VOAL

VOAL

Albion, biri im, drita e syve të mi, po te pres natë e ditë te pragu i derës Nga Nesrete KUMNOVA

Biri im, drita e syve të mi, po te pres natë e ditë te pragu i derës

Mesazhi i Nanës, Nesrete KUMNOVA, drejtuar Albionit, djalit të saj të zhdukur këtu e 21 vjet më parë

Zgjohu biri im, Albion, sot shënohet 21 vjetori i lirisë së Kosovës! Zgjohu bir, eja në përqafimin e munguar, të pritur që nga viti 1999.

Nëna të pret tek pragu i derës çdo ditë e natë, me shpresën se do të kthehesh, por ti ende askund!

Sytë e mi janë shndërruar në liqe lotësh nga malli i pashuar dhe pritja e pa fund!

Eja bir, të festojmë bashkë lirinë e vendit, Kosovës, që aq shumë e deshe dhe për të cilën edhe u sakrifikove!

Sot të gjithë festojnë dhe kanë arsye të festojnë, por unë pres bashkë me shumë nëna tjera, zbardhjen e fatit tënd dhe të shumë shqiptarëve të vrarë!

Ku je bir, Albion, drita e syve të mi!

Sa e bukur do të dukej liria sikur ta festonim së bashku, por ja që ti u bëre shqiponjë lirie dhe ike në pa kthim!

Sikur të preheshe i qetë në varrin tënd, në dheun e lirë të Kosovës, nëna do ta stoliste varrin me lule të lirisë, por ja që varri yt rri i zbrazur dhe pret trupin tënd!

E ç ‘kuptim ka liria për mua, kur nuk të kam pranë, kurrë nuk mund të sjellë lule as tek varri, pasi për 21 vjet rresht nuk pushova së kërkuari dhe nuk ë gjeta!

E dikush edhe ngre dolli, kur ne qajmë! Le të festojnë të gjithë, sepse liria është e të gjithëve, por le të mendojnë edhe për nënat që po vdesin në pritje, për djemtë që mbetën të ngujuar nëpër varrezat masive të

Serbisë armike! Vetëm kur të kthehesh ti dhe të gjithë shqiptarët, do ta ndjejmë festën dhe do të derdhim lot gëzimi mbi varrin tënd!

Vetëm atëherë do të qëndroj e qetë dhe krenare përjetësisht duke të lëmuar ballin mbi mermerin e ftohtë!

Biri im, Albion, kudo që ndodhesh, urime dita e çlirimit të Kosovës!

E di që ti e ndjenë këtë gëzim, pa marrë parasysh ku gjendesh, por mos harro se në zemrën e nënës qëndron si kështjellë e pamposhtur përherë” shkruan Kumnova në kujtimin e saj për të birin.”

Vota e deputetit Arifi në Gjykatë – Baraliu thotë se mund të ketë përfundim negativ për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese pritet që të interpretojë ligjshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifin në seancë, në ditën kur u zgjodh Qeveria Hoti. Vota e 61 pro ekzekutivit, mund të sjellë një skenar të ri politik në vend. Për këtë temë, gjatë ditës kanë folur për Gazetën Express njohësit e çështjeve kushtetuese.

Ani pse me vendimin për ligjshmërinë e dekretit të presidentit, LVV’ja e Albin Kurtit nuk u nda e kënaqur, kjo parti edhe dje dërgoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ky institucion, Vetëvendosje ka kërkuar që të interpretojë ligjshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifit në seancën ku u zgjodh Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Ankesa e LVV’së rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, mund të sjellë një realitet të ri politik në vend.

Për këtë çështje, Gazeta Express ka folur me njohës të Kushtetutës dhe të punës së Kuvendit.

Profesori i të drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë për Gazetën Express se nëse vendimi del ndesh me Kushtetutën do të ketë rrjedhojë si në rastin e Behgjet Pacollit.

“Mund të ketë rrjedhoja negative në validitetin, legjitimitetin e vendimit të Kuvendit, gjegjësisht të mocionit, mund të ketë rrjedhoja se si do të mund të veprojë Gjykata. Nëse dikush voton duke pasur vendim të plotfuqishëm gjyqësor me aktgjykim i dënuar me burgim aktiv, efektiv, atëherë sigurisht është diskutabile edhe me pasoja situata çfarë mund të rrjedhë”, thotë ai.

Baraliu shton se pasi që kjo votë ishte vendimtare për qeverinë, që kaloi me numrin minimal që i duhej për qeveri, atëherë del se nuk është përmbushur kushti Kushtetues.

“Kushtetuesja do të duhej të thoshte në pika të caktuar se çfarë ndodhë me vendimin për mocion, a është i vlefshëm apo i pavlefshëm. Në qoftë se dikush me vendim të plotfuqishëm të formës së prerë të Gjykatës është dënuar me diçka me burgim efektiv, nuk mund ta ushtrojë funksionin e deputetit. Më tepër se kaq nuk mund të thuhet. Ajo që do të thuhet në vendim, varet se a do ta pranojë kërkesën e LVV’së Gjykata dhe nëse e pranon do të duhej të thotë në pikat e vendim të saj se çka ndodhë dhe se si ka ndodhë procedura”, thotë Baraliu.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë për Gazetën Express se nuk beson që Gjykata të zhvlerësojë mandatin e deputetit Etem Arifi. Sipas tij, rrjedhimisht Gjykata nuk do të anulojë as procesin e formimit të Qeverisë Hoti.

“Paraprakisht, unë konsideroj që çështja e deputetit Arifi është më se e qartë, dhe e njëjta nuk do të duhej të vihej në diskutim në nivele të tilla fare, meqenëse i njëjti ka humbur mandatin në legjislaturën e kaluar e jo në tanishmen”, thotë ai.

Tutje, nga KDI shtojnë se edhe nëse Gjykata do të merrte vendim që deputeti e ka humbur mandatin, kjo sipas tij nuk do të kishte efekt juridik apo kushtetues lidhur me formimin e Qeverisë.

“Edhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese, ta zëmë, në rastin e ish-Presidentit Behgjet Pacolli, përkundër faktit që Gjykata e kishte vlerësuar procesin kundërkushtetues, të gjitha vendimet e marra nga ai kishin mbetur në fuqi. Prandaj, besoj që do të ishim sërish në një situatë përafërsisht të njëjtë, meqenëse deputeti Arifi, përveç se ka votuar në zgjedhjen e qeverisë ‘Hoti’ ka votuar edhe në zgjedhjen e ish-Qeverisë ‘Kurti’, dhe në një sërë vendimesh tjera, prej periudhës kur ai pretendohet që ka humbur mandatin, anulimi i së cilave do të krijonte pasiguri të madhe institucionale. Rrjedhimisht, anulimi i vendimeve që janë marrë nga deputeti Arifi është pothuajse i pamundur juridikisht dhe politikisht”, thotë ai.

Gazeta Express kishte raportuar pas votimit të Qeverisë Hoti se VV e ka kontestuar votën e Arifit, duke deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ligjshmërisë së këtij votimi.

Kushtetuta e Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim.

Për rastin e Arifit, Zyra Ligjore e Kuvendit ka përgatitur një opinion ligjor, që është shpërndarë në kryesi me datë 18 maj.

Aty thuhet se nga analizimi i dispozitave kushtetuese dhe ligjore si dhe nga konstatimi i gjendjes faktike, del se vendimi për Arifin ka marrë formën e prerë para se ai të certifikohej si deputet në këtë legjislaturë.

Në përfundim të këtij opinioni të hartuar nga zyra ligjore thuhet se në këtë rast nuk gjejnë zbatim dispozitat kushtetuese dhe ligjore që lidhen me rolin e Kuvendit për marrjen e deputetit.

Sipas Kuvendit, KQZ’ja është organ kompetent  për verifikimin e kritereve formale që duhet të plotësojnë kandidatët për deputet, para certifikimit të tyre./GazetaExpress/

Shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi, Wesley Clark: Ka pasur thashetheme që më 1999, por NATO nuk e mori asnjëherë në konsideratë

Gjenerali i NATO-s Wesley Clark deklaroi në emisionin “Real Story” në “News 24” se shkëmbimi i territoreve ka qenë një ide e hedhur që në kohën e luftës së Kosovës, por shtoi se NATO nuk ka qenë dakord.

“Ka pasur thashetheme përpara bombardimeve se Milloshevic do tërhiqej dhe do jepte pjesën jugore të Kosovës, nëse merrte Veriun.

Ne atë kohe, ne vlerësuam se nuk ishte një ide e mirë. NATO nuk e mori asnjëherë në konsideratë. Duket se është një ide që vijon të jetë e pranishme”, tha Clark.

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese votën për qeverinë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi të enjten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të 3 qershorit për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.

Lëvizja vlerëson se pjesëmarrja në votim e deputetit Etem Arifi, i dënuar për një vepër penale, e bën të pavlefshëm dhe jo kushtetues votimin në parlament.

Në njoftimin e kësaj lëvizjeje thuhet se “më 3 qershor në seancën e Kuvendit të Republikës në të cilën u votua Qeveria ilegale dhe kundër vullnetit të votuesve, mori pjesë edhe deputeti i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale me një vit e tre muaj burg. Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, thuhet me tjerash në njoftim.

Deputetët e kësaj lëvizjeje thanë se i kanë ofruar edhe provat që dëshmojnë qartazi se zoti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit.

Kjo kërkesë është rasti i radhës që ose do të shpërfaqë edhe më shumë rënien e shtetit të së drejtës në justifikimin e çdo paligjshmërie, ose do të konstatojë atë që e thotë Kushtetuta se një deputet i dënuar me mbi një vit burg humb mandatin dhe se vendimi që merr për bazë votimin e tij është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në njoftim.

Deputeti Etem Arifi, në prill të vitit 2018 ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht, pasi që ishte shpallur fajtor për veprën penale “të mashtrimit me subvencione”. Dënimi i zotit Arifi, ishte konfirmuar edhe me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Sipas autoriteteve zoti Arifi me 29 qershor duhet të paraqitet ne Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit”.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të shqyrtojë mandatin e deputetit Etem Arifi.

Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj, e kishte cilësuar “kërkesë të pabazuar”, meqë komisioni “nuk trajton çështjet e përfunduara ligjore”.

Parlamenti i Kosovës miratoi me numrin minimal prej 61 votash, më 3 qershor përbërjen e qeverisë së re të koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

Formimi i qeverisë së re pasoi rrëzimin e qeverisë së ish kryeministrit Albin Kurti me një mocion të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 25 marsi deri më 3 qershor vendi mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së koronavirusit. zëri i amerikës

DUKE MBROJTUR KLANIN MUSTAFA, DUAN NDARJEN E LDK-SË – Nga Xhafer LECI

 

 

Prishja artificiale e koalicoinit LVV-LDK, mocioni i mosbesimit dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti, sipas një skenari paraprak, të bërë nga Hashim Thaçi dhe Isa mustafa, për ta bërë një qeveri kukull, në shërbim të presidentit aktual dhe miqëve të tij serbë, ka polarizuar shoqërinë kosovare, në përgjithësi, por LDK-në në veçanti. Qëllimi është shumë planësh. Realizimi i projektit Thaçi-Vuçiq dhe dobësimi, deri në ndarje të LDK-së. Për këtë janë angazhuar shumë kalemxhinj, opinionistë, medie dhe format tjera të komunikimit elektronik.

Njëri nga më të zëllshmit është edhe miku im Fatmir Bajraj, nga radhët e LDK-së në Gjermani. Ai me disa bashkëmendimtarë të tij, me shkrimet e tyre të shpeshta, kinse mbrojnë LDK-në, por në fakt ata mbrojnë klanin brenda LDK-së, nga LDK-istët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata po e thellojnë përçarjen dhe po e dëmtojnë rëndë LDK-në. Vrazhdësia e fjalorit të Fatmir Bajraj dhe e miqëve të tij, në sulmin ndaj kuadrove të vjetër dhe të rinj, të LDK-së, të cilët shprehin shqetësimet e tyre të ligjshme, për katandinë e tanishme të LDK-së, nuk përkon me frymën rugoviane.

Fatmiri me shokë kërkon pajtim pa asnjë kusht me politikën qorre të kryetarit të kontrabanduar Isa Mustafa. Përndyshe të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe kjo është shumica absolute e elektoratit të LDK-së dhe të popullit të Kosovës, sulmohen me fyerje e sharje, deri në “jashëqitje e LDK-së”, “albinista”, “bolshevikë” dhe pisllëqe tjera, jashtë çdo norme njerëzore. Simpatitë dhe antipatitë, preferencat ose jo për njërin apo tjetrin politikan apo koalicion, janë normale, nëse debati zhvillohet normalisht, pa fyerje, sharje, kërcënime e linçime, por me fjalor brenda etikës të shprehjes publike. Në të kundërtën, vrazhdësia e fjalorit, degradon edhe komunikimin ndër njerëzor.

Përmenda me emër vetëm Fatmir Bajraj, si mik të vjetër, ndërsa të tjerët as që meritojnë të jenë as anëtarë, as simpatizantë të LDK-së, aq më pak të thirrën rrejshëm, në emër të rugovizmit! Unë këta i quaj patriotë parashutista, të cilët lëshohen nga ajri, për ta ndotur tokën, mjedisin! Gojështhurur, servilë e lakej të neveritshëm.

Të gjithë e dimë çfarë edukate, kulture e fjalori të pastër ka pasur Presidenti Dr.I.Rugova. Si nuk u vije turp të fyejnë shumë përsonalitete të devotshme në radhët e LDK-së, në veçanti Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën, të dyja  atdhetare, rugoviste dhe besnike në radhët e LDK-së. Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvalën në Facebook, disa mjeranë të cilëve nuk ju dihet e kaluara e as kontributi i tyre, për çështjen tonë kombëtare, pa fije turpi, sikur të ishin nga Shumadija e Serbisë, me fjalët më banale i quajnë: “Rrugaqe, Pela të Trojës, Buallica, Lopë, Dele” dhe fjalë të tjera, të cilat nuk më lejon karakteri t`i përmendi.

Në emër të cilit Rugovizëm thirrën këta përçarës? Të Isa Mustafës, i cili u përpoq ta ndryshojë edhe logon e LDK-së në “Lidhja “, por hasi në kundërshtim nga Komunat e Kosovës.
Fatimr Bajraj, në vend se të shkruajë për Isa Mustafën se kurrë nuk ka qenë antar i LDK-së dhe se nuk e ka të drejtën morale, si ish funksionar në kohën e komunizimit jugosllav, shumë i afërt dhe besnik i titoizmit, nuk do të duhej të ishte i pari i LDK-së, Fatmiri e quan “diplomatin dhe politikanin më të madh në Ballkan”!? Punë për të!
Skandaloze, Fatmir Bajraj e quan “jashtëqitje”, Rugovistin e devotshëm Prof.Dr.Rexhep Gjergjin, njëri nga themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit Rugova. Prandaj i bëj thirrje Fatmirit, që të reflektojë, me pendesën e madhe, sepse ka shkuar larg në kritika subjektive, paushalle dhe sulme agresive, me zhargon rrugash, edhe ndaj atyre që nuk mund të matet as në dashurinë për rugovizmin e LDK-në dhe aq më pak në vlerësimin e rrjedhave politike vendore e ndërkombëtare.
Unë kam shkruar edhe

më herët për Isa Mustafën, por kësaj radhe po përmendi vetëm dy raste për të kaluarën e tij. Ai nuk meriton të jetë i pari i LDK-së, bile jo vetëm kaq, por është nënçmim i madh për LDK-në, ta këtë në krye të saj një  besnik të moçëm të ish komunizmit, i cili gjithnjë e më shumë, me përkrahësit e tij, janë duke e shkatërruar LDK-në !

1.-Pjesëmarrja e Isa Mustafës me delagacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Titos në Beograd me 1980 dhe,

2.- Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së mbyllur të Qerverisë së Kosovës, kryesuar nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së Serbisë, kryesuar nga Stanko Radmilović, 9 qershor 1990, në Gërmi, Prishtinë: “Ministri Isa Mustafa distancohet nga mendimi se anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (Qeveria e Kosovës e kryesuar nga  Kryeministri Jusuf Zejnullahu), “veprojnë nga pozita e alternativës kosovare (LDK-së). Kjo është një deklaratë për të cilën nuk ka asnjë argument dhe kësisoj nuk duhet dhënë mendime paushalle”,- deklaron, veç tjerash Isa Mustafa.

Kush e ka menduar atëherë se ky burrë që po distancohej prej LDK-së, një ditë do të jetë udhëheqës kryesor i saj?!?

Dhe për fund, mos të harrojmë, se Hashim Thaçi i krijoi dhe shkarkoi tri qeveri: të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.
Hashimi e krijoi edhe Qeverinë Avdullah Hotit. Po sa të mbarojë punë me miratimin dhe nënshkrimet e planeve të tij, do ta rrëzojë edhe Qeverinë Hoti!

 “E kuptuat?
Hoti ia la Thaçit detyrën e kryenegociatorit me Serbinë! Prandaj Thaçi i shkoi Shalës pas mesnate për votën e Hotit”, – thotë Prof.Dr.Enver Bytyçi!

Wendlingen,10.06.2020

Arsim Bajrami këshillon Hotin që ta vendosë si prioritet punën e themelimit të Asociacionit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dje kanë publikuar një dokument në të cilin kanë përmbledhur të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani në mes të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit. Një dokument të tillë e kanë hartuar dy anëtarët e kësaj akademie, Arsim Bajrami, dhe Gjyljeta Mushkolaj, të dy profesorë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Pas publikimit të këtij dokumenti, në ambientet e Akademisë së Shkencave është organizuar sot edhe një debat ku ka marrë pjesë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Hoti ka prezantuar fillimisht kornizën e tij për dialogun në të cilën gjithashtu ka propozuar krijimin e një uniteti dhe gjithpërfshirje.

Një gjë të tillë e ka vlerësuar Arsim Bajrami, i cili më tej ka folur edhe për punën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Bajrami në fjalën e tij ka thënë se themelimi i Asociacionit tashmë është një obligim ndërkombëtar për Kosovën dhe se nuk duhet lënë si çështje të diskutueshme meqë sipas tij, nëse shtrohet si problematikë në Bruksel do t’i shkaktojë Kosovës vetëm probleme.

Bajrami ka sugjeruar Hotin që punën e Asociacionit ta vendos si prioritet të qeverisë së tij, duke thënë se duhet krijuar një komision respektiv që do të themelonte statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kur ka folur për statutin, Bajrami ka rikujtuar propozimin e ish-kryeministrit Mustafa, i cili kishte kërkuar që të hartohet një klauzolë për Asociacionin e cila fillimisht do të merrte miratimin nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

“Është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Tanimë ky është detyrim ndërkombëtar për Kosovën. Personalisht iu këshilloj që ta merrni si obligim të Qeverisë këtë punën e Asociacionit. Të themeloni një komision respektiv që të themeloj statutin e këtij Asociacioni. Qeveria e Isa Mustafës ka qenë shumë pragmatike kur ka propozuar që të hartohet një klauzolë që statuti i Asociacionit paraprakisht do të marrë verifikimin në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të konstatohet që ky asociacion të jetë në pajtim”, ka thënë Bajrami në fjalën e tij.

Sipas ish-minsitrit lënja e një çështje të tillë si të diskutueshme vetëm sa do t’i shkaktojë probleme Kosovës.

“Personalisht iu këshilloj që në qeveri ta vendosni si prioritet, që të mos lihet si një çështje e diskutueshme dhe që të vendoset si e tillë në Bruksel., sepse do të shkaktojë më shumë telashe për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Arsim Bajrami./Express/

Japonia hap dyert e saj për Kosovën

I ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori. Prishtinë, qershor, 2020.

Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një nga vendimet më të rëndësishme në kuadër të Nismës japoneze për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë i ngarkuari me punë i kësaj ambasade në Prishtinë, Ogasawara Mitsunori.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin e tërë Evropës. Kosova nuk duket se ka një status të qëndrueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja se pse ne po përpiqemi ta mbështesim atë, në zgjidhjen e problemeve të brendshme, siç është varfëria, por edhe në skenën ndërkombëtare”, tha Mitsunori.

Nisma e Shinzo Abe

Nisma për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor u bë nga kryeministri japonez, Shinzo Abe në vitin 2018, me qëllim të forcimit dhe bashkëpunimit.

Mitsunori thotë se bashkëpunimi i ngushtë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është arritur përmes kësaj iniciative dhe se përqendrimi tani është te Kosova.

“Këtu (në Kosovë) nuk ka ambasadë kineze ose koreane, kështu që kur bëhet fjalë për Azinë, ne në fakt po përpiqemi të tregojmë praninë tonë. Ne nuk mund të sigurojmë para aq sa Kina (në rajon). Kina është dhjetë herë më e madhe se Japonia për sa i përket popullsisë, por gjithashtu është e madhe edhe në ekonomi. Ne po mundohemi të përqendrohemi te njerëzit dhe nevojat e tyre”, komentoi Mitsunori për shkrimin e fundit në revistën ndërkombëtare në internet, The Diplomat, lidhur me rolin më të madh të Japonisë në Kosovë, përderisa Kina ka mbetur mënjanë.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Përndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë ndihma mjekësore nga Kina, në kuadër të “diplomacisë së saj të maskave të fytyrës”. Gjithashtu, Kosova është edhe vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor në të cilin nuk ka investime ekonomike kineze. Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe respekton integritetin e Serbisë, e cila sipas Kushtetutës, ende e trajton Kosovën si pjesë të saj.​

Ku ka vend për bashkëpunim?

Japonia ka hapur ambasadën e saj në Prishtinë më 1 janar të vitit 2020, dhe këto ditë stafi i ambasadës është duke hyrë në ambientet e reja. Në të ardhmen, ambasada do të fillojë lëshimin e vizave, të cilat aktualisht qytetarët e Kosovës i marrin në Tiranë.

Ambasadori japonez, Akira Mizutani, duke dorëzuar kredencialet e tij te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Prishtinë, mars, 2020.

Ambasadori japonez, Akira Mizutani, duke dorëzuar kredencialet e tij te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Prishtinë, mars, 2020.

Ceremonia e hapjes së kësaj ambasade u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ambasadori jorezident i Japonisë, në Vjenë, Mitzutani Akira ia ka paraqitur letrat kredenciale të tij presidentit të Kosovës në muajin mars.

Ogasawara Mitsunori thotë se hapja e ambasadës së Japonisë në Kosovë tregon se Japonia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë Kosovën në tërheqjen e kompanive japoneze.

“Shumica e japonezëve ende mendojnë se Kosova është e rrezikshme, dhe se nuk është e sigurt për shkak të konfliktit me Serbinë. Por, sapo të vijë dikush këtu, ata do të shohin se është shumë sigurt. Kam lexuar një studim të UNDP-së që thotë se shumica në Kosovë ndjehen të sigurt. Por, ata ende nuk e kanë këtë informatë”, tha ai.

“Unë në të vërtetë dua të promovoj Kosovën te kompanitë japoneze, në mënyrë që ata të shohin se si është situata këtu (në Kosovë). Por, për shkak të pandemisë, kjo gjë do të marrë kohë, por unë patjetër që do të përpiqem”, shtoi ai.

Infografikë

Zgjerimi i ndikimit antidemokratik të Kinës

A ka interes Japonia për Ballkanin Perëndimor?

Sipas Mitsunorit, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka potencial ekonomik dhe shumë kompani japoneze që janë në Bashkimin Evropian janë duke shqyrtuar investime të reja në Evropën Jugore. Potencialin e Kosovës, ai e konsideron forcën punëtore të kualifikuar dhe me njohuri të mira për gjuhët e huaja, qasje të lehtë në tregun evropian, si dhe njerëz të motivuar dhe të sjellshëm.

Për më shumë se 20 vjet Japonia ka ndihmuar Kosovën në projekte të tilla si rinovimi i shkollave dhe spitaleve. Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit e Japonisë, JICA, deri më tani ka zbatuar disa projekte në Kosovë, siç janë ato të zhvillimit të kapaciteteve të kontrollit të ndotjes së ajrit me 4 milionë euro. Gjithashtu, JICA, ka implementuar një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave, një projekt për ngritjen e kapaciteteve për shërbimin publik të Kosovës, e të tjera.

Në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë, ekziston edhe ferma më e madhe japoneze e kërpudhave shiitake në Evropë, “Hirano Mushroom”, e cila eksporton në 12 vende. Përveç kësaj, edhe kompania “Japan Tobacco International” gjendet në Kosovë.

“Tani, jemi në Prishtinë dhe mund të them që do të punojmë më shumë për projekte të reja”, tha Mitsunori.​

Si dhe në çfarë mënyrë e ndihmon Japonia Kosovën?

Në seminarin e afaristëve kosovarë, japonezë dhe austriakë të mbajtur në Vjenë në shtator të vitit 2019, kompanitë japoneze kanë marrë më shumë informacione rreth Kosovës. Ambasada e Japonisë gjithashtu planifikon që në të ardhmen të sjellë në Kosovë ndërmarrjet japoneze.

Ndihma e fundit e Japonisë për Kosovën, sigurisht që ka të bëjë me mbështetjen në luftën kundër COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Japonia ka dhuruar mbi 718,000 dollarë për Kosovën përmes UNICEF-it, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e investimeve të huaja direkte të Japonisë në Kosovë, deri në mars të vitit 2020 ka arritur shifrën rreth 3.6 milionë euro.

Përgatiti: Donika Alihajdaraj

 

 

Ambasadori i Kosovës në Francë: Unë nuk jam implikuar në lobimin për shkëmbim territoresh

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka reaguar pas raportimeve se ai është i implikuar në lobimin lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me shtetin serb, raporton Gazeta Express.

Përmes Twitterit, Gashi ka shkruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke thënë se është fatkeqësi që betejat personale dhe ato të brendshme politike sakrifikojnë të vërtetën që do të duhej të raportonin mediat.

“Është fatkeqësi që betejat personale dhe beteja e brendshme politike e sakrifikojnë të vërtetën të cilën do të duhej ta raportonin mediat”, ka thënë ai, duke shtuar se autorja e raportit, Jeta Xharra edhe herë të tjera ka tentuar ta implikojë në ngjarje të paqena.

“Gazetarja në fjalë nuk është hera e parë që tenton të më implikojë në ngjarje të paqena”, ka shkruar Gashi.

BIRN ka raportuar sot se kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me lobimin e institucioneve të Kosovës për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Në këtë shkrim thuhet se ambasadori Gashi personalisht ka avokuar për shkëmbim territoresh përderisa shkruhet se një akademik amerikan ka zbuluar se si Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të përgatisë një punim në mbrojtje të këtij plani.

Ish – Ministrja e Integrimeve nga radhët e PDK’së Dhurata Hoxha e cila po ashtu është subjekt i këtyre shkrimeve ka paralajmëruar padi ndaj gazetares Jeta Xharra./GazetaExpress/

Vetëvendosje kërkon interpelancë pas heqjes së masave të reciprocitetit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të martën ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një kërkesë për interpelancë, rreth heqjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

“Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jokushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, është thënë në njoftimin e LVV-së.

Qeveria e kaluar e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurt, pati zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë me masë të reciprocitetit.

Mirëpo kryeminsitri aktual, Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat ndaj Serbisë, më 6 qershor, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ky proces është pezulluar prej vendosjes së taksës nga autoritetet e Kosovës në mallrat serbe, në nëntor të vitit 2018.

Përndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. rel

Thaçi: Kosova është gati që të rikthehet në dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova është gati që të rikthehet në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi, vendimin e qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit, e quajti të rëndësishëm.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se në procesin e dialogut me Serbinë duhet lëvizur sa më shpejtë, që në këtë në mënyrë, sipas tij, Kosova të bëhet pjesë e NTAO-s dhe të anëtarësohet në të gjitha mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

I pyetur nga gazetarët se a mund të arrihet marrëveshje me Serbinë brenda vitit, presidenti Thaçi tha se ka besim që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur.

“Kam besim të plotë në energjinë dhe dinamikën e SHBA-së dhe presidentin Donalad Trump dhe ambasadorit (Richard) Grenell. Ne duam dhe destinacioni ynë është i qartë, që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne jemi të vetëdijshëm se punën e shpejtë në këtë proces e ka udhëhequr SHBA-ja”, tha Thaçi. Në të njëjtën kohë, Thaçi shtoi se Kosova do të punojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti, si marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe gjithashtu edhe linjat hekurudhore Kosovë – Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. rel

Tregtarët e kufijve po organizojnë shpifje kundër babait tim – Nga VJOSA OSMANI

Një numër i madh shpifjesh, ashtu edhe siç pritej, po publikohen e shpërndahen këto ditë, por kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denoncohen shpifësit e të ndjeken rrugët ligjore. Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e rradhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit. Për fatin e keq të vendit tonë, shpifjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara në mjete propagandistike të tregtarëve të kufijve. E edhe më fatkeqe është kur shoh disa që e quajnë veten aktivistë të LDK-së tek shpërndajnë shpifje të tilla teksa harrojnë që po këta që po i montojnë këto gënjeshtra sot, dje nga hotele të Shqipërisë përgatisnin komunikata e shpallnin tradhtarë veprimtarët më të mirë të LDK-së.
Babai im është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë kështu ndër shqiptarët e parë që largohen dhunshëm nga puna nga regjimi serb, pikërisht pse ka besuar dhe ka folur publikisht për Kosovën Republikë. Ai në fillim të viteve të 90-ta i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për rajonin e Mitrovicës (në sistemin paralel) dhe për këto përpjekje është burgosur dhe ka përjetuar tortura çnjerëzore në burgjet serbe. Për këtë, dëshmitarë janë qytetarët e Mitrovicës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe aktivistët e LDK-së të asaj kohe. Por shpifësit e këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga Presidenti Rugova. Të bësh një barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të policëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe joetike. Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpifje e montime si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato.

Eliot Engel: Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nuk duhej t’i bllokonte fondet për Kosovën

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel ka mirëpritur rifillimin e programeve në Kosovë të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Megjithatë, Engel ka kritikuar MCC-në që në muajin mars pezulloi disa programe të zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke thënë se nuk është dashur të bëhej një gjë e tillë.

“Jam i lumtur që MCC ka rifilluar punën në Kosovë. Nuk do të duhej fare që të pezullonte fondet. Kosova ka plotësuar kriteret e MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC-së për të detyruar Kosovën që të ndryshojë politikat është kundër asaj që vetë MCC-ja qëndron”, ka thënë ai.

Më 6 qershor, në ditën kur Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin për reciprocitetin me Serbinë, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit njoftoi se do të zhbllokojë programet për Kosovën, të cilat ishin pezulluar në muajin mars të këtij viti. Në mars, MCC kishte pezulluar programet për Kosovën, pasi në fuqi ishin ende pengesat tregtare të vendosura ndaj Serbisë, të cilat SHBA-ja bënte thirrje që të largoheshin. rel

Një i vdekur dhe 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë të shtunës ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së shtunës, ka vdekur një pacient nga Vushtrria, me inicialet G.SH, ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

“Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka njoftuar po ashtu se janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Bazuar në të dhënat e fundit, deri tani në Kosovë janë regjistruar 1 194 raste me koronavirus. Ndërkaq, 31 pancientë kanë vdekur. rel

QEVERIA MARIONETE HOTI NË SHËRBIM TE THAÇIT DHE SERBISË – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Marioneta e Hashim Thaçit Avdullah Hoti për dy ditë ne qeverin e kontrabanduar ka nisë te bejë”mrekullira”alla Thaçiste. Dje kjo qeveri marionet kontrabande ia dha shefit te vete te gjitha prerogativat qe edhe zyrtarisht ta udheheqë dialogun me Serbin,edhe pëkundrejtë asaj qe trumbetuar se dialogun do ta udheheq qevria siçthotë kushtetuta. Por si duket Avdullah Hoti u frigësua nga ky dialog dhe ia la në dorë Kosovën tuxharit për kuusrtje me Serbinë kriminele.

Ky ështi vendimi i parë i turpit i Avdullah Hotit ne qeverin e turpit,në qeverin e kontrabanduar nga hajdutet dhe cubat e llojit te Hashim Thaçit dhe Ramush Hrajdinaj,te cilët ia qellen deren Serbisë qe te qeverisë,jo më vetem me Veriun e zapuem,por edhe më krejtë Kosovën,sepse kjo qeveri e hajduteve ia mundesoi qe ne qeverin e Kosovës te këtë veto,qe do te thotë se asnjë vendim nuk mund te merret pa pelqimin e Serbisë qe do ta realizoi përmes kriminelit,qetnikut Goran Rakiç te cilin marionetat e Kosovës e ulën si te dytin ne qeverin e Kosovës.

Por,sot kjo qeveri marionete mori edhe një vendim kunëdr vetëvehtës,kunëdr mvehtesis dhe sovranitetit te Kosovës duke e hqur turpshëm elementin e shtetësisë reciprocitetin te cilin e kanë te gjitha vendet e botes.Bile as Amerika nuk mundet pa reciprocitet.

Heqëja e reciprocitetit është e paligjëshme dhe jo kushtetuese,sepse reciprociteti eshtë një element mbrojtës i shtetesisë se Kosovës.Më këtë gjest te turpit i doli zot Serbisë qe ajo te mos detyrohet qe ne dokumente me tutje “Republika e Kosovës”,kjo do te thotë se marioneta e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës Avdullah Hoti tashti na doli edhe kundër pavarsëisë se Kosovës duke ia heq Serbisë ne dokumentet e saj qe te shkruhet”Republika e Kosovës”,qe do te thotë se edhe vete këta qyqanat,huta,cubat e Kosovës na qenkan kundë pavaresisë së Kosovës.Kur një qeveri e till vepron kundër shtetit te vetë atehere se çka pritet nga ajo.Asgje tjetër pos finalës të projektuar nga Hashim Thaçi e cila te qonë drejtë coptimit të Kosovës.

Dhe kësaj punë do ti deë tyme se shpejti,por se di se Avdullah Hoti ku po mbetet,nuk e mbron as Thaqi as Mustafa,nuk e lanë as Drini e as Ibri dhe Bistrica.

Veseli: Qeveria bëri mirë që hoqi reciprocitetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se qeveria ka bërë mirë që ka shfuqizuar masat e reciprocitetit.

Por Veseli ka thënë se reciprociteti, taksa, demarkacioni dhe dialogu, janë keqpërdorur në vazhdimësi, siç u shpreh ai, “për interesa të politikës ditore”.

“Sot, qeveria e status quos dhe vazhdimit të mashtrimit, largoi vendimin mashtrues për reciprocitetin, dhe mirë ka bërë. Por është vijim i një kurthe të ngritur nga Albin Kurti para ikjes nga pushteti, si shantazh politik dhe hakmarrje për t’i vendosur një tjetër pengesë Kosovës.

Ai tha se “lufta për pushtet” e ka verbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilat sipas tij, keqpërdorën kauzat qytetare dhe dëmtuan interesat afatgjate nacionale të Kosovës.

Pas votimit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e reciprocitetit, kryeministri Avdullah Hoti argumentoi se Kosova ka hequr pengesat për rifillimin e dialogut, duke theksuar se tani Serbia duhet të ndalë fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe t’i rikthehet bisedimeve.

Vendosja e reciprocitetit ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që kërkonin të hiqej kjo masë që të riniste dialogu.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, u panë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve. rel

Mustafa: Heqja e reciprocitetit, vendim i guximshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partia e së cilit udhëheqë me qeverinë, tha se heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, i hap rrugë rinisjes së dialogut me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai e cilësoi si “vendim të guximshëm” heqjen e reciprocitetit dhe tha se pret nga Serbia që të dëshmojë se është e interesuar për dialog dhe të ndërmarrë masa për të krijuar kushte, që bisedimet të rikthehen.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr pengesat për procesin e dialogut, por theksoi se tani i mbetet Serbisë, që të heqë pengesat, duke kërkuar ndaljen e fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, u panë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve. rel

Thaçi: Tani presioni ndërkombëtar të drejtohet kah Serbia që të rinisë dialogu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se tani presioni ndërkombëtar duhet drejtuar kah Serbia, që siç u shpreh ai “pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.

Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë u vendosën nga Qeveria e kaluar e Kosovës më 1 prill, pasi paraprakisht ishte shfuqizuar edhe taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr pengesat për procesin e dialogut, por theksoi se tani i mbetet Serbisë, që të heqë pengesat, duke kërkuar ndaljen e fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, janë parë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve. rel

Kurti: Me heqjen e reciprocitetit, Kosova mori fajin për vonesën në rifillimin e dialogut

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – që qeveria e udhëhequr nga ai kishte vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë në prill të këtij viti – tha se me vendimin e fundit të qeverisë, për të shfuqizuar këto masa, Kosova ka marrë fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

Kurti tha se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës i ka bërë “shërbim të mirë Serbisë”, duke shtuar se tani Kosova do të hyjë në dialog si fajtore për vonesën e rifillimit të këtij procesi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr pengesat për procesin e dialogut, por theksoi se tani i mbetet Serbisë, që të heqë pengesat, duke kërkuar ndaljen e fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Reciprociteti ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që kërkonin të hiqej kjo masë që të riniste dialogu.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, u panë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve.  rel

Vjosa Osmani kundërshton vendimin për shfuqizimin e reciprocitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë.

Osmani, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës – partia që udhëheqë me Qeverinë e re të Kosovës – tha se reciprociteti nuk është “pengesë”, por barazi, andaj ajo shtoi se me këtë vendim, Kosova ka hequr dorë “nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr pengesat për procesin e dialogut, por theksoi se tani i mbetet Serbisë, që të heqë pengesat, duke kërkuar ndaljen e fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Reciprociteti ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që kërkonin të hiqej kjo masë që të riniste dialogu.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, u panë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve. rel

Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin me Serbinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar.

“Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shansë dialogut, por theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë se për sa kohë ky vendim do të mbetet në fuqi.

Kryeministri Hoti tha se për vendimin për shfuqizimin e masave të reciprocitetit është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se gjatë takimit që ka pasur të premten me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka marrë zotimin se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që Serbia po ashtu të heqë pengesat për dialog, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti tha se ai është i gatshëm që menjëherë sapo Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, të rinisë dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jemi të gatshëm që të ulemi menjëherë në tavolinën e dialogut. Kryeministri i vendit, në bazë të kompetencave kushtetuese, e udhëheqë dialogun. Edhe po të doja unë, nuk mund t’i transferoj kompetencat e mija kushtetuese, as te presidenti e as te askush tjetër. Unë nuk dua dhe nuk do t’i transferoj ato kompetenca”, tha Hoti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë.
Vuçiq: Heqja e reciprocitetit, vendim i mirë

Vendimin për heqjen e masave të reciprocitetit e ka mirëpritur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e cilësuar këtë si vendim të mirë.

“(Presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte ‘nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja’. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se (Kosova) është fëmija i tyre (SHBA-së). Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion”, tha Vuçiq gjatë një interviste dhënë sot për televizionin serb, Prva.

Qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe më 1 prill kishte vendosur masat e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Ky vendim nuk ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pasi reciprociteti u pa si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, vendosi taksë 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Që atëherë, Beogradi ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e të gjitha pengesave të vendosura nga Prishtina zyrtare. rel

Kur viktimat e demonëve vuajnë, atëherë demonët ndihen të lumtur?! Nga Skënder MULLIQI

Atmosfera politike që na kan krijuar këto struktura, me asistimin e mediave të tyre, është atmosferë e sëmuar ngjashëm më veprimet psikopatike në shumë filma. Është brengosëse preukopimi dhe fiksionet e tyre që më çdo kusht të qëndrojnë në pushtet! Këta njerëz të gardës së vjetër politike , jo që nuk po heqin dorë nga pushteti, por i kan filluar paralajmërimet e reja kërcënuese. Janë mësuar më pushtet autokratik , dhe janë mësuar edhe më të mira materjale të popullit. Këta kanë të drejtë të na shajnë , rrahin, burgosin , vrasin dhe të pshurrin e dhinë mbi neve, e ne të mbesim më sy lartë kah qielli, në mëshirën e tyre , kur atyre ju bëhët mjaftë. U lëshuan si ujqëritë e tërbuar në luftë kunder ,Albin Kurtit midis pandemie, qe së bëjnë njerëzit normal të kësaj bote. U treguan së janë të sëmuar pas pushtetit, u treguan së janë klane dhe tarafe perfituese .U treguan së nuk kan tru për shtet. Retardimet e tyre kan edhe karakter emocional. Kjo është një sëmundje , më e madhe së shizofrenia. A ka gjë më taksirat për një popull që këta njerëz ta na diktojnë jetën shoqërore e politike? Sulmet e tilla akute retarduese emocianale, tashmë janë bërë të rrezikshme . Kërcnimet e tyre kan kaluar na sadizëm të hapur.Të gjitha këto po bëhën për motivin e vetëm së këta njerëz veq pushtetit dhë parasë nuk shohin asgjë përpara veti. Reakcionet e tyre janë të tilla. Po gjejnë motive të rreme dhe fallco, e cakun e kan krejtë të mbetja më çdo kusht në pushtet. Këta janë duke na mundur momentalisht të gjithëve , por jo edhe të vërtetën. Këta po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem edhe për fëmijët tanë , për familjët tona. Po shohim dhe po ndëgjojme së çfarë privilegjesh shoqërore kanë për vete, bashkë më familjët e tyre .Këta po e shohin veten si elitë dhe qytetarë të klasit të parë, kurse të gjithë neve që jemi shumica, si qytetarë të rendit të dytë, apo hiq kurkushat. Ne, sot po jetojmë në një sistem që ngjanë në fashizëm të vërtetë. Kosova nuk ka mbetur as shtet e as koloni. Kosova po rrezikohet të zhbëhet! Kosovën nuk po e mbron askush! Gjithashtu bëhët fjalë edhe për dehumanizim . Kosova po stagnon .Nuk po lirohemi nga krizat politike dhe institucionale, deri në acarim për eskalim të situatës.Gjendjën nuk po e lënë të përmirësohet .Kur viktimat e demonëve vuajnë, atëherë demonët ndihen të lumtur. Ata popullin e vet e konsiderojnë më shumë si të pavlerë, si diqka iracionale. ”Bota nuk kërcnohet nga njerëzit që bëjnë keq , por nga ata që i lejojnë”-Albert Ajnshtajn.

Albin Kurti hidhet në sulm menjëherë pas dorëzimit të detyrës, thirrje qytetarëve: Nënshkruani peticionin në shesh!

Ish-kryeministri Albin Kurti shkruan në “Facebook” se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, shkruan Kurti.

Kush është Goran Rakiç, zëvendëskryeministri i ri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Me qeverinë e re të Kosovës të Avdullah Hotit, zv.kryeministri i ri do të jetë një serb. Bëhet fjalë për kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiç.

Ai do të ketë jo një por dy pozicione në këtë qeveri, do të jetë zëvendëskryeministër por dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Kush është Goran Rakiç

Rakiç është me profesion është ekonomist, ai ka lindur në 1971 në Mitrovicë. Ai është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve.

Goran Rakiç ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe më parë, e më e fundit është kryetar i Mitrovicës së Veriut. Për shkak se mbante këtë rol para se dje të emërohej zv.kryeministër, Mitrovica e Veriut do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ligjet e Republikës kërkojnë që në momentin që një kryetar komune pranon pozitën e ministrit, ai duhet të japë dorëheqje nga pozita e mëparshme. Si rezultat Mitrovica e Veriut brenda 45 ditësh duhet të mbajë zgjedhjet e reja për kryetarin e ri.

Rakiç ka kryer funksionin e kryetarit të komunës së komunës së Mitrovicës së Veriut që nga viti 2014. Ai e fitoi mandatin e tij të dytë katërvjeçar në vitin 2017 duke fituar zgjedhjet lokale. Që nga viti 2017, ai ka qenë dhe kryetar i Listës Serbe.

Mirëpo emërimi i tij si zv.kryeministri i ri nuk është pritur mirë nga të gjitha palët. Partia Zgjidhje ka reaguar ashpër, duke thënë se Rakiç nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe akuzohet si nxitës i trazirave dhe si i përfshirë në korrupsion.

“Rakiç nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion. Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në denoncimin e Partisë Zgjidhja.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS, akuzoi Goran Rakiçin se ai ka prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd.

Po ashtu kjo Agjenci thoshte se është duke verifikuar nëse Rakiç dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin, ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.

Po ashtu pak ditë më parë, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti u shpreh u alarmuar pas lajmeve se Goran Rakiçi mund të bëhej zv.kryeministri i ri.

Ai e quajti atë satelit të Alekandër Vuçiçit dhe shtoi se po i fut duart thellë në informacionet sekrete të Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër koalicionin e ri dhe u bëri thirrje deputetëve të mos e votonin qeverinë e re të formuar edhe nga Lista Serbe.

Lista serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët i dhanë votat LDK-së që të miratonte qeverinë.  Qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet u votua dje me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.

16 kamionë nga Serbia futen në Kosovë me dokumentet “Republika e Kosovës” (video)

Pasi në dokumentet e tyre iu kanë referuar Kosovës si Republikë, 16 kamionë me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë.

Por 13 kamionë të tjerë që nuk u ishin përmbajtur masave të reja të reciprocitetit, nuk janë lejuar të futen në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, vendimi ka dhënë efekte, duke kthyer mbrapa disa mauna, por nuk ka ndaluar importet në tërësi nga ky shtet, raporton KOHA.

Vendimi për shtim të masave të reciprocitetit obligon Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikata fitosanitare dhe veterinare.

Kriteret e vendosura me vendimin e Qeverisë atëherë në detyrë, sipas zëdhënësit të kësaj agjencie, Lamir Thaçi, janë duke u zbatuar gjatë kontrollit të brendshëm dhe atij kufitar.

KOHA ka provuar që të marrë një qëndrim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd se sa kompani serbe kanë kërkuar leje nga zyra për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare, por ajo nuk është përgjigjur gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vendimit, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një urdhëresë për zbatimin e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Me të i kërkohet Inspektoratit të Tregut t’i largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.

Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, kishte marrë vendim për heqjen e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit, ndërsa pak para largimit nga pushteti i ashpërsoi ato.

Heqja e taksës ka ndikuar që importet nga Serbia për dy muaj të jenë afro 35 milionë euro, ndërkohë eksporti vetëm rreth 3 milionë euro.

Isa Mustafa paralajmëron një vendim të shpejtë të LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ka pritur që Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ta drejtojë seancën ku u votua qeveria në krye me Avdullah Hotin.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe pse nuk pranoi, seanca u mbajt. E vlerësoj drejtimin e seancës sot nga Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Avdullah Hotit, por nuk ndodhi. Nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë jetik për LDK-në dhe Kosovë”, ka thënë i pari i LDK’së, derisa ka paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet në parti.

“Ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesi të LDK-së. Nuk janë çështje që mund t’i anashkalojmë, sepse janë sjellje që nuk janë në harmoni me atë çfarë Statuti i LDK-së thotë për çdo anëtar të LDK-së. Besoj se shpejti do të marrim vendim për këtë. Sot kemi një rast të veçantë dhe nuk dua ta vë në hije duke u marrë me Vjosa Osmanin dhe ata që nuk kanë votuar sot”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani në selinë e LDK-së ku po festohet për qeverinë e re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti, Mustafa ka thënë se dyshon se do të ndodhë një gjë e tillë.

“Meqë Vjosa Osmani nuk ishte në Kuvend, dyshoj që do të jetë edhe këtu. Por këtu janë ata që e duan LDK-në”, kathënë Mustafa./Express/

Më 3 qershor 2005 u bë atentati kundër gazetarit të shquar shqiptar Bardhyl Ajeti

VOAL – Më 3 qershor 2005, gazetari i shquar shqiptar Bardhyl Ajeti u qëllua nga afër në kokë me pistoletë ndërkohë që kthehej nga puna për në shtëpi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Spitalin e Prishtinës, ai u dërgua në një spital të Milanos (Itali).

Më 25 qershor 2005 ndërroi jetë në një spital të Milanos Bardhyl Ajeti (lindur më 29 maj 1977), kolumnist i gazetës së përditshme Bota Sot, e cila botohej në Prishtinë, në Shkup, në Zyrih dhe në Nju Jork. Bardhyl Ajeti shkruante kolumna të përditshme për gazetën Bota Sot, gazetë që përkrahte dhe mbështeste liderin shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, themelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e parë shqiptare pluraliste.

Në kolumnat e tij Bardhyl Ajeti denonconte krimet politike në Kosovë dhe kërkonte daljen e vrasëve dhe urdhëruesve të vrasjeve para drejtësisë.

Disa javë para se të vritej, Bardhyl Ajeti i kishte shkruar një letër Komisionerit të Përkohshëm të Mediave pranë UMNIK-ut, i cili ishte mbikqyrës ndërkombëtar i mediave në Kosovë. Në lerën e tj Bardhyl Ajeti i shkruante komsionerit se jeta e tij ishte nën kërcënim.

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit është theksuar se nuk janë bërë hetime për vrasjen e Bardhyl Ajetit.

Bardhyl Ajeti nuk ishte i vetmi gazetar i Bota Sot i vrarë në Kosovë. Bekim Kastrati, vrarë më 19 tetor 2001 në fshatin Llaushë pranë Prishtinës, ishte gjithashtu gazetar i Bota Sot.

Edhe Enver Maloku i cili u vra në Prishtinë më 11 janar 1999 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot. Gjithashtu Xhemail Mustafa, i cili u vra më 23 nëntor 2000 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot.

Aliu: Pajtohemi për një qeveri tranzitore me Murat Jasharin kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeminsitër.

“Mendoj që është një ide e mirë të kemi një qeveri tranzitore tu e pasur parasysh që kjo qeveri që ka qenë e varur prej listës serbe. Qeveria do të duhej të udhëhiqej nga Murat Jashari”, ka thënë Aliu.

Vjosa Osmani, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese një ditë para seancës ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ajo ka thënë se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të Gjykatës, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Kryetarja e Kuvendit konsideron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë stabilitet.

Duke marrë parasysh që edhe Qeveria Hoti do të varet nga votat e Listës Serbe, Osmani konsideron se asnjë vendim më nuk është vetëm i Kosovës, por si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

“Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit”, ka theksuar ajo.

Ajo paralajmëron që nëse Qeveria varet nga Lista Serbe, as ligjet e thjeshta nuk do të mund të miratohen pa pajtimin e Beogradit.

“Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Osmani kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK e Nisma

NJË LUTJE PËR DEPUTETËT: MOS E VOTONI QEVERINË E TURPIT! – Nga Binak MAXHARRAJ

Ju legjislatura e re e votuar me 6.tetor 2019 ia këthyet shpinën votuesve te juaj dhe e bëtë tradhëtin e parë ndaj tyre duke e votuar mocionin e LDK për rreximin e qeverisë Kurti nen tryesnin e krimit të organizuar dhe pronto mafisë se PDK dhe LDK.

Por neser nuk duhet qe më çdo çmim te përseritni edhe tradhetin e dytë te radhës sepse kjo jo vetem qe ju turperon por edhe ju vorros për së gjalli.

Nuk keni te drejtë qe për herë të dytë brenda një muaj ti hyni tradhetisë së dytë duke ia këthyer shpinen votuesve te Juaj të cilët ju sollën në postin e deputetit. Pra,neser ju pretë edhe një provë që te mos fundosën si deputet të përseritni tradhëtinë e dytë.

Sot mos shkëlni përseri ne voten e juaj duke e votuar qeverin e turpit,qeverin e hajnave dhe plaqëkitësve të vendit,sepse nëse edhe për hërë të dytë e bëni këtë ju nuk do jeni më deputet por do te jeni tradhetar të kombit,shpërdorues së votës tecilën ua dha populli për te bërë ndryshim e jo për te instaluar përseri hajnin.plaqëkitjet dhe kapesit e shtetit te cilët e dhunuan dhe e ç’njerëzaun kët vend për me se 20 vjet.
Mbi ju dhe familjet e juaja do te bie mallkimi dhe kështu do të pëfundoni në plehun e historisë,kurse mbi familjet e juaja do te bie turpi,kurse mbi femijet e juaj do te mbetet një njollë e keqe,do te jenë te urrejtuar nga mocaniket e tyre do te përqeshën dhe injorohën si femijë qe e tradhëtuan votën e popullit.

Pra,neser larg duart nga kutia e votimit të një qeverie të dalë nga partit e cubave,mos e votoni qeverin e turpit,mos ia këtheni shpinën votuesit,sepse kjo qeveri e zorit nuk do te ju sjell asgje te re,por siç po flitet neser do te ju detyrojnë ta votoni edhe ndarën,coptimin apo korgjimin e kufirit,ata te beje faljën e gjakut te deshmorve te kombit dhe te me shumë se 12 mijë te vrarve duke ia shtri dorën e pajtimit shteti kriminel Serbisë e cila për shume decenie vrau,sakatoi,dhunoi kombin por edhe duke tentuar ta zhbijë nga trojet e veta.

Mosni ju lutë mos lejon qe fëmijte e juaj te mbetën jetima me prind,sepse gjatë gjithë jetës se tyre nuk do te gjejnë rehatin dhe do te jenë të urryer,të injoruar te veçuar nga mocaniket e tyre.

Kurse ju deputetet e sodite qe po e beni këtë turp duke e votuar qeverin e turpit për tanë jetën do te mbeteni si delet e zeza në histori, te injoruar,dhe te përbuzur.

Pra,neser jeni në provim histori sepse duke e mos votuare këtë qeveri ju do ti ndaloni pazaret për Kosovën dhe rreth Kosovës,do te shkelni mbi sakrificat e demshmorve te kombit dhe gjithë atyre qe me decenije ranë deshmorë për mbrojtjën dhe çlirimin e atedheut.

Neser për një mment këthejni kokën prapa,shikoni nga populli e jo kah kasta e korruptuar e pushtetarve,shikoni kah votuesit te cilet ju sollën këtu ku jeni për ti mbrojtë interesat e vendit,për te mbrojtë Kosovën nga ata qe e kanë qitë në pazar.

Pra neser nese keni vetem pak gjak shqiptari,nese keni vetem pak patriotizm ne shprtin e juaj duhet ti delni zot Kosovës.
Sepse Kosova është në rrezik,ajo kërkon mbrojtjën nga ju.Këtë më se miri do ta beni duke emos votuar këtë qeveri te kuinslingëve,te hajnave dhe plaqekitesve.Dhe kështu do te jeni në nivel te detyres si deputet,përndyshi do te përfundoni ne plehun e historisë,te tradhëtis,kurse Kosoves do ti çkapën pjesët e sajë nga tuxharet e mbendsh, dhe te jashem.
Pra,neser populli,votuesit i kan sytë kah ju qe ta mbroni Kosovën,ta nxirrni nga këthetrat e cubave,ta ndalni lojën makabre të tyre qe po bëjnë ne damë te Kosovës dhe popullit te sajë.

Sot në sheshin “Nënë Tereza” nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në Kosovë

KOSOVA

Në sheshin ”Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë do të nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur por sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

Kush duhet t’i nënshtrohet vetizolimit pasi të hyjë në territorin e Kosovës?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka sqaruar se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për Covid 19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.

Por, nëse nuk e posedojnë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim, për shtatë ditë.

Kështu thuhet në një sqarim për media nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës

Sipas komunikatës, kur ekipi mjekësor që gjendet në pikën kufitare, vlerëson se udhëtarët kanë simptoma të COVID 19, atëherë ata i bëjnë udhëzimet mjekësore se si duhet të veprojnë.

Më tutje në komunikatë thuhet se për të hyrë në Republikën e Kosovës, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID 19, duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje-qëndrim ose kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme).

“Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetizolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit nuk u lejohet të hyjnë në Kosovë”, thuhet në sqarim.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për t’iu nënshtruar provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar dokumentin studentor.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës, përjashtohen nga këto rregulla.

Nga 1 qershori në Kosovë ka hyjë në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Nga kjo datë janë hapur kufijtë tokësorë, por sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës të gjithë personat obligohen t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t’i zbatojnë masat kundër Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. rel

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë kanë shpërndarë një qëndrim të ambasadorit Jean Hubert-Lebet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kishte thënë në majin e vitit 2019.

Në përshkrimin e këtij qëndrimi të Lebet thuhet se “Është koha për të kujtuar mësimet e marra përgjatë lehtësimit dhe ndërmjetësimit në proceset e paqes”, raporton Gazeta Express.

Në pikën e parë të këtij qëndrimi thuhet se ndryshimi i kufijve nuk është një ide e cila mund të funksionojë.

Ndërkohë në pikën dy thuhet që nuk duhet të imponohet një marrëveshje.

“Besimi në mes të palëve dhe vullneti për të arritur një marrëveshje në të dy anët është jetik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu në këtë reagim të ambasadës thuhet se procesi i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Sipas Ambasadës së Zvicrës “nënshkrimi i marrëveshjes nuk është pika kyçe, përmbyllja e procesit të zbatimit të një marrëveshjeje vërtet e bën ndryshimin”.

***

Time to remember lessons learned while facilitating and mediating in peace processes:
1. Changing borders does not work
2. Never force an agreement. Trust between the parties and willingness to reach an agreement on both sides is essential
3. A peace process must be inclusive and transparent
4. The signing of an agreement is not the key point, concluding the implementation process of an agreement really makes the difference
For more details, please read the full statement by Ambassador Lebet in May 2019.

Shembje e dheut në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë

Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat po punojnë në nxjerrjen e trupave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka bërë të ditur identitetin e minatorëve që kanë humbur jetën.

“Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, komuna e Lipjanit”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja, sipas kësaj ministrie, ka ndodhur pas shembjes së pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës. Ai ka thënë se ndjehet thellë i pikëlluar me humbjen e e jetës se dy punonjësve në Minierën e Artanës.

Shala kërkoi seancë për votimin e Qeverisë të cilën thotë se nuk do ta votojë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismes Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

Shala ka thënë se është çështje e parimeve dhe jo e pazarit.

“Jo nuk është e vërtetë, nuk është çështje e pazarit personal po çështje e disa parimeve tona. Nesër i kuptojmë të gjitha, përderisa nuk kam diskutuar me kryetarin sot, nuk kam arsye të jap opinione”, ka thënë Shala në Tv Dukagjini.

Ndërkohë Shala ka qenë ndër deputetët që ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Zyra e Kryeministrit Kurti: Gjykata Kushtetuese bie në kundërshtim me vetveten

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës ka reaguar ndaj aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit të ri. Ata thonë se vendimi bie në kundërshtim me vetveten, dhe se ajo ka “shtrembëruar faktet” kur ka folur për shpërndarjen e Kuvendit në vitet 2010 dhe 2017.

‘’Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017’’, thuhet në reagimin e Zyrës së kryeministrit në detyrë.

Tutje ata thonë se sistemi demokratik i Kosovës nuk mund të krahasohet me shtete të tjera sikur Turqia dhe Moldavia.

‘’Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore.’’

‘’Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë.’’

Ata bëjnë të ditur se këshilltarët ligjorë të kryeminsitrit po përgatisin një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin.

‘’Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë.’’, thuhet tutje.

‘’Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt.’’, përfundon komunikata.

Kjo është komunikata e plotë:

Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017.

Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore.

Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë.

Përpos kundërthënieve në lidhje me arsyetimin e neneve të Kushtetutës, procedurës së ndjekur nga Presidenti dhe kompetencave të tij në këtë fazë, paraqitjes së shtrembëruar të përgjigjeve të fituesit të zgjedhjeve, Gjykata është kundërthënëse edhe në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95.

Këshilltarët tanë ligjorë bashkë me ekspertë të fushës janë duke përgatitur një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin. Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë.

Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt.

VV: Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese

Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin e dekretit të presidentit Thaçi.

“Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20”, thuhet në njoftim.

Sipas Vetëvendosjes aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën vetëm për ta arsyetuar presidentin.

“Dekreti antikushtetues i Presidnetit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë VV.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin për vendimin e kushtetueshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Njoftimi i plotë i VV’së:

Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese

Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes VETËVEDOSJE! Z. Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20.

Dekreti antikushtetues i Presidnetit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Nadie Ahmeti

Pesëmbëdhjetë kamionë me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, për shkak të zbatimit të vendimit të fundit të qeverisë në detyrë të Republikës se Kosovës për ashpërsimin e masave për reciprocitet me këtë shtet.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në Kosovë nëse në dokumentet e saj nuk shkruan Republika e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën ka shkruar në Facebook se “edhe emri “Kosovë” është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit “Republika e Serbisë”. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, për Radion Evropa e Lirë, tha se deri tani u kthyen 11 maune, të gjitha kthimet “kanë të bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 te vendimit te qeverisë”, thotë ai.

Pika tre, nënkupton që operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ndërkaq thonë se rreth 20 kompani serbe deri tani kanë kërkuar leje nga kjo zyre për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare të miratuara të shtunën më 30 maj.

Jetish Jashari nga kjo zyrë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “është një proces që zgjatë, dhe ne jemi duke marrë kërkesa; kështu që nuk kemi numra të fundit se sa kompani kanë kërkuar leje që mallrat e tyre të hyjnë në Kosovë”.

“Por, mund të konfirmoj me siguri se ka më shumë se dhjetë ose njëzet kompani që kanë dërguar kërkesa në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Ne u kemi përcjellur kërkesat institucioneve tona kompetente, të cilët do të vendosin për secilën kërkesë individualisht, sepse ato duhet të plotësojnë kushte të caktuara, në mënyrë që mallrat të hyjnë në Kosovë. Sapo të sigurojnë lejen, ata do të jenë në gjendje të transportojnë mallrat,” ka thënë Jashari.

Qeveria në detyrë e Kosovës, më 28 maj, ka vendosur masa tregtare shtesë për Serbinë, duke ndaluar përdorimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale me “emra vendesh që përmbajnë elemente që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që përmbajnë elemente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.”

Ndalet edhe eksporti i Kosovës për në Serbi

Sipas vendimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

Zëdhënësi i kësaj Agjencie Lamir Thaçi, për Radion Evropa e Lirë, tha se të gjitha vendimet qe nxirren nga autoritetet shtetërore “ne jemi vetëm zbatues të tyre, duke përfshirë edhe vendimin e fundit të nxjerrë nga qeveria e Kosovës”.

“Të gjitha kriteret e vendosura sipas pikave të vendimit të qeverisë jemi duke i zbatuar gjatë kontrollit të brendshëm dhe atij kufitar”, tha Thaçi.
Kurse, gjatë ditës së hënë, Thaçi tha se nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga kompanitë e Kosovës për të eksportuar produkte në Serbi.

Një nga kompanitë e Kosovës që eksporton mallra në Serbi është “Inter-Company” nga Podujeva. Kjo kompani mbjell luledielli dhe prodhimin e kësaj bime e përdor për prodhimin e vajit dhe një pjesë të lëndës se parë e eksporton në Serbi.

Pronari i kësaj kompanie, Sulejman Konushevci, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas vendimit të ri për reciprocitet nuk ka tentuar të eksportojë, pasi thotë, se Serbia nuk njeh që në certifikata fito-sanitare ku shkruhet Republika e Kosovës, por vetëm Kosova.

“Nuk kam tentuar të eksportojë sepse qeveria na ka kushtëzuar që në certifikata duhet të shkruhet Republika e Kosovës, ata ( autoritetet serbe) nuk e pranojnë. Kështu që nuk kemi tentuar sepse vetëm duhet të bëhen shpenzime që mauna të shkojnë në kufi dhe të mbesin aty”, tha Konushevci.

Më 1 prill, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të vendosur në vitin 2018 nga Qeveria Haradinaj, derisa masën ndaj mallrave serbe e ka zëvendësuar me reciprocitet.

Lajiq: Masat a reja nënkuptojnë ndërprerjen e tregtisë mes Kosovës dhe Serbisë

Vendimi i ri ka të bëjë me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës. Ky vendim ka nxitur reagime në Serbi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, tha se që nga ndërmarrja e masave të reja tregtare nga Qeveria në detyrë e Kosovës, kamionët nga Serbia po kthehen prapa në vendkalimet në Kosovë, sepse “asnjëri nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga Dogana e Kosovës”.

“Me të ashtuquajturat masa reciproke, dërgimi i mallrave nga Serbia në Kosovë është zyrtarisht i kufizuar dhe i ndaluar, sepse kushtet janë të tilla që asnjë kompani nga Serbia nuk mund t’i përmbushë ato”, tha Lajiq, duke shtuar se masat e reja “nënkuptojnë ndërprerjen e të gjithë tregtisë në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se masat e reja u referohen deklaratave dhe certifikatave fitosanitare dhe veterinare, të cilat duhet të përmbajnë shenjën se mallrat po shkojnë në Republikën e Kosovës.

Serbia që nga vendosja e taksës ka ndërprerë dialogun me Kosovën që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa u shfuqizuar të gjitha masat, përfshirë reciprocitetin.

Slavica Zhivkoviq, një biznesmene nga Serbia dhe drejtuese e Shoqatës së fabrikave për prodhimin e materialeve të ndërtimit, tha se “nuk ka transport të materialeve të ndërtimit në këtë moment”.

“Për humbjet nuk dua as të flas. Është një problem i tmerrshëm, ne sapo kemi filluar të rimarrim veten nga taksa 100 për qind dhe arritëm të krijojmë marrëdhënie me klientët nga Kosova si dhe na kanë pritur shumë mirë. Por, kjo që ndodhi të shtunën prishi gjithçka dhe përsëri krijoi një pengesë të re, për të cilën duhet të luftojmë në periudhën tjetër. Fabrikat nga jugu i Serbisë u prekën më së shumti sepse ato ishin pjesë direkte e asaj pjesë të tregut”, tha Zhivkoviq.​
BE kundër masave të reja

Përveç Serbisë, më vendimin e fundit të qeverisë ka reaguar edhe Brukseli. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka shprehur zhgënjimin për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë, të cilat i ka miratuar qeveria në detyrë e Kosovës.

Këtë masë e ka kundërshtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe i mandatuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, duke thënë se “veprimet e fundit të qeverisë në detyrë të Kosovës “nuk e ndihmojnë vendin, por e vënë atë në kurth”, ka thënë Hoti.

Kryeparlamentarja Osmani mbështet vendimin e Kurtit për masat e reciprocitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës, për të zgjeruar masat e reciprocitetit ndaj Serbinë.

Ajo i ka reaguar përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili kërkoi heqjen e këtyre masave dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialog.

“Marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Standardi më i rëndësishëm në tregti është: reciprociteti. Ajo që po bën Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.

Një vendim i së shtunës në mbrëmje i qeverisë në detyrë të Kosovës për të zgjeruar masat e reciprocitetit me Serbinë, ka nxitur reagime në Kosovë, Bruksel dhe Serbi. Vendimi i qeverisë ka të bëj me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe mandatari për formimin e qeverisë nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë në detyrë.

Në Serbi, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se dialogu në Bruksel nuk do të vazhdojë derisa të gjitha këto vendimet nuk tërhiqen nga ana e autoriteteve të Prishtinës.

Por, kryeministri Kurti ka thënë përmes një postimi në Twitter se”refuzimi i parimit të reciprocitetit është mohim i ushtrimin të të drejtave sovrane të Kosovës”.

Qeveria Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe duke e zëvëndësuar atë me masat e reciprocitetit.

Mirëpo, Serbia ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa u shfuqizuar të gjitha masat, përfshirë reciprocitetin.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. rel

Kosovë, nga nesër hapen kufijtë, qendrat tregtare, aeroportet dhe pishinat

KOSOVA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar fazën III të rihapjes prej pandemisë nga 1 qershori.

Kurti tha se nga qershori hapen kufijtë tokësorë, qendrat tregtare, çerdhet apo kafenetë.

Sa i përket shkollave do të ketë kthim në shkolla vetëm për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 12-ta që duhet të mbajnë provime.

Zhgënjimi i Lajçak për reciprocitetin, Kurti i përgjigjet: Serbia duhet ta shohë si të barabartë Kosovën në tryezë

KOSOVA

Albin Kurti i është përgjigjur të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak për zhgënjimin e këtij të fundit për masën e re të reciprocitetit.

Kurti thotë se refuzimi i reciprocitetit të Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave sovrane. Më tej kryeministri në detyrë sqaron se Kosova do të ketë një dialog të barabartë dhe që Serbia ta shohë si të barabartë në tryezë Kosovën.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi Kurti.


Send this to a friend