeministri pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Hetimet per Ballukun

Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.

Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.

Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.

Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues. gsh


Send this to a friend