VOAL

VOAL

Përgjigja e demokratëve ndaj fjalimit të presidentit

Stacey Abrams, Kryetare e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Shtetit Xhorxhia, ish-kandidate për guvernatore të këtij shteti në zgjedhjet e fundit, e hapi fjalimin me një histori të shkurtër të familjes së saj që e përdori si simbolizëm për karakterin e popullit amerikan:

“Forca dhe fuqia jonë si amerikanë jeton tek puna jonë e palodhur dhe tek besimi i të krijuarit më shumë.

Familja ime kuptoi nga vetë eksperienca e saj se megjithëse suksesi nuk është i garantuar, ne jetojmë në një vend ku mundësia ekziston.

Por nuk ja dalim mbanë të vetëm – në këto Shtete të Bashkuara, kur kohërat janë të vështira, ne mund të ngulmojmë pasi miqtë tanë dhe fqinjët do të na vijnë në ndihmë”.

Zonja Abrams kritikoi politikat e administratës duke i fajësuar për mbylljen e qeverisë së nga fundi i dhjetorit deri 10 ditë më parë.

“Vetëm pak javë më parë, unë iu bashkova vullnetarëve për të shpërndarë ushqim për punonjësit federalë të pezulluar nga puna. Ata pritën në radhë për një kuti me ushqime dhe për një grimcë shprese, pasi nuk ishin paguar për javë të tëra. Të shndërrosh mjetet e tyre të jetesës në vegël për lojëra politike është një turp.

Mbyllja e qeverisë ishte një truk i sajuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara duke sfiduar çdo parim drejtësie dhe duke braktisur jo vetëm njerëzit tanë, por edhe vlerat tona”.

Zonja Abrams foli edhe për nevojën për konsensus e bashkëpunim ndërpartiak:

“Për shtatë vjet, unë udhëhoqa Partinë Demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Xhorxhia. Nuk isha gjithnjë dakord me Kryetarin tonë republikan, apo me Guvernatorin, por kuptova se për votuesit tanë nuk ishin të rëndësishme partitë tona politike – të rëndësishme për ta ishin jetët e tyre.

Kështu që, kur na u desh të negocionim reformën e drejtësisë, apo transportin, apo përmirësimet në sistemin e birësimit, udhëheqësit e shtetit tim nuk e mbyllën punën – ne u bashkuam. Dhe e mbajtëm fjalën.

Nuk duhet të jetë ndryshe në kryeqytetin e vendit tonë.

Vërtet mund të vijmë nga kahe të ndryshme të politikës, por përkushtimi ynë i përbashkët ndaj idealeve të këtij vendi nuk mund të jetë i negociueshëm”.

Pas theksit të fortë që i vuri Presidenti Trump rritjes së ekonomisë dhe papunësisë së ulët në fjalimin e tij, zonja Abrams u shpreh me kritika se për një pjesë të mirë të amerikanëve punët ekzistuese nuk ofrojnë një jetë me siguri ekonomike:

“Në Xhorxhia dhe në mbarë vendin, njerëzit po përpiqen të krijojnë një klasë të mesme, me një pagë që vërtet përfaqëson sigurinë ekonomike.

Por, realisht shpresat e familjeve po dërrmohen nga udhëheqja republikane që injoron jetën reale apo thjesht nuk e kupton atë”

Përfaqësuesja e demokratëve që foli të martën në përgjigje të Fjalimit të Presidentit Trump mbi Gjendjen e Vendit, u shpreh se shumë amerikanë vërejnë se po përdoren forma të ndryshme për t’u mohuar ose kufizuar atyre të drejtën e votës:

Kjo është beteja e radhës për demokracinë tonë, një betejë në të cilën të gjithë qytetarët të mund të shprehin mendimin e tyre për vizionin që duam për vendin tonë.

Duhet ta refuzojmë cinizmin që thotë se të lejosh të dëgjohet dhe të numërohet çdo votë është “kapje e pushtetit”.

Amerikanët e kuptojnë se këto janë vlerat e burrave dhe grave tona me uniformë dhe për të cilat veteranët tanë rrezikojnë jetën e tyre për t’i mbrojtur.

Themelet e udhëheqjes tonë morale në mbarë globin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nëpërmjet të cilave votuesit zgjedhin udhëheqësit e tyre – dhe jo për politikanët që të zgjedhin votuesit e tyre,” tha Stacy Abrahms në fjalimin që mbajti në emër të Partisë Demokrate, në përgjigje të Fjalimit mbi Gjendjen e Vendit që mbajti Presidenti Trump.

Presidenti Trump mban Fjalimin mbi Gjendjen e Vendit (video)

Presidenti Trump mbajti të martën Fjalimin mbi Gjendjen e Vendit. Presidenti foli para një Kongresi të ri të zgjedhur në nëntor.

Ky ishte fjalimi i dytë mbi gjendjen e vendit që mban Presidenti Trump që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

“Zonja Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Nënpresident, Anëtarë të Kongresit, Zonja e Parë e ShBA, bashkatdhetarët e mi amerikanë! Takohemi sonte në një moment me potencial të pafund. Me fillimin e punimeve të Kongresit të ri, dal para jush i gatshëm për të punuar me ju për të arritur suksese historike për të gjithë amerikanët. Miliona bashkatdhetarë të mi që na shohin tani të mbledhur në këtë seli, shpresojnë se ne nuk do të qeverisim si dy parti, por si një komb i vetëm. Axhenda që do të prezantoj sonte nuk është as republikane, as demokrate, por është axhenda e popullit amerikan”.

Me këto fjalë, Presidenti hapi fjalimin e tij para një Kongresi të ri që rezultoi nga zgjedhjet e 6 nëntorit. Presidenti e hapi fjalimin me një nga temat e theksuara shpesh në fjalimet e tij, mbrojtjen e interesave të punëtorëve amerikanë, duke vënë në plan të parë interesat e Amerikës:

“Shumë prej nesh bënë fushatë me të njëjtat premtime: mbrojtje të vendeve të punës dhe tregti e drejtë për punëtorët amerikanë; rindërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës së vendit; ulja e çmimeve për kujdesin shëndetësor dhe ilaçet; krijimi i një sistemi të imigracionit që është i sigurtë, i ligjshëm dhe modern, si dhe një politikë e jashtme që vë në plan të parë interesat e Amerikës.

Mundësi të reja i paraqiten politikës amerikane me kusht që të kemi kurajon që t’i shfrytëzojmë. Fitorja nuk kërkon që të shënojë pikë partia jonë. Fitorja arrihet kur fiton vendi”.

Duke e vënë theksin mbi sukseset e Amerikës në dekada, presidenti u ndal tek disa momente historike të rolit amerikan në kontribut të njerëzimit:

“Këtë vit, vendi do të shënojë dy përvjetorë të rëndësishëm që dëshmojnë madhështinë e misionit të Amerikës, si dhe fuqinë e krenarisë amerikane.

Në qershor mbushen 75 vjet nga ajo që Gjenerali Ajzenhauer e quajti “Kryqëzata e Madhe” – operacioni i forcave aleate për të çliruar Evropën. Në operacionin e 6 qershorit, 1944, 15 mijë të rinj amerikanë u hodhën me parashuta, u sulën nga deti dhe toka, për të shpëtuar civilizimin tonë nga tirania. Në sallë kemi të ftuar tre nga nga këta heronj amerikanë: Joseph Reilly, Irving Locker and Herman Zeitchik. Zotërinj, ju përshëndesim!

Në 2019-ën mbushen 50-vjet që kur astronautët e rinj udhëtuan një çerek-milion milje në hapësirë për të vënë flamurin amerikan në Hënë. Gjysmë shekulli më pas, kemi në sallë një nga astronautët e misionit “Apolli 11″: Buzz Aldrin. Këtë vit astronautët amerikanë do të rikthehen në hapësirë me raketa amerikane”.

Imigracioni, një ndër temat parësore që ka theksuar në politikat e brendshme Presidenti Trump, ishte edhe në fokusin qendror të Fjalimit mbi Gjendjen e Vendit.

“Asgjë nuk e dëshmon më qartë ndarjen e thellë mes klasës politike dhe klasës punëtore amerikane se sa imigracioni. Sot ju bëj thirrje të mbroni kufirin jugor të vendit tonë në emër të dashurisë për njerëzit tanë. Politikanë që jetojnë në lagje të mbrojtura, pas hekurave, nuk duan t’ia dinë për klasën punëtore amerikane që preket nga mbingarkimi i shkollave, i spitaleve, rreziku ndaj jetës, ndërkohë që pagat e tyre dëmtohen nga konkurrenca e imigrantëve”.

Presidenti kërkoi nga Kongresi mbështetje për propozimet që ai ka parashtruar për zgjidhjen e sfidave që sjell imigracioni:

“Administrata ime i ka dërguar Kongresit një propozim të logjikshëm për t’i dhënë fund krizës në kufirin tonë jugor. Propozimi përfshin asistencë humanitare, më shumë zbatim të ligjit, zbulimin e drogave në portet tona, mbylljen e të çarave që mundësojnë trafikimin e fëmijëve, si dhe plane për një barrierë të re fizike, ose një mur, për të siguruar zonat e gjera ndërmjet pikave hyrëse kufitare. Në të kaluarën, shumica e njerëzve në këtë sallë votuan për një mur, por muri i vërtetë nuk u ndërtua kurrë. Unë do ta ndërtoj.

Kjo është një barrierë inteligjente çeliku që lejon të shikohet në anën tjetër, dhe jo thjesht një mur betoni. Do të vendoset në zonat e identifikuara nga agjentët e kufirit si zonat që e kanë më të nevojshme, dhe siç mund t’jua thonë vetë agjentët, aty ku ngrihen muret, kalimet e paligjshme bien.

San Diego kishte dikur numrin më të madh të kalimeve të paligjshme në vend. Në përgjigje të kërkesave të banorëve të San Diegos dhe të udhëheqësve politikë, u vendos një mur i fortë sigurie. Kjo barrierë e fuqishme pothuajse i dha fund krejtësisht kalimeve të paligjshme të kufirit.

Qyteti kufitar El Paso, në shtetin Teksas, kishte dikur një nivel jashtëzakonisht të lartë të krimeve të dhunshme, një nga më të lartat në vend, si dhe konsiderohej një ndër qytetet më të rrezikshme të vendit tonë. Tashmë, me një barrierë të fuqishme, El Paso konsiderohet si një ndër qytetet tona më të sigurta.

Thënë më thjesht, muret funksionojnë dhe muret shpëtojnë jetë. Prandaj, le të të punojmë së bashku, të bëjmë kompromis, dhe të arrijmë një marrëveshje që do ta bëjë vërtet më të sigurtë Amerikën”.

Presidenti foli edhe për politikat amerikane të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara po mbajnë një barrë më të madhe dhe të padrejtë krahasuar me aleatët e tyre:

“Gjatë dy viteve të fundit kemi filluar të rindërtojmë plotësisht Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një buxhet prej 700 miliardësh vitin e kaluar, dhe këtë vit me 716 miliardë. Po i shtyjmë edhe vendet e tjera të paguajnë pjesën e tyre të drejtë. Për vite, Shtetet e Bashkuara janë trajtuar shumë padrejtësisht nga NATO-ja, por ne tashmë kemi siguruar një rritje prej 100 miliardë dollarësh të shpenzimeve ushtarake të vendeve aleate të NATO-s”.

Në Fjalimin e tij mbi Gjendjen e Vendit, Presidenti Trump u ndal edhe tek politikat ndaj Rusisë:

“Si pjesë e forcimit të ushtrisë sonë, Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një Sistem për Mbrojtjen nga Raketat të modernizuar.

Nën Administratën time, ne nuk do të kërkojmë kurrë ndjesë për avancimin e interesave të Amerikës.

Për shembull, dekada më parë Shtetet e Bashkuara nënshkruan një traktat me Rusinë duke rënë dakort të kufizojmë dhe të reduktojmë aftësitë tona në fushën e raketave. Ndërkohë që ne e zbatuam marrëveshjen pikë për pikë, Rusia i shkeli kushtet e marrëveshjes në mënyrë të përsëritur. Për këtë arsye, unë njoftova se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Traktati për Armët Bërthamore me Rreze të Mesme (INF).

Ndoshta mund të negociojmë për një marrëveshje të ndryshme, ku të shtohet edhe Kina apo vende të tjera; ose ndoshta nuk e arrijmë dot, dhe në këtë rast do të shpenzojmë më shumë dhe do të arrijmë më shumë inovacion se të gjithë të tjerët”.

Presidenti bëri thirrje për një politikbërje më gjithëpërfshirëse:

“Duhet të heqim dorë nga politika e hakmarrjes, rezistencës dhe shpagimit dhe të përqafojmë potencialin e bashkëpunimit, kompromisit dhe të mirës së përbashkët”.

Dhjetë ditë pas rihapjes së qeverisë që rezultoi nga përplasjet mes administratës dhe Kongresit lidhur me buxhetin, presidenti foli për nevojën për një politikbërje të udhëhequr nga kompromisi dhe bashkëpunimi.

“Nëse duam paqe dhe përparime, nuk duhet të ketë luftë e investigime. Ndryshe nuk funksionojnë gjërat. Ne duhet të jemi të bashkuar brenda vendit për të arritur të mundim kundërshtarët tanë jashtë vendit”.

Presidenti i bëri thirrje Kongresit që të miratojë pa vonesa kandidatët e tij për poste në administratën e tij.

Presidenti i kushtoi një pjesë të madhe në fjalimin e tij përparimeve ekonomike gjatë dy viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë:

“Ne kemi mundësuar një zhvillim ekonomik të paparë. Kemi krijuar 5.3 milionë vende të reja pune dhe, më e rëndësishmja, kemi shtuar 600 mijë vende të reja pune në prodhimin industrial që të gjithë thonin se ishte e pamundur”.

Administrata ime ka reduktuar pengesat burokratike në një kohë më të shkurtër se kushdo tjetër. Kompanitë po rikthehen në vendin tonë falë reduktimeve historike të taksave e pengesave ligjore”.

Ai përsëriti politikat e tij të mbrojtjes së tregut amerikan të punës dhe synimin e tij që në shkëmbimet tregtare me vende të tjera të vërë në plan të parë interesat e punëtorëve dhe kompanive amerikane.

SHBA, raporti qeveritar nuk gjen ndikim nga jashtë tek zgjedhjet e 2018

Një raport i klasifikuar i qeverisë amerikane lidhur me ndërhyrjen e huaj tek zgjedhjet për në Kongres të nëntorit të 2018-ës, arrin në përfundimin se ndërhyrja nga jashtë “nuk pati ndikim material” tek integriteti dhe siguria e votave, duke lënë të hapur çështjen në se do të merren sanksione për ndikimin e huaj në fushatat elektorale.

Ndërsa përfundimet e hollësishme të raportit nga Departamentet e Drejtësisë dhe të Sigurisë Kombëtare janë të klasifikuara, të dyja këto agjenci deklaruan të martën se nuk kishin gjetur “të dhëna që aktivitetet e një qeverie, apo agjenti të huaj të kenë patur ndikim material tek integriteti, apo siguria e infrastrukturës elektorale, apo politike në zgjedhjet e mesit të mandatit.”

Në raportin e të dy agjencive nuk thuhet në se fushtatat e ndikimit të huaj me objektiv votuesit amerikanë patën sukses që të ndikonin tek rezultati i zgjedhjeve, një çështje që zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk janë përpjekur t’i përgjigjen.

Raporti u përgatit me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i nënshkruar në shtator, që autorizonte sanksione ndaj aktorëve të huaj, në rast se do të kishte ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, gjenerali Matthew Whitaker dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen ja dorëzuan raportin e agjencive të tyre Presidentit Trump.

Forum në Uashington, Evropa Juglindore dhe ndikimi rus

Në një nga sallat e Senatit amerikan u mbajt të martën një forum për sigurinë në Evropën Juglindore me pjesëmarrjen e zyrtarëve dhe parlamentarëve nga 17 vende të Evropës. Forumi zhvillohej nën kujdesin e senatorit republikan James Inhofe. Zyrtarët bënë thirrje për të mos e zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon, si garanci për të penguar shtrirjen e ndikimit rus, të cilin ata e shohin si faktor që mund të sillte një destabilizim politik.

Në forum mori pjesë si i ftuar nderi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Kosova përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Forumi i përvitshëm, i ndërmarrë me nismën e deputetit nga Shqipëria Fatmir Mediu, zhvillohet prej katër vjetësh nën kujdesin e komisionit të Forcave të Armatosura të senatit amerikan. Këtë vit, në drejtimin e forumit ishte senatori James Inhofe, kreu i këtij komisioni.

Forumi titullohej “Sfidat e tanishme të Evropës Juglindore dhe luftimi i sjelljes keqdashëse të Rusisë në rajon.”

Presidenti Meta, në një koment për Zërin e Amerikës tha se sfidat e Shqipërisë kanë të bëjnë me rritjen e rolit të saj si faktor për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Ai e shpjegon kështu arsyen:

“Dihet që ka një angazhim të aktorëve të tretë për të cënuar këto procese stabilizuese dhe integruese në rajonin tonë, të cilat falë angazhimit të përbashkët dhe koordinimit të shkëlqyer në dy dekadat e fundit të SHBA, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kanë sjellë një progres solid. Jemi në një moment ku nuk duhet të kemi jo vetëm një ulje të kësaj pranie amerikane, të NATO-s apo të BE-së, por ku edhe koordinimi i tyre për çështjen e rajonit është mjaft i rëndësishëm për të mos lejuar hapësira për depërtimin e aktorëve të tretë.”

Drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, David Phillips, thotë se Shqipëria përballet me sfida nga vende të tjera që synojnë të projektojnë ndikimin e tyre atje.

“Ndikimi negativ i Turqisë që ble asete dhe influencon politikanët si dhe një Rusi që po e shtrin dorën në shtetet e periferisë së saj, përfaqësojnë një sfidë serioze për interesat dhe sovranitetin e Shqipërisë. Synimi i Rusisë është të pakësojë ndikimin amerikan dhe, meqenëse Shqipëria dhe SHBA janë miq shumë të ngushtë, Rusia e ka vënë në shënjestër Shqipërinë. Ajo përpiqet gjithashtu të ngushtojë sferën e NATO-s në rajon dhe fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s përfaqëson një kërcënim për Rusinë.”

Ligjvënësit amerikanë që morën pjesë, nga Senati dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e shohin forumin si një rast për të ndërtuar partneritete në rajon dhe për të diskutuar mbi gjeopolitikën në Evropën Juglindore. Ata thanë se në dritën e sjelljeve keqdashëse të Rusisë në Ballkan, diskutimi i këtyre çështjeve me udhëheqës të lartë të rajonit është me rëndësi kritike.

Në vitet e kaluara, pjesëmarrësit kanë diskutuar mbi tema të tilla si ndikimi i ISIS-it në Ballkan, siguria kibernetike dhe gjeopolitika në Ballkan.

Pritshmëritë për fjalimin e Presidentit Trump para Kongresit

Presidenti Donald Trump pritet të lavdërojë gjendjen e ekonomisë amerikane dhe të këmbëngulë për nevojën për një pengesë fizike në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën në fjalimin e tij sonte mbi gjendjen e vendit. Fjalimi i presidentit Trump ishte planifikuar fillimisht për më 29 janar, por u shty për në 5 shkurt për shkak të mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori amerikane, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet mes presidentit republikan dhe shumicës demokratike në Kongres mbi financimin për ndërtimin e një muri në kufi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke thotë se një debat në Senat të hënën dha sinjalet e asaj që mund të pritet nga fjalimi i presidentit Trump.

Presidenti Trump pritet të paraqitet si një lider i fortë që po përmbush premtimet e fushatës së tij. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell la të kuptohet se suksesi i ekonomisë amerikane mund të jetë tema kryesore e fjalimit.

“Politikat pro-rritjes ekonomike dhe pro-familjes të republikanëve kanë ndihmuar krijimin e vendeve të punës dhe gjallërimin e bizneseve të vogla, ndërsa familjet e klasës së mesme në mbarë vendin vazhdojnë të përfitojnë nga këto politika”.

Demokratët janë të përgatitur të përgjigjen, siç treguan komentet e udhëheqësit të pakicës në Senat, Chuck Schumer.

“Nesër, presidenti do të thotë, siç pritet, se gjendja e vendit tonë është e fortë, por e vërteta është se gjendja e ekonomisë së krijuar nga zoti Trump po dobëson klasën e mesme amerikane. Gjendja e sistemit të kujdesit shëndetësor është duke dobësuar familjet amerikane dhe administrata Trump është e përfshirë në kaos dhe paaftësi”.

Presidenti Trump e ka pranuar se mund të mos jetë në gjendje të marrë mbështetje të mjaftueshme në Kongres për të financuar ndërtimin e një muri kufitar – premtimi i tij kryesor gjatë fushatës. Ai ka thënë se mund të deklarojë një emergjencë kombëtare për të marrë fondet e nevojshme dhe mund ta përdorë fjalimin mbi gjendjen e vendit për të nxitur këtë mundësi. Senatori Lindsay Graham u ka kërkuar republikanëve të tjerë që ta mbështesin presidentin.

“Nëse demokratët nuk do të punojnë me të, mendoj se do të ishte gabim për republikanët ta sabotojnë presidentin, nëse ai përpiqet të vendosë barrierat në vend, duke përdorur autoritetin e tij si komandant i forcave të armatosura”.

Presidenti Trump gjithashtu ka gjasa të deklarojë suksesin në ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, si një justifikim për t’i dhënë fund angazhimit 17 vjeçar amerikan në atë vend. Rand

Paul, një senator republikan nga Kentaki, është gjithashtu një mbështetës i pasionuar i tërheqjes së trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani.

“Ne jemi fitimtarë, në çdo aspekt. Kemi vrarë bin Ladenin, kemi ndërprerë kampet terroriste në Afganistan. A është Afganistani me probleme? Sigurisht, është dhe do të jetë i tillë”.

Por disa ligjvënës nga të dyja partitë e kundërshtojnë tërheqjen nga Afganistani.

“Një nga kolegët tanë, senatori nga Florida Marco Rubio, tha se terrorizmi është si një tumor, si kancer. Mund të përpiqemi ta eliminojmë atë, por nëse nuk jemi të suksesshëm në eliminimin e tij, edhe pse e kemi zvogëluar, ai do të rikthehet sapo të të ulet presioni”.

Presidenti Trump pritet gjithashtu të thotë se ka patur përparim në negociatat tregtare të administratës së tij me Kinën dhe bisedimet me Korenë e Veriut për çnuklearizimin e Gadishullit Korean.

SHBA: Tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kërkuan sërish Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e tarifave dhe nevojën e pezullimit të tyre. Udhëheqësit e Kosovës e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit tonë dhe sfidat që paraqesin tarifat për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia, thekson më tej zyrtari i lartë, duhet të ndërmarrin veprime dhe vendime të vështira, por të nevojshme, t’u japin përparësi bisedimeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre”, thuhet në deklaratë.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave, ndërsa javën e kaluar këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, bisedoi në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kërkesa amerikane për pezullimin e tarifave, ka shkaktuar mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar me tarifat. Bashkimi Evropian po ashtu po ushtron trysni politike ndaj Kosovës për heqjen e tyre.

Senati amerikan kundër tërheqjes së trupave nga Siria dhe Afganistani

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një masë simbolike që kundërshton urdhrin e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr trupat amerikane nga Siria dhe Afganistani.

Masa është një amendament jodetyrues, i cili thotë se grupet islamike militante vazhdojnë të paraqesin kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Meqenëse Trump është republikan dhe republikanët e kontrollojnë Senatin, kalimi i masës shihet si shenjë e mospërputhjes për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Amendamenti, i cili u miratua me 70 vota për dhe 26 kundër, thotë se ka përparim në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, si dhe atyre të Al-Kaidës në Siri dhe Afganistan.

Por ai po ashtu paralajmëron se “tërheqja e shpejtë” e trupave amerikane mund ta destabilizojë rajonin dhe të krijojë një vakuum, që mund të mbushet nga Irani ose Rusia.

Janë rreth 2 000 trupa amerikane që aktualisht shërbejnë në Siri dhe rreth 11000 në Afganistan.

Elez Biberaj: Do të vazhdojmë me lajme në mbështetje të demokracisë

Në një komunikim me gazetën “Shekulli”, Zëri i Amerikës deklaron se vazhdimisht do të ofrojë raportime të sakta për zhvillimet në Shqipëri. Ky reagim vjen pas akuzave të Kryeministrit Rama, lidhur me zbulimin e skandaleve të funditZbulimi i skandaleve të fundit në Shqipëri, të cilat kanë të bëjnë me punësimin në burgje, si dhe procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017, ka rikthyer fuqshëm tek audienca shqiptare, Zërin e Amerikës. Duke marrë shkas nga materialet investigative dhe reagimit të Kryeministrit Edi Rama, që e etiketoi si “kazan”, gazeta “Shekulli”, mbajti një korrespondencë me Zërin e Amerikës, për çështjen në fjalë. Elez Biberaj, shefi i seksionit të Euro Azisë, tek Zëri i Amerikës, tha se: “Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të lajmeve. Shërbimi Shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë dhe fuqizimin e audiencës së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara, në mënyrë që ata të mund ndërmarrin vendime për të informuar”. Lajmet e Zërit të Amerikës kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në rrëzimin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore, posaçërisht në rënien e komunizmit në Shqipëri.

Skandalet e qeverisë shqiptare

Zëri i Amerikës ka raportuar së fundi, dy skandale politike në Shqipëri. I pari ka të bëjë me punësimin e militantëve të Partisë Socialiste në burgje dhe tjetri, me fenomenin e blerjes të votave, nga ana e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e vitit 2017. Sjellja e këtyre materialeve investigative, ka bërë që Kryeministri Edi Rama, të reagojë ndaj Zërit të Amerikës, duke e renditur edhe atë si “media kazani”. Por pavarësisht diversionit të Edi Ramës për reagimin ndaj materialeve të publikuara, “Zëri i Amerikës” ka publikuar një investigim të rëndë, në të cilën akuzon qeverinë e Partisë Socialiste për bashkëpunim me krimin dhe blerje votash. Janë akuza të faktuara, madje me materiale nga prokuroria, të cilat kërkojnë përgjigje serioze. Konkretisht Kryeministri Rama, për çështjen e punësimeve në burgjet tha: “Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Çuko përmend kryeministrin

Pse u “çmend” kryeministri dhe e etiketoi kazan Zërin e Amerikës, një gafë e barabartë me atë kur sulmoi publikisht gjatë fushatës presidenciale kandidatin, më pas president i SHBA, Donald Trump? Në përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, drejtori i burgjeve përmend kryeministrin Rama si personin që kishte bllokuar fituesit e konkursit të burgjeve, të nisin punë. Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike. Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin. Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë. Por përtej fasadës, ish-drejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë. “O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,” thoshte Çuko më 14 prill. “Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s’e di ç’do të thotë ai tani,” shtohet aty. “Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës.

Hetimi për punësimin në burgje

Në shkrimin e Zërit të Amerikës, që i referohet përgjimeve telefonike të Arben Çukës, theksohet se disa deputetë, por edhe persona pranë zyrës së Kryeministrit telefonojnë për punësimin e militantëve. Ndër deputetët që kanë telefonuar përmenden edhe deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Klodiana Spahiu dhe Paulin Stërkaj. Ndërsa vetë deputetët kanë pohuar se kanë kërkuar informacion se pse janë bërë disa transferime punonjësish, banorë të zonës së tyre, për të cilët kanë pasur edhe ankesa. Në një tjetër rast përmendet edhe shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Sipas këtij shkrimi, nga asistentja e Ramës, zonja Bizhga, ka ardhur interesimi për një vajzë të quajtur V.D., që kishte konkurruar për të punuar pranë Drejtorisë së Burgjeve, pasi pas vdekjes të babait të saj, punonjës i Policisë së Shtetit, ajo kishte shprehur dëshirë për të punësuar pranë Burgjeve. Ky rast ishte adresuar për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me zonja Bizhga bashkë me 20 raste të tjera, të gjithë të adresuara tek zyra e punës. V.D. kishte marrë pjesë në konkurs dhe kishte dalë fituese, por Drejtoria e Burgjeve nuk e kishte filluar ende procedurën për ta marrë në punë. Për këto arsye Motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar sqarime nga Vali Bizhga, e cila nëpërmjet asistentes së saj ishte adresuar te Drejtori i Burgjeve për sqarime të mëtejshme. Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari. Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie. Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua, megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, deputetë dhe zyrtarë të qeverisë.

Cilën listë bllokoi kryeministri?

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, përmes një prononcimi për mediat disa ditë më parë, në lidhje me punësimin militanteskt nëpër burgjet në Shqipëri, vuri në dyshim dhe kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës së botuar nga Zëri i Amerikës, lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratë. Në vetë daljen e saj zonja Gjonaj konfirmon ato që janë thënë në bisedat e përgjuara, se Kryeministri e kishte bllokuar përkohësisht listën. Fakti, që siç u shpreh zonja Gjonaj, Kryeministri ka bllokuar “jo listën e konkurrimeve, por listën e ndërhyrjeve”, provon pikërisht problemin që ngre raporti i Zërit të Amerikës, ekzistencën e ndërhyrjeve të shumta. Siç vihet në dukje në kronikë, në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin që i dorëzoi Kuvendit, një e treta e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit.

Prokuroria hetim për publikimin e përgjimeve

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi më 31 janar se ka hapur hetime lidhur me publikimin dje të disa përgjimeve të një çështjeje penale të cilën ajo e ka ende nën hetim. Reagimi i Prokurorisë erdhi pas publikimit nga Zëri i Amerikës të një materiali të përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN. Dhjetëra përgjime dhe dokumente të siguruara përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hidhnin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në disa qytete të vendit. Prokuroria njoftoi se ajo po heton për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, duke theksuar se publikimi i akteve të përgjimeve të një çështjeje penale po bëhet në kundërshtim me ligjin. Sipas Prokurorisë po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim. Transkriptet e përgjimeve tregonin përfshirjen në zgjedhje të vëllezërve Avdyli, drejtuesit e një grupi të dyshuar për veprimtari kriminale, si dhe lidhjet e tyre kryesisht me kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili drejtoi edhe shtabin elektoral të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e vitit 2017. Përmbajtja e materialit të publikuar, u bë shkas per debate të forta në parlament mes opozitës dhe qeverisë, duke krijuar dhe situata tensioni në sallë.

Zëri i Amerikës: Përgjimet tregojnë blerjen e votave nga krimi

Zëri i Amerikës ka sjellë përpara opinioni publik një javë më parë, investigimin e realizuar nga rrjeti investigativ BIRN, për përgjimin e funksionimit të trafikut të drogës dhe përfshirjes në të, të zyrtarëve politikë. Dhjetëra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër

Investigimi

Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej kutive dallon shënimi me shkrim dore “korrupsion dhe blerje votash; 42 CD”. Një kat më poshtë, katër oficerë të policisë gjyqësore transkriptojnë përgjime që datojnë nga viti 2016. Nuk ka ende një bilanc të qartë, por mbeten ende dhjetëra CD me përgjime të pa transkriptuara. Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate të krimit të organizuar me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës. Bisedat telefonike me grupin “Avdyli” e zgjeruan rrethin e hetimeve edhe te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat. E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”. Por të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi episode të dyshuara të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri elektoral pa kryer ende një reformë të thellë zgjedhore. Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN ngrenë dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017. Bisedat telefonike tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Përfshirja e grupit “Avdyli” në shit-blerje votash nuk është një rast i izoluar. Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016 në Dibër ekspozon gjithashtu persona me precedentë si dhe aparatin shtetëror lokal në orientimin apo manipulimin e votës. Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar për mbushjen e hambarit të votave fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Opozita akuzon kryeministrin Rama se e ka kthyer bashkëpunimin me krimin në një strategji për mbajtjen e pushtetit, ndërkohë që Partia Socialiste dhe kryeministri i kanë mohuar akuzat dhe i cilësojnë ato alibi për humbjen e zgjedhjeve. Megjithatë, ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona periferike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve për përfshirjen e dyshuar të Avdylajve në zgjedhje apo në korrupsion me sektorë të ndryshëm të administratës. Ndërsa dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi refuzuan të komentonin mbi ecurinë e hetimeve. Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e krye bashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë. Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur komunikimet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje. I kontaktuar nga BIRN, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre zgjidhje të problemeve. “Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria,” tha ai.

Zëvendëspresidenti amerikan bën thirrje për rrëzimin e kreut venezuelan, Maduro

„Ka ardhur koha që të marrë fund tirania e Maduros“, tha zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence para venezuelanëve në ekzil në Miami. Sundimi i nacionalistit të majtë „duhet të marrë fund e madje tani.“

„Kjo nuk është koha për dialog”, u shpreh Mike Pence, zëvendëspresidenti amerikan para venezuelanëve në ekzil në Miami. „Kjo është koha për të vepruar.” „Sipas tij në tryezë janë të gjitha opcionet. Këshilltari i presidentit, Donald Trump për sigurinë, John Bolton deklaroi në twitter se „SHBA janë të gatshëm të ofrojnë për Venezuelën ilaçe dhe ndihma ushqimore. Ndërsa presidenti i vetëshpallur si president i përkohshëm, Juan Guaido ka bërë thirrje për „demonstratën më të madhe” në historinë e vendit të shtunën. Jo vetëm në Venezuela, edhe në Spanjë, Peru, Meksikë, Argjentinë, ku jetojnë shumë venezuelanë është bërë thirrje për demonstrata.

A mund të përdorë Maduro ushtrinë?

Kreu socialist, Nicolas Maduro ende e ka mbështetjen e ushtrisë. Megjithatë Guaido përpiqet prej ditësh që të bëjë për vete ushtarakët. Ai u premtoi ushtarëve shpallje amnistie, nëse ata e mbështesin. Presidenti i vetëshpallur përpiqet të gjejë sa më shumë mbështetës në arenën ndërkombëtare. Pas SHBA e një sërë vendesh amerikanolatine, aleanca e përkrahësve do të rritet në fundjavë. Të dielën përfundon një ultimatum i shumë vendeve europiane. Nëse Maduro nuk shpall deri këtë fundjavë zgjedhje të reja e të lira, Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, Holanda e Belgjika do ta njohin Guaidon si kreun legjitim të shtetit. Kancelarja Merkel paralajmëroi nga ashpërsimi i situatës në Venezuela. „Duam të japim një kontribut që të mos e shkallëzojmë edhe më tej gjendjen në Venezuela”, tha Merkel. Nga ana tjetër populli venezuelan duhet të ndjekë interesat e tij dhe „kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve.”

la/haz/cvo (rtr, afp, dpa)

Pompeo: SHBA tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti.

Duke folur të premten, Pompeo tha se Uashingtoni do ta njoftojë zyrtarisht Moskën se SHBA-ja do të tërhiqet nga traktati për gjashtë muaj.

Pompeo u tha gazetarëve në Uashington se SHBA-ja mbetet e hapur për negociata me Rusinë për kontrollin e armëve.

Ai tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do një marrëveshje që është e verifikueshme dhe e zbatueshme.

Pak kohë pas njoftimit të Pompeos, aleatët e NATO-s lëshuan një deklaratë, duke thënë se “e mbështesin plotësisht ” vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga traktati.

Uashingtoni ka paralajmëruar që disa muaj se do të dalë nga marrëveshja në fillim të shkurtit, nëse Rusia nuk e shkatërron një lloj rakete për të cilën SHBA-ja thotë se e shkel marrëveshjen.

Rusia e mohon se raketa në fjalë, 9M729, e shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Traktati i armëve bërthamore vendos Moskën dhe Uashingtonin në tension

Të enjten zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se nuk janë arritur të kapërcehen dallimet e Moskës me Uashingtonin mbi një traktat të rëndësishëm të armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë. Deklarata e tij u bë publike nga agjencitë ruse të lajmeve. Bisedimet e fundit të zhvilluara në Pekin, nuk arritën t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet mbi këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi rus nuk është në përputhje me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pasi aftësia e tyre i tejkalon kufijtë e paracaktuar nga marrëveshja.

SHBA akuzojnë Rusinë për destabilizim të sigurisë globale, duke refuzuar të shkatërrojë raketat që Uashingtoni këmbëngul se bien në kundërshtim me marrëveshjen.

Si përgjigje ndaj situatës pa rrugë-dalje, një zyrtar i lartë amerikan tha të enjten për agjencinë “Reuters” se qeveria amerikane ka të ngjarë të nisë tërheqjen nga traktati i vitit 1987 në ditët e ardhshme.

Moska i mbahet qëndrimit se Uashingtoni i ka shpikur shkeljet, në mënyrë që të dalë nga marrëveshja, diçka që do t’i jepte mundësi Shteteve të Bashkuara të prodhonin raketa të reja.

Hakerët rusë kanë synuar të diskreditojnë hetimet në SHBA

Zyra e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara, Robert Mueller ka thënë se Rusia ka vjedhur dhe ndryshuar të dhëna, në përpjekje për të diskredituar hetimet rreth përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në një dokument të publikuar në Uashington më 30 janar, prokurorët kanë thënë se llogaria @HackingRedstone në rrjetin social Twitter, është krijuar më 22 tetor, duke treguar me mburrje se ka hakuar disa nga të dhënat e një rasti që akuzon një kompani se ka financuar një fushatë propaganduese ruse me synimin e ndërhyrjes në zgjedhje.

“Ne kemi qasje në databazën e hetimeve të Këshilltarit Special, Robert Mueller dhe ne kemi hakuar serverin rus”, është cituar në dokument postimi i bërë në Twitter.

Zyra e Muellerit ka thënë se kjo llogari ka pretenduar të ketë vjedhur të dhëna për kompaninë, Concord.

Mirëpo sipas prokurorëve, të dhënat që kjo llogari ka publikuar online “janë ndryshuar dhe shpërndarë, në kuadër të një fushate dezinfomuese që duket se ka pasur qëllim diskreditimin e hetimeve të vazhdueshme rreth ndërhyrjes ruse në sistemin politik të SHBA-së”.

Concord, është vetëm një nga tri subjektet dhe 13 individët që janë akuzuar në shkurt të vitit të kaluar nga Mueller, me pretendimet se kanë kryer fushatë dezinformuese gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale më 2016.

Sanders: Zoti ka dëshiruar që Trump të bëhet president

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders i ka thënë një rrjeti televiziv religjioz se Zoti “ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”.

Sanders i ka bërë këto komente në një intervistë për Rrjetin e Krishterë të Transmetimit (CBN), duke thënë se kjo gjë ka qenë arsyeja pse Trumpi ka fituar presidencën.

“Mendoj se Zoti kërkon nga ne që të marrim role të ndryshme në periudha të ndryshme dhe mendoj se ai ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”, ka thënë ajo.

Sekretarja për media po ashtu ka thënë se “është shumë e vështirë” që të marrësh mësime për moralin nga Partia Demokratike.

Deklarata e saj ka ardhur pasi demokratët e kanë cilësuar të pamoralshëm propozimin e presidentit amerikan për ndërtim të murit me Meksikën.

Evangjelistët amerikanë kanë treguar mbështetje të fuqishme për Trumpin.

The Washington Post ka raportuar se ai ka fituar 80 për qind të votës evangjeliste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, njëherësh më shumë se kandidatët republikanë për pozitën e presidentit, siç kanë qenë, Mitt Romney dhe John McCain në zgjedhjet e mëparshme.

Trumpi thotë se shërbimet e inteligjencës amerikane janë ‘naive’

Presidenti Trump i ka cilësuar agjencitë e inteligjencës amerikane si “naive” dhe “të gabuara” ndaj Iranit, pasi vlerësimi vjetor i tyre ndaj kërcënimeve kundërshtoi qëndrimin e tij të ashpër duke minimizuar kërcënimin bërthamor të Teheranit.  “Njerëzit e agjensive të inteligjencës duket se janë jashtëzakonisht pasive dhe naive kur janë fjala për rreziqet e Iranit”, tha Trump përmes një postimi në Tweet të mërkurën.

“Ata janë të gabuar! Ata po testojnë Raketat (javën e kaluar) dhe më shumë, dhe po vijnë shumë afër. Kini kujdes Iranin. Ndoshta Inteligjenca duhet të kthehet në shkollë”, u shpreh ai.

Sanksionet agresive të Trumpit kundër Iranit kanë shtrënguar ekonominë e Republikës Islamike, por paralajmërimet e presidentit për “rreziqet e Iranit” nuk ndahen nga agjencitë e inteligjencës të SHBA.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats paraqiti Komitetin e Senatit të Inteligjencës të martën vlerësimin vjetor të agjencive “Vlerësimi i kërcënimeve në mbarë botën”. Në të, shefi spiun paralajmëroi për kërcënimet kibernetike nga Rusia dhe Kina dhe kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut, por hoqi dorë nga rreziku i një Irani bërthamor.

(BalkanWeb)

Trumpi paralajmëron qytetarët amerikanë: Mos udhëtoni në Venezuelë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Venezuelë derisa të lëshohet një udhëzim i ri.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Trump ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë drejt Venezuelës, ku sot priten të zhvillohen protesta masive.

“Maduro ka për qëllim të negociojë me opozitën pas sanksioneve të SHBA-së dhe ndërprerjen e të ardhurave të naftës. Guaido është vënë në shënjestër nga Gjykata e Lartë e Venezuelës. Sot priten protesta masive. Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Venezuelë deri në udhëzimet e mëtejshme”, ka thënë Trump në postimin e tij.

Administrata amerikane e cila nuk e pranon legjitimitetin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro ka vendosur në listën e sanksioneve kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë PDVSA (Petroleos de Venezuela) si dhe ka bllokuar asetet financiare prej 7 miliardë dollarë amerikanë të Venezuelës në SHBA.

Po ashtu qeveria amerikane ka bërë të ditur se këto asete do të kalojnë nën kontrollin e kreut të opozitës Juan Guaido, duke theksuar se tashmë nuk do të realizohen më pagesat e naftës për administratën e Maduros dhe se homologu i tyre për këtë çështje do të jetë Guaido.

Kryeprokurori venezuelas Tarek William Saab, më parë ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Venezuelës të ndalojë Guaidon që të largohet nga vendi dhe konfiskimin e llogarive bankare dhe aseteve të tij. Në orët në vijim kryetari i Gjykatës së Lartë të Venezuelës, Maikel Moreno njoftoi fillimin e hetimeve se kanë miratuar masat parandaluese.

Nga ana tjetër, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dje u kërkoi qytetarëve amerikanë të mos udhëtonin në Venezuelë për shkak të “shkallës së rritur të krimit dhe arrestimit arbitrar të shtetasve amerikanë”.

Zhvillimet në Venezuelë

Tubimet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.

Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.

Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia përsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë dhe presidentit Nicolas Maduro. Më pas presidenti Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venezuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat 72 orë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Në një deklaratë të mëpasshme, Maduro bëri të ditur përfundimin e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimin e marrëdhënieve tregtare. aa

Mes të ftohtit arktik, Presidenti Trump shpreh përsëri dyshim për ndryshimet klimatike

Steve Herman

Një mesazh në Twitter i një agjencie të qeverisë amerikane për shkencën, tingëllon relativisht i paqëllimtë: “Stuhitë dimërore nuk janë provë se ngrohja globale nuk po ndodh.”

Mesazhi i Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA), që merret me shkencën dhe informacionin për klimën, përfshin një artikull që citon studime sipas së cilave, stuhitë e ashpra të borës mund të jenë edhe më të mundshme në një klimë ngrohjeje globale sepse temperaturat ,më të larta në oqeane mesa duket krijojnë më shumë lagështirë.

Shumë po e konsiderojnë postimin e së martës, si një reagim ndaj një mesazhi të Presidentit Trump në Twitter, ku ai përmendte valën e së ftohtit me ngricë që po i afrohej pjesës qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe pyeste: “Çfarë dreqin po ndodh me Ngrohjen Globale? Të lutem kthehu, se na duhesh”. ’

In the beautiful Midwest, windchill temperatures are reaching minus 60 degrees, the coldest ever recorded. In coming days, expected to get even colder. People can’t last outside even for minutes. What the hell is going on with Global Waming? Please come back fast, we need you!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 29, 2019

Një vorbull polare ka mbërthyer pjesën qendrore të vendit, duke shkaktuar temperatura jashtëzakonisht të ulëta që mund të thyejnë rekorde.

NOAA mohon të ketë ndonjë lidhje mee komentit të presidentit dhe postimit të agjencisë në median sociale.

“Është praktikë e zakonshme për ne që të postojmë këto lloj artikujsh në momente të tilla. Shkencëtarët tanë nuk po i përgjigjshin një mesazhi në Twitter”, tha agjencia me anë të një deklarate.

A Moorhead, Minnesota elementary school electronic sign shows to temperature, Jan. 29, 2019. Daytime temperatures in the Fargo ND-Moorhead MN area were near -20F as frigid weather grips the area.

A Moorhead, Minnesota elementary school electronic sign shows to temperature, Jan. 29, 2019. Daytime temperatures in the Fargo ND-Moorhead MN area were near -20F as frigid weather grips the area.

Shumica e shkencëtarëve thonë se nuk ka studime serioze që të hedhin poshtë përfundimet mbizotëruese se ndryshimet e klimës janë reale dhe vënë në dukje se kërkimet demonstrojnë gjithashtu se me ngrohjen globale do të ketë më shpesh temperatura të skajshme, të ulëta ose të larta.

Ndërsa dolën njoftimet që punonjësit federalë në Uashington të iknin më herët nga puna të martën për shkak të stuhisë së pritshme të dëborës, fakti që një dëborë e lehtë apo ngrirja e rrugëve mund të kriijojnë kaos në qendren e pushtetit të Shteteve të Bashkuara, shpesh i hapit ata që kanë banuar më parë në zona të vendit me dimër më të ashpër.

Një stuhi në janar 2016 paralizoi rajonin megjithëse trashësia e borës ishte vetëm 2.5 centimetra në Uashington. Në rrugë pati shumë aksidente dhe shumë vetë braktisën makinat nëpër autostrada, pasi rrugët u bënë të papërshkueshme nga akulli.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, bëri një ndjesë publike për shkak të kushteve të krijuar.

Këtë radhë, Muriel Bowser njoftoi se kishte kërkuar 1 milionë dollarë shtesë nga fondi i urgjencave të qytetit “për të mbuluar koston e lartë për përgatitjen dhe shkrirjen e akullit nga stuhia”.

Bashkia nxorri gjithashtu një paralajmërim për rrezikun e hipotermisë, duke mbajtur hapur qendrat për të pastrehët edhe ditën në mënyrë që rreth 7 mijë të pastrehët e Uashingtonit të kenë një vend të ngrohtë ku të rrinë. ​

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mbetet një rrezik në Irak dhe Siri

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Dan Coats në dëshminë para Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan, vuri në dukje se udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, nuk ka testuar kohët e fundit raketa të afta për pajisje bërthamore ose të ketë kryer ndonjë test bërthamor, transmeton Associated Press.

“Duke thënë këtë ne aktualisht vlerësojmë se Koreja Veriore do të kërkojë të mbajë aftësitë e saja të armëve të shkatërrimit në masë dhe nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga armët e saja bërthamore dhe aftësitë prodhuese, sepse udhëheqësit e saj në fund të fundit i konsiderojnë ato si kritike për mbijetesën e regjimit” tha Coats në fjalën hyrëse.

Ky dyshim për Korenë Veriore ka ekzistuar vazhdimisht për agjencitë e intelegjencës dhe është në kundërshtim me pohimin e presidentit Trump, pas samitit me Kin Jong Un më 2018 në Singapur se Korea Veriore nuk paraqet më kërcënim bërthamor.

Planet për një samit të dytë janë në proces e sipër mirëpo ende nuk është caktuar agjenda dhe as vendi i takimit të presidentit Trump me Kim Jong Un.

Në ndërkohë agjencitë e intelegjencës po monitorojnë “veprimtaritë që nuk janë në përputhje me denuklearizimin e plotë”, ka thënë Coats.

Whitaker: Së shpjeti presim raportin e Prokurorit Mueller

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker thotë se beson që Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller do ta përmbyllë së shpejti hetimin e tij mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës dhe mbi dyshimet për bashkëpunim të fshehtë mes fushatës Trump dhe rusëve. Hetimi ka rezultuar deri tani në ngritjen e akuzave ose pranimin e fajësisë nga 34 individë dhe tre kompani.

“Mendoj se hetimi është pranë përfundimit dhe shpresoj se do të marrim nga zoti Mueller raportin sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zoti Whitaker.

Deri tani hetimet e Prokurorit të Posaçëm, Mueller kanë rezultuar në ngritjen e akuzave ose pranimin e fajësisë nga 34 individë dhe tre kompani.
Roger Stone, ish-këshilltar i fushatës së zotit Trump, është rasti i fundit ndër bashkëpunëtorët e afërt të presidentit që akuzohet për vepra penale. Ai u arrestua javën e kaluar nën akuzat për deklarata të rreme para Kongresit, pengim të drejtësisë dhe presion ndaj një dëshmitari.

Roger Stone dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës Trump dhe portalit Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump, kur pat lënë të kuptohet se kishte informata të grumbulluara nga hakerë, të cilat mund t’i vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton. Ai e pat sulmuar haptazi procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhje, duke e quajtur një teori konspiracioni e demokratëve.

Zoti Stone është figura e gjashtë nga rrethi i ngushtë i presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të Prokurorit Mueller. Pesë të tjerë, ndër ta ish-menaxheri i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari për sigurinë kombëtare Michael Flynn dhe ish-avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme.

Sula: “Lidhjet e Sheshit me Sigurimin janë provuar. Nuk kemi asnjë shtytje politike”

Në Tiranë, drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Genta Mara Sula, tha sot për “Zërin e Amerikës”, se verifikimet dhe vendimi ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, janë të sakta dhe të bazuara në dokumenta, që provojnë lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit.

Zonja Sula shprehu keqardhjen që vendimi i Autoritetit u publikua nga burime të tjera në kundërshtim me ligjet e konfidencialitetit, por institucioni i saj është i bindur në saktësinë e vendimit.

“Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori” – tha zonja Sula.

Ajo hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e tij për prapamendime politike në veprimtarinë e institucionit, i cili ka verifikuar deri tani mbi 1 mijë e 500 persona, vetëm 5 prej tyre janë ankuar dhe vetëm për njërin vendim është tërhequr pas.

Prokurori Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi dje që ai të ketë qenë i rekrutuar nga strukturat e ish sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush dhe para ligjit nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish Sigurimit të Shtetit shqiptar”, – u shpreh zoti Sheshi në mbledhjen e KLP-së.

Me këtë mohim të plotë ai sot ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Skenari nuk synon thjesht vetëm goditjen e personit tim si hakmarrje për çështjet që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror, apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP-së për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror i Përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vendosja nën trysni e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh ai.

Zoti Sheshi shtoi se “pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë e rëndësishme të politikës, jo vetëm të njërit krah, por dhe persona me pushtet të lartë”.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur rreth 11 miliardë dollarë gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, e cila zgjati 35 ditë.

Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800 000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump këmbëngul se muri është i nevojshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm, por Dhoma e Përfaqësuesve – që udhëhiqet nga demokratët – refuzon t’i japë 5.7 milardë dollarët e kërkuara për murin.

Trump ka paralajmëruar se mund ta mbyllë qeverinë sërish më 15 shkurt nëse ligjvënësit nuk pajtohen me kërkesat e tij.

Zyra e Buxhetit të Kongresit tha se mbyllja që ka ndodhur, do ta dobësojë ekonominë amerikane për 0.02 përqind, këtë vit.

(Video) In memoriam: Johanna Neumann kujton se Mustafa Kruja i shpëtoi hebrejtë

Johanna Neumann kujton humanizmin shqiptar gjatë Nazizmit

Johanna Neumann, e cila banon në Silverspring afër Uashingtonit, ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Bashkë me prindërit e saj hebrej, ajo e kaloi gjithë periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Johanna ishte fëmijë në atë kohë por kujtimet nga Shqipëria i ka të pashlyera. Ajo thotë se Besa, fjala e dhënë e shqiptarëve, i shpëtoi jetën familjes së saj në Shqipërinë e pushtuar. Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, Zëri i Amerikës transmetoi intervistën që kolegu Ilir Ikonomi i mori zonjës Newmann.

Në shkurt të vitit 1939, kur në Gjermani jeta për hebrejtë ishte bërë e rrezikshme, familja Newmann u nis drejt Shqipërisë me synimin për të arritur në Amerikë. Pse pikërisht në Shqipëri? Sepse familja e saj kishte mundur të marrë viza në legatën shqiptare në Berlin.

Arritëm në Shqipëri më 1 mars 1939, por në prill, vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i Shteteve të Bashkuara në Tiranë në atë kohë u largua për në Napoli kështu që ne nuk mundëm të marrim dot viza amerikane dhe mbetëm në Shqipëri. Në fillim jetonim në Durrës. Atje kishte rreth 60 hebrej austriakë dhe jetonim të gjithë bashkë. Pastaj vendosëm të merrnim me qera një banesë të vogël në fshatin Shkozet të Durrësit.

Johanna dhe familja e saj kishin mbetur pa shtetësi sepse gjermanët nuk ua zgjatën afatin e pasaportave.

Kur Mbreti Zog u bë me djalë, më 5 prill 1939, nga gëzimi ai vendosi të na jepte të gjithë neve hebrejve shtetësinë shqiptare, pra ne do të ishim bërë shtetas shqiptarë nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar.

Në vjeshtë të vitit 1940, kur filloi lufta Italo-Greke nga territori i Shqipërisë, familja u detyrua të zhvendosej në Berat sepse Durrësi u shpall zonë strategjike nga italianët. Johanna kujton se pritja nga njerëzit në Berat ishte e jashtëzakonshme. Ajo e kujton kështu një ditë Bajrami në Berat:

Fqinjët na sillnin pilaf, bakllava, kadaif dhe gjëra të tjera të mira. Pastaj na ftonin të shkonim bashkë me ta në xhami.

Të gjithë e dinin se ne ishim hebrej, por ky nuk ishte fare problem, kujton Johanna.

Mendoj se koncepti i Besës dhe i Kanunit u demonstruan mjaft qartë gjatë gjithë atyre viteve dhe ne u pritëm me krahë hapur nga të gjithë. Ne kishim shumë miq shqiptarë, njihnim shumë shqiptarë, qofshin qytetarë privatë apo zyrtarë të qeverisë. Ata bënim çmos që të na ndihmonin

Johanna tregon se si para dy vjetësh, foli në një shkollë të mesme të Hamburgut në Gjermani dhe bëri një krahasim që i la në heshtje nxënësit:

U thashë atyre se Shqipëria, në atë kohë ishte një vend me 1 milion banorë dhe me një përqindje të lartë analfabetizmi, një vend që nuk shquhej si i pasur apo si intelektual, mirëpo për nga niveli moral ata ishin mjaft lart. Nga ana tjetër, Gjermania ishte një vend mjaft intelektual, me poetë, historianë, shkencëtarë dhe kompozitorë por që ra poshtë në nivelin që e dimë të gjithë.

Pas Beratit, familja e Johanës u zhvendos në Lushnje, pastaj përsëri në Shkozet dhe më vonë në Tiranë. Ata u ndihmuan sidomos nga një familje me mbiemrin Pilku.

Familja Pilku u ekspozua plotësisht për shkakun tonë. Gjermanët mund të kishin zbuluar se ne ishim hebrej dhe ata mund ta kishin pësuar. Nuk mund të gjenden dot fjalë për të lavdëruar të gjithë ata njerëz që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë disa njerëz në qeverinë e ashtuquajtur kukull, si Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate. E gjithë kjo diktohej nga Kanuni dhe nga Besa. Njerëzit kishin dhënë fjalën dhe fjala e dhënë nuk mund të kthehej. Ata e pohonin vetë: nëse të jap fjalën se do të të fsheh e do të të shpëtoj e nëse nuk e bëj këtë, atëherë do të turpërohem përpara vetes, përpara familjes dhe tërë fshatit.

Vite më parë, një shoqe e saj e fëmijërisë, Erika Përmeti, e ndihmoi të lidhej me pasardhësit e familjes Pilku që dikur i kishte ofruar strehë. Kjo u bë nxitje që Johanna dhe familja e saj të shkonin për një vizitë në Shqipëri në vitin 2007.

Kur arritëm në aeroportin e Tiranës, aty ishte Edit Pilku, djali i familjes Pilku. Ishte e pabesueshme që po takoheshim pas 62 vjetësh. Ne ishim ndarë kur ishim 12 vjeç dhe luanim bashkë.

Johannës i bëri përshtypje të thellë pritja në Shqipëri. Ajo vizitoi Beratin, Lushnjen dhe Tiranën. Por në Durrës pritja ishte e jashtëzakonshme.

Kur zbritëm nga makina, banda frymore e qytetit na përshëndeti me hyminet kombëtare të Shqipërisë dhe Izraelit. Ishte diçka e mrekullueshme. Ata kishin vënë jashtë Bashkisë flamurin shqiptar, flamurin amerikan dhe atë izraelit”.

Ndërkohë që nga xhamia përbri vinin tingujt e Muezinit, asaj i bëri përshtypje të madhe fakti që pikërisht aty, përpara bashkisë dëgjoheshin njëkohësisht lutjet myslimane dhe himni izraelit, një simbolikë që ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

Johanna ruan një kujtim të çmuar nga vitet e luftës në Shqipëri. Është kjo pikturë që i ati i saj realizoi në qendrën e Tiranës rreth 70 vjet më parë.

Mendoj se Shqipëria, megjithëse e vogël dhe megjithë problemet e saj, duhet të jetë një shembull për botën se çmund të bëjë humanizmi.

Në vitin 1939 jeta e Johanës mori një kthesë, shqiptarët i dhanë strehë dhe e mbrojtën. Ata mbrojtën jo thjesht një familje por një çështje shumë më të madhe njerëzore./ 27 janar, 2012

 

 

 

( Voal.ch e risjell intervistën e Zonjës Johanna Neumann ( 1930-2017) në kujtim të saj, Holokaustit dhe Kodit të Nderit të Shqiptarëve)

Administrata Trump heq sanksionet ndaj disa kompanive ruse

Administrata Trump i hoqi sanksionet ndaj firmave ruse me lidhje me oligarkun Oleg Deripaska, aleat i Presidentit rus Vladimir Putin, megjithë një shtytje nga ligjvënësit demokratë për t’i mbajtur sanksionet në fuqi.

Demokratët dhe disa republikanë, patën argumentuar se kompanitë në fjalë: gjigandi rus i aluminit Rusal, kompania simotër En+ Group dhe firma energjitike JSC EuroSibEnergo, ishin nën kontrollin e manjatit Deripaska.

Por Departamenti amerikan i Thesarit tha se firmat i kishin reduktuar aksionet “e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta” të Deripaskës në këto kompani dhe se ai nuk kishte më kontroll tek to. Departamenti tha se i kishte hequr sanksionet pasi ishte siguruar që shumica e drejtorëve të bordeve të kompanive En+ dhe Rusal do të ishin të pavarur, në mesin e tyre drejtues amerikanë dhe europianë, pa lidhje me Deripaskën.

Departameni i Thesarit thonte po ashtu përmes një deklarate, se kompanitë në fjalë kishin rënë dakord se do të lejonin që të kishte “një transparencë të madhe të Thesarit tek operacionet e tyre, si kontrolle të vazhdueshme financiare, certifikime dhe raportime të rregullta.”

Departmenti i Thesarit la në fuqi sanksionet personale ndaj Oleg Deripaskës.

SHBA paralajmëron Venezuelën për kërcënimet ndaj diplomatëve

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim kundër diplomatëve amerikanë apo liderit opozitar Juan Guaido, do të përballet me “përgjigjje të fuqishme”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se çdo lloj i presionit, nënkupton “sulm të rëndë në sundimin e ligjit”.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur disa ditë pasi SHBA-ja dhe rreth 20 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Ndërkohë Guido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë në ditën e mërkurë si dhe të shtunën.

Guaido, lider opozitar, ka shpallur veten president të përkohshëm më 23 janar.

Kriza politike në Venzuelë duket se ka arritur në pikën më të nxehtë pasi janë shtuar përpjekjet për ta larguar nga pushteti presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Ai është betuar në mandatin e dytë në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji, ndonëse zgjedhjet që ka fituar ai janë bojkotuar nga opozita dhe janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar.

Të dielën, përfaqësuesi më i lartë i ushtrisë së Venezuelës në SHBA, José Luis Silva, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se njeh Guaidon si president.

Më vonë, Bolton ka rithkesuar pozicionin e Uashingtonit dhe ka bërë thirrje kundër dhunës.

Kush është mbështetës i Maduros?

Ndonëse SHBA-ja mbështet Guaidon në Venzuelë, Rusia, Kina, Meksika dhe Turqia janë rreshtuar përkrah Maduros.

Në një takim të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të shtunën, Rusia ka akuzuar Uashingtonin për organizim të puçit.

Megjithatë, dhjetëra shtete të Amerikës Latine dhe Kanadaja kanë mbështetur Guaidon si president.

Në Evropë, partia në pushtet në Greqi ka treguar mbështetje të hapur për Maduron.

A po i ndihmon Kremlini Maduros?

Kremlini ka hedhur dyshime në një raport që pretendon se 400 kontraktorë ushtrakë privatë të ushtrisë ruse janë nisur në Venezuelë, ashtu që t’i ndihmojnë presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro që të forcojë sigurinë në këtë shtet.

Duke folur në një emision javor në televizionin rus, Rossia-1, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është pyetur:

“A janë duke ruajtur 400 luftëtarë tanë Maduron në Venezuelë apo jo?”

Ai është përgjigjur me një shprehje ruse duke thënë: “Frika ka 100 palë sy”, duke lënë të kuptohet se shifrat janë rritur apo se nuk janë të vërteta, megjithatë nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes.

Peskov më parë ka thënë se nuk ka informacione lidhur me raportin e agjencisë së lajmeve Reuters për luftërarët rusë në Venezuelë.

Disa burime i kanë thënë kësaj agjencie se bashkëpuntorët janë të lidhur me një grup të ashtuquajtur Wagner, i cili përbëhet nga personeli rus, që është përfshirë në operacione në shtete të huaja.

Udhëheqësi i Asamblesë së ashtuquajtur, Zyrtarët e gjithë Rusisë, e cila ka lidhje me bashkëpunëtorët e lidhur me ushtrinë rusë, ka thënë se ka dëgjuar që 400 luftëtarë rusë mund të jenë në Venezuelë, ndonëse burime tjera kanë përmendur shifër më të vogël.

Përndryshe, bashkëpunëtorët privatë të ushtrisë ruse është raportuar të kenë vepruar edhe në shtete tjera, përfshirë Sirinë, Ukrainën dhe kombet afrikane.

Pse ka nisur pakënaqësia në Venezuelë?

Venezuela është duke u përballur me krizë ekonomike, hiperinflacion dhe zvogëlim të rezervave kryesore të gjërave thelbësore për jetesë, çka ka shtyrë miliona persona të largohen nga vendi i tyre.

Maduro është përballur me opozitë të brendshme dhe kritika ndërkombëtare lidhur me menaxhimin e të drejtave të njeriut si dhe ekonomisë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

SHBA dhe talebanët arrijnë marrëveshje të përkohshme

NEW YORK – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe militantët talebanë kanë rënë dakord që 25 shkurti të jetë data e ardhshme e negociatave të paqes mes dy palëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ku u mbajtën takimet, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se “palët kanë arritur marrëveshje të përkohshme që të takohen sërish më 25 shkurt”.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zilmay Khalilzad, të shtunën tha se nga Doha, negociatat do të kalojnë në Afganistan. aa

Stone mund të bashkëpunojë me prokurorin Mueller

Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të djelën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan.

Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta “përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime”.

Ai shtoi: “Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri“.

66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë njç bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, “Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t’i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht”.

Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: “Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij”.

Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, “gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë “.

Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump.

“Gjithçka që bëra … është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika,” tha Stone.

Zoti Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë – ish-kryetari i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme.

Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës.

Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, “Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve!”https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1089336969417625601 https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1089339681941147648

Lirim me kusht për Roger Stone

Ish-bashkëpunëtori i Presidentit Trump, Roger Stone thotë se ai beson që arrestimi i tij në kuadër të hetimeve mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës është “i motivuar politikisht”. Zoti Stone u shpreh se do të deklarojë pafajësinë dhe do t’u kundërvihet akuzave. Ai bëri komente për gazetarët pasi u lirua nga paraburgimi në Florida të premten, disa orë pas arrestimit. Mbi të rëndojnë akuzat për pengim të drejtësisë, presion mbi dëshmitarë dhe dëshmi të rreme para Kongresit.

Zoti Stone thotë se është akuzuar bazuar në informata fallso. Ai thotë se çdo mospërputhje që është vërejtur në dëshminë e tij para Kongresit nuk ka qenë e qëllimtë.

Agjentë të FBI-së e arrestuan Roger Stone para agimit në banesën e tij në Fort Loderdejl në Florida. Ai tha se do të ishte dorëzuar vullnetarisht nëse do ta kishin thirrur.

Gjykatësi e liroi kundrejt një garancie financiare prej 250 mijë dollarësh. Çështja e tij gjyqësore do të transferohet tani në Uashington.

Roger Stone, aleat i vjetër dhe këshilltar i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, u arrestua sot nën akuzat për pengim të drejtësisë, manipulim të dëshmitarëve dhe deklarata të rreme, siç thuhet në aktpadinë e bërë publike nga zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller. Zoti Stone dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës Trump dhe portalit Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

Roger Stone, i cili ka thënë disa herë gjatë intervistave se kishte shumë gjasa që të përballej me akuza, do të përballet zyrtarisht me akuzat sonte, kur të paraqitet në gjykatë në Fort Loderdejl të Floridës, njofton zyra e Prokurorit Mueller.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump, kur pat lënë të kuptohet se kishte informata të grumbulluara nga hakerë, të cilat mund t’i vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton. Ai e pat sulmuar haptazi procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhje, duke e quajtur një teori konspiracioni e demokratëve:

“Mendoj se pjesa më e madhe e amerikanëve tani e kuptojnë se akuzat për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë janë sajuar thjesht për të larguar vëmendjen nga probleme më serioze të abuzimit të pushtetit kur administrata Obama përdorte autoritetin dhe kapacitetet e shtetit përmes Ligjit për Survejim për të përgjuar fushatën e Donald Trumpit për president,” pat thënë Roger Stone, në përgjigje të akuzave që qarkullonin për lidhjet e fushatës Trump me rusët.

Sipas aktpadisë, zoti Stone kishte biseduar me zyrtarë të lartë të fushatës Trump lidhur me “Organizatën 1” dhe informacionin e dëmshëm që mund të kishte “kjo organizatë për fushatën Clinton”. Sipas përshkrimit, besohet se fraza “Organizata 1” nënkupton portalin Wikileaks, i cili publikon informacione sekrete e dokumente qeveritare të siguruara në mënyrë të paligjshme nga burime anonime.

Po sipas aktpadisë, Roger Stone “ka ndërmarrë veprime për të penguar” hetimet e komisioneve të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës.

Prokurorët thonë në dokumentet e akuzës se zoti Stone “kishte dërguar e marrë një numër mesazhesh me email dhe SMS gjatë fushatës së 2016-ës, ku fliste për Organizatën 1, kreun e saj dhe emailet e hakeruara që kishte në zotërim kjo organizatë”. Në aktpadi prokurorët thonë se zoti Stone kishte ende në zotërim një pjesë të këtyre emaileve kur u pyet nga hetuesit, por ai dha dëshmi të rreme në përgjigjet e tij.

Aktpadia që mban datën e djeshme e akuzon zotin Stone për veprën penale të pengimit të drejtësisë në një rast, deklarata të rreme në pesë raste të ndryshme dhe manipulim të një dëshmitari. Sipas aktpadisë, ai është përpjekur të bindë një dëshmitar të japë dëshmi të rreme dhe të mos japë të gjithë informacionin gjatë procesit hetimor nga komisionet e Kongresit.

Avokati i zotit Stone u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters lidhur me arrestimin e klientit të tij, por nuk pranoi të komentonte.

SHBA, arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë

Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të agjencive qeveritare, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump, në komentet që bëri të premten në Shtëpinë e Bardhë, tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit, do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Ai tha se një komision dypartiak ligjvënësish do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit, e cila është bërë burim mosmarrëveshjesh të gjata mes Presidentit dhe demokratëve të Kongresit, të cilët kanë refuzuar të japin fonde për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

“Trafikantët e qenieve njerëzore, – tha Presidenti Trump, – bëjnë viktima gratë dhe fëmijët. Ata i lidhin gratë në pjesën e prapme të kamionëve. Ata nuk kalojnë nëpër pikat kufitare. Kur agjentët e kufirit gjejnë kamionë, ata gjejnë vajza me duart dhe gojët të lidhura. Ky nuk është një problem i Shteteve të Bashkuara, ky është një problem botëror.”

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t’i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai.

SHBA: Hiqini tarifat ose përballuni me pasojat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të premten pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se veprimet që minojnë këto bisedime, pengesat nga anash dhe refuzimi për ta pezulluar këtë tarifë shkojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, në rast se ndërmerren veprime të ngjashme.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara, thuhet në komunikatë duke rikujtuar letrën që presidenti amerikan Donald Trump, i kishte dërguar në fund të vitit të kaluar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në Prishtinë se për shkak të letrës së presidentit Trump Kosova ka hequr dorë nga masat e mëtejshme të parapara ndaj Serbisë.

“Nuk e kemi në plan mos ta respektojmë letrën e presidentit Trump, pra ne jemi ndalë në veprime që kanë qenë të planifikuara të pasojnë, në respekt pikërisht të aleatit tonë, Amerikës, e letrës së presidentit Trump, t’i japim një mundësi procesit. Ne e shohim që Serbia nuk është ndalur, ajo po e rritë agresivitetin e vet dhe duhet ta vlerësojmë një herë se si të veprohet më tutje”, tha kryeminstri Haradinaj.

Ai tha se tarifa për mallrat serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa Serbia të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Ne nuk kemi urrejtje ndaj asnjë populli në botë mirëpo do ta mbrojmë veten. Ose njihemi në mënyrë reciproke, ose siç kam thënë edhe një ditë në Pejë, nëse Vuqiqi e Daqiqi thonë “nikada” në gjuhën e tyre, “nikada nuk ju njohim” pra “kurrë nuk ju njohim”, çka po presin atëherë prej neve? Ne të themi po e largojmë tarifën? Jo, ata nikada – ne kurrë, pra nuk e largojmë kurrë”, tha ai.

Por mbajtja në fuqi e tarifave dhe thirrjet amerikane për anulimin e tyre kanë nxitur qëndrime të ndryshme në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, tha sot se këmbëngulja e qeverisë për këtë tarifë është i pakuptimtë.

“Sa më shumë që përkeqësohet situata në Kosovë duke u paralizuar institucionet e Kosovës një nga një, aq më shumë qeveria insiston në taksën prej 100 për qind. Përveç taksës kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër për të ju ofruar qytetarëve”, tha zoti Hoti.

“Nuk i kuptoj disa që po mendojnë që i hyjnë në hatër Amerikës duke i thënë qeverisë largoje taksën, besoni që janë gabim se nuk është ashtu. Ata mund t’i ndihmojnë Amerikës e të bëhen miq të tyre e ta dëgjojnë Amerikën, sepse neve po na thonë dëgjojeni mikun e madh, e pse nuk po e dëgjoni pra ju e të vini të uleni në tavolinë”, tha kryeministri Haradinaj.

Tarifa ndaj mallrave serbe, e vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, nxiti edhe reagimin e Bashkimit Evropian i cili krahas kërkesës për heqjen e saj, i dërgoi edhe një propozim Prishtinës nëpërmjet komisionarit për zgjerim Johanes Hahn, për një marrëveshje që përfshin të gjitha aspektet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Por , kryeministri Haradinaj tha se një marrëveshje e tillë do të ketë kuptim vetëm bashkë me marrëveshjen për njohjen e Kosovës.

Beogradi ndërkaq kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi i bisedimeve të vazhdojë të mbetet i pezulluar me gjithë thirrjet evropiane dhe amerikane për një marrëveshje sa më të shpejtë që u hap rrugën të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane.

FBI arreston bashkëpunëtorin e vjetër të Donald Trumpit

Bashkëpunëtori i vjetër i Donald Trumpit, Roger Stone është vene sot ne pranga nga FBI.

CNN raporton se avokati special Robert Mueller ka listuar se paku 7 akuza ne adrese te ish keshilltarit te presidentit amerikan, Roger Stone.

Stone akuzohet per pengimin e një procesi zyrtar, pesë akuza per deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

FBI bastisi ne oret e mengjesit banesen e tij, pasi i trokiti ne dere.

Pompeo: Diplomatët e SHBA nuk largohen nga Venezuela

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela.

Komentet e tij sfidojnë një urdhër të Presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve.

Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.

Sekretari Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika, Turqia dhe Rusia vazhdojnë të njohin Maduron si udhëheqës të vendit.

SHTOHET TRYSNIA NDAJ MADUROS

Të mërkurën Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Policia bllokoi shumë rrugë dhe ura në Karakas, ndërsa protestuesit e opozitës hidhnin objekte në drejtim të tyre dhe thërrisnin “Maduro ik” si dhe parrulla të tjera.

Presidenti Maduro po përballet me kritika globale në rritje pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar që u konsiderua gjerësisht si e paligjshshme. Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë përmirësuar për shkak të krizës ekonomike të vendit dhe pozitës gjithnjë e më të izoluar të Venezuelës në skenën botërore.

Protestat kundër qeverisë janë një provë vendimtare për Juan Guaidon, udhëheqësi i sapozgjedhur i Kongresit.

Megjithatë, çdo ndryshim i regjimit varet nga besnikëria e forcave të armatosura, të cilat kanë mbështetur Maduron gjatë dy valëve të protestave në rrugë.

Zoti Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë të dënojë Maduron dhe ka premtuar amnisti për ata që ndihmojnë për të punuar drejt rivendosjes së demokracisë në vend.

Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të shërbejë si president i përkohshëm dhe të kërkojë zgjedhje të reja nëse Maduro detyrohet të largohet me ndihmën e ushtrisë.

Trump, dakord ta shtyjë fjalimin për gjendjen e vendit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e tërhoqi ftesën drejtuar Presidentit që ai të mbante fjalimin për gjendjen e vendit më 29 janar, për shkak se qeveria vazhdon të jetë pjesësisht e mbyllur.

Demokratja nga Kalifornia i shkruante zotit Trump të mërkurën se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët nuk do të miratonte rezolutën e kërkuar që lejon presidentin të mbajë fjalimin tradicional përpara Kongresit.

Zonja Pelosi e ndërmori këtë hap vetëm pak orë pasi Presidenti Trump e njoftoi se kishte në plan ta mbante fjalimin të martën më 29 janar, në përputhje me ftesën e saj të mëparshme.

Letra e zonjës Pelosit e detyroi Shtëpinë e Bardhë të përpiqej për të hartuar një plan alternativ për fjalimin, i cili është një nga mundësitë më të mëdha që tradicionalisht i jepet presidentit për të paraqitur programin e tij përpara publikut.

Por të mërkurën mbrëma Presidenti tha se do ta shtynte fjalimin dhe do ta mbante pasi të ketë përfunduar mbyllja e qeverisë, e cila po hyn në muajin e dytë dhe është më e gjata në histori.

Mosmarrëveshja që ka çuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë lidhet me financimin e një muri kufitar me Meksikën, për të cilin demokratët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk janë dakord,

Zonja Pelosi shkruante: “Mezi pres që t’ju mirëpres në Dhomën e Përfaqësuesve në një datë të vendosur bashkërisht për këtë fjalim kur qeveria të jetë hapur.”

Presidenti Trump tha nga ana e tij se demokratët janë “radikalizuar” dhe “nuk duan të shohin ndalimin e krimit, që ne mund ta bëjmë shumë lehtë në kufirin jugor”. Ai ia hodhi fajin atyre që i quajti “demokratë super të majtë”.

Presdenti Trump u pyet për letrën e zonjës Pelosi gjatë një takimi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet gjithashtu për mbylljen e qeverisë që po hyn në muajin e dytë.

Presidenti tha: “Kjo do të vazhdojë për një kohë. Në fund të fundit, populli amerikan do ta gjejë zgjidhjen, sepse ai nuk dëshiron të shohë krime (nga njerëzit që hyjnë në kufi).

Shtëpia e Bardhë nuk ndryshon planet për fjalimin

Shtëpia e Bardhë tha se nuk do t’i ndryshojë planet që Presidenti Donald Trump të mbajë fjalimin për gjendjen e vendit përpara dy dhomave të Kongresit më 29 janar, megjithë kërkesën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi që fjalimi tradicional të shtyhet.

Shtëpia e Bardhë i dërgoi një e-mail shefit të ceremonive të Kongresit, ku kërkon që ai të planifikojë përgatitjet për fjalimin. Kjo, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Javën e kaluar, zonja Pelosi i dërgoi një letër Presidentit Trump, ku i sugjeronte që ai ta dorëzonte fjalimin me shkrim ose ta shtynte datën e mbajtjes derisa të zgjidhej mbyllja e pjesshme e qeverisë. Kryetarja e Dhomës përmendte si arësye shqetësimet e sigurisë.

Zyra e zonjës Pelosi nuk ende nuk ka komentuar.

SHBA, agjencitë e zbulimit përballë një bote gjithnjë e më kaotike

Agjencitë amerikane të inteligjencës, në përpjekjet e tyre për të hartuar kursin e katër viteve të ardhshme, po përballen me një botë gjithnjë e më kaotike, e cila komplikohet edhe më shumë nga teknologjia që ndryshon me shpejtësi, nga dobësimi i rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi dhe nga shqetësime që lidhen me fondet e pamjaftueshme.

Këto shqetësime, të përfshira në Strategjinë e re Kombëtare të Inteligjencës që u publikua të martën, vijnë ndërkohë që qeveria e SHBA vazhdon prej një muaji të jetë në darën e mbylljes së pjesshme.

Ndërsa agjencitë kryesore amerikane të zbulimit kanë financim të paktën deri në fund të shtatorit, dokumenti i ri i strategjisë paralajmëron pamundësinë për t’u ofruar agjencive të zbulimit buxhete të qëndrueshme, çka mund t’i verë në rrezik të gjitha përpjekjet e tyre.

“Pasiguria e vazhdueshme me buxhetin federal e dobëson aftësinë e Komunitetit të Inteligjencës për të marrë vendime të përgjegjshme përsa u përket burimeve,” thuhet në strategjinë e re.

Sipas zyrtarëve të SHBA, tani për tani, agjencitë dhe programet e inteligjencës po gjejnë mënyra për t’iu përgjigjur një numri në rritje kërcënimesh të ndryshme dhe të ndërlidhura.

“Ne përballemi me sfida të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe atë global”, shkruan drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Dan Coats në hyrjen e tekstit të strategjisë së re.

“Për të naviguar në mjedisin e sotëm të turbullt dhe kompleks strategjik, ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe,” shton ai.

Zyrtarët thonë se një pjesë e rëndësishme e kësaj shtytjeje për t’i bërë gjëra ndryshe, është mbajtja e fokusit te transparenca, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbulimin dhe kundërpërgjigjen ndaj sulmeve në hapësirën kibernetike.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë hezituar të ekspozojnë me emër dhe me shpejtësi vendet apo grupet që janë gati të ndërmarrin sulme kibernetike. Por strategjia e re vë theksin tek shkëmbimi me të tjerët i këtij informacioni zbulimi sa më gjerë që të jetë e mundur “me qëllim mbrojtjen e rrjeteve jetike të informacionit dhe të infrastrukturës kritike.”

Në të njëjtën kohë, strategjia e re sheh një nevojë të vazhdueshme për të mbajtur të informuar publikun e gjerë, si përsa u përket kërcënimeve ashtu edhe asaj se sa larg lejohen të shkojnë agjencitë amerikane të zbulimit kur është fjala për mbledhjen e informacionit në hapësirën kibernetike.

Kërcënimet, sipas zyrtarëve të inteligjencës, do të vazhdojnë të vijnë nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina, por edhe nga grupe terroriste dhe rrjete kriminale, madje edhe nga individë.

“Aftësia e individëve dhe e grupeve të veçanta për të patur një ndikim më të madh se kurrë më parë – politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht dhe ideologjikisht – po minon institucionet tradicionale”, paralajmëron strategjia.

Ndërkohë, vazhdojnë të lindin edhe prirje të reja si rezultat i avancimit të teknologjisë.

Strategjia paralajmëron se përparimet në bio dhe nanoteknologji vërtet kontribuojnë për një kujdes më të mirë shëndetësor, por mund të shndërrohen edhe në armë.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmërojnë për një konkurrencë më të madhe në hapësirë, ku Rusia dhe Kina po përpiqen të krijojnë “një gamë të gjerë armësh anti-satelitore, që mund të shkatërrojnë aftësitë amerikane për grumbullimin e informacionit të zbulimit.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se komercializimi i hapësirës mund të bëjë që ky domen të jetë i hapur për çdo individ që ka para të mjaftueshme për përdorimin e satelitëve privatë.

Strategjia e re e inteligjencës paralajmëron për trazira që mund të vijnë nga migracioni, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike “duke rënduar kapacitetet e qeverive në mbarë botën”. Kjo, thuhet aty, ka të ngjarë të çojë në një frakturim të mëtejshme të shoqërive, gjë që mund të krijojë “shtretër për kultivimin e radikalizimit”.

Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Wess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një “udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.

Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

Senatorja Kamala Harris hyn në garën presidenciale

UASHINGTON — Kamala Harris, senatore nga Kalifornia, me profesion juriste, e cila ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë, njihet për pyetjet e forta drejtuar kandidatëve të Presidentit Trump për poste kabineti. Tani ajo do të njihet edhe si kandidate presidenciale. Senatorja shpalli të hënën synimet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2020. Ajo u zotua “të bashkoj të gjithë zërat tanë,” si platformë elektorale. Nëse fiton, zonja Harris do të bëhej e para grua presidente e SHBA dhe, pas Barak Obamës, e dyta e përkatësisë racore afrikano-amerikane që shërben në postin më të lartë ekzekutiv në SHBA dhe rolin më të fuqishëm në botë.

Zonja Harris, bijë e emigrantëve të vendosur në Okland të Kalifornisë, është një ndër pretendentët e hershëm demokratë që shpallin synimet për të garuar. Pritet që një numër i madh pretendentësh të shpallin kandidaturën në muajt në vazhdim.

54-vjeçarja Kamala Harris e prezantoi veten si një kandidate e dedikuar për drejtësi, dinjitet dhe barazi në një video të publikuar nga fushata e saj. “Këto janë vlerat që kemi të shtrenjta ne si amerikanë dhe këto vlera janë të rrezikuara aktualisht. Brezi i ardhshëm i ka varur shpresat tek ju dhe miliona të tjerë që të bashkojmë zërat për të luftuar për vlerat amerikane”.

Senatoret Elizabeth Warren nga Masaçusets dhe Kirsten Gillibrand nga Nju Jorku kanë shpallur synimet për të garuar. Senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, Sherrod Brown nga Ohajo dhe Amy Klobuchar nga Minesota mendohet se do të futen së shpejti në garë.

Nëse Senatori Booker hyn në garë, ai do të jetë në një konkurrencë të fortë me zonjën Harris për votat e afrikano-amerikanëve.

FILE – Senate Judiciary Committee members Sen. Cory Booker, D.-N.J., top left, Sen. Kamala Harris, D-Calif., and Sen Richard Blumenthal, D-Conn., right, talk as Sen. Jeff Flake, R-Ariz., discusses his concerns before the committee on Capitol Hill in Washi

Edhe Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili konkurroi në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, mund të hyjë në garë. Ka edhe plot politikanë të tjerë që mund të konkurrojnë për të përfaqësuar Partinë Demokrate në garë.

Giuliani: Bisedimet e Presidentit për projektin në Moskë, vazhduan përgjatë 2016-ës

Avokati personal i Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani thotë se diskutimet e zotit Trump me zyrtarët rusë lidhur me ndërtimin e një Kulle Trump në Moskë, vazhduan gjatë gjithë kohës që ai po bënte fushatë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, disa muaj më shumë nga ç’ishte pranuar më parë.

“Në bazë të asaj që dimë, ato vazhduan gjatë gjithë vitit 2016”, tha zoti Giuliani për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC. Zoti Giuliani tha se “nuk u zhvilluan shumë biseda, por kishte pasur biseda. Nuk jam i sigurt për datat e sakta”.

“Ndoshta mund të kenë vazhduar deri në tetor, nëntor. Pyetjet tona mbulojnë periudhën deri në zgjedhje”, tha zoti Giuliani, duke iu referuar qyetjeve me shkrim nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller të cilave u është përgjigjur Presidenti Trump.

“Pra gjatë asaj periudhe mund të kenë folur për të. Por nga ç’i kujtohet presidentit, se bisedat për këtë temë ishin zbehur mjaft”, tha zoti Giuliani, duke shtuar se projekti nuk u materoalizua kurrë.

Gjatë fazës së parë të garës së vitit 2016, si kandidat republikan, zoti Trump tha shpesh se nuk nuk kishte lidhje biznesi me Rusinë.

Giuliani, ish-kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, tha se Michael Cohen, ish-avokat personal i zotit Trump “duhet t’i kujtojë shumë më mirë negociatat e Moskës sesa presidenti. Ishte diçka shumë më e rëndësishme për të. Ishte misioni i tij i vetëm. Presidenti po bënte fushatë. Prandaj është e kuptueshme që nuk kishte ndonjë përqendrim shumë të madh tek një projekt që kishte ngecur”.

Senatori nga Virxhinia, Mark Warner, demokrati më me peshë në Komisionin e Senatit për Zbulimin që ka hetuar lidhjet e fushatës së zotit Trump me Rusinë, tha në të njëjtin emision se kohëzgjatja e përpjekjeve të zotit Trump për të ndërtuar grataçelën në Moskë, deri në nëntor 2016, kur u mbajtën zgjedhjet ishin “diçka e re për të dhe një lajm i rëndësishëm”.

“Pse e mësojmë vetëm tani këtë fakt, kur ka pasur kaq shumë hetim”, tha ai.

Cohen ka pranuar fajësinë mes të tjerësh edhe se ka gënjyer Kongresin për përmasat e përfshirjes së zotit Trump në projektin e Moskës, duke I thënë një komisioni të Kongresit se ato përpjekje u ndërprenë në janar 2016.

Ai tha se kishte gënjyer në mënyrë që ajo thoshte ai të përputhej me komentet publike të zotit Trump, por së fundmi ka thënë se diskutimet e projektit kishin vazhduar deri në qershor 2016, një kohë më e shkurtër nga sa pranoi zoti Giuliani.

Organizata mediatike BuzzFeed, njoftoi javën e kaluar se Presidenti amerikan Donald Trump e kishte udhëzuar avokatin e tij Cohen të gënjente Kongresin, por Zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller e mohoi saktësinë e këtij njoftimi.

SHBA: Zyra e Prokurorit Mueller përgënjeshtron njoftimin e BuzzFeed

Zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller po e mohon saktësinë e një njoftimi të medias sipas së cilit, Presidenti amerikan Donald Trump e kishte udhëzuar avokatin e tij të gënjente Kongresin.

Organizata mediatike BuzzFeed, citonte dy zyrtarë federalë të paidentifikuar të rendit në njofitmin e saj, sipas të cilit zoti Trump kishte urdhëruar ish-avokatin e tij, Michael Cohen, që ta gënjente Kongresin për përpjekjet për të ndërtuar një Kullë Trump në Moskë.

Megjithatë zëdhënësi i Prokurorit të Posaçëm, Peter Carr tha të premten se “përshkrimi që i ka bërë BuzzFeed disa deklaratave nga zyra e Prokurit të Posaçëm dhe karakterizimi i dokumentave dhe dëshmive të siguruara nga kjo zyrë, lidhur me dëshminë e Michael Cohenit, nuk janë të sakta”.

Deklarata ishte një hap i pazakontë nga ana e zyrës së Prokurorit të Posaçëm, për të hedhur poshtë një njoftim mediash.

Pak pas komenteve nga zyra e zotit Mueller, Ben Smith, kryeredaktor i BuzzFeed, tha në një deklaratë se ai i qëndronte raportimit të organizatës së tij dhe i bëri thirrje “Prokurorit të Posaçëm që të bënte të qartë se çfarë po përgënjeshtronte”.

Pas njoftimit të BuzzFeed, dy krerë demokratë të komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve thanë se do ta hetojnë çështjen.

Kreu i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff tha të premten se akuzat janë “ndër më seriozet deri sot”. Ai shtoi se “do të bëjmë ç’është e nevojshme për të zbuluar”, nëse ajo që thuhet në artikull është e vërtetë.

Kreu i Komisionit Juridik, Jerrold Nadler tha se të udhëzosh dikë që punon për ty të gënjejë Kongresin, do të ishte një krim federal dhe tha se puna e komisionit të tij “është që të zbulohet e vërteta”.

Kongresmeni Joaquin Castro nga Teksasi tha në Twitter, se nëse njoftimi i BuzzFeed është i vërtetë, zoti Trump “duhet të jape dorëheqjen ose t’i nënshtrohet procesit të shkarkimit”.

Avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani tha të premten në një deklaratë se “çdo sugjerim, nga çdo burim, se presidenti ka udhëzuar Michael Cohenin të gënjerë, është kategorikisht i gënjeshtërt”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se artikulli ishte qesharak.

BuzzFeed njoftoi se zoti Cohen i kishte thënë Prokurorit të Posaçëm, Mueller se presidenti i kishte thënë të gënjente Kongresin lidhur me kontaktet e zotit Trump me Rusinë.

Organizata e lajmeve në internet, tha se dy zyrtarët federalë janë “të përfshirë në hetimin lidhur me këtë çështje”.

BuzzFeed shkruan se mësoi rreth përpjekjeve të zotit Trump që zoti Cohen të gënjente Kongresin “përmes intervistave me dëshmitarë të shumtë nga organizata Trump, email-e të brendshme të kompanisë, mesazheve telefonike si dhe dokumenteve të tjera”.

Presidenti Trump shkruante të premten në Twitter se Cohen po “gënjente për të ulur dënimin e tij”.

27 Tetor 2005 – Rezoluta e 522 e Kongresit Amerikan me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Kjo rezolute u pergatit nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi and bashkeshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi

Rezoluta e 522 e Kongresit Amerikan ne sesion e pare te Kongresit te 109 Amerikan me 27 Tetor 2005 qe behet me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Heroit Kombetar te Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te Kombit. Kjo rezolute u pergatit nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi and bashkeshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi dhe ju prezantua Kongresit Amerikan nga kongresmeni Dana Rohrabacher dhe ne emer te kongresmenit Tom Lantos.

 

Rezoluta e nderon jeten dhe punen heroike te Heroit te Kombit Shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Kjo rezolute e cileson Heroin Kombetar te Shqiperise Gjergj Kastrioti Skenderbeu; burre shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak ne rolin e tij per te shpetuar Evropen Perendimore nga pushtimi Otoman.

Text – H.Res.522 – 109th Congress (2005-2006): Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.

Rohrabacher, Dana

There is one version of the bill.

109th CONGRESS
1st Session

H. RES. 522

Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.


IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES

Mr. Rohrabacher (for himself and Mr. Lantos) submitted the following resolution; which was referred to the Committee on International Relations


RESOLUTION

Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.

Whereas 600 years ago, in 1405 AD, in the White Castle of Kruja (formerly Croya), Albania, Gjergj Castrioti was born;

Whereas at the age of 17 his father reluctantly left him with the Ottoman Turkish Sultan as a condition of peace;

Whereas Castrioti excelled in studying history and classical languages and at an early age reached the rank of General in the Ottoman Turkish Army;

Whereas Castrioti’s military genius and unique leadership qualities were praised by Sultan Murad, who called him Iskander Bey (now Scanderbeg), after Alexander the Great;

Whereas while being away from his native Albanian lands, Castrioti never forgot his Albanian heritage and people;

Whereas on October 28, 1443, after much soul-searching and in utmost secrecy, Castrioti finally decided to return home and liberate the Albanian people from Ottoman domination;

Whereas the Battle of Nish on November 10, 1443, between Ottoman troops and the Hungarian Army (led by another freedom-fighter, Janos Hunyadi), gave Scanderbeg the perfect opportunity to accomplish his plan of return;

Whereas on November 28, 1443, Scanderbeg returned to his native town of Kruja and raised again his flag with the double-headed eagle over the White Castle there, to the enthusiastic celebration of his people, an historical moment vividly described by the American poet Henry Wadsworth Longfellow in his lengthy epic poem, “Scanderbeg”;

Whereas Scanderbeg thereafter successfully defended the Albanian people against countless attacks by the Ottoman Empire, the largest army of the period, including in 1450 the onslaught of more than 150,000 Ottoman troops led by Sultan Murad, who was ultimately defeated by vastly outnumbered Albanian foot soldiers and cavalry led by Scanderbeg at the Castle of Kruja in a bloody Homeric struggle;

Whereas Murad’s son, Sultan Mehmed, conquered Constantinople in 1453, thus ending the Byzantine period, but was unable in 1466 and 1467 to conquer Albania, even though he commanded the largest army of the time, including up to 300,000 foot soldiers and horsemen;

Whereas during 1460 and 1461 Gjergj Castrioti Scanderbeg brought his army to southern Italy for the second time to defend his ally, King Alphonse of Naples, against the invasion of the Lombards of southern France;

Whereas Gjergj Castrioti united the Albanian people and established a free state of Albania, which endured for 25 years;

Whereas according to Major General James Wolfe, commander of the British army at Quebec, “Scanderbeg … excels all officers, ancient and modern, in the conduct of a small defensive army ….”; and, according to noted British historian Edward Gibbon, “the enthusiasm of chivalry and religion has ranked the Albanian prince with the names of Alexander the Great and Pyrrhus”;

Whereas Scanderbeg died at the town of Lyssus (now Lezha), Albania, on January 17, 1468, and Albanians resisted Ottoman occupation for another 20 years, after which the Ottomans overran Albania, forcing tens of thousands of Albanians to flee across the Adriatic Sea to the Kingdom of Naples for asylum, where their progeny still live today;

Whereas the nation of Albania under Scanderbeg prevented the invasion of Rome and all of Italy by the Ottoman Empire, thus effectively paving the way for the Italian Renaissance;

Whereas statues of Scanderbeg mounted on his stallion with sword in hand today grace the capitals of Italy, Austria, Hungary, Albania, and Kosova;

Whereas Albania, including Kosova, became free again on November 28, 1912, after 425 years of Turkish Ottoman occupation, and today modern Albania and Turkey are both staunch allies of the United States of America; and

Whereas the Republic of Albania today is resolute in joining NATO and the European Union as promptly as possible: Now, therefore, be it

Resolved, That the House of Representatives—

(1) commemorates the achievements of Gjergj Castrioti Scanderbeg and the 600th anniversary of his birth;

(2) commends Albanians everywhere for paying tribute to and honoring their valiant leader, hero, and son, Gjergj Castrioti; and

(3) urges the United States Government to work with its European partners to accelerate the integration of Albania and a free Kosova into the European Union, in recognition of the great contribution and sacrifice made by Gjergj Castrioti and the Albanian people in saving Western Europe from Ottoman domination.

Russiagate – Trumpi e urdhëroi avokatin Cohen të gënjejë në Kongres

VOAL – Donald Trump urdhëroi ish-avokatin e tij Michael Cohen që të gënjejë në Kongres për negociatat për të ndërtuar një Kullë Trump (Trump Tower) në Moskë. Kjo del nga letrat që janë në duart e prokurorit special i cili heton Russiagate, Robert Mueller, sipas raporteve nga faqja e internetit BuzzFeed duke cituar burimet hetimore. Trumpi do të mbështeste gjithashtu planin e Cohenit për të vizituar Rusinë gjatë fushatës presidenciale për të takuar presidentin Vladimir Putin. “Le të ndodhë”, do t’i thoshte manjati avokatit të tij. ansa

Send this to a friend