VOAL

VOAL

Delawie: S’kam folur për çështje territoresh, injoroni lajmet e pavërteta

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: ”SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për shkembim territoresh, por ua lë këtë palëve”.

Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojnë.

”Injoroni lajmet e rreme. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”- ka shkruar Delawie në Twitter.

Haradinaj e përsërit: S’mund ta ndal Delawien, por ndarja e Kosovës është luftë

Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie se në Bruksel në dialogun mes Vuçiç e Thaçit mund të diskutohet dhe për ndarje territoresh ka nxitur reagime të shumta në politikën kosovare, e sigurisht jo pozitive.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se ndarja e Kosovës është luftë dhe sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie është interpretuar gabim nga mediat.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës që i bëri komunës së Lipjanit, me ç’rast u takua edhe me të parin e komunës, Imri Ahmeti.

“Çka thotë dikush është diçka tjetër, nuk mund ta ndal askush, unë e kam përsëritur dhe e përsëris ndarja është luftë, unë e di që askush nuk do luftë në Ballkan”, u shpreh ai.

Sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan Greg Delaëie është keqinterpretuar, pasi sipas tij ambasadori i SHBA-ve ka thënë se mund të flitet, por nuk ka thënë se ndarja e Kosovës është temë në dialogun në Bruksel.

“Mendoj që është interpretim i gabuar nga mediat deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponohen në zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordësohen. Mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër dhe opsion i ndarjes është diçka tjetër. Pra askush nuk mund ta ndaloj dikë të flasë, pra ambasadori ka thënë mund të flitet por nuk ka thënë që është temë edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe por amerikanët na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë Kushtetutë, me Këtë territor jemi sovran”, u shpreh Haradinaj.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie në një intervistë për media nuk e ka mohuar mundësinë e diskutimit për territore në Bruksel.

Pacolli pret leje për të hyrë në Serbi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Serbisë për të hyrë në ketë shtet, me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet.

Pacolli është ftuar në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, më 21 dhe 22 korrik.

“Ne jemi duke pritur një përgjigje nga pala serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë”, tha Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm.

Serbia dhe Kosova, në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitat e zyrtarëve në vitin 2014.

Përpjekjeve për rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare, ju bashkuan edhe tre Haxhi Qamila të rinj të Kosovës: Fatmir Sejdiu, Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga – Nga Nue Oroshi

Përvjetori i grushtetit kundër diktatorit turk Erdogan u kremtua edhe në Prishtinë.Këto përpjekje për rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare i organizoi Ambasada e Turqisë apo strofulla e gjarpërinjeve aziatikë. Nga Politikanet aktivë të Kosovës mori pjesë pasardhësi i Hashim Thaqit, i cili me përpikëri është besatuar se do ta vazhdon rrugën e Hashimit në raport me rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare Albin Kurti. Kurti me këtë hap politikë ka treguar qartë se Vetvendosja nuk është parti me orjentim  kombëtar, por shqiptarizmën e perdor vetëm për përfitime politike por parti e cila i takon një përzierje idoeologjike ruso-turke, me një fjalë parti e ideologjisë lindore dhe jo perëndimore.Edhe më brengosës është fakti i marrjes pjesë për rikthimin e neo otomanizmit në trojet shqiptare i ish dy Presidenteve të Kosovës:Fatmir Sejdiut dhe Atifete Jahjages.Që të dy këta ish presidentë tani janë dekoruar me medaljen e Haxhi Qamilit për kontributin e tyre në rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare.Për Atifete Jahjagen e kam ditur se nuk e ka ndonjë përvojë politike dhe shumë lehtë mund të bijë në karremin e politikës.

Këtu u tregua plotësisht e pandergjegjshme duke i kthyer shpinën politikës amerikane,politikë e cila e solli në krye të Kosovës duke shpresuar se i takon orjentimit perëndimorë dhe jo atij lindor, por që ju doli gabim.Atifete të paqim falë tek Erdogani, shko në Turqi dhe mos u kthe kurrë ma. Kurse më tepër jam i brengosur me pranimin e nofkës Haxhi Qamil të Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu për një kohë të gjatë ka qenë bashkpuntorë i Presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova. Por fatkeqësisht fare spaska mësuar asgjë as nga orjentimi politik i Presidentit Rugova dhe as nga vizioni kombëtarë i Ibrahim Rugovës.Edhe Fatmir Sejdiu i koftë falë Erdoganit.Tashë këta tre Haxhi Qamila të rinjë të Kosovës ju bashkuan karvanit të diktatorit Erdogan.

Me një fjalë ju bashkangjitën krimeve, burgosjeve, rrahjeve dhe vrasjeve politike që po bënë Erdogani në Turqi dhe pranimit të okupimit të Kurdistanit, të njejtën gjë qe e ka bërë krimineli Millosheviq në vitet 1998-1999 kundër Kosovës dhe shqiptarëve po e bën Erdogani kundër kurdëve. Shpeshherë më kujtohen fjalët e një mikut tim që për shkak të respektit nuk  dua t’ia permendi emrin i cili më thoshte:Eh po shumë fellë e ka futur pllugun turku dhe shkau në trojet shqiptare o Nue Oroshi, 600 vjet robëri aziatike dhe karpatiane e kan bërë të vetën. Dhe ky veprim për kthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare po bëhët pikërisht me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim te Gjergj Kastriotit,  ku e kemi edhe vitin jubilar të Gjergj Kastriotit tonë të madhë.

Me plot të drejtë në këtë marshë të rikthimit të Neootamnizimit në trojet shqiptare e ka kritikuar edhe KMDLNJ ku në një reagim ndër të tjera thotë“Sipas KMDLNJ nëse shtetasit e Kosovës të komunitetit turk rreshtohën pas një politikani turk , pas një partie apo qeverie duke votuar për ta dhe duke iu dhënë përkrahje publike ( sipas ligjeve të Kosovës ) mund dhe duhet të kuptohet dhe të pranohet si shprehje e vullnetit demokratik të tyre , prania e ish – presidentëve të Kosovës :Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë veprime të papërgjegjshme që e dëmtojnë interesin e Kosovës në planin ndërkombëtar “, thuhet në reagim.Sipas Këshillit këta dy ish – presidentë nuk kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar por në një aktivitet krejtësisht politik duke anuar në anën e presidentit Erdogan që është e palejueshme dhe e pamoralshme nga këndi i interesave strategjike të Kosovës.

A e dinë këta tre sejmen të Erdoganit se me të përfunduar kjo protestë për rikthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare menjëherë ambasadorët e shteteve perëndimore dhe ai i Amerikës kanë njoftuar Qeveritë e tyre për sjelljen e erdognistave të Kosovës.Këta tre sejmen të Erdoganit: Fatmir Sejdiu,Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga me të madhe po brohorisin: Duam babën e jo shkabën. Duam baba Erdoganin e jo Gjergj Kastriotin, duam sulltan e jo shqiponjë dykrenare. E prapë Kosova kërkon liberalizime të vizave. E prapë Kosova thotë se fajin na e ka Brukseli..

Kosova blen pajisje ushtarake amerikane

Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane për prodhimin e mjeteve luftarake AM General kanë nënshkruar një marrëveshje për blerjen e automjeteve ushtarake të njohura si Humvee.

Sipas marrëveshjes, Kosova do të pajiset me 51 mjete të llojeve të ndryshme të markës Humvee, një pjesë nga të cilat pritet t’i dhurohen Kosovës.

Automjetet Humvee kanë hyrë në shërbim për rreth 30 vjet më parë si një nga automjetet më të mira taktike në botë ndërsa shihet si simbol i gjithanshëm i forcave tokësore amerikane.

Kryeministrii i Kosovës Ramush Haradinaj tha se pajisja e Forcës së Sigurisë me automjete ushtarake amerikane është një ngjarje e madhe për popullin e Kosovës.

“Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së, dita ditës tregon që kjo forcë po ngritet sipas standardeve të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja, KFOR-i dhe Bondsteel-i janë sinonime të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe nuk është habi që populli i Kosovës është ndër popujt më pro amerikan dhe qëndron besnik përherë miqësisë me SHBA-në”,tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe paqes dhe se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkërendim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve strategjikë të vendit.

“Kosova nga një vend që konsumon siguri po kthehet në një vend që prodhon dhe ofron siguri dhe është e gatshme të marr pjesë në misione paqeruajtëse, kudo që aleatët tanë e shohin të nevojshme”,tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie tha se Humvee ka një histori të gjatë dhe krenare në shërbim të forcave amerikane dhe të NATO-s. Ai tha se ndjehet i kënaqur që Forca e Sigurisë së Kosovës e ka zgjedhur Humvee-n modern si automjetin e saj për të ardhmen.

“Por, më shumë sesa vet automjeti, kjo kontratë i dërgon një sinjal të qartë botës se Kosova synon të ndjek integrimin e saj euroatlantik, në mënyra të mëdha dhe të vogla. Kjo blerje do të forcojë partneritetin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të ndihmojë në arritjen e ndërveprimit midis ushtrisë amerikane, NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”,tha ambasadori Delawie.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009 në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Nga shqiptarët ajo shihet si bërthama e Ushtrisë së Kosovës. Por, shndërrimi i saj në ushtri po pamundësohet për shkak të mospajtimeve të përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës të cilët bashkë me Beogradin vazhdojnë të kundërshtojnë ngritjen e tyre. Ata thonë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe rrezikon sigurinë e rajonit.

STAN DRAGOTI E NDIHMOI LUFTËN E KOSOVËS – Nga Naim DEDUSHAJ – doktor i shkencave diplomatike, Kosovë.

Me hidhërim të madh pranova lajmin e ndarjes nga jeta, nga Ne, të njerit ndër figurat ma të shquara Shqiptaro- Amerikane, Stan Dragoti !

Aktorin e madh me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, e takova për herë të parë gjatë viteve ‘90 në New York gjatë lobimit tonë për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare.

Stan Dragoti dha një kontribut të madh në Lobim gjatë tërë Kohës e sidomos gjatë periudhës së Luftës në Kosovë, ku punuam shumë me të gjitha Mediat Amerikane në Projektin “Stop the Killing in Kosova”.  Me këtë Projekt, përmes mediave, njoftuam mbarë opinjonin Amerikan dhe atë Botëror se çka po ndhodhte në Kosovë: vrasje e masakra nga pushtuesi Serb, etj.

Ky Lobim në Mediat Amerikane dha rezultate të mëdhaja në përkrahjen e Presidentit Klinton për të dhanë urdhër për të intervenuar Amerika dhe NATO kundër forcave Serbe… !

Stan Dragoti në New York  është emër i njoftur si Projektues “ I Love NY “, që e ktheu vëmendjen e botës kah New Yorku… !

Ndarja e Stan Dragoti nga ne është një humbje e madhe për Amerikën dhe për Shqiptarët në Përgjithësi…!

Pacolli reagon ndaj ndalesës së flamurit të Kosovës në kampionatin në Rusi

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar ndaj ndalesës së vendosjes së flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

“I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe iu bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës”.

“Politika duhet të qëndrojë jashtë sportit”, ka thënë Pacolli.

Reagimi i tij vjen pasi në stadiumet ruse, flamuri i Kosovës është ndaluar të ekspozohet krahas disa flamujve tjerë.

Prishtinë, marshim i “Solidaritetit me Demokracinë” për 15 Korrikun

PRISHTINË (AA) – Me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të kryer nga FETO në Turqi, u mbajt marshim i “Solidaritetit me Demokracinë” ku morën pjesë qindra njerëz në sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshimi për të përkujtuar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016 u organizua me iniciativë të shoqatave të shoqërisë civile, si Bashkësia e Studentëve të Diplomuar në Turqi, ARASTA, IDEA dhe Qendra Liberal Demokrate dhe nën mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pjesëmarrësit me pankarta me mbishkrimin “Jemi me ju” nga sheshi “Nëna Tereza” i Prishtinës vazhduan drejt sheshit “Zahir Pajaziti” ku në skenën e përgatitur për këtë ditë, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç mbajti një fjalim.

Në fjalën e saj, ambasadorja Kılıç falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij marshimi duke theksuar se dy vitet e fundit që nga tentativa për grusht shteti në Turqi, miqësia dhe solidariteti në mes të popullit të Kosovës dhe Turqisë është forcuar edhe më shumë.

Duke kujtuar suksesin e treguar nga populli turk i cili ka vepruar bashkë pa dallim partie apo ideologjie në natën e 15 korrikut, Kılıç tha se solideriteti i treguar në ditën e sotme nga të rinjtë, të moshuarit e të gjitha komuniteteve të Kosovës ka një vlerë shumë të madhe.

“Në këtë ditë kujtojmë me respekt të gjithë dëshmorët që mundësuan që ne të jemi sot këtu pasi që falë tyre ajo natë e trishtueshme u lidh në një mëngjes të ndritshëm. Nuk do t’i mbesin sytë prapa martirëve tanë të demokracisë sepse kjo miqësi, ky solidaritet dhe dashuria për demokracinë do të vazhdojë përjetësisht. Me dëshirën që ajo tradhti e 15 korrikut të mos përsëritet në asnjë shtet mik, edhe njëherë dua të përkulem me respekt para dëshmorëve tanë dhe dua t’iu falënderoj edhe juve miqve të madhërishëm këtu në Kosovë. Rroftë Kosova, rroftë Turqia”, u shpreh ajo.

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar në një prononcim për AA uroi mëshirën e Zotit për të gjithë dëshmorët që kanë humbur jetën në natën e 15 korrikut. Ai theksoi besimin e plotë se Turqia do të vazhdojë me hapa shumë më të fuqishëm drejt së ardhmes dhe se do të avancojë udhëheqjen e saj.

“Këto mund t’i shohim si një veprim i një pjese të njerëzve të cilët kanë qenë kundër rendit dhe demokracisë, por në anën tjetër ka qenë edhe ajo pjesa e madhe e tyre, të cilët kanë mbrojtur demokracinë dhe janë pranë vullnetit kombëtar. Po ashtu shohim një udhëheqje, e cila është shembull e udhëheqjes së fuqishme nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili i tejkalon të gjitha vështirësitë. Urojmë që gjithmonë të mbizotërojë kjo demokraci”, tha Yağcılar.

Kujtojmë se në këtë marshim përveç përfaqësuesve të shoqërive civile dhe një numri të madh të qytetarëve nga mbarë Kosova, morën pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Reublikës së Kosovës, Rasim Demiri, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Müfera Şinik, deputeti nga KDTP, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga dega në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Më 18 korrik, Thaçi në Bruksel do të shoqërohet nga Haradinaj e Veseli

Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë i përforcuar në takimin e radhës me delegacionin nga Serbia më 18 korrik në Bruksel, në nivelin më të lartë të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Presidenti i i Kosovës, Hashim Thaçi do të shoqërohet kësaj radhe nw Bruksel nga udhëheqësit e institucioneve tjera, por jo edhe nga përfaqësuesit e opozitës.

Megjithatë, nuk besohet se në takimin me delegacionin nga Serbia do të përfshihen edhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

Zyrtarë nga kryeministria kanë sqaruar për Radion Evropa e Lirë se liderët e institucioneve do të udhëtojnë së bashku në Bruksel, por nuk besohet se mund të zhvillojnë së bashku edhe takimin me delegacionin nga Serbia, pasi që ftesa e Përfaqësueses së BE-së për takim u është drejtuar vetëm presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Nga kryeministria u tha se udhëheqësit kosovarë do ta takojnë së bashku Federica Mogherinin, kurse takimi Kosovë – Serbi do të zhvillohet ndërmjet presidentëve.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel”, thuhet në një komunikatë për media.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, vijon komunikata.

Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel mbahet më 18 korrik me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Sekretari amerikan i mbrojtjes viziton për herë të parë Kosovën

PRISHTINË – Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Haradinaj pret në takim krerët e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me anëtarë të Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojçiq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.

Lista Serbe përfaqësohet me një zëvendëskryeministër, tre ministra dhe disa zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës.

Por ministrat serbë janë duke funksionuar nga pozita e ministrave në dorëheqje, ndërkaq në Kuvend, deputetët e Listës Serbe kanë kaluar në opozitë.

Këto qëndrime, Lista Serbe i ka marrë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars.

Aktualisht, përfaqësuesit e Listës Serbe janë të përfshirë edhe në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Intervista – Haradinaj: Jam shqiptar, nuk jam mysliman

Në një intervistë për gazetën “Middleeasteye”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se identiteti kombëtar është identiteti i parë i tij. “Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë në një “botë tjetër” prej asaj të myslimanëve të Lindjes së Mesme.

“Ne jemi një komb euro-atlantik. Kur ne ishim në telashe, SHBA dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij grupi”, ka thënë ai.

“E vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet para Muhamedit apo Jezusit. Kemi jetuar si të krishterë për shumë kohë dhe pastaj e kemi pranuar fenë myslimane, nëpërmjet administratës osmane“, ka shtuar Haradinaj.

Gazeta shkruan se më shumë se 90 për qind prej 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë myslimanë, por institucionet shtetërore janë laike.

Sipas gazetës, kosovarët që e aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkim Europian (BE) “mund ta përdorin identitetin islamik për të lehtësuar rrugën e tyre në klubin e shteteve me rrënjë të krishtera”.

“Middleeasteye” thekson se në vendet islamike rrallë herë nderohen presidentët amerikanë, ndërsa në Kosovë ata nderohen e respektohen më shumë se askush.

“Udhëheqësit amerikanë të viteve të kaluara nderohen gjithmonë për shkak të raportove dhe miqësisë që kanë mes veti që nga aksionet për ndihmë në luftën e fundit në Kosovë”, shkruan gazeta.

Caktohet data e raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka caktuar për të mërkurën më 18 korrik raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se në takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të shqyrtohet përparimi në diskutimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për planet dhe hapat e ardhshëm për t’u siguruar se puna do të vazhdojë më një ritëm të përshpejtuar.

Muajin e kaluar të dyja palët ishin pajtuar “të intensifikojnë punën në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve, që është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje.

Prishtina thotë se ajo duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Beogradi që kundërshton pavarësinë e Kosovës, kërkon një “kompromis”, por pa e qartësuar se cili mund të jetë ai. Një pjesë e politikanëve ne Serbi tashmë e kanë përsëritur se zgjidhje mund të ishte ndarja e Kosovës, përkatësisht që veriu i saj i banuar me shumicë serbe t’i takojë Serbisë, ide që është hedhur poshtë nga Prishtina.

Thaçi: Të gjithë t’i kontribuojnë dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk mund ta udhëheqë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë këtë proces.

Gjatë një vizite në Ferizaj, të mërkurën, Thaçi tha se është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, të cilët janë të interesuar që t’i kontribuojnë konsolidimit të vendit, të marrin përgjegjësinë për këtë proces të rëndësishëm.

“Qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Jemi të vendosur për marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, pas së cilës do të ketë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Që kjo njohje të ndodhë, duhet të kontribuojmë të gjithë”, tha Thaçi.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të pakënaqësive të opozitës në Kosovë që Thaçi të udhëheqë fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Presidenti i Kosovës takon kryeministrin rus në Ankara

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën mbrëma se është takuar në Ankara me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.

Takimi i shkurtër është zhvilluar në kuadër të ceremonisë së përurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u rizgjodh në votimet e muajit të kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Thaçi shkruan se “kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë e cila po ndjek një vijë të hollë ndërmjet synimit për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.

Rusia mbështet qëndrimin serb ndaj Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.

Kuvendi i Kosovës pranohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kuvendi i Kosovës nga sot është anëtar i Asamblesë parlamentare të Frankofonisë, pas votimit në mbledhjen që është mbajtur në Kanada.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur se “kam kënaqësinë e madhe që t’iu njoftoj se Kuvendi i Kosovës sapo është votuar që të anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Unë jam i gëzuar që pas shumë përpjekjesh kjo nismë për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar të parlamentarizmit u kurorëzua me sukses”.

“Kjo është organizata më e madhe ndërkombëtare parlamentare ku ne bëjmë pjesë dhe ofron një mundësi të jashtëzakonshme për diplomaci parlamentare. Nëpërmjet këtij anëtarësimi forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë e do kemi mundësi ta promovojmë Kosovën e ndërtojmë marrëdhënie me parlamentarë të vendeve që ende nuk na njohin”, theksoi Veseli gjatë dhënies së këtij lajmit në seancën plenare.

Anëtarësimi i Kuvendit të Kosovës në Frankofoni është nismë e kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili muaj më parë ka takuar edhe krerët e kësaj Asambleje, ndërsa ka zhvilluar edhe takime të ndryshme gjatë vizitave zyrtare në vende të ndryshme.

Para 1 muaji, pikërisht për këtë çështje, kryeparlamentari Veseli priti në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal./KosovaPress/

Thaçi: Largimi i serbëve nga FSK është i organizuar

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se po zhvillohen bisedime me disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kthimin e tyre në këtë Forcë, duke nënvizuar se askush nuk do të mund të pengojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Deklaratat e tij pasojnë largimin e disa pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pasojë e presioneve të Beogradit.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se Kosova insiston në paqe dhe raporte të mira fqinjësore.

“Është koha për dorështrëngim dhe jo për t’u shikuar përmes tytave”, u shpreh Thaçi.

Ai ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugën e transformimit në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ushtri shumetnike, me standarde të NATO-s, gjithëpërfshirëse, në shërbim të paqes dhe stabilitetit. Do të jetë një ushtri me qëllim e vizion të sigurt për anëtarësim në NATO. Do të jetë një ushtri mbrojtëse dhe natyrisht me synimin për pjesëmarrje në misione paqësore ndërkombëtare. Paraqet mesazhin e paqes dhe në asnjë rrethanë kërcënim për askënd”, theksoi Thaçi.

Një numri i pjesëtarëve serbë të FSK-së nga rajoni i Gjilanit, javën e kaluar ka paraqitur kërkesën për largim nga kjo Forcë, për shkak të, siç është thënë, kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Kohëve të fundit ata janë përballur me situata të pakëndshme, sulme me koktej molotovi ndaj pasurisë së tyre, ndalimeve gjatë kalimit kufitar në Serbi si dhe me kërcënimet e disa zyrtarëve në Beograd për dënimin e tyre deri në 10 vjet burgim, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në “formacionet e huaja të armatosura” (FSK).

Presidenti Thaçi ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë konsultime, biseda të brendshme me pjesëtarët serbë të FSK-së rreth këtyre zhvillimeve, duke potencuar se askush nuk do të mund të ndalë transformimin e kësaj force në ushtrinë e Kosovës.

“Shihet që është një synim i organizuar. Tash për tash nuk mund të them që ka motiv të qartë politik, por autoritetet dhe zyrtarët, eprorët e lartë të FSK-së janë duke i dëgjuar opinionet e secilit veç e veç me mirëkuptimin më të madh që ata të vazhdojnë punën, të luajnë rolin e vet që u takon për vendin e vet. Tek e fundit Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Por, një gjë mund ta them, askush as në Kosovë e as jashtë Kosovës nuk mund ta frenojë të drejtën e Kosovës si vend i pavarur e sovran që ta ketë ushtrinë e vet. Kjo punë tanimë është e kryer”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të dielën se qëndrimi i tij është se serbët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Nëse shihet si presion po që se themi që nuk do të dëshironim që serbi të shtinte në serbin, ngase për çka tjetër kjo ushtri do të shërbente”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se kjo ushtri (e Kosovës) nuk do të sulmonte Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni apo ata në Mal të Zi.

Duke potencuar se një ushtri e Kosovës mund të shihet vetëm kundër serbëve dhe Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se nuk mund të shihet si presion kundërshtimi i Beogradit që serbët të jëne pjesë e FSK-së.

“A do t’i lejojmë ata dhe ne të heshtim e të shikojmë qiellin derisa ata të na e vrasin popullin”, ka thënë Vuçiq, duke përsëritur se veprimet, sipas tij “kriminale kundër popullit serb nuk do të përsëriten më”.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se Kosova nuk flet përmes armëve, por angazhohet për paqe, pajtim dhe raporte të mira me fqinjët.

“Nuk dua t’i komentojë deklaratat që flasin për gjakderdhje, luftë apo shënjetrim të njëri-tjetrit. Koha është për shtrirjen e dorës së pajtimit dhe jo shikimit përmes tytës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përsëritur se pret një marrëveshje me Serbinë në dialogun e Brukselit e cila do t’u ndihmonte të dyja vendeve. Në çdo rrethanë, tha Thaçi, e ardhmja e Kosovës nuk është e lidhur me atë të Serbisë.

“Po është shumë me rëndësi se derisa të mbërrijmë deri te ky moment duhet të sillemi në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin, në mënyrë paqësore, ne hapa progresi dhe mirëkuptues ndaj njëri-tjetrit si dy shtete, por edhe si dy popuj”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, është me rëndësi jetike që të dyja shtetet të mos e befasojnë njëra-tjetrën.

“Çdo pretendim për veto për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës do të jetë i dështuar”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai ka bërë të qartë se Kosova do t’i themelojë Forcat e Armatosura në partneritet dhe koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë

Amra Zejneli-Loxha

Makina përplaset me autobusin në Kosovë, 5 të vdekur, 3 prej të cilëve fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku një makinë është përplasur me një autobus. Aksidenti ka ndodhur në aksin Suharekë-Duhël, ndërsa mësohet se kanë humbur jetën 5 persona, tre prej të cilëve janë fëmijë. Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:
Rreth orës 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshëm komunikacioni me c’rast kane humbur jetën pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe një autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Kosova është bërë vend i pazareve të pista?! – Nga Skënder MULLIQI

Afrikanët do të ishin shumë të lumtur të sigurojnë bukën , së nuk kan mundësi të sigurojnë standardë të lartë siq e ka kontinenti i Evropës . Ne Evropë zhvillimi i një shteti matet më zhvillimin ekonomik, nivelin e arsimimit, kulturën , mbajtjen korrekte të zgjedhjeve , mënyren e jetës kualitative, dhe shumë çka tjetër që njeriun e bën të lumtur në këtë botë. Evropa për shumë jo evropian është bërë vendi më i preferuar për të jetuar. Sigurisht së në jetën e mirë të shteteve të zhvilluara ka ndikuar edhe elementi demografik në krahasim më Afrikën, e cila për një kohë jo shumë të gjatë, e ka shumëfishuar numrin e popullatës. Afrikanët ,por edhe nga kontinentet tjera të botës në rrugëtimin për të gjetur një jetë më të mirë, po ja mësynë më të madhe Evropës. Kjo ka bër që të shtohet edhe problemi më refugjatët.Edhe shqiptarët nga trojet etnike , kështu edhe nga Kosova e varferuar nga matrapazët , hajnat , delengjite politike e biznisorë , po largohen njerëzit sidomos të rinjët masovikisht . Nuk po e durojnë dhe as nuk po e deshirojnë jetën e keqe në Kosovë . Në jetë gjithëqka është relative , prandaj edhe thuhet së njeriu i shëndosh ka shumë probleme , kurse njeriu i sëmuar ka vetëm një problem- si të shërohet.Ka mundësi gjithmonë të gjenden ngushllime të rreme, kur dihet së shumicës sot ju ka bërë jeta e veshtirë së para 10 vitësh. Dhe, të heshtesh para kësaj më arsyetimin banal së po kemi bukë më hangër , është justifikimi më i keq i mundshem .Kur e bëjmë krahasimin e jetës në Kosovë më jetën në shtetet e zhvilluara të Evropës, kjo ndikon në rritjën enorme të atmosferës së pesimizmit. Ndikim të madh të njerëzit ka edhe ana psikologjike . Nuk është ka mendon kush nga kjo klasë politike që Kosova të bëhët vend më përspektivë për të jetuar, së edhe në jemi në Evropë. Jemi bërë vend i pazareve të pista , vend ku po lulëzon korrupcioni , krimi i organizuar, gjithëfare hajnive dhe hajnave , jemi berë vend ku nuk sundon si duhet rendi dhe ligji. Në Kosovë rendin dhe logjin janë duke e bërë të fortit, sikur në feudalizem.Për qudi ky popull ka heshtur si varri para këtyre deshtakeve politikë , para ketyre delengjive .Kemi stagnuar , kemi mbetur të izoluar , jemi varfëruar së ky popull ka fjetur, së nuk po ringritet për ti kërkuar dhe për ti realizuar të drejtat e tyre legjitime . Kjo qka po ndodhë më Kosovën në planin ekonomiko-social dhe në planin politik duke i shitur sërish tokat shqiptare, në kushte kur nuk i kemi me hasmat mbi krye , është shumë e quditshme të na ndodhë. Nese mendojnë së nuk ju prishë punë atyre vet nese Kosova ngadal zhbëhet , do të gabojnë shumë , së edhe ajo pasuri e paligjshme të cilat e kan grabitur nuk do të ketë kurrfare vlere për ta. Të tregohen kaq njerëz lakmitar dhe kaq jo ambicioz pak kush e ka menduar. I kemi pasur të gjitha mundësit të tregohemi të ditur , të vyeshem , ambicioz e serioz për shtetndërtim e mirëqenje të përgjthshme. Arsyetime gjithmonë mund të gjenden për secilin veprim të keq. Por , çfare arsyetim është ai se?! Lufta zotëri të ndëruar ka përfundur në vitin 1999. Shumë shtete të rajonit u bën pjesë e Evropës, e ne nuk kemi ende as liberalizim të vizave. Kushtin tjetër që kemi për ta plotësuar siq është lufta kunder krimit dhe korrupcionit , më këtë klasë politike nuk kemi mundësi ta plotësojmë kurrë. Shumica nga këta njerëz që ishin për 18 vite në krye të shtetit ,janë implikuar në forma të ndryshme në krim dhe korrupcion, dhe pa u larguar ata nga politika ,dhe pa dhënë llogari para organeve të popullit , nuk do të kemi zhvillim , prosperitet dhe as avansim të procesve demokratike. Evropa e Bashkuar do të jetë shumë largët për shqiptarët. Ne, patem shumë përparësi , i patëm të gjitha mundësit dhe parakushtet ekonomike e të fuqisë punëtore që punët të na shkojnë mirë . Këto mundësi nuk u shfrytëzuan pse i zgjodhem njerëzit që nuk u treguan serioz për zhvillim të gjthëmbarshem, nuk tregauan së dinë dhe dojnë të punojnë mirë për shtetin e ri të Kosovës, për të cilin u gëzuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë .Këtyre njerëzve të politikës nuk u ka mbetur arsyetimi dhe argumenti me i vogël për gjendjen jo të mirë në të cilën është katandisur Kosova …

Të ndalet dialogu vrastar për Republikën e Kosovës! – Nga Florim Zeqa

Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veç e veç, askush nuk pajtohet me situaten e krijuar, mirëpo kur është në pyetje bashkërendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezitojnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t’u përballur me sfidat e kohës!
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës. Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Binomi Thaçi-Mustafa janë përdorur si kuislingë nga faktori ndërkombëtar (Brukseli në radhë të parë) për konçesione politike me Serbinë në dëmë të vendit dhe interesave të qytetarëve të Kosovës.

Ndalja e dialogut, parandalon shumë të këqija për vendin

Në situatën e krijuar, për ndaljen e dialogut të pabarabart me Serbinë në Bruksel dhe parandalimin e shumë të këqijave të tjera, kërkohet ndrrimi i menjëhershëm i kursit qeverisës dhe ndryshimit substancial në qeverisjen e vendit.
Ekziston vetëm një zgjidhje; protestat dhe revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj insitucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale.
Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, për përmbysjen e këtyre strukturave kriminale dhe korruptive me votë të “lirë”, do të zhgënjehen akoma më keq, ngase deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare, përmes dialogut të Brukselit, ku përveq Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me zgjerimin territorial dhe politik të pakicës serbe në Kosovë.
Deri atëherë, këto struktura kriminale jo vetëm që nuk do të dobësohen, përkundrazi do të forcohen më tepër, për çka edhe përballja me to do të jetë më e vështirë dhe më e mundimshme, ku pasojat do të jenë afatgjata dhe të mundimshme për qytetarët.

Nëse nuk i ndalim sot, nesër mund të bëhet vonë!

Të gjitha partitë aktuale politike, me përjashtim të VV-së janë sprovuar në pushtetin qendrorë. Partitë që qeverisën me vendin nga paslufta deri më sot, qytetarëve nuk u sollen gjë të mirë, përveqse vuajtje e mjerim, mashtrime e zhgënjim deri në thyerje të shpresave për largim nga vendlindja e tyre.
Katandisja e skenës politike kosovare ka rezultuar me degradimin e Parlamentit të Kosovës. Fjalori i ulët, gjuha denigruese dhe fyese mes deputetëve, e ka shndërruar Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga institucionin më të lartë ligjvënës, në një cirk të qënieve pakurrizore, pa dinjitet, pa etikë dhe pa fije turpi!
Ka ardhur koha që pas 10 vjetëve të keq-qeverisjes së vendit nga antivlerat, nga matrapazët politikë e të gjitha ngjyrave e llojeve, të vijnë në shprehje njerëzit me integritet moral, përgatitje profesionale, të guximshëm dhe atdhedashës.
Nga partitë aktuale të skenës politike kosovare, dy prej të cilave e kanë dominuar qeverisjen e vendit (LDK e PDK), nuk e meritojnë të qeverisin tutje shkaku i devalvimit në vlera, gjegjësisht të largimit nga vlerat në të cilat janë ngritur në majat e pushtetit.
Pas çdo dështimi të PDK-së në pushtet qendron prapa LDK-ja, e cila për 10 vjet rresht i zgjati jetën dhe e mbajti në pushtet PDK-në me kredibilitet të humbur politik.
LDK-ja, pavarësisht faktit, se a ishte në pushtet apo opozitë, në mënyrë të tërthortë e ka ndihmuar PDK-në në mbajtjen e pushtetit!
LDK-ja nuk ishte në pushtet ku e votoi në marrëveshjen e Brukselit të 19 Prillit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi për ndarjen e sovranitetit të shtetit në dysh mes serbëve e shqiptarëve,…por ishte në pushtet kur e votoi marrëveshjen e 25 gushtit 2015 të nënshkruar nga lideri i saj Isa Mustafa, marrëveshje e cila u kontestua nga Gjykata Kushtetuese për shklejen e 23 neneve të Kushtetutës.
Pra, sa është fajtor Hashim Thaçi për krijimin e “Zajednicës”, po aq fajtor është Isa Mustafa dhe LDK-ja që nënshkruan dhe mbështetën një ide të tillë!
Largimi i dy partive (PDK-LDK) nga vlerat dhe përcaktimet programore, ka bërë që të humbasin besimin në elektoratin e tyre tradicional. Sikurse PDK-ja, që është shkëputur totalisht nga vlerat e luftës çlirimtare, ashtu edhe LDK-ja është tretur shumë largë nga vlerat rugoviane, nga tradita e respektimit të rregullave demokratike, dialogut të brendshëm partiak, tolerancës, mirëkuptimit dhe transparencës në marrjen e vendimeve.

Jo vajtim, kërkimfalje nga ana e LDK-së

Me një fjalë, kjo klasë e kusarëve të pangopshëm politik, për ruajtjen e pasurive të tyre milionshe, të krijuara përmes aferave korruptive, hajnisë dhe krimit të organizuar, janë shndërruar në shkatërrues fatal të shtetit të Kosovës.
Turpi më i madh që i bëri elektoratit të saj dhe dëmi më i pariparueshëm që i bëri LDK-ja vendit me lidhjen e kurorës qeverisëse me PDK-në e Thaçit në vitin 2014, për të kënaqur egon e sëmurë për pushtet të liderit të saj, duke i zgjatur jetën për të satën herë keqqeverisjes së vendit dhe kapësve të shtetit,…e për më keq se kaq, i prodhojë dy marrëveshjet më fatkqe dhe fatale për vendin, përkatësisht marrëveshjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe të nënshkruar nga ish kryeministri Isa Mustafa dhe marrëveshjen e një dite më pas në Vjenë me 26 gusht 2015 të nënshkruar nga presidenti Thaçi (i zgjedhur nga LDK-ja), si pasojë e së cilës vendi i humbi 8200 hektarë.
Të gjitha subjektet politike përveq LDK-së, e kanë të drejtën morale të kundërshtimit të presidentit Thaçi në udhëheqjen e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Pasi, falë kësaj LDK-je, e kemi këtë pushtet antipopullor në qeverisjen e vendit, e për më keq se kaq LDK-ja është përgjegjësja kryesore pse Hashim Thaçi sot është president i vendit!
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, ishte marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq të kundërta politike.
“Kurora politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, ishte injorimi dhe poshtërimi më i madh që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar kështu masat më të tmerrshme të diktatit brenda këtyre dy partive politike.
Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të “mirë” pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Haradinaj-Veseli me sejmenët e tyre) duke u thirrur në liberalizimin e vizave dhe proceset integruese te vendit!
Andaj, të gjithë ata që ngriten duart lartë dhe votuan marrëveshjen qeverisëse PDK-LDK për ta bërë Thaçin president, nuk e kanë të drejtën ta kundërshtojnë atë sot dhe as të vajtojnë për pushtetin që u ka ikur nga dora, përkundrazi kërkimfalja elektoratit të tyre dhe popullit të Kosovës për dëmin që i bënë vendit me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, do të ishte fillimi i largimit të tyre nga skena politike.
Sa më parë, aq më mirë. Ngase ata deputet dhe dele(gat) që votuan marrëveshjet fatkeqe për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve nuk i duhen asnjë partie politike, e aq më pak Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Ngase servilët dhe puthadorët e pushtetit, matrapazët dhe injorantët politikë, sikurse dje, sot dhe në të ardhmen do të jenë të gatshëm të tradhëtojnë prapë interesat e shtetit dhe besimin e qytetarëve të vendit.
Përfundimisht shtrohet pyetja; ku është shoqëria civile, ku është populli që po e duron dhe mbanë në pushtet kaq gjatë këtë klasë të pandërgjegjshme, të korruptuar dhe tejinkriminuar që e bastarduan shtetin dhe degraduan të gjitha instiucionet shtetërore dhe private në vend!?

Trumpi emëron diplomatin Philip Kosnett ambasador në Kosovë

Phillip Kosnett

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia, si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Z. Kosnett aktualisht është i Ngarkuar me Punë i Përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.

Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Hollandë dhe Japoni.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj.

Z. Kosnett është diplomuar në në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Z. Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Kosova as sivjet nuk siguron bukën

Në Kosovë ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Sipas të dhënave zyrtare në gjithë territorin e Kosovës me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellur mbi 83 mijë hektarë tokë bujqësore, kurse vetëm me kulturën e grurit janë mbjellë dhe do të korren mbi 74 mijë hektarë, që nënkupton se rendimenti mesatar pritet të jetë rreth 4000 kilogramë për hektar.

Jusuf Cikaqi, kryetar i Komisionit për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, thotë se bazuar në sipërfaqen e mbjellur me grurë dhe rendimentet mesatare, shpresohet se sivjet Kosova do t’i plotësojë mbi 72 për qind të nevojave të popullatës për ushqim. Nevojat me këtë përqindje, sipas tij, mbulohen nëse gruri nuk eksportohet jashtë territorit të Kosovës.

“Nëse kalkulohet me këtë rendiment, pra 4000 kilogramë për hektar dhe nevojat që janë për kokë banori me 205 kilogramë, në total i bie se duhet të harxhohen 410 mijë tonë grurë brenda një viti në territorin e Kosovës. Duke marrë për bazë sipërfaqen e mbjell mbi 74 mijë hektarë dhe rendimentin mesatar 4000 kilogram për hektarë, i bie që në total në Republikën e Kosovës këtë vit prodhohen 296 mijë tonë me grurë, e që në përqindje i bie 72 për qind”, tha Cikaqi për Radion Evropa e Lirë.

Por të dhëna krejt ndryshe paraqesin profesorët e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Sipas një sondazhi që ka përgatitur ky Fakultet, thuhet se Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind.

Ymer Rusinovci profesori në Fakultetin e Bujqësisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se reshjet e fundit atmosferike kanë ndikuar në rendimentet e kulturave bujqësore.

“Mendoj se gjysma e kërkesave tona ushqyese mund të plotësohen nga prodhimi vendor, ndërsa 50 përqindëshi tjetër, sërish do jetë i varur eksluzivisht nga importi. Por, që 72 për qind jam i sigurt se nuk do t’i kemi nga prodhimi vendor”, shprehet Rusinovci.

Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët, të cilët kanë aplikuar dhe plotësuar kriteret e kërkuara.

Jusuf Cikaqi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se shuma e përgjithshme e subvencioneve për këtë vit është 25 milionë euro, kurse vetëm për kulturën e grurit 9.5 milionë euro.

“Shuma e mjeteve për një hektar edhe këtë vit do të jetë 150 euro për të gjithë ata fermerë që kanë mbjell grurë, që kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret për të qenë përfitues i subvencioneve. Kurse sipërfaqja minimale e mbjellur me grurë duhet të jetë 2 hektarë në pronësi të fermerit”, thotë Cikaqi.

Pavarësisht kësaj, sipas shoqatës së bujqve, prodhuesit bujqësorë nuk kanë leverdi të kultivojnë kultura të grurit, për shkak të çmimit të ulët të grurit dhe sasisë së madhe të importit nga vendet e rajonit.

  • Nadie Ahmeti

‘Sheikët’ e drejtësisë – Ja pagat mujore të gjykatësve dhe prokurorëve në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës. Paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri tani. Dymijë e shtatë euro me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj është paga e gjyqtarit të Gjykatës Themelore, e cila edhe është paga më e vogël aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend.

Në dokumentet e siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tashme do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës. Tashmë paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri tani. Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, do të gëzojë pagë të njëjtë si të kryeministrit, shkruan më tutje “Zëri”.

Me vendimin e ri për pagat e zyrtarëve shtetërorë Peci nga buxheti i shtetit do të paguhet 3.098 mijë euro, nga 1 mijë e 515 euro sa figuronte paga e tij. Po ashtu kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, do të gëzojë pagë mujore bruto 3.098, nga 1 mijë e 515 euro sa merrte më parë.
Ndërkohë paga vjetore e Idrizit do të jetë hiç më pak se 37 mijë e 170 euro. Pa përfitime nuk do të shpëtojë as kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Sahit Sylejmani, që do të përfitojë 92,5 për qind të pagës së kryetarit të Supremes.

Thaçi dhe Mitchell diskutojnë për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin, siç tha, u pajtua për intensifikimin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese.

“Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’iu hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi përmes një postimi në Facebook.

“Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Përkundër mungesës së përkrahjes politike nga opozita, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i gatshëm që të raportojë dhe ballafaqohet me debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Gjatë javës së ardhshme, ai ka paralajmëruar një takim me spektrin politik në përpjekje të formimit të një ekipi të ri negociator, gjithëpërfshirës. Thaçi po i fton të gjithë përreth tij, ndërkaq nuk ka dhënë asnjë sinjal se është i gatshëm që të lëshojë rolin e tij prijës në dialog.

Aktualisht, ai është në kërkim të sigurimit të mbështetjes nga një numër më i madh i partive politike, kryesisht atyre opozitare, për të udhëhequr fazën finale të dialogut me Serbinë që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe i cili është thënë se do të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht obligative për të dyja palët.

Zyra e presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se presidenti, Hashim Thaçi do të jetë i gatshëm të raportojë në Kuvend sa herë që kërkohet nga ai lidhur me takimet e tij në Bruksel me homologun nga Serbia, Aleksandar Vuçiq. Këshilltari i presidenti, Bekim Çollaku tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti është shumë i përgatitur dhe i gatshëm që këtë proces ta udhëheqë në mënyrë të përgjegjshme, institucionale dhe transparentet.

Ai theksoi se për këtë qlllim, në mënyrë publike u ka bërë ftesë të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të jenë të përfshirë në këtë proces.

“Sa i takon llogaridhënies, mendoj se ky është një element jetik në gjithë këtë proces dhe duke pasur këtë ne konsideratë presidenti i Republikës së Kosovës është i gatshme që të raportojë apo të informojë Kuvendin e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, aq herë ose kurdo që Kuvendi i Kosovës e kërkon një gjë të tillë”, tha Çollaku.

Transparencën rreth dialogut të Brukselit dhe raportimet në Kuvend i ka kërkuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Por, përderisa Thaçi shprehet i gatshëm të raportojë në Kuvend, opozita ka një hall tjetër me presidentin e Kosovës. Partitë opozitare po kërkojnë nga ai që të tërhiqet nga ky proces, duke ia mohuar atij rolin prijës në këto bisedime.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri kishte deklaruar se presidenti po i shfrytëzon mekanizmat kushtetues të cilët i japin atij legjitimitet në këtë proces, por ka nënvizuar ai, dialogu pa opozitën do të dështonte.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu, deputet i subjektit opozitar, Partia Social Demokrate thotë se Presidenti i Republikës duhet të ketë parasysh se rolin kryesor në dialog duhet ta ketë Kuvendi i Kosovës.

“Rrjedhimisht duhet të kërkohet raportim. Në të njëjtën kohë, ashtu siç ka raportuar PSD-ja, Kuvendi duhet të jetë bartës i dialogut e edhe platforma edhe ekipi dhe pas çdo takimi duhet të raportohet në Kuvend. Edhe në tryezën e PSD-së, ne e kemi propozuar këtë plan. Kjo është ajo çka ne mendojmë se siguron që të mbrohen interesat nacionale të Republikës, e jo interesat persona të presidentit”, tha Sejdiu.

Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se Kuvendi duhet ta ketë rolin e vet në dialog, por më shumë në procesin e miratimit apo ratifikimit të marrëveshjes apo marrëveshjeve që mund të arrihen.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj tha për Radion Evropa e Lirë se sipas Kushtetutës, presidenti i vendit është i obliguar t’i raportojë Kuvendit një herë në vit, por meqenëse fjala është për një proces të rëndësishëm për vendin, sipas tij, ‘presidenti duhet të jetë i obliguar, nëse do të jetë në krye të delegacionit për bisedime me Serbinë që të raportojë në Kuvendin e Republikës, pas çdo takimi’.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në negociata që zhvillohen në Bruksel, për ne është i pavlerë nëse më parë nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Nitaj.

Pas takimit të fundit në Bruksel, ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiq që u zhvillua më 24 qershor në Bruksel nën lehtësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, si konkluzion i përbashkët ishte që dialogu të intensifikohet, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt deri te një marrëveshje përfundimtare që do të çonte në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pika më e nxehtë e këtyre bisedimeve mbetet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi insiston që ky Asociacion apo kjo Bashkësi siç e quajnë në Beograd, të ketë kompetenca ekzekutive, përderisa Prishtina është pajtuar që Asociacioni të jetë një ndërlidhje e komunave të banuara nga përfaqësuesit e komunitetit serb, pa ndonjë kompetencë ekzekutive.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

Një popull i cili nuk ka fuqi dhe deshirë të ringritet, nuk ka as të ardhme … Nga Skënder MULLIQI

Gjitha këto vite jo të mira që i kemi lënë mbrapa, janë pasojë e mentalitetit fatalist të kësaj klase politike dhe indolences tonë të pa parë .Dhe, për qudi qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste miope politike , lakmitare për të mira materjale dhe lakmitare për pushtet apsolut. Pushtetet qe i patem deri me sot i shikuan vetëm interesat e veta , plotësimin e deshirave për familjarët e tyre , duke i apastrahuar interesat e njerëzve tjerë .Nuk i shikuan interesat e pergjithshme dhe të mirën e përgjitshme të shtetit dhe qytetareve të lodhur ekonomikisht qdo ditë e më shumë .Gjithnjë e më shumë janë duke na izoluar nga bota demokratike, gjithnjë e më shumë janë duke e ngulfatur jetën , nuk po ju japin mundësi intelektualeve të dëshmohen , janë ketegori vetjake , janë kategori shoqërore e cila kan humbur nga etika, nuk po duken më as si qenje njerëzore!

Kemi mbetur shoqëri e mbrapambetur, shoqëri ku po dominojnë pakica dhe faktikisht kjo nuk mund të quhet as shoqëri .Shoqëri është kur në menyrë etimologjike ekzistojnë lidhjet e ndersjella të shumicës , relacionet e partneritetit , kur janë shqetësimet e përbashkëta dhe interesat për ti arritur objektivat e përbashkëta .Duhet të ekzistojë vetëdija për realizimin e interesave për të mirën e përgjithshme .Pushtetarët janë ata të cilët nuk po lejojnë realizmin e interesave te shumicës , duke e rrezikuar seriozisht edhe ekzitencën e tyre .Janë duke u lekundur themelet e kësaj shoqerie edhe ashtu shumë të dobët.Po i lekundin miopet dhe zhvatësit politik e biznisor , të cilët kan përvetësuar qdo të mirë materjale .Dhe , pasi kjo shoqëri ka shumë të meta , edhe nuk mund të quhet shoqëri demokratike, as shoqëri e prosperuar dhe as shoqëri e civilizuar.Ka humb qdo vlerë shoqërore , dhe jemi duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë në staza të gjata historike.

Është tragjike të shikohen vetëm interesat e ngushta të grupeve të caktura të partive politike të cilat po e udhëheqin Kosovën keq që shumë vite.Është tragjike së çfarë niveli të ulët të politikëbërjës kemi. Nuk mund të kuptohet gjithë ky egoizem politik, gjithë kjo mos kritikë dhe vetëkritikë , gjithë kjo pa vetëdije dhe gjithë ky qyqarllëk qytetarë.Apo të përdori sintagmen edhe më të rënd të dorëzimit dhe qyqarllëkut shumë primitiv dhe ikanak .Këto paradoksalizma sigurisht së I kan rrënjët edhe nga historia e mbrapsht që po na përseritet.A ka më tragjike kur dorëzohemi para atyre që mendojmë së janë më të fuqishem se ne? Sigurisht së janë të fuqishem , por të fuqishem i bëmë ne me budallakinat tona, më votën tonë të cilën ende nuk e kemi kuptuar së është e shejtë. Sa më shumë që bëhëmi servil të pushtetit aq më shumë na prêt nënshtrimi .Jemi duke u treguar popull i dobët, popull që nuk dinë më i mbrojtë interesat legjitime.Patëm shumë sundimtarë të huaj mbi kokë shekuj më radhë dhe mbijetuam si popull, që ishte shumë veshtirë të mbijetohet.

U krijuan rrethanat historike shumë të favorshme pas një kohe të gjatë, dhe ështe e pa kuptueshme së si nuk jemi duke e shfrytëzuar këtë mundësi as minimalisht! Jemi duke degraduar , jemi duke degjeneruar , jemi duke u treguar edhe njerëz primitiv.Këtë primitivizem jemi duke e treguar ne secilin vend dhe ne qdo kohë.E kemi humbur sensin për reagim qytetare aty ku duhet. Faktet dhe problemet natyrisht jo të gjitha që i kam paraqitur në këtë shkrim për intelektualet do të duhej të ishin të dobishme .Nese gjeneratat e reja në menyrë radikale nuk angazhohen për ndryshim pozitiv të gjendjes politike dhe ekonomike shumë të rrezikshme , do të vihet në pikëpyetje edhe shtetësia e Kovovës.

Kosova nuk është qiflig i askujt , këtë duhet ta dinë mirë të gjithë ata të cilët me vetëdije ose pa vetëdije po e rrezikojnë tëresinë territoriale të Kosovës. Që Serbia serish të zgjerohet në kurriz të shqiptareve, atëherë për qka luftuam shtrohet pyetja logjike?!

Një popull i cili nuk ka fuqi dhe deshirë të ringritet ,nuk ka as të ardhme …

Jo falje territoresh, rikthim të tyre nga Serbia! – Nga Florim Zeqa

Nuk është histori e gjatë, nuk janë të largëta vitet 1877/78 kur Serbia gllabëroi dhunshëm tokat shqiptare. Ishte ushtria e Millosh Obrenoviqit ajo e cila dëboi dhunshëm nga vatrat e veta mbi 700 fshatra e 7 qytete shqiptare, afërsisht sa 2/3 e territorit të sotëm të Kosovës, me ç’rast mbi 500 mijë shqitarë janë vrarë dhe shpërngulur për Turqi e vende të tjera më të largëta.
“Nish-i” i sotëm ishte pika kufitare numër 1 që ndante tokat shqiptare me ato sllave. Jo vetëm Njëshi, por edhe qytete dhe fshatra tjera, sot e asaj dite mbajnë emrat e dikurshëm të para 140 viteve, si: Kastrati, Drenova, Rashica, Tullari, Rafuna, Dukati, Leci, etj.
Janë këto 7 vendbanime nga 700 fshatra të pastra shqiptare të para 140 viteve më parë, që sot nuk banohen me shqiptarë, të pushtuara nga kolonët serb.
E fillova këtë shkrim në mënyrë të pazakontë, me qëllim që gjeneratat e reja të kuptojnë, se nuk është hera e parë, e mbase as e fundit që ne po humbim territore etnike në raport me fqinjët tanë.

Qendrimet kontraverse të diplomatëve evropian

Për dallim nga qendrimet e diplomatëve të SHBA-ve rrethë pavarësisë dhe integritetiit territorial të vendit tonë, qendrimet e diplomatëve evropian janë të dyfishta; në Bruksel e përmendin nganjëherë pavarësinë e Kosovës, e ndryshe kur shkojnë në Beograd,…flasin për fqinjësi të mirë, për normalizim të raporteve me Prishtinën, për dialog e gjëra të ngjashme si këto, por jo për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.
Mirëpo, për dallim nga Brukseli, diplomacia amerikane është më e qartë e më prerë në qendrimet e saj,…të njëjtat gjëra që i thonë në Uashington i thonë edhe në Beograd e Prishtinë.
Ja vlenë për t’iu përkujtuar lexuesve të këtyre rreshtave, se në prag të fillimit të dialogut politik të Brukselit, ish sekretarja e shtetit amerikan, znj. Hillary Clinton në Beogard, ua kishte thënë ndër sy liderëve serb; “për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur dhe se kufijtë në Evropë nuk mund të ndryshohen”.
E sinqertë e dashamirëse për popullin e Kosovës ishte deklarata e saj në Prishtinë, lidhur me fillimin e dialogut,…duke e quajtur “rrezik politik gatishmerinë e Thaçit për hyrje në dialog më Serbinë”.
Këto dy deklarata sa të fuqishme, po aq të sinqerta, ishin një mesazh i qartë për lidershipin sosovar, që të mos bëjnë gabime të tjera në dëm të shtetit e popullit të tyre.

Brukseli vazhdimësi e Londrës e Vërsajes

Brukseli i sotëm është vazhdimësi e Londrës e Vërsajës së 1913-s, që ndanë e coptuan pamëshirshëm trojet tona etnike, për të kënaqur orekset e pushtuesve barbarë serbo-malazezo-maqedonas, që sot e asaj dite vazhdojnë t’i mbajnë të pushtuara tokat tona.
Kësaj radhe Brukseli përmes tryezës së bisedimeve, don t’i dhurojë edhe një copë tokë shiptare (veriun) shtetit serb,…të nxjerrur si “kompromis” i dialogut të filluar 6 vite më parë në Bruksel mes Daçiqit e Thaçit, në emër të “evropianizimit” të Serbisë,…dhe zemërgjërësisë së pafundme të shqiptarëve!
Për fatin e keq të shqiptarëve, në zbatimin e planit famëkeq ndërkombëtar për ndarje të Kosovës, po kontribuojnë liderët aktual të shtetit të Kosoves, ish “çlirimtarët” e djeshëm, të cilëve u janë ngatërruar rrugët e integrimeve kombëtare me ato ndërkombëtare!
Naiviteti i diplomacisë kosovare shkoi aq largë saqë nuk arritën ta kuptojnë asnjëherë prapavijën politike të dialogut të Brukselit!. Fillimisht dialogu “teknik” me Serbinë, Kosovës i kushtoj me heqjen e emrit Republikë,…e kush e di si do të quhet Kosova pas përfundimit të dialogut politik më Serbinë!?
Dialogu politik në mes dy partnerëve të pabarabartë (Thaçit e Daçiqit, përkatësisht Thaçi-Vuçiq) është një loje e ndytë politike e ndërkombëtarëve, e cila do të ketë konseguenca afatëgjate për të ardhmen e shtetit të ri e të pa konsoliduar të Kosovës.
Para fillimit të këtij dialogu, Kosova faktorit ndërkombëtar duhej shtruar këto kushte; kërkimin e njohjes nga Serbia, shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në veriun e vendit, si dhe transformimin e FSK-së në Forcë te Armatosur të Republikës së Kosovës (FARK) për garantimin e integritetit teritorial të vendit.
Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, Serbisë nuk ju parashtrua asnjë kusht në tavolinën e bisedimeve nga pala kosovare.

Asociacioni gllabëron Trepçën, Ujëmanin, Brezovicën…

Dialog pas dialogu, “negociatorët” kosovar e gjymtuan shtetësinë e vendit tonë, e tkurrën dhe cunguan sovranitetin dhe integritetin e shtetit deri në pikën maksimale me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe apo “Republika Srpska” në Kosovë!
E ashtuquajtura Marrëveshje për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi e 19 Prillit 2013-të, në fakt është marrëveshje për normalizimin e Serbisë brenda Kosovës, e cila e bënë Republikën e Kosovës shtet jonormal (pa ushtri) dhe jofunksional dhe pa përspektivë zhvillimore.
“Të kujt janë delet, të tij janë bjeshkët” thotë një fjalë e urtë popullore. Pas legalizimit të Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, në të ardhmen e afërt do të humbet kontrolli i plotë i shtetit në veri. Gjiganti minerar-Trepça, Liqeni i Ujëmanit (Gazivoda),…e shumë arterie tjera të shtetit do të mbetën nën konfigurimin serb të Kosovës!
Kush e ka menduar që shqiptarët e Kosovës, pas një shekulli rezistence e sakrifice sublime dhe luftës çlirimtare,…do t’i humbin kaq shpejtë e lehtë ndjenjat për mbrojtjën e sovranitetit të shtetit të tyre!
Askush nuk e ka menduar që ish udhëheqësit politik të luftës, “çlirimtarët” e djeshëm, 19 vite nga përfundimi i luftës, dhe 10 vite jetë të shtetit të Kosovës, do të bëjnë pazare politike me Serbinë për çështje të brendshme (teritoriale) të shtetit të tyre!
Po ashtu është e pashpjegueshme indiferenca e mbi 75 mijë veteranëve të luftës ndaj këtij procesi dialogues (denigrues) për ndarjen etnike të vendit për të cilin luftuan dhe dhanë gjymtyrët e trupit të tyre!
Në këtë moment pashmangshëm shtrohet pyetja hipotetike; çfarë do të bënin sot dëshmorët e të rënët gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia, a do të heshtnin apo kundërshtonin rikolonizimin serb te shtetit të tyre, dhe çfarë përgjigje do t’i jepnin lidershipit aktual kosovar në këto bisedime!?

Ne duaje Evropën, Evropa po e shpërblen Serbinë

Dashuria e jonë ndaj Evropës i ngjetë asaj thënjës; “na duaje Miftarin, Miftari duje Hajdarin” Ne, sa më shumë që po e duam Evropën, ajo aq më tepër i shpërblen serbët dhe Serbinë!
Ky Bashkim Evropian, shqiptarët viktima të luftës po i detyron t’i falin krimet serbe pa asnjë kërkimfalje nga këta të fundit!
Ky është realiteti i dhimbshëm i një populli fatkeq, i ndarë (nga Evropa një shekull më parë) në pesë shtete,…i përqarë pamëshirshëm këtyre viteve të pasluftës nga partitë politike dhe rrymat e ndryshme ekstremiste fetare, të cilat kanë bërë që shtetin e Kosovës ta largojnë jo vetëm nga shtrati kombëtar por edhe nga ai civilizues, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmën e shtetit dhe qytetarëve të saj.
Për dallim nga ratifikimi i kufirit me Malin e Zi në Kuvend, me të cilin Kosova i dhuroi Malit të Zi 8200 hektarë tokë të larë me gjak ndër shekuj, marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel me 19 Prill 2013 nga Hashim Thaçi, përkatësisht me 25 Gusht 2015 nga Isa Mustafa, Kosova do t’i humb afërsiht 1/3 e territorit dhe resurset kryesore natyrore të saj.
E gjithë kjo do të arrihet duke mashtruar popullin me formimin e ushtrisë, lëvizjen e lirë, integrimin në BE dhe në NATO, anëtarësimin në OKB, etj!
Kjo është tradhtia më e madhe e shekullit, të cilën mund ta ndalojë vetëm popullata e saj, në të kundërtën edhe këto pjesë të Kosovës do t’i kujton me nostalgji kjo gjeneratë, derisa do të harrohen plotëisht nga gjeneratat e ardhshme siq i harruam ne tokat e pushtuara një shekull më parë!
Vetëm vënja e njerëzve me dinjitet në ballë të shtetit, zgjedhja e njerëzve të guximshëm që janë të zotët t’i kërkojnë BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare integrimin etnik në vend të integrimit me Serbinë, t’i kërkojë BE-së që kësaj të fundit (Serbisë) t’i vëjë kushte para kandidimit siq janë; ta njohë shtetin Kosovës në kufijtë ndërkombëtar të saj, t’i paguaj dëmet e luftës, kthimin e eshtrave e të pagjeturve, kthimin e librave kadastral, kthimin e pensioneve dhe shumë pasurive të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Që kjo të ndodhë shpejtë, duhet të ndalet sa më parë trendi i keqpërdorimit të politikanëve servil nga ndërkombëtarët, përmes të cilëve jo vetëm që janë duke u rehabilitizuar krimet serbe, janë duke e kthyer Serbinë në Kosovë, bashkë me këtë edhe rrezikun e një lufte të re dhe shkatërrimtare për rajonin e Ballkanit.
Deklarata e fundit e presidentit Thaçi; “Nëse nuk e zgjidhim tani konfliktin me Serbinë, Kosova mund të bëhet si Palestina”, përveqse skanadal i rënd politik, është shpërfaqje e kërcënimeve me luftë që ju kanë bërë presidentit të zënë peng nga Brukseli.
Të ngrihemi gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës, me të gjitha kapacitetet intelektuale e politike, ngase nesër mund të bëhet tepër vonë. Largimi i mënjëhershëm i Thaçit nga procesi dialogues, do të thotë shpëtim për vendin nga invazioni i Serbisë.

Serbët shënojnë Vidovdanin, Vulinit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Gazimestan, Kosovë – foto arkivi

Serbët e Kosovës shënojnë sot Vidovdanin, apo Ditën e Shën Vidit. Në Manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e shenjtë, ndërsa në orën 13:00 do të nisë manifestimi në Gazimestan, i cili do të përcillet me një ritual tjetër fetar ortodoks serb.

Policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan operativ dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Qeveria e Kosovës tha se nuk i ka dhënë leje të hyjë në Kosovë ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili paralajmëroi pjesëmarrjen në manifestimin në Gazimestan.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se ky është një “veprim skandaloz” i Qeverisë së Kosovës.

“Është e qartë që një vendim i tillë është sjellë në koordinim midis Prishtinës dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, me qëllim që ta poshtërojnë Serbinë”, tha përmes një komunikate Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha përmes një postimi në Facebook se Policia e Kosovës do të zbatojë ligjin në rast të futjes ilegale të kujtdo në territorin e Kosovës.

Shënimi i Ditës së Shën Vidit lidhet me përvjetorin e 629-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së forcave ballkanike nga forcat e Perandorisë Osmane, si dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Serbia lobon që ndarja e Kosovës të futet në axhendën e dialogut mes dy vendeve

PRISHTINË – Serbia është duke vazhduar lobimin që ndarja e Kosovës të futet në agjendën e fazës finale të dialogut ndërmjet këtyre dy shteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Madje ka disa deputetë në shtetet mike të Kosovës të cilët tashmë po e përkrahin këtë ide.
Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të deputetëve të caktuar, shtetet mike të Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e ndarjes, duke thënë se ajo do të krijonte potencial për efekte destabilizuese në rajon dhe përtej tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një përgjigjeje për gazetën “Zëri” e ka përshëndetur fillimin e fazës finale të dialogut, duke thënë se është thelbësore që Kosova të bashkohet për t’u përgatitur për këtë hap të rëndësishëm për të garantuar prosperitetin e saj në të ardhmen, si dhe stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

Më tej kjo Ambasadë vlerëson se të dyja palët duhet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje, që ua hap rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Palët duhet të kërkojnë një zgjidhje, të cilën mund ta pranojnë të dyja anët dhe që hap shtegun drejt BE-së për të dyja shtetet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së.

Thaçi pas takimit me Vuçiçin: Nëse nuk arrijmë marrëveshje do të humbim shumë

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, zhvilluan takimin e parë të fazës përfundimtare të procesit të dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Një një deklaratë për media pas takimit, presidenti Thaçi u shpreh se ishte një takim i vështirë, por me tone pozitive për të shikuar drejt të ardhmes për interesin e të dy vendeve.

“Jemi dakorduar që procesi të merr një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu kemi arritur në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon, pra në arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët. E kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar se si të arrihet një kornizë e përgjithshme e kësaj marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, duke shtuar se njerëzit duhet të shikojnë kah e ardhmja evropiane dhe jo nga e kaluara konfliktuoze.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja përfundimtare, presidenti kosovar tha se duhet të punojmë me respekt të ndërsjellë, në paqe dhe stabilitet, të mos e provokojmë njëri tjetrin dhe të shikojmë drejt interesit të përbashkët.

“Por shpresoj edhe sot që është momentumi dhe lidershipi i duhur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përndryshe nëse e humbim këtë momentum do të paguajmë çmimin të dy vendet dhe një çmim shumë të lartë”, ka thënë Thaçi duke shtuar se zgjidhja e një konflikti më tepër se një shekullor nuk është i lehtë por edhe e kaluara jonë na e imponon fqinjësinë e mirë të dy vendeve dhe popujve tanë.

Ai u shpreh se kanë diskutuar për rrugën se si do të shkojmë drejt një kornize të përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e plotë për pajtim të Kosovës dhe Serbisë . Duke shtuar se nuk është naiv që të mendojë se do të kemi zgjidhje magjike dhe të menjëhershme të problematikave të së kaluarës, Thaçi ka thënë se shpreson shumë se Kosova do të jetë e përgjegjshme.

“Gjithashtu nuk duhet të mbetemi peng i miteve të së kaluarës, por të jetojmë në realitetin aktual dhe vizionit për të ardhmen e dy vendeve. Sot edhe në Kosovë dhe Serbi nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara, por thjesht patriotizëm është arritja e marrëveshjes së paqes dhe pajtimit”, është shprehur presidenti Thaçi.

Sipas Thaçit ky dialog dhe negociatat Kosovë-Serbi kanë tejkaluar kornizat e ngushta etnike serbo-shqiptare dhe shtoi se dialogu tani më është i një standardi dhe një interesi evropian.

“E di se me marrëveshje mund të fitojnë shumë të dyja palët, por edhe nëse nuk arrijmë marrëveshje ne do të humbim shumë, sepse do të mbetemi vende të izoluara, pasi BE-ja as Kosovën dhe Serbinë nuk do ta pranojë me problemet që kanë, por vetëm me tejkalimin e këtyre problemeve”, ka thenë ai. aa

Pas lojës Zvicër-Serbi, Haradinaj hesht, Vuçiç shpërthen – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Zvicra mbrame ishte ne epiqendren e sportit boteror kur triumfoi kunder Serbis duke e shkateruar ate fatalishte.Por derisa e gjitha bota sportdashese pernes gazetave me prestigjioze ishin que ne kembe duke e pershendet kete fitore te cilen e mundesuan dy shqiptaret Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me lojen e tyre brilante.

Derisa Kryeministri i jone i”famshem” i cili keto dite ishte preokupuar se si te merrte rrogen qe ia kishte rrite vehtes,nuk bari za,sikur te mos kishte ndegjuar fare per kete ndeshje,apo ndoshta ka deshiru qe te fitoj Serbia,nje zot e din.

Kurse nga ana tjeter shoku dhe diagolisti i neserm dhe Kryetari faqezi i Serbise Aleksander Vuciq shpertheu,reagoi shum ashper dhe postersishte.Aleksander Vuciq duke e pase”mizen pas veshit”para ndeshjes i kishte thane ekipit se firorja e Serbise duhet te jete e domosdoshme duke aluduar se kete e done edhe politika e Serbise.Por nuk i doli,me qrast edhe shpertheu shume turpshem pas fitores.duke u gjete i fyer nga Granit Xhaka dhe Xhordan Shaqiri duke e bere pa ndale shqiponjen me duarte e tyre se bashku me publikun,por edhe duke i pare dy flamuj ate te Zvicrres dhe Kosoves ne te dy kambet e lojtareve.Kjo edhe me shume e iritoi Vuqiqin,duke thane se serbet jane nuk e ofendojne askend dhe se sillen “mire”me cdo kend.

Se si sellen mire Serbet dhe elita e saj gjakatare mese miri e kane tregue gjate luftrave ne ish-jugosllavi dhe ne Kosove,duke vra femij,pleq,duke perdhunu maotrat dhe nanat tona,duke ua pre kokat shqiptareve per te ba llampa me to.Ja pra kjo eshte qe i konsiderojne serbet si njerez”te mire,te uret”.te cilet si bishat kerkojn gjak njeriu.

Babai i luftës Bacë Hilmi Haradinaj – Nga AZGAN HAKLAJ

Mijra vetë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë, Diasporës erdhën me një frymë te kullat legjendare të Haradinajve për t`i dhanë lamtumirën e fundit të zotit të kësaj shtëpie që e ktheu atë në kala qëndrese, Hilmi Haradinaj.
Burrat e mëdhenj i kanë dy jetë.
Njërën toksore e tjetrën në panteonin e lavdisë së Kombit, atje ku prehen përjetësisht dhe e gdhendin emrin e vet me gërma të arta në historinë kombtare.
Një fat të tillë pati kreshniku i Dukagjinit, Kosovës dhe shqiptarisë Bacë Hilmiu.
Ndërroj jetë në vitin Jubilar të Heroit Kombtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në virgjilje të Fiter Bajramit.
3000 vjet më parë profeti Abraham bëri besëlidhje me Zotin.
Ai ia çoi Krijuesit të gjithësisë për flijim të birin e tij të vetëm Ismailin.
Në mijëvjeçarin e tretë të historisë sonë Hilmi Haradinaj bëri besëlidhje me Atdheun dhe flamurin me bekimin e Zotit.
Kur e thirri Atdheu ai zbriti si matador në fushëbetejë me bajlozët e zi të Serbisë së bashku me djemt e tij trima.
“Ju ishit themeluesi i UÇK-së, bërthama e saj” iu drejtua Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi në ceremoninë mortore para mijra vetëve Bacës Hilmi mbështjellë me flamurin kombtar për të cilin kanë luftuar brez pas brezi Haradinajt.
Bacë Hilmiu i lëshoi kushtrimin Gllogjanit, e Dukagjinit për t`u ngritur në këmbë pë lirinë, Flamurin Kombtar, nderin dhe dinjitetin e një populli të kërcënuar me vetë ekzistencën e tij nga spastrimi etnik, vrasjet, dhuna dhe genocidi i kasapit të Ballkanit, Millosheviçit.
Liria e Atdheut ishte feja në cilën ai besonte me fanatizëm.
Flamuri Kombtar tempulli para të cilit përkulej me një nderim profetik.
Patriotizmi ishte ideologjia e vetme e rrënjosur brez pas brezi nga burrat e shquar që nxorri kjo derë fisnike.
Baca Hilmi së bashku me veprimtarin e madh të çështjes Kombtare Zmajl Haradinaj janë mentorët e përcjelljes tek Luanët e Haradinajve të patriotizmit, nacionalizmit, evokimit të historisë së lavdishme, luftërave të përgjakshme për liri e pavarsi, si dhe pregatitjes psikologjike e ndërgjegjësimin e vazhdimit të misionit të mbetur përgjysmë.
6 shekuj me parë stergjyshërit e tij i përcollën Prijësit e tyre Pjetër Shpanin me tre djemtë dhe Lek Dukagjinin për në Kuvendin e madh të Lezhës ku fisnikët shqiptarë u besëlidhën me arkitektin e nëntorit të parë dhe themeluesin e Shtetit të Përqëndruar Arbëror Gjergj Kastriotin.
Ata luftuan përkrah Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastrioti në Epopenë e ndritur të Arbërit, i cili vrau kuçedrën aziatike dhe triumfoi ashtu si Shën Gjergji emrin e të cilit mban.
Ashtu si Moisiu me shkopin magjik ndau detin e udhëhoqi hebrejtë drejt tokës së premtuar edhe Gjergji ynë me shpatën e tij çliroi popullin e vet nga vargonjtë e kuçedrës aziatike dhe u bë urë lidhëse me Përëndimin.
Ishte ky kushtrim i të parëve, vetë thirrja e Atdheut që i ngriti si Ante në këmbë Hilmiun- Ramushin, Shkëlzenin-Luanin- Enverin-Dautin- Nasimin , deri tek Frashëri e Hima, dëshmori 14 vjeçarë.
Në këmbë u ngritën djemt e Atdheut nga mbarë hapsira shqiptare me devizën:
” Një Komb një qëndrim”
Me betimin:
” Për Kosovën jap dy jetë
Vdekjen time e vras vetë”
Në kembë u ngritën djemt e rritur në kullat legjendare të Kosovës, të Jasharajve, Shabani- Hamza, Komandanti legjendar Adem Jashari , Femih Lladrovci, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Bedri Shala, Bekim Berisha, Agim Ramadani, Mujdin Aliu, Muj Krasniqi, Adrian Krasniqi,vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Njazi Azemi, e mijra djem e vajza që kishin vendosur për të dhënë jetën për misionin e madh, çlirimin e Kosovës.
Këto beteja ngjasonin me luftën e Davidit me Goliatin, si Leonidha kundër persëve të Kserksit, beteja të pabarabarta, epike e heroike deri në fitore.
Trimëria dhe fisnikëria ishin binomi që udhëhoqi Bacën Hilmi këtë burrë fisnik e patriot të pashoq.
Pushka e trimit e ndera e bujarit nuk ndalen thuhet në anët tona.
Bujaria, bukëdhënia e mikpritja janë vyrtyte biblike dhe dekoratat më të larta që burrat e mëdhenj i marrin në jetën tokësore.
Në Iliadën e famshme të Homerit trevat tona të lashta Iliro- epiriote janë skalitur me gërma të arta këto cilësi të rralla të racës njerëzore.
Sofra e Haradinajve ashtu si e Jasharajve, Boletinëve, Zogollëve nuk janë ngritur kurrë.
Qindra e mijra shqiptar luftëtar të lirisë kanë patur nderin të jenë miq në Kullën zëmadhe të Haradinajve.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut thuhet në Kanunin e Lek Dukagjinit”, të cilin Baca Hilmi e njihte dhe praktikonte mrekullisht.
Nderimi për të vdekurin është njëri ndër kodet më të lashta e fisnike të racës tonë.
Në rastin e Hilmi Haradinajt e të burrave të përmasave të tij nderimi e dhembja shndërrohen vetëvetiu në një moment reflektimi, në një besëlidhje të heshtur për të ecur në gjurmët e tyre, si një peng nderimi për veprën e tyre të shquar.
“Burrit të madh kurrë nuk i humb zani” thotë një varg i kengës kushtuar Rilindasit Europian, shpirtndriturit Pjetër Bogdani.
Miku ynë i madh e fisnik Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë, ose më saktë ka kaluar në përjetësi.
Ai nuk do të harrohet kurrë sepse e paharruar dhe e pavdekshme është Epopeja e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ai dhe djemt e tij luajtën një rol të dorës së parë.
Kjo familje dëshmorësh e gjeneralësh ka humbur prijësin fisnik, zemër madh e të urtë të saj që sfidoi vdekjen disa herë.
Kjo familje ka humbur burrin që siç thotë kënga e Boletinit:
” Ka dhanë prova ku jep burri”.
Baca Hilmi ishte luftëtar i pamposhtur, qëndrestar i paepur.
Ai përballoi me stoicizëm rënien heroike të Luanit, Shkëlzenit, Enverit, plagosjet e Ramushit e Dautit.
Rënien e Himes 14 vjeçarë.
Humbjen e Shqipdonit të vogël, humbjen e veprimtarit të madh Zmajl Haradinajt.
Burgosjet e padrejta e të gjata të Ramushit e Dautit të cilët triumfuan me të drejtën Hyjnore duke çertifikuar kauzën e drejtë të UÇK-së së lavdishme për çlirimin e Kosovës.
Pa u shëruar akoma nga plagët e vjetra djemt e Bacës Hilmi detyroheshin ti shtrëngonin ato e të dilnin në fushëbetejë përballë bajlozëve të makinerisë ushtarake serbe si dikur Gjergj Elez Alia përballë bajlozëve të detit.
Bacë Hilmiu ishte energjia frymëzuese e qëndresës për finalizimin e kauzës.
Dita e vdekjes për luanët e maleve është e veçantë sepse tregon përmasat e vërteta e madhështore të veprës të tyre.
Shkrimtari i madh Viktor Hygo thotë në një maksimë:
“Dua të bëj një vepër në shërbim të Atdheut pastaj le të vdes”. Udhëheqësi i operacionit overlot që zbarkoi në Normandi me një milion ushtarë dhe ndryshoi fatet e Luftës së Dytë Botërore, Presidenti i SHBA-së Ajzehauer, kur po ndahej nga kjo botë tha:
” Mjaft punova për Amerikën, tani po më thërret Zoti”.
Ju bëtë një vepër të pavdekshme në shërbim të Atdheut Baca Hilmi, prandaj mijra shqiptar nga mbarë hapsira etnike kanë ardhë për të nderuar si Krushk të parë të lirisë.
Ata solidarizohen në heshtje me fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha tek të drejtohet:
“Mos rri shtrirë Baca Hilmi
Çohu priju fisnikëve në Odën e madhe të miqve siç u ke pri gjithmonë në kohë të mira e të vështira, në morte e gëzime”.
Lëvizja nga era e flamurit që kishte mbështjellë trupin tënd na kujton lisin e Dodonës që fliste nëpërmjet gjetheve.
Edhe ju nëpërmjet palëve të flamurit sikur na përcillni mesazhin e vazhdimit të misionit për realizimin e ëndrrës, finalizimit të shtetit komb të shqiptarëve.
E kishte të vështirë ta mbys dhimbjen Ali Ahmeti në fjalën e tij për të thënë lamtumirë, por e gjen forcën sepse krenaria për veprën tënde eshtë më e madhe se dhembja.
Faik Doda rrënqethi turmat e njerëzve tek fliste me patetizëm për veprën tuaj dhe familjes tënde.
Bashkim Ramosajt i dridhet zëri se nuk e beson se po na thua lamtumirë.
Nuk të sheh dot të shtrirë.
Rifat Jashari dridhet i tëri nga dhembja tek përshëndetet me ty.
Nuk të thotë dot lamtumirë.
Simboli i farkëtuar në në kudhrën e qëndresës Ramush Haradinaj tha me dhembje dhe emocionoi numrin e madh të njerëzve të cilët përloten.
“Gjithmonë luftove me vdekjen plak dhe e vrave atë.
Kurrë nuk na u ndave në beteja kurse sot na duhet të ndahemi”
Turma e stërmadhe e njerëzve të shëmbëllen me një kurorë gjigande në mes të cilës qëndronte arkivoli që mbante trupin e këtij burri vigan të Kombit.
Përtej në horizont janë kurorat e majamaleve të Alpeve madhështore të Dukagjinit të cilat mbajnë zi për birin e tyre, i cili ju doli zot në sa e sa beteja.
Të gjithë pjesëmarrësit përkulen me nderim para jush në nderim të veprës tuaj në shërbim të Atdheut.
Ju u nisët në rrugën pakthim e të përjetshme të lavdisë.
Me jetën tuaj të dytë do ti shërbesh Atdheut dhe Kombit Shqiptar sepse je shndërruar në simbol dhe emblemë të patriotit dhe atdhetarit të madh.
Simbolet janë të shenjta dhe të pavdekshme, të gjithëpranuara dhe udhërrëfyese në rrugtimin historik të kombeve.
Lamtumirë miku ynë i madh.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosoës.
Pushofsh në paqe dhe amshim.

PËRRALLAT E DR. IBRAHIM REXHAJT NË LIBRIN E TIJ AUTOBIOGRAFIK – Nga Ryzhdi Baloku dhe Nexhmedin Morina

Reagim ndaj të pavërtetave të shkruara nga gjinekologu Ibrahim Rexhaj, në librin e tij autobiografik, kundër disa intelektualëve të Pejës

 

Për ta kuptuar lexuesit se për çfarë bëhet fjalë, në pika të shkurtra do ta kthejmë kujtesën në vitin 1999, atëherë kur okupatori serb i dëboi qytetarët e Pejës nga shtëpitë e veta dhe i drejtoi ata në dy kahe, një pjesë kah Qafë Morina për në Kukës, e tjetrën masë të njerëzve kah Rozhaja për në Ulqin.

Pas sistemimit të qytetarëve të Pejës në qytetin e Ulqinit, një numër i madh familjesh të dëbuara paguanin qira. Ishte krijuar një situatë amullie në raport me trajtimin humanitar të këtyre njerëzve të dëbuar.

Duke e parë këtë situatë që ishte krijuar, një grup intelektualësh nga Peja, u mblodhën dhe formuan Këshillin humanitar që do të ishte zëri i të dëbuarve në këtë qytet, por njëkohësisht do përkujdesej edhe për ta.

Sipas aktit themelues shihet se ky subjekt kishte emërtimin: “Këshilli për koordinimin e punëve humanitare për nevojat e të dëbuarve me dhunë nga territori i Kosovës”.

Me dt.15.05.1999, pas një debati të gjerë nga të pranishmit, zgjidhet kryesia prej 13 anëtarësh, si vijon: Prof. Nexhmedin Morina-Kryetar, Feti Islami ecc. i dipl.-Nënkryetari i parë, Bekë Zeka ing.-Nënkryetari i dytë, Ryzhdi Baloku ecc. i dipl.-Sekretar, Profesori dhe Regjisori Selami Taraku – Zëdhënës, si dhe anëtarët e Kryesisë: Prof.dr. Ali Sylqa (asokohe magjistër); Ferid Gjikolli-avokat; Dr. Mahir Morina-mjek specialist; Mustafa Radoniqi-avokat; Gani Kelmendi-avokat; Hadi Doda-K.L.P; Ibish Hoti-avokat; Halil Sylejmani-K.L.P.

Vlen për të cekur se në fund të këtij akti themelues shkruan: “Këshilli do të filloj me punë pas njoftimit dhe dakordimit të subjekteve të lartpërmendura (fjala është për UNHCR dhe pushtetin lokal të Ulqinit), dhe se puna e tij do të pushojë me prajtjen e arsyeve për të cilat është formuar”.

Veprimtaria e Këshillit humanitar ka qenë shumë e frytshme në realizimin e synimeve për ta ndihmuar popullatën e dëbuar nga Kosova e cila ka qenë e vendosur në Ulqin.

Për veprimtarinë humanitare të këtij Këshilli do të hartohet një libër në trajtë monografie, sepse puna e tij nuk mund të përshkruhet me pak fjalë.  Pra, qëllimi i botimit të librit nuk ka me qenë vetëm pasqyrimi sinoptik i punës e i veprimtarisë atdhedashëse të njerëzve vullnetarë, të cilët e kishin dhënë mundin e tyre mendor e fizik pa kurrfarë kompensimi në kohërat më delikate, para, gjatë dhe pas dëbimit të popullatës shqiptare prej shtëpive të veta në vitin 1999, që asokohe u sistemuan në qytetin e Ulqinit, por edhe për ta demantuar këtë shpifje që u plasua nga personi i panjerëzishëm, kinse në Ulqin ishte themeluar “Qeveria” e cila do ta udhëhiqte Pejën pas çlirimit.

Në faqen 519 të librit autobiografik të Dr. Ibrahim Rexhajt nga Rugova e Pejës, shkruan: Në ndërkohë u informuam se ishin mbledhur një grup aktivistësh partiakë për të bërë planin e kthimit. Bile, disa morën guximin ta quanin veten kryetar të qytetit të Pejës nga LDK, si Prof. N.Morina e B.Zeka dhe M.Radoniqi nenkryetar, sekretar R.Baloku dhe pos tjera nga aktivist të LDK dhe disa aktivist të Fondit Humanitar të Natasha Kandiqit, avokatë, të cilët pas pajisjeve me lap-top dhe rrogave të “majme”, raportonin në selinë e kësaj qendre në Beograd, kurse, familjet e tyre i kishin dërguar në perëndim, si Holandë dhe në vende të tjera.

Nga emrat e prezantuar të cilët e përbenin Këshillin e cekur, shihet qartë se të përmendurit nuk kishin të bëjnë fare me LDK-ën siç i prezanton Ibrahim Rexhaj, por ata ishin një spektër i gjerë intelektualësh. Mandej në përshkrimin e cekur më lart nuk prezanton asnjë dokument apo emër të personit që e paska informuar, por ato i shpreh si fjalë rrugësh pa kurrfarë përgjegjësie për atë që e shkruan. Pastaj, sipas aktit themelues Këshilli i cekur e ka pushuar veprimtarinë në atë moment kur Kosova është çliruar, mu ashtu siç shkruan edhe në aktin e cekur: “… puna e tij do të pushoj me prajtjen e arsyeve për të cilat është formuar”, pra puna e tij kishte pushuar në Ulqin, e jo siç shkruan Ibrahim Rexhaj. Pra, me të kthyer në Pejë të gjithë anëtarët e Këshillit iu kanë kthyer punës në profesionin e vet.

Shpifja, dezinformimi dhe përhapja e kësaj propagande nuk ishte bërë gjatë qëndrimit në Ulqin siç e paraqet gjinekologu Ibrahim Rexhaj, por menjëherë pas kthimit në Pejë, nën pretekstin se themeluesit e saj kanë pretendime politike. Prezantimi i kësaj shpifjeje si e dëgjuar, ka për qëllim denigrimin e punës jo vetëm të Këshillit humanitar, por edhe të atyre veprimtarëve që e themeluan atë subjekt në atë qytet.

Pas analizimit të pasojave të mundshme që mund të rrjedhshin nga shpifja e përmendur, pa mëdyshje del se sajuesi i saj ka kontribuar tërthorazi edhe në tentimin për të sjellë ngatërresa me pasoja vëllavrasëse, po që se nuk ishte intervenuar në momentin e duhur dhe dokumentuar e kundërta e asaj gënjeshtre që ishte plasuar në qarqet e caktuara brenda “Prefekturës” së Pejës, menjëherë pas çlirimit të Kosovës.

Është interesant fakti se si ajo rrenë u plasua shpejt, por edhe u demantua shumë shpejt në atë kohë, mirëpo si për çudi pas 18 vitesh një përqafim të asaj thashethemnaje e bën pa kurrfarë dëshmie në librin e tij mjeku Ibrahim Rexhaj, i cili mbështetet kryekëput në shpifjen e dëgjuar, e që nuk e përmend emrin, madje as inicialet e personit nga i cili e ka dëgjuar atë shpifje.

Autori i këtij libri, për ta lartësuar veten si njeri të mirë e patriot, së pari tenton t’i denigrojë kolegët e profesionit në aspektin kombëtar, një gjë të tillë e bën, në përpjekje që t’i paraqesë si karrieristë veprimtarët e Këshillit të cekur humanitar.

Të gjitha këto insinuata, z. Ibrahim Rexhaj i pasqyron në librin e vet të pavlerë, të cilin kryekëput e mbështet në përrallat e sajuara, me fjalë rrugësh e pa kurrfarë dëshmie, andaj nga kjo arsye, kolegët e tij të punës kanë ngritur kolektivisht kallëzim penal për shpifje kundër tij, në cilësinë e autorit të librit.

Botërori në futboll , jeta politike dhe Kosova – Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së futbolli është lojë shumë e bukur, e pambaruar sikur që është edhe poezia. Ngjarjet madhore në futboll janë Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror qe po zhvillohet ne Rusi . Kjo lojë e bukur mban “ peng” miliona shikues para ekraneve televizive në kohen kur mbahen ato . Historiku i futbollit mban mend shume lojtarë cilësor e që vargu i tyre është shumë i gjatë që ti permendim të gjithë. Këto takime futbollistike e kan rëndesinë e veqantë së për disa kohë ofrojnë kombe e raca të ndryshme nga mbare bota . Ideja e një bote të përbashket , të një bote të civilizuar dhe pa luftëra nuk duket që është shumë afer. Pa marr parasysh përcaktimet politike të shteteve të botës , pa marr parasysh zhvillimin e tyre ekonomik dhe politik , nuk po shohim një barabarësi, nuk po shohim që po gjendet një gjuhë e përbashkët në zgjedhjen e problemeve të ndryshme politike, ideologjike dhe te ecurive ekonomike .Në botën moderne koncepti shtet shumë është problematizuar , transformuar , dhe po ka kuptim vetëm në ngjarjet e mëdha sportive …Futbolli dhe qdo ngjarje tjetër sportive e karakterit ndërkombëtar i ofrojnë popujtë , njerëzit relaksohen nga perditshmeria për disa ditë.Çdo gjë në këtë botë ka lidhshmeri njera më tjetrën ,kështu edhe sporti e politika , ekonomia e ndodhit të tjera.

Kur është në pyetje Kosova që neve na intereson më shumë , nuk po kemi unitet , shumë probleme të karekterit zhvillimor e politik nuk po kan koncenzus nacional .Ideali i elitës politike po është shoqëri pa opozitë të mirëfilltë, nuk po durohet kritika e bazuar në argumente .Pozita po kërkon që të udhëheq më shtetin e pa penguar nga askush, sikur të bëhët fjalë për pronë private, e jo për shtet ku kan hise të gjithë .Po krijojmë një shoqëri jo impulsive , një shoqëri e cila gjithnjë e më shumë po deformohet në mbrendi të saj. Kur një shoqëri përqafon diqka të tillë, sigurisht së nuk kemi ka i ikim stagnimit dhe rrezikut per shpartallim si shtet. Një Kosovë të tillë nuk e dëshiron askush.Po mungojnë ndryshmet përmbajtësore në krye të partive politike , nuk po ju lejohet forcave të reja dhe kreative që të udhëheqin më to ,dhe më pushtetin. Kjo gadishmeri duket së është ende shumë largë.

Reformimi i subjekteve shtetformuese është bërë e domosdoshme , nese ja deshirojmë të mirën këtij vendi i cili nuk i ka punët mirë.Është qudi e madhe së si nuk po kemi ende një vetëdijësim shumë më të madh të qytetarëve që këtë gjendje të pashpresë ta ndryshojnë për të mirën e tyre dhe të shtetit të Kosovës. Nuk kam dijeni që ndonjë organ apo sistem ka mbetur i pavarur nga politika ditore ? Jemi bërë servis i pushteteve të cilat po ndrrohen , dhe të cilat po veprojnë më logjikën e diktatit.

Unë nuk di se ku ka më shku gjendja me keq ekonomikisht dhe politikisht , e mos të të reagohet nga populli. Kjo është për studim , kur dihet së në shtetet e zhvilluara Perëndimore reagimet për pa drejtësite edhe më të vogëla i kan të fuqishme. Ky popull thua së klinikisht ka vdekur siq thuhet në zhargonin mjekësor.Dikush sigurisht së është fajtor për këtë gjendje të keqe të krijuar politike dhe veqmas ekonomike në Kosovë të pas luftës? Deri më tash askush nuk dha ndonjë përgjigje ,dhe askush nuk dha përgjegjësi politike , morale e penale.Është për çdo kritikë së si qytetarët e kan humbur fuqinë së qka po ndodhë më ta dhe shtetin të cilin nuk po e ndërtojmë mirë. As nuk po kuptohet apo nuk ekziston interesimi të kuptohet së për qka është fjala.

A është e mundur të zhvillohet një ndeshje futbollistike vetëm më një ekip? Sigurisht së jo.Që kjo të kuptohet në menyrën më të mirë të mundshme , duhet të paramendohet një ndeshje futbolli në të cilën një skuader vetëm simulon më praninë e saj , dhe skuadra rivale natyrshem delë fituese. Pa lojë aktive deri në fund nuk arrihet fitorja , nuk arrihet rezultati i dëshiruar. Ky krahasim vlenë edhe për njeriun tonë i cili pa asnjë arsye është dorëzuar para pushteteve denigruese . Kësaj i thonë dorëzim, dezertim dhe diletantizem. Edhe jeta është lojë për të cilën duhet angazhuar deri në fund për ta bërë ate më të mirë .Modeli më i mirë janë gjermanet, si në sport, politikë , ekonomi e në secilën sferë të jetës , model së si luftohet për shtet dhe për një jetë shumë më të lumtur .Nuk është e mjaftueshme nese nuk u beson pushteteve . Si në sport që nuk është e njejtë fitorja dhe humbja

Ndeshja që i gëzoi shqiptarët kudo në botë – Nga SKËNDER MULLIQI

Futbollistet dhe ne pergjithesi sportistet por edhe kengetaret shqiptare jane bere tashme krenaria e kombit .Kete e vertetoi edhe ndeshja e sontme ndermjet Zvicres mike dhe Serbise armike e perbetuar edhe pse ne kete rast behet fjale per sport. Luftuan si luan futbollistet shqiptare te cilet edhe ja sollen fitoren e madhe skuadres se Zvicres me golat e Xhakes dhe Shaqirit te cilat gola rralle shihen ne stadiumet e futbollit. Na gezuan shume , na bene te lumtur dhe krenare se jemi shqiptare. Sikur te ishte keshtu edhe me njerezit e politikes he medet. Do te mbahen mend gjate golat dhe fitorja historike e Zvicres, te cilet e shemben Serbine ne pjesen e dyte te takimit. Futbollistet zvicran treguan se loja e mire e treguar me Brazilin nuk ishte e rastesishme. Luajten menqur ne pjeslojen e dyte , duke treguar se dine te luajne futboll cilesor. Serbia sigurisht se e ka perjetuar rend humbjen edhe per faktin se humbjen ja shkaktuan dy futbollist shqiptare .Granit Xhaka jo vetem qe shenoi nje gol te rralle, por e mbajti per mrekulli mesin e fushes, kurse Xherdan Shaqiri ishte i pa perballueshem kur ishte me top. Sonte luajti ne stilin e Leonel Mesit .Kjo padyshim se ishte nje fitore historike siq ishte edhe barazimi me Brazilin, kampinonin e shumfisht te botes .Urime fitorja e madhe skuadres se Zvicres , urime gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote kjo fitore, pas nje shfaqje te madhe dhe te paharruar te futbollisteve shqiptare.Sportistet tane jane bere ambasadoret me te mire te kombit. Ata jane duke i afirmuar shume dy shtetet shqiptare ne Evrope dhe ne Bote. Sigurisht se kjo skuader me disa futbolliste shqiptare ne perberjen e saj do te na gezojne prap me fitore te reja ne kete boteror…

Përmbyllja e kapitullit të ri (zi), fatal për Kosovën! – Nga Florim Zeqa

Rrëshqitja e Kosovës nga pavarësia e saj fillojë në ditën e shpalljës së pavarësisë më 17 shkurt 2008, me miratimin e simboleve antikombëtare në kuvend duke mohuar identitetin kombëtar të shtetit, pastaj me kushtetutën, në të cilën askund nuk përmendet lufta çlirimtare, e si pasojë e kësaj Kosova sot e kësaj dite nuk ka ditë të çlirimit, siq e ka çdo popull e vend i çliruar nga pushtuesi!

Fillimi i bisedimeve të ashtuquajtura “teknike” mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për ish kryeministrin (tani president) i vendit tonë, Hashim Thaçi, përveqse moment “historik”, nga ekzaltimi me përqafimet me Daçiqin e quajti edhe si kapitull i ri për Kosovën.
I menjëhershëm ishte reagimi im ndaj deklaratës së Thaçit përmes një shkrimi autorial me titull: “Kapitulli i ri (i zi) për Kosovën”, i botuar në të përditshmet tona me datën 23.12.2012.
Përmes shkrimit në fjalë i ngrita shqetësimet e mia për rrezikun e dialogut me Serbinë, të cilat edhe pas 6 viteve, për fatin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dolën të jenë të gjitha të vërteta të hidhura, madje edhe përtej parashikimeve!

Dialogu i Brukselit e degradoi shtetësinë e vendit tonë

Takimi i radhës i paralajmëruar mes Thaçit e Vuçiqit, me ndërmjetësimin e znj. Federica Mogherini, shënon fillimin e fazës finale të bisedimeve të pabarabarta mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Finalizimi i dialogut të pabarabartë me Serbinë, kur kjo e fundit nuk e plotësoi asnjërën nga marrëveshjet e arritura deri më tani, nuk e zbardhi fatin e 1650 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës, nuk e bëri as një kërkim falje për gjenocidin e shkatuar ndaj shqiptarëve, e lërë më të përgjigjet për dëmet e luftës,…është pak më tepër se nënshtrim i lidershipit kosovar ndaj shtetit serb.
Ky skandal politik i lidershipit aktual të Kosovës, njëherit paraqet shkelje të gjakut të dëshmorëve, dhe fyerje ndaj qytetarëve të Kosovës,…është fyerje e rënd për çlirimtarët, për invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë e vendit, për nënat e motrat tona të dhunuara nga kriminelët serb…
Përderisa dialogu “teknik” solli Fusnotën*, dialogu politik Kosovës i solli Platformën për ndarje territoriale e politike për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, …e për më tepër se kaq Asociacioni i komunave serbe, përveq ndarjes finale të pjesës veriore do të shkaktoj ndarje të sovranitetit të shtetit në dysh, mes serbëve dhe shqiptarëve!
Këto të arritura të politikës serbe në Kosovë, janë fryt i dialogut politik,…lidershipi ynë shkoi aq largë me çmendurinë politike, duke e quajtur këtë si “kapitull i ri” për Kosovën!
Kështu kanë të drejtë ta quajnë pushtuesit serb, që çdo ditë avancojnë me shtrirjen e tyre gjeografike e politike në Kosovë…e cila për popullin e Kosovës, s’ka si të jetë ndryshe veqse një pushtim i ri, një kapitull i rrëshqitjës së Kosovës nga shtetësia e saj.
Po mos të ishte kështu, Kosova duhej të zbatonte formulen e reciprocitetit ndaj shtetit serb, rregull kjo e dialogut mes të barabartëve.
Reciprociteti do ta detyronte Serbinë të pranoj elementet e shtetësisë tonë,…që ndoshta do të ishte një hap i normalizimit të mardhënjeve me shtetin serb!?

Nga dialogu Serbia mori gjithçka, Kosova asgjë!

Me Serbinë nuk do duhej filluar fare dialogu, pa ndodh hapi i parë i saj, që është kërkim falja publike për të gjitha të bëmat e saj ndaj popullit shqiptar të Kosovës, jo vetëm në lufën e fundit, por tani e një shekull më parë.
Kosova nuk e ka asnjë arsye të ngutet e të vrapoj pas Serbisë, në plotësimin e kushteve të saj për antarësim në BE.
Do duhej të ishte Serbia ajo që vrapon në zhbërjën e strukturave të saj në veri e gjithë Kosovën, rrënimin e barrikadave, për kthimin e afro të 1650 shqiptarëve të zhdukur, kthimin e të gjithë librave amëz e atyre kadastral, kthimin e pensioneve e të gjitha pasurive tjera të grabitura gjatë luftës së fundit.
Mirëpo kjo nuk po ndodh, sepse ka munguar e vazhdon të mungojë trysnija e Qeverisë së Kosovës ndaj Brukselit për këto gjëra e të tjera si këto.
Në politikën ndërkombëtare përfiton ai që insiston e konsiston më shumë në kërkesat e veta e jo ata që pranojnë gjithçka qe u servohet në tavolinë,…
Qeveritarët tanë, në vend që të inicojnë kërkesa ndaj Brukselit për funksionalizimin e shtetit të tyre, u shkojnë prapa kërkesave të Serbisë, duke i pranuar njërën pas tjetrës.
Serbët kërkuan decentralizimin etnik, ndodhi legalizimi i enklavave serbe. Serbia kërkojë ligjin për trashëgiminë kulturore (për kishat e manastiret serbe), ligjvënësit tanë e aprovuan, Serbia kërkojë heqjën e Republikës e vënjën e Fusnotës *, liderët tonë e nënshkruan atë, Serbia kërkojë amnistimin e kriminelëve, Kuvendi i Kosovës e miratoi në plotëni duke i sistemuar ata nëpër institucionet shtetëre, FSK dhe Policinë e Kosovës!
Thaçi me kërkesën e Brukseli e nënskroi marrëveshjen fatëkeqe të 19 prillit 2013 për themelimin e Asoaciacionit (“Zajednicës”), partitë politike (pozitë dhe opozitë) në Kuvendin e Republikës së Kosovës me përjashtim të LVV-së e aprovuan një turp të tillë!

Aventura e Thaçit dhe abuzimi me kryeministrin

Përderisa 6 vite më parë, i posaliruari nga Haga (Ramush Haradinaj) me ndryshimin konceptual i kishte befasuar të gjithë qytetarët e Kosovës, me sorrollatjet rrugëve të Kosovës për shuarjen e etjës për pushtet, ish kryeministri Thaçi nuk i plotësoi dëshirën, pasi nën sqetull e kishte futur LDK-në post-Rugoviane,…kurse vitin e kaluar të posaliruarit nga Colmari i Francës (Ramush Haradinajt), presidenti Thaçi i plotësoi ëndrrën jetësore për të shijuar edhe një herë postin e kryeministrit në qeverisje me Listën “Srpska”.
Mbase është momenti i fundit të ndalet aventura e Thaçit. Nëse edhe tani nuk ndalet avantura e presidentit të Kosovës në këto bisedime, atëherë përmbyllja (finalja) e dialogut do të ketë epilog tepër të dhimbshëm, gjegjësiht do të shënoj kapitullin e zi për Kosovën
Largimi i presidentit Thaçi nga posti i kryenegociatorit dhe ndërprerja e mënjëhershme e bisedimeve të pabarabarta në Bruksel, jo vetëm se do ta shpëtonte Kosovën nga ndarja, do ta parandalonte invazionin politik të Serbisë në Kosovë.
E ashtuqujtura Rezolutë për normalizimin e mardhënjëve me shtetin serb, e transformuar në “Pajtim në këmbim të njohjes”, s’është gjë tjetër veqse një formë e amnistimit të krimeve serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ky është kulmi i dështimit dhe i marrëzisë politike të pushtetarëve aktual.
Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë të ndëgjoj që viktima të kerkojë pajtim më xhelatin, me dhunuesin dhe atë pa asnjë kusht!
Sa paradoksale, po aq e papritur është kur dëgjon “sponzorizuesit” e “Pajtimit me Serbinë”, ish “luftetarët” e djeshëm të thonë; “dialogu është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve”, që vetëvetiu e parashtron pyetjen reale; për çfare luftoj dje UÇK-ja!? Luftoj për normalizim të mardhënjeve apo për çlirim nga serbia!?
Në këtë pyetje duhet të përgjigjen çlirimtarët që lejuan maskaradat mashtruese të Hashim Thaçit për 10 vjet rresht.
Nëse vërtetë tani nuk ndalen aventurat e presidentit, atëherë përgjegjës për ndarje të Kosovës, janë ata që e lejojnë Hashim Thaçin të shkojë tutje me dialogun vrastar të shtetit të Kosovës në Bruksel!

Shkarkimi i presidentit dhe shpërbërja e parlamentit, shpëtim për vendin

Parlamenti i Kosovës për të parandaluar aventurat e presidentit Thaçi, fillimisht duhet shfuqizuar të gjitha nënshkrimet e ish kryeministrit në marrveshjet e Brukselit dhe shkarkimin e menjëhershëm iThaçit si pikënisje e gjithçkaje.
Formimi i menjëhershëm i një Qeverie të shpëtimit kombëtar në mbrojtje të shtetit të Kosovës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Ketë e kanë për detyrë ta bëjnë të zgjedhurit e popullit , deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për hirë të gjakut të dëshmorëve, për hirë të sakrificave të shumë brezave që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej.
Të ngritemi të gjithë në mbrojtje të shtetit pa dallim partiak apo fetar, me të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e përgjithshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.
Mbrojtja e territorit është e drejt universale. Përderisa bashkësia ndërkombëtare serbëve në veri ua lejojë barrikadimin në një territor të huaj tani e 19 vite më parë, pse t’na pengojë neve në mbrojtjen e territorit të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
Shteti i Kosovës duhet të bëhet njëmend e jo me improvizime sikurse deri më tani. Republika e Kosovës pa fusnota ose ndryshe nuk mund të ekzistoj, sikurse pavarësia e shtetit, që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet ashtu, nuk ka gjysëm pavarësi, sikurse që nuk mund të ketë shtet me gjysëm liri.
Është e pabesueshme si po i lejon akoma ky popull të ndodhin gjithë këto marrëzira në ketë vend!

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë

 

 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, në një deklaratë për media, tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovë duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Ajo tha se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.

“Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civilë dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar. Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligjit për Pagat është në proces e sipër”.

“Ky ligj do të rregullojë njëherë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, tha Apostolova.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar.

Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

Pacolli: Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, i hodhi poshtë pohimet se shteti i Liberisë e ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën është njoftuar se Liberia “e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës“.

 

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Liberisë, të cilët, sipas tij, kanë thënë se tërheqja e njohjes nuk është e vërtetë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët më konfirmuan se tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi”, shkroi Pacolli në Facebook.

Në muajt e fundit, Beogradi ka lobuar te disa vende për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kosova deri më tani ka siguruar 116 njohje të shtetësisë së shpallur në vitin 2008.

Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës (Dokumenti)

PRISHTINË – Shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediet e Serbisë, transmeton Zëri.info.

Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.

Në dokumentin e publikuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”.

Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008.


Send this to a friend