VOAL

VOAL

Gjenden 10 detonatorë në Leposaviq, Sveçla akuzon Serbinë se po planifikon sulme terroriste

Radio Evropa e Lirë

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë ndezës me kabllom në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Sipas ministrit, prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar identifikimin dhe sekuestrimin e mjeteve që, siç u shpreh ai, do të mund të përdoreshin për “sulme të rrezikshme terroriste”.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në përballjen me “grupet kriminale dhe terroriste” që veprojnë në veri të vendit.

Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka nisur hetimet per detonatorët e gjetur në Leposaviq dhe se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.

Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Vetëvendosja – nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve

Valona Tela

“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë sipas Lëvizjes së tij Vetëvendosje. Për partinë më të madhe në vend, çdo veprim i opozitës është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj saj. Por për disa vëzhgues, ky perceptim është më shumë një zgjedhje strategjike e Vetëvendosjes sesa pasqyrë e realitetit politik.

Natën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor, kreu i Vetëvendosjes trumbetoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna të Kosovës, përkundër atyre që ai i quajti kushte të pazakonta politike.

“I falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tanë, të cilët kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste, të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë.

Në vazhdën e këtij diskursi, ai edhe në një postim në Facebook, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në balotazh, tha se Vetëvendosjen “s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.

Këtë qasje e përforcoi edhe bashkëpartiaku i tij, Xhelal Sveçla, i cili humbjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e cilësoi si rezultat të “koalicionit të pazareve”, e jo ideve.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se “koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojnë më së shumti qytetarit. Mbetet që angazhimi ynë të minimizojë dëmin e zvogëlojë çmimin, gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë”.

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, nuk e sheh situatën si një front të bashkuar kundër Vetëvendosjes. Ai thekson se në zgjedhjet lokale, kjo parti ka bashkëpunuar me pothuajse të gjitha partitë tjera, ashtu si edhe të tjerat me njëra-tjetrën.

“Për shembull, AAK-ja e ka përkrahur Vetëvendosjen në Fushë Kosovë; Vetëvendosja e ka përkrahur AAK-në në Junik; Vetëvendosja e ka përkrahur PDK-në në Dragash, e kështu me radhë. Të gjitha këto kanë ndodhur në këto zgjedhje lokale, përkundër polarizimit në nivel qendror të partive politike”, thotë Ymeri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Në skenën qendrore, Vetëvendosje nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme, dhe dështoi të gjente partnerë për bashkëpunim. Me asnjërën palë që nuk pranonte kushtet e tjetrës, Kuvendi mbeti i bllokuar dhe Qeveria vazhdon të funksionojë në detyrë.

Mandatarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i skadon afati ligjor për të paraqitur përbërjen e re qeveritare më 19 nëntor. Pa mbështetjen e partive të tjera, rruga e Kosovës duket e hapur drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë e mëdha tashmë kanë deklaruar se nuk do të japin votë për Konjufcën. Përfaqësuesit e tyre akuzojnë Kurtin se ka humbur tetë muaj me manipulime e taktizime politike, ndërsa situata aktuale, sipas tyre, dëshmon se partia e tij nuk mund të sigurojë shumicën “as në ëndrrat më të mira”.

Në sytë e vëzhguesve, të dyja taboret që vetëparaqiten si konstruktive, kanë mundur të bëjnë më shumë, por barra kryesore bie mbi partinë më të madhe, e cila, duke pasur mundësi për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar dialogun, ka zgjedhur të forcojë narrativin e polarizimit.

Agon Maliqi thotë se Vetëvendosjes i ka shërbyer narrativi i “forcës më të mirë kundër gjithë së keqes së të shkuarës” në vitin 2021, kur ka fituar mbi 50 për qind të votave. Por sot, ky mesazh ka humbur fuqinë dhe nuk e mbështet më partinë si dikur.

“… për shkak se partitë ish-opozitare nuk janë më njësoj, edhe ato kanë lidership tjetër. Është dukur qartë edhe në zgjedhjet e fundit nacionale se ato kanë pasur rritje dhe e kanë kthyer një pjesë të besimit – jo të gjithën. E, po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale kanë fituar shumë komuna”, thotë Maliqi për Exposenë.

Vetëvendosje edhe në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 ka dalë e para, por me rreth një të katërtën e votave, ka qëndruar në pushtet vetëm rreth 50 ditë, pasi koalicioni me LDK-në është shembur.

Rritja e partisë dy vjet më vonë i është atribuar pjesërisht edhe aleancës së Kurtit me presidenten e atëhershme në detyrë, Vjosa Osmani, e cila është larguar nga LDK-ja për t’iu bashkuar Kurtit.

E njohur për veprime provokuese, si hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Vetëvendosje ka lindur në fillim të viteve 2000 si një lëvizje proteste kundër elitave vendore dhe ndikimit ndërkombëtar në Kosovën e pasluftës – atëherë nën administrimin e OKB-së.

Me hyrjen në politikë në vitin 2011, ajo ka nisur të transformohet në një forcë institucionale, duke zbutur me kohë edhe tonin e saj radikal. Në zgjedhje ka garuar me narrativ kundër korrupsionit, duke e paraqitur veten si alternativë ndaj klasës së vjetër politike, e cila, sipas saj, ka abuzuar me pushtetin.

Sipas analistit Agon Maliqi, edhe tani duket se bëhet fjalë për një përpjekje të Vetëvendosjes për ta imponuar vullnetin e saj me çdo kusht, duke e përsëritur në një formë tjetër logjikën e forcës që dikur kritikonte.

“Po rikthehet në origjinën e saj, në projektin e saj që e vë në dyshim jo vetëm dialogun me Serbinë, Marrëveshjen e Brukselit, por edhe vetë natyrën e sistemit juridik të Kosovës, pra Pakon e Ahtisaarit. Dhe, e vetmja mënyrë për t’i çmontuar disa elemente të saj, është shkaktimi i një krize kushtetuese. Ky është i vetmi shpjegim përse një parti insiston të barrikadohet në këtë formë, sepse një parti që do të donte të qeveriste, do të gjente mënyra për të bashkëpunuar me së paku njërën prej partive të tjera të mëdha”, thotë Maliqi.

Maliqi, duke përmendur edhe sulmet e Vetëvendosjes ndaj institucioneve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, vlerëson se qëllimi i Kurtit është të krijojë realitete të reja juridike përmes krizave.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë, por pa sukses.

Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në shtator, vetë Kurti deklaroi se Kosova ka nevojë për “një republikë të tretë”.

“E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetësh, pra jo si një republikë e re, por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë”, tha Kurti.

Në të njëjtën mbledhje, ai theksoi se bllokadat dhe pengesat nuk vijnë vetëm nga partitë kundërshtare, por edhe nga vonesat e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka 18 ligje në pritje të vendimmarrjes.

Sipas tij, kjo situatë pengon zhvillimin e vendit dhe kufizon funksionimin e demokracisë, ndërsa tregon përpjekjen e Vetëvendosjes për të çuar përpara agjendën e saj edhe në kushte të vështira.

Qeveria e Kurtit, ndër vite, e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

Por, papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies dhe rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind. Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.

E, ajo që e ka karakterizuar më së shumti qeverisjen e Kurtit ka qenë përpjekja e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, përmes veprimeve si heqja e dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve të Serbisë. Këto masa, ndonëse në përputhje me vizionin e tij për një Kosovë sovrane, i kanë shkaktuar tensione me BE-në dhe SHBA-në.

Visari Ymeri, një nga figurat e larta të Vetëvendosjes që ndër vite kanë dezertuar nga partia, thotë se polarizimi politik e shoqëror është një strategji e vetëdijshme e Vetëvendosjes.

Sipas tij, edhe pse partia pretendon të jetë e hapur për bashkëpunim, në praktikë ushqehet nga përplasja me të tjerët – një fenomen që Ymeri e konsideron të ri në skenën politike të Kosovës pas luftës.

“Te partitë tjera politike, që i kemi pasur në të kaluarën, natyrisht që ka pasur kundërshtime, shpeshherë edhe shumë të zjarrta, madje edhe armiqësi… por nuk ka ekzistuar logjika ‘ne dhe ata’. Ato e kanë parë procesin e shtetndërtimit në Kosovë si bashkëpunim. Dhe ky bashkëpunim ka rezultuar, pastaj, në rritje të kohezionit shoqëror – pra në depolarizim të shoqërisë”, thotë Ymeri.

Ymeri thekson se dalja nga situata e krijuar kërkon vetëdijesim të të gjitha partive se bashkëpunimi dhe kompromisi janë thelb i politikës, sidomos në periudha krizash.

“Për ta shpëtuar demokracinë, nevojitet bashkim i forcave, edhe mes atyre që nuk pajtohen”, thotë ai, duke shtuar se nuk do të dëshironte që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare.

“Unë mendoj se shoqëria kosovare duhet të piqet që vetë t’i zgjidhë problemet, e ky është një prej problemeve që e kemi sot. Këtë ngërç unë e shoh pak me vlerë në këtë drejtim. Nuk e di nëse do ta ketë këtë rezultat, por ngërçet nganjëherë janë të mira, sepse i mësojnë shoqëritë për një domosdo tjetër, të cilën nuk e shohin pa e pasur problemin”, thotë Ymeri.

Edhe komentet në rrjetet sociale dhe debatet televizive japin pamjen e një ndarjeje të thellë në shoqëri, por një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti, nxori në pah se vetëm 38 për qind e qytetarëve të Kosovës e shohin të nevojshëm ndryshimin e udhëheqësve kryesorë dhe të partive në pushtet.

Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit, nuk është ende e qartë, por Vetëvendosje, ndonëse ‘e rrethuar nga kundërshtarë’ sipas saj, mbetet tash për tash ajo që përcakton fushën dhe ritmin e lojës.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Memli Krasniqi (në mes) dhe Enver Hoxhaj (majtas) nuk kanë qenë në linjë për disa tema në kohën e fundit.

 

Ekrem Idrizi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.

Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.

Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.

Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.

“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Enver Hoxhaj.

Enver Hoxhaj.

PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.

REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.

Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.

Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.

Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.

“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.

Kandidatura eventuale e Hoxhajt

Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.

Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.

Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.

Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.

“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.

 

A mund të sjellë ndryshime Hamza?

Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.

“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.

Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.

Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.

Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.

“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.

Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.

Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.

“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.

Bedri Hamza (majtas) e synon pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Bedri Hamza (majtas) e synon pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.

Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës.

Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.

Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020.

KQZ i proceson rezultatet nga verifikimi i 100% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut – shpallet fitues Faton Peci i VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosove ka procesuar rezultatet nga verifikimi i 100% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut.

Diferenca mes kandidatëve është 2 mijë e 293 vota.

Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 53. 44% apo 17 mijë e 834 vota.

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ndërkohë ka 46.56% apo 14 mijë e 992 vota.

 

Krejt çka dihet e s’dihet për votimin në Mitrovicë të Jugut

Flaka Zogu, Doruntina Baftiu

Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës, një ditë pas ditës së zgjedhjeve, kur komisionerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.

Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.

Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë. Tani ka përfunduar, por jo edhe diskutimi për të.

Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi një rekomandim për themelimin e një komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime në Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovë.

Çka është kodi i vendvotimit dhe pse rifilloi procesi?

Kodi i vendvotimit është një kod që printohet vertikalisht në qoshen e lartë në anën e djathtë të fletëvotimit dhe tregon se cilit vendvotim i takon ajo votë.

Për ilustrim, në Mitrovicë të Jugut janë gjithsej 105 vendvotime. Secili prej tyre i bie të ketë një kod të veçantë të shënjuar në secilin fletëvotim që u është dhënë qytetarëve kur kanë hyrë për të votuar.

Pas dyshimeve të ngritura nga disa komisionerë në Mitrovicë të Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) reagoi, duke thënë se ka gabime në shtypjen e kodit të vendvotimit, por duke insistuar se kjo nuk e minon integritetin e zgjedhjeve.

KQZ-së iu tha nga kompania përgjegjëse sllovene CETIS se ka zhvilluar hetim të plotë dhe që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.

Prokuroria, pas këtij sqarimi nga kompania CETIS, urdhëroi të rinisë procesi i verifikimit të votave.

Përfaqësuesi i kompanisë kosovare CETKOS, e cila bashkë me kompaninë sllovene fitoi tenderin, Ilir Hoxha, ishte i paqasshëm për Radion Evropa e Lirë gjatë ditës së mërkurë.

Si u zgjodh kompania CETIS?

Për të shtypur fletëvotimet, broshurat e kandidatëve dhe listat e votuesve për zgjedhjet lokale 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kishte paraparë të shpenzonte 492 mijë euro.

Për ta kryer këtë shërbim, kompania sllovene CETIS, në bashkëpunim me kompaninë kosovare CETKOS, u përzgjodh me kontratë në vlerë prej 489 mijë e 362 eurosh e 40 centë.

Megjithëse në këtë shpallje të tenderit kishte aplikuar edhe një kompani tjetër duke ofruar çmim më të ulët, prej 397 mijë e 566 eurosh e 19 centë, ajo u eliminua me arsyetimin se Certifikata ISO dëshmon se sistemet e menaxhimit të një kompanie të caktuar përmbushin kërkesat e një standardi të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO). nuk ishte në rregull dhe nuk përmbushte listën e projekteve të natyrës së njëjtë.

Në 3 minuta

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Sipas të dhënave të prokurimit, në dosjen e tenderit thuhej se kriteri për dhënien e kontratës për CETIS-in ishte çmimi më i ulët që ofrohet nga operatori ekonomik.

Kompania e njëjtë sllovene kishte shtypur fletëvotimet edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Por, si e fitoi atë kontratë?

Së pari, KQZ-ja kishte anuluar tenderin duke eliminuar të pesë operatorët ekonomikë që kishin aplikuar, pasi nuk kishin përmbushur kriteret e kërkuara – në mesin e tyre edhe kompania sllovene CETIS.

Në arsyetimin për anulimin e kësaj kompanie thuhej se asaj i mungonin disa dokumente dhe nuk ishin përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit. Po ashtu thuhej se ajo kishte ofertuar me çmim dyfish më të lartë sesa që KQZ-ja planifikonte të shpenzonte për shtypje të fletëvotimeve.

CETIS kishte ofertuar me çmim prej mbi 776 mijë eurosh, derisa KQZ-ja planifikonte ta përmbyllte këtë shërbim me 290 mijë euro.

Pas rreth 20 ditësh nga anulimi i tenderit, KQZ-ja vendosi ta shpërblejë me kontratë pikërisht grupin e operatorëve CETIS dhe CETKOS, me procedurë të negociuar. Vlera e kontratës ishte mbi 279 mijë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë se pse shkoi me procedurë të negociuar me këtë kompani dhe nuk rishpalli tender.

Kush qëndron pas kompanisë sllovene?

CETIS është kompani me seli në Celje të Sllovenisë, e cila ofron zgjidhje për dokumente sigurie [pasaporta biometrike, karta identiteti, patent-shofer] dhe printime të tjera komerciale.

Njëri nga drejtorët ekzekutivë të saj, Radenko Mijatoviq, është edhe kryetar i Federatës së Futbollit në Slloveni.

Sipas një njoftimi të Federatës sllovene, Mijatoviq, në mars të vitit 2025, kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë energjetike GEN, e cila ishte bërë partner i përfaqësueses së kombëtares sllovene deri në korrik të këtij viti.

Me kompaninë GEN akuzohej se kishte lidhje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Raportimet mediatike theksonin veçanërisht disa transaksione nga degët serbe të GEN-it në kompanitë e Berishajt.

REL-i nuk hasi në lidhje të drejtpërdrejta të ambasadorit Berishaj me ndonjërën nga kompanitë kontraktuese nga KQZ-ja, mirëpo ai u përmend nga shumë përfaqësues të PDK-së, për ta kontestuar edhe më tutje procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

Emri i Berishajt ishte përmendur edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte thënë se ka nisur hetim për dyshimet e ngritura nga raportimet se Berishaj ishte përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të mërgimtarëve.

Pse s’flitet për Gjakovën?

I njëjti gabim – me kod të gabuar vendvotimi – është vërejtur edhe në Gjakovë. Megjithatë, në këtë komunë, verifikimi i votave nisi e përfundoi pa ndonjë problem apo ndërhyrje nga organet e drejtësisë.

Kjo pasi që, siç sqaron zyrtari kryesor i Komisionit Zgjedhor Komunal në Gjakovë, Armir Rexha, për Radion Evropa e Lirë, në këtë komunë problemi ishte evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Është përdorur vetëm një fletëvotim në një vendvotim. E kemi bërë verifikimin në qendrën komunale të numërimit, është gjithçka në rregull. Përputhen të dhënat”, thotë Rexha, duke sqaruar se fletëvotimet e tjera me këtë gabim nuk janë përdorur.

Ai tha se ky gabim është vërejtur në 12 nga gjithsej 146 vendvotimet në Gjakovë, por se nuk janë përdorur ato me gabime pasi që kanë tepruar fletëvotime.

I pyetur nëse është shpallur i pavlefshëm fletëvotimi me kodin e gabuar të vendvotimit, ai vetëm tha se për këtë gjë vendosin “anëtarët e këshillit të vendvotimit në qendrat komunale të numërimit”.

Rezultatet nga qendra komunale e numërimit tregojnë se Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fitoi 56.43 për qind të votave në këtë komunë, apo 3 mijë e 909 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Ardian Gola, i Lëvizjes Vetëvendosje.

Çka thotë ligji?

Pika e parë në nenin 16 të rregullores zgjedhore për “votimin, numërimin në vendvotim dhe menaxhimin” thotë se një fletëvotim dhe votë është e vlefshme nëse, ndër të tjera, “është i vulosur dhe ka numrin serik të vendvotimit përkatës”.

Duke u thirrur në manualet e vetë KQZ-së, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se fletëvotimet në të cilat është evidentuar gabimi, duhet të shpallen të gjitha të pavlefshme.

“KQZ-ja dhe PZAP-ja [Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa] duhet të kryejnë hetimet përkatëse dhe të dalin me versione zyrtare mbi impaktin që këto kanë pasur në rezultatin zgjedhor. Vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies mund të rikthehet integriteti i procesit zgjedhor”, thotë Cakolli për REL-in.

A është humbur integriteti i zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut?

Për këtë, varet se kë e pyet. Përfaqësuesit e PDK-së thonë se po, pjesëtarë të shoqërisë civile shprehin shqetësim, ndërsa përfaqësues të LVV-së dhe KQZ-ja thonë se jo.

Balotazhi në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Faton Pecin e LVV-së me 53.47% të votave, apo me 2 mijë e 315 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Arian Tahiri i PDK-së, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së.

Radio Evropa e Lirë pyeti KQZ-në se a do të shpallen fletëvotimet me parregullsi si të pavlefshme apo do të numërohen, por nuk mori përgjigje.

Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja.

Por, pas dyshimeve të ngritura, PDK-ja u ankua për këtë rast në PZAP dhe përfaqësues të saj kërkuan rivotim.

Një natë më parë, në Televizionin Dukagjini në Kosovë, kandidati i PDK-së, Tahiri, tha se pothuajse të gjitha fletëvotimet me këtë gabim ishin me vota për kundërkandidatin e tij. Nga Kuvendi Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Jugut konfirmuan se vota nga ato fletëvotime fituan të dy kandidatët.

Deputeti i LVV-së, Nezir Kraki, në një paraqitje mbrëmë në T7, insistoi se gabimi me kodin e fletëvotimeve, megjithatë, nuk e ka minuar integritetin e zgjedhjeve, sepse qytetarët kanë votuar për kandidatin e tyre të preferuar edhe në ato fletë.

Në këtë ka insistuar edhe KQZ-ja, që qysh në reagimin e saj të parë tha se fletëvotimet kanë edhe një numër serik që mundëson verifikimin e tyre dhe ato përputhen me fletëvotimet e verifikuara në qendrat komunale.

Por, Tahiri pretendoi se gabimi në printimin e numrit serik mund të ketë mundësuar mashtrimin e njohur si “treni bullgar”, pasi tha se dyshon që për nisjen e këtij fenomeni, mund të jetë përdorur ndonjë fletëvotim nga diaspora.

Çka është treni bullgar?

“Treni bullgar” është një mënyrë e mashtrimit në zgjedhje. Ajo fillon me një fletëvotim të falsifikuar që plotësohet jashtë qendrës së votimit dhe i jepet një personi që pranon ta shesë votën ose detyrohet ta bëjë këtë.

Ky person hyn në qendrën e votimit, merr një fletëvotim të vërtetë, por nuk e përdor atë. Në vend të saj, ai fut në kuti fletëvotimin e rremë që ka marrë më parë dhe e nxjerr jashtë atë të vërtetin, të paplotësuar.

Fletëvotimi i vërtetë, pastaj, i jepet votuesit tjetër për të vazhduar mashtrimin në të njëjtën mënyrë.

Por, Cakolli thotë se një mashtrim i tillë do të ishte vështirë i aplikueshëm dhe lehtësisht i kontrollueshëm nga KQZ-ja.

Për të, më shqetësues është efekti që ky proces do të ketë në besimin e qytetarëve në integritetin e proceseve zgjedhore, veçanërisht në mungesë të një transparence më të madhe.

“Zgjedhjet e shpeshta dhe krizat politike kanë vetvetiu për pasojë krijimin e një apatie për proceset zgjedhore. E, kur qoftë edhe pjesë të caktuara të proceseve zgjedhore kontestohen nga palët, kjo i lë hije të keqe procesit zgjedhor”, thotë Cakolli.

Ai e sheh si problematike edhe atë që e përshkruan si tentim të KQZ-së për t’ia kaluar të gjithë përgjegjësinë kompanisë sllovene CETIS.

“Edhe nëse është bërë një gabim teknik dhe ai nuk ndikon në integritetin e zgjedhjeve, nuk është sqaruar se cila është përmasa e këtij problemi. Mungesa e këtyre përgjigjeve nga KQZ-ja i shton dyshimet në raport me situatën dhe ua mundëson palëve të tjera për ta kontestuar integritetin e procesit zgjedhor”, shton Cakolli.

Balotazhi i 9 nëntorit ishte hera e tretë që shumë shtetas kosovarë dolën në votime brenda këtij viti kalendarik: më 9 shkurt për zgjedhjet parlamentare, më 12 tetor për rundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe më 9 nëntor për rundin e dytë.

Për më tepër, ende po diskutohet edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi rezultatet e 9 shkurtit nuk prodhuan ende një qeveri – gjë që, potencialisht, mund ta çojë vendin në mbajtjen e katër ditëve zgjedhore brenda një viti kalendarik.

Radio Evropa e Lirë

Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

Radio Evropa e Lirë

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.

“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.

Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.

Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.

“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.

Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.

Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.

Ministrja Hajdari thotë se ndaj saj është ngritur aktakuzë për rastin e rezervave shtetërore

Radio Evropa e Lirë

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njoftoi të martën se ndaj saj prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

Ajo tha në Facebook se avokati i vet e njoftoi se Prokuroria Speciale e ka dorëzuar aktakuzën ndaj saj në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.

Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.

Ajo ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Hill: Më vonë mësova se Thaçi shkoi në Shqipëri para bisedimeve në Paris

Ekrem Idrizi

 

• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill dëshmoi për ditën e dytë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

• Hill ishte i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

• Të katërtit i hedhin poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

• Hill ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.

17:29

Lexues të nderuar,

Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të ditës së dytë të dëshmisë së Christopher Hill, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, ku ai po gjykohet për krime lufte, të cilat i mohon.

Ai do ta vazhdojë dëshminë nesër në orën 9:00.

Edhe në ditën e dytë të dëshmisë, ai foli për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në fillim, Hill u mor në pyetje nga avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, i cili ndër të tjera e pyeti Hillin pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor. Hill ka thënë se nuk besonte, dhe as nuk kishte dëgjuar që Thaçi të kishte urdhëruar në kohë të luftës aktivitete të paligjshme, prandaj e ndjeu të nevojshme që të thoshte atë që dinte.

Më pas, fjalën e ka marrë avokati i Jakup Krasniqit. Përgjatë asaj kohe, Hill ka deklaruar se nuk ka besuar që Jakup Krasniqi ka qenë një nga figurat kryesore në UÇK.

Në fakt, sipas Hillit, ky ka qenë problem i madh për amerikanët, meqë u është dashur të bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër zona të ndryshme të konfliktit në Kosovë, në përpjekje për të gjetur njerëz që mund të flisnin në emër të grupit, që më pas të mund të negocionin me ta.

Ai ka thënë përgjatë dëshmisë së tij se ka qenë i vetëdijshëm për mospajtimet mes shqiptarëve, por që ky aspekt nuk ka qenë shqetësim për të, meqë misioni i tij ka qenë ndalja e luftimeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Hill tha se nuk e mban mend të ketë thënë ndonjëherë se Rexhep Selimi – një nga të akuzuarit në këtë proces – mbante pozitë të lartë në UÇK, “por kishte qëndrime të vlefshme”.

Hill dëshmoi se nuk është i sigurt nëse Hashim Thaçi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk e di nëse Hashim Thaci ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, me sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hill.

Ai gjithashtu tha se nuk mbante në mend që çështje të personave të ndaluar nga UÇK-ja ishin diskutuar në takimet e tij me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në Kosovë gjatë vitit 1998.

16:32

Hill: Nuk më kujtohet nëse në takimin me Thaçin dhe të tjerët u diskutua për persona të ndaluar

Hill tha se nuk e mban në mend nëse gjatë takimit të tij me Hashim Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në nëntor të vitit 1998 në Dragobil ishte diskutuar për persona të ndaluar nga UÇK-ja.

“Në atë takim, nuk më kujtohet të jetë bërë një diskutim i tillë. Kanë kaluar rreth 27 vjet. Më kujtohet që ishte diskutuar nëse UÇK-ja do të ishte e gatshme të diskutonte për çështje që ishin ngritur në marrëveshjen e Rambujesë.

15:52

Hill: Më vonë mësova se Thaçi shkoi në Shqipëri para bisedimeve në Paris

I pyetur nëse e dinte që Hashim Thaçi kishte mbajtur takime me krerët e shtetit në Shqipëri gjatë kohës mes konferencës së Rambujesë dhe bisedimeve në Paris më 1999, Hill u përgjigj se fillimisht, në atë kohë, nuk ishte në dijeni.

Hill shtoi se “më vonë kam mësuar se kishte shkuar në Shqipëri, por nuk mund ta them se kur kishte ndodhur”.

“Shtetet e Bashkuara ishin në kontakt me Shqipërinë dhe e dinin se shteti shqiptar mbështeste procesin e Rambujesë”, theksoi Hill.

Sa për dijeni, bisedimet në Rambuje u mbajtën në shkurt 1999, dhe pasi nuk kishte marrëveshje, pati bisedime në Paris në mars 1999.

Përfundimisht, pala kosovare e pranoi marrëveshjen, ndërsa pala serbe e hodhi poshtë, duke nxitur fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe, çka hapi rrugën për pavarësimin e Kosovës më vonë.

15:23

Rifillon seanca pas pushimit të drekës.

Gjykatësi urdhëroi që ajo të mbahej në privatësi për disa minuta dhe tha se gjykata do ta njoftojë publikun të mërkurën në mëngjes rreth asaj çfarë u diskutua në privatësi.

Hill: Duket se Thaçi nuk ishte ndër themeluesit e UÇK-së

Ekrem Idrizi

• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

• Hill ka qenë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

• Të katërtit i hedhin poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

• Hill ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.

13:50

Gjykata tani në pushim të drekës.

Do të rikthehemi sapo të rifillojë ajo.

13:42

Hill: S’e di nëse Thaçi dha miratim për mënyrën e shkëmbimit të pengjeve

Hill theksoi se nuk ka qenë në dijeni nëse Hashim Thaçi kishte miratuar një propozim se si duhej të bëhej shkëmbimi i ushtarëve serbë me ushtarë të UÇK-së në janar të vitit 1999.

Prokurori Patch e lexoi një deklaratë të ambasadorit Wolfgang Petritsch, i cili ishte i dërguari special i BE-së për Kosovën asokohe, në një libër të Faruk Ajetit, ku ai kishte thënë se Thaçi e kishte dhënë një miratim të tillë për të, pasi ai fliste gjermanisht.

I pyetur për këtë nga prokurori Patch, Hill tha: “Nuk jam në dijeni, vetëm më kujtohet që Jakup Krasniqi donte që kjo të bëhej në bazë të reciprocitetit të mirëfilltë”.

13:05

Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte ndër themeluesit e UÇK-së

Hill dëshmon se nuk është i sigurt nëse Hashim Thaçi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk e di nëse Hashim Thaci ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, me sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hill.

Ai shtoi: “Nuk jam në gjendje ta konfirmoj një gjë të tillë”.

12:55

Hill e mohon se në takim me Thaçin ishte ndier “në praninë e një vrasësi”

Prokurori tani ka përqendruar pyetjet te takimi i Hillit me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në Dragobil në nëntor të vitit 1998.

Prokurori: Në takim me Hashim Thaçin, a ishit ndier që ishit në praninë e një vrasësi apo nuk ishit ndier?

Hill: Jo, nuk isha ndier ashtu.

Radio Evropa e Lirë

Ndalja e numërimit të votave nën dyshimet për manipulim: Çfarë po ndodh në Mitrovicë të Jugut?

Radio Evropa e Lirë

Numërimi i votave të garës së balotazhit për Mitrovicën e Jugut, të mbajtur më 9 nëntor, është ndalur përkohësisht, me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.

Sipas Prokurorisë, ndërprerja e procesit, në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndodhi pas raportimeve për parregullsi.

“Për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Çfarë tha KQZ-ja?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës, në një sqarim publik, tha se bëhet fjalë për një gabim teknik nga kompania sllovene që ka shtypur fletëvotimet.

KQZ-ja pohoi se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën u gabua në shtypjen e kodit të vendvotimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, duke shtuar se fletëvotimet nuk mund të falsifikohen, e as të kopjohen.

Numërimi nuk do të rinisë, derisa organet e rendit të kenë një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet.

Më vonë gjatë ditës së martë, KQZ-ja bëri të ditur se e ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse, CETIS, lidhur me disa gabime të evidentuara në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

KQZ-së i është thënë se kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe që përgjatë procesit është kuptuar që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.

“CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e kompanisë.

KQZ-ja ka thënë se e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit për këtë përgjigje.

Ankesa e PDK-së

Dyshimet për manipulim me vota u ngritën nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila, sipas rezultateve të para, e humbi garën për kryetar në Mitrovicë të Jugut me kandidatin e saj, Arian Tahiri, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK-ja do të ankohet për këtë rast në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se me dyshimet e ngritura, PDK-ja po mundohet të shfajësohet për dështimin e saj.

“Kur pikërisht PDK-ja tash bërtet ‘kapeni hajnin’, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, shkroi Murati i LVV-së në Facebook.

Rezultati i balotazhit në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Pecin me 53.47% të votave, kurse Tahiri mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.

Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja.

Hill dëshmon prapë se takimin e parë me dikë që fliste në emër të UÇK-së e ka pasur me Xhavit Halitin

Krenare Cubolli

• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

• Hill ka qenë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

• Të katërtit i hedhin poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

• Hill ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.

11:47

Hill: Po kërkonim të gjenim njerëz të UÇK-së në Drenicë

Përgjatë dëshmisë së tij, Hill po diskuton me prokurorin për një udhëtim që e ka realizuar me disa zyrtarë amerikanë dhe shqiptarë me makinë, në kërkim të njerëzve të UÇK-së në Drenicë, për të diskutuar situatën e atëhershme.

Duke folur prej perspektivës sot, Hill ka thënë se ka qenë ide e keqe që të realizohej ai udhëtim, meqë përgjatë rrugës ka pasur shumë të shtëna, që mund t’ua rrezikonin jetën.

Hill ka kujtuar që i është thënë se të shtënat janë kryer nga forcat serbe, për t’ua pamundësuar një takim me njerëzit e UÇK-së.

“Kjo përpjekje për të shkuar në vende si në Kijevë dhe Shtime, dhe vende tjera, ishin përpjekje për të gjetur njerëz të UÇK-së, sepse në atë periudhë kohore nuk e dinim kush fliste në emër të UÇK-së. Ky ishte frustrim i vazhdueshëm për neve kur dëgjonim njerëzit që thoshin se kush ishte përgjegjësi i gjërave dhe më pas thoshin ‘jo nuk është ky, është dikush tjetër’. Pra, ishte një situatë në të cilën ne nuk mund të mbështeteshim te të tjerët, duhej të shkonim dhe ta shihnim vetë”.

11:22

Hill përmend sërish Xhavit Halitin

Diplomati Hill po përsërit sërish se takimin e parë me dikë prej UÇK-së e ka pasur me Xhavit Halitin.

Ai ka thënë se dikush ia ka përshkruar Halitin si person të një niveli shumë të lartë, dikush i kishte thënë se ishte shok me persona me pozitë të lartë në UÇK, prandaj nuk mund të ketë një përshkrim të qartë për të.

11:18

Tani rendi i Prokurorisë…

Prokurori James Pach e ka marrë fjalën. Ai ka thënë se ka planifikuar pesë orë për ta marrë në pyetje diplomatin Hill.

11:16

Avokati i Krasniqit përfundon marrjen në pyetje

Avokati Ellis ia ka bërë të gjitha pyetjet e planifikuara diplomatit Hill, i cili në përgjithësi gjatë kësaj kohe e përmendur se e ka vërejtur që ka pasur pikëpamje të ndryshme brenda UÇK-së në periudhën e luftës.

Radio Evropa e Lirë

Krejt çfarë tha Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Ekrem Idrizi

 

• Christopher Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit.

• Hill dëshmoi se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se ajo nuk ishte strukturë me organizim hierarkik.

• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.

• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

18:14

Lexues të nderuar,

Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të dëshmisë së Christopher Hill, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, i cili e nisi dëshminë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, ku ai po gjykohet për krime lufte, të cilat i mohon.

Hill do ta vazhdojë dëshminë nesër në orën 9:00.

Christopher Hill.

Christopher Hill.

Çfarë dëshmoi Hill?

Hill dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për bisedimet në Rambuje.

Gjatë dëshmisë së tij, diplomati i pensionuar amerikan tha se Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës dhe se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime në emër të UÇK-së në bisedimet në Rambuje dhe se ai nuk ishte komandat, por “i duhej t’i pyeste komandantët në Kosovë për të dhënë një qëndrim”.

Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”.

Ai gjithashtu e përshkroi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë pa strukturë vertikale dhe pa organizim hierarkik.

Si një i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë luftës, Hill tha se e kishte shumë të vështirë ta gjente një njeri të vetëm që do të fliste në emër të UÇK-së.

Ndërkohë, Hill gjithashtu foli edhe për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe partinë e udhëhequr nga ai, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai dëshmoi se UÇK-ja nuk donte që Rugova të ishte zëri i Kosovës.

“Në vend që Ibrahim Rugova të ishte zëri i Kosovës, ata donin që vetë të ishin zëri i Kosovës. Mendoj që zëvendësimi i Rugovës si zëri i Kosovës dhe që vetë ata të flisnin për pavarësimin e Kosovës, ishte ndër synimet e tyre”, tha Hill.

Për më tepër, Hill tha se takimin mes Rugovës dhe presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998 në Beograd, e nxiti SHBA-ja.

“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Holbrooke tha se ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.

“Unë isha shumë skeptik”, tha Hill.

17:32

Hill: Thaçi nuk ishte në pozitë për të thënë “po” në Rambuje

Dëshmia e Hillit tani është e përqendruar rreth bisedimeve në Rambuje më 1999, dhe rolit të Hashim Thaçit në to.

Hill tha se Thaçi nuk e pranoi dokumentin e marrëveshjes për shkak se pavarësia e Kosovës nuk përmendej në të.

I pyetur nga mbrojtja se pse ai nuk e pranonte dokumentin, Hill theksoi: “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë”.

Hill tha se Thaçi e kishte thënë këtë në dy raste.

“Unë nuk e pyeta si apo nga kush [do të vritej], por thjesht e kuptova se ai nuk ishte në pozitë për të thënë ‘po’”, tha Hill.

17:20

Hill: Thaçi nuk ishte personi që e përshkroi Millosheviqi

Hill u pyet nga mbrojtja për pretendimet e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Hashim Thaçin gjatë një takimi mes tyre në vjeshtën e vitit 1998.

Avokati Misetiq e pyeti Hillin nëse Thaçi ishte “luftëtar i madh dhe kishte marrë pjesë në vrasje” siç pretendonte Millosheviq, gjë të cilën diplomati amerikan e mohoi.

“Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai kishte mundësi të shumta t’i denonconte njerëzit me emër, por nuk e ka bërë”, tha Hill.

17:01

Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

Tani Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.

I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë.

“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai.

Radio Evropa e Lirë

Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik

Ekrem Idrizi

 

• Christopher Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit.

• Hill është dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.

• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.

• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

17:01

Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

Tani Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.

I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë.

“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, tregoi ai.

16:46

Hill thotë se UÇK-ja donte që ajo të ishte zëri i Kosovës, jo Rugova

I pyetur nga mbrojtja se cilat ishin synimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hill tha se ajo donte që vetë UÇK-ja të ishte zëri i Kosovës dhe jo Ibrahim Rugova.

“UÇK-ja donte të punonte me Shtetet e Bashkuara sepse mendonte se ato mund t’i ndihmonin Kosovës ta fitojë pavarësinë afatmesme”, tha Hill.

“Mu krijua përshtypja se ata nuk donin të punonin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ata bënë çfarë mundën që ta prishnin reputacionin e LDK-së”.

“Në vend që Ibrahim Rugova të ishte zëri i Kosovës, ata donin që vetë të ishin zëri i Kosovës. Mendoj që zëvendësimi i Rugovës si zëri i Kosovës dhe që vetë ata të flisnin për pavarësimin e Kosovës, ishte ndër synimet e tyre”, shtoi ai.

I pyetur nëse UÇK-ja e kishte synim përfundimtar ta udhëhiqte Kosovën, Hill u përgjigj: “Nuk e kam dëgjuar këtë konkretisht, por çfarë kam dëgjuar se ata donin autonomi dhe të ishin të pavarur”.

16:37

Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik

I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha “jo”.

16:07

Hill thotë se kontakti i tij i parë me UÇK-në ndodhi në verën e ’98-ës

Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë.

“Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëzish në nivel vendor, që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne”, tha Hill, duke iu referuar UÇK-së.

Ai shtoi se në Tiranë takoi “dikë që na e kishin përshkruar si kreun e UÇK-së”.

“Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por nuk mund të flasë në emër të UÇK-së. Ne vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnim si përgjegjës për këtë. Shkuam në verë dhe vjeshtë të ’98-ës në Likoc”, tregoi Hill.

Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por i kërkoi avokatit që e merrte në pyetje për t’i thënë ndonjë emër.

Avokati e pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, dhe Hill i tha se “po”.

Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Christopher Hill në sallën e gjyqit në Hagë.

 

• Christopher Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit.

• Hill është dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.

• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.

• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998–1999.

15:04

Për çfarë akuzohen Thaçi dhe të tjerët?

Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Kadri Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Jakup Krasniqi zëdhënës, ndërsa Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

14:59

Hill nis dëshminë

Christopher Hill sapo e ka nisur dëshminë e tij.

Të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

REL-i do t’ju sjellë hollësi nga dëshmia e tij.

14:48

Kush është Christopher Hill?

Christopher Hill është diplomat i pensionuar karriere dhe ka qenë i përfshirë në çështje lidhur me Kosovën, përfshirë si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe në bisedimet në Rambuje në vitin 1999.

Ai kishte disa takime me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999. Hill, së bashku me diplomatin e lartë amerikan, Richard Holbrooke, kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik në qershor të ’98-ës.

Ndërsa, me ambasadorin William Walker e kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar të ’99-ës, për ta ndërmjetësuar lirimin e tetë ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e Grupit të Kontaktit për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Megjithatë, bisedimet në Rambuje përfunduan pa sukses, pasi pala serbe nuk pranoi ta nënshkruante marrëveshjen, duke nxitur NATO-n ta kryejë një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Diplomati amerikan së voni shërbeu edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Kadri Kryeziu: Sot është përmbysur dominimi lokal i partive të vjetra

Ish nenkryetari i Gjykates Kushtetuese te Kosoves Kadri Kryeziu ka reaguar ne rrjetin social si me poshte:
“Kjo është harta e re politike, në nivel lokal.
LVV 7 komuna (+3)
LDK 7 komuna (-2)
PDK 6 komuna
AAK 5 komuna
Sot është përmbysur dominimi lokal i partive të vjetra.”

KQZ Kosove shpall rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e fundit për media ku ka shpallur rezultatet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se votimi ka përfunduar plotësisht në të gjitha komunat, ndërsa në platformën online do të azhurohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.

“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numërohen votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, deklaroi Radoniqi.

Sa i përket votave nga diaspora, ai bëri të ditur se ato pritet të arrijnë në Kosovë gjatë javës së ardhshme, ndërsa një javë më pas të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha votave.

Sipas rezultateve preliminare të balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në nga katër, ndërsa PDK-ja në tre komuna.

Në Prishtinë ka fituar Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 51,54% të votave kundrejt kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i cili ka marrë 48,55% të votave.

Në Mitrovicë ka fituar Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, në 96,19 përqind kundrejt Arian Tahirit të PDK-së me 46,43% të votave.

Në Prizren fitores iu gëzua Shaqir Totaj i PDK-së me 53,86% të votave, derisa Artan Abrashi i LVV-së ka marrë 46,14% të votave.

Në Vushtrri ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 54,27% të votave, derisa Sylejman Meholli i LVV-së ka marrë 45,73% të votave.

Në Gjakovë ka fituar Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 56,03% të votave, derisa Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 43,97%.

Zenun Elezaj i AAK-së ka fituar në Klinë me 58,30% kundrejt Sokol Bashotës të PDK-së që mori 41,98% të votave.

Në Fushë Kosovë fitorja i takoi Valon Prebrezës së LVV-së me 54,99% të votave, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 45,01% të votave.

LVV ka fituar edhe në Obiliq, ku kandidati i saj Halil Thaçi ka fituar me 51,09% të votave, derisa Xhafer Gashi i LDK-së ka marrë 48,91% të votave.

Në Gjilan fitoi Alban Hyseni i LVV-së me 61,06% të votave, derisa Arbër Ismajli i LDK-së ka marrë 38,94% të votave.

Në Pejë Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar me 61,15% të votave, derisa Taulant Kelmendi i LVV-së ka marrë 38,85% të votave.

Në Rahovec ka fituar Smajl Latifi i AAK-së me 53,00% të votave, derisa Ali Dula i LVV-së ka marrë 47,00% të votave.

Edhe në Suharekë ka fituar kandidati i AAK-së me 55,60% të votave, derisa Ardian Shala i LDK-së ka marrë 44,40% të votave.

Në Viti fitorja i takoi Sokol Halitit të LDK-së me 50,60% të votave, derisa Arsim Ademi i LVV-së ka marrë 49,40% të votave.

Në Junik ka fituar Ruzhdi Shehu i LDK-së me 55,92% të votave, derisa Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 44,08% të votave.

Në Kaçanik fitore arriti Sabedin Vishi i PDK-së me 51,86% të votave, derisa Jeton Raka i LVV-së ka marrë 48,14% të votave.

Në Dragash fitore arriti Bexhet Xheladini i LDK-së, me 58,45% të votave, derisa Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 48,14% të votave.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniq nga Kosova Demokratik Turk Partisi, me 53.58 përqind të votave kundrejt kandidatit të Mamusa Halk Hareketi, me 46,42 përqind të votave.

Në Kllokot ka fituar kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq, me 90,03 përqind të votave.

Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar këtë mëngjes në një qendër votimi në Prishtinë, duke i cilësuar votimet në balotazh si “ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”.

Ai tha se u bën thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.

Kujtojmë se komunat ku zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. bw

Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtinë, 9 nëntor.

 

• Qytetarët në 18 komuna votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote.

• Qendrat e votimit do t ë jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

07:42

Gara për kryeqytetin

Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.

Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind.

Banorët e Prishtinës, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli ditë më parë, presin që kryetari i ri t’u japë fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

Më shumë rreth asaj se çfarë kishin për të thënë banorët e kryeqytetit, mund të lexoni në artikullin më poshtë:

07:27

Cilat komuna do ta zgjedhin kryetarin në balotazh?

Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Një zyrtare e Komisionit Zgjedhor duke vulosur votën e një qytetari në një qendër votimi në Prishtinë.

Një zyrtare e Komisionit Zgjedhor duke vulosur votën e një qytetari në një qendër votimi në Prishtinë.

07:12

Vendvotimet hapur nga ora 7:00 deri në 19:00

Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt.

Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor.

Një qendër votimi në Prishtinë.

Një qendër votimi në Prishtinë.

Kryeministri Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e Qendrës për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe objektit të shkollës dhe kopshtit për fëmijë në veri të Mitrovicës

 

Mitrovicë, 7 nëntor 2025

 

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me ushtruesin e detyrës së Ministrit, Blerim Sallahun dhe me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq dhe nënkryetaren Katarina Axhançiq, dhe me kolegë tjerë nga kabineti qeveritar, vizitoi sot punimet që po zhvillohen në Qendrën për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe objektit të shkollës dhe kopshtit për fëmijë në veri të Mitrovicës, të dy investime të qeverisë qendrore.

 

Qendra për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje që po ndërtohet ka një kosto të përgjithshme prej 640 mijë euro. Objekti do të ketë dy etazhe, tri dhoma për gra që nuk kanë fëmijë, tri dhoma për gra me fëmijë, si dhe një dhomë të veçantë për fëmijë. Punimet pritet të finalizohen në pranverë të vitit të ardhshëm. Kurse objekti i shkollës së re dhe kopshtit për fëmijë, ku kanë nisur punimet në fillim të muajit tetor, është një investim tjetër i qeverisë sonë prej 4.1 milionë euro, në të cilin do të ndjekin mësimet afër 500 fëmijë.

 

Ai u njoftua me detajet e projekteve dhe me dinamikën punimeve. Kryeministri falënderoi të gjithë për kontributin që kanë dhënë dhe për bashkëpunimin në realizimin e këtyre dy projekteve me rëndësi për banorët e veriut të Mitrovicës. Zyra e Kryeministrit

Përurohet parku në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën veriore të Mitrovicës

 

 

Mitrovicë, 7 nëntor 2025

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq  dhe kolegë nga kabineti qeveritar, përuruan parkun në Lagjen e Boshnjakëve, pranë objektit të Komunës veriore të Mitrovicës.

 

Parku përfshin hapësira të gjelbra, këndin e lojërave për fëmijë, fushë të basketbollit, tabelë të pingpongut dhe këndin për ushtrime fizike.

 

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë e gëzuar për rininë, për fëmijët, për të gjithë banorët, pa dallim, teksa falënderoi institucionet e nivelit qendror me atë lokal për këtë bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti. Zyra e Kryeministrit

KRIMIN E RËNDË NË KUFI, SERBIA PËRPIQET TA MBULOJË ME AFERË TË SAJUAR SPIUNAZHI Nga Xhafer Shatri

Më 1 nëntor, njësitë speciale të ushtrisë serbe, hynë në territorin e Kosovës dhe pasi e plagosën rëndë e kidnapuan një qytetar të Kosovës me emrin Milan Vukashinoviq

Viktimën pastaj e dërguan në spitalin e Nishit, ku ai po lufton me vdekjen.

Avokati i Vukashinoviq, Ivan Niniç, jurist i njohur dhe personalitet i guximshëm, dje ngriti padi penale kundër organeve të ushtrisë serbe për vepër të rëndë penale, tentim vrasje.

Mediet përkundër përpjekjeve nuk arritën të mësojnë asgjë për kidnapimin e një qytetari të një shteti tjetër.

Për të mbuluar këtë akt terrorist, mediet e Beogradit njoftuan se në Rashkë janë bërë arrestime të shume personave, në përpjekje për ta shpartalluar një rrjet spiunazhi që gjoja paskësh punuar për të dyja shërbimet sekrete shqiptare.

Mediet serbe bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve paskësh edhe pjëstarë të ushtrisë dhe të policisë serbe.

Sipas avokatit Niniq, qytetari i Kosovës, ishte kidnapuar sepse me vite të tëra i ishte kundërvënë Listës serbe dhe bosit të saj Milan Radoiçiq.

Avokati i njohur nënvizoi se Milan Vukashinoviq, gjatë përpjekjeve për kidnapim, ishte plagosur me snaiper nga vet Milan Radoiçiq.

 

Kosova bën thirrje për trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë pas rrëmbimit të dyshuar të Vukashinoviçit

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje të premten bashkësisë ndërkombëtare ta shtojë trysninë ndaj Beogradit, pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të një serbi të Kosovës nga Xhandarmeria e Serbisë në tokën kosovare javën e kaluar.

 

Sveçla e vizitoi vendin ku dyshohet se u rrëmbye Millan Vukashinoviqi nga Leposaviqi pranë kufirit me Serbinë.

Dyshohet se Vukashinoviq u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.

“Sot e inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë”, shkroi Sveçla në Facebook në një shkrim të cilit i bashkëngjiti edhe fotografi.

Ai shtoi se, në bazë të të dhënave dhe dëshmive “të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe”.

Serbia nuk ka folur fare për këtë rast as pas një jave.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur për incidentin Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Një ditë më parë, avokati Ivan Niniq tha se ushtroi padi në emër të Dragana Vukashinoviqit, nënës së Vukashinoviqit, në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple të Serbisë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Ai tha se, meqë shteti serb ka heshtur deri tani, ai ushtroi padi kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.

Në kallëzimin penal, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, thuhet se Vukashinoviq kishte një histori të gjatë konfliktesh personale me Millan Radoiçiqin, si dhe se “ka arsye të justifikueshme për të besuar se i dëmtuari është rrëmbyer dhe rrezikohet t’i merret jeta në rrethana të paqarta”.

Sveçla theksoi të premten se Serbia “po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj”.

“Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që ta shtojë presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që të ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese, por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrinin tensione në rajon”, shtoi ai.

Policia e Kosovës tha dy ditë pas incidentit se kishte marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kishin dhënë informacione se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë, duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.

“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai./rel

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Krenare Cubolli

 

Posti i presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga simbol uniteti në simbol përçarjeje, meqë nuk janë të paktë ata që e kanë përmendur këtë pozitë si njërën prej arsyeve pse nuk ka konsensus për ta formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, “presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, dhe në mesin e kompetencave kryesore që ka, janë: përfaqësimi i shtetit brenda dhe jashtë territorit, shpallja e zgjedhjeve, nxjerrja e dekreteve e nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti është, po ashtu, komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ka të drejtë për emërime dhe shkarkime të ndryshme.

Gjerësisht, kjo pozitë përshkruhet si tejet ceremoniale, pasi në Kosovë, shtet me demokraci parlamentare, primatin e ka Kuvendi, në aspektin legjislativ, si dhe Qeveria, si pushtet ekzekutiv.

Meqë mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm, duket se për partitë kanë qenë të domosdoshme edhe kalkulimet për këtë pozitë, diçka aspak e panjohur në skenën politike të Kosovës.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para. Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Në situatë të tillë, në mesin e gjithë teorive, ekziston edhe ajo nëse politikanëve duhet t’iu hiqet nga dora kjo përgjegjësi dhe t’i kalojë popullit.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk sheh zgjidhje te zgjedhja e presidentit direkt nga populli, sepse atëherë do të duhej të diskutohej edhe se cilat do të ishin kompetencat dhe përgjegjësitë e një presidenti.

“Nëse dëshirojmë ta ndryshojmë formën e shtetit, të kemi sistem gjysmë-presidencial, apo presidencial, kjo do të nënkuptonte që kompetenca të caktuara të Kuvendit apo Qeverisë do të duhej të delegoheshin te presidenti”.

Për më tepër, Miftaraj përmend që ndonjë ndryshim i tillë kërkon edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtarë, pasi ata e kanë njohur shtetin në formatin ekzistues.

Shtetet e Bashkuara, në veçanti, kanë qenë në pothuajse çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara, në veçanti, kanë qenë në pothuajse çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës.

Si mund të arrihet deri te ndryshimet?

Për Bekim Salihun nga Grupi për Studime të Avancuara – GAP, procesi i ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes të presidentit nuk është as i lehtë, as i shpejtë, dhe as i thjeshtë.

Për më tepër, as motivi nuk është i pranueshëm, sepse në këtë rast nuk kërkohet ndryshimi me qëllim të faktorizimit të pozitës së presidentit, apo të vetë Kosovës, por për shkak të mungesës së konsensusit dhe kompromisit politik.

Ai e përmend këtë aspekt, pasi edhe për ta ndryshuar mënyrën e zgjedhjes duhet të ketë vullnet politik, që më pas të formohej një komision parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës, për ç’gjë do të duheshin 81 vota në Kuvend.

Më pas, ai komision do të duhej t’i dorëzonte ndryshimet, që gjithashtu do të duhej të votoheshin nga 81 deputetë, përfshirë 2/3 e komunitetit joshumicë, dhe më vonë të dorëzoheshin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Pra, është proces relativisht i gjatë. Shto këtu edhe diskutimet publike që e marrin kohën e vet.

“Ne, si shtet, jemi në një pozicion kur edhe gjërat më të lehta se kaq nuk po arrijmë t’i procedojmë dhe miratojmë, e lëre më gjërat që janë kaq të ndërlikuara dhe të gjata”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Krejt kjo e bën të qartë që, edhe nëse do të kishte ndonjëherë këso ndryshimesh, ato do të mund të vlenin për mandate tjera, pasi tani janë thuajse të pamundshme.

A ka pasur përpjekje për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes?

Po. Nisma më serioze ishte ajo e vitit 2011, kur tre liderët politikë të asaj kohe, Hashim Thaçi i Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re, me ndërmjetësim të ambasadorit të atëhershëm amerikan, Christopher Dell, arritën marrëveshje për tejkalim të krizës institucionale, duke propozuar Atifete Jahjagën për presidente, derisa të bëheshin ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta zgjedhur presidentin direkt me votë të popullit.

Legjislatura e atëhershme votoi për formimin e një komisioni për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Më pas, kryetari i Kuvendit i dërgoi ato në Kushtetuese për vlerësim, por si përfundim, ndryshimet që morën dritën e gjelbër nga Gjykata nuk u miratuan asnjëherë nga Kuvendi.

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës më 2015, lidhur me këtë çështje, 89.7 për qind e të anketuarve thanë se ishin për zgjedhjen e presidentit direkt me votë, ndërsa vetëm 10.3 për qind besonin se duhet të ekzistojë mënyra që zbatohet edhe sot.

Vula e Presidentit të Kosovës.

Vula e Presidentit të Kosovës.

Ku zgjidhet presidenti me votë direkte?

Nga vendet e rajonit, presidentin e zgjedhin direkt shtetasit e Malit të Zi, ata të Maqedonisë së Veriut, ata të Serbisë dhe ata të Bosnje e Hercegovinës.

Njëjtë ndodh edhe në demokracitë sikurse në Francë – dhe në një pjesë të mirë të vendeve të Bashkimit Evropian – apo në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në këto të fundit ekziston proces pak më i ndërlikuar.

Si në Kosovë, presidentin e zgjedh Kuvendi edhe në Shqipëri.

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, beson se nuk ka më arsye ligjore që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte në Hagë – të mbahen akoma në paraburgim në qytetin holandez.

Në pesëvjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Kurti shkroi në Facebook se “Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim”.

Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit.

Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

 

Kurti është kritikuar në të kaluarën se nuk e ka ngritur zërin për ish-krerët e UÇK-së dhe që nuk i ka vizituar asnjëherë të katër figurat në Hagë.

Por, ai tha të mërkurën se ka punuar “gjatë dhe në heshtje” për lirimin e tyre.

“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, shkroi ai.

Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, asokohe në opozitë, e kishin kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Në shkrimin e tij në Facebook të mërkurën, Kurti e publikoi edhe një letër nga viti 2022, në të cilën i kishte kërkuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, lirimin e tyre.

“E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trendafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”, shtoi Kurti.

Në letrën e tij, Kurti i kishte ofruar garanci Trendafilovës se autoritetet kosovare do ta mbikëqyrnin arrestin shtëpiak të tyre. Asokohe, gjyqi ndaj tyre nuk kishte nisur ende.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë këtij muaji pritet që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi ta përfundojë rastin, me gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark, si dëshmitari i fundit.

Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.

Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Çfarë dihet për personin që, sipas Kosovës, u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe?

Pika kufitare në Jarinjë, afër Leposaviqit. Policia e Kosovës tha se dyshohet që një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit.

 

Radio Evropa e Lirë

Një person mashkull me inicialet M.V., për të cilin Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se kishte marrë informacione se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit në vendkalimin kufitar Jarinje, në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë konfirmoi nga disa burime se bëhet fjalë për Millan Vukashinoviqin nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Fillimisht, edhe avokati serb, Ivan Niniq, shkroi në rrjetin social X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri në fshatin Jellakcë pranë Leposaviqit dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij në Qendrën Klinike Universitare në Nish.

Ky fshat ndodhet në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, pranë kufirit me Serbinë.

Niniq, avokat i familjes Vukashinoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sipas informatave dhe burimeve të tij, në këtë incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazh, pa shenja identifikimi.

Ndërsa Kosova e akuzoi Serbinë për shkelje serioze të sigurisë së kufijve dhe paqes, Beogradi zyrtar nuk reagoi për këtë incident.

Për shkak të heshtjes së organeve serbe, avokati Niniq dyshon se plani ishte që rasti i Vukashinoviqit “të fshihej”.

Çka është Byroja Kosovare e Sigurimit?

Byroja Kosovare e Sigurimit është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga kompanitë e licencuara të sigurimeve në Kosovë.

Ajo funksionon që nga viti 2011, në bazë të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Kjo zyrë, mes tjerash, është përgjegjëse për shitjen e policave kufitare të sigurimit për automjetet e huaja që hyjnë në Kosovë.

Mbikëqyrjen e këtij institucioni e bën Banka Qendrore e Kosovës.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor?

Avokati Niniq thotë se të shtunën, më 1 nëntor, Dragana Vukashinoviq, nëna e Millan Vukashinoviqit, e kontaktoi atë, duke i kërkuar që ta përfaqësonte, sepse djali i saj kishte shkuar në pikën kufitare me Serbinë atë ditë, për të parë një mik nga Llukovska Banja në Serbi dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin kalim alternativ me Serbinë – kalime zyrtarisht të paregjistruara midis Serbisë dhe Kosovës – në fshatin Jellackë.

Sipas Niniqit, Vukashinoviq më pas e ka kontaktuar nënën nga një autoambulancë, duke i thënë se ishte plagosur, por se nuk mund t’i tregonte asgjë më shumë.

Niniq thotë se të hënën, me miratimin e nënës së Vukashinoviqit, ai vendosi të fliste publikisht për këtë rast, sepse autoritetet serbe nuk kishin reaguar dhe se si avokat nuk kishte asnjë institucion me të cilin mund të komunikonte.

Ai shton se “përmes kanaleve dhe metodologjisë së tij të punës” ka përcaktuar se Millan Vukashinoviq është qëlluar me armë zjarri në zonën tokësore të sigurisë, por se nuk mund të specifikojë nëse në anën serbe apo të Kosovës.

“Mund të them vetëm se ai u transportua në spitalin në Prokuple, se në atë aksion morën pjesë tre xhipa pa targa, se më vonë u përcaktua se këto automjete – me shumë mundësi – i përkisnin Armatës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë, se automjeti i katërt kishte targa, se personat që morën pjesë në të gjithë aksionin, ishin me uniforma kamuflazh të zeza dhe jeshile të errëta, se nuk kishin shenja të ushtrisë ose xhandarmërisë dhe se kishin maska në kokë”, thotë Niniq.

Ai thekson se personat që përmend, janë vërejtur edhe nga qytetarët në Prokuple, si dhe nga punonjësit e spitalit të Prokuples, të cilët, sipas Niniqit, ishin të parët që e morën nën kujdes Vukashinoviqin.

Në çfarë gjendjeje është Vukashinoviq?

Avokati Niniq thotë se gjatë transportit drejt spitalit në Nish, Millan Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Aktualisht, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë.

Nëna dhe motra e tij nuk lejohen ta vizitojnë fizikisht, por mund të marrin informacione përmes telefonit ose mjekëve në spital, sipas Niniqit.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi spitalin në Nish për këtë rast, por nuk mori përgjigje.

Niniq thotë se, si avokat i familjes Vukashinoviq, është i shqetësuar që autoritetet serbe nuk kanë dalë me asnjë reagim dhe se ende nuk e di nëse dyshohet për ndonjë vepër penale, nëse është lënë në paraburgim apo cila prokurori po e trajton rastin.

“Nuk dihet nëse është kryer ndonjë hetim në vendngjarje nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, kush ka marrë pjesë në aksion, cili ka qenë qëllimi i aksionit, nëse aksioni është pasojë e ndonjë vendimi nga autoritetet shtetërore apo nëse kanë marrë pjesë palë të treta të paautorizuara… Ka shumë pyetje dhe ne do të këmbëngulim për përgjigje. Si avokat, nuk kam një institucion të cilit mund t’i drejtohem dhe më të cilin mund të komunikoj”, thotë Niniq për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Zyrën e Prokurorit të Lartë Publik në Prokuple dhe është në pritje të përgjigjes.

Niniq thotë se familja është e gatshme të padisë Republikën e Serbisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe të kërkojë përgjegjësi individuale.

Motivet e mundshme

Niniq thotë se ende nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Ai thotë se ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, thotë Niniq.

Lista Serbe nuk u deklarua për plagosjen e Vukashinoviqit.

Serbia, më herët, ka akuzuar pjesëtarë të komunitetit serb për spiunazh në dobi të organeve të sigurisë së Kosovës, ndërsa para organeve të drejtësisë në Kosovë janë duke u zhvilluar disa procese për dyshime për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Inteligjencës.

Kush është Millan Vukashinoviq?

Millan Vukashinoviq ka punuar në Byronë Kosovare të Sigurimit që nga viti 2011, konfirmon për Radion Evropa e Lirë ish-shefi i kësaj byroje, Rrahim Pacolli.

Avokati Niniq thotë, gjithashtu, se ka informacione se Vukashinoviq ka punuar në një kompani sigurimesh në një nga pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pacolli shton se Vukashinoviq ka pasur probleme edhe më parë, se ka vuajtur presion, por se nuk e ka lënë kurrë punën.

Radio Evropa e Lirë, përmes mjeteve forenzike për njohjen e fytyrës, konstatoi se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që po përjetonte, në një bisedë me gazetarin dhe ish-deputetin e Kuvendit të Serbisë, Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Për identifikim, Radio Evropa e Lirë përdori mjetet PimEye dhe MX Face, të cilat prej disa vitesh, përmes programeve të inteligjencës artificiale, mundësojnë lidhjen e saktë të fytyrave nga fotografitë.

MF Face tregon se fotografia e Millan Vukashinoviqit, të cilën në rrjetin X e publikoi avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, dhe fotografia e personit që jep deklaratë në emisionin “Reč naroda (Fjala e popullit)” në qershor të këtij viti, përputhen.

Përveç me Vukashinoviqin, Sharoviq atë ditë kishte zhvilluar biseda edhe me disa serbë të tjerë në Gazimestan, afër Prishtinës – vend ku çdo vit mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të festuar Vidovdanin dhe për të shënuar përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Çfarë tha Vukashinoviq më 28 qershor?

Millan Vukashinoviq tha në atë kohë se serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, pas presionit të Listës Serbe.

Ai pretendoi se, personalisht, ka vuajtur presion dhe se nuk ndihej i sigurt të shkonte në Serbi, sepse nuk donte të jepte dorëheqje.

“Ata shpikën lloj-lloj historish për mua, më lidhën me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam vetëm këtu në Kosovë. E anashkaloj Serbinë”, tha ai, ndër të tjera.

Kur u pyet për sulmin nga një grup i armatosur serbësh në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – në shtator të vitit 2023, Vukashinoviq tha se “djemtë u shfrytëzuan”.

“Tani, shumë prej tyre nuk mund të vijnë në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Një polic i Kosovës u vra në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Zyra e Prokurorit të Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 individëve, nga të cilët vetëm tre janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa pjesa tjetër është në arrati.

Përgjegjësinë për sulmin e mori publikisht biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Millan Radoiçiq, i cili që atëherë besohet se ndodhet në Serbi.

Fyerjet në grupet e Telegramit

Në fund të qershorit, një deklaratë e Vukashinoviqit nga Gazimestani u botua në kanalin e Telegramit “Koridor”, me përshkrimin se bëhet fjalë për “një spiun shqiptar, të cilit iu ofrua punë në një nga institucionet serbe, por ai donte të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, sepse, përveç pagës, merr edhe bonus për spiunazh”.

Kanali “Koridor”, përndryshe, është përdorur më herët nga “Brigada e Veriut”, e cila bashkë me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës, në qershor të vitit 2023.

Në atë kohë, ky kanal deklaroi se kjo nuk do t’i pengonte ata që të luftonin “për serbizëm dhe unitet”, por se, për arsye sigurie, ata nuk do ta informonin më publikun për lëvizjet e tyre.

Kosova akuzon Beogradin, Serbia hesht

Autoritetet serbe nuk kanë komentuar ende për rastin.

Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi në lidhje me rastin, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se bota demokratike duhet të reagojë dhe t’i ndalojë “sulmet” e Serbisë që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin.

Osmani tha se rasti është një tjetër provë e “qasjes hegjemonike” të Serbisë.

“Çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, shkroi Osmani në Facebook.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ky veprim është pjesë e politikës së Serbisë, bazuar në frikësimin dhe persekutimin e qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në Facebook dhe i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten.

Çfarë thotë Policia e Kosovës?

Policia thotë se ka intervistuar dëshmitarë okularë dhe se ka marrë informacione prej tyre se “persona të maskuar kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kanë çuar në territorin e Serbisë”.

Viktima, e identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve, është transportuar me autoambulancë në qytetin e Nishit në Serbi.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj konkretisht pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si është e mundur që anëtarët e Xhandarmërisë serbe të hynin në territorin e Kosovës pa dijeninë e saj, por ajo vetëm deklaroi se ishte “pika zero”.

Policia tha se po bashkëpunon me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili është përgjegjës për zonën kufitare.

KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë se është në dijeni të një raporti nga Policia e Kosovës, se Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb të Kosovës, duke shtuar se situata e sigurisë në kufi është e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e këtij misioni.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Zyrën e Prokurorit Themelor në Mitrovicë për më shumë detaje, por nuk mori përgjigje.

Kurti për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish.

Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës. Por, unë jam i bindur që me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ajo do të dështojë në këto dy fronte”, tha Kurti gjatë një konference për media më 4 nëntor, kur u pyet për këtë çështje.

Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për Kosovën, por edhe “dënim të atyre që urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale, me tendencë destabilizuese”.

Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.

Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë.

Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast.

Sveçla thotë se Serbia shkeli kufijtë shtetërorë pas raportimeve për rrëmbimin e një serbi në Leposaviq

Radio Evropa e Lirë

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

Në anën tjetër, autoritetet në Serbi nuk janë deklaruar rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit të Policisë, vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, qytet në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe.

Sipas këtij institucioni, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar me misionin e NATO-s në Kosovë [KFOR] si përgjegjës për zonën/brezin kufitar.

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se është dijeni rreth njoftimit të Policisë së Kosovës, mirëpo situata e sigurisë në vijën kufitare administrative është e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, është thënë në përgjigjen e këtij misioni.

REL-i i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për më shumë detaje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Kush çka tha?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë e t’i ndalë këto sulme të Serbisë.

Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, ka thënë mes tjerash Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook, dhe i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten.

Çfarë tha tjetër Policia?

Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur.

Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish.

Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniq në Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.

Në postimin e tij në X, Niniq ndër të tjera ngriti pyetjen nëse në incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazhi, pa shenja dalluese.

Pikat kufitare Kosovë - Serbi
Infografikë

Pikat kufitare Kosovë – Serbi

Leposaviqi gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Policia: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Radio Evropa e Lirë

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.

Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur.

Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish.

Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniq në Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.

Në postimin e tij në X, Niniq ndër të tjera ngriti pyetjen nëse në incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazhi, pa shenja dalluese.

Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.

Pikat kufitare Kosovë - Serbi
Infografikë

Pikat kufitare Kosovë – Serbi

Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

*Lajmi është duke u përditësuar

Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë

Pikëkalimi kufitar Kosovë-Serbi në Jarinjë, nga ana kosovare.

 

Radio Evropa e Lirë

Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes.

Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij.

Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së Policisë Serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi Kosova i dëboi nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, si dhe ua ndaloi hyrjen për pesë vjet në qershor.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha asokohe se në përgjithësi Kosova kishte dëbuar 11 serbë të Kosovës që janë pjesë e Policisë Serbe. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri tani.

Ndërkohë, edhe vetë Serbia ka arrestuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më rishtazi, policin Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori.

Serbia e akuzon Spahiun se ka kryer “vrasje të rëndë” në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Por Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.

Prishtinë- Mbledhja e 273-të e Qeverisë

Prishtinë, 31 tetor 2025

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

•          Miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro apo 3 miliardë e 967 milionë e 600 mijë euro.

•          Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës, Atmaxhë – Komuna Prizren dhe Banjë – Komuna Malishevë. Me miratimin e këtij Vendimi Përfundimtar për shpronësim, përfundon procedura e shpronësimit dhe krijohet mundësia për realizimin e projektit për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

•          Miratuar kërkesën e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga kuvendet komunale.

•          Miratuar rregulloren mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Mbështetjes Publike Financiare për Skenën e Pavarur Kulturore. Ky akt nënligjor rrjedh nga Ligji mbi Artin dhe Kulturën. Kjo rregullore parasheh riorganizimin e mënyrës së mbështetjes për Skenën e Pavarur Kulturore. Janë adresuar nevojat dhe kërkesat të cilat kanë ndryshuar me kohën dhe legjislacioni në fuqi nuk ka arritur t’i plotësojë më tutje. Ky model më i thjeshtuar burokratik për aplikim në fonde publike, lehtëson mbështetjen e institucioneve për skenën e pavarur kulturore.

•          Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

•          Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 40 mijë euro për meremetimin e kulmit të Kullës III në Rrugën “Ali Vitia”- Emshir Prishtinë, pas dëmtimit nga zjarri.

•          Miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji nëntor 2025:

1.1 Pensionet bazike — sociale: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.2. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150euro;

1.3. Pensionet e aftësisë së kufizuar: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.4. Pensioni familjar: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.5. Pensioni invalidor i punës: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;

•          Ndarë mjete buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00), me qëllim rritjen e vlerës së Shtesave për Fëmijë për pesëdhjetë për qind (50 %) mbi vlerën aktuale, duke filluar nga muaji nëntor 2025.

•          Miratuar Pagën e re Minimale në Republikën e Kosovës, nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza. Faza e parë nis nga data 1 janar 2026, kur paga minimale do të jetë 425 euro në muaj për orar të plotë. Faza e dytë fillon nga data 1 korrik 2026, kur paga minimale do jetë 500 euro në muaj për punë me orar të plotë.

•          Miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për negocimin e Marrëveshjes së Grantit për Shërbime Ekspertësh në Sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën, në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe KfW, Frankfurt am Main.

PDK, LDK e AAK kërkojnë zgjedhje të reja pas takimit me presidenten

Pamje nga takimi i 31 tetorit.
Bujar Tërstena

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i takoi të premten liderët partiakë gati një javë pasi Kuvendi s’e votoi Qeverinë Kurti III.

• Pas përfundimit të takimit, krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, u largua pa folur për media.

• Takimi është mbajtur pasi Kosova gjendet në bllokadë institucionale, meqë asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë vullneti mes partive për bashkëqeverisje.

• Osmani mund ta mandatojë dikë tjetër për të tentuar ta bëjë qeverinë e re, ose të shpallë zgjedhje të reja.

14:17

Kurti nuk deklarohet për mediat

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.

Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për ekzekutivin e ri.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

14:13

Memli Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë të imponuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë para mediave se në takim është bërë e qartë se askush nuk mund ta sigurojë shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas tij, zgjedhjet e reja tashmë janë të imponuara.

“Një situatë të tillë ka muaj që e kemi paralajmëruar. Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve të reja”.

Ai ka thënë se pavarësisht pse ka bërë përpjekje që ta sigurojë shumicën me partitë që në legjislaturën e kaluar ishte në opozitë, diçka e tillë nuk është arritur.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë deklarimit për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë deklarimit për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

14:12

Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e ri apo do të shpallë zgjedhjet e reja.

Haradinaj tha se presidentja ka mundur që edhe sot të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi disa ditë kohë për të tentuar që të bëjë sërish shumicën.

“Do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet ma shpejt, brenda 30 ditësh”, tha ai, duke shtuar se data më e afërt është 7 dhjetori.

“Qëndrimi i AAK-së që ne nuk duam të humbin kohë, në afatin e parë kushtetues të veprohet dhe të mbahen zgjedhjet”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 7 dhjetor, atëherë data e dytë më e shpejt është 14 dhjetori, duke argumentuar se vendit i duhet një qeveri e re sa më shpejt në mënyrë që të mund të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë adresimit për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë adresimit për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

14:04

Abdixhiku: U bë e qartë se nuk ka shumicë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se, në këtë takim “u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentare se nuk ka shumicë parlamentare”.

“Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se “sa më parë që i shpallim zgjedhjet, i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit”.

“Nuk folëm për data, as për marrëveshje politike. Këtu ishim për t’i dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.

Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime se ndoshta duhet provuar edhe një herë që ta formojë qeverinë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.

Lumir Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku.
(REL)

Qeveria në detyrë e miraton buxhetin për vitin 2026

Radio Evropa e Lirë

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.

“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i ri është 10 për qind më i lartë se ai paraprak.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria në detyrë gjithashtu e rriti pensionin minimal nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind.

Rreth 200.000 pensionistë dhe mbi 400.000 fëmijë do të përfitojnë nga këto rritje qysh nga 1 nëntori, tha Kurti.

A mund Kuvendi i ri ta miratojë buxhetin e dërguar nga Qeveria në detyrë?

Nuk është e qartë nëse ky projektligj për buxhetin 2026 mund të shqyrtohet dhe hidhet në votim në Kuvendin e ri të Kosovës.

Miratimi i projektligjit për buxhetin vjen disa orë para një takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësve të partive parlamentare, në të cilin ajo pritet t’i lusë ata për kompromis për ta nxjerrë vendin nga paraliza politike.

Gati nëntë muaj pas zgjedhjeve, Kosova mezi e bëri Kuvendin e ri në shtator, por vazhon të dështojë të ketë qeveri të re.

Partitë nuk kanë shprehur gatishmëri për të bashkëqeverisur dhe kështu janë rritur shanset që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme qysh në dhjetor.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dështoi të fitojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e grupeve dh komisioneve parlamentare, në mënyrë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit për vitin 2026.

Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.

Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.

 

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus tha se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.

“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.

Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.

Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.

“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksoi se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.

“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai.

Basha: Nuk gjeta mirëkuptim për të shtyrë përpara çështjen e tri buxheteve

Radio Evropa e Lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten se nuk gjeti mirëkuptimin e përfaqësuesve politikë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që të shtyheshin përpara tri çështje: buxheti i ri i Kosovës për vitin 2026, ai për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun dhe buxheti për Radio Televizionin e Kosovës.

Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.

Megjithatë, ai tha se çështjet e parashtruara në këtë mbledhje kërkonin trajtim urgjent. Sipas Bashës, forma më e mirë ishte që sot të formoheshin grupet parlamentare, të bëhej ndarja e komisioneve parlamentare dhe në ditën pasuese të thirrej një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit të RTK-së, në mënyrë që transmetuesi publik të mos mbesë pa para.

Ai tha se më pas do të trajtohej çështja e buxheteve të tri komunave dhe në një seancë të ndarë ajo e buxhetit të shtetit për vitin 2026.

“Mirëpo, në asnjë nga këto pika nuk kam gjetur mirëkuptim. E dimë që jemi në situatë të jashtëzakonshme. Së paku kam pritur që sikur të kishte vullnet politik, kam qenë i bindur që nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese e ligjore që të themelohen komisionet për RTK-në, buxhetin për komunat dhe buxhetin vjetor”, tha kreu i organit ligjvënës.

Basha e pranoi se pa votimin e Qeverisë së re të Kosovës nuk dihet se kush është në pushtet dhe opozitë dhe për rrjedhojë nuk dihet se sa komisione do t’i takonin partive.

“Po pajtohem që nuk ka pozitë e as opozitë, por po të kishte vullnet politik do të pajtoheshim për t’i ndarë këto 14 komisione parlamentare që i kemi pasur veç sa për një fazë tranzicionale për të miratuar buxhetet në fjalë. Pastaj, nëse kemi qeveri të re, kuvendit nuk ia ndalon askush të themelojë komisione të tjera parlamentare. Në hapin ku jemi ne është urgjente trajtimi i buxhetit të RTK-së, i tri komunave dhe i buxhetit të shtetit. Nuk është rrethana më e mirë, por mendoj se ka qenë forma më e mirë për të dalë nga kjo”, tha ai.

RTK-ja po përballet me probleme financiare tash e një kohë, pasi raporti vjetor i saj duhet të diskutohet nga Komisioni për buxhet i Kuvendit – që nuk është i themeluar – në mënyrë që më pas të ketë buxhet për pagat e mbi 700 punëtorëve.

Tri komunat – Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku – janë vonuar që të miratojnë buxhetin për vitin 2025, që do të duhej të miratohej deri më 30 shtator të vitit paraprak.

Basha paralajmëroi se këto komuna do të përballen me krizë financiare.

Ndërkaq, Ligji për buxhetin vjetor duhet të miratohet deri më 30 tetor dhe ekspertët kanë paralajmëruar se në fillimvit shteti mund të përballet me kolaps financiar për shkak të mosmiratimit të një buxheti të ri.

“Siç e dini, me zgjedhjet që na presin, me situatat që nuk parashikohen mund të mbesin edhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë pa paga”, tha Basha.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha pas mbledhjes së kryesisë se po tentohet të “simulohet demokracia duke shkelur Kushtetutën”.

Ajo tha se nuk mund të themelohen komisionet e reja parlamentare, pasi që nuk dihet se kush është në pushtet e kush në opozitë.

“Nuk do të lejojmë që me vetëdije të shkelet Kushtetuta”, tha ajo.

Duke folur për buxhetin, ajo tha se Ligji është i qartë, pra Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të paraqesë para kuvendit një buxhet të ri.

“A e kuptoni në çfarë situate jemi? Nuk kemi qeveri. Ligji është shumë i qartë. Po më befason ndjenja e urgjencës që ka LVV-ja t’i trajtojë këto çështje pranë zgjedhjeve të reja”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se shpreson që gjatë takimit më 31 tetor të udhëheqësve partiakë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nëse vërtetohet se askush nuk e ka shumicën, “sa më parë të shkojmë në zgjedhje të reja”.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se qasja e partive të tjera në mbledhje ishte “destruktive”.

Ajo paralajmëroi se në një situatë të tillë, pa buxhet të ri vjetor “nuk do të kemi buxhet as për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm, ta zëmë kur ne të mos biem dakord për emrin e presidentit”.

Presidentja Osmani ka mandat deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Në vend të përplasjeve politike, unë sot pash kapriço politike, qasje politike nga nënkryetarët e tjerë të Kuvendit. Në vend se të ishim të unifikuar [pr adresimin e situatës] ne u përpoqëm maksimalisht të ishim konstruktivë. E kuptojmë që asnjëherë s’ka ndodhur [formimi i komisioneve parlamentare] pa pasur votim të Qeverisë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se partia e saj nuk përkrah idenë e një qeverie teknike për të dalë nga situata.

Më 26 tetor, Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për të formuar qeverinë e re të vendit.

Presidentja Osmani, sipas ligjit, ka thirrur në konsultime udhëheqësit politikë. Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.

Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.

Kryeministri Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

 

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors. Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit. Zyra e Kryeministrit

“Thaçi person politik pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë”, përshtypjet e ish-komandantit të NATO-s Wesly Clark në Hagë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara flet pak edhe rreth dëshmisë së Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.

Në këtë dokument thuhet se Clark përshkruan ndërveprimet që ka pasur me UÇK-në, delegacionin e Rambujesë dhe konkretisht Hashim ThaçWin.

Siç shkruan mbrojtja, Clark do të japë përshtypjet e tij për mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së dhe për mungesën e kontrollit të Hashim Thaçit mbi UÇK-në dhe se ish-presidenti ishte person politik, pa përvojë ushtarake.

“ Së fundmi, 1DW-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ai pati me UÇK-në, delegacionin e shqiptarëve të Kosovës në Rambuje dhe konkretisht me Thaçin.

Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij në lidhje me mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komande ose kontrolli funksional.

Clark gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që Thaçi kishte mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake. Gjithashtu ai përshkruan se do të ishte e padrejtë t’i atribuohej sjelljes së keqe të të tjerëve, zotit Thaçi.”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes.

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Sandra Cvetkoviq

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë.

Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.

Për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurtit i janë mbyllur dyert dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja. Dëgjojeni intervistën e realizuar me të.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani për tani – së paku publikisht – nuk ka informacione se një marrëveshje koalicioni është në horizont.

Çka tani?

Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

I mandatuari i ri për kryeministër sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe – në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

Çfarë thotë praktika e vitit 2020?

Në prill të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës – partia e dytë në atë kohë – sepse Vetëvendosja, si fituese e zgjedhjeve, nuk e shfrytëzoi mundësinë kushtetuese për të emëruar kryeministrin.

Atëkohë, Vetëvendosja e pa daljen nga kriza politike – e cila kishte lindur nga vota e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit më pak se dy muaj pasi ishte zgjedhur – në zgjedhje të parakohshme.

Vota e mosbesimit ndaj Kurtit u bë për shkak të pakënaqësisë së partnerëve të tij të koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mënyrën se si ai e udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më pas vendosi që dekreti i presidentit të Kosovës, Thaçi, që emëronte Hotin si mandatar për kryeministër, ishte në përputhje me Kushtetutën.

Çfarë thonë shifrat?

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vende dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 8 vende.

Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës – nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare, të njohura nga Kushtetuta e Kosovës: boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Për të zgjedhur një qeveri të re, personi përgjegjës duhet të sigurojë së paku 61 vota.

Më 20 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Qeverisë, por kritikoi Listën Serbe për “krijimin e pengesave”.

Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit dhe është në pritje të përgjigjes.

Çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Serbe?

Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pranon ankesën e Listës Serbe si të bazuar, në praktikë kjo do të thoshte se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

Kjo do ta bënte të pamundur ndërmarrjen e ndonjë hapi drejt formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja.

Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Listës Serbe se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Më pas u zgjodh Rashiq, sepse asnjë nga nëntë kandidatët nga Lista Serbe nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputetëve nga ai komunitet – gjë në të cilët thirret edhe Lista Serbe në ankesën e saj.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve.

Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb.

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

Buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 pritet të arrijë në rreth 3.5 miliardë euro.

 

Në mesin e plot paqartësive që e kanë mbështjellë Kosovën në javët dhe muajt e fundit, çështja e miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm mund të mos jetë më e përfolura, por pa asnjë dyshim është ndër më të rëndësishmet. Çfarë afatesh ekzistojnë në këtë drejtim, dhe çfarë rrezikon Kosova nëse nuk përmbushen ato?

 

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se çfarë do ta priste pas tyre.

Sfidë në konstituim të Kuvendit, ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, dhe rrezikim të fondeve të huaja në vlerë të qindra miliona eurove.

Kur duket se s’ka ku shkon më keq, del çështja e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm – i cili, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, pritet të jetë rreth 3.5 miliardë euro.

Për ish-ministrin e Ekonomisë, Haki Shatri, situata momentale është shumë shqetësuese.

“Buxheti është baza materiale e funksionimit të shtetit. Nëse i rrënohet kjo bazë, shteti falimenton, nuk mund të funksionojë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për të mos arritur deri aty, buxheti duhet të kalojë nëpër disa faza, që të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Për ta miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm në kohë, një Kuvend funksional është i domosdoshëm.

Për ta miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm në kohë, një Kuvend funksional është i domosdoshëm.

Fazat e miratimit të buxhetit

Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet qysh në muajin mars, në disa qarkore buxhetore, dhe më pas u shpërndahet për shqyrtim të gjitha institucioneve që financohen nga buxheti.

Në kushte ideale, Qeveria i kryen të gjitha përgatitjet dhe, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, datë të fundit për miratim të buxhetit e ka 30 tetorin.

Kështu, deputetët i kanë dy muaj kohë, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, që ta shqyrtojnë dokumentin në dy lexime, në komisione, dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura.

Por, problemi i parë tani është që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

Relativisht mirë deri këtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dytë, pasi është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse Kuvendi është konstituuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe varësisht vendimit mund të zvarritet edhe procesi i miratimit të buxhetit.

“Eventualisht, nëse mbesim pa [formim] të Qeverisë dhe pa Kuvend, rrezikohet që nga data 1 janar të mos ketë buxhet dhe asnjë procedurë pagese nuk mund të ndodhë pa një vendim të Kuvendit”, thotë Shatri.

Në mesin e pagesave që bllokohen janë: pagat, pensionet, ato për karburante të Policisë dhe ushtrisë, apo edhe ato për furnizime me material shpenzues të institucioneve.

“Praktikisht, i bie vënia e drynit shtetit”, vlerëson Shatri.

Duke folur për afatet e miratimit të buxhetit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha ditë më parë se Qeveria “do të bëjë çmos, në të mirë të shtetit, në të mirë të republikës, që institucionet të funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme siç kemi bërë deri më tani”.

Mbledhje e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhje e Qeverisë së Kosovës.

Opsioni i dytë

Për të mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe një mundësi.

Në rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputetët vonohen në përfundim të procedurave të nevojshme, atëherë ekzekutivi mund të bëjë propozim për plotësim/ndryshim të Ligjit aktual për Buxhetin, në mënyrë që ai të mos skadojë më 31 dhjetor, por të mundësohen shpenzimet vijuese për janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore të vitit paraprak, ose siç njihet ndryshe rregulli 1/12.

Shatri kujton se diçka e tillë i ka ndodhur Kosovës dy-tri herë prej shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Çfarë ligji mund të propozohet, nëse arrihen afatet kohore?

Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe pak ditë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe për të kuptuar nëse ajo i merr votat e nevojshme.

Edhe nëse ai apo dikush tjetër arrin ta formojë Qeverinë, dhe nis me procedim të buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do të jetë shumë mirë i menduar, marrë për bazë situatën nëpër të cilën ka kaluar vendi deri më tani.

Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur ministër të plotfuqishëm që do të mund të hartonte politika adekuate zhvillimore për vitin e ardhshëm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhshëm mund të jetë kopje e atij paraprak.

Fabrikë në Kosovë.

Fabrikë në Kosovë.

Dëmet tjera ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po e vuan shumë ekonomikisht mungesën e institucioneve fuqiplota.

“Bizneset duan parashikueshmëri, për të kuptuar se çfarë politika fiskale do të ketë, cilat janë investimet në projekte kapitale, që më pas investimet publike të tërheqin investime private”.

Ai thotë se fokusi në ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të jetë, ndër të tjera, në reforma në politikat fiskale, në rritjen e buxhetit për investime kapitale dhe në përmirësimin e imazhit të shtetit, që ua hap dyert investimeve të huaja.

Shatri përmend edhe nevojën e shfrytëzimit të mundësive për kredi dhe hua publike, që të sigurohet një hapësirë për zhvillim dinamik të vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, parashihet rënie e rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën, në 3 për qind në 2025-tën, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, e cila, megjithatë, mbetet pak mbi mesataren e rajonit.

Paqartësi rreth bashkëpunimit mes veriut dhe Prishtinës

Pamje nga lart e Mitrovicës së Veriut, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

 

Sandra Cvetkoviq

Pavarësisht pritjeve të Bashkimit Evropian se autoritetet e reja lokale në veri të Kosovës do të bashkëpunojnë me institucionet qendrore në interes të qytetarëve, një gjë e tillë nuk është e sigurt.

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe fitoi me shumicë votash në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Këto komuna me shumicë serbe u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pasi Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë – u largua nga institucionet e vendit në nëntor të vitit 2022.

Arsye për këtë ishin pikërisht mosmarrëveshjet me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, përkatësisht vendimi i saj për të hequr nga përdorimi targat serbe të makinave.

Lista Serbe, ndërkohë, vazhdoi të kritikonte gati çdo veprim të Qeverisë në komunat në veri të Kosovës, duke pretenduar se ato merreshin në “dëm” të komunitetit serb.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti, u përpoq ta pengonte Listën Serbe të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe në zgjedhjet lokale të këtij muaji, pasi anëtarët e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzuan të votonin për certifikimin e saj.

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse udhëheqja e re lokale në komunat në veri të Kosovës do të bashkëpunonte me institucionet qendrore të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Qeveria në detyrë e Kosovës.

Por, në një komunikatë dërguar mediave më 22 tetor, Lista Serbe tha se pret që, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, “puna normale e komunave, sidomos në veri, të mundësohet pa pengesa nga Prishtina”.

Njoftimi u bë pasi zyrtarët e Listës Serbe u takuan në Prishtinë me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin thuhet se u diskutua situata politike dhe e sigurisë, si dhe zgjedhjet e fundit.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, një zëdhënës i Bashkimit Evropian deklaroi se BE-ja pret që autoritetet e sapozgjedhura komunale në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, “t’i adresojnë në mënyrë konstruktive nevojat dhe kërkesat e popullsisë përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjin”.

Po sipas tij, BE-ja pret edhe “një tranzicion të rregullt të qeverisjes lokale në komunat veriore”, pasi të konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore?

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Sadri Ferati, thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore është thelbësor për zhvillimin e një komune, sepse burimet kryesore vijnë nga Qeveria e Kosovës.

Ka fonde që ndahen në bazë të numrit të banorëve të një komune dhe nevojave të tyre, si dhe fonde të veçanta për investime kapitale.

“Mundësitë që komunat t’i kenë fondet e tyre janë të kufizuara, andaj bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore është i nevojshëm për të investuar në projekte zhvillimore”, thekson Ferati.

Ai shton se komunat, aktualisht, kanë në dispozicion buxhetin që kanë marrë, por se e kanë të nevojshme të planifikojnë projekte dhe investime të reja.

“Qeveria qendrore është e detyruar t’ua përcjellë një pjesë të fondeve komunave”, thotë Ferati, duke shtuar se bashkëpunimi mes komunave, ministrive dhe Qeverisë është i detyrueshëm edhe me ligj.

“Nuk duhet luajtur me institucionet dhe interesat e qytetarëve”

Qeveria e re e Kosovës nuk është formuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, për shkak të krizës politike që ka pasuar.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi zgjedhjet, por jo me mjaftueshëm vota sa për të qeverisur e vetme.

Kurti tha më 21 tetor se mund të mos jetë në gjendje të formojë një qeveri të re dhe se alternativë është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe fitoi nëntë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pavarësisht kësaj, nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb u zgjodh Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ndaj edhe Lista Serbe u ankua në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ferati thotë se zyrtarët nga Lista Serbe dhe Vetëvendosja, deri më tani, janë udhëhequr kryesisht nga vendimet politike, por se ata, si udhëheqës të institucioneve lokale ose qendrore, duhet të bashkëpunojnë.

“Nuk duhet luajtur me institucionet dhe interesat e qytetarëve… kryetarët e rinj të komunave duhet të bashkëpunojnë me autoritetet qendrore, por edhe autoritetet qendrore duhet ta pranojnë bashkëpunimin me udhëheqësit komunalë. Të gjithë duhet të sillen me respekt të ndërsjellë”, thotë Ferati.

Miodrag Milliqeviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se, viteve të fundit, nuk ka pasur as bashkëpunim minimal midis Listës Serbe dhe Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosja, dhe se është “pothuajse e pamundur” të imagjinohet ndonjë bashkëpunim në të ardhmen.

“Kemi një numër treguesish për mungesë koordinimi dhe mungesë kapaciteti politik për një përgjegjësi të tillë. Është e vështirë të imagjinohet një lloj normalizimi…”, thotë Milliqeviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se pret një presion më të madh nga bashkësia ndërkombëtare për t’i shmangur tensionet e reja.

Tensionet në veri të Kosovës ishin të larta që kur serbët u larguan nga institucionet.

Ato kulmuan në shtator të vitit 2023, kur një grup serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, nga i cili partia e tij nuk u distancua kurrë në mënyrë të qartë.

Pikërisht për shkak të sulmit në Banjskë, bashkëpunimin me Listën Serbe e kanë shmangur edhe partitë e tjera shqiptare.

Përgatiti: Valona Tela

Kryeministri Kurti u takua me Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

 

 

Londër, 22 tetor 2025

 

Takimi i parë zyrtar mes Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, u zhvillua në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.

 

Kryeministri Kurti shprehu urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë. Në këtë takim në margjina të Samitit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.


Send this to a friend