VOAL

VOAL

POETI, MUZA DHE LIBRI – Poezi nga ATDHE GECI

November 30, 2022
blank

Komentet

blank

Dashuria kishte ngrirë Tregim nga BEDRI ALIMEHMETI

 

 

Tregim

Në atë orë, përgjatë ranishtes së bregut, frekuentuesit e xhiros së mbrëmjes ishin rralluar. Në pistën e Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve me siguri vallëzohej, sepse orkestra gjëmonte. Mua më pëlqeu të mbaja vesh.

– Aman dhe ti, – ia bëri komshia ime, me të cilën pak minuta më parë i kishim lënë burrat duke lozur letra në verandën e kabinës, – ç’dëgjon?! Mbrëmje vallëzimi i thënçin!

Në atë çast ndjeva të ftohtë dhe mbulova llërët e zhveshura me pëllëmbë.

– Mbërdhin, – vijoi, – pse nuk more një triko të lehtë? Unë nuk lëviz mbrëmjeve në plazh pa një gjë krahëve. Ja këtë, e lehtë është, prej pambuku, por më mbron mirë. Bregu i detit ka shumë lagështirë.

Pas kësaj u ndal dhe shtoi:

– Apo nuk do të mbulosh fluturat e fustanit! Ua sa i bukur! Nuk ta vura re. Sonte e ke veshur për herë të parë? Ku e ke qepur? Vetë?.

– Jo, kam vjehrrën rrobaqepëse të mbaruar.

– Sa mirë! Lum ti! Por ajo punon në shtëpi; ka klientelë besoj?

– Jo, jo, është modeliste në byronë e modeleve. Në shtëpi nuk punon fare. Mjaft kam punuar, thotë. Vetëm kur afrojnë pushimet, na bën gati për në plazh: mua, kunatën tjetër, të bijën e martuar dhe fëmijët. I ka duart të arta. Edhe kostumin e banjos ajo ma ka qepur.

– Vërtet? Po ti ke dy (apo tre) në mos gabohem. Një vishnje, një bojëqielli dhe tjetrin me lule të vockla. Këto t’i kam parë. Të tre të rrinë në mënyrë perfekte. Cilin nga këto të ka qepur?

– Që të tre.

– Ua, po më habit!

– Me ty se kam problem fare, më thotë; ç’t’i bëj sime bije që nga viti në vit shton peshë; kurse ti e ke trupin shumë të rregullt, s’luan fare nga vendi.

– Konstatim i saktë. Ta them sinqerisht, jo për të të bërë qejfin ti je vërtet nga ato femra që edhe me një fustan basme (madje nga ato më të lirat 95 lekë metri) bie në sy dhe tërheq vëmendjen e të gjithve.

– Uuu mjaft!

– Ky është një realitet që konstatohet fare lehtë. Apo jo?! Unë e ti e kemi parë prej kohësh njëra-tjetrën dhe këto që them nuk janë vetëm të miat.

– Po edhe ju nuk jeni më poshtë nga unë.

– Nuk them, por unë nuk i lë kusur modës; e ndjek hap pas hapi, kurse ti jo. Unë, e zhveshur jam tepër joshëse për meshkujt, kurse e veshur, nëse nuk përdor rroba të modës së fundit me tendencë sigurisht, ëhë, nuk m’i hedh sytë asnjë. Të them të drejtën, e vuaj shumë pavëmendshmërinë e meshkujve. Dua të bie gjithnjë në sy. Domosdoshmërisht të jem në qendër të vëmendjes. Kurse ti je krejt ndryshe. Madje, edhe tualet nuk bën shumë, por bie në sy; tërheq vëmendjen e të tjerëve. Ke ndonjë formulë kështu?

– Posi kam.

– Po hë na e thuaj.

Kishim ecur goxha, kishim lënë pas Shtëpinë e Pushimit të Kuadrove, atë të Punëtorëve dhe ishim thuajse pranë turizmit të madh, hotel “Adriatikut”, që shndriste nga dritat e shumta; si të qe një anije gjigante, krahasuar sigurisht me “Breshkën” e famshme dhe kabinat si kuvli në anë të tij.

– Gjyshja ime nga nëna, – ngava bisedën, – një grua vërtet zonjë, me kulturë të gjerë, bijë e një avokati me emër, e cila Shkollën e Mesme e kishte kryer në Itali, në vitet 30, kurse universitetin nuk kishte arritur ta përfundonte, ngaqë i ati kishte ndërruar jetë papritmas. Për këtë arsye qe detyruar të kthehet në atdhe. Dëgjo, moj bijë, më pati thënë në atë kohë kur unë sapo i thosha “lamtumirë” Adoleshencës. Një grua e bukur duhet të ketë parasysh tri gjëra: Së pari, ajo nuk ka nevojë të vishet sipas modës. Së dyti, edhe tualetin e bën të lehtë; nuk i lipset fare një makiazh i tepruar. Dhe, së treti, nuk përdor kurrë taka super të larta. Ajo duhet të karakterizohet nga serioziteti dhe dinjiteti.

– Vërtet filozofe. Kush e di sa e mirë do të ketë qenë e re!

– Yll, e di kujt i thonë, yll fare. Të shohësh fotografitë e saj, të ikën mendja! Të ka rastisur të shikosh foto të artisteve të viteve 30 apo 40; bie fjala si Greta Garbo, Pola Negri, Marlen Dihtrich, apo Ingrid Bergman. Nuk u lë gjë mangut. Kur jetonte, sepse ka gati njëzet vite që ka ndërruar jetë, duke më treguar fotot e ngacmoja. O nëna, i thosha sa e bukur ke qenë, moj nëna; po pse nuk u bëre artiste? Në Itali posi, jo një herë më kanë lutur, po nuk më linte im atë.

– Nagjason me të?

– Gjithnjë më thoshte: Kopja ime je, moj çupë, gjë mangut s’më ke lënë.

Në këtë kohë nga shkallët e “Adriatikut” po zbriste plot zhurmë e rrëmujë një grup të rinjsh, që hargaliseshin me njëri-tjetrin. Të gjithë flisnin me zë të lartë, (sigurisht nga pija); dikush këndonte një këngë të pakuptimtë, të cilën sapo e linte ai, dëgjohej zëri si fishkëllimë i një vajze, që e pasonte. Tre djem dhe nja katër vajza (aq bëheshin) veshur bukur. Kujtova mos ishin ndonjë grup turistësh (nga ata maksistë-leninistët nga Vendet Skandinave) që vitet e fundit vinin shpesh.

– Janë ata, të bllokut, – foli me zë të ulët fqinja, – Nuk i njohe?!

– Absolutisht, jo.

– Unë, të gjithë, – u hodh ajo dhe ndërkohë u kthyem për andej nga kishim ardhur, – kanë qenë më të shumtë në numur. Tashmë janë përgjysmuar. Fillimisht ndodhi kështu në vitin 1974 pas eliminimit të “Grupit Puçist” në Ushtri, më pas vijoi me “sabotatorët në Ekonomi”, për të kulmuar më 1981 me vetëvrasjen e kryeministrit dhe pushkatimet e…..

Ajo fliste duke përmendur emra byroistësh, ministrash e gjeneralësh të pushkatuar. Mua m’u kujtua një shoqe e klasës, martuar me djalin e një ministri, të cilën edhe pse kishte një fëmijë e detyruan të divorcohej nga i shoqi.

– Kë do ti më shumë partinë, apo djalin e armikut të popullit?! – i kishin thënë në dikasterin ku punonte.

– Me djalin e tradhëtarit, apo me partin?! Mos e zgjat, ndaje mendjen, – i qe vërsulur inatosur keqas i ati në shtëpi, pasi kishte vënë re tek ajo shenja hezitimi.

– Ja, e sheh atë bjonden me flokë të kapur nga pas, – vijoi fqinja, – që i është peshuar në krah atij djalit?! Me atë jam ngatërruar një herë. Jemi zënë keqas; desh ia shkula flokët.

– Uaa! Po pse?!

– Ishte mpleksur me një të dashurin tim. Vite më parë, kuptohet. Ai ishte një nga djemtë e bukur të Tiranës, nga ata të “Broduejt”. Një ditë më kap një shoqja ime e më thotë se i kishte parë duke u ngjitur nga kodrat e liqenit. E di si u bëra?! Xhind fare. Vajzë e një ministri ajo. Mua të ma punojë ky, thashë. Harroi që më erdhi gati një vit para e mbrapa. Ishte mësuar ai; i dija jo pak histori. Por me mua i ngeci sharra në gozhdë. Në ato vite unë thuajse gjatë gjithë Verës rrija në plazh. Filloja nga pesëmbëdhjetëditëshi i parë i korrikut me xhaxhin. Dyjavëshin tjetër me tezen; nuk më linin dy vajzat e saj; ishin më të mëdha se unë; më donin fort. Kështu me radhë, një javë te daja, pesë ditë te mbesat e mamit, derisa vinte dyjavëshi i fundgushtit, kur si zakonisht shkonim e gjithë familja. Atë verë ai bukuroshi nuk m’u nda; këtu mbiu, mbi ranishte, gjatë gjithë kohës.

Jam habitur kur një shoku im i shkollës, që kishte muhabet me të, më tregoi një ditë se vetëm për të mos m’u ndarë mua e kishte shtyrë dyjavëshin e plazhit vetëm me një mijë lekë! E tmerrshme; hante vetëm një vakt në ditë! Të them të drejtën, m’u dhimbs, ndonëse isha e bindur që, nxitur nga dhimbja kurrë nuk do të bëhesha e tij. Madje dhe për veten time nuk do të pranoja kurrë që dikush të më dashuronte ngaqë kishte ndjerë dhimbje për mua. Për të mos u zgjatur, më vonë ashtu u rrokullisën punët dhe u lidhëm me njëri-tjetrin. Tani të të tregoj se ç’i bëra asaj biondes, vajzës së ministrit. Nuk desha t’ia dija fare. I vajta në fakultet te gjuhët e huaja. E ruajta kur doli dhe i zura rrugën.

– Çfarë ke? – më tha, – përse më zë rrugën?!

– Unë nuk kam gjë me ty, po ti çfarë ke me mua?

– Unë me ty! – bëri të habiturën, – ua, je në vete! Nuk të njoh fare.

– Të njoh unë, – i thashë dhe ia numurova.

– Ohu nuk dua të të dëgjoj! Kështu thonë shumë vajza nga inati, – ma preu fjalën dhe m’u shmang.

Desh më iku. Aty menjëherë e zura nga flokët.

– Ua mami! – e ngriti zërin dhe sakaq u afruan dy shoqe të saj, me të cilat sapo ishte ndarë.

– Çfarë inati, thua, – iu vërsula dhe e ngjesha në rrëzë të murit, – më të madh inatin e kam unë, ngaqë ai është i dashuri im.

– Uh, po ai më dashuron mua!

– Po mua s’më ka lënë ende. Të më kishte lënë po. Po të pashë më me të, do të të mbys fare. Dhe ia nduka flokët keqas, por ndërhynë dy shoqet e saj që nuk më lanë.

Nuk po u besoja veshëve nga ç’thoshte. Madje, qe e kotë, në ato çaste nuk kishte forcë ta ndalonte në ato që shprehte. Nëpër buzë i rëndonte keqas emri i saj. Madje aq të fortë e pati rëndesën sa u detyrua të lëshojë një epitet fyes për atë. Unë u drodha. Sikur të mos e kisha dëgjuar atë fjalë, me siguri do t’i hidhja dorën në qafë me dhemshurinë e një motre, dhe për t’i thënë diçka, në ato çaste do të zgjidhja një fjali që t’i shkonte në unison me përplasjen e buzëve.

– Mbas kësaj iu vërvita atij bukuroshit,- vijoj e ndezur në kulm; aq sa më frikësoi disi. – E gjeta te “Broduej”, aty ku rrinte zakonisht, mbështetur në pervazin e mermertë të vitrinës së Farmacisë Nr.3. I bëra me shenjë të më ndiqte në atë rrugicën përballë, ku mblidhen zakonisht futbollistët e Tironës, pranë llustraxhiut. E tërhoqa deri në fund të saj dhe nuk i kam lënë gjë pa thënë. Ia numurova të gjitha një për një. Deshte të fliste, të shfajësohej; nuk e lashë. Vetëm kur më ra niveli i tonit arriti të shprehet:

– Kishte shumë kohë që më provokonte. Një herë e dy nuk ia vara fare. Por, kur mbërriti deri aty sa të më quante impotent (madje të shkonte edhe më tej) duke thënë se isha pederast, iu sula.

– E asgjësove? Ishte pyetja ime. Një e tundur koke lart poshtë, shoqëruar me pulitjen e ëmbël të syve, qe përgjigja pohuese e tij. Ika e lashë aty. Një javë të tërë nuk u takuam. Erdhi, nuk m’u nda. Kërkoi falje. Ra në gjunjë para meje. Qau, derdhi lot.

– Nuk e bëj e nuk e përsëris më. Më fal shpirt! Më fal zemër! Të betohem nuk do të ndodhë më.

Një përgjërim i pafund.

– Si të ndahemi ne, për kapriçion e një femre?! Nuk ka kuptim.

Kështu i kishte thënë ajo: “Të kam pasur fiksim. Asgjë më tepër”.

Si përfundim, nisëm të dalim sërish bashkë. Dalje i thënçin. Dashuria jonë kishte ngrirë kallkan fund e krye. Akujt që e kishin ngërthyer ishte e pamundur të shkriheshin. Mbas ca kohësh në paqe të plotë, i dhamë fund. Secili në punën e tij. Me kaq mbaroi gjithçka.

 

 

blank

Intervista me Kadarenë- Vajza e shkrimtarit shpërthen ndaj Ben Blushit: Bisedë e rëndomtë private në një kafene, e ka publikuar pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar pas publikimit të një bisede në formë interviste nga Ben Blushi me babain e saj dhe botuesen e tij Alda Bardhyli.

Pas zërave të shumtë ditët e fundit mbi këtë bisedë të publikuar në ditëlindjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Besiana Kadare shkruan se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e të atit, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

 

Sipas saj, Blushi ka abuzuar me besimin që iu akordua dhe e quan një gjest imoral dhe të paligjshëm.

blank

DEKLARATA E PLOTË
Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtetë i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

 

Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marre pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.
Fatkeqësisht është bërë praktikë tashmë që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane.

blank

blank

KOHË PROMETHEU- Cikël poetik nga AGIM DESKU

KOHË PROMETHEU

Kur e shoh kohën tënde
Në fytyrën time
Po e harroj ku jam unë
Së tokën time e harrova
Për njëmijë vjet

S`di që mund t`ia bashkoj
Ma as plagët që mu bënë lot
Së për të pagjeturit as që bëhet fjalë
S`kanë kohë së ka rënë shi

Vesa bashkë me retë e bardha
E kanë mbulue tokën që më takon mua
Rozafa është bekimi im i parë
Pas tragjedisë së Tivarit

Tragjeditë tona janë edhe para Shekspirit
Apo edhe Shekspiri na del një pellazg i urryer
Nga civilizimet botërore që janë të vona

Kohën tonë nuk e shoh askund
Do të dëshiroja të di rrugën e saj
Nëse zbret nga qielli rrugës së frymarrjes
Kah unë marr frymë me zemër atdheu

Jam zënë me natën e fundit të ferrit
Ferr u bëfsha nëse rri sërish këmbkryq
S`dua më jetu si burrë i drejtë
Në sofrën plotë hileqarë
As të më lavdërojnë për atdhetar

Dua të shndërrohem në një burrë për dreq
Edhe pse më dinë për ma të keqin e kohës
Sepse vetë kjo kohë arriti të ma mund të mirën
I lumtë së si më zgjodhi për njeriun e harruar.

31 janar 2023 AGIM DESKU

 

MË NGJANË NË ART-Shifra’’POEZIA’’
-Poetit që s`ka vdekje

Del në dritare poet te të shoh
Së vetëm ti ke pranverë siç e dëshiron
Në varg ma ringjallë Prometheun e mallit
Edhe kur botës i mungon fryma e artit

E di që demonë të ndaluan të bëhsh varg
Më duhet t`i vizitoj shkëmbinjët e gurtë
nëse ta rikthej kohën e artë të olimpit
Ma thonë piturat në ekspozitën e artit të shtatë

Poet si ti nuk lind ma vetëm Heminguejt i ngjanë
T’i them këto fjalë me të cilat jetova kohën e ferrit
I ika prangosjes nga Purgatorët e Dantes
Ku u ushqeva me të zitë e ullirit siç e thonë

Të thanë poet mos rri me heshtjen së të prangosin
Koha e demonëve që fundosen Titanikun ende jeton
Nga ferri e zgjodhe të bukurën e varfër të vargut
Me simfonitë e nëntë të Betovenit e qave Ajkunën

Bëhu valë deti lum poeti dhe rri me pulëbardhat e agimeve
Ushqej me shpirt të hyjnive dhe këndoje këngën e bilbilave

Poet sa më ngjanë në lumen e Ali Podrimjes
Dhe legjendën e ëndrrave di ta bësh ëndërr të vërtetë
për të bukurën e detit.

 

MBRËMJA ME POEZINË

Këtë mbrëmje kur hëna mungon
Yjet zbriten pa frikë së takojnë stuhitë
E bajlozve që kishin kalue detin

Sonte e mora lajmin e gëzuar
Së vargu s’do të mbetet pa u krijue
As fjala e bukur pa u thënë për Rozafën

Fal saj sot kalaja është ngrit në këmbë
Dhe Gjergji vdiq për të jetue një ditë
I lirë si vet vargu që krijojnë poetët

Apo edhe betejat e luftëtarëve
Që u ngritën në çlirimtar të atdheut

Këtë mbrëmje fati deshi të më gëzoj
Së yjet janë shndërruar në shërues plagësh
Që me vite dhembjet e mia u bënë det

Kam mendue sonte më u rebelue
Më u ba një palaço i dehur për dhembjet
Që shekujt m’i kanë shndërrue në ferr

Ndërsa unë e sakrifikova dashurinë e Eves
Me Mollën e Kuqe të ndarë mes meje dhe Adamit
Krijuam Kopshtin e trëndafilave të Edenit

Me Kalorësit e Venedikut shëtitem të lirē
Nëpër shkëlqimin e ngjyrave të ylberit u pajtuem
Së poezia një ditë do të na bashkon

Sot e them ma mirë së nesër nëse është vonë
E di se nuk është koha për dashuri
Së në Kumanovë Mirsad Ndrecaj është aty
Askush se thonë së yjet edhe në vargje ndriçojnë.

24 Janar 2023 AGIM DESKU

 

KA SHQIPËRI
-Fishtiane

Ka Shqipëri
Së ka Kosovë e Malësi
Preshevë dhe Iliridë
E Çamëri
Ka Shqipëri
Së ka flamur e burrëresha
Ka edhe ndonjë burrë
Ka Shqipëri nëse fol drejt
Kur betohem unë e ti
Në shpatën e Skënderbeut
Ka Shqipêri
Kah fluturojnë shqipet
Në Mirëditë e Filat
Në Pejë e Berat
Në Shkup e Ulqin
Në Preshevë e Tiranë
Edhe në Qafëthanë
Ka Shqipëri në çifteli
Ka në Shkodër Fishtën e gjallë
E do të ketë sa të ketë jetë
Së ka zot e Kastriot
Në Çamëri ka çlirimtar
Ka Shqipëri në vargun e poetit
Ka edhe dashuri në poezinë e tij
Ka në Shqipëri edhe hyjni
Që na ruajnë me xhelozi
Nga syri i keq e tradhëti
Ka në Shqipëri diell e hënë
Ka dhe baba e nënë
Eh,dhe çfarë nuk ka
në Shqipëri
Askund në botë nuk ka
Ka vajza dhe djem të ri
Ky margaritar është një pasuri.
24 Janar 2023 AGIM DESKU

 

PËR TY

Për ty do të qan toka
Nëse emri yt tretët në pafundësi

Perëndesha duhet të jeton
Me e mbrojtje fisit të saj
Nga stuhitë e Etnës

Perëndeshë
Dua të qaj me lot të zemrës
Dua yjeve të ju marr ndriçimin
Ai ndiçm të takon vetëm shpirtit tënd

Perëndeshë
Dua të qaj për ëndrrën
Kurt ë pash në gjumë
Dhe mora gotën të dehem
Në këtë dehje u përzien lumenjt
Që rrjedhin faqeve të mia
19 Janar 2023 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

KUFIRI I DHEMBJES
-Mërgimi kafshatë që s’kapërdihet o vëlla!

Në Purgatorin e Dantes më rri dhembja ime
Ndoshta pse kot i lindem Zotit dje
Çfarë mëkati bëmë më i marrë rrugët e mërgimit
Pse na duhet më ia kthye shpinën jetës

Kujt t`ia lemë lotët nëpër sytë e perëndeshës
Kur lotët e saj më përcjellin rrugës që s`ka fund
E lumenjt mbushën grimca dhembjesh e lot shpirti
Për më u ba një ditë det i çmendurisë së fatit tim

Ah ,mërgim si s`më ndalon zoti im të vie tek ti
As nuk ka lutje që i shëron plagët e jetës në dyluftim
Me të cilat po përballëm dje dhe sot
E kurrë çlirimtar i zemrës nuk mujta më u ba

Edhe pse dashurinë time ia fala atdheut të robëruem
Atëherë kur shekujt na prangosen në shpirt e zemër
Së mërgimi është kafshatë që s`kapërdihet o vëlla
Dhe ia humbë bukurinë e fytyrës perëndeshës

E më u deh në gotën e ngritur për të bukurën e ëndrrës
Për flakën që e djeg dashurinë e zjarrtë të çlirimtares
Dhe vargun tim ç`ma bën hi e pluhur si në legjendat e Gjergjit
Ndoshta fati im doli nga ëndrrat e u ba dritë heronjësh

Do të rikthehem sërish edhe ma i fortë së Prometheu
E di që perëndesha është zot i tokës dhe qiellit
Vetëm në vargun e poetit e ëndërron veten të lirë
Ndërsa kufirit të dhembjes i them larg nga unë.
19 Janr 2023 AGIM DESKU

Mirënjohje dhe konsiderata për kulturën e juaj të mirësjelljes!

 

 

MË NGJANË NË ART-Shifra’’POEZIA’’
-Poetit që s`ka vdekje

Del në dritare poet te të shoh
Së vetëm ti ke pranverë siç e dëshiron
Në varg ma ringjallë Prometheun e mallit
Edhe kur botës i mungon fryma e artit

E di që demonë të ndaluan të bëhsh varg
Më duhet t`i vizitoj shkëmbinjët e gurtë
nëse ta rikthej kohën e artë të olimpit
Ma thonë piturat në ekspozitën e artit të shtatë

Poet si ti nuk lind ma vetëm Heminguejt i ngjanë
T’i them këto fjalë me të cilat jetova kohën e ferrit
I ika prangosjes nga Purgatorët e Dantes
Ku u ushqeva me të zitë e ullirit siç e thonë

Të thanë poet mos rri me heshtjen së të prangosin
Koha e demonëve që fundosen Titanikun ende jeton
Nga ferri e zgjodhe të bukurën e varfër të vargut
Me simfonitë e nëntë të Betovenit e qave Ajkunën

Bëhu valë deti lum poeti dhe rri me pulëbardhat e agimeve
Ushqej me shpirt të hyjnive dhe këndoje këngën e bilbilave

Poet sa më ngjanë në lumen e Ali Podrimjes
Dhe legjendën e ëndrrave di ta bësh ëndërr të vërtetë
për të bukurën e detit.

 

PERËNDESHË

Kujt ia more buzëqeshjen
Perëndeshë
Hënës ma thot shpirti
Dritën nga kush e ke

Zemra ma thotë nga dielli

Shkëlqimin përrallor të fytyrës
E ke ikonë të atdhedashurisë
E besoj veç nga yjët e mbrëmjes
e ke

Në fatin tim je varg i bukur
I nxjerr thellësive titanikiane
I murosur me gurët e Rozafës

Perëndeshë ia kalon secilës bukuri
Edhe Mona Liza mbetët nën hijen tënde

Nëse do ishe nuse e Çamërisë
Nga çdo anë të shqipeve
Krushqê e dasmorë do vinin për ty

Më i thye çdo kufi e më të percjell ty
E bukura detit e hyjnesha e tokës

Ç’fat do të kishte jeta perëndeshë
Nëse një ditë na i bashkon emrat e shqipeve
Në Agim e Bashkim dhe në Eli e Marie

Ndoshta duhet më i protestue vargunt tim
E më e bashku me shqipet në fluturim

Drita e diellit si në kohë të Homerit më ndriçue
Perëndeshë që më rri mbi re të bardha
Zbrit në tokë pash sytë e tu

Përmes shkallëve të zemrës sime
Nuri yt më ia ndriçue vargun poetit
Është në pritje të perëndeshës!

18 janar 2023 AGIM DESKU

 

PAK SHI TRËNDAFILIT TË ÇAMËRISË
-Sonte të ujita me pikat e shiut të syve të mi

Ec koha ime t’i takojmë trëndafilit
Sy e vesh t’i bëhemi kohës së tij
Më u ba fytyra ma e bukur së e Mona Lizës
Tê gjitha bukuritë më i lënë nën hije

S’di cilit më i ba lutje shiut a syrit tim
Të më sjell pakëz shi
T”ia ujitii rrënjët e trëndafilit të kopshtit tim
E jetës t’i them së unë e atdheu

Jemi besatue mes vete pa asnjë dëshmitarë
Kurrë mos më u hidhërue me njeri-tjetrin
Në asnjërën kohë edhe të pakohës sonë
Veç për liri më iu ba peng ti okës së gjyshërve

Edhe kur s’është koha për dashuri t’shejtë
Dashurinë më e rujtë mu në zemrën e çlirimtares
Sa herë të më vie muza e idolit tim prej poeti
Më i çmend demonët që çdo çast na urrejnë

Ndoshta s’kam pasur kohë nga luftërat e shekujve
Më e dashtë njeriun që ma ka dashur shpirti
Fajtor jqm dhe për të gjallë më djeg ferri i Dantes
Por zemrën e lash këtu bashkë me tokën e ndarë

Sikur dashuritë e thyera në njëqind copa atomi
Sonte të ujita trëndafil me pikat e shiut të syve të mi.
E krijuar më 14 janar 2023 AGIM DESKU

 

LUFTË QENSH

Luftë
Të shitofshin zanat
Kurrë mos u rritësh
Ma e madhe
E vogël si hije mbetësh

Asnjëherë
Mos ta dëgjofsha emrin
Së je thikë pas shpine
Hijenë që hynë e del ferrit

Ashtin
Ma ke ba hi e pluhur
Edhe mua
Ti qen bir qeni

Në demon të luftërave
Jetoni qenë të urryer për së gjalli

Mjaft jetova në luftë qensh
Dje dhe sot
Nesër ndoshta zgjohem në Promethe

Sikur të vdiqnin qentë e luftërave
Lirisë ia puthi ballin
Si çlirimtares duart e betejave.
16 janar 2023 AGIM DESKU

 

 

Sot nuk bie shi
Si dje
Nesër s’di a ka shi
Për lulet
Nga stuhitë
Nuk e dua asnjë pikë
Shiu
@DESKU

IKONAT E ATDHEDASHURISË
-Hisen e Arsim Bruçaj,luftëtarë të batalionit “Atlantiku’’,që erdhen nga Amerika ,babë e djalë me luftue për çlirimin e Kosovës më 1998

Në mendje e zemër e kishin lirinë
Atdheun e prangosr në fund të ferrit
Dhe agimi i zënte të zgjuar
Ditët i kishin të errëta pa lirinë e Kosovës

Çdo plagë ishte edhe plagë e shpirtit të tyre
Çdo zë i nënave dëgjohej deri mbi re të bardha
E kënga ishte tretur me thell se vet Titaniku
A jetohej larg popullit pyetnin njeri-tjetrin

Babë e djalë malësorët e ëndrrave të mia
Kur me çdo kusht u nisën drejt atdheut
Me vdekë a më jetue nën thundrat e armikut
A më e puthë në ballë nënën plakë

A më ia fshijë lotët e saj njëqind vjeqe
A më u ba urë e veriut të Mitrovicës
A më i shikue s si na ndajnë sërish atdheun
Jo i tha djali babait e babai djalit

Dhe fluturuan më i matë fuqitë e zemrave
Mos më u zgjue kurrë ma para ëndrrave të trishta
Më i thënë armikut ja ku jam e ku je ti
Unë në vendin tim e ti pushtues i mallkuar

Eh ,Kosovë ç`fat ke me luftëtarët e lirisë
Që të erdhën nga fundi i botës së lirë
E të liruan nga ferri ma i thellë se vet Titaniku
Hisen e Arsim Bruçaj luftëtarë të ‘’Atlantikut’’.
Pejë ,o9 Janar 2023 Agim Desku

 

A I TAKOVA JETËS NDONJËHERË

Ndoshta jetën e pyeta një ditë
Të pakohë

A të takova ndonjëherë në jetë
Në gëzime a veç në hidhërime
Vetëm në urrejtje mos më thuaj
Së u takuam

Nëse ndonjëherë u takuam
Miqësisht apo djallëzisht
Dhe jemi pa sy me sy

Ti e di
Së sa e sa herë jam shndërrue
Në robin tënd
Ti kurrë nuk ishe robinja ime

Atë ditë kur erdha në këtë jetë
Kur vaji im i zgjoj krismat e burrave
Kleopartën e kisha në sytë e mi
Më e nxjerr fisin tim nga ferri i Dantes

Më e zënë sërish fronin e mbretit
Më i dalë përpara flakës së diellit
Edhe më u ba hi zjarri isha i gatshëm
Më m’u djeg asht e rrasht

Siç më digjet çdo çast shpirti im
Për lirinë e çames sime.

Janar 2023 AGIM DESKU

GJYGJI I FJALËS

Sot ia bëjnë gjygjin fjalës
Edhe pa qenë prezent
Ani kush se
Askushi
Sot pas fjalës
T’i bëjnë gjygj edhe jetës
Se për dashuri nuk po flasim
Atë e çmendin
Sot jeto nëse të jetohet
Dashuro nëse te dashurohet
Vdis nëse të vdiset
Për të gjitha ia bëjnë gjygjin fjalës. Janar 2023 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

 

KUTIA E PANDORËS

Kam bërë mëkat
Aromën e trëndafilit nuk ia mora
As nuk e putha siç i kam mësue
Më i puthë lulet
E kisha detin në mes nesh
Valët e tij kryeneqe
Që e fundosen Titanikun
Nuk e di se si shpëtova
Apo pse s’kisha urrejtje për njeriun
Por prap jam i vrarë
Së bashku me thellësitë titanikiane
Edhe me simfonitë e Betovenit presim
Të hapet Kutia e Pandorës
T’i rikthehemi vetvetes
Veç zotit tim t’i them zot
E askujt tjetër
Le të plasë bota
Shekujt e vramë po ia falim zotit
Më ia ba gjygjin mëkatit
S’paskan pasur faj brezat
Se liria qenka e shtrejtë
Si mishi e thoni.
Agim Desku

PERËNDESHË

Sa me fat jeni që jeni afër yjeve
Me emrin e perëndive në gji
Ngadalë zbritni shkallëve të ozonit
Për t’u ngrit në çaste olimpi

Dhe është me fat Prometheu
Që i keni fal fuqinë e perëndive
Për të ecur flakës së diellit
Pa u vonue për të ndrit jetën

Sa herë unë vonohëm në dashuri
E kam afër zemrës perëndeshën
Etjen e Eves e shujmë së bashku me Adamin
Bregut të buzëve të thara në Kalimero

Dhe deti merr ngjyrën e mbrëmjes
Hëna buzëqesh me fyryrën e perëndeshës
Nuk bën mëkat kur më merr edhe mua
Për fjalën që ia kam fal mikes sime të shenjtë

Perëndeshë sa m`i ngjan Afërditës se qiellit pa stuhi
Akropolit ia keni krijue këmbët me krahët e mbretëreshave
Dorën në zjarr e vëj me zemër dhe lutem për perëndeshën
Sa fat kam që i takoj kësaj epoke pa mëkate për dashurinë.
02 Janar 2023 AGIM DESKU

THJESHTË

Besova në rebelimim tim
Që do të ndodhë sonte
Së jemi popull gjak nxehtë
Por edhe ftofemi lehtë
Kur afrohet dymbëdhjetëshi
Thjeshtë një dopio ta ngriti
S’më la veriu të dehem
Yjet e muzikës nuk i dëgjova
Ndonjë këngë kreshnikësh
Më e forcue fuqinë e burrnisë
Që ka kohë nuk e kam takue
Tek unë besa as në lagjen time
Mezi e takova agun e mëngjest
Nga ëndrrat e viteve të harruara
Mezi e dija së si më quajnë
Vetëm kur më thirrnin alo Agim
Eh, veriu i lënë shkret me vite
I harruar he na u harroftë emri. 01 janar 2023 AGIM DESKU

 

 

 

KURORË E VARGUT TË ARTË
-Ligor Shytit

Në Odiseun ç`më ngjanë
Të valëve të detit Jon
Përpara syve të Kleopartës
Shoh një vigan të dritës

Kam shumë për të thënë
Për fjalët e pathëna
Që të ngritin në Olimp
Herë të zbresin në hero të ditës

Pas Naimit tek ti e shoh Naimin e gjallë
Ato idilat e bukura djaloshare
Të çupëzave të dashuruara pas diellit
Nëpër legjenda i takojnë orë e çast

Në nurin e Ajkunës ia pava buzëqeshjen
Gligorit ,djaloshit nga Permeti
Që tok me Kleopartën e Odiseut
Sot ngritin dolli për qytetarin e parë.29 dhjetor 2022 AGIM DESKU

 

 

MË IU KTHYE TË PARËVE TANË

Të parët tanë i duam shumë
Por ata na dështën edhe ma shumë
Nëse i duam të parët tanë
Duhet më u kthye kah tradita

Më u kthye a mos më u kthye
S’kam kë ta pyes veç shpirtit tim
Më iu kthye edhe pikë
Me plisin në ballë e fytyrën gjithë gaz

Të dielave më iu kthye Formulës së Pagëzimit
Me lahutën e Fishtës dua më u pagëzue në Agim
Sikur i ati edhe i biri të jemi të njëjtë
Dashnorë të diellit kjo tokë gjithmonë ka rritë

Dhe në shpatën e Gjergjit jemi betue
Veç nuse me xhybletë më marrë na kanë mësue
Të dielave për emrin shqip uratë më dergue
Përmes traditës së të parëveí mesazh më çue . 27 dhjetor 2022 AGIM DESKU

 

 

NËSE MË KISHE DASHTË
SE VUOI AMARE ME-Cipher” I Amleto”

Oggi ho iniziato la giornata in un duello con la preghiera
Ho inviato il saluto allo specchio della confessione
Per confessare perché non ti piace il giorno come la rosa
Ho il tuo profumo qui nell’armatura della mia anima
E sei venuto con l’abito del dolore di Akjuna
E quanto sono stata fortunata a ritrovarti nel diario dei ricordi
Mi sono incolpato per il mio peccato di non averlo mai odiato
Non avevo nemmeno la forza di proteggere te e il Titanic senza affondare
Mi sono sprofondato più in profondità delle profondità titaniche
Derubare i tuoi occhi e il tuo abbraccio mi ha fatto sognare triste
Non so come riportare in vita quel sogno che ogni giorno mi fa impazzire
Mi rende il cracker delle tragedie di Shakespeare
Io Amleto non protetto dal potere del tuo amore
So che devo diventare di nuovo un cavaliere delle ostinate battaglie di marzo
Forse ho bisogno di trovarlo nelle battaglie della fuga di Otranto
Poi quando hai rotto con il principe del tuo cuore e mi mancano le lettere che mi hai scritto
Il secondo si trova a nord e ad ovest dell’amore perduto
Che canzone volevo creare nei tuoi occhi regine
E quante preghiere ho fatto all’usignolo per ottenere la canzone per la ragazza dei miei occhi neri
Quanto lontano sono andato, forse sono alla fine del mondo per cercarlo
Un momento di incontro per affrontare i raggi del sole per il perdono
Ho pronunciato la santa parola che nessun mare vivente può affondare
Mentre la mia anima vive per uno come te che sa amare stoltamente.
Marjeta
Marjeta Shatro Rrapaj
IF YOU ËOULD LOVE ME-Cipher” I Hamlet”

I started the day today in a duel ëith prayer
I sent the greeting to the confession mirror
To confess ëhy you don’t like the day like the rose
I have your scent here in the armor of my soul
And you came ëith Akjuna’s dress of pain
And hoë lucky I ëas to find you again in the diary of memories
I blamed myself for my sin of never hating him
I didn’t even have the strength to protect you and the Titanic ëithout sinking
I sunk myself deeper than the titanic depths
Rob of your eyes and your embrace made me sad dream
I don’t knoë hoë to bring back that dream that drives me crazy every day
It makes me the cracker of Shakespeare’s tragedies
I Hamlet unprotected by the poëer of your love
I knoë I need to become a knight of the stubborn March battles again
Maybe I need to find him in the battles of the escape of Otranto
Then ëhen you broke up ëith the prince of your heart and I miss the letters you ërote me
The second one is located in the north and ëest of the lost love
Ëhat a song I ëanted to create in your queenly eyes
And hoë many prayers I made to the nightingale to get the song for my black eyes’girl
Hoë far I ëent, maybe I’m at the end of the ëorld to look for it
A moment of meeting to face the rays of the sun for forgiveness
I spoke the holy ëord that no living sea could sink
Ëhile my soul lives for someone like you ëho knoës hoë to love foolishly.

NËSE MË KISHE DASHTË-Shifra’’ Unë Hamlet’’

Në dyluftim me lutjen e nisa ditën sot
Uratën e dërgova në pasqyrën e të rrëfimit
Për tu rrëfyer pse nuk dita me të dashtë si trëndafilin
Aromën tënde e kam këtu në parzmën e shpirtit
E ti erdhe me fustanin e dhembjes së Akjunës
Dhe ç`fat së sërish të gjeta në ditarin e kujtimeve
E fajësova veten për mëkatin tim që s`dita kurrë me të urrye
As nuk pata fuqi me të mbrojtë ty dhe Titanikun pa u fundos
E fundosa veten me thellë se thellësitë titanikiane
Rob i syve tu dhe përqafimit tënd më bëri ëndrra e trishtë
Nuk di si ta rikthej atë ëndërr që çdo ditë më çmend
E më bën njeriun e krisur të tragjedive të Shekspirit
Unë Hamleti i pambrojtur nga fuqia e dashurisë tënde
E di më duhet me u ba prapë kalorës i betejave të marsit kryeneç
Ndoshta më duhet me të gjetë në betejat e ikjes së Otrantos
Atëherë kur u ndave me princin e zemrës e të mungoj letra me i shkrue
Të dytë u gjendet në veri e ca në perëndim të dashurive të marra
Çfarë kënge desha me ta krijue syve të tu prej mbretëreshe
Dhe sa lutje i bëra bilbilit që t`ia marr këngës për syzezën time
Sa larg shkova ,ndoshta jam në fundin e botës për me të kërkuar
Një çast takimi për t’u çmallur me rrezet e diellit që t`i ka fal
Unë të fala fjalën e shenjtë që s`diti me e fundos asnjë det i gjallë
Ndërsa shpirti im jeton për dikë si ti që di të dashurojë marrëzisht.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

‘’KËNGURËT’’

Disa të vetqujtur
‘’këngur’’
Si nuk ju vie turp
Fotografitë e Enverit
dhe të Titos
i ekspozonin në trup

Ku s’kishin lenë vend ma
As për majën e gjilperës
Më ia vënë diku

Sot shquhen për të parët
në demokraci
Thua që askush nuk i di
“meritat ” e Tij .Dhjetor 2000-2022 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

PËR EMËR T’ZOTIT

Për emër t’zotit
Si të bëhemi sërish fuqinë e universit
Përballë njeri-tjetrit më u takue
Unë në emrin e robit të tënd
Ti në emrin tim fisnik

Deshtëm më u pa sy me sy
Më u barazue një herë në jetë

E di që nuk u barazuam kurrë
Se unë linda për fatin e tokës sime
Im zot të kisha fqinj të lirisë
Edhe pse isha i lenë në ferr

Për emër t`zotit
Atdheu më rri në shuplakë të dorës
Më mirë se në sy e ruaj edhe në gji

Për emër t`diellit ngrohtësinë e tij
Ia ruaj për rrënjët e trëndafilit
Dhe e ujiti me ujë të Durrahut
Atu ku ruhet ashti im

Për emër t`zotit.Dhjetor 2022 AGIM DESKU

T’I ÇELIM LETRAT
-Bashkësisë ndërkombëtare

Në sofrën e shtruar për mikun
Hajde t’i çelim letrat
T’i vëjmë përpara një nga një
Të parën rrugën Via Egnatia
Që s’ka fund as fillim
Të dytën
Kongresin famëkeq të Berlinit
Të Londres e shumë konferenca të djallit
Të shohim kush ka fytyrë më u ulë
Në sofrën e mikut e kush në sofrën e armikut
Hajde t’i çelim letrat sa nuk është bërë vonë
Unë po e nxjerri ashtin tim nga Durrahu
Kur në sofrën e mikut rri që dymijë vjet si relikt
E fytyra e të paftyrit ngre dolli në veri
Kështu nuk çelēn letrat në sofrën e mikut
Kështu luhet vetëm loja e macës me miun. Dhjetor 2022 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

VLERË E TRASHËGIMISË SHQIPTARE
-Në përvjetorët e arta të Ansamblit autokton ‘’Rugova’’

Qenka vështirë por edhe mirë
Me shkrue për Ansamblin Rugova
Se këtu qenkan e tërë Kosova
Besa edhe Malësi e Mbi Shkodrës
Deri në Vlorë

E këtu po shoh edhe shumë Diasporë
Edhe Rozhajë e Ulqin këtu janë
Sikur Preshevë e Shkup

Veç nga Çamëria s’kanë mujtë me ardhë
Janë ndalue në kufi të dreqit
Se kanë pas një nuse më e marrë

E kanë lanë për pranverë
Me kjenë në Rugovë
Kur të çelin trëndafilat
e të këndojnë bilbilat

Për sot na kanë çue të fala
më ia dridhë telat lahutës
Tupangjiu le t’ia kris tupanit fort

Ashtu siç më kris zemra ime
Përmallshëm për ju

E më u çue më e lujtë
Vallën e Osman Takës
Nxine se jam ardhë edhe unë
Çamëria e robëruar

Apo jam vetëm në vargjet e poetve
E di secili do të ngrit gotën
Për historikun e Ansamblit Rugova
Më se miri e trajton profesor Zymer Neziri
Ai lapsi i trashëgimis sonë

Dhe sot të gjithë festojmë së bashku me lahutën
E më na marrë në dorë o Is Elezi
Ti që e çove peshë Romën dhe Evropën
Më ato duar të praruar me margaritar

Merrja këngës o sot o kurrë he burrë Rugove
Se Marash Cukaj i Koplikut ka ardhë më të pa
E më e qajtë hallin e Malësisë së Madhe me Rugovë e Kosovë
Se pasha Lahutën e Gjergj Fishtës pak burra janë mbet në këto troje
E ty tu gëzoftë zemra më tanë artistat e Ansamblit Rugova.
Dhjetor 2022 AGIM DESKU

PËRTEJ LARGËSIVE TË SYVE TË MI-Shifra’’Kuçedra plakë’’

Si nuk vdes kjo futa e zezë
Mos u habitni se pranë kufirit të kemi
Edhe pse e plagosur me njëqind plagë
Dhembët e ujkut e mbajnë të gjallë

Sërish nga varri duhet më u zgjue
Më ia lanë dashurinë zemrës relikt
E më ia thanë këngës se Dervish Shaqes
‘’E lamë borë e gjetëm dimër’’

Meteorologët për këtë kohë thonë
Se ma shumë s`bjen borë këtë dimër
Dhe duhet më i ngjesh në brez hutat e Fishtës
Për ata që i thonë vetes jam burrë burri

Po,po do ia thejmë akullnajat e dimrit të madh
Se këtu merr e na jep frymë lirie Elfete Humolli
Sikur në dyzet e pestën kur në luftën e Çelisë erdhi
Çlirimtarja Marie Shllaku

T`i rikujtojmë heroinat tona që fal tyre liria është e jona
S`dua të harroj se e bukura nuk vjen këmbadoras vetvetiu
Jo,pyetni brezat e mi gjysh e stërgjysh deri ku na e lanë tokën
Për të u shanë e u vranë dhe kurrë nuk e shitën si Çakorrin

Kuçedra plakë çdo çast retë i shndërron në stuhi betejash
Dhe pyes veten a duhet të shoh përtej lsrgësive të syve të mi
Apo të bëj gjumin e ariut të bardhë të ndarë në njëqind kufi
A më e pritë marsin kryeneq dhe më u ngoh rreth zjarreve prekaziane .
Agim Desku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MËRGIMI

Sa shumë qava sot
Ma shumë se dje

Nesër nuk e di
A do të kem kohë

T`i shoh lotët e mi.

Mërgimi kjo plagë e jona
që na copëton zemrën pak nga pak!
Agim Desku

 

 

 

 

 

 

 

 

PENARTA IME

Po i pres fishekzjarrët e Vitit të Ri
Më i rilexue përlat e penartës sime
E di ka vite që është në ballë të diellit
Ku vargun e saj duhet mund më e zbritë
Nga odët e Olimpit që ruhen me xhelozi
Në gjiun e hyjnive s`ka vend për tjetër
Vetëm aty krijohet e lexohet poezia
Dhe për varg kanë margaritarët e shpirtit
Fuqinë e zanave që u murosen nëpër kala
E si t`i harroj pulëbardhat e lum lumit
Që poetit ia ka djegur shpirtin çdo ditë ngapak
Por trupin nuk e japin as për të mirat e botës
Se çdo gjë rikthehet në mëkat për tradhtitë
Ose unë kam mbetur kalorësi i fundit i botës mjerane
Që e di se çfarë do të thotë më lexue poezi shpirti
Këtë ma thonë hyjnitë së bashku me zemrën time
Kur lutjet e mia shkojnë ma larg nga vendlindja e bukur
Eh,sa i kam kërkue veç dy fjalë të bukura të poezisë
T`i ndaj me poetet që vdesin për fjalën e bukur të shpirtit
E unë s`di çfarë të bëj me jetën e luleve nëse vyshkën
Apo do të krijoj ditarin e palexuar për poezinë dhe lulet
Të dyja do t`i ringjallë penarta ime në pikturat e Mona Lizës.
5 dhjetor 2022 AGIM DESKU

My golden pen…

I’m ëaiting for the Neë Year’s fireëorks
To reread the pearls of my golden pen
I knoë it’s been in front of the sun for years
Ëhere its verse should be, you can loëer it
Of the jealously guarded odes of Olympus
In the bosom of the deities there is no place for another
Only there is poetry created and read
And they have the pearls of the soul as a string
The poëer of fairies ëalled in castles
Hoë can I forget the seagulls of the river
That the poet’s soul burned a little every day
But they don’t even give their bodies for the good of the ëorld
That everything comes back to sin for betrayals
Or I have remained the last knight of the ëretched ëorld
Ëho knoës ëhat the soul means by reading poetry
This is ëhat the deities tell me along ëith my heart
Ëhen my prayers go far from the beautiful birthplace
Eh, I have only asked for tëo beautiful ëords of poetry
To share them ëith the poets ëho die for the beautiful ëord of the soul
And I don’t knoë ëhat to do ëith the life of floëers if they ëither
Or I ëill create the unread journal about poetry and floëers
Both ëill be revived by my artist in the paintings of Mona Lisa.
December 5, 2022 AGIM DESKU
TranslatorMarjeta Shatro Rrapaj

Mon stylo d’or…

J’attends le feu d’artifice du nouvel an
Pour relire les perles de ma plume d’or
Je sais qu’il a été devant le soleil pendant des années
Là où son couplet devrait être, vous pouvez l’abaisser
Des odes jalousement gardées de l’Olympe
Au sein des divinités il n’y a pas de place pour un autre
Seulement il y a de la poésie créée et lue
Et ils ont les perles de l’âme comme une ficelle
Le pouvoir des fées murées dans des châteaux
Comment puis-je oublier les mouettes du fleuve
Que l’âme du poète brûlait un peu chaque jour
Mais ils ne donnent même pas leur corps pour le bien du monde
Que tout revient au péché pour les trahisons
Ou je suis resté le dernier chevalier du monde misérable
Qui sait ce que l’âme veut dire en lisant de la poésie
C’est ce que les divinités me disent avec mon cœur
Quand mes prières s’éloignent de la belle maison natale
Eh, je n’ai demandé que deux beaux mots de poésie
Pour les partager avec les poètes qui meurent pour la belle parole de l’âme
Et je ne sais pas quoi faire de la vie des fleurs si elles se fanent
Ou je vais créer le journal non lu sur la poésie et les fleurs
Les deux seront ravivés par mon artiste dans les peintures de Mona Lisa.5 décembre 2022 AGIM DESKU
Traductrice
Marjeta Shatro Rrapaj

La mia penna d’oro…

Sto aspettando i fuochi d’artificio del nuovo anno
Per rileggere le perle della mia penna d’oro
So che è stato davanti al sole per anni
Dove dovrebbe essere il suo verso, puoi abbassarlo
Odi gelosamente custodite dell’Olimpo
All’interno delle deità non c’è posto per un altro
Solo lì la poesia è creata e letta
E hanno perle dell’anima come un filo
Il potere delle fate murate nei castelli
Come posso dimenticare i gabbiani di fiume
Che l’anima del poeta bruciava un po’ ogni giorno
Ma non danno nemmeno il loro corpo per il bene del mondo
Tutto si riduce al peccato per i tradimenti
Oppure sono rimasto l’ultimo cavaliere del mondo miserabile
Chissà cosa significa l’anima quando si leggono poesie
Questo è ciò che le divinità mi dicono con il mio cuore
Quando le mie preghiere si allontanano dal bellissimo luogo di nascita
Ehi, ho chiesto solo due bellissime parole di poesia
Per condividerli con i poeti che muoiono per la bella parola dell’anima
E non so cosa fare della vita dei fiori se appassiscono
Oppure creerò il diario mai letto di poesie e fiori
Entrambi saranno rianimati dal mio artista nei dipinti della Gioconda.5 dicembre 2022 AGIM DESKU
Interprete
Marjeta Shatro Rrapaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE TË EGËR

Nuk e harroj kurrë vapën e 25 gushtit
Kur më pagëzuan Agim Desku
Ma thoshte nëna ime ndjesë pastë
Që i përjetoj dy luftëra të ferrit e tmerrit

Luftën e Çelisë se vitit 1945
Kur bukë e ujë kishin pi me Marie Shllakun
Heroinën shkodrane që kishte ardhë
Më iu ndihmue vëllezërve nga fashizmi sllav

Ndërsa babain tim e kishin internue larg
Të pashpirtët në fushat famëkeqe të Vojvodinës

Mbiemrin e kam nga rrënjët e fisit ma të lashtë
Dardan, Alban,Ilir,Gjergj deri të baci Adem
E kam rujtur fal tokës dardane që jemi të lidhur
Me shpirt e zemër ma shumë se mishi e thoni

Dhe sot jam këtu ku jam dhe ku dua të jem
Jam këtu fal kujtimeve të nënës luftëtare
Si mijëra çlirimtare të fisit tim të shentë
Jam këtu fal luftëtarëve të lirisë që ju falën tokës

Me kujtimet për miqt jam krenar edhe ju falem
Sot kur frymojmë të lirë në një cep atdheut të ndarë
Edhe pse s’kemi dashuri të lirë pa lirinë që na kanë vjedhur
Me lutjet rri të jetoj prapë në Shqipërinë e Gjergjit

Dua të jem edhe unë në mesin e njerëzve të lirë
Të dielave në foltorët e shpirtit të fal dhe të marrë uratë
Më e kujtue tradhëtinë që na e ka bërë dikur Evropa
Por kurrë mos më urrejtë se s’kemi shpirt të tillë.
4 dhjetor 2022 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

 

 

MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE TË EGËR

Nuk e harroj kurrë vapën e 25 gushtit
Kur më pagëzuan Agim Desku
Ma thoshte nëna ime ndjesë pastë
Që i përjetoj dy luftëra të ferrit e tmerrit

Luftën e Çelisë se vitit 1945
Kur bukë e ujë kishin pi me Marie Shllakun
Heroinën shkodrane që kishte ardhë
Më iu ndihmue vëllezërve nga fashizmi sllav

Ndërsa babain tim e kishin internue larg
Të pashpirtët në fushat famëkeqe të Vojvodinës

Mbiemrin e kam nga rrënjët e fisit ma të lashtë
Dardan, Alban,Ilir,Gjergj deri të baci Adem
E kam rujtur fal tokës dardane që jemi të lidhur
Me shpirt e zemër ma shumë se mishi e thoni

Dhe sot jam këtu ku jam dhe ku dua të jem
Jam këtu fal kujtimeve të nënës luftëtare
Si mijëra çlirimtare të fisit tim të shentë
Jam këtu fal luftëtarëve të lirisë që ju falën tokës

Me kujtimet për miqt jam krenar edhe ju falem
Sot kur frymojmë të lirë në një cep atdheut të ndarë
Edhe pse s’kemi dashuri të lirë pa lirinë që na kanë vjedhur
Me lutjet rri të jetoj prapë në Shqipërinë e Gjergjit

Dua të jem edhe unë në mesin e njerëzve të lirë
Të dielave në foltorët e shpirtit të fal dhe të marrë uratë
Më e kujtue tradhëtinë që na e ka bërë dikur Evropa
Por kurrë mos më urrejtë se s’kemi shpirt të tillë.
4 dhjetor 2022 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MURI I DËSHIRAVE
Apo qyteti i perëndive që flasin edhe shqip!

Mijëra arsye më erdhen në ëndërr
Më e takue qytetin e perëndive
Më i çel sytë me flamuj Davidi
Kah valojnë të lirë si valët e detit

Agimi m’i zgjoj dëshirat për jetë
Të vërtetën e nxorëm nga Rozafa
Për fjalën e lirë botës i bëra uratë
T’i marrin dashuritê e mia pakthim

S’kam kohë të pyes veten për njeriun
Sytë nuk më janë ma të ëndrrave
Pulëbardhat e poetit fluturojnë edhe këtu
E di që jam në qytetin e Jerusalemit

Apo ëndrra ime ka shkue kaq larg
E pranoj se kam bërë lutje tërë jetën
Me uratat e popullit tim jam këtu
Në të njëjtën kohë ngtiti dolli me Davidin
Rruga e Kombin tim ngjan me murin e dëshirave
Qytetii i Rashelit na priti dhe na foli shqip
Si unë që u rrita në djepin me yllin e Davidit
Pa pasur kohë më i përqafue yjet e shpëtimit. 26 Nëntor 2022 AGIM DESKU

KAM BESUAR SHUMË

Më 28 Nëntor kam besuar
Se në këtë ditë do të bashkohemi

Për t’i besuar jetës
Ia ke borxh ti
Veç në mënyrën time
I kam besuar shumë

Nuk e di se çfarë thonë
Nëse është besim a çmenduri
Më shumë seç duhet besuar

Besova
Se më këtë 28 Nëntor
Duhet të bashkohemi
Apo jemi vonuar

Besova
Se miku është vërtetë mik
E nuk më lë asnjëherë për t’u përvëluar
Besova se dikush ka për t’u bërë burrrë
Më 28 Nëntor për këtë flamur.
28 Nëntor 2022 AGIM DESKU

 

PJELLA E DJALLIT

Ne të gjithë jemi ngapak pjellë e djallit
Besojmë shumë o nuk besojmë fare
Ndonjëherë mikun e marrim për armik
Dhe armikun e marrim për mik

Shtrënjtë e kanë pague dyftyrësinë
Pjella e djallit ka shkue edhe ma larg
Thonë se poet jam vetëm unë e pikë
Të tjerë s’ka as nuk ka më pasur kurrë ma

Pjella e djallit ka hy edhe të këngëtarët
Për këngën e tyre thonë është hit sot
Politikanët deri ta marrin pushtetin premtojnë
Kur ulën në karrigën e butë ta marrin shpirtin

Ja pra pjella e djallit ka jetue dje edhe sot
Besa nesër kam frikë se hyn në thellësi të tokës
Edhe kështu tokën e ndarë e kemi që dymijë vjet
Pa pasur at guximin burrënor më e bashkue. 20 nëntor 2022 AGIM DESKU

 

 

ATDHEU KA EMRIN E JUAJ TË DHEMBJES
Ose ju jeni yje të atdheut

Miqve të mi të burgosurve të ndërgjegjies

Historia s’fal
Nëse unë harroj

Dhembjet na i bënë plagë
Kacafytjet me njeri-tjetrin
Ende kemi me çka më u marrë
Çka më rue e për çka me fol

Nuk kam frikë me shkrue për ju
Më duhet të jem i vërtetë
Ndoshta nuk del art
E di që do të më shajnë

Kohërat e dinë ku e ruajnë guximin
Në emrin e dhembjes për tokën
Të rrëbelimit kur ju burgosen

Sot t’i kisha zbritë yjet një nga një
Por ju jeni vet yje të atdheut. 19 Nëntor 2022 AGIM DESKU

 

ASHTI IM –Shifra’’Kalaja e Drishtit’’

Pesë shekuj e kam të vjetër ashtin tim
Më është tëhollue sa gurtë e lumenjve
Herë më bëhet sa shkëmbinjtë e bjeshkës
Për tokën lidhë mu ka sikur mishi e thoni

Shumë herë mortja mishin ia ka gërrye
Kur në këto anë kishin ardhë zezonat e natës
Dhe ashti im është ma i fortë se burri
E ma i vjetër se edhe vet guri

Ashtin tim e kanë frikë nëpër ëndrra
Në të gjitha betejat për tokën ka mbijetue
As dheu i varrit kurrë nuk e ka nënshtrue
Ashti im është fryma ime e derdhur në varg

Sa kisha dëshirue të isha veç pakëz poet
Të krijoj poezinë ma të bukur për ashtin tim.
Ta shoh të lirë nëpër kufinjtë që ia zënë frymën
Më plagë për tokën as për zemrën mos ia pafsha.15 Nëntor 2022 AGIM DESKU

 

 

NËSE DASHURIA MË BËRI POET
-Lasgushiane
Atdheu mbi të gjitha

Me vite i kam bashkue plagët e atdheut
I vura në gji për më i rujtë afër zemrës
Aty ku i ruaj shekujt e dashurive të shpirtit
Nëse ato një ditë do të më bëjnë pakëz poet

E di të krisur e rrëbel më kanë bërë me vite
Atëherë kur veten e pava në sytë e hyjneshës
As vet nuk e di së si erdha deri këtu pa u dehë
Askush nuk e beson rebelizmin që ia bëra jetës

Se mendoja që ka jetë pa buzêqeshjen e saj
Të njëjtë na kishte krijue perënda për njeri-tjetrin
Edhe në traditë më u dashtë deri në çmenduri
Të dytë luftuam në dy fronte për të mbijetuar sot

Për plagët e atdheut luftuam e u bëmë çlirimtarë
Për dashurinë e lotit u bëmë dashnorë të marrë
Me sa mund erdhëm këtu më u ba pakëz poet
Më e fal dashurinë e më u ba ma shumë atdhetar16 Nëntor 2022 AGIM DESKU Shiko më pak

 

 

DUHET TË KTHEHESH
-Figurës atdhetare të Sokol Olldashit

Njëherë shko
Pastroje shpirtin nga të pashpirtët
Kthehu i qetë ashtu siç ishe
Mos bëj çudi nëse s’kanë përfundu
Me dolline e maskarënjve
Kur e shtruan për ty
Atë ditë që të vranë

E di nuk kishe jetë të njëjtë me ta
Ti nuk e zgjodhe këtë rrugë
E kishe lirinë pas vetes
Miliona gishtrinjë të ngritur lart
Atje ku dielli do të ngrohte pak ma shumë

E vështirë qenka të jetosh mes bajlozësh
Një ditë dikush do të duhej më dyluftue
Nga hyjnitë e kishe fatin te të zgjedhnin
Përjetësisht i rikthyer në Prometheun e vetëm

A luftohet me demonët që zgjodhen udhën e tradhtisë
I mishëruar me dorën e paqes se heroinave të lirisë
Ti more bekimin e Gjergjit dhe Nënës Tereze
Më e bashkue sërish traditën që bota na kishte lakmi dikur

Më ia ndritë fytyrën të paftyrëve që vranë Anën dhe Michel
Ah ç`n aka zënë nëma dhe gjama e mikut në sofrën e shtruar për gosti
Tmerri është i madh as ernat e Saharës s`mund ta tretin nga këto troje

Larg po shkon atdhe ma i bukuri që kam pa e njohur ndonjëherë
Më mirë ktheu e pastroju shpirtin e zemrën me dashuritë e hyjnive
Se këtu gjithmonë kishte dhe do të këtë zana mali që Kolit i vijnë pas
Rikthena kohën e Kolit në lutjet për Shqipërinë e mirë e të lirë .
01 nëntor 2022 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NËN TYTËN E PUSHKËS
-Patriakanës se Pejës

I rujta shekujt shqip si sytë e ballit
Unë plisi i bardhë Rugovas
Derisa erdhen kopetë nga Karpatet
Nën tytat e pushkës
Ma morën Patriakanën

Sikur shpirtin ma morën

E lyen emrin e djallit mbi freska
Të piktorëve shqiptarë
E ngjyen me lloj lloj bojnash
E bënë gati për mushkë

Nuse nuk u bë kurrë
Krenaria e Kosovës
Është lidhur për toke
Si mishi me thonin

Për Zotin këtu s’ka lutje
Veç demon të shndërruar në djajë
Dhe luten për mëkatet që s’mund t’ia lajnë
As e tërë bota.

 

KORIFEU S`NDAHET NGA ATDHEU
-Uroj të përcillet fryma e lirisë e prof. Ymer Muhaxherit edhe tek brezat e ardhmërisë!

Për të thënë diçka të bukur që i takon lavdisë
Dhe për të mbajatur në mendje si relikt muzeu
Mjafton të rikthehemi në të kaluarën e afërt
Kur dyluftonim me ferrin që ta shpetonim larine

Asgjë nuk kishte ma kombëtare se sa ta donim njeri-tjetrin
E kjo bëhej falë dy gishtrinjve të demokracisë
Por që kishte emrin e Korifeut, profesor Ymerit.
Më besoni edhe pranë tytave të automatikut
Asnjë lloj frike nuk na pushtonte trupin e gjakosur
Kishim rebelizmin e rujtur të brezave tonë nëpër shekuj

Nën prangat e pushtuesve kurrë nuk u përulëm
As për plumbat e serbit nuk merakoseshim
Vetëm për shëndetin e profesor Ymer Muhaxherit!
E fjala e tij i ngjante, vargjeve te të madhit Gjergj Fishta
Kur i plasi zemra për padrejtësitë e Evropës e sa herë na ligjëronte:
“Uh, Evropë, ti kurva e motit
Që u re mohit, besës së Zotit
Po, a ky asht shej i qytetnisë
Me da tokën e Shqiypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë!?“

E ne rritëshim edhe ma të mëdhënj
Bëheshim edhe më të fortë për besë t’shqipeve
Kujtonim fjalëtë e të parëve tonë
Se besë me shka kurrë nuk ka

Njerëzit e mëdhënj mateshin me zemër të madhe
E ne qytetarët e Pejës matëshim me zemrën tënde të lirisë.
Në ëndrrat e saj do na mbetësh kala e pamposhtur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NË Ç`ERRËSIRË JETOJNË KORBAT

Ca zëra e fytyra të lyera me ngjyra të korbit
Ma bumbën për një çast eukulibrin e tokës
Më besoni se nuk dija ku jam apo nga po shkoj
Për një qime t’flokut gati mbeta edhe pa emrin e Gjergjit

Dikur Evropa krenohej me shejtërinë e tij

Ndoshta koha e gurit na është rikthye sërish
E na mori në pakthim kohën e burrënisë
E pyes veten pse s`kam fuqi ta mposhti këtë djall nate
Që ka lëshue rrënjë dhe s`dihet a ka fund dikund

Diçka e dhembëshme po i ndodhë lirisë sime
Rrezet e diellit ma nuk janë si të brezave të vjetër
Apo janë rikthyer edhe këto të mjerat në kohë ferri
Me qajtë për burrëninë apo për paburrinë e mjerueme sot

Kur fjalës së shenjtë ka vite që i ka rënë kovidi pa shërim
As lutjet e të dielave ma nuk janë lutje të zemrës së ndarë
Eu sa kisha dëshirue uratat e lirisë më i ba dhuratë çlirimtares
Nëna e luftëtarit i meriton përqafimet dhe bekimet e atdheut.

 

S`MË HIQET NGA MENDJA ÇAKORRI

Përgjumshëm shumë herë nënshkruam
Për lirinë
E kurrë nuk i gëzuam Betejat e fituara
Me gjakun e çlirimtarit

Në ishin fajtore kohërat
Pse jetuam kaq gjatë në ëndrra
Më bëhet se ngjajmë në ariun e bardhë polar
Që s’ka frikë nga vdekja as nga vet jeta

Siç e thonë
Ku rafsha mos u vrafsha
E rrëximin tim nuk e di
Nëse ka dikush që ma mban
Të gjallë a të vrarë

Apo vdiqen tërë djajtë
Në të njëjtën ditë
Për lirinë e festës sime të shejtë

A thua kah po shkojmë
Në këto ditë e netë errësirash
Si ta rikthejmë kohën
Në kohë të burrave të lashtë.

E NJOH GJUHËN E KALIT

Nga troku e njoh gjuhën e kalit
Nuk ecët as nuk matët ma koha me shpejtësinë e tij
Nga hingëllima më kaplon frika e stuhive të motit të keq
Në kalërimin e tij e shoh rikthimin e Doruntinës

Sa më vien në mendje fjalët e bukura të poetit
Dymijë vjet i kishte mendue dhe më tha
Të jesh i sinqertë do të thotë e di gjuhën e kalit
Vrapim s’e ndali kurrë edhe me barrën mbi shpinë

Vrapojmë të dytë
Për të mos të na zërë gjumi i kohës
Zgjohemi të parët para agimit të ditës se re
Njeriun e lëmë ta përcjellë dritën e diellit

Rikthehemi në orator të muzeumit të Holokausit
Nuk vdesim si popull as kur e kemi të shkruar
Jetojmë të lumtur me popullin mik hebre
Sa herë ia zgjatem dorën dhe e falëm Evropën.

 

 

 

Ç`MË VJEN MË U DEHË-

Ç’më vjen me vjellë e me pi e m’u ba rrotë për patriotët
që nuk lanë atdhe afër vetes
Ah ç’më duhet më thirrë pak trishtimin
Të di ku më je e me të pa në këto orë të liga
Se si ma shkruajnë hiistorinë e lirisë

Secili këmbëngul t’ia zë vendin çlirimtarëve
Apo për teket e veta nuk dinë çfarë nënshkruan
Përgjumshëm i kanë pa betejat për jetë a vdekje
Dëshmitar i kam sytë e verbër nga ferri i Dantes
Edhe kur dyluftohej me vet demonët e jetës
Deri në palcën e trupit na kishte hy frika
Veç zemra ime i di humbjet kur i pësoj fjala

Asgjë e shenjtë nuk krahasohet me lulet çame
Ato nuk çelin në të njëjtën kohë me simotrat
Sonte ec e mos u ban rrebel a i krisur Agim
Kur kohërat për dashuri m’i paskan vra
E vrafshin veten se falje ma për ta s’ka më pasë

Në ditën e flamurit kam më u betu në shpatë të Gjergjit
Më u kryqëzu shqip sikur stërgjyshërit e mi.

 

DRITARE QË SJELL DIELL
Enxhit, një zë të bukur arti

Eu sa të lumtur jemi sonte unë e Shqipëria
Kur ka zëra të bukur të artit si ti Enxhi
Sa do të doja të dalin edhe vargjet e mia

Në emisionin e saj mbrëmë
Mbrëmja mu bë dritë ndërsa ditën sikur u rrita
Pak ma shumë se dje
E pyesja veten përse vargjet kaq bukur sonte rrinë
Thonë se kanë gjetur muzën dhe vetvetiu vijnë

Eh sonte sa do të dëshiroja të isha edhe pakëz poet
Vargje për simfonitë e Betovenit të krijoj
Botës ia kisha fal sytë e diellit dhe të Enxhit
Me dashuri kisha pikturue piktorët e zemrës

Më guxue e më u rikthye në kopshtin e Edenit
Më u përqafue me lot përmallshëm me Ajkunën
Më i pagëzue vajzat me kalanë e Rozafës
Me emër të ardheut në gojë le të lindin foshnjet

Se mjaft ndarje përjetoj populli im i shenjtë
Është koha më pi në ditën e flamurit të lirisë
Më u lutë pêr tokën sërish më qenë e jona
Deri të Molla e Kuqe e më pushue i lirë në Çamëri.
NUK HARROJ

Për emër t’zotit muk i harroj miqt
Me ata kur këndova e qajta
Me ata që u rrita e u ngrita
Këtu jam tek mrizi i zanave
Më mori malli për lahutën e Fishtës
Për vargjet që s’vdesin kurrë
E zemrën ma bëjnë gur të fortë atdheu
Edhe tek Molla e Kuqe erdha
Për nipin tim me marrë një nuse Kosove
I kishin thënë se i ka faqet si molla
Nga këtu është afër Preveza
Deshta të dal në Çamëri
Lexova se dikur ishte e tëra Shqipëri
Nuk di cilit zot t’i rrëfehem
Apo t’i rrëfehem Anes
Që ma përkthej librin “Rrëfej diellit”
Kam frikë për tre poetët helenë
Që e lartësuen poezinë e këtij libri
Duke thënë se dikur është kriju kjo poezi
Edhe tek ne
Na vie keq që nuk shkruhet ma
Jo nuk e harroj Anen as poetë helenë
Edhe pse libri rri i mbyllur si zogu në kafaz
Poezia është urë e jo mur
Një ditë do t’i kalon detra e oqeane
Për t’i rënë në dorë lexuesit. 25 dhjetor 2022 AGIM DESKU

blank

Po shkrihet bora Poezi nga Elida Buçpapaj

 

Po shkrihet bora
mbi gëmusha e shkurre
po thahen
të linjtat e bardha
mbathje, gjimbajtēse
Tishërte pambuku
të tejpashme
delikate, fine

mbi bar
çarçafët e bardhë
të shtrirë
janë rrudhosur
diku grisur
nga epshi
diku prej
vetmie

ndërsa
mbi boriga
nën gërvishtjet
e erës himn
flamujt e bardhë
vende vende
të çjerrë
janë nderë
për armëpushim

 

Janar, 2023

blank

André Pieyre de Mandiargues: who are you, men? Takim i çuditshëm me poetin surrealist dhe simbolik- Nga Skënder Sherifi

Pierre Seghers-i, më donte realisht, si me qenë djali i tij, e kishte një besim gati absolut mbi potencialin tim natyror, si poetik, si njerëzor, në komunikimin me njerëzit e rëndësishëm të Paris-it. Pos faktit, që ishte edhe mentori, apo mësuesi im, një lloj coach-i, intelektualë por edhe edukativ apo psikologjik, ngaqë, më dhënte shumë këshilla mjaft të logjikshme, duke më dëtyruar miqësisht, me disa argumente të padiskutueshme dhe bindse, për t’i aplikuar. M’i menaxhonte për mrekulli të gjitha takimet e para me Personalitetet madhore të kryeqytetit, të cilët i kishte ai vet miq personal dhe nganjëherë edhe intim. Por dikur e konstatova, që e kishte gati për sfidë, me më sprovuar me disa takime pak më speciale, e jo aq të natyrshme për mua, me disa personalitete tepër margjinale, nihiliste, të cilat evoluonin në një lloj energjie apo frymëzimi komplet të zi, negativ, mohues, dhe auto-shkatërrues. Pra, njerëz të dëshpëruar, në një depresion gati kronik, të cilin e kultivonin me qëllim, ngaqë ishte mënyra e tyre intime për të funksionuar në jetë, si Njerëz, si artista dhe si intelektualë. Një lloj bote e zezë, shejtanore, pa shpresa, komplet absurde dhe cila të çon nëse nuk ke një karakter të konsoliduar, gjer në vetvrasje.
Mirëpo, unë, në esencën time, isha diellorë, mesdhetarë, Njeri i dritës, i qiellit blu,
i këngës së zogjeve, i atmosferave të dolçe vitës italiane, i sharmit të femrave sublime, i kafëve dhe i tarracave, i erosit, pra, i pulsit të jetës … tamam siç ishte vet Pierre Seghersi … pra, antiteza komplete, e shumë krijuesëve dhe intelektualëve francez prestigjioz ( si dita me natën … në dy ekstreme ) dhe tani, më propozoj për t’i takuar disa prej tyre, vetëm për të më testuar mua, si Person, gati si me e kaluar një provim personal, për ta pa sesi do i dal atij ballafaqimi special me ta ? Ishte shumë kurioz dhe i eksituar nga rezultati … por në thelb, e di që kishte besim në mua, sepse i thoshte vetës. Ky poet albanez është natyrë e lindur dhe personalitet në vete, e ka një bazë të fortë, një rrënjosje të thellë në kujtesën shqiptare dhe evropiane, e aq më tepër frankofone, e ka një përvojë atipike të jetës, dhe nuk do na luhatet aq lehtë, sepse e ka atë lirinë e lirë, të lindur brenda vetës, atë instinktin e paparë, me disa antena unike, dhe do e gjen spontanisht përgjigjen apo reagimin e duhur, para çdo situate, edhe atyre më delikate. Dhe një ditë më tha : « a do shkosh për qejfin tim për ta takuar zotin André Pieyre de Mandiargues, një poet simbolist me një botë erotike fine dhe artistokrate speciale … Por a e njeh, dhe a ke lexuar diçka prej tij ? »
– Okay, i dashur Pierre, po shkoj pa problem, dhe e njoh deri dikund, por jo aq mirë. Më duhet pak më përgatitje kulturore, për t’ia përqafuar më imtësisht universin. A ka ndonjë sallë boksi, ku mund të stërvitemi me Muhamed Alinë ?

– Po mirë, ti djalë, çka ke lexuar prej tij, fol … apo nuk e njeh fare dhe po ta shpjegoj se kush është ?
– Jo, jo, ja kam lexuar dy vepra, të cilat m’u kanë dukur interesante: La Marge, një roman i vitit 1967, për të cilin e ka marrur çmimin prestigjioz Goncourt,
dhe « La Motocyclette » nga vitet 1963, nëse nuk gaboj … më ka pas pëlqyer
erotizimi i tij intelektualë dhe super i rafinuar. Shihet qartë, që është një lloj
aristrokrati tepër cerebral, i cili auto-masturbohet me të gjitha fantazmat e tia të formuluara dhe të analizuara gjer në detaje … por për mua është në nivel, me një kulturë klasike sublime, e marinuar me provokime, pra, mjaft origjinal.
– Bravo, ti djalë : një albanez që e ka lexuar Mandiargues, nuk ndodh përditë ! Por ja ke bërë një analizë globale të shkëlqyer, nuk e di si të vijnë këto idé apo sensacione, porse ja qëllon … për ata, të dua shumë, se e ke një botë poetike evidente. Mirëpo, tani, do ja lexosh edhe 1 ose 2 vepra me poezi, sepse, në esencë është më tepër poet dhe ja vlen. Pos asaj, e ka një lidhje shpirtërore të privilegjuar me Leonor Finin, a e dinë se kush është … dhe me ca piktorë të tjerë, me të cilët ka bashkëpunuar rregullisht ?
– Po, Pierre … e di, është ajo Femra argjentino-italiane, që merret me Maca, por më kujtohen edhe disa portrete, vizatime dhe lithografi të saj. Ka pas jetuar me Lanza del Vasto, një pacifist i urtë, që predikonte meditimin, bile ja kam pas lexuar një vepër të tij, e pastaj disa kohë në afërsinë e André Pieyre-it, dhe të fotografit të famshëm Henri-Cartier Bresson, në bulevardin Saint-Germain. Ka portretizuar personalitetet më të famshme të shekullit 20, e më vonë, ka jetuar me 20 maca tek shtëpia e saj, se ndoshta ka qenë vet macë, në një jetë anteriore, sipas filozofisë mistike hinduiste. Janë piktura më tepër dekorative, por të bukura për sallone. Unë, mendoj që jeta e saj, ka qenë shumë më interesante dhe e pasur, sesa vepra artistike, edhe pse është piktore autentike.
– Okay, për mua je gati, shko e takoje mikun tim shkrimtar dhe jam kurioz sesi ka
me të shkuar biseda me të ? Por vepron si në një lojë shahu, ti djalë ! Mos u ngut dhe me reaguar pulsionalisht … Je para një aristokrati, e jo një rrugaçi !
Por ti e dinë që kam besim në ty … je një person i befasueshëm, me një pasuri të rrallë brenda vetës, por me një paraqitje, krejt të thjeshtë, të zakonshme.
– Mos u shqetëson miku im Pierre … e kam vaksinën e Odave dhe të Bjeshkëve malësore. Nuk më frikëson askush dhe i dua sfidat … me ke vaksinuar mirë dhe me nga 100 provime parisiane. Rroftë improvizimi dhe liria e piratit ilirian.
Dhe shkova për ta takuar André Pieyre de Mandiargues në banesën e tij në Parisin e lagjes 4, në Marais, afër Place des Vosges dhe kur ma hapi derën, më tha: « mirë se vjen zoti Sherifi, të ka dërguar Seghersi tek unë, për një sprovë ? Po nga na vjen saktësisht ? Jeni poet, më duket ? Më njihni mua … a keni lexuar diçka ? »
– Po, zotëri Mandiargues. Jam Skënder Sherifi, miku i ngushtë i Seghersit, dhe vi nga Malësia e Gjakovës, Albania. Jam poet anarshist, specialist mjaft i mirë i improvizimëve të lira, autodidakt dhe analfabet i alfabetizuar.

– Ah, çfarë programi ! Po a keni lidhje me etrusket ? A keni kryer ndonjë shkollë ? Vini nga një shtet mjaft primitiv dhe i prapambetur ? Pak kush ju njeh në Francë. Jeni popull enigmatik ! Çka keni lexuar nga unë, zotëri Sherifi ?
– Kam lexuar romanin e juaj « La Marge » te Gallimard – mbi aventurat e zotit Sisgimond, në Barcelonën antifrankiste, vuajtjet e tia shpirtërore dhe bredhjet nëpër lagjet më margjinale të kryeqytetit katalan, mes kurvave, alkoolikëve, kloshardave, artistat e dështuar dhe deviues… një lloj bote alla Jean Genêt. Por e ke përshkruar shumë bukur … Një lloj himni i të gjitha margjinalitetëve, ngaqë, ka humbur Njeriu sensin dhe kontrollin e jetës së tij … Ka diçka tepër dëshpëruese dhe absurde në vepër, por më ka pëlqyer ajo atmosfera e lirisë
dhe ana anti-totalitare. Dhe pastaj: « La Motocyclette » ku Rebecca, një vajzë super seksi, e veshur këmbë dhe krye, me lëkurë shkon për ta takuar të dashurin e saj me një motocikletë, prej nga Hagenau në Alzacë, deri në Heidelberg në Gjermani ( një 200 kilometra rrugë afërsisht ) dhe gjatë atij udhëtimi mbi motocikletë, e rimendon gjithë jetën e saj të mëparshme, dhe i lindin disa fantazma erotike mes erës që i frynë në trup dhe në flokë dhe peizhazheve që kalojnë … duke u nxehë sa më shumë, gjer në ekstitim edhe nga pritja apo distanca kohore që e ndanë me të dashurin e saj. Kam dëgjuar që e kanë bërë një adaptim kinematografik të librit tuaj, zoti Mandiargues, me Marianne Faithfull dhe Alain Delon-in, me Jack Cardiff-in, si regjisorë, në vitin 1968, por fatkeqësisht nuk e kam pa filmin akoma. Ma ka pas rikujtuar ajo vepër këngën emblematike që e interpreton Brigitte Bardot-ja, « seks simboli planetarë, me Marilyn Monroe-në, par excellence » me tekstin e Gainsbourgit « Je n’ ai besoin de personne en Harley Davidson « pra, Liria gjer në orgazëm !
– Mos e shih fare, se nuk do humbish asgjë ! Çudi që një albanez më ka lexuar ?
Pos asaj, e keni asimiluar mrekullisht mirë. Gëzoni respektin tim, Sherif !
Po kush jeni saktësisht … a keni lidhje me etruskët, se me ka pas interesuar dikur bukur shumë civilizimi i tyre. Çfarë gjuhe flisni nëpër ato xhungla ?
Tek jeni interesant si Person, mirë ka bërë Pierre Seghersi që ta ka propozuar
këtë takim. Çka ju intereson tek unë, zotëri ? Keni trashëgimi piratësh në detin Adriatik … çudi që ju pasionon aq shumë kultura dhe keni damarë arti !
– Po, ju kuptoj zoti André … në vend se me plaçkitë Banka, me Robert de Niron dhe Al Pacinon, kam dhunuar poezinë franceze, kam piratuar dhe trafikuar rregullat, kornizat, strukturat e saj tradicionale, ishte çeshtje mbijetese, miku im. Nuk kisha asnjë tjetër shans për të qendruar si artist në botën frankofone, e aq më tepër në Paris-in, legjendarë, brenda kuadrave ekzistues. Kurse, tek ju, më ka interesuar Bota e juaj shpirtërore, dhe filozofia, apo luhatja e juaj erotike, i nderuar mik. Po më pëlqejnë veprat dhe skulpturat që i ke te shtëpia. Pastaj, e shoh që mbretëron tek ti, një nostalgji për një botë të kaluar, ndoshta definitivisht e fundosur. Ka diçka irreale … Siç duket, nuk je i harmonizuar me këtë epokë, pak speciale, post-revolucionare, nuk i ke kapur mirë kodet e saj.

Jeni pak i mbyllur në universin tënd, por është një propozim mjaft interesant.
Ndoshta, jam i vetmi albanez që të ka lexuar. Mos u zhgënjen o zotëri, se neve vijmë nga tradita gojore, por jo nga bibliotekat e José Luis Borges-it. I kemi disa lidhje me lashtësinë, pjesërisht të faktuara apo të pafaktuara fare, me ilirët, ndoshta me etruskët apo pelazgët, por nuk jam vet historian, zoti Pieyre … më tepër Pirat, Kauboj dhe Trafikant vargjesh dhe fjalësh, siç ju thash më parë. I kam megjithatë dy-tri ditë shkollë formale, sa për ta ushtruar një zanatë, por jam sidomos një aventurier i jetës tokësore, një eksplorator i artit dhe kulturës, me një etje dhe kuriozitet të palimit. Tek ti, më intereson çka nuk jam unë, pjesa tjetër e hënës ! « The dark side of the Moon » Kurse, neve tek shtëpia, flasim një shqipe tepër të vjetër, të cilën presim që të na shpjegojnë të tjerët, qifti yt, zotëri, i ardhur nga Kështjellat marramendëse të Francës. Më pëlqen bota jote erotike fine, ajo ana transgresive, që klasa e juaj e ka, por e praktikon me shumë mjeshtëri, kulturë dhe rafinim. Tani, apo na sjell një verë të mirë me pak degustacione, se për të menduar sa më mirë, na duhet karburant, zotëri … porosite sherbëtorën, se po të han Kalukënxha !
– Në çka beson zotëri Sherifi ? Çka pret nga jeta ? Cilat janë shpresat tuaja ?
Cilin sens, ja jipni ekzistencës tonë tokësore ?
– Shiko, zotëri Mandiargues: a jam në një provim në Sorbonnë, me ty si Profesor filozofie ? Duhet kohë, për t’iu përgjigjur seriozisht këtyre pyetjeve, e jo mes një keki dhe dy karameleve … Mund ta zbërthejmë nga një temë në çdo takim.
Çka të ka tërhequr ty tek Leonor Fini ? Sepse, qenka omniprezente në shtëpinë tuaj … për mua jeni më tepër simbolist ose romantik i zi, alla gjerman, sesa surrealist. Nuk e di sesa e kanë kuptuar francezët, se nganjëherë, të vërbëruar nga racionalizmi i tepruar, i anashkalojnë disa gjëra esenciale.
– E ke shumë me vend, jam dakort me juve. Ejani përsëri dhe do debatojmë së bashku. A jemi këtu për t’i konfrontuar universet dhe përvojat tona, apo jo ?
Tek Leonor Fini, më ka folur ëndrra, imagjinata, misteri i macave. A ju pëlqen juve romantizmi gjerman, zoti Sherif ? A i doni macat, a ju inspirojnë diçka ?
– Po, në parim po, por deri dikund, miku im, sepse ja teprojnë me dëshpërim dhe nganjëherë të çojnë deri në depresion dhe vetëvrasje. Siç duket e kanë të kultivuar në shpirt atë gjë … Dhe mua nuk më përgjigjet si Bir i Mesdheut, i qiellit blu, i detit të kaltër dhe i këngës së gjinkallave. Porse stilin poetik, dhe
tekstet i kanë të përkryera. E kam preferuar Rilkin mes tyre … Por unë e dua pikërisht romantizmin e kundërt, kështu që jam anti-gjerman në thelb. Dhe natyrisht, jam sikurse ti me Leonorën, mik i ngushtë i macave.
Vinte shërbetorja e tij, për të na shërbyer, pa e thënë asnjë fjalë … mbretëronte një heshtje dhe një qetësi, si në tempujt fetarë, ishte diçka impresionante. Binte ca herë telefoni, dhe sipas orës, u përgjigjte apo nuk u përgjigjte, nganjëherë e këpuste fare linjën … ishte me fiksime precize, rituale, dhe nuk dilte kurrë nga skemat e tia mendore. Çdo gjë ishte e paramenduar, e kodifikuar dhe gati e teatralizuar.

Për mua ishte shkollë, eksperiencë dhe leksion jetësorë në vete, për t’u konfrontuar me personalitete, që janë për nga natyra, antiteza radikale e imja. Sepse, me takuar çdoherë Persona, që janë përafërsisht të afërt me botën tënde, dikur stagnon dhe nuk evoluon, dhe gjithë puna është për t’u pasuruar me përvoja të reja, me disa Njerëz të cilët mund të destabilizojnë, ose së paku, të kundërshtojnë, apo të vendosin në pyetje, mbi çka je dhe çka nuk je ?… dhe ajo e bën, takimin interesant, nëse e ke kapacitetin për ta pranuar sfidën dhe konfrontimin intelektualë.
E merrja një takim me të, dhe vija me një shishe verë, që ma porosiste ai vetë: na sill këtë lloj vëre Sherif, a e shenove !
Një ditë më tha: « na duhet për t’u zhdukur fare, se nuk është asgjë ky kalimi jonë tokësorë, dhe nuk na duhet për të lënë asnjë gjurmë, a e ke të qartë ? »
– Nuk jam dakort në parim me ty, zoti Mandiargues, sepse më duket kontradiktorë ky pozicionin personal i juaj, dhe për mua është vetëm frazeologji formale. Ti, a ke punuar gjithë jetën tënde, duke lexuar me mijëra libra, shkruar romane, poezi, ese, etjera … dhe si përfundim, a i kemi prej teje mes 50 deri në 60 vepra, të cilat janë të arkivuara dikund në memorien bibliografike franceze. Atëherë, pse e ke derdhur gjithë këtë energji, pikë së koti ? Sinqerisht, nuk qëndron fare ky pozicionin i juaj ! Është më tepër një posturë filozofike, sa për t’u dukur më origjinal dhe interesant ndaj të tjerëve. Unë nuk mund t’i besoj dhe më vjen keq, i nderuar André !
– Po, në çka beson, more injorant i shkretë … jeta nuk ka asnjë sens, është dhe pikë, dhe jemi të destinuar për një zhdukje totale. Ti, në çka beson? Keni kryer filozofinë, zoti Sherif ?
– Po, filozofinë e Odave, e traditës gojore dhe e provojës ekzistenciale, plus edhe shkollen e westernit amerikano-italianë dhe e samujarëve japonez.
Por diçka kam pas lexuar edhe unë, i dashur Poet … nuk jam krejt bosh !
– Me ju është vështirë për të diskutuar seriozisht, sepse tallni çdo gjë, duke u nisur edhe me vetveten, nuk e mbani seriozitetin … këto janë çeshtje kapitale,
e jo për t’u hingirizur pa lidhje, si debil! E kuptoj tani, pse jeni aq kaotik, me nganjëherë rastësisht, ca inspirime madhore dhe mjaft befasuese ? Ku i mban shpresat mbi këtë Tokë ? Cili është motorri juaj që të bën me ecur përpara ?
– Ah, miku im, ka herë, nuk më ka pyetur kush, aq thellë … a fitoj ndonjë titull Doktorature nëse të përgjigjëna mirë, ndonjë eskort lusksi poliglote, apo ndonjë darkë gastronomike afër Kullës së Eiffel-it ?
– Pse, nuk jeni shndërruar në humorist, se do kishi bërë karierë ! Por, më bëni për të qeshur, çka më ndodhë tepër rrallë … Jeta është tragjike, mos e harron !
– Je i falur nga Bergsoni, i cili e ka teorizuar hajgarën dhe të qeshurën. Shikon,
miku im: unë besoj në forcat shpirtërore, në misterin dhe në energjitë mund të thuash të padukshme, të pakapshme, në diçka, që i tejkalon limitet tona njerëzore dhe trunore. Besoj në urtësinë, në heshtjen e plotësuar, në artet dhe në kulturën, në të bukuren, në pulsin e jetës, si diçka, që evoluon dhe ec përpara … Tani, unë nuk i takoj asnjë feje precize « striktu-sensu », asnjë shkolle, apo familje kulturore, artistike dhe aq më pak, politike, sepse, në esencë jam anarshist utopik dhe adhurues i lirisë së lirë, të pa kufi … por e kam atë koktelin tim intim, që e përbën alkiminë time personale si Njeri. Por ajo gjë, nuk ka nevojë për emër, sepse i tejkalon të gjitha definicionet dhe etiketimet. Kam huazuar çka më ka interesuar mua, tek budizmi, sufizmi, kristianizmi, muslimanizmi, orienti dhe oksidenti, dhe e kam pleqëruar me vetveten, në raport me intimitetin tim. E di që ka diçka misterioze mbi né dhe më superiore sesa neve, diçka që lidhet me absoluten, me çelsin e sekretëve, me misterin e pafundësive … Por çka ? Ngelet e hapur … sa të jemi gjallë !
Deri këtu, a me keni kuptuar, Mister André ? Pastaj, shpresa, motorri, motivi për të jetuar është kurioziteti fëminorë, dëshira për të ditur, provuar dhe eksploruar gjithëçka, etja, pulsi i erosit, energjia jetësore, apo jo ? Unë, me siguri ëndrroj për ta gjetur dikur atë urtësinë dhe harmoninë time absolute, gjer në atë shkallë, ku nuk e ndiej më për dëtyrim për të folur. Për ta takuar një pjesë të misterit dhe të bukurisë hyjnore, për ta ripërqafuar atë fëminë që kam qenë dikur, për ta ndier vetën të mbushur dhe të plotësuar, për ta lënë një dëshmi, një porosi, një shembull, për ta kryer ciklin tim, përfunduar atë misionin tim tokësorë, të fiksuar nga unë dhe ata që më kanë pas rrethuar ?
Për ta rigjetur eventualisht unitetin tim, pas gjithë këtij atomizimi permanent, pra Qenien time tokësore, ujore dhe ajërore, për ta takuar dikur dyshin tim binjak qiellor, se më ka pas bindur nëna ime, që ekziston … e pse, jo ?
Të gjitha këto, i dashuri Mandiargues, janë siç po e sheh edhe ti, radikalisht të kundërta me atë çka po na predikon… jemi shumë larg asgjësisë dhe zhdukjës.
Natyrisht, që do zhdukëmi, në sensin që do vdesim të gjithë, herët apo vonë, si çdo gjallesë tokësore. Por kush të thotë ty, apo ta fakton, që kjo është fundi i fundit dhe tani mbaroj muhabeti me aq. Nuk ju beson misterëve dhe skretëve, shtresave dhe nën shtresave ? Ku e dimë neve, ku fillojnë dhe si do përfundojnë gjërat tokësore ? Po, transmetimit, lëvizjeve energjetike, a u beson, miku im ? Neve, a flasim akoma sot për Platonin, Sokratin, Homerin, të që kanë ekzistuar para 2 mijë vitesh, për plot autorë dhe filozofë madhorë të Njerëzimit ? Duke e falënderuar veprën e tyre, a jemi pasuruar me ta ?
Ndoshta nipi im do pasurohet me një vepër tëndën, ku me e ditur ?
– Unë e dëshiroj zhdukjen dhe harresën radikale, se nuk ja shoh një sens jetës.
Është si një teatër absurd, sa me kaluar kohën … Nuk dua as emër, as varrezë !
– Sensin do ja japish ti vet, Jetës, sipas objektive të tua tokësore ? Se nuk do na vjen as Zoti, as Natyra e mbifuqishme, për të na dhënë neve një sens preciz jetësorë, me një formulë matematike, » duhet për të vepruar kështu dhe ashtu » përndryshe, nuk do ishte interesante, sepse do vepronim si ushtarë apo si robota, të gjithë njësoj për ta realizuar një program global tokësorë.
Unë mendoj, që ju dikton depresioni juaj ekzistencial kronik dhe i ushëqyer.

Bukuria e kësaj Jete, pavarësisht që e mban tragjedinë brenda saj, sepse, çdo gjë është dyshe mbi këtë tokë. Është fakti që çdokush prej nesh, do e ketë për dëtyrë morale dhe njerëzore, pasi që është gjallë mbi këtë tokë: së pari, për ta ushtruar lirinë e tij individuale, duke i definuar sa më sinqerisht qëllimet apo objektivet e tia jetësore, për t’i fiksuar prioritetet, ëndrrat që ka, dhe për t’i realizuar … Kaq ! Pra, sipas meje: një pjesë na takon neve, kurse tjetra i takon Zotit, Natyrës, Iksit misterioz dhe sekret. Mund t’i thrasim Pleqtë e urtë të Malësisë, për ta pleqëruar nëse doni, zoti Mandiargues ! Do befasoheni …
Pastaj, çdokush do e shtron dikur pyetjen e bilancit të tij dhe do e mendon :
çka dëshiroj unë, FILANI, për t’iu lënë të afërmëve dhe të tjerëve mbi këtë Tokë ? E kjo, është për mua diçka intime dhe individuale !
E për ty, mos u merzit, sepse nuk është duke të pyetur askush. Së pari, nuk do zhdukesh në harresën radikale, ose digji të gjtha veprat tua tani para meje, por mos është pak vonë, se janë të regjistruara nëpër bibliotekat e Francës, dhe së dyti, do të varrosim si tërë dynjaja me një varezë korekte dhe një emër preciz përsipri të shenuar mbi mërmerë … të pëlqej, apo nuk të pëlqej! Dhe me ta mbaruar qejfin, pasi që një erotoman ultra i sofistikuar … do i porosisim edhe 2 vajza me të përcjellur nudo, si top modele me muzikë, gjatë varrimit tënd.
– Ah, do ishte super … por ku i dinë ti, si primitiv, të gjitha këto punë ? Kush ti ka thënë, ku i ke mësuar ? Tani, po e e kuptoj pse të ka adoptuar Pierre Seghersi.
Noton kaherë mes çmendurisë totale dhe gjenisë të panjohur !
– Ku me e ditur, ndoshta po, por medaljet, titujt fiktiv dhe çeket i kanë marrur të tjerët, pak më nën kontroll sesa unë …. ha … ha … ha … ! A e dinë që je autorë i rrezikshëm për një Lexues adoleshent apo edhe një të rritur, por tepër fragil, delikat, i pa sforcuar, i pa konsoliduar, ndonjë qenie melankolike, depresive, me plot pikëpyetje dhe dyshime mbi vetvetën … sepse, mund t’i çojsh këta lloj njerzish deri në vetvrasje ! Interesant, gjithë kjo literaturë e zezë shejtaneske në Francë. Keni me të vërtetë nevojë për një psikolog, një hoxhë, një prift, ndonjë ekzorcist, ose me ju dërguar për 6 muaj në një Gulag në Siberi …
– Merre këtë shishe verë koleksioni me vete, si kado, se më keni kënaqur, zoti
Sherifi … ejani ndonjë herë, edhe me ndonjë shoqe delikate dhe të heshtur, por të predispozuar, e cila i kuptoj gjërat me shenja, si Geishat japoneze … dhe falënderoje mikun tim Pierre Seghersin, që të ka dërguar tek unë.
– Okay, arrivederci ROMA … me një muzikë të Nino Rota dhe Enio Morricone !
Këtu, m’u rikujtuan forcat e kundërta antagoniste, Polet plus dhe minus, Jingu dhe Jangu, drita dhe hija, dielli dhe nata … dhe këto takime me këtë autorë aristokrat, të rafinuar, me plot inskenime teatrale, i pasionuar nga erotizmi cerebral dhe letrarë, fantasmatik dhe i ritualizuar gjer në detaje … më kanë pas pasionuar dhe interesuar, edhe pse ishte natyrisht, në një botë paraprakisht komplet e kundërt me timën.
Mirëpo, mjeshtëria është me e gjetur një urë apo një rrugë dialogu edhe me ata
persona që nuk janë sikurse ti, që notojnë në të tjera universe dhe atmosfera.

Puna është për ta pasur atë elasticitet, atë tolerancë, atë liri veprimi, dhe për tu adaptuar, për t’i kundërshtuar me argumente, por me respekt dhe me pak humor, për ta ruajtur një farë ekuilibri … Se tek e fundit, nuk i dihet : se kush do i ketë lënë ndonjë gjurmë më të fortë të tjetrit në Jetë ? Për mua, është evidente, që nuk mund ta harroj atë Njeri, i cili pra, predikonte zhdukjen radikale të Njerëzve, sikurse atë të Dinauzorëve mbi këtë tokë … ngaqë, ma ka lënë një kujtesë, një gjurmë, një leksion jetësorë dhe e di që kam mësuar diçka të ré, të cilën nuk e kam pas ditur më parë prej tij. Unë vija nga mos disiplina dhe improvizimi permanent … dhe këtu isha para rigorozitetit, kodifikimit dhe ritualitetit ekstrem, çdo gjë e peshuar gjer në miligram.
Bile vepra e tij, të cilën e ka botuar 4 vite para vdekjes, në vitin 1987, tek Gallimard, e ka pasur titullin tepër të qartë : « Tout doit disparaître ! – çdo gjë duhet të zhduket, si me pas qenë një slogan publicitarë gjatë soldëve, apo reklamave vjetore nëpër magazina, ku duhet që ta likuidojnë me çdo kusht, përmes një zbritje nganjëherë gjer në 70 përqind të çmimit, gjithë mallin e vjetëruar, apo nëse flasim tani, për robat e veshjes, do i zhdukim me çdo kusht koleksionet e mëparshme. » Imagjinojeni tani mesazhin e tij si autorë, gjithë atë filozofi jetësore, të cilën ua kam ilustruar unë, në këtë shkrim, dhe të cilën e ka ruajtur besnikërisht deri në fund, si t’ishte për të një princip, një parim, një dogmë, dhe pra, e kam kundërshtuar në maksimum, me argumentet e mia, të cilat në realitet i pëlqenin, por prapë se prapë, nuk i pranonte.
Bile, çuditem sinqerisht me gjithë këto fiksime gati dogmatike, tek disa Njerëz të konsideruar si madhorë në artin dhe në kulturën franceze. Si tek Aragoni me atë idiotësi komuniste deri në fund të jetës së tij … Kishit me thënë, që nuk dojnë për ta pranuar publikisht që e kanë pasur gabim, kurse e dinë në brendësinë e tyre intime, dhe që ti e ke me plot të drejtë … mirëpo, e refuzojnë kategorikisht dhe gati për mua verbërisht, apo patologjikisht atë evidencë, parimisht për ta ruajtur një lloj statuti, për ta ushëqyer atë anën krenare dhe egonë e tyre. Ku me e ditur, mund t’iu duket si një nënçmim apo përulje, për ta ndryshuar komplet pozicionimin e tyre, duke e nën kuptuar se ishin të gabuar, para një çobani anonim, apo një proletari shqiptarë ?
Kam tentuar për ta vendosur vetën në trurin apo në shpirtin e tyre, sepse ata nuk ta shprehin kurrë atë lloj intimiteti. A e imagjinoni SARTRIN, duke i thënë nënës time analfabete për nga ana shkollore, por me një dije tjetër superiore, e ardhur nga lart : « po, zonja Xhevahire, ju e keni plotësisht me të drejtë, më keni bindur me filozofinë tuaj … ju falënderoj përzemërsisht dhe ju kërkoj falje, sepse isha komplet i gabuar ! » Natyrisht, që në meset elitare kulturore dhe akademike franceze parisiane, nuk mund të ndodhin kurrë, por me qenë ndonjë eksepcion tepër i rrallë dhe jashtë normave ekzistuese. Kështu, që ngulin këmbë, apo insistojnë edhe ku e kanë gabim !
E çojnë nganjëherë idiotësinë apo absurditetin e tyre, nga principi, gjer në fund.
Kurse, unë vet, pranoj 100 herë për t’i thënë kujdo : « kam gabuar dhe ju e keni me të drejtë, dhe ju falënderoj që m’i keni hapur sytë ! » Më duket normale, e di për nder, dhe aspak, për një ofendim apo një nënvlerësim i personit tim. Kjo quhet vetëm sinqeriteti dhe autenticiteti personal, çka na mungon të gjithëve fatkeqësisht.

Në botën tonë shqiptare, nga mos aftësia për një dialog autentik të vërtetë, me argumente kontradiktore, nga mos aftësia për ta dëgjuar seriozisht të tjetrin, i cili nuk mendon sikurse ti dhe për t’ia respektuar mendimin e tij dhe lirinë individuale, do kishte perfunduar ajo bisedë, në zhurëm, me sharje, fyerje, ndoshta edhe në shuplaka apo bokse. Kurse, unë kam ngelur, para zotit Mandiargues, po ai Skënder Sherifi që jam në esencë, vetëm që m’u ka hapur një dritare, një horizont i ri, si diçka shtesë në eksperiencën time jetësore dhe tokësore. Nuk është e thënun, apo aspak e dëtyruar për të qenë dakort në gjithçka, por për t’u respektuar reciprokisht. Siç thoshte një farë Sadri Rexhepi, babai i nënës time në Vuthaj, afër Gucisë : « shikoni, o Burra, nuk duhet për t’i mbyllur dyert me bythë ! » Pleqërone para një kafje ekspres këtë Filozofi shqiptaro-malazeze !
Tani, disa elemente për t’ua prezantuar pak më profesionalisht rrugëtimin e zotit
André Pieyre de Mandiargues dhe çka i ka lënë si trashëgimi Francës ?
Mendoj, që është rast i mirë dhe për shqiptarët, për ta njohur këtë Personalitet pak special dhe deri dikund edhe margjinal i letërsisë franceze. Nuk flitet këtu për Amélie Nothomb-in, apo për Marc Lévy, apo për Paolo Cuehlo. Nuk jemi në biznes letrarë !
Ka lindur në vitin 1909 në Paris, në një familje aristokrate, e Përendorisë së parë ( le premier Empire ) ngaqë, e kanë marrur atë titull aristokratik, pikërisht në atë
periudhë të Napoleonit të parë. Janë edhe katolik, por me traditë më Kalviniste. ( Jean Calvin, teolog dhe filozof zvicëran i Gjenevës ) Babai i tij Davidi, ka pasur një karierë ushtarake, ndërsa nëna e tij vinte nga Normandia, dhe quhej Lucie Bérard, vajza e një koleksionisti të famshëm dhe mecen i artëve të bukura, ndër tjerat, e Piktorit prestigjioz RENOIR. Tani, André Pieyre de Mandiargues, studion letërsinë, por është po ashtu mjaft i pasionuar për arkeologjinë dhe ndaj civilizimit etrusk.
E viziton gjithë Europën dhe gjirin e mesdheut, pak para luftës së dytë botërore.
Në vitin 1943, shkon për t’u strehuar në Monaco, ku e boton veprën e tij të parë : « Dans les années sordides – Gjatë vitëve të qelbura, dekandente », provon lojërat në Kazino me disa Femra pasanike dhe Oligarkë ruso-arabë të golfit, me mikun tim Sadik Krasniqin, alias Bruno, që mblidhte taksa speciale nëpër rivierën e bregut të Azurit. Pastaj, kthehet në Paris në vitin 1945 dhe e takon piktorën Bona Tibertelli de Pisis, me të cilën do martohet në vitin 1950. Që në vitin 1960, e firmosë « Manifestin e 121 – ve « një deklaratë solemne e disa intelektualëve dhe artistave francez, mbi të drejtën për të mos shkuar për të marrur pjesë në luftën e Algjerisë. ( pra, drejta e mos zbatimit të urdhërave zyrtare shtetërore ushtarake, një lloj dezertimi … ).
Në vitin 1967, do e korrë një sukses të vërtetë, me filmin e adaptuar nga romani i tij: Motocikleta – e regjisorit Jack Cardiff, me Marianne Faithfull ( aktore, kompozitore dhe këngëtare angleze ) dhe Alain Delon ( ylli i filmit francez me famë planetare ), një lloj « road-movie psikedelik dhe erotik » Dhe e merr po në atë periudhë edhe çmimin madhor Goncourt, për romanin e tij « La Marge – Margjina », të cilin do ja adapton 10 vite më vonë regjisori franko-polak Walerian Borowczyk, në vitin 1976.
Kështu, që e shfrytëzon famën dhe prestigjin letrarë, me ndonjë çek të mbajmë …

Pastaj, një ndër tregimet e tij, « La Marée – Batica e Zbatica » do adaptohet në filmin me skeçe të natyrës erotike « Les Contes Immoraux – Tregimet amorale «, në vitin 1974, nga i njejti regjisor franco-polak, fans i madh i veprave të zotit Mandiargues, ku luan aktori tani i njohur francez Fabrice Luchini.
Në vitin 1979 : do e merr çmimin e madh të Poezisë, e dhënë direkt nga Akademia Franceze. Ka bashkëpunuar shumë kohë me botimet Gallimard, në koleksionin NRF.
Ka lënë një korrespondencë voluminoze me autorin francez Jean Paulhan dhe me autorën dhe regjisorën franceze të lindur në Argjentinë, zonja Nelly Kaplan, e cila nuk ka qenë nëna e mikut tonë, bashkatdhetarit Murat Kaplan, i cili i ka sulmuar një 10 furgone plot me lekë dhe është arratisur 11 herë nga burgjet e Belgjikës, duke u shndërruar në figurë emblematike e banditizmit popullorë. Natyrisht, ka qenë tepër i afërt me botën e artëve plastike, me të cilët i ka ushëqyer disa projekte personale.
Ka qenë mik i ngushtë i Leonor Fini-t, por edhe i piktorit kubanez Wilfredo Lam, dhe i piktorit holandez Guillaume Corneille. Siç ua kam shpjeguar, ka qenë amatorë i zgjuar i universëve erotike në art, dhe i veprave te Pierre Louys. Ka qenë admiratorë i letërsisë romantike gjermane dhe i veprave të André Breton-it, porse në botën e tij letrare, ka qenë më tepër simbolist ( ndoshta simbolisti i fundit ) sesa surrealist puro. Simbolizmi në art, është një rrymë që kulmon mes vitëve 1870 deri në 1890, hajde tek fundi i shekullit. Ajo shkollë artistike vjen si kundër përgjigje kundër natyralizmit, ngaqë e stimulon më tepër vizionin subjektiv të krijuesit, imagjinatën, fantazinë, deri në anën më fantastike apo mistike, për ta shprehur artistikisht edhe atë pjesën e
padukshme të botës dhe të jetës njerëzore … pra, do shprehet këtu gjithë misteri, pas perdës së dukshme. Si krijues emblematik të kësaj shkolle artistike …
E keni Gustavë Klimt – Gustave Moreau – Frida Kahlo – James Ensor – Fernand Khnopp – Pierre Puvis – Marc Chagall – Félicien Rops – Léon Spilliaert – Fanfin Latour – William Blake – Maurice Maeterlinck – etjerë.
André Pieyre de Mandiargues vdes në Paris ( lajgja 4 – ku e takoja unë ) në dhjetor 1991 dhe do e varrosin me nderime në të famshmin, Père Lachaise, ku pushojnë shumë Personalitete të kulturës dhe artit planetarë.
Ka botuar disa vepra, të cilat fatkeqësisht pak kush i ka lexuar.
Së pari, rreth 30 libra me poezi, mes të cilave mund t’ua citoj:
Dans les années sordides – Gjatë vitëve të fliqta, apo dekadente – Gallimard – 1948
Les Incongruités monumentales – me 33 vizatime të Enrico Baj – Michel Cassé -1948 Deliriumet, Kotësirat ose Absurditetet monumentale
L’âge de craie – Vitet e shkumësit – Gallimard – 1961 ( të cilin ja kam lexuar unë, me urdhërin e Pierre Seghers-it. )
La Nuit, l’Amour – Nata dhe Dashuria – me 15 punime të Bernard Dufour – Pierre Loeb – 1961
Le point où j’en suis … Ja ku kam mbrri – Gallimard – 1964
Ruisseau des solitudes – Lumi i vetmive – Gallimard – 1968
Croiseur Noir – Anije e zezë – me 6 punime të Wilfredo Lam – Lazar Vernet – 1972
L’ivre oeil – syri i dehur – tek Gallimard – 1979
Sept Jardins magnifiques – Shtatë kopshte fantastike – me 7 punime japoneze të
Kiyozumi Yamashita – Tokyo – editions Muleta 1983.
Bile kjo vepër ma rikujton një libër fantastik, meditativ, filozofik dhe mistik mbi simbolikën dhe sensin e thellë shekullor të kopshteve japoneze, nga filozofi i njohur francez ( Profesor në Universitetin e Stanford-it, në USA ) zoti Michel Serres. Ndërsa, neve shqiptarët, nuk respektojmë absolutisht asgjë, dhe së pari, natyrën tonë të shenjtë dhe hyjonore … ajo dëshirë patologjike me shëmtuar, me shkatërruar dhe me betonizuar çdo gjë … me të vërtetë, kemi nevojë për një terapi psikologjike dhe shpirtërore të fortë, të dashurit Bashkatdhetarë. Si është e mundur, gjithë kjo çorodi globale, e pa limit askund ? Kur do na vjen dikush për të na thënë: « mjaft më ! « Ose, kur do na vjen një ndërgjegje njerëzore themelore, mbi respektin e vlerave dhe të bukurive tokësore ?
Cuevas Blues – Montpellier – Fata Morgana – 1986
Passage de l’Egyptienne – Kalimi i Egjiptianës – me punime të Joan Miro-s, RLD. 1987
Les Portes de Craie – Dyert e shkumëta – me punime të Pierre Alechinskit – Robert dhe Lydie Dutrou – në vitin 1989.
Po e shtoj, që e kam njohur dhe takuar disa herë piktorin belgo-francez, e lindur në Bruksel, Pierre Alechinskyn, që e dua shumë, me universin e tij gati hieroglifik, antik dhe modern, mes ekspresionizmit dhe surrealizmit, por edhe librave të vizatuara, rebuseve, ideogramëve, dhe pos asaj, ka qenë një ndër figurat e shkollës COBRA
në Artet Plastike. Lëvizja Cobra, ( mos e ngatërroni me gjarprin helmues Kobra, apo me revolen Kobra ) këtu jemi në art … është shpikur në vitin 1948, nga disa artista të 3 shtetëve kryesore : Danimarka, Belgjika dhe Holanda – dhe Cobra është anagrami i të tri kryeqytetëve … CO = Copenhague ; BR = Bruksel ; dhe A = Amsterdam.
Liderët historik të cilët e kanë teorizuar, janë Asger Jorn, Karel Appel, Christian Dotremont, Joseph Noiret, Corneille … Janë kundër realizmit socialist dhe shkollës artistike të Parisit, tepër intelektuale. Dëshirojnë për të dalur nga rrymat, dhe kornizat, duke iu rikthyer një farë primitivizmi, përmes materies, ngjyrës, dhe shprehjes të lirë intuitive. Dhe për shembull, Alechinsky me thoshte që e kanë pas inspiruar shumë shpellat prehistorike, vepra e Dubuffet, limit me artin e parë bruto, kaligrafitë e vjetra arabe, aziatike, kineze, japoneze, kulturat antike faraonike, maja, azteke … çka e kuptoj shumë mirë dhe shihet qartë, në universin e tij krijues. Pos pikturës, të cilën e ka zotëruar perfekt, ka qenë edhe një intelektual super i lexuar, i thelluar në letërsi dhe filozofi, por edhe në histori. Prandaj, e ka lënë Belgjikën për të shkuar në Francë … në Champion Ligën e Kulturës evropiane, me Real Madridin.
Mirëpo, le t’i rikthehemi aristokratit tonë, zotit Mandiargues, se do më përjashton Pierre Seghersi nga shtëpia e tij, dhe do përfundoj si idiot, me aktorin Michel Simon, erotoman dhe zoofil, nën urat e Parisit, duke ja lypur një proletari arabo-afrikan, apo një shqiptari zogist ose komunist, një suflaçe me 5 qofte.
Më duhet edhe mua, një standing korekt, sa për klasa të mesëme franceze !

S’mund ta rifilloj tani, një karierë të ré afër moshës 70 vjeçare në trafikun e kokaines.
Gris de perle – Perlat gri – tek Gallimard – 1993
L’âge de craie dhe disa volume me poezi, të grumbulluara dhe ribotuara tek shtëpia
Gallimard, në vitin 2009 në dy volume.
Po ashtu, André Pieyre de Mandiargues, ka botuar 12 vepra me tregime ( contes et nouvelles ) mes të cilave mund t’i citojmë :
Le musée noir – Muzeu i zi – në Paris – Robert Laffont – 1946
L’étudiante – Paris – 1951
Feu de Braise – Gaca zjarri – Grasset 1959
La marée – Batica – 1962 ( këtë libër e kam lexuar me rekomandimin e Seghers-it )
dhe më ka pas çuditur guximi i autorit … sesi një Person intelektualë 25 vjeçarë, natyrisht pervers dhe provokativ, dashurohet në kushërirën e tij 16 vjeçare, Julie dhe zoti Mandiargues, na përshkruan në detaje, atë aventurë erotike nëpër Normandi.
Kurse, sot, me lëvizjet « Me too « pas çeshtjeve Weinstein dhe Epstein në Amerikë, do ishte i akuzuar nga rrymat feministe dhe do përfundonte në gjykatë. Pra, ka ndryshuar komplet atmosfera dhe raportet njerëzore mëshkuj me femra ! Por me atë lirinë ekstreme të vitëve 60 dhe 70, sinqerisht çdo gjë, edhe më delirantja, kalonte si diçka origjinale dhe interesante, si përvojë njerëzore e ré, dhe u intelektualizonte, do me thënë, u justifikonte nga autorët, sociologët, filozofët, piktorët, muzikantët, apo regjisorët e asaj kohe, dhe kalonte gati si diçka normale e rëndomtë. Tani, nga një ektrem i lirisë ndoshta të tepruar ( edhe pse, mua personalisht, më ka pas pëlqyer dhe nuk më ka pas penguar fare, në atë kohë të rinisë time ) sot, kemi kaluar në ekstremin e kundërt, të regresionit dhe të rregullit moral strikt dhe rigoroz.
Kurse, për mua, është problem ekuilibri dhe dosazhi ( deri ku mund të shkohet, pa dëmtuar askënd ? ) Porse jemi në moshën madhore dhe besoj, që nuk kemi nevojë për 100 censurime dhe për një lloj Policie morale. Mund t’i pleqërojmë gjithë së bashku në një mënyrë të edukuar dhe civilizuar, limitet tona, çka mund të jetë
e pranueshme dhe çka nuk mund të jetë, duke e sqaruar me argumente bindëse ?
Ky është vazhdimi i bibliografisë së përmbledhur të zotit Mandiargues.
Dielli i ujqërve – Le Soleil des Loups – tek Robert Laffont – viti 1951
Sabina – Mercure de France – 1963
Le marronnier – gështjenja – Mercure de France – 1968
Mascarets – fenomen gjeografik, si baticat, kur ngrihet niveli i ujërave – Paris, tek
Gallimard – 1971
Sous la lame – Nën brisk – tek Gallimard – 1976
Le Deuil des Roses – Mortja e trëndafilëve – Gallimard – 1983
Récits érotiques et fantastiques – Tregime erotike dhe fantastike – Gallimard – 2009
Pastaj, i ka botuar edhe 7 romane :
Marbre – Mërmer – tek Robert Laffont – 1953
L’anglais décrit dans le château fermé – Anglishta e përshkruar në Kështjellen e mbyllur – Oxford dhe Cambridge – 1953 dhe pastaj tek Gallimard – në 1979

Le lis de mer – Lula e detit – Robert Laffont – 1956
Motocikleta ( 1963 ) dhe Margjina ( 1967 – me çmimin Goncourt ) e pastaj, libri i tij i fundit « Çdo gjë duhet zhdukur … ( 1987 ) – dhe Zoti dele – Fata Morgana, në 1993
Ka botuar 3 vepra dramaturgjike për teatër :
Isabelle Morra – tek Gallimard – 1973
La Nuit séculaire – Nata shekullore – Gallimard – 1979
Arsène et Cléopâtre – Gallimard – në 1981
Po ashtu, zoti Mandiargues, ka botuar rreth 15 libra me « ese – ose studime »
Mbi piktorën dhe shoqën e tij, Leonor Fini – 1951
Les monstres de Bomarzo – Monstrat e Bomarzos – Grasset – 1957
Le Cadran lunaire – Robert Laffont – 1958
Le Belvédère – Grasset – 1958
Les corps illuminés – Mercure de France – 1965
Arcimboldo le merveilleux – Robert Laffont – 1977
Le trésor cruel de Hans Bellmer – Le Plan des sources – 1979
Aimer Michaux – Montpellier – Fata Morgana – 1983
Pastaj, ka përkthyer në gjuhën franceze, poetët Octavio Paz, W.B. Yeats, dhe Filippo de Pisis ( piktor ) apo Yukio Mishima ( Madame de Sade – Zonja Sade ) Gallimard.
Disa vepra me korrespondencat e tij me Jean Paulhan, me Nelly Kaplan, me Leonor Fini, dhe me Francis Ponge.
Sot, e ka një rrugë me emrin e tij, në Parisin 13 – rue André Pieyre de Mandiargues.
Pastaj, i ke disa vepra biografike, analitike, monografi dhe studime, mbi veprën artistike të zotit Mandiargues ( janë rreth 15 vepra të botuara mbi këtë autorë ) nga disa emra që mund t’i zbuloni ju vet, nëse ju interesojnë …
Pra, a kanë shkruar dhe botuar vepra të tëra mbi zotin Mandiargues ? … Ju mund ta kuptoni, që mos me e pas pasur një vlerë reale dhe një zë të veçantë shumë origjinal në letërsinë franceze, nuk do e kishin bërë, se kanë pasur me çka me u marrë tjetër nëpër Francë.
Mund t’i lexoni analizat e thelluara të Denise Bourdet – Bond David J. – Raymond Cadorel – Alexandre Castant – Jacqueline Demornex – Dominique Gras-Durosini – Simone Grossman – Sophie Laroque-Texier – Claude Leroy – Filippo Martellucci –
Alain Paul Maillard – Pierre José – Jean Louis de Rambures – ose Salah Stétié …
Tani, me një CV. të tillë, a mund të thuhet që ky Njeri nuk ka qenë figurë e madhe e letërsisë franceze ? Edhe pse tek masa e gjërë, siç ua kam thënë që në fillim, ka ngelur emër margjinal dhe i panjohur. Ky është në realitet, fati i shumë artistave me vlerë të padiskutueshme, të cilët e kanë lënë një gjurmë të fuqishme dhe inspiruese në fushën e tyre. Sot, në Europën Përendimore ( ngaqë janë çoroditur edhe këta bukur shumë në këto 3 dekadat e fundit, të pushtuar nga Shoqëria e Spektaklit, siç e përshkruante miku im Guy Debord, me botimin e parë të kësaj vepre në vitin 1967, një vit para revolucionit të majit 68 në Paris – dhe ka qenë libër emblematikë kult, një vepër referenciale për gjeneratat tona, best selleri filozofik i asaj kohe.

Kemi diskutuar me orë së bashku nëpër kafet parisiane, duke i trajtuar të gjitha temat nën prizmin e eksperiencës tonë respektive. Dhe më ka pas ndërgjegjësuar apo koshientizuar për shumë gjëra, të cilat nuk i kuptoja aq sa duhet në ato kohëra.
Po, po, kemi rrëshqitur edhe neve këtu në Paris, Bruksel, Londër, Amsterdam, jemi droguar në psikologjinë amerikane, në një sistem vlerësimi komplet të gabuar, ku çdo gjë matet me suksesin dhe me rentabilitetin ) Atëherë, mos të flasim fare për Tiranën apo Prishtinën e sotit, të cilët nuk e dinë së pari se ku janë, as çka janë, as nga po shkojnë ? Janë shoqëri të destrukturuara, kaotike dhe të palexueshme për momentin, sepse e donë një ndalje së pari, kjo punë, për ta auto-analizuar vetveten, për t’i pleqëruar disa probleme dhe pyetje themelore ekzistenciale, dhe për t’i vendosur shumë gjëra në vendin e duhur, pra, pikërisht për t’u ri-strukturuar dhe sistemuar deri dikund … çka altualisht, nuk janë. Sot, pseudo-vlerat maten me shown, me lobijingun masiv, me suksesin fiktiv, me gjithë farë stërfryrje mediatike artificiale dhe të rrejshme … nuk ka fare lidhje me talentin, me universin artistik, me thelbin e veprës, me stilin apo me përmbajtjën e saj … Pra, çdo gjë në fushën e artit dhe të kulturës, tek neve në një shkallë më katastrofike sesa në Europën veriore, ka kapituluar dhe ka ra në zéro … nuk jemi askund ! Pos faktit, që nuk e kemi as traditën shekullore historike të tyre në këto fusha … kemi kaluar në sharlatanizmin global, në hajgare vullgare, në bastardimin e qëllimshëm të çdo gjëje autentike, pra në anti-vlera, do me thënë direkt apo indirekt nga komplekset dhe frustrimet e shumëta të pa emëruara dhe të anashkaluara, në një lloj anti-shqiptarizmi ! Pse ? Sepse, rrimë vetëm duke i kopjuar të huajt, për të qenë kinse modern, por duke e denigruar apo mohuar non stop vetveten, bazat tona identitare, porositë dhe trashëgimitë e të parëve tanë, të gjyshërve dhe stërgjyshërve.
Na imponohet çfarëdo Klouni patetik në artist, në poet, në romancier, në piktorë, në dramaturg, në regjisor filmi, pa asnjë vepër serioze, e cila na sjell diçka origjinale. Prodhojmë vetëm zhurëm, show dhe bumbardim publicitarë, si t’ishim propanduar diçka sa për konsum të rëndomtë, duke e propozuar një sapun, një celularë të ri, apo një detergjent për t’i larë robat. Kurse arti dhe kultura dojnë pasion, përkushtim, thellësi, kohë dhe pjekuri. Nuk jemi në paradat e plazhave të Kalifornisë me Pamela Anderson-in, apo, në Festivalin e Kanës ! Kur e mendojmë mirë …
A kanë pasur sukses të gjërë publik, shitje masive, çmime fiktive me tonelata, qiftat e Artur Rembosë, Charles Baudelaire, Lautreamont, Blaise Candrars, Ezra Pound, Fernando Pesoa, Van Gogh, Mozart, Modigliani, e plot jazzmen gjenialë amerikanë ?
Por, e kanë një vepër madhore, e cila do shënohet në Historinë e Artit të tyre, si një referencë evidente. Pse ? Se për fat, këtu tek neve në Përendim, pos showt, biznesit komercial, ose karnavalit debil pro-amerikanë, alla hamburger … gjithë çka e urrej unë për nga natyra ime e thellë … ajo Amerika e klisheve komerciale dhe vullgare, e analfabetizmit tragjik alla Donald Trump, kinse popullorë. Kurse, unë personalisht, e dua Amerikën tjetër, pak më elitare dhe realisht tepër interesante, me autorë, piktorë, regjisorë dhe muzikanta me të vërtetë madhorë.

Mirëpo, akoma në Paris, në disa kryeqytete të këtij Kontinenti, mbijeton një klasë elitare super e kultivuar dhe e thelluar, një shtresë intelektuale e specializuar, e cila i analizon, i radiografon, i skanon gjer në perfeksion të gjitha fushat krijuese artistike,
dhe i sistemon dikund nëpër arkiva, biblioteka, përmes botimëve të tyre në disa libra, revista të specializuara, studime universitare, etjera … Pra, tek neve e kemi një pjesë të Publikut, i cili konsumon dhe bile kërkon produkte artistike të thelluara dhe në top nivel. Prapë ekziston një hapësirë e vogël ( po themi 10 deri në 20 përqind ) për ta lexuar një vepër letrare madhore, të cilën ndoshta nuk do e lexon askush tjetër, pos ata, për ta pa një film autori japonez, kubanez, meksikan, iranian, rumun, taiwanez, gjeorgjian, afgan, që natyrisht askush nuk do e sheh ( por ka një minoritet të vogël kinefilësh të pasionuar sikurse unë, me 10.000 veta në Bruksel, po themi … ) E për fat, e kemi atë mundësi për t’i shijuar ato lloj veprash, ekziston ajo ofertë edhe për publikun minoritarë, në të gjitha fushat … çka në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk ekziston fare, dhe i imponohet me zor çdokujt idiotësia dhe vullgariteti patetik. Kur unë ju thoja për shembull: « ja ku i keni të dhuruar si amanet nga unë, 200 tekste origjinale romantike dhe sentimentale, të nivelit të lartë, alla Bob Dylan apo Leonard Cohen, për ta pasuruar këngën shqiptare … lëvizni këto tekste dhe veproni sa më mirë, se është burim inspirimi dhe brumë super kualitativ. U nisa në idenë, në 3 milionë shqiptarë, a janë bile 100.000, të cilët kërkojnë diçka elitare të rafinuar ? A nuk e gëzojnë edhe ata, këtë të drejtë në Tiranë apo në Prishtinë, për t’iu ofruar në tregun shqiptarë, diçka shumë më të thelluar dhe të filtruar, sesa tallavahanet e rëndomta ? » E pra, ishin komplet të shurdhur dhe nuk kalonte fare porosia ime !Këtu në Paris apo Bruksel, e kemi akoma një lloj hierarki vlerash, një kulturë reale të thelluar, të pranuar, dikund të regjistruar nëpër qarqet e specializuara universitare. Sepse, ekziston akoma një kritikë e specializuar dhe e cila e gëzon një autoritet. Ka një klasë njerzish universitarë, të cilët merrën seriozisht me analizën, skanimin dhe radiografinë profesionale të veprave artistike dhe kulturore … çka tek neve nuk ekziston fare. Jam tash 32 vite prezent në Shqipëri dhe mjaft i popullarizuar për nga ana mediatike, mirëpo akoma nuk ma ka analizuar askush seriozisht veprimtarinë artistike. A është logjike apo normale, sidomos kur flitet për diçka inovuese ? Porse, këtu në Bruksel për shembull, duhet me qenë pak kurioz dhe me hulumtuar për ta gjetur, një vepër të fuqishme dhe origjinale, sepse nuk të ofrohet ashtu direkt, nëpër mediat dhe hapësirat publike mazhoritare ( për shumicën e popullit ) … I ke po themi 60 salla filmi në Kryeqytetin belg, por i ke po ashtu, për atë minoritet kinefilësh, sikurse unë, 6 salla ku mund ta shijosh një kinematografi shumë më elitare dhe intelektuale apo autoriale. Një lloj në teatër, në muzikë apo në letërsi ! Pra, çdokujt ja kanë lënë një hapësirë veprime. Mirëpo, tek neve shqiptarët, nuk ekzistojnë fare këto lloj alternativash. Këtu, na ofrohet vetëm banaliteti dhe vullgariteti si ushëqim i përditshëm, gati i imponuar me dëtyrim. Dhe bile befasohem, sesi e pranon pa protestuar fare Populli shqiptarë ? Nëse do me shikuar një film të një autori të rrallë, ku do ta shohish në Tiranë, apo Prishtinë ? Askund ! Nuk e kemi asnjë kinematekë !

Më kujtohet, kur më pat ftuar, përmes një telefonate në Bruksel, shoqja e autorit Jean-Marie Le Clézio, çmimi Nobel i Letërsisë për një mengjes, dhe më pyeti autori francez : cilin poet e adhuron për momentin, zoti Sherif ? Dhe i thash – « shikon, i dashur mik, pos atyre që i kam në panteonin e përjetshëm sikurse Remboja apo Bodleri, aktualisht e kam zbuluar një Poet absolut, për mua madhorë, në Poezinë bashkëkohore franceze, por nuk e njeh askush fatkeqësisht … quhet Jean Grosjean – me librin « La Gloire et l’Apocalypse » tek Gallimard, koleksioni klasik i xhepit, dhe më ka fasinuar ajo vepër gati biblike, me një frymë dhe një gjuhë të paparë profetike apo hyjnore, sinteza e sintezës ! » U gëzua, qeshi, i rrezatoj fytyra, dhe u befasua … se nuk e priste me siguri atë përgjigje prej meje. Dhe më tha – « waouw, zoti Sherif, bravo të qoftë, çfarë zbulimi i bukur … sepse, unë e konsideroj si Poetin më të madh francez për momentin. Vetëm ti ma ke përmendur këtë Njeri ! » Po mirë, kush e ka lexuar zoti Le Clézio ? Askush, pos unë dhe ti, por do ua rekomandojmë disa miqëve tanë. Është mjerim i madh për civilizimin aktual aq të bastarduar ! « Po, mirë e ké !»
Artet botërore janë të mbushura me emra që nuk i njeh askush, dhe pra, që kanë krijuar një vepër esenciale. Ju shikone vet sot : kush është aktualisht i reklamuar kudo në Tiranë, nëpër hapësirat mediatike apo rrjetat shoqërore, po themi jo vetëm sot, por në këto 10 vitët e fundit ? Kush njihet apo identifikohet deri dikund si emër ?
Pastaj, vjen pyetja : po pse njihet realisht dhe konkretisht ? Nga publiciteti që i është bërë, zhurma publike, komentet e kafëve, ekranet televizive, gazetat, interneti ?
Apo nga veprat, që ja kanë lexuar, apo shikuar Njerëzit dhe ja kanë vlerësuar me të vërtetë ? Okay, por të cilat vepra … dhe çfarë na kanë ofruar objektivisht këto vepra.
Ku qëndron origjinaliteti, apo pasuria e tyre në filan fushë artistike ? Pastaj, çka na kanë sjellur të ré, si vizion apo si univers artistik intim ? Sepse, këtu qëndron thelbi !
Kush i shtron seriozisht të gjitha këto pyetje, pra esenciale, tek neve ? Askush !
Okay, je i popullarizuar dhe i njohur, si figurë dhe si emër … shumë mirë, por për çka ? Pikë së koti, në një mënyrë virtuale, gati fiktivisht ? Apo, për një vepër serioze ?
Në një moment, na duhet të gjithëve kolektivisht dhe individualisht për t’i pleqëruar këto gjëra, mbi disa baza profesionale të shëndosha. Sepse, e mbajmë një përgjegjësi kolektive dhe morale, ndaj kulturës shqiptare. Çka do me thënë dhe kujt i shërben gjithë kjo anti-kulturë, e kultivuar dhe e propaganduar qëllimisht ?
Unë, e kam të qartë, se çka më ka ofruar mua prej nga Valbona, zoti André Pieyre de Mandiargues, pavarësisht se askush nuk e ka lexuar prej Popullit shqiptarë, porse mua, më ka pasuruar shpirtërisht kontakti me të dhe leximi i 4, prej veprave të tij.
Tani, ideja është për ta ndarë atë eksperiencë dhe atë përjetim të bukur dhe interesant me juve, të nderuarit Lexues. Se siç thotë Nëna ime sot 88 vjeçare : « nuk kalon një ditë, pa e mësuar një gjë të ré, ngaqë unë e vendosi trurin tim në lëvizje ! »
Dhe pleqëria tjetër e zonjës Xhevahire Sadria është për mua, dhe pra, nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e saj, por e ka universitetin e qiellit dhe të jetës … imagjinojeni se çfarë filozofie e thellë, të cilën me e pas thënë një Profesor Doktor i Filozofisë në Sorbonë, do isha mahnitur sinqerisht: « shikoni, çdokush prej nesh e ka brenda vetës së tij, një libër të mbrendshëm misterioz dhe sekret, libri i jetës dhe i esencës së tij në fakt. Mirëpo, shumica prej nesh, pra 95 përqind, nuk e njohin fare, nuk e kanë hapur, nuk e kanë shkruar, as lexuar … dhe kalojnë si injoranta prej kësaj toke, nën drogën e konsumimit absurd, nën ngopjën e kotësirave, për në botën tjetër, pa e krijuar atë lidhje intime, atë dialogë të thelluar me shpirtin e tyre, pra, pa e njohur së pari vetveten. » Bravo të qoftë, o nëna Xhevahire Sadria, se me të vërtetë, je një mistike e inspiruar nga lartë, të vijnë çuditërisht mesazhet, sepse, je e zgjedhur dhe e privilegjuar nga forcat superiore, pra nga Zoti, je e filtruar. Edhe unë, si anarshist, e kam kuptuar atë gjë … Pastaj, e lidhi atë mendim tëndin me veprën e Krishnamurtit « Le livre du dedans – Libri i mbrendësisë, në frëngjisht, ku e shpjegon filozofinë e tij, që përputhet me këtë idenë tënde Xheva, dhe e ke pastaj edhe Sokratin që na ka thënë, « baza është për ta njohur së pari vetveten – para se me e njohur botën e jashtme përreth ! » Pra, apo e sheh, edhe pse ti nuk i ke njohur, as lexuar, ka qarkulluar energjia, është transmetuar mesazhi përmes shekujve, dikush në Indi, dikush në Greqinë antike, dhe nëna Xhevahire, mistike sufiste, me dërvishët nga Plava dhe Gucia … pra, ata të dy, si filozofë intelektualë vijnë deri tek ti ! Është me të vërtetë diçka mahnitëse dhe mjaft misterioze, ky qarkullimi i ideve, i mesazheve në rruzullin tokësorë.
Ke nderuar 200 shtëpi Vuthaj dhe krejt Malin e Zi … eja ta pimë një gotë Bordeau … tungatjeta, të dashurit Lexues … shëndet dhe lumturi !

Me datën 22 janar 2023 në Bruksel

blank

Tri poezi të reja nga TAHIR BEZHANI

E TASH, ÇFARË BËJ…

E tani ç’të bëj në këto çaste të vona nate
Kur dhimbja shtrihet skutave të shpirtit
E lotët mbesin të hutuar bebëzave,
Lidhur kujtimeve nëpër kohë
Ëndrrave të natës u vjen era plagë
Pse ike në pa kthim
E kujtimet mbajnë lotët si në epruvetë
Për eksperiment flake deri në hi zjarri…

Udhëtoj gjurmëve të mbetura rrugëve tona
Hijet përqafohen kudo në ëndrrat e djegura
Dëgjoj ofshamat tua e dënesjet lotuese ndarjeve
Kuturisjet si rrjet merimange floknajës bardh e zi
Zjarrin e mbaj të ndezur si netëve të gjata të dimrit
Kudo që ishim përmendore ngritëm

I gjithë ky udhëtim në këtë natë pafund
Më kafshon si dhimbje pa ngushëllim
Pajtimi do ishte mrekulli
Sikur të ishim ndarë në përqafim
Para Zotit të pastër
U deshëm aq shumë…

Tani e di
Edhe loti ka mbetur i tretur thellësive
Rrugëtimet flasin pa frenim në etapash kohe
Për të fundit herë dëshiroj të vij
Tek varri në përqafim
Të ta puth atë lapidar dhe të rri
Vetëm pak sekonda sy me sy
Lot më lot

E pate thënë
Do takohemi atje diku përsëri
Pragun e derës e patëm dëshmi
Por koha na dogji në largësi
Kujtimet mbeten në vargje poezish-dëshmi
Dashuria nuk vdes as nuk varroset
Por ato takohen mes vete ëndrrave
Gjithmonë flakë e pasosur…

 

FRYMËZIM NATE ME HËNË

Në mesnatë
Në dritaren e dhomës së gjumit
Rrezet e hënës trokitën në vetullën time
Hap sytë
Buzëqeshje e ngrirë në dritare
Dritë hëne e zverdhur shpateve shikoja
Dallgë gëzimesh ndrydhnin ikjet e ditëve
Gurëzuar mes plasjeve shkëmbore
Freskia e natës miklonte poret e regjura
Ofshamat e helmuara lodrojnë shpateve
Melankolia tretet ecjeve të heshtura
Si shpuzë e hirit në harresë
Do vargje të urta përkundin ëndrrat e fjetura
E trembshëm zgjohen zogjtë e ngujimit
Në dritare sodis yjet si vallëzojnë
Pastaj rrëshqas thellësive të ditës së egër
Dhe dot nuk futem brenda
Pa thënë hëna-ik!…
Sa vështirë
Kërkoj gjilpërën në kashtën e djegur
Duarkryq rri në dritare
Si në lutje Hyjit në ditë festash
Kapërdij dhembjet e pritjeve të reja…

(Gjakovë, tetor 2022)

 

SIKUR TË ISHA

Sa do doja të isha thermi buke
Të ushqeja harabelat e uritur dimrave
Kur mërdhijnë nga netët e gjata me acar
Strehëve të plasaritura të çative
E mjaullimës së maces çfarë t’i bëja
Nuk humbet më shumë se thërrmijat
Nga sofër e fukarasë

Nuk di
A do u mjaftonte dhimbja ime të uriturve
Apo e dëshirojnë edhe lotin e tharë në sy
Psherëtimave për t’ua ndalë frymën
Edhe kur dënesja bëhet flakë

 

Gjakovë,dhjetor,2022

blank

Poezia e Ilirjan Zhupës, provë rezistence përballë rrjedhës së kohës- Nga Fatbardh Amursi (Rustemi)

Në kohën e bunkerëve, “kulla e fildisht”, shihej si vend heretikësh, vetëm se kurajozët eksperimentonin në laboratorin e tyre krijues, ndërkohë që nxitej novatorizmi dhe predikoheshin “shtigjet e reja”. (“Nëse shtegu përpara jush është i shtruar, me shumë mundësi je në rrugën e tjetrit.”, shkruan psikologu Junk. Ka shumë poetë, që ecin në rrugën e tjetrit duke kujtuar se e kanë hapur vetë. Ilirian Zhupa bën kujdes, që, të mos ia njoh vetes: rrugën e shtruar nga të tjerët. Në një poezi kushtuar miqëve, do shkruaj jo pa doza trishtimi: “Të gjithë ecin në udhë të vetë, duke më harruar mua.”) Të eksperimentoje në art ishte njësoj si të merreshe me magjira, edhe pse lejoheshin parcela eksperimentale në bujqësi apo i ashtuquajturi “revolucion teknik” me ustallarë. Sa absurde ta mendoje: atdheu yt i izoluar, me kufij të mbyllur hermetikisht dhe ti: akuzoheshe për mbyllje në kullën e firaunit?! Në fakt, “kulla e fildisht”, ishte një alibi për demonizimin e shkrimtarëve dhe artistëve, si me qenë një ndërtim pa leje apo “strofkë e armikut”. “Në stola ulen ata që dashurohen,/Mbi stola hipin ata që varen.”-shkruan Ilirian Zhupa në librin “Të gjallët dhe të vdekurit”, ardhur nga një kohë, ku flitej për të pavdekshmit. (Në stol u ul poeti Zhupa dhe mbi stol u var, Havzi Nelaj.) Në raport me stolin ndaheshin: problematikët dhe konformistët, shpirtërorët dhe të angazhuarit, novatorët dhe anakronikët, i anatemuari dhe i preferuari i regjimit. Edhe tek poezia e dashurisë ndahej: liriku me gaztorin. Ai që puthte me zjarr nga ai që lëpihej përulësisht.

Ilirian Zhupa është një poet mbushur me dilema, ku një kohë nuk i mjafton të çlirohet prej tyre, as dhe një regjim i dytë, ngaqë shpirti i mbetet njësoj i trazuar. “Libri ka moshën e tij, por kjo s`është shumë e rëndësishme.”-thotë poeti, që ka njësi të tjera matëse, nga ato: ku të tjerët përligjin veten a priori. Nëse brezat ikin dhe ti mbetesh, si përfaqësues i tyre, afërmendsh je i realizuar kundrejt të kompletuarëve, pasi nuk është e lehtë, që përmes teje të njihesh me bashkohësit. Të ndjekim dëshminë e tij shprehur në parathënien e librit “Mos më pyesni ku kam qenë”: “Unë hyj në atë grup poetësh që mbetet i etiketuar si “brezi i viteve ’80”, ose siç kanë qejf disa matrikullues të mëvonshëm ta etiketojnë: “Brezi i fundit i socrealizmit”. Pavarësisht se në atë sistem, unë kam kaluar vetëm 33 vjet, aq sa është koha e kryqëzimit të Krishtit. Ndryshe nga shumë bashkudhëtarë të letrave, unë besoj se jam përpjekur të mbrohem me sa kam mundur nga morsa e metodës socrealiste, ndërkohë që nuk kam dhënë asnjë kontribut në konsolidimin e metodës së re të realizmit demokratik.” Reflekton, duke mos marr protagonizëm letrar, në kohën e re, i bindur, se çka duhej bërë tek e tashmja e ka ushtruar tek e djeshmja, duke tentuar të ardhmen. Ai ndahet me të kaluarën, sikurse i ka hije një poeti. “Në gjyqin e gjatë që i kam bërë në heshtje shoqërisë letrare dhe vetes, mendoj se kur flasim për poezinë, metodat letrare janë ose si bizhutë rrezëllitëse që na rrisin artificialisht shkëlqimin, ose si këpucët e drunjta që na vrasin këmbët e na bëjnë të ecim duke shqepuar.” Nuk ankohet, por as dhe trimërohet me të shkuarën e tij. Tek e fundit: fatin e ka të lidhur me poezinë, e cila: nuk varet nga çfarë autori mendon për të, por, sa e aftë është krijimtaria të dalë para gjyqit të historisë, se “gjyqi i fundit” është muhabet tjetër. “Kur vendosa ta ribotoj këtë libër “të socrealizmit” (2016)… një botim totalisht të paprekur, riprodhim të botimit të parë në mënyrë integrale, me pikë e me presje, sikurse është botuar në vitin ’88.” Për librin janë thënë shumë konsiderata, por, Zhupa, nuk e shoqëron me citime, sepse në çdo rast përballet me lexuesin e sotëm, me të cilin ndërtohet një urë e re komunikimi, ku stolitë e së shkuarës nuk kanë efekte prapavepruese. Vetëm se është kurjos të dijë: se sa i ri duket një libër “i vjetër”? Kjo është sfida, që i bëhet shekullit të ri, me dëshmitë e së shkuarës, duke mos ia njohur vetes fatin e viktimës. E admiroj këtë përballje. “-Prisni të rritem!-dikur u kam thënë,/Barit në oborr dhe maces së larme,/Maces së larme dhe pjergullës së madhe,/Pjergullës së madhe dhe vajzës së rritur.” Pas shumë vitesh, përballë një bote të përmbysur, edhe vlerash, sikurse ndodh në atdheun tonë, a rrezikon t`i shkojë dëm rritja? “Të rritesha unë ata s’paskan pritur!/Bari është tharë dhe macja ka ngordhur,/Macja ka ngordhur dhe pjergulla është lodhur,/Pjergulla është lodhur dhe vajzat janë thinjur.” I gjendur midis dy kohëve: në atë të diktaturës, ku rritja jote i njihej si meritë dikujt tjetër dhe, në pluralizëm, ku poeti figuron i rritur, mos koha ka ecur më shpejt, ngaqë: bari është tharë, macja ka ngordhur, pjergulla është lodhur dhe vajzat janë thinjur? Duket, sikur i mungojnë motivet për të ecur më tej. Mos po i ndodh si Eseninit, kur shkruan si i dorëzuar para fatit: “Ç`të bësh, atdhe!/Këtu arriti puna./Kujtoja se me ty jam shkrirë përgjithnjë./Por, sot, s´u deshka arti im, as unë,/Me ç`po shikoj, tani s´u dashkam më.” Nuk e fsheh, që është mbajtur me “zairen” e poezive të socializmit, por, përkundër dështimit të sistemit dhe metodës së realizmit socialist, ai, ka kurajon të sfidojë kohën, jo si i mbjetuar, por, i tillë që: vjen tek e sotmja, si kontributor i së ardhmes.

Ilirian Zhupa është nga të paktët poet, në mos i vetmi, që, nuk e ofron prezencën e tij me sasinë e të shkruarit, por, me lëmimin e poezive, që, me zor të madh i lëshon nga vetja. (Nuk vuan nga mania për t`u dukur, por nga dëshira për të lënë gjurmë. Ja dhe shembulli: “-Mos më prek!,/-më ka thënë një mështeknë në rrugë,/-Kam lëkurë të hollë,/prekja jote lë gjurmë.”) Ta ndjekim dhe pak rrëfimin e tij, që shoqëron si parathënie librin me poezi: “Gjatë këtij çerek shekulli, libri ka ndenjur në sepete, (Aty ku vajzat mbanin pajën dhe gjyshet reliket e tyre. F.R) duke bërë provën e rezistencës përballë rrjedhës së kohës… Ky libër duhet të ishte botuar në vitin 1992, ose mbase në vitin 1993… Në libër janë futur fare pak poezi të reja.” (Është fjala për librin “Të gjallë dhe të vdekur”. Autori është i bindur që në sepete mbante poezi, të cilat nuk i vjetëron koha. Kjo nuk është e lehtë të ndodh, por, ai guxon.) Vetëdija krijuese monitorohet nga një karakter i fortë, ku dobësitë e veta nuk ia faturon kohës, sikurse dhe arritjet nuk ia njeh asaj për nder. “Ditës i rrimë përballë,/Më pak të vdekur, më shumë të gjallë./Natës përgjojmë të heshtur,/Më pak të gjallë, më shumë të vdekur./Vetëm muzgut që tretet dhe agut,/U tregojmë plagët.” Nga sepetja e monizmit për tek vitrinat e pluralizmit, plagët nuk kërkojnë dekorata dhe medalje, por, nëse shërohen: lënë shenjë. Po qe se bën një përllogaritje në kohë të poezive të të dy vëllimeve, ato datojnë thuajse në tërësinë e tyre para vitëve `90-të. Nëse kjo nuk do të shënohej, ti i lexon poezitë si të shkruara sot. Poeti këtë ka synuar: “se sa i ri duket një libër “i vjetër”. Dhe kjo nuk është pak, nëse sjelljet e poetit llogariten, si sfidë me kohën, e cila pas `90-ës, nuk po kursen askënd. Ai krenohet që është rritur në heshtje. “Në fund të historisë”, sikurse dhe Lea Ypi, por, me të tjera përjetime. “Dhe unë tashmë kam një strehë tjetër,/Dhe një mijë mënyra për të hyrë në zemër.” Rruga e mëndafshit është më e shkurtër nga rruga për të shkuar në zemrën e tjetrit, akoma dhe më shumë të lexuesit, që sa vjen dhe i largohet artit për të keqen e vetes. “Më thërret një pemë! Një zog i ka rënë nga degët,/Duhet të lë çdo punë dhe të shkoj ta ngre.”, duke i marr zogut cicërimën dhe jo fluturimin. Sepse Zhupa nuk është nga ata, që fluturon kollaj. “Shtegun që ende s`e shkela, e gjej tek balli.”, që i është bërë rrudhë. Vetëm me poetët mund të ndodh, që, tek e tashmja t`i gjejnë vendet e zëna dhe tek e ardhmja i ndesh në rastin më të parë. Ndryshe s`kish si të dilte një varg brilant si ky: “Të humbasësh tek zgavrat dhe të dalësh tek sythet.” I mësuar të jetojë përmes kontrastit; të gjallë e të vdekur, duke mos i dhënë llogari askujt se ku shkon, tërhequr nga intimitete që humbasin në vallen e dritave, duke mos patur fatin e fluturave, që përcëllohen në to. “Ti je një zjarr që më ngroh, e më thek e më djeg,/Sa herë që të shoh e sa herë që të prek./Fëshfërimë e hollë ajri që më flet, e më fton e më zbon,/Sa herë fikem shpejt dhe sa herë ndizem vonë.” Pasi jeton gjatë me të kundërtat, do mbes pengu i një dileme, një kurth ndoshta që ia sajon vetes: “Të gjallët janë njerëzit e mi, të vdekurit janë njerëzit e mi./Me kë të shkoj? Po rri pak sa të qetësoj të gjallët.” Pikërisht në kohën, kur duhet të mendosh më shumë për veten, përkushtimi shkon tek të tjerët. Edhe pse një i tillë po i rrallohet të sotmes. Heroi lirik i poezive vjen nga koha e socializmit dhe nuk është e lehtë të matesh me të, pavarësisht nevrisë ndaj “heroit pozitiv” të realizmit socialist.

Nisur nga shumë raste, më është forcuar bindja se perëndia i vë në provë poetët, duke u hedhur së pari sëmundjet, si: deliri, mitomania, megallomania dhe, kush i reziston joshjes së sirenave fiton të drejtën për t`iu drejtuar muzës, sa herë që e ndjen të nevojshme praninë e saj. Në një farë kuptimi përzjedhja e një shpirtërori, sikurse është poeti: bëhet lart. Si të thuash janë punët e qiellit. Ilirian Zhupës nuk i ka munguar mbështetja nga instancat e larta të së shkuarën, por ajo do t`i kthehej në bumerang, nëse ai nuk do të kishte një kuptim të qartë, se nga i buron fuqia poetit. “Pak e nga pak do shkoj atje i pafaj që gjërat nuk i bëra dot mirë.”-rrëfehet ai, duke iu drejtuar vetes, duke mos e njohur shfajsimin; jo diktatura, jo realizmi socialist, jo s`më lanë apo ma trëmbën frymëzimin?! Nëse ka ndonjë peng, është i kësaj natyre: “Im atë ka dalë kryejashtë nëpër erë,/Pa kapelen e premtuar që s’ia kam blerë.” Një qortim, ku gjithkush prej nesh gjen veten. Pengjet, kur ndodhin, askujt nuk i shkon në mend që, do kushtojnë aq shtrenjtë.

S`ka poet, që nuk tërhiqet nga motivet erotike. Ata kanë bindjen se femrën e parë që zoti zbriti në tokë, i ka takuar së pari atyre. Por, secili ka mënyrën e tij, sikurse dallohet dhe në këto vargje: “Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë/Të kam kërkuar dhe më ke ikur,/Sa herë të gjeja s’di pse kam heshtur,/Sa herë më ikje s’di pse kam thirrur./Më shfaqeshe befas, vrapoja te ti/…Dhe gjeja dritëhijen e pemëve në muzg…/Përplaseshim rrugës dhe prapë e paprekshme.” Dashuritë të mbetura si kujtim, ku fati nuk merr përsipër rolin e ndërmjetësit, gjithsesi të shoqërojnë, sikurse delfinët ndjekin anijet. “Shpejtove të rriteshe! Ike dhe u bëre imazh.” Bën kujdes që malli, të mos i kthehet në nostalgji. Nuk i duhen relikat, sikurse rrobat e artistëve të mëdhenj që dalin në ankandë, por dëshiron të shkrihet në qënien e së dashurës, ende pa u kthyer në imazh. Imazhet në dashuritë pa fat, janë si mirazhet në shkretëtirë. “I them se vërtet të kam ndjekur e prapë s’të kam dashur,/Gjersa të humba një muzg e s’të thirra më kurrë./Ishe vajzë a hije, fanepsje a ngasje/Apo isha vetë i sëmurë?” Në këtë rast nuk dëshiron të bjerë në grackën e ndjenjave, që nuk premtojnë paqe në shpirt. Shtohen argumentet që provojnë natyrën e tij të matur.

Poetët e bregdetit i kënduan detit. Ata të Myzeqesë fushës. Të Tropojës Valbonës. Lasgushi i vetëm liqenit të Pogradecit. Poetët e Tepelenës Vjosës. Secili në mënyrën e tij i këndoi natyrës duke ngjallur dashurinë për vendlindjen. Naimi nga Stambolli i përvluar nga malli u këndoi të gjithave: me male e lëndina, duke ngjallur dashurinë për atdheun. Kush ishte larg shihte të tërën, kush ishte afër pjesëzën. Në socializëm i harruan lumenjtë dhe i kënduan dritës. Tek malet po shihnin taracat. Tek fushat bereqetin. Zhupa i kushton Vjosës një poemë, ndërkohë kur fati i saj rrezikohej. I shkroi me ëmbëlsi, kur duhej ruajtur egërsia e lumit. “Të akuzonin ty për shkatërrimin e urave dhe strehëve,/Të ngarkonin mbi shpinë gjithë ç’u vidhnin maleve,/Kufomat e dashurive, lindjeve, vdekjeve,/Meitet e talljeve./E ti përpëliteshe në shtratin tënd nga bregu në breg,/E ti bije përmbys, mbi fushat e tua të pakta, gjerë e gjatë,/Si në një kllapi të keqe, nga plaga e madhe, e thekshme,/Vuaje dhe flisje përçart.” Në poemë ai bashkon mbresat e dikurshme me ato të aktualitetit. Vjosa për të është një i dytë, që e ndjek qysh nga fëmijëria deri në ditët e sotme. I pëlqen të identifikohet me të. Ndoshta dhe prej faktit, që Vjosa mbeti e paprekur prej babëzisë, sikurse dhe poezitë që ai vetë nxori nga sepetja.

Në poezinë “Punëtorët e natës” kushtuar atyre të turnit të tretë, mos e harroni: janë poezi të shkruara në socializëm, por, jo nga një socrealist. “Dita e bardhë u lodh dhe ra të flerë”, nis poezia, duke krijuar një kontrast me të pagjumët. (Kish dhe të pagjumë të tjerë, që ua kishin helmuar qetësinë. I pagjumi ka për të qenë përherë një akuzë por regjimin dektatorial, sikurse dhe për tranzicionin e sotëm. Të pagjumët, edhe pse janë të përjashtuar nga ëndërrat, veç ëndrrat e tyre kanë duk.) “Bri lëmenjve të grurit dhe arave,/U ndezën zjarret e natës prej njerëzve që gdhihen përjashta/Si ca flakadanë të vegjël nga do të lindë dita e madhe,/Që dremit e zgjohet te flaka.” Lindja e “ditës së madhe”, “Që dremit dhe lind nga flaka”, është atribut i të pagjumëve, që mbajnë mbi supe hallet e mëdha të kombit. Të tillët mos i kërkoni zyrave, sikurse poeti do shprehet në vargjet e mëposhtme: “Përpara eprorëve u bë vartës i bindur,/Përpara vartësve monark e më shumë,/Çdo gjë iu bë lojë duke ëndërruar ngjitjen,/Madje dhe roli i burrit me gruan në gjumë./Po befas, veten e ndjeu të mjerë…/Bota s’kish më role të tjerë.” Mos u duket habi, që ka njerëz që jetojnë përgjithë jetën duke qenë në rol. Kur i duhet të shfaq neveri, poeti zbraset tek karakteret e dobëta, të cilët i gjen në radhët e aparatçikëve. Sikurse e thamë, poezitë janë shkruar në diktaturë. Nëse unë do të bëjë këtë koment, duke vënë në dukje kontrastin midis të pagjumëve, që sjellin “ditën e madhe”, e cila i njihej vetëm partisë dhe udhëheqësit, duke demaskuar burokratin, do e dëmtoja autorin. Ishte njësoj si ta denoncoja. Përjashto rastet, kur redaktorët angazhoheshin për të bërë ekspertiza me qëllim dënimin e autorëve, në përgjithësi redaktorët ishin më tolerantë nga keqbërësit, që vinin nga radhët e krijuesëve ziliqarë dhe kritikës së politizuar. Mbi ta binin të gjitha mallkimet, kur djalli flinte diku tjetër. “U deshën shumë vjet që ta kuptoja atdheun,/Gjerësinë e tij, njerëzit, gjuhën, këngët,/Udhën ku ecet, qëndresën, armiqtë,/Të gjallët dhe të rënët. E megjithëse mësova kaq gjëra, prapë në mendje më mbeti,/ “Atdheu i parë”, zëri i nënës, lojnat, përrallat e gjyshes.” Poeti duke shkruar për atdheun në një regjim tjetër, ti, që e lexon nuk sheh ndonjë dallim nga ky i sotmi, sepse atdheu është i zhveshur nga dekori socialist dhe, vjen tek e sotmja si vazhdimsi, si trashëgimi. Atdheu nuk matet me çka merr rrokullimën, por me ato që lartësohen.

Kumbar i titullit të librit “Mos më pyet ku kam qenë” paska qenë Xhevahir Spahiut. Një shembull ky se si dallohet identikiti i poetit. Sikurse ata, që, e njohin cilësinë e verës përmes ndijimeve, teknologjia mungon si aftësi cilësimi, Xhevahir Spahiu me nuhatje të lartë, falë shqisës së gjashtë, ka arritur ta identifikoj qenësinë poetike të Ilirian Zhupës, duke i sugjeruar atij titullin e librit. Pra, ti je ky që them unë dhe shfaqesh aty, ku të dalloj unë. Nëse një poeti i mungon kjo e veçantë, lodhesh kot me të: do i mbushësh sutjenat me pambukë, për të treguar se ka gjoks. “Vij pasditeve e muzgjeve, vij mesnatës e agut./Më pret e dashura ime, prindërit e mi apo shokët./Askush nuk e di ku kam qenë, ç’vise me vete kam marrë,/E prapë nuk më pyesin…Fytyra ime lexohet!” Se sa e lexueshme është fytyra e tij, shihni vargjet e mëposhtme, ku çdo koment i imi, do ishte aq i panevojshëm, sikur t`u sqaroja se xhami nuk është pasqyrë. “Sikur të kisha fjetur në rregull pas perëndimit të diellit,/Sikur të kisha ndenjur në vendlindje më afër qiellit;/Sikur të isha zgjuar nën dritën me vesë të agut,/Sikur të kisha ndjekur thirrjen e vjetër të gjakut;/Sikur mos të mbushja mushkritë me blozë miniere,/Sikur mos të ulja qafën nën telvig karriere;/Sikur mos të kisha bërë miq sekserë e politikanë,/Sikur mos të isha helmuar nga premtimet kallpe që dhanë;/Sikur mos të kisha pirë alkoolin në trishtime dhe dasma,/Sikur mos të isha tunduar nga dashuritë e gjasmëta;/Sikur mos t’i lodhja sytë me libra kaq shumë sa i lodha,/Sikur mos të isha djegur nga dhimbjet për ata që përcolla;/Sikur të nderoja pasurinë siç nderon gjethet pema,/Sikur të mbushja shtëpinë me paret e blerta, të allta, të verdha;/Sikur të çfarosja pyjet për të gëzuar qejfet më mirë,/Sikur të thosha është ditë edhe kur ish errësirë;/Sikur të kisha në shtëpi jo hartë Shqipërie, po vetëm sepete,/Sikur një copë lumi, deti e toke t’i vidhja për vete;/Sikur të mos tymosja duhanin kaq shumë nga trishtimi,/Sikur të isha apostull hileje, kurvërie, harbimi…/Mbase do kisha patur një fat të artë…/Po unë jam dhe do të jem gabimi/Edhe sikur të lindja prapë…” Kështu ndodh, kur ikin shpirtërat dhe mbeten sendet.

Ilirian Zhupa është një poet i kohës së diktaturës, ku s`ka përfituar asgjë nga liria e kohës së demokracisë në madhnimin e vetes, ku më së shumti ka heshtur, i bindur se ajo që ka krijuar dikur nuk do e turpërojë në kohën e re. Sfida me kohën do këllqe, karakter, por mbi të gjitha art, që atij nuk i mungon.

Marrë nga ExLibris

blank

Helenisti Gjon Shllaku, siç e kam njohur- Nga Xhahid Bushati

Shpesh kam menduar për ty…

Çuditërisht, kur vinte pranvera në qytetin tim. E kishte disa vite që ajo vinte me një lagështirë të bollshme e të mërzitshme. Të dukej se çdo gjë ishte prej uji: udhët, pemët, ajri, qielli dhe njeriu. Pra, një qytet i lagështirtë. I çuditshëm ky qytet! E çuditshme, por e vërtetë. Kjo që po ndodhte në Shkodrën time nuk ndodh në asnjë qytet tjetër në botë. E, kjo në Shkodër, se i thonë: Shkodër!

Lagështira e pakursimtë i humbte bukurinë stinës së luleve dhe të zogjve, vjollcave fshehurake dhe shermashekut andrrimtar. Sikur e “harronte” si pakuptuar dhe ‘pa jetuar’ stinën shpesh të ëndrrave, vinte papritur vera. Një verë e nxehtë që kërkonte shi e, që pranvera në ikjen e saj, çuditërisht nuk i kish falur asnjë pikë lagështirë.

Shpesh kam menduar për ty…

Çuditërisht, edhe kur vinte vjeshta. Binin gjethet, iknin zogjtë dhe ndjehej herë pas here murrlani drithërues. Ëndërroja një pyll si në poemthin e Zorbës. ‘Një shtëpi prej druri!’

Shpesh kam menduar për ty…

Çuditërisht, edhe kur vinte dimri. Një dimër, pakëz migjenian. Jetohet edhe në këtë dimër, kur hundën picrrake ta skuq era e duart t’i mardhë… Kur, edhe pema ndiehej e braktisur… Edhe ëndrra… Bardhësia e pafund e dëborës më kujtonte mbretërinë antike greke të “Iliadës”, teksa ti, i përkulur gjer në dhimbje, herë me lupë e herë jo, kërkoje nëpër errësirën e shekujve fjalët e çmuara gege. Të dritshmet fjalë! Të mermertat fjalë, për t’i vënë si monument në monumentin e epikës së lashtë, që verbëria e një poeti i fliste njerëzimit mbi luftën e njerëzve me njëri-tjetrin, mbi luftën e perëndive me njëra-tjetrën…

Shpesh kam menduar për ty!.. Kush je në të vërtetë Gjon Shllaku? Nuk ke dalë nga legjendat e mitet shqiptare? Nuk ke dalë as nga legjendat e mitet greke? Po pse kam menduar që je legjendë dhe mit (?!) Në të vërtetë je një legjendë dhe mit shkodran. Në të vërtetë je miku im! Po përtej..? E, mendoj që në letërsinë shqipe, avanguardistët keni qenë ju, përkthyesit. Gjeneratat e përkthyesve të mirë që u përulem me respekt. Keni qenë shqiptarë, por më parë keni qenë evropianë. Shijen, aromën, kulturën evropiane e keni ndjerë të parët. Më parë se të tjerët! Keni vazhduar të përktheni sa në heshtje sa në revoltë, sa në përndjekje sa në terror, sa në dhimbje sa në paditje për t’i treguar kulturës evropiane që shqipja e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit e Nolit e Hafiz Ali Korçës etj., ka aq margaritarë-fjalësh e termash, sinonime e shprehje frazeologjike, struktura e ndërtime të larme fjalish; sa është e aftë jo vetëm t’i shpërfaq  dinjitetshëm veprat e autorëve që kanë bërë epokë, por edhe t’i nderojë poaq sa gjuha e tyre e vendlindjes.

M’u kujtove ti, Gjon Shllaku… dhe mblodha ca shënime për ecjen e rrugës tënde jetësore e letrare (shqipëruese e përkthimore), rrugë me shtigje, me të papritura e humbëtira; rrugë me tallaze valë-deti e me tallaze shiu vrulltar, me netë pis të zeza ku yjet ishin mërguar, me ftohtësinë e thekshme të ditëve që të çmendin… Me…

M’u kujtove ti, Gjon Shllaku me një buzëqeshje si hënë e vonuar, kur netëve gjumin ia falje hënës…

M’u kujtove ti, Gjon Shllaku me fytyrën tënde si një gjethe e artë vjeshte që i bën karshillëk Diellit… Ajo gjethja që mbart aromë të artë!..

M’u kujtove ti, Gjon Shllaku me at’ kuqëlimin purpuror që të digjej përbrenda fytyrës dhe ti ngjaje si një perëndim dielli, si një përflakje! I tillë ishte kozmosi yt!

M’u kujtove ti, Gjon Shllaku…

Miku im, a kishte jeta jote thërrime drite? Apo…

Ashtu siç e thashë edhe më herët në këtë tekst, përsëri, pas 13 vitesh ikjeje, po mundohem të mbledh ca fjalë, ca shënime, ca gjurmë të botës së artit tënd, si shqipërues të kolosëve antikë e më gjerë për të ndërtuar sadopak “Iliadën” e jetës tënde…

Miku im, po kthehem vite e vite pas, në rininë tënde. Ndonëse ti kishte një rini tjetër, një rini që sytë i kishte tek raftet e librave të bibliotekës. Në njërën dorë mbaje librin, në dorën tjetër fjalorët e gjuhëve të huaja. E kuptuan, jo vetëm prindërit e tu të shtrenjtë, por edhe mësuesit e Seminarit Papnor të Shkodrës, që ti kishe prirje për gjuhë të huaja. Një botë ku nuk mund të shkelë kushdo. Por ti ecje me guxim, sepse zotëroje shumë mirë latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten dhe italishten. Në këtë kohë përktheve romanin “Ben Hur” të Wallasit. Profesorët të admiruan dhe të vlerësuan. Por… miku im, e paske pasur edhe një “POR…”, ndonëse ti ishe i pafajshëm, koha dhe rendi socialist të bënë të fajshëm. Nuk ishe më shumë se 23 vjeç, dhe ishte viti 1946. Vit famëkeq për ty. Ishe student në vitin e tretë të fakultetit Teologjik, kur të arrestuan. T’i prenë ëndrrat në mes. Shumë ëndrra! Ata që të arrestuan ishin më të zinj se nata. Të akuzuan si anëtar i organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe të dënuan me 101 vjet burgim. Të dënuan ty, që në vitin 1960 do të botoje “Iliadën” e famshme dhe ti duhej të ishe i famshëm, por egërsirat që janë pjesë e natës pis të zezë u munduan të mos i jepnin lavdi emrit tënd. Por harruan se Koha ta dha lavdinë. E meritoje, ndonëse pak me vonesë.

Tani miku im, do të punoje si i burgosur te fusha e aviacionit në Rinas, tek Ura Vajgurore, në miniera e tharje kënetash. Në burgun famëkeq të Burrelit ku jeta ishte a nuk ishte sa një rriskë qiell, ku hëna dhe yjet nuk lejoheshin të hynin në këtë burg ogurzi, ti miku im në errësirë  të plotë mësoje anglishten, gjermanishten, spanjishten dhe greqishten e re. Dhe në moshën 34-vjeçare del nga burgu. Ndoshta në historinë e një daljeje të tillë të burgulogjisë, zor se ka ndodhur në botë. Njeriu del i lodhur, i trumhasur, i leckosur, me një torbë varfanjake në dorë. Dikush të pret te porta, ose nuk të pret?! Ti dole ndryshe, dole me 18 gjuhë të mësuara. Me diej gjuhësh nga bota. Ti mbaje në shpirt shumë botë. Botë nga bota. Këtë s’mund ta kuptonte askush. Jo, jo askush. Dhe ti miku im, pa pretendime, ishe modest, shumë modest sa s’mund të thuhet; po filloje një “jetë të re” në atë dhomën e vogël ku jetoje bashkë me prindërit, atë të nisjes së një rruge të gjatë, të vështirë por fisnike të përkthimit. Po përktheje kolosët e letërsisë botërore. E çuditshme, po aq dhe e habitshme. Ti “bisedoje” me këto kolosë nga që edhe ti ishe një kolos i tillë, ndërsa në të vërtetë, në fillim ishe punëtor e më pas si normist në ndërmarrjen e Zukth-Kashtës në Shkodër. Ndryshe nga të tjerët ti kishe një orë tjetër, në mund ta quaj “Orë Përkthimi”. Jo shumë kush e ka. Kjo ishte ekzistenca e kohës tënde. Me këtë orë e matje kohën. Kështu ‘jetonte’ koha jote: brenda në shtëpi, ‘vetëm’ (në të vërtetë jo vetëm) duke përkthyer deri në mesnatë. Pas kësaj punë të mundimshme, filluan të vinin buzëqeshjet e para. Me ndihmën e poetit Llazar Siliqi e të poetit e kritikut Drago Siliqi, i cili ishte Drejtor i Shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, të botohet kryevepra “Iliada” e Homerit. Shumë do të kisha pasur dëshirë ta shihja dhe ta jetoja atë çast fatlum. E marr me mend, nga që të njoha, miku im. E marr me mend… Qielli i dashurisë tënde rrallë gjendet. Dhe ky qiell ishte “pronë” e shpirtit tënd të dlirë. “Iliadën” ta mirëpritën. Të përgëzuan, edhe pse e kishe shkruar gegënisht. “Iliada” u ribotua më 1997-ën në standartin letrar, po të përkthyer nga ti miku im. Më pas u botua edhe dy herë në Kosovë, më 1971 dhe 2000.

Po bëjmë edhe pak historik të jetës tënde, për të zbuluar margaritarë të tjerë rrezatues. Më 1966 të botohet “Historia e Skënderbeut” e Sansovinos, përkthyer nga origjinali në italisht. Por një vit më pas, nuk do të botojnë asnjë përkthim. Edhe ndaj teje ka filluar përsëri kryqëzata famëkeqe e luftës së klasave. Sa mallkim aq dhe dramë, më saktë tragjedi për shumë njerëz. Edhe për ty, miku im! Por e kishin të kotë. Titanët nuk mund të ndalohen. Po ashtu rrjedha e fuqishme e lumit. Ti vazhdon të përkthesh si më parë. Shkruan dhe vetë dhe ndoshta pret vitin 1990. Përkthimet e kolosëve të antikitetit do të botohen në Shqipëri, Greqi, Itali, Francë, Amerikë. Një ambasador i vërtetë! Ashtu, përsëri i heshtur, e lavdiplotë, do të botojnë një prej veprave të tua të fundit të përkthyera nga dora e mendja jote e artë, “Kënga e Rolandit”. Botimi u bë i mundur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Ti atëhere festoje 80-vjetorin e lindjes. 80-vjeç ahere ishe ti, miku im. “Kënga…”, kjo vepër e eposit francez u përkthye dhe u botua për herë të parë në Shqipëri.

Ti, tashmë, Profesor ishe 80 vjeç!

Ti, tashmë, Mjeshtër ishe 80 vjeç!

I bëre të flasin shqip: Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Shatobrianin, Shekspirin, Hygonë, Rasinin, Aldred De Mysenë e deri Papa Gjon Pali.

Por Mjeshtër, të përkthesh për 63 vjet nuk është një fjalë goje. Është një rrugë e gjatë, e mundimshme, e stërmundishme. Lodhje. Dhe ti, miku im ia arrite qëllimit. Kalove nga njëri epos në tjetrin dhe u ktheve, vetë, në EPOS. Janë të rrallë njerëzit që panteonin e tyre kanë EPOSIN.

Tani, të ishte lodhur zemra…

Zemra!..

Tik-tak-et e saj u shuan një nga një pa e jetuar edhe përfundimin e Fjalorit me 65 mijë fjalë, latinisht-shqip. Ishte puna jote e fundit.

E fundit, por ndryshe nga herët e tjera po e shihje me sytë e zemrës. Në amëshim.

Nderim, Mjeshtër!

Gjon Shllakun, bashkëqytetarin tim shkodran e bashkëkohës, e njoha në fillim të viteve ’90. Jetonte në një hyrje modeste pallati, në lagjen “Qafardhi”. E kujtoj edhe tani atë pasdite, kur vjeshta ishte në të hyrë. Ndihej freskia e shiut të lehtë që sapo kishte pushuar. Muret e lagështitura të asaj fasade gri të murrëtyer që pashë, sikur e plaknin më shumë pallatin. Ca rreze të diellit në ikje që u shfaqën papritur, fokusuan një tendë nazike hardhie, ku ca degëza ishin zgjatur, kërkonin hapësirë dhe në mënyrë tinëzare kishin mbështjellur ca antena televizive e s’i lëshonin dot. Kjo ‘performancë’ nuk ishte një instalacion, as dhe një subjekt përralle, por një realitet tragjiko-lirik, qiellor, me një shpërthim e harlisje gjelbërimi.

Ngjita shkallët, ca shkallë të rënë suvaje. Trokita dhe prita. Nga mënyra se si u hap dera dhe sytë e trembur të gruas që u shfaqën në të, kuptova menjëherë se nuk kishte trokitur ndonjë gazetar, aq më shumë siç isha unë, i Radio Shkodrës, i Shkodrës, vendlindjes sonë. Por më tej kuptova, teksa hyja brenda, se isha gazetari i parë që, përmes trokitjes sime kisha trazuar ‘qetësinë’ e asaj shtëpie, ku jetonin të patrazuar e donin të jetonin ashtu: në një botë pleqërie a si në një baladë, një burrë e një grua. Veçanërisht burri donte të jetonte larg zhurmave trembëse, të bërtiturave tronditëse e fjalëve të kota, që dëgjoheshin parreshtur pranë e rreth e rreth pallatit të vjetër, të asaj lagjeje pakëz në periferi. Jo se e trembnin, por ky burrë kishte një ‘botë’ të tijën, që e kishte krijuar që kur kishte qenë 17 vjeç; atëhere kur kishte nisur udhën e vështirë, por fisnike të përkthimit me romanin “Ben Hur” të Wallasit dhe zotëronte gjuhët: Latinisht, Greqishte të vjetër, Frëngjisht e Italisht. E nuk do të pushonte së përkthyeri… 63 vjet! – e nuk është një fjalë goje, por përpjekje titanike për të njohur të panjohurat e gjuhëve dhe dalje faqebardhë para tyre. Mburrja, pazotësia, dëshpërimi, paaftësia dhe koritja ishin ‘të jashtëligjshme’ e nuk kishin ‘tapi’ në mbretërinë ndershmërisht të tij përkthimore. Heshtja, fjalëpakësia, modestia ishin miqtëbashkudhëtarë të përkthyesit të madh.

Më vonë, kur fillova të shpeshtoja vizitat si një mik në shtëpinë e tyre, kuptova se ajo grua (ishte gruaja e dytë e përkthyesit, se e para i kishte vdekur shumë kohë parë), ndonëse kishte qenë mësuese e fliste ngadalë si ato mësueset e dala në pension, sikur nuk e kuptonte plotësisht botën që kishte krijuar i shoqi. Ai jetonte gjithnjë me një të kaluar të largët, shumë të largët që vetëm ai e njihte dhe e njihte në çdo ind të saj.  Ajo e kaluar pikënisjen dhe lidhjen e kishte me Homerin dhe Iliadën. Ky burrë gegë, me talentin e tij të pashoq, i kishte dhënë shpirtin e tij si përkthyes, për t’i dhënë Eposit grek pavdekësinë edhe nëpërmjet Gjuhës Shqipe. E, ata, jetonin në sajë të dimensionit dituror të patriarkut Gjon Shllaku, sa fisnik aq dhe klasik.

Kishte muaj që vizitat i shpeshtoja, ashtu siç kishte muaj që vizitat i rralloja në shtëpinë e Gjon Shllakut. Për mos t’u bërë të largët me njëri-tjetrin, shpesh flisnim në telefon. Nuk ndryshonte zëri i tij. Mirësi e dritë kishte ai zë. Më bëhej sikur fliste Dielli.

Teksa bisedonim, veçanërisht për veprën e tij të fundit, për Fjalorin diakronik latinisht – shqip me 65 000 fjalë e, që kishte 16 vjet që nuk lodhej, por kërrusej para makinës së shkrimit; me atë zërin e tij të vogël, të pafajshëm fëmijëror më tregonte se dosjes së trashë iu shtua edhe një faqe e re… Në fakt, ato nuk ishin faqe, por enciklopedi, ku një burrë i zoti dhe i palodhur, i pagjumë dhe vlertar linte shenja diturie një enciklopedie të re. Ia ndieja gëzimin e brendshëm që i lodronte në kopshtin e shpirtit të tij. Mendoja: “O udhëtar, që nuk di se ç’është pushimi, edhe sa rrugë ke për të bërë… Këndo, o muzë, këndo..!”

Teksa bisedonim në telefon, gjithherë më fanitej ai burrë, që kur përmendte dashurinë e parë nuk përmbahej e ngashërehej në vaj, që pranonte ngrohtësinë e kapuçit të zi në kokë: i menduar e shpresëbesim, udhëtar që e vonuan në kohë e megjithatë e kapi diellin e mëngjesit, bard që këngën desh ia ngrinë në buzë por s’arritën, që shumë ditë nga jeta e tij ia trishtuan dhe ia pikëlluan… Por, ngaqë e njihja mirë, gjatë bisedës, shpesh i dridhej zëri, dhe unë e kuptoja dhe besoja që ai ishte skuqur në fytyrë. Skuqej në pafajësinë e vet… Dhe se e ndiqte ende dashuria e nënës (edhe pse kishte ndërruar jetë) si “çati e botës…” – siç thoshte liriku i shquar i letrave shqipe Frederik Rreshpja.

Një ditë prej ditësh më tregoi se, sapo ishte kthyer nga Shiroka. E kishte ftuar kompozitori Zef Çoba për një kafe. Tregonte, dhe portreti i tij ishte tjetër… Kishte një lumturi të brendshme e një vrull djaloshar që së pari i “përkthehej” te sytë, që i qeshnin parreshtur… Ndaj dhe dita ishte një realitet tjetër për të… Pastaj, në fund me keqardhje dhe hidhërim më tregoi se mungonte era e sherbelës dhe se Taraboshit i kishte humbur gjelbërimi.

E mendoj gjatë këtë bisedë. Kisha një hamendësim. Qoftë i gabuar ky: ndoshta ishte hera e parë që shkonte në Shirokë, ai që aq mirë njihte Eposin grek.

Një ditë prej ditësh, gjithashtu më tregoi se, i kishin premtuar drejtuesit vendorë ta zgjeronin me shtëpi. Unë e dija, ai donte një dhomë më shumë, ku të ‘strehoheshin’ biblioteka, dosjet dhe të kishte një studio të punës. Por… ah… vite kaluan dhe drejtuesit që i premtuan e zhgënjyen, e lavdëruan dhe e rrejtën, s’e kujtuan dhe e harruan…

Një ditë prej ditësh më tregoi se, kishte tri ditë që ishte kthyer nga Greqia. Ishte kthyer me trofe. Ishte fitues i ‘Diskut të Argjendtë’ dhënë nga qeveria greke, si një ndër përkthyesit më të shquar të letërsisë antike greke.

Po citoj nga shënimet e mia, që kam vite që i ruaj dhe i kam nxjerrë nga shiriti i magnetofonit: “Nuk e merr dot me mend, i dashur mik, se çdo të thotë të marrësh ftesë nga Homeri. Atë natë nuk vura gjumë në sy. Më silleshin nëpërmend vargje pa mbarim që disa i thoja me zë të brendshëm, skena, personazhe, beteja dhe netët e pafund dhe të vështira të përkthimit, që shpesh i thoja vetes: “O Zot, a do t’ia dal?..” Dhe tani ftesa… drejt… Po a do të më njohin vallë? Po a do t’i njoh vallë? Me të drejtën e Zotit, nuk kisha nevojë për përkthyes, për historian, për ciceron, për rrëfimtar… I njihja malet, ndonëse kurrë s’i kisha parë, i njihja vendet, ndonëse nuk i kisha parë, njihja e njihja… Se, mor i dashur mik, ato i kisha njohur në “Iliadë”. Se “Iliada”, o mik është pjesë e zemrës sime, është zemra ime, jeta ime! – dhe i shpëtuan ca rrëkeza lotësh mbi faqet e fishkura si shenja mbarësie të një bereqeti të lavdishëm…

Nuk më shqitet nga mendja takimi me Gjon Shllakun, i cili sapo ishte nderuar me Urdhrin “Naim Frashëri i artë”. Isha caktuar nga Radioja për t’i bërë intervistën, që do ta jepnim si speciale pas edicionit të lajmeve. Pyetjet ia dhashë një natë më parë në telefon. I mirëpriti, por e kuptova që diçka nuk shkonte… Para intervistës e mësova se ai nuk kishte dëshirë të fliste për veten. E mundonte “uni”… I artikulonte fjalët me vështirësi. U detyrova ta ndërprisja dialogun, të këmbëngulja “pakëz me forcë” dhe çdo gjë shkoi për mrekulli. Ai, përsëri, në bisedë bëri një kthesë të papritur… Nisi të flasë për Homerin dhe Iliadën, Eskilin dhe Prometeun e lidhur, Sofokliun dhe 7 tragjeditë e tij, Euripidin dhe 4 tragjeditë e tij, Virgjilin dhe Gjeorgjikat (përkthim nga latinishtja), Virgjilin dhe Eneidën (përkthim, pjesë të zgjedhura), Ovidin dhe Metamorfozat, Lukrecin dhe De Renum natura, Shekspirin dhe 7 tragjeditë e tij, Shatobrianin dhe Martirët, Kornejn dhe Sidin, Fjalorin Helenik (Greqishte e vjetër – Shqip, 20 000 fjalë), Fjalorin diakronik (Latinisht – Shqip, 65 000 fjalë). Në çast, m’u kujtua një përgjigje e Sigmund Freud-it, ndaj një pyetësori mbi leximin dhe mbi librat e mirë: “Ju më keni kërkuar t’ju këshilloj “dhjetë libra të mirë”, pa dhënë shpjegim. Kështu që më lini jo vetëm zgjedhjen e librave, por edhe interpretimin e kërkesës suaj. Duke qenë i mësuar t’u kushtoj vëmendje shenjave të vogla, atëher` duhet t’i besoj formulimit me të cilin ju keni shprehur kërkesën tuaj enigmatike. Ju nuk thatë: “Dhjetë veprat më të bukura (të letërsisë botërore); në këtë rast do të isha i detyruar t’ju përgjigjesha midis të tjerave: Homeri, Tragjeditë e Sofokliut, Fausti i Gëtes, Hamleti dhe Makbethi të Shekspirit etj.”[1]

Çuditërisht, edhe pse larg njëri-tjetrit, edhe pse lindjet i ndanin prej 67 vjetësh e vdekjet i ndanin prej 64 vjetësh, edhe pse vinin nga dy shtete të ndryshme por me status evropian, ata po më flisnin më të njëjtën gjuhë të universit dhe të pavdekësisë letrare, po më flisnin për një bibliotekë me përmasa dhe rrezatim botëror, ku njëri pas tjetrit librat ngjanin si gurë të xhevahirtë.

Në fund profesor Shllaku psherëtiu thellë. Desh të fliste, por nuk foli… Buza iu dridh e një lot i ndriti në faqe.

Realisht, ngaqë ia njihja jetën, ia njoha dhe psherëtimën. Dhe tani po vazhdoj unë: “Po të ktheheshin librat e përkthyer, gjuhët e huaja, vitet e burgut dhe vitet e mundishme hekakeqe[2] në dosje, unë nuk e di se si do të bashkëjetonin… E, pra, ata kanë ‘bashkëjetuar’ në jetën e një përkthyesi të madh, që në një ditë gushti u nda nga kjo botë, kur ende bashkëkohësve dhe gjeneratave donte t’u fliste përmes Fjalorit, që mjerisht, mbeti i pa përfunduar.”

“Ja u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve

Ngritur gurë-gurë

Mbi supet lakuriq të një gruaje,

Nga vëllezërit tradhtarë.

Mbi degët e shirave këndojnë zogjtë.

Nën pemën e madhe të mesditës,

Gjethe të verdha bien mbi shpirtin tim.

………………………..
Shfaqen në muzg

Trëndafilat e thurur me diell;

Ah, tani edhe trëndafilat na kujtojnë kamionët me djemtë e vrarë:

Sa të bukur dhe të rinj ishin, o Zot!

Mirupafshim o djem në një planet pa diktaturë.”[3]

Ndërrimi i sistemit nga diktaturë në demokraci, helenistin Gjon Shllaku e gjeti më të plakur, më me shumë rrudha në fytyrë dhe në shpirt, me një lëvizje më të pakët të dorës mbi tastierën e makinës së shkrimit, me një shëtitje më të zvogëluar, me një bardhësi fytyre që vinte duke iu shtuar dita-ditës  e, që ngjante si një hënë më e vetmuar dhe më e pikëlluar.

Shpesh e shfletoj “Iliadën”. E bëj se nuk dua të kujtoj verbërinë e Homerit dhe të humbas diturinë e një miku të çmueshëm siç ishte Gjon Shllaku.

“Iliada” jeton dhe u flet kohërave… Do të ishte e pafat, po të mos njihte helenistin e shquar, klasikun e fundit të shkollës letrare në fushë të përkthimit, njërin nga personalitetet e kulturës shqiptare, Gjon Shllaku. Ai “Iliadës” bëri Iliadë, kjo falë edhe leksikut të begatë të gegënishtes që edhe Eposet e famëshme botërore, i këndon me madhështinë e saj.


[1]  Freud, Sigmund: Psikanaliza e artit dhe e letërsisë, Dituria, Tiranë, 2000; shkrimi: Përgjigje ndaj një pyetësori mbi leximin dhe mbi librat e mirë (1907), f.15. Titulli i origjinalit: “Antwort auf eine Rundfrage vom Lesen und von guten Buchern”.

[2] plot vuajtje

[3] Reshpja, Frederik: Në vetmi (poezi të zgjedhura), Arbëria, Tiranë, 2004; poezia: Kthim  në vendlindje, f. 144-145.

Marrë nga ExLibris

blank

“Broduej i Tiranës” krijim me vlera artistike dhe historike Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh

blank

Mbarova së lexuari, ndoshta një roman për vete dhe për shokët, siç thotë autori. Ky libër nuk është shkruar nga Heminguej, as nga Tolstoi dhe Turgenievi, as nga Xhek London dhe Serevantesi, as nga Remarku dhe Stendali, as nga Hygoi dhe Mopasami, as, as…… As më shumë dhe as më pak, përfundova së lexuari ditët e fundit, një libër të një miku,, të një tiranasi, por edhe të një njeriu që e quan Durrësin – “Durrësi im, porta e Shqipërisë”. Libri titullohet : “Broduej i Tiranës” i autorit tiranas Bedri Alimehmeti. Vërtet nuk lexova veprat e kolosove të letërsisë botërore, por shpejtësia dhe interesimi në rritje për atë çka shkruhej tek “Broduej i Tiranës”, ishte në përmasat e autorëve të famshëm.

Libri qe kishte si titulli tregimiin eshkrimtarit të njohur amerikan Xhon Rid “Një natë në Broduej”, u shit me një shpejtësi marramendase. Ishte etja e madhe e rinisë së fillimit të viteve 60-të, për të mësuar diçka më shumë për atdheun e Elvis Preslit, Frenk Sinatrës, Merilin Monrosë, Marlon Brando, Bill Halej, Otis Redit, Çobi Çikerit etj.

“Na mbytën këto emra rusë, foli dikush shkruan ndër të tjera Alimehmeti. Ngado që të ecësh, e ngado që të kthesh kokën, vetëm ato ndesh: pastiçeri “Moska”, bar “Krimea”, hotel restorant “Odesa”, pastiçeri “Vollga Don” etj. Do të ishte vërtet bukur, sikur rruga e jonë, që vërtet nuk është rrugë teatrosh, por ama me këtë ngushtësinë e saj karakteristike, dëndurinë e dyqaneve, me kalimtarët e shumtë, me pijetoret aq tërheqëse, ta kishte emrin “Broduej”. Dhe kur u ndamë se kush tha: “Nesër prap këtu në Broduej”.

“Broduej i Tiranës”. Një libër fantastik, pasi brenda një rruge 100 metra e gjatë, thuret filozofia e rinisë së viteve 60-të, e një rinie privuar të jetë e lirë nga diktaturë, por jo më pak ëndërruese se çdo rini e botës. Aftësia e autorit është përgjithësimi. Rinia e jonë vjen e ulet këmbëkryq, në atë memorie që nuk zbehet në jetë të jetëve, duke u përpjekur të thithë nga bota e zhvilluar më të mirën, më të bukurën, atë që e joshte dhe zbaviste. Autori duke qenë pjesë e familjeve autoktone tiranase, i përcakton pikat kryesore të rrugës Broduej, sipas zanatçijve të njohur të këtij qyteti. Ajo rrugë ishte frymëzim, ishte bota vetë, ishte ëndërr, ishte e ardhmja, ishte rinia e artë e viteve 60-të, ishte qendra ku mblidheshin të rinjtë dhe diskutonin me shumë kujdes, se mos ndonjë fjalë fluturonte ashtu pa dashur në tavolinat e punës së sigurimit të shtetit, të atij sigurimi që ta priste jetën si me thikë.

Të rinjtë takoheshin, duke u mbështetur në parvazet e mermerta të vitrinave të farmacisë Nr. 3 ose tek dyqani i luleve (sot lulishtja para hotel “Tirana Internacional”), ose tek rrugica pranë karrikes së Pac Llustraxhiut, ku mblidheshin futbollisët e Tironës, tek bomboneria “Odeon” përballë nëntëkatëshit, në krahun e Poliklinikë[email protected] Në periudhën e dimrit rrinim brenda në Mapo, aty pranë ariut polar prej alabastre, gjithnjë stoik mbi banakun e repartit të bizhuterive. Kur gjendeshim me lekë shkonim e pinim nga një krikëll birrë tek”Tymi” i xha Andonit dhe perifrazonim Majakovskin. Dhe teksa mendohej të gjenim një emër të veçantë, që ta kënaqte rininë, me influenca të shijeve të kohës, del libri me tregime nga letërsia e huaj “Një natë në Broduej”. Dhe menjëherë emërtohet rruga më popullore, me një influencë të fuqishme masive, me një emër aq të dashur nga rinia tiranase e pjesës nga ish hotel Vjosa, duke iu ofruar zonës së Selvisë ngjitur me pazarin e vjetër, duke u tërhequr disi pranë kinema “17 Nëntorit”, e duke zotëruar një pjesë të rrugës së Dibrës. Dhe këtë rruge rinia e kohës, e quajti Broduej i Tiranës, ashtu sikundër një rruge në Nju Jork rruga “Broduej”. Një paralele me theks opozicioni ndaj regjimit, por me një fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore në atë rini, që sot janë gjyshërit e denjë të një rinie vërtetë europiane.

Lamtumirë Bashkimi Sovjetik, fryn erë perendimore

Kam qenë 9 vjeç në vitin 1960, ndërsa Bedri Alimehmeti, ndër miqtë e betuar të mi në Tiranë, ishte 15 vjeç. E ndërsa fundi i viteve 60-të na shtoi edhe 10 vite secili prej nesh, duke rritur shkallën e përfaqësimit të bindjeve dhe dëshirave, të një rinie të ndërgjegjësuar për ecurinë aktuale të vëndit.

Prishja me Bashkimin Sovjektik, autori i këtij libri historik, i detyruar të mbetet “peng” i bibliotekave, nxiti botimet me theks perendimor. Është për ti ngritur përmendore përkthyesve tanë të jashtëzakonshëm Vedat Kokona, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Eqerem Biba, Halit Selfa, Bujar Doko, Pashko Gjeçi, Jorgo Bllaci, Lasgush Poradeci, Gjon Shllaku, Nasho Jorgaqi, Sotir Caci, Hamit Kokalari, Merkur Alimerko etj, që përkthyen Stendalin, Viktor Hygonë, Prosper Merime, Teodor Drajzer, Anatol Franc, Gi dë Mopasam, Honore de Balzak, Dante Aligeri, Moravia, Lion Fojthvanger, Xhon Golsuorthi, Arçibald Xhon Kronin, Homeri, Tomas Man etj. Të gjithë këto janë autorë të kryeveprave botërore, romaneve “E kuqja dhe e zeza”, “Manastiri i Parmës”, “Viti 93”, “Karmen”, “Krimi i Silvester Bonerit”, “Perënditë kanë etje”, “Një jetë”, “Shtëpia misterioze”, “Zherminal”, “Paraja”, “Tre shokë”, “Të kesh e të mos kesh”, Plaku dhe deti”, “Lamtumirë armë”, ‘Çifutja e Toledos”, “Çoçarja”, “Saga e Forsajtve”, “Lulet e mollës”, “Dhe yjet rrinë e vështrojnë”, “Çitadela”, “Budenbrokët”, “Ushtarin e mirë Shvejk”, “Komedia Hyjnore” , “Iliada”, “Dhe yjet rrinë e vështrojnë”, “Njeriu që qesh” , “Etër e bij”, “Evgjeni Grande”, “Një jetë”, “Mont Orjol”, “Vanini Vanina”, “Gjeniu”, etj. Të gjithë këto krijime, fond i artë i bibliografisë botërore, lexoheshin me ëndje nga rinia e kohës dhe ndër to edhe nga autori i këtyre rradhëve.

Krahas letërsisë, vëndin e filmave sovjetikë e zunë filmat francezë, ku spikatnin interpretimet e papërsëritshme të Zhan Maresë, Zhan Gabenit, Bernard Biës, Zhan Pol Belmondo, Moris Rones etj. Dhe autori i Broduejt kujton edhe filmat e shumtë të neorealizmit italian me artistë kalibri si Ralf Valone, Renato Salvatore, Klaudia Kardinale, Marçelo Mastrojani, Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida, Antonela Lualdi etj.

Ku-kë-si qyteti i tre pyetjeve

-Doktori italian Massimo Inardi bëri surprizën historike

Është një befasi që vjen dimri i vitit 1961, në emisionin e famshëm italian “Rischiatutto” që drejtohej nga moderatori i jashtëzakonshëm Majk Bongiorno. I ftuar doktori Massimo Inardi. Rreziko duke luajtur, kjo ishte në esencë pjesmarrja në emision. Dhe Inardi fitoi atë mbrëmje 48 milion lireta. “Rruga” Broduej e ndiqte e tëra këtë emision shumë popullor. Kuptohej në mënyrë kladestine. Alimehmeti e sjell të freskët këtë Inardin, sikur emisioni të ketë ndodhur tani vonë. Majk Bonxhorno e pyet Inardin:

-Ekziston një qytet në Europë, emri i të cilit përbëhet nga tri pyetje. Ku gjëndet dhe cili është emri i tij?

Përgjigjen po e japim italisht, për të ruajtur fuqinë dhe befasinë e reagimit të Inardit.

“La citta esiste e si trova in Albania, si chiama Kukësi. Ku in albanese significa dove in italiano, Kë in albanese significa chi in italiano e si in albanesse significa come in italiano”. Surpriza vazhdoi të begasojë dhe trondisë shikuesit dhe drejtuesin e emisionit.

Bonxhorno formulon pyetjen e dytë.

-Ekziston një krahinë në Shqipëri, e cila mban për emër mbiemrin tim. Më thuaj si quhet ajo?

-Mirdita, ishte përgjigja e menjëhershme e doktor Inardit.

Kjo ishte lënda e parë, që u diskutua të nesërmen në mbrëmje nga djemtë dhe vajzat e Broduejit. Çdo shqiptar ndjeu krenari për përgjigjet e doktorit të paharruar italian Massimo Inardi.

Durrësi dhe durrsakët kapitull i rëndësishëm i librit

Në një anë kam të drejtë të ekzaltohem për botimin e këtij libri. Alimehmeti një kapitull ia kushton, vendlindjes time, Durrësit të mallit dhe sentimentit tim. Ky kapitull titullohet: “Durrësi im, porta e Shqipërisë”. Kam të drejtë ti jem mirnjohës Alimehmeti, që nuk e ndaj Durrësin nga Tirana dhe durrsakët nga tiranasit. Shkruan me mall, me emocion dhe letra e librit më duket sikur është lagur nga lotët e tij. Një 75 vjeçari, vitet 60 i duken më të ëmbël se mjalta, pasi është rinia e tij, një rini me ëndërra dhe dëshira, ku të rinjtë e rrugës Broduej, ishin shumë të organizuar, shumë të lidhur njëri me tjetrin dhe e donin Shqipërinë njëlloj si bota e qytetaruar e rinisë së vëndeve të zhvilluara.
Ja çfarë shkruan Alimehmeti në “Broduejin e Tiranës”:

-Sapo kalonim tunelin e Rrashbullit, deti çfaqej përpara befasisht. Gjithë ajo hapsirë ujore më krijonte një ndjesi të çuditshme në shpirt dhe në ato çaste me dkej vetja krejtësisht në kraharorin e ngrohtë të Durrësit tim. Nuk besoj që pas kësaj që thashë, të më paragjykoj kush. Edhe pse lindur e rritur në Tiranë në një familje autoktone brez pas brezi, përqëndrimi i së cilës daton me themelimin e qytetit, fakrtikisht Durrësin jo vetëm se kam ndarë nga Tirana, por këto dy qytete si ka menduar kurrë të shkëputur nga njëri tjetri. Kështu i kam konceptuar gjithnjë dhe cilido le të thotë ç’të dojë. Për mua si Tirana ashtu edhe Durrësi, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ende sot e kësaj dite një i vetëm. Veçmas kësaj natyrisht jam i ndërgjegjshëm dhe nuk mund ta mohoj kurrsesi faktin, që një pjesë e kësaj dashurie e ka zanafillën në fëmijërinë e hershme. Ndaj kur të rritej, nuk do të nguronte të thurte disa vargje për qytetin e lashtë në brigjet e detit, nxitur më shumë ndofta edhe ngaqë më vonë pasi lexoi Heminguejin i qe fiksuar shprehja : “Në këtë botë vendi i fundit i lirë është deti”.

Ndjehesh i prekur dhe i privilegjuar si durrsak, ku shpirti dhe pena e Alimehmetit, ndalen nga traditat e hershme të lidhjes së Durrësit me Tiranën. Tiranasit që herët kanë bërë tregti me durrsakët, ku kujton famljet e famshme Shijaku, Dovana, Manushi, Myshketa etj. Gjatë luftës kur Durrësi u zbraz, durrsakët gjetën strehim në Tiranë. Aty bënë krushqi dhe vazhduan shkollat. Durrësi ashtuj si Tirana, kishin shumë emërtime të përbashkëta si kinema “Republika”, lulishtja “1 Maji”, hotel “Vollga”, pastiçeri “Tirana” etj. Vetëm Broduej nuk kishin durrsakët. Por inflencat perendimore në Durrës janë të hershme, ku edhe regjimi i rreptë komujnist nuk i ndali.

Durrësi mbeti për Tiranën portë hyrëse e perendimit. Marinarët durrsakët, me kulturë dhe aftësi profesionale sillnin revista ku flitej për kulurë dhe sport, ndanin sapu palmolive apo çimçakiza, sillnin rrobe ku shpreheshin shijet e modës nga vendet ku blihej malli, syzet e dellit dhe rrobat e banjos. Vajzat dhe djemtë durrsakë visheshin me shije dhe rroba të veçanta, falë këtyre marinarëve që shkelnin në shujmë porte të vëndeve të zhvilluara.

Alimehmeti kujton famën e djaloshit durrsak Tim Turra, që me intuitën dhe inteligjencën e tij arrinte ti përdorte sipas dëshirës marinarët e huaj. Madje në Durrës erdhi enkas një gazetar i huaj për të shkruar për Tim Turrën dhe është mahnitur nga shkalla sipërore e njohjes së disa gjuhëve të huaja. Botimi i shkrimit u shpërnda edhe në Durrës.
Pastaj në libër Bedri Alimehmeti flet për të rinjtë e basketbollit, siç quheshin Harlemat e Dhimtraq Gogës, për Niko Dovanën, për boksjerët durrsakë Sharra, Çeta, Allushi, Reçi, Bardheti, për atletët Rruf Kazazi, Pian Dhamo, Daut Falli, për volejbollistin Napolon Llalla, Lluka Prifti, Met Kthupi, për basketbollistët Dhimitraq Goga, Niko Hercek, Spiro Urumin, për notarët Bon Kadiu, Niko Kurani, Kastriot Karamuço, Hysen Haxhinë etj.
Ai ndalet edhe tek arti e kultura e njohur durrsake duke kujtuar Nikolin Xhojën dhe Spoiro Urumin, Vangjel Hebën, Donika Barçin, Teodor Rupin, Haxhi Ramën, Kadri Pirron, regjisorin Panajot Kolo, estradën e Durrësit me regjisor Gjergj Vlashi, aktorët Spiro Strati, Aleksandër Pepa, Enver Likmeta, Aishe Stari, Elibeti Tirana, xhezbanistin virtuoz Bebekun (Qendro Koçi), trompistin Enver Mara, instrumentistët Petraq Dhamo dhe Skënder Myshketa, këngëtarët Qemal Kërtusha, Sofokli Afezolli, Besnik Taraneshi, Liljana Gila etj.
Ndër të tjera shkrimtari i njohur Bedri Alimehmeti, i tërhequr drejt magjisë së Durrësit, kujton:

-Nuk ishin vetëm kaq, saktësisht duhet thënë se ndjesitë që na dhuronte ne djemve të “Broduejit”, Durrësi i viteve 60-të ishin të pafundme si deti Adriatik. Kënaqësi tejet të veçantë ishte për ne, po qe se na rastësiste, atë mbrëmje në xhiron e Durrësit, idenm si ajo që kryhej në bulevardin e Tiranës të shihnim Vera Bejën, që në sezonin veror eklipsonte një plazh të tërë me përsosmërinë e bukurisë. Pak ishte ta krahasoje me figurën e vajzës në mozaikun “Bukuroshja e Durrësit”, i sapo zbuluar në ato vite nga arkeologu i njohur durrsak Vangjel Toçi.

Vera Beja një vajzë e përkryer durrsake, meteor vezullues në qiellin shqiptar të viteve 60-të, veçmas bukurisë fizike mbi të gjithë kishte dhunti të veçanta shpirtërore. Me sjelljen, edukatën e kulturën të impononte respekt e admirim, por që fatkeqësisht ishte e privuar nga diktatura si dhe shumë të tjerë për të vazhduar studimet e larta, meqë ishte e bija e të pushkatuarit me grupin e deputetëve Shefqet Beja.

Të gjitha në një

Libri i Bedri Alimehmetit “Bridueji i Tiranës” ka ngjarje jetësore të mrekullueshme, që të ngjallin një mijë herë respekt dhe nderim, për një brez të artë, që ani që nuk kishin kushte dhe nuk mbështeteshin në idealet e tyre të lirë, në kultin e besimit dhe hpasirën e mendimit, bënë një opozicion mjeshtëror duke i thënë brenda familjes së madhe që quhej djemtë dhe vajzat e rrugës “Broduej”, atë çka ndjenin dhe ajo që duhej të ekzistonte në fakt.

Regjimi shumë i fuqishëm diktatorial, nuk ia mundësonte daljen hapur të tezave dhe bindjeve të tyre, pasi pasojat ishin të tmerrshme, por ato gjenin forma dhe mundësi reagimi, duke ironizuar me shumë mjeshtri monopartitizmin e sëmurë, kultin e individit dhe bllokimin e zërit dhe mendimit ndryshe. Muzika e huaj, këngëtarët e famshëm italianë të brezit të viteve 60-të që janë me qindra, programet aq të ndjekura si festivali i San Remos, kanconisima etj. diskutoheshin gjërësisht në “Broduejin e Tiranës”. Autori i këtij librij të rrallë dhe të veçantë në llojin e tij, ka meritën që i sjell aq të gjalla dukuritë interesante të atij brezi, por falë edhe një memorie fantastike, jep shembuj e fakte që të rrënqethin mishtë, e të rrisin në doza maksimale dashurinë dhe nderimin të brezit të rrugës Broduej të viteve 60-të.

Bedri Alimehmeti, me ndjesinë e një shkrimtari profesionist, por edhe të një patrioti, të një djali tiranas që e don sa vetja qytetin e lindjes Tiranën dhe qytetarët e saj, ka hedhur në letër bukuritë e rralla shpirtërore të atyre djemve e vajzave, që flitnin pa frikë brenda gjirit të tyre, duke iu ruajtur provokimeve dhe agjentëve të shumtë të sigurimit të shtetit.

Prishja me Bashkimin Sovjetik, vizita e Çu En Lait në Tiranë dhe afrimi me kinezët, xhaketa me një mode tërheqëse e Skënder Hykës blerë në Amsterdam kur Tiranë luajti me Ajaksin në vitin 1970, gruaja ruse e Dritëro Agollit, kalimet nëpër Broduej të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare e gruas së tij, shkrimtares nga Elbasani Helena Gusho, kalimet si sfilatë mode të vajzave të ambasadës polake në Tiranë, për dyqanin e luleve dhe miset e Broduej, duke përshkruar me penelata tërheqëse bukuritë dhe nurin mahnitës të vajzave tiranase, lulëzimin e artit figurativ dhe muzikës shqiptare, festivalin e 11-të të këngës, krijimtarinë e fuqishme muzikore dhe letraro artistike në Shqipëri, plenumin e katërt famëkeq, që solli kasapanën dhe duke bërë “gjakderdhjen” më të pashembullt shpirtërore të një kombi, çensurën e librave që botoheshin dhe filmave që çfaqeshin, për talentin e letërsisë shqiptare Mustafa Greblleshi dhe romanin e tij, themel i krijimtarisë së mirfilltë letrare “Gremina e dashunisë”,por që u burgos nga regjimi së bashku me shkrimtarët Petro Marko dhe Andrea Varfi, për Bitëllsat e Pogradecit me historinë tragjike të vëllezërve Darova, që ngritën në këmbë artëdashësit shqiptarë, për estradën e ushtarit dhe shpërthimin e Vaçe Zelës, për parkun “Rinia” e Tajvanin e soçëm, për artistët e estradës së shtetit dhe teatrit popullor, hoteli i famshëm popullor në plazhin e Durrësit “Breshka”, për pastiçeri “Tiranën”, Ferdinand Dedën dhe birrari “Partizani”, për “Vollgën” e Tiranës, për muzikën dhe ndjesitë e shpirtërave tanë, për frenimin e Ajaksit të madh nga bardheblutë e Tiranës, për flokëgjatin nga Belfasti Xhorxhi Best, koshi i artë i Oransodës nga Besnik Pëllumbi (Keçi), nga batutat e profesor Lymit, nga mbrëmjet emocionuese të dëfrimit ku këndoheshin këngët e Bitëllsave, të Adriano Çelentanos, të këngëtarëve me emër të muzikës së lehtë italiane dhe të asaj botërore dhe që ruheshin si në ilegalitet nga vetë të rinjtë se mos spiunoheshin dhe survejoheshin, futbolli i Tiranës dhe figura emblematike i kolosit të skenës Kujtim Spahivogli etj. etj.
“Brodueji i Tiranës” simbollizon çdo rrugë apo rrugicë në çdo qytet të Shqipërisë, ku kërkohej liri dhe demokraci në forma të ndryshme të reagimit popullor, por që sistemi i kohës i vrojtonte me kujdes, për t’i ndëshkuar me ashpërsinë dhe rreptësinë më të madhe.

Sentimenti i Bedri Alimehmetit është në përmasa drithëruese, duke nxitur të jem vetë i pari, e më pas secili prej jush për të bërë atë homazh të merituar, ndaj këtyre djemve e vajzave, që patën kurajon të sfidojnë diktaturën e të themelojnë rrugën historike, aq të dashur me emrin “Broduej” që Bedri Alimehmeti e kthen në himn nëpërmjet librit “Brodueji i Tiranës.

 

blank

blank

Pasqyrëza dhe trëndafili- Tregim nga FERIDE PAPLEKA

“Trëndafili nuk ka përse
Ai lulëzon sepse lulëzon.”
Angelus Silesius

Po ta shihje me vëmendje, pasqyra jonë e madhe, e kthjellët si pika e lotit, llamburiste nga shkëlqimi i dritës në fytyrat tona. Ajri i rimtë që e qarkonte, mrekullohej nga harmonia e përsosur që mbretëronte në atë hapësirë të lëmuar. Aty barisnin këmbëzbathur, krejt të trëndafiluara ëndrra, lot, melankoli, si dhe një varg i vetëm poetik që shpaloste ndjesitë më të ëmbla dhe përbetimet më tragjike të botës. Pasqyra herë merrte ngjyrën e emocioneve tona, të ngjashme me ato zhumbricat që shpërthejnë pranverave buzë lumenjve dhe herë tjetër gurgullonte nga të qeshurat tona, të kthjellëta si zëri kristalor i një fëmije që për herë të parë thërret: “mëmë!” Symbyllazi ne pastaj mbanim vesh si tingëllonin kambanëzat magjike të përrallave e gjëzave të fëmijërisë dhe sesi ia behnin kujtimet tona njësoj me ato rrezet bredharake mbi ujë. Kështu qielli i jetëve tona popullohej me diej e hëna imcake që lindnin e nuk perëndonin. Lemerisht e hirshme bëhej pasqyra kur në mënyrë të befasishme përftonte trajtën e fjalëve që i murmurisnim ne njëri-tjetrit kur ishim në prag të dashurisë.

Ndërkaq mua më vjen ndër mend që kur shihje pasqyrën ti ishe i ngazëlluar dhe shqiptoje në mënyrë të ngadalshme: “Është ag që kridhet, pemishte që lulëzon në çdo stinë, vogëlushe që shermasheku ia ka lidhur kurorë mbi leshra gjethnajën e vet”. Duke dashur të imitoja ty, unë përkëdhelja njëherë dorën tënde si të ishte pëllumbth që hap krahët për fluturim dhe shtoja: “Është kohë plot brengë, hënë mëngjesore që rrëshqet si trishtim, maskë e vdekjes me qerpik të gjallë.” Pas kësaj, shpirti ynë transformohej në diçka që nuk shprehet me fjalë, gëzim i përzier me hidhërim, roman i zemrës, iluzion, e vetmja e vërtetë e jetës. Ti bëheshe shigjetë, unë mjegull që e shtyn era. Dhe shfaqeshin mes nesh fantazma pothuajse shekullore që kuvendonin. Ishte një gjendje marrëzie ku dëgjohej fjala e parë e botës. Doemos ishte edhe shenjtërim.

Në gjirin e saj të mermertë pasqyra ruante ca reflekse alle që kishin të bënin me dashurinë tonë dhe që ishin të kuptueshme vetëm për sytë tanë. Bie fjala: klithjet tona të dëlira (tamam të marrosura për atë që na shihte), ndërsa ecnim nën një shi maji që rigonte dhe nderej në hapësirë si pluhur i argjendtë apo si avull i praruar; ecjen tonë romantike kur u ngjitëm në një majë të lartë dhe kundronim sa të veckël dukeshin njerëzit dhe sendet poshtë [Demokriti në Antikitet pati hipur në kodrat e Athinës që ndodhet jo larg nesh dhe qe shqyer së qeshuri me vogëlsinë e njerëzve që nxitonin për kotësira dhe ata (njerëzit), si ta miratonin pa e ditur cilësimin që u bëhej, thoshin se kish shkalluar Demokriti]; ëndërritjet e një dite me borë kur ngarendnin nëpër pyll si dy hyjni të dehura, ngaqë kishim pirë shumë bardhësi; kërkimin tonë të paepur, gati të mynxyrshëm për një kopsht të fshehtë si ai i Hesperideve, pa shtigje (në mos më gënjeftë zemra ne donim të vendosnim aty lumturinë tonë, se me siguri kishim ndonjë parandjenjë të ligë); heshtjen tonë të mrekulluar përfund një muzgu plot yj, plot këngë bulkthi e ndriçime xixëllonjash. Ne ishim të harruar si dy objekte të universit, pa jashtësi, por me brendësi korali e të transfiguruar në Venera dhe Adonisi…

Ana e majtë e pasqyrës ishte mbushur me kujtime puthjesh të ndërprera, me keqkuptime, zënka, mëri, me ëndrra të grisura që i patëm arnuar përsosmërisht, me iluzione të copëtuara që megjithëse kishim bërë përpjekje për t’i ngjitur, drita i vinte në dukje. Dhe po të qëndroje në atë krah, në mënyrë fantazmagorike ajo shfaqte edhe gjurmët e përqafimeve të stuhishme që vinin pas ca çasteve të brishta e trazuese, shoqëruar me ankthin e tmerrshëm se mos e humbnim njëri-tjetrin. Herë pas here aty zgjoheshin si nga një gjumë i rëndë edhe ca grimca kohe të ngjizura me profeci pavdekësie. Jo rrallë nga këndi me dritëhije dhe paksa ierrët i saj, se kjo gjë varej prej pozicionit, ndihej një zhurmërimë tepër melodike e fletëve të një fjalori eterik që e përdornim të dy njëkohësisht. Në kësi rastesh nuk e di se çfarë i dritësonte zemrat tona, sepse një gëzim qiellor na ngrinte lart si dy engjëj e na përkundte ëmbëlsisht, gjersa arratiseshim në ca meditime të holla e shumë të ndërlikuara për qenien dhe mosqenien, për arsyen dhe mosarsyen, për realitetin dhe mbirealitetin, për dashurinë dhe mosdashurinë e shumë e shumë të tjera si këto. Gjithsesi nga sytë tanë derdhej një lloj brishtësie që na bënte më të mençur e na zbriste në brigjet e një të ardhmeje që gjithnjë vjen me të papritura.

Në të djathtë ajo ruante ca sende që ylli i Fatit i pajis vazhdimisht me rini si: Fragmente nga Herakliti, Komedia hyjnore nga Dante, Ëndrra e një nate vere, nga Shekspir, hija e dy kokave gjeometrike të pikturës Dueti nga Georges Braque; ca tinguj orkestralë të operës Orfeu dhe Euridika nga Glück; dritësimi i një fotoje të skulpturës Puthja nga Rodin, e riprodhuar pastër, si një gjeth i larë; një çift nudo në mermer, i zvogëluar sa madhësia e dorës, skulpturë e një artisti shqiptar që s’është më e që bëjnë sikur e harrojnë; një profil i pikturës Mosha e pafajësisë nga Yoshua Reynolds, që ti thoshe se kur qeshë e vogël (më kishe parë në një foto), unë ngjaja si djallushkë me atë çupëzën që qëndron e guximshme në mes të natyrës kërcënuese, poshtë një qielli sterrë të zi, gati për furtunë (në të vërtetë është pafajësia e saj që duket si guxim). Ti shtoje se kureshtia dhe hutimi i saj bukuranë, lënë shkas për të shpjeguar se njeriu është edhe preja, por ai është domosdo lulja më e vyer e gjithësisë.

Nuk mungonte aty edhe pasqyrimi i një faqeje të bardhë, ku shquheshin me shkronja të blerta, të stilizuara, titujt e disa librave që na u deshën kur hartuam një pyetësor, si: Ngjitja në Parajsë, nga poema “Mahabharata” në sanskritisht; Thesaret e mistereve, në gjuhën avestike, ku ilustrohet edhe ideja e legjendave të moçme kelte dhe arabe se dashuria e vërtetë realizohet me vdekje; Gazele, në persishten e lashtë, kur nuk ishte e përzier me arabizma; Le roman de la Rose, tekst alegorik në një frëngjishte mesjetare, filluar më 1236 dhe mbaruar më 1280 me dy autorësi, si rrjedhojë edhe me dykuptimësi: pjesa e parë flet për artin e të dashuruarit në stilin ovidian dhe pjesa e dytë, e cila ka edhe ngjyrime antifeministe, flet për artin e të mosdashuruarit, se arsyeja dhe natyra i kundërvihen dashurisë.

Me kalimin e kohës pasqyra kishte zhvilluar edhe një pamje filmike të disa çasteve të dashurisë sonë. Ishte tamam si mirazh në një qiell pranveror ku shkëlqente pareshtur Bota e Ideve të Platonit. Në muzgun e majit ne shpesh ndiqnim me sy yllthin që vraponte drejt Veriut e derdhte aq kaltri, sa pangjyrësia s’mund të gjente kurrë vend mbi tokë. Dhe ngjarje të tilla pasqyroheshin si vegim. Hovet e shpirtit tonë vinin të spërkatura me galdim si të ishin perandori diellore që shndritnin errësirën. Intuita e çastit e vishte botën me metafizikë.Nuk mungonte aty parafytyrimi ynë për sferatqiellore që muzikonin netët kozmike. Pamja filmike na kujtonte edhe rastin kur njëherë ne shkuam larg, shumë larg, jashtë qytetit dhe mrekullisht dalluam konstelacionin Orion, me rrjetën e ndritshme, të quajtur shpata e Orionit, formuar nga tre yj njëri pas tjetrit që lëshonin një dritë ngjyrëmjaltë si të ishin kredhur në një ëndërr të përjetshme. Duke u kthyer, na patën rënë mbi supe ca lule jargavani që kushedi nga i kishte prurë flladi i mbrëmjes. Me aromën e tyre të këndshme mbi supe patëm ecur edhe pak, se mos dëgjonim nimfën Eko, e cila humbi zërin në male…

Në krye të pasqyrës ruhej edhe një hartëz e moçme dhe një çast yni kur ngjyrosnim territoret ku kish jetuar fisi Alban. Mbaj mend se ne e ndërtonim në imagjinatë të madhërishëm si Jeruzalemi qiellor i shën Gjonit, qytetin e Albanëve apo siç quhej Albanopolis. Një gravurë jepte Jasonin dhe Bashkën e artë. Një tjetërjepteSfinksin egjiptian dhe perënditë e tmerrshme nordike. Legjenda për themelimin e Romës nga Romuli recitohej dhe përsëritej. Edhe parafytyrimi ynë për Olimpin dhe luftën e perëndive greke për mospajtimet ndaj kthimit të Odiseut në Itakë ishin aty. Aty ishte edhe një episod i Odiseut që kthehej në Itakë duke mposhtur stuhitë e detit, por perëndesha Athina që e ndihmonte nuk dukej. Të gjitha këto ishin në gravura të njëpasnjëshme, disi të vogla. Kurse një gravurë mesatare jepte shën Jeronimin duke përkthyer Biblën. Ndërkohë që një gravurë e madhe tregonte princin Gjergj mbi kalë ose Skënderbeun, ashtu si quhet në analet e shekullit XV. Po ashtu në gravurë ishin edhe tre vëllezërit Frashëri, krenarë, të menduar, të pikëlluar…Ishte Ismail Qemali me një buzëqeshje të dykuptimtë. Pastaj ishte Harta e cunguar e Shqipërisë. Flamuri…

Pasqyra na dhuronte vegime dhe mendime për gjithçka që është e padukshme. Prandaj, ne shihnim mendimin që mendon, siç thotë Gaston Bachelard-i, sepse njeriu për të është zjarr, simbol i formësimit të dëshirës. Kohëve të fundit na akullonte poetika tragjike e ngjyrave të pasqyrës, që shpërndante nëpër horizont jehonën e kobshme sarvam duhkham, që do të thotë: gjithçka është dhimbje.

Natyrisht, pasqyra e madhe kërciste nga pesha e mallit, dashurisë dhe brengave që nxinte brenda, por nuk thyhej, ishte e lumtur. Dhe, e pabesueshme, ajo kishte sajuar sipas substancës së saj pasqyrishte një këngë të panjohur, të paimitueshme. Kur ti deshe të futje aty edhe refleksin e një pasqyrëze që më përkiste veç mua e që e mbaja me vete ngado që shkoja përplot me siluetën tënde si dhe me një trëndafil – trëndafil shprese që ma pate dhuruar dikur – atë çast pasqyra e madhe plasi dhe u bë copë e thërrime. Nga ciflat e saj argjendore u çlirua një frymë aq e trishtuar, sa zemrat tona pikuan gjak dhe shpirtrat tanë duke u lëkundur fort, u vithisën poshtë, në humnerë, si dy qenie mitike pa jetë. Në thellësi të dashurisë sonë nisi të frynte tufani i rëndë i vdekjes.

2001

blank

Heshtja nuk është letërsi…- Nga Visar Zhiti

Si sot, në 28 janar, vite më parë, unë u lirova nga burgu dhe u ktheva në Lushnjë, pranë familjarëve të mi…

E kam treguar dhe në librin tim “Ferri i çarë”. Isha dënuar për poezi, por poezi shkruajta dhe në burg fshehurazi.

Në Lushnjë nuk më flisnin më poetët dhe shkrimtarët, se edhe Lushnja kishte të tillë si i gjithë vendi, përveçse poetit dhe libretistit të Estradës së qytetit, Bujar Xhaferi. S’kisha të drejta më, as të profesionit, siç thuhej, megjithëse kisha qenë mësues, punoja punëtor krahu në fabrikën e tullave, atje njoha dhe njerëz të mrekullueshëm, nuk kisha as të drejtën elektorale, pra as nuk mund të zgjidhja e as të zgjidhesha. Ndërkaq unë do të bëhesha deputet i Lushnjës…

E them këtë jo se më duhej mua e as e kërkova, asgjë s’kam kërkuar, por se si jeta luan me ne, ajo ka më fantazi se dhe fantazia më e çthurur, sipas Dostojevskit, se dhe diktaturat bien, etj, mbetet vetëm dashuria njerëzore, miqësia, nëse jemi të aftë ta japim…

Mësomë të dua! – thoshte Shenjtja Nënë Tereza…

Së fundmi dolën për herë të parë të plota të gjitha poezitë e mia të burgut, i botoi “Onufri” anastatikisht në një libër të madh dhe juria e konkursit kombëtar të letërsisë në fund të vitit që shkoi, u dha çmimin e parë për poezinë.

E kam treguar se ato dolën nga dheu, ku ishin fshehur, nga terri në dritë, por dua të theksoj tjetër gjë, jo për vete, unë e di, se ne qëndruam në ferr dhe me poezinë tonë, kurajo morëm dhe prej jush, i mbrojtëm të tjerët, shokët siç dhe na mbrojtën dhe… dhe… dua që përndjekjen tonë ta shikoni dhe si histori dhe përvojë që duhet, mbase, por i shërben njohjes, të vërtetës, por dhe të ardhmes; edhe librat tanë shikoheni si dëshmi artistike, se heshtja, të mos shkruarit, nuk janë letërsi dhe s’ka pse të mburren… Dostojevskin, e kujtoj prapë, libri i tij i burgut “Shënime nga shtëpia e të vdekurve” nuk e pakëson, përkundrazi, madje pasuron gjithë letërsinë botërore. Edhe Dante s’do ishte më siperan dhe më me rrëzëllim pa “Ferrin” e tij… pra më mirë që shkruajtëm dhe dhe në ferr, kur nuk na lejohej, dhe mbi tokë, ju, të gjithë bashkë, bëjmë letërsi shqipe, se heshtja nuk është letërsi, e përsëris.

Një kritik i njohur, studiues i letrave shqipe, Dr. Luan Topçiu, shkruan se do të ishte anomali mosvlerësimi i “Dorëshkrimeve të fshehta të burgut”, edhe në letërsi, sipas tij, ka etikë dhe qëndrime morale…

I thashë këto sot në ditën e lirimit tim, se liria, jo urrejtja dhe ambicjet makbethiane, por dashuria dhe vlerësimi, pra liria e kujdo qoftë, sa më pranë, e birit, e bijês, e vëllait, e motrês, e mikut, e shokut, e fqinjit, e të panjohurve, na bën të gjithëve më të lirë, edhe më të mirë. Edhe atë që shkruajmë…

blank

Papafingo e thesareve Nga Aida Meti

Kujtime të ëmbla
të varrosura në pluhur,
trungje të mbushura
me rroba të vjetra
libra të grumbulluar,
qoshet plot me merimanga
Një tokë, e harruar,
ndoshta nuk
është punuar
një album me foto
bileta udhetimi
Lart e posht
Per te shijuar qytetet e botes
Punime të vogla
me urime për festat
Fraza të ëmbla
kushtuar dashurise
Urime per festen e
mamasë dhe babit,
një poezi për gjyshërit
një foto e zbehur
shumë kohë më parë.
Shikoj detajet e motit
mes copëzave
të gazetave
era e fortë
e veres së trashëguar
të bën të mendosh
se çfarë do të thotë familje.
Për ata që nuk kanë një të tillë
Unë e jap këtë kujtim
atyre që e kishin
dhe e lanë
Dhe ju te tjereve qe e keni lene
të ktheheni
e atyre qe nuk e kan me

sepse edhe ajo që ka mbetur jeton.

Aida Meti

 

 


Send this to a friend