VOAL

VOAL

Peskov: Fox News të kërkoj falje për komentet se Putini është “vrasës”

February 6, 2017

Komentet

Përfundon vizita e Trumpit në Kinë, Xi Jinping: Historike, të zbatohen dakordësitë e arritura! Presidenti i SHBA-ve: Takim i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial Air Force One, duke përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Kinë.

 

Ceremonia e përcjelljes u zhvillua me tapet të kuq, ndërsa Trump kaloi pranë rreshtave të ushtarëve kinezë që qëndronin në pozicion nderi dhe studentëve që valëvitnin njëkohësisht flamujt e Kinës dhe të SHBA-së.

Gjatë përshëndetjes me zyrtarët kinezë, Trump u pa duke kapur miqësisht nga supet ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, të cilit i dha një përshëndetje miqësore para nisjes.

Presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi vizitën si “historike dhe me rëndësi të veçantë”, duke deklaruar se dy liderët kanë krijuar “një pozicionim të ri për marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme” mes dy vendeve.

“Presidenti Trump dëshiron ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt rilindjes së madhe të kombit kinez”, tha Xi, duke shtuar se të dyja palët duhet të zbatojnë “konsensusin e rëndësishëm” të arritur gjatë takimeve.

Nga ana tjetër, Trump e përshkroi vizitën si “shumë të suksesshme, të njohur në mbarë botën dhe të paharrueshme”. Ai e quajti Xi Jinping “një mik të vjetër”, duke shtuar se ka “respekt të madh” për presidentin kinez.

“Jam i gatshëm të vazhdoj komunikimin e sinqertë dhe të thelluar me presidentin Xi Jinping dhe pres me kënaqësi ta pres atë në Uashington”, deklaroi Trump. Panorama

Papa Leo XIV paralajmëron se armët me teknologji të lartë po çojnë botën në një “spirale shkatërrimi”, teksa takohet me banorë të Gazës që studiojnë në Itali

Papa Leo XIV të enjten denoncoi se si investimet në inteligjencën artificiale dhe armët e teknologjisë së lartë po e çonin botën në një “spirale shkatërrimi”, ndërsa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë gjatë një vizite në universitetin më të madh të Evropës.

 

Fjalimi i Leos në Universitetin La Sapienza të Romës shënoi herën e parë që një papë viziton kampusin që kur Papa Benedikti XVI anuloi një fjalim të planifikuar atje në vitin 2008 përballë protestave nga fakulteti dhe studentët.

Papa amerikan u prit ngrohtësisht të enjten, përfshirë edhe nga disa nga studentët më të rinj të Sapienza-s: Palestinezë të rinj që mbërritën në Itali këtë javë në një “korridor humanitar” nga Gaza për të vazhduar studimet e tyre në universitet. Qeveria italiane, duke bashkëpunuar me organizatat katolike, ka sjellë qindra palestinezë për të studiuar dhe për të marrë kujdes mjekësor në Itali që kur lufta izraelite kundër Hamasit në Gaza filloi në vitin 2023.

Leo takoi disa nga studentët e Gazës gjatë një përshëndetjeje të shkurtër në kishëzën e kampusit dhe përsëri pas fjalimit të tij në sallën kryesore të leksioneve të universitetit, i cili u themelua nga Papa Bonifaci VIII në vitin 1303.

Në fjalimin e tij, Leo denoncoi se si shpenzimet ushtarake ishin rritur në mënyrë dramatike këtë vit, veçanërisht në Evropë, në kurriz të arsimit dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa “pasuronin elitat që nuk interesoheshin për të mirën e përbashkët”.

Ai bëri thirrje për një monitorim më të mirë të mënyrës se si po zhvillohej dhe përdorej IA në kontekste ushtarake dhe civile “në mënyrë që të mos i lirojë njerëzit nga përgjegjësia për zgjedhjet e tyre dhe të mos përkeqësojë tragjedinë e konflikteve”.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë, në Gaza dhe në territoret palestineze, në Liban dhe në Iran ilustron evolucionin çnjerëzor të marrëdhënies midis luftës dhe teknologjive të reja në një spirale shfarosjeje”, tha ai.

Papa tha se arsimi dhe kërkimi duhet të lëvizin në drejtimin e kundërt që vlerëson jetën “jetën e popujve që kërkojnë paqe dhe drejtësi!”

Leo e ka identifikuar inteligjencën artificiale si një nga çështjet më kritike me të cilat përballet njerëzimi, veçanërisht zbatimi i saj në luftë dhe në jetën e përditshme. Këto janë tema që ai pritet t’i shqyrtojë më plotësisht në enciklikën e tij të parë, që do të publikohet në javët në vijim.

Nada Rahim Jouda, 19 vjeç, ishte një nga banorët e Gazës që u takua me Leon, vetëm dy ditë pasi ajo mbërriti në Itali. Ajo ende po mrekullohej me jetën e saj të re duke studiuar shkencat e biznesit në Romë, një qytet që ajo tha se ishte “si parajsa për mua”.

“Çdo gjë këtu është e gjelbër dhe nuk është gri dhe probleme kudo dhe njerëz të mjerë në rrugë”, tha ajo.

Por Jouda mbetet e shqetësuar për familjen që la pas: nënën e saj, e cila po shërohet nga leuçemia, dhe motrat më të vogla të moshës 17 dhe 13 vjeç. Gjatë luftës në Gaza, familja u detyrua të zhvendosej katër herë dhe nëna e saj nuk mundi të merrte kujdes ose kontrolle për kancerin e saj.

“Të gjithë mbështeten tek unë. Unë jam shpresa e vetme që kanë”, tha ajo. bw

Xi paralajmëron për Tajvanin, teksa Trumpi synon përparim për tregtinë gjatë samitit në Pekin

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës në Kinë.

 

Reid Standish

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan më 14 maj në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë, me të dyja palët që shprehën optimizëm për stabilizimin e raporteve, edhe pse mosmarrëveshjet e mëdha për Tajvanin, tregtinë dhe luftën në Iran dominuan samitin.

Takimi dypalësh paraqet bisedimet e para kokë më kokë mes Trumpit dhe Xisë që nga takimi i tyre në Korenë e Jugut në tetor të vitit 2025. Trump pritet të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar për nder të tij në mbrëmje, pas një vizite kulturore në Tempullin e Parajsës në Pekin.

Xi e shfrytëzoi hapjen e samitit për të bërë thirrje për bashkëpunim mes dy ekonomive më të mëdha në botë, duke thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “partnerë dhe jo kundërshtarë”, pavarësisht rivalitetit strategjik në rritje dhe paqëndrueshmërisë globale. Trump e quajti Xinë “mik” dhe tha se “raportet mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë më e mirë se kurrë më parë”.

Megjithatë, ndonëse të dy liderët vunë në pah marrëdhënien e tyre personale dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë, bisedimet nxorën në pah sa të brishta mbeten raportet mes dy vendeve, teksa udhëheqësit përballen me mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe pasojat globale të luftës në Iran.

“Trumpi kërkon stabilitet përpara zgjedhjeve të mesmandatit dhe në kohën kur SHBA-ja mbetet e përfshirë në konfliktin me Iranin”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Russel, bashkëpunëtor në Institutin për Politika Shoqërore në Azi, njëherësh ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. “Pekini dëshiron një mjedis të jashtëm të qëndrueshëm, teksa përballet me presione ekonomike brenda vendit”.

Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duken më të përqendruar në menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm sesa në arritjen e ndonjë përparimi të madh diplomatik.

“Pavarësisht çdo deklarate, trajektorja afatgjatë mbetet rivalitet strategjik”, tha Russel. “Shumica e rezultateve do të jenë të kufizuara, transaksionale dhe potencialisht të kthyeshme”.

Paralajmërimet për Tajvanin dhe sinjalet për tregtinë

Tajvani u shfaq si një nga pikat kyç gjatë bisedimeve. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, Xi e paralajmëroi Trumpin se menaxhimi i gabuar i kësaj çështjeje mund t’i shtyjë dy vendet drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë.

“Nëse menaxhohet si duhet, dy vendet mund të ruajnë stabilitetin”, tha Xi, sipas njoftimit kinez për bisedimet.

“Nëse menaxhohet keq, dy vendet do të përplasen ose madje do të hyjnë në konflikt, duke e vënë të gjithë marrëdhënien SHBA-Kinë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se do ta vë nën kontroll, qoftë edhe me forcë. Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion ndaj Uashingtonit që të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe politike për Tajpein, veçanërisht sa i përket shitjeve të armëve amerikane për ishullin.

Administrata e Trumpit raportohet se e shtyu njoftimin ndaj Kongresit për një paketë të planifikuar armësh prej 13 miliardë dollarësh për Tajvanin përpara samitit, me qëllim që të shmangte rritjen e tensioneve me Pekinin. Gjatë një bisede telefonike në shkurt, Xi i kishte kërkuar Trumpit që ta trajtonte këtë çështje me “kujdes ekstrem”.

“Xi Jinping dëshiron disa lëshime ose disa garanci lidhur me Tajvanin dhe për atë se çfarë do të bënte Trumpi në rast se Kina do ta rriste presionin ndaj ishullit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Yvonne Chiu, bashkëpunëtore në Institutin American Enterprise. “Kjo lidhet po ashtu me një objektiv më të gjerë të Pekinit, që është kundërshtimi i SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit”.

Tensionet tregtare dhe ekonomike po ashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedime, megjithëse sinjalet e para treguan për përparim të kufizuar.

Kina ka miratuar licenca eksporti për disa qindra thertore amerikane, duke u mundësuar atyre rifillimin e dërgesave të mishit të viçit drejt Kinës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës. Licencat kishin skaduar në mars 2025, pasi presidenti Trump vendosi një rund tarifash ndaj mallrave kineze.

Ky veprim përfaqëson një gjest modest të vullnetit të mirë përpara negociatave më të gjera mbi tarifat, kontrollet e eksporteve dhe zinxhirët e furnizimit.

Trumpi publikisht e ka vënë në pah tregtinë dhe investimet përpara samitit, teksa Pekini po kërkon lehtësime nga kontrollet amerikane mbi eksportin e teknologjisë së avancuar dhe garanci kundër tarifave të reja.

Presidenti amerikan gjatë takimit me Xinë u shoqërua nga disa drejtues të njohur biznesesh, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shefin ekzekutiv të NVIDIA, Jensen Huang, dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

Xi po ashtu u tha delegacionit biznesor të SHBA-së se Kina “do të hapet më shumë” për botën, edhe pse nuk ofroi ndonjë zotim formal.

“Dyert e Kinës ndaj botës së jashtme do të hapen gjithnjë e më shumë”, citohet të ketë thënë Xi gjatë samitit, sipas mediave shtetërore kineze. “Kompanitë amerikane do të kenë perspektiva edhe më të mëdha në Kinë”.

Mineralet e rralla tokësore mbeten një pikë kyç ndikimi për Kinën në negociatat tregtare.

Gjatë takimit të tyre në Korenë e Jugut vitin e kaluar, Trump dhe Xi u pajtuan që të ulnin tensionet lidhur me një mosmarrëveshje tregtare që po përshkallëzohej shpejt, pasi Pekini kërcënoi me kufizime të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla të tokës si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta amerikane. Kina i shtyu këto masa për një vit, dhe zgjatja e kësaj mbetet një nga çështjet kryesore gjatë samitit.

Grupi prej 17 mineralesh, thelbësore për produkte që variojnë nga telefonat e mençur deri tek aeroplanët luftarakë, është kthyer në një instrument të rëndësishëm negociues për Kinën, teksa konkurrenca për teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët globalë të furnizimit po intensifikohet. Kina dominon një pjesë të madhe të kapacitetit botëror të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre materialeve të rralla.

Lufta në Iran rrit presionin ndaj bisedimeve

Lufta në Iran dhe ndërprerjet e shkaktuara në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit kanë lënë në hije takimet në Pekin.

Trumpi pritet të ushtrojë presion mbi Xinë që Kina të përdorë lidhjet e saj të ngushta me Teheranin për ta inkurajuar Iranin të pranojë një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe të lehtësojë kufizimet që ndikojnë në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, që është një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale.

Megjithatë, para nisjes nga Uashingtoni, Trumpi i minimizoi sugjerimet se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për ndihmën e Pekinit për ta zgjidhur konfliktin.

“Nuk mendoj se na duhet ndonjë ndihmë për Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 12 maj. “Ne do të fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News gjatë udhëtimit drejt Kinës se SHBA-ja ia ka paraqitur Pekinit argumentin pse duhet të marrë një rol më “aktiv” në zgjidhjen e konfliktit në Iran.

“Ne ua kemi paraqitur argumentin kinezëve, dhe shpresoj që të jetë bindës dhe ata do të kenë një mundësi të bëjnë diçka për këtë në Kombet e Bashkuara më vonë këtë javë”, tha Rubio.

Raportet e Kinës me Teheranin i japin Xisë potencial për të nxjerrë lëshuime në një moment kur ndërprerjet në energji dhe rritja e çmimeve të karburanteve po rëndojnë ekonominë globale dhe po shtojnë presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë.

Pekini ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me Iranin gjatë gjithë konfliktit dhe mbetet një nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane. Një sinjal se Pekini dhe Uashingtoni po kërkonin terren të përbashkët, zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë thanë se asnjë vend nuk duhet të lejohet të vendosë “tarifë” për lundrim nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas një njoftimi të lëshuar nga DASH-i para se Trump të nisej për në samitin në Pekin.

Teherani ka kërkuar që të ketë të drejtë të vendosë tarifa për trafikun detar si parakusht për përfundimin e luftës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, ndërsa Trumpi ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së tarifave për trafikun detar ose bashkëpunimin me Iranin për mbledhjen e tarifave.

“Do të ketë shumë biseda prapa skenave për Iranin”, tha Chiu. “Por, nuk pres që të jenë publike, pjesërisht sepse kjo sjell rrezik për reputacionin e Kinës nëse këto përpjekje dështojnë”.

Sulmet izraelite në Liban, shkon në 22 numri i viktimave, mes tyre fëmijë dhe gra

Të paktën 22 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Liban si pasojë e sulmeve izraelite në jug të vendit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Bejrut.

Autoritetet libaneze njoftuan se 10 viktima të tjera u regjistruan nga bombardimet e fundit të ushtrisë së Israel, duke rënduar bilancin e viktimave civile.

Sipas informacionit zyrtar, gjashtë persona u vranë në qytetin Arab Salim, mes tyre tre fëmijë dhe dy gra. Një tjetër fëmijë humbi jetën në Harouf, ndërsa tre persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në Roumine.

Sulmet vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe përshkallëzimi të përplasjeve mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në jug të Libanit, duke shtuar shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. bw

Trumpi në takimin me Xi Jinpingun: Marrëdhëniet SHBA-Kinë do të bëhen më të forta se kurrë! Së bashku do të kemi një të ardhme të mrekullueshme

Presidenti amerikan Donald Trump përdori tone tepër pozitive ndaj homologut të tij kinez Xi Jinping gjatë takimit të zhvilluar në Pekin, duke e cilësuar marrëdhënien mes tyre “fantastike” dhe duke shprehur “respekt të madh” për liderin kinez dhe për Kinën.

 

Trump e përshkroi Xi Jinping si një “lider të madh”, ndërsa theksoi se delegacioni amerikan pret me interes bisedimet për tregtinë dypalëshe mes dy vendeve.

“Është nder të jem me ju. Është nder të jem miku juaj dhe marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së do të bëhen më të mira se kurrë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë fjalës së tij në Pallatin e Madh të Popullit.

Ai shtoi se të dy vendet kanë potencial për një bashkëpunim më të fortë në të ardhmen.

“Së bashku do të kemi një të ardhme të mrekullueshme”, u shpreh Trump.

Pas deklaratave hapëse, Donald Trump dhe Xi Jinping zhvilluan bisedime dypalëshe me dyer të mbyllura, të cilat zgjatën rreth dy orë.

NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

NATO ka ngritur avionë luftarakë në Poloni pasi Rusia nisi një sulm masiv me dronë ndaj Ukrainës. Lëvizja u bë si masë parandaluese sigurie për mbrojtjen e hapësirës ajrore pranë kufirit ukrainas.

Sipas ushtrisë polake, sulmet ruse u intensifikuan pas përfundimit të armëpushimit treditor të shpallur nga Moska.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi se në gatishmëri janë vendosur avionë luftarakë, helikopterë, sisteme kundërajrore dhe radarë.

“Operacionet kanë karakter parandalues dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore, sidomos në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”, thuhet në deklaratë.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që pretendohet se tregojnë një dron rus tip “Shahed” duke goditur një ndërtesë në qytetin Lutsk, në Ukrainën perëndimore. Disa raportime thonë se objektivi mund të ketë qenë një ndërtesë e shërbimit sekret ukrainas SBU, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sulmet kanë goditur disa zona në Ukrainën perëndimore. Në Lutsk raportohet për viktima dhe të plagosur, ndërsa qendra e qytetit është izoluar nga autoritetet.

Në rajonin Rivne, një sulm ndaj një pallati shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ndërkohë, në Krivi Rih, një foshnjë nëntëmuajshe mbeti e plagosur rëndë pas një sulmi dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Nga ana tjetër, Kremlini përsëriti kërkesën që Ukraina të tërheqë trupat nga pjesët e rajonit të Donetskut që ende kontrollohen nga Kievi, si kusht për negociata dhe armëpushim.

Ukraina e ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë. gsh

FOTOT- Trumpi mbërrin në Pekin, presidenti amerikan pritet me ceremoni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Trump do të zhvillojë bisedime me rëndësi të lartë me presidentin kinez Xi Jinping.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai mbërriti i shoqëruar nga një bandë frymore që luante muzikë dhe flamuj që valëviteshin duke performuar muzikë, ndërsa presidenti hipte në automjetin e tij presidencial. Grupi i Trump përfshin drejtues ekzekutivë të teknologjisë, përfshirë shefin e Telsa-s, Elon Musk, i cili u pa në pistë.

Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng ishte në pistën e aeroportit për të pritur Trump ndërsa ai zbriste shkallët e Air Force One.

Han është ndër udhëheqësit më të lartë të Kinës dhe dërgimi i tij për të pritur presidentin amerikan po interpretohet si një shprehje respekti nga Pekini ndaj presidentit të SHBA-së.

Herën e fundit, gjatë vizitës së tij në vitin 2017, ata dërguan një udhëheqës të nivelit më të ulët, Këshilltarin e Shtetit Yang Jiechi.

Han mori pjesë gjithashtu në inaugurimin e Trump vitin e kaluar.bw

SHBA akuzon Kinën për financim të terrorizmit përmes Iranit përpara bisedimeve Trump-Xi

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se po kontribuon indirekt në financimin e terrorizmit përmes marrëdhënieve të saj ekonomike me Iranin, në prag të takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.

 

Dy superfuqitë botërore pritet të zhvillojnë sot bisedime ku një nga temat kryesore do të jetë lufta mes Iranit dhe aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Trump synon të bindë Xi Jinping që Pekini të ushtrojë më shumë presion ndaj Teheranit, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta politike dhe ekonomike që Kina mban me Iranin. Për këtë arsye, disa analistë e konsiderojnë Kinën një ndërmjetëse jozyrtare me ndikim në rajon.

Megjithatë, deri tani Pekini ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, duke u kufizuar kryesisht në kritika publike ndaj SHBA-së dhe Izraelit për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Nuk besoj se Kina ka interes të zgjidhë problemet që SHBA i ka krijuar vetes në Lindjen e Mesme”, deklaroi Levin nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Panorama

Elon Musk pjesë e delegacionit të Trump gjatë vizitës në Kinë! Lista e biznesmenëve që shoqërojnë Presidentin amerikan

Miliarderi Elon Musk është ndër personat që po shoqërojnë presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij zyrtare në Kinë këtë javë.

 

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Musk ishte në bordin e avionit presidencial Air Force One, i cili u nis drejt Pekinit të martën.

Në delegacionin amerikan bëjnë pjesë edhe disa nga drejtuesit më të rëndësishëm të kompanive teknologjike dhe financiare në botë. Mes tyre është edhe Tim Cook, i cili pritet të largohet zyrtarisht nga posti i CEO-s së Apple në muajin shtator.

Gjithashtu në delegacion ndodhet edhe Jensen Huang, drejtuesi i kompanisë Nvidia, një nga furnizuesit më të mëdhenj globalë të çipave për inteligjencën artificiale.

Në listën e biznesmenëve që shoqërojnë Trump janë edhe:

Robert “Kelly” Ortberg, CEO i Boeing
Larry Fink, drejtues i BlackRock
Stephen Schëarzman, themelues dhe CEO i Blackstone
Brian Sikes, CEO i Cargill
Jane Fraser, CEO e Citi
Jim Anderson, CEO i Coherent
H Lawrence Culp, CEO i GE Aerospace
David Solomon, CEO i Goldman Sachs
Jacob Thaysen, CEO i Illumina
Michael Miebach, CEO i Mastercard
Dina Poëell McCormick, presidente e Meta
Sanjay Mehrotra, CEO i Micron
Cristiano Amon, CEO i Qualcomm
Ryan McInerney, CEO i Visa

Panorama

Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë

 

Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh që ishte paraqitur në Kongres vetëm dy javë më parë.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, shifra e re përfshin kostot e përditësuara për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve ushtarake, si edhe shpenzimet operacionale të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Më herët, CNN raportoi se vlerësimi fillestar prej 25 miliardë dollarësh ishte nënvlerësuar, pasi nuk përfshinte dëmet dhe kostot e riparimit të bazave amerikane në rajon.

Megjithatë, ekspertja e politikave publike në Shkollën Kennedy të Harvardit, Linda Bilmes, paralajmëron se kostoja reale për taksapaguesit amerikanë mund të arrijë të paktën në 1 trilion dollarë.

Në një analizë të publikuar në muajin prill, Bilmes ndau kostot e luftës në dy kategori: afatshkurtra dhe afatmesme-afatgjata.

Sipas saj, kostot afatshkurtra përfshijnë municionet ushtarake si raketat, bombat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, mirëmbajtjen e grupeve të aeroplanmbajtëseve, mbështetjen për personelin ushtarak dhe humbjet në pajisje, përfshirë avionët luftarakë dhe dronët.

Ajo thekson se zëvendësimi i armëve moderne është shumë më i kushtueshëm se vlera e tyre fillestare. Për shembull, një raketë Tomahawk që vlerësohej rreth 2 milionë dollarë, sot mund të kushtojë deri në 3.5 milionë dollarë për t’u zëvendësuar.

Ndërkohë, kostot afatmesme dhe afatgjata përfshijnë rindërtimin e infrastrukturës ushtarake gjatë 4-5 viteve të ardhshme, furnizimin me sisteme më të avancuara armësh dhe kujdesin shëndetësor për rreth 55 mijë ushtarë amerikanë të vendosur në rajon. gsh

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj autorëve të sulmit të 7 tetorit, gjyqet do të transmetohen publikisht

Parlamenti i Izraeli, Knesset, ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje dhe zhvillimin e gjyqeve publike për personat e përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe në marrjen masive të pengjeve. Legjislacioni u miratua me 93 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa 27 deputetë munguan ose abstenuan. Projektligji mori mbështetje të gjerë si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita izraelite.

Yulia Malinovsky, bashkë-sponsorizuese e projektligjit, deklaroi para votimit se qëllimi është që viktimat dhe familjet e tyre të përballen drejtpërdrejt me autorët e sulmeve. “Do të doja që të gjithë të mund të shihnin se si viktimat dhe familjet e tyre i shohin në sy këta vrasës, përdhunues dhe rrëmbyes”, u shpreh ajo, duke shtuar se Izraeli duhet të tregojë se është “një shtet sovran që di të mbajë përgjegjës ata që e kanë dëmtuar”. Ligji i ri krijon një kuadër të posaçëm për gjykimin e personave të akuzuar për pjesëmarrje direkte në sulmet e 7 tetorit, përfshirë anëtarë të njësisë elitare Nukhba të Brigadave Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, të arrestuar nga autoritetet izraelite.

Të pandehurit pritet të përballen me akuza për terrorizëm, vrasje, dhunë seksuale dhe gjenocid, vepra që sipas legjislacionit të ri mund të ndëshkohen me dënim kapital. Gjyqet do të zhvillohen para një gjykate speciale ushtarake në Jeruzalem dhe disa nga seancat kryesore do të transmetohen publikisht në një platformë të dedikuar online.

Politikanët që mbështesin ligjin e kanë krahasuar procesin me gjyqin ndaj Adolf Eichmann, një prej organizatorëve të Holokaustit, i cili u ekzekutua në vitin 1962, duke mbetur i vetmi person i dënuar me vdekje nga një gjykatë civile izraelite. Ndërkohë, organizatat izraelite të të drejtave të njeriut kanë kundërshtuar ligjin, duke paralajmëruar për rrezikun e “gjyqeve të simuluara” dhe përdorimin e rrëfimeve të marra nën torturë. Aktivistët kërkojnë që të akuzuarit të kenë procese të rregullta ligjore dhe kundërshtojnë vendosjen e dënimit me vdekje.

Sulmi i 7 tetorit 2023 konsiderohet dita më e përgjakshme në historinë e Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, militantët e Hamasit vranë mbi 1,200 persona dhe rrëmbyen 251 të tjerë në jug të vendit. Lufta që pasoi në Rripi i Gazës ka shkaktuar mbi 72 mijë viktima, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. bw

Mbi 60 deputetë të Partisë Laburiste i kërkojnë kryeministrit Starmer të caktojë afat për dorëheqje dhe hapje gare për lidershipin

Më shumë se 60 deputetë të Partisë Laburiste në Britani kanë bërë thirrje që kryeministri Keir Starmer të përcaktojë një afat kohor për largimin e tij nga detyra, duke kërkuar nisjen e një procesi të rregullt për zgjedhjen e një lideri të ri.

 

Sipas deputetëve nga krahë të ndryshëm të partisë, Starmer nuk ka arritur t’i bindë se është i aftë të udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve të ardhshme, në një kohë kur presioni politik brenda Laburistëve po rritet ndjeshëm.

Në një deklaratë të mëparshme, kryeministri u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë, duke theksuar se Laburistët përballen me “kundërshtarë shumë të rrezikshëm” si Reform UK. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të përballet me çdo sfidë për lidershipin e tij.

Megjithatë, deklarata e tij nuk ka ndalur valën e reagimeve brenda partisë, ku një numër gjithnjë e në rritje deputetësh po kërkojnë një tranzicion të organizuar, raporton “The Guardian”.

Ndër zërat më të fortë është ai i Chris Curtis, bashkëkryetar i grupit “Labour Growth Group”, i cili tha se Starmer “nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit” dhe se është koha për një lidership të ri. Ai kërkoi që kryeministri të vendosë një afat dhe të hapë rrugën për një garë të rregullt për drejtimin e partisë.

Po ashtu, deputetja Catherine West njoftoi se nuk do të sfidojë drejtpërdrejt Starmer, por do të mbledhë emrat e deputetëve që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Thirrjeve për ndryshim i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë, përfshirë Alan Gemmell dhe Jas Athwal, të cilët kanë theksuar se humbja e besimit të publikut po ndikon drejtpërdrejt në rezultatin politik të partisë.

Nga ana tjetër, disa deputetë paralajmërojnë se një ndryshim i menjëhershëm në krye të qeverisë mund të sjellë paqëndrueshmëri politike dhe të forcojë pozitat e kundërshtarëve si Nigel Farage, në një moment delikat për ekonominë dhe politikën britanike. Panorama


Send this to a friend