VOAL

VOAL

Albin Kurti takon Valdete Dakën: KQZ gati të mbajë zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Valdete Dakën, kryetaren e KQZ duke vijuar me bindjen se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës, bëhet me dije se Valdete Daka e ka njoftuar Kurtin që KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje në kohë pandemie.

NJOFTIMI NGA QEVERIA E KOSOVËS

Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor. Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, z. Kurti e njoftoi znj. Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre. Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre

Osmani: Nëse do të ma jepte mandatin LDK, do ta merrja dhe do t’i drejtohesha VVsë për koalicion

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.

“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.

“Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.

“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.

Osmani: Fyerjet çnjerëzore ndaj meje nuk ia fal kurrë LDKsë

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj.

Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV’në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.

“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK’së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.

Sipas saj fyerjet e tilla janë publike.

“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fal kurrë”, shton ajo.

“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre.

“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.

Kështu votuan shqiptarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjedhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Asnjë rast i ri me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus mbetet i njëjtë (1032).

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 138 mostra, prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste. Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 4 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

SOT ASNJË RAST I RI POZITIV ME COVID-19!

Sot më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.453.185 raste të COVID-19 dhe 345.077 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK-ja (!!) Nga Skënder MULLIQI

 Partite politike në Kosovë , janë kryesisht parti lideriste. Vendimet e marra me shumë po bëhën nga lideri së sa nga strukturat partiake. Kjo logjikë i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore . Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë diktatoriale e veprimit. Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore , e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata. Për fat të keq edhe LDK , që dikur shquhej si subjecti politike mw serioz dhe mw i madhi , nga krerët e saj të sotwm po shëndrrohet në parti jo serioze , në parti të grupeve të interesit , duke ju bashkuar në këtë drejtim partive majtiste . Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë , së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, dr.IbrahimRugova. Kur në Bosnje vdiq Alia Izetbegoviq, ka pësuar rënje drastike Partia e Aksionit Demokratik. Njejtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit në Kroaci me, HDZ-ne . Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat. Së në LDK është instaluar logjika përjashtuese është shëmbulli i Vjosa Osmanit si më e votuara e LDK-së ne dy palw zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake nw LDK po bëhën sipas dwshires të krerëve duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar demokracinë e mbrendshme . Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin e duhur . Kryetari i LDK-se,Isa Mustafa, Vjosën po shtrydhë si limonin për vota , dhe pastaj po e shpallë si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve .Kan filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë të Albin Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë.Mustafa, Rugova , Veliu e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK ,së është bërë më Kurtin. Këta në menyrë përfide po lançojnë teza të tilla , për ti arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua më të drejte më rrëzimin e qeverise , Kurti nga ana e LDK-së , që u bë ne emer të kauzave fallsho , për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike .Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e dirigjojnë situatën politike për interesa të tyre. Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës, duke ia shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dëmin më të madh deri më sot . Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë , kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët e nënshkrimit të dy marrveshjeve të dëmshme, ajo më Malin e Zi dhe “Zajednicën” . Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira , nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj , më duket mua veq sa do ta ringriste edhe më shumë politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla , siq është zonja, Osmani . Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…

Roli prijës i intelektualit në shoqëri! – Nga Florim Zeqa

 

Për të folur rreth rolit të intelektualit në shoqëri duhet kohë dhe hapësirë, kërkohet çasje serioze dhe pragmatike, për shkak se roli i intelektualit në një shoqëri është shumë i madh, e në veçanti në shoqërinë tonë është shumëdimensional dhe i pakompensueshëm.
E madhe është mungesa fizike, e dëmshme dhe e patolerueshme heshtja dhe indiferenca politike e intelektualit në rrethanat e tranzicionit politik e sidomos në rrethanat e një procesi pas zgjedhor, gjegjësisht të ngërçit politik që sot po kalon Kosova.

Zgjimi i intelektualëve nga agonia e thellë

Vite më parë në një shkrim timin më titull; “Intelektualët e heshtur të një populli të fjetur”, u mundova të zgjoj ndërgjegjën e disa prej intelektualëve të heshtur e të përgjumosur, qe në të kaluarën jo shumë të largët bartnin poste të larta, ishin; kryetar, nënkryetar, ministra, kuvendar, kryetar komunash, anëtar kryesie,…etj, e që sot janë strukur në strofullen e tyre dhe bëjnë “sehirë” thuajse nuk po ndodhë asgjë në Kosovë!
Atë që nuk arrita më një mijë fjalë në një arikull gazete, e arrita më dy fjalë më një postim të shkurtër të në rrjetin social Facebook.
Ashtu siq ishte i aspektit pozitiv komenti im, i të njëjtit nivel nuk ishte edhe reagimi i intelektualit të fjetur,…siq thotë populli “atij që i djegë miza nën kapelë lajmërohet i pari”, duke thyer heshtjen e gjatë më një koment në stilin e tij të zakonshëm sa filozofik, po aq demagogjik…
Mënjëherë pas reagmit të intelektualit, më lajmërohen qytetar të shumtë,…të cilët pas fjalëve përshendetëse, më drejtoheshin më fjalët; “zoti Zeqa ju falenderoj që arritet t’i nxirrni nga goja një fjali kaq të gjatë intelektualit tonë të fjetur, ka kohë që na mungon intelektuali, nuk e dinim ku ndodhet intelektuali,…e shumë fjalë tjera që përmbajtje kishin kthimin e intelektualit në shtëpinë që e rriti dhe ngriti në nivelet më të larta”.
Nganjëherë edhe kështu duhet gjetur mënyren për t’ua thyer heshtjen intelektualëve të fjetur, ishte përgjigja ime!
Një njeri që i thotë vetes intelektual e atdhetar, e që sot rrin indiferent ndaj zhvillimeve politike në vendin e tij,…le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk mund të jetë intelektual në kuptimin e fjalës.
Jam munduar ta gjejë arsyen e heshtjes së disa intelektualëve të kalibrit përballë rrënimit të vlerave në subjektet tona politike dhe shoqërinë në përgjithësi.
A është frika nga përballja me grupet e interesit apo ambiciet e larta për pushtet, ketë nuk e kam të qartë dhe as që kam të drejtë ta prejudikoj,…por do të jetë e ardhmja ajo që do t’i nxjerrë në shesh te gjitha “fshehtësitë” e indiferencës intelektuale!

Roli prijetarë i intelektualit

Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshim të gjithë nga shkrimet dhe reagimet siq janë tërhequr një pjesë e intelektualëve të “kalibrit”,…në ketë vend nuk do të bëhej më fjalë as për prosperitet, as për ndryshime pozitive, as për zgjedhje demokratike, as për zhvillim ekonomik dhe as për mirëqenje qytetare,…do të fashiteshim deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisja e antivlerave.
Ndoshta disa intelektual të kalibrit të “lartë” janë duke menduar sikurse disa arsimtar më përvoj të viteve të ’90-ta, kur e lanë arsimin shqip për të ikur drejt vendeve evro-perëndimore, kur thoshin, po citoj; “tani ka mjaftë të pashkolluar që punojnë pa paga, ne do të kthehemi kur të bëhet mirë”…e ndoshta për intelektualët e fjetur, mirë do të bëhet kur në Kosovë nuk do të ketë më banda kriminale që do t’ua rrezikonin jetën për pushtet,…ndoshta neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballjen më dukuritë negative dhe mbeturinat e sistemeve totalitare na konsiderojnë të krisur apo naiv!?
S’ke si e argumenton ndryshe deklarimin e një intelektuali të kalibrit, por citoj; “Jam anëtarë i thjeshtë dhe do t’i qëndroj besnik partisë”, pa e bërë as përpjekjen minimale për ndryshimin e gjëndjes në subjektin që pretendon që është pjesë e tij.
Në asnjë rrethanë dhe me asgjë intelektuali i kalibrit të lartë nuk mund ta arsyetoj heshtjen dhe indiferencën ndaj zhvillimeve politike në vendin e tij me deklarimet; jam anëtarë i thjeshtë, jam qytetar i thjeshtë, i barabartë, etj…pasi kjo bie në kundërshtim më nivelin e tij intelektual!

Intelektualët që i nënshtrohen tutelës së pushtetit janë pseudointelektual

Intelektualët e shkëputur nga interesat e popullit punojnë vetëm për interesat e pushtetarëve, e më së paku ose hiq për interesat e qytetarëve. Intelektualët në shërbim të pushtetarëve të gjitha energjitë e tyre i shpenzojnë për revanshizëm ndaj intelektualëve aktiv dhe të pavarur duke i mbajtur në thumb të kritikës, si “përçarës dhe rrënues të sistemit”.
Përderisa të gjithë intelektualët e shteteve të Balllkanit dinë të bashkohen dhe pajtohen në kohë krizash nacionale, duke lënë mënjanë mospajtimet dhe zënkat personale,…tek ne akoma zhvillohet një revanshizëm primitiv i përcjellur me urrejtje patologjike, me tendencë shkatërrimtare për shtetin e Kosovës, i cili po kalon orët më të liga që nga përfundimi i luftës e këndej.
Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se fusha e politikës është e mbuluar me pseudopatriot dhe pseudointelektual të graduar me diploma dhe tituj shkencor me plagjiaturë në shkollat e “natës”, të instaluar në universitetet publike dhe private, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë intelektual të profilit ideologjik dhe partiak, por jo edhe intelektual të mirëfilltë të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, siq i kishim në të kaluarën jo shumë të largët.

Intelektualët e vërtetë, opozitë e antivlerave

Intelektualët e vërtetë duhet të marrin rolin e opozitarizmit ndaj antivlerave, ndaj shërbëtorëve të pushteteve të korruptuara.
Intelektualët e vërtetë nuk guxojnë të heshtin përballë sfidave të kohës nëpër të cilën po kalojmë, por duhet gjetur rrugë dhe mënyra të reja të organizimit jasht koncepteve dhe ideologjive partiake, për të krijuar një organizim të mirëfillt të shoqërisë sonë konformë rrethanave të reja kohore në funksion të unifikimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një front të përbashkët, për të mbrojtur Republikën e Kosovës nga ndarja si dhe mbrojtjen e shoqërisë nga degjenerimi i antivlerave dhe kulturave të huaja të instaluara në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Intelektualët e mirëfilltë edhe përkundër këmbimit të ideve dhe mospajtimeve për tema të caktuara, asnjëherë nuk thyhen mes tyre, përkundrazi prodhojnë një gamë të gjërë mendimesh dhe ideshë në funksion të shtetit dhe të mirës së qytetarëve.

Kosova rrezikon të humbasë rreth 300 milionë euro

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova rrezikon të humbasë miliona euro kredi nëse nuk arrin që të ratifikojë në Kuvend marrëveshjet të cilat janë negociuara nga Qeveria e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe mekanizmat ndërkombëtarë financiarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dërguar Radios Evropa e Lirë, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshinë pesë marrëveshje kredie në vlerë 228.1 milionë euro dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë euro.

Vlera e këtyre shtatë marrëveshje kap shumën e 289.9 milionë euro.

Marrëveshjet për kredi të cilat kërkojnë ratifikim në Kuvend nuk kanë të bëjnë vetëm me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19, por janë edhe marrëveshje tjera për projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza.

Infografikë

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Për përballimin me situatën e krijuara nga COVID 19, shëndetësore dhe ekonomike, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve janë pesë marrëveshje në vlerë prej 253 milionë euro.

Nga pesë këto marrëveshje, thotë Shahini, vetëm një është dërguar në kuvend për ratifkim, të tjerat janë duke u negociuar ose nuk janë nënshkruar.

Nuk ka para pa ratifikim të marrëveshjeve në kuvend

Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nga Qeveria në detyrë janë proceduar në Kuvend disa marrëveshje ndërkombëtare.

Një nga këto marrëveshje të proceduara në Kuvend është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Ndërkaq, marrëveshjet tjera të cilat janë dërguar në kuvend kanë të bëjnë me projekte të tjera të cilat nuk lidhen me situatën e krijuara nga pandemia COVID 19.

Por, këto marrëveshje Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk po arrin t’i vë në rend dite në një nga seancat e kuvendit.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit ka caktuar datën 4 qershor si datë të mundshme për mbajtjen e një seance, por nuk është e sigurt nëse në rend dite do të jenë në diskutim marrëveshjet ndërkombëtare financiare, pasi që deri më 4 qershor, pritet të mbahet edhe një takim i Kryesisë së Kuvendit.

Çdo marrëveshje duhet të votohet me dy të tretat e votave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur gjatë kësaj jave ka thënë se nuk ka konsensus mes partive politike parlamentare që këto marrëveshje të procedohen në Kuvend.

“Sugjerimi im është që me këto marrëveshje ndërkombëtare të shkojmë përpara. Ka pasur mirëkuptim nga disa (grupe parlamentare), por për fat të keq pasi marrëveshjet kërkojnë dy të tretat nuk ka aq disponim që ato të procedohen menjëherë”, ka thënë Osmani.

“Ka gatishmëri nga disa grupe parlamentare që të ulemi dhe të gjejmë një mundësi dhe të mos bllokohen këto marrëveshje ndërkombëtare pasi që disa nga to kanë afat të caktuar brenda të cilit mund të përfitojmë fonde”, ka shtuar ajo.

Një nga këto marrëveshje të cilat kanë afat caktuar dhe duhet aprovuar para datës 30 qershor, sipas Ministrisë së Financave është marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë prej 25.1 milionë euro, e që ka të bëjë me një projekt për furnizim me ujë të pijshëm në Gjilan.

Bedri Hamza, anëtar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se PDK nuk do të pengojë në asnjë formë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

“Sigurisht në momentin që këto marrëveshje vendosen në rend ditë për ratifikim unë në parim po e thëm që ne jemi pro, përjashtim të ndonjë çështje specifike që duhet shikuar me kujdes pasi që edhe pjesa dërmuese e këtyre marrëveshjeve nuk janë para falas, por janë kredi që Kosova është e detyruar t’i kthejë dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ngarkohen gjeneratat e ardhshme”, thotë Hamza.

Ai bën të ditur se shumica e marrëveshjeve që janë duke u finalizuar sa i përket pjesës teknike një pjesë e madhe e janë si rezultat i punës që kanë ndodhur në qeverinë paraprake të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Relacionet qeveri – kuvend, të vështirësuara

Zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë, se duhet gjetur një zgjidhje më të shpejtë politike që marrëveshjet të ratifikohen.

“Relacionet që janë krijuar mes kuvendit dhe qeverisë po pengojnë këtë proces. Kuvendi nuk po pranon që të merr asnjë obligim, pra këtu ka mbetur procesi. Në këto rrethana pa pas një qeveri e cila bashkëpunon me Kuvendin dhe pa u siguruar dy të tretat e votave një pjesë e këtyre fondeve rrezikohen të humbin”, thotë Krasniqi.

Kontestohet negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga qeveria në detyrë

Por, siç thotë analisti Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, qeverisë në detyrë mund t’i kontestohet negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

“Në aspektin kushtetues dhe ligjor nuk ekziston asnjë dispozitë e cila ja ndalon qeverisë që të ndërveproj me Kuvendin. Por, problemi tjetër aktual është interpretimi që është bërë nga një pjesë e partive parlamentare të cilat me të drejtë kanë ngritur në diskutim tek mungesa e legjitimitetit që ka qeveria në detyrë për të hyrë qoftë në marrëveshje ndërkombëtare me palë të tjera në emër të Kosovës derisa e njëjta është shkarkuar nga ana e Kuvendit”, thotë Cakolli, për Radion Evropa e Lirë.

Faktori ndërkombëtar kërkon ratifkim të shpejtë të marrëveshjeve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, krerët e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, kreu i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, kanë bërë thirrje për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare me BE-në, shtetet e saj anëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

“Ne besojmë se në këtë kohë të paqartësive të mëdha, të gjitha palët duhet të lënë anash dallimet dhe të punojnë së bashku në të mirë të njerëzve”, është thënë mes tjerash në një deklaratë nga institucionet e lartpërmendura.

Kurti thotë se Thaçi duhet të intervistohet nga prokuroria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i këtij shteti, Hashim Thaci, do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit.

Sipas tij, Thaçi do të duhej të intervistohej si dëshmitar lidhur me deklaratat e dhëna rreth pretendimeve për kërcënim, të cilat Kurti ka thënë t’i ketë marrë përmes rrjetit social, Facebook.

Kyeministri Kurti ka pretenduar se është kërcënuar nga, siç është shprehur ai, e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Në shkresën e kësaj Garde, të publikuar nga Kurti, Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet organizatë kriminale, derisa thuhet se pas informatave për organizim të protestave në Prishtinë më 29 maj, njësitet e Gardës në fjalë “do të jenë gjithandej dhe ku do të paraqitet nevojë do t’i dalim në mbrojtje vendit”.

“Presidenti, meqë ka informacione të tilla, do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje”, ka thënë Kurti pasi bëri homazhe në 21-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

“Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon Qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, ka shtuar mes tjerash Kurti.

Ai po ashtu ka folur edhe për situatën politike, duke thënë se pas mocionit të 25 marsit është absurde të mos ketë zgjedhje.

Ky mocion është organizuar nga partia në koalicion qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. rel

“Trepça” do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, thotë Kurti

Kombinati metalurgjik “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar të mërkurën në këtë kombinat.

Sipas një komunikate për media nga zyra e Kurtit, bëhet e ditur se gjatë takimit me menaxhmentin e këtij kombinati, kryeministri në detyrë ka thënë se “tash është koha kur ne do të punojmë në ide konkrete në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të horizonteve të Trepçës”.

“Trepça është organizatë e punëtorëve, pasuri kombëtare por edhe industri prodhuese. Roli i kësaj ndërmarrjeje është përtej ekonomik. Është edhe historik dhe shtetndërtues”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e ’80, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, nuk numëron më shumë se 1 mijë e 300 punëtorë dhe mosha mesatare e tyre është 58 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit, kurse sot, nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.

Por, përveç miratimit të statutit të “Trepçës” si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve i takojnë qeverisë dhe 20 për qind punëtorëve, kjo ndërmarrje nuk arriti të vihen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të zgjidhë problemet më të cilat përballet ndërmarrja.

Gjatë vitit 2019, ndërmarrja “Trepça” u përball me probleme financiare dhe si rrjedhojë, minatorët nuk i morën pagat me rregull.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. rel

Inatet personale, vetëvrasje kolektive për shqiptarët! – Nga Florim Zeqa

 

Për dallim nga të gjithë popujt e botës, tek ne shqiptarët inatet personale barten në jetën shoqërore. Dëmet dhe pasojat e inateve personale më së keqi reflektojnë në jetën politike, duke u shndërruar nga inate personale të liderëve në urrejtje mes elektorateve politike.

Urrejtja e elektorateve partiake ka filluar të merrë permasat e një përçarje më të thellë kolektive shkaku i shprehjes së bindjeve politike në mënyrë primitive, e cila po kulmon me konflikte verbale dhe fizike.
Sikur bindjet politike të shpreheshin në mënyre civilizuese nga liderët partiak, nuk do të vinte deri tek përçarja dhe ndasitë e mëdha kolektive të shoqërisë sonë.
Mirëpo, për fatin e keq të qytetarëve, kur inatet personale të liderëve partiak e shtetëror manifestohen në mënyrën më vullgare dhe me një fjalorë rrugaçërie, reflektojnë përçarje të gjërë kolektive.
Gjuha e ashpër dhe fyese mes liderëve partiak, po përçohet negativisht tek elektoratet partiake, duke i kthyer inatet personale në një urrejtje kolektive mes kundërshtarësh politik, vetëm pse i takon një partie apo një mendimi tjetër politik.
Fyrjet e rënda mes liderëve partiak, me ose pa fakte, me ose pa arsye kanë ndikuar në polarizimin e skajshëm të shoqërisë sonë, të cilat jo rrallë
kulmojnë me eskalim të situatave, me manifestim të dhunës fizike ndaj njëri-tjetrit.
Kontaminimi i skënës politike burimin e ka tek gjuha e ulët dhe denigruese e liderëve partiakë, duke i akuzuar partitë rivale si parti armike të këtij populli.

Pa depolitizimin e shoqërisë nuk hiqen polarizimet ndërpartiake!

Politizimi i shoqërisë i ardhur si produkt i polarizimeve partiake, ku si pasojë e kemi ndarjen dhe përçarjen e tmerrshme të popullatës në baza partiake dhe brenda partiake, ku secili e lufton secilin jo me idetë e veta, por sipas ideve të liderëve (liderit) partiak.
Shkaktar të këtij politizimi dhe përqarje të popullatës janë aktorët kryesor të skenës politike kosovare, të cilët kanë arritur ta shkatërrojnë bërthamën e shtetit-familjen.
Si pasojë e kësaj, sot në brendinë e së njëjtës familje, kush më pak e kush më shumë janë futur të gjitha partitë politike, duke i ndarë anëtarët e së njëjtës familje në disa parti politike.
Kësaj ndarje nuk i thuhet vlerë demokratike, por përqarje dhe katandisje deri në vetëshkatërrim të një shoqërie njerëzore.
Pra, bandat partiake kanë arritur aq thellë, ku popullatës kosovare përveq ndarjeve shoqërore, i shkaktuan edhe ndarje familjare, duke ia humbur kështu kuptimin edhe vetë jetës në Kosovë.
Politikanët pa etikë, pa integritet moral dhe njerëzor, e kanë rrënuar në themel shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve.

Distancimi qytetarë ndaj gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak

Për ta shpëtuar shtetin nga katandisja e mëtutjeshme dhe evitimin e vetëvrasjes kolektive kërkohet një vetëdijësim i lartë qytetarë, për t’u distancuar nga gjuha e urrjetjes e liderëve partiak.
Për këtë kërkohet ndihma e intelektualëve të pavarur nga politika, për shkak
se jo të gjithë qytetarët e përceptojnë realitetin në mënyrë të njejtë, varësisht prej pozicionit dhe kapaciteteve intelektuale. Nuk është se njerëzit nuk e shohin realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë, por shkaku që nuk ju pëlqen, mundohen ta largojnë nga mendja e tyre duke imagjinuar mrekullinë edhe në zhgënjimin më të madh.
Duhet bërë çmos që arsyeja e shëndoshë ta mund urrejtjen e shkaktuar nga liderët partiak. Mendimin ndryshe të tjetrit mos ta kuptojmë ndryshe por vetëm si vlerë të demokracisë.
Secili ka të drejtë të thotë atë që e mendon pa e cenuar mendimin e tjetrit, duke i ruajtur gjithnjë raportet shoqërore, ndërfqinjësore dhe ndërvëllazërore, për shkak se partitë shkojnë e vijnë e ne duhet të mbetemi aty ku ishim para se t’na vinin këto parti dhe këta liderë partiakë, pra duhet të mbetemi një shoqëri e shëndoshë njerëzore, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit duke kultivuar traditat e bukura kulturore dhe zakonore të kombit tonë.
Vetëm kështu mund të dëshmohemi para botës se jemi njëri ndër popujt më të vjetër dhe më të civilizuar të gadishullit ballkanik.

Kurti: Linja ajrore Kosovë-Serbi ishte shprehje e interesit dhe jo marrëveshje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dokumenti për linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrëveshje, por shprehje e interesit.

Sipas tij për t’u bërë marrëveshje, duhet të kalojë edhe nëpër shumë hapa të tjerë, por që për shkak të pandemisë, edhe kjo çështje si shumë të tjera “është ngrirë”.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë. Pra, atëherë kur negocimi dhe draftimi i saj kishin përfunduar. Mund të them që ne jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet të ketë parasysh dy gjëra themelore: e para është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Republikën e Kosovës, dhe e dyta është rentabiliteti ekonomik. Ajo nuk është në kuptimin e plotë të fjalës një marrëveshje, më shumë është një shprehje e interesit, e cila duhet të kalojë edhe në shumë hapa të tjerë për t’u bërë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Më 12 maj, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë. rel

Albin Kurti reagon për Teatrin: Duhet të jemi mbrojtës të kulturës, një pjesë na e vodhi pushtuesi serb, pjesa tjetër…

Kryeministri i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në facebook pas prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kurti shkruan se ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. “Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.” Shkruan Kurti.

Postimi i plotë:
Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.

Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.
I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.

Cili është dallimi mes intelektualëve iluministë dhe atyre materialistë!? – Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha të arriturat dhe dështimet 21 vjeçare të shtetit të Kosovës janë meritë e përbashkët e gjithë spektrit politik, shoqërisë civile, mediave, intelektualëve, studentëve, bujqëve, afaristëve, artistëve, krijuesve, këngëtarëve dhe mërgimtarëve.

Pa dyshim, se pa ndihmën tonë, asnjëra nga partitë politike nuk do të mund të qeverisnin më gjatë se një mandat, pa ndihmën tonë nuk do të ngritej në karrierë asnjë politikan i nivelit qendror apo lokal.
Përderisa me ndihmën e politikës u pasuruan skajshmërisht një pjesë e estradës muzikore dhe artistike në Kosovë, shumë intelektual u bënë krijues të famshëm me botimin e librave me paratë e qeveritarëve, gjegjësisht me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës.
Me paratë e mërgimtarëve u zhvilluan shumë bisnese përmes restoranteve, me organizimin e dasmave moderne (në kundërshtim me traditat e lashta iliro-dardane), para të cilat riciklohen më pas në llogaritë e politikanëve (pronarëve faktik të këtyre bizneseve dhe të tjerave të jashtëligjshme).
Megjithatë, në tërë mozaikun e dështimit tonë si shtet dhe shoqëri civile, përgjegjësia më e madhe bie mbi kastën më të ngritur, në atë të intelektualëve që defiluan nga njëra tek tjetra parti e skenës politike kosovare.
Mbajtja e “isos” politikanëve mashtrues dhe të korruptuar nga ana e intelektualëve të kalibrit, e ka dëmtuar më shumë se asgjë tjetër procesin e ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Intelektualët interesgjinjë e ndërrojnë “gëzofin” qysh të ndërron moti

Intelektualët e prekur me virusin kancerogjen i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reagojnë vetëm atëherë kur ju preken interesat e tyre personale apo të ndonjë familjari të tyre, ndryshe as që ju dëgjohet zëri kundër dukurive të përditshme negative në vendin tonë.
Të tillët, pra intelektualët e heshtur, të prekur me virusin korruptiv, reagojnë ashpër kundër secilit analist apo gazetar që ua rrezikon interesat e tyre përmes kritikave të shëndosha ndaj partisë politike apo liderit në veçanti, por jo edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dukuri kancerogjene në Kosovë.
Kjo çasje “pragmatike” e intelektualëve të zhytur në korrupsion, bie ndesh me politikën e pavarur editoriale të mediave, mendimin e pavarur dhe konstruktiv të analistëve dhe publicistëve që nuk pranojnë të futen nën tutelën e pushtetarëve të inkriminuar.
Respekt për secilin intelektual të rreshtuar në një parti politike, që mbronë me nder parimet dhe frymën politike të subjektit politik që i takon, por assesi atyre intelektualëve që e ndërrojnë “gëzofin” qysh të ndërron moti (partia në pushtet).
Intelektualët interesgjinjë, duke e luajtur lojën e viktimës, me lehtësi ju përshtaten ndërrimeve të pushteteve, duke u shtirrur e çirrur si viktima para pushtetarëve të rinjë derisa të nxjerrin të dëshiruarën prej tyre.
Me të rënë nga pushteti të subjektit të deridjeshëm, i bashkangjiten sërish subjektit tjetër që vjen në pushtet, me përkushtim e dashuri, thuajse kanë lindur me atë subjekt!
Ndryshe nga intelektualët interesgjinjë, intelektualët e pastër dhe të vërtetë qëndrojnë vertikalisht përkrahë interesave të popullit dhe gjithmonë janë avangardë e ndryshimeve dhe proceseve pozitive, duke e luajtur rolin e “qiririt”, që digjet për t’u bërë dritë për të tjerëve, duke sakrifikuar interesin e vet personal për interesin e përgjithshëm shoqëror dhe shtetëror.
Pra, intelektualët duhet të jenë iluminist që ndriçojnë ardhmërinë e kombit, e jo materialist që përfitojnë nga fatkeqësia dhe tragjedia e popullit për mirëqenje personale.
Ndryshe, intelektualët materialist të zhytur në llumin e politikës, e mbrojnë një lider partiak për të mbrojtur interesat e veta personale apo e kundërshtojnë atë vetëm ateherë kur iu humben privilegjet nga ish partia në pushtet.
Me këtë dua të themë se, targën e dështimeve të rrugëtimit tonë 21 vjeçar si shtet dhe shoqëri civile nuk e bartë një liderë apo një parti e vetme politike, por e bartim të gjithë nga pak.

Secili nga ne duhet të marrim pjesën që na takon, për të mirë apo për të keq

Unë si akter indirekt dhe i pavarur nga politika kosovare, jam i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për pamundësinë e angazhimit tim të drejtëpërdrejtë në politikë.
Për këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një subjekti apo subjekti tjetër politik.
Interpretimet e mia politike nuk janë të gërshetuara me interese personale, pra, janë të pandikuara nga liderët e partive politike, janë janë krejtësisht të lira dhe pavarura, por që janë produkt i zhvillimeve politike në vend, si të tilla, nganjëherë mund edhe të mos jenë të përshtatshme për një pjesë të lexuesve shkaku i paanësisë partiake, por jam dhe do të mbetëm i tillë derisa të më punojë mendja dhe zemra për të mirën e popullit dhe vendit tim të shenjtë.
Edhe pse kam pasur oferta për t’iu bashkangjitur disa prej partive të skenës politike dhe nismave të fundit partiake nga diaspora, nuk e kam bërë një gjë të tillë për faktin se, nuk kam dashur ta kufizojë pavarësinë e mendimit dhe krijimit brenda konjukturave të një partie politike por edhe për faktin tjetër akoma më të rëndësishëm, se, futja brenda sistemit nuk e ndihmon ndryshimin, përkundrazi e favorizon dhe ndihmon sistemin aktual qeverisës në vendin tonë.

Intelektualët materialist janë shndërruar në virus brejtës të ardhmërisë së shtetit dhe qenjes sonë kombëtare. Aq sa uzurpatorët e shtetit, janë bërë të rrezikshëm edhe pseudopatriotët e veshur në petkun e intelektualit, që u shërbejnë me zellë të gjitha pushteteve.

Kurti: Në zgjedhjet tjera le të bëhen të gjithë liderët bashkë kundër meje, le ta marrin edhe presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë për të gjithë rivalët e tij në politikë që lë te bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.

21 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, motra e tij Myrvetja thotë që ai është ende i gjallë

E ruan me xhelozi këtë fotografi.Me Ukshin Hotin motra e tij Myrvetja flet përmes kësaj fotoje tash e njëzet e një vite.

Fjalët e tij i ka në vesh pothuajse për çdo ditë.

Takimin e fundit me profesorin, veprimtarin, filozofin, aktivistin e shkencëtarin e shquar e mban në mend sikur të ishte dje.

Ajo në mes emocionesh tregon arsyen se pse profesor Hoti i kishte thënë të mos e vizitonte më.

Por nuk harron të thotë që në mendjen e saj ishte i pranishëm çdo ditë.

Për shkak të këtij refuzimi të flasë gjuhën serbe ai ishte maltretuar e rrahur fort nga policët që e mbanin rob.

Në kujtesë të freskët e ka edhe momentin kur u zhduk veprimtari i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti në datën e 16 majit ditën kur u lirua nga burgu i Dubravës.

Megjithatë edhe njëzet e një vite pas Myrvetja beson që aktivisti i pashoq shqiptar është i gjallë.

Kur flet për të vëllanë Myrvetja thotë që është e zhgënjyer nga institucionet me trajtimin që i është bërë çështjes së Hotit.

E, Në këtë burg gjendej edhe Ukshin Hoti, ku më 17 të muajit maj do t’i bushte 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg.

Kështu kishte qenë i dënuar e tani duhej të lirohej me 17 maj 1999.

Por me mbylljen e derës së burgut u mbyll edhe fati i Ukshin Hotit.

Nga ajo ditë, nuk dihet asgjë për Hotin.

Teksa në letër tutje shkruan që në shtëpinë e një politikai ishte gjetur një document ku shkruante gjoja se për shkak të sjelljeve të mira gjatë 5 viteve të vuajtjes së dënimit Ukshin Hotit i ishte falur një ditë.

Kohën kur Hoti ishte në burg Aleksandar Rakoçeviç nga Peja ishte drejtori i burgut në Dubravë ndersa Branko Komatina nga Dobrusha në Pejë, ishte shef i rojeve në Dubravë atë kohë. Vendimi për lirimin e Ukshin Hotit u nënshkrua nga Aleksandar Rakoçeviç.

Demonstrimi i industrisë pamfletiste?! – Vështrim nga Skënder MULLIQI

 Kur institucionet nuk funksionojnë mirë, pak gjë mbetet nga shteti.Vendi po rreshqet me mundësi të destabilizmit .Kur institucionet e shtetit funksinojnë ndarazi, apo veprojnë kunder njera -tjetrës, nuk mund të kemi shtet normal.Si duket Pandemia po shfryëzohet për të krijuar paqartësi, situata konfliktuoze deri të ndjekja dhe linqimi i kundershtarëve politikë. Kjo klasë politike duke shikuar ti përbush interesat përsonale, gjithnjë më shumë po e lëshojnë kursin evropian, si vlerë civilizuese .Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaqi, i ka përvetësuar kompetencat që nuk i takojnë më kushtetutë. Kjo ka futur konfuzitet dhe paqartësi në vendimarrje politike, duke prodhuar krizë të madhe institucionale, pikërishet tash në kohë pandemie globale!Kuvendi si institucioni më i lartë i shtetit nuk ka mbetur i pavaruar dhe i përgjegjshëm para qytetarëve .Korrupcioni po i rrënon institucionet , dhe po i rrënon edhe mardhënjet e ndërnjërzore. Sistemet nuk po i realizojnë të drejtat dhe interesat e përgjithshme, për çka edhe detyrohen. Qendrimet e tilla më shumë po ngjajnë në qendrime autokratike. Kjo është edhe logjikë e pa edukatës bazike. Fatkeqësisht këto struktura të vjetra më çdo kusht po veprojnë për të mos lëshuar pushtetin forcave përparimtare, të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit.Këta sikur nuk dëshirojnë më kuptuar së nuk kan mundësi të evoluimit politik. Opinioni publik ju kan nënshtruar shumë manipulimeve , relativizimit të vlerave dhe mendimeve politike ndryshe. Teoritë e mashtrimeve sigurisht së do të marrin fund . Këto struktura të vjetra i kan krijuar disa qendra propaganduese për ti mbajtur gjallë idetë e tyre tashme te vjetruara politike dhe ideologjike. Po demonstrojnë industri pamfletiste.Kosovës i nevoitet një kulturë krejt tjetër politike. Një kulturë e cila do të na kishte afruar shumë më shpejt drejtë Evropës së Bashkuar.Ne vend që të mbretëron përgjegjësia individuale , Kosova po bëhët viktimë e kthimit të logjikës autokratike dhe të logjikës së vetë izolimit.Institucioneve ju është thyer shumë kurrizi nga dobësite e pushteteve të deritashme …

Djali i Ukshin Hotit me postim prekës: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje

Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini që është deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një fotografi sa ishte foshnje në prehër të babait të tij me një përshkrim emocionues.

Ai ka thënë se nuk arriti të marrë kujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit, ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”

Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë!

Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves!

Edhe nëse dikush do t’donte t’na zbeh forcen për mbajtjen e shpresës që një ditë do t’dihet fati i tij, e kan gabim! Ajo shpresë nuk do t’shuhet sa t’kemi jetë.

Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë!

As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit. FALEMINDERIT!

Kurti: Presidenti të japë dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore, pasi që sipas tij, është i frustruar.

Ai tha se Thaçi nuk është i kënaqur më postin që ka, prandaj po kërkon më shumë pushtet.

“Presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bën mirë ta lëshojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shikojë për vizionin që do ta japë dhe votat që do marrë. Ai qartazi dëshiron të jetë më shumë se president dhe për ta bërë këtë i duhet një kryeministër më pak se kryeministër, këtë s’mund ta gjejë të unë”.

“Ne kemi një president të frustruar që po bëhet gati për fushata zgjedhore. Më së miri dhe së drejti dhe më sinqertë s’mund të jetë se të dorëhiqet dhe të vijë në fushatë, pasi ashtu po sillet, ashtu po flet”.

“Institucionet nuk janë të bllokuara, por kemi një karrige të bllokuar. Këto probleme s’mund t’i zgjidh unë e as s’është interes i imi”.

Kurti tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të dalë kundër vetes për dekretin e presidentit, pasi, sipas tij, janë aktgjykimet e mëhershme.

“Gjykata Kushtetuese i ka aktgjykimet e mëhershme dhe kemi përvojën tonë praktikë, rasti aktual s’ndryshon nga ai i vitit 2014 dhe 2017. S’besoj që Kushtetuesja vjen në kundërshtim me veten, e as s’besoj që dekretet e presidentit të jenë autorë të shkrimit të Kushtetutës. Thaçi duhet ta respektojë dhe jo ta shkruajë atë”.

Mustafa i thotë Lajçakut: Të fillojë shpejt dialogu me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas një njoftimi të LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë se kjo parti është e fokusuar që dialogu të fillojë shpejt dhe të rezultojë me njohje reciproke, si dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Miroslav Lajçak me anë të një postimi në Twitter, e ka falënderuar Mustafën për siç e ka quajtur ai një bisedë konstruktive për situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën.

Lajçak ka thënë se me Mustafën janë pajtuar për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut.

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, koronavirusin dhe pritjet për të ardhmen. U pajtuam për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. I njëjti duhet të çojë drejt një normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që do të përshpejtonte rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak.

Lajçak është emëruar në fillim të muajit prill si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ja kur rifillojnë fluturimet mes Kosovës dhe Zvicrës

Zvicra tani do t’i hap kufijtë e saj per Kosovën, duke lejuar kështu qytetarët kosovarë të vinë në vend por edhe të udhëtojnë për në këtë shtet përmes linjave ajrore.

Kjo është konfirmuar nga zëvendësambasadori kosovar në Zvicër, Islam Spahiu, i cili ka thënë se fluturimet mund të fillojnë nga 15 qershori.

‘’Ne do t’i lehtësojmë kufizimet e hyrjes nga qershori. Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Turistët gjithashtu mund të kthehen në vend.’’, ka thënë ai.

Zvicra do hap kufijtë e saj edhe me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën në këtë datë.

Në anën tjetër, Kosova ka lehtësuar kërkesat për karantinë te qytetarët që kthehen në vend.

‘’Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen vetëm për një javë, jo për dy javë’’, tha Spahiu për 20 Minuten.

“Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtosh përsëri me makinë”, shtoi Spahiu, pas relaksimit të radhës të masave.

Sa i përket koronavirusit, deri sot në Kosovë janë identifikuar 945 raste ku prej tyre 690 janë shëruar dhe 28 kanë ndërruar jetë.

101 ditët e ‘Qeverisë Kurti’! – Nga Florim Zeqa

 

‘Qeveria Kurti’ në vend që të raportoj në Kuvend për 100 ditëshin e punës së saj, i zgjodhi hapësirat e ngushta të kabinetit qeveritarë për t’i thurur lavde vetes në prezencën e mediave. Mbase kjo ishte mënyra më e mirë për t’i ikur debatit dhe përgjegjësisë para organit më të lartë ligjvënës në vend.

‘Qeveria Kurti’ e ardhur në pushtet me premtime të mëdha, së shpejti mund të largohet nga pushteti me punë të vogla dhe fjalë të mëdha.

Puna e mirë dhe sukseset e një qeverie maten me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenjen e qytetarëve. E përderisa është kështu, atëherë fjalët e mëdha nuk përputhen assesi me punët e vogla e të papërfillshme të kësaj qeverie.

Kanë ndryshuar kohët, në të kaluarën “dita e mirë shihej në mëngjes”, tani as mëngjesi dhe as mesdita nuk e përcaktojnë, se çfarë do t’na sjellë mbrëmja!

Edhe në rrethana normale, 100 ditët e para janë pak për të vlerësuar sukseset dhe dështimet e një qverie.

‘Qeveria Kurti’ e filloi mirë punën me zvogëlimin e kabinetit dhe përgjysmimin e pagave për kabinetin qeveritarë, dy punët e vetme të mira të kësaj qeverie.

I quajta 101 ditët e ‘Qeverisë Kurti’, për shkak se vetëm njëra nga këto 101 ditë konsiderohet si ditë e suksesit të kësaj qeverie, pra është pikërisht ajo e përgjysmimit të pagave të kabinetit qeveritarë.

Vendimet e tjera të kësaj qeverie nuk është që shënojnë ndonjë progres të theksuar, përkundrazi janë vendime që prodhuan shkarkimin dhe vetizolimin e qeverisë, stagnim të proceseve integruese të vendit dhe përkeqësim të mardhënjeve ndërkombëtare të shtetit tonë.

Kur këtyre 101 ditëve i hiqen 51 ditë të qeverisjes normale dhe legjitime, 50 ditët e tjera janë qeverisje në detyrë apo qeverisje me legjitimitet të cunguar.

Është pikërisht kështu për shkak se të gjitha vendimet e 50 ditëve të fundit të qeverisë mund të anulohen nga qeveria e re në ardhje, ngjashëm siq kishte vepruar ‘Qeveria Kurti’ me vendimet e ‘qeverisë në largim’ të Haradinajt.

Pra, shkarkimet dhe emërimet e reja të bordeve mund të anulohen ashtu siq mund të anulohen edhe shkarkimet e të gjithë ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në vendet evro-perëndimore.

Kur jemi në këtë segment, edhe përkundër shkarkimit nga pari i diplomacisë kosovare, 7 ambasadorët dhe 14 konsujt e Republikës së Kosovës në misionet diplomatike në botë janë duke e vazhduar normalisht punën në vendet përkatëse.

Deri tek kjo anomali ka ardhur si pasojë e mosdekretimit, gjegjësisht mosrespektimit nga ana e presidentit e vendimit të ministrit të jashtëm për shkarkimin e ambasadorëve dhe konsujve fuqiplotë!

Se a do të kthehen në Kosovë apo do të mbetën edhe më tutje në misionet diplomatike ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i bie, nëse kushtetuesja miraton dekretin e presidentit për mandatarin e ri të qeverisë, atëherë gjasat janë të mëdha që vendimet e mimistrit të punëve të jashme të revokohen, në të kundërtën, nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë mundësia e tërheqjes së tyre nga përfaqësitë diplomatike është e madhe. E njëjta gjë vlenë edhe për bordet e shkarkuara.

Me ose pa dashjen e tij, me shkarkimin e bordeve nga pozicioni i kryeministrit në detyrë, edhe Albin Kurti u fut në lojën e (ç) kapjes së shtetit. Për shkak se shkarkimi dhe emërimi i bordeve me zyrtarë partiakë, për aq sa e dëshmon çkapjen, e vërteton rikapjen e shtetit.

Kësisoji, vetëm se po vazhdon loja e pambarim e kapjes dhe çkapjes së shtetit. Kap njëri e çkap tjetri, më i zi i riu sesa i vjetri (popullore).

Kjo po i bie, që ai që është nën dardhë (në qeveri) i han dardhat, ndërsa ata që janë largë hijes së dardhës (qeverisë), e që janë qytetarët e rëndomtë nuk do t’i shijojnë asnjëherë “frytet” e shtetit për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.

Ku mbeti barazia qytetare e proklamuar nga Albin Kurti, ku mbeti shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit, ku mbeti reforma e premtuar në sistemin e drejtësisë. Pse nuk shkoi Lumezi e nuk erdhi Elezi!?
E kuptoj se 100 ditë janë të pamjaftueshme, ndërsa 51 janë tepër pak për realizmin e një premtimi të tillë, por iniciativa e një VETTING-u në sistemin e drejtësisë ka mundur të ndodhë brenda një dite të vetme ashtu siq ndodhi në bordet publike.

Shpresat asnjëherë nuk thyhen nga ai që nuk e pret, por nga ai që të premton shumë dhe nuk të jepë asgjë!

Politizimi dhe loja e pandershme me pandeminë e mbarë spektrit politik, në veçanti menaxhimi i keq i “Coronavirus”-it nga qeveria, qytetarëve të vendit ua solli zhgënjimin dhe thyerjën më të madhe shpirtërore.

Përderisa seleksionimi për “karantinim” me rastin e kthimit të bashkombasve nga shtetet evro-perëndimore e shkaktoi vetëvrasjen e një të riu, masat tepër të ngurta të izolimit, moskujdesi ndaj familjeve të izolura dhe humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë është duke e rritur numrin e vetëvrasjes së të rinjëve shqiptarë në banesat dhe shtëpitë e tyre, dukuri kjo e pazakontë e shoqërisë sonë.

Vetëvrasja e Agon Musliut (26 vjeçar) nga Gjilani, është pasojë fatale menaxhimit të pasuksesshëm dhe papërgjegjshëm të karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe të trajtimit të pabarabartë të bashkatdhetarëve nga pushtetarët aktual

Fatin tragjik nuk troket asnjëherë në dyertë e pushtetarëve, për arsye se atyre nuk ju mungon asgjë në këtë kohë pandemie. Është mirë që është kështu, dhashtë Zoti që mos t’iu ndodhë kurrë gjë e keqe në familjet e tyre.

Por pushtetarët duhet të tregojnë ndjesinë e tyre për jetët e humbura e të rinjëve shqiptarë për shkak të izolimit, të cilat nuk do të kthehen më asnjëherë, sikurse që nuk do të kthehet për një kohë të gjatë hareja dhe gëzimi në familjet e tyre.

Mungesa e shprehjes së ndjesisë së pushtetarëve pas humbjes së jetës e të riut në karantinë në Qendrën e Studentëve e bënë akoma më të rëndë dhe më të pashpresë jetën e qytetarëve në shtetin e Kosovës.

Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë, ministrit të punëve të brendshme apo e kryeministrit të shkarkuar si akt moral ndaj familjes, do të nënkuptohej më shumë se kaq, do të lehtësonte dhimbjen e familjes dhe krijonte ndjenjen e përgjegjësisë morale të liderëve shtetëror ndaj qytetarëve të vendit.

Kur mungon përgjegjësia morale e liderit shtetërorë, ajo politike as që vjen në shprehje!

Të paktën, kësaj radhe ishte dashtë që Albin Kurti të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë nga dorëheqja e 13 viteve më parë e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, i cili kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si akt moral para qytetarëve të vendit, edhe pse nuk mbante asnjë lloj përgjegjësie për vrasjen e dy protetstuesve të VV-së nga policia rumune e Euleksit.

Demonstrimi i aktit moral do t’ia rriste vlerën kryeministrit të shkakruar, në të kundërtën, mosndjesia ndaj këtij rasti e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin edhe ashtu të lënduar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Të gjithëve nga gëzon shëndeti i mirë i kryeminsitrit, fryerja e faqeve dhe trashja e qafës për 100 ditët e qeverisjes, por akoma më shumë do t’na gëzonin punët e mira, përgjegjësia morale dhe ndjesia njerëzore e kryeministrirt kundrejt rasteve tragjike të qytetarëve.

Janë veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët!

Ambasada e Kosovës më Bernë tregon ku duhet të aplikojnë kosovarët që duan të udhëtojnë përmes rrugëve tokësore

Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar.

Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit e Kosovës janë nisur drejt vendlindjes me veturë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende, transmeton Indeksonline.

Pra për këtë arsye, të gjithë kosovarët që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugëve tokësore së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Njoftim

Për shkak të masave që lidhen me situatën e pandemisë, në shumë shtete, ende nuk lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Kohët e fundit, ka pasur raste kur shtetasit tanë janë nisur për në Kosovë me veturë dhe janë ndaluar në vende të si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, sepse nuk kanë marrë pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rruges tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës ose Konsullatat tona në Zvicër.

Duke marrë parasysh faktin se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, të cilat në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lire të personit të caktuar.

Për cdo rast, Ju mund të drejtoheni në këtë numer telefoni: 031 310 06 90 ose në këtë emailadrese:

[email protected]

Tension në kufi- Kosova ndalon 20 mjekë nga Serbia

20 mjekë serbë janë ndaluar nga qeveria e Kosovës të hyjnë brenda territorit. Reagimi ka ardhur menjëherë nga qeveria serbe duke shkaktuar edhe një tension diplomatik mes dy shteteve edhe në këtë situatë pandemie.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë akzuon Prishtinën zyrtare se ka bërë të paimagjinueshmen dhe se pas disa ditësh fushatë irracionale ka bërë këtë veprim.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës irracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshmen, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.

Madje kjo zyrë lajmëron se mjekët që janë ndaluar në Pikën Kufitare në Merdare janë lindur dhe rritur në Kosovë. bw

PDK ia renditi 100 dështime Kurtit, zëdhënësi i Qeverisë del i lexon

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu është parë duke lexuar 100 dështimet e qeverisë Kurti që sot i ka vënë gjatë një aksioni Partia Demokratike, raporton Gazeta Express.

PDK përmes një aksioni i ka përmbledhur sot në një listë 100 dështimet që sipas tyre i ka bërë në 100 ditë qeverisje, ekzekutivi në krye me Albin Kurtin.

E kjo listë e PDK’së me gjasë i ka bërë përshtypje zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut.

Pasi doli nga puna, ai është parë duke e lexuar listën e dështimeve.

Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës ?! Nga Skënder MULLIQI

Shumica do të pajtohen, së po sundohemi.Kjo nuk është tjetër veq diktaturë.Diktatura dhe propaganda veprojnë së bashku, kjo e fundit e mbanë gjallë diktaturën.Diktatorët i uzurpojnë institucionet, dhe natyrisht këtu nuk ka as ndarje të pushtetëve.Ne, jemi proklamuar për sistemin kapitalist modern, e në fakt nuk jemi liruar krejt nga e kaluara komuniste . Ky mutacion sikur mutacioni I virusëve që janë të rrezikshem për shëndetin e njeriut, edhe këta janë bërë të dëmshem për shtetin e Kosovës. Sa largohen apo dobësohen pak, prap bëhën bashkë për të mbrojtur sistemin autokratik korruptiv që e kan instaluar . Valët e kësaj propagande janë në shërbim të forcimit të regjimit të tyre.Jemi bërë kështu shëmbulli i një shteti që nuk po ndërtohet mirë në rajon . Diktatorët nuk i preferojnë shëmbujt e mirë. Ata si preferencë e kan rrugën njëkaheshe, për ta rrugë tjetër nuk ekziston. Këta dëshirojnë sa më shumë ta lëndojnë intelegjencën, që mos ta marrë guximin e kundershtimit. Ata po veprojnë edhe kunder shumicës duke i “dhunuar” në tru të shëndosh.Mirë kamuflohen gjoja në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit. Roli i tyre në shoqëri po shihet pas këtyre shumë viteve që ishin në pushtet.U pasuruan për vete, kurse i varfëruan shumicën. Dhe, i kan pru njerëzit edhe në gjendje të vështirë psikologjike, më shumë së karantina e pandemisë.Një grup politikanësh per interesa personale , po ja diktojnë vullnetin shumicës. Na kan mbyllur sikur zogjët në kafaz! Këto grupacione politike më mendësi të së kaluarës , më veprimet e veta janë duke e pru në pyetje rrudhjën e madhe të territorit të Kosovës. Po jetojmë në një shtet ku i ka humbur shumë përmbajtja .Nuk e di për vete së si njerëzit po qendrojnë aq shumë , e janë zatet keq për muri.Me këta njerëz të politikës, nuk kemi mundesi ti bindim miqët tanë së e kemi vendin në BE. Me strukturën e vjetër politike, veq edhe më shumë do të humbim .Aq më keq nese këta i vazhdojnë bisedimet më Serbinë. Josep Borell e mbështet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen për të arritur një marrëveshje të tillë. Këta deklarim të Borelit, e kundershtoj ,Mirosllav Lajqak duke thënë së nuk do të këtë korrigjime apo ndarje , e krerët e dy shteteve shqiptare bëjnë që tre vjet pazare për ti dhuruar si në pjatë territoret më të bëgatshme Serbisë fashiste . Dick Custins, zëdhënës i të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se Rusia është e mirëseradhur në dialog. Custin iu referua deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili tha se marrëveshja finale duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të miratohet një rezolutë e re që do të zëvendësonte atë 1244, dhe se Rusia do të përfshihet në proces nëse e kërkon Serbia.Këto deklarime eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i vlerëson si të rrezikshme. Unë thëm së prania e palës ruse në bisedime do të ishte fundi i Kosovës si shtet …

Në pritje të rezolutës së re në OKB! – Nga Florim Zeqa

 

Në kohën kur politikanët kosovarë janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale, përkatësisht zgjidhjes së ngërçit politik të krijuar pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’, Serbia dhe Rusia po i koordinojnë veprimet e tyre për ndarjen dhe ripushtimin e Kosovës!

Deklarata e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko për një rezolutë të re për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është goditja e radhës që merë politika e përgjumosur kosovare.

Në vend që politikanët kosovarë (shqiptarë) të marrin iniciativën për heqjen e Rezolutës 1244, (e cila parasheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë), për t’i hapër rrugë anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ata po e vazhdojnë betejën politike në mes tyre, se cili ta merrë pushtetin në gjysëm shtet!

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka deklaruar kështu; “Një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244,….vëmendja e vazhdueshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Kosovës është një nga parakushtet për rregullimin e problemit,…për çfarëdo ideje, siç është edhe ajo për ndarjen e Kosovës, mund të vendosin vetëm Beogradi dhe Prishtina,…kriteri kryesor për neve është që zgjidhja të jetë e pranueshme për Serbinë,…Serbia ka mbështetjen e Rusisë në organizatat ndërkombëtare për qëndrimin e saj dhe refuzimin për të njohur pavarësinë e Kosovës” (përfundon citati).

Pas kësaj deklarate të ambasadorit rus në Serbi, ishte dashtë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të mobilizuar të gjithë mekanizmat kombëtar, për të analizuar situatën para së cilës ndodhet Kosova, si dhe për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet diplomatike dhe lobin shqiptaro-amerikan në radhë të parë për pengimin me çdo kusht të një rezolute të tillë.

Mbase as kjo deklaratë e ambasadorit rus nuk ua prishë ëndërrat për pushtet politikanëve pasiv kosovarë, pasi të njëjtit mendojnë që edhe kjo është ëndërr sikurse ajo puna e ujkut dhe deles.

Ne, edhe në rrethana normale nuk kemi pasur diplomaci efikase dhe as politikë të jashtme të mirëfilltë që merrë nisma për një rezolutë të re në KS të OKB-së që njehë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, e lërë më tani, kur ajo fare nuk ekziston.

Ne mburremi që kemi Ministri të Punëve të Jashtme vetëm në letër dhe ministër që nuk del për asnjë vizitë jashtë vendit, mburremi që kemi Ministri të Integrimeve Evropiane dhe ministër që asnjëherë nuk ka dalë nga zyra e tij, por asnjëherë nuk jemi të gatshëm të pranojmë dështimet dhe pasojat e mos punës së tyre.

Pra, kemi ministra në detyrë që nuk e kryejnë asnjë punë të mirë për vendin, por ne çuditërisht i lavdojmë dhe mburremi me ta!

Dikush edhe mund ta justifikojë mospunën e ministrave në detyrë me situatën e “Coronavirus”-it, por askush nuk mund ta arsyetojë heshtjen e ministrave dhe kabinetit qeveritarë përballë agresionit politik të Serbisë.

Në vend të kundërvënjes së nismave serbe kundër Kosovës, ka ndodhur e kundërta, ka ndodhur relativizimi i Serbisë me heqjen e tarifës, pranimin e ndihmave humanitare (1000 testeve për “Covid-19) dhe personelit mjekësorë nga shteti armik i Kosovës!

Se a ishte kjo pasojë e naivitetit politik të kryeministrit në detyrë apo diçka tjetër më e keqe se kjo, mbetët të vërtetohet në të ardhmën e afërt.

Mirëpo, nga ajo që po shihet në horizont, bashkë me pushtetin e ri, Kosovës po i servohet edhe një rezolutë e re në OKB, e cila do të jetë pak më e “ëmbël” sesa Rezoluta 1244.

Për më tepër se rezultat i agresionit politik të Serbisë, deri tek kjo rezolutë po vie shkaku i mungesës së politikës së jashtme dhe i përkeqësimit të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në kohën kur Kosovës i mungon qeveria fuqiplote, kur i mungon stabiliteti politik dhe forca mbrojtëse (ushtria moderne dhe e armatosur), e vetmja mundësi për të dalë fitimtarë në përballje me Serbinë, është ndërlidhja e interesave tona me ato amerikane në Ballkan, që i bie, nëse arrijmë t’i shfrytëzojmë gërshëtimet e atyre interesave do t’ia arrijmë të përmbyllim dialogun me Serbinë në favorin tonë , në të kundërtën, na pret zgjidhje e dhimbshme dhe tepër e hidhur.

Në pamundësi për të ndalur agresionin politik të Serbisë, politikanët kosovarë, tërë (pa) fuqinë e tyre do ta drejtojnë kundër vetë-vetes, duke e shpallë tradhëtarë njëri-tjetrin, duke mos lënë njeri të ndershëm e të pastër në këtë vend.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është se mbanë përgjegjësi për tërheqjen e 18 njohjeve dhe as për degradimin e politikës së jashtme të Kosovës në këto tri vitet e fundit, por mbanë përgjegjësi për moskoordinimin e veprimeve me aleatin numër 1 të vendit tonë, me SHBA-të dhe për mos sjelljen e asnjë njohje ndërkombëtare për tre muaj të qeverisjes.

Votimi eventual i një rezolute të re në KS të OKB-së për Kosovën sipas orekseve ruso-serbe do të ishte disfata më e madhe për kryeministrin në detyrë, për presidentin, për politik-bërjen kosovare dhe shtetin në përgjithësi.

Daniel Serwer: Kosova mund të ballafaqohet me presion nga SHBA për të lejuar që Rusia…

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i vlerëson të rrezikshme sinjalet e fundit se Rusia mund të përfshihet në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai pret që SHBA-ja të bëjë trysni mbi Kosovën në mënyrë që të lejojë përfshirjen e Rusisë në këtë proces, por sipas tij, kjo nuk duhet të lejohet nga zyrtarët në Prishtinë.

Në një përgjigje për KOHËN, Serwer, ka komentuar deklaratën e Dick Custinit, zëdhënësit të të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, i cili ka thënë se Rusia dhe kushdo tjetër që ka ide për paqe, stabilitet e prosperitet në Kosovë e Serbi, është i mirëseradhur. Custin iu referua deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili tha se marrëveshja finale duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të miratohet një rezolutë e re që do të zëvendësonte atë 1244 dhe se Rusia do të përfshihet në proces nëse e kërkon Serbia.

“Kosova mund të ballafaqohet me presion të madh nga Shtetet Bashkuara të Amerikës për ta lejuar Rusinë të përfshihet në proces, siç mund të kuptohet nga deklarata e zyrës së Grenellit që tha se, ‘të gjithë janë të mirëseardhur’. Prishtina do të duhej të jetë e qartë dhe në mënyrë të pa ekuivokë për t’u përballur me një propozim katastrofal për ndarje”, ka theksuar Serwer.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Kharcenkom ka thënë po ashtu se shkëmbimi i territoreve dhe idetë tjera “mund të vlerësohen vetëm nga Prishtina dhe Beogradi”. Sipas Serwerit, tema e shkëmbimit të territoreve i shkon për shtati Rusisë, e cila dëshiron të justifikojë aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe krijimin e “shteteve kukulla” përbrenda Gjeorgjisë e Moldavisë.

“Rusia duhet të përfshihet vetëm nëse Prishtina pajtohet, dhe kjo nuk duhet të ndodhë përderisa Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve aktual. Është e qartë se Rusia po kërkon një zgjidhje territoriale që do t’i ndihmojë në justifikimin e aneksimit të Krimesë dhe krijimin e shteteve kukulla në Osetinë e Jugut, Abhazi dhe Transnistri”, ka thënë Serwer për KOHËN.

Qëndrime të kundërta në koalicionin e ri: Shfaqen mospajtimet e para mes LDK-së dhe AAK-së

Qëndrime të kundërta për vettingun në drejtësi kanë dhënë brenda pak ditësh dy partitë në koalicion që synojnë të formojnë Qeverinë e re, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për dallim nga i nominuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë, Selim Selimi, që ka paralajmëruar anulim të verifikimit të së kaluarës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, Florian Dushi nga LDK-ja thotë se ky proces do të vazhdojë, raporton KTV.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së shton se në sektorin e drejtësisë nuk kanë dallime me partnerin e koalicionit dhe se kanë harmonizuar programin.

Por ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se as LDK-ja e as AAK-ja nuk janë të interesuara që të ketë verifikim në drejtësi.

Sipas saj, këto parti duan të kenë këtë gjendje jo të mirë të sistemit të drejtësisë.

Haxhiu e sheh shqetësuese deklarimin e të propozuarit për ministër të Drejtësisë.

Më 28 shkurt, Qeveria në detyrë Kurti krijoi grupin e ekspertëve prej 10 anëtarëve për hartimin e skenarëve dhe elementet e reformës së vetingut në drejtësi.

Kurti nesër rikthehet në zyrë, shkak i vetizolimit u bë shoferi i ministrit që rezulton negativ për COVID-19

Nuk ka asnjë problem për Albin Kurtin dhe kryeministri në detyrë i Kosovës pas një pauze 1- ditore në vetizolim nesër do t’i rikthehet detyrës nga zyra.

Shkak u bë shoferi i Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka i cili ka rezultuar negativ për COVID-19.

Dyshimi bëri që kabinetet e qeverisë dhe të Ministrisë të vetëizolohen por tani kanë shpëtuar dhe nuk ka rrezik për COVID_19.

Zyrtari i Ministrisë së Integrimit në Kosovë rezulton negativ në testin për koronavirus

Ka rezultuar negativ në testin e parë për koronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës, i cili edhe është bërë shkas për vetizolimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të stafit të ngushtë të tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se Kurti dhe stafi i tij do të dalin në punë nga dita e martë.

“Qe nga nesër do te rifillojmë punën, duke pasur kujdes edhe më të shtuar për mënyrën se si ndërveprojmë dhe vëmendje për higjienën tonë, me qëllim të zbatimit të udhëzimeve nga institucionet shëndetësore”, ka thënë Kryeziu.

Përpos kryeministrit në detyrë, Kurti, edhe ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, dhe kabineti i tij janë futur në vetizolim, pasi një zyrtar i kësaj ministrie ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së hënë, ka njoftuar se nuk ka shkuar në zyrën e tij.

Deri tash, në Kosovë janë konfirmuar 884 raste pozitive me koronavirus, 655 janë shëruar, ndërsa 28 pacientë kanë vdekur.

Haradinaj: Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i mendimit se disa qarqe evropiane duan të pengojnë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë.

Në një intervistë për Ora News, Haradinaj thotë se BE-ja është e pafuqishme për t’u marrë tashmë me çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, madje ai shprehet i habitur me qëndrimin e Gjermanisë dhe kancelares Merkel, e cila përkrah Josep Borell, i cili le të hapur çështjen e kufijve.

“Është dëshirë për të penguar një marrëveshje nga disa qarqe evropiane. Dikur evropianët mundoheshin t’i atribuonin kritikën për diskutim të territorit të Kosovës amerikanëve. Tani shihet se evropianët nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshjeje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së një marrëveshje. Evropa në të kaluarën e bëri një gabim të madh. I la zonjës Mogerini duar të lira të flasë në emër të BE-së”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka përmendur edhe idenë për shkëmbim të territoreve, duke thënë se diskutime të tilla kanë sjellë luftëra.

“Është e habitshme sot Berlini zyrtar si e lejon zotin Borell. Merkel ishte kundër lëvizjes së kufijve dhe e ne çojmë këtë, tani habitem si e lejon Merkel njeriu që flet në emër të BE të lërë të hapur mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Kjo flet për pafuqinë e BE për ta trajtuar këtë temë me sukses. Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Si mundet Berlini zyrtar të jetë në një vijë me Borell i cili le të hapur çështjen e kufijve të territoreve. Duhet që kancelarja Merkel dhe presidenti Makron të veprojnë me Borell njësoj siç kanë vepruar me Mogherinin për t’ia marrë temën e dialogut.

Është rrezik të lejohet vazhdimi i marrjes me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka tolerancë të tillë. Toleranca e diskutimit të çështjes së territoreve të kufijve në Ballkan ka sjellë luftëra. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë”, ka thënë ai.

Haradinaj: Rama, lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës

Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka një padi, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka bërë për shpifje.

Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga paditë, pasi sipas tij nuk e ka nënshtruar as Millosheviqi.

”Rama ka menduar që me këto padi i frikëson njerëzit, i ndalon. Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai. Ndoshta në Shqipëri e praktikon këtë me oponentët dhe të tjerët. Rama e di që Millosheviqi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time. Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës”, u shpreh Haradinaj për oranews.

”Unë jam shqiptar, unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës, e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk kanë marrë nga të tjerët. Të tjerët kanë marrë nga shqiptarët. Është histori e ditur dhe e dhimbshëm sa jemi copëtuar dhe zvogëluar në vazhdimësi”.

”Jam i atij brezi që dua ta ndryshoj këtë logjikë. Ka hyrë mijëvjeçari i tretë, UÇK e ka ndryshuar këtë logjikë. Fqinjët tanë që nuk i respektojnë për vlerat e tyre me të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë nuk mund të marrin prej të drejtës tonë.

Sipas tij, Rama, Vuçiç dhe Thaçi kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

”Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaci edhe zoti Vuçiq”.

”Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre. I kam thënë edhe zotit Rama edhe të tjerëve, se kufijtë i kanë vendosur çizmet. Nuk i kanë ndarë ende çizmet”.

”Pra nuk mundet kravatat të ndërrojnë kufijtë sa herë duan pa u marrë vesh me çizmet. Çizmet i kanë vendosur kufijtë”, ka deklaruar kreu i AAK’së.

Kryeministri Kurti në vetizolim

Të hënën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga sot do të jetë në vetizolim. Në një njoftim në llogarinë e tij në facebook ai shkroi se “një zyrtar i ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në këtë ministri dhe në zyrën e kryeministrit, , ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga ministria e Integrimeve Evropiane”, shkroi ai.

Vetizolimi i kryeministrit pasoi njoftimet e së dielës mbrëma për 14 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, që shënoi edhe numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në një ditë që nga fillimi i muajit maj.

Rastet e reja e çuan në 884 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 28 kanë humbur jetën, ndërsa 655 janë shpallur të shëruar.

Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it se çdo vend i botës përfshirë edhe Kosovën është në rrezik prej virusit për shkak të zbutjes së masave kufizuese.

Rastet ditëve të fundit janë raste të kontaktit, që do të thotë se popullata pak është relaksuar dhe nuk ju ka përmbajtur rekomandimeve për vetizolim dhe qëndrim në shtëpi andaj këto raste që u paraqitën brenda dy ditëve, kishim nga një rast pastaj përnjëherë kishim 8 raste dhe 14 raste, është një indikator se në qoftë se nuk i përmbahemi qëndrimit në shtëpi dhe distancimit fizik, mundësia e paraqitjes sërish të rasteve është e lartë”, tha doktoresha Humolli.

Ajo tha se zbutja e masave kufizuese ishte e domosdoshme për shkak të ekonomisë por rritja e numrit të të prekurve mund të çojë në rivendosjen e masave të tilla.

Vetëm të kthehemi pak prapa. Më 4 maj ishte fillimi i fazës së parë të masave që i binte ditë e hënë. Të shtunën dhe të dielën numri i qytetarëve të Prishtinës në rrugë ishte shumë i lartë, për të mos me thënë që këtë të shtune në shitore të vogla qoftë të rrobave apo gjësende tjera ishte numri enorm i qytetarëve dhe shumica e tyre ishte pa maska”, tha ajo.

Doktoresha Humolli thotë se deri tash numri i rasteve me koronavirus në Kosovë nuk i tejkaloi kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe kjo sipas saj vetvetiu nënkupton se menaxhimi i rasteve është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo thotë se qytetarët dhe institucionet duhet të përgatiten për jetën pas paraqitjes së koronavirusit.

Me paraqitjen e koronavirusit të ri, jeta jonë ka ndryshu, asnjëherë nuk mund të kthehemi në normalitet në të cilin kemi qenë para janarit të vitit 2020 apo Kosova para marsit të vitit 2020. Do të jetë jashtëzakonisht sfiduese për shkak se nuk mund të fillojmë të mendojmë për pushime verore dhe të shkojmë në det, por është një kohë e qetësisë kur ne duhet të ulemi dhe të riorganizojmë edhe vendet e punës edhe mënyrën e zbatimit të punës edhe planet për shkak se duhet të adaptohemi me rrethanat e reja me të cilat veç është duke u ballafaquar njerëzimi. Mbi të gjitha është vendosja e maskave dhe mbajtja e distancimit fizik”, tha doktoresha Humolli.

Autoritetet në Kosovë thonë se deri tani situata me COVID-19 është e qëndrueshme dhe një numër i vogël i të prekurve po trajtohet në klinikën infektive në Prishtinë.

Kurti: Nuk është momenti që ta kthejmë mbrapsht progresin e shënuar kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova ka arritur të ulë dukshëm lakoren e koronavirusit, duke shtuar se në 13 ditët e fundit, në vend janë regjistruar më shumë raste të të shëruarve se të infektimeve të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore, me qëllim, që siç tha ai, të arrihet “fitorja e shumëpritur” kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Nuk është momenti për ta kthyer mbrapsht gjithë progresin e shënuar. Le të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur deri në këtë pikë. Jemi kaq afër fitores, saqë rikthimi i virusit në mesin tonë do të ishte edhe më zhgënjyes sesa vetë ardhja e tij”, ka shkruar Kurti.

Në Kosovë janë shënuar 880 raste me koronavirus, ku 653 prej pacientëve janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.

Nga 4 maji ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit. Qytetarët kanë të drejtë që të dalin çdo ditë për një orë e gjysmë – 90 minuta paradite dhe 90 të tjera pasdite. Orari i qarkullimit është i ndarë në grupe dhe është i rregulluar në bazë të numrit të parafundit personal në letërnjoftim.

Në fazën e parë – që ka nisur më 4 maj dhe do të jetë deri më 18 maj – është lejuar hapja e disa bizneseve si: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personalë dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

Faza e dytë fillon nga 18 maji deri më 2 qershor dhe gjatë saj do të fillojë operimi i bizneseve, si: tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

Faza e tretë, ndërkaq, hyn në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. rel

Anton Quni: Pse abstenova ndaj kandidaturës së Hotit për kryeministër, cila është e ardhmja e Osmanit në LDK…

Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Anton Quni, ka sqaruar abstenimin e tij në mbledhjen e LDK’së kur është përcaktuar për Avdullah Hotin, kryeministër. Quni në një intervistë për Gazetën Express tha se ka propozuar disa emra tjerë për të cilët ka pasur bindjen se mobilizimi i LDK’së rreth atyre personaliteteve do të ishte më i fuqishëm. Ai po ashtu u shpreh i bindur se Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK’së. Quni tha po ashtu se është gatshëm të jetë përsëri ministër në Ministrinë që aktualisht e drejton nëse këtë ia beson partia.

Anton Quni në garën për deputet të LDK’së në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte arritur të jetë i 3-i në listë pas Vjosa Osmanit e Kujtim Shalës, duke grumbulluar 31 mijë e 731 vota.

I pyetur lidhur me pozicionin për emrin e Avdullah Hotit për kryeministër dhe deklaratën e nënkryetarit Lutfi Haziri dhënë në Pressing të T7 ku tha se s’ka besuar se Hoti do të pranonte pozitën e shefit të qeverisë, Ministri Quni tha se përkundër qëndrimit të tij abstenues e ka respektuar qëndrimin e shumicës.

“Jo çdo herë jemi të gjithë të një mendimi, por pas shterjes së argumenteve rreth opsioneve dhe mundësive të tjera, tema artikulohet dhe merr kahje duke e respektuar qëndrimin e shumicës. Në këtë frymë, përkundër qëndrimit tim abstenues, dua ta potencoj përfundimisht se unë e respektoj qëndrimin e strukturave vendimmarrëse për nominimin e profesor Hotit për kryeministër”, ka thënë Quni

Anëtari i kryesisë së LDK’së tha se është e vërtetë që në mbledhje ka listuar disa emra tjerë për të cilët mobilizimi i LDK’së do të ishte më i fuqishëm.

“Unë nuk kam shprehur asnjë dyshim në drejtim të asnjë personaliteti të LDK’së. E vërteta është që i kam listuar disa emra, për të cilët kam menduar se ia vlejnë të merren në konsideratë edhe për faktin që kisha bindjen se mobilizimi i LDK’së rreth atyre personaliteteve do të jetë më i fuqishëm”, shtoi Quni.

Ministri aktual i Mbrojtjes foli edhe për koalicionin e LDK’së me AAK’në dhe Nismën, ku partia që i takojë do të jetë udhëheqëse e qeverisë se ardhshme nëse për këtë vendosë Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh i bindur se LDK’ja do të qeverisë denjësisht në cilin do format qeverisës me kuadrot që përfaqëson.

“Jam i bindur se çdo kuadër i LDK’së, në cilin do format qeverisës, me këdo dhe në çfarëdo rrethana, me cilat do përgjegjësi që marrin për t’iu shërbyer qytetarëve dhe shtetit do të tregojnë performancë të lartë dhe do të shërbejnë me përkushtim të madh”, tha ai.

Quni po ashtu tha se ministrinë të cilën e drejton është e një rëndësie të veçantë dhe si e tillë edhe në qeverinë e re duhet t’i takojë LDK’së.

“Ministria e Mbrojtjes është e rëndësisë së veçantë si një ndër faktorët e forcimit të paqes dhe stabilitetit, jo vetën në Kosovë por edhe në rajon, prandaj si e tillë do të duhej të jetë nën interesimin dhe përkushtimin e veçantë të LDK’së”, tha ai.

Ish-komandanti i Koshares u shpreh i gatshëm që sërish ta udhëheqë këtë ministri nëse partia ia beson këtë.

“Unë jam i gatshëm që t’i pranojë përgjegjësitë si Ministër i Mbrojtjes nëse të njëjtën ma kërkojnë dhe besojnë autoritetet e LDK’së”, u shpreh Quni.

Tutje, Quni foli edhe për ish-kandidaten për Kryeministre të LDK’së, Vjosa Osmani kur u pyet se a beson që Osmani do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anëtar i Kryesisë së LDK’së u shpreh i bindur se përkundër spekulimeve, Vjosa Osmani do të mbetet në LDK.

“Përkundër spekulimeve të shumta që krijohen në situata që kanë kundërthënie apo qëndrim ndryshe të akterëve në subjektin politik, unë jam i bindur se zonja Osmani do të mbetet brenda familjes së LDK’së. Rrugëtimi i LDK’së do të vazhdoj të na bashkoj të gjithëve”, tha ai.

Quni po ashtu deklaroi se ata që presin ndarje të LDK’së do të mbesin të zhgënjyer.

“Të gjithë ata që presin një fragmentarizim tonin, mundem vetëm të ju bëjë të ditur se kot ushqehen me shpresën se do ta dobësojnë LDK’në dhe rolin e saj në forcimin e Republikës së Kosovës. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të unifikuar përreth programit dhe vlerave të djathta përëndimore, në të cilat besojmë dhe me të cilat ne zhvillojmë politikat tona programore dhe është boshti që na bashkon neve në LDK”, përfundoi Quni./GazetaExpress/

Prizren, shfaqet filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj

Prizren

Në Prizren të Kosovës në kuadër të projektit “DOKU N’BALLKON” është shfaqur filmi “Ballkoni” i regjisores kosovare Lendita Zeqiraj, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti është realizuar nga festivali “Dokufest” në bashkëpunim me komunën e Prizrenit.

“Shfaqja e filmit është pjesë e programit DOKU N’BALLKON, që ka për qëllim t’u përkujtojë qytetarëve të Prizrenit që në këtë kohë pandemie të kujdesen për shëndetin e tyre duke mbajtë distancën sociale.”, njoftoi Komuna e Prizrenit në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale.

Shumë banorë të Prizrenit shijuan shfaqjen e filmit në ballkonet dhe terrasat e tyre.

Në Kosovë deri më tani janë raportuar 862 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndër të cilët 622 janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.

Diaspora luftoi për shtet e jo për pushtet! – Nga Florim Zeqa

 

Pas injorimit dhe anashkalimit të mërgatës nga pushtetet e pas luftës, kohëve të fundit nga njerëz të papërgjegjshëm apo të pa informuar mirë, e për më keq, nga figura të skenës politike (publike) po atakohet padrejtësisht dhe fyhet rëndë mërgata jonë, pjesa më e shëndoshë e arteries tonë kombëtare.

Fyerje të rënda për Diasporën

I pari që e filloi luftën kundër mërgatës tonë një vit më parë ishte gazetari Valon Syla, me fjalorin fyes e denigrues; “Diaspora shqiptare është primitive, janë pasardhësit e analfabetave,…diaspora ka ende të menduarit e viteve të ’90-ta”!
I fundit që fyeu publikisht mërgatën tonë ditë më parë është Haxhi Hoti, ish kandidat për deputet nga radhët e NISMA-s, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh pikërisht kështu; “Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”.
Sikurse fyerja e parë nga gazetari Syla, ashtu edhe kjo e fundit nga aktvisti i subjektit politik NISMA, janë fyerje të rënda dhe skandaloze, që vijnë nga jeta publike, gjegjësisht prej një gazetari dhe prej një anëtari të një subjekti politik i cili pretendon të qeverisë me vendin.

Askush nuk dha më shumë se mërgata për lirinë e Kosovës

Janë me qindra e mijëra shembuj e argumente që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e kanë pohuar për mërgatën gazetari Syla dhe anëtari i NISMA-s, mund të shkruhen mijëra e miliona fjalë miradie për kontributin e mërgatës tonë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, por që nuk mund të shkruhet asnjë fjalë e vetme pozitive për ata që fyejnë vlerat tona kombëtare
Janë me qindra të rinjë nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë.
Me të përfunduar lufta, mërgimtarët që deri dje ishin të rreshtuar në vijat e para të frontit, nuk vrapuan pas pushtetit, por iu kthyen punës e jetës në shtetet perëndimore për të vazhduar misionin e tyre të ndihmës së pakursyer në rindërtimin e shtëpive të rrënuara gjatë luftës, për shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Nuk dëshiroj ta kualifikojë me fjalë fyese gazetarin Valon Syla dhe as aktivistin politik, z. Haxhi Hoti, ish kandidatin për deputet nga radhët e NISMA-s për fyerjet e turpshme ndaj mërgatës tonë, për arsye se jam i bindur që kanë mungesë të informacioneve për mërgatën dhe vlerat e saj sublime.
Nga këtu, ju bëj thirrje të sinqertë të gjithë bashkombasve në Kosovë dhe trojet etnike, që para se të flasin për mërgatën, është mirë që të informohen paraprakisht për kontributin e çmuar dhe vlerëmadh të mërgatës tonë ndër dekada si në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore ashtu edhe në aspektin logjistik e financiar, që nga krijimi i themeleve të Republikës së Kosovës në vitet e ’90-ta, me finacimin e shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë (mbajtjen e arsimit shqip dhe shëndetësisë), kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës çlirimtare dhe për ndihmat e pandërprera pas përfundimit të luftës, në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Kur jemi në këtë segment, vetëm mbajtja e arsimit shqip në vitet e ’90-ta në Kosovë e kishte koston mujore prej disa miliona DM, para këto ardhura nga mërgata jonë.

Viti 1990, vit i themeleve të shtetit

Ky shkrim vjen si nevojë e informimit dhe ndërgjegjësimit të bashkatdhetarëve në trojet etnike, se historia e më e re e Kosovës nuk ka filluar me 6 tetor të vitit 2019 dhe as me 17 shkurt të vitit 2008, por në fund të viteve të ’80-ta dhe fillim vitet e ’90-ta.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e të njëjtit vit apo Kushtetuta e Kaçanik paraqet bazën juridike dhe ligjore të shtetit të Kosovës, kurse Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991 shënon vulën plebishitare të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, që shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.

Mendësia e viteve të ’90-ta, mendësi e krijimit të shtetit

Suporti kryesor financiar i të gjitha zhvillimeve për dhe rreth Kosovës ishte mërgata e jonë, e cila i financoj të gjitha aktivitetet politike, arsimore, shëndetësore e deri tek ato ushtarake në luftën e fundit çlirimtare.
Me këtë rast, dëshiroj t’i rikujtoj gazetarit Syla, poltikanit Hoti dhe secilit që mendon njëjtë sikurse ata, se pa ndihmën e mërgatës sonë, nuk do të ishte i mundur të realizohej projekti i pavarësisë dhe as çlirimit të vendit tonë.
Mendësia e viteve të ’90-ta ishte mendësi e pastër dhe shëndoshë, e cila edhe sot i duhet Kosovës, më shumë së asnjëherë më parë, për shkak se, ajo ishte mendësi e dhënjes gjithçka për shtetin e Kosovës, e jo marrja gjithçka nga shteti siq ndodhi përgjatë këtyre 21 vjetëve të fundit.

Zoti e bekoftë mërgatën, arterien më të çmueshme dhe më të shëndoshë të qenjes tonë kombëtare!

Donika Gërvalla lëshon akuza të reja ndaj Isa Mustafës

Anëtarja e LDK’së, Donika Gërvalla ka lëshuar akuza të reja në drejtim të kreu të partisë, Isa Mustafa.

Gërvalla ka thënë se mendësia e Isa Mustafës e mban klanin e PDK’së brenda LDK’së.

“Kushtetuta thotë: “Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.Isa Mustafa thotë: “Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend.” Mendësi “akademiku”, jo mahi.
Kjo mendësi e mban peng “Lidhjen” dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjes” nuk ka për ta lēshuar deri sa të pushojë së ekzistuari”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se sjelljet e Isa Mustafës tregojnë që nuk e sheh votën e qytetarit si detyrim dhe manipulon sa herë t’ia kërkojë Presidenti Thaçi.

“Problemi në fakt është që këtu nuk ka asgjë të re. Sjelljet e Isa Mustafës kanë treguar me kohë që ai pikërisht kështu mendon dhe që votën e qytetarit nuk e sheh si detyrim dhe prandaj pa hezitimin më të vogël e manipulon dhe tjetërson sa herë t’i teket dhe sa herë t’ia kërkojë Thaçi”, ka shkruar ajo në Facebook./GazetaExpress/


Send this to a friend