VOAL

VOAL

Kosova i afrohet Suedisë për rritje infektimesh, Osmani kërkon që Qeveria të jetë e vëmendshme

Vendimi i institucioneve të vendit për hapje të plotë, ka rezultuar me një rritje të madhe të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Në një tabelë të cilën e ka publikuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në të cilën jepen të dhënat e infektimeve nga data 12 deri më 26 qershor, Kosova renditet në vendin e tretë pas Suedisë dhe Maqedonisë për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë.

Osmani thotë se shifra të tilla tregojnë se Kosova nga një storie e mposhtjes së virusit tashmë renditet në top treshe për shtimin e rasteve të infektimeve me COVID.

“Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në tëitter, raporton Express.

Lidhur me shtimin e rasteve sot ka folur edhe kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se Qeveria do të detyrohet që të kthejë vendin në izolim të plotë në rast se vazhdon shtimi i rasteve në mënyrë rapide./GazetaExpress/

Ja përgjigjet që morën pyetjet e mia për Gjykatën Speciale në Hagë – Nga XHAFER LECI

Pyetjeve të mia në lidhje me Gjykaten Speciale të Kosovës në Hagë iu përgjigjen:
Nënkryetar i Parlamentit Evropian z. Rainer Wieland dhe, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë z. Bernd Thran.
Xhafer Leci :Z. Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian
• A ishte urgjente që Gjykata Speciale të krijohej për Kosovën? Kjo ishte padyshim iniciativa e shtetit serb, e cila u realizua nëpërmjet veprimeve të Dick Marty.
• A është kjo gjykatë e veçantë vetëm për shqiptarët apo edhe për serbët?
Nëse kjo është vetëm për shqiptarët, a mund të flitet për drejtësi selektive!
Wieland: Është e vërtetë se Gjykata Speciale u themelue me iniciativen e Dick Marty-it, kundër disa individëve në Kosovë, të cilët konsiderohen si vrasës, kriminelë. Këta kriminelë drejtësia në Kosovë nuk arriti ti burgosë-denojë, sepse pushetarët në Kosovë kanë ndikim të madh në drejtësi! Edhe Parlamenti i Kosovës e ka votuar Specialen. Gjykatës e prokurorë të Speciales janë shqiptarë. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi selektive.
Z.Wieland foli pak edhe për njohjen e pavarësisë së Sllovenisë, që neve ta kuptojmë se Gjermania ka edhe problemet e veta. Austria dhe Italia donin ta njihnin Slloveninë, ndërsa Gjermania jo! Unë, tha ai, me disa politikanë të tjerë shkuam në Bonn tek Kancelari Dr. Helumt Kohl, që ta bindim se Ai duhet ta njoh Slloveninë. Kohl u përgjigj: “Unë jam historian, e dini ju që në vitin 1939, Austria dhe Italia ishin aleate të Gjermanisë. Unë do bisedoj me Francën dhe Anglinë, që bashkarisht me vendet tjera evropiane ta njohim Slloveninë”. Dhe ashtu kishte ndodhur.
Xhafer Leci: z. Bernd Thran, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë
• Pse UNMIK-u dhe Misioni EULEXit nuk kanë mundur të sjellin drejtuesit e krimit të organizuar para drejtësisë?
• Pse nuk mund të zbulohen-shpjegohen vrasjet politike të pasluftës të njerëzve të pafajshëm? Për shembull, u vranë disa dëshmitarë të mbrojtur. Pse nuk u mbrojtën këta dëshmitarë të mbrojtur?
Thran: Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin, prandaj as dëshmitarët e mbrojtur nuk janë të panjohur. E dimë se ka pasur dëshmitarë të mbrojtur të vrarë, por jo më në 8 (tetë) vite, nga kur ne, EULEX-i, kemi filluar emisionin tonë në Kosovë. Ne e dimë se ka vrasës dhe kriminelë, por frika është e madhe, dëshmitarët janë të kërcënuar, i ndryshojnë fjalët ose nuk paraqitën fare para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne, në mungesë të dëshmive, nuk mund i dënojmë kriminilët.
Stuttgart,27.4.2018
P.S. Në Stuttgart u mbajtë kjo Konferencë me temën:
Kosova – vend i panjohur (Kosovo – terra incognita)
10 vjet Pavarësi – vështrime dhe pikëpamje
(10 Jahre Unabhängigkeit – Einblicke und Ausblicke)

Organizuar nga Shoqata „Pavarësia“ në Stuttgart, Kryetar i saj z.

Xhevdet Syla

,në bashkëpunim me Shoqata Gjermane dhe Konsullaten e Kosovës në Stuttgart…

Vjosa Osmani i shkruan LDK-së, kërkon t’i shohë votat me të cilat u shkarkua

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka dërguar letër kryesisë së LDK’së pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Në këtë letër, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që t’ia dërgojnë dokumentacionin dhe rezultatin e shkarkimit të saj, raporton Gazeta Express.

Tutje, Osmani ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të KP’së pasi që e njëjta sipas saj nuk është publikuar askund.

Marrëveshjet e pazbatuara për transportin ajror, hekurudhor e rrugor Kosovë- Serbi

Arton Konushevci

Marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe për autostrada ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ende nuk kanë nis së zbatuari.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, këto marrëveshje apo letra të qëllimit i kanë nënshkruar ne fillim të këtij viti në Gjermani, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky pajtim mes Kosovë dhe Serbisë është arritur në kohën kur dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ishte pezulluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia.

Zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët sapo kanë marrë udhëheqjen e ministrisë, nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, por shkurtimisht thanë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes gjërat nuk kanë lëvizur sa i takon zbatimit të tyre.

Kurse zyrtarë që kanë nënshkruar letrat e interesit për transportin hekurudhor dhe atë rrugor, nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se për këtë çështje mund të përgjigjet ministri. Por as ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, nuk ka qenë i qasshëm në telefonin e tij.

Linja ajrore Prishtinë – Beograd

Në linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, sipas kësaj letre të interesit do të operojë kompania gjermane, Eurowings e grupit Lufthansa. Në atë kohë kjo marrëveshje është nënshkruar nga ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha.

Në përgjigjen nga Autoriteti i Aviacionit Civil, (AAC) për Radion Evropa e Lirë, më 28 maj, është thënë se “është vështirë të thuhet kur mund të jetësohet zbatimi i Letrës së nënshkruar, pasi që varet nga zhvillimi i diskutimeve në takimet për Normalizim të Aviacionit të Ballkanit (BANM).

Këto takime udhëhiqen nga NATO, në të cilën merr pjesë edhe AAC-ja.

Po ashtu në përgjigje, thuhet se edhe situata e krijuar nga pandemia COVID-19, mund të ndikojë në mbarëvajtjen e takimeve të planifikuara.

Në ndërkohë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media në Eurowings, Florian Gränzdörffer, ka thënë se kompania në parim ka rënë dakord që të operojë në linjën Prishtinë – Beogradit. Por sipas tij, një seri e tërë pyetjesh tregtare, organizative dhe juridike janë ende të hapura, të cilat duhet të koordinohen dhe sqarohen në hapat e ardhshëm. Për planet konkrete siç janë orari, data e fillimit të fluturimeve, ai nuk ka dhënë përgjigje.

Linja e transportit hekurudhor dhe rrugor

Përveç linjës ajrore Prishtinë-Beograd, në takime të ndara në Gjermani janë nënshkruar edhe marrëveshje për transportin hekurudhor dhe atë rrugor.

Sa i përket transportit rrugor autoritetet kompetente në Prishtinë, vite më parë, kanë pohuar se e kanë të përgatitur projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, projekt ky që mund të vazhdohet në kuadër autostradës që aktualisht lidhë Kosovën me Shqipërinë. Kurse, në të ardhmen ajo mund t’i lidhë të tri vendet.

Kurse, transporti hekurudhor në Kosovë paraqitet si një prej sistemeve më të dobëta në rajon.

Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të mos e administrojë linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës e cila është nën kontrollin e Serbisë. Zyrtarë të Hekurudhave të Kosovës, më herët kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se linja hekurudhore Kosovë-Serbi përmes Mitrovicës së Veriut mund të hyjë në funksion shumë shpejtë, kurse për linjën tjetër që vjen nga Podujeva, nevojitet kohë.

Kosova dhe Serbia kanë treguar gatishmëri për nënshkrim, por jo për zbatim

Analisti për çështje politike, Blerim Vela, tha se nënshkrimi i letrave të interesit, nga të dyja shtetet më shumë ka qenë shenjë që t’i ofrojnë ambasadorit Grenell fitore të shpejta në punën e ndërmjetësuesit.

Ai tha se letrat e interesit janë nënshkruar nga qeveria në largim e Ramush Haradinaj, kurse qeveria pasuese e Albin Kurtit nuk ka ndërmarrë asnjë hap në drejtim të sqarimit të këtyre marrëveshjeve apo edhe të zbatimit të tyre.

“Natyrisht që kjo ka qenë një shenjë prej të dyja palëve që të pranojnë që t’i afrojnë ambasadorit Grenell disa fitore të shpejta në punën e tij të re që ka për të ndërmjetësuar mes dy palëve. Ndërsa në esencë, të dy palët e vazhdojnë qasjen e njëjtë, që pak a shumë është se ato negociojnë për arritjen e marrëveshjes dhe pastaj fillojnë në ciklin e ri të negociatave për zbatimin e të njëjtave marrëveshjeve”, tha Vela.

Partia politike, Lëvizja Vetëvendosje e cila erdhi në qeverisje pas nënshkrimit të këtyre shprehjeve të interesit, thotë se këto dokumente, në formatin dhe përmbajtën që kanë nuk janë dhe nuk mund të cilësohen si marrëveshje prej nga derivojnë obligime juridike dhe në të bazë të së cilave do të mund të fillonte zbatimi.

Ish-zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu aktualisht zëdhënës në Vetëvendosje, e konsideron shqetësues faktin e mbajtjes në fshehtësi të këtyre dokumenteve nga zyrtarët shtetërore të cilët kishin nënshkruar ato.

“Fakti qe këto dokumente na janë prezantuar me kaq shumë vonesë, dhe vetëm pas insistimit tonë, dhe fakti që të njëjtat nuk janë marrëveshje për nga karakteri juridik i tyre, lë të nënkuptohet që qëllimi i këtyre dokumenteve ishte vetëm nënshkrimi si i tillë. Ato janë nënshkruar si shprehje e interesit dhe kanë mbetur në atë pikë”, tha Kryeziu.

Ndryshe, ishte paraparë që zyrtarë të Kosovës dhe ata të Serbisë të takohen në Uashington, me 27 qershor për vazhdimin e dialogut politik. Takimi është anuluar pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, ngriti aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit.

EULEX-i vazhdon punën në Kosovë, jashtë mandatit

Arton Konushevci

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dëshiron të vazhdojë punën në Kosovë. Megjithatë, që nga 14 qershori këtij misionit i ka skaduar mandati për të vepruar në Kosovë, sipas një vendimi të Këshillit Evropian të vitit 2018.

Në ndërkohë, presidenca e Kosovës nuk sheh asnjë arsye që EULEX-it t’i vazhdohet mandati.

Misioni i EULEX-it u themelua në vitin 2008 për t’ju asistuar autoriteteve të Kosovës, në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit.

Tani, ky mision monitoron rastet dhe proceset gjyqësore të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës, dhe ka kapacitete të kufizuara, si reagues i dytë në fushën e sigurisë.

EULEX gjithashtu ndihmon Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale, në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Misioni gjithashtu vazhdon të menaxhojë programin e vet për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, thanë për Radion Evropa e Lirë se janë të interesuar për vazhdimin e punës me Qeverinë e Kosovës.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Kosovës për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në forcimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit”, thuhet pos tjerash, në një përgjigjen me shkrim nga zyra për media e EULEX-it.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, tha se prania dhe operacionet e EULEX-it në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbuluara me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës.

Stano u përgjigj kështu të premten në pyetjen se cila është baza ligjore për praninë e EULEX-it pasi i ka skaduar mandati dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i ka nënshkruar shkëmbimet e letrave mes Kosovës dhe BE-së, për ta vazhduar këtë mandat.

Stano, gjithashtu tha se BE-ja dëshiron që ky mision të vazhdoj punën në Kosovë.

“Kemi pasur partneritet që nga viti 2008. Është në interes të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare. Është me rëndësi të vazhdoj mbështetja jonë dhe asistenca, përfshirë edhe me EULEX-in, për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha zëdhënësi i BE-së.

Presidenca: Presione të mëdha për vazhdimin e mandatit

Nga Presidenca e Kosovës thonë se institucionet e Kosovës që një kohë të gjatë janë në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i.

“Ka pasur presion të madh me javë të tëra, që të vazhdohet mandati ekzistues i EUELX-it. Por, presidenti Thaçi e ka bërë të ditur në çdo takim se mandati i EULEX-it ishte vazhduar në vitin 2018, dhe kjo ka qenë hera e fundit që është zgjatur mandati i këtij misioni”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga presidenca.

Në përgjigje thuhet po ashtu, se tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore.

“EULEX-i, tanimë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë”, thotë presidenca.

Në bazë të praktikës së vendosur tashmë qysh në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është i mundur vetëm përmes një letërkëmbimi në mes BE-së dhe presidentit të Kosovës, pa pasur nevojë për një vendim të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë me herët për Radion Evropa e Lirë se në fushën e sundimit të ligjit apo sistemin e drejtësisë, duhet të ketë ende prani të pjesëtarëve të EULEX-it, por vetëm në kapacitetet e monitorimit. Ai gjithashtu pret që mandati i EULEX-it të jetë i varur edhe nga mandati apo kohëzgjatja e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Shefi i EULEX-it i emëron gjyqtarët e Speciales

Sipas ligjit për Dhoma e Specializuara dhe Zyrës se Prokurorit, kreu i EULEX-it i bën emërimin e gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Regjistrin e Gjyqtarëve Ndërkombëtarë, pas vlerësimeve dhe rekomandimeve të panelit përzgjedhës të përbëre nga tre anëtarë ndërkombëtarë.

Më 2018, Këshilli Evropian vendosi që mandati i rishikuar i EULEX-it të zgjasë deri më 14 qershor 2020. KE gjithashtu caktoi një buxhet të kombinuar për operacionet e misionit në Kosovë dhe për Dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar prej 169.8 milion EUR për dy vjet (15 qershor 2018 – 14 Qershor 2020).

Shko Hashim – Nga ALBIN KURTI

Ndonëse dje kryetari i VV-së, Albin Kurti e komentoi shkurt aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër presidentit Thaçi kryetarit të PDK-së, një vit më parë, Kurti publikisht i kishte bërë thirrje presidentit Thaçi që të shkoj në Hagë, madje edhe titullin e shkrimit e kishte “Shko Hashim”.

Kurti në postimin e tij të vitit të kaluar e kishte kritikuar ashpër presidentin Thaçi, pasi sipas Kurtit, ai e mohoi UÇK-në kur erdhi koha që të mbajë përgjegjësi.

“Prandaj, ka ardhur momenti që ti të shkosh, atje ku po të thërrasin, në kurthin që vetë ia ngrite ushtrisë çlirimtare, duke ua përdredhur duart deputetëve të partisë tënde e duke na shkelur të gjithëve më 3 gusht 2015. Shko Hashim”, kishte shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Ai i kishte bërë thirrje Thaçit që të shkojë në Hagë e t’iu dalë zot ushtarëve të UÇK-së të cilët në atë kohë thirreshin pothuajse çdo ditë për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Prokuroria e gjykatës speciale i është sulur komandantëve të zonave, brigadave, batalioneve dhe të njësive tjera. Mos e lejo këtë. Dilju zot atyre. Mbroji ata. Mbroje UÇK-në. Sepse nuk është korrekte të marrësh meritat 20 vjet e përgjegjësinë asnjë ditë. Sa herë të është dashur të mburresh para shqiptarëve në mediat e Prishtinës dhe Tiranës, je shfaqur si luftëtar i shquar i UÇK-së. E kur të është dashur të flasësh për media ndërkombëtare, ke thënë se ke qenë larg linjave të frontit e fushëbetejave të luftës. Si mund të të durojmë tash kur luftëtarët e vërtetë po i thërret prokuroria që e solle ti? Prandaj shko vetë. Shko Hashim”, kishte shkruar tutje Kurti.

Shkrimi i plotë i Kurtit, në vitin e kaluar:

Shko Hashim

Arritjet dhe sukseset që Kosova i ka pasur falë sakrificave të popullit tonë e të UÇK-së, por edhe falë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, u përpoqe t’ia përshkruash vetvetes. Por, kur erdhi puna për të mbajtur përgjegjësi, e mohove UÇK-në, e le në baltë popullin, dhe i tradhtove ata që e mbështetën tradicionalisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Prandaj, ka ardhur momenti që ti të shkosh, atje ku po të thërrasin, në kurthin që vetë ia ngrite ushtrisë çlirimtare, duke ua përdredhur duart deputetëve të partisë tënde e duke na shkelur të gjithëve më 3 gusht 2015. Shko Hashim.

Kosova nuk është dashur të ketë gjykatë speciale me paracaktim etnik, por gjykata normale dhe zbatim të ligjit. Tash, edhe nuk kemi gjykata normale e zbatim të ligjit, si në shtetet demokratike, por edhe na është sipërvendosur gjykata speciale si asnjë shteti tjetër. Për të dyja këto je ti që mban përgjegjësi. Për ato normalet që s’i kemi dhe për këtë anormalen që na e solle. Prandaj, shko Hashim.

Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim.

Prokuroria e gjykatës speciale i është sulur komandantëve të zonave, brigadave, batalioneve dhe të njësive tjera. Mos e lejo këtë. Dilju zot atyre. Mbroji ata. Mbroje UÇK-në. Sepse nuk është korrekte të marrësh meritat 20 vjet e përgjegjësinë asnjë ditë. Sa herë të është dashur të mburresh para shqiptarëve në mediat e Prishtinës dhe Tiranës, je shfaqur si luftëtar i shquar i UÇK-së. E kur të është dashur të flasësh për media ndërkombëtare, ke thënë se ke qenë larg linjave të frontit e fushëbetejave të luftës. Si mund të të durojmë tash kur luftëtarët e vërtetë po i thërret prokuroria që e solle ti? Prandaj shko vetë. Shko Hashim.

Mos e fut Kosovën në gjeostrategjitë e Rusisë e taktikat e Serbisë. As mos e mendo ta japësh veriun si kapar apo të na bosnjëzosh me ‘Zajednicë’ për ta shpëtuar veten. Kosova, shtetësia dhe territori i saj, duhen mbrojtur nga pazaret e jo të shtyhen drejt tyre. Mos ia rëndo punën vetes duke e hedhur Kosovën në pazar e duke joshur Serbinë dhe Rusinë. Mos ia rëndo punën Kosovës duke u vendosur kundër Gjermanisë e Britanisë, por edhe kundër qëndrimeve afatgjata të administratës amerikane e të NATO-s. Nuk është gjeopolitika bastore. Shko Hashim.

Kosova nuk mbrohet po i hoqe sadopak veriun. Ushtarakët e dinë më së miri se si rrezikohet Kosova po u ngjit ushtria e Serbisë në majën e Pançiqit në Leposaviq. Mos u bëj si Neville Chamberlaine në Marrëveshjen e Mynihut para tetë dekadash, kur për paqe e pajtim ia dha Hitlerit një pjesë të madhe të Çekosllovakisë, që nazistët e quajtën “Sudettenland”. Historia na mëson se kush bën pazar me fashistët e shovinistët, fatin e ka të përbashkët me ta. Gjithnjë fashistët e shovinistët mbërrijnë të duken të fortë e të patejkalueshëm, por vetëm për një periudhë të shkurtër, sepse njerëzimi nuk mund t’i durojë gjatë. Prandaj, mos na fut në pazar me ta. Më mirë shko Hashim. Shko në Hagë.

Ne besojmë që ti nuk je fajtor për luftë, ashtu si çdo person i angazhuar për çlirim, qoftë në front, e qoftë larg frontit si puna jote. Por ne besojmë se ti je fajtor për shumëçka të keqe që na erdhi në paqe, në dy dekadat e fundit. Mos e lër popullin të vuajë, mos e lër Kosovën të paguajë për mëkatet e tua. Shko Hashim.

Mos e mbyt shoqërinë civile dhe mediet duke privilegjuar atë që na e la Stanishiqi trashëgim te dera, e i cili po rekruton e po promovon brezin e ardhshëm të bashkëpunëtorëve të rinj. Mjaft me mbështetjen dhe avancimin e servilëve dhe mediokërve, të argatëve e shërbëtorëve të një mijë zotërinjve. Mjaft me përkrahjen e tregtarëve të flamujve. Shko Hashim.

Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim.

Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti.

Njeriu i afërt me Azem Sylën dhe bashkëpartiaku i Haradinajt dërgohet në Hagë

Liridon Zogjani përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka treguar se babai i tij Adem Zogjani në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë dhe nga aty është dërguar për në Hagë.

Ai thotë se për një gjë të tillë s’është vënë në dijeni as babai i tij e as familja, raporton Express.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar Liridon Zogjani.

Zogjani ka thënë se babai i tij nga Prokuroria Speciale është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.

“Nga Prokuroria speciale është ftuar për periudhën e luftës”, ka shtuar tutje.

Ai tutje ka thënë se babai i tij ka qenë përkrahës i celulave të para të UÇK’së bashkë me vëllain e tij Hysen Zogjanin.

Adem Zogjani ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.

Megjithatë Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.

Hoti: I kërkova Grenellit ta shtyjë takimin për një datë tjetër

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë. Shton se i ka kërkuar ambasadorit Grenell që takimin që planifikohej të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, të shtyhet për një datë tjetër.

Ai në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Ëashnigton, Kosovë – Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Hoti sot njoftoi se prej Brukselit do të kthehet në Prishtinë dhe nuk do të udhëtojë pa presidentin Hashim Thaçin në Uashington.

Ndërkaq Thaçi dje, pas lajmit se për të Prokuroria e Hagës ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte, e anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me delegacionin serb me ndërmjetësim të SHBA’së. /Express/

Vjosa Osmani takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter, Osmani ka thënë se me ambasadorët e këtyre shteteve ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

“Kisha një takim produktiv me ambasadorët Quint-it për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë dhe të gjitha institucioneve tona”, ka deklaruar Osmani.

Takimi i saj me ambsadorët e këtyre vendeve vjen pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për anulim të takimit, të planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim, të ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte planifikuar rinisja e dialogut mes këtyre dy vendeve.

Një ditë më parë, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë udhëtimin e tij në Uashington, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e ka njoftuar publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. rel

Jusuf Buxhovi: Dëmi që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ia kanë bërë Kosovës është shumë i madh

Buxhovi: LDK-së i duhen reforma, Osmani duhet të qëndrojë

Jusuf Buxhovi në emisionin Desku në KTV ka thënë se LDK-së i duhen reforma, derisa ka theksuar se Vjosa Osmani duhet të mbetet pjesë e saj.“LDK-ja i ka dy pamje, atë historike nga 1989-1999. Ka bërë një punë historike, e Rugova mbetet në histori pikërisht për shkak të rolit të tij. Faktori ndërkombëtar e ka detyruar të hyjë në bashkëqeverisje. Dhe LDK-ja nuk e ka pas kryeministrin as në zgjedhjet e para e të dyta”, ka thënë Buxhovi, historian dhe shkrimtar.Buxhovi ka thënë se Rugova ka qenë një njeri i kompromiseve, dhe se ai e ka ditur raportin e forcave.

Ai thekson se Rugova nuk ka lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër.

“Ai e ka ditur se çfarë do të thotë për amerikanët të kenë dy faktorët në një binar. Dhe ai ka qenë i detyruar ta pranojë kryeministrit prej krahut të luftës dhe aty ka qenë ajo formulë. Të vetmen gjë që e ka bërë Rugova në ato rrethana që nuk ka lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër. Ka qenë ky pozicioni i tij ndaj Thaçit sepse ai ka pasur njëfarë konkurrence e mosbesimit ndaj Thaçit, nga Rambujea. Ai e ka konsideruar Thaçin dhe Shtab Politik e ka konsideruar si një krah ideologjik të lidhur me konjektura të ndryshme të Shqipërisë. Nuk e ka lejuar Thaçin të bëhet kryeministër dhe ka ardhur deri te kompromisi i Bajram Rexhepit”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij LDK-ja e sotme nuk është në linjë të njëjtë me atë të Rugovës.

“Rugova ka vdekur, por LDK-ja që mbeti pas tij nuk ishte më në konstalacion të asaj linje. Ka mbetur kauza e hapur dhe pse e them këtë është se nuk ka përfunduar procesi i demokracisë. Nuk ka përfunduar, shteti i Kosovës nuk është përmbyllë. Kauza e LDK-së për liri, barazi e shtet perëndimor është shkëput me vdekjen e Rugovës. Sot kauza e LDK-së është një kauzë e grupeve të caktuara feude për me e mbajt pushtetin”, ka thënë Buxhovi.

Madje ai thotë se LDK-ja i është nënshtruar disa konjukturave të Thaçit.

“Unë jam kritik ndaj LDK-së dhe duhet të jem. Jam anëtar i LDK-së dhe votues i saj. Partitë politike nga 2006-2008 e tutje janë pjesë e feudeve të caktuara për interesa të caktuara politike. LDK-ja për fat të keq është pjesë e tyre, bile iu ka nënshtruar disa konjukturave të Thaçit dhe të PDK-së. Ka hyrë në disa marrëveshje me ta që vazhdimisht e ka humbur kredibilitetin e vet dhe i ka krijuar probleme Kosovës”, ka thënë Boxhovi.

Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe situatën e Vjosa Osmanit brenda partisë, dhe përjashtimin e saj nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

“Çështja e Vjosës është më komplekse. Ajo është gjetë në një trekëndësh nga viti 2014 e tutje ndërmjet Sejdiut, Thaçit dhe Mustafës. Aty është zhvilluar një luftë për pushtet dhe në atë trekëndësh është sjellë edhe Vjosa Osmani. Kjo që ka ndodhë nuk duhet të ndodhë në tjerat. Jeta partiake ka rregullat e veta”, ka thënë ai.

Sipas tij kur nuk pajtohesh me partinë janë vetëm dy rrugë.

“Vet fakti se hynë në një parti politike ti je i kufizuar. Po të isha unë do të merresha me politikë, sepse kam dashur të ruaj integritetin intelektual. Si të jesh në parti ajo ka rregullat e vet. Derisa të merret vendimi ti mund të jesh kundër saj. Por, kur të merret vendimi ka vetëm dy rrugë: ose duhet ta pranosh atë ose duhet të largohesh, nuk ka tjetër”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij kështu siç ka vepruar Osmani nuk mund të bëhet, porse sipas tij ajo duhet të mbetet brenda partisë dhe të bëhen reformat.

“Kjo është një pjesë e procesit se kauza ka mbet në gjysmë. Por, kështu siç e ka nisur Osmani nuk mund të bëhet sepse nuk mund të luftosh kundër partisë tënde në këtë mënyrë. Duhet të shikosh nga brenda dhe të luftosh për reforma. Po të jetë një LDK e fuqishme skena politike do të dukej ndryshe. Kosovës i duhet ndryshimi. LDK-ja ka për detyrë reformat. Kanë filluar reformat në LDK edhe zonja Osmani e të tjerët duhet aty të luftojnë, të vazhdojnë kauzën e LDK-së. Ajo duhet të mbetet aty, dhe të ruajë interesat e partisë”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi thotë se LDK-ja ka potencial të madh.

Buxhovi: Dëmi që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ia kanë bërë Kosovës është shumë i madh

Jusuf Buxhovi ka vlerësuar se partitë politike kanë vazhduar të ruajnë mendësinë që shteti duhet të jetë instrument për fuqinë e tyre materiale, e jo që shteti të jetë një kauzë, që të ndërtohet si demokraci.Në emisionin Desku në KTV, Buxhovi ka thënë se e ka fjalën për pjesën më të madhe të partive politike, që sipas tij janë gati të njëjta. Ka thënë se e ka fjalën për partitë politike që janë në pushtet prej vitit 2000, ndërsa ka përmendur PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.Sipas Buxhovit, deputetët asnjëherë nuk janë të pavarur.

“Ka të bëjë edhe me ligjin zgjedhor, që ka krijuar despotë. Listat kur bëhen, ato kontrollohen, mbikëqyren, barten votat, bëhen manipulime më të mëdha se sa kur bëhen vjedhjet që janë konstatuar. Bëhen me shpërndarjen e votave të deputetëve, që kurrë nuk mund të jenë të pavarur sepse ata kontrollohen. Bosët kryesorë janë te këto tri parti politike, te PDK, LDK, AAK, është një trekëndësh”, ka thënë Buxhovi.

Ai ka folur edhe për meritat e tri partive në fjalë.

tri partive nuk mund t’iu mohohen të mirat që kanë bërë, kanë marrë pjesë në procesin e krijimit të shtetit, Pavarësisë. Por dëmet që ia kanë bërë Kosovës janë shumë më të mëdha dhe po i përjetojmë sot”, ka shtuar historiani Buxhovi.

Për Vetëvendosjen, Buxhovi ka thënë se është faktor që ka ardhur më vonë. Sipas tij Vetëvendosje është “strehë e shumë personaliteteve që janë bartur prej partive tjera dhe kanë dalë aty dhe se mendohet që kanë ndikim të madh”.

“Prapë edhe ajo nuk mund të ketë alibi të plotë. Por kur flasim për LDK, PDK, AAK etj., të gjitha mbajnë përgjegjësi që nuk ka ardhur te një demokratizim i plotë i jetës politike. Por prapë këto parti janë të tilla pasi në kohën e UNMIK-ut, por edhe më vonë, kodi zgjedhor që është caktuar është gjeneratori kryesor i problemeve dhe despotizmit politik që ne e kemi sot në Kosovë, të gjitha partitë. Kodi zgjedhor i është dashtë edhe faktorit ndërkombëtar dhe veçmas politikanëve tanë me mendësi feudale dhe despotike, që të kontrollojnë edhe listat. Përderisa të ekzistojë një kod i tillë do të kemi jetën politike të tillë. Ajo ka gjeneruar që këta faktorë politikë mos të demokratizohen, të krijojnë feude të ndryshme dhe këto janë të përbashkëta”.

Sipas tij, mungesa e demokratizimit në shtetin e Kosovës është pasojë e mungesës së demokracisë së brendshme në partitë politike.

Buxhovi i bën fajtorë UNMIK-un e EULEX-in për moszbardhjen e vrasjeve politike

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, në emisionin Desku në KTV ka thënë se fajin për moszbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës në Kosovës e mban UNMIK-u dhe EULEX-i.“Mund të thuhet edhe më drejtpërdrejtë, janë partitë politike që kanë hyrë në procesin që është quajtur veçmas me Rezulotën 1244 të krijimit të rrethanave për një shtet demokratik qysh kanë qenë edhe zgjedhjet e para vendore lokale. Aty janë përgatitë që ta marrin pushtetin dhe ta kthejnë shtetin në një feud të vetin”, ka thënë Buxhovi.Sipas tij faktori ndërkombëtar ka luajtur me dy karta.

“Demokracinë e ka pasur si një detyrë, në realitet ka përkrahur forcat që nuk do t’i bëjnë telashe. Me demilitarizimin që është bërë në dy muaj dhe UÇK-në u transformuar. Ishte paraparë që të përfundojë dy qeveritë e përkohshme, atë të Bukoshit dhe Thaçit, që ishte shpallur në mënyrë të njëanshme në Tiranë. Dhe në bazë të dokumenteve që kemi Qeveria e Thaçit ka vazhduar të funksionojë, është toleruar dhe janë toleruar edhe veprimtaritë e strukturave paramilitare të SHIK-ut. Dhe në të njëjtën kohë ato struktura mbajnë përgjegjësinë, së paku prej shumë vlerësimeve të UNMIK-ut dhe hetuesisë një pjesë e tyre kanë marrë pjesë edhe në vrasjet politike. Nuk po e akuzoj SHIK-un, sepse është një problem, por implikimi i grupeve paramilitare të ndryshme që lidhen me politikën shqiptare janë përgjegjës për ato. Këtë nuk e them kështu, por në bazë të materialeve dhe raporteve që ka edhe NATO, raport që ka edhe BND-ja, shikoni më 2004 janë botuar. Edhe të UNMIK-ut dhe të EULEX-it”, ka thënë ai.

Buxhovi ka shtuar se UNMIK-u i ka bërë edhe dy – tri procese, kuazi procese por kurrë nuk ka mundur që t’u japë përgjigje të caktuar sepse edhe përbrenda UNMIK-ut kemi dokumente dhe libra.

Sipas tij një pjesë e atyre që kanë bërë vrasje politike në Kosovë në njëfarë mënyre kanë qenë të përfshirë edhe me shërbime perëndimore dhe kanë mbërri të dalin.

“Bile ne i kemi edhe ato se prej Bondsteelit kanë dalë të burgosur, kanë shkuar, janë cilësuar si agjentë të shërbimeve të ndryshme dhe kjo tregon se nuk janë zbardhur ato vrasje. Problemi më i madh është këtu, pse jam kritikë ndaj faktorit ndërkombëtar. Nuk dua të prejudikoj se kush është vrasës me emër e mbiemër por janë shumë indikacione që flasin se janë të implikuar njerëz të drejtpërdrejtë të strukturave paramilitare që kanë ekzistuar në Kosovë. I ka toleruar edhe UNMIK-u”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij këtyre vrasjeve nuk u është dhënë drejtësi sepse ndërkombëtarët kanë dashur të mbajnë nën shantazh këto figura politike.

“Përgjigja nuk është dhënë sepse kam bindjen që as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë dashur të japin përgjigje sepse kanë dashur të mbajnë disa segmente të klasës politike të shantazhuar. Në mënyrë që me ta të bëjnë edhe pazare të ndryshme të cilat edhe i kemi parë kohëve të fundit”, ka thënë ai.

Sipas Buxhovit as dëshmitarët nuk janë mbrojtur.

“Për mua është e pakuptueshme se si një UNMIK që ka poseduar hetuesit më të rëndësishëm. Vet disa prej tyre kanë dekonspiruar dëshmitarët e mbrojtur, sipas UNMIK-ut 22 dëshmitarë nën mbrojtje janë vrarë për krimet politike të pasluftës në Kosovë. Dëshmitari i fundit është vrarë në vitin 2015-16 në Gjermani, Zogaj si i mbrojtur. Mendoj se ka qenë vrasje, sepse me të është dashur të mbyllej një kapitull i disa kampeve atje në Drenicë. UNMIK-u e EULEX-i nuk kanë ndihmuar që të zbardhen këto vrasje. Janë vrarë edhe 102 ushtarë të UQK-së në ndërkohë”, ka thënë ai. “Këto janë vrasje të dyshimta pasi nuk janë sqaruar në aspektin e drejtësisë. Aty ka gjithfarë çërime hesapesh. Fajet në këtë drejtim mendoj se e ka UNMIK-u dhe EULEX-i”.

Buxhovi shton se ata janë ardhë që këtu ta instalojnë sistemin juridik dhe ligjor dhe nuk e kanë bërë.

“3-4 prokurorë kanë dhënë dorëheqje dhe akuzojnë UNMIK-un për korrupsion. Lë me dyshuar se një pjesë e vet atyre hetuesve ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të lidhur me krimin e organizuar në Kosovë. Dhe këto na sjellin ne rrethin vicioz se sot nuk i kemi përgjigje”, ka thënë ai.

Buxhovi: Çlirimi nuk solli lirinë

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, ka thënë se çlirimi nuk e ka sjellë lirinë në Kosovën. Duke folur në emisionin “Desku” në KTV për temën “Çlirimi i papërfunduar i Kosovës”, Buxhovi ka thënë se procesi ka mbetur në gjysmë.Ai ka folur për librin e tij të ri “Mona”, që është publikuar javë më parë. Është roman që lidhet me realitetin që ekziston në Kosovë nga viti 1999 e tutje.Buxhovi ka thënë se romani merret me politikën aktuale, në prizmin e imagjinatës së një krijuesi, që është i interesuar që asaj që po e kalojmë, t’ia jap edhe dimensionin letrar.

“Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në këtë shekull. Por çlirimi nuk e ka sjellë lirinë dhe ky proces ka mbetur i papërfunduar. Ky është përqendrimi im në letërsi, unë jam shumë kritik ndaj gjithë kësaj. Ka pasur keqkuptime, se po e fyej luftën e gjëra tjera, siç dinë te ne që t’i mbrapshtojnë gjërat, veçmas ata që kanë përfituar nga shteti i Kosovës dhe nuk e kanë pasur ideal shtetin e Kosovës, por që shtetin ta kthejnë në plaçkë”, ka thënë Buxhovi.

“Nuk ka të bëjë me patriotët, me ata që janë vrarë në luftë, që kanë shkuar në luftë për ideal. Nuk ka të bëjë me UÇK-në e luftës. Por me UÇK-në e pasluftës, me të gjithë ata të cilët në një mënyrë kanë keqpërdorur atë kredibilitetin dhe janë kthyer nga njerëz që do të duhej të ruanin meritat, në dëmtues të këtij procesi. Disa prej tyre në zhvatës të shtetit të Kosovës, e disa, mund të quhet, edhe në grupe kriminale dhe e kanë dëmtuar procesin”, ka shtuar Buxhovi.

Veseli: Publikimi i akuzës – veprim me motive politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se publikimi i njoftimit të Prokurorisë së Posaçme me seli në Hagë për ngritjen e akuzës ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi është veprim politik.

Në një konferencë më gazetarë në orët e mbrëmjes ai tha se publikimi i njoftimit ishte “veprim i pashembullt dhe i padrejtë”.

“Në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm duke pretenduar se unë dhe presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë po ashtu nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës dhe është shqetësim gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, tha ai

Zoti Veseli ngriti pikëpyetje edhe për motivet e veprimit të prokurorisë.

“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi. As një prokuror, asnjëherë, nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motivet politike”, tha ai.

Ai tha se me këtë qasje “prokurori paralajmëroi se nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme dhe të pandikuar” nga politika.

“Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbuloj motivet e vërteta që duket se janë politike. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky prokuror dhe asnjë tjetër si ai të njollos në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Veseli duke nënvizuar se “deklarata e prokurorit është përpjekje për të rishkruar historinë”.

Ai mohoi siç tha “çdo përfshirje në ndonjë veprimtari kriminale”.

Zoti Veseli është intervistuar në Prokurorinë e Posaçme në Hagë në dhjetor të vitit të kaluar.

Një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, zoti Veseli ishte një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor. rel

Presidenti Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Washingtonit

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Hashim Thaçi sapo ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit.

Çfarë mund të ndodhë pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar?

Pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve, për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, avokati Granit Vokshi ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se cilat janë procedurat që mund ta përcjellin këtë proces në të ardhmen.

Ai thotë se aktakuza duhet të shqyrtohet nga gjyqtari i procedurës paraprake brenda një periudhe gjashtëmujore duke nisur nga momenti i ngritjes së aktakuzës [24 prill].

“Gjykatësi brenda periudhës gjashtëmujore, e cila periudhë edhe mund të zgjatet, do ta shqyrtojë dhe do ta vlerësojë se ajo aktakuzë është e bazuar. [Gjyqtari] ka mundësi ta hedhë aktakuzën apo edhe ta konfirmojë atë”, ka treguar Vokshi.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se:

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Sipas Vokshit, në rast se aktakuza konfirmohet, atëherë pasojnë proceduarat e tjera duke nisur nga formimi i trupit gjykues.

“Me rastin e konfirmimit të aktakuzës do të themelohet trupi gjykues dhe pastaj do të futet në një shqyrtim gjyqësor. Për momentin, të përmendurit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ende nuk konsiderohen të akuzuar meqenëse ligji nuk e parasheh një gjë të tillë. Ligji nuk e parasheh që ata të quhen si të akuzuar, ata ende janë vetëm të dyshuar dhe të akuzuar bëhen në momentin kur të konfirmohet aktakuza nga gjyqtari i proceduare paraprake”, ka thënë mes tjerash ai.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. rel

Debat i rreptë në parlamentin e Kosovës për bisedimet me Serbinë

Parlamenti i Kosovës u përfshi të martën në debate ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe partive opozitare lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Debatet ishin pjesë e një interpelance të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, të thirrur nga lëvizja Vetëvendosje për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe një raportimi të kryeministrit rreth takimit të 27 qershorit të organizuar nga i dërguari i posacëm amerikan Richard Grenell.

Liburn Aliu nga lëvizja Vetëvendosje kritikoi kryeministrin Hoti për siç tha, nënshtrimin e tij para presidentit Hashim Thaçi dhe se sipas tij në bisedime duhet të shkohet me reciprocitet dhe pa heqjen dorë nga përpjekjet për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare.

“Takimi do të ndodhë pas katër ditësh në ndërkohë që ne deputetët dhe pothuaj askush nuk di asgjë se çka do të flitet. Ju po thoni që heqja e reciprocitetit dhe nga anëtarësimi u janë kërkuar apo është thënë nga administrata në Washington , por mirë a na thoni se çka u thatë ju atëherë? Po harroni që jeni qeveri me 59 vota dhe se njerëzit më të votuar i keni jashtë qeverisë, po harroni që jeni jo legjitim dhe të paligjshëm por mbase mu për këtë edhe ne nuk po dimë. Po të ishte një marrëveshje dobishme, luftë do të bënit se cili po flet i pari dhe ju zoti Hoti nuk do të ishit ardhë në rend prej Thaçit por meqenëse se nuk po pritet marrëveshje e mirë, nuk kemi edhe si ta dimë se për çka po flitet, ne nuk po dimë se për çka do të flisni por një gjë po e dimë sigurt, mbase po doni ta merrni në qafë një popull i cili nuk do të ju lërë”, tha zoti Aliu.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk do të ketë kthim prapa të statusit të vendit të shpallur më 17 shkurt të vitit 2018. Ai tha se Kosova ka interes jetik që të përmbyllë konsolidimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare përmes shpërthimit të rrethimit që ka sjellë konflikti i ngrirë me Serbinë.

“Ky momentum i ri ndërkombëtar BE-SHBA i cili ka për qëllim të prodhojë një projekt përfundimtar normalizimi dhe paqeje përmes njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet ta pranojmë vjen për Kosovën në një kohë kur grupime politike populliste jo që vetëm nuk patën guximin që të marrin përgjegjësinë politike e kombëtare për t’i dalur në mbrojtje subjektivitetit dhe sovranitetit së Republikës së Kosovës por i rrezikuan ato përmes barrikadimit dhe humbjes së miqve”, tha kryeministri Hoti.

Ai tha se heqja e barrierave tarifore nga ana e qeverisë ishte një veprim i vullnetit të mirë për t’i dhënë shtytje procesit politik për betonimin e subjektivitetit të Kosovës.

“Ne si qeveri nuk besojmë që masat e përkohshme politike që krijojnë barriera ekonomike ndërmjet vendeve mund të zgjidhin problemin ekonomik me Serbinë. Unë ju siguroj që barrierat ekonomike dhe tregtare do t’i adresojmë përmes mekanizmave rajonal dhe evropianë. Problemet politike që kemi me shtetin tonë fqinjë mund t’i adresojmë vetëm duke aplikuar politika të qëndrueshme dhe efikase që kordinohen ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë. Unë jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë pra përmes masave që tani më kemi ndërmarr në kordinim me të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare do të mund të kthejmë besimin e SHBA-ve ndaj qeverisë së Kosovës sikurse edhe eliminimin e keqkuptimeve të shkaktuara mes nesh dhe Berlinit, Parisit, Brukselit dhe Londrës”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikoi ndërkaq vendimin e kryeministrit Hoti që të shkojë të enjten në një takim me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian para atij në Washington .

“Unë e kam parë me simpati shkuarjen e kryeministrit në Washington , por dje unë mbeta i habitur kur e pash që ka vendos me shku në Bruksel, para se e shku në Washington , a krejt vëmendja ndërkombëtare, ngjarja kryesore e Ballkanit është çka ndodh në mes të Kosovës dhe Serbisë në Washington . Kur të shkon në Washington ata mund ta pyesin çka ju thanë në Bruksel. A e dini që kur keni vizitë të deklaruar publikisht te partneri kryesor, nuk e bën gabimin po shkoj në Bruksel tani pas Brukselit po shkoj në Washington . Vuçiçi po shkon në Moskë dhe prej Moskës po shkon në Washington , është goxha një gabim i madh, mendoj që është goxha gabim të bëj një gabim protokollar me pasoja gjeopolitike”, tha zoti Hoxha.

Por kryeministri Hoti tha se vizita në Bruksel të enjten nuk e zëvendëson takimin në Washington dhe sipas tij nuk ka të bëjë me çështje të bisedimeve.

“Vizita jonë ka për qëllim që ne në nivelet më të larta të Komisionit Evropian, të institucioneve të BE-së të kërkojmë liberalizimin e vizave dhe të kordinojmë për aq sa është e mundshme mbështetjen që ne presim si Kosovë në kuadër të mbështetjës për Ballkanin Perëndimor për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, kjo është e veërteta ndërkohë që përfaqësuesit e Serbisë shkojnë në Moskë dhe pastaj fluturojnë në Washington ne shkojmë në Bruksel aty ku e kemi vendin dhe pastaj vazhdojmë më tutje në bisedat në Washington ”, tha ai.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani kritikoi vendimin për heqjen e masave të reciprocitetit, veprim ky që sipas saj është i dëmshëm për vendin.

“Për mua mbetet e pakuptueshme dhe mbi të gjitha e dëmshme për pozicionin e Kosovës në dialog në qoftë se reciprociteti quhet pengesë e aq më tepër nga një kryeministër i vendit që duhet ta përfaqësoj Kosovën në atë tavolinë. Sepse parimi i barazisë pra i reciprocitetit është parim që i ka paraprirë shtet-krijimit të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Kryeministri Hoti tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë e dëmshme për vendin.

“Ose do të ketë një marrëveshje të mirë ose nuk do të ketë hiq marrëveshje edhe mund të vazhdojmë pastaj me vendosje të masave edhe me mbajtje të status quo-s edhe me gjitha problemet që kemi pasur deri më tash. Është jetike me i ruajt partneritetet, miqësitë ndërkombëtare, nëse nuk i kemi prapa partnerët mbesim një vend i vogël i izoluar që kurdo mund të marrin njoftime për tërheqje të njohjeve ose mbesim vend ku shtetësinë tonë e kemi ta pakonsoliduar në arenën ndërkombëtare. Ne nuk kemi rrugë tjetër, ne nuk mund të shkojmë përmes Moskës për t’u anëtarësuar në OKB, mund të shkojmë vetëm përmes Brukselit edhe Washingtonit për anëtarësim në OKB, nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen të shtunën në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet e paqes, Richard Grenell. Ky i fundit ka paralajmëruar bisedime për çështje ekonomike në funksion të lehtësimit të lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve në mes të dyja vendeve.

Nisma amerikane për bisedime ka shtyrë Bashkimin Evropian që të përshpejtojë procesin e bisedimeve të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i tij, Miroslav Lajçak dhe muaji korrik mund të shënojë rifillimin e tyre. zëri i amerikës

Kuvendi i Kosovës dështon të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës nuk ka rritur të ratifikojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare pasi partitë opozitare nuk pranuan t’i votojnë ato.

Në mungesë të kuorumit, seanca është shtyrë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se këto marrëveshje ndërkombëtare janë edhe të qeverive paraprake dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës, sa ka qenë në opozitë, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e këtyre marrëveshjeve. Prandaj, ai kundërshtoi pretendimet se kjo parti, derisa ka qenë në opozitë, ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve.

“Këto marrëveshje mundësojnë realizimin në praktikë të pakos për rimëkëmbje ekonomike”, tha Hoti.

Por deputetët partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, kundërshtuan ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza, akuzoi partitë në pushtet për mungesë të bashkëpunimit.

“Pritoritetet i keni pasur të gabuara. Nuk i keni sjellë në kohë për miratim nuk keni ofru bashkëpunim për temat e rëndësishme në këtë Kuvend”, tha Hamza.

Deputetët e Vetëvendosjes akuzuan partitë në pushtet për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosja në kohën e pandemisë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala tha se opozita ka të drejtë të votojë kundër, por duhet të ketë argumente me të cilat i kundërshton marrëveshjet ndërkombëtare.

Në rend dite për ratifikim në Kuvend, ndër të tjera, ishin: Marrëveshja për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Marrëveshja për Hua ndërmjet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovësmbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet miratimi 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, apo 80 vota.

Vonesat që po krijohen në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, do të mund të pamundësojnë tejkalimin e problemeve ekonomike dhe sociale që u krijuan nga pandemia Covid-19, kanë thënë ekspertë të ekonomisë.

Sipas tyre, Kosova po futet në një krizë të thellë ekonomike të shkaktuar nga masat që u morën për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nëse nuk do të mund të arrijë t’i fusë në funksion këto fonde, që dalin nga ratifikimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është shqetësuese mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve, pasi që këto mjete financiare të këtyre marrëveshjeve, janë të domosdoshme për rimëkëmbje ekonomike.

Gërxhaliu thotë se autoritetet duhet të marrin hapa urgjent për të sanuar problemet ekonomike, pasi që ekonomia e Kosovës është në një situatë mjaft të vështirë. rel

RRUGËTIMI FATAL I KOSOVËS NE UASHINGTON?! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

-Ambasadori Richard Grenell: Kosova nuk do te ndahët.Megjithate pas kësaj deklarate te tij mshifet diçka ogur për Kosovën.

-Aleksandër Vuçiq i përgjigjët:ndarja e Kosovës është ëndërr dhe strategji serbe,ështe e vetmja mundësi,është retorikë kombëtare që Beogradin e ka mbajtë në tryezë te bisedimeve për të gjitha këto vite.

 Ndarja e Kosovës si opcion ka qarkulluar vite më radhë ne rrejetat e ndryshme sociale,por edhe msheftas nëpër skutat e Evropes deri ne Amerikë.Në dialogun në mesë te Kosovës dhe Serbisë është hapë tema e ndarjës së Kosovës edhe ne Bruksel nen drejtimin e Federika Mogherinit,por është biseduar edhe ne Washington ku John Bollton(një miki Serbisë) e përkrahi iden e shkembimit te teritoreve midis Kosovës dhe Serbisë.Burime nga Washingtoni pohojnë së ndarja e Kosovës u diskutua gjithashtu edhe gjatë vizitës së Thaçit dhe Vuçiq në Washington ne shkurt të këtij viti.

Është shumë e çuditëshme pasiqe çshtaja e ndarjës së Kosovës ka rredhë nga John Bolltoni ne shtepin e bardhe ambasadori Grenell nu e paska dijtë?!

Diskutimi për ndarjeën e Kosovës ka qenë prezent për gjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018,sidomos ndarjën e Kosovës për këto vite nuk e ka heqë nga goja edhe Presdienti Hashim Thaçi,duke quajtur me emrërime të ndryshme si ndarje,shkembim,korigjim si kompromise te dhëmbëshme,anips kjo ishte iniciativë e Vuçiqit te cilën e merrte si strategji,si retorikë kombëtare,si diçka qe Serbin e ka mbajtë ne tryezë te dialogut për te gjitha këto vite dhe së nuk ka ndonjë force qe e shtyën Serbin te heqë dora nga kjo.

Është shumë e quditëshme se për këto dy vite është biseduar hapatas për ndarjën e Kosovës kudo qe kanë mbrrijtë Thaçi dhe Vuçiq,por që ambasadori  Richard Grinell nuk paska pa e as ndegju asgjë.Këtë nuk e beson askush sepse ndoshta ishte ndonjë shaka e idhet e vetë Grinellit apo ai me qellim e mshihte këtë, qe te mos e pranoi haptas një gjë të këtillë.Ambasadorit Richard Grinell iu deshtën gadi dy vite te zgjohet nga andrra e tij për Kosovën për te kuptuar me në fund se vertëtë paska pas ide dhe plane për ndarjën e Kosovës,bile është biseduar edhe në vetë shtepin e Bardhë ne Washington,por si dukët dikush a paska vu tamponat në vesh për të mos ndi e as pa asgjë në lidhje me ndarjën e Kosovës.

Por si është e mundur qe ambasadori Richard Grenell nuk paska pa e as ndi asgje kur këtë e kanë pa dhe ndegju shumë figura te njohura te jetes politike amerikane si  Angelina Albright ish sekretarja e shtetit për jasht dhe kryenegociatorja kryesore ne Ramë Bujë te Francës se ajo është më meritorja për lirin e Kosovës por tani e mllefosur së tepërmi këto ditë deklaroi se puna e Grinellit ësht e papranueshme duke e hedhë poashtë planin e tij rrethë Kosovës i cili po don te ia lidhi Kosovës  lakun rreth qafës duke e kërcnuar hapatas së nese nuk silleni siç duhet ua ndalim ndihmat,ua terheqim marincat nga Kosova,etj.por duke mos guxuar qe te ia vejën assnjë kushtë Serbisë lidhur me Kosovës,sepse Serbia haptas i tha jo kur ai kërkoj qe te ndalën çnjohjet.Por,edhe si nuk i paska ndegjuar Richard Grinell deklaratat e gjeneralit dhe artitektit kryesor për bombardimin e Serbisë për ta nxjerrë Kosovën nga këthedra Serbe Wesley Clark,kur hapas këto dite ka deklaruar se Amerika me aleatet e vetë  e bombarduan Serbinë për ta nxjerrë Kosovën nga ajo,nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë tashti nga njerez te papërgjgjshëm.

Si nuk paska ndegjuar e as pa ambasadori Grenell për planet për ndarjën e Kosovës kur njerezit më te medhënjë te dijës dhe politikës ne Amerikë e ngrisin zërin hapatas kundër ndarjës së Kosovës siç janë Kongresiti Eliot Engel,Jospeh DioGuardi dhe Bob Mendenez senator, Daniel Server Janez Bugajski,të gjithë këta veprimtar të shquar të çshtjës së Kosovës,pastaj më e fuqieshmja kundër ndarjës seë Kosovës ishin edhe Angela Merkë Kancelarja e Gjermanisë e cila i tha jo ndarjës së Kosovës ne Samitin e Berlini, por edhe presidenti I Frances Marcon,pastaj  Bob Mendendez senator,eksperti gjerman Franz-Lodher Altman i cili thotë së ka egzistuar një plane për ndarjën e Kosovës.

Por shumë e fuqieshme në kritikat për ndarjën e Kosovës ishte edhe e ngarkuar nga BE për Evropën Viola Von Cramon e cila e goditi shumë ashpër Richarda Grenellin për punën e tij te keqe rrethë Kosovës i cili po i rrinë Kosovës me shkop mbi kokë.Alarmin për ndarjën e Kosovës e patë ngritë edhe Dhoma e përfaqesuesve te Parlamentit Britanik ku Ministri Sir Alan Ducan,ministry i shtetit  Lordi  Ahmed Ulmbeltoni nuk e mbeshtesin rivizitalizimin e kufijve ne Kosovë,çfar këtë Parlamenti I Britanis ia ka ba te çartë Kosovës dhe Serbisë.Jo vetem këta që i përmenda po ka edhe shumë figura të shumta te shtetev te ndryshme me te fuqishme të botës te cilat nuk e përkrahin ndarjën e Kosovës sepase kjo do te ishte si presedan edhe për hapjës e “Kutisë së Pnadrës” për shumë shtete tjera qe kanë ngaterresa me kufijtë.

Jo vetem qe është bërë fjalë,por janë bërë edhe skica dhe harta për ndarjën e Kosovës,te cilat edhe u pane ne hapatas në Samitin e Berlinit të Gjermanisë,por për ndarjën e Kosovës,apo korigjimin e kufinjeve gjerat kan shkuar edhe më larg sa që është bërë nga ana e shtetit te Kosovës edhe lobim I veçantë në këtë drejtim.Se pari,deputeti Laburist ne Parlamentin Britakik John Grogan deklaroi hapas së për çështjën e korigjimit te kufijve janë berë lobime,janë shpenzuar shuma parash të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të botës.Pastaj BIRN ka zbuluar se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiana,kur ate e udheheqëte Dhurat Hoxha,(kur kryeministër ishte Ramush Harajdinaj i cili nuk dinte gjë për këtë punë)ia pagoi 168 mijë euro një kompanisë PR më bazë në Paris Majorelle me qendër ne Parisë që te promovoi iden për”modofikimin territorial” si një zgjidhje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por pushtetarët tanë e në veçanti Presidenti Thaçi kanë shkuar edhe më large. Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. Por Thaçi nuk u ndal me kaq ai me kërko që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”.ka përfunduar akademiku  amerikan David Philips.

Por,ambasadori Richard Grenell nuk i paska pa e as ndegju për te gjitha këto konstatime te njerezve me merita te posaçme qe nga Berlini,Parizi.Londa e deri ne Washington,apo nuk ka deshtë te shoh e as te degjoi.Apo pse ambasadori Grinell e urrente aq shumë kryeministrin e Kosovës Albine Kurtin kuar ai disa here ia përseriste se ekziston plani peer ndarjën e Kosovës dhe për këtë qellim nuk pranoi te jetë ne delegacip0nit me hartuesit e këtij plani.Por,qellimi i Grenelit ishte për gjetjën e një zgjidhje te shpejtë ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë parazgjedhjeve amerikane ne nentor te këtij viti.Ai hala kishte besim ne ndarjën e Kosovës,por për ta penguar këtë i doli ne rrugë i forti kryeminsitri i pasozgjedhur Albin Kurti,njeriu i pakorruptuar,i dijshëm i cili nuk lëshonë pe kur është fjala për kufijtë e Kosovës dhe se dialogu me te do të ishte i vështir Ai edhe filloi ti bënë planet për largimin e Kurtit nga posti e kryeminikstrit.Ai më kastën e korruptuar në Kosovë bëri plane me emisaret qe e vizituan privatisht në shtepin e Bardhë së qeverin  Kurti duhet rrexuar,për te hapë rrugën Grenellit në synimet e tij rreth dialogut me Serbin.Bile vetë Grenell I kishte deklarua sekserit te LDK Skender Hysenit së;”Amerika nuk e done Albin Kurtin ne krye te dselagecionit”,qe do te thotë se duhet eleminuar.

U bënë bashkë me bekimin e Grinellit e tërë kasta e korruptuar në Kosovë dhe ne Parlament me 25 mars 2020 ia morën votëbisimin qeverisë Kurti të cilën bosat e krimit te organizuar ne Kosovë e quajten antiamerikane,anipse kishin harruar se ata ishin vetë ata qe dikuar u munduan me ja futë amerikës thikën pas shpine,për të formuar një qeveri lordër,kukëll nenkontrollin e Hashim Thaçit në krye me Avdullah Hotin të cilin mund ta lodrojnë kah të dojnë,sepse është kryeministër i një qeverie pakicë te kontrabanduar me votat e të korruptuarve.Pra,u hoq me ndihmën e Amerikës një qeveri e cila e kishte besimin e elektoratit për te bërë ndryshime,për te luftauar korrupcionin dhe për te çkapë shtetin nga hajnat dhe plaqekitesit,dhe u sollën prap ne pushtet të korruptuarit .

Por,megjithate kur ambasadori Richard Grenell doli nga andrra e thellë,anipse më pare as qe kishte pare e ndegjuar për ndarjën e Kosovës,deklaroi së ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë qe do te mbahet me 27 qershor 2020,nuk do te bëhet fjaë për ndarjën e Kosovës sepse nuk është më si opcion.Deklrarat jot e sinçërta,dokrra te Grinellit,por se do te bisedojnë për çeshtjet ekonomike,mireqenje sociale,punesim,etj.

Por,megjithate për tu përgatitur për këtë dialog Kosova sipas kërkesave te amabasadorit Greneëë e hoqi taksën,e hoqi reciprocitetin(të cilin vetë amerika e ka me te gjitha vendet)sepse ky është një instrument ekonomik dhe jo politik për mbraojtën e ekonomisë vendore,por Kosova per”hater”të Grinellit shkoi edhe me larg duke e pushuar përkohesisht edhe pavarësin e Kosovës duke hjekë dorë nga kërkes për anetaresim ne mekanizmat nderkombëtar,kurse Serbia nga ana tjëtër nuk e pushoi aktivitetin rreth çnjohjeve si kërkesë  e Grenellit te cilit shkurt I tha jo,nuk ndalemi.Ky shukati,nuk ju ndi as zëri.

Dialogu midis Kososvës dhe Serbisë i cili fillon me 27 qershor 2020,nuk duhet te hapë temën e ndarjës së Kosovës,sepse do te ishte një katastrofë dhe Kosova do ishte një shtet jo funksinal.Kjo duhet gjithesesi te pëngohet ,sepse ndarja e Kosovës nuk i konvenon Kosovës,por i konvenon vetem Serbisë dhe Hashim Thaqit si një i zenë peng nga Serbia për ta shpetuar lekurën e vet.

Nga ana tjatër ne dialogun midis Kosvës dhe Serbisë nuk duhet te formohet as Asociacioni i komunave me shumic Serbe sipas kërkesave te Serbisë me kompetenca ekzekutive si ndonje rrafsh i tretë juridik ku pushteti qendror nuk do te kishte kurrfarë ndikimi me çrast do te fillonin përplasjet deri te mundesi te shkeputjes se Veriut për shkak te rebelimeit te Serbëve sipas ndonjë skenari nga Serbia.Asociacioni mund te formohet vetem nen kompetencat qe ia lejon Kushetuta dhe Ligjet e Kosovës.

 Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë qe do te nisë me 27 qershor 2020,si deklaron vetë Grenell do ti këtë dy pjesë ate ekonomike ne Vashington dhe ate politike në Bruksel.Pra,me 27 qershor nuk do te pritet asgjë spektakulare,anipse ka huti dhe strese ne opinionin se çdo gjëe atje është gadi veç pritet nenshkrimi,apo nenshtrimi i Kosovës për te neshkruar diçka te papriteshme siç është edhe ndarja e Kosovës.Do theksoja se megjithate as gjë nuk është përjashtuese,dhe çdo opcion,bile edhe ai i ndarjes së Kosovës, çdo gjë është e mundshme më këtë administrat dhe më këtë ambassador kryeneq Grenellë ne krye te dialogut, e cila kërkon edhe sakrifica për ndonjë spektakël qe i duhet për zgjedhjet e nentorit,duke e pas së ratingu i kësaj amninistare ka renë shumë si as një here në Amerikë,si ne menaxhimin e keq te shtetit me plotë konfikte te mbrendshme,ku po shihën shumë protesta nepër qytetet e Amerikës për shkakt te vresjeve raciste macabre te Fjolldit nje qytetar afikoamerikan,por edhe raportet e Amerikës ne arenën ndërkombetare janë shkateruar shumë për shkak te egos se vetë Presidentit e deri te situate e pandemisë e cila në Amerikë bëri gërdinë.

Pra duke i pasë parasyshë te gjitha opcionet,por edhe ndarjën e Kosovës rrugëtimi  i delegacionit neshtrues,labil,servile i Kosovës për në Uashington do te jetë fatal për Kosovën sepse diçka do te ndodhë,dhe se deklaratat e Grenellit qe do te bisedohet për do çëshjte ekonomike është vetën një floskulë e tij politike,prapa se cilës mshifet diçka e rrezikshme për Kosovën

Diteve të funditipa një relaksim në Kosovë për deklaratëne e ambasadorit Grinell së nuk do te këtë ndarje të Kosovës,e as kembimteritoresh.Bile disa shkauna aq larag se ky fare kembimi i teritoreve na qenka shpikë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani te cilët edhe po u deshka ti kërkojnë falje opinionin,duke mos përmendur se as Albini e as Vjosa nuk janë te paret qe kundershtuan kembimin e teritoreve,por janë vetë Presdenttet e Kosoves Thaçi dhe Vuçiq qe kët ide e kan shtruar qe dy vite mëa pare.

Por veretë a do te këtë ndarje,shkembin apo korigjim te teritoreve,a do te flitet për këtë ne doalogun qoftë ne Washington qoftë ne Bruksel,është veshtirë të thuhet,por unë mendoj se kjo çeshtje nuk mund te anashkalohet te mos diskutohet,jo për shkak te Kosovës me kokë te ulur,por për shkak të vetë Serbisë e cila e cila ndarjën e Kosovës e ka plateformë nacionale.është stratexhi nga e cila Serbia vështirë se do te tërhiqetpër shkak te retorikës nacionaliste mbrenda serbisë,sepse Serbia nuk ka ndryshuar fare nga koha e Millosheviqit,sepse ne pushte janë pasardhësit e tij me te nejtat ide dhe ideologji,sepse siç thotë Vuçiq për gjatë të gjitha këtyre viteve Serbia nuk mund te delë me asnjë kushtë nga Kosova pa marrë diçka,e ajo diçka është ndarja e Kosovës,sepse Serbia kurr nuk do ta njohë Kosovën ne kufijtë e tashëm,ajo done tokë,ajo e done Veriun,edhe sikur Amerika te i premtonte miliardat Serbisë qe te mos prekën kufijtë ajo nuk do te paranon.Këtij opcioni për ndarjën e Kosovës,fatëkeqesishte,ne vend që ta kundërshton Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u bë pale me Vuçiqin për ndarjën e Kosovës.Kështu për këtë njeri më me rëndësi është lekuar e vetë se sa krejtë Kosova..Prandej ne këtë kontekst edhe vetë Amerika,por edhe Bruksesli e kanë shumë veshtirë te ia dalin me Serbinë,sepse Serbia e done veriun e Kosovës te praruar ne arë e argjend me vlerë gadi 600 miliard euro,me vlerë gadi sa dy here Serbia.Këtu është problem,këtu është e lidhur nyja e Gordos e cila më këtë kast nacionalistesh dhe çetnikesh ne pushte ne Serbi dhe me këtë popull te çmendur nacionalist serb ne Serbi është veshtirë te gjendet një zgjedhje e kënaqeshme,sepse siç dihet këthimi artifiacial I Serbisë nga Përendimi është vetem për kapita,para,kurse lidhjet e tij shpritnore janë me më lindjen,janë me Rusin,e kjo e tregon se dy dite para se me shku Vuçiqi ne Uashington shkonë ne Moskë për tu konsulltuar.

Pra,megjithate deklarate e Grinellit se nuk ak ndarje të Kosovës është jo serioze,është një shaka është një prrallë për femijë,është një deklaratë për hutimin e opinionit e opinionit publik,sepse ndarja e Kosovës megjithate do te ndodhë në çfarë përmasash mbetet te shihet,sepse Serbia nuk del  pa fytyrë nga Kosova,ajo siç po thotë e done”hisën” e vetë,dhe pa këtë hise ajo nuk e lënë Kosovën,opcion ky i cili mund te jetë në tavolinën e bisedimeve.Dhe duke e pas parasyshë se Serbia me çdo çmim do të marrë “hiseën e vetë”,atehere do te pesoi Kosova e cila edhe nuk po i del në krah sa duhet Kosovës,anipse është  shteti më pro amerikan në botë.

Darko Tasiq ndëshkohet me 22 vjet burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me 22 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, Darko Tasiq.

Tasiq është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

“Të akuzuarin me iniciale D.T. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 22 (njëzetedy) vite në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2017 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, është thënë në një komunikatë të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Tasiq është shpallur fajtor për pikën dy të aktakuzës për përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ata dhe duke i hedhur në Lumin Drin.

Tasiq është shpallur fajtor edhe për akuzën që thotë se në mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël, si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Republikës Federative të Jugosllavisë, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, Tasiq ka marrë pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake.

Darko Tasiq pati mohuar fajësinë dhe është mbrojtur në heshtje.

Pjesë e këtij gjykimi më parë ka qenë edhe gazetari britanik John Sweeney, i cili ka bërë dokumentarin “Serb genocide against Albanians” – “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve”.

Ai ka rrëfyer për masakrën në fshatin Krushë e Vogël, në gjykimin ndaj serbit të akuzuar Tasiq.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se “Gjykata Themelore në Prizeren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq”.

“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”, është thënë mes tjerash në reagim.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99, në Kosovë janë vrarë më shumë se 13,500 persona.

Kosova regjistron 96 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të dielën ka regjistruar 96 raste të reja me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Instituti po ashtu ka rekomanduar Qendrën Klinike Universitare që të përgjysmojë shërbimet “dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika”.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së edhe 29 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,047.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 36 pacientë kanë vdekur.

SHKARKIMI QYQAR I VJOSA OSMANIT – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Ç’prej se e ka vjedhë, rrembyer Isa Mustafa LDK si një antirugovist i përbetuar, si një sabotues i Presidentit Historike Ibrahim Rugova, si njëkeqpërdorues i paras publike dhe keqpërdorues dhe keqmenagjues i 3%, ne LDK mund te ndodhin edhe qudira te ndryshme te stilit të filmava horror hiçkokian.

Isa MUstafa me stafin e tij servil nuk ka guxim as si njeri,e as si kryetar i LDK te ballafaqohet hapur më Vjosa Osmanin, gruan me te votuar ne Kosovë dhe ne LDK. Kën TVta ia kanë frikën Vjosës sepse me një votim te hapët do ti shkelë te gjithë nëLDK si coftinat.Ata e largojnë ate sespe ia kanë frikën,qe nuk ia dinë as hallin vehtes.

Të votosh online kjo ndryshe është hajni,vjedhje,keqpërdorim i votës.nese jeni burra delni hapata matuni ku te doni ne Këeshillin e përgjithsheëm te manipuluar nga Isa Mustafa,por edhe edhe në ballafaqimete hapur në TV.

Vjosën e hoçi nga nekryetarja me shumë edhe Hshim Thaçi,sepse ai kullët ne LDK,Isa është si vazal i tij,ia ka frikën edhe naten kur flenë në gjumë,sepse bisenest dhe hajnit i kanë te njeta,se bashku.

Vota online është juridikishtë e pa vlerë,ajo ju shërben vetem tuxanave,hajnave dhe mafisë së kriminalizuar te LDK.

Zoti ju marroftë te pa fytyrë,sepse sikur të kishit fytyrë nuk do te bëni kësa pisllaçe.Jeni te marraur përgjithëemon.

Mos harreoni një ditë jo fortë te largët Vjosa do te ju këthehet si bumerang.

Serbët në Kosovë votojnë për zgjedhjet në Serbi

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, të dielën do të “grumbullohen votat” për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Me kërkesë të Beogradit dhe me miratimin e autoriteteve të Kosovës, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.

Praktikë e njëjtë e votimit ishte aplikuar edhe në të kaluarën.

Sipas OSBE-së, 20 qendra “grumbulluese” do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

Deri në orën 10:00, OSBE-ja ka njoftuar se ka grumbulluar 10,047 vota në Kosovë.

Votat më pas ky misioni do t’i transportojnë në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.

Përfaqësuesit e Listës Serbe duke shkuar për të votuar.

Përfaqësuesit e Listës Serbe duke shkuar për të votuar.

Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, po mbahet në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Mbi 450 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë katër ditëve të fundit, ndërkaq numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 2,073.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, dy komuna në Kosovë kanë mbetur pa kryetarë, për shkak se mbajta e zgjedhjeve nuk është vlerësuar e sigurt. Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është kundërshtuar nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila e ka cilësuar si “cenim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror”.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, çdo grumbullim i personave në një distancë prej dy metrash, paraqet kërcënim për shëndetin publik.

Grumbuj njerëzish në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.

Grumbuj njerëzish në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.

Por, OSBE-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të ofrohet siguria si për stafin ashtu edhe votuesit, gjatë këtij procesi. Në hyrje të qendrave të vendvotimeve, po shpërndahen maska mbrojtëse për votuesit.

Vjosa Osmani reagon menjëherë pas njoftimit të LDK-së për shkarkimin e saj

Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të saj nga pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të shtunën.

Vjosa Osmani u shkarkua me 92 vota pro 3 kundër dhe 4 abstenime, nga 99 anëtarë që kanë votuar, ndërkohë që 24 të tjerë nuk janë përgjigjur.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

“U diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen”, ka deklaruar Osmani në Facebook.

“Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë i Osmanit në Facebook:

Po përjashtohem e diferencohem sepse:
Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;
Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;
Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.
Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;
Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;
Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen.
U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars:

Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë.

Bring it on! 💪🏼

LDK njofton zyrtarisht për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në parti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e saj si nënkryetare e partisë.

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla sot më dt. 20 qershor 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që:
z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së;
znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa

Mësohen disa nga emrat, kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Tutje, Gazeta Express mëson disa nga emrat që votuan kudnër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK.

Disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri.

Gjithashtu, Express mëson nga burimet e saja se asnjë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së nuk e di rezultatin për shkarkimin e Vjosa Osmanit.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zërë Hoti.

Kujtojmë se edhe më parë Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të LDK’së.

Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.

Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.

Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë.

Vjosa Osmani shkarkohet nga të gjitha postet drejtuese në LDK

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkarkuar nënkryetaren Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.

Lajmin e ka konfirmuar Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, i cili e cilësoi këtë vendim të partisë së tij si “skandaloz”.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, sipas te cilit, Osmani ka shkelur statusin e partisë, kur është shprehur kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e cilësoi shkarkimin e Osmanit nga postet partiake si “cenim të drejtpërdrejtë të frymës së demokracisë”.

Osmani, e cila është kryetare e Kuvendit të Kosovës, kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

Gjatë mocionit të mosbesimit të ngritur nga LDK-ja më 25 mars, ndaj qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, Osmani kishte votuar kundër.

Osmani u zgjodh në krye të kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë edhe pas rrëzimit të qeverisë LVV-LDK.

Vjosa Osmani është shprehur kundër edhe qeverisë së re të formuar nga LDK-ja, që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Në seancën e 3 qershorit, kur u votua për qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, Osmani nuk mori fare pjesë.

Osmani ka kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë më 6 qershor, për të hequr masat e reciprocitetit kundër Serbisë.

Ajo ka thënë se me heqjen e reciprocitetit, “Kosova ka hequr dorë “nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, të vitit 2019, Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Osmani është personi i dytë më i votuar në Kosovë, pas Albin Kurti. Ajo në zgjedhjet e fundit më 6 tetor fitoi 176 mijë vota.

Vjosa Osmani edhe në vitin 2014 kishte shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke mos e votuar qeverinë e udhëhequr nga kryetari i partisë së saj, Isa Mustafa. rel

Abdixhiku: Votova kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka votuar kundër propozimit që Vjosa Osmani të shkarkohet nga posti i nënkryetares së partisë, që ua dërgoi Këshillit të Përgjithshëm për votim kryetari Isa Mustafa. Ai tha se LDK-së nuk i sjell dobi largimi i figurave kryesore dhe se mospajtimet janë të mundshme.

“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjell ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”, ka thënë ish-ministri.

“Natyrisht se unë kam votuar kundër. Përtej kësaj, do të angazhohem – për aq sa është e mundur – që të jemi sa më afër njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve që secili mund t’i ketë”, ka shtuar ai.

Abdixhiku s’pati pranuar post ministror në Qeverinë Hoti edhe pse Mustafa tha se i është ofruar./klankosova./

LVV: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, cenim i sovranitetit shtetëror

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, duke thënë se kjo paraqet cenim të “integritetit dhe sovranitet shtetëror”, pasi sipas kësaj lëvizjeje opozitare, Serbia me këtë rast po e trajton Kosovën “efektivisht si pjesë të saj”.

“Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritetet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, të postuar në rrjetin social Facebook.

Sipas kësaj lëvizjeje, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ka legjitimuar pretendimet e Serbisë.

“Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Qeveria e demaskuar tashmë po përpiqet të maskojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, që do të mbahen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, të organizuara nga autoritetet e saj në mes të ditës dhe në kundërshtim të hapur me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Më 21 qershor, qytetarët serbë që banojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, do të votojnë për zgjedhjet parlamentare serbe. Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që më 21 qershor, do të bëjë grumbullimin e votave për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke marrë për bazë praktikat e mëhershme.

Më 2017, zgjedhjet presidenciale të Serbisë janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë në Kosovë.

Zyrtarët serbë kanë thënë më herët se nga 8,386 vendvotime, ku do të zhvillohet votimi, 90 janë në Kosovë – aq sa kanë qenë vitet e kaluara. rel

Deputeti Rexhepi: Kurrë nuk do të votoj kundër Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK’së dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhpi i ka thënë Gazetës Express se kurrë hiç nuk do të votojë pro shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë. Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka propozuar që kryetarja e Kuvendit të lirohet nga postet e nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë dhe për këtë ka kërkuar votim nga KP i LDK’së.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka afat deri sot në ora 19:00 që të votoj për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse të partisë, atë të nënkryetares dhe anëtares së kryesisë dhe në të njëjtën kohë zgjedhjen e Avdullah Hotit në postin e nënkryetarit.

Deputeti nga Gjilani, Fatmir Rexhepi është shprehur kategorikisht kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Rexhepi ka thënë është turp të ndodhë shkarkimi i Osmanit.

“Jo, kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK’së dhe anëtares së kryesisë. Është turp me ndodhë kjo. Mendoj që është gabimi më I madh I kryesisë së LDK’së, sepse kryesia e LDK’së dhe LDK’ja dallojnë”, ka thënë Rexhepi në një bisedë për Express.

Ai e ka quajtur hap të gabuar iniciativën e tillë e cila do ta dëmtojë shumë LDK’në.

“Hapa të gabuar janë të kryesisë së ngushtë të LDK’së, gabim pas gabimi mendoj që kjo do ta dëmtojë shumë LDK’në, prandaj për ta ruajtur LDK’në, Vjosa duhet të mbetet nënkryetare dhe të vazhdoj bashkëpunimi”, tha ai.

Anëtari i KP’së tha tutje se është korrekte që të kërkohet zgjedhja e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit kur u pyet se a do të votoj pro zgjedhjes së tij.

“Ajo është diçka në rregull, ai është kryetar i qeverisë dhe është korrekte të jetë nënkryetar kurse sa I përket Vjosa Osmanit është gabim I madh, kjo nuk I bën nder as atyre që e kanë inicuar dhe as udhëheqjes së partisë sepse ka vend për të gjithë”, tha ai.

Deputeti Rexhepi hodhi Kritika ndaj një grupi të ngushtë të LDK’së që sipas tij kanë bërë koalicon në interes të tyre, teksa tha që besimi i elektoratit të LDK’së është treguar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ky propozim është pa vend, politikisht është gabim por edhe në lidhje me besimin që elektorati e ka treguar për Vjosën në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo do të ishte goditje e rëndë për çdo votues të LDK’së që e do LDK’në pak më ndryshe sesa që e do një grup i ngushtë që bëjnë koalicione për interes të tyre. 6 tetori është mesazh I qartë për votuesin, a ka ndërruar  bindja e votuesit nuk e di, por besoj mesazhi i 6 tetorit ishte për një koalicion tjetër e jo për koaliconet të cilat kanë ndodhur tash”, tha deputeti i LDK’së.

Rexhepi ka abstenuar kur është votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti më 25 mars dhe njëjtë ka votuar edhe më 3 qershor kur është zgjedhur Avdullah Hoti në postin e kryeministrit./GazetaExpress/

Isa Mustafa propozon përjashtimin e Vjosa Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar sot një letër Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, përmes të cilës ka kërkuar që të votohet për dy propozime.

I pari është që Avdullah Hoti të emërohet nënkryetar i LDK’së dhe i dyti që Kryekuvendarja Vjosa Osmani të lirohet nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, raporton Gazeta Express.

Kjo kërkesë për lirimin e Osmanit nga detyrat në LDK, vjen pas qëndrimeve të kësaj të fundit kundër vendimeve të partisë që ndërlidhen me mocionin për rrëzimin e Kurtit dhe për krijimin e qeverisë me AAK-në, NISMAN-n dhe komunitetet.

Këshilli i Përgjithshëm ka kohë që deri në orën 19:00 që të deklarohet për dy propozimet.

Albin Kurti: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë është çmenduri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimit e fundit politike në vend gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Frierich Ebert.

Lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve që sipas tij mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, kreu i LVV-së tha se kjo është e papërgjegjshme.

“Sa i përket shkëmbimit me territore, nëse mendoni se mund të ketë kufij të ri, që mund t’i vizatosh në hartë, është e çmendur, nuk është e mundur. Është e rëndësishme të dihet se vetëm liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat. Është presidenti që punon si të jetë monark”, shtoi ai.

Kurti deklaroi se Kosova problemin më të madh e ka korrupsionin por në të njëjtën kohë qëndrojnë edhe ambiciet e Serbisë për territor.

Kosovë: Rreth 120 punonjës të shëndetësisë të infektuar me koronavirus

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor Blerim Syla, ka thënë se janë rreth 120 punëtorë shëndetësorë në Kosovë që janë infektuar me koronavirus.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Syla ka thënë se ky numër i të infektuarve është shumë shqetësues.

Ai po ashtu ka thënë se një numër i madh i punëtorëve të këtij sektori, janë në vetizolim.

“Rreth 500 punëtorë shëndetësorë, pas kontakteve që kanë pasur janë në izolim”, ka thënë Syla.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këto shifra.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 1,833 raste. Prej tyre, 968 janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

Osmani: Është vendim unanim i Kryesisë që Hoti të raportojë në Kuvend para nisjes në Washington

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë, thotë se do t’i kërkohet kryeministrin Avdullah Hoti që të raportojë në Kuvend, para se të shkojë në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani thotë se Kryeministri Hoti duhet të vijë në Kuvend, të raportojë dhe të debatojë lidhur me qëndrimet e Kosovës që ai do t’i mbajë në Washington, ku do të shkojë bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

“Me vendim unanim të anëtarëve prezentë të kryesisë, unë do t’i drejtohem kryeministrit, që ai t’i raportojë Kuvendit para se të niset në Kuvend para se të niset në Washington në takimin e datës 27 qershor, duke e pasur parasysh gjithnjë rëndësinë e çështjes së dialogut dhe duke pasur parasysh rolin mbikëqyrës që e ka Kuvendi e gjithashtu edhe përgjegjësinë që e ka Qeveria që t’i raportojë Kuvendit. Do ta ftojmë Kryeministrin që të vijë të debatojë dhe të raportojë për qëndrimet që do t’i mbajë Kosova”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express

“Datën e caktojmë, por patjetër do të mbahen para takimit në Washington”, ka thënë tutje Osmani.

Ajo ka treguar se këtë kërkesë e ka bërë Grupi Parlamentar in Vetëvendosjes.

Lajçak: Dua të përmbyll bisedimet e filluara më 2011

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha të martën në Prishtinë se synon përmbylljen e suksesshme të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që filloi në vitin 2011.

Zoti Lajçak, arriti të martën për një vizitë disaditëshe në Prishtinë pas një rrugëtimi që zgjati më shumë se 24 orë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. Të hënën ai u nis nga Brukseli që të arrinte në Prishtinë nëpërmjet Tiranës, por mbeti i bllokuar në Zvicër prej nga të martën u dërgua në Prishtinë më një avion të ushtrisë zvicerane.

Kjo është vizita e parë e tij që kur mori detyrën e re.

“Mandati im është shumë i qartë, për të ndihmuar arritjen një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të normalizoj marrëdhëniet, që do të zgjidhë të gjitha problemet e pazgjidhura përgjithmonë, që do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se unë pres që të sjellë këtë proces që ka filluar më 2011 në përfundim të suksesshëm”, tha zi pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“I konfirmova pozicionin zyrtar të shtetit të Kosovës në këtë proces edhe zotit Lajçak se ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave, ndërsa duhet të përmbyllet sa ma shpejt që është e mundur, jo në një proces të pafund, me njohjen reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti Thaçi i cili më herët kishte theksuar se do të takohet me zotin Lajçak vetëm nëse ai ka ndonjë propozim konkret.

“Takimi im me presidentin Thaçi ishte shumë i frytshëm, konstruktiv e konkret dhe e informova për planet, për afatet kohore, për idetë, elementet dhe metodologjinë dhe do të vazhdojmë komunikimin”, tha zoti Lajçak.

Vizita e tij filloi një ditë pasi që Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, konfirmoi një takim të të dyja palëve në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Ajo që e di është se Bashkimi Evropian ka punuar gjithmonë shumë afër me Shtetet e Bashkuara dhe gjithçka që është arritur në bisedime ishte rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet BE-së SHBA-ve. Kjo ambicia jonë që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë dhe shpresojmë për bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Lajçak.

Ai takoi gjatë së martës edhe kryetaren e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Pas këtyre takimeve tha se “rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo gjë është thënë edhe në mënyrë të qartë në rezolutën e vitit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që është themel i ktyre bisedimeve. Dua që Kosova të përparojë në rrugën evropiane, dhe kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, pos nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Por bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në tetor të vitit 2019 Richard Grenell u emërua përfaqësues i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Matthew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Në fillim të këtij viti zoti Grenell, siguroi marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, në një periudhë kur kishte filluar viti i dytë i pezullimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe.

Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi në muajin prill emëroi diplomatin sllovak Miroslav Lajçak të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan. zëri i amerikës

Kryeministri Hoti: Në marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë “nuk do të ketë kompromis”

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në marrëveshjen finale si rezultat i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë “nuk do të ketë kompromis”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Hoti, i cili shpalosi platformën dialoguese të Kosovës para shoqërisë civile dhe gazetarëve, u pyet se cili do të jetë kompromisi i Kosovës në raport me Serbinë në marrëveshjen midis dy vendeve, por ai tha se aranzhimi kushtetues dhe ligjor i Kosovës është komplet kompromisi “që kemi bërë për shtetin e pavarur”.

“Po shkojmë drejtë pikës kur partnerët ndërkombëtarë, do ta thonë fjalën e tyre, që, sikurse ka ndodhur në vitin 2007 me presidentin amerikan i cili ka thënë ‘mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur’. Nëse ne sillemi në mënyrë konstruktive si Qeveri dhe si shtet, të unifikuar në qëndrimin tonë, unë besoj se jemi duke shkuar drejtë pikës kur partnerët ndërkombëtarë do t’i thonë Serbisë, por do të na thonë edhe neve, që ‘mjaft është mjaft’, duhet të ketë njohje reciproke dhe normalizim në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës para takimit të 27 qershorit, ku Qeveria e Kosovës do të takohet me atë të Serbisë në Washington, tha se nuk është në dijeni si kryeministër se ka ndonjë draft-marrëveshje të gatshme rreth dialogut.

Por, siç tha Hoti, atje do të prezantojnë “parimet mbi të cilat duhet të arrihet marrëveshja”.

I pyetur rreth planit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, Hoti ka thënë se marrëveshja për Asociacionin nuk është shpallur jokushtetuese, por nga ana e Gjykatës Kushtetuese janë dhënë vërejtje se ku duhet të kihet parasysh gjatë përgatitjes së statutit të këtij asociacioni.

“Marrëveshja për Asociacionin nuk është shpallur jokushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka dhënë vërejtjet e veta në nene të caktuara të kësaj marrëveshjeje të cilat Qeveria e Kosovës duhet t’i ketë parasysh gjatë përgatitjes së statutit të Asociacionit. Dhe, Qeveria e atëhershme kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje, ka qenë e kujdesshme besoj. Është ndër marrëveshjet e vetme që ka referenca kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, kur të themelohet, do të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Hoti.

Hoti gjithashtu sot “me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington”, ka ftuar liderët partiakë për një takim të përbashkët të forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Por, në këtë takim të iniciuar nga kryeministri Hoti, deri tani partia më e madhe opozitare Vetëvendosje ka konstatuar se nuk do të marrë pjesë ngase e konsideron Qeverinë si të paligjshme.

Banorët e Krushës së Vogël kërkojnë dënim maksimal për Darko Tasiq

Banorët e fshatit Krushë e Vogël kanë protestuar të mërkurën para objektit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku po mbahej seanca e fundit në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Darko Tasiq.

Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël, bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare.

Disa gra të Krushës së Vogël, që bashkë me shumë anëtarë të familjes u mblodhën para gjykatës, kanë kërkuar dënim maksimal për Tasiq.

Prokurorja Speciale e Kosovës, Drita Hajdari dhe dy mbrojtësit e Tasiqit, Lubomir Pantoviq dhe Dejan Vasiq, kanë paraqitur fjalën e tyre përfundimtare.

Në këtë gjykim ka dëshmuar edhe gazetari britanik John Sweeney, i cili ka bërë dokumentarin “Serb genocide against Albanians” – “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve”.

Ai kishte rrëfyer për masakrën në fshatin Krushë e Vogël, në gjykimin ndaj serbit të akuzuar Tasiq.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë, janë vrarë më shumë se 13,500 persona. rel

Rekord i ri, 141 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.756.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 397 mostra, prej të cilave 141 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë 30 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Stanovc i epërm, 8 raste Vushtrri, 2 raste Maxhunaj, 1 rast Begaj dhe 1 rast Bukosh), komuna e Pejës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Pejë), komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 5 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

NJËQIND E KATËRDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19 DHE PESË TË SHËRUAR!

Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 141 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë 30 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Stanovc i epërm, 8 raste Vushtrri, 2 raste Maxhunaj, 1 rast Begaj dhe 1 rast Bukosh), komuna e Pejës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Pejë), komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Sot më 16 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 968 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.756 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.183.802 raste të COVID-19 dhe 441.175 raste të vdekjes.

Të nderuar qytetarë!

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave.

Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.

Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.
IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore kur ata rezultojnë pozitiv në SARS CoV-2, por qytetarët duhet ta marrin seriozisht apelin tonë për t’i zbatuar me përpikëri rekomandimet dhe bartjen e maskave në vende ku ka grumbuj njerëzish dhe nuk mund të mbahet distanca nën 2 m.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.

Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa
përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Çdo hap që bëjmë përpara, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Të kujdesimi dhe ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatën më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

IKSHPK do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit të Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit Covid-19, dhe të ruaj shëndetin publik të popullatës.
Të dashur qytetarë!

Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajçak: Nuk e di nëse do të marr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, deklaroi në Prishtinë se nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në takimin e 27 qershorit në Uashington, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë.

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë është paralajmëruar nga i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Lajçak tha se bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ka qenë i vazhdueshëm, por ka vënë pikëpyetje nëse do të jetë i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Deri sot, nuk e di. Por ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që është arritur në dialog, është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të dëshiroja që të vazhdonim dhe shpresoj që do të kemi komunikim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në”, tha Lajçak.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Lajçak tha se në Kosova ka ardhur në emër të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i cili, siç tha ai, është shumë serioz kur bëhet fjalë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë pres që këtë proces ta përcjellim me sukses dhe të sjellë sukses, ashtu siç ka filluar nga vitin 2011. Pata një bisedë konkrete me presidentin Thaçi për planin, për elementet, metodologjinë dhe do të vazhdojmë komunikimin tonë gjithashtu edhe me përfaqësuesit tjerë të Kosovës”, tha Lajçak.

Ai shtoi se do të shkojë edhe në Beograd, për të biseduar me autoritetet e atjeshme, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për procesin e dialogut dhe të organizohet së shpejt një takim në Bruksel.

Thaçi: Besojmë në angazhimet e administratës amerikane

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë takimit me Lajçakun, ia ka bërë të qartë pozicionin zyrtar të Kosovës, sa i përket dialogut.

“I konfirmova pozicionin zyrtar të shtetit të Kosovës në këtë proces edhe zotit Lajçak, është se ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave, ndërsa duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. E ardhmja e Kosovës është e sigurt vetëm duke qenë pjesë e perspektivës evropiane, konkrete. Natyrisht që në këtë drejtim ne do të punojmë ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara që të lëvizim më shpejt, më mirë drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, të gjitha përpjekjet që çojnë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, janë të mirëseardhura, duke shtuar se koordinimi mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së mund të sjellë të mira për Kosovën e Serbinë si dhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë në angazhimet e sinqerta të administratës amerikane. Në fund të fundit, për ne është me rëndësi jetike – besoj që edhe do të ndodhë – që edhe SHBA-ja dhe BE-ja do të kenë një koordinim të suksesshëm si partnerë strategjikë, për Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Thaçi.

Osmani: S’ka negociata për territorin e Kosovës

Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak u takua edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se kishte një takim konstruktiv me të dërguarin e BE-së dhe potencoi që vetëm Qeveria e Kosovës duhet ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut.

“Natyrisht që në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si kuvend të luajmë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Potencova sërish që presim që ky dialog të jetë mes dy palësh të barabarta dhe se ka kuptim në qoftë se përfundon me njohje të ndërsjellë”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të diskutohet për territorin e Kosovës. Ajo theksoi se kuvendi tashmë ka miratuar legjislacione që kërkojnë që Kosova në bisedime të mos flasë për territorin dhe sovranitetin.

“Ato përcaktojnë qartë se nuk ka negocim për territorin e Kosovës, nuk ka negocim për sovranitetin e vendit dhe nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri parimet mbi të cilat ndërtohet procesi negociues, përndryshe do të prodhonte një rezultat që do të ishte i paimplementueshëm në terren”, tha Osmani.

Ndërkaq, Lajçak tha se ka njoftuar Osmanin për planet që ka BE-ja për dialogun.

“Roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm dhe u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, u shpreh Lajçak.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Kosovë, që prej se në prill u emërua i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Kjo masë u zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Në tetor të vitit 2019, SHBA-ja emëroi Richard Grenellin, si të dërguarin e tyre për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. rel

Vjosa Osmani: Vetëm qeveria e përfaqëson vendin në dialog

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se në dialogun me Serbinë, vetëm qeveria mund ta përfaqësojë vendin.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Natyrisht që në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si kuvend të luajmë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Potencova sërish që presim që ky dialog të jetë mes dy palësh të barabarta dhe se ka kuptim në qoftë se përfundon me njohje të ndërsjellë”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të diskutohet për territorin e Kosovës, sovranitetin dhe rendin e brendshëm kushtetues të Kosovës, pasi sipas saj, ky proces do të sillte rezultate të pazbatueshme në terren.

Ndërkaq, Lajçak tha se ka njoftuar Osmanin për planet që ka BE-ja për dialogun.

“Roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm dhe u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, u shpreh Lajçak.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Kosovë që prej se mori postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. rel

EMIN FAZLIJA, KRYETAR I BESËLIDHJES, TË SHPALLET VETERAN I LUFTËS – Nga XHAFER LECI

Në foto autori Xhafer LECI dhe Emin FAZLIJA

 

Në shenjë kujtimi dhe nderi në përvjetorin e pestë të Kryetarit të Besëlidhjes

 

 

Emin Fazlija u lind (më 24.09.1937-16.06.2015), në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës.
Aktiviteti politik i Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, daton nga 6 gusht 1952.  Bashkë me disa moshatarë të tij, janë betuar në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojnë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit Amë-Shqipërisë. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë Nacionaliste Shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit pushtues serbo-sllavë. Pra, është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.
Nga 6 gusht 1952, deri në vdekje të tij, më 16.06.2015, pra, për 63 vite veprimtarie, ka zhvilluar mbi 2 mijë aktivitete në fusha të ndyshme, në veçanti kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike.
I denuar politik nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së, më 1960, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënon me 8 vjet burg të rëndë, “për veprimtari armiqësore kundër shtetit dhe popujve jugosllavë”, i ka vuajtur 6 vjet burg politik.

Ka jetuar në Gjermani prej vitit 1970, deri në vdekje. Numrin e parë të revistës „BESA SHQIPTARE” e ka botuar më 28 Nëntor 1972.
Demonstratën e parë së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e ka organizuar Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ka bashkëpunuar me dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja, Hysen Çami e shumë të tjerë. Emin Fazlija dhe bashkëveprimtarët e tij kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të UDB-së famkeqe. Emini falë Zotit, fatit dhe organeve, të rendit në Gjermani i ka shpetuar atentatit të mundshëm. Viktimat e para të terorit të Serbosllavisë në mëgrim kanë qenë nga radhët e Besëlidhjes.
Rasim Zenelaj antarë shumë aktiv,plagoset rëndë  në Franfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981,me pesё plumba tё njё pistolete „Ceska“, nga 25 vjeçarja serbe  Zorica Aleksic, cila pasi kapet nga policia gjermane ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Por plumbat e zbrazur në shtyllën kurrizore të tij, e lënë përjetësisht në karrikën invalidore.
Sekretari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, dëshmori Vehbi Ibrahimi, i lindur më 23.5.1938, në Uglar- Gjilan. Dhe, vrarë, më 10.10.1981, nga UDB-a jugosllave në Bruksel-Belgjikë.
Atentatet nga UDB-a Jugosllave,vazhdojnë edhe në radhët e organizatave tjera atdhetare.
Më 17 janar 1982, në Untergruppenbach-Heilbronn të Gjermanisë, nga UDB-a Jugosllave janë vrarë atdhetarët: Vëllazërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Në Bruksel të Belgjikës më 25.02.1990 vritet Enver Hadri, tani Hero i Kosvës, ndërsa  Musa Hoti vritet me 16.01.2004,po ashtu në Bruksel.
Në vitin 1990 Emin Fazlija përmes telefonit lidhet me Klubin „Migjeni“ në Lubjanë. Në atë rast kishte qëlluar duke kujdestaruar ushtaraku i karrierës, Togeri Baki Mustafi. Nga atëherë përmes letrave këmbyese, Bakiu antarësohet në Besëlidhje. Në qershor 1993 Emin Fazlija udhëton në Lubjanë. Qëllimi i vizitës njohja me oficerët shqiptarë dhe kroatë të armatës ish jugosllave, për organizim në mbrojtje të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllavë, të cilët atëherë po zhvillonin lutë kundër pavarësisë së Kroacisë. Atje Emini takohet edhe me Major Xhafer Buza, me biznismenin Qazim Xani dhe kroatin Dobrosllav Paraga, i njohur për mbrojtjen e Vukovarit. Atë Emini e ka njohur edhe më herët në mërgim, si shumë veprimtarë tjerë kroatë, të cilët kanë bashkëpunuar me Eminin për rrënimin e Jugosllavisë.Gjatë viteve 1995-1998, ka vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë. Kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof. dr. Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarakë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Përjashtim bënte Emini, i cili ka qenë civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që aktiviteti  „politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952.
Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kryeministrit në ekzil dr. Bujar Bukoshi, Emin Fazlija me oficerin Agim Çelaj, tani Hero i Kosovës, me gradë lufte Gjeneral Major, më 11.03.1998, kanë udhtuar për Sarajevë. Për detyrë kanë pasur takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë Boshnajke z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e ka njohur mirë Agim Çelajn, nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake, i njofton për armatimin modern, të cilin do ua jipte 4 herë me çmim më të lirë, se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje.
Fjala ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin ju ka premtuar edhe për transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë.
Nga kjo punë nuk ka dalur asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk ua ka dhënë parat e premtuara!
Bile, edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë, i kanë pagur nga xhepi i tyre! Kur jemi tek oficeri Agim Çelaj, vlen ta përmendim se Agimi ka qenë me librezë anëtarësie të Besëlidhjes, por pak kush e kanë ditur, kurrë nuk ka folur për çështje politike.
Gjatë mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për Gjeneral Major Agim Çelaj, në Singen të Gjermanisë, më 06.07.2013, organizuar nga SHKSH “ Kosova”, ku një kohë ka qenë krytarë i kësaj Shoqate Agim Çelaj. Nga fjalimet e Emin Fazlija,Adem Demaçi dhe, diskutues të tjerë, pjesëmarrësit të shutmë kanë pasur rastin me mësuar gjëra të padëgjuara deri atëherë.
Linku i shkrimit tim:  http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=35181

Nga e djathta Emin Fazlija,Adem Demaçi dhe XhaferLeci,në Singen të Gjermanisë,06.07.2013
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=35317

Gjatë luftës së fundit 1998-1999 Emin Fazlija ka qendruar gjatë kohë në Shqipëri, duke u marrë me organizimin e luftës si dhe duke ndihmuar me mjete materiale. Ai ka bashkëpunuar me të gjithë. Disa pjesëtarë të Besëlidhjes kanë marrë pjesë në luftë me 1998-1999.
Me shumë konsideratë.

Wendlingen,16.06.2020

Osmani: Daçiq thyen vetëm pas disa orësh premtimin ndaj SHBA. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.

Osmani thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë që të hënën i premtojnë SHBA’së që do të ndalin fushatën kundër Kosovës, ndërsa të martën e rifillojnë kampanjën kundër Kosovës.

“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA’së që të ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në twitter, raporton Gazeta Express.

Pajtimin e Serbisë për të ndalë fushatën kundër Kosovës e ka konfirmuar dje emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, kur ka dhënë njoftimin për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Grenell ka thënë se Serbia është pajtuar që të mos lobojë kundër pavarësisë së Kosovës, derisa Prishtina zyrtare janë pajtuar që të ndalin lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare./Express/


Send this to a friend