Pas golit historik ndaj Serbisë që i dha fitoren Shqipërisë në Leskovac, Rey Manaj është përjetësuar në Mitrovicë me një grafit në mur.

Artistët lokalë kanë zgjedhur momentin e festës me shqiponjë për të nderuar sulmuesin kuqezi, që i dhuroi shqiptarëve emocionin e paharrueshëm të fitores.