VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pesha e lirizmit poetik dhe mesazhi filozofik i vargut – Vështrim nga ARTESA OSMANAJ

By | October 12, 2015

Komentet

HIJE NËPËR NATË Poezi nga Sadik Bejko

Është natë e udhëtarit plak.
Ecën nën një ndriçim si ai i syve gjysmë mbyllur.
Me kohë e ka humbur qytetin e tij, ka humbur miqtë, mikeshat, kafet, gotat me verë.
Është ngritur të ripushtojë territoret. Këmbët i dridhen, hijet trallisen nën erë.
Nata ka rënë pllanga pllanga mbi rrugë, pemë, blloqe banimi.
Është i humbur. E di këtë dhe fare nuk e pyet.
Të tjera vajza, gra, djem, të tjera fytyra i mbushin lokalet e tij.
Nuk e njohin më, vetmon i huaj në qytetin e vet.
..hapa.. terr.., vende ku rrinte me miq. Si i humbi buzët, fytyrat intime, bisedat me gota në duar?
Shtyhet i huaj mes të tjerash hije..
tej një çift i përqafuar.
(Ku t’iu gjej miq?) Këndi bosh, zbrazur nata. Froni braktisur.
Mikja i lektiset një telenovele në lotë.
Një shëtit qenin. Një tjetër pi kamomilin e shkretëtirës pa short.
Nesër rishmëz do shpalosë rrugët
si ta kthejë praptaz një film pa zë.
Gjurmon natës gjer në fund hijet endur me errësirë.
Hijet si hallka prangash të kyçura mbi gjakun e tij ende të pa mpirë.

PSALLM – Poezi nga PAUL CELAN – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Askush nuk na formon përsëri nga dheu dhe balta,

askush nuk e ringjall më pluhurin tonë.

Askush.

 

Që lëvduar qofsh ti Askush.

Nga dashuria për ty

Duam

Të lulëzojmë. Rrotull

Teje.

 

Një Askush

ishim. Jemi e do të mbe-

temi. Ne. Në lule:

Trëndafilja e Askujt. E

Asgjësë.

 

Me pistilin shpirt-pastër,

fillin qiell-shkretëtirë,

kurorën e kuqe

për fjalën e purpurt,

që e kënduam sipër, oh sipër

gjembit.

NË LUMENJTË NË VERI TË SË ARDHMES – Poezi nga PAUL CELAN – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Në lumenjtë në veri të së ardhmes

hedh rrjetën që ti,

nguruese, e mbush me hije

të shkruara

nga guri.

NESËR IKI! Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Nesër iki! Nesër. Që tani po vuaj për këtë.
Të gjitha po i lë. Të gjitha!
E nuk e paskam ditur që qenkan kaq të rënda:
Mëngjeset e mesditat. Pasditat, që me zor i shuan mbrëmja.

Këto minuta të shpërndara e të hallakatura, ku çdo guaskë flet.
Këto ditë me det, që nuk e di: gëzimi a mërzia m’i bën dhe më të dashura.
A pafuqia ime?

Rrugicat, shkallët e ballkonet, përsitur plot kokrriza, posi maja gjilpëre
E gjithë këto objekte, që gati pa u ndier, mbulohet nga harresa
nëpër thërmia rëre.
Të gjitha po i lë!

Këto tri-katër varka, që gjithnjë presin nisjen.
Mjegull, ujë, dallgë!
Ca gërvishtje në sedër, që deri nesër zhduken
ose malcojnë plagë.
Një bisedë në heshtje. Një ckërmitje. Një buzëqeshje kot.
Gjithnjë peshon më shumë ajo që nuk e themi
dhe nuk e prekim dot.

Iki nesër! Lë pas gjithë këtö gjëra:
Lë grimca vogëlsirash e hapësirash të mëdha.
Po kur mendoj se po të lë ty
Dhe ty të lë:

Harroj gjithçka! Dhe asgjë nuk mbaj mend veç teje.
Asgjë!

Nesër….

Nga libri “Bëjmë sikur”, 1995

 

KOSOVË Poezi nga VEHBI SKËNDERI

I gjatë dimri yt! Pranvera xhuxhe e shkurtë
Posi një lulekuqe mes dëborës.
Kur ishe tejet ngusht – me mengene në fyt –
Koha s’ngriti për ty as dhe një gisht të dorës.

Nuk i ke borxh askujt! Nuk i ke borxh askujt!

Gjithçka e mbolle vetë: çdo pemë e kalli grurë.
Legjenda e kënga jote. e kthjelltë gurrë ndër male.
Këtu e ndeze zjarrin, që s’do të shuhet kurrë.
Me mijra herë u vrave. E mijra herë u ngjalle…

U grive në beteja për veten e për fqinjin,
Honet e hapësirat me pashin tënd i mate.
Dhe kur nga qielli i vrejtur rrufetë breshërinin
Ti mbajte shekuj emrin majë shpate!

Miliona varre le – o Tokë e kuqe zjarr – e bota gjithnjë shemër
Tinzarja, prap të shtyn nga kurthet e humnerat.
Kurrkujt në këtë dhé s’ia pate me të shtrembër
Dhe as xhelatët e tu s’i vrave – jo! – nga ferrat.

Nga ferri dole Ti, Kosovë! Lart na ngrite
Ti më e mira nënë, në Altarët e këtij Tempulli.
Thua prap po të lemë në tym, pa fije drite:
Në këtë mbarim dite e këtë mbarim Shekulli?

 

 

Bëjmë sikur, 1995

 

ERDHE QË TË VENDOSËSH EKUILIBËR Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Nga ç’lëndë je gatuar?
Nga pluhuri kozmik, nga balta e varrezave e nga kjo rërë.
Kur të shikoj
Më vjen sikur lexoj një librari të tërë.

Kurrkush nuk ka shfletuar, jo! ,

deri më sot të tillë libër

Kurrë!

Erdhe të ikësh prapë, si zanat e legjendave
Apo erdhe të vendosësh ekuilibër.
Në këtë katrahurë,
Në këtë pyll pa lisa, pa pisha e pa drurë!

 

 

 

Tiranë, 2 shkurt 1996

Nga libri “Hënë e vjedhur”, Tetovë 1996

 

Harrova Poezi nga Vehbi Skënderi

 

Kujtova se ti e dashur,

je pema erëmirë

Ku mund të qukë diçka dhe dreri dhe zogu dhe korbi
dhe ketri.

Harrova se ti qenka nusja e një tjetri,

gruaja…

Dhe unë jam ai gungaçi e bujkrobi,

Që Zoti e ndalon të prekë sendet

e huaja.

 

 

Tiranë, 6 gusht 1994

Nga libri “Hënë e vjedhur”, Tetovë, 1996

Agjentët e flotës së shtatë… – Tregim nga burgu me personazhe reale të ‘Grupit të Teme Sejkos’ – Nga GËZIM PESHKËPIA

VOAL vazhdon të botojë tregimet me personazhe reale nga vuajtjet në burgjet komuniste të autorit GËZIM PESHKËPIA përfshirë në librin “O njeri…” Sot po botojmë tregimin “Agjentët e flotës së shtatë”:

 

Me kohë njoha personazhe që ishin të njohur jo vetëm në Shqipëri. Këtu ishte pjesa më e madhe e grupit të Teme Sejkos. Gjeta Jonuz Purizon nëntëdhjetëvjeçar që e kisha parë të filmuar në gjyq. Më kishte mbetur ndërmend imazhi kur rreth veshit të tij të madh, mblidhte dorën si bori dhe i drejtohej kryetarit të gjyqit herë mbas here ngaqë s’dëgjonte mirë me fjalën: “Lepe!”

E mbanin nga krahët kur lëvizte. Dihaste plot vështirësi me gjuhën e madhe jashtë. Nga ky grup, në jetën e lirë, kisha njohur Skënder Bariun që kishte qenë barist tek lokali “Hekurudha” në plazh. E dënuan me vdekje e mbas tridhjetë e shtatë ditësh i falën jetën. Skënderi ishte punëtori më i fortë e ndoshta i vetmi që çdo muaj fitonte flamurin dhe dy ditë e gjysmë në muaj që i zbriteshin nga dënimi. I tregova se një verë kisha qenë me qera në shtëpinë e tij. Pashë aty Nasho Gërxhon e famshëm që bënte e ç’bënte, e pillte nga fantazia takime çobenësh me diversantë, dokumente të reja për lidhjet e Teme Sejkos e gjëra të paimagjinuara për të cilat do ia kish zilinë dhe Karl May që shkroi libra me udhëtime në vende, ku s’kish qenë kurrë e takime me njerëz që s’i kish parë as në ëndërr. Pas ballafaqimit me ta në hetuesi i ngushëllonte çobançe: “E mo, se do jemi bashkë atje të gjithë e s’ke për t’u mërzitur”. Pastaj kur vinin në kamp, u shtronte një drekë mirëseardhjeje e për çudi nuk mbanin mëri e nuk hakmerreshin si shumë shqiptarë. Përgjithësisht vllehët, apo si i quanin rëndom çobenët, ishin njerëz të butë, punëtorë e kokulur. Ata ishin të nënshtruar e s’njoha asnjë që të mbahej kapadai. Pothuaj që të gjithë kishin akuza për agjenturë e spiunazh.

Një person mjaft mbresëlënës nga grupi i Teme Sejkos ishte Sami Murati. I gjori Sami! Me një shikim të trishtuar, me një shprehje të fizionomisë së tij ku lexohej pafajësi, priste një përgjigje nga askushi… Të këpuste shpirtin! I kish ikur mendja që kur u dënua dhe në të gjitha veprimet duhet ta udhëhiqte dikush duke e mbajtur për dore si fëmijë. Sigurimi mizor e kishte shpërfytyruar atë njeri aq delikat e të urtë. Mbajtja në burg e atij ishte sa absurde, po aq edhe çnjerëzore. Njëkohësisht diskretituese për sigurimin ishte flagranca e rastit të tij. Mbahej në burg “për riedukim” një njeri pa ndërgjegje. Edhe komanda, me oficerë e nënoficerë i shmangeshin komentit për të. Sa mizor ishte izolimi i tij! Miku im, Jani Gjino, kishte punuar me të në ndërmarrjen e botimeve. E përshkruante si një njeri të përkryer: të sjellshëm, me kulturë, intelektual tipik, punëtor e mjaft serioz. Samiu kishte humbur në botën e errët të alzheimerit. Rrjedhojë e torturave çnjerëzore të shoqëruara me medikamente që degradonin sistemin qendror nervor, ai manifestonte simptomat Dementia totalis apo Morbin e Alzheimerit. Megjithatë shquhej një fisnikëri në kompleksitetin e tij. Një çam i shërbente me devotshmëri e durim, sikur ta kishte vëlla. Mbasi u lirua ky njeri, Samiu ra në duar jo të mira. Megjithë mungesën e të folurit, ai e shprehte indinjatën me gjeste nervozizmi dhe me sy të përlotur. Një ditë, papritmas, e gërvishti në fytyrë tutorin e ri.

Kam ngrënë për dy vjet radhazi në një tavolinë me të. Vetëm një herë e dëgjova të thotë duke shtrirë pëllëmbën përpara, dy fjalë: -Kot fare!

Ishte një revoltë, ishte përgjigja që u jepte gjithë atyre kokave të qethura që endeshin në shëtitjen e mbrëmjes, të cilat kishin një emërues të përbashkët: pyetjen “PSE JAM KËTU?!”

Ishte mesazhi dyfjalësh që u niste persekutorëve të cilët mbyllnin veshët prej vitesh për të mos dëgjuar krismat e tyre, ulërimat e të tjerëve…

Një ditë e zhdukën nga kampi. Thanë se e dërguan në spital. Thanë se familjes që i kish ardhur për takim, i dhanë lajmin se ai kish vdekur gjatë operacionit. Nga se vuante? Ai s’dinte të ankohej, sepse nuk ishte në gjendje të fliste. Çfarë operoi? Kurrkush s’dinte gjë…

Skënder Bariu më tregonte se e kish pasur komisar batalioni. Me gjakftohtësinë e butësinë e tij i kishte shpëtuar jetën një partizani që donin ta pushkatonin duke e akuzuar se kishte vjedhur një peshqir. Shumica e grupit të Teme Sejkos, siç i quanin, kishin qenë në çetën “Çamëria”. Më 1949, Rexho Hiso nga Sigurimi i Shtetit bashkë me një oficer grek i mblodhën ish-partizanët çamë dhe u thanë të venin në Greqi të luftonin. Skënderi u ngrit e refuzoi hapur duke thënë se mund të përgatitet një Tivar tjetër. Me këtë iu vu vula Skënderit si organizator. Me këtë rast u internuan njëqind e gjashtëdhjetë e katër çamë, dhe duke iu bashkëngjitur dyqind çamëve të tjerë, i vunë të hapnin rrugën Gramsh-Lozhan me punë të detyruar për tetë muaj me radhë.

Arrestimi i grupit të Teme Sejkos prej treqind e shtatëdhjetë e katër vetësh u bë me bujë të madhe. Ata i arrestuan brenda një ore. Pjesa më e madhe, nën dhunën e torturave më të tmerrshme, pranuan alla-Dreyfys pjesëmarrjen në komplot dhe të mendosh se ishim më 1960 e jo në vitin 1906! Paralelizmi çuditërisht përkonte në etnitë që u përndoqën; hebrenjtë e Alfred Dreyfysit dhe çamët e Teme Sejkos. I pari ishte vetë Teme Sejko, i cili pranoi para Kadri Hazbiut e Nevzat Haznedarit të tregonte përralla me mbret, me flotë, me Panajot Plak, me të gjallë e fantazma, aksione të denja për trille policeske “sepse e kërkonin interesat e partisë”… Gjyqi do të ishte një show, konsum për propagandë, kundër agjenturave imperialisto-revizioniste. U kujtua vonë Temja i varfër e kur humbi shpresat, mbas vendimit i tha Kadri Hazbiut: -Qen, më tradhëtove! – Temja kishte qenë komisar i brigadës së parë dhe thonë se Mehmet Shehu deshi ta takojë mbas vendimit, mirëpo Kadri Hazbiu ia privoi këtë kënaqësi, sepse një natë më përpara e ekzekutoi me flakëhedhëse. Thonë edhe se e ka mbytur në birucë me duar Mihallaq Ziçishti. Me Temen u pushkatuan dhe Tahir Demi, Avdul Resuli, Hajri Mane, Ali Arapi, Shaban Refati, Taho Sejko, Ilia Gjyzeli, (kunati i heroit të popullit) e të tjerë. Nevruz Bejleri nga Libohova i cili kishte prurë kokën e Izet Osmanit nga Greqia, iu kërkua dëshmi sikur Izeti ishte gjallë. Nevruzi s’pranoi, kështu që e pushkatuan pa gjyq. Nga farefisi i heroit Ali Demi ishte edhe gazetari kurajoz Vehip Demi, i cili plot trimëri kishte kritikuar Nexhmije Hoxhën dhe Liri Belishovën në Konferencën e Tiranës më 1956, por më vonë ishte zhdukur pa nam e nishan nga sigurimi. Kohët e fundit prunë dhe Kasem Demin, një burrë i urtë, me siguri viktimë e radhës.

Një fund tragjik pati familja e Teme Sejkos. Artan Qirko ishte i dënuar me një grup me Bashkim Sejkon, djalin e Temes. Gjatë procesit në hetuesi, Artani me dëshminë e tij e rëndoi  pozitën prej të akuzuari të Bashkimit, në këmbim të uljes së masës së dënimit që vetë Artani do të merrte. Më pas, Bashkimin e pushkatuan. Artani më tregonte se kishte qenë një djalë inteligjent e shumë i sjellshëm.

Më vonë arrestuan djalin e dytë, Mondin, ndërsa e ëma vrau veten.

Aty gjeta edhe Rexho Plakun me mendje të qartë, ish-luftëtar i luftës së Vlorës më 1920, ish-partizan e njeri me influencë të madhe në Çamëri. Ia doli të mbijetojë e të shkojë pranë familjes edhe pse kaloi nëntëdhjetë vjetët.

Një figurë tragjiko-komike ishte Ali Goxhaj. Edhe ai i përkiste agjenturës së grupit të Teme Sejkos. Torturat e kishin shkatërruar dhe që në pamje të parë të krijonte përshtypjen e njeriut të sëmurë psikik. Torturuesit kishin vulosur një karakter tjetër tek ai. Aliut i ishte formuar në tip vuajtja nga sëmundja e vigjilencës dhe denoncimit. Ai sapo të dëgjonte ndonjë fjalë të dyshimtë për Enverin apo ndonjë udhëheqës tjetër (shpesh kishte njerëz që e bënin qëllimshëm), vraponte te polici që rrinte roje tek dera dhe i raportonte, mirëpo nuk i merrej parasysh, meqë e quanin të sëmurë.

Një ditë isha me mikun tim Jamarbër Markon në zyrën e riedukimit duke bërë shaka me një të burgosur. Nga dera e hapur shikojmë Sadikun, policin, që ishte rojë e brendshme, tek i thoshte Aliut:

– Shko atje tek Gëzimi dhe njoftoje për të gjitha.

Sadiku që s’dëgjonte mirë nga veshët, ishte një tip që i pëlqente shakatë dhe ishte gati për qyfyre, mbylli derën dhe duke nderuar me grusht, i tha:

– Rroftë Enver Hoxha!- Aliu nderoi dhe thirri mbas tij : – Rroftë Mehmet Shehu!- Aliu po ashtu. Pastaj vazhdoi:

– Rroftë Petro Marko!- Aliu përsëriste me të madhe, ndërsa ne dolëm duke u gajasur. Shumë të tjerë që nuk ia thoshin humorit të burgut, e shihnin vëngër, por Aliu i gjorë si shumë shokë të tij, ishte viktimë e së njëjtës makinë të tmerrshme kriminale.

VIJON

Oh sa do te doja… Nga Përparim Kabo

Oh sa do te doja…
Asaj rruge te dashur oh sa do te doja…
te ecja sot shpenguar si gjitheheret…eshte nje rruge nga me te bukurat,
anash me drure te larte qe shprehin nje krenari gati maroke..
Oh sa do te doja qe tek ecja ne mengjes dreke
apo buzembremje te ndalesha atje ne ate kafeterine
qe mbante brenda te gjitha shqetesimet njerezore te njerezve
qe dilnin nga godina e RTSH-s
dhe atje si ne nje oaz paqeje gjenin pak prehje nen avujt e kafese…
Oh sa do te doja qe sot mos ishte 20 nentori dita kur gjema na pushtoi…
te ishte nje date tjeter cilado dhe muaji cilido…
por jo kjo date jo ky muaj…
Oh sa do te doja qe ti te ishe atje dhe te beje ate gjestin miqesor hajde…
dhe me ate shqetesimin e rremujshem qe te karakterizonte te me beje vend per tu ulur…
Oh sa do te doja qe mandej ti ta merje fjalen
dhe gjithcka te ishte nje vrull shpirti, shqetesim muzik,
kenge ngjarje kujtime dhe vije melodike ende e pashpallur…
Oh sa do te doja qe ti Aleksander Lalo te ishe atje…
jo per te kenduar Requiem…ishe njerimuzik…
te gjitha kompozimet e tua kishin nje gjalleri te fisme…
eshte nje muzik pertej kohes,
nje muzik qe te dritheron te ben te mendohesh te ben te guxosh…
Oh asaj rruge sa rralle eci tashme…
sa njerez i mungojne..
Qyteti duket si i varferuar nga siluetat e miresise…
Mbase eshte me bukur ne imagjinate…
te te takoj duke luajtur ne fizarmoniken tende si dikur…
Aleksander…sa shume boshllek ke lene…
Oh sa do doja…
20.11.2020 pkabo

KAM PRIT SHUME… -Kater vjet pa t’pa – Nga Dashamir Dini – Kushtuar Ergi Dinit

Kam prit shume
se nje dite tashpo kthehesh,
kam prit shume.
Kam prtit shume
se Ti nuk me the lamtumire
e qi s’do t’ vish ma,
kam prit shume.
Nuk mundem ma
se shpresa me t’pa
gati dha shpirt,
s’mundem ma.
Tash shpresen e kam lan
ne durt e nje Zoti
qi dikur,nuk e besova,
se nuk mundem ma.
Se syte e mi nuk shohin ma drite
qyshse Ti
u bane drite yjesh,
moj Drita e syve t’mi.
E kam zgjedh nje cope qiell
aty ku ndrit Ylli Jot,
Zemra jeme.
E po pres ernat
me ardh me m’marre,
Zemra jeme.
Me prit,zemra jeme,me prit,
se nuk kam me vonu edhe shume,
Zemra jeme!
Se baba kurr s’t’ka braktis,
Shpirt!
Dashamir Dini

LIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M.

Korifeu i letrarëve françeskanë, dhe jo vetëm i tyre por edhe i letërsisë shqiptare në përgjithësi, është At Gjergj Fishta.

Më 20 nëntor 1923 lindi shkrimtarja nobeliste Nadine Gordimer

VOAL – Shkrimtarja Nadine Gordimer lindi më 20 nëntor 1923 në Springs, një qendër minierash në zonën urbane në lindje (East Rand) të Johannesburg (Afrika e Jugut), në provincën e Gauteng. Prindërit Isidore dhe Nan Gordimer janë të dy emigrantë hebrenj: babai ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut nga Letonia, nëna nga Londra.

Gjatë rinisë së tij ajo mori një arsimim katolik; nëna e saj e fton të lexojë që kur ishte fëmijë, duke e nxitur atë të interesohej për botën përreth saj: ajo e kupton dhe zbulon racizmin që përshkon shoqërinë e Afrikës së Jugut në të cilën ajo jeton. Nadine plotësoi studimet e saj duke u regjistruar në Universitetin e Witwatersrand ku ndoqi kurset e vitit të parë, por ndërpreu rrugën e saj pa marrë diplomë. Në këtë mjedis universitar ajo ka mundësinë të njohë nga afër barrierat që ekzistojnë midis studentëve të rinj të bardhë e me ngjyrë. Në këtë periudhë takon muzikantë, gazetarë dhe shkrimtarë me ngjyrë, me të cilët krahason dhe shkëmben ide. Gjatë këtyre viteve gjithashtu ra në kontakt me Kongresin Kombëtar Afrikan dhe filloi luftën personale kundër diskriminimit racor.

Nga pikëpamja e krijimit ajo është autodidakte: ajo formohet kryesisht duke lexuar dhe studiuar Chekhov dhe Proust.

Në vitet 60 dhe 70 dha mësim në disa universitete në Shtetet e Bashkuara. Nadine Gordimer luftoi që Afrika e Jugut të rishikojë dhe tërheqë politikën e saj aparteid me dekada. Shumë nga veprat e saj trajtojnë pikërisht çështjen e tensioneve morale dhe psikologjike për shkak të ndarjes racore që po ndodh në Afrikën e tij të Jugut. Në vitet e fundit, tre nga librat e saj u ndaluan nga censura e Afrikës së Jugut.

Botimi i parë i Nadine Gordimer është “The Quest for Seen Gold”, një histori e shkurtër për fëmijë që u shfaq në “Children’s Sunday Express” më 1937. Koleksioni i saj i parë, “Face to face”, u botua më 1949. Romani i saj i parë ishte me titull “The Lying Days” “Ditët e gënjeshtrës” dhe u botua më 1953.

Ajo është ndër anëtarët themeluese të Kongresit të Shkrimtarëve të Afrikës së Jugut; ajo është shpërblyer edhe me tituj të shumta nderit, nga diplomë nderi në Universitetin e Louvain (Belgjikë, e para në aspektin kohor) për titullin e “Commandeur de l’Ordre des Arts et des lettres”.

Më 1954 ai u martua me Reinhold Cassirer, një tregtar arti shumë i respektuar i cili kishte themeluar degën e Afrikës së Jugut të Sotheby’s dhe më vonë hapi galerinë e tij. Në vitin 1955 lindi djali i saj Hugo. Martesa zgjati deri në vdekjen e tij më 2001 e shkaktuar nga emfizema.

Tashmë fituese e Çmimit Booker 1974 për romanin e saj “The Conservationist”, më 1991 ajo mori Çmimin Nobel për Letërsi; në fillim të vitit 2007 ajo gjithashtu mori Çmimin Grinzane Cavour për Lexim.
Ajovdiq në vendlindjen e saj në Johannesburg më 13 korrik 2014 në moshën 90 vjeçe./Elida Buçpapaj

 

Romane të Nadine Gordimer

  • The Lying Days ( Ditët e gënjeshtrës) (1953)
  • A World of Strangers (Një botë të huajsh) (1958)
  • Occasion for Loving (Rast për të dashuruar) (1963)
  • The Late Bourgeois World (Borgjezë të vonë) (1966)
  • A Guest of Honour (Një mysafir nderi) (1970)
  • The Conservationist (Konservatori) (1974)
  • Burger’s Daughter (Bija e Burgerit) (1979)
  • July’s People (Njerëzit e korrikut) (1981)
  • A Sport of Nature (Një sport në natyrë) (1987)
  • My Son’s Story (Historia  e tim biri) (1990)
  • None to Accompany Me (Askush nuk më shoqëron) (1994)
  • The House Gun (Arma në shtëpi) (1998)
  • The Pickup (Grremçi) (2001)
  • Get a Life (Zgjohu!) (2005)
  • No Time Like The Present (Tani o kurrë) (2012)

Send this to a friend