VOAL

VOAL

Hoxhaj krahason vizitën e Vuçiçit në Ujman me të Millosheviçit në Gazimestan

Haradinaj: Do të mposhtet çdo përpjekje kundër tërësisë territoriale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shteti i Kosovës dhe populli i saj respekton tërësinë territoriale “dhe nderon institucionet e saja”.

Sipas Haradinajt, këto janë “parimet e palëkundura” që Kosova gjithmonë do të mbrojë dhe respektojë.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Thaçi: Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për t’iu bashkuar Kosovës, të shqyrtohet për zbatim në kuadër të procesit të demarkacionit që do të zhvillohet me Serbinë.

“Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992, për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet”, ka theksuar Thaçi.

Tutje Thaçi ka adresuar një mesazh edhe për pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë.

“Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kjo marrëveshje, sipas tij, sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian.

UÇK mbron Kosovën apo Hashimin ?! – Nga Xhafer LECI (fotot)

Të parët që nuk do duhej të heshtin janë luftëtarët. Pse heshtin, për kënd u derdh gjaku?

Hashim, çdo prekje e kufirit quhet agresion. Ti nuk përfaqëson popullin e Kosovës, e aq më pak 7 milion shqiptarë në Ballkan, të cilët janë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë ! Parrullat me patriotizëm të rrejshëm, në emër të luftës, populli i ka mësuar !

Sikur të mos ishin bisedimet për korigjimin e kujfijve në favor të Serbisë, atëherë me siguri përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, do e përkrahin Beogradin, e jo Prishtinën, si në këtë rast.

Kush e ka guximin ta bartë barrën e tradhtisë, kur dihet se dy kufijtë e Kosovës Veriore, janë të njohur dhe të vendosur ndërkombëtarisht. Dihet se nga Mitrovica nepër Leposaviq, deri në kufirin Jarinje ka 70 km, ndërsa nga Mitrovica nepër Zubin Potok, deri në kufirin Bërnjak, ka 27 km. Cili shqiptar e ka guximin t`i lëvizë këta kufinj, përpos Hashim Thaçit?!

Dy milion shqiptarë të Kosovës nuk guxojnë të lejojnë që, një individ, si Hashim Thaçi, të vendos për fatin e vendit tonë të përbashkët..!

UÇK nëse janë betuar me jetë para flamurit, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, atëherë duhet që, kolektivisht, ta ngrisin zërin, ta ftojnë popullin, studentët, puntorët e të tjerë për shkarkimin nga posti të presidentit Hashim Thaçi.

E them kështu sepse Hashimi, nuk njeh rregulla e ligje, por më shumë përdorë forcën e frikës, kërcënimeve dhe manipulimeve, falsifikimeve me plotë gënjeshtra…Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet vendi ynë, sepse aktualisht Kosova po rrezokohet nga një indivd, e ky është Hashim Thaçi!

Që 19 vite Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Leposaviqi me fshatra janë të okupuara. Atje valvitet në çdo shtyllë vetëm flamuri serb, atje veturat nja 70% e tyre në komunkacion, janë pa targa, që nuk ka ndosdhur në asnjë vend të botës! Të tjerat janë me targa KM-Kosovska Mitrovica… Hashimi, nga viti 1999 kur pranoj ndarjen e Mitrovicës, duke lejuar dhe apeluar për largimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, në pjesën Jugore të saj, asnjëherë më nuk e ka pasur guximin ta kaloj Uren e Ibrit!

Këtu po sjell pamje nga pjesa e vetadministruar nga vandalistët serbë me direktiva të Beogradit!

 

UÇK ka luftuar dhe derdhur gjak për çlirimin e vendit tonë, kemi shumë heronjë,dëshmorë e invalidë. Ku po mbetet betimi dhe amaneti i tyre?! Si ka mundësi që tani disa luftëtarë, për do paga të vogla që marrin, po e mbrojnë Hashimin e jo Kosovën?!
Ka vite që kam bërë disa shkrime, ku kam kërkuar të hetohet Hashim Thaçi, për veprimtari antikombëtare, kërcënime, linçime, falsifikime, mashtrime e shumëçka tjetër. Tani të gjithë e dimë se Hashimi, që nga viti 1997 vazhdon me qenë në shërbim të Francës, mikës tradicionale  të Sebisë.

Dihen botërisht të gjitha të bëmat e Hashimit. Mjafton të përmendim disa nga ato që kam shkruar unë, si për lidhjet e Hashimit me Francën, Marrëveshjen e Rambujesë, ndarjen e Mitrovicës dhe linçmet që ka bërë ai në mes disa komandatëve,luftëtarëve, shokëve të subjektit të tij, e mos të flasim për partnerët politikë të subjekteve tjera me të cilat ka bërë koalicione.

Tani e shohim të gjithë se përditë nga një pjesë po i shkëputet Kosovës, si kufiri me Maqedoninë Debëllde, me Malin e Zi Çakori, e tani si duket në rend janë pasuritë më të mëdha të vendit tonë, resurset nëntokësorë të Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës.

Çfarë kryministri është Ramush Haradinaj, i cili nuk e di për rrëmbimin dhe largimin e 6 turqëve nga Kosova në Tuqi,të cilët kanë kërkuar azil politik në Kosovë, duke qenë të mbrojtur ndërkombëtarisht?! Hashim Thaçi bënë çfarë donë, Ramushi, kinse po e kritikon Hashimin,por shumë shpejtë ndërron mendjen dhe propozimet e Thaçit i miraton!

Nga Mitrovica nepër Zubin Potok deri në kufirin Bërnjak, Kosovë – Serbi, ka nja 37 km. Nga këta 37 km nja 11 km  në teritorin e Kosvës shtrihet Ujmani i Gazivodës, dhe 11 km tjerë në teritorin e Serbisë.

Rrugës, gjithçka që sheh me sy, të duket sikur je në Serbi. Nuk e sheh asnjë veturë me targa të Kosovës e, as që e kanë guximin të kalojnë nepër ato rrugë të kontrolluara nga serbët e organizuar,të rebeluar. Rruga Mitrovicë – Leposaviq, ka një gjatësi prej 70 km deri në kufirin Jarinje.
Gjilan, 06.09.2018

 

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Kështë valviten flamujtë serb

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Diga e Ujmanit të Gazivodës.

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Këtu prodhohet rryma nga Ujmani

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Pamje nga ura e Ujmanit

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci, duke ra shi, Auto në komunikacion pa targa!!!

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci, Auto me targa KM-Kosovska Mitrovia

Albin Gashi, talent i futbollit i cili po ngjitet në majat e futbollit evropian – Nga Skënder MULLIQI

Shumë të rinj shqiptare tashme kan bërë emer në sporte të ndryshme ne arenen ndërkombëtare kështu edhe në sportin më të popullarizuar në botë –futboll. Këta talent po luajnë në skuadrat më prestigjoze te futbollit evropian.Ata po po e qojnë lartë imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës.Janë bërë tashmë mburrja dhe krenaria jonë .

Mbase kan arritur te lujanë edhe për perfaqësuese të shteteve të ndryshme të Evropes, Zvicër , Gjermani , Francë etj .Futbolli është pa dyshim sporti më i ndjekur dhe pikërisht për këtë fakt, protagonistët e tij, janë ndër njerëzit më të famshëm. Njeri ndër këta lojtarë që është duke berë emer në arenën ndërkombëtare, i cili është duke shkuar hapave të Shaqirit, Xhakës ,Canës , Behramit etj, është edhe talenti 21 vjeqar, Albin Gashi , i cili kishte arritur të dëpertoj për ekipën e parë të skuadres së njohur austriake Rapidin e Vjenës.

Albini është mësfushor me karakteristika sulmuese, i gjatë , dribler i mire dhe ka gjuajtje të fuqishme.Meritë të madhe në ngjitjen e Albinit drejtë majave të futbollit e ka edhe babai i tij, Zenuni, i cili është edhe menaxher i tij.Këtë stinor ky talent i rrallë i futbollit ka kaluar në ekipen e Den Bosch të Holandes.

Pa dyshim së Albini është një lojtarë i së ardhmës dhe do të bëhet shumë i njohur. Me shfaqjet e bukura në sportin më të popullarizuar në botë , ka bërë që Albini të marre ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës që të luajë për përfaqësuesen tonë .Sigursht së në të ardhmën e afert për këtë lojtarë shumë silësor do të shkruhet dhe flitet edhë më shumë .Dy kombëtaret tona në futboll është mirë që të mbeshteten në talentet e shumtë të cilët qdo ditë e më shumë po dëshmohen si lojtarë kulminant në ligat evropine, siq është edhe talenti i rrallë i futbollit, Albin Gashi.

Ky lojtar me topin e lojës po përformon në stilin e e lartë qdo ditë e më shumë duke shënuar edhe shumë gola. Lojtarët tanë janë bërë tashmë thesar kombi, janë bërë ambasadorët më të mirë të dy shteteve shqiptare …

Ja pse dy akademikët ngrenë padi kundër Baton Haxhiut

Pas debatesh të shumta në lidhje me dialogun me Serbinë dhe me mundëisne ose jo të ndryshimit të kufijeve te shtetit te Kosovës ka ardhur edhe një lajm i fundit.

Akademiku Hivzi Islami dhe profesor doktor Arsim Ejupi, kanë bërë padi civile ndaj drejtorit të Klan Kosovës Baton Haxhiu dhe gazetarit të këtij televizioni, Fiton Dibrani.
Përmes një komunikate për media, ata kanë bërë të ditur se këtë e kanë bërë për shkak të keqpërdorimit të të dhënave dhe fakteve nga librat e tyre shkencorë, për një emision televiziv.

Ja Njoftimi i tyre i plotë:

PADI CIVILE NDAJ GAZETARIT FITON DIBRANI DHE DREJTORIT TË “KLAN KOSOVËS” BATON HAXHIU

Më 5 shtator 2018, midis orës 21 dhe 21,30 në “Zonën B” të Baton Haxhiut u dha një kronikë me emrin “Demografia përballë ndryshimit të kufijve” nga gazetari Fiton Dibrani për “dobitë” apo “humbjet” e Kosovës nga shkëmbimi i territoreve. E njoftojmë opinionin se janë kepqëdorur të dhënat dhe faktet, të marra selektivisht nga librat tona shkencore dhe shkrimet e tjera, të bëra publike në dhjetra portale, gazeta dhe revista. Të dhënat, fragmentet dhe pasuset e tëra  nga tekstet tona, të shkëputura mekanikisht nga konteksti, janë intonuar në funksion të qëllimeve politike të ideatorëve dhe mbështetësve të tyre për copëtimin e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që shkojnë vetëm në favor të Serbisë dhe qarqeve proserbe në Evropë dhe në botë.

Për keqpërdorimet dhe spekulimet me tekstet tona, ndaj gazetarit Dibrani dhe drejtorit të “Klan Kosovës” Haxhiu, e njoftojmë opinionin se paralajmërojmë padi civile në gjykatën kompetente për kompensimin e dëmit për shkak të përvetësimit të teksteve dhe keqpërdorimit të tyre, si dhe cënimit të së drejtës së autorit, sepse në asnjë rast nuk iu kanë referuar burimit.

Padisë i bashkangjiten të gjitha provat e duhura.

Hivzi ISLAMI             Arsim EJUPI

Prishtinë, 7.09.2018.

Vetëvendosje fton LDK-në për organizim të protestave kundër Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do t’i bëjë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të protestuar kundër pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Kryesia e kësaj Lëvizje ka thënë të ketë marrë këtë vendim në një mbledhje të mbajtur ditën e enjte.

Në një komunikatë për media është caktuar dita e premte si dita e fundit për të përcaktuar datën e protestës.

Në komunikatë thuhet se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa mandat të Kuvendit po vrapon në negociata pa parime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne nuk mund të lejojmë pazare me sovranitetin, territorin dhe kufijtë e Kosovës. Aventura personale e Presidentit të Kosovës është e papranueshme.

Ndër të tjera në këtë shkresë është kërkuar edhe mbajtja e siç është thënë zgjedhjeve “të lira, demokratike dhe të ndershme”.

Aty përmendet edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, për të cilën drejtuesit e Lëvizjes vlerësojnë se nuk do të duhej të ndodhte.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka thënë se leja për vizitë të Vuçiqit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Vuçiç në fundjavë në Kosovë, merr leje nga Prishtina

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Zyberaj tha se leja për vizitën e Vuçiç është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Presidenti serb, Vuçiç pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit.

Vizita e tij në Kosovë do të jetë një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

PRISHTINË – Nuk do të ketë ndarje, shkëmbim të territoreve ose Republikë Serbe në Kosovë, porositi edhe njëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e Konferencës së 5-të dy ditore të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Thaçi tha se Kosova 10 vite pas shpalljes së pavarësisë është njohur nga 116 shtete dhe anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare që është meritë edhe e diplomacisë kosovare, e cila është një lidhje e rëndësishme e shtetit kosovar me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

Duke theksuar se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO me rëndësi të madhe janë marrëdhëniet e mira me të gjitha fqinjët, Thaçi theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët dhe se mbetet edhe arritja e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Sipas tij, Kosova në Bruksel asnjëherë nuk ka lejuar, as që do të lejojë të hapen çështjet e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve, por gjatë demarkacionit të kufirit Kosova është e gatshme edhe për korrigjimin e kufijve.

“Gjithashtu duke pasur parasysh momentumin ndërkombëtar që është krijuar tani është momenti të hapim tema të bashkangjitjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës. Kjo është kërkesë e kamotshme e Luginës së Preshevës. Si president i vendit e kam pranuar kërkesën e liderëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kërkesë kjo e institucionalizuar tani, deklaruar në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, që këtë kërkesë ta shtrojmë si kërkesë në dialogun në Bruksel dhe para bashkësisë ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

Ai shtoi se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet vetëm nëse nënkupton njohjen reciproke, ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nëse është e pranueshme për SHBA-të dhe BE-në.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se përvjetori i konferencës së ambasadorëve përkon në një moment të ndjeshëm për Kosovën meqë përmes debateve të ndryshme janë shpalosur shumë paqartësi lidhur me dialogun me Serbinë.

Megjithatë, Veseli tha se qëndrimi i Kosovës është i qartë dhe se dialogu me Serbinë doemos duhet të përfundojë me qëllim që vendi të shkojë përpara.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është shtet demokratik, Kosova është vend perëndimor, i orientuar tërësisht nga SHBA-të dhe BE-ja. Këto janë parimet të cilat janë për ne të panegociueshme dhe në të njëjtën kohë janë orientimet tona strategjike. Kosova sa i përket territorit është unike, është e pandarë”, tha Veseli.

Ai theksoi se temën e ndarjes së Kosovës e shtyjnë qarqe proserbe dhe proruse, dhe porositi se për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi është i domosdoshëm konsensusi i brendshëm politik, që momentalisht nuk është.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se është e nevojshme marrëveshje e obligueshme juridike me Serbinë. Ai foli edhe për projektet mbi të cilat punon Qeveria, duke thënë se është shumë e rëndësishme anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe se Forcat e Sigurisë të Kosovës janë të gatshme për transformim në ushtri.

Pas fjalimeve hyrëse u ndanë mirënjohje ambasadorëve të pensionuar si dhe anëtarëve të familjeve të nëpunësve diplomatik. aa

Teuta hapur, urithët e nëntokës në prapaskenë i mbështetin pushtetarët e inkriminuar! – Nga Florim Zeqa

Seanca e ditës së martë, 4 shtator 2018 nxori në shesh shumë të vërteta. Fillimisht e tregoi qartë se opozita përveqse e dobët, është e rrejshme dhe mashtruese. Largimi i opozitës nga Kuvendi tregoi se është e pafuqishme përballë qeverisë me vetëm 52 deputetë!
Poashtu, seanca e ditës së martë e shpërfaqi edhe një herë situatën mjeruese në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Nuk është hera e parë, e madje nuk do të jetë e fundit, kur do të “kryqëzohet” Teuta Rugova, e bija e presidentit historik Ibrahim Rugova për shprehjen e “lirë” në Kuvend!
Pafuqia dhe mos uniteti i deputetëve të LDK-së për t’u përballur në njërën anë me kundërshtarët politik dhe me të vërtetën e hidhur brenda këtij subjekti politik në anë tjetër, ka bërë që deputet të caktuar dhe mbështetës të tyre, t’i vërsulën bijes së presidentit Rugova, thuajse ajo është shkaktarja e të gjitha të këqijave në subjektin e traditës demokratike në vendin tonë.
Jo për ta mbrojtur, por për hirë të së vërtetës, duhet theksuar se, jo vetëm me votën e Teutës u zgjodh Thaçi president, jo vetëm me votën e Teutës u votua Demarkacioni në Kuvend!
Ishin dhe janë edhe shumë vota të tjera që po e mbajnë Hashim Thaçin në pushtet që nga viti 2010 e këndej, që po e mbajnë në pushtet Ramush Haradinajn nga votimi i Demarkacionit në Kuvend, dhe për habi nuk “kryeqëzohen” siq u kryqëzua Teuta e vetmuar në Kuvend!
Sikur të “kryqëzohej” lideri diktaorial i LDK-së për marrëveshjen apo pazarin krejtësisht privat të tij me Hashim Thaçin për ndarjen e pushtetit në vitin 2014-të (“Unë kryeministër, ti nesër president”), me siguri LDK-ja do ta merrte të mbaren, nuk do të mbetej patericë e partive tjera në Kuvendin e Kosovës.
Janë deputetët e tjerë të saj, që në mënyrë përfide dëmtuan shtetin për të mbrojtur pushtetarët e inkriminuar. Nuk ishte vota e Teutës ajo që e solli Hashim Thaçin në pushtet, nuk ishte vetëm vota e Teutës që solli Demarkacionin, nuk ishte vetëm vota e Teutës që i fali Malit të Zi, Qakorrin, Kullën e Bjelluhën, përkatësisht 8200 hektarët e larë më gjakë shqiptari ndër shekuj.
Përderisa është kështu, pse lehojet të ndodh padrejtësia ndaj Teutës, e cila përveqse “Një votë”, nuk përbën gjë tjetër në Kuvend!
Në këtë rast, pashmangshëm parashtrohet pyetja; pse deputetët “engjuj” të LDK-së nuk e përjashtojnë Teutën nga grupi parlamentar!?
Janë shumë “pse” që kërkojnë përgjigje nga deputetët e LDK-së në Kuvend!
U mbetët deputetëve të LDK-së që votuan marrëveshjet e dëmshme për vendin të thonë të vërtetën e hidhur brenda LDK-së!
E vërteta është se me “Kryqëzimin” e Teutës për një votë, po tentohet të amnistohet një bandë kriminale brenda LDK-së që dëmtuan shtetin për interesat e tyre personale.

Me “një kokërr” as nuk mbrohet dhe as nuk shitet shteti!

Nuk ka asnjë diskutim për kontrabandimin e Teutës. Ashtu siq u përdor për votë të martën në Kuvend, Teuta adoleshente u përdor dy herë radhazi në zgjedhjet parlamentare për votë nga LDK-ja, e jo për respekt që kanë uzurpatorët e puçistët e këtij subjekti për familjen Rugova.
Këtë e din më së miri lideri diktatorial i LDK-së i cli e ka instaluar një rrjet kriminal e mafioz për të mbrojtur interesat e tij meskine në kundërshtim me vullnetin e elektoratit rugovian të LDK-së!
Sa herë që i duhen Hashim Thaçit, Isa Mustafa i vënë në lëvizje urithët e nëntokës së LDK-së, filialen e Riinvestit dhe mercenarët e pushtetit!.
Në rastin e Teutës, padrejtësisht po sulmohet e keqja më e vogë, përderisa në anën tjetër po tentohet të amnistohet e keqja më e madhe në LDK, përkatësisht Isa Mustafa me sejmenët e tij!
Fundja, vota e Teutës në Kuvend, nuk e dëmtoi bllokun opozitar, e as LDK-në më shumë se sa e dëmtuan ata vetën me largim nga seanca!
Përkundrazi, vota e Teutës i vuri në siklet të madh pushtetarët për sigurimin e kuorumit për vazhdimin e seancës! Vota e Teutës, i ktheu edhe një herë pushtetarët në prehrin e listës “Srpska”, përkatësisht në grushtin e Aleksandër Vuçiqit.
Po të ishte unike dhe e vendosur LDK në veprimet e saj, nuk do ta braktiste seancën, por do të bënte një betejë të fuqishme kundër pushtetarëve aktualë.
Pas braktisjes së Kuvendit, LDK-së dhe opozitës në përgjihtësi nuk i ka mbetur rrugë tjetër veqse t’i bashkangjitet shoqërisë civile për protesta të fuqishme mbarëpopullore deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe largimin e presidentit nga froni.
Megjithatë, më e mirë se çdo lloj proteste në rrugë, do të ishte padëgjueshmëria qytetare ndaj institucioneve të kapura të shtetit. Pasi dalja në protesta në këtë kohë krize të skajshme politike e sociale, është ekuacion me shumë të panjohura! Pasi shumë lehtë situata mund të eskaloj në destabilizm të përgjithshëm me pasoja tragjike për vendin.
Duhet llogaritur se mund të ndodh, që të manipulohen turmat e elektrizuara të njerëzve të pakënaqur nga agjentura të ndryshme për përseritjen e trazirave të marsit 2004, të cilat do të legjitimonin më shpejt e më leht ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.
Përvojat nga demonstrimet dhe protestat e viteve të pas pavarësisë kanë treguar të qëllimin e dyfisht të tyre. Jemi dëshmitar të dhjetëra protestave me kauza të rreme. Në disa raste, organizatorët e protestave në rrugë dhe parlament, liderë të partive politike treguan gatishmërin për djegien dhe rrënimin e çdo gjëje kinse për mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa me ardhjen e tyre në pushtet, ndërruan “mendje”, duke shitur pjesë të shtetit për mbajtjen e pushtetit!
Vetëm krjimi i një Këshilli Kombëtar, do të nxjerrte vendin nga kriza e thellë politike e sociale, si dhe do ta nxjerrte shtetin nga rruga e falimentimit, e vënë padrejtësisht nga miopët politik në krye të shtetit.
Kjo është e mundur të arrihet me bashkimin e forcave progresive nga elektoratet e të gjitha partive të dështuara politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë.

Veriu nën presionin e pritjes së Vuçiqit

Në prag të vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në veriun e Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, në mënyrë të ngutshme janë duke u bërë përgatitjet për pritjen e tij, si dhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore.

Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel dhe zgjidhjes së mundshme përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, serbët në veri të Kosovës po presin se çfarë do t’u komunikohet gjatë fundjavës së ardhshme, për kur edhe është paralajmëruar vizita e Vuçiqit.

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq e ka paralajmëruar vizitën e presidentit serb si më gjithëpërfshirëse dhe më përmbajtësore.

 

Miladija Petkoviq nga Mitrovica e Veriut, thotë se pret shumë nga kjo vizitë.

“Nga presidenti presim shumë, por nuk e dimë se çfarë mund të bëjë për ne. Këtu është mjaft vështirë. Për shembull, për të siguruar barnat duhet të shkojmë në Rashkë, fatkeqësisht. Por, çfarë të bëjmë, ai po përpiqet aq sa mundet dhe i lumtë për këtë”, tha Petkoviq.

Por, ajo shtoi se vështirë se mund të arrihet ndonjë zgjidhje për gjendjen aktuale.

“Dëshirë kam, por vështirë se mund të ndodhë. Shumë vështirë. E shihni se sa janë kundër, madje edhe te ne, tanët. Por, ai (presidenti Vuçiq) është I fuqishëm”, tha Petkoviq.

Nemanja Mishiq nga Mitrovica e Veriut, thotë se nuk pret që vizita e tanishme e Vuçiqit të jetë më e rëndësishme se sa ato më parë.

“Mendoj që në esencë do të jetë njëjtë sikurse edhe herën e kaluar kur erdhi presidenti, ndonëse unë dje kam dëgjuar se afati përfundimtar (për arritjen e marrëveshjes) është shtyrë për vitin 2019. Kështu që, vetëm po bëhet shumë zhurmë dhe asgjë më shumë. Vetëm të qëndrojmë ne këtu, që ta ruajmë punën, në mënyrë që të mund të jetojmë. Më pas, mbase do të bëhet më mirë, hap pas hapi”, tha Mishiq.

Siç është paralajmëruar, pritet që presidenti serb Vuçiq ta përfundojë vizitën ditën e diel, me një adresim në tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Igumeni i Manastirit në Deçan, Sava Janjiq ka shkruar më herët në rrjetin social Twitter se në shkollat serbe po bëhen të ashtuquajturat lista të punëtorëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm në tubim më 9 shtator dhe se urdhri ka ardhur nga një institucion i rëndësishëm shtetëror i Serbisë.

Një veprim i tillë, sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovë, Rada Trajkoviq, është krejtësisht, siç e quan ajo, “sekret publik”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se megjithatë, në krahasim me periudhat e kaluara kur presioni vinte vetëm nga institucionet e shtetit të Serbisë, tashmë ky presion vjen edhe nga institucionet e Kosovës.

“Marrë parasysh që të gjitha zgjidhjet për kuadro vijën përmes (Milan) Radoiçiqit (nënkryetar i Listës Serbe) nga Mitrovica e Veriut, i cili i kontrakton punësimet e njerëzve në institucionet e Kosovës, tash serbët e Kosovës, nga të dyja anët, janë të shtyrë dhe u duhet që t’i përgjigjen obligimit të punës, i cili nënkupton praninë e obligueshme sa herë që Vuçiq të vizitojë hapësirën e Kosovës”, tha Trajkoviq.

Ajo ka shtuar se janë bërë lista paralele të atyre që duan dhe të atyre që nuk duan që të jenë të pranishëm në tubim.

“Këta që nuk pranojnë, dyshohet se kërcënohen me pushim nga puna, por populli, megjithatë, po tregon një rezistencë të caktuar madje edhe ndaj presioneve të tilla, të cilat janë të ndërlidhur me ekzistencën e tyre”, u shpreh Trajkoviq.

Për sa u përket institucioneve të Kosovës, Trajkoviq tha se bëhet fjalë për vetëqeverisjet lokale dhe degët e tyre, gjegjësisht për organet e këtyre institucioneve, ministrive dhe ministrave, të cilët janë në Qeverinë e Kosovës. Sipas saj, “përmes mekanizmave të tyre, bëhet presion ndaj popullatës, ndaj të kthyerve, si dhe njerëzve që marrin shtesa të caktuara, sociale, pensionet dhe të tjera”.

 

Presidenti serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, më 7 shtator, do të takohen sërish në kuadër të dialogut të Brukselit. Ndërkaq, dy ditë më pas, të dielën, më 9 shtator, Vuçiq do ta vizitojë Kosovën, siç është thënë, për të biseduar me banorët serbë.

Deri më tash, presidenti Thaçi, disa herë ka deklaruar që në Bruksel do ta paraqesë nismën për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por jo edhe ndarje apo shkëmbim të territoreve ose autonomi për serbët. Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar se angazhohet për caktimin e kufijve me shqiptarët në Kosovë.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Thaçi: Mund të shkoj në shtëpi por nuk pranoj republikë serbe në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se korrigjimi i kufirit e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi i territoreve dhe nga themelimi i një Republike serbe.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me idetë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Presidenti Thaçi tha se ai asnjëherë nuk ka folur për ndarje të vendit apo shkëmbim të territorit, por, të korrigjimit të padrejtësive që kanë ndodhur nëpër vite.

Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi dhe themelimi i Republikës serbe. Për mua më e rrezikshme është Republika serbe se sa korrigjimi i kufirit. Korrigjimi është fitore e madhe për Republikën e Kosovës. Republika serbe është defunksionalizimi i plotë i Republikës së Kosovës. Edhe me miq ndërkombëtarë që propozojnë Republikë serbe unë nuk pajtohem dhe nuk do të lejojë diçka të tillë të ndodhë, kushdo që të jetë, unë mund të shkoj në shtëpi por diçka të tillë nuk pranoj”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve apo një asociacion komunash me fuqi ekzekutive.

Këto ditë kam dëgjuar ide të ndryshme prej partive të ndryshme dhe individë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës, që me të vërtetë kanë qenë shqetësuese, por e ritheksoj, nuk do të lejojmë as diskutim për ndarje, nuk do të lejojmë as diskutim për shkëmbim sikurse që nuk do të lejojë asociacion me kompetenca ekzekutive, së paku sa do të udhëheq unë zyrën e presidentit të Kosovës. Pra, në këtë drejtim unë jam për me marrë, e kushdo që dëshiron të japë, është tjetër”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se do të nënshkruaj një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse ajo do të jetë në përputhshmëri me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se idetë e ndryshme për ndryshimin e kufijve kanë ardhur nga individë të ndryshëm në Kosovë dhe se sipas tij asnjëherë kjo çështje nuk është shtruar në takimet e deritashme.

Unë nuk e di se çka mendon Beogradi, aty ku unë kam qenë ulur si president i Kosovës, kurrë në asnjë rrethanë, askush nuk e ka ngritë idenë as të ndarjes as të shkëmbimit. Kur të flet Beogradi flas edhe unë, por diçka të tillë nuk kam dëgjuar. Unë kam fol vetëm për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dikujt i duket e parealizueshme, unë ju kuptoj, por ja që mua më duket e realizueshme dhe unë besoj që do ta realizoj, sinqerisht besoj dhe jam i bindur”, tha ai duke nënvizuar se do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga përgjegjësia në bisedime, nëse do të kishte zgjidhje më të mirë për të ardhmen e Kosovës.

Nëse dikush nga ju ose kushdo që të jetë, më bind si president i vendit ose i bind edhe akterët që janë vendim marrës në botë që mund të lëvizë shteti i Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pa marrëveshje paqësore, pa marrëveshje për fqinjësi të mirë me Serbinë dhe Serbia mund të lëvizë drejt perspektivës evropiane pa marrëveshje paqësore pa fqinjësi të mirë me Kosovën, unë jam i gatshëm jo që të jem pjesë e ekipit të tij negociator, por edhe letrat i mbaj, vetëm le të më bind”, tha presidenti Thaçi.

Ai pritet të takohet të premten në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pak ditë pasi të dy kërkuan mbështetje për një marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që do të mund të përfshinte edhe “korrigjimin e kufijve”.

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë idetë e presidentit Thaçi dhe kanë paralajmëruar rezolutë në parlament kundër tij si dhe protesta për të penguar siç thuhet, idetë e tij që janë sulm mbi shtetësinë e Kosovës.

Ndarjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth bisedimeve me Serbinë janë shfaqur ashpër edhe në debatet në parlamentin e Kosovës.

Vuçiç: Prishtina nuk do të bisedojë për asgjë me rëndësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se zhvillimet e fundit në Prishtinë tregojnë se “zyrtarët shqiptarë nuk duan të flasin as për bashkësinë e komunave serbe, as për veriun e as për Gazivodën…Duket se nuk duan të flasin për asgjë me peshë”, tha ai.

Ai tha se Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të bisedojë për të gjitha temat që janë me rëndësi për serbët dhe shqiptarët, ndërsa nënvizoi se është koha që Beogradi dhe Prishtinë të marrin përgjegjësitë në duart e tyre.

“Është koha të vendosim për fatin tonë dhe jo që dikush ta përcaktojë atë nga jashtë”, tha ai.

Thaçi flet për kufijtë: E them prerë, s’do bisedojmë kurrë për Gazivodën e Mitrovicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është adresuar përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit.

Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë ndarje dhe as shkëputje të pjesës veriore të Kosovës.

“Çfarë do të thotë kjo? E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës apo për qytetin e Mitrovicës”, tha Thaçi.

Në debatin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) presidenti Thaçi ka ritheksuar se arritja e marrëveshje për normalizimi e raporteve me Serbinë do t’i hapte Kosovës rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara (OKB).

“Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende fqinje na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë tani e sa vite. Është koha tani për marrëveshja e madhe historike përfundimtare mes dy shteteve”, u shpreh Thaçi.

Ai ka theksuar se vëmendja bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo vëmendje e këtyre mekanizmave duhet të shfrytëzohet.

“Është e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë rast dhe të arrijmë këtë marrëveshje. Nëse e humbasim këtë rast pas zgjedhjeve të institucioneve të Bashkimit Evropian që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm rrezikojmë të gjendemi si Kosovë dhe si rajon përballë një Bashkimi Evropian më të mbyllur për Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimisht do të kemi më pak vëmendje dhe vendosmëri për të shtyer përpara proceset që garantojnë paqe dhe siguri në Kosovë dhe në tërë Evropën Juglindore”, theksoi Thaçi. REL

Prishtinë – Vrasje në ndërtesën e AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka konfirmuar se sot, në orët e mëngjesit, është vrarë një person brenda objektit të kësaj agjencie.

Përmes një komunikate, AKI ka konfirmuar se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Në komunikatë thuhet se “sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës)”.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundon komunikata.

A vritet pavarësia!? – Nga Florim Zeqa

Ideja e këtij shkrimi më lindi nga një artikull në portalin “Sputnik”, në të cilin shkruante: “Mogherini mund ta marrë çmimin NOBEL për paqe në rast se e arrin marrëveshjen e paqes mes Serbisë dhe Kosovës”!
Kjo nuk paraqet ndonjë risi, por befasia për lexuesit kosovarë do të ishte fakti se artikullshkruesi i referohet një burimi të diplomacisë evropiane i cili e konsideron Kosovën, Republikë të vetëshpallur e jo shtet sovran e të pavarur!

Mungesa e përfaqësimit dinjitoz në dialogun e Brukselit

Përderisa bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë arritur kulminacionin, asnjëherë deri më tani nuk patëm përfaqësim dinjitoz politik, sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikisht prezent, sa për dekor dhe sa për të kënaqur orekset serbe dhe plotësuar projektet serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.
Një situatë e tillë e palakmueshme, vjen si pasojë një lidershipi i përgjegjshëm, të pa vendosur dhe jo kredibil në raport me bashkësinë ndërkombëtare!
Në anën tjetër, edhe BE-ja si organizatë politike, është shndërruar në dorë të zgjatur të Serbisë në Kosovë, duke e ndihmuar Beogradin zyrtar në realizimin e planeve hegjemoniste ndaj shtetit tonë.
Megjithatë, Serbia, kurrën e kurrës nuk do t’i realizonte kaq lehtësisht planet ogurzeza mbi Kosovën pa ndihmen e spiunëve e bashkëpunëtoreve të saj shqipfolës në Kosovë e Shqipëri, të katapultuar në majat e dy shteteve.

Thaçi pas Vuçiqit e Ramës, sikurse “Muça pas dajive”

Dialogu tashmë i filluar për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës në botë, ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar.
Tashmë po dihet qartë se opsionet për ndarje të Kosovës janë përgatitur në Tiranë dhe Beograd nga Vuçiq dhe Edi Rama, ndërsa presidnetit Hashim Thaçi i është ofruar i gatshëm në tavolinë.
Pra, duke qënë të bindur në mbështetjen e parezervë nga Hashim Thaçi, Vuçiq e Rama kanë hartuar strategjijnë e tyre vrastare për shtetin e Kosovës. Futja e opsionit të ndarjes në dialogun e Brukselit, automatikisht ka nxjerrë jashtë agjendës së dialogut çështjen e krimeve të luftës, kërkesën për dëmshpërblim dhe kërkimfalje nga Serbia, si dhe një varg çështjesh tjera me rëndësi kruciale për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Presidenti injorant i Kosovës, me të gëlltitur lehtësisht gjellët e përgatitura në kuzhinat e Beogradit dhe Tiranës është futur në rrugën pa krye, nga e cila do të dali humbës i shumëfisht dhe katastrofal për Kosovën.
Injoranca e skajshme, e ka bërë presidentit Thaçi që të marrë rolin e timonierit për “korrigjim të kufijve”, anipse timonin e mbajnë Federica Mogherini e Aleksandër Vuçiq.
Kjo ka bërë që presidenti Thaçi të humbas përfundimisht kredibilitetin tek qytetarët e Kosovës. Thaçi nga një presidenti unifikues që duhej të ishte sipas kushtetutës, e ka bërë të kundërtën, i ka unifikuar të gjithë kundër tij!
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur dëgjon presidentin e vendit tënd duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për copëtimin e vendit me armiq!
Kjo është e paparë dhe e padëgjuar tek popujt e tjerë të botës!

T’i ndalim veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të liderëve tonë

Andaj paraprakisht, kritikave ndaj BE-së në parandalimin e coptimit të trojeve tona etnike, duhet t’u ndalet hovi tradhtarëve. Një gjë e tillë është e mundur me krijimin e një këshilli kombëtar i cili do të delte me kërkesa të qarta para bashkësisë ndërkombëtare.
Përderisa ne t’i lejojmë liderët (tradhtaret) e korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt të ulën në tavolinën e pabarabartë të bisedimeve me Serbinë ne Bruksel, nuk kemi si t’i kundërvihemi BE-së për shantazh ndaj lidershipit aktualë!
Kundërshtimet individuale nuk çojnë peshë karrshi invazionit politik të Serbisë, i ndihmuar së fundmi haptas edhe nga BE-ja.
Si asnjë herë më parë, na duhet një mobilizim i përgjithshëm i popullatës dhe mërgatës sonë në parandalimin e copëtimit të trojeve tona etnike.
Bazuar në skenarët që po zbatohen në dialogun e Brukselit, edhe tani pas 20 viteve, shpresa e vetme na mbetet tek gërshetimi i interesave të fuqive të mëdha në Ballkan, veqanarisht e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Anglisë, në të kundertën, është e rrezikuar seriozisht qënja jonë kombëtare, e të mos flasim për shtetin në inkubatorin ndërkombëtar dhe duart e grupeve kriminale…
Vrasësit e pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk janë të pakët, nuk ndodhen vetëm në Beograd apo Bruksel, ata i kemi edhe në mesin tonë, të instaluar në majat e pushtetit në Prishtinë e Tiranë!
Patriotizmi i kamulfluar nuk na çon askund, sikurse që na dëmtojnë rëndë akuzat e ndërsjella, sharjet e fyerjet dhe debatet e niveleve të rrugëve e kafeneve.
Të tillët duhet t’i mundim politikisht dhe me ide konkrete e jo me luftë “shtrigash”. Pra duhet të munden me ide të shëndosha, plane dhe projekte të qarta, strategji e platforma të pastra kombëtare

Kërcënimi me kufijtë, shantazh për Asociacionin

Bazuar në projektet e fundit për shkëmbim dhe ndarje territoriale të Kosovës, nuk është më Evropa ajo që ndanë trojet shqiptare, por janë vetë shqiptarët që hartojnë dhe po bëhen pjesë e planeve serbe për ndarjen territoriale të Kosovës.
Injoranca e politikës kosovare shkon aq largë, saqë me ose pa vetëdijen e tyre janë duke u bërë varrëmihësit e shtetit të Kosovës.
“Ideja” e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufijve, do të rezultojë me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) apo “Zajednicës” me kompetenca të plota ekzekutive.
Për këtë ide vrastare për shtetin e Kosovës, janë pajtuar edhe shumica e partive politike në Kuvendin e Kosovës, të cilat tani përmes gabimeve të Thaçit po përpiqen të shfajësohen për gabimin historik që e kanë bërë me rastin e pranimit “Zajednicës” në veri të Kosovës.
Kur jemi në këtë segment, nuk bënë pa e përmendur faktin, se dy liderët e partive më të mëdha politike në vend (PDK e LDK) janë nënshkrues të marrëveshjes për Asociacionin në Bruksel (Hashim Thaçi me 19 prill 2013-të, përkatësisht Isa Mustafa me 25 gusht 2015-të).
E gjithë rrëmuja politike me kufijtë po bëhet që popullata kosovare e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, të frikësohen nga rreziku i një lufte të re, me qëllim që ta pranojë qetësisht bosnjëzimin e Kosovës.

Si përfundim të këtij shkrimi, 20 vjet pas video-klipit “A vritet pafajësia”, këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ua ka për borxh qytetarëve të Kosovës, që të nxjerrë videoklipin e ri të saj me titull: “A vritet pavarësia”, me tekstin e përpunuar të njëzet viteve më parë!

Disa fjalë për një libër me vlerë – Recension nga Skënder Mulliqi, gazetar, publicist e analist politik

Kosova dhe shqiptarët u ndodhen në sprova të mëdha historike. Sprova historike për tu bërë të lirë u bë realitet në vitin 1999. Krejt varet nga ne a do të jetë kjo hera e fundit. Ky duhet të jetë mësim i madh nga historia jonë e bujshme dhe krenare.Për këto 18 vite jetuam që të fitojmë përvojën në shtetndertim dhe mirëqenje.Sigurisht së këto vite ishin shumë të vështira të mbushura më plotë sfida.Kemi pritur të kemi të arritura të mëdha e nuk e patëm.Nuk e patëm, se pushtetet e pas luftës tonë çlirimtare nuk punuan mirë, nuk punuan ndërshmërisht që të kalohet faza e tranzicionit. Këto dhe shumë çka tjetër lexuesi do t’i gjenë në përsiatjet, opinionet dhe analizat e publicistit dhe gazetarit të shquar, Florim Zeqa në librin “Thirrje nga Shpirti’. Vet titulli I librit është sugjestiv dhe sfidues, është thirrje nga shpirti i autorit të librit, për një Kosovë shumë më ndryshe, sigurisht shumë më të zhvilluar dhe prosperuar.

Libri është një përmbledhje e analizave dhe opinioneve të ndara në shumë kapituj, ku ngjarjet gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri përshkruhën në mënyre kronologjike. Libri i publicistit dhe analistit politik, Florim Zeqa, do t’i mundësojë lexuesit dhe studiuesit të njohin jo vetëm mendimin dhe vlerësimin e një autori të spikatur për ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, por do t’u shërbejnë mirë atyre si një kronikë e gjithë asaj që ka ndodhur. Që në hyrje të librit publicistikë dhe analisti politik, Florim Zeqa shpreh dëshprimin karrshi klasës politike e cila nuk e ka dhënë provimin për të mirë. Shfaqja e krimit të organizuar , korrupsionit, vrasjeve politike, janë brengat më të medha të autorit, por sigurisht së janë edhe brengat dhe shqetësimet edhe të qytetarëve të Kosovës. Më pas gazetari dhe publicist Florim Zeqa, ndalet në mos shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, fusnotën famoze në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale si deshtim i madh i besedimeve maratonike herë teknike e më shumë politike me palën serbe. Autori i librit nuk e fsheh skeptizimin në ndërtimin e shtetit të së drejtës, të shtetit funksional dhe demokratik në shumicën e shkrimeve .

Ai shpreh besimin se, pas zyrtarizmit të pavarësisë do të kishte mundësi të krijimit të shtetit ligjor dhe funksional dhe së të gjithë ata që keqpërdorën pozitën pushtetare do të ndeshen më ligjin. Në shumicën e shkrimeve autori shpreh kritika të rrepta karrshi pushteteve të cilat e prunë gjëndjen e keqe politike dhe ekonomike gadi pa rrugëdalje. Në libër shprehen hapur dilemat të cilat shoqërohen shumë natyrshëm më zhgënjimin e autorit për atë që po ndodhë në Kosovë. E gjithë publicistika e tij, nga çlirimi i vendit nga UQK-ja dhe NATO, ka për objekt, që Kosova të bëhët një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia enorme , zhvatja dhe pasurimet e paligjshme mos të kenë vend. Por që natyrisht shkrimet publicistike jo vetem të këtij autori, por edhe të tjerëve nuk u morën kurrë seriozisht nga pushtetet, që është presedan për secilin shtet që pretendon të jetë vend i lirë dhe demokratik. Zeqa i kërkon rrënjet e së keqës të shumë faktorë në Kosovë; të nepotizmi, klientelizmi, lidhjet e pushteteve me krimin, abuzimet dhe keqpërdorimet e shumta në kurriz të shumicës. Lidhjet e disa komandatëve te luftës me krimin dhe abuzimi i tyre me pushtetin është një brengë në vazhdimësi e autorit të një libri që lexuesin do të mbajë deri në fund pezull. Zeqa ka venë në spikamë mungesen e lidershipit pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Popullit të Kosovës i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi në vazhdimësi i vlerave, e që shkaktojë humbjen e të gjitha shpresave të gjenerata e re se do të bëhët mirë, duke zgjedhur rrugën e largimit masovik nga Kosova. Publicisti Zeqa shigjeton kritika të rrepta edhe karrshi faktorit ndërkombëtar sidomos kur bëhët fjalë për ndërhyrjet e shpeshta politike në punën e ekzekutivit, me ç’rast e shpreh shqetësim e tij rreth formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, si një barazim të viktimës më xhelatin. Preukopim tjetër i autorit eshte humbja e gjatë e kohës për shumë vite pas marrjes së kompetancave nga autoritetet ndërkombetare, mos zhvillimi ekonomik, stagnimi i proceseve demokratike pluraliste, autoritarizmi degradues, pastaj një shqetësim madhor i autorit të këtij libri është formimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe në veri të Kosovës me kompetenca vendimarrëse, si rrezik, që në një të ardhme jo të largët do të ndodh ndarja e vendit mbi baza etnike, si synim i kahmotshëm i Serbisë hegjemoniste. Të gjitha këto analizohen mirë në driten e fakteve, ngjarjeve, datave dhe situatave jo të mira politike, të krijuara në Kosovë nga kastat politike në pushtet.

Autori hedhë dritë mbi mashtrimet elektorale që iu bënë qytetarëve, duke mos i realizuar premtimet e dhena gjatë fushatave të partive shtetndërtuese. Autori gjithnje shprehë emocionet e tij në analizat e thukta rreth temave më rëndësi shtetërore e kombëtare. Në shkrimet e pubicistit Zeqa, herë ndeshemi më optimizem e më shumë pesimizem kritik, pritshmerinë e pafund se proceset të kthehen për së mbari në Kosovë.Të gjitha trajtesat dhe shtjellimi i temave bëhet në menyrë shumë të argumentuar dhe përmbajtësore. Autori mbanë gjithashtu lartë shpresën, durimin për të mos u dorëzuar para sfidave të kohës, dhe para atyre të cilët e kanë kapur shtetin fortë për gryke, mos përkuljen ndaj dhunës e terrorit karrshi elitave që e patën gjatë gjithë pas luftës.

Është ky një shkak i autorit për dinjitet kolektiv që provohet në çaste të vështira. Demokracia ka vu në spikamë autorin në këtë vepër madhore, ka ardhur si një tundim i bredshem shoqëror, si një sfidë e kohës e cila nuk po kuptohet dhe as nuk po përceptohet drejtë nga garniturat në pushtet, shkaku i miopisë politike e tyre! Demokracia sipas autorit Zeqa, të shqiptarët erdhi, përgjthësisht si nevojë e frymarrjes së kombit pas një përiudhe të gjatë të sistemit neveritës një partiak. Këta politikanë dhe këtë skenë politike publicisti Zeqa e karakterizon si të pa moral politikë. Libri në fjalë sigurisht se ka vlerë, madje vlera e tij mund të shihet më shumë në të ardhmen se sa sot. Florim Zeqa sigurisht së ka arritur të ngjallë debatin dhe diskutimet, por edhe t’i marre përgjegjësit e tij si idealist për të gjitha ato pikëpamje që i shtron .Sipas meje ky liber do të jetë një mësim i mirë për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, për të ardhmen e gjeneratave të reja. Libri i publicistit dhe gazetarit Zeqa ia vlen që të lexohet, së vertetë është një botim me vlerë, dhe do të jetë një dhuratë çmuar për lexuesin. Skënder Mulliqi, gazetarë, publicist dhe analist politik

Thaçi: Koha për marrëveshje historike më Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se procesi i kërkimit të marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, bartë me vete shumë rreziqe, por, sipas tij, “nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”.

Ai i bëri këto komente para shefave të misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ambasadës amerikane, KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it.

“Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”.

Ai tha se nuk ka kohë për të humbur as për Kosovën e as për Serbinë dhe marrëveshja duhet të arrihet në muajt e ardhshëm.

Kosova, tha ai, si shtet, si politikë dhe si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Qoftë për shkak se Serbia ndërhyn në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se Bashkimi Evropian nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës, apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen. Ky mendim doli krejtësisht i gabuar, theksoi ai duke shpalosur pikëpamjet e tij për procesin.

“Së pari, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha ai duke nënvizuar se përmes kësaj marrëveshjeje do të hapej mundësia që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, OSBE-së, paktit NATO dhe t’i ofrohet perspektiva e anëtarësimit në BE.

“Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit”.

Ai tha se një marrëveshje e tillë do të jetë ndihmesë për paqen dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit dhe nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë së Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve pakicë dhe se institucionet do të jenë garantues të ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe.

“E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”, theksoi ai.

Presidenti Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një javë më partë kërkuan mbështetje për një marrëveshje që do të mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Por, as njëri dhe as tjetri nuk kanë dhënë hollësi se si mund të dukej një marrëveshje e tillë dhe çfarë ndryshimesh do të përfshinte. Presidenti serb e ka shpallur politikë të tij ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në vija etnike.

Të shtunën ai kritikoi ashpër opozitës serbe që po u kundërvihet ideve për ndarje e shkmëbim territoresh duke theksuar se “ata po gëzohen nga mundësia që Serbia të mos fitojë asgjë” në procesin e bisedimeve me Kosovën”.

Presidenti i Kosovës, thotë se korrigjimi i kufijve do të nënkuptonte bashkimin me Kosovën të luginës së Preshevës, një zonë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Idetë e tij janë kundërshtuar nga opozita që kërkon seancë të jashtëzakonshme në parlament por edhe parti në koalicionin aktual qeverisës.

Të dy presidentët pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në kuadër të asaj që quhet periudha përfundimtare e bisedimeve. Zonja Mogherini tha të premten në Vjenë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se “do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike”.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania e Britania e Madhe, kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve.

Serbia që është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, i cila është në vitin e 11-të shtetësisë së saj. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre është kusht për integrimet evropiane. za

THIRRJE SHPIRTI PËR ZGJIM ATDHEU – Nga Qendresa Sadrijaj

Shënime për librin “Thirrje nga shpirti” të autorit Florim Zeqa
Jo rastësisht ky redaktim përmban një titull të tillë. I gjason kryekëput autorit dhe ndjeshmërisë së tij të madhe e zhgënjyese që ka për zhvillimet në atdheun e tij.
Libri Thirrje nga Shpirti, i ngjan një heraldike të lartë, udhërrëfyese e kuptimplote, i shkon përshtati rrëfimeve të Sokratit në sheshin e Athinës, përbuzjeve të athinasve ndaj rrëfimeve të tij ndërkaq në fund ngulitjes e mbështetjes në tezat e tij që konsiderohen më të fuqishmet në kompleksitetin e filozofëve dhe teoricienëve.
Për ti bërë një analizë të detajuar dhe kuptimplote librit në fjalë është gogja sfidë,  njëherit edhe zgjuarsi e kthjelltësi mendore, për faktin se autori është një kritikues kalibri e kjo e bën librin shumë të vecantë dhë atraktiv në llojin dhe cilësinë e vet.
Libri i dytë Thirrje nga Shpirti, është një vagon i shkëputur për të vazhduar dhe bashkëngjitur librit të parë Njohja e Vonuar. Kjo përmbledhje në vete tërheq gjithsej 105 opinione të ngërthyera me kritikë, rekomandime, mllef e skandale të përditshmërisë sonë Kosovare.
Për më tepër libri mund të lexohet me një këndvështrim analitik nga tri aspekte e që e bëjnë të vecantë, kreativ dhe po aq artistik për krijimtarinë e z. Zeqa.
Aspekti i parë është narracioni i autorit. Përgjatë tërë shtrirjes intelektuale të autorit në librin e tij, shihet dhe theksohet fakti i narracionit real dhe mjaft kritik. Në secilin artikull apo opinion autori rrëfen dhe kritikon nga veta e parë, pa iu frikësuar aspak paragjykimeve të kohës e atyrë ndaj të cilëve pa asnjë dilemë a variacion ua drejton fuqishëm kritikat dhe të metat që duhet përmirësuar. Me një mjeshtëri artisti analitik, din të manipulojë me gjuhën kritikuese dhe artistike në të njëjtën kohë duke shpërfaqur kapacitetin e tij studiues e të njohurive shumë- përfshirëse.
Mes tjerash Zeqa në një fragment nga shkrimi me titull “Zotëri Kryeministër mos i harroni premtimet”, shprehet: “ Edhe pse për LDK-në dhe zotin Mustafa kjo ishte humbja e tretë radhazi,…lideri i LDK-së, në vend të mbajtjes së premtimit të dhënë para elektoratit dhe qytetarëve të vendit, i mbylli sytë dhe futi veshët në lesh, duke vazhduar me lojëra politike për arritjen e qëllimëve personale,…thuajse qytetarët e këtij vendi nuk e ndjejnë aktin moral ose vlejnë më pak se një post politik, më pak se një interes personal i tij.”
Është e qartë se interesimi i tij për zhvillimet në Kosovë është preokupim dhe ndjenjë e fuqishmë dashurie e përkëdhelie që ka ndaj atdheut, saqë nuk le hapësirë për qortim të devijimit të ndonjë fakti të rëndësishëm që e karakterizon çdo ngjarje me rëndësi në vend. Guximi për të konfrontuar të bëmat e politikanëve dhe pazaret që bëjnë me Kosovën, nga këndvështrimi i një mërgimtari autori i përpin si të tilla pa hezituar që troq ta thotë atë që mendon dhe ndjen, pa marrë parasysh çmimin që mund ta paguajë, pasiqë për deklarata të karakterit orientues individual siç shihet në citimin e njërit nga fragmentet kërkon trimëri intelektuale, individuale dhe atdhetare. Pse them kështu, pasi jemi mësuar me shkrimet dhe antagonizmat e montuar të gazetarëve, publicistëve dhe analistëve tonë që të përshtatin kritika e këndvështrime për qef të klasës politike për aq sa kur tu vije mundësia u mvishen realizimit të interesave të tyre për karrigë ose jetë më të mirë monetare. Autori për asnjë moment nuk nënshtron karakterin e tij kritikues e vlerësues ndaj ngjarjeve në Kosovë, aq më tepër i jep nam imperialiteti fuqisë së tij krijuese të përditshme.
Libri është i veçantë dhe shumë glamuroz në përmbajtjen e tij kur sheh sa shumë dashuri për atdheun përmban. Zotëri Zeqa në secilën fjalë, fjali e paragraf është e pamundur të mos dhurojë dashuri burrërore e artistike në aspektin e një analisti fuqishëm të pathyer ndaj nivelit të narracionit të pastër dhe gogja etnik shqiptar.
Ai e çmon secilin gjest a manifestim që bëjnë mërgimtarët për të shpërfaqur nëpër botë kalibrat dhe kualitetet që ka dhuruar Kosova përmes bijave dhe bijëve të saj. Kushtimit edhe pse i “ plasë zemra” për kulaqin që i gatuan shtresa politike me afera të ndyra Kosovës, ai nuk dorëzohet dhe frymëzohet kur sheh se kemi kuadro që e duan dhe  e prezantojnë vendlindjen të bukur e të dëlirë ashtu edhe siç në realitet është po të mos ngulfatej nga veprime gërryese të politikanëve tonë.
Mes tjerash në shkrimin e tij “ Agnesa, shqipja që kërkon kthimin në folenë e të parëve të saj”, aq bukur shprehet ku thotë: “Agnesa edhe pse e lindur në Gjermani, e flet bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe, falë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Landau,…punës së palodhshme të mësueses Mirvete Ahmeti- Ismajli dhe edukatës së shëndoshë dhe në frymën kombëtare të familjes së saj me tradita të lashta patriotike.
Agnesa krahas mësimeve merret edhe me aktivitete të lira pranë grupit artistik të shkollës shqipe në Landau. Përpos vallëzimit në grup dhe kendimit, asaj më tepër i pëlqejnë recitimet në formë monologu,…poemat plotë dashuri dhe mallëngjim për atdheun e prindërve dhe gjyshërve të saj.”
Ky citat e përfaqëson tërësisht autorin së bashku me dëshirat e tij, kryeneqësinë dhe kualitetin shpirtëror të tijë. Shfaqet aq i pastër, aq bujar e dashamirës për çdo njeri që ka prejardhje nga Kosova, e konsideron vëlla, nënë, motër, baba etj. Është i përvëluar që të përhap sa më shumë ndjenja dhe emocione tradicionale të pashkëputshme e të pathyera për Kosovën e tij demokratike siç e quan shpesh nëpër shkrimet e tij.
Libri Thirrje nga Shpirti, tërheq vagonë e vagonë, çështjes e britmash shpirti me përplot mlleg, emocion e katandisje të autorit në pamundësi të kontributit real e veprimeve të dobishme që ai i thekson nëpër shkrimet e tij. Ai asnjëherë nuk heq dorë nga synimet e pastërta dhe dobi- prurëse për Kosovën ndonëse për udhëheqjen kosovare dhe praktikisht edhe lexues të shkrimeve të vetë autorit janë një absurd i mbështjellur në “ folje alumini” që nuk lejon shpërthim dhe realizim. Territori mendor i autorit ka shume kilometra Kosovë dhe vetëm Kosovë, që në trikun e një shkrimtari a publicistik ka peshë floriri.
Preokupimet e tij duke filluar nga premtimet dhe mashtrimet që bëjnë politikanët, varfëria në Kosovë, LDK-ja e cila është shndërruar në rrjetë mërimange, FARK-u, e shumë çështje të tjera e bëjnë autorin hero të shkrimeve të tij në stilin dhe metamorfizimin analitik që ai bën përgjatë secilit rresht e librit në tërësi poashtu.
Karakteristika e tretë e që konsiderohet dhe është më e fuqishmja e këtij libri përveç shumë cilësive që e formojnë është gjuha e bukur dhe e pastër shqipe që përdor autori. Është fakt i hidhur dhe trend i sotëm fatkeq njëkohësisht asimilues i mërgimatërëve tonë, defektet gjuhësore dhe asimilimi gjuhësor. Në tërësinë e librit të këti autori nuk arrin të gjesh së paku një fjalë të shtrembëruar në gjuhë tjetër, kjo është vlerë e ruajtur me fanatizëm nga autori të cilën paralelisht e kultivon në mënyrë të kompletuar së bashku me dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut qoftë përmes kontributit kulturor, qoftë si analist i përditshëm me opinione dhe publicistikë. Ai i shkrimet e tij i kombinon me rregulla gramatikore e drejtshkrimore konform gjuhës standarde dhe fjalorit të gjuhës shqipe. I përshtat artistikisht si mozaik i këndshëm leximi, shprehjet e vjetra apo fjalët e urta popullore me realitetin e sherreve të ditëve “ lulëzuese” të atdheut të tij.
Një kulturë të tillë e që mund të thuhet lirisht kulturë e artë, e vërejmë në shkrimin “Kurrgjë s’është Luli, çka është Fuli!”, ku ndër të tjera pohon: “E nisa kështu me këtë titull të pazakont, që ka të bëjë më tregimin rreth Lulit dhe Fulit, dy fëmijëve binjak që i ngjanin shumë njëri-tjetrit, të bukur e simpatik, po aq edhe problematik. Në një lagje të fshatit  ku i kishin dajët Luli e Fuli, në një mëngjes takohen dy pleq të fshatit, pas përshendetjes së zakont me njëri-tjetrin, njëri nga pleqt i mllefosur fillonë bisedën me bashkohanikun e tij duke i treguar për sjelljet e pahijshme të nipit të fshatit, Lulit i cili me veprimet e tij kishte tërhjekur vemëndjen e të gjithëve,…pa mbaruar mirë fjalën plaku i parë, e merr fjalën  tjetri; ahi, kurgja nuk është Luli, çka është Fuli, nuk lenë gjë pa ba, pos që i ngacmonë fëmijët e tjerë në fshat, nuk lenë bahqe, pemë e përime pa prishë! Kështu njëri e herë tjetri shkuan bukur gjatë me bisedën rreth Lulit e Fulit, derisa atyre në bisedë ju bashkangjiten edhe fqinjët e tjerë të befasuar me sjelljet adoleshente të nipave të fshatit të tyre. Ky tregim le të shërbejë si anekdodë për drejtuesit e LDK-së, që vendosen të hyjnë në koalicion sa të panatyrshëm po aq të dëmshëm për të ardhmën e kësaj partie me “vllëzërit binjak” të PDK-së. Ashtu si vëllau i madhë i tyre-PDK (Luli), edhe këta të NISMA-s (Fuli) janë rival të moqëm, për të mos thënë armiq të përbetuar të Rugovës dhe filozofis së tij politike. Përderisa partneri tjetër në koalicion AAK-ja, urrejtjen e dikurshme ndaj Rugove tashmë e ka kthyer në dashuri interesi me LDK-në”.
Nga vetë citati, theksohet prirja e autorit për të metaforizuar veprimet me meselet e vjetra të popullit në mënyrë që të jetë sa më krahasues e i kuptueshëm për lexuesin dhe “vajtuesit” tjerë të realiteti të hidhur të Kosovës.
Ky libër është një arë e madhe në të cilën është i fshehur thesari më i çmuar për autorin nga Kosova, është një publicistikë e llojit të vet dhe trimërisë së veçuar me edukatë të pasur artistike. Brendia e tij (librit), është një labirint temash e ngjarjesh që të japin komoditet për të krijuar vizione të qarta dhe afirmative për vendin dhe të ardhmen e tij.
Me tri apo katër faqe nuk mund të përshkruhet e as pasqyrohet një vlerë libri me peshë sa ky që do ta keni në duar e që mbetet vetëm ti bashkangjiteni mendimit tim nga këndvështrimi i redaktores për aq sa do të jeni fatlum ta lexoni dhe përjetoni secilin shkrim që përmban.
Autorit i dëshirojmë suksese, jetë pa probleme e të qetë,  meqë u çaset temave që janë thumb për ata që u dedikohen.

Kurti: Thaçi ka nënshkruar marrëveshje për korrigjimin e kufirit me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij kjo marrëveshje është bërë kete vit.

Postim i tij i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

(BalkanWeb)

Shoqëria civile letër Thaçit: Ndryshimi i kufijve rrezikon sigurinë rajonale

Organizatat e shoqërisë civile i kanë shkruar një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të së cilës kundërshtojmë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Organizatat e shoqërisë civile në letrën drejtuar presidentit theksojnë se duke pasur parasysh të kaluarën tonë të afërt, një ndryshim i kufijve do të destabilizonte dhe kërcënonte sigurinë në Kosovë dhe Serbi, por edhe në rajon.

“Kjo mund të na kthejë prapa dy dekada më parë, duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e deritanishme për pajtim në mes të dy shteteve”, thuhet në letër.

Lexoni të plotë letrën e shoqërisë civile:

“Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë po ndjekin me shqetësim të gjitha deklaratat e juaja për ndryshimin ose korrigjimin e kufirit të Kosovës me Serbinë në baza etnike.

Përmes kësaj letre, ne kundërshtojmë fuqishëm ide të tilla të rrezikshme që nxisin konflikte, konfuzion dhe urrejtje në mes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që komuniteti serb që jeton në Kosovë po dekurajohet edhe më tej për t’u integruar në shoqërinë dhe institucionet e vendit.

Gjithashtu, deklaratat e juaja mund të ndikojnë edhe në qytetarët e rajonit, duke besuar se agjenda të tilla nacionaliste mund të jenë të suksesshme edhe pas një historie të errët të luftërave në Ballkan.

Duke pasur parasysh të kaluarën tonë të afërt, një ndryshim i kufijve do të destabilizonte dhe kërcënonte sigurinë në Kosovë dhe Serbi, por edhe në rajon. Kjo mund të na kthejë prapa dy dekada më parë, duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e deritanishme për pajtim në mes të dy shteteve.

Ne ju kërkojmë që të mos bëni deklarata konfliktuoze, por të fokusoheni në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve, si dhe në trajtimin e çështjeve të pasluftës si ajo e personave të pagjetur, e të mbijetuarve/viktimave të dhunës seksuale dhe viktimave civile të të gjitha etnive nga lufta e fundit në Kosovë, gjë që është thelbësore për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve. Ne jemi të bindur se dialogu është e vetmja rrugë drejt arritjes së pajtimit dhe paqes së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Institucionet kosovare duhet të mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim,duke ndërtuar besimin e ndërsjellë, duke çmuar diversitetin dhe duke garantuar mirëqenie dhe siguri për të gjithë.

Z. President, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju obligon të punoni me dhe për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Prandaj, ju duhet të inkurajoni komunikim dhe bashkëpunim më të mirë midis njerëzve që jetojnë në Kosovë duke u bazuar në respekt, tolerancë dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Si përfundim, ne kërkojmë nga ju që ta respektoni obligimin tuaj kushtetues si President i Republikës së Kosovës dhe të tërhiqni deklaratat tuaja që krijojnë izolim të mëtejshëm dhe që rrezikojnë të ardhmen e gjeneratave të reja. Ne ju inkurajojmë që të angazhoheni në bërjen e Kosovës një vend paqësor dhe të begatë për të gjithë”.

Edhe Kadri Veseli kundër Hashim Thaçit: Ndryshimi kufijve është kundër interesave të Kosovës

​Edhe Kryetari i PDK-së, dikur partia e Hashim Thaçit, Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së Presidentit për “korrigjim kufijsh”. Ai përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.
Sipas Veselit, idetë e fundit janë skenar jashtë interesave të Kosovës dhe partnerëve të vendit.

“Ngritja e kësaj teme të rrezikshme, do ta dëmtojë Kosovën në dialog”, tha kryeparlamentari Veseli në konferencën e jashtëzakonshme për media të partisë së tij, e cila nisi një orë me vonesë nga paralajmërimi.

“Temat e ndarjes nuk i japin fuqi Kosovës, por krijojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët tanë”, tha kreu i PDK-së, duke folur për idenë që po e promovon ish-bashkëpartiaku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Hashim Thaçi.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Shërimi jashtë Kosovës mbetet zgjidhje e vetme për fëmijët me sëmundje të rënda

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Sfida më e madhe mbetet për fëmijët, të cilëve u duhet të kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për fëmijët.

Sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se në përgjithësi trajtimi i pacientëve jashtë vendit u kushton qytetarëve nga 150 deri në 200 milionë euro në vit.

Ndryshe, në Kosovë rreth 50 fëmijë në vit preken vetëm me sëmundjen e kancerit. Ekspertë shëndetësorë thonë se numri i fëmijëve të prekur me kancer është rritur brenda vitesh, nëse krahasohet me vitin 2008, kur në vit janë diagnostikuar vetëm shtatë fëmijë me sëmundje të kancerit.

Megjithatë, rritja thuhet të mos jetë reale, pasi që diagnostikimi i fëmijëve me kohë është rritur. Por, disa nga këto lloje kaceresh, nuk trajtohen në Kosovë.

Derisa në vend janë afro 400 fëmijë në vit që lindin me anomali në zemër. Prej tyre, rreth 200 kanë nevojë për intervenim kirurgjik, shërbim të cilin u duhet ta marrin jashtë vendit.

Muharrem Avdiu, pediatër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse ka staf mjekësorë adekuat, si dhe donacione të shumta, pikërisht për sëmundjen e kancerit, janë disa lloje sëmundjesh të fëmijëve që kërkojnë trajtim jashtë vendit, nga pamundësia për t’u trajtuar brenda Klinikës.

“Nga Kardiokirurgjia kërkohen trajtim jashtë vendit. Po ashtu edhe për sëmundje malinje. Fëmijët i dërgojnë jashtë vendit për ato lloje kaceresh që ne nuk mund t’i trajtojmë për arsye të ndryshme. Fëmijët e sëmurë nga zemra më së shumti trajtohen në shtetin turk, por edhe në Itali, e disa vende tjera”.

“Janë edhe sëmundjet malinje të fëmijëve, që nuk po mund të trajtohen, ndonëse ekziston vullnet i madh i stafit për t’i ndihmuar këta fëmijë. Këto sëmundje janë dhimbje e veçantë për familjet e fëmijëve, por edhe për stafin tonë në raste kur nuk mund t’i ndihmojnë, qoftë si mungesë e barnave, por edhe shumë çështjeve tjera”, tha Avdiu.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili bëri të ditur se për fëmijët, janë të ndara 1.2 milion euro në vit. Këto mjete u dedikohen sëmundjeve që nuk mund të trajtohen brenda institucioneve publike shëndetësore.

Ndërkohë, ai thotë se janë duke punuar në atë drejtim, që të mund të ofrohen shërbime shëndetësore shtesë për fëmijët.

“Spitali që po ndërtohet në QKUK si donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe në vlerë prej 22 milionë eurove, është Spital Pediatrik dhe Spital i Kirurgjisë së Fëmijëve. Ky spital do të jetë modern, do të ketë 10.000 metra katrorë, 100 shtretër dhe pajisje të reja mjekësore dhe do t’i integrojë brenda vetes të gjitha shërbimet shëndetësore tretësore që ofrohen për fëmijë, pra edhe shërbimet e pediatrisë edhe të kirurgjisë së fëmijëve”.

“Në këtë aspekt, partnerët kanë ofruar mundësinë që krahas ngritjes së spitalit, të punohet edhe në aftësimin e stafit profesional, ashtu që spitali i ri, të jetë i përgatitur edhe me kuadër për të filluar me shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor tretësor për fëmijë. Ashtu siç është arritur me këmbëngulje që të sigurohet stafi profesional për shërbimin e kardiokirurgjisë në QKUK, do të sigurohet stafi edhe për shërbimet e reja që do të jenë në kuadër të Spitalit pediatrik dhe të kirurgjisë së fëmijëve”, tha Matoshi.

Sidoqoftë, përderisa institucionet shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë planifikojnë që në të ardhmen të ketë më shumë trajtime në Kosovë, gjendja aktuale mbetet e vështirë për pacientët. E edhe më të vështirë trajtimin ua bën atyre që presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, në kërkim të shërimit jashtë vendit.

Ndryshe, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.

  • Ariana Kasapolli – Selani

Haradinaj: Ideja e ridizajnimit të kufijve, “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur edhe një herë kundër idesë për ridizajnim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve mes Kosovë dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë është “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ide dërgon në destabilizim dhe pasiguri.

“Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, marrëveshja ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut që zhvillohet mes dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe paqe të qëndrueshme.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të kundërshtojnë një ide të tillë.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, ka deklaruar kryeminstri i Kosovës.

Përveç tjerash, Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Të dy presidentët do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Thaçi rikonfirmon, mbetet pranë idesë për korrigjim të kufirit

Disa ditë para takimit të radhës me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar krerët institucionalë të Kosovës.

Në zyrën e tij, kanë qenë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe tre zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. Aty u diskutua për dialogun, derisa mungonin përfaqësuesit e opozitës.

Presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit. Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë “ndarje dhe as shkëmbim të territorit me Serbinë”, por sipas tij, mund të bëhet një korrigjim duke përfshirë brenda territorit të Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë nga ana e Kosovës pa pëlqimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kushdo që del kundër, e kanë gabim”, tha Thaçi.

Këto komente, ai i bëri pas marshit të organizuar në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur dhe dy takimeve që kishte zhvilluar me liderët politik vendorë si dhe një telefonate që kishte zhvilluar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell.

Çdo marrëveshje eventuale me Serbinë, nënvizoi Thaçi do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Paraprakisht, pas takimit të liderëve politikë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës dhe një gjë të tillë, kreu i Qeverisë tha se ia kanë bërë të qartë edhe presidentit Thaçi.

“Kishim një konsultë mes institucioneve, ishte presidenti, ishte kryeparlamentari, ishin zëvendëskryeministrat Limaj dhe Gashi. Në përgjithësi, konsulta ishte rreth dialogut, proceseve në dialog. Nuk kemi biseduar për mënyrën e shkuarjes, kryesisht për parimet e dialogut, pra që dialogu është i nevojshëm, është i rëndësishëm, njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit, as të kufijve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Sipas tij, edhe presidenti Hashim Thaçi është shprehur kundër ndarjes së Kosovës dhe diskutimit të integritetit territorial të Kosovës në bisedimet në Bruksel.

Haradinaj tha po ashtu se roli i opozitës në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.

“Presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në bazë të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit. Ajo që mendoj që është shumë me rëndësi është që të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen, nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogut. Pastaj, është shumë me rëndësi që opozita, të gjithë të jenë pjesë e dialogut”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkohë presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka biseduar përmes telefonit me ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në këtë postim, presidenti Hashim Thaçi ka shprehur qartë nevojën e përfshirjes së SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duke thëne se kjo “është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike”.

“Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Bazuar në deklaratat e dy presidentëve në Forumin Evropian të mbajtur në Alpbach të Austrisë gjatë fundjavës, korrigjimi i kufirit do të jetë pjesa kryesore e marrëveshjes që Thaçi e Vuçiq synojnë të arrijnë.

Mirëpo, partitë opozitare në Kosovë, janë duke tentuar që të ndalojnë presidentin Thaçi që të takohet sërish me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, kanë paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme më 4 shtator, tri ditë para takimit të dy presidentëve.

Në këtë seancë, ata kanë paralajmëruar se do të nxjerrin një rezolutë, përmes së cilës do të mund ta ndalojnë presidentin Hashim Thaçi që të vazhdojë dialogun me Vuçiqin.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është quajtur absurde nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli. Derisa partnerët e PDK-së në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, e kanë mbështetur këtë kërkesë të opozitës për seancë të jashtëzakonshme.

Kosova edhe një hap më afër lëvizjes pa viza

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, i njohur si komiteti LIBE, votoi të enjten në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 të paanshme, LIBE e kaloi çështjen tek Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, dy hapat tjerë që duhet të përmbyllin këtë proces.

Raportuesja për Kosovën në këtë komision, Tanja Fajon tha se “ky është një hap i rëndësishëm për të afruar Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin”.

Komisionari i BE-së për emigracion, Dimitris Avramopoulos, mirëpriti vendimin duke shfaqur shpresën se shumë shpejt do të vijë koha që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë do të jete pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza.

Votimi i komitetit LIBE u mirëprit nga autoritetet më të larta në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Komiteti LIBE mori një vendim të drejtë, duke votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha nëpërmjet një postimi në rrjetin Facebook se “ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së”.

Më 18 korrik, Komisioni Evropian, kishte dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimit të vizave, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për këtë çështje.

Propozimi i parë nga Komisioni Evropian qe dhënë në maj të vitit 2016, por procesi i u bllokua për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Marrëveshja u ratifikua në mars të këtij viti.

Qytetarët e Kosovës aktualisht janë të vetmit në rajonin e Ballkanit perëndimor që duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova mbetet po ashtu e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Haradinaj: Edhe presidenti Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës.

Pas takimit që ai dhe krerë të tjerë institucionalë kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se në këtë takim është bërë e qartë se askush nuk mund të bisedojë me Serbinë për kufijtë e Kosovës.

“Njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës. Presidenti shprehu pozicion e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në kuadër të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit”, tha Haradinaj.

“Ajo çka është me rëndësi është të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen. Nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogu”, tha Haradinaj pas takimit.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në dialog, është shumë e rëndësishme.

Në takim me presidentin Thaçi, ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator.

“Mos trego”, presidenti i Sllovenisë ia plas të qeshurës kur Vuçiç ‘urdhëron’ Thaçin për korrigjimin e kufijve (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan pesë ditë më parë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. Dy presidentët u ftuan nga Aleksander Va nder Bellen për të diskutuar për të ardhmen evropiane.Jo vetëm Thaçi dhe Vuçiç, por edhe lider të tjerë evropian dhe përfaqësues shtetesh ishin prezent në këtë takim në Austri.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi, duket se jo çdo detaj është vënë re.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli publikon në rrjetet sociale një video, ku dëgjohet presidenti serb duke i’u drejtuar Hashim Thaçit ‘mos trego’ kur u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë.
“Vucici i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe cka mos të fol Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve ,i cili pazarin me mijëra kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, shkruan deputeti i LDK.
Ndiqni videon dhe momentin e reagimit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor kur Thaçi pranon hapur se është pro korrigjimit të kufijve.

 

 

 

Marrëveshja me Vuçiçin: Thaçi thotë se nuk do të preket Kushtetuta e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të mërkurën opozitën për shkak të qëndrimit të saj kundërshtues ndaj ideve të tij për “korrigjimin e kufirit” si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një postim në facebook, ai shkroi se që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Duke filluar nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje eventuale, e cila është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në BE, NATO dhe OKB. Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë”.

Kjo situatë është për keqardhje, shkruan ai duke nënvizuar se “sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i garantuar nga Kushtetuta jonë dhe jo nga deklaratat emocionale të atyre që as nuk e kanë idenë sesi është fituar liria dhe pavarësia e jonë. Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme”, shkruan ai.

Partitë opozitare në Kosovë synojnë që më 4 shtator të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit të Kosovës ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, siç thuhet “i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

​Madje edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të mbështesë një rezolutë të tillë duke nënvizuar se qeveria e tij mbështet marrëveshje ligjore detyruese mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë.

“Mendoj se ajo që po thotë presidenti është në nivel të retorikës ose kundër-retorikës. Shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi problem serioz në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Aktualisht janë shtuar debatet rreth rrugëve të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte biseduar të hënën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur më ketë çështje dhe të martën tha se “i mbështesin përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila ka parasysh tërësinë tokësore, që e tillë siç është sot është një vlerë e rëndësishme. Këtë e kam theksuar edhe në takimet e mëhershme me kryeministrin e Bosnjës dhe kryeministrin e Malit të Zi se duhet kujdes që lëvizjet në një territor të mos çojnë në lëvizje në territore tjera, tha kancelarja Merkel, e cila edhe më herët gjatë këtij muaji është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Të martën në Shqipëri, komisionari evropian për zgjerimin, Johannes Hahn, tha se për Bashkimin Evropian “ka vlerë qëndrueshmëria në rajon dhe duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë atë, por duhet të kontribuojë për më shumë qëndrueshmëri. Cilido qoftë objektivi përfundimtar, ky duhet të jetë objektivi kyç, sa më shumë stabilitet për rajonin, duke zgjidhur mirëfilli konfliktet dypalëshe”, tha zoti Hahn.

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Të mërkurën tre ish përfaqësuesit e lartë në Bosnjë, Carl Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Shwarz Schilling, shfaqën “shqetësimin e thellë” mbi paralajmërimet se zyrtarë te Bashkimit Evropian mund të jenë të gatshëm të mbështesin një marrëveshje ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiç që përfshinë shkëmbimin e territoreve nëpërmjet “korrigjimit të kufirit”.

Në një letër drejtuar zonjës Federica Mogherini ata shfaqin drojën se lëvizja e kufijve “nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato” dhe i bëjnë thirrje asaj t’i hedhë poshtë idetë e tilla.

“Ne e njohim Bashkimin Evropian dhe Evropën mjaftueshëm për të ditur se historia e përgjakshme na ka mësuar që paqja e qëndrueshme mund të vendoset vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumetnike në vend se të ri-vizatojmë kufijtë për të krijuar shtete njëetnike. Shkurt, nuk mund të mendohet ndonjë politikë tjetër që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan sesa ajo që disa tani duket se po mbështesin”, thuhet mes tjerash në letër në të cilën shfaqen dyshimet se ” kjo rrezikon marrëveshjet si në Maqedoni, dëmton unitetin e shteteve si Bosnja, duke inkurajuar ata që dëshirojnë të shohin shkëmbimin e territoreve diku tjetër, siç është Ukraina dhe ka gjasa të çojë në eksodin e pakicave nga komunitetet e tyre ekzistuese”.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Afrim i zgjedhjeve në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm ka shtuar trysninë mbi të dyja palët për një marrëveshje më të shpejtë.

Thaçi pritet të ftohet në Kuvend të sqarojë idenë e korrigjimit të kufirit

Arton Konushevci

Nisma e opozitës që para datës 7 shtator, të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me dialogun që Kosova po zhvillon me Serbinë, po mbështetet nga një pjesë e shoqërisë civile, e cila përcjell nga afër punën e institucioneve.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që të trajtojë çështjen e negociatave me Serbinë dhe sidomos paralajmërimet për korrigjimin e kufirit. Rrjedhimisht, Kuvendit i kërkohet të ketë një rol më aktiv në procesin final të negociatave me Serbinë që pritet të zhvillohet nëpër raunde të caktuara në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tyre, Kuvendi duhet të hartojë platformën për dialog dhe të autorizojë ekipin negociator, duke e mbajtur atë përgjegjës për procesin.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se ky institut e mbështetë nismën e ndërmarrë nga opozita për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se si KDI fton të gjitha partitë politike parlamentare të mobilizohen për të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të thirrur sa më shpejt këtë seancë.

“Së fundi kemi bërë një thirrje drejtuar Kuvendit që të ketë një seancë të jashtëzakonshme, për shkak se pamë që një gjë e tillë nuk është në agjendën e Kuvendit dhe nuk po flitet për një çështje të tillë që partitë parlamentare të nxjerrin një rezolutë, e cila do të shërbente si platformë për dialog, dhe tani kur presidenti Thaçi i cili në kokë në vete është duke zhvilluar gjithë këtë proces të dialogut dhe flet për shkëmbim të territoreve”, tha Krasniqi.

“Tash më shumë se asnjëherë më parë, Kuvendi duhet ta thërrasë këtë seancë të jashtëzakonshme dhe të ndalojë këtë praktikë të presidentit, e cila në thelb është kundërkushtetuese që të bëjë dialog me një shtet tjetër për kufij”, theksoi ai.

Sipas tij, i vetmi institucion që duhet të aktivizohet sa më parë është Kuvendi i Kosovës, pasi që ky institucion edhe i ka të gjitha mundësitë për veprim.

Debatet publike të organizuara në këtë frymë nga shoqëria civile, jashtë Kuvendit, nuk mund të kenë ndikimin e duhur, thotë Krasniqi.

“Një problem kryesor që qëndron në gjithë ketë proces është mungesa e transparencës dhe nuk ka shumë informata për publikun se çka realisht është duke u diskutuar në procesin e dialogut në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Edhe drejtoresha e organizatës ‘Fol’, Mexhide Demolli-Nimani, tha për Radion Evropa e Lirë, se ideja e fundit e presidenti Thaçi, por edhe i gjithë procesi i bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë më transparent si për qytetarët, po ashtu edhe për Kuvendin dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë.

Ajo thotë se tashmë për fazën e fundit të dialogut, Kosova do të duhej ta kishte platformën e vet.

“Mendoj se edhe shoqëria civile mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, sepse në njëfarë mënyre ky është edhe roli i saj që të informojë qytetarët rreth asaj që po ndodhë në gjithë këtë proces. Deputetët, çka është pak për t’u habitur, ata nuk po i ndërpresin pushimet e tyre dhe të thërrasin seancë dhe të kërkojnë llogari në Kuvend, aty ku edhe dihet të kërkohet llogaria nga presidenti për idenë e tij për korrigjimin e kufirit. Prandaj, unë mendoj se deputetët pa dallim partie, do të duhej të ishin më aktivë në këtë proces dhe të kërkohet llogari”, tha Demolli-Nimani.

Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë tashmë nismën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme para datës 7 shtator, kur pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Kjo nismë, është thënë se e ka edhe mbështetjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Partia Socialdemokrate.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush”, ka thënë Hoti duke shtuar se në ditët në vijim për ketë çështje do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.

“Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit”, ka thënë Hoti.

Kurse, kryetari i Kuvendi të Kosovës pas kësaj ideje të opozitë për të thirrur seancë të jashtëzakonshme ka thënë se ky veprim, ndonëse proceduralisht është në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga Kushtetuta e saj”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Por, ndërsa konfuzioni shtohet si pasojë e mungesës së komunikimit mes pushtetit dhe opozitës, presidenti Hashim Thaçi ka përsëritur të martën se e përkrahë bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës, duke nënvizuar se ai nuk është në favor të ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territorit me Serbinë. Sipas tij, ai ka përmendur korrigjimin e kufirit si zgjidhje.

Thaçi pritet që të zhvillojë takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Haradinaj i ka paraqitur Thaçit qëndrimin kundër ndryshimit të kufirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka konsideruar të gabueshme diskutimet për territorin e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve, në dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj, tha pas mbledhjes së Qeverisë se askush nuk ka të drejtë që të flasë për këto çështje. Ai tha se ‘kur të diskutohet kështu është kthim prapa, është humbje për Kosovën”.

Sipas tij kjo që po ndodh, është retorikë.

“Më herët kemi shpjeguar një retorikë të Beogradit, e cila thotë se duhet marr veriun, ndoshta një kundër-retorikë e Kosovës ka logjikë, që thotë se ne e duam Nishin, Preshevën apo dikë tjetër. Ndërsa qëndrimi i Qeverisë dhe i imi është ky: e synojmë një marrëveshje ligjore obligative mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Kufijtë, territori nuk janë temë e diskutimit. Nuk ka mandat askush i Kosovës që t’i diskutojë këto. Mendoj se ajo që po thotë presidenti është në nivel të retorikës ose kundër-retorikës. Shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Duke folur për nismën që mund të marrin partitë politike opozitare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend për deklarimet e presidentit Thaçi lidhur me korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se do të përkrahë çdo rezolutë që është kundër ndryshimit të kufijve.

“Vota ime është pro, do të thotë për të mos u ndryshuar kufiri edhe territori. Ata do ta kenë votën time sot e nesër, e në çdo kohë”, tha Haradinaj.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se më 4 shtator po synojnë të mbajnë seancë të jashtëzakonshme.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018. E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë”, ka shkruar Hoti.

Një grup qytetarësh proteston në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë

Një grup qytetarësh po proteston në Gjakovë, në kundërshtim të vizitës së pelegrinëve serbë në kishën ortodokse.

Protesta është mbajtur pavarësisht që organizatorët kishin deklaruar për mediat serbe se është anuluar vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë, për shkaqe sigurie.

Komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë autobus me pelegrinë serbë që është nisur për në Gjakovë.

Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës, kryesisht familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit.

“Pa drejtësi, nuk qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”, ishin disa nga parullat që këta qytetarë mbanin në duart e tyre.

Një ditë më parë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që sivjet t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës ta vizitojnë kishën.

Presidenti Thaçi kishte siguruar Kandiqin se do të angazhohet që liria e lëvizjes të garantohet për të gjithë, përfshirë edhe për ata pjesëtarë të komunitetit serb që duan të vizitojnë kishën apo shtëpitë e tyre.

Ndërkaq shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova i kanë kërkuar Thaçit të mos e lejojë vizitën e serbëve në kishën në Gjakovë.

Presidenti, Hashim Thaçi ka shkruar edhe sot në Facebook se ndjen dhe ndan dhembjen me të gjitha nënat kosovare për humbjen e më të dashurave të tyre.

“I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

Foggo: Bisedimet Kosovë – Serbi, çështje politike

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo, u shpreh i kënaqur të hënën që Kosova dhe Serbia po vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por nuk njohuri se si duken planet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, marrëveshjen e mundshme përfundimtare.

“Kështu që unë nuk e di se si duket ai plan, por këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur. Demokracia ekziston në të dyja anët e kufirit në Kosovë dhe në Serbi dhe këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe përfaqësojnë interesat e shumicës së qytetarëve të të dy vendeve. Dhe si të gjithë udhëheqësit demokratë, në mënyrë të vendosur besoj që këta dy njerëz janë duke kërkuar zgjidhje për çështje të vështira”, tha admirali Foggo,duke nënvizuar se trupat e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Prandaj jemi këtu dhe kemi forca shumë të afta në Kosovë, më shumë se katër mijë trupa, jemi me ju dhe do të vazhdojmë mbështetjen për një mjedis të qetë e të sigurt dhe lëvizjen e lirë në këtë vend për aq sa mandati ynë do të ekzistojë”, tha ai.

Admirali Fuggo qëndroi të hënën për një vizitë në në komunën e Deçanit me c’rast vizitoi edhe manastirin mesjetar në këtë komunë në Kosovën perëndimore. Drejtuesit e këtij manastiri janë përplasur me udhëheqësit e Serbisë për shkak të debateve të kohëve të fundit rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti i Serbisë, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Prishtina e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Më herët gjatë këtij muaji kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Kur John McCain vizitoi Kosovën më 2017: Jam mik i vjetër i juaji, dua ta shohë Kosovën të suksesshme

Senatori amerikan, John McCain, gjashtë herë senator republikan nga Arizona dhe hero i luftës që ka duruar gati gjashtë vjet torturë dhe robëri në burgun famëkeq Hanoi Hilton, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Në vitin 2017, McCain ka vizituar Kosovën dhe ishte dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi me “Urdhri i Lirisë”.

Në vitin 2017, senatori amerikan iu ishte drejtuar deputetëve të Kosovës në Kuvend me një fjalim. Senatori amerikan bëri të qartë mbështetjen e Amerikës për Kosovën, për të cilën tha se qysh nga fillimi, përkushtimi i SHBA’së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak.

 

 

“Në të vërtetë, përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak qysh prej fillimit.  Kam kujtime të këndshme kur gjatë 1990-ve punonim ngushtë me ish-senatorin demokratik Joe Biden për të shtyrë përpara një strategji koherente të SHBA-së në Ballkan, për veprim të shpejtë dhe vendimtar për ta ndalur gjakderdhjen në Kosovë dhe përfundimisht, për pavarësinë e Kosovës.”, ka thënë McCain.

Ky është fjalimi i plotë i senatorit amerikan John McCain në Kosovë, dhënë në vitin 2017:

 

 

Ju faleminderit. Z. Kryetar i Kuvendit, Z. Kryeministër, miq të dashur, ju faleminderit për këtë pritje të ngrohtë dhe që më nderuat me mundësinë për t’iu drejtuar këtij Kuvendi.

Erdha në Kosovë pasi vizitova Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinë dhe Malin eZi.  Pas qëndrimit tim këtu – që më duhet ta pranoj është shumë i shkurtër – do ta vizitoj edhe Shqipërinë.  Përderisa udhëtoj nëpër Evropën Juglindore, porosia ime është e thjeshtë: përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për vizionin e Evropës së plot;, të lirë dhe në paqe mbetet i hekurtë.  E miqtë e mi, Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, si anëtare e plotë e familjes evropiane është thelbësor për suksesin e atij vizioni.

Ndoshta keni dëgjuar që nganjëherë kemi pak mospajtime në Uashington.  Por, dua që ta dini se anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga të dy partitë politike janë plotësisht të përkushtuar për të punuar me juve në mbështetje të paqes dhe mbarësisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Në të vërtetë, përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak qysh prej fillimit.  Kam kujtime të këndshme kur gjatë 1990-ve punonim ngushtë me ish-senatorin demokratik Joe Biden për të shtyrë përpara një strategji koherente të SHBA-së në Ballkan, për veprim të shpejtë dhe vendimtar për ta ndalur gjakderdhjen në Kosovë dhe përfundimisht, për pavarësinë e Kosovës.

E sot, ndjehem shumë krenar që jam para jush në vizitën time të parë në Kosovë prej pavarësisë suaj dhe të jem dëshmitar i përparimit të jashtëzakonshëm që e keni arritur.

Në nëntë vitet e kaluara, Kosova e ka miratuar një kushtetutë dhe e ka ndërtuar qeverinë prej themelit.  Kosova është njohur nga më shumë se 100 vende anëtare të OKB-së.  Është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.  Kosova ka arritur përparim drejt disa prej qëllimeve të saj më të rëndësishme, përfshirë për integrimin në Bashkimin Evropian, integrimin e serbëve të Kosovës në institucione, si dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të mbështetur nga SHBA-ja.

Në veçanti, dëshiroj ta lavdëroj Kosovën për përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit.  Nuk besoj që vendi juaj i ka marrë meritat që i meriton për qasjen proaktive ndaj luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.  Ligji i miratuar nga ky Kuvend ka ndihmuar në ndalimin e rrjedhës së luftëtarëve të huaj në zonat e konfliktit.  Prej vitit 2014, Policia e Kosovës i ka arrestuar përafërsisht 120 individë të dyshuar për mbështetje të terrorizmit.  Më shumë se 30 persona janë në gjykim, kurse disa raste janë ndjekur penalisht me sukses.  Vitin e shkuar, autoritetet kosovare kanë ndihmuar në pengimin e një komploti terrorist gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.  Kosova është “me krejt çka ka” në luftën kundër terrorizmit duke treguar çfarë kontributi mund të japë si anëtare e plotë e familjes së kombeve.

Përkundër gjithë këtij përparimi të arritur, Kosova ka ende shumë punë.  Por, në tërë këtë punë, nuk do të jeni të vetëm.  Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për t’ju mbështetur për tu përballur me sfidat dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ju jepen.  Nëse më lejoni, si mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, dëshiroj t’jua bëj të ditur shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës.

Shpresoj që Kosova do ta vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian.  Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian në vitin 2015 ishte hapi i parë.  Tash është koha ta vazhdoni marshin e përparimit.  E ndaj pikëpamjen e Presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që do të sillte liberalizimin e vizave me BE-në, do të paraqiste një hap të fuqishëm përpara drejt të ardhmes evropiane të Kosovës.

Shpresoj që Kosova do të arrijë rritje edhe më të madhe ekonomike që do t’ua shtonte mundësitë më shumë të rinjve premtues të Kosovës dhe do t’iu mundësonte ta jetojnë jetën me qëllim dhe të përmbushur në vendin që e quajnë shtëpi.  Në ekonominë globale, ku investitorët kanë zgjedhje se ku duan t’i çojnë paratë e tyre,  korrupsioni dhe krimi i organizuar vetëm do ta mbajnë Kosovën prapa.  Kjo është arsyeja pse reformat të parapara për forcimin e sundimit e ligjit janë aq thelbësore për përmbushjen e potencialit ekonomik të Kosovës.  Ngjashëm, siguria energjetike është përbërës i domosdoshëm për rritje ekonomike dhe për këtë arsye SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë termocentralin Kosova C.

Po ashtu, shpresoj që Kosova do të vazhdojë të luajë rol të fuqishëm në avancimin e sigurisë rajonale.  Përderisa Kosova përballet me sfidat në rritje, besoj se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm duke dhënë mbështetje për sigurinë dhe stabilitetin në të njëjtën kohë derisa Kosova punon për forcimin e arkitekturës së saj të sigurisë.  Për më tepër, jam i vendosur që të bëj gjithçka mundem si kryesues i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura për të siguruar që SHBA-ja ofron përkrahjen dhe ndihmën në aspektin e sigurisë që i nevojitet Kosovës.

Përfundimisht, siguria afatgjatë e Kosovës para së gjithash është e rrënjosur në marrëdhënien e saj politike dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilat janë të garantuara përmes vlerave të përbashkëta demokratike dhe përmbajtjes ndaj sundimit të ligjit.  Për këtë arsye është kaq e rëndësishme që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.  Ky është vendim sovran që populli i Kosovës duhet ta marrë vetë.  Siç e ka theksuar presidenti Thaçi, ky “proces duhet të jetë gradual dhe përfshirës me angazhimin e të gjitha komuniteteve”, përfshirë edhe të serbëve të Kosovës.  Nëse bëhet në këtë mënyrë, besoj se transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës në afat të gjatë do ta çojë përpara Kosovën, do ta rrisë legjitimitetin e saj ndërkombëtar dhe do të sigurojë qasje të ardhshme në ndihmat ushtarake.

Në fund, besoj se paqja dhe prosperiteti i ardhshëm i Kosovës varet nga suksesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.  Kjo është punë e vështirë, por e rëndësishme.  E di se ky dialog nuk ka ecur gjithmonë në ritmin që do ta dëshironim.  Por, falë përkushtimit të presidentit, kryeministrit tuaj dhe kryetarit të kuvendit, si dhe të palëve të tyre në Beograd, ky proces ka sjellë përparim të rëndësishëm.

Porosia ime për ju është e njëjtë me atë që ia përcolla kryeministrit serb Vuçiq më herët gjatë kësaj jave: avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja është në interesin e kosovarëve dhe të serbëve.  Është jetik për të ardhmen evropiane të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.  Si dhe është thelbësor për stabilitetin në Evropën Juglindore.

E di se ka të tillë që besojnë se Kosova dhe Serbia kurrë nuk do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre… se rruga e pajtimit mund të jetë e mundshme për disa kombe, por jo për tuajat… jo në Kosovë, jo në Serbi, jo në Ballkan.

Por ju nxis ta refuzoni një fatalizëm të tillë.  E di se për shumë njerëz në Kosovë dhe në Serbi, dhimbja e humbjes së të dashurve për shkak të dhunës dhe luftës nuk është vetëm shkrim në një kapitull të errët të të kaluarës së largët, por i gdhendur në zemrat e tyre përgjithmonë.  Kurrë nuk do të supozoja se e kuptoj plotësisht zinë e tyre ose që e kuptoj historinë e ndërlikuar të ngjarjeve të tyre.  Por, di diçka rreth tmerreve të luftën dhe për dhimbjen e humbjes.  E di se pajtimi është tepër i vështirë.  Por, ç’është më me rëndësi, e di se si mund t’i çlirojë njerëzit dhe kombet për t’i arritur gjërat që kurrë nuk do të ëndërronin se janë të mundshme.

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës së gjatë dhe të hidhur që mori jetën e 58000 amerikanëve dhe të më shumë se 3 milionë vietnamezëve në të dy anët e konfliktit, Shtetet e Bashkuara  dhe Vietnami i normalizuan marrëdhëniet.  Po të më kishit thënë në ditën kur jam larguar nga Vietnami në vitin 1973 – ose madje edhe shumë vite më vonë – se Vietnami sot do të ishte njëri ndër partnerët më të rëndësishëm dhe më premtues i SHBA-së… paj, kjo vetëm tregon se pajtimi është i mundshëm, madje edhe pas njërit ndër konfliktet më të përgjakshme.

Por, nuk është i lehtë.  Pajtimi është proces thellësisht personal.  Ishte rrugë e gjatë dhe e vështirë për mua dhe shumë të tjerë.  Por, në fund, e kuptuam se përderisa kurrë nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, asgjë nuk fitohej duke e rijetuar atë… e vetmja shpresë për realizimin e të ardhmes më premtuese për të dy vendet tona ishte ta ndërtonim atë së bashku.

Ka arsye të panumërta se pse tregimi i Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit dallon nga ai i Kosovës dhe Serbisë.  Por, ajo që besoj se këto tregime e kanë të përbashkët dhe çka më jep shpresë për popullin e Kosovës është aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’i tejkaluar gjërat… për tu shëruar… për tu pajtuar.

Pra, po, shpresoj për një mëngjes më të ndritur për Kosovën: që do të jeni në gjendje ta pranoni të kaluarën e dhimbshme, që do të refuzoni të shikoni prapa në zemërim, që do të mund t’i hiqni tutje barrët e rënda të historisë, që fqinjtë e juaj serbë do të shikojnë brenda vetes dhe do të mund ta bëjnë të njëjtën gjë.

Le të jetë Kosova vendi që i tregon botës edhe njëherë se pajtimi është i mundshëm.  E përderisa e bëni këtë gjë, përderisa Kosova ec në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, nuk do të ecni vetëm në të.  Amerika – dhe unë – do të jemi me ju.

Po, do të jemi me ju dhe me vendet e Evropës Juglindore për arsyen e thjeshtë se nëse vendi im e lë anash këtë rajon, e bën këtë duke vënë veten në rrezik.  Para se të vija në Kosovë, isha në Sarajevë.  Qëndrova te këmbët e Urës Latine, aty ku një ngjarje e vetme ndryshoi botën, ku plumbi i një vrasësi nxiti një cikël të dhunës dhe luftës që e shkatërroi gjysmën e parë të shekullit XX dhe e dogji Evropën Juglindore sërish në dekadën e fundit të atij shekulli.

Ishte kujtim i zymtë i thënies së vjetër se edhe pse historia nuk përsëritet, prapëseprapë rimon.  Nuk mund ta mohojmë faktin se ky rajon, i cili qëndron në udhëkryqet e historisë, përballet me tensione në rritje.  Së bashku duhet t’i përgjigjemi pyetjes: a do ta lejojmë të kaluarën ta përkufizojë të ardhmen tonë?  Apo do të zgjedhim – duke i ditur mësimet e historisë – ta përkufizojmë një të ardhme të re e më të mirë për vete dhe për fëmijët tanë?  Kam ardhur këtu në Kosovë për të thënë se besoj se duhet dhe do ta zgjedhim atë të ardhme të re dhe më të mirë.

Ju faleminderit.

SI ISHTE DIKUR ME QENË KRYETAR I NJË PARTIE NË KOSOVË…! – Nga RESHAT NURBOJA

Këtë po e pasqyroj me një nga episodet që më ka ndodhur në aktivitetin tim si kryetar i Shoqatës për kthim dhe Partisë Republikane të Kosovës. Gjatë aksionit 1 mujor (5 shtator – 5 tetor 1990) kishim grumbulluar dhe shpërndarë: 49.640 kg. miell, 1.066 litra vaj, 300 kg. sheqer, 110 kg. kripë, 52,5 kg. makarona, 57 pako detergjent “Biljana”, një kamion me rroba dhe 31 pako tjera me rroba. I gjithë aktiviteti 1990-1999, është bërë në mënyrë vullnetare pa asnjë kompenzim finansiar apo material, përkundrazi, aktivitetet nga të gjithë veprimtarët pa përjashtim janë bërë me mjete finansiare personale apo familjare…! Aksioni si i tillë kishte vështirësi dhe rreziqe të shumta, jo aq në grumbullimin e ndihmave, se populli ishte jashtëzakonisht shumë solidar dhe i gatshëm të ndihmojë… Por, vështirësitë paraqiteshin kur duhej të sigurohej transporti dhe dorëzimi i këtyre ndihmave atje ku ishin planifikuar të dërgohen. Me këtë rast kur i derguam kamionin me 20.075 kg. miell në Mitrovicë, destinuar minatorëve të Stan Tërgut, për shkak të pasigurisë nga policia serbe dhe rrezikut që të mos na konfiskonin miellin dhe të kemi mjaft probleme me ta, ishim të detyruar që transportin ta bëjmë në orët e mbrëmjes…
…Kur arritëm me kamion në Mitrovicë, ishte diku pas orës 20:00 dhe përfaqësuesit e Shoqatës që na pritnin, na treguan se është vonë dhe se miellin dhe rrobat minatorëve nuk mund t’ua shpërndajmë sonte, por po i dërgojmë në një dyqan aty afër, dhe nesër do ta bëjnëata vet shpërndarjen… Arritëm tek objekti ku e kishin paraparë ta zbraznim kamionin, aty nuk kishte kush ta zbraz, kështu që, meqenëse ishte vonë dhe kohë e rrezikshme, nikoqirët nuk e dinin kënd ta ftonin që ta zbraznim kamionin… Ishte vonë, kurse ata një kohë të gjatë humbnin duke u konsultuar se kujt t’i drejtoheshin për ndihmë. Kur e pashë një situatë të tillë, hoqa sakon dhe vet fillova t’i zbraz thasët e miellit dhe i vendosa në dyqanin e paraparë, që në çastin kur fillova me zbraz kamionin… Isha bërë bardh nga mielli… në atë moment erdhën disa qytetarë të Mitrovicës, dhe meqenëse i njihnin nikoqirët tanë dhe e dinin se mielli ishte ndihmë për minatorët dhe familjet e tyre, iu drejtuan nikoqirëve, me këto fjalë: …Sa po e paguani bre këtë “hamball” që po e zbraz kamionin, më mirë të na kishit marrë ne, e do të na kishit paguar, apo si kompensim do të na kishit dhënë miell… Me atë rast, u krijua një atmosferë e zymtë dhe nikoqirët në heshtje, me zë të ultë dhe me gjeste atyre u thoshin të heshtin,… Mos flisni more se është turp, ky është Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova dhe Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, Reshat Nurboja. Ata, atëherë menjëherë heshtën, ngase, sipas emrit më njihnin, por me pamje jo… Njëri nga ta, nuk mundi të durojë dhe prapëseprapë, me zë e dha një vlerësim apo konstatim të tij, që në mënyrë më të mirë mund të identifikohet me botëkuptimet e mentalitetit të pjesës dërmuese të popullit shqiptar: Çfarë kryetari ky more, a po shihni si është bërë, mos u tallni,…?! Mua, m’u drejtua: më fal, nuk dua të ofendoj, por këta po tallën sa po të paguajnë, se lëreni ore,… ku keni parë që kryetari të merret me ngarkimin dhe zbarkimin e kamionëve me miell dhe ate me ndihma, pa kurfar dhe ate me ndihma, pa kurfarë interesi…
Unë vazhdoja punën, kuptohet se të gjithë nikoqiret, nuk ia kthyhen atyre përgjigjen por m’u bashkëngjiten në zbrazjen e kamionit…dhe tani nuk më kujtohet, a buzëqeshja më shumë nga inati apo nga injorimi i tyre… Pasi vërtetë u binden se jam kryetari, i vinte keq, dhe të gjithë më kërkuan falje, e pastaj, edhe ata që komentonin në fillim mu bashkëngjitën për zbarkimin e miellit nga kamioni,por me ndërgjegjen e lënduar të tyre e arsyetonin me angazhim shtesë gjatë ngarkesës së tyre me nga dy thasë miell në dallim nga ne qëe zbraznim 1 nga 1…….!

 

Këto ndihma të grumbulluara, janë ndarë sindikatave të pavarura, shoqatave të ndryshme

dhe familjeve të varfra, dhe atë:

Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut, 20.075 kg. miell dhe një kamion përplot të mbushur me rroba, të cilat ishin të paketuara, Sindikatës së Pavarur të Radio-Televizionit të Prishtinës, 4100 kg. miell, Sindikatës së Pavarur të Minierës Kishnicë Novobërd, 9100 kg. miell, LDK-së dega në Vranjevc, 9775 kg. miell, Bashkimit të Rinisë Demokratike të Kosovës-Turiqevc, 25 pako rroba, Motrave- Misionareve të Dashurisë “Nëna Tereze” në Pejë. Kurse, për familjet që ishin nën përkujdesjen e tyre; 450 kg. miell, 47 litra vaj, 30 kg. sheqer, 25 kg. kripë, Sindikatës së Pavarur të Kombinatit të Lëkurë Këpucëve në Pejë, për 26 familje i janë dhënë: 750 kg. miell, 74 litra vaj, 32 kuti detergjent, 18 kg. makarona, Shoqatës “Nëna Tereze”- nëndega Kapeshnicë/Pejë: 6 pako me rroba, 53 familjeve të varfra në Komunën e Pejës, të cilat kanë emër dhe mbiemër dhe janë evidentuar në dokumentacionin e Shoqatës, por të cilat nuk i pasqyroj në këtë libër se nuk është e nevojshme. Ata e dinë se kush janë dhe shumë herë i kanë shprehur falënderim Shoqatës, që u është gjetur pranë në kohëra të vështira ekonomike, u është ndarë: 1590 kg. miell dhe 180 kg. sheqer.

(video) Mafie politike:Hashim Thaçi e Baton Haxhiu pushuan në jahtin lukzos të Begjet Pacollit

Baton Haxhiu ishte në pushime me Hashim Thaçin vetëm pak ditë pasi e mbështeti Thaçin dhe Vuçiçin për korrigjim kufijsh. Me ta ishte edhe Behgjet Pacolli.

Baton Haxhiu para disa ditësh ishte shpërblyer nga Thaçi edhe me Medalje Presidenciale.

Në plazhin e Shëngjinit treshja Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, plus “qershia mbi tortë”, djali i Stanishiçit,  Baton Haxhiu.

Mediat ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtoheshin në plazh.

Hashim Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.

 

Vet(mj)eranët e shtetit të Kosovës! – Nga Florim Zeqa

Gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim “Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!”, që në shqip i bie: Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë!
Kjo thënje më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërru këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.
Lënja jashtë listave të veteranëve, e komandantëve dhe ushtarëve më të spikatur, pjesëmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare në njërën anë dhe përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba të grave dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë, të atyre që s’kanë qënë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, por që u kthyen si “çlirimtar” pas përfundimit të saj, përveqse marrëzi, paraqet fyerje për luftëtarët e vërtetë dhe shkelje mbi gjakun e dëshmorëve!
Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UCK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!
Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e “komisioneve” për verifikim, kishte lënë të hapur “shtekun” për manipulim dhe keqpërdorim “allashqiptarçe” të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.
Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve!
Vrapimi pas marrjës së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent!
Injorimi i betejave të lavdishme (Koshare, Logjë. etj) të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavëndësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Shirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Megaskandali i kriminalizuar me veteranët mashtrues e të rrejshëm, është dëshmia e pamohueshme se disa nga ish komandantët e luftës, janë vetë kupola e grupeve kriminale që kanë abuzuar me ligjin dhe buxhetin e shtetit për gati njëzet vite resht.
Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.
Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 19 mijë mashtrues të identifikuar nga prokurori Blakaj, të cilët pa meritë, në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.
Pa dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të çertifikatës së veteranit.

Aktakuza e qëlluar, por e vonuar e prokuorit Blakaj

Më mirë vonë se kurrë e thotë një fjalë e urtë popullore. Aktakuza e prokurorit Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve politikë dhe ushtarak lidhur me 19 mijë veteranët mashtrues është vetëm fillimi i i hapjes së “Kutisë së Pandorës”, gjegjësisht shpalosjes së keqpërdorimeve dhe abuzimeve skandaloze disa vjeçare me çertifikatat e veteranëve.
Edhe përkundër akuzës së ngritur në muajin Korrik nga prokurori i posaqëm Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve të UÇK-së për mashtrimet kriminale me lista të veteranëve (Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari), ende nuk është dorëzuar në Gjykatë, shkaku i interferimit në punën e prokurorisë së shtetit nga ish komandantët e akuzuar dhe vet shefi i shtabit të UÇK-së dhe komandantët e Zonave Operative.
Situata e krijuar tregon pamundësinë e ushtrimit të funksionit të prokurorit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, gjë që i detyron prokurorët me integritet profesional të dorëhiqen.
Në fakt, dorëheqja e prokurorit të posaçëm Elez Blakaj tregon për dështimin e sistemit prokurorial për të mbajtur në radhët e veta prokuror me integritet, të cilët janë të gatshëm të përballen me sfidat e kohës.
Abuzimet me çertifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 19 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumfish më i madh.
Ekzemplari më i “mirë” i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë!
Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve. Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë vetaranë!
Fryerja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeqçar me çertifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!
Krahas ubuzimeve për çështje elektorale (blerje votash), janë edhe abuzimet për përfitime personale të komisionerëve për verifikim dhe sekserëve të disa partive politike, nga po ashtu disa individ të papërgjegjshëm nga Diaspora, të cilët në këmbim të çertifkatës paguan shuma nga 2000-5000 euro. E hidhur kjo, por e vërtetë. Është ky një numër jo i vogël e abuzuesve nga mërgata që blenë çertifikatat e veteranit pa qënë asnjëherë në luftë!
Fryerja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazët e organizatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë çertifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.
Veteranët mashtrues, janë mjeranët e shtetit të Kosovës!

ZO të UÇK-së dhe partitë politike prodhuan veteranët mashtrues

Sikurse Zonat Operative të UCK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me çertifikatën e veteranit.
Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet, varësisht prej fuqisë politike, fuqisë së muskujve partiak dhe fuqisë së xhepit të veteran-kërkuesve.
Kësisoji, përveq komandantëve dhe politikanëve të papërgjegjshëm, janë edhe 60 mijë veteranë, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!
Kështu, edhe nëse bie pozita dhe vjen opozita në pushtet, nuk pritet të ndodh ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, sikurse që, në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar,…përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.
Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëtëve të lirisë!
Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me çertifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura “parti të krahut të luftës”, gjegjësisht tek ish udhëheqësi politikë i UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili në njërën anë thirret si udhëheqës politik i ushtrisë, ndërsa në tjetrën deklaron se ka qënë larg vijave të frontit,…për të kaluar edhe tek partitë e tjera që ua mundësuan elektoratit të tyre kontrabandimin e votës në këmbim të statusit të veteranit.
Padyshim, krushku i parë i veteranëve të rrejshëm është vetë presidenti Hashim Thaçi. Jo që po e thëm unë, por ai vet e ka pohuar shumë vite më parë në një intervistë për Euronews, duke thënë se “ka qënë larg luftës”.
Një luftëtar, që për ideal ka pasur çlirimin e vendit nga pushtuesit nuk vrapon pas privilegjeve dhe as nuk bie pre e mashtrimeve, për shkak se nuk e ka të lehtë të tradhtojë idealin e bashkëluftëtarëve të rënë në fushën e nderit!

Ashtu siq e nisa shkrimin, ngjashëm edhe do e përfundoj me një thënje tjetër. Me 22 Dhjetor 2015, ish luftëtari i FARK-ut, veterani i Koshares, Bekë Osmanaj nga Isniqi, në shënjë proteste për abuzimet me çertifikatat e veteranëve, në qëndër të Deçanit e kishte djegur çertifikatën e veteranit të UÇK-së, me ç’rast kishte reaguar në këtë mënyrë, po citoj; “Nuk jam veteran, sepse nuk pranoj dhe nuk mundem që të jam i barabart me puntorë të UDB-se, me kriminel dhe me dezertor të luftës…”.
Kjo shprehje e pakënaqësisë, është shprehja më e sinqertë e dashurisë ndaj atdheut, eshtë besnikëria e thellë shpirtërore ndaj gjakut të bashkëluftëtarëve, është shprehje e pakënaqësisë ndaj abuzuesve të vlerave më sublime të lirisë sonë.
Për këtë gjest të lartë human të luftëtarit të lirisë, institucionet e shtetit dhe shoqëria kosovare duhet të tregojnë përkujdesje të përhershme materiale dhe morale. Pasi luftëtari Bekë Osmonaj, me sakrificën e tij vetëmohuese ka vendosur të bëhet gardian dhe monument i gjallë i mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve të lirisë që ne sot e gëzojmë.

Marrëveshja e 25 gushtit 2015 për Asosacionin e Komunave Serbe (teksti i plotë) – Analogjia me Bosnje-Hercegovinën

Në këtë dokument sanksionohet se bashkësia e komunave serbe do të ketë përgjegjësinë për disa fusha, siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural, si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi. Më poshtë vijon teksti i plotë dokumentit: Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë Parimet e përgjithshme/elementet kryesore 25 gusht 2015

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia komunave me shumicë serbe në Kosovë është themeluar si një Asociacion/Bashkësia i komunave me shumicë serbe, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, Ligji e ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe ligjin e Kosovës.

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë që njeh karakterin e saj të veçantë, Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret drejtpërdrejt të zbatueshëm, që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i përcaktuar me Statutin e saj, i cili do të përbëhet nga të paktën elementet e përcaktuara më poshtë.

3) Statuti do të miratohet nga një asamble konstituive që përbëhet dhe votohet nga anëtarët e asambleve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do të ketë objektivat e saj kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) forcimin e demokracisë lokale

b) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale

c) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në edukim

d) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor e social

e) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural

g) të miratojë masa për përmirësimin kushteve të jetës për të kthyerit në Kosovë

h) të zbatojë, koordinojë dhe lehtësojë aktivitetet hulumtuese dhe zhvilluese

i) të promovojë, të përhap dhe avokojë çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe t’i shfaq ato, përfshirë edhe tek autoritetet qendrore;

j) të ofrojë shërbime për anëtarët e saj, në pajtim me ligjet e Kosovës;

k) të vlerësojë ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të saj dhe banorëve të tyre, si dhe për të mbështetur Bashkësinë/Asociacionin në formimin e qëndrimeve të interesimit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;

l) kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave të saj;

m) të krijojë raporte dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare;

5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do të ketë organet e mëposhtme:

a) një Asamble si organi më i lartë i përbërë nga përfaqësuesit e përcaktuar nga çdo asamble e komunave pjesëmarrëse, në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë ndryshimet në amendamentet e Statutit, rregullat e procedurës dhe të gjitha regulativat dhe vendimet administrative si për Statutin dhe objektivat e saj. Të gjitha amendamentet në Statut, rregullat e procedurës dhe të gjitha regullativat dhe vendimet e miratuara nga Asambleja do të jenë të zbatueshme për anëtarët e saj, përveç nëse një prej anëtarëve të saj shpreh formalisht një vendim të ndryshëm.

b) një President i cili do të përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin, para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga një Zv/President. Presidenti dhe Zv/Presidenti do të zgjidhet nga Asambleja nga radhët e anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre.

c) Këshillin e përbërë nga maksimumi 30 anëtarë në mesin e banorëve të komunave pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një organ këshillues i cili ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

d) Bordi përbëhet nga 7 anëtarë të votuar nga Asambleja nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse; përbërja e saktë përcaktohet në Statut, me të drejtë për të marrë vendimet e nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/ Asociacionit. Anëtarët e Bordit do të mbështeten në punë nga Kolegjiumet Profesionale të përbërë nga ekspertë, që mbulojnë zonat që bien nën objektiva dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të përcaktojë numrin e Kolegjiumeve Profesionale dhe detyrat e tyre tek anëtarët e Bordit.

e) një Administratë e kryesuar nga Shefi i Administratës i caktuar nga Bordi dhe që i raporton Bordit, që mbështet punën e Bashkësisë/Asociacionit, në veçanti Bordin dhe Presidentin. Stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i punësimit, në përputhje me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin Civil, duke bërë të mundur që ata të kryejnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/ Bashkësisë mund të vendosin për të përdorur një numër të të punësuarve për të mbështetur Bashkësinë/Asociacionin në zbatimin e objektivave të saj.

f) një Zyrë Ankese me mandatin për të trajtuar ankesat në lidhje me objektivat.

7) Selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në Statut. Raportet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritetet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave

9) Asociacioni/Bashkësia do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore.

10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozojë, në përputhje me ligjin e Kosovës, amendamente në legjislacion dhe rregullativa të tjera relevante për kryerjen e objektivave të saj.

11) Asociacioni/Bashkësia do të kenë të drejtë të iniciojë apo marrë pjesë në procedurat para gjykatave kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin nga ana e Asociacionit/Bashkësisë të kompetencave të saj, në përputhje me Statutin e saj.

12) Asociacioni/Bashkësia do të kenë të drejtë të propozojnë përfaqësues në organet kompetente/trupat e pushtetit qendror, duke përfshirë Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Duke ndjekur monitorimin e paraparë me Marrëveshjen e Parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë drejtë të ketë qasje në informata nga autoriteteve qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës.

13) Duke vepruar në emër të Asociacionit/ Bashkësisë, katër kryetarët e tyre në komunat e veriut do t’i sigurojnë Ministrisë së Brendshme listën e kandidatëve për nominim të Komandantit rajonal të Policisë, siç specifikohet me Nenin 9 të Marrëveshjes së Parë.

Kapaciteti ligjor

14) Asociacioni/Bashkësisë do të jetë i pajisur me kapacitetet juridike të nevojshme sipas ligjeve të Kosovës, për të kryer objektivat e saj, përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë bashkëpronësi të kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të Asociacionit/ Bashkësisë për të lidhur kontrata, përfshirë edhe kontratat e punës.

15) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, Asociacioni/ Bashkësia konsiderohet i instaluar, me miratimin e dekretit, për qëllimet e objektivave të saj. Buxheti dhe mbështetja

16) Asociacioni/Bashkësia do të ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe dispozitat e ligjit për prokurimin publik. Këto parime do të zbatohen në veçanti për kanalizimin e fondeve, përfshirë edhe nën 17.d Shpenzimet do t’i nënshtrohen auditimit nga ana e Autoriteteve kompetente, përfshirë edhe nga Auditori i Përgjithshëm.

17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

a) kontributet nga anëtarët e saj;

b) të ardhurat dhe mjetet nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Bashkësia, kompanitë e saj ose të nxjerra nga asetet e saj luajtshme a të paluajtshme;

c) transferet nga autoritetet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/ Asociacioni do të përjashtohet nga obligimet dhe taksat në realizimin e objektivave të saj, mbi të njëjtën bazë si komunat pjesëmarrëse. Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët të jenë në marrëveshje.

19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Asamblesë së saj të miratuar nga shumica prej 2/3 e anëtarëve.

20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë në simbolet e veta zyrtare (stemës dhe flamurit) në përputhje me ligjin e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do t’i paraqitet nivelit të lartë të Dialogut brenda katër muajve nga data e marrëveshjes së këtyre parimeve/elementeve, me lehtësim nëse është e nevojshme, përfshirë edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Statuti do të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes në Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ekip Menaxhues – Sërish jashtë institucioneve shtetërore të Kosovës.

22) Brenda një viti të adoptimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësia, një rishikim i implementimit të saj duhet të kryhet, përfshirë atë në lidhje me Nenin 5 të Marrëveshjes së Parë. (Në numrin e nesërm: Të gjithë argumentet pse marrëveshja e 25 gushtit është kundër Kushtetutës dhe kuadrit ligjor)

Analogjia me Bosnje-Hercegovinën

26 prill 1991 – Serbët në Bosnje- Hercegovinë shpallin “Bashkësinë e komunave të krahinës së Bosnjes”, e përbërë nga 14 komuna me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, dhe e drejtuar nga një këshill me përfaqësues nga secila komunë. Kjo bashkësi nuk e njeh Bosnjen si shtet të pavarur, ashtu si “Lista Srpska” në Kosovë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

shtator 1991 – Shpallen njëra pas tjetrës rajonet autonome serbe në Bosnje Hercegovinë.

24 tetor 1991 – Themelohet “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovinës”, që sot e ka selinë në Banja Llukë (qytetin më të madh me shumicë serbe në Bosnje). Pritet që selia e Asociacionit/Bashkësisë me shumicë serbe në Kosovë të jetë në Mitrovicën e veriut.

9-10 nëntor 1991 – “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovinës” mban referendum të veçantë në komunat me shumicë serbe për t’u pavarësuar nga Bosnja Hercegovina. 92% e pjësëmarrësve votuan pro pavarësisë.

9 janar 1992 – Përfaqësuesit serbë braktisin zyrtarisht parlamentin e Bosnje Hercegovinës dhe shpallin pavarësinë nga Bosnje Hercegovina.

28 shkurt 1992 – “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovnës” miraton kushtetutën e Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës – e njohur sot si “Republika Srpska”.

14 dhjetor 1995 – Përmes Marrëveshjes në Dayton, “Republika Srpska” njihet edhe ndërkombtarisht. Pas 25 viteve “Republika Srpska” është forcuar si entitet shtetror më shume se Bosnje Hercegovina, e cila është kthyer në një shtet jofunksional. Ndërkohë “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë” po njihet ndërkombëtarisht ende pa u themeluar.

19 prill 2013 – Hashim Thaçi nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e Parë të Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin Ivica Daçiç, ish-zëdhënësin e qeverisë së Slobodan Milosheviçit, dhe Ministrin e Jashtëm aktual të Serbisë. Kjo marrëveshje i hap rrugën negociatave për themelimin e “Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

25 gusht 2015 – Isa Mustafa nënshkruan në Bruksel marrëveshjen për Parimet e përgjithshme/elementet kryesore të “Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë” me ish-ministrin për Informim në qeverinë e Slobodan Millosheviçit dhe kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia vazhdon të mos e njoh Kosovën, dhe “Lista Srpska” në Kosovë që kontrollon komunat që do të jenë pjesë e këtij asociacioni/bashkësie është krejtësisht nën kontrollin e Beogradid dhe gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Serbia synon t’i marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

Pika më strategjike e vëzhgimit në Ballkan ndodhet brenda territorit të Kosovës. Fakti se ajo është vetëm qindra metra larg kufirit me Serbinë, ka bërë që fqinji verior ta nisë mësymjen për ta përvetësuar, kurdo që bëhet demarkimi ndërmjet të dyja vendeve.

 

Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, e cila ndodhet në lartësinë mbidetare 2017 metra. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut.

Ka qenë pika kryesore e vëzhgimit në gjithë ish-Jugosllavinë dhe kjo pikë ka përbërë qendrën ushtarake telekomunikuese, në të cilën ka pasur të vendosur edhe radarë me rreze të gjata veprimi për nevojat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Po kështu, edhe radarë për kontrollin e fluturimeve. Në të njëjtin vend ka qenë edhe transmetuesi televiziv, qendra telekomunikuese dhe qendra meteorologjike. Kompleksi përmban shumë dhoma operative e tunele, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht për shkak të pozitës që ka pasur, ky ishte caku i parë i bombardimit nga NATO-ja, kur intervenoi ushtarakisht në ish-Jugosllavi, gjatë përpjekjes për t’i penguar mizoritë që regjimi i Slobodan Milosheviqit atëkohë i kryente kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pas çlirimit dhe vendosjes së NATO-s në Kosovë, ushtria amerikane është vendosur në këtë pikë.

Kurti e mbron Blakajn, Haradinaj e fyen, e shan dhe e akuzon rëndë Kurtin

Ditë më parë, lideri i VV-së, Albin Kurti kishte komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj bërë për prokurorin Elez Blakaj. Haradinaj e kishte quajtur Blakajn “hajdut” dhe “pishpirik” dhe lideri i VV-së kishte thënë se kryeministri më këto komente Blakajt ia kishte kontestuar qenien e një qytetari.

Po ashtu Kurti i kishte dalë në mbrojtje Blakajt dhe kishte thënë se Kosovën në mjerim e kanë çuar, Haradinaj, Veseli dhe Thaçi.

Sot në një intervistë Rtv21, kryeministri Haradinaj, liderin e VV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajdut dhe mashtrues.
“Disa që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka humbur asnjë shans për ta ofenduar rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatë e lëre prokurorë dhe tani po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzuar”, tha Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej ’99 i ka dhënë mundësi ligjit vendor dhe ndërkombëtar është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin ka thënë se ai është Albin Kurti.

“Sa a është hajdut Albini, ai është hajdut, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me të. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën, mund të kenë edhe axhenda të tjera”, tha Haradinaj.


Send this to a friend