PLAKA E SHKODRËS:NUK BAHEM SI ATA QË E VJEDHIN SHPINË E VET!
Plaka e Shkodrës doli në treg për të shitur disa nga prodhimet e kopshtit. Pasi i shiti prodhimet me lekët e fituar shkoi në një dyqan për të blerë gjanat e nevojshme për familjen.
Hyni në duqan i bleu artikujt që i duheshin, por kur erdhi në fund të raftit për me ble artikullin e fundit, i munguan lekët. Për këtë arsye iu drejtue shitësit:
– A ka mundësi që ketë artikull të ma lëshoni si borxh,-i tha plaka e
Shkodrës shitësit.
– Jo nuk ka artikuj me borxh,-thotë zashëm shitësi një djalë i ri.
– O bir im, ma lëshoni ketë artikull dhe borxhin ua kthej javën tjetër,-
tha plaka.
– Nëse nuk ua kthej borxhin, unë nuk do të bahem si ata që e
vjedhin shpinë e vet, i tha plaka e Shkodrës, shitësit në dyqan.
(Shënuar në Prishtinë nga Skënder Karaçica)