VOAL

VOAL

Putin merr tjetër goditje, ushtria ukrainase eliminon komandantin e batalionit ajror të Rusisë

Ushtria ukrainase i ka dhënë një tjetër Presidentit rus, Vladimir Putin. Mediet e huaja raportojnë se forcat e Volodymyr Zelenskyt kanë vrarë komandantin e batalionit ajror të Rusisë.

Lajmin e konfirmojnë forcat ukrainase, të cilat lajmëruan se kanë eliminuar komandantin e batalionit të regjimentit të 104-të.

Bëhet fjalë për nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Sipas njoftimeve të agjencisë Ukrinform, njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.bw

 

Ukraina merr në dorëzim një dërgesë të re armësh nga SHBA dhe Danimarka

RFE/RL

Ukraina ka filluar që të pranojë dërgesa me raketa kundër anijeve, Harpoon, nga Danimarka dhe obusë nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.

“Mbrojtja detare e shtetit tonë do të forcohet nga raketat Harpoon – ato do të përdoren nga ekipet e trajnuara ukrainase”, tha ai më 28 maj.

Ministri Reznikov tha se këto raketa do të përdoren përkrahë raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin-port, Odesa.

Raketat Harpoon besohet se shmangin sistemet e radarëve. Ato mund të hidhen nga anijet, nëndetëset, avionët apo edhe nga ekipet përgjatë vijës bregdetare.

Rusia ka bllokuar portet ukrainase, duke ndërprerë eksportet vitale të drithërave dhe ka përdorur flotën e Detit të Zi për të kryer sulme me raketa ndaj qyteteve ukrainase.

Reznikov tha se Ukraina po ashtu ka pranuar dërgesa të artilerisë së rëndë, përfshirë edhe një model të modifikuar amerikan të obusëve M109, që do të lejojë ushtrinë ukrainase të godasë objektiva nga distanca më të largëta.

Ukraina dëshiron që të pranojë dërgesa të raketahedhësve me rreze të gjatë veprimi M270 nga SHBA-ja, për të forcuar mbrojtjen në lindje, ku Rusia po zhvillon një ofensivë agresive dhe ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake në atë pjesë, teksa dështoi që të marrë kontrollin e Kievit pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

Ish-presidenti i Ukrainës nuk lejohet të largohet nga vendi

VOA

Ish-Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nuk u lejua të largohej nga Ukraina për të marrë pjesë në një takim të NATO-s në Lituani, njoftoi të shtunën grupi parlamentar i partisë së tij.

Zoti Poroshenko u ndalua dy herë në një pikë kufitare me Poloninë, ndërsa ishte nisur për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, thuhej në deklaratë.

Mediat ukrainase raportuan se zoti Poroshenko nuk mundi të kalonte kufirin për shkak të “problemeve teknike” me një leje që i mundësonte atij largimin nga vendi.

Por sipas grupit të tij parlamentar zoti Poroshenko ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit të Ukrainës që do të merrte pjesë në këtë aktivitet dhe kishte marrë të gjitha lejet e duhura për t’u larguar nga vendi.

Falë vendimit të një gjykate të marrë në janar, zotin Poroshenko po hetohet në liri lidhur me akuzat për tradhti, në një hetim që ai thotë se është një sulm i motivuar politikisht, i ndërmarrë nga aleatët e pasardhësit të tij, Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Zoti Poroshenko po hetohet në lidhje me financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit përmes shitjes së paligjshme të qymyrit në vitet 2014-15.

Ndahet nga jeta kardinali i famshëm Anxhelo Sodano

VOAL- Kardinali Angelo Sodano, Sekretar Emeritus i Shtetit dhe Dekan Emeritus i Kolegjit të Kardinalëve, vdiq në Romë në moshën 94-vjeçare.

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e kardinalit të moshuar, i lindur në Isola d’Asti më 23 nëntor 1927, ishte përkeqësuar pas një infeksioni të fundit nga Covid19. Sëmundja iu shtua edhe patologjive të tjera që vuante prej disa kohësh kardinali i famshëm, i cili u shtrua në klinikën Roman Columbus.

Sekretari i Shtetit me dy Papë, i emëruar në vitin 1991 nga Gjon Pali II, më 15 shtator 2006 Benedikti XVI kishte pranuar dorëheqjen e tij nga detyra. Më 21 dhjetor 2019, Papa Françesku kishte pranuar dorëheqjen nga detyra e Dekanit të Kolegjit të Kardinalëve. rsi-eb

OKB thotë se janë vrarë më shumë se 4.000 civilë në Ukrainë

RFE/RL

Më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse numri i saktë është ndoshta shumë më i lartë, tha Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Gjithsej 4.031 njerëz u vranë, duke përfshirë gati 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues në vend. Shumica u vranë gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore.

OHCR nuk ka përmendur se kush ishte përgjegjës për vdekjet e civilëve. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në konflikt.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur me aktivistët indonezianë, më 27 maj, tha se rreth 12 milionë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftës në Ukrainë dhe se rreth 5.5 milionë ishin larguar nga vendi.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Scholz i bindur që Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

RFE/RL

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se tre muaj të luftës kanë treguar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë dhe nuk mund të diktojë kushte për ndonjë marrëveshje rreth luftimeve.

Duke folur në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëoror, që mbahet në Davos të Zvicrës, Scholz ka thënë se pushtimi i gjithë Ukrainës “duket më larg tani sesa në fillim të luftës”.

Pas përpjekjeve të dështuara për të marrë kontrollin e dy qyteteve të mëdha të Ukrainës, Kievin dhe Harkivin, Moska e ka kthyer fokusin në rajonet lindore, ku prej vitit 2014 mbështetet luftimet e separatistëve në ato zona.

“Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe jam i bindur se nuk do ta fitojë”, ka thënë Putin.

Disa ditë më parë, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka sugjeruar se rikthimi në një “status quo”, para pushtimit rus të 24 shkurtit, do të ishte ideal.

Mirëpo Scholz ka thënë se një skenar i tillë nuk është opsion pasi nënkupton se Krima, e aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia më 2014, dhe rajonet lindore të kontrolluara nga separatistët, të konsideroheshin të humbura nga Ukraina.

“Nuk do të ketë paqe të diktuar”, ka shtuar Scholz.

“Ukraina nuk do ta pranojë këtë, dhe as ne”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

Bilanc tronditës, më shumë se 150 fëmijë të vrarë nga rusët në rajonin e Donetskut

Luftimet në lindje të Ukrainës sa vijnë e bëhen më të ashpra.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se më shumë se 150 fëmijë janë vrarë në rajonin e Donetskut, që kur Rusia nisi pushtimin e saj, raporton “BBC“.

Shifra është dukshëm më e lartë se në çdo rajon tjetër të vendit. Shifra mbarëkombëtare është të paktën 240 fëmijë të vrarë në të gjithë vendin.

Që muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit. bw

Rusia sulmon 40 qytete në rajonet e Donbasit dhe Luhanskut

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës.

“Okupatorët qëlluan mbi më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 objekte civile, përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën,” tha Task Force e ushtrisë së Ukrainës në Facebook.

Muajin e kaluar, Rusia e ka kthyer fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga të tri anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Rënia e tyre do ta vinte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit.

Të dielën, Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, kishte akuzuar Rusinë për “politikën e tokës së djegur” në përpjekjet për të kapur Severodonetsk.

Gaidai paralajmëroi se forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha, përveç një ure, mbi lumin Donets dhe tha se qyteti është në rrezik shkëputjeje. syri.net

Kuleba: “Të vriten eksportet ruse”

Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është e nevojshme të ndalohet blerja e produkteve ruse, tha në Davos shefi i diplomacisë së Kievit

VOAL- Një thirrje për të “vrarë eksportet ruse” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Dmytro Kuleba e deklaroi të mërkurën në Davos, ku po merr pjesë në punën e WEF.

Është e nevojshme të ndalohet blerja e produkteve ruse, tha kreu i diplomacisë në Kiev para pjesëmarrësve të edicionit të vitit 2022 të Forumit Ekonomik Botëror. “Ne duhet ta bëjmë Rusinë të paguajë”, tha ai, duke thënë më vonë se ishte i shqetësuar se Hungaria po bllokonte paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, ashtu si presidenti Zelensky, hodhi poshtë hipotezën e heqjes dorë nga territoret për të arritur paqen. Rusia po bën “një luftë të plotë në Donbass” dhe situata në terren është “jashtëzakonisht e keqe” për forcat ukrainase, theksoi ai. “Ne kemi nevojë urgjente për sisteme raketore me shumë përdorime, sepse rusët kanë një numër të madh të tyre”, tha ai, duke shtuar se çdo vonesë në furnizimet me armë të rënda rezulton në më shumë viktima dhe humbje territoriale.

Sa i përket efekteve të konfliktit në sigurinë ushqimore, Ukraina është e gatshme të krijojë një korridor për tranzitin e ngarkesave me drithëra nga Odessa, por me kusht që porti të pastrohet dhe të ketë garanci për të shmangur depërtimin nga anijet ruse. Megjithatë, “si mund të jemi të sigurt se sapo të krijohen pasazhe të sigurta, Rusia nuk do të shkelë një marrëveshje të tillë?” vuri në dukje Kuleba.

Zelensky dënon idenë e Kissinger për negociata me Rusinë si të vitit 1938

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, i cili sugjeroi se negociatat e paqes duhet të synojnë krijimin e kufijve përgjatë “vijës së kontaktit” në Donbas siç ekzistonte në prag të pushtimit rus.

Kissinger dha këtë mesazh përmes një lidhje skype në Forumin e Davos.

Në një video-mesazh të mërkurën, Zelensky tha: “Pavarësisht se çfarë bën shteti rus, është dikush që thotë: “le të marrim parasysh interesat e tij”. Këtë vit në Davos u dëgjua përsëri. Pavarësisht nga mijëra raketa ruse që goditën Ukrainën. Pavarësisht dhjetëra mijëra ukrainas të vrarë. Pavarësisht Bucha dhe Mariupol, etj. Pavarësisht qyteteve të shkatërruara. Dhe pavarësisht “kampeve të filtrimit” të ndërtuara nga rusët shtet, në të cilin ata vrasin, torturojnë, përdhunojnë dhe poshtërojnë si në një rrip transportieri.

“Rusia i ka bërë të gjitha këto në Evropë. Por megjithatë, në Davos, për shembull, zoti Kissinger del nga e kaluara e thellë dhe thotë se një pjesë e Ukrainës duhet t’i jepet Rusisë.”

(BalkanWeb)

Ukraina akuzon NATO-n: Nuk ka bërë absolutisht asgjë në lidhje me pushtimin rus, po rri mënjanë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kritikuar NATO-n se nuk ka bërë “absolutisht asgjë” në lidhje me pushtimin rus të vendit të tij, njoftoi “Euronews” të mërkurën.

“NATO-ja po rri mënjanë dhe nuk po bën asgjë, ndërsa Bashkimi Evropian po merr vendime revolucionare për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë Kuleba të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Luftimet janë shtuar rreth katër qyteteve në Donbas, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se e ka forcuar plotësisht ushtrinë ruse rreth qyteteve Liman, Popasna, Severodonetsk dhe Slaviansk.

Ligjvënësit rusë kanë miratuar të mërkurën një projektligj që rrit kufizimin e moshës për njerëzit që i bashkohen ushtrisë, veprim ky që vjen si rezultat i përpjekjeve të Rusisë për të rekrutuar sa më shumë ushtarë. bw

Rusët s’kanë të ndalur, sulmojnë për herë të parë qytetin e madh në Jug të Ukrainës, raportime për të vdekur e të plagosur

Autoritetet ukrainase kanë pretenduar se dy zona të qytetit të madh jugor Zaporizhzhia janë goditur nga raketat ruse, ku si pasojë ka vdekur një person e janë plagosur tre të tjerë.

Sulmi në këtë qytet ka ndodhur për herë të parë që prej nisjes së pushtimit.
Administrata rajonale thotë se një qendër tregtare dhe të paktën 62 shtëpi u dëmtuan.
Kujtojmë se pjesa më e madhe e ofensivës ruse është e përqendruar në Ukrainën lindore, por forcat ruse janë nën kontrollin e një pjese të rajonit të madh të Zaporizhzhia, duke përfshirë stacionin e madh të energjisë bërthamore në bregun jugor të lumit Dnieper.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka mbledhur tre nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km (30 milje) në jug të Zaporizhzhia, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në qytet.

Burimi: BBC
(BlakanWeb)

Aktori nga Kosova Alban Ukaj për herë të dytë në Festivalin e Kanës

“Tori and Lokita” i shfaqur premierë botërore në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë, me regjisorë vëllezërit Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, në të cilin luan edhe Alban Ukaj, konkuron për “Palmën e Artë”.

Aktori nga Kosova, bashkë me kolegët belgë dhe ekipin e filmit, përpara premierës, kanë parakaluar në tapetin e kuq, ku kanë parakaluar historikisht të gjitha gjeneratat e aktorëve që kanë marrë pjesë në 75 edicionet e këtij festivali, minus një, kur festivali u anullua me rastin e Covid.

Vëllezërit Dardenne janë emra të shquar në Festivalin e Kanës, por ky festival nuk është i huaj as për Alban Ukajn. Ai rikthehet aty pas 13 vjetësh, kur ishte pjesë e kastit në filmin “Heshtja e Lornës”, ku luan edhe Arta Dobroshi.

“Tori and Lokita” nxjerr në pah miqësinë që bashkon dy të rinj që kanë udhëtuar vetëm nga Afrika dhe e gjejnë veten duke u përballur me kushtet mizore të mërgimit të tyre në Belgjikë.

Është një rrëfim për emigrantët në Belgjikën moderne. Pjesë e kastit janë edhe aktorëtedhe Marc Zinga, Claire Bodson, Baptiste Sornin.

Alban Ukaj në film interpreton Bacolin. Në tepetin e kuq, para premierës, Ukaj ka thënë se është i lumtur që rikthehet në Kanë, duke nënvizuar rolin që artistët luajnë dhe indikojnë në shoqëri.

“Mendoj se përgjegjësia jonë si artistë është që të flasim për çështje sociale dhe për ngjarje politike të cilat po ndodhin këta vjet globalisht. Isha më fat që kam punuar me njerëz që kanë fuqinë të ngrenë zërin e të flasin për minoritete e njerëz që në njëfarë mënyre janë të margjinalizuar”, ka thënë ai.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Filmit në Kanë, më 17 maj, nisi më shkëlqimin për të cilin shquhet. Në hapje të eventit presidenti ukrainas Zhelenksi iu drejtua të pranishëmve me një video mesazh. Festivali përfundon këtë të shtunë.

Moldavi- arrestohet ish-presidenti pro-rus, Igor Dodon

VOAL- Ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, u arrestua të martën me dyshimin për tradhti dhe korrupsion, tha zyra e prokurorit të vendit, ku grindjet mes properëndimorëve dhe pro-rusëve janë shtuar me konfliktin në Ukrainë.

“Igor Dodon u arrestua të martën në mëngjes për 72 orë. Ai është mbajtur në qendrën e paraburgimit parandalues ​​të Qendrës Kombëtare Kundër Korrupsionit,” tha zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Mariana Chiorpec, duke shtuar se kërkimet janë duke u zhvilluar në një duzinë vendesh, zyra të lidhura me ish-udhëheqës dhe shtëpinë e tij në Kishinau, kryeqyteti i ish-republikës sovjetike.

Dodon është nën hetim për “tradhti të shtetit”, “korrupsion pasiv”, “financim partie politike nga organizata kriminale” dhe “pasurim të paligjshëm”.

Hetuesit dyshojnë se Dodon, president nga viti 2016 deri në vitin 2020, mori para në vitin 2019 nga një aleat politik dhe oligark, Vlad Plahotniuc, i cili që atëherë ka shkuar në mërgim dhe është subjekt i sanksioneve të SHBA. rsi-eb

Kiev, urdhër-arresti i ri për Yanukovych

VOAL- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka lëshuar një urdhër-arrest të ri kundër ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviç, i rrëzuar nga trazirat e Sheshit Maidan në shkurt 2014 dhe tani një shtetas rus. Yanukovych akuzohet për tradhti për marrëveshjen e Kharkiv-it të vitit 2010 me Moskën për bazën detare në Sevastopol, e cila siguronte autonominë administrative të qytetit, selinë e flotës ruse të Detit të Zi.

Prokurori, raporton Reuters online, akuzon ish-presidentin se ka kontribuar në forcimin e pranisë ushtarake ruse në Krime, e cila ishte vendimtare për aneksimin e mëvonshëm më 2014.

Më parë, Prokurori kishte lëshuar një urdhër arresti për Yanukovych me akuzën se ishte arratisur në Rusi më 2014 nga rajoni i Donetsk duke përdorur tre helikopterë ushtarakë rusë, mbi të cilët ai do të kishte sjellë 20 persona, “të kontrabanduar” përtej kufirit, sipas magjistratëve ukrainas. Yanukovych gjithmonë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra kundër tij. rsi-eb

Përfundon marrëveshja 30vjeçare- Polonia i jep fund marrëdhënieve energjetike me Rusinë

Qeveria e Polonisë ka përfunduar një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën, njoftoi të hënën ministrja e klimës së vendit, Anna Moskwa.

“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal [tubacionin]”, shkroi Moskwa në Twitter, raporton CNN. “Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë së qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus.”

“Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë.

Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror. Kjo erdhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.

Polonia dhe Bullgaria u ndërprenë në fund të prillit për shkak se nuk bënin pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e përshkruan në atë kohë si “shantazh” nga Moska.

Ukraina hedh poshtë armëpushimin që përfshin dhënien e tokës

RFE/RL

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka arritur të dielën në Kiev dhe është bërë kreu i parë i një shteti që i është adresuar Parlamentit ukrainas, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në këtë shtet më 24 shkurt.

Duda i ka bërë thirrje Ukrainës të mos dorëzohet ndaj kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, u ka thënë ai ligjvënësve.

“Asgjë për ju, pa ju”.

Ai ka shtuar se dorëzimi i çfarëdo territori ukrainas do të përbënte goditje për gjithë Perëndimin dhe ka përsëritur mbështetjen polake për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Vizita e tij ka ndodhur teksa forcat ruse kanë zgjeruar operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase ka raportuar për bombardime në rajonin e Donbasit.

Kryenegociatori ukrainas, njëherësh këshilltari i Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se Kievi ka hedhur poshtë çfarëdo armëpushimi me Rusinë që përfshin dorëzimin e ndonjë pjese të territorit ukrainas.

“Lufta nuk do të përfundojë”, ka thënë ai, në rast të ndonjë marrëveshjeje të tillë.

“(Marrëveshja e tillë) vetëm do të ndalonte për pak konfliktin. Ata do të nisnin ofensivë të re, edhe më të përgjakshme”.

Zelensky ka thënë po ashtu së fundi se lufta në Ukrainë përfundon vetëm “përmes diplomacisë”.

Lideri i parë në parlamentin ukrainas, presidenti i Polonisë përqafon Zelenskyn pas fjalimit

Presidenti i Polonisë tha se “nuk do të ndalet derisa Ukraina të bëhet një anëtare e plotë” e BE-së, teksa iu drejtua ligjvënësve në Kiev dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy. Duda po bën fushatë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur.

Andrzej Duda u bë lideri i parë i huaj që mban një fjalim personalisht në parlamentin ukrainas që nga pushtimi rus. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë tërheqjen e plotë të trupave ruse nga territori ukrainas, tha ai.

“Nëse Ukraina sakrifikohet për arsye ekonomike ose për ambicie politike, qoftë edhe një centimetër të territorit të saj do të jetë një goditje e madhe, jo vetëm për kombin ukrainas, por për të gjithë botën perëndimore,” tha ai.

Presidenti polak shihet në këto foto duke përqafuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Fotografia e tretë tregon Andrzej Duda gjatë fjalimit të tij. Express

Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

RFE/RL

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur veten kundër agresionit rus.

Në një intervistë për të përditshmen britanike, Telegraph, Truss ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime për ofrimin e ndihmës së shteteve të vogla, duke marrë parasysh ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, “për të krijuar një Rusi më të madhe”.

Ajo ka thënë se synimi i negociatave është që Ukraina “të jetë e gatshme të mbrojë veten përgjithmonë” dhe kjo gjë vlen edhe për “shtetet më të cenueshme” sikurse Moldavia, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

”Aktualisht jemi duke punuar në një komision të përbashkët me Ukrainën dhe Poloninë për avancim të mbrojtjes ukrainase me standarde të NATO-s”, ka thënë Truss për Telegraph.

E pyetur nëse dëshiron të shohë armë perëndimore në Moldavi, ajo ka thënë se dëshiron ta shohë Moldavinë të pajisur sipas standardeve të NATO-s.

“Ky është diskutimi që kemi me aleatët tanë”.

E pyetur nëse këto diskutime po bëhen pasi Rusia përbën kërcënim për Moldavinë, ajo ka thënë: Padyshim, Putin i ka bërë të qarta ambiciet për të krijuar Rusi më të madhe.

Moldavia dhe rajoni i shkëputur Transdniestër ndajnë një kufi prej 1,200 kilometrave me Ukrainën dhe së fundi janë rritur shqetësimet se Rusia mund të pushtojë këtë shtet.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është zotuar se do të rrisë ndihmën ushtarake për Moldavinë.

Rajoni Transdniestër, në të cilin gjenden separatistë të mbështetur nga Moska, ka raportuar për disa incidente së fundi, të cilat kanë nxitur akuza se Rusia është duke synuar të destabilizojë Moldavinë dhe ta përfshijë në luftën që ka nisur kundër Ukrainës.

Rusia ende ka rreth 1,500 ushtarë në Transdniestër, të cilët besohet se ruajnë depo të madhe të armëve të periudhës sovjetike.

Mbi 40 të plagosur si pasojë e tornadove në Gjermani

Mbi 40 njerëz janë plagosur në Gjermani si pasojë e tornadove që kanë goditur këtë shtet të premten në mbrëmje.

Shërbimet e motit në Gjermani kanë konfirmuar të shtunën në mëngjes se tri tornado kanë goditur landin North Rhine Westphalia.

Sipas tyre, tornadot janë regjistruar në Paderborn, Lippstadt dhe Lutmarsen.

Në Paderborn, 43 njerëz janë plagosur, ka thënë policia për agjencinë e lajmeve dpa.

Në mesin e tyre ka qenë edhe një person i plagosur seriozisht.

Policia ka thënë se është raportuar për dëme të mëdha në banesa dhe zona komerciale.

Sipas këtij institucioni, shumë kulme shtëpish janë shkatërruar dhe ka shumë drunj të shkulur nga toka.

Erërat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Bavarinë.

Edhe Republika Çeke ka raportuar për dëme të konsiderueshme si pasojë e erërave të fuqishme.

Sipas shërbimeve të motit në këtë shtet, shpejtësia e erërave ka shkuar në 130 kilometra në orë. rel

Shqetësim për Julia Paievska, e njohur si Taira, mjeken ukrainase që filmoi tmerrin në Mariupol, e zhdukur pas kapjes nga rusët

Një mjeke ukrainase, i cili regjistroi pamje të jashtëzakonshme të ushtarëve dhe civilëve të plagosur në Mariupol, thuhet se është kapur nga forcat ruse.

Miqtë e Julia Paievska, e njohur gjithashtu si Taira, po luten për kthimin e saj të sigurt pasi autokolona e saj u kap nga trupat në mars.

Ushtarët rusë e kapën Tairan dhe shoferin e saj më 16 mars, një nga shumë zhdukjet e detyruara në zonat e Ukrainës që tani kontrollohen nga Rusia.

Rusia e ka portretizuar Taira si mjeke që punonte për Batalionin nacionalist Azov, në përputhje me narrativën e Moskës se po përpiqet të “çrrenjosë nazizmin nga Ukraina.” Por AP nuk gjeti prova të tilla dhe miqtë dhe kolegët thanë se ajo nuk kishte lidhje me Azov.

Spitali ushtarak ku ajo drejtoi evakuimin e të plagosurve nuk është i lidhur me batalionin, anëtarët e të cilit kanë kaluar javë të tëra duke mbrojtur një fabrikë të madhe çeliku në Mariupol.

 

Pamjet që regjistroi vetë Taira dëshmojnë për faktin se ajo u përpoq të shpëtonte ushtarët e plagosur rusë si dhe civilët ukrainas.

Ajo e regjistroi atë kohë në Mariupol në një kartë të dhënash jo më të madhe se një miniaturë. Duke përdorur një kamerë trupi, ajo regjistroi 256 gigabajt përpjekje të furishme të ekipit të saj gjatë dy javëve për të rikthyer njerëzit nga pragu i vdekjes.

Ajo ia dha klipet rrëqethëse një ekipi të Associated Press, gazetarët e fundit ndërkombëtarë në qytetin ukrainas të Mariupolit, njëri prej të cilëve e futi atë në tampon.

Taira është tani një e burgosur e rusëve, një nga qindra ukrainas të shquar që janë rrëmbyer ose kapur, duke përfshirë zyrtarë lokalë, gazetarë, aktivistë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut.

Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka regjistruar 204 raste të zhdukjeve me forcë. Ai tha se disa viktima mund të ishin torturuar dhe pesë u gjetën të vdekur më vonë.

Zyra e Avokatit të Popullit të Ukrainës tha se kishte marrë raporte për mijëra njerëz të zhdukur deri në fund të prillit, 528 prej të cilëve ndoshta ishin kapur.

Rusët po synojnë gjithashtu mjekët dhe spitalet, edhe pse Konventat e Gjenevës veçojnë mjekët ushtarakë dhe civilë për mbrojtje “në të gjitha rrethanat”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar më shumë se 100 sulme ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës, një numër që ka gjasa të rritet.

Gerhard Schröder largohet nga Rosneft

VOAL- Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder largohet nga bordi i drejtorëve të gjigantit rus të naftës Rosneft. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë për shtyp nga e njëjta kompani, kryesisht në pronësi të Kremlinit.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i socialdemokratëve është në pikën e polemikave në Gjermani pasi deri më tani ka refuzuar të largohet nga posti i tij në Rusi. Të enjten Bundestagu hoqi zyrën e tij dhe asistentët që ai kishte të drejtë si ish-kreu i qeverisë. Një vendim që Gerhard Schröder do të përgatitej ta kundërshtonte. Spiegel zbuloi se do t’i ishte drejtuar një konstitucionalisti të njohur për të vlerësuar ligjërisht vendimin e komisionit të buxhetit të parlamentit gjerman.

Gerhard Schröder është kritikuar prej kohësh për afërsinë e tij me Moskën dhe rolin e tij në kompanitë shtetërore ruse, duke përfshirë presidencën e NordStream 2 të kontrolluar nga Gazprom në Zug. Të enjten, një shumicë e madhe e Parlamentit Evropian votoi një rezolutë që synon gjithashtu të sanksionojë drejtpërdrejt ish-kancelarin. Kërkesa në fakt është “të zgjerohet lista e personave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së për të përfshirë anëtarë evropianë të organeve drejtuese të kompanive të mëdha ruse dhe politikanë që vazhdojnë të marrin para nga Rusia”. rsi-eb

Michel pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

RFE/RL

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur kontinentin evropian, i ka dhënë fund paqes në Evropë dhe po ndodh në një kohë kur të gjithë duhet të punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë qëndrimit më 19 maj në Serbi.

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Michel tha se integrimi evropian i Serbisë dhe i Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet dhe konfirmoi “zotimin e plotë” të BE-së në negociatat e anëtarësimit.

Ai po ashtu theksoi se procesi i zgjerimit të bllokut me Ballkanin Evropian duhet të jetë më efikas dhe dinamik dhe se “zgjidhja mund të qëndrojë në integrimin gradual dhe progresiv, gjatë procesit të anëtarësimit”.

Michel tha se shtetet kandidate duhet të ndiejnë “përfitimet” nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media, Michel nuk e tha në mënyrë eksplicite se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe takimi me Vuçiqin u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

“Presidenti Michel shprehu në mënyrë shumë të fortë dëshirën dhe pritjet që Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. E informova atë për qëndrimet tona”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media pas takimit me Michel.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë thënë se Serbia nuk mbështet vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi thonë se kështu po mbrojnë interesat vitale të shtetit.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po i bën thirrje Serbisë që të ndjekë regjimin e sanksioneve, teksa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me Putinin.

Michel inkurajon krijimin e “Bashkësisë gjeopolitike evropiane”

RFE/RL

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar krijimin e një Bashkësie gjeopolitike evropiane, në të cilën do të përfshiheshin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së. Kjo do të përfshinte edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, Michel ka konfirmuar se më 23 qershor në Bruksel do të zhvillohet një samit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Burimet në Bruksel pohojnë se ky samit do të jetë ai që presidenti i Francës, Emanuel Macron, e kishte paralajmëruar kur vendi i tij mori kryesimin e radhës të BE-së, që përfundon në fund të qershorit për t’ia dorëzuar këtë detyrë Çekisë për gjysmën e dytë të këtij viti.

“Ekziston një bashkësi gjeopolitike, e cila përfshinë hapësirën nga Rejkjaviku deri në Baku apo Jerevan, nga Oslo deri në Ankara. Jam thellësisht i bindur se nga kjo hapësirë gjeopolitike duhet konfirmuar një realitet politik. Dhe, këtë duhet bërë menjëherë”, ka thënë Michel, duke folur në Komitetin social dhe ekonomik evropian mbrëmjen e së mërkurës.

Për t’i parandaluar spekulimet se këto ide mund të shihen si alternativë për anëtarësimin në BE të vendeve që janë në procesin e zgjerimit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se në asnjë mënyrë kjo ide nuk e ka qëllimin për të zëvendësuar procesin e tashëm të zgjerimit, por vendet gradualisht do të përfshiheshin në disa politika sektoriale të BE-së në bazë të përparimit që bëjnë në procesin e negociatave të anëtarësimit.

“Dua të jem krejtësisht i qartë që në fillim. Kjo iniciativë në asnjë mënyrë nuk shkon në drejtim të zëvendësimit të zgjerimit apo të krijojë argument të ri për ngadalësim të procesit. Po ashtu, për ato vende që marrin pjesë në Bashkësinë gjeopolitike evropiane kjo nuk është garanci se një ditë do të jenë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Michel.

Ai, madje, ka thënë se “duhet përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së”, por ka mbështetur edhe idetë për “reversibilitet”, pra që një shtet i cili nuk do të vazhdojë t’i përmbushë kriteret, të kthehet prapa në proces. Michel ka thënë se një qasje e tillë do të përshpejtonte procesin e reformave te vendet kandidate.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, drejtimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane” do ta kenë shefat e shteteve apo qeverive që marrin pjesë dhe ata do të takoheshin së paku dy herë në vit. Fushat kryesore të angazhimit do të ishin bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Michel ka thënë se ai ka nisur tashmë konsultimet me 27 liderët e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa në një samit më 23 qershor në Bruksel do të diskutojë për këtë edhe me kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur nis edhe samiti i rregullt i BE-së, më 23 dhe 24 qershor.

Michel ka paralajmëruar se do të propozojë që gjatë verës të zhvillohet edhe një samit i veçantë ku do të mblidheshin liderët e BE-së dhe ata të vendeve partnere për të diskutuar rreth propozimit të tij.

Ideja e paraqitur nga Michel është në linjë me një ide të ngjashme që kohë më parë e kishte paraqitur Presidenti i Francës, Emanuel Macron, për krijimin e “Bashkësisë politike evropiane”.

Duke folur në Strasburg në Ditën e Evropës më 9 Maj, dhe në përmbyllje të konferencës për të ardhmen e Evropës, Macron kishte përmendur kohëzgjatjen e procesit të zgjerimit, sipas procedurave aktuale, si argument për të propozuar ide për aranzhime të reja të raporteve mes BE-së dhe vendeve që duan “të ndajnë të njëjtat vlera”.

“Të gjithë ne e dimë shumë mirë se procesi për anëtarësimin do të marrë disa vite, në fakt ndoshta disa dekada”, pati thënë atëherë Macron duke nënvizuar se, sipas tij, “BE nuk është i vetmi format për të strukturuar kontinentin evropian në një afat të shkurtër”. Duke propozuar Bashkësinë politike evropiane, ai kishte thënë se ajo do të ishte e hapur për të gjitha vendet evropiane, përfshirë edhe ata që janë larguar nga BE-ja. Për momentin, e tillë është vetëm Britania e Madhe.

Edhe ideja e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, lë hapësirë që në një Bashkësi që do të formohej, të përfshihen të gjitha vendet e interesuara evropiane, pa marrë parasysh a janë apo jo anëtare të BE-së, kandidate për anëtarësim apo nuk kanë aspirata për t’u bërë anëtare formale.

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian kanë thënë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së.

Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, ka vlerësuar se Macron, përmes kësaj ideje, shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE.

Edhe Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, idenë e prezantuar nga presidenti francez e sheh më shumë si një tendencë për të shuar procesin e zgjerimit.

Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres

Moisi Habilaj merr dënimin e formës së prerë, 15 vite burg, por është në arrati

Dënimi për Habilajn, për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal merr formën e prerë. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Sicili.

Refuzimi i ankesës nga Gjykata e Lartë dhe dënimi me 15 vjet e 5 muaj i cili bëhet përfundimtar. Ky është rezultati i seancës që u mbajt dje përpara seksionit të tretë të Piazza Cavour, në Romë.

Në vitin 2017, shqiptari përfundoi në qendër të hetimit të “Trëndafili i erërave” nga Guardia di Finanza e Katanias për një maksi- trafik droge në linjën Shqipëri-Sicili. Së bashku me Habilajt përfunduan në pranga njëmbëdhjetë persona të tjerë me hetimin që pas pak javësh u zgjerua më tej duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri i cili është kushëri i trafikantit të drogës. Pozicioni i politikanit, megjithatë, është arkivuar me kërkesë të prokurorisë.

Megjithatë Habilaj është në arrati dhe nuk gjendet nga policia italiane. bw

Kryqi i Kuq regjistron të burgosurit e luftës nga fabrika Azovstal

 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ka nisur regjistrimin e qindra të burgosurve të luftës, të cilët janë marrë nga Rusia në fabrikën Azovstal, në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.

“Gjatë dy ditëve të fundit, ne kemi regjistruar qindra të burgosur të luftës, që janë larguar nga fabrika e Azovstalit në Mariupol. Regjistrimi i të burgosurve të luftës është pjesë thelbësore e punës sonë. Është kritike që të dihet numri i tyre dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me dinjitet”, tha Kryqi i Kuq përmes një postimi në Twitter më 19 maj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 771 luftëtarë ukrainas në fabrikën Azovstal janë “dorëzuar” gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të arrijë në 1,730 që prej 16 majit.

Ministria tha se 80 prej luftëtarëve janë të plagosur. Që të gjithë raportohet se janë transferuar në një territor në lindje të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Kjo shifër nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur dhe ende nuk ka të dhëna për fatin e luftëtarëve që ende gjenden në kompleksin e fabrikës.

Kryqi i Kuq tha se procesi i regjistrimit, që ende po vazhdon, përfshin dokumentimin e detajeve personale, siç janë emrat, datëlindjet dhe të dhënat e familjarëve të të burgosurve të luftës.

Ky proces “i lejon Kryqit të Kuq që të gjurmojë të gjithë ata që janë kapur dhe t’i ndihmojë që të jenë në kontakt me familjet e tyre”, u tha në deklaratën e Kryqit të Kuq.

Aty po ashtu u shtua se sipas Konventave të Gjenevës, Kryqit të Kuq i lejohet të intervistojë të burgosurit e luftës “pa dëshmitarë” dhe vizitat nuk duhet “të jenë të kufizuara”.

Ish-kancelari gjerman Shrëder humbet privilegjet për shkak të lidhjeve me Rusinë

VOA/Marrë nga Associated Press

Tri partitë qeverisëse të Gjermanisë planifikojnë t’i heqin ish-kancelarit Gerhard Shrëder të drejtën për të patur zyrë dhe personel, pasi ai mbajti dhe mbrojti lidhjet e tij të gjata me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Partia Social Demokrate e zotit Shrëder tha të mërkurën se ligjvënësit në komisionin parlamentar të buxhetit kishin rënë dakord të lidhnin disa nga privilegjet e ish-liderit gjerman me detyrat aktuale, në vend të statusit të tij si ish-kancelar.

Ata planifikuan të paraqesin një propozim para ligjvënësve të enjten. Ish kancelari Shrëder është bërë gjithnjë e më i izoluar muajt e fundit për shkak të punës së tij për kompanitë ruse të energjisë të kontrolluara nga shteti.

78-vjeçari është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë në projektet e tubacioneve të gazit.

Në fillim të këtij viti personeli i zyrës së tij dha dorëheqjen dhe zoti Shrëder u përball me një valë të re zemërimi nga ish-aleatët politikë pasi gazeta New York Times e citoi atë duke thënë se masakra e civilëve në Buça “duhet hetuar”, por se ai nuk mendonte se urdhrat kishin ardhur nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili është një mik i vjetër.

Azovstal, “misioni i kryer” – 264 ushtarë nga batalioni Azov të zhvendosur nga fabrika e çelikut, Kievi feston heronjtë e tij

 

264 ushtarë të zhvendosur, Kievi feston heronjtë e tij – Për Rusinë, pushtimi i fabrikës së çelikut do të nënkuptonte kontroll të plotë të korridorit Donbass-Krime

Ushtarët nga garnizoni i Mariupolit “kanë përfunduar misionin e tyre luftarak”. U dha urdhri “për të shpëtuar jetën e tyre”, thuhet sot (e martë) në një deklaratë nga shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Komandanti i batalionit Azov Denis Prokopenko tha se urdhri po zbatohet. Rezistenca që zgjati pothuajse tre muaj, argumenton Kievi, bleu kohë për të forcuar mbrojtjen dhe pengoi ushtrinë ruse të transferonte batalionet në zona të tjera dhe të merrte Zaporizhzhia. Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi ata që punuan për zgjidhjen e krizës, në radhë të parë Kryqin e Kuq dhe Kombet e Bashkuara.

Evakuimi nga fabrika e çelikut Azovstal filloi të hënën në mbrëmje me lirimin e 264 burrave, 53 prej të cilëve u plagosën rëndë. Për momentin nuk dihet nëse dhe si do të vazhdojë, duke qenë se ushtarët e mbetur brenda duhet të jenë gati dyfish nga ata të transportuarit. Personat e zhvendosur u transferuan përkatësisht në Novoazovsk (të plagosurit) dhe Olenivka (të tjerët), falë një armëpushimi të përkohshëm. Këto janë vende nën kontrollin e trupave ruse ose separatistëve prorusë. Ata pritet të përfshihen së shpejti në një shkëmbim të burgosurish, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Dhënia Rusisë e xhepit të fundit të rezistencës – pikërisht Azovstal-it – do të sanksiononte për Moskën përfundimin e korridorit që lidh Donbasin me Krimenë e aneksuar de fakto në 2014. Kjo është një arritje e rëndësishme strategjike.

Qyteti i Mariupol u rrethua disa ditë pasi filloi konflikti më 24 shkurt. Mbrojtësit e kishin humbur ngadalë terrenin dhe ishin pushtuar plotësisht për rreth një muaj, me përjashtim të uzinës së madhe: njëmbëdhjetë kilometra katrorë kasolle, furra dhe tunele nëntokësore ideale për barrikadimin dhe sulmin e rrethuesve. Ushtria ruse kishte shmangur një sulm vendimtar, i cili mund të kishte rezultuar në humbje të mëdha, duke preferuar të bllokonte hyrjet. Në të njëjtën kohë,  kishte lëvizur në mënyrë progresive një pjesë të trupave  nga Mariupol drejt frontit të Donbass, ku  po përqendron përpjekjet e tij sulmuese. Në fillim të majit, një sërë korridoresh humanitare kishin lejuar qindra civilë që kishin gjetur strehim atje kishim mundur të largoheshin nga fabrika e çelikut.

Vëmendja mediatike mbeti e lartë, por më shumë për vlerën simbolike sesa për atë rreptësisht ushtarake. Në disa raste luftëtarët e Azovstal thanë se ndjeheshin të braktisur nga politikanët e vendit të tyre, shokët e tyre demonstruan vullnetin për të marrë në dorë shpëtimin e tyre dhe dy madje takuan Papën. Një thirrje për Azovstal u nis gjithashtu nga Orkestra Kalush në skenën e Eurosong, e fituar nga Banda ukrainase. Megjithatë, Kievi kishte thënë atë që Ministria e Mbrojtjes ka ripërsëritur orët e fundit në Telegram: nuk kishte asnjë mënyrë për të zhbllokuar situatën me armë, duke qenë se vija e frontit është 150-200 kilometra larg./RSI.ch/eb

 

Një nga të plagosurit u transportua jashtë uzinës (reuters)

Publikuar nga RSI.ch  më: 17 maj 2022, 11:09 Ndryshuar për herë të fundit më: 17 maj 2022, 11:14.

Borrell, thirrje Serbisë: Të mbash lidhje të ngushta me Putinin, nuk shkon më për BE-në

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell.

Borrell, pas në Bruksel, tha se neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, është “koncept i gabuar”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit”, tha Borrell.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Një dokument që ishte objekt diskutimi midis ministrave të BE-së dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka qasje, sugjeron se Serbia pritet të vendosë për zgjedhjen e saj strategjike.

“Serbia pritet të mos lërë asnjë dyshim në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të BE-së në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nevojitet një angazhim i plotë për reformat e përshpejtuara në lidhje me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Serbia është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në dokument.

Vuçiq thotë se do të rezistojë sa të mundet që të mos e sanksionojë Rusinë

Se ministra të ndryshëm i bënin presion Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë u pranua edhe nga ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq, i cili konfirmoi në fund të takimit se disa vende “e kishin bërë të ditur në mënyrë eksplicite” se nga Beogradi pritet të respektojë politikën e BE-së kundër Rusisë.

Sellakoviq, por edhe burime të tjera nga takimi konfirmuan se vetëm Hungaria e ka mbështetur Serbinë dhe qëndrimin e saj lidhur me pasojat pas sanksioneve të mundshme.

Në dialogun Kosovë-Serbi duhet “të krijohet besim”

Borrell tha se gjatë takimit është biseduar edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se palët duhet të krijojnë besim dhe të lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Sigurisht që kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe ministrat shprehën respektimin e plotë për zbatimin e marrëveshjeve paraprake, gjë që nuk po ndodh, dhe për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv, përparim të shpejt të normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy palët pajtohen për këto, por kur ulen së bashku është e vështirë të bëhet përparim”, tha ai.

Borrell shtoi se shpreson që një takim i radhës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbahet para verës.

“Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore që të përmirësohet atmosfera në dialog. Angazhimi në veprime pozitive për të krijuar besim dhe për të shmangur hapat e njëanshëm dhe shpresoj që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një takim të ri në nivelin e lartë politik me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, por puna për këtë është ende duke vazhduar”, theksoi shefi i diplomacisë së BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Më 14 maj, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) u kanë bërë thirrje dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

G7 kërkon nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog

Ndërkaq, duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Borrell tha se ai mbështet një gjë të tillë.

“Ka pasur po ashtu shumë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni disa herë i ka prezantuar Këshillit propozime dhe mendime, përmes së cilave është argumentuar se Kosova përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne vazhdojmë të mbështesim liberalizimin e vizave me Kosovën”, tha Borrell.

“BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës”

BE-ja premton angazhim të zgjeruar me shtetet që mbështesin sanksionet

Ndërkaq, përpara takimit midis ministrave të Jashtëm të BE-së, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përsëriti rëndësinë e mbështetjes së BE-së për sanksionet nga të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor, “jo vetëm në aspektin e vlerave të përbashkëta, por edhe në çështjet me rëndësi strategjike”.

Në këtë takim në Bruksel, shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian (BE), u është premtuar angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian.

Në BE thonë se mirëpresin faktin se Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e Perëndimit për luftën në Ukrainë, edhe pse formalisht nga ajo nuk kërkohet një gjë e tillë.

Po ashtu, shtetet që kanë mbështetur politikën e sanksioneve, pritet të ftohen më shpesh në takime të nivelit të lartë të BE-së.

Një dokument pune i diskutuar nga ministrat e jashtëm të BE-së gjatë 16 majit, tha se përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mund të ftohen të marrin pjesë në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE-së dhe organeve përgatitore të politikës së jashtme. syri.net

Bombat bien si shi rreth Kharkivit

VOAL- Mjafton një pasdite e shkurtër, shumë e shkurtër, me ushtarakë, të gjithë vullnetarë e për rrjedhojë të papaguar, të batalionit Slobozhanshchyna që merret me operacione speciale për të kuptuar se çfarë është kjo luftë, për të cilën kemi tre muaj që flasim, për të cilën kaq shumë është parë dhe thënë, por që ta përjetosh nga afër është mbresëlënëse.

Disa kilometra për të lënë pas ndërtesat ende të pabanuara të Saltivka-s, në periferi të Kharkiv-it, për të shkuar në drejtim të Tsyrkuny, të liruar pak ditë më parë, për të tërhequr vëmendjen e shtypit. Por kundërofensiva ukrainase, e cila i shtyu trupat tokësore ruse përsëri në kufi – deri në pikën e afrimit të këmbësorisë së tyre pranë kufirit – shkaktoi reagimin e Moskës, e cila që nga mëngjesi i sotëm ndezi sistemet e lëshimit Grad që goditën fshatrat më të afërt. në kufirin rus me raketa, i cili është më pak se 40 kilometra nga Kharkiv dhe ku civilët janë kthyer për të jetuar.

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, për nga numri i banorëve dhe rëndësia, ende përballet me paqëndrueshmërinë për shkak të afërsisë së armikut fqinj, i cili, duke i bombarduar me shi, siç ka ndodhur në këto orë, duket se dëshiron të lëshojë një paralajmërim. kundër një rajoni që tashmë ndjente dëshirën për normalitet. Sot, për shembull, transporti publik urban ka rifilluar funksionimin dhe në rajon, sipas autoriteteve lokale, të paktën dy mijë njerëz që u larguan pas pushtimit rus të 24 shkurtit po kthehen çdo ditë. rsi-eb

Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.

RFE/RL

Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon. Ky njoftim nga Stokholmi vjen teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “sigurisht” që do të reagojë për një zgjerim të mundshëm të NATO-s.

“Qeveria ka vendosur për ta njoftuan NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Ambasadori i Suedisë në NATO shumë shpejt do ta informojë NATO-n”, tha kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, më 16 maj.

Njoftimi i Suedisë vjen një ditë pas shteti tjetër nordik, Finlanda, që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, bëri njoftim të ngjashëm. Finlanda, sikurse Suedia, janë shtete neutrale. Finlanda kishte humbur afër 10 për qind të territorit të saj në Bashkimin Sovjetik.

Pavarësisht se janë shtete neutrale, si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë bërë lëvizje të shpejta për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake, teksa janë rritur shqetësime për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, thanë se pas konsultimin me Parlamentin, shteti mëton që shumë shpejt të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 16 maj se përderisa Rusia nuk e sheh si kërcënim vendimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar në NATO, dislokimi i infrastrukturës ushtarake në këto dy shtete, do të prodhonte përgjigje nga Moska.

Zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën nuk “paraqet kërcënim direkt për ne… por, zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këto territore sigurisht se do të provokojë përgjigjen tonë”, tha Putin, gjatë një samiti të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), aleancë ushtarake që udhëhiqet nga Moska.

Më herët gjatë 16 majit, zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte “një gabim i rëndë me pasoja të mëdha”.

Shefi i NATO-s: Ukraina mund ta fitojë këtë luftë

RFE/RL

Përveç ushtrisë së zhytur në një konflikt të ashpër në lindje të Ukrainës, Rusia ka shënuar humbje edhe në aspektin diplomatik përgjatë fundjavës, pasi dy shtete evropiane kanë shprehur zëshëm synimet për anëtarësim në NATO.

Finlanda ka bërë të ditur të dielën se mëton t’i bashkohet aleancës, duke thënë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë – rreth tre muaj më parë – ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë.

Disa orë më vonë, partia qeverisëse në Suedi, ka mbështetur synimet e shtetit për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aplikimit brenda ditësh.

Këto vendime mund të peshojnë rëndë mbi presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e ka konsideruar si të rrezikshëm zgjerimin e NATO-s, pas periudhës së Luftës së Ftohtë.

NATO-ja, në anën tjetër, deklaron se është vetëm aleancë për mbrojtje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta “nuk është duke shkuar sipas planeve të Moskës”.

“Ukraina mund ta fitojë këtë luftë”, ka thënë ai pas takimit me diplomatë të lartë në Berlin.

Ai ka thënë po ashtu se aleanca duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Kievin.

Ndërkohë, Rusia ka shkaktuar dëme, por nuk ka arritur të shënojë përparim të madh territorial në lindje të Ukrainës.

Luftëtarët rusë dhe ata ukrainas janë duke luftuar fshat pas fshati në Donbas, rajon lindor i Ukrainës.

Ushtarët ukrainas kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Moska për tetë vjet në këtë rajon.

Përgjatë fundjavës, forcat ruse kanë sulmuar një fabrikë të lëndëve kimike në Siverodonetsk të Donbasit, ka thënë guvernatori rajonal, Serhii Haidaii.

Guvernatori i Lvivit ka thënë se raketat ruse kanë shkatërruar edhe “infrastrukturë ushtarake” në rajonin Javoriv, afër kufirit me Poloninë.

Perëndimi dërgon armë në Ukrainë përmes qytetit të Lvivit.

Ushtria ukrainase kanë thënë se i ka ndalur hovin ofensivës ruse në Donbas.

Forcat ukrainase kanë sulmuar pozicionet ruse dhe kanë shkatërruar dy ura të kontrolluara nga ato.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në raportin e saj ditor se ushtria ruse ka humbur një të tretën e fuqisë luftarake në Ukrainë – në krahasim me atë që ka pasur kur ka nisur luftën – dhe se nuk ka shënuar fitore të mëdha territoriale.

“Në situatën aktuale, Rusia ka pak mundësi të bëjë përparim të madh në 30 ditët e ardhshme”, ka thënë ministria përmes një postimi në Twitter.

Në qytetin e Mariupolit, qindra trupa ukrainase vazhdojnë të refuzojnë dorëzimin dhe kanë mbetur të bllokuara në fabrikën e çelikut, Azovstal.

Kjo fabrikë është zona e vetme e kontrolluar nga ukrainasit në Mariupol.

Shumë gra të luftëtarëve të bllokuar i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojë “lirimin e gjithë garnizonit”.

Në një konferencë online për media, gratë kanë thënë se trupat ushtarake kanë mbetur me pak bukë, ushqime dhe ilaçe.

Zëdhënësi i Qeverisë turke, Ibrahim Kalin, ka thënë se shteti i tij ka ofruar mundësinë e evakuimit të ushtarëve të plagosur ukrainas, përfshirë edhe largimin e tyre nga Azovstali, sipas transmetuesit shtetëror, TRT.

Pushtimi rus në Ukrainë ka rritur shqetësimet te disa shtete se mund të sulmohen sikurse Ukraina.

Finlanda ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë.

Putin i ka thënë presidentit finlandez, Sauli Niinisto, në një bisedë telefonike, se anëtarësimi në NATO është gjë e gabuar.

Suedia po ashtu pritet të aplikojë për anëtarësim.

Megjithatë, NATO funksionon me konsensus dhe anëtarësimi potencial i këtyre dy shteteve është vënë në dyshim për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Turqia.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shqetësimet e Turqisë janë diskutuar në një takim brenda NATO-s, sidomos për shkak të dyshimeve se Suedia dhe Finlanda mbështesin grupet rebelet kurde, si dhe për shkak të kufizimeve në shitje të armëve në Turqi.

Gjatë një vizite të dielën në Suedi, lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell, ka thënë se Finlanda dhe Suedia do të ishin “prurje të rëndësishme” në NATO, dhe që SHBA-ja duhet të ratifikojë shpejt anëtarësimin e tyre.

Përgatiti: Krenare Cubolli

NATO, SHBA të bindura se Turqia nuk do të pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

VOA/Marrë nga Reuters

NATO dhe Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se ishin të bindura se Turqia nuk do ta ndalonte anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore, pasi dy shtetet nordike ndërmorën hapa për t’u anëtarësuar në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto konfirmoi të dielën se vendi i tij do të aplikonte për të hyrë në NATO, ndërsa socialdemokratët në pushtet në Suedi njoftuan një ndryshim zyrtar të politikës që do t’i hapte rrugën vendit të tyre për të aplikuar brenda disa ditësh.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se do të shkojë në parlament të hënën për të siguruar mbështetjen për kërkesën për anëtarësim, të cilin aleatët e NATO-s presin që do të bëhet njëkohësisht me Finlandën.

“Sot Partia Social Demokratike suedeze mori një vendim historik për t’i thënë po kërkesës për anëtarësim në aleancën e NATO-s,” tha ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde. “Agresioni rus ndaj Ukrainës ka përkeqësuar situatën e sigurisë për Suedinë dhe Evropën në tërësi.”

Ministri i mbrojtjes i vendit, Peter Hultqvist, paralajmëroi se Suedia do të ishte në një situatë të rrezikshme nëse do të ishte i vetmi vend balltik që do të mbetej jashtë NATO-s. “Do të mbeteshim pas,” tha ai.

Turqia, e cila befasoi aleatët e saj ditët e fundit kur tha se kishte rezerva për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, parashtroi kërkesat e saj të dielën në Berlin ku u mbajt një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s. Ankaraja tha se donte që vendet nordike të ndalnin mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet për disa shitje armësh në Turqi.

“Kam besim se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi shqetësimeve që ka shprehur Turqia në një mënyrë të tillë që të mos vonojë anëtarësimin,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të jepte detaje nga bisedat me dyer të mbyllura në Berlin, por i bëri jehonë qëndrimit të zotit Stoltenberg.

“Kam shumë besim se do të arrijmë konsensus,” u tha zoti Blinken gazetarëve, duke shtuar se NATO ishte “vend i dialogut”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se bisedimet me homologët suedezë dhe finlandezë në Berlin ishin të dobishme. Të dyja vendet kishin bërë sugjerime për t’iu përgjigjur shqetësimeve të Ankarasë, të cilat Turqia do t’i marrë në konsideratë.

Ai veçoi Suedinë në veçanti, duke thënë se grupi militant kurd PKK, i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, kishte mbajtur takime në Stokholm gjatë fundjavës.

Megjithatë, ai tha se Turqia nuk e kundërshton politikën e aleancës për të qenë e hapur për të gjitha vendet evropiane që dëshirojnë të aplikojnë.

Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin nga të 30 aleatët dhe parlamentet e tyre. Ankaraja, një anëtare e NATO-s për 70 vjet, do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm për t’u tërhequr nga kundërshtimi, thanë diplomatët e NATO-s, sepse aleanca konsideron se pranimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forconte atë jashtëzakonisht në Detin Baltik.

Suedia dhe Finlanda ishin të dyja neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë dhe vendimi i tyre për t’u bashkuar me NATO-n do të ishte një nga ndryshimet më të mëdha në arkitekturën e sigurisë evropiane për dekada, duke reflektuar një ndryshim gjithëpërfshirës në opinionin publik në rajonin nordik që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt.

Pas verifikimit të kërkesave të Finlandës dhe Suedisë nga aleatët e NATO-s – dhe nëse zgjidhen kundërshtimet turke – miratimi mund të vijë brenda disa javësh, megjithëse ratifikimi nga parlamentet e vendeve mund të zgjasë deri në një vit, kanë thënë diplomatë dhe zyrtarë.

Moska i është përgjigjur perspektivës së anëtarësimit të shteteve nordike në NATO duke kërcënuar me hakmarrje, përfshirë “masa ushtarako-teknike”, por pa hyrë në detaje.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat viziton Kievin, Zelensky: Sinjal i fuqishëm

Udhëheqësi i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell vizitoi Ukrainën në krye të një delegacioni të senatorëve republikanë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vizita ishte një sinjal i fuqishëm i mbështetjes dypartiake amerikane për Ukrainën, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës.

Ndërkohë, trupat ruse filluan të tërhiqen nga qyteti verilindor i Kharkivit, pas disa javësh luftimesh të ashpra. Ushtria ukrainase tha se trupat ruse po tërhiqen nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe po përqendrohen në mbrojtjen e rrugëve të furnizimit, ndërsa nisin sulmet në rajonin lindor të Donetskut me synimin për të “eliminuar forcat ukrainase dhe shkatërruar fortifikimet”.

Ukraina “duket se ka fituar Betejën e Kharkivit”, tha Instituti për Studimet e Luftës, me qendër në Uashington.

Italia parandaloi sulme kibernetike nga grupe pro-ruse gjatë Eurovisionit

Kalush Orchestra nga Ukraina pas fitores në Eurovision më 15 maj.

Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës Eurovision, që u mbajt në Turin.

Policia tha më 15 maj se gjatë operacioneve të votimit dhe performancave të garuesve, autoritetet kishin arritur të pengonin disa sulme kibernetike në infrastrukturën e rrjetit nga grupi i hakerëve Killnet dhe nga bashkëpunëtorët e këtij grupi, Legion.

Kalush Oechestra nga Ukraina fitoi Eurovisionin më 15 maj.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të sulmeve të mundshme kibernetike në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë.

Javën e kaluar, hakerët pro-rusë sulmuan disa ueb-faqe të institucioneve italiane, përfshirë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Senatit.

Disa sulme të tjera të raportuara thuhet se kanë penguar punën e disa institucioneve, përfshirë edhe të ueb-faqes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Mediat italiane thanë se grupi pro-Kremlinit, Killnet, ka pranuar se qëndron prapa sulmeve kibernetike.

Në prill, Killnet shënjestroi ueb-faqet e Qeverisë së Rumanisë për shkak të mbështetjes që ky vend i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Ukraina mbledh trupat e ushtarëve rusë të vrarë teksa lufta është ndezur në shumë fronte

Autoritetet ushtarake ukrainase i ngarkuan trupat e ushtarëve rusë të mbledhur pas luftimeve në rajonet e Kievit dhe Chernihiv në vagona frigoriferike të premten.

Trupa të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u çuan pranë një hekurudhe jashtë Kievit dhe u stivuan bashkë me qindra  të tjerë në një tren frigoriferik, duke pritur kohën kur të mund t’i dërgonin përsëri te familjet e tyre.

Volodymr Lyamzin, kreu i bashkëpunimit civilo-ushtarak të Ukrainës, tha se shteti i tij po vepronte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ishte gati t’i kthente trupat në Rusi.

“Sipas normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhe Ukraina po i ndjek me përpikëri ato, pasi të përfundojë faza aktive e konfliktit, palët duhet të kthejnë trupat e ushtrisë së një vendi tjetër.

“Ukraina është e gatshme t’ia kthejë trupat agresorit,” tha ai.

Lyamzin tha se kishte disa trena frigoriferikë të stacionuar në rajone të ndryshme anembanë Ukrainës, ku mbaheshin trupat e ushtarëve rusë. syri.net

Gjermania nuk përkrah furnizimin e Ukrainës me avionë

Aeroplan ushtarak amerikan.

RFE/RL

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Ukrainës për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë.

Baerbock vuri në dukje refuzimin nga fuqitë perëndimore të një thirrjeje nga Ukraina për të vendosur një zonë ‘ndalim-fluturimi’ mbi Ukrainën.

Ministrja e jashtme gjermane tha se gjatë vizitës së saj në Kiev të martën, ajo “foli për mënyrën se si ne mund të mbështesim Ukrainën, veçanërisht në gjërat në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre, aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, pa kontribuar që NATO-ja të bëhet pjesëmarrëse në këtë luftë.

“Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba është ftuar të bashkohet në diskutimet e ministrave të jashtëm të G7 që do të zhvillohen më 13 maj në Gjermani.

Gjatë një vizite të fundit në Gjermani, Kuleba bëri thirrje për furnizimin e vendit të tij me avionë modernë dhe sisteme të mbrojtjes kundër raketave.

Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO “pa vonesa”

Flamuri i NATO-s.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kanë bërë thirrje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, “pa vonesa”.

Të dy liderët kanë thënë në një konferencë të përbashkët për media se presin vendimin në ditët në vijim.

Ky deklarim vjen pas rritjes së mbështetjes së publikut për anëtarësimin e Finlandës në NATO, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Finlanda ka një kufi prej 1 300 kilometrash me Rusinë.

Deri tani ka qenë jashtë aleancës veri-atlantike për të shmangur antagonizmin e fqinjit të saj lindor. rel

Ukraina – Rusisë: Le t’i shkëmbejmë rusët e kapur rob, me luftëtarët tanë të plagosur në Azovstal

FOTO/ Luftëtarët e regjimentit Azov, të gjymtuar që po mbahen të rrethuar brenda uzinës në Mariupol

Ukraina i ka propozuar Rusisë se do të lirojë të burgosurit rusë të luftës, në këmbim të evakuimit të ushtarëve të plagosur ukrainas që ndodhen në uzinën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, tha të mërkurën Zv.kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Në një postim në Facebook, Vereshchuk tha se ende nuk ka marrëveshje dhe negociatat janë duke u zhvilluar në lidhje me propozimin.

“Deri tani, është e pamundur të thyhet bllokada e Azovstal me forca ushtarake. Mbrojtësit e Azovstal nuk do të dorëzohen rob. Kjo është e denjë për respekt.”

Ajo tha se qeveria po punon për mundësi të ndryshme për të nxjerrë ushtarët ukrainas nga Azovstal, por se asnjë nga këto plane nuk është “ideal”.

“Ne nuk po kërkojmë një opsion ideal, por një opsion funksional,” tha Vereshchuk. syri.net

 


Send this to a friend