VOAL

VOAL

Një ditë pasi foli kundër ndryshimit të kufijve, Engel shkon te Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, të cilit i ka kërkuar të angazhohet që SHBA-ja ta ketë në fokus Kosovën deri në anëtarësimin e plotë të shtetit në instancat më të larta ndërkombëtare.

Ky takim i tyre vjen vetëm një ditë pasi Engel kishte vizituar Luginën e Preshevës, dhe prej atje kishte shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër idesë për shkëmbim të territoreve.

Megjithatë nuk dihet nëse Engel e ka përsëritur qëndrimin e tij kundër pazareve me kufij edhe në këtë takim me Thaçin.

Përveç tjerash kreu i shtetit e ka falënderuar kongresmenin amerikan, për gjithë atë që SHBA-ja ka bërë prej vitesh për të ndihmuar Kosovën në shtetndërtim.

“Ju jam mirënjohës për angazhimin tuaj personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi”, ka thënë Thaçi në takim, siç njofton zyra e tij.

Ndërsa kongresisti Engel ka thënë se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane.

Engel ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia dhe ka shprehur shpresën e tij se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Thaçi në fund i ka bërë thirrjes kongresmenit Engel që të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës deri në përmbylljen e plotë të stories së Kosovës, me konsolidimin e plotë ndërkombëtar të vendit./GazetaExpress/

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kërcënohet në gjuhën serbe gazetarja Zana Cimili

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizonit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, për kërcënimet me jetë që ka marr përmes rrjeteve sociale.

Personi që e kërcënoi gazetaren Cimili, në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë jetësore që ta vrasë një shqiptar.

“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”- ka shtuar më tutje ai.

Për më tepër, personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:

“Shpresoj që një luftë e re do shpërthejë në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

AGK bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve. Të gjitha kërcënimet ndaj tyre, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.

AGK pret nga institucionet kompetente që në kohën më të shkurtër të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thekson AGK.

Kosova dhe Shqipëria unifikojnë misionet diplomatike, Bërnabiq e quan lajm të tmerrshëm

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

Zyrtarët e Beogradit “nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk e ndryshon sjelljen.

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, tha në një postim në Facebook se vendimi pason “kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës”.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e vizitave të zyrtarëve nga Serbia, ka reaguar deputeti Miroslav Lazanski, që vjen nga partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ky veprim i Prishtinës (që t’i ndalojë vizitat e zyrtarëve nga Serbia), paraqet një fazë rëndese të përkeqësimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia mund të kundërpërgjigjet me veprime reciprociteti, që zyrtarëve me dokumente të Kosovës t’ua pamundësojë të kalojnë përmes territorit të Serbisë”, tha Lazanski nga Partia Përparimtare Serbe.

Ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia dispononin me një diapazon të gjerë të masave të reciprocitetit që mund t’i zbatojë në këtë rast.

“Veprimi i Prishtinës nuk është një veprim që paralajmëron vazhdimin e shpejtë të dialogut. A do të thotë tash kjo që edhe personat që punojnë në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë, a do të thotë kjo që as përfaqësuesit e Kishës Ortodokse nuk do të mund të hyjnë, ngase edhe ata janë zyrtarë?”, tha Lazanski.

Në veri të Kosovës, të hënën dhe të martën, tregtarët i kanë mbyllur dyqanet, duke thënë se nuk kanë prodhime për të shitur.

Vendimi i tyre ka ardhur më shumë se shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Dyqanet në veri janë rihapur të mërkurën, por tregtarët kanë thënë se vazhdojnë të kenë mungesa prodhimesh.

Qeveria e Kosovës ka hapur disa pika të shitjes atje dhe i ka mohuar pretendimet e Beogradit se në veri ka “krizë humanitare”.

Pavarësia e SHBA, Kosova shpalos anembanë flamujt amerikanë

KOSOVË

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kremtohet të enjten edhe në Kosovë. Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamuj amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë urimi dhe respekti për popullin amerikan.

Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike, duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk harrojnë të falënderojnë  SHBA për rolin që ka dhënë në shtetformimin e Kosovës.

Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara tradicionalisht dërgojnë edhe krerët e institucioneve më të larta të Kosovës.

Palestinezët kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Palestinezët nuk do të përkrahin Kosovës për anëtarësimin në Interpol, ka thënë i dërguari palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

Ai ka takuar sekretaren e Shtetit në ministrinë e punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq e cila e ka informuar përfaqësuesin palestinez, lidhur me argumentet e Serbisë, kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Sipas një njoftimi të ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë, Popoviq, ka thënë gjatë takimit, se Serbia do të luftojë për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare, dhe për të parandaluar politizimin e një organizate profesionale policore siç është Interpoli.

“Popoviq kujtoi se vetëm shtetet anëtare dhe vendet me statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtarë të Interpolit”, thuhet në njoftim.

Nabhan, gjatë takimit me zyrtaren serbe, ka thënë se edhe qëndrimi sa i përket mosnjohjes së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili, kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, më 26 qershor, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar që shumica e përfaqësuesve të 10 shteteve, të cilat, gjatë këtij viti e përbëjnë Komitetin Ekzekutiv të INTERPOLIT, “argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithshme”.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Kur politika kuptohet si biznes!! – Nga Skënder MULLIQI

 Në Kosovën e vogël, nuk është vështire me I njoftë së cilat janë familjet me nam, se cilët kan qenë pasanikët e vjetër ,dhe cilët janë ata, të cilët u pasuruan mbrenda natës .Sigurisht së paraja nuk është gjitheqka , por sigurisht është shumë e fuqishme, per ti ndryshuar gjerat per te mire, dhe per te keq ne kete bote .Paraja eshte fuqia , kush ka para behet njeri I fuqishem ,duke arritur keshtu ne majat e politikes ose te biznesit. Te ne ,lëmia e cila eshte duke u sjellur njerëzve nam dhe shumë para , eshte bere politika.Shume pantoll grisur ia pane hajrin inkuadrimit ne politike, duke krijuar keshtu pasuri marramendese.Sigurisht, se keta njerëz , na janë bere milionere hiq pa mund, duke e shfrytëzuar politikën, ose më mirë më thënë duke e keqpërdorur ate .Me parat e popullit kan arritur të bëhën sundimtar apsolut të këtij vendi ,të zhytur në mjerim social.E kan nënshtruar popullin me parat e tyre. Kan vu diktatin mbi shumë media elektronike dhe te shkruara.Me rrugë të errëta pasaniket e rinjë po e shfrytëzojnë paranë , kur eshte nevoja për ti shanatazhuar dhe frikësuar njerëzit, që ata mos të marrin guximin qytetarë të kundërshtimit. Kanë krijuar rrjet të gjerë ,duke e veshtirësuar mundësinë e përmbysjës së tyre nga postët e larta pushetetare. Na janë bere oligarkë të fuqishem , të cilët kan vu kontroll po thuaj gjithëkund dhe gjithëkah … Kësaj I thonë jo demokraci dhe jo shtet I se drejtës.Na kanë kapluar jo vlerat , po na mungon guximi qytetare per ti kundeshtur njerëzit te cilet kan bere para dhe pushtet.Ky lojalitet karshi ketyre njerëzve te cilet po e shembin Kosoven , si Kullen prej Kartoni, eshte shumë e frikshme për të ardhmen e brezave .Po lejojmë që ecim në rrugën njekahëshe . Po lejojmë grupe te caktuara politike, që të jetojnë më familjët e tyre në stilin më të lartë .Kjo nuk na falet.Mu per kete njerëzit e politikës po sillen dhe po veprojnë sipas interesave te tyre .Çka eshte edhe me keq, kur e gjithe kjo sjellje e tyre po shikohet krejt si diqka normale. Eshte e gjate lista e politikanve ku pasurimin e paligjshem e kan marre krejt si diqka si natyrale, si diqka që duhet tu takon.Kemi pasur tashme shumë afera të korrupcionit , të aferave gjyqësore dhe pa kush prej tyre ka marr denimin e merituar. Ky mos veprim po bën që hajnit dhe zhvatjët të vazhdojnë .Kur shumë burrshtetas të shteteve të mëdha dhe të zhvilluara ,jo vetem që largohen por dënohen më shumë vite heqje lirie, kjo gjë rralle po vjen ne shprehje te ne. Kjo ështe kur politika kuptohet si biznes si gjithë punet tjera.Një qasje e tillë në sferën e politikës është tepër cinike.Proklamimi I zyrtar I politikës gjithmon është i fokusuar në interesin e përgjithshem, e jo qe na është krijuar krejt fotografi tjetër . Dhe, nuk është e quditshme së kesaj elite politike pak kush po I beson? Qe të kthehet besimi , politika do të duhej të terhiqet nga aty ku nuk e ka vendin. Ky është nje problem I madh, qe vështirë është të arrihet edhe për një kohë të gjatë.Këta I kan vu rregullat e veta të lojës politike , nga të cilat veshtire do te heqin dorë . Jeta politike ne Kosovë duket së edhe për një kohë të gjatë ,do të jetë e komplikuar.Krahas kësaj sigurisht së do të rriten edhe paknaqësitë tona …

Kuvendi i Kosovës debatoi për Luginën e Preshevës

Edlira Bllaca

Pa ndonjë vendim, përfundoi sot në Prishtinë një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit të Kosovës për gjendjen në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Në mungesë të kuorumit, seanca është ndërprerë për t’i lënë mundësi plotësimit të një projekt rezolute me 13 kërkesa që përfshinë masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në atë zonë.

Në tekstin e projekt rezolutës kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës të bëhet pjesë e përhershme e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu aty kërkohet që qeveria e Kosovës të informojë institucionet dhe forumet ndërkombëtare për politikën diskriminuese që po ushtron shteti serb ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Në rezolutë kërkohet edhe që qeveria e Kosovës në dialog të ngulë këmbë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të drejtat e njëjta me qytetarët serbë në Kosovë.

Deputetët thanë se gjendja e shqiptareve në komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, po përkeqësohet dita ditës ndërsa u kërkuan veprime konkrete në përmirësimin e saj.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, që ishte edhe nismëtare e këtij debati, tha se shtypja e shqiptarëve atje është e pashembullt dhe tregues që Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptareve.

Institucionet e Republikës së Kosovës, e po ashtu ato të Shqipërisë, duhet të kërkojnë televizion publik në gjuhën shqipe në Preshevë, Universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc, investime të shqiptarëve në Medvegjë dhe heqjen e bazës ushtarake të Serbisë në Boroc të Bujanocit. Në këtë mënyrë shqiptarët kudo që janë dalin në ofensivë kundruall shtetit të Serbisë i cili nuk ka as keqardhje as pendesë për krimet nga e kaluara dhe as që i ka ndryshuar qëllimet e planet për neve për të ardhmen”, tha ai.

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike tha se gjendja e rëndë e shqiptarëve atje është politikë e Serbisë, me synim që të nxisë largimin e tyre prej andej.

Është vërtetë fatkeqësi që sot në vitin 2019 në Evropë, në këtë pjesë të Ballkanit, të Serbisë, të një shteti që synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, shqiptarët e Luginës së Preshevës jetojnë në gjendje pa perspektivë totale, të diskriminimit etnik, kulturor dhe social. Ata edhe sot luftojnë për të drejtat e tyre elementare, për tekste shkollore, për mundësitë e nostrifikimit të diplomave, për përdorimin e simboleve kombëtare”, tha ai.

Nait Hasani, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se shqiptarët atje duhet të trajtohen njëjtë si serbët në Kosovë.

Aq të drejta sa kanë serbët në Kosovë me përqindje të numrit të banorëve, po ashtu të kenë të drejta shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc por edhe në Vrajë e të tjerë ku janë. Prandaj forma e reciprocitetit është forma më e mirë e mbrojtjes së identitetit dhe kulturës sonë dhe njerëzve tanë dhe asaj pjese si territor, si gjuhë, si arsim, si politikë dhe si shtetësi”, tha zoti Hasani.

Çështja e Luginës së Preshevës kishte nxitur debate së fundmi me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë dhe përfshirje të Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës.

Madje ai i ka dërguar parlamentit një projekt rezolutë për këtë çështje, por e cila nuk është hedhur në debat. Në këtë dokument thuhet mes tjerash se institucionet e Kosovës, përmes kësaj rezolute, “obligohen që të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, të shprehur me Referendum të vitit 1992 si dhe me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

Ai shkroi në rrjetet sociale se “kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim, janë legjitime dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Por, idetë si kjo dhe ato që u hodhën që në verën e kaluar për prekjen e kufijve si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxitën kundërshtime të shumta, si të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe partive opozitare që thonë se çështja e kufijve të Kosovës është mbyllur përfundimisht vitin kur ajo shpalli pavarësinë e saj.

Albin Kurti tha sot se këto ide nuk e kanë ndihmuar aspak pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Diskriminimi, nënpërfaqësimi dhe shtypja e shqiptarëve atje është i pashembullt. Ndërsa premtimi që ata do të na bashkohen neve me konferenca shtypi që organizon presidenti vetëm sa i ka demobilizuar dhe pasivizuar ata”, tha zoti Kurti.

Një raport i publikuar së fundmi nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane vë në pah se 32 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë në këmbim të njohjes ndërkombëtare dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

KRIMINELI ALEKSANDER VUÇIQ DHE “PAQËSORI” HASHIM THAÇI?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

1.ALEKSANDËR VUÇIQ

Aleksandër Vuçiq është serb ishte Minister ne Qeverin e Millosheviqit.Ky i takon skuadrës vrastare të Milosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel,të cilët edhe mund te mos jenë njërëz pos formës së tyre si njerëz,te cilët kanë ba krime ne gjihtë ish-jugosllavin.A.Vuqiç më të cilin po bisedon Thaqi është një rrugaq, rrencë i pabesë bile edhe fytyrën e ka të kriminelit,sepse është bashkëpjesemarrës i krimeve qe Shesheli me paralimitarët i kanë bërë në Kosovë.Aleksander Vuçoqin,çuditerishte Hashim Thaqi e quan njeri te paqes,kjo do te thotë se Hashimi po ia falka te gjitha krimet që Serbia i ka ba ne Kosovë,qe si duket Thaqi i paska harru apo nuk ka ndegju për to sepse gjate luftës ka qenë larg luftës,si ne stilin hajtë nuk është ba nami pse na kane vra,e djeg e përzhitë,tashti duhet ti falim dhe te pajtohem me ta.Kjo është logjika e njeriu qe nuk sheh më larg se deri te hunda e vet.Falë ky njeri sepse gjatë luftës nuk ju ka vra asnje pulë.
Aleksandër Vuçiq ai është Presidnet i Sërbisë, nuk është njëri i paqes,nuk është aspak paçësor,nuk dinë se çka është Demokracia Përendimore,por i përfaqeson vlerat Sllave,vlerat e urrjtjes nadj njërëzve.Ky njëri është i pa paskrupullt të cilit nuk duhet besuar asgje kur çshtë fjala për raportët e tij më Kosvën.Por ky njeri ne krahasim me Presidentin e Kosovës Thaçin,e donë vendin e vetë,lufton për vendin e vete.Ky njeri është më meritori qe Veriu i Kosovës është ne këtë gjendje që është qe pë 18 vjete e mbajti flakën ndezur ne veri,sepse me mendje dhe zemer ishte në Kosovë,hynte dhe delte nga ajo kur te doje.Këtij njeriut edhe nuk i interesojnë aq shume nje grusht serb ne Veri,por i intereson nentoka,pasuritë marramendëse nentokësore te Veriut,ky njeri është në gjendje të bajë çmos për te mos u largu nga Veriu,te cilin vete Hashim Thaqi ia la në dorë,dhe tashti po done edhe me ja marrë krejtë.Ky njëri është i pabesë,siç nuk kanë besë të gjithë serbet,ketij njeriut nuk duhet zenë besëKy njeri te pretë ne besë dhe ne çdo kohë me e pas rastin edhe te vretë prapë.Ky njeri është më zëmer ne Rusi,por i dëshiron parat e Përendimit,filtronë me ta,i rrenë i mashton deria sa te mundet për interesa te shtetit te vet.Këtij njëriut i ra rasti qe të bisedoj,diagoloj për çështjën e Kosovës.Erdhi deri te dialogu sepse vete na lejuam,sepse patem njerëz te padijshem,hajna të korruptuar ne pushtet,te cilët nuk e donë shtetin e vet,por luftojnë për pushte.Ky njëri gjithëhere ka pas deshirë qete diagoloj me Hashim Thaqin sepse e ka vrejte së mund ta lakoj kah te doje.
2.HASHIM Myfterem Thaqi

Hashim Thaqi është nga treva historike e Kosovës Drenica,por ky njeri edhe pse është nga treva historike dhe ka studju historinë nuk është aspak historik don me lanë gjurmë të keqe ne histori,nuk është njeriu qe mund te bëjë historin.Ishte njëri nga themeluesit e Shtabit te Rognerit ne Tiranë,i cili më shumë bante plane gjatë luftës së si ta mboshte ushtrin e Ibrahim Rugovës se sa ate te Aleksandër Vuçiqit,qe përpak siç thonë analistet nuk u shëndrru ne luftë vllavrasese. Ky njeri siç deklaron edhe vete ka nejtë larg luftës,nuk ia ka përzhitë lufta fytyrën si Anton Qunit me shok.Këta te Rognerit ishin më shumë te interesuar se si ti keqpërdorin parat e popullit dedikuar luftës,se sa te ballafaqoheshin ne luftë me ushtrin e A.Vuçiqit.Por,fal Zotit, UÇK-se dhe Nato-s Kosova u çliru,u liru,por liria e saj mbeti sakate,pa veriun,mbetë vjerrur as ne qiell as ne tokë siç thuhet,sepse kjo i konvenonte Sërbisë për ti rrasë këmbet sa më thellë ne Veriun e Kosovës.Për te gjitha këto vite Serbia shantazhoi me veriun,e lujati lojen e djallit.
Për veriun me 2011 filloj njefarë dialogu teknik me Serbin,i cili nuk ishte deshtë te ndodhë,sepse me këte edhe zyrtarishtë Serbia u fut në lojë në luftën për rrembimin e Veriut të Kosovës.Për shtatë vjetë u ba një dialog i pakumtimt,pa krrfarë rezultati pa kurrfarë transparence për Kosovën por me disa Mareveshje qe Hashim Thaqi si finok që është ,pa dijën e askujt dhe ne damë te Kosovës i bani më Serbin,siç ishte Demarkacioni me Malin e Zi te cilit ia dha 82.mije hektar tokë dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të cilit po ia ven kulmin.

Këto ditë Hashim Thaqi në krye ne vehte,pa e pyet askend ne stilin e nje despoti,tha se do ta bajme nje Mareveshje histrike me Serbin pa kurrfare kushtesh,thuese Serbia ska ba asgje ne Kosovës,dhe tha do te kemi kompromise te dhembshme.Për cilat kompromise e kë fjaën z.President.Me sa di unë Kosova nuk i ka borxhe asgje Serbisë,por Serbia ka hy ne Kosovën e “çlirueme” dhe po don hala me marr diçka nga Kosova,po don me e marr ate për te cilën luftoi qe 19 vjet,pra me e marr mbikqyrjen e Veriu,përmes Asociacionit,për t’i marrë nënmbikqyrje pasuritë marramendese të Kosovës,pa te cilat Kosova do te ishte si një “lopë shterp”.Thjeshtë don te krijoj një”mini shtet”ne shtetin e Kosovës.

Hashim Thaçi i cili këto ditë shkoj te bisedoi me kriminelin Vuçiç pa kurrfarë autorizimi,pa kurrfarë te drejte as morale e as Kushtetuese,pa ndonjë konsnsesus te Partive Politike dhe Parlamentar,krejtë ne menyrë private e uzurpoi dialogun dhe u nis te takohet atje me kriminelin A.Vuçiq. Shkoj atje si harambash,me duar ne xhepa,dhe më kokë te shprazët pa ia ba me dije Serbisë për gjenocidin qe e ka bere ne Kosovë,për viktimat,për te pagjeturit,për te dhunuarat nena e motra tona,për kalljën e Kosovës e te bame krejte tokë e djegur,pa kuurfar kërkim falje,thue se për Hashim Thaqin gjatë luftës Serbia nuk na ka vra,por veq na ka”lemuar”.Shkoj atje te diagoloj me palën Serbe më kriminelin Vuçiq e cila ishte armatos me “argumete”plane e skica ne luftën e pakompromisë për ta marrë Veriun e Kosovës,e ky si qyqan rrinte krejtë i hutuar ne ate tavolinë pa asnje leter,skic,plateformë përpara tij.U qudite krejtë bota.
Më te këthye krejtë si një njeri i hutuar që ishte tha se biseduam për çeshtje te mëdha,te vështira me Serbinë,Tha së edhe Asiciacioni veq është pune e kryer,ndoshta ashtu siç janë marr vesh qe ne vitin 2015 dhe se për këtë kerkohet te bahet konsesione te dhimbshme ku duhet te bahën edhe ndryshime Kushtetuese për ti thanë Asociacionit kompetenca ekzekutive e qe është edhe kërkesa kryesore e Serbisë.Në këtë tokë te Kosovës askush nuk nuk ka te drejtë te bajë ndryshime Kushtetuese për interesa te shtetit tjetër,sepse me këtë,ne vend se te ruhet sovraniteti,atehere me këto ndryshime edhe zyrtarishte Kosova e ka humbur sovranitetin ne ate pjesë te sajë dhe kështu rrezikohet qe ngadal Veriu të rreshtet kah Serbia,sepse përmes Asociacionit ajo e kontrollon ate pjesë pa e pytur fare Kosovën.Ky do te ishte edhe fundi i sovranitetit dhe shteti te Kosovës por edhe fundi politik i Hashim Thaçit,sepse një shtet i cili nuk e kontrollon teritorin e vetë nuk është shtet.

Mu për këtë arësye sa hala nuk është vone,opozita dhe nje pjesë e pozitës,duhet të bajnë çmos qe kjo të mos ndodhë,dhe te ia baje me dije me fjalë e me shkrim Bashkesise Evropine se Hashim Thaqi nuk e ka atutoizimin te bisedojë me Serbin dhe sëçdo Mareveshje e arrijtur me te nuk do te pranohet,sepse Hashim Thaqi gjatë gjithë këtyre shtatë vjeteve te dialogolizimit ishte një lojtar i keq i cili me shumë i bane dame Kosovës duke i dhanë favare Serbisësikur ajo te ishte viktima e jo agresori.Pra,Thaqi duhet me çdo kushtë te ndalohet qoftë edhe me protesta te fuqishme popullore,dhe për te ia ba me dije se askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës për disa interesa ndoshta krejtësisht përsonale

 

Tridhjetë vjet nga paralajmërimi i luftërave në Ballkan

Para 30 vjetësh (28 qershor, 1989), presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ka porositur nga Gazimestani se betejat e armatosura nuk përjashtohen.

Këtë deklaratë, të bërë në një fjalim që shënonte gjashtë shekuj nga Beteja e Kosovës, shumë e kanë interpretuar si fillim të luftës për zgjerim territorial dhe riorganizim të kufijve të Jugosllavisë së atëhershme.

Dhe, me këtë qasje, Millosheviqi, nga një luftëtar për Jugosllavinë është bërë udhëheqës nacionalist serb.

“Gjashtë shekuj më vonë, sot, sërish jemi në beteja dhe para betejave. Ato nuk janë të armatosura, megjithëse as të tillat nuk përjashtohen. Por, pa marrë parasysh se si janë, betejat nuk mund të fitohen pa vendosmëri dhe trimëri, pa ato veti të mira që prej kohësh kanë qenë të pranishme në Kosovë. Beteja jonë kryesore sot është realizimi i prosperitetit ekonomik, politik dhe kulturor”, ka thënë atëbotë Millosheviq.

“Në këtë vend në zemër të Serbisë, në Fushë Kosovë, para gjashtë shekujsh, para plot 600 vjetësh më parë, ka ndodhur një nga betejat më të mëdha të asaj kohe… Para gjashtë shekujsh, Serbia e ka mbrojtur veten këtu. Por, e ka mbrojtur edhe Evropën”, ka thënë Millosheviq.

Ballkani në fotografi pas rënies së Millosheviqit

Fotogaleri

Ballkani në fotografi pas rënies së Millosheviqit

Pas fjalimit të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, më 28 qershor, 1989, pasuan luftërat dhe ndryshimet në kufijtë në Ballkan.

Pas tubimit në Gazimestan është përshpejtuar kriza në Jugosllavi, e cila është shkatërruar me luftëra të përgjakshme.

Këtë fjalim të Millosheviqit, Prokuroria e Hagës e ka përdorur si dëshmi për qëllimet e tij të luftës. Prokurori Geoffrey Nice ka thënë se “lufta e armatosur nuk është përjashtuar, madje as në atë moment”, domethënë në vitin 1989.

Millosheviq ka deklaruar në Hagë, në fillim të viteve 2000, se fjalimi i tij është keqinterpretuar.

“Nuk do të citoj gjithë fjalimin, por një pjesë, për të parë se sa keq është nxjerrë nga konteksti, sepse unë them se beteja kryesore përpara është për rimëkëmbjen ekonomike. As sot nuk do të ndryshoja asnjë fjalë”, ka thënë Millosheviq, i cili është ekstraduar në Hagë në vitin 2001 nga Qeveria e atëhershme e Serbisë, në krye të së cilës ka qenë Zoran Gjingjiq.

Rugova: Gazimestani është manifestim shovinist

Festimi i 600-vjetorit të Betejës së Kosovës është bërë menjëherë pas vendimit të Millosheviqit për t’ia hequr autonominë Kosovës.

Në atë kohë, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka deklaruar:

“Gazimestani është një manifestim shovinist. Nuk kanë luftuar vetëm serbët kundër turqve. Në betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, kroatët, boshnjakët. Ajo është një ngjarje me rëndësi për të gjithë popujt e Jugosllavisë. Përshtypja ime është se ka forca në Jugosllavi që duan veprime terroriste në Kosovë. Mund t’i paralajmëroj serbët se gjithmonë kur një popull i vogël – edhe serbët janë popull i vogël – ka bërë përpjekje për dominim në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e tij personale”.

Millosheviq ka vdekur në vitin 2006 në njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës.

Përgatiti: Valona Tela

Kryepopët serbë, edhe pas 20 vitesh nga Gazimestani, lëshojnë klithma për luftë – Nga Skënder MULLIQI

Gazimestani, ky vend nga i cili serbet edhe pas 20 vitesh leshojne klithje per lufte, klithje per ripushtim te Kosoves. Hyra ne Fb si zakonisht dhe e pashe nje video te postuar , se si Popet serbe te veshura me te zeza, me mjekerra te bardha e disa edhe me te zeza, ne vend te liturgjise fetare, merreshin me politiken e tyre te zakonshme ne raste te tilla, duke kerkuar gjakderdhje te reja, duke kerkuar rikthim ne “Token e shenjte”.Folesi ne bine ishte nje pop te cilit as qe desha te ja mesoj emrin , i ngarkuar me shovenizem serbomadh.Ai nga Gazimestani ku serbet para shume kohe e kishin humbur betejen , e quan NATON organizate terroriste.I gjithe fjalimi i tij ishte i karakterit politik.Me shume dukeshin “predikues fetar”, se sa kishin ardhur njerez te zakonoshem nga Serbia dhe Kosova.E gjithe ikonografia e tyre , flamujte dhe veshja , ishte provokuese.Valonin flamujt e shovenzimit serbomadh kurre i pashuar.Kishin sjellur edhe femije te cilet ju bashkangjiten kenges per Kosoven dhe Metohine si e quajne ata rregullisht. Kisha Ortodokse Serbe ishte dhe ka mbetur nxitesja per lufte kunder shqiptareve ne tokat e tyre. Si eshte e mundur qe organet tona relevante te lejojne manifestime te tilla te nje shteti tjeter . Serbia ishte vetem okupatore e asgje me shume .Pamjet e sotme ne Gazimestan ishte dashur tua kendellin kokat disa udheheqesve tane , qe mos te behemi argat i djallit, mos ti behemi kumar i atyre qe na vrane e maskaruan qe 100 vite me radhe dhe ne vitin 1999. A jemi more ne ne Tul te Bukes, siq thote nje fjale e popullit qe po perqahemi, se po perlahemi, se nuk kemi unitet ne momentet me delikate , kur duhet mbrojtur atdheu me qdo kusht, siq e mbrojten shume martire, deshmore dhe heronje te kombit.Nuk u derdhe gjaku historikisht qe te neperkembet ky gjake nga kushdo qofte ai. Ka shqiptaria djeme sokola, ka djeme dhe vajza qe nuk u dhimset asgje ne mbrojtje te tokave tona.Kur serbet nuk heqin dore ripushtimi i Kosoves, ku jemi ne more burra?!Mos valle gjithmone ky popull eshte i ‘detyruar’ te vuaj.Krykrimineli, Millosheviq, nga ky vend e nisi luften kunder shqiptareve, dhe per qudi ne lejojme , qe nga Gazimestani te leshohen zera te Millosheviqve te ri e te vjeter per lufte dhe qfarosje ndaj popullit shqiptare!!! Mblidhni mendet burra te kombit, se mos uniteti yne , perqarjet jane duke na mbytyr per se gjalli. Keto perqarje dhe lufte per pushtet, jane duke e pru ne pyetje fatin tone .Mjafte me budallakina, sa nuk eshte bere vone. Armiqet me te cilet rrethohemi, jane duke i ferkuar duart dhe duke bere sehire per ti realizuar edhe njehere apetitet e tyre te pashuara per ripushtimin e tokave tona.Ne Veri serbet rrenacak si gjithmone po e pregadisin terrenin per “katastrofen humanitare” qe fsheh formimin edhe te nje “Republika Serpska” ne Kosove…

Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë se ligji për bisedimet me Serbinë është jo kushtetues

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha të enjten se ligji për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, është i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e 15 marsit të partive opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e këtij ligji i cili bashkë më platformën e Kosovës për bisedimet me Serbinë, u miratua në fillim të muajit mars.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit. Si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”.

Më tej në vendim thuhet se gjykata ka gjetur që “bartja e kompetencave të institucioneve kushtetuese tek ‘mekanizmi i posaçëm’ i krijuar me Ligjin e kontestuar, është ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk është në pajtim me vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit, të përcaktuara me nenin 7 të Kushtetutës, sepse i vesh delegacionit shtetëror funksione të cilat nuk përkojnë me dispozitat kushtetuese”.

Gjykata po ashtu konstaton se me normat kushtetuese në mënyrë të qartë se përgjegjësitë “për të dialoguar me një shtet të tretë, nuk mund të barten tek delegacioni shtetëror si ‘mekanizëm i posaçëm’ përmes një akti më të ulët juridik, siç është Ligji i kontestuar”.

Mes tjerash në vendim theksohet se “përfaqësimi në sferën e politikës së jashtme është detyrë e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo kompetencë është e përcaktuar me Kushtetutë dhe nënkupton, para së gjithash, që çdo negocim apo veprim tjetër që ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës, duhet të jetë brenda detyrimeve kushtetuese që kanë institucionet e Republikës së Kosovës”.

Gjykata, thuhet në njoftim, njëzëri vendosi se “ligji i kontestuar, në tërësinë e tij, është i papajtueshëm me Kushtetutën”.

Delegacioni i Kosovës për bisedimet me Serbinë ishte miratuar në parlament në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në krye të tij qenë emëruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. Ligji që u shpall sot jo kushtetues përcaktonte detyrat e këtij delegacioni në bisedime.

Reagimet pas vendimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një postim në rrjetet sociale se e vlerëson “shumë vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë individuale të kryesuesve të Ekipit Negociator, të cilët kur Kosova ka vluar nga debatet shterpe politike, kanë qenë në gjendje të dalin përtej tyre dhe të marrin përgjegjësi shtetërore. Në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin politik, udhëheqësit e institucioneve, liderët politikë të të gjitha subjekteve, duhet të jenë të bashkuar në procesin e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore, e cila hap perspektiven e integrimit të Kosovës dhe i jep fund izolimit dhe stagnimit!”.

Bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti tha se “Partia Socialdemokrate e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëse ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Partia Demokratike do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit. Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjellë dhe ulëse në OKB”.

Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, thanë se pas vendimit të sotëm, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Avdullah Hoti nga Lidhja Demoratike tha se “Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtuese të koalicionit PAN. Në të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Qeveria sa i përket dialogut ka bërë shkelje kushtetuese…Sot menjëherë ekipi dialogues dhe qeveria duhet të japin dorëheqje. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të zgjedhur institucione legjitime, që marrin përsipër obligimet shtetërore sipas Kushtetutës”.

Lëvizja Vetëvendosje tha se “zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje në kushtet kur qeveria me ligj antikushtetues i shmanget përgjegjësisë dhe i kalon kompetencat e politikës së jashtme presidentit problematik Thaçi”.

Krijimi i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë dhe platforma për këto bisedime, pasoi debatet e ashpra që pasuan idetë e hedhura verën e vitit të kaluar për prekje kufijsh si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Miratimi i platformës e cila siç thuhet, synon të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe themelimi i delegacionit shtetëror, qenë vlerësuar një hap me rëndësi për procesin nga partitë politike në pushtet në Kosovë. Por, opozita kishte vlerësuar se veprimet janë kundërkushtetuese.

Beogradi e kishte vlerësuar miratimin e platformës si “gozhdën e fundit në arkivolin e bisedimeve”.

Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë pezullimin e tarifave në mënyrë që t’u hapet rrugë bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje, që shihet vështirë e arritshme për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të palëve, të cilën bën që të dështojë edhe një nismë e Francës dhe Gjermanisë për një takim në Paris më 1 korrik në përpjekje për ripërtëritjen e procesit të bisedimeve.

Letra e Rrok Berishës një javë pa vdekur rreth urdhrit për ta vrarë gjatë luftës

Është dhënë njoftimi se sot ka vdekur gazetari shumëvjeçar i të përditshmes “Bota Sot”. Ai është rikthyer në vëmendje të publikut pas intervistës ekskluzive që e ka dhënë ish-luftëtari i UÇK’së, Shefqet Kabashi në Pressing. Ai ka deklaruar se i është dhënë urdhri nga komandanti i tij për ta vrarë Rrok Berishën gjatë luftës. Gazetari një javë më parë ka dërguar në Gazetën Express një letër përmes së cilës ka konfirmuar deklaratat e Kabashit.

Pas dy viteve që po vuante nga një sëmundje e rëndë, familjarë të Rrok Berishës kanë njoftuar për vdekjen e tij në moshën 63-vjecare, shkruan Gazeta Express.

Emri i Rrok Berishës, së fundmi u rikthye në publik, kur ushtari i zonës së Dukagjinit, Shefqet Kabashi, tha në Pressing në T7 se nga ai kërkuan ta vrsite Rrokun.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Rrok Berisha. Në versionin e tij rreth urdhrave për ta ekzekutuar atë, gazetari pohon se Kabashi e ka thënë të vërtetën.

Ky ishte reagimi i plotë i Rrok Berishës:

Të nderuar miq,

E ndjej të nevojshme që të jap një prononcim rreth asaj që e tha Shefqet Kabashi, i njohur si Shulci, javë më parë në emisionin Pressing në televizionin T7.

Historia e gjithë kësaj është më e thellë dhe fillon në kohën e unifikimit të të gjitha forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, pa dallime të linjës partiake dhe ideologjike. Pas marrëveshjes që e arritëm në Rrafshin e Dukagjinit pason vizita e Hashim Thaqit ku gjithçka e arritur u shkatërrua! Bashkimi vëllazëror u shkatërrua nga hiena që atdheun e panë si mjet e jo si qëllim.

Shefqet Kabashi, është e vërtetë se gjithmonë duke u thirrur në referimin e tij që nga viti 1998 e këndej, i është kërkuar nga një i ashtuquajtur komandant Alush Agushi-Pipi, që ai të më vrasë. Me Shulcin kam pasur kontakt vetëm atë ditë kur ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar që të largohem nga shtëpia pasi që jam i rrezikuar ngase një komandant nga ata të shtabit të Jabllanices-Dushkajës, i kishte dhënë urdhër që ai të vijë dhe të më vrasë mua si njeri i “dëmshëm” ngase isha në linjën politike të Dr. Ibrahim Rugovës. Pastrimet e figurave intelektuale vetëm sa kishin filluar përbrenda Shqiptarëve, nga Shqiptarët, derisa ne kishim vetëm një armik. Në këtë kohë isha edhe pjestar i UÇK-së, gjegjësisht Shef për Informim në brigadën 131 Zona Operative në Baran. Pas ngjarjes me Shefqet Kabashin kisha takim me të edhe në kohën e pas luftës, kur ai vetë është rrëfyer, në prezencën e axhës së tij, për të gjitha ato që i ka deklaruar edhe me vonë, por me një përjashtim. Unë për kërcënimin tim nga Pipi nuk e kam njoftuar askënd — por mos ekzekutimi i vrasjes ka lënë të kuptohet që urdhri nuk është zbatuar. Sa i përket pyetjes që shumë miq të mi në rrjete sociale e kanë bërë se a e njoh unë Pipin, përgjigja ime është Po, e njoh. Atë e njoh gjatë luftës dhe ka qenë njeri i krahut të ashpër kundër institucioneve të Kosovës. Për Pipin, Lahi Brahimaj dhe të tjerë, duhet të jap llogari përgjegjësi i tyre Ramush Haradinaj — të cilën gjë nuk e ka bërë për 20 vite (sepse me disa Haradinaj ka edhe lidhje familjare).

Unë personalisht të gjitha këto atentate dhe kërcënime të tjera që më kanë ndodhur, pas lufte i kam shprehur në shumë shkrime të mija. Madje, edhe rrëfimin e gjithë asaj që e shpreh Shulci e kam botuar në një fejton në gazetën Bota Sot. Unë s’kam dashur që të merrem drejtpërdrejtë me personat në fjalë, duke shpresuar që koha do ti shëroj plagët dhe se paslufta do ti zgjidhë problemet në një mënyrë paqësore. Andaj, bazuar në këtë, nuk i jam drejtuar gjykatës dhe as policisë, sepse siç thashë më herët gjërat veç kanë qenë publike.

Shefqet Kabashin unë e falënderoj nga zemra, jo pse nuk më ka vrarë mua por që nuk është bërë vrasës! Që nuk ka pranuar të zbatoj urdhra të “vrasësve”. E jap këtë prononcim pa ma kërkuar askush por vetëm si vërtetim të korrektësisë së Shulcit në interpretim të asaj çfarë ka thëne. Shefqet Kabashi ishte njëri nga njerëzit e porositur dhe paguar për të më vrarë, por jo i vetmi.

Për mu dhe bashkëluftëtarët e mi, preokupimet ishin më të mëdha se sa vëllavrasja! Armik kishim vetëm shtetin serb – unë i kam llogaritur si armiq pushtetin dhe okupatorin Serb. Banditët dhe individët si Haradinaj, Pipi, Lahi Brahimaj e të tjerë të ngjashëm, unë nuk i kam konsideruar si armiq sepse vëllavrasja ishte e ndaluar me urdhër të prerë nga Presidenti Ibrahim Rugova — dhe është kundër vlerave tona si shqiptarë dhe atdhedashës. Me çdo kusht dhe në çdo kohë iu kemi shmangur konfliktit.

Pas luftës vazhduan atentatet dhe kërcënimet deri edhe tek fëmijët. Në mënyrë të vazhdueshme mu është ofruar edhe mbrojtja e afërt nga UNMIK-u — të cilën mbrojtje e kam refuzuar kategorikisht, sepse nuk kisha bërë ndonjë krim apo tradhti ndaj vendit tim, të cilin vend aq shumë e donim dhe i besonim.

Shpresoj që të gjitha ato atentate, kërcënime dhe përcjellje tjera që i kisha për disa vite gjatë dhe pas luftës, të cilat familjes sime i sollën shqetësime të jashtëzakonshme, së paku edhe të tjerët të marrin guximin ashtu si Shefqet Kabashi të flasin. Sepse, siç e dijnë edhe Haradinaj, Thaqi, Veseli e shumë “komandanta” milionera tjerë të pasluftës, shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë gjatë luftës dhe janë shpallur Heronj, pas luftës. Dhe, ata që nuk mund ti vrisnin gjatë luftës i vranë më pas. Unë nuk e pata fatin e tillë sepse ‘ai që nuk frigohet me fjalë nuk frigohet as me pushkë’. Dhe për të gjitha këto, herët apo vonë, llogari duhet dhe do të japin të gjithë.

O kurrë mos u lodhë për ndihmën dhe gjakun që i jep atdheut!

Ky vend nuk është pronë e askujt, por është e të gjithëve që e dhanë jetën për të dhe sakrifikuan djersë, gjak, gjymtyrë dhe gjithçka që patën. Ky vend është i nënave, motrave e vajzave, fëmijëve, e atyre që luftuan heroikisht, që u burgosen dhe u vranë mizorisht, që u helmuan në shkolla, që u masakruan, që… Është vend edhe i atyre që u tradhtuan dhe që pabesisht dhe në mënyrë tinëzare u vranë për interesa individuale-grupore.

Atdheu nuk është asgjë tjetër veçse dashuri për njeriun e dashuri për vendin!

Rrok Berisha

Ndahet nga jeta Rrok Berisha, një nga penat e shquara të gazetarisë – Nga Skënder Mulliqi

Ky pervjetor 24 me radhe i gazetes Bota Sot, eshte pak me ndryshe, sigurisht me prekes se nga kjo bote iku kolegu Rrok Berisha, njeri nder penat e shquara te kesaj gazete .Nje dite me pare ishte pervejtori i vrasjes se Bardhyl Ajetit kolumistit te guximshem .Sigurisht se Bota Sot kishte edhe gazetare tjere ne ze te cilet i kontribun shtendertimit , i kontrubuan lirise dhe pavaresise se Kosoves.Gazetaret e Bota Sot, ishin te paret te cilet e luftuan krimin e organizuar dhe korrupcionin.Ne kete pervjetor te rrugetimit te prestigjiozes Bota Sot, do te ishim te padrejte mos ti permendnim edhe gazetaret dhe pubicistet si Skender dhe Elida Buqpapaj , te cilet e udhehoqen gazeten ne menyren me te mire te mundshme, duke pasqyrar te verteten dhe vetem te verteten.Edhe ne planin kombetar bashkeshortet Buçpapaj u treguan te pa kalueshem.Pastaj , gjurme te pashlyera me shkrimet e tyre publicistike dhe analizat e thuketa politike ne pasqyrimin e gjendjes se shqiptareve ne trojet etnike , lane emrat eminent ne krijimtari, publicitike e analiza politike si;Abdi Baleta, Teki Dervishi,Rexhep Kastrati, Llukman Halili,Gani Mehmetaj, Naim Kelmendi,Skender Mulliqi,Nazmi Lukaj, Bajrush Morina ,Rrok Berisha , Sylejman Aliu, Agim Gjakova, Idriz Morina etj.Nuk kishte natyrisht si te ishte ndryshe , prandaj, Bota Sot per shume kohe ishte gazeta numer nje ne Kosove e diaspore.Natyrisht kjo gazete mu per ate ishte shume e dashur per lexuesit e shumte gjithandej ka flitet e lexohet shqip.Ketu do te ishim te padrejte te mos e permendim ne kete pervjetor edhe botuesin e gazetes, Xhevdet Mazrekaj , i cili asnjehere dhe kurre nuk u gjunjezua per ta plasuar realitetin e gjendjes politike dhe rrjedhave ekonomike -sociale ne Kosove, e gjetiu ku jetojne dhe veprojne shqiptaret. Urime botuesit dhe te gjitheve te cilet dhane mund dhe djerse qe kjo gazete mos ta ndale rrugen e saj deri me sot. Urime dhe suksese edhe per shume e shume mote…!

Haradinaj i prezanton përfaqësuesit të Ajoas projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro – Amerikan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka prezantuar kryetarit të qytetit Des Moines të Ajoas, Frank Cownie, projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro – Amerikan.

Haradinaj ka vlerësuar se ku projekt është një mundësi e mirë për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimet e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me SHBA-në, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën Qeveria po punon në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë”, ka shtuar ai.

Cownie, në anën tjetër ka thënë se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë në fusha të ndryshme, si ekonomi, edukim, siguri dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.

Gjuriçi vjen në Kosovë, Pacolli ia heq ndalesën

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviç, të premten pritet të vizitojnë Kosovën.

Zyrtarëve serbë, Gjuriçit dhe Sarceviçit iu është aprovuar kërkesa nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar këshilltari i i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.

Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.

Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka raportuar, se në prag të kësaj feste në veri të vendit do të mbyllen dyqanet ushqimore ku qytetarëve të cilët vijnë nga Serbia të iu pasqyrohet “një gjendje e rëndë humanitare”.

Itali, seancë në parlament për krimet e dhunës seksuale të luftës në Kosovë

Sot në Romë, Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të dëshmojnë në Parlamentin italian.

Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasjen e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, në Senatin italian do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Seancat do të kryesohen nga Senatorja Valeria Valente, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Hetimeve mbi Femicidin, si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe nga Marta Grande, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve.

Haradinaj i jep titullin “Gjergj Kastrioti” Bylbyl Breçanit

KOSOVË

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen ““Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Bylbyl Breçanit nga Tropoja.

Haradinaj shton se është përjetësisht mirënjohës ndaj malësorëve të Malësisë së Gjakovës që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Postimi i Haradinaj:

Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri, në 20-vjetorin e rënies, kam ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri.

RH

Ja pasuria marramendëse e politikanëve të Kosovës, 1 miliard €

Pasuria e kabinetit qeveritar, por edhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kalon shifrën prej 1 miliard eurosh. Prej tyre vetëm një ministër dhe dy deputetë kanë deklaruar rreth 925 milionë euro pasuri, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKKK) ka nxjerrë në pah faktin se sa të pasur janë politikanët e shtetit më të varfër në Evropë.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë të deklarimeve zyrtare të pasurisë të bërë nga gazeta “Zëri” del se vetëm ministrat e qeverisë “Haradinaj” dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbi 1 miliard euro pasuri.

Megjithatë, nga kjo shumë e madhe e pasurisë së zyrtarëve publikë vetëm një ministër dhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës i kanë deklaruar rreth 925 milionë euro pasuri.

Më i pasuri nga të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë është zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar mbi 203 milionë euro prona të paluajtshme jashtë Kosovës, mbi 10.5 milionë euro pasuri të luajtshme, duke përfshirë këtu një avion dhe disa vetura, rreth 500 milionë euro aksione në biznese të ndryshme, kryesisht jashtë vendit, si dhe rreth 5 milionë euro para të gatshme në banka komerciale. Pasuria e përgjithshme e Pacollit del të jetë rreth 720 milionë euro.

Pas Pacollit, i cili pasurinë e ka krijuar jashtë vendit, deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi është politikani i dytë më i pasur në Kosovë. Kelmendi ka deklaruar rreth 120 milionë euro aksione në kompaninë e tij “Elkos”, si dhe në prona të paluajtshme.

Ndërsa deputeti i AAK-së Gani Dreshaj është politikani i tretë më i pasur në Kosovë, i cili njëjtë si Pacolli pasuri të madhe të paluajtshme posedon jashtë Kosovës, përcjell gazeta “Zëri”.

Dreshaj ka deklaruar mbi 41 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe mbi 44 milionë euro aksione të bizneseve të ndryshme jashtë Kosovës, por edhe në vend.

Pasuria e përgjithshme e Dreshajt arrin në rreth 85 milionë euro.

Vetëm këta tre politikanë, Pacolli, Kelmendi dhe Dreshaj, kanë deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë prej rreth 925 milionë eurosh, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Gjithashtu shumica e deputetëve, e ministrave, por edhe kryeministri Haradinaj kanë deklaruar pasuri në vlerë prej mbi 1 milion eurosh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasuri të përgjithshme prej rreth 750 mijë eurosh, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli e ka deklaruar një banesë në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh e zero euro e ka deklaruar një lokal afarist prej 270 metra katrorësh, ndërsa për të njëjtin shkruan më poshtë në formularin e deklarimit të pasurisë se ka detyrime financiare në vlerë prej mbi 110 mijë eurove.

Përndryshe, Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përderisa ka politikanë shumë të pasur, për të cilën gjë kanë raportuar disa herë mediet ndërkombëtare, duke e ndërlidhur pasurimin e shpejtë të politikanëve me shkallën e lartë të korrupsionit në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas statistikave zyrtare, shkalla e papunësisë dhe e varfërisë në vend sillet rreth 30 për qind, përderisa shumë të rinj po ikin nga vendi për të punuar në vende të ndryshme të Evropës pasi po pajisen me viza pune në ambasadat e huaja në Prishtinë në mungesë të vendeve të punës në Kosovë./ZERI

Kurti në konferencë me Thaçin: Ideja për ndarje të Kosovës ka dështuar

Kreu i Vetëvendsojes, Albin Kurti hapi fjalimin e tij në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ duke falenderuar të gjithë ata që sipas tij i kanë rezistuar përpjekjes së Serbisë për ndarje të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në prani të presidentit Hashim Thaci që ishte ideator për korrigjim të kufijve, Kurti tha se tash ka arsye për gëzim mirëpo jo për festë.

“Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës për ndarje të Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Projekti në Serbi është quajtur kufiizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm. Mund të themi që kemi arsye për gëzim por jo edhe festë”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe letrën që dy vite më parë, më 6 korrik, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ia kishte dërguar përfaqësueses së BE’së Federica Mogherinit.

Kurti ka lexuar edhe letrën që ish’kryenegociatorja Tahiri i ka dërguar Mogherinit, derisa ka thënë se sa i përket bashkimit me Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, se pengesa për këtë është në Beograd.

“Është Vuciqi ai që i diskriminon shqiptarët, e jo Prishtina ajo që po e ndaloka bashkimin me këto komuna”, shtoi tutje Kurti.

Sipas Kurtit, duhet të bëhet fillimisht antarësimi në OKB, të njihet Kosova e Serbia, e pastaj mund të flitet për korrigjim.

“Na thanë le të bëhet demarkacioni bëhet liberalizimi, e bëm atë edhe liberalizimi nuk është askund”, deklaroi i pari i Vetëvendsojes./GazetaExpress

“Lidhja” që po e rrënon në themel LDK-në e Rugovës! – Nga Florim Zeqa

 

Transformimi paradoksal i LDK-së në “Lidhja”, paraqet shkëputjen nga vizioni politik i Ibrahim Rugovës, paraqet shkëputjen nga historia dhe tradita demokratike e tri shkronjave të arta LDK, ku vlerat u zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa më tradhëti.

“Lidhja” e Isa Mustafës është lidhje e djajve, është lidhje e grupeve të interesit, e matrapazëve dhe interesgjinjëve, është lidhje e urithëve të nëntokës politike që u pasuruan duke u thirrur në vizionin Ibrahim Rugovës, duke u thirrur në gjakun e aktivistëve dhe veprimtarëve të vrarë të LDK-së në periudha të ndryshme, duke i larguar njëkohësisht nga LDK-ja themeluesit e saj, si dhe duke nxjerrur nga konkurenca zgjedhore veprimtarët më të devotshëm, analistët dhe gazetarët që mbrojten më dinjitet linjën politike të Ibrahim Rugovës.

Shëmbullin më të keq të rrënimit të frymës rugoviane në LDK është duke e shpërfaqë procesi i brendshëm zgjedhor, i shoqëruar më pakënaqësi të shumta brenda elektoratit, shkaku i shkeljeve të njëpasnjëshme statutore.
Kthimi i karrigëve në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve të LDK-së, e shpërfaqi situatën e mjerë në të cilën e kanë sjellë LDK-në e Rugovës grupet e interesit.
Këto grupe të interesit, janë karrieristë e frikacak që nuk janë të zotët ta largojnë “miun nga mustaqet” siq e thotë populli.
Nga paslufta e deri në fund të vitit 2017 (me një pauzë të shkurtër), edhe pse (bashk)qeverisën me vendin, nuk e patën guximin të inicojnë zbardhjen e as të një rasti të vetëm nga vargu i gjatë i vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, premtim ky i dhënë gjatë fushatave zgjedhore nga lideri aktual i LDK-së.

Shtyerja e kuvendit zgjedhor, produkt i mosmarrëveshjeve në LDK

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, i filluar në fillim të marsit, i paraparë të përfundojë në fund të muajit maj, për shkaqe “shëndetësore” të kryetarit Mustafa shtyhet për një afat të papërcaktuar, derisa të riaftësohet lideri diktatorial për vazhdimin e mandatit, sipas praktikave të Plenumeve të PKJ-së, për të ruajtur vazhdimësinë e pionerit të Titos në krye të LDK-së.
Po ashtu, mbështetësit më besnik të liderit diktatorial janë ish strukturat e sistemit komunist; ish sekretarë partie, ish policë, ish gjykatës e prokuror e deri tek filiala e neokomunuistëve të RIINVEST-it, organizatë kjo e themeluar nga vetë Isa Mustafa për të mbuluar vjedhjet e “Fondit të 3 përqindëshit”.
Lansimi i propagandës së klanit të RIINVEST-it, se kinse “rizgjedhja e Isa Mustafës e shpëton LDK-në nga ndarja”, është pikërisht e tendencë për të arritur kundërtën e saj.
Klani RIINVEST janë grup i interesit që nuk kanë asgjë të përbashkët me LDK-në rugoviane.
Klani uzurpues i RIINVEST-it, përveq kapjes së partisë, e ka zhvesh komplet LDK-në nga e kaluara e saj, jo vetëm në emër (“Lidhja”) por edhe në përmbajtje (antidemokratike) me privatizimin e partisë.
Klani i RIINVEST-it, i njohur si klani i Isa Mustafës, është klani më i rrëzikshëm që po pengon ndryshimet dhe reformat demokratike në këtë parti.
Këtë po e dëshmon procesi zgjedhor në LDK, i cili po shoqërohet me përleshje fizike dhe fluturim të karrigëve në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve në kryeqytet dhe qendra tjera të Kosovës.
Akoma më e rënduar është situata në nëndegët dhe degët ku nuk ka pasur përleshje fizike, por ka pasur tërheqje nga aktiviteti i veprimtarëve më të devotshëm të filozofisë politike rugoviane në shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjeve nepotike dhe klanore nëpër degë,…të cilët për të mos e dëmtuar imazhin e partisë po largohen në heshtje, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur.
Veprimtarët e orëve të para të LDK-së, që kanë sakrifikuar shumë për Kosovën, që kanë humbur edhe anëtarë të familjes nga vrasjet kriminale, janë duke i përjetuar tepër rëndë përleshjet fizike në kuvendet zgjedhore.

Rrugëtimi politik i Isa Mustafës, më shumë komunist e më pak kombëtar

Për rifreskim të memories së elektoratit të LDK-së, kryetari aktual i LDK-së ka mbajtur pozita pasluftës si anëtar i Bordit të UP’së, kryetar i Prishtinës, këshilltar i Presidentit, kryeministër. Paradoksalisht, lideri i “Lidhjes” Isa Mustafa është emëruar edhe “Akademik” pa asnjë vepër shkencore!
Përderisa para luftës kishte mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Edhe para kësaj kohe, në kohën e sistemit komunist jugosllav, përveqse pioner i Titos, Isa Mustafa kishte mbajtur pozitën Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës prej vitit 1984-88. Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.
Isa Mustafa, në krye të LDK-së erdhi përmes puçit politik duke rrëzuar Fatmir Sejdiun dhe duke sharë SHIK-un dhe PDK-në, me të cilët më vonë kishte lidhur marrëveshje të “natës” për t’u bërë vetë Kryeministër dhe për ta bërë Thaçin president si dhe shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin kryeparlamentar.
Siq dihet, më vonë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes mocionit në Kuvend e rrëzon nga pozita e kryeministrit liderin e vogël të LDK-së.
Megjithatë, ambiciet e Isa Mustafës nuk përfundojnë këtu. Për arritjen e postit të presidentit të vendit, Isa Mustafa është i gatshëm t’i futet përseri nën sqetull klanit “Pronto” dhe listës “Srpska”.

Me lider invalid, LDK-ja do të mbetët patericë politike

Mbajtja në krye të partisë e një lideri invalid, përkatësisht e një njeriu me aftësi të kufizuara, përveqse shprehje e mentalitetit të kaluar komunist, është mendësi e primitive e dhunimit të demokracisë së brendshme partiake.
Për më tepër se kaq, mbajtja e mëtutjeshme në krye të partisë, e njeriut që e dëmtoi më shumë se askush tjetër LDK-në, është veprim sa i dëmshëm, po aq shkatërrimëtarë për subjektin më të vjetër të skenës politike kosovare.
Përderisa partitë më të vogla, me liderë analfabet dhe handicap politik po qeverisin me vendin, subjekti më i vjetër politik-LDK-ja, me liderë invalidë është bërë edhe patericë e opozitarizmit kosovarë.
Eshtë pak më tepër se irrituese për qytetarët e Kosovës, të shohin partinë shtetndërtuese (LDK-në) si patericë të partive të vogla dhe liderëve uzurpator të shtetit të Kosovës.
Në rrethana normale, një humbës (serik) i zgjedhjeve siq është Isa Mustafa do duhej të ndiqte shëmbullin e liderit të PD-së në Shqipëri, z. Sali Berisha, i cili lëshoj timonin e partisë si akt moral të humbjes së zgjedhjeve.
Ndërsa Isa Mustafa, si në rrethana normale, ashtu edhe në ato abnormale (shkaku i shëndetit të kufizuar) nuk e ka ndërmend të largohet i gjallë nga kreu i LDK-së!
Pas shkuarjes në amshim të liderit shpirtëror të LDK-së, presidentit historik Ibrahim Rugova, rrahagjoksët e frymës rugoviane, pushtetin e shfrytëzuan vetëm për interesat e tyre personale, asnjëherë nuk u moren me problemet e qytetarëve, e më së paku me zbardhjen e vrasjes së bashkëpartiakëve të tyre.
Ndryshimin pozitiv për vendin nuk do të sjellin ata që ishin dhe janë akoma suporti më i madh i Hashim Thaçit, përkatësisht ata që ngritën duart lartë për votimin e Thaçit president dhe marrëveshjeve fatkeqe për vendin të nënshkruara nga ai.
Pa reformim e thellë dhe përnbajtësorë të LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhë asnjëherë ndryshimi në këtë parti, do të kemi vetëm vazhdimësi, rikonfigurim dhe riciklim të figurave politike të klanit të Isa Mustafës.

Shpëtimi i LDK-së, largimi i Mustafës dhe sejmenëve të tij

Shpëtimi i LDK-së qëndron tek largimi i kryetarit Mustafa me klanin e tij nga strukturat udhëheqëse, gjegjësisht largimin e udhëheqjes klanore e nepotike të partisë.
Prej 31 majit të këtij viti, Isa Mustafa është duke mbajtur pozitën e shefit të Partisë jo vetëm në kundërshtim më vullnetin e elektoratit, por edhe në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të LDK-së, që është Statuti, i cili saktëson se mandati i organeve udhëheqëse është katërvjeçar.
Për të qenë ironia më e madhe dhe dëshmia më bindëse se LDK-ja është e kontrolluar nga strukturat e SHIK-ut, është fakti i aprovimit të kërkesës së klanit të Isa Mustafëas nga KQZ-ja e kontrolluar nga pushteti për shtyerjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së derisa Isa Mustafa të riaftësohet për të qëndruar ulur në karrigën e tij gjatë kuvendit deri në përfundim të procesit zgjedhor.
“Nuk digjet jorgani për një plesht”, e thotë një falë e urtë popullore, andaj logjika e thjeshtë e kësaj thënje popullore, duhet t’i thërrasë ndërgjejgjës së pastër të elektoratit rugovian për largimin sa më parë të “pleshtit”, për të shpëtuar shtëpinë (LDK) nga rrënimi total i RIINVEST-it!
Kthimi i karrigëve në kuvendet zgjedhore lokale, është paralajmërim i keq për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së!

Ai është i pari në mesin e maratonistëve të LDK-së – Nga VAID ALIU

Lutfi Haziri, njëri nga mbështetësit dhe përkrahësit më të mëdhenj të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, është ndër figurat më të ndritshme dhe më të spikatura politike nga fund vitet e `80-ta e deri sot.

Që nga atëherë, Lutfi Haziri u shfaq i gatshëm t`i mbështeste projektet e mëdha për lirinë e vendit, madje me ndihmesa konkrete. Kishte marrë mbi vete detyrë t’i ndihmonte proceset e LDK-së. Gjithnjë gjente motiv dhe kohë për të marrë pjesë aktive në punët e partisë së shumëpritur dhe të posa formuar.

Në ato vite ndodhën zhvillime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e shqiptarëve në Kosovë e më gjerë. Mbretëronte kauza për Republikën e Kosovës. Shkaku i kësaj kauze, që po përkrahej masivisht nga populli, shqiptarët, sistematikisht po largoheshin me dhunë nga puna.

Ndjehej një nevojë e madhe për bashkimin e shqiptarëve në Kosovë rreth një projekti të formësuar dhe të qartë politik, që identifikohej me LDK-në dhe presidentin Ibrahim Rugova.

Përkrah tij ishte rreshtuar edhe Lutfi Haziri, përkundër asaj që familja e tij ishte e vendosur në Zvicër, me kryefamiljarin, axhën Emrush, i cili u shqua për disa dekada me kontribute të shumta. Ai vendosi që stoikisht t’iu qëndrojë parimeve dhe bindjeve të veta patriotike për atdhe, duke marrë mbi vete detyra të tjera në lëvizjen e prirë nga LDK.

Të rrallë ishin ata aktivistë që hynin në rezidencën e kryetarit Rugova pa paralajmërim e pa përdor zilen, për dallim prej Lutfi Hazirit, të cilit, kjo e drejtë iu kishte dhënë nga kryetari Ibrahim Rugova. Arsyeja ishte se kishin horizontin e përbashkët politik.

Në të gjitha zgjedhjet doli fitues absolut, kundrejt kandidatëve të tjerë. Përderisa drejtoi pushtetin, sukseset e tij ishin dhe janë evidente. Infrastruktura e fshatit, gjithandej, është përmirësuar dukshëm, kurse qyteti po merr një pamje krejtësisht tjetër. Janë rregulluar rrugët, trotuaret, ujërat e zeza po sistemohen, ndriçimi publik, hyrje-daljet e qytetit me katër krosi, po ndërtohet autoudha Gjilan-Prishtinë, siç e kishte premtuar si dhe shumë të mira të tjera po ndodhin në Gjilan.

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha është mrekullia më e madhe që bëri Lutfi Haziri në Gjilan, duke e kthyer në një shesh modern një përroskë që kundërmonte me vite.

Kurdoherë u tregua i afërt me qytetarë dhe i gatshëm për t’i ndihmuar në të gjitha rrethanat. Ai i bashkon njerëzit nëpërmes punës dhe dijes. Haziri, mbi të gjitha është një personalitet me integritet të lartë moral, intelektual e qytetar, i ndjeshëm ndaj padrejtësive.

Haziri është i angazhuar edhe në zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës përmes përfilljes së vullnetit politik dhe të së drejtës themelore të popullatës shqiptare që jeton në trojet e veta. Asnjëherë nuk ka hequr dorë prej Luginës dhe asnjëherë nuk është ndalur së punuari e vepruari për të.

Haziri, kryetar aktual i Gjilanit, ka bërë atë që ka ditur më së miri, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lutfi Haziri është dhe do të mbetet i tillë, si njëri nga njerëzit përfundimisht të rrallë që ka dhënë dhe po jep kontribut të madh për Gjilanin dhe Kosovën.

(Autori është jurist i diplomuar)

TIKA dhuron 1050 koshere bletësh në Podujevë

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ka dhuruar sot 1050 koshere bletësh dhe pajisje ndihmuese për blegtori në Dumnicë të Ulët të Podujevës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhurimi i materialeve u bë në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme dhe Produkteve të Bletës të implementuar nga TIKA si pjesë e Programit për Siguri të Ushqimit dhe Jetesës.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se Turqia e ka një politikë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare, ndërsa këto projekte të TIKA-s, po e shtrojnë dorën vëllazërore të Turqisë.

Sakar tha se kjo mbështetje do të ndikojë në rritje ekonomike në Komunën e Podujevës me rreth gjysmë milioni euro në afat kohor prej tre vjetësh.

 

“Në këtë mbështetje të ofruar nga TIKA, në një afat tre vjeçar ekonomia e Komunës së Podujevës llogaritet që do të përkrahet me më shumë se gjysmë milioni euro. Me këtë përkrahje synohet që të mbështeten ekonomitë familjare të Podujevës, rritja e mundësive të punësimit, zbutja e papunësisë si dhe rritja e prodhimtarisë në zonat rurale”, tha Sakar.

Kryetari i Shoqatës së Bletarëve “E Bukura Mbretëreshë” në Podujevë, Hilmi Syla, duke e falënderuar TIKA-n për ndihmën tha se shoqata që udhëheq ai ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me TIKA-n, ndërsa është privilegjuar edhe nga drejtoria e Bujqësisë së Podujevës.

“Kjo ndihmë, nga shoqata turke dhe nga populli turk nuk është vetëm në fushën e bletarisë, por në çdo pore të jetës”, tha Syla.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi, tha se ndihma e TIKA-s është mjaft me rëndësi për Komunën e Podujevës si dhe fermerët e kësaj ane.

Gjithashtu i pranishëm gjatë dhurimit të këtyre materialeve ishte i pranishëm edhe koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran.

“Të dashur fermerë, vërtetë meritoni një përkrahje edhe nga ne si institucione, por edhe nga donatorët tjerë, sepse përkushtimi juaj në vendin tonë, edhe në Podujevë, edhe në Kosovë është çdo ditë duke gjeneruar vende të reja të punës”, tha Januzi.

TIKA nga viti 2015 ka filluar të implementojë Programin për Siguri të Ushqimit dhe Jetesës, duke ndihmuar në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë program i cili synon përfshirjen e 5.000 familjeve në gjithë rajonin e Ballkanit Kosova është përfshirë nga viti 2017.

Kiçmari – Thaçit: Nuk mjafton shkarkimi i këshilltarit të BIA-s, jep dorëheqje edhe vetë

Ish-Ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, i jep leksione presdientit Hashim Thaçi se çka duhet bërë kur kabineti i tij përfshihet në skandale. Ai përmend ish -kancelarin gjerman Willy Brandt, se si kishte dhënë kur në kabinetin e tij ka depërtuar një spiun. Shembull ky, i etikës politike.

Pas raportimit të televizionit T7, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shkarkojë nga posti i këshilltarit, Branislav Nikolicin, shkruan Gazeta Express.Televizioni T7 kishte raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Mirëpo, Kiçmari, thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i këshilltarit. Ai ka dhënë një shembull se çka ndodhi me kancelarin gjerman Willy Brandt kur në kabinetin e tij kishte depërtuar një spiun.

“Më 6. Maj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë z. WiIly Brandt. Dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume. Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti”, shkruan Kiçmari, transmeton Gazeta Express.

Nikolic ka punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016.

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit thonë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.

Megjithatë nga zyra e Thaçit thonë se bazuar në raportimet e mediave, e kanë liruar nga detyra, Branislav Nikolicin.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare.Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic​”, thuhet tutje në njoftim.

“Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në fund të njoftimit./Express/

Jep dorëheqje ministri i PDK-së në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja e tij, pasoi vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pjesë e së cilës është edhe ministri Beqaj, për të liruar postet në institucionet e vendit nga të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion.

Besim Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh, që u bë i njohur si rasti “Pronto” për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë bisedave të përgjuara.

Në një konferencë për gazetarë, tashmë ish ministri Besim Beqaj tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë por hodhi poshtë akuzat ndaj tij.

“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, tha zoti Beqaj.

Vendimi i Partisë Demokratik për të larguar zyrtarët e saj me aktakuza është mirëpritur nga shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila shkroi në rrjetet sociale se pret që “ky standard të zbatohet në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë në Kosovë”.

Kosova vazhdon të kritikohet për mungesë të vullnetit për të luftuar korrupsionin, ndërsa ambasadorët perëndimorë në Kosovë kanë shtuar kritikat kohëve të fundit ndaj institucioneve të vendit për emërimet e zyrtarëve të dënuar për krime lufte dhe me aktakuza të ngritura nëpër gjykata. za

Mjaftë me duartrokitje?! – Nga Skënder MULLIQI

Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjën emocionale të tyre, në disponimin e tyre. Fëmijët shohin gjithçka, dinë dhe përjetojnë. Dhe, asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kan disponim të mirë, sa gjendja ekonomike në familje. Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon, nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtur kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvëndësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet …
Në Kosovë shumë prindër më fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore, psikologjike, morale , materjale… Nuk po kan përjetime të mira së shumica nuk po i kanë gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje të veshtirë materjale ? Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kan të bëhën të lumtur fëmijët kur i shohin prindërit duke u rropatur që t’i sugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme? Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme …
Profiterët e caktuar të grupeve të partive politike të cilët ishin ne pushtet për 20 vite, janë mësuar me iu bë duartrokitje e paten mirë ose jo. Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë t’i kundershtojnë po i paraqesin si kusling e çka mos tjetër. Këta po mendojnë së janë njerëz gjenial, e që tash e një kohë të gjatë Kosovën e kan futur në rrugë të rrezikshme , duke u pru në pyetje edhe kapitulimin e shtetit te ri të Kosovës.
Kapitulimi është nocion politik e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitulimin para palës kundërshtare, duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë pregaditjën ushtarake armikut në rrethana të caktuara. E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kunder Serbisë më miqët tanë në botë, jemi duke e vu seriozisht në pëshore . Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik, ti quaj ashtu.
Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën. Ky rreshtim totalitarë, ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik. Kjo doktrinë na ka futur në telashe të mëdha. Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Shërbimi karshi popullit bëhët kur gjerat vihen në rrugën e mbarë, e jo më fiksione te ndryshme negative …Koha nuk na pret…

Kosova në betejë me Serbinë për INTERPOL

Bekim Bislimi

Arritja e qëllimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore INTERPOL, do të jetë një sfidë mjaft e vështirë për vendin dhe institucionet e tij, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti dhe siç patën konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kjo kërkesë është pranuar nga INTERPOL-i.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është vetëm çështje politike, por më shumë teknike, e cila ndërlidhet me standardet që i kërkon Bashkimi Evropian, në raport me luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Po sigurisht që do të jetë sfiduese në qoftë se Serbia vazhdon me të njëjtin ritëm sikur herën e kaluar. Bashkimi Evropian dhe strukturat përkatëse do të duhej të bënin presionin e nevojshëm ndaj Serbisë që të mos krijojë pengesa sikurse herën e kaluar. Në anën tjetër, ne jemi duke i vazhduar me procedurat standarde teknike, sepse në thelb kjo është çështje teknike, është çështje e një institucioni që ka të bëjë me sigurinë dhe sot, në rrethanat që jetojmë, siguria e një shteti nuk është vetëm e atij shteti, por është edhe siguri për rajonin dhe më gjerë”, tha Berisha.

Njohësit e zhvillimeve në vend, vlerësojnë se i gjithë procesi për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL, do të jetë sfidë e madhe.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në procesin e anëtarësimit në INTERPOL, Kosova do ta ketë një situatë edhe më të komplikuar sesa që e kishte në tentimin e kaluar, kur pati një rezultat të pafavorshëm.

“Është vërtetë për të ardhur keq, një lloj ngecjeje, një lloj tërheqjeje e institucioneve të Kosovës, për të mos ndërmarrë veprime për ta përmirësuar situatën, hiq këtu çështjen e taksës. Mendoj që kemi bërë gabim të jashtëzakonshëm pse nuk e kemi ngritur çështjen e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013, që parasheh, në mes tjerash, heqjen e çdo obstruksioni që palët mund t’ia bëjnë njëra-tjetrës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Nga hera e parë e derë më tash nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret dhe unë e shoh si shumë të komplikuar situatën”, theksoi Hoti.

Ai ka shtuar se në rastin më të keq, nëse Kosova nuk do të arrinte të anëtarësohet edhe kësaj radhe në INTERPOL, kjo do të ishte një ‘bumerang’ për të dhe për një gjë të tillë duhet të kërkohet përgjegjësi institucionale.

Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë që herët kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Së fundmi, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një vizite në Rusi, të mërkurën ka thënë se anëtarësim në INTERPOL, është në kundërshtim me rregullat themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollai Patrushev, me të cilin u takua Stefanoviq, konfirmoi se vendi i tij do t’i ofrojë mbështetje Serbisë në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të INTEPOL-it, për të parandaluar pranimin e Kosovës.

Zëvendësministri Berisha, thotë se në fazën e lobimit për anëtarësim në INTERPOL, Kosova duhet të përmbahet nga ekspozimet politike, që sipas tij, kanë ndodhur në tentimin e kaluar për anëtarësim. Sipas tij, Kosova, gjithashtu, do të kërkojë nga partnerët perëndimorë, sidomos te vendet e Bashkimit Evropian, që të bëjnë presion mbi Serbinë që çështjen pranimit të Kosovës në INTERPOL të mos e trajtojnë si çështje politike, por teknike.

“Fundja, Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka të bëjë me mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, është ende në fuqi dhe kjo është një mundësi që Bashkimi Evropian të bëjë presionin e duhur për zbatimin e marrëveshjeve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, nuk është pa detyrime ndaj marrëveshjes dhe nuk është se nuk janë të njoftuara lidhur me marrëveshjen”, vlerësoi Berisha.

Edhe profesor Hoti vlerëson që çështja e pranimit të Kosovës në INTERPOL do të duhej të zhvishej nga elementet politike. Prandaj, sipas tij, lobimi i Kosovës për këtë çështje duhet të jetë detyrë parësore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, e cila është dashur dhe duhet t’i bindë vendet e ndryshme që anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nënkupton sundim të ligjit dhe rendit dhe luftimin e çfarëdo fenomeni negativ ndërkombëtar.

“Mendoj që kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përmirësuar situatën dhe eventualisht për të korrur sukses. Por, nëse kësaj i shtojmë praktikën krejtësisht të kundërt, që nga dështimi në përpjekjen e parë, ne nuk kemi ndërmarrë as hapin më të vogël të vetëm në këtë drejtim. Atëherë që koha ecën, koha kalon dhe sigurisht që mund të jemi para situatave jo shumë të këndshme. Unë, nga ajo që shoh, të paktën në publik – nëse këtu nuk luajmë me teori të konspiracionit – mendoj se jemi në situatë shumë të pafavorshme dhe unë vërtetë jam shumë pesimist”, u shpreh Hoti.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Një ditë më pas, Qeveria e Kosovës pati vendosur taksën prej 100 për qind për prodhimet nga Serbia, duke thënë se kjo masë është vënë për shkak të presionit të madh dhe lobimit të Serbisë për të mos e lejuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Trump nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo e nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit midis Kosovës dhe SHBA-së.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar se institucionet e vendit e kanë pranuar dokumentin nga SHBA-ja.

“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Në mars të vitit 2016 Kosova dhe SHBA-ja kishin nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit. Me rastin e nënshkrimit ishte thënë se marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.

Marrëveshja, para nënshkrimit nga ana e presidentit Trump, kishte marrë pëlqimin edhe të Senatit amerikan.

Ekstradimi është një akt kur një vend dorëzon një person të akuzuar ose të dënuar për kryerjen e një krimi në juridiksionin e një vendi tjetër.

Bieber: Korrigjimi i kufijve nuk është ide e dëshirueshme, ngre tensionet në gjithë rajonin

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber, thotë se ideja e korrigjimit të kufijve për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është zgjidhje reale dhe as e dëshirueshme.

“Ndryshimi i kufijve nuk është një ide reale dhe as e dëshirueshme si zgjidhje, jo vetëm për Kosovën, por as për konfliktin e ngrirë. Ajo do të rrisë tensionet, gjë për të cilën po lexojmë çdo ditë”, ka thënë ai, shkruan EWB, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Bieber i ka bërë në një konferencë së bashku me profesorin tjetër, Nikolas Cifakis, ku kanë folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Njësoj sikurse Bieber, Cifakis thotë se ideja për ndryshim të kufijve do të shkaktonte probleme të reja, përveç Kosovës, edhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Ndryshimi i kufijve apo demarkacioni do të krijonte probleme të reja jo vetëm në Kosovë, por mbi të gjitha edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë ai.

Ndërkohë sa i përket zhbllokimit të dialogut dhe situatës së deritanishme, Bieber thotë se përpjekjet deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme, duke bërë thirrje që të mbahet një konferencë serioze dhe përfshirje të forcave të reja në proces.

“Është e vështirë të arrihet një rezultat vetëm me ndihmën e BE-së. Procesi duhet të përfshijë shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-së në mënyrë joformale, pasi që formalisht dhe vendet e tjera do të kërkonin një vend në tryezë, si Rusia”, ka deklaruar ai.

Bieber thotë se deri sot është treguar se negociatat në rajon janë të suksesshme vetëm nëse ka bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. /GazetaExpress/

Karriget qe e shkaterruan LDK-ne e Rugoves!!! – Nga Skënder MULLIQI

E filluan me karrige dhe po e perfundojne me karrige shperberjen e LDK-se se konceptit politik rugovian.Kjo eshte ‘Lidhja e Re” e faqes se zeze e te marres se tepër, te Isa Mustafes e te disa bajlozave te shitur te partite tjera.Nuk ka qene veshtire e as nuk eshte dashte te kete njeriu shumë dije se Rugova nuk ka lene kend mbrapa.Ne fakt ka lene do matrapaze, do interesgjinjë qe jane pasuruar shume e haram ju kofte vota te cilen po e marrin ende ne kurriz te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova…Hajtni faqezi hajtni se me karrika e shkaterruat LDK-ne, he turpi ju mbuloft si ju ka mbulu…I larguat te gjithe gazetaret dhe publicistet ne ze, i hoqet nga konkurrenca njerëzit qe ishin ne linjen politike te Rugoves dhe të cilët kishin capital kombëtar.Perfituat ne kurriz te gazetarëve te vrare e te gjalle te Bota Sot.Nga frika e futeshit koken mbrapa ne prapanice, se jeni mesuar te luftoni me pushke të Baliages, si thote nje fjale e popullit.Disa nga koleget u vrane, disa mbetem gjalle.Po, ne fakt jeni interesuar shume qe ti mbani postet e larta partiake e pushtetare e hiq me shume.I ligu thote nje fjale e popullit nuk e ka as kete Dynja e as Ahiretin, ju jeni ata qe nuk I keni.

Jeni frikacak te llojit te vet.Jeni do hiqa, qe per anetarësine e gjere as dert nuk e keni per dallim nga partite tjera te cilat shume me shume interesohen per ta dhe fatin e Kosoves. Kjo bote eshte e trimave , e jo e sehirgjinjeve politike, e me se paku te atyre njerëzve te cilet rregullisht perfitojne ne emer te te vrareve në radhët e veta !!!Ne fakt mire I shfrytezuat vrasjet per interesa tuaja.Dhe, mire ju bejne partite tjera qe nuk ua varin bash hiq.Vajin nuk e hoqet kurre nga goja per 20 vite , se nuk patet koqe per ti zbardhur vrasjet politike edhe pse e kishi pushtetin me bashkëqeverisje.Nuk po e zgjati me shume se me fole per ju ne krye te LDK-se, jo per anetaresine e saj, eshte si me hy ne bas te qeneve endacak, e njeriuit i hup dita dhe nata …

Sigurisht lexues te nderuar se keta rreshta nuk i shkrova nga qefi. Veshtire te paramendohet qe te rrenohet mundi shume vjeqar i presidentit, Rugova I cili beri shume per LDK-ne , Kosoven dhe shqiptaret pergjithesisht ne Ballkan …

Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës që nga viti 2016, të dielën është rizgjedhur të udhëheq edhe një mandat, gjatë konventës së kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka falënderuar anëtarët e partisë për përkrahjen dhe ka theksuar përkushtimin për të sjellë reforma.

“Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”.

“Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja”, tha Veseli.

Veseli ishte i vetmi kandidat në garën për kryetar të PDK-së.

Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Plasin karriget e grushtet në nëndegën e LDK-së në Prishtinë

Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat.

Aty, simpatizantët e kësaj partie janë parë teksa janë rrahur në mes vete.

Ndër të tjera njëri prej tyre shihet teksa gjuan edhe me karrige.

Pal Lekaj tregon pse u ndaluan tetë autobusët me pasagjerë në Morinë

Tetë autobusëve të linjës Kosovë- Tiranë nuk iu është lejuar ta kalojnë pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm. Ata kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh për shkak të një urdhri të Ministrisë së Transportit të Kosovës. Ministri Pal Lekaj ka treguar për Express, arsyen e kësaj bllokade.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka deklaruar se arsyeja që autobusëve iu është ndaluar kalimi në pikën kufitare në Morinë, është keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipërisë.

Lekaj ka thënë se pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”

Ndërkaq, Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, ka reaguar duke mohuar që të jetë vënë në dijeni për këtë urdhër dhe u bën apel dy qeverive përkatëse të zgjidhin situatën.

“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjës për në Kosovë”, është shprehur Hajdini.

U nda nga jeta gazetari Lekë Zherka

Gazetari Lekë Zherka ndërroi jetë të shtunën në moshën 56 vjeçare.

Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor shumëvjeçar në Kohavision.

I ndjeri Zherka deri në fund vazhdoi punën në Radiotelevizionin 21.

Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar më vdekjen e tij duke e cilësuar atë një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë medieve në Kosovë, Lekë Zherka.

“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës e Turqisë

Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.

Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë.

Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, opozitën e përfaqësuesit e serbëve

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka mbledhur sot krerët e shtetit, partive politike opozitare dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime brenda Qeverisë dhe nga zyra e kryekuvendarit Veseli.

“Është duke i takuar liderë shtetërorë e partiak”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë brenda Qeverisë.

Ky takim i Palmer po mbahet me të gjithë përfaqësuesit politik sëbashku.

Në takim janë duke marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.

Tema e mundshme e këtij takimi besohet të jetë dialogu dhe zhbllokimi i ngërçit me Serbinë.

Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Ai ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Thaçi nuk e ftoi Isa Mustafën dhe Albin Kurtin në ceremoninë e Çlirimit

Në LDK thonë se Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka ftuar kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën në ceremoninë e çlirimit, ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark. Aty nuk është parë as Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes.

Në ceremonitë e organizuara sot për nder të 20-vjetorit të çlirimit dhe 20-vjetorit të hyrjes së forcave tokësore të NATO’së në Kosovë, nuk u pa askush nga zyrtarët e lartë të partive kryesore opozitare.

Dymbëdhjetë qershori në Prishtinë është shënuar me ceremoni të shumta për nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilët kanë qëndruar në Kosovë.

Megjithatë në organizimet për Ditën e Çlirimit nuk ka qenë kreu i LDK’së, Isa Mustafa e as kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, apo dikush nga partia e tij.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Express kreu i kësaj partie nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme. Ai thotë se kjo nuk është përmendur pasi sot ka pasur shumë ndërkombëtarë.

“Na s’kemi marrë ftesë për ceremoninë e sotme. Z. Mustafa nuk është ftuar as si kryetar e as si ish-kryeministër. S’kemi dashur ta bëjmë temë për shkak se kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Por ftesë s’kemi pasur”, ka thënë Mustafa për Express.

Derisa rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar, e në sheshet kryesore po shëtiteshin Clinton e Albrgiht, Kurti po mbante konferencë për media për 14-vjetorin e themelimit të VV’së.

Nga kjo parti kanë thënë për Gazetën Express se dy deputetë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Çlirimit.

Valon Ramadani dhe Ali Lajçi janë dy përfaqësuesit e VV’së që morën pjesë.

Prezent ka qenë kryetari i PSD’së, njëherit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe madje edhe është përmendur nga Thaci në fillim të fjalimit të tij.

Ndryshe në ceremonitë e nisura që nga paradita, përvec udhëheqësve amerikanë morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Mattheë Palmer, mbajti fjalim sot në ceremoni, duke përmendur se Kosova duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Clark zbulon bisedën me Solanën pasi rusët kishin arritur në Prishtinë

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtuar një bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO-s.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori. Filloi me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: ‘Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark.


Send this to a friend