Athinë
Personi i dyti në krye të partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”, Christos Pappas u arrestua të enjten vonë në Zografos, në periferi të kryeqytetit grek Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pappas, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg në tetor 2020 së bashku me anëtarët e tjerë të lartë të partisë për krijimin e një organizate kriminale, ishin arratisur pas vendimit.
Sipas televizionit publik ERT, arrestimi i tij erdhi pasi një skuadër kundër terrorizmit bastisi një shtëpi private.
Anëtarët e tjerë të lartë të partisë së ekstremit të djathtë u dënuan nga Gjykata e Apelit të Athinës për formimin dhe drejtimin e një organizate kriminale nën pretekstin e një partie politike. Ata përfshinin udhëheqësin e saj Nikos Michaloliakos si dhe Ilias Kasidiaris, Ioannis Lagos, Giorgos Germenis dhe Ilias Panagiotaros.
Grupi u akuzua për therjen fatale me thikë të muzikantit të majtë Pavlos Fyssas dhe sulmet ndaj aktivistëve të lidhur me grupet e majta si dhe peshkatarët egjiptianë.