VOAL

VOAL

Piktori i njohur Avni Delvina na sjell versionin e tij të autoportretit të Van Gogh dhe portretit të Giocondes tiranase

July 31, 2021

Komentet

FAIK KONICA I SHQIPËRISË EUROATLANTIKE, TË CILIN STUDIUESI FOTAQ ANDREA SËRISH NA E VË PËRBALLË… Nga Visar Zhiti

Një Antologji tjetër Koniciane, e madhe dhe tërheqëse si një risi, me vlera dhe rëndësi të veçantë, “Për një Shqipëri Europiane”, e përgatitur me kulturë nga studiuesi i mirënjohur, Fotaq Andrea, që nuk ka shumë kohë që më ka ardhur, por gëzimi dhe i këtij botimi është i tillë që nuk ikën, sa herë e merr ndër duar dhe e shfleton. Leximi i tij është një pasurim i mëtejshëm i historisë kombëtare dhe i estetikës së saj.
Rreth 900 faqe libër nga “Botimet Jozef”, me mbështetjen e Federatës PanShqiorare “Vatra”, ku duket sikur ringjallet ajo traditë që nisi me themeluesit e saj korifej, Imzot Fan Noli dhe vetë i gjithëdituri Faik Konica.
Antologjia “Faik Konica Për një Shqipëri Europiane” përveç fjalës hyrëse të autorit Fotaq Andrea si qëmtues, përkthyes dhe përmbledhës i Veprës, ka dhe një parathënie të thukët nga Prof. Dr. Thanas Gjika, ku theksohet e mira e kësaj “pune madhore”, që, sipas tij, “deri sot ky kolos i mendimit shqiptar nuk është vleresuar sa e si duhet…”.
Konica duket se është i pa shterrshëm në dije dhe shqetësime, në kumte e befasi dhe gjithmonë shfaq faqendriçime ndryshe, me bukuri rilindase…
Nëse veprimtarët e tjerë së bashku bënë Doktrinën e Rilindjes Kombëtare, Faik Konica vetëm bëri Kritikën e saj.
Krerët e librit me rendin e artikujve të Konicës, me përkthime dhe nga origjinali frengjishtja, edhe me shqipen e tyre shenbullore, ku butësia përzjehet dhe me ashpërsinë, njëherësh dhe delikatesa dhe solemniteti, ironia, humori dhe dëshpërimi, por dhe udhërrëfim dhe shpresa rinore etj, duken sikur janë shfletim i vetë kohës, jo vetëm asaj koniciane, por dhe postkoniciane, e tashmja jonë dhe e ardhmja e Shqipërisë.
Dhe të mendosh që në gjysmëshekullin e sundimit të Realizmit Socialist krijimtaria e Konicës u përjashtua dëmshëm dhe emri i tij u la në harresë, kujtohej vetëm për t’u sharë, këtë të drejtë ia jepte vetes me shumicë diktatori Enver Hoxha dhe atyre që përzgjidhte ai dhe që sakatuan letrat shqipe dhe mendimin rilindas shqiptar.
Por kjo s’mund të vazhdonte përgjithmonë, ishte e panatyrshme.
Konica është dhe natyrë e shqiptarit, karakteri qytetar i buçimës së kulturës perëndimore në të, më europiani.
Thënë shkollarisht, dashuria për Shqipërinë, rimëkëmbja e saj shpirtërisht, si komb, popull e shtet, patjeter me kulturë europiane, e bëri Konicën prijëtar moral, e bashkoi me patriotët, me gjithë prapësitë dhe ndasitë e sherrnajën, etj.
Pikërisht kjo vepër më e re nga Fotaq Andrea këtë shpalos, një Faik Konicë që duhet, aktual, por dhe si kundërvënie e kurrupsionit moral, ku duket se dashuria për atdhe, që bashkonte, ndjehet si arkaike, ka sjellë një si përçarje, se janë bërë më të rëndësishme ideologjitë, nostalgjia kriptoenveriste, politika e ditës dhe pasurimi jo i Shqipërisë, por i vetes.
Konica me shokët e tij të lartë pasuruan Shqipërinë shpirtërore.
Nuk mund të rrija pa përgëzuar autorin, studiuesin skrupuloz dhe pasionant Fotaq Andrea,
Më erdhi Antologjia, – i shkruaja, pati mirësinë dhe ma dërgoi z. Thanas Gjika, – vepër dinjitoze dhe e duhur për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që janë larg atdheut, ka dritën e një Yll Polar që i priu ëndrrës, dëshirës, ndjesive, na tregon një rrugë të madhe, një përpjekje, estetikën e saj dhe shijen e bukur të gjuhës amë. Tani falë Jush! Është dije dhe mbetet frymëzim. Duke e patur Librin dhe me autografin Tuaj, ai bëhet edhe më i çmuar për mua.
Me mirënjohje për punën Tuaj të madhe dhe miresinë, duke ju uruar sërish më të mirën,
me besë! – siç thoshin rilindasit.
Vërtet e çmoj shumë këtë “marrëdhënie ndërlibrore”, – po e quaj tani, përhapjen e librit tonë midis nesh nëpër botë.
Ndërkaq në përgjigjen e tij z. Fotaq Andrea ndër të tjera shkruante se “Konica i madh shkëlqen me fjalën e tij në atë vepër dhe shumë pak kemi bērë për të. Është i paarritshem, i pakapshëm, i gjithëgjendur në tërë fushat e albanologisë e të shoqërisë”.
Po edhe shkëmbimi i letrave, mesazheve, ideve, mendimeve dhe shqetësimeve, edhe me ata që nuk je takuar ndonjëherë, vazhdon një traditë të vyer, sot e lehtësuar mrekullisht nga teknologjitë moderne, kur tani në kohë reale krijon opinione dhe i shkëmben ato, përcjell punë e bashkëpunim, mirëkuptim dhe veçime, etj, ndërkaq bëhet dhe më e qartë, mendoj, vepra madhështore e të parëvé tanë, përpjekjet e tyre parake dhe legjendare për dije dhe dritësim.
“Biblioteka lëvizëse” – siç e ka quajtur Konicën shkrimtari francez Guillaume Apollinaire, – rivjen në kohën tonë kudo ku ka bashkëkombas, falë dhe atyre konicianëve të shquar si Fotaq Andrea, duke përhapur shpirtin rilindas me frymën perëndimore duke na bashkuar gjithnje e më shumë me kulturën moderne euroatlantike, duke bërë realitet ëndrrën, por dhe përkatësinë…

Një ese e PIRRO LOLIT- Nga Përparim Hysi

“Duumvirati i një stine që shkoi”
(ese)

PIRRO LOLI është,njëherësh,shkrimtar, eseist dhe poet. Në të tria fushat e krijimtarisë, pa menduar se e”përkëdhel”,është i një”sëre” të lartë, Është autor i 20-librave dhe kushdo që ka lexuar nga PIRRO LOLI,jo vetëm ka mbetur i kënaqur,por dhe është befasuar. Jo vetëm i gjerë,por dhe i thellë. Këto arritje të tij janë fryt i një studimi të thellë apo më saktë:”Ai ka pirë ujë në burimin e dijeve dhe nuk ka bërë gargar”. Poezinë e ka moderne dhe unë e kam pak “inat”,se nuk shkruan me rimë. Për PIRRO LOLIN si krjues cilësor shumë planesh kanë shkruar me vlerësime super shumë shkrimtarë dhe eseistë,si: MOIKOM ZEQO,ZIMO KRRUTAJ,THANAS MEDI; SPIRO DEDE,SHPËTIM KELMENDI;FARRUK MYRTO,ZIKO KAPURANI dhe lista është e gjatë.
*
Pse po qëndroj tek kjo ese? Së pari, mund të them se një esesit si PIRRO LOLI,i zbritur në fushën e “eseve”,distilon pika urtësie dhe i shpërndan o në gazeta,ose siç ka bërë tek libri”Demonët e krijimit”. Nga ky libër,kam veçuar esenë e spërmendur. Dua të them për lexuesit që nuk e njohin cilësinë e shkrimeve të PIRRO LOLIT,se qoftë në prozë,qoftë në poezi a ca më shumë tek “esetë” nuk para është i tretshëm për çdo “stomak lexuesish”. Sidoqoftë, në tërë gamën e krijmeve të tij,përcjell mesazhin e madh:”Shkrimtari ka një vend të vetin në epokën,kur jeton.Asnjëherë nuk duhet të heshtë apo të bëj sikur ç’ndodh,nuk është problemi im apo nuk ka ç’më duhet”. Poeti Amerikan,DAN FANTE,ka shkruar:”Të heshtësh,bën akt terrorist!”. ZHAN POL SARTËR,në kohën e vetë,kritikonte FLAUBERIN dhe EDMOND GONKURIN që nuk shkruan qoftë dhe një fjalë për represionin që pasoi KOMUNËN”.Kur i kundërvu dikushv se nuk qe”punë për ta”,ai përqasi EMIL ZOLA për “Çështjen Drejtfus”. Nëse PIRRO LOLI shkroi këtë ese kaq të guximshme kundër”Dyshes së madhe të Realizmit Socialist”, më duket sikur ka bërë për vete,një thënie të HYGOIT” Asgjë nuk është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se sa një ide për të cilët janë pjekur kohët dhe kushtet”.
“Duumvirati i një stine që shkoi” është një ese,në qendër të së cilës,”lakohen” KADARE dhe AGOLLI. Është i pari në fushën e letrave shqipe që me një gjykim të kthiellët vë pikat mbi i. Kur lexoj esenë,PIRRO LOLI, ka një penë vetëtimë. Vetëtima qëllon lartësitë. Duke i bërë objekt të esesë së tij,sikur shtron pyetjen:-Ku ishit ju,ADAMËR,kur bash nga LIDHJA E Shkrtarëve dhe ARTISTËVE, kishte”shurdhim”,ndonjëherë mbështetje,kur burgoseshin,internoheshin,ca më keq:pushkatoheshin si XHAGJIKA,GENC LEKA,VILSON BLLOSHMI apo ca më keq fae: varej POETI HAVZI NELA. Jini fajtorë se me shkrimet tuaja i thurët”oborrin “Tiranit. I kthehem dhe stërkthehem kësa eseje, dhe them se me PIRRO LOLIN ka ndodhur ajo që ka thënë DIANA,PRNCESHA E UELLSIT:”Unë nuk ndjek rrregulloren. Unë drejtohem nga zemra,jo nga koka”. Nga zemra oqean e PIRROS ka dalë kjo ese. Është i pari dhe i vetmi. Ai,përmjet esesë,nuk kërkon as dënim dhe as “linçim” për “Dyshen” e madhe,por duke goditur vjen tek një përggjithësim i madh:”Fajtorë që diktatura zgjati një shekull,të gjithë kemi faj nga pak.
Kur lexoj”Demonët e krijmit” të PIRRO LOLIT,nuk kam si mos pranëvë,atë që ka thënë EZRA POUND:”Disa libra përbëjnë një thesar në themel:duke i lexuat vetëm një herë,të mbetën në mendje për tërë jetën”. Pse është i tillë libri i PIRRO LOLIT më rri në kujtesë e relaksohem me guximin e tij i ntelektual. VIKTOR HYGO thotë:”Letërsia prodhon qytetari e guxim;poezia prodhon idealsitë”.Këto atribute i ka PIRRO LOLI dhe ngaqë është i pari,ai sikur ka bërë të vetën,atë që ka thënë RALF WALDO EMERSON:” Mos shko aty ku është shtegu,por shko hap shtegun dhe lërë gjurmë”. Dhe gjurma e tij është aq e madhe.
PIRRO LOLI! E di pse po shkruaj për ty? SE kemi vjete pa u parë. Sikur ti nuk je në TIRANË,por në MADAGASKAR!!! Por fajin na e ka mosha që unë,më mirë mos qofsha! Dhe për një arsye tjetër,PIRRO:”Vuaj nga “sidroma” e ALFRED DE MUSE që ka shkruar:” Sikur mos më pengonte kurioziteti se ç’do ndodh nesër,kushedi sa herë do kisha vrarë veten!!!
Shëndet e të shkroftë pena PIRRO LOLI!
Tiranë,12 prill 2025

LAURETA REXHA, NJË POETE QË ZBËRTHEN KOMPLEKSET E JETËS NË DIMENSIONE TË NDRYSHME- Nga TAHIR BEZHANI

Libri “Verë me diell të djegur” një kambanë paralajmëruese në cilësinë e vargut poetik.

Laureta Rexha :“ Verë me diell të djegur,” poezi, 2024, botoi ”Logos. A” Shkup.

Para disa ditësh autorja me dhuroi librin “Verë me diell të djegur” me dedikim, të cilin e pranova me kënaqësi dhe dëshirë për lexim. Këto ditë, sipas një “rregulli” të leximit me radhë të librave të miqve dhe mikeshave, krijues-e të artit poetik, lexova librin me një kënaqësi të veçantë, me që përafërsisht, njihja talentin e kësaj poeteje të re e me entuziazëm prej krijueseje me talent të spikatur.

Shkrimtari i madh Kolen thotë: “Njeriu përbëhet nga gjërat që kanë kaluar, para se të arrijë aty”. Në këtë kuptim, dua të them se e njihja që moti familjen e poetes, prindërit intelektualë, gjyshi ishte një gojëtar me autoritet odash, i fjalës së mirëfilltë, me brumin e traditës dhe edukatës familjare. Prandaj, edhe kjo bimë nga trungu i traditës sonë kombëtare, do mbetet një vazhdimësi me të gjitha mirësitë trashëguese e respekt, jo vetëm në Rekën e Keqe, por në mbarë vendin.

Kush është Laureta Rexha?!

E lindur me 1993 në fshatin Dobrosh të Gjakovës, e brumosur me dije universitare, ka mbaruar Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e “Hasan Prishtina” ,dega në Gjakovë, ku ka vazhduar me Master në letërsi Angleze . Merret me përkthim të poezive dhe hulumtimeve të ndryshme letrare e shkencore. Autore e katër veprave letrare me poezi.

Libri poetik “Verë me diell të djegur,” botuar në vitin e kaluar, është një libër poetik me vlera të veçanta, ku vargjet e poetes të drejtojnë në shumësinë e këndvështrimeve jetësore. Nga ku jeta ka burimin në rrjedhat e normale, pastaj teksa degëzohen përplasjet e valëve të jetës, në shtratin me shumë dredha e me sakrifica për ekzistencë

Intuita e poetes depërton deri në thellësi shpirti, atje ku syri shikon thellësitë dhe zemra dëgjon dhimbjet, duke gjurmuar e shijuar gjithë koloritin e jetës, atë plazmë dedikuese ku përplasen emocionet e brendshme njerëzore, për të mësuar e kalitur strategjinë e një rrugëtimi me plot sfida.

Laureta Rexha, autorja e librit “Verë me diell të djegur”

Autorja e librit, Laureta Rexha që në poezinë e parë, ”Rrethimi”, plas cipën e durimit mbërthyer me vargje alternative, mes dashurisë për vendin, ”ku me lule jam rrethuar” dhe pakënaqësisë së ecurive jetësore, ”nën këmishë të gjatë, të zezë/vetja ime ka zënë vend thellë diku në mua,” dhe guximit për të arritur atje ku synon imagjinata e saj, në emancipimin e kuptimplotë të femrës shqiptare si domosdoshmëri kohe.

Prandaj e mbyll mendimin me vargjet “ Dhe në një udhëtim të shkurtër/ Një premtim shumë kohë më parë asaj ja pata dhënë/Prandaj vetja ime asnjëherë nuk më ka lënë!”

Guximi, durimi e vetëdija janë tipare që mbartin kohën në vargjet e poetes Laureta Rexha. Këtë qëndrim autorja e mban edhe në poezinë “Aromë Lulesh”, duke u përpjekur që ta korrigjojë veten në rrugëtimin e saj, shkruan: ”Kalimi nëpër stinë të jetës/athua më kishte pjekur a venitur!..”

Një tjetër poezi nga libri “Vargje me diell të djegur,” ku poetja i rikthehet të kaluarës së saj me nostalgji , plot krenari për arritjen në dyert e dijes universitare, në atë metropol të universit të dijes . Këtë emocion nostalgjik e lexojmë në poezinë mjaft të ndjeshme, ”Vajza me xhaketë të kuqe ”,ku pos tjerash vargëzon:
“ Do të jam prapë ajo/vajza me xhaketë të kuqe/që vrapon stacionesh/që ëndërron për jetën/ajo vajzë nuk ka frikë për asgjë.”

Padyshim, një guxim dhe vetëbesim në vetveten, për femrën shqiptare, për kohën e re dhe emancipimin e gjinisë femërore në vendin tonë. Një guxim në ecje përpara si shoqëri njerëzore, për t’u futur në rrjedhat e botës përparimtare .

E ngjashme, akoma më brilante është poezia “Këto vajza” përmes së cilës nxjerr krahasimet kohore dikur dhe sot, kur emancipimi i femrës ka arritur kulmin e përparimit njerëzorë.
“Toka ime,” një poezi e denjë ku vargjet rrjedhin spontanisht si një “betim” imanent ndaj vendit, ndaj atdheut posaçërisht në vargjet e fundit:
” Do të shkruaj në tokën time/Në atë vetëdije/Derisa me Tokë të bëhem një”.

Përcaktimi i saj ideor për atdheun e kombin, ka vlerën e padiskutueshme për autoren Laureta Rexha, është çelësi i çdo lëvizje hapësinore, gjë që poeten dhe poezitë e saj e bëjnë të qëndrueshme e të respektuar.

Duke hedhur mendimin vështrues në gjitha poezitë e librit “Verë me diell të djegur” të autores Laureta Rexha, nuk mund të kalohet pa dhënë mendimin personal mbi përcaktimet filozofike të ngjeshura brenda botësisë personale të autores; ose çfarë i paraprin asaj në synimet e saja jetësore.

Megjithëse autorja është në hapat e parë të krijimtarisë poetiko-letrare e kjo nuk do të thotë se nuk do ndryshojë qëndrimet, vlerësimet mbi jetën e tjera gjëra që imponohen me kohën, dua të cek se në këtë libër, por edhe në dy të mëparshmet, temë bosht e qëndrimit e drejtimit të filozofisë jetësore është besimi në Zot. Qëndrimi ndaj shpirtit dhe qëndrimi ndaj materies janë tema të filozofisë së kahershme dhe e drejtë e secilit njeri në rruzullin tokësor.

Në poezinë mjaft përmbajtësore, “Përse nuk e kam të vështirë të jem e fortë,” poetja shpreh gjithë egon e saj ndaj botës që e rrethon nga brenda e jashtë vetes. Vetëm tek ai besim autorja gjen çerdhen e qetësisë se saj shpirtërore. Sa e qetë ndihet shpirtërisht me vargjet e saja kur shkruan:
” Jam mësuar me qetësinë/ Me paqen brenda vetës/ Dhe me një mbretëri shpirtërore/ Që ngritët e forcohet vazhdimisht /Nuk ka qenë çdoherë kështu/ Që stinët që ndryshojnë/ dalëngadalë u bëra gur? As dhimbja shumë nuk më dhemb /Nga ajo ditë /Të jem e fortë nuk e kam problem”.

Mendoj se një portretizim ndaj besimit në Zot paraqet atë plebishitin personal se çeshtja e materies është shpenzuese, ndërsa aspekti shpirtëror si i pavdekshëm.Në këtë prizëm i kuptoj dhe vlerësoj disa poezi të autores nga libri në fjalë.

Libri poetik “Verë me diell të djegur” i autores Laureta Rexha, ka vlerat e padiskutueshme në çdo aspekt letrar, duke u nisur nga gjuha, stili, komponimi i vargnimit, stili si individualiteti përcaktues e autorial e shumë elemente tjera të qëndrueshme. Pra, ky libër është edhe një pasuri në sfondin poetik të poezisë shqipe, një pasuri në bibliotekat tona.

Gjakovë,7prill,2024

Një libër i shkruar në gjermanishten e vjetër më 1774 mbi gjuhën shqipe dhe vllehët (trakët)

Një libër i shkruar në gjermanishten e vjetër në vitin 1774 mbi gjuhën shqipe dhe vllehët (trakët), sjellë në shqip nga Albert dhe Frida Gjoka, i shoqëruar me një vështrim kritik nga Prof. Perparim Kabo. Një nismë personale në një kohë kur shteti ka braktisur shkencën shqiptare. Një vlerësim i lartë për Prof. Kabo, Albertin, Friden dhe për njerëzit e dijes që, me pasion dhe përkushtim, sjellin në atdhe libra që hedhin dritë mbi historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Një reflektim i thellë mbi rëndësinë jetike të investimit në shkencën shqiptare, dhe elitat shkencore të standardeve evropiane!

(Video-Foto)Një mbrëmje gala me yjet shqiptarë duke festuar ditëlindjen e fotografit të shquar Fadil Berisha

Të gjithë yjet shqiptarë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare janë fokusuar përpara kamerës të mjeshtrit të famshëm Fadil Berisha, të cilit yjet shqiptare ia kremtuan ditëlindjen me një spektakël të formatit të shkëlqyer.

Në Cipriani 25 Broadway ambient i jashtëzakonshëm në zemër të Distriktit Financiar të qytetit të Nju Jorkut u organizua një mbrëmje e paharrueshme ku morëm pjesë ikona të kulturës shqiptare me aktivitet në Shqipërinë londineze dhe jashtë saj.

Gëzuar ditëlindjen Fadil!” shkruan artisti Raif Hyseni në rrjetin social duke iu drejtuar të famshmit Fadil Berisha. “ Mbrëmë në Cipriani patëm nderin e jashtëzakonshëm të festonim ditëlindjen e një prej fotografëve më të mirë në botë dhe mikut tonë shumë të dashur, Fadil Berisha. Mbrëmja ishte e hatashme e zbukuruar nga prania e të ftuarve të nderuar, përfshirë yllin e Hollivudit, Eliza Dushku. Për të nderuar trashëgiminë e jashtëzakonshme të Fadilit, ne performuam një përzgjedhje këngësh, duke i dhënë një prekje muzikore një nate të paharrueshme artistike dhe festimi.”

Në koncert mori pjesë edhe këngëtarja Parashqevi Simaku.

Midis Artistëve të ftuar ishin emrat e shquar si Inva Mula, David Tukiçi, Genc Tukiçi, Merita Halili, Olen Cezari e të tjerë.

Mjeshtrit të shquar Fadil Berisha ia uroi ditën e lindjes edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

NINULLA POLIFONIKE, SHQIPONJAT E TËRBAÇIT DHE ALBERT HABAZAJ- Nga Zamira Hyseni AGALLIU, Specialiste e Muzeut Muzeut Etnografik Vlorë

 

Shqiponjat e Tërbaçit në Odën e Grave të Muzeun Etnografik

Shqiponjat e Tërbaçit u mirëpritën me bujari në mjediset e Muzeut Etnografik Vlorë, të dielën e 30 Marsit 2025 (gjatë xhirimeve për një dokumentar folklorik dhe etnografik – nga kuarteti i studiuesve të rinj e të pasionuar, idealistë të përkushtuar dhe të devotshëm: holandezi Juri dhe 3 shqiptaro – holandezet Anisa, Enxhi dhe Eva). Shqiponjat gjetën mbështetjen humane të stafit për realizimin e misionit të tyre fisnik e qytetar me prurjen në kohë dhe të pasuruar brenda truallit e tabanit të traditave më të mira të nënave, gjysheve dhe stërgjysheve tona, patjetër dhe të tyren, se janë të gjitha gjyshe. Ato interpretuan, në fakt rilindën Traditën e Madhe me Ninullën e Djalit, gëzuar e kënduar në grup aq bukur, siç dinë gjyshet, aq më tepër gjyshe si Shqiponjat e Tërbaçit, këto heroina të heshtura të jetës e dinjitetit familjar e kulturor. Ato përkundin vërtet nipërit e tyre, domosdo, janë gjyshe të gjitha. Atyre nuk u shkojnë vargjet patetike, nuk i ngrenë dot ato që s’i mban e s’i rrit vendi, se s’janë për to. Shqiponjat e Tërbaçit, si çdo gjyshe, gurgugullojnë me vargje të thjeshta, që u burojnë nga shpirti : “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, thurur me aq ndjenjë e art origjinal nga vëllai dhe drejtuesi i tyre, Alberti. Gjyshja tund djepin e djalit, i nanurit e i këndon ninullë e në këtë gëzim të madh kanë ardhur halla, tezja, kunatat, motrat… Dhe e vogla e shtëpisë. Halla vjen me yshmer, që të rritet i shëndetshëm djali e të ketë bollëk dera. Tezja vjen me asude (ëmbëlsirë tradicionale e Tërbaçit dhe e Labërisë së Vlorës) që nëna e djalit të ketë qumësht e ta ketë jetën të ëmbël bashkë me bebushin që po rrit me aq dashuri. Ne u gëzuam që na erdhën Shqiponjat e Tërbaçit, se ato nuk erdhën për vete por për të përmbushur një detyrë shpirtërore të lartë, si fisnike nga dyer bujare që janë. Dhe ne me përkushtim e dashuri, u përgatitëm Odën e Grave ku do të realizonin Ninullën Polifonike të Djalit, ku gjyshe Shpresa tek tund djepin e tjerr shtëllungën, këndon me zë shpirti aq ëmbël, me ato ngjyra të ngrohta zëri e shprehjesh të fytyrës e trupit, me timbër të qartë e të kulluar, me atë zë të pastër e tingëllues, që na emocionues, sikur tund djepin e nipit tonë… Po ato motrat aq të urta e shembullore; Shqiponjat Lado, Mira, Mejo, Flutura, Bejushja e Neta (me to u bashkova dhe unë nga kënaqësia dhe detyrimi moral) Po erineda e vogël 5 vjeçe, mbesa e Shqiponjës Mira, që vinte rrotull si n jë flutur e bukur, si një ëmbëll fatprurës me atë buzagazin e saj aq të freskët si gonxhe trëndafili. Edhe Liria e Gjena, edhe Havaja, që mungonin për arsye objektive të forta ishin aty e Zoti qoftë me to për t’i ndihmuar e t’i rikthehen “10 Shqiponave të Tërbaçit” – këtij Grupi me Diell!

Suksese pafund 10 Shqiponjave të Tërbaçit!

Një kontribut i vyer i këtyre Zonjave në Trashëgiminë Kulturore të këngëve e valleve të krahinës së tyre!

Ishte kënaqësi për mua të prisja këtë grup të Grave të talentuara, të cilat mbajnë gjallë traditat, këngët, ninullat dhe vallet e të parëve tanë.

Duke parë nga afër sakrificat e tyre, si qepja e kostumeve popullore dhe stolitë deri në detaje, këpucët me xhufka, shamitë me (uja), përparëset lino, xhoket, etj., kuptova sa të rrënjosura janë traditat dhe zakonet e zonës së tyre.

Mesazhi që mora nga Shqiponjat e valles dhe këngës labe

U ndjeva në faj me veten, prandaj mendova me zë të lartë “Pse nuk po organizoj edhe unë një grup grash polifonik ku të shpalosen vlerat kulturore të fshatit tim, Kaninës?!

Pse nuk organizojnë secili fshat nga një grup grash të mbajnë gjallë kulturën, zakonet, traditat e tyre përkatëse, ku të dallojmë veçantinë dhe të përbashkëtat që kemi si fshatra, zona e krahina?!

Ndërkohë që po shkruaj këto, që po mendoj:

Që të realizohet kjo që sapo shkrova, duhet të kemi pasionin dhe talendin e këtyre Zonjave.

Tërbaçi është shquar për Vlera Kulturore Artistike!

Tërbaçi është shquar për Inteligjencë dhe Trimëri!

Tërbaçi është shquar për Patriotizëm!

I palodhuri dhe i papërsëritshmi Albert Habazaj, si një Drejtor i mirë mban gjallë këtë ansambël folklorik me logon e tyre; Grupi i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”.

Bert e Memi, ndoshta Lartësia e Maleve dhe uji i kristaltë ju bënë Juve kaq Artistë në shpirt. dhe arrini të shpërndani këtë dritë Dielli në Art dhe Kulturë!

Thjesht, Ju adhuroj!

Në fakt ju kam edhe zili. Popo, zili se nuk ka të dytë si grupi juaj.

Deri sa të ketë një grup të dytë si ju Shqiponjat e Tërbaçit, e shoh larg …

Ju këndoftë Zemra gjithë jetën Zonja të nderuara!

Ju Adhuroj!

Duke parë e dëgjuar nga afër Ninullën, kupton sa thjeshtë Nëna (Gjyshja) në të njëjtën kohë:
1) tund djepin!
2) këndon ninulla!
3) tjerr furkën!

Dhe këto bëhen kaq natyrshëm sa dashuria që depërton ëmbël nëpërmjet zërit të saj, i cili mbush Odën në çdo qosh si të jetë fllad përkëdhelës.

Herë pas here, gjatë ninullës Nëna “vështron” foshnjën e saj, a e ka zënë gjumi, duke i kaluar lehtë dorën e saj te balli i tij si për t’i treguar praninë e saj…

Pastaj i kthehet boshtit duke mbledhur gjalmin e leshit, pastaj rregullon furkën mirë në brez.

Këmba e saj luan djepin me ritmin e Ninullës së Djalit.

Kaq melodioz ky rit i përkundjes së djepit, sa të vjen natyrshëm në vesh një ritëm troku, të cilin e sjell tundja e djepit dhe dyshemeja.

Të duket se je duke dëgjuar një kalorës, i cili është duke u nisur apo ardhur, një ritëm i ëmbël malli dhe dashurie.

Të duket se Nëna po kërkon prej djalit që ai të rritet shpejt, shpejt, se e pret Kali i Bardhë te niset të marri Nusen, apo të niset në Luftë për të mbrojtur Trojet.

Nëna përkund djepin, ku bashkë me Ninullën Mëkon Dashuri. Mëkon Trimëri.

Mëkon Atdhedashuri!

Bekuar qofshin Ninullat, këngët dhe vallet e popullit tonë!

Jetofshi si Shqiponjat e Tërbaçit Zonja të nderuara !

Gatimet tradicionale kur lind djali

Yshmeri dhe Ëmbëlsira ishin një e veçantë tjetër e traditës kulinare të Zonës së këtyre Zonjave të rralla!
(Me ujë bore larë Zëri)

Ninulla e kënduar prej tyre të ngjallte ndjenjën e dashurisë dhe mirësisë me të cilën rriteshin foshnjat që në djep.

Përmbushja e një Amaneti- Nga Klodi Stralla

Një ditë të diele, fillim nëntori të vitit 1996, kur Rozi, bashkëshortja ime, u kthye nga shtëpia e prindërve të saj, më thotë me shaka se “të kërkon vjehrri, kushedi se çfarë amanetesh do të të lerë!” E prita disi me humor, ndonse më shkoi mendja se do të ishte diçka e tillë.
Prof. Niko Bello, mësuesi im i dikurshëm i Gjeografisë dhe prej 15 vjet edhe vjehrri im, ishte në ditët e fundit të jetës të tij (vdiq pas dy jave). Prej dy vjetësh lëngonte në shtrat, si pasojë e një aksidenti fatal: në moshën 80 vjeçare theu këmbën brenda në shtëpinë e tij dhe kjo e detyroj të zerë përgjithmonë shtratin. I vetëm, pa gruan e tij, që i kish vdekur dy vjet më parë, ai mbeti në kujdesin tonë, veçanërisht të dy vajzave të tij, që i shërbyen me përkushtim shembullor deri në ditët e fundit të jetës.
E gjeta të shtrirë në shtrat, si zakonisht, dhe pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit, më urdhëron të hap dollapin përballë dhe të marr prej aty një fletore me kapak të zi. Veprova ashtu siç më tha dhe s’e pata të vështirë ta gjej atë, mes librave të tjerë.
Ishte një “Ditar”, që profesori e kishte mbajtur në vite, për të cilin, siç më tha, nuk kishte dijeni askush. Më befasoj kur mësova se ai, që nga viti i largët 1945 e në vijim, me periudha ndërprerje, kishte mbajtur Ditar, ku shënonte ngjarje e ndodhi, jo vetëm familjare por sidomos nga ato shoqërore, që shqetësonin një mendje të mprehtë dhe një shpirt fisnik, si i tija. U keqardha kur mësova nga goja e tij se nipi i parë, si fëmijë i përkëdhelur, pa e kuptuar se çfarë dëmi po bënte, kishte grisur shumë fletë nga fletoria e tij e shënimeve dhe kjo “e zeza” ishte e vetmja që kishte ngelur nga ato shënime shumëvjeçare, aq të vyera të tij.
Më shprehu dëshirën që, pas vdekjes të tij, nëse unë do ta shihnja të arsyshme, t’i botoja, duke anashkaluar momente intime, të natyrshme tek çdo familje, dhe që nuk paraqesnin interes publik.
“Ti je i vetmi që mund ta bësh këtë punë – më tha plot mirësi, sidomos tani që jemi në Demokraci dhe është e ligjëruar fjala e lirë. Le të mësojnë, ata që më kanë njohur, por edhe më gjerë, se si kam jetuar, punuar e menduar, si një prej intelektualëve idealistë me kulturë perëndimore, që u detyruam përdhunshëm, për mëse katër dekada, të jetojmë në të ashtuquajturin – Socializëm”
Sigurisht i premtova se do ta përmbushnja një amanet të tillë. Sytë e tij zhbirues u ç’tendosën në çast dhe fytyrën ja mbuloi një buzëqeshje vetbesimi. Kisha edhe një amanet tjetër si ky i profesorit; atë të tim eti: një studim historik mbi Korçën, që edhe ai ma la në dorëshkrim.
Puna për t’u adaptuar me profesionin tim të ri (jurist), preokupimet e përditëshme për mbarëvajtjen e fëmijëve të mij në shkolla, adaptimi me shpërnguljen nga Korça në Tiranë etj, e vonuan disi por s’e harruan kurrë përmbushjen e kësaj detyre familjare. Tani në pension, që kohën e kam me bollëk dhe falë Zotit, me kujtesën ende të pacënuar, nuk kishte asnjë justifikim tjetër veç përmbushjes të amanetit të paraardhësve të mi.
Tani, që libri i tim eti “Në valën e dramës shqiptare, Korça dhe korçarët (1878-1909)” ka disa vite që pa dritën e botimit dhe po ashtu edhe libri im “Kaleidoskop”, me mbresa, kujtime dhe opinione të gjithëfarshme, u botua tani vonë, ndihem vërtet i lehtësuar nga një barrë morale, që po dorëzoj sot për botim, të shoqëruara edhe me shënimet e komentet e mija – “Ditarin” – Amanetin e profesorit dhe vjehrrit tim të respektuar – Niko Bello.

Kateřina Pincová Muzikologe: Sonata Nr.15 e titulluar “Deti” e Aleksandër Peçi një vepër shumë e pasur….

Kateřina Pincová Muzikologe e kompozitore publicistka Prage, shkroi ne 21 03. 2015 per sonata 15 Deti te Aleksander Peçi ne KLASIK PLUS

“……….Pas pushimit erdhi radha për pianon solo. Zgjedhja e Egli Prifti ra mbi Sonatën nr. 15 “Deti” nga Aleksandër Peçi – një vepër shumë e pasurë në shprehje, e cila me tingullin e saj e përmbushi kuptimin e titullit pa rënë në përshkrim të tepërt. Qysh në fillim mund të dallonim lojën me tingujt harmonikë dhe sipërfaqet shumëngjyrëshe në aspektin tingullor, e më pas erdhi edhe dramatizmi i madh. Egli Prifti më në fund doli nga hija e Tereza Horáková-s dhe e shfaqi plotësisht artin e tij: aftësinë për t’ia interpretuar dëgjuesit në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme një vepër kaq të gjatë, për të mbajtur tensionin e saj dhe për të treguar rrëfimin e saj – pa përmendur teknikën bindëse të interpretimit. Si një erëz e veçantë ishin hyrjet e tij kënduese, të cilat plotësonin koloritin e atmosferës së përshkruar.”

Irini Asqeriu: Ftesë për pjesëmarrje në promovimin e ENCIKLOPEDIA E FILMIT SHQIPTAR

Pas një pune të gjatë studimore, shkencore, këmbëngulëse arrita të realizoj ENCIKLOPEDINË E FILMIT SHQIPTAR, që përmbledh gjithë aktivitetin kinematografik (1904-2022). Në datën 24.03.2025 ora 11:00 në Akademinë e Shkencave do të organizohet promovimi.
Ps:
Të nderuar miq jeni të ftuar për të ndarë së bashku emocionet e kësaj dite të paharruar për mua.
Prania juaj na nderon.
Me respekt Irini Asqeri

Nismë për të krijuar Fondacionin “Gjergj Vlashi”- Nga Ardi Omeri

Gjergj Vlashi “Nderi i Kombit”
Para disa javesh, bisedova me Florian Vlashi per te krijuar Fondacionin “Gjergj Vlashi”, i cili do te ndaje cdo vit cmimet nderkombetare per artiste, ne letersi, teater, art e kulture ne pergjithesi. Eshte figura me e madhe e artit durrsak nder vite “Nderi i Kombit”, ndaj gjykuam qe se pari te krijohet ky Fondacion.
Krijimi i ketij Fondacioni kerkon perkushtim fizik moral dhe ekonomik.
Kjo iniciative nuk mund dhe s’duhet te perballohet vetem nga familja Vlashi por nga i gjithe komuniteti artisteve durrsake dhe me gjere.
Duhet nje staf i perkryer dhe i perkushtuar qe nje pjese e mire duhet te jetoje ne Durres dhe nje pjese mund te jete edhe jashte.
Propozoj qe antaret e kryesise(sic e kerkon edhe gjykata per themelimin e Fondacionit) te jene nga komuniteti i artisteve te shumte durrsake por jo vetem, dhe nga bizneset qe kane qene gjithmone mbeshtetes te artit dhe kultures.
Pres mendimet, proposimet tuaja per antaret e kryesise (te cilet do jene personat qe do angazhohen me shume) ne komente por edhe ne inbox tek une ose te Florian Vlashi.
Ju faleminderit

Antropologia amerikane Janet Reineck u ofron kosovarëve studimin e saj rreth strehës, gjinisë, migrimit dhe ideologjisë- Nga Lili Pylla

 

“E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës” i antropologes amerikane Janet Reineck është promovuar në Prishtinë. Disertacioni i saj paraqet një studim të thellë antropologjik, një etnografi të studiuar mirë, ku autorja paraqet dimensione të shumta të jetës në Opojë dhe fshatra të tjera në Kosovë.

Janet, përmes temës së doktoratës për antropologjinë e Kosovës dhe antropologjinë shqiptare në përgjithësi vjen me plot risi, studim të cilin siç thotë ajo vetë, e ka shumë përzemër dhe për të cilin ka punuar për disa vite me radhë.

Antropologu, Arsim Canolli ka thënë se autorja gjatë kërkimeve të saj në vitet e ’80-ta ka studiuar traditat shqiptare dhe botëkuptimin. Ai ka shtuar se, në libër pasqyrohen rregullat e Kanunit që rregullojnë familjen, zakonet, rolet e grave dhe martesat, eksploron ndikimin e migrimit në identitetin shqiptar dhe efektin që ka pasur në ruajtjen e vlerave dhe sjelljes tradicionale.

Ndërsa antropologja dhe përkthyesja e librit “E kaluara si strehë, gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës”, Lumnije Kadriu ka thënë se, edhe pse hulumtimi paraqet krahinën e Opojës aty gjen shumë elemente të përbashkëta të fshatrave kudo në Kosovë.

“Opoja mbetet një krahinë e veqantë me veqori historike, kulturore, sociale, e cila me këto veti e bën shumë atrakive për studiuesit. Sa i përket hulumtimit mund të them se është një antropologji e thellë, e ka bërë një etnogtafi të ngeshme, ku shpërfaqen dimensione të ndryshme edhe kulturore edhe sociale të cilat autorja i sjell si njohuri gjatë qëndrimit të saj të gjatë Kosovë, duke bërë biseda në formë të intervistave me banorët e atyre zonave”, ka thënë përkthyesja Kadriu.

Ndërsa antropologja, Janet Reineck, autore e librit mes emocioneve falënderoi përkthyesen dhe të pranishmit, deri sa ka treguar shkurtimisht rreth punës së saj studimore rreth mbledhjes së të dhënave.

“Qysh në vitet e ’80-ta kemi bërë përpjekje dhe jemi takuar nëpër oda me burra, kemi debatuar me ta, i kemi pyetur se përse nuk po I qoni çikat në shkollë. Si po mendoni se mund të avanconi deri sa çikat nuk po I qoni në shkollë. Kjo ka qenë një metodë shumë interesante për ta nxjerrur botëkuptimin e tyre. Por unë mendoj që për ti njerrur këto fakte duhet të jetë një antropologe grua. Sepse vetëm një grua mund të rrijë edhe me burra edhe me gra dhe të bisedojë me ata. Unë i kam veshur pantallonat dhe jam ulur këmbëkryq me burrat në oda dhe kemi biseduar me orë të tëra për historinë e shumë tema tjera”, ka thënë ajo.
Reineck ka shtuar se pas takimeve e bisedimeve të gjata me burrat e opojës ka biseduar edhe me gratë e vajzat.

“ Pastaj kam shkuar te gratë, kemi ndejtur me ato në mënyrë shumë intime dhe kemi biseduar për gjithçka”.

“Në ato vite kam shkuar në Ferizaj, me tren, në një dasëm. Dua t’ju them se për asnjë moment nuk më kanë lënë vetëm, ishte kohë e komunizmit dhe pushtetarët më shihnin me dyshim. Por pavarësisht krejt vështirësive, unë e kam kuptuar se po e dua Kosovën, sofrën, bukën, pitet, çajin, muzikën, vallen, gjuhën dhe gjithçka të këtij vendi”, është shprehur ajo.

Më 1 shtator 2022 antropologia amerikane Janet Reineck publikoi librin “Një amerikane në Kosovë”- libër që ia dedikoi shqiptarëve për siç tha “hapjen e një bote të re për të.” Kjo autore ka botuar disa libra.

 

NAXHI KASORUHO – NJË MISIONAR FISNIK I THESAREVE TË KULTURËS POPULLORE- Nga Albert HABAZAJ

 

Një miku im i mrekullueshëm i kulturës gjirokastrite, i palodhshmi Stefan Arseni ka vite e vite që më flet me aq pasion dhe admirim për të vërtetin Mjeshtër të Madh, Naxhi Kasoruho – këtë misionar fisnik të thesareve të kulturës popullore të Lunxhit, Dropullit e Gjirokastrës, Shqipërisë mbarë.
Artistin, muzikantin, etnomuzikologun dhe organizatorin e zot e shpirtgjerë, udhëheqësin artistik që përgatiste grupet popullore të rrethit të Gjirokastrës, për në festivalet e mëdha folklorike kombëtare, që nga ai i pari i 1968-ës që tundnin e trondisnin madhërishëm kalanë e rëndë të këngëve magjike dhe valleve hyjnore, profesor Naxhiun e kam vlerësuar dhe e nderoj si një ndër studiuesit më seriozë, të kujdesshëm dhe më të devotshëm të kulturës jomateriale dhe materiale të krahinave etnografike të Gjirokastrës, patjetër dhe të mbarë folklorit dhe etnografisë shqiptare.
Pasi lexova me endje librin e tij “Në thesaret e kulturës lunxhote” më erdhi ndërmend një shprehje e entomuzikologut gjerman Fritz Bose [Fric Boze: 26.06.1906-16.08.1975]: “Muzika nuk është vetëm relikt kulturoro – historik i lashtësisë së ndritshme, por njëkohësisht edhe e tanishmja më e gjallë. Ajo është tradita e trashëguar dhe njëkohësisht krijimtaria më e re. Madje edhe aty ku me respekt të plotë jemi të vetëdijshëm për traditën e lashtë, ajo, megjithatë, në mënyrë funksionale mbetet e lidhur me botën e sotme. Ajo ka detyrën e saj në të tashmen dhe në raport me të ajo është bashkëkohore dhe moderne”.
Sa i rëndësishëm dhe aktual tingëllon gjykimi i tij dhe ndihesh mirë kur ti ke me se krenohesh si Shqipëri edhe në fushën e folkloristikës, muzeologjisë apo etnografisë me personalitete si Naxhi Kasoruho.


Në mëhallën e Gurrës Popullore, të këngës polifonike labe, pra, parë rrafshin etnografik dhe folkloristik, Lunxhëria dhe Labëria janë kushërira të para. Sipas studiuesve më të njohur të fushës, ndër 15 stilet kryesore të këngës polifonike labe, është edhe stili muzikor i Lunxhërisë me 3-4 zëra, që krenohet me Dhoksatin, Labovën, Stegolupin, Karjanin, Erindin, Selckën, Këllëzin, Nokovën, Krinën, Saraqinishten, të gjithë fshatrat e trevës, [shih: Kënga Polifonike Labe, botim i nivelit akademik, 1986].
Naxhi Kasaruho ka shkruar disa libra për Gjirokastën e Festivalit, “Mes këngëve dhe valleve të Dropullit”, për Gjirokastrën e këngës, për korifej të këngës gjirokastrite, si Selam Mamani, etj., por kur shkruan për thesaret e kulturës lunxhote, pena sikur i ngjyhet në mjaltin e këngës dhe valleve aq të bukura, si dhe në kostumografinë e burrave lunxhotë e sidomos në veshjen aristokrate të zonjave të Lunxhit. Ore, po sikur i shkëlqejnë shkronjat nga vërtetësia e sytë i ndrisin nga dashuria. Dhe ka të drejtë. Lunxhi zotëron filigranet e arta të shpirtit aq të pastër popullor, të traditës aq pasur e të virtytshme lokale me përmasa të larta kombëtare e më gjerë.
Libri “Në thesaret e kulturës lunxhiote” është një manual folklorik i kujtesës shpirtërore, botuar nga miqtë e ditur të SHB “Albin” Marie e Spiro Dede në vitin 2006 me 196 faqe, ku autori Kasoruho na shpalos thjesht, rrjedhshëm dhe vërtetësisht visaret shpirtërore, trashëgiminë folkorike me këngët dhe vallet lunxhote, këngët polifonike, vallet e kënduara, Lunxherinë në kalanë e festivaleve, dasmat lunxhiote, instrumentet popullore, kostumet pupullore, shtëpitë karaktreistike të Lunxherisë, monumentet e kultit, kishat dhe manastiret në Lunxhëri, gatimin tradicional aq të shijshëm, glikotë, byrekët e lakrorët, ëmbëlsirat e gjellët e lunxhoteve, saqë vetë Lord Bajroni e pëlqeu aq shumë, u magjeps e u dërgoi mesazh londinezëve të mësonin nga kjo traditë e veçantë.
E veçantë është Dita e Kulturës Lunxhote, së cilës autori i ka kushtuar një vëmendje të merituar, si një ekspozim dinjitoz i vlerave të trashëgimisë kulturore, e cila vijon dhe përditëson stafetën e bukur festive me Festivalin Folklorik “Divanin lunxhot”. Po kështu vlerësimi që autori i bën gazetës “Lunxhëria”, si tribunë e pasqyrimit të kulturës lunxhote është një shembull sesi një studiues duhet të ndërmarrë një studim, që duhet ta njohë koha dhe brezat.
Intervistat me Profesor Naxhi Kasoruho që bën me Leko Makon, kryeredaktorin e “Lunxhërisë”, ish drejtor i shkollës së Dhoksatit, kur artistët poullorë shkëlqyen për Lunxhërinë në kalanë e festivaleve, po ashtu bisedat me prof. Marenglen Spiron, prof. dr. Ramazan H. Bogdanin, me këngëtaren e ëmbël Irini Qirjako, shkrimet për kontribuesit e drejtuesve të kulturës në Lunxheri, portreti i mësuesit të merituar Koço Mosko e malli për Lunxhërinë na rrëfejnë se ai është sa mirënjohës aq dhe falenderues. Profesori, nuk është thjesht një klarinetist i dëgjuar, kompozitor e muzikolog, por është bartës stoik, mbrojtës, luftëtar e udhëheqës i vlerave autentike folklorike të trevës.
Kush nuk e dëshiron fatin e Naxhiut që të shkruaj për Lunxhin-këtë krahinë traditë, që ka feksur në lartësi kombëtare me historinë e lirisë, të arsimit e të kulturës, me emra të përveçëm, si Kostandin Hoxhi (ose Koto Hoxhi Qestorati, siç e përjetëson kënga), [Qestorat – 1824- Stamboll, 1895], Pandeli Sotirin e shkollës së parë shqipe, heroin e orëve të para të çlirimit Misto Mamen, deri tek Arben Duka i pavdekshëm i lirikave dhe poezisë së angazhuar apo madhështori i pashfaqshëm Koço Vasili, që e ka flakur tej pleqërinë, sikurse vetë profesor Naxhiu sikur ta kishte një pelerinë të grisur, duke e shpallur non grata për profilin e tij njerëzor dhe kulturor.
Profesor Kasoruho di të vlerësojë dhe të nderojë zonjën e rrallë Katerina Mirokosta, një grua e emancipuar, shumë aktive dhe trashëguese e denjë e vlerave të trashëgimisë kulturore të Lunxhërisë.
Përveç të tjerave, përse e vlerësoj unë prof. Naxhi Kasoruhon?!
Nuk e dija që ai e kishte shumë mik, si vëllain tim të madh, Apostol Pilo Duka, dashamirësinë e shpirtit të tij të madh dhe mendimit të mprehtë e të thellë ia kam njohur që në vitet 1975 në Tiranë. Colja na vështron nga yjet, o profesor Naxhiu dhe na buzëqesh si ai.
Lunxhi është një krahinë e emancipuar, me një kulturë qytetare shumë të dinjitetshme. Krahas djemve, burrave e pleqve, atje janë vajzat, gratë e plakat, madje gratë shkëlqejnë.

Me bukurinë mahnitëse të kostumit që kanë veshur ato, me melodinë aq të ëmbël e brilante të këngës, me elegancën dhe fisnikërinë e të kërcyerit, vallja lunxhote është një nga perlat e folklorit tonë kombëtar, një margaritar në gjerdanin e artë të kulturës sonë” – shkruan autori (f.17).
Kostumi i vajzës lunxhote, aq i bukur e aristokratik, harmonizuar me atë motiv të bukur liriko-optimist të shndritshëm tek një epik çupash aq të bukura, të hijshme dhe elegante, me atë zë të kthjellët, të ngrohtë e melodioz të rrëmbejnë dhe të bëjnë për vete. Vallja e grave lunxhote, kostumi, melodia, koreografia dhe valltarja, janë në unison perfekt midis tyre, aty njihet vetëm nota 10 me yll.
Për mendimin tim, këngët dhe vallet e grave të Lunxhit, kostumet e tyre popullore janë standardi më i lartë dhe zënë një vend nderi në lëmin e folklorit dhe në studimet e folkloristikës shqiptare.
Sa herë sjellim ndërmend Lunxhërinë, na vjen jehona flladitëse aq romantike deri në përsosmëri, vallja e kënduar, ardhur po me atë magji si 47 vjet më parë, kur në FFK GJ (në të tretin, 1978) si shtojzovallë shpirti i Dhoksatit mahniti skenën e kalasë: “Ç’ nur që ka vallja lunxhote/Lunxhëri, plot lezete/ Ç’bukuri ke mbi vete! Mbushur me zërat e zogjve/ Lunxhëri, moj e mira/ Mbushur, o plot stolira/Kodrat e tua pa shoqe/ Lunxhëri…/ Ujërat, o këngë mali/ derdhen, o si kristali/Djem, e vajza si lastarë… me Katerina Çipin, thëllëzën që kërcente plot elegancë dhe këndonte me një zë të mrekullueshëm e brilant, me kthyes veteranin zëkumbues Vasil Çuçi dhe hedhës Koço Vasilin të përsosur.

FALEMINDERIT PROF. NAXHI KASORUHO PËR THESARET E KULTURËS LUNXHIOTE!

 


Send this to a friend