VOAL

VOAL

Nxënësit, viktima të ngacmimeve dhe dhunës seksuale

Ilustrim – Kamerat e sigurisë në një shkollë në Kosovë

Abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla janë fenomene mjaft shqetësuese dhe jo pak të shprehura, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve.

Sipas autoriteteve të rendit, gjatë këtij viti janë raportuar pesë raste të ngacmimeve seksuale në institucionet shkollore.

Donjeta Kelmendi, nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, beson se rastet e ngacmimeve apo edhe sulmeve seksuale janë më të shpeshta, por ato nuk raportohen.

“KOMF ka rekomanduar edukimin e fëmijëve për format e abuzimit, rreziqet, pasojat, raportimin dhe institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve. Po ashtu edhe prezantimin me zyrat përkatëse ku abuzimi mund të raportohet, si dhe dhënien e të gjitha kontakteve për të pasur qasje në këto sisteme të referimit dhe garantimi mbi ruajtjen e konfidencialitetit”.

“Abuzimi seksual mbetet forma më e rëndë e abuzimit. Kjo për shkak të pasojave që lë tek fëmijët. Njëherësh, abuzimet seksuale nuk raportohen në nivelin e duhur. Kjo nga frika e stigmatizimit të viktimës, por edhe e familjes në shoqëri”, ka thënë Kelmendi.

Në Policinë e Kosovës thonë se varësisht prej rasteve të raportuara apo incidenteve që paraqiten, në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, merren veprimet ligjore duke u bazuar në kodin penal dhe të proceduarës penale, për trajtimin e rasteve të tilla, në mënyrë që ato të procedohen tek organet e drejtësisë për vendime adekuate sipas ligjit.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, tregon në lidhje me statistikat dhe aktivitetet e policisë për trajtimin e këtyre rasteve.

“Raste të ngacmimeve seksuale nëpër shkolla gjatë periudhës Janar-Shtator 2016 janë gjithsej 5 sosh, të raportuara. Policia e Kosovës është e përkushtuar në garantimin e një sigurie të përgjithshme në vend. Në këtë kontekst jemi të përkushtuar edhe në krijimin e ambientit të sigurt edhe nëpër institucione arsimore apo përreth tyre”.

“Për trajtimin e rasteve të tilla në mënyrë adekuate Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante, drejtoritë përkatëse komunale të arsimit, menaxhmentin e shkollave, qendrat për punë sociale dhe akterë tjerë të rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, sipas zonjës Kelmendi, duke u nisur nga rastet e shumta të ngacmimeve, sulmeve dhe abuzimeve seksuale, KOMF ka ngritur shqetësimin për rastet e tilla, duke ofruar rekomandime për institucionet publike, sikurse institucionet arsimore, Ministrinë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe organet e rendit dhe drejtësisë.

“KOMF u ka rekomanduar drejtorive të shkollave që të punohet në parandalimin e rasteve dhe në rastet kur dyshohen ose konstatohen të kenë ndodhur ato, si dhe të njëjtat të denoncohen menjëherë në organet përkatëse. Ministria e Arsimit duhet të angazhojë inspektorët e arsimit në mënyrë që të jenë me aktiv në terren për identifikimin dhe parandalimin e fenomenit të ngacmimit, sulmit dhe abuzimeve seksuale’’, ka thënë Kelmendi.

Kurse, Majlinda Lulaj, zyrtare për informim në institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë se gjatë aktiviteteve të tyre, si institucion, janë vizituar edhe shkollat, e që ka dalë se në to ushtrohet dhunë, qoftë fizike, psikologjike apo edhe raste të ngacmimeve seksuale.

“Është iniciuar prej shpërfaqjes së rasteve që është ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, duke përfshirë edhe rastet e ngacmimeve seksuale. Në kuadër të aktiviteteve që ky institucione bën janë edhe shkollat ku fëmijët kanë pohuar që ata dinë që ushtrohet dhunë, qoftë fizike, psikologjike, por edhe ngacmime seksuale”.

“Të gjitha këto na kanë shtyrë që të shihet nga prizmi i pasojave dhe efekteve psikologjike që ka dhuna në përgjithësi ndaj fëmijëve, e që është konstatuar që efektet do të shihen edhe në moshën e rritur, pasi dhuna prodhon dhunë”, ka thënë Lulaj.

Ndryshe, në trajtimin e kësaj teme, psikologë të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë kishin potencuar faktin se “ka dhunë seksuale në shkolla, por që mbetet si temë tabu dhe nuk diskutohet rreth kësaj çështje aq sa ka nevojë”.

“Sa u përket pasojave që mund të ketë fëmija që përjeton dhunë seksuale, një fëmijë apo adoleshent, fillon të ndjejë ndjenjën e fajit për atë çka ka ndodhur, pastaj mund të kalojë në gjendje depresive dhe shpesh mund të ketë edhe pasoja me vetëvrasjes”, kanë vlerësuar psikologët.

Sidoqoftë, sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për periudhën janar 2015 – shkurt 2016, nga gjithsej 111 lëndë të veprave penale kundër integritetit seksual të shkaktuar ndaj të miturve, vetëm 38 raste të tilla janë zgjidhur. (REL)

Kosovë: Nga fillimi i nëntorit 19 të arrestuar nën dyshimet për planifikim terrorizmi

Nga një operacion i mëhershëm i policisë së Kosovës

 

Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka arrestuar 19 persona gjatë 12 ditëve të fundit nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti Islamik dhe planifikim sulmesh në Kosovë dhe në rajon.

Policia tha se “ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhnin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon“.

Sipas policisë “persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M. (Lavdrim Muahxhiri), nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit“. Ajo tha se ka siguruar prova të mjaftueshme se “personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, tifozëve të tyre që pritej merrnin pjesë në ndeshjen futbollistike Shqipëri-Izrael“.

Gjatë hetimeve policia thotë se ka kuptuar që këta persona të dyshuar kanë qenë “të ndarë në grupe të ndryshme dhe të bashkërenduar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime”.

Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në bashkërendim me L. M. dhe R. H. (Ridvan Haqifin) të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.”

Që nga data 4 nëntor e deri më 16 nëntor janë arrestuar 19 persona të dyshuar, 18 prej të cilëve shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë.

Ndaj 18 të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Policia tha se gjatë operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një sasi armësh e municionesh dhe mjete tjera si dhe materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Operacionet janë kryer në bashkërendim edhe me autoritetet në Shqipëri ku më 4 nëntor u arrestuan katër persona nën dyshimet se po përgatiteshin për një sulm terrorist gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit e cila qe parashikuar të zhvillohej në qytetin e Shkodrës. Ndeshja u zhvendos në Elbasan “për motive sigurie”, ndërsa media shqiptare tha se dyshimet ishin transmetuar nga shërbimet e fshehta izraelite.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit në burg për të katër personat e dyshuar se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propaganduar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, se kanë mbështetur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe se mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme”.

Nga Shqipëria mendohet se janë mbi 100 persona që kanë luftuar përkrah ISIS-it, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur disa arrestime. Gjatë këtij viti 9 anëtarët e një celule që rekrutonte persona për t’i dërguar në Siri u dënuan me 152 vjet heqje lirie. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat në Kosovë.

Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe një numër i tyre po përballet me drejtësinë.

Në pranverën e vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Gjatë vitit 2016 autoritetet thanë se është shënuar rënie e numrit të qytetarëve të Kosovës të përfshirë në ato luftëra, por fillimi i vjeshtës shënoi raste të reja të shkuarjes apo përpjekjeve për të shkuar në ato zona.

Ja vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

PRISHTINE– Premtimi nga të gjitha pushtetet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, se banorët e shtetit më të ri në Evropë shumë shpejt do të udhëtojnë pa viza, ka mbetur e parealizuar që prej tetë viteve. Madje deri më tani “nuk kanë bërë punë” edhe “kërcënimet” e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi, se izolimi i kosovarëve është padrejtësi e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës, dhe se ky largim mund t’i japë jetë forcave të cilat sipas tij, nuk ia duan të mirën vendit.

Dëshpërueshëm për mosliberalizim e vizave, ka folur edhe ish – ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili për më tepër ka theksuar se as në 2016 kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, liberalizimi i vizave për shtetin më të ri në Evropë, nuk po ndodh sepse institucionet e Kosovës nuk po i realizojnë detyrat e shtëpisë, ku veçanërisht theksohet mungesa e luftës nga korrupsionit. “Thembra e Akilit” dhe njëri prej kushteve të tjera të vëna si kusht për liberalizimin e vizave, është edhe demaskimi i kufirit në mes të Kosovës dhe fqinjit të tij perëndimor, e që zgjidhja e tij nuk po duket në horizont, për shkak të qëndrimeve të kundërta të pozitës dhe opozitës në Kosovë. Ndonëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen, banorët e shtetit të ri mund të udhëtojnë lirshëm në disa shtete, shkruan tg.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se Kosova ka marrëveshje të lëvizjes së lirë me një sërë shtetesh të cilat lejojnë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Sipas zyrtarëve të MPJ-së qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Dominika, Ekuador, Gambia, Haiti, Mikronezi, Niue, si dhe në Shën Vincent & Grenadines.
“Njëkohësisht, Kosova është në negociata me një sërë vendesh për ta hequr regjimin e dyanshëm të vizave, kur kjo të jetë në interesin e vetë shteteve. Përveç kësaj, një numër prej të paktën 29 shteteve të botës kanë lehtësuar në maksimum marrjen e vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës, mund të marrin viza në këto 29 shtete pas arritjes në aeroportin/pikën kufitare të shtetit përkatës”, kanë thënë nga MPJ.

Ata kanë sqaruar se hyrja e shtetasve të vendeve të tjera në Kosovë – sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës bazuar në marrëveshjet ndërshtetërore të arritura midis saj dhe disa shteteve të botës – hyrja në shtetin e Kosovës bazohet nëse shtetasit e këtyre vendeve kanë viza Shcengen, ose në raste specifike të tjera siç është rasti me SHBA-të dhe vende të tjera. “Shtetasit e vendeve për të cilët Republika e Kosovës aplikon regjim vizash, por të cilët kanë leje qëndrimi biometrike të vlefshme të lëshuar nga njëri prej shteteve të zonës Schengen; po ashtu bartësit e vizës shumë-hyrëse të Schengenit, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në Kosovë. Qëndrimi i tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës kufizohet në 15 ditë”, ka sqaruar nga MPJ.

Marrëveshja për kodin nuk e zhbllokon themelimin e Asociacionit

Institucionet e Kosovës nuk do të ndërmarrin asnjë hap drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përderisa Serbia nuk i shuan strukturat paralele të pushtetit në veri dhe nuk fillon me zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. Kështu thonë në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës dhe në Ministrinë për Dialog në Qeverinë e Kosovës.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Negociata, Johannes Hahn, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Majk Davenport, në deklarimet e para pas marrëveshjes për kodin telefonik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kishin deklaruar se ky mund të ishte një hap përpara edhe drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, në Qeverinë e Kosovës, fillimisht presin më shumë përparime nga Beogradi në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, është shprehur optimiste se Serbia kësaj radhe do të zbatojë marrëveshjen për kodin telefonik dhe, siç tha ajo, pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes gjërat do të lëvizin përpara edhe për themelimin e Asociacionit.

“Për ne si qeveri dhe si palë në bisedime, zbatimi është me rëndësi. Pasi që të ndodh zbatimi për kodin telefonik, atëherë mund të flasim për mundësitë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin. Unë jam optimiste, duke u bazuar në faktin se zbatimi i marrëveshjeve të dialogut është kusht për të dyja shtetet në përparim drejt Bashkimit Evropian”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Edhe këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se për të vazhduar me procedurat rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet një konstruktivitet shumë më i madh i palës serbe në dialog. Sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur shumë marrëveshje, por zbatimi i tyre në praktikë nga pala serbe nuk po ndodh.

“Na duhen ende prova për të na dhënë të kuptojmë sa ja vlen të vazhdohet edhe me marrëveshje tjera apo edhe me rastin konkret, me Asociacionin. Ne obligohemi parimisht, në forma të ndryshme, për ta themeluar [Asociacionin]. Por, natyrisht, gjithmonë duke pasur parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese që të mos ndodh diçka, çka të tjerët shpesh herë, ndoshta me dashakeqësi e thonë, mbase edhe nga brenga, se ky asociacion do të jetë ndonjë qeverisje diku ndërmjet lokales dhe qendrores, gjë që nuk do të lejohet në asnjë variant”, tha Abdullahu.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë problematike.

Muhaxhiri konsideron se për të shpjeguar rëndësinë dhe mënyrën se si do të funksionojë Asociacioni, institucionet përkatëse është dashur që të angazhojnë ekspertë vendor dhe ndërkombëtar për të punuar në ketë drejtim.

“Tash duhet të ketë hapa konkret dhe strategji të sakta dhe të detajuara për atë se si do të duket Asociacioni. Ka pasur shumë kritika ndaj Asociacionit dhe kjo është dashur që ta nxis qeverinë që të përkushtohet maksimalisht ndaj kësaj çështjeje. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur dhe duket se prapë do të kemi përsëritje të skenarëve të kaluar kur qeveria nuk është në gjendje ta mbrojë atë për të cilën është marr vesh në Bruksel”, tha Muhaxhiri.

Ndërkohë, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka përsëritur disa herë se pa shuarjen e të gjitha strukturave paralele në veri të Kosovës nuk do të nis formimi i Asociacionit.

Shuarja e këtyre organeve është një nga kushtet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Tahiri ka deklaruar se disa nga ato struktura janë “zhbërë dhe po zhbëhen” dhe se për ata njerëz që kanë punuar në ato struktura është aplikuar Ligji për Amnisti.

Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, kanë konstatuar së fundmi edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komisionet për Siguri dhe nga Komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Këto struktura janë themeluar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës. (REL)

Gjykata e Apelit dënon Lushtakun me 7 vjet burg

Sami Lushtaku

Gjykata e Apelit e Kosovës ka shpallur sot aktgjykimin lidhur me rastin “Drenica 1”.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi mbrojtës i Sami Lushtakut.

Përmes një komunikate për medie, ky ekip ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Sami Lushtakun për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i janë hequr 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e ka dënuar Sami Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ekipi mbrojtës i Lushtakut ka reaguar, duke thënë se “ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme”.

Gjykata e Apelit gjithashtu i ka shqiptuar masën e dënimit prej 5 vjet e 3 muaj burgim Sylejman Selimit. Duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II”, Selimit i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Dënimi për të dy rastet, “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, i është bashkuar edhe Jahir Demakut, i cili është dënuar me burgim prej 7 vjetësh.

Mimoza Kusari Lila: Behgjet Pacolli si Donald Trump, asnjë vlerë përveç parave

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka krahasuar kryetarin e ish-partisë së saj, Behgjet Pacollin, me presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se që të dy nuk kanë asnjë vlerë tjetër përveç asaj materiale.

‘Në mënyrën se si e portretizon zoti Pacolli, e që nuk po largohet shumë nga karakteri i presidentit Donald Trump, pasi nuk ka asnjë vlerë në karakter dhe çdo gjë e përcaktojnë me vlera materiale”, ka thënë Kusari- Lila në emisionin ‘Ekonomia me Erëzën’ në KTV.

Ajo ka shtuar se elementi financiar nuk ka qenë përcaktues në fitoren e saj, sepse Gjakova thotë të ketë pasur nevojë për ndryshime.

‘Nuk ka qenë përcaktues elementi financiar, sepse sikur të ishte do të kishin fituar edhe kandidatët tjerë të AKR-së. Por, Gjakova ka pasur nevojë për ndryshime’, deklaroi ajo.

Kusari-Lila është shprehur se fuqizimi i grave në politikë është duke ndodhur.

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe gazetari Sali Vula

Një tjetër emër i njohur i gjeneratës së artë të KF Vëllaznimi, është shuar sot.

Ish futbollisti i skuadrës gjakovare në vitet 1964-1974, Sali Vula, ka ndërruar jetë sot në moshën 70 vjeçare.

Sali Vula, po ashtu në vitet 1974-1979 ushtroi detyrën e gazetarit sportiv në Radio Televizionin e Prishtinës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Fatmir Limaj: Me marrëveshjen për +383 vlera e PTK-së rrënohet përfundimisht

Ish ministri i Transportit dhe Post-Telekominikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, aktualisht kryetar i partisë opozitare Nisma për Kosovën, ka thënë se marrëveshjen për kodin (prefixin) telefonik kjo qeveri e Kosovës përfundimisht po e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve shtetërore të Kosovës, e në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit.

“Kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës, me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia”, ka thënë Limaj, teksa ka shtuar se me këtë marrëveshje qeveria e Kosovës po ashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi.

“Përveç dëmeve tjera ekonomike tanimë me këtë marrëveshje vlera e PTK-së në treg do të rrënohet përfundimisht. Këto marrëveshje nuk kufizohen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veçantë ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do t’i mundësojë organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës.
“Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet tjera ekonomike të vendit”.

Ismet Hamiti: Le të dihet, pronar i kodit është Serbia me të gjitha të drejtat për të

Eksperti i çështjeve të telekomunikacionit, Ismet Hamiti, ka shprehur bindjen se me marrëveshjen e arritur në Bruksel fillimisht në vitin 2013, dhe përfundimisht të miratuar mbrëmë telekomit serb po i lejohet zgjerimi në Kosovë, derisa ka thënë se kodi telefonik +383 po përdoret vetëm për të fshehur këtë të vërtetë

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Republikës së Kosovës i është ndarë “kodi shtetëror” i telefonisë.

“Për ta marrë kodin e vet, Kosova duhet të aplikojë në ITU, siç e përcakton kushtetuta e ITU dhe ashtu siç vepron çdo shtet i këtij planeti, gjë që autoritetet kompetente të Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë. Në vend të kësaj ato kanë zgjedhur të bëjnë akrobacione përmes BE-së, Austrisë, për të fshehur pajtimin e tyre që telekomi serb të zgjerohet në Kosovë dhe që telekomi i Kosovës të bëhet pjesë e sistemit te telekomunikacionit serb”, ka thënë Hamiti, përcjell Koha.net.

Le te dihet, ka potencuar ai, pronar i kodit që po trumbetohet është Serbia.

“Kodi është gjeografik, Serbia ia jep për administrim ‘krahinës së vet jugore’ Kosovës, si rajon gjeografik. Fakti se në ITU regjistrohet autoriteti rregullator i Kosovës si administrator i kodit nuk e ndryshon këtë të vërtetë. Në të vërtetë kjo shërben vetëm për të gënjyer publikun e Kosovës se gjoja ITU ia ndau Kosovës kodin shtetëror”, ka thënë Hamiti, përcjell Koha.net. “Jo pra, le të dihet, pronar i kodit është Serbia me të gjitha të drejtat që i takojnë për përdorimin e tij. Prandaj regjistrimi në ITU i ARKEP si administrator i kodit bëhet me pëlqimin e Serbisë, por ajo, si pronare që është, në të ardhmen mund të regjistrojë në ITU kë të dojë si administrator të këtij kodi. Bie fjala, nesër mund të regjistrojë në ITU si administrues të kodit ‘Asociacionin e Komunave Serbe’. Dhe nuk është fare, fare, fare larg mëndsh që kjo të bëhet në një të afërm jo të largët. Dhe Kosova nuk do të ketë asnjë mundësi për ta penguar”, ka shtuar ai.

Me një fjalë, Serbisë i është dhënë një mjet i fuqishëm për të shantazhuar Kosovën në çdo kohë që t’i duhet sepse ndërrimi i kodit telefonik është punë e kushtueshme dhe aspak e lehtë, ka thënë ai.

“Si shpërblim për këtë ‘nder’ që po ia bëka Serbia Kosovës, pra që të regjistrojë në ITU të ARKEP si administrues të kodit të saj, lejohet operatorit shtetëror serb të zgjerohet në Kosovë, operatori shtetëror serb të ndërlidhet me operatorët në Kosovë me numeracion lokal, dhe tarifat ndërlidhëse me operatorin shtetëror serb t’i caktojë Serbia. Shkurt, autoritetet tona janë pajtuar ta kthejnë Serbinë në telekomunikacionin e Kosovës në mënyrën më domethënëse”, ka thënë Hamiti, që nuk është ndalur me kaq.

“Të shtoj edhe një të zezë që i bëhet Kosovës me marrëveshjen për kodin: për herë të parë Serbisë i njihet autoriteti mbi sektorin e telekomunikacionit në Kosovë ‘Kosovo*’. Me nënshkrimin e autoriteteve tona dora vetë. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se ‘marrëveshja për kodin’ është një mashtrim i madh, thellësisht në dëm të interesit publik dhe krejtësisht në shërbim të interesave të Serbisë”, ka thënë Hamiti, profesionist i telekomunikacionit.

Nesër dhe pasnesër merren në pyetje anëtarët e Vetëvendosjes, të dyshuar se sulmuan Parlamentin

Pesë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes të dyshuar se kryen sulm terrorist ndaj ndërtesës së Parlamentit pritet të merren në pyetjet nga Prokuroria në fillim të javës së ardhshme. Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami ka treguar se janë duke grumbulluar rezultatet e provave që i kanë dërguar për ekzaminim në laboratore. Ka thënë se intervistomi i të dyshuarve do të bëhet një nga një.

Pesë anëtarët e Vetëvendosjes të dyshuar se përgatitën dhe ekzekutuan sulmin terrorist ndaj ndërtesës së Parlamentit të Kosovës do të merren në pyetje gjatë fillimit të javës së ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami, i cili ka thënë për Gazetën Express, se kanë marrë shumicën e rezultateve laboratorike të provave që i kanë gjetur në vendin e ngjarjes. Ka treguar se po i presin edhe disa rezultatet për t’i lexuar dhe vlerësuar se çfarë do të bëjnë më tutje.

“ Nga e hëna ose e marta do të fillojmë me marrjen në pyetje një nga një të aktivistëve”, ka bërë të ditur Islami, për Express.

“Ende nuk është ngritë ndonjë aktakuzë për zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Shumica nga provat e dërguara në laborator kanë ardhur por po presim t’i mbledhim të gjitha”, ka deklaruar ai.

Prokurori ka thënë se intervistimi i të dyshuarve për javën e ardhshme ishte paraparë më herët dhe se kjo është vazhdimësi e procedurës penale.

Gjashtë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin arrestuar 26 ditë pas sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq të shtunën e kaluar në rrethana ende të pasqaruara në paraburgim.

Sulmi me zollë kishte ndodhur në mbrëmjen e 2 gushtit në kohën kur në Parlament ishte paraparë të votohej demarkacioni. Zolla ishte hedhur në drejtim të ndërtesës së Kuvendit nga personi që ishte duke vozitur një motor, i cili më vonë ishte gjetur i djegur me benzin, në periferi të Prishtinës.

Ndërkohë që gjyqtari Vehbi Kashtanjeva në muajin shtator të këtij viti gjashtë të dyshuarve u kishte caktuar atyre dy masa të ndryshme sigurie. Tre të arrestuarve për sulmin në Kuvend u është caktuar paraburgimi, ndërsa tre të tjerëve arresti shtëpiak. Paraburgim për tre muaj kishte paraparë për Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe tashmë të ndjerin Astrit Deharin. Ndërsa arresti shtëpiak prej një muaji u është caktuar Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Petrit Ademit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht kishte thënë se aktivistët e tyre nuk kryen sulmin mbi Parlament dhe akuzuan Policinë dhe Prokurorinë se fabrikuan faktet që implikojnë anëtarët e tyre në vepra terroriste.

Megjithëkëtë, Luan Keka, Zëvendësdrejtor i Njësisë së Terrorizmit në Policinë e Kosovës, kishte thënë se në bazë të hetimeve policore kanë arritur që të identifikojnë të gjithë planin e sulmit të bërë më 4 gusht.

“Të gjitha këto prova e kanë ndërlidhë grupin e arrestuar më këtë sulm. Pas aksionit të bastisjeve u sekuestruan edhe një mori armësh që lidhen me rastin e sulmit”, ka thënë ai.

Gazeta Express kishte publikuar të gjeturat nga Policia e Kosovës lidhur me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i implikohonin në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Kosovë – Të rinjtë besojnë se korrupsion ka në të gjitha institucionet

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, janë potencuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian, si edhe në raportet hulumtuese të organizatave tjera ndërkombëtare e vendore si një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Edhe disa të rinj të anketuar për rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, konsiderojnë se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha institucionet.

Ndriçim Grajçevci, student në Fakultetin Ekonomik, mendon se korrupsioni është i pranishëm në shumë institucione.

“Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovës është kryesisht në institucione qeveritare. Mirëpo, edhe policia nuk është që mund të jetë imune ndaj këtij fenomeni. Në përgjithësi, mund të dëgjojmë raste të ndryshme kryesisht nga policët rrugorë, ndoshta për një rast të korrupsionit apo shkelje të tjera shpejtësisë apo edhe rripit të sigurimit”, thotë Ndriçimi.

Genc Bajrami, po ashtu, student në Fakultetin Ekonomik, konsideron se çështja e korrupsionit në Kosovë është shumë problematike.

“Aq shumë ka nivel të korrupsionit në vendin tonë, sa që edhe pas diplomimit, nëse e mendon punën ose diçka, gjithmonë të vjen një drojë, te krejt të rinjtë, se si do të arrijnë të fitojnë një vend pune. Në përgjithësi, nuk e ndiej veten të sigurt në vendin tonë”, shprehet Genci.

Martin Ukaj, sportist nga qyteti i Prizrenit, thotë për Radion Evropa e Lirë se për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, nuk beson në shumë institucione.

“Kosova po dihet se si është duke ecur… edhe është shumë problem t’i besojmë Qeverisë. Si t’i besohet… ka humbur besimi krejt”, shprehet Martini.

Artan Murati, i cili punon në një nga organizatat joqeveritare në Kosovë, thotë se shumë raporte vendore dhe ndërkombëtare kanë treguar se në Kosovë, korrupsioni është i pranishëm.

“Nëse bazohemi në raportet, qoftë të organizatave ndërkombëtare, por edhe të atyre të brendshme të shoqërisë civile, e shohim që realisht korrupsioni është problemi kryesor në vend dhe normalisht që ka një shtrirje shumë të madhe”, thekson Artani.

Ndërkaq, Leutrim Latifi thotë se ka qenë dëshmitar i një rasti ku ka vërejtur se ka ndodhur korrupsioni.

“Kam pasur rastin me policinë, për shembull. Kam parë rastin kur ka dashur ta dënojë, atëherë ka ndodh korrupsioni, shoferi ka qenë duke u dënuar dhe i ka dhënë para policit. Këtë e shoh unë si një lloj korrupsioni”, tregon Leutrimi.

Raste të korrupsionit, studenti Ndriçim Grajçevci thotë se ka pasur edhe në fakultete:

“Për shembull gjatë regjistrimeve në fakultet, ne kemi pasur mundësi të dëgjojmë për ndonjë regjistrim që ka ndodhur deri në afatin e tretë, i cili nuk është ndoshta në letra, por kanë ndodhur regjistrime të tilla”.

Edhe Violeta, një qytetare nga Prishtina, tregon një rast të sajin:

“Sa kam qenë unë në praktikë në institucione të Kosovës, kam dëgjuar se më lehtë e fiton punën nëse e njeh dikë. Pa e njohur dikë, nuk ke shanse me hy [aty]. Sa kam qenë aty në praktikë, ata më kanë treguar mua që pas praktikës, nuk ke shans të mbetesh aty nëse nuk ke të njohur”.

Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, tashmë janë shndërruar në kusht për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave.

Kosova konsiderohet vendi më i varfër në Evropë dhe me shkallë të lartë të papunësisë.

Por, pavarësisht këtyre fakteve, Kosova ka edhe elitën e vet politike, që në të shumtën e rasteve përbëhet jo vetëm nga biznesmenë, por nga zyrtarë të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, që figurojnë si milionerë me pasuritë e tyre.(REL)

Në Prishtinë promovohet libri “Vdekja e një nate” e poetit dëshmor Dr. Fahredin Sh. Hoti

Voal – Voal.ch ka nderin të botojë ftesën nga Besnik Fahredin HOTI, i biri i poetit dëshmori Fahredin Sh.HOTI në promovimin e ribotimit të librit ” Vdekja e një nate”.

Promovimi i librit mbahet në Prishtinë në Biblioteken Kombëtare “Pjetër Bogdani” me 24.11.2016 në orën 12:00.

Përmes këtyre poezive të ribotuara të Mjekut deshmor ringjallen edhe njëherë ndjesit shpirtërore dhe atdhetare të poetit për atdhe e liri e dashuri njerzore, vlera keto, që edhe përmes pendës se tij autori i ka perjetësu ashtu sic përjetësoi vetën në shërbim të atëdheut.

Pjesmarrja juaj nderon vepren e autorit.

Me respekt Besnik Fahredin HOTI

Ministrja Dhurata Hoxha konferencë të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, të thirrur për sot në orën 16:30, do të flasë për rastin e vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Konferenca mbahet në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e 9 të ish-objektit të “Rilindjes”.

Tomë Gashi: Xhirimet nuk i kishte as Prokuroria, nuk dihet nga i kanë marrë mediet

Avokati i familjes së Astrit Deharit Tomë Gashi ka ngritur kallëzim penal kundër personave përgjegjës që ua dhanë medieve pamjet e kamerave të sigurisë nga burgu i Prizrenit ditën që vdiq Astrit Dehari.

Gashi tha se publikimi i këtyre videove paraqet një mori veprash penale.

Avokati i familjes Dehari tha se pamjet fillimisht ishin dërguar në Agjencionin për Forenzikë të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe se nuk dihet kush tjetër mund t’i posedojë ato.

“Sipas hetuesve policorë, pamjet janë dërguar në MPB, përkatësisht në Agjencionin për Forenzikë, ditën kur është vrarë Astrit Dehari”, tha Gashi.

“Kam kërkuar nga Aleksandër Lumezi që t’i identifikojë personat përgjegjës që ia kanë dhënë mediave këto video, dhe ata të mbajnë përgjegjësi penale”, tha ai

Nga Garashanini te Dobrica Qosiqi: Si të nënshtrohet Kosova? – Nga Halil Matoshi

Që nga Načertanije (drafti sekret 1844) e ministrit të Brendshëm, Ilia Garashanin, përmes elaboratit të Ivo Andriqit të porositur nga kryeministri Milan Stojadinoviq, pastaj elaboratit të Vasa Çubriloviqit, e pjesërisht të realizuar nga ministri i Brendshëm jugosllav Aleksandar Rankoviq, derisa ai u hoq nga Tito prej pushtetit në Plenumin e ashtuquajtur të Brioneve më 1966. Nga “Marrëveshja xhentëlmene” me Turqinë, “Otkupi” e deri te Memorandumi 1 dhe 2, iniciuar nga Dobrica Qosiqi & SANU për zgjidhje ushtarake (i pari) dhe “përkufizimi paqësor me shqiptarët” (i dyti) Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e një populli.

Drafte, plane e projekte, elaborate e memorandum, gjatë një shekulli të Serbisë për heqjen qafe të shqiptarëve, kjo është historia e armiqësisë serbe, që shfaqej herë si racizëm e herë hegjemonizëm shtetomadh, por që nuk ia doli kurrë t’i realizonte objektivat e saj. E para, sepse shqiptarët nuk e ndalën kurrë rezistencën e tyre, dhe e dyta, sepse ata nuk i përdoren kurrë mjetet që përdoren serbët kundër fqinjëve të parë…
Načertanije (drafti) ishte program i fshehtë i politikës nacionale serbe, që është shkruar nga fundi i vitit 1844 nga ministri i Punëve të Brendshme, Ilia Garashanin (1812—1874), për Knjazin Aleksandar Karagjorgjeviq (1842—1858). I plotë, së pari, është botuar më 1906.

Sipas draftit, Serbia duhet të punojë në çlirimin e serbëve dhe sllavëve tjerë dhe në bashkimin e Bosnjës, Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë Veriore (që nënkuptonte Kosovën), atëbotë nën Perandorinë Osmane, po ashtu edhe të Sremit, Baçkës dhe Banatit, atëbotë nën Perandorinë Austro-Hungareze.
Aktivitetet kryesore propagandistike të Serbisë do të përqendroheshin në bashkimin e të gjitha tokave ku jetonin serbët me Serbinë, sepse edhe Garashanini sikur pasardhësit tjerë mendonte se Serbia e posedon të drejtën hyjnore dhe historike për këto troje që e kanë mbështetjen në Mbretërinë Serbe të Dushanit nga shekulli 14.

Dhe ajo që është sekuenca më interesante, është vështrimi themelor i Načertanijes mbi marrëdhëniet serbo-ruse, ku shprehimisht thuhet se Rusia kurrë nuk do t’u shërbejë interesave serbe, përderisa do të mësyjë gjithmonë që Serbia t’u shërbejë interesave ruse.

Me kërkesën e Milan Stojadinoviqit, shkrimtari Ivo Andriq e kishte hartuar një promemorie zyrtare për ministrinë e jashtme. Andriq si zyrtar i lartë i Mbretërisë jugosllave nga 1937-1939 ishte zëvendës i ministrit të Jashtëm dhe diplomat karriere, përderisa Milan Stojadinoviq ishte shef Qeverie dhe ministër i Jashtëm. Në ballinën e promemories shkruante: “Referati i z. Andriq; 30. I. 1939.” (Studiuesit mund ta gjejnë këtë dokument në Arkivin e Serbisë – “Fondi i Milan Stojadinoviqit”, kutia 37.)

Pas rënies së Stojadinoviqit, Andriqi u bë ambasador në Berlin. Sa për informimin e atyre që nuk e dinë se Andriq ishte terrorist serb (dhe kryeministri shqiptar në Beograd, dëshmoi se nuk e di duke cituar fraza të tij) thelbi i dokumentit të Andriqit (ishte po ashtu anëtar i organizatës terroriste “Mlada Bosna” së bashku me Vasa Çubriloviqin, i cili po ashtu ka bërë një elaborat kundërshqiptar, për çka do të bëhet fjalë në vazhdim të kësaj serie – një nga atentatorët mbi Arqidukën Franc Ferdinand në Sarajevë më 28 qershor 1914, gjë që u bë si shkak për Luftën e Parë Botërore) që ishte ndarja e Shqipërisë, shpërngulja e shqiptarëve myslimanë dhe asimilimi i shqiptarëve të krishterë.

Nga “Mlada Bosna” ka dalë edhe organizata e fshehtë paramilitare dhe pararendëse e milicive sekrete serbe “Crna Ruka”)
“Me ndarjen e Shqipërisë (zyrtarisht Arbanija) do të shpërbëhej një qendër tërheqëse për pakicën arbanase në Kosovë, e cila në situatën e re do të asimilohej më lehtë. Ne eventualisht do të ditojmë nja 200 ose 300 mijë arbanas, porse ata shumica janë katolikë dhe marrëdhëniet e tyre me arbanasët myslimanë kurrë nuk i kanë pasur të mira. Çështja e shpërnguljes së arbanasëve myslimanë në Turqi po ashtu do të bëhej nën rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë rezistence më të fuqishme për ta penguar këtë.”

Rreth shpërnguljes së shqiptarëve kosovarë, në janar të vitit 1939, kishin biseduar kryeministri Stojadinoviq dhe ministri fashist italian i Punëve të Jashtme grofi Galeaco Çano, që ishte dhëndër i Musolinit. Në bisedimet sekrete Çano i kishte ofruar ndarjen e Shqipërisë, mirëpo, për arsye të panjohura, Knjazi Pavle e kishte refuzuar këtë plan me arsyetimin se ‘nuk na duhet më asnjë shqiptar”!

Referati „Mbi çështjen arbanase” pos shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi propozonte zgjerimin e shtetit serb deri në portin e Shkodrës.
Edhe pse Andriq propagandonte idenë “Ballkani – ballkanasve” ai mendonte se të lejohet Italia të marrë së paku një pjesë të territorit ballkanik është e keqja më e vogël. “…sepse për ne në këtë moment, është e rëndësishme vetëm sigurimi strategjik i Kosovës. (…) Pushtimi i Shkodrës mund të ishte i rëndësisë së madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte të bënim shumë punë hidroteknike dhe të fitohet tokë e bukës për ta ushqyer Malin e Zi.”

Ivo Andriq më 1961 e ka fituar çmimin “Nobel” për letërsi.
Motivacioni ishte ky: “Për forcën epike me të cilën ai ka gjurmuar tema dhe ka përshkruar fatet njerëzore të nxjerra nga historia e vendit të tij.”

Duke qenë se Andriq ishte terrorist dhe kishte bërë një dokument fashist kundër shqiptarëve, Ibrahim Rugova më 1988 kishte kërkuar nga Komiteti Suedez i Nobelit që t’i merrej çmimi.
Ngjashëm me referatin e Ivo Andriqit, edhe akademiku tjetër serb, Vasa Çubriloviqi (1897-1990), e kishte hartuar për nevojat e Qeverisë së Stojadinoviqit, memorandumin “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta). Stojadinoviqi ishte jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939, lindur në Çaçak 1888 – dhe vdekur në Buenos Aires, 1961).
Çubriloviqi ia propozoi kësaj qeverie mënyrat dhe metodat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”, pa ndonjë ndryshim në thelb nga paraardhësit, porse me detaje sa bizare po aq dhe mizore.
Çubriloviqi në planin e tij për serbizimin e Kosovës, kritikonte mënyrën joefektive të kolonizimit të saj pas Luftës së Parë Botërore, kur në tokat e shqiptarëve ishin vendosur pjesëtarët e ish-ushtrisë serbe, duke mësyrë dëbimin e popullsisë shqiptare. Ai në këtë plan i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Realisht këto metoda hyjnë në korpusin e zgjidhjeve të çështjes etnike me pastrim etnik. Frymëzimin për ta hartuar këtë plan Çubriloviqi e kishte marrë drejtpërdrejt nga Jovan Cvijiqi (1865-1927), gjeograf, rektor i Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave, i cili kishte qasjen raciste ndaj shqiptarëve si raca më ekspansive në Ballkan.

“Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit.

Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit…
Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë (Kryengritja e Parë Serbe më 1804 – Xh. Z.), duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina. (…)
Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar kishte për detyrë ta shkatërronte shteti ynë i sotëm, prej vitit 1918 e këndej. Një gjë të tillë ai nuk e bëri. Për këtë ka shumë arsye, e ne këtu do t’i theksojmë vetëm ato më të rëndësishmet: Gabimi kryesor i faktorëve tanë përgjegjës të asaj kohe qëndron në faktin se, për t’i zgjidhur problemet e mëdha etnike kanë tentuar t’i zbatojnë metodat perëndimore, duke harruar se ndodhen në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm. Turqia e solli në Ballkan parimin që e kishte marrë nga Sheriati, sipas të cilit, pas luftës së fituar dhe pushtimit të një vendi, fitohet edhe e drejta mbi jetën dhe mbi pasuritë e shtetasve të nënshtruar. Edhe popujt e krishterë të Ballkanit kishin mësuar prej tyre se me shpatë fitohen apo humben, jo vetëm pushteti dhe sundimi, por edhe shtëpia dhe prona. (…)”

Ndër metodat më bizare që propozonte terroristi serb Çubriloviq ishin ato të përndjekjes, që me një fjalë konsistonin në atë që shqiptarëve në Kosovë t’u bëhej jeta e padurueshme, prej ndëshkimit për ndonjë dhi që mbajnë për t’i ushqyer fëmijët me qumësht, deri te ndjekja për një armë.
Thjesht, atyre duhej t’u merrej çdo mundësi mbijetese.
Më 1953, në Split, Tito dhe Fuad Kyprili, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, kishin arritur një “marrëveshje” që historiografia kosovare e cilëson “xhentëlmene” e që kishte të bënte me shpërnguljen e sërishme të shqiptarëve për në Turqi.
Pastaj pason fushata e quajtur “Otkupi”, përkatësisht mbledhja e tepricave të ndryshme të prodhimit, duke i lënë shqiptarët në mjerim.

Fushatën për mbledhjen e armëve (1956-1966) e kishte tfilluar Aleksandar Rankoviq, ministër jugosllav i policisë, kurse pas vitit 1981 një përfaqësues i komunistëve kosovarë, Ali Shukria, i kishte propozuar Milosheviqit që “shqiptarët t’i nënshtronte “duke i prekur në magje”, përkatësisht duke ua hequr mundësitë për të fituar bukën e gojës.
Dhe kjo ndodhi në vitet ’90, kur për dy vjet rreth 150 – 200 mijë shqiptarë në Kosovë u pushuan nga puna.

Zyrtarë ligjorë të FBI zbarkojnë në Kosovë

Një delegacion i Byrosë Federale për çështje ligjore ka ardhur në Kosovë për çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin.

 

Delegacionin, në përbërje nga atashetë për çështje ligjore në zyrën e FBI-së, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andrew de la Rocha, në takim me zyrtarë të MPB-së, folën rreth sfidave që dalin për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar.

Takim u mbajt në kohën kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shkëmbimin e Informacionit për Verifikimin e Terrorizmit, në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe në kohën kur ky ekip i FBI-së, i cili mbulon Republikën e Kosovës, po e ndërron selinë, pasi nga Sarajeva do të vendoset në Sofje, Bullgari.

Johnson kërkon nga Veseli hetim të pavarur të vdekjes së Astrit Deharit

Ministri Johnson tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe premtoi vazhdim të mbështetjes Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kryetari Veseli dhe ministri Johnon diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa në shenjë nderimi, shkëmbyen dhurata. Më pas, ministri i jashtëm britanik iu adresua me një fjalë rasti Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një seancë solemne të thirrur për nder të tij.

Fillimisht, duke përshëndetur dhe i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj mysafirit nga Britania e Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se kjo vizitë është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira që janë ndërtuar midis dy vendeve, si dhe shprehje e përkushtimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për të ndihmuar Kosovën. Britania e Madhe, shtoi kryetari Veseli, ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe emri i saj është i lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e lirisë dhe pavarësisë sonë. Populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur, tha kryetari i Kuvendit, do t’i jenë gjithmonë mirënjohës këtij shteti mik.

“Ne sot në Kosovë, jemi duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri, të frymëzuar nga vlerat themelore të shtetit dhe popullit britanik: demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë, shoqëria e hapur, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Të përkushtuar në këto vlera, ne jemi të vendosur të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me shtetin tuaj. Vizita juaj e sotme në Kosovë, mesazhet e saj, janë fuqizim domethënës i këtij bashkëpunimi”, theksoi kryetari Veseli.

Duke marrë fjalën para deputetëve, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, kujtoi periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë po depërtoheshin dhunshëm nga vatrat e tyre dhe fshatra të tëra po digjeshin e rrafshoheshin me tokë. Në vazhdim, Johnson foli për ndihmën që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, i dha Kosovës për krijimin e një shoqërie dhe shteti të ri.

Ai tha se është e mrekullueshme ta shohësh Prishtinën, nga një qytet i shkatërruar e me xhama të thyer gjatë luftës, të ndërtuar e më shumë restorante sot. Ministri i jashtëm britanik tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme.

Ai tha se shteti i tij mbështet shumë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, ndërsa u shpreh i bindur se lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë duke u zhvilluar.

Zyrtari i lartë britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më pas, Johnson u ndal edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtruar nevojën e një marrëdhënie normale midis dy vendeve. Ministri i jashtëm britanik foli edhe për rolin e Gjykatës Speciale, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes së Astrit Deharit, duke inkurajuar hulumtimin e pavarur të vdekjes së tij. Në përfundim të fjalës së tij, Johnson tha se Kosova ka shumë sfida para vetes, por u shpreh i sigurt se ajo do t’i tejkalojë ato.

Kjo është shishja plastike që iu gjet në fyt Astrit Deharit (foto)

Avokati i familjes Dehari, që është angazhuar në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka prezantuar mjetin që i është gjetur në fyt të ndjerit.

Ajo është një shishe plastike, që mund të blihet në treg e mbushur me mjaltë.

Ai ka dhënë detaje të rastit në hollësi.

shishja

Kosova uron presidentin e zgjedhur Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në një njoftim të zyrës së tij ai citohet të ketë thënë se “miqësia e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është bazamenti mbi të cilin do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit dypalësh”.

Ai i ka uruar zotit Trump mandat të suksesshëm në realizimin e përparësive të popullit amerikan.

Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global. Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Përgëzimeve u është bashkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke shprehur “bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e zoti Trump, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perëndimore. Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe! Po ashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën!“, thuhet në urimin e zotit Haradinaj.

Nëna e Astrit Deharit refuzon ngushëllimin e Thaçit, ia kthen këtë përgjigje

Telegramin e ngushëllimit që presidenti Hashim Thaçi ia dërgoi familjes së Astrit Deharit, tri ditë pas vdekjes së tij, e ka refuzuar familja Dehari, me një porosi nga nëna e tij, Xhemilja.

Periskopi merr vesh se telegrami i ngushëllimit, destinuar për familjen Dehari është kthyer prapa nga i njëjti person që kishte shkuar te familja Dehari për ta çuar porosinë e Hashim Thaçit në vend.

Një burim i Periskopit, i afërt me familjen Dehari tregoi se Xhemile Dehari ka refuzuar të ngushëllohet nga Hashim Thaçi me këtë porosi:

“Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!”

Pas tri ditë heshtjeje, Thaçi vendosi që sot ta ngushëlloj familjen Dehari për humbjen tragjike të tij.

Telegrami nuk është bërë publik për mediat.

Kosova anëtarësohet në Konventën e Hagës

Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës (Konventa e Apostiles) dhe merr zyrtarisht pjesë në takimin e katërt

PRISHTINË – Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës (Konventa e Apostiles) dhe merr zyrtarisht pjesë në takimin e katërt. Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës thuhet se në datat 2-4 nëntor, është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Special mbi operimin praktik të Konventës së Hagës mbi heqjen e Kërkesës për Legalizimin e Dokumenteve të Huaja Publike (Konventa e Apostiles), ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe Kosova.

“Ky takim kishte një rëndësie të veçantë, pasi është hera e parë që Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës dhe gjithashtu është hera e parë që zyrtarisht merr pjesë në një takim të tillë”, thuhet në njoftim nga MPB.

MPB bën të ditur se në këtë takim diskutimet kryesore kishin të bënin me përvojat e disa shteteve anëtare të cilat kanë filluar të praktikojnë apostilen elektronike, ku u shpalosën përparësitë dhe të metat e saj, ashtu sikurse që iu bë thirrje shteteve tjera që të fillojnë të mendojnë për kalimin nga apostilja e rëndomtë, pra në formë të letrës, në apostilen elektronike.

“Nga ana e delegacionit të Kosovës, respektivisht nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Konventës, u njoftuan në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga dy autoritetet kompetente për lëshimin e vulës apostile që nga koha e aderimit të Republikës së Kosovës në Konventë e deri më tani”, thuhet nga MPB.

MPB gjithashtu bën të ditur se gjatë kësaj pjesëmarrjeje delegacioni i Kosovës është ballafaquar me pengesat konkrete që i janë bërë nga Serbia sa i përket tentimit të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës, në këto punime si dhe kërkesës së Serbisë, Rusisë, Argjentinës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Kinës që në dokumentet zyrtare të Byrosë për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kosova ta ketë edhe fusnotën duke insistuar në mbishkrimin lidhur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Me këtë rast ka reaguar menjëherë delegacioni i Kosovës, i cili nuk është pajtuar me propozimet e tilla, duke e theksuar çdo herë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk vjen në shprehje në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë të diskutohet për shtetësinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht tentativa e Serbisë që të bllokoj pjesëmarrjen tonë në këto punime, si dhe eventualisht t’ia imponoj nikoqirit që Kosova të paraqitet me fusnotë, dështoi në tërësinë e saj”, theksohet në njoftim.

Së fundmi MPB, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, shpreh përkushtimin për zbatimin e obligimeve që dalin nga Konventa Apostile, si njëri ndër autoritetet kompetente në Kosovë për lëshimin e vulave apostile. aa

KMDLNJ i Prizrenit – raport për vdekjen e Astrit Deharit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit.

Në të është edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit.

Naser Makolli ka thënë se në gojën e Deharit është gjetur një shishe e plastikës.

Kjo është komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren.

”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimisht takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasi që në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerit.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalë bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjetur diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyr dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficerin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficeri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka pasur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njoftimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tabletë, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkohë, konstatimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri. Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndonjë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

’Absolutisht s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullisht’, ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri. Shtojcë: Sa i përket shishes e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.”

”Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.”

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësisht mund të njoftohen lidhur me këtë rast, pasi që menaxhmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë.

Madje, ata janë qetësisht të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.

Në veri institucionet pa simbole shtetërore – Kosova quhet krahinë e Serbisë

Institucionet në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë Republikën e Kosovës, duke mos respektuar ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore.

Në veri të Mitrovicës, por edhe në komunat tjera veriore, si Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, përveç stemës dhe flamurit të Serbisë, nuk figuron asnjë simbol i shtetit të Kosovës. Madje, kjo e fundit quhet krahinë autonome e Republikës së Serbisë.

Kështu, në objektin e Qendrës Shëndetësore në Zveçan, të hënën janë zëvendësuar tabelat e vjetra me të reja, në të cilat shkruan në alfabetin cirilik “Shtëpia e shëndetit”, “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, për të marr një deklaratë rreth kësaj çështje, por ai nuk është përgjigjur.

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Prishtinës

Qyteti i Preshevës

Lajmi se përfaqësuesit e dy komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, Preshevës dhe Bujanovcit, kanë qenë te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të biseduar lidhur me problemet për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, e hap çështjen se çfarë është komunikimi i pakicës shqiptare, qeverisjes së saj lokale dhe autoriteteve në Beograd.

Realizimi i të drejtave të pakicave është obligim i Serbisë që del nga Kapitulli 23, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në takimin me presidentin Thaçi, ditë më parë, kanë qenë Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit dhe Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Jonuz Musliu thotë për Radion Evropa e Lirë se në takimin me presidentin e Kosovës, Thaçi, kanë biseduar për gjendjen e rëndë lidhur me realizimin e të drejtave të shqiptarëve në komunat ku ata janë shumicë në jug të Serbisë, që njihet si Lugina e Preshevës.

Siç thotë ai, në takim është biseduar për mundësitë që çështja e shqiptarëve të komunave jugore të Serbisë të trajtohet njëjtë sikur e serbëve që jetojnë në Kosovë, e që, sipas tij, gëzojnë të drejtat maksimale si pakica.

“Mendojmë se faktori ndërkombëtar nuk duhet të luajë me dy standarde, ndryshe për serbët në Kosovë, ndryshe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Çdo herë mendonim se do të zgjidhen problemet e shqiptarëve, si lëvizja e lirë, e drejta e simbolit, e drejta e gjuhës, e drejta e përdorimit të teksteve nga Republika e Kosovës. Por, megjithatë, Kapitulli 23 nuk e lë Serbinë të lëviz në drejtim të Evropës pa i zgjidhur këto probleme”, thotë Musliu.

Në anën tjetër, Meho Omeroviq, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave i Kuvendit të Serbisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se situata në të cilën shqiptarët nga tri komunat jugore të Serbisë – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj – nuk e përjetojnë Shqipërinë si vend amë, por si vend amë e shohin Kosovën, paraqet problem.

“Kjo është keq për ne, keq për shtetin e Serbisë, por është keq edhe për ata”, ka vlerësuar Omeroviq.

Por, çfarë është komunikimi i shqiptarëve që jetojnë në komunat ku ata janë shumicë në jug të Serbisë me autoritetet e Beogradit?

Zoran Stankoviq, i cili gjendet në krye të trupit koordinues të Qeverisë serbe për jug të Serbisë, thotë se komunikimi ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në jug të Serbisë, nuk paraqet problem.

“Ato kontakte janë të vazhdueshme dhe kanë të bëjnë me të gjitha problemet që kanë vetëqeverisjet lokale në kuadër të veprimtarive të tyre”, theksoi Stankoviq, sipas të cilit janë bërë lëvizje pozitive në drejtim të investimeve në tri komunat e pazhvilluara, përmes trupit koordinues.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti, përveç buxhetit që kanë komunat, Bujanovcit dhe Preshevës u janë ndarë rreth 90 milionë dinarë për secilën komunë, si dhe rreth 30 milionë dinarë për Medvegjën.

Por, Musliu thotë se lidhur me komunikimin me autoritetet qendrore serbe, tash e një dekadë e gjysmë, ekziston një ngërç politik. Sipas tij, autoritetet e Beogradit nuk i janë qasur drejt zgjidhjes së çështjes së të drejtave të shqiptarëve në komunat ku ata janë shumicë.

“Prej (Vojisllav) Koshtunicës e deri të Aleksandri (Vuçiq, kryeministër aktual i Serbisë) nuk po shoh ndonjë ndryshim që ka vullnet Serbia që së paku t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve.”

“Tash, me këtë presionin që po i bën Evropa, është Kapitulli 23. Por, megjithatë, ky është ngërç politik që Serbia nuk është e interesuar që t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve. Serbia është e interesuar për tokë, jo për të drejtat e shqiptarëve. Çdo herë në platformë e ka që Serbia do të shtrihet dhe jo t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve”, thotë Musliu.

Sidoqoftë, autoritetet lokale të komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, kanë theksuar se problemi më i madh është mosgatishmëria e autoriteteve qendrore të Serbisë që t’i integrojnë shqiptarët në institucionet publike.

Ata thonë se problemet ekzistojnë edhe në gjyqësi, me heqjen e Gjykatës themelore të Preshevës, ndërkaq që në Bujanoc, gjykata ekziston, por jo edhe prokuroria.

Sipas tyre, shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë arritur në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplomave. (REL)

Gashi: Politikanë shumë të njohur në bankën e të akuzuarve

Avokati kosovar, Tomë Gashi, ka thënë se në mesin të akuzuarve pritet që të ketë edhe politikanë të njohur në vend. “Me siguri do të ketë politikanë aktivë, politikanë shumë të njohur madje”, ka thënë Gashi.

Madje, ai ka thënë se në momentin e parë që këto akuza do të bëhen publike, në Kosovë do të priten edhe turbulenca të ndryshme politike dhe shoqërore. “Sigurisht që në momentin që ngrenë akuzat, nëse eventualisht i ngrenë kundër tyre, do të ketë turbulenca apo do të ketë ndryshime politike në Kosovë”, ka thënë Gashi, duke shtuar,

“Është e paimagjinueshme që nëse zyrtarë të lartë të partive, do të thotë figurave politike apo ata që e mbajnë pushtetin në Kosovë, nëse eventualisht ndonjëri prej tyre akuzohet nga Gjykata Speciale, me siguri që do të thotë ndryshime politike”,ka thënë Gashi. Ndërkohë, duke folur për numrin potencial të akuzave ai ka thënë se kjo ende nuk mund të dihet njëherë.

Megjithatë ajo çfarë mund të dihet sipas tij tani, është fakti se kjo gjykatë është “raciste”. “Gjykata Speciale është Gjykatë raciste dhe është formuar për ti gjykuar vetëm shqiptarët. Një shtet multi-etnik, të votohet për gjykimin pjesëtarëve të vetëm një nacionaliteti, pra vetëm shqiptarëve, është katastrofë. Numri i akuzave nuk do të dihet kurrë derisa të vijë koha që Gjykata Speciale të mbyllet”, ka përfunduar ai./ZERI

Prokuroria në Kosovë: Të arrestuarit për terrorizëm planifikonin sulme në Ballkan

Shtatë personave të arrestuar gjatë fundjavës në Kosovë nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, e cila tha se ata po përgatisnin sulme në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.

Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët rajonal që është shtrirë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni. Policia në Shqipëri tha se ka arrestuar 4 persona.

Në dokumentin e prokurorisë së Posaçme të Kosovës, thuhet se shtatë të arrestuarit ishin në kontakt me pjesëtarin e grupit militant Shteti Islamik, Lavdrim Muhaxheri, i cili u bë i njohur në korrik të vitit 2014 pasi që postoi në Facebook fotografi grafike të veprimeve të tij, nga i cili kishin marrë udhëzime për sulme

“Ata po përgatisnin sulme terroriste në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Kosovë. Ata kishin planifikuat sulme mbi ndërtesa të ndryshme, mbi institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posaçme.

Prokuroria pretendon se njëri nga të arrestuarit një kohë ka marrë pjesë në veprimtaritë e grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan pretendimet e prokurorisë.

Nga Shqipëria mendohet se janë mbi 100 persona që kanë luftuar përkrah ISIS-it, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur disa arrestime. Gjatë këtij viti 9 anëtarët e një celule që rekrutonte persona për t’i dërguar në Siri u dënuan me 152 vjet heqje lirie.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja, përkatësisht në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat në Kosovë.

Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe një numër i tyre po përballet me drejtësinë.

Në pranverën e vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Veseli: Të sqarohet sa më shpejt vdekja e Deharit, që të mos manipulohet publiku

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.

Nëpërmjet një deklarate Veseli ka kërkuar që të sqarohet vdekja e Deharit.

“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”

Islami: Paradoksale, Policia doli me deklaratë për vdekjen e Deharit para se të bëhet autopsia!

Eksperti i sigurisë, Avni Islami në një status të tij në facebook ka kitikuar Policinë e Kosovës, duke thënë se ka dalë me deklaratë para se të jap një raport mjekësia ligjore për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

“Policia e Kosovës në Prizren doli me deklarat për vdekjen e Astrit Deharit dhe thotë se vdekja e tij erdhi si pasojë e konsumimit të barnave të cilat e shkaktuan vdekjen. Tash e tutje s’kemi nevojë për mjeksinë ligjore- autopsinë, e cila do të duhej të vërtetonte shkaqet dhe arsyet e vdekjes së Astrit Deharit. Kjo më ban të dyshoj se si ka ardhë deri te vdekja e tij. Familjes së Astritit dhe të gjithë atyre që e ndajnë dhimbjen me Familjen Dehari ngushëllime”, ka shkruar ai.

AMERIKA E KRIJOI SHTETIN KOSOVAR-THE KOSOVAR NATION, JO KURRFARË “KOMBI KOSOVAR”!!! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 
*** Ata që me qëllim apo nga injoranca, i ngatërrojnë këto dy koncepte, vërtet jetojnë jashtë realitetit dhe të së vërtetës, nuk ia duan të mirën as vetëvetës, as Amerikës, as Kosovës së pavarur, as shqiptarëve në Kosovë, e as kombit shqiptar, në tërësi!
 
***  Gjtihashtu, ata që   me “shkencën” e tyre po e helmojnë  opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se gjoja, “shqiptarët e Kosovës nuk janë komb, por do të bëhen komb”, ashtu siç ka pohuar Nexhmedin Spahiu, nuk kanë të drejtë morale,  e as ligjore, që të ligjërojnë para studentëve shqiptarë qoftë në Kosovë, qoftë në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, sepse për pseudoshkencë vetëmohuese dhe regresive , nuk kanë nevojë as studentët, as fakultetet,  as kolegjet, as Kosova e as Shqipëria.
 
(1)         Falisifikimi i parë kuazishkencor
 
– Nexhmedin Spahiu: “ Shqiptarët e Kosovës janë akoma komunitet. Nuk janë komb, por do të bëhen komb.”(Shih:”Koha Ditore”/6/01/2006).
 
       E pabesueshme, e pashpjegueshme dhe e papranueshme kjo propagandë antishqiptare , si është e mundur që një shqiptar i arsimuar me gradë shkencore (prof.dr.), të ketë shkruar dhe  pohuar para botës se “shqiptarët e Kosovës nuk janë komb”?! – O tempora o mores! “Vakti e ha kashtën”, thotë një fjalë e urtë popullore shqipe! -Ja,  “ ky është kulmi i shkencës së vërtetë” mbi shqiptarët e Kosovës?!
Nga një konstatim i tillë i paqëndrueshëm dhe absurd, krejt antietik, antiprofesional dhe antikombëtar shqiptar, imponohen këto pyetje të pashmangshme:
 
1. – Si është e mundur që kësi “shkenctarësh deficitarë”  me përrallat e tyre propagandistike të politikës ditore (që drejtpërdrejt po çojnë ujë në buti të mullirit serbomadh dhe të armiqve të tjerë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike), të “manovrojnë” nëpër masmediat e ndryshme komerciale të “pavarme”, si dhe    ligjërojnë në nga dy-tri e katër univeristete të Kosovës, të Shqipërisë, të Tetovës, madje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike, në Evropë etj., në mëynrë që  t’i shesin “idetë shkencore” të tyre?!
 
2.- Po, çfarë i duhen Kosovës, Tetovës, Tiranës, Ballkanit, Evropës dhe Amerikës, kësi farë “shkencëtarësh”, kur ende nuk kanë mësuar abc-në e historisë kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike?
 
3.- Po çfarë i duhet Kosovës ky format “shkencëtarësh” kur  në sy të gjithë botës, e lakojnë  dhe e shpërfytyrojnë të vërtetën mbi shqiptarët e Kosovës, duke i quajtur “komunitet” dhe “jokomb”?!
4.- Atëherë, çka do të thonë dhe, çka do të shkruajnë të tjerët për  shqiptarët dhe për Kosovën e Shqipërisë Etnike, kur ne,  me gojën dhe me  “lapsin tonë të mprehtë” pohojmë dhe shkruajmë kundër vetëvetës?
 
Kështu, në këtë frymë të errësirës mesjetare serbosllave, amorale, antikombëtare dhe antishkencore, pohon edhe historiografia, politika, diplomacia dhe propaganda  e zezë  falsifikatore e  shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe sipas së cilave, shqiptarët në Kosovë, “nuk janë komb, por  gjithmonë kanë qenë “komunitet fisnor primitiv” dhe “minoritet emigrant”, e jo kurrfarë pjese e natyrshme e  kombit shqiptar.
 
Mirëpo, kjo është një e pavërtetë e madhe. Kjo është një hipokrizi, një injorancë, një fallsitet, një provokim, një gënjeshtër, një mashtrim dhe një spekulim sui generis, që  shtrembëron dhe mohon identitetin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, të cilët  janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.
 
Ky konstatim  i diletant i Nexhmedin Spahiut , i influencuar nga pseudoshkenca  dhe  nga politika e propaganda serbomadhe e Beogradit,  se kinëse “ shqiptarët e Kosovës akoma janë komunitet, e jo komb” , me të vërtetë meriton përgjigjeje akademike  si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe  në atë ndërkombëtar, sepse shqiptarët e Kosovës, si dhe të të gjitha hapësirave të Shqipërisë Etnike,  janë komb shqiptar që nga shekulli XIX. Kështu që, nuk  ekziston asnjë arsye, që shqiptarët e Kosovës e as të pjesëve të tjera të Shqipërisë Etnike, të parashtrojnë  kurrfarë kërkese në “sportelin” e Nexhmedin Spahiut, që një ditë, të “bëhen komb” sipas  parullës ideologjiko-politike, propagandistike, komuniste dhe kozmopolite të tij: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” në “kombin kosovar”, ashtu sikurse dikur në “kombin jugosllav”: shqiptarë, serbë, kroatë, sllovenë, maqedonë, humgarezë, turq, boshnjakë, malazezë, romë, hashkalinj, goranë, egjiptianë etj.!!!
 
(2)        Falsifikimi i dytë kuazishkencor
 
– Nexhmedin Spahiu: “Nuk mund të krijosh shtet pa u formësuar si komb…”(“Koha Ditore”, Prishtinë, 6.1.2006).
 
Sipas këtsaj teze diletante dhe të papranueshme shkencërisht, del se “shteti po e krijojka kombin”, e jo anasjelltazi “kombi shtetin”. Një përkufizim i këtillë sakat në kuptimin shkencor, nuk figuron në asnjë teori mbi formimin e “kombit” qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim.
 
Fundja, këtë teori të gabuar dhe iracionale antishkencore, e përtrollisi edhe krjimi  dhe njohja e shtetit të pavarur të Kosovës(17 shkurt 2008), para se të formësohej “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut! Çfarë tash, si do t’i përgjigjet tezës së tij dështuese se “pa formësimin e kombit, nuk mund të krijohet shteti”?!
 
Sipas kësaj teze të Nexhmedin Spahiut (të shkruar dhe të publikuar në vitin 2006, domethënë dy vite, para se Kosova të bëhej shtet i pavarur dhe sovran), do të thotë se Kosova nuk mund të bëhet shtet, para se shtetasit e saj (  shqiptarët, serbët, turqit, malazezët, romët, hashkalinjtë, boshnjakët, egjiptianët, koratët, goranët etj.), të formonin një komb të ri më vete, do të thotë  “kombin  kosovar”!!!
Sipas Nexhmedin Spahiut, ja, ky është “ definicioni  i saktë për kombin, që nuk guxon me qenë as i ngushtë as i gjerë.” (Po aty, “Koha Ditore”, Prishtinë, 6.1.2006).!!!
 
Mirëpo, si u bë që më 17 shkurt 2008, Amerika  së bashku me 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian (Gjermnaia, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika…etj.), pa e konsultuar  fare  “definicionin e skatë” mbi “kombin” të Nexhmedin Spahiut, e  krijuan shtetin e pavarur të Kosovës?
 
Athua, mos vallë,  shkenca dhe politika amerikane dhe evropiane perëndimore, “nuk e paskanë ditur” se në çfarë kushtesh dhe rrethansh historike, politike dhe shoqërore, krijohet një komb apo një shtet?
 
 
Në rastin konkret, Amerika dhe BE-ja  në mënyrën më të argumentuar, hodhën poshtë “matematikën elementare” të përkufizimit të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, duke e njohur shtetin e Kosovës, para se “shqiptarët e Kosovës, të bëheshin komb” sipas formulës së tij  spekuluese  dhe provokuese antishqiptare dhe antishkencore. Sa e “dokumentuar shkencërisht” dhe, sa “jetëgjatë” u tregua praktikisht kjo tezë përkufizuese e nocionit “komb” e Nexhmedin Spahiut, këtë më së miri e provoi njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e aleatëve të saj evroperëndimorë.
 
Pse Amerika e ndihmoi  popullin shqiptar dhe luftën e UÇK-së?
 
Sepse shqiptarët  me në krye UÇK-në nuk luftuan për formimin e asnjë kombi, por për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
 
Kjo është arsyeja kryesore pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe BE-ja, e ndihmuan luftën për liri dhe për pavarësi të  popullit shqiptar të Kosovës me Ushtrinë  Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në krye.
 
Ndryshe, sikur shqiptarët së bashku me UÇK-në, të kishin luftuar për formimin e “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, sigurisht se, as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk do t’i kishin ndihmuar, në asnjë formë, duke pasur parasysh faktin se kombi nuk formohet përmes një beteje apo përmes një lufte, pavarësisht nga synimi, objektivi dhe nga kohëzgjatja e tyre, sepse dihet që formimi i një kombi, është një process i gjatë  historiko-shoqëror.
 
Fundja,  deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, askund në botë, nuk kanë krijuar ndonjë komb, por kanë ndihmuar krijimin e  ndonjë shteti, ashtu sikurse që e ndihmuan dhe e krijuan shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
 
Pra, Amerika me aleatët e saj evroperëndimorë (NATO dhe BE) e formoi  “The Kosovar Nation”, që do të thotë  “Shtetin Kosovar”, jo kurrfarë “kombi kosovar”! ( Karen A Mingst, 2004: 103: The state and the nation  don’t  coincide).

Thaçi takim me të rinjtë nga Kosova e Serbia: Jeni shembull i pajtimit

“Përmes nismave të tilla, të rinjtë në dy shtetet kanë ecur shumë më përpara se politika”, ka thënë presidenti Thaçi

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim sot rreth 30 të rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), nga Kosova dhe Serbia. Në një bashkëbisedim me të rinjtë, Thaçi ka folur për raportet Kosovë – Serbi dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Presidenti Thaçi ka theksuar se për dialogun po i kontribuojnë edhe të rinjtë në Kosovë e Serbi dhe se një forum i tillë është shpresëdhënës se dy shtetet dhe popujt do ta tejkalojnë konfliktin qindra vjeçar.

“Përmes nismave të tilla, të rinjtë në dy shtetet kanë ecur shumë më përpara se politika. Ju jeni zotuar që ta ndërtoni një të ardhme të sigurt evropiane të bashkëpunimit, zhvillimit dhe mirëqenies në mes qytetarëve tanë”, ka thënë Thaçi.

Prej të rinjve nga Serbia dhe Kosova, Presidenti Thaçi është pyetur edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, ku ai u përgjigj se as pas 100 viteve me probleme dhe konflikte në prill të vitit 2013 është arritur nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se kjo ishte një e arritje e madhe.

“Shpresoj që të kemi një fuqizim të dialogut, me prioritete më të larta politike në të ardhmen e afërt mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultonte edhe me një traktat apo marrëveshje të paqes, fqinjësisë, miqësisë dhe pajtimit”, ka shtuar Thaçi.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth të pagjeturve shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve të tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë, Thaçi ka thënë se “E kaluara jonë 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhimbja është e njëjtë për atë që i është vrarë burri, pa dallim etnie. Ekziston domosdoshmëria për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e të pagjeturve, që është edhe çështje humanitare. Në takimin që kam zhvilluar me dy organizatat që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve, me organizatën shqiptare dhe atë të serbëve të zhdukur, kam kërkuar që kjo çështje urgjentisht të shtrohet për zgjidhje në Bruksel.”

Ndërkaq, për barrikadat e vendosura kohë më parë mbi lumin Ibër në Mitrovicë të cilat tashmë janë larguar, Presidenti Thaçi theksoi se ky është rezultati i procesit të dialogut në Bruksel. “Është rezultat i dialogut që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe hapja e pikave të reja kufitare është sukses dhe është rezultat edhe i diskutimeve të përbashkët”, ka shtuar ai.

Në pyetjen e fundit se ku e sheh Kosovën pas 10 viteve, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, ajo do të jetë në prag të anëtarësimit në familjen e shteteve evropiane.

Bankat me më shumë klientë, sesa numri i banorëve të Kosovës

Ilustrim

 

Rreth dy milionë llogaritet të jetë numri i klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë. Ky numër, është i përafërt me numrin e tërësishëm të popullatës së Kosovës.

Barazimi i numrit të klientëve të bankave me numrin e popullatës, nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës shpjegohet me faktin se një klient mund të posedojë më shumë se një llogari në këto banka.

Nga ky numër 1.8 milionë janë llogari individuale, kurse mbi 130 mijë llogari të bizneseve.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësueseve të Shoqatës së Bankave, ky numër i lartë është rezultat i stabilitetit bankar dhe flet për vetëdijesimin e qytetarëve që qarkullimi i mjeteve të bëhet në mënyrë ligjore.

Se në sistemin bankar nuk ka ndonjë indikacion që tregon turbulenca, flet edhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS) Ibrahim Rexhepi.

Ai thotë se rritja e numrit të llogarive në institucionet financiare, është shenjë pozitive, pasi qytetarët dhe bizneset janë orientuar që qarkullimin e mjeteve ta realizojnë përmes kanaleve bankare, mënyrë kjo që largon nga informaliteti.

“Njëkohësisht, këtu ka ndikuar edhe zgjerimi i objektit të bankave dhe begatimi i ofertave të tyre, qoftë përmes kostos së shërbimeve, të cilat pa marrë parasysh se herë kanë ngritje e herë kanë rënie, megjithatë janë të pranueshme për klientët”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sistemi bankar në Kosovë është i qëndrueshëm, stabil dhe likuid.

Ai mendon se gjatë këtij viti ka pasur edhe rritje të kredive për shkak të uljes së kamatave të interesit për kredi.

“Sipas rënies së normës është rritur edhe mundësia e kreditimit. Është një kreditim prej 9. 5 për qind që është kreditimi më i madh në tri vitet e fundit. Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset po i përgjigjen pozitivisht rënies së normës se interesit në kredi”, ka thënë Balija.

Bazuar në raportin e publikuar të premten nga Banka Qendrore e Kosovës, thuhet se rreth 2.2 miliardë është vlera e kredive, kurse mbi 2.7 miliardë euro ka arritur vlera e kursimeve të qytetarëve në këto institucione financiare.

Në anën tjetër, në një përgjigje me shkrim, përmes postës elektronike, Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, thotë se vetëm gjatë këtij viti, rreth 400 mijë individ kanë përfunduar apo kanë kredi aktive, ndërkaq rreth nëntë mijë është numri i bizneseve që figurojnë se kanë marrë apo janë më kredi.

Normat për kredi familjare, në këto institucione janë rreth 8 për qind, kurse për ndërmarrjet 6.9 për qind. Ndërkaq, norma në depozita është një për qind.

Me gjithë uljen e normave të interesit, Ibrahim Rexhepi, vlerëson se institucionet financiare bankare kanë edhe më tej hapësirë që të përmirësojnë procedurat për kredi për biznese.

“Kredi nuk merr ai që nuk ka para, ai që nuk ka mundësi pagese. Rritja e kredive, e kam fjalën tek ekonomitë familjare, tregon se njerëzit kanë një burim stabil të të ardhurave dhe mundësi kthimi të këstit të kredisë”.

“Ndërkaq, sa u përket bizneseve sado që kanë rritur kërkesën, megjithatë ka hapësirë që të krijohet një mënyrë më liberale. Kryesisht, për bizneset e reja, të cilat e kanë vështirë që të shfrytëzojnë huamarrjen nga bankat”, shprehet Rexhepi.

Aktiviteti i bankave komerciale, si një nga sektorët më profitabil në Kosovë, dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë. Nga totali i kredive, 65.2 për qind janë kredi për ndërmarrjet. (REL)

Lirohet Hilmi Kelmendi

Pas paraqitjes së tij sot në Gjykatën e Beogradit për krime të luftës, është liruar Hilmi Kelmendi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri.info” Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Jashtme.

Ai ka thënë se beson se pasditen e sotme Kelmendi do të jetë në Kosovë.

“ Po, mund të konfirmoj se është liruar Hilmi Kelmedi. Misioni ynë ndërlidhës është në kontakt me autoritetet e burgut dhe pasdite besojmë se do të jetë në Kosovë”, ka deklaruar Xhemaj për “Zëri.info”.

Ndryshe, Hilmi Jashari është arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë, nën pretendimin se ai ka kryer krime lufte në Kosovë.

Gjatë momentit të arrestimit, Kelmendi ishte duke ardhur për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku jeton tash e dymbëdhjetë vjet.

Ai është ndalur nga autoritetet serbe mes të premtes dhe të shtunës për gjoja krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99./Zëri

Ligji për Trepçën dërgohet përsëri në Gjykatën Kushtetuese

Në një njoftim zyrtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme bëhet e ditur se ligji është antikushtetues

PRISHTINË – Një gjyqtar i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EULEX-i, dërgon ligjin për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese për ta shfuqizuar atë. Ai pretendon se ky ligj është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtat themelore që e garantojnë pronën.

Në një njoftim zyrtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme bëhet e ditur se ligji është antikushtetues meqë “Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese, e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet”.

Duke u vënë në dukje se ligji e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë, në njoftim thuhet se “Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80 për qind e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20 për qind në pronësi private. Aksionerët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to. Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj”.

Zyra e Kryeministrit: Ligjin për Trepçën nuk mund ta kontestojë asnjë gjyqtar

“Ligji për Trepçën nuk mund të kontestohet për kah ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme”, ka deklaruar Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Berisha ka thënë se i vetmi institucion kompetent për interpretimin e përshtatshmërisë së një ligji apo akti nënligjor është Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Ligji për Trepçën është në përshtatshmëri të plotë kushtetuese dhe i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë siç pretendohet në këtë komunikatë”, ka deklaruar Berisha.

Dhoma e Posaçme, ka shtuar ai, nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe i nënshtrohet interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj pretendimi i një gjyqtari apo kushdo qofshin ata, mund të jetë një opinion personal që mund të shkaktojë një konfuzion, por asesi nuk mund të ndryshon statusin e Ligjit për Trepçën”, ka thënë Berisha.

Reagimi i tij ka pasuar një komunikatë të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ku thuhet se një gjyqtar i Supremes nga EULEX-it konstaton se Ligji për Trepçën është antikushtetues.

Sipas këtij njoftimi thuhej se deri te ky konstatim ai ka ardhur duke u mbështetur në arsyet të cilat bazohen në të drejtat themelore që e garantojnë pronën.

“Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës”, ka arsyetuar ai konstatimin e dhënë.

Së dyti, sipas tij, “pas shpalljes, Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi dhe se ai i nxjerrë asetet e vlefshme nga Ndërmarrja Shoqërore, Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80 për qind e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20 për qind në pronësi private”.

Krejt në fund, ky gjykatës i EULEX-it thotë se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

“Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet”, vjen në përfundim ky gjykatës i EULEX-it.

Ligji për Trepçën është kontestuar edhe nga Lista Serbe, por Gjykata Kushtetuese e kishte vlerësuar këtë Ligj si Kushtetues.

Pas atij aktvendimi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nënshkruar atë, kurse me publikimin e tij në Gazetën Zyrtare konsiderohet se ka hyrë në fuqi. (REL)

PDK e LDK përplasen për buxhetin

Kabineti qeveritar i Kosovës

 

Buxheti i parashikuar për vitin 2017, me mbi 2 miliardë euro, po shndërrohet në një ‘mollë sherri’ mes partive partnere të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëvendësministrat në Ministrinë e Financave – që u takojnë dy partive të koalicionit qeveritar – paraqesin mendime krejtësisht të ndryshme rreth parashikimeve, ndarjes dhe planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Për zëvendësministrin e Financave nga radhët e Partisë Demokratike, Isni Kilaj, ky projektbuxhet është i fryrë në formë artificiale. Kurse, për zëvendësministrin e Financave nga Lidhja Demokratike, Agim Krasniqi, projektbuxheti është real dhe i dakorduar sipas standardeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Për zëvendësministrin nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, rritja e buxhetit mbështetet në mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pastaj në burimet e huamarrjes së jashtme dhe në Letrat më Vlerë.

Sipas tij, planifikimi buxhetor është bërë mbi gabime, pasi që mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk mund të barten, për shkak se nuk ka bazë ligjore.

“Për shfrytëzimin e mjeteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk kemi ligj. Do të thotë, me ligj janë të ndaluara. Pastaj, mjetet me emitimin e Letrave me Vlerë…ne nuk e dimë se si do të jenë parametrat, se si do të jetë tregu i Letrave me Vlerë. Po ashtu edhe klauzola e investimeve ngarkon buxhetin e Kosovës, me 105 milionë euro dhe se nuk është e sigurt se mund të realizohet”, thotë Kilaj.

“Do të thotë, është një fryrje artificiale e buxhetit, sepse me këto burime të financimit nuk ka stabilitet dhe qëndrueshmëri”, shton ai.

Në anën tjetër, zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Agim Krasniqi, thotë se të gjithë parametrat e paraqitur në buxhet janë të realizueshëm.

“Pse ky buxhet nuk është as fiktiv dhe as jo real?! Po i lëmë mendimet individuale dhe po nisemi nga parimet. Asnjë numër në këtë buxhet nuk është i paharmonizuar me FMN-në”.

“Te pjesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ajo që kërkohet tash është që Dhoma e Posaçme duhet të veprojë më shpejtë. Sipas informatave që kemi, tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat, ankesat për të gjitha mjetet, prej rreth 50 milionë euro. Ne presim shpejt që kjo Dhomë të përfundojë procedurat dhe lëndët tjera, në mënyrë që vlera, në total prej 88 milionë eurosh (e paraparë në buxhet) të realizohet pa asnjë problem”, thekson Krasniqi.

Ndërkohë, Isni Kilaj thotë se vërejtjet, kritikat dhe mospajtimet për projektbuxhetin i ka paraqitur edhe gjatë përgatitjes së dokumentit, por që nuk janë marrë parasysh.

“Ministri i Financave (Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së) i injoron këshillat dhe sugjerimet. Por, unë mendoj se ai më tepër është i fokusuar – në bazë të sjelljes së tij – tek premtimet që ka dhënë LDK-ja gjatë fushatës elektorale, për të pasur një buxhet prej dy miliardë euro”.

“Edhe unë dëshiroj që të kemi një buxhet, jo dy miliardë, por dhjetë miliardë, por ne duhet të bazohemi në fuqinë reale ekonomike që kemi”, thotë Kilaj.

Por, Agim Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se ministri Avdullah Hoti i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha kritikat dhe nuk e ka penguar askënd nga zëvendësministrat që të japin mendimet e tyre në lidhje me planifikimet buxhetore.

“Ministri na ka njoftuar për të gjitha proceset. Ne, si zëvendësministra, nëse kemi vlerësuar se mund të kontribuojmë, ministri nuk na ka penguar”, thekson Krasniqi.

Ndryshe, të hënën Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017. Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm u tha se do të jetë mbi 2 miliardë euro. Nga kjo vlerë, rreth 700 milionë euro do të shpenzohen për investime kapitale.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2017, tashmë i është proceduar Kuvendit, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të dalë në Kuvend për miratim. Sipas procedurave ligjore, Buxheti i Kosovës duhet të miratohet në pjesën e dytë të dhjetorit. (REL)

Prishtina – Beogradit: Do të ndërrojmë qasje

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës – që kanë ndodhur kohët e fundit nga autoritetet e Serbisë, derisa ata po kalonin nëpër territorin e këtij shteti – janë të papranueshme, joligjore dhe janë shenja hakmarrëse të Qeverisë së Serbisë, për t’i bërë presion Kosovës dhe ta shtyjë në sjellje destruktive, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Javë më parë, autoritetet serbe patën arrestuar nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçin, me dyshimet dhe akuzat për krime lufte. Ai është liruar të martën, pas më shumë se një muaj qëndrimi në paraburgim. Ndërkaq, ditë më parë, me dyshime dhe akuza të njëjta, është arrestuar edhe qytetari tjetër nga Kosova, Hilmi Kelmendi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ka reaguar, duke i quajtur këto arrestime të papranueshme dhe që “rrezikojnë shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”. Njëherit, kjo ministri u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës – të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm – ta shmangin atë maksimalisht.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzekutivi i vendit po e shqyrton situatën lidhur me arrestimet e shtetasve të saj, si dhe mundësitë e veprimeve në përputhje me situatën.

“Nëse këto sjellje destruktive, joligjore, vazhdojnë edhe në të ardhmen, duket se edhe Qeveria e Kosovës do të jetë e shtrënguar që të marrë të tjera masa apo të tregojë të tjera sjellje në kuptimin e aspektit të qasjes që e ka pasur deri më tani në përgjithësi, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë”, thotë Murtezaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, profesor i Sigurisë Kombëtare në Kolegjin ISPE, thotë për Radion Evropa e Lirë se rekomandimi për qytetarët i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që ta shmangin sa më shumë që të jetë e mundur kalimin nëpër Serbi, është i pamjaftueshëm si masë.
“Do të duhej që të ketë një lloj ofensive diplomatike dhe gjithështetërore për të ngritur vetëdijesimin rajonal dhe ndërkombëtar ndaj një logjike të tillë të stërkequr të Serbisë në raport me shtetasit e Kosovës, logjikë e cila e dëmton në mënyrë tepër të dukshme mundësinë e normalizimit të raporteve midis dy shteteve, mundësinë e arritjes së një stadi të bashkëpunimit midis dy shteteve. Mbi të gjitha, e minon definitivisht procesin ndërkombëtar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Ramadani.

Në anën tjetër, zëvendësministri i jashtëm, Murtezaj, thotë se Qeveria e Kosovës është duke komunikuar me Brukselin, lidhur me rastet e arrestimeve të shtetasve të Kosovës nga ana e autoriteteve të Serbisë, si dhe për situatën e mundshme që mund të prodhojë kjo sjellje e shtetit serb.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar dhe vazhdimisht, sidomos ditëve të fundit, është në komunikim të ngushtë me të gjithë partnerët, me qeveritë, qoftë në formë bilaterale apo në komunikim tjetër me Brukselin, për të influencuar apo për të kërkuar nga Brukseli që të stopojë sjelljen e tillë të Qeverisë së Serbisë”, shprehet Murtezaj.

Sido që të jetë, profesor Ramadani ka theksuar se, në situatën e krijuar, logjika institucionale e Kosovës në asnjë variant nuk do të duhej të ketë qasje hakmarrëse ndaj Serbisë, me aktakuza politike ndaj serbëve të Kosovës e as të Serbisë, për faktin se të njëjtën po e bën vet kjo e fundit.

Sipas tij, Kosova vetëm duhet të ndikojë në krijimin e një presioni ndërkombëtar, pikërisht duke u thirrur në faktin se aktakuzat e autoriteteve serbe ndaj shtetasve të arrestuar të Kosovës janë plotësisht politike dhe se një vend që bën aktakuza politike, sipas tij, është shumë larg demokratizimit dhe rrugës për në Bashkimin Evropian. (REL)

Edi Rama, humbës si Bonaparta në Paris! – Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

 

 
“IT IS GRAVE ERROR FOR ANY POLITICAL  LEADER
 TO BE OVERSENSITIVE IN THE FACE OF CRITIICISM”
 (Nelson Mandela)
 
*** Historia e derisotme ka provuar se vetëm  diktatorët e egër të  regjimeve fashiste dhe totalitariste komuniste  luftojnë në froma të ndryshme, që masmediave t’ua mbyllin gojën dhe t’i mbajnë nën kontrollin e tyre.
 
 
***  Napoelon Bonaparta ka humbur luftën nga masmediat e lira franceze, ndaj, një disfatë e tillë e  sigurt e pret edhe Edi Ramën, cili, pa asnjë arsye është konfrontuar me masmediat shqiptare në Ballkan.
 
Pra, sikurse Napoleon Bonaparta, ashtu edhe Edi Rama do ta humbasë luftën e tij politike, sepse masmediat shqiptare nuk janë kurrfarë “gjurullti kazan” të politikës  së biznesit anti-Kosovë të  Edi Ramës dhe të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, që të lidhin marrëveshje në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës. Kjo është  gafë  politike e qeverisë shqiptare dhe e asaj serbe, jo e analistëve dhe e masmediave shqiptare.
 
Nëse analistët dhe masmediat e lira dhe të pavarura demokratike shqiptare “janë një kazan i madh…” për kryeministrin E.Rama, atëherë i bëftë mirë “sallata serbe” e analistëve dhe e masmediave serbe të homologut të tij Aleksandar Vuçiq, si dhe këngët e  preferuara të zemrës   “Bjelo Dugme”. Mirëpo,    shoqërinë e sotme të lirë demokratike shqiptare, kurrë nuk do t’ia arrijë atij qëllimi survejues  diktatorial antihuman, antidemokratik dhe antiligjor, që t’i “disiplinojë” dhe t’i mbajë nën kontrollin e tij (sipas interesave të partisë dhe të qeverisë së tij) masmediat shqiptare e as analistët e tyre, sepse  në asnjë formë nuk janë pronë private e “kazanit” të tij të egër totalitar, burokratik , nepotist dhe korrupsionist.
 
Nuk janë  fajtorë analistët  dhe mediat shqiptare
 
Pse, kryeministri Edi Rama ka lidhur marrëveshje incognito me Beogradin në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës(13 tetor 2016); ka shpallur qyetar nderi dhe e adhuron Goran  Bregoviqin (prill 2006); citon armikun më të egër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Ivo Andriqin(14 tetor  2016, në forumin e afaristëve serbo-shqiptarë në Nish të Serbisë) dhe si “disident” fshehurazi ka dëgjuar me ëndje “Bjello Dugmen” serbe, ndërsa sot, i  tallë, i akuzon dhe i poshtëron në skajshmëri kritikuesit-analistët dhe masmediat shqiptare, duke  i quajtur “gjurllti kazan”! Çfarë  naiviteti dhe çfarë turpi ky, që se lanë as Deti Adriatik!
 
Prandaj, pavarësisht nga kërcënimet dhe diktati nga pozita e politikës së forcës për t’i  frikësuar dhe shantazhuar masmediat e lira shqiptare, jo vetëm Edi Rama, por asnjë  lider politik shqiptar nuk mund ta fitojë luftën e tij politike antidemokratike dhe antikombëtare mbi  masmediat e lira demokratike shqiptare!
 
Tendenca për imponimin e terminologjisë  eufemiste
 -Analistë e gazetarë, vërtet,  “s’ka kuptim”,  keni kujdes, “zgjedhni” terminologjinë përkatëse,  ashtu si iu diktojnë  dhe kërcënojnë liderët  e kurruptuar mafiozë, burokratë,  nepotistë, absolutistë,  prepotentë,  narcisoidë, egocentrikë, diskriminues, të kompremetuar, të falimentuar  politikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, sepse ndryshe iu presin “masa drakonike” ndëshkimi nga “kamxhiku demokratik”  i diktatorit Edi Rama.
 
Si rrjedhim  i energjisë së tepruar të imponimit, të  shpërfilljes dhe të dëshirës së shkretë politike të Edi Ramës, analistët, duhet të “kenë kujdes” në përzgjedhjen dhe në përdorimin e terminologjisë  profesioniste, që rrencin, ta quajnë besënik, hajnin të ndershëm, kriminelin-patriot, vrastarin-hero, tradhtarin-atdhetar, mafiozin-politikan në qeveri e në parlament, injorantin-shkencëtar, falltorin-politikan, qebapxhiun-diplomat, burekxhiun-ambasador,  analfabetin-president,  dredhagjiun-pelivan, drogirashin-shpëtimtar të  shqiptarëve dhe të Ballkanit, fashistin-demokrat, skllavëruesin- humanitar…etj.
Kryeministri Rama, duhet ta dijë se analisti nuk ka të drejtë, që hajanat, kriminelët, tradhtarët, t’i quajë njerëz të mdershëm, humanistë,  heronjë,  patriot dhe demokratë, por duhet t’i cilësojë ashtu siç janë me sjelljet, me tiparet dhe me veprat antinjerëzore, antikombëtare dhe antidemokratike.
Analisti ka për detyrë, që dritën ta quajë dritë, errësirën-terrinë, të zezën e zezë, të bardhën e bardhë, të vërtetën e vërtetë dhe gënjeshtrën gënjeshtër etj.
 
Ndryshe, nëse një  analist, një gazetar,  një publicist,  një shkencëtar apo një lider politik, kriminelin nuk e quan kriminel, atëherë ai është më kriminel se krimineli, apo hajnin nuk e quajn hajn, atëherë është më hajn se hajni, jo analist, as gazetar, as publicist, as shkencëtar, as  lider politik, as patriot, as humanist e as hero, por një pleh dhe një bërllog sui generis.
 
Fatbardhësisht ky lloj arsenali  eufemizmash deri tani nuk ka ndodhur në masmediat shqiptare, kjo do të thotë se analistët dhe gazetarët e tyre e kanë kuptuar drejt rolin dhe përgjegjësinë e tyre  të ushtrimit të suksesshëm të profesonit të  vet në shoqërinë shqiptare, duke mos rënë pre e ndikimit dhe e diktatit të  politikës së liderëve të dështuar politikë, të cilët për të shpëtuar vetë, tani janë hedhur në luftën e hapur konfrontuese me  analistët, me gazetarët dhe me masmediat e ndyrshme të pavarura shqiptare. Kjo është një çmenduri sui generis, që në demokrai, t’u shpallet një luftë e tillë politike analistëve dhe masmediave të pavarura shqiptare!!!

 
Mirëpo, analistët shqiptarë bëjnë mirë që fenomenet dhe dukuritë negative  të shoqërisë shqiptare nuk  i quajnë, as nuk i cilësojnë si vlera pozitive, por i demaskojnë  dhe  i kritikojnë konkretisht me emër dhe me mbiemër si të tilla-si antivlera, jo duke ndërruar tezat sipas “motit ktheje gëzofin”, ashtu si diktojnë interest e strategjisë së frikësimit të pushtetaëve të ndryshëm të dështuar, të cilët për t’i fshehur gjurmët e krimit, të korrupsionit, të nepotizmit, të shfrytëzimit dhe të tradhtisë së tyre ndaj popullit dhe ndaj atdheut, përdorin strategjinë  e ryshfetit dhe të frikësimit për t’i komprometuar dhe përvetësuar analistët, gazetarët dhe  punëdhënësit e tyre.
 
Për gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike, sociale dhe të mirëqenies, janë fjatorë liderët politikë, jo  analistët e as gazetarët e masmediave të pavarura  shqiptare
 
Fundja, analistit i lejohet të gabojë, por jo edhe një lideri politik (qoftë president, kryeministër a kryeparlamentar), nëse merr ndonjë  vendim të gabueshëm politik me të cilin mund ta shkatërrojë  tërë shtetin dhe shoqërinë.

Prandaj, liderët politikë, së këndejmi, edhe kryeministri Edi  Rama, parapëlqehet që  të merret me punët dhe me detyrat e qeverisë së tij, jo  të harxhojë kohë kot  me analistë dhe me gazetarë nëpër panele të ndryshme, duke i fajësuar dhe anatemuar,se  gjoja për shkak të fjalorit të tyre   eufemist po dështon edhe politika e tij ditore. Kjo nuk është e vërtetë, në asnjë kuptim, sepse për të gjitha huqet e politikës dhe të diplomacisë së derisotme të Shqipërisë (1990-2016), nuk janë fajtorë analistët, as  gazetarët e as masmediat shqiptare, por vetë liderët e dështuar politikë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Iliridës etj.
-Analistët, as masmediat e pavarura demokratike shqiptare nuk kanë faj, pse Shqipëria është shndërruar në një  “deponi” plehërash, droge, kanabisi, mafie, krimi degjenerimi, papunësie, ekzodi sistematik , varfërie dhe moszhvillimi, por liderët politikë  sikurse Edi Rama,  i cili për politikën e tij të gabueshme po tenton, që t’i fajsojë analistët dhe masmediat shqiptare.

Mirëpo, këtë “pykë patentuese” me përmbajtje totalistariste bolshevike ruse për denoncimin e analistëve dhe të masmediave shqiptare, Edi Rama mund ta  “ekspozojë” vetëm në Korenë e Veriut të Kim Il-Sungut(1948-1994), në Kubën e Fidel Kastros(1959-2008), në Ugandën e Idi Aminit (1971-1979) dhe në Serbinë e Slobodan Milosheviqit (1989-2000), i cili, duke  i nënshtruar, instrumentalizuar dhe manipuluar masemdiat serbe, edhe ia arriti të sundonte në pushtet jo më pak se një  dekadë (1989-2000) me ç’rast në saje të tyre kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
 
Pse të fajësohen analistët dhe masmediat e lira demokratike shqiptare për fajin dhe për gabimin historiko-politik e kombëtar të kryeministrit Edi Rama, që lidhi Marrëveshjen me Beogradin për t’u lidhur Serbia me Shqipërinë, duke ndërtuar autostrada dhe vija hekurudhore nëpër territorin e Republikës së Kosovës, pa e pyetur dhe, pa pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës?
 
-Nëse  qeveria e Edi Ramës nuk e anulon këtë marrëveshje, atëherë, përgjegjësia direkte dhe indirekte bie mbi kryeministrin, jo mbi analistët, as mbi masmediat shqiptare në Ballkan dhe jashtë tij.
 
Këtë gafë trashanike të politikës dhe të diplomacisë së kryeministrit Edi  Rama, nuk ha e askush, që ta marrë përispër veç vasalëve, shërbëtorëve dhe tuxharëve të tij, që e kanë idejuar, sugjeruar, planifikuar, draftuar, aminuar dhe konkretizuar me Serbinë.
 
Në vend se për këtë gabim kardinal të pafalshëm kryeministri Edi Rama t’i kërkonte falje publike Kosovës, ky pa  fije turpi dhe pa kurrfarë  të drejte u shpalli luftë politko-propagandistike analistëve të masmediave të  ndryshme shqiptare!?
 
Diktati dhe kërcënimi janë armë vdekjeprurëse për lirinë, për  drejtësinë, për demokracinë dhe  për paqen
 
Andaj si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe të gjithë liderët e tjerë politikë në pushtet ose jashtë tij, duhet ta kenë parasysh faktin se në demokraci nuk kanë  të drejtë morale, as ligjore e as kushtetuese, që t’u shpallin  luftë politike masmediave digjitale apo të shtypura, pse   gazetarët  dhe analistët e tyre  e kritikojnë Edi Ramën dhe të tjerët për gafat e tyre politike.
 
Në çdo sistem të mirëfilltë demokratik si opozita, ashtu edhe masmediat e kanë për detyrë parësore, që ta korrigjojnë politikën e gabuar të pozitës që drejton shtetin.
 
Prandaj, si Edi Rama, ashtu edhe të tjerët si ai, duhet ta kenë të qartë se për gabimet e tyre politike nuk kanë kurrfarë të drejte t’i etiketojnë, t’i anatemojnë, t’i fajësojnë,  t’i ofendojnë, t’i kërcënojnë,  t’iu diktojnë si dikur  në “stilin”  stalinist të babait të tij komunist, duke iu mbajtur  “leksione profesioniste” se si duhet të shkruajnë dhe si duhet të “pozicionohen” analistët dhe gazetat e portalet e tyre të pavarura.
 
Kjo formë kërcënuese dhe antidemokratike, arrogante dhe apolitike e kryeministrit Rama (në përpjekje që t’i murkullojë gabimet e tij politike, duke justifikuar Marrëveshjen e lidhur me Serbinë kundër Kosovës, më 13 tetor 2016, që përmes territorit të Kosovës, të lidhej me Serbinë, pa e pyetur dhe, pa marrjen e pëlqimit të Qeverisë së Kosovës)  me  analistë të masmediave të pavarura shqiptare, dikur praktikohej  vetëm në sistemet totalitare siç ishte Shqipëria me hallkën e shteteve të tjera të Europës Lindore me Bashkimin Sovjetik në krye.
 
Ata liderë politikë, që kanë lejuar, që Shqipëria të shndërrohet në një  “Afganistan” dhe në një  Kolumbi  kanabisi; në “deponi” të grumbullimit të plehërave dhe të bërllogut të Europës dhe të botës;  në kriminalizimin dhe në korruptimin e institucooneve më të larta të pushtetit shtetëror; në  burokratizimin e aparatit shtetëror; në varfërimin ekstrem të popullsisë; në papunësinë e skajshme; në ekzodin sistematik të mbi 1 milion shqiptarëve në Greqi, në Europë dhe në vende të tjera të botës etj. nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore e as kushtetuese, që të jenë krye të  shtetit apo të ndonjë partie a subjekti politik, por vendin e kanë në burg për gabimet, për krimet, për mashtrimet, për manipulimet, për padrejtësitë e tyre  të bëra ndaj popullit dhe ndaj shtet, thënçin demokratik me antidemokratë, me despotë, me nepotistë, me mafiozë, me injorantë, me plaçkitës dhe me kriminelë të ndryshëm.
 
Prandaj, si Edi Rama, ashtu edhe të tjerët si ai, duhet ta kenë të qartë se për gabimet e tyre politike nuk kanë kurrfarë të drejte t’i etiketojnë, t’i anatemojnë, t’i fajësojnë,  t’i ofendojnë, t’i kërcënojnë,  t’iu diktojnë si dikur   “stilin”  stalinist të babait të tij , Kristaq Rama, duke iu mbajtur  “leksione profesioniste” se si duhet të shkruajnë dhe  nga duhet të pozicionohen analistët dhe gazetat e portalet e tyre të pavarura.
 
 
Sa më sipër, kryeministri Edi Rama për gabimet e tij politike në kurrizin e Kosovës, të bëra me rastin e vizitës, që i bëri Beogradit dhe Nishit, më 13 dhe 14 tetor 2016, duhet t’i debatojë  me  qeverinë e Kosovës, jo me analistët dhe me  masmediat shqiptare, sepse kjo është adresë e gabuar, nuk është adresa e saktë e  kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Nazmi Mustafa.
 

Ministria e Jashtme angazhon avokat për Hilmi Kelmendin

Gjykata e Beogradit, ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e dytë, kosovarin Hilmi Kelmendi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bashmir Xhemaj.

Ai po ashtu tha se tashmë për trajtuar rastin e Hilmi Kelmendit i cili është arrestuar në mesnatën e së premtes dhe të shtunës kjo ministri ka angazhuar dhe një ekip avokatësh.

Angazhimi i ekipit të avokatëve bëhet për të ndihmuar jo vetëm Hilmi Kelmendin por edhe të gjithë vëllezërit tanë të cilët arrestohen në një mënyrë të tillë, përfundoi Xhemaj, njofton Klan Kosova.

Gjuriçi sot në Leposaviq: “Serbia qëndron pranë ‘Trepçës’

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, tha sot në Leposaviq se “Serbia qëndron pranë ‘Trepçës’ dhe me popullin e saj në këto hapësira”.

Gjuriq ka vizituar të hënën flotacionin e Trepçës në Leposaviq, në cepin verior të Kosovës, duke theksuar se “ka ardhur që t’iu përcjellë edhe udhëheqjes edhe punëtorëve të Kombinatit, në veri, porosinë e gjithë Serbisë se Kombinati Trepça mund të llogaris në mbështetjen e Serbisë”.

“Jo vetëm mbështetje politike por edhe mbështetje financiare dhe ligjore”, tha Gjuriq.

“Pra Serbia qëndron përkrah “Trepçës”, Serbia qëndron me punëtorët e “Trepcës, Serbia qëndron me popullin e saj në këto hapësira. Ne nuk do të lejojmë, që ajo që i takon këtij populli, të cilët e kanë krijuar dhe ndëtuar, që përfaqëson boshtin kurrizor të ekonomisë, të ndalojë së punuari”, tha Gjuriq.

“Ata që sot godasin “Trepçën”, godasin edhe stabilitetin e saj ekonomik dhe me këtë provojnë që të rrezikojnë ekzistencën e popullit serb në këtë pjesë të Kosovës” tha Gjuriq.

Deklaratat e Gjuriqit erdhën në ditën kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ligji për Trepçën është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancat e 7 dhe 8 tetorit, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Ky Ligj qe miratuar me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, por pa praninë e deputetëve serbë në sallën e Kuvendit.

Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.


Send this to a friend