VOAL

VOAL

Personaliteti dhe Shëndeti – Lidhja e ngushtë mes tyre rregullon mirëqenien

May 30, 2020
blank

Komentet

blank

Lija e majmunëve në Evropë – Çfarë duhet të dini

Prej disa ditësh, OBSH ka raportuar se janë hasur raste të lisë së majmunëve tek njerëzit në disa shtete të botës.

Orët e fundit kjo sëmundje ka mbërritur edhe në Evropë kryesisht nga Spanja ku po testohen disa raste.

Sipas ekspertëve kjo lloj lije nuk është e zakontë, por ka simptoma të lehta.

Si t’i njihni simptomat?

Ky virus i rrallë shkakton temperaturën, puçrra të vogla të kuqe, shkakton lodhje, dhimbje muskulare apo dhimbje koke.

Një ndër simpatomat më të dhimbeshme sipas ekspertëve është shfaqja e puçrrave të vogla të kuqe në lëkurë.

Ndër simptomat e rralla të këtij virusi janë të vjellat dhe diarrea e vahzdueshme apo problemet me sytë që mund të çojnë deri në verbim.

Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e personave shërohet në pak javë pas infektimit dhe vetëm 3.3% e rasteve mund të kenë rrezikshmëri apo vdekje.

Si transmetohet lija e majmunëve?

Ky virus përhapet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht tek kafshër, por edhe tek njerëzit.

Këtu futet edhe kontakti i lëkurës, lëngjeve trupore apo nga çarcafët, rrobat apo sende të tjera personale të kontaminuara më parë.

Një studim i vitti 2013 nga Qëndra kombëtare e Kërkimit në SHBA  tregon se lija e majmunëve mund të qëndrojë në ajër në  një ambient të mbyllur edhe për 90 orë.

Vendet që kanë raportuar raste dhe po merren me evakuimin e këtyre pacientëve deri tani janë Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Amerika. Agroweb

blank

Efektet e ujit me limon sipas dietologëve

Me rritjen e temperaturave, konsumi i ujit për të shmangur dehidratimin bëhet edhe më i rëndësishëm.

Dhe nëse dëshironi që gota juaj e ujut të ketë edhe me shumë shije, shtimi i një fete limoni në ujë është mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë.

Shija nuk është e vetmja gjë që do t’i shtohet ujit tuaj, por nga kjo do të mund të përfitojë edhe trupi juaj.

AgroWeb.org iu fton t’i zbuloni ato më poshtë.

Mund të reduktojë fryrjen e barkut

Uji me limon ul fryrjen sepse vepron si një diuretik, i cili ndihmon në largimin e lëngjeve nga trupi.

Mund të forcojë sistemin imunitar

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe vepron si një antioksidant.

Një limon siguron rreth 20 miligramë vitaminë C, që është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore, sipas dietologëve.

Mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në veshka.

Për fat të mirë, konsumi i  ujit me limon mund të parandalojë këtë gjendje të rëndë.

Dhe nëse keni gurë në veshka, kjo pije do të ndihmojë në ndarjen e gurëve në tretjen e tyre.

Mund të përmirësojë tretjen

Nëse jeni duke luftuar me problemet e tretjes, shtimi i fibrave në regjimin tuaj ushqimor nuk është mënyra e vetme për të shpejtuar këtë proces.

Konsumi i ujit të ngrohtë me limon në mëngjes vepron si laksativ, tregojnë një dietologët.

Mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndetshme

Vitamina C, që gjendet tek limoni mund të nxisë sintezën e kolagjenit, duke ndihmuar lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e shëndetshme me kalimin e kohës.

Nga ana tjetër uji do t’ju hidratojë, dhe siç dihet një lëkurë e shëndetshme ka nevojë për shumë hidratim.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Duke pirë ujë me limon para dhe gjatë vakteve, ai mund të nxisë ngopjen dhe të jetë një mënyrë efektive për të ndihmuar në uljen e marrjes së kalorive. /AgroWeb.org

blank

Shtohen rastet me linë e majmunëve, OBSH-ja nis punën për udhëzimet e reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë Reuters një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së.

Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri tani, është se përhapja po nxitet nga kontakti seksual, tha David Heymann, kryetar i Grupit Këshillimor Strategjik dhe Teknik të OBSH-së për rreziqet e infektimeve që mund të kthehen në pandemi dhe epidemi. Ai drejtoi të premten një takim lidhur me përhapjen e rasteve.

Lija e majmunit është një sëmundje infektive zakonisht e lehtë që haset kryesisht në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore. Ajo përhapet nga kontakti i ngushtë, që do të thotë se mund të frenohet relativisht lehtë përmes masave të tilla si vetëizolimi dhe higjiena.

Përhapja në 11 vende ku ajo nuk haset zakonisht, është shumë e pazakontë, sipas shkencëtarëve. Më shumë se 100 raste të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar deri tani, shumica prej tyre në Evropë.

Dr. Heymann, profesor në Univeresitetin e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se ekspertët ka të ngjarë të japin më shumë udhëzime për vendet në ditët në vijim. Zyrtarët shëndetësorë në disa vende kanë paralajmëruar se rastet mund të rriten më tej në grumbullimet dhe festivalet e mëdha verore.

“Ajo që duket se po ndodh është se (lija e majmunit) është futur në popullatë përmes transmetimit seksual dhe po përhapet si infeksionet seksualisht të transmetueshme, gjë që ka përforcuar përhapjen e saj në mbarë botën,” tha Dr. Heymann.

Ai tha se takimi i OBSH-së u thirr “për shkak të urgjencës së situatës”. Grupi që ai drejton nuk shpall emergjencat e shëndetit publik me shqetësim për gjithë botën, gjendja më e lartë e alarmit të OBSH-së, e cila aktualisht zbatohet për pandeminë COVID-19.

Dr. Heymann tha se komiteti ndërkombëtar i ekspertëve, i cili u mblodh me video-konferencë, diskutoi se çfarë duhet të studiohet në lidhje me shpërthimin dhe t’i komunikohet publikut, përfshirë nëse ka ndonjë përhapje asimptomatike, cilat janë grupet e rrezikuara dhe cilat janë rrugët e ndryshme të transmetimit.

Ai tha se kontakti i ngushtë ishte rruga kryesore e transmetimit të virusit pasi plagët në lëkurë që janë tipike të sëmundjes janë shumë infektive. Për shembull, prindërit që kujdesen për fëmijët e sëmurë janë në rrezik, si dhe punonjësit e shëndetësisë. Kjo është arsyeja pse disa vende kanë filluar të vaksinojnë ekipet që trajtojnë pacientët me line e majmunit duke përdorur vaksina për linë, një virus i ngjashëm.

Shumë nga rastet aktuale janë identifikuar në klinikat e shëndetit seksual.

Sekuenca paraprake e gjenomeve tek një sërë rastesh në Evropë ka sugjeruar një ngjashmëri me llojin që u përhap në një mënyrë të kufizuar në Britani, Izrael dhe Singapor në vitin 2018.

Dr. Heymann tha se ishte “biologjikisht e besueshme” që virusi që atëherë të kishte qarkulluar jashtë vendeve nga ku e ka origjinën, por nuk kishte rezultuar në shpërthime të mëdha si rezultat i bllokimeve të COVID-19, distancës sociale dhe kufizimeve të udhëtimit.

Ai theksoi se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk u ngjan ditëve të para të pandemisë COVID-19 sepse nuk transmetohet aq lehtë. Ata që dyshojnë se mund të jenë ekspozuar ose që po shfaqin simptoma, duke përfshirë kruarjen e lëkurës dhe temperaturën, duhet të shmangin kontaktin e ngushtë me të tjerët, tha ai./VOA

blank

Kujdesi i duhur për begonian me gjethe të pikturuara

Skajet e jashtme të gjethes janë zakonisht në jeshile të errët, ndërsa pjesa e brendshme mund të jetë me nuanca rozë, të kuqe, argjendi ose vjollcë.

Rex Begonia, e njohur gjithashtu si begonia me gjethe të pikturuara ose begonia me gjethe shumëngjyrëshe, është një bimë shumëvjeçare tropikale e famshme pikërisht për gjethet e saj karakterisitke.

Skajet e jashtme të gjethes janë zakonisht në jeshile të errët, ndërsa pjesa e brendshme mund të jetë me nuanca rozë, të kuqe, argjendi ose vjollcë.

Begonia me gjethe të pikturuara mund të rritet deri në 60 cm. Madhësitë e gjetheve të saj ndryshojnë, por variojnë nga 20 cm të gjata dhe 12 cm të gjera.

Ujitja

Në verë, begonia shumëngjyrëshe duhet të ujitet rregullisht, por duhet të kini kujdes të mos e ujisni së tepërmi pasi ajo është mjaft e ndjeshme ndaj kërpudhave dhe mund të kalbet lehtë.

Sigurohuni që gjysma e sipërme e dheut të jetë tharë para se ta ujisni, por kurrë mos e lini atë të thahet plotësisht.

Mundohuni të mos i lagni shumë gjethet, pasi kjo mund të shkaktojë probleme me mykun.

Në dimër, begonia mund t’i rrëzojë gjethet e saj. Vazhdoni ta ujisni me masë derisa të rriten gjethet e reja në pranverë.

Drita dhe temperatura

Kjo bimë lulëzon nën rrezet e diellit, por ato nuk duhet të jenë të drejtpërdrejta.

Nëse jetoni në vende të nxehta, ju duhet ta mbroni nga rrezet e forta të diellit.

Në vendet e ftohta e me pak diell, kjo nuk përbën problem, por bima duhet të mbahet në ambeintet e brendshme gjatë muajve më të ftohtë.

Temperatura ideale për bimën në verë është 23 gradë Celsius dhe 17 gradë Celsiuc në dimër.

Ato gjithashtu preferojnë të qëndrojnë në ambiente më lagështi të lartë.

Madhësia e vazos dhe lloji i dheut

Dheu i cili lejon një kullim të mirë të ujit është ideali sepse e mbron bimën nga kalbja e rrënjëve.

Begoniat gjetheshumëngjyrëshe pëlqejnë vazot e mëdha por të cekëta, kjo për shkak të kërcellit të shkurtër të rrënjës dhe nevojave për tokë poroze.

Sigurohuni që vazoja të ketë vrima kullimi në fund. Vendoseni bimën në një vazo më të madhe vetëm kur ajo aktualja të mbushet me rrënjë.

Problemet më të shpeshta

Pluhuri i bardhë në gjethe tregon praninë e mykut, i cili shpesh shfaqet për shkak të ujitjes ose nxehtësisë së madhe.

Hiqni të gjitha gjethet me myk dhe trajtojeni bimën me një fungicid./AgroWeb.org

blank

Kur duhet t’i ujisni lulet në mëngjes apo në mbrëmje

Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet.

Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq në vendin tonë duke nxjerrë në pah nevojën jetësore për hidratim të vazhdueshëm.

Të njëjtat nevoja për freski dhe ujë mund të kenë edhe bimët tuaja të preferuara.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar një listë këshillash të nevojshme për garantimin e shëndetit të bimëve tuaja shtëpiake dhe për përballimin e të nxehtit të verës.

Kur Duhen Ujitur Bimët Në Verë?

Disa ekspertë janë të mendimit se ujitja gjatë natës është më e mirë sepse u jep kohë bimëve që të përthithin ujin përpara  se të shpërthejë vapa.

Megjithatë, një gjë e tillë ka rrezik të sëmurë gjethet që mbeten të lagura gjatë natës.

Ujitja e mëngjesit nga ana tjetër përthan gjethet shumë me shpejt dhe i jep ujit më pak kohë të arrijë rrënjët e bimës përpara se të godasë vapa.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ujitja në mbrëmje, pra pa perënduar plotësisht dielli, është koha më e mirë për të ujitur bimët.

Në darkë, ujitja do i bëjë gjethet më delikate dhe të prirura ndaj mykut.

Ndërkohë, ujitja pa perënduar dielli, u jep bimëve kohën e duhur për përthithjen e ujit dhe tharjen e nevojshme përpara natës.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet.

Kjo këshillë është e udhës për shkak se uji mund të avullojë shumë shpejt pa arritur në pikat e nevojshme të bimës.

Kur vjen puna tek sasia e ujit, ekspertët këshillojnë që uji duhet të arrijë rrënjët e bimës por të mos e përmbysë sipërfaqen e vazos.

Idealja është që të fusni një gisht brenda në dhe për të përcaktuar lagështinë dhe nevojën e mëtejshme për ujë.

Kur të ujisni bimën tuaj të preferuar shmangni gjethet dhe mbi të gjitha mos e teproni.

Ujitja e bollshme mund të zverdhë gjethet, të pengojë rritjen e bimës dhe të myk rrënjët

blank

Problemet shëndetësore që sinjalizon pulsimi i buzëve

Neurologët në vend paralajmërojnë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj disa shenjave kryesore të ishemisë.

Ndjesia e pulsimit të vazhdueshëm në trup edhe pse ndodh rrallë është shumë e njohur dhe e bezdisshme.

Me siguri e keni parasysh ndjesinë e pulsimit të këmbëve apo duarve dhe sa e padurueshme arrin të bëhet kjo gjendje.

Aq më shumë kur ndodh vazhdimisht në një nga zonat më të ndjeshme të trupi, buzët.

Ndjesitë janë të lidhura ngushtë ,me nervat dhe trurin prandaj mund të prekin çdo pjesë të tij.

Nëse kjo gjendje e trupit ju ndodh vazhdimisht, ka disa arsye të cilat AgroWeb.org j’ua liston mëposhtë.

Alergjitë

Reaksionet alergjike që mund të prekin lëkurën dhe pjesën delikate të gojës dhe buzëve mund të shkaktojnë edhe pulsimin.

Zakonisht alergjitë zhvillohen nën lëkurë në pjesën shumë afër sipërfaqes ku mund të ndihet edhe pulsimi.

Infeksioni nën lëkurë mund të shkaktojë pulsim të vazhdueshëm në këtë zonë të fytyrës.

Angioedema quhet kjo gjendje dhe mund të shkaktohet nga ushqimet ose ilaçet e ndryshme.

Buzët e çara

Gjatë dimrit kur buzët bëhen shumë të thata ndjesia e pulsimit është shumë e pranishme.

Gjithashtu edhe nëse vuani nga sëmundje të lëkurës si ekzema.

Dëmtimi i nervave

Shumë neuropati të shkaktuara nga dëmtime të jashtëme fizike siç është djegia apo i ftohti i acartë kanë këtë efekt anësor.

Nga kushtet ekstreme, nervat që ndodhen në buzët tuaja mund të dëmtohen dhe të pulsojnë apo mpihen vazhdimisht.

Ishemia

Ishemia është një gjendje e trupit ku trupi ndaloni së furnizuari trurin me gjak dhe oksigjen.

Nëse ndodh kjo shenjat në trup janë të shumta, por një prej tyre është mpirja ose pulsi i një pjesë të fytyrës apo edhe zonës së buzëve.

Ataket e panikut

Një nga simptomat e atakut të panikut është pulsimi i vazhdueshëm i  pjesëve të trupit.

Kur kjo ndodh rreth zonës së gojës, shoqërohet me humbje të frymëmarrjes apo rrahje të shtuara të zemrës.

Këto atake paniku ndodhin pa lajmëruar dhe mund të zgjasin nga 5 deri në 20 minuta.

Në çdo rast këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist.

blank

Trëndafila mahnitës në hapësirat e banimit– Si t’i mbillni në shtëpi

Dielli ofron vitaminë D që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës.

Një nga lulet më të mrekullueshme që gëzon syrin dhe mahnit shqisat me aromën dhe pamjen magjepsëse.

AgroWeb.org ju sjell mënyrën se si t’i rrisni me sukses në hapësirat e shtëpive tuaja.

Trëndafilat kanë një sezon mbjelljeje edhe në këtë periudhë.

Kur të keni zgjedhur llojin e trëndafilit që dëshironi ta rrisni vetë, vendosni për metodën e rritjes: nga rrënja apo dega. Rrënjët e zhveshura të trëndafilit mund të mbillen direkt nën tokë.

Nëse dëshironi mund të zgjidhni fidanë të gatshëm dhe t’i transferoni ato nga saksia në një tjetër ose në kopsht.

Këto mund t’i gjeni në çdo pikë të tregtimi të luleve me shumicë apo me pakicë në qytetet tuaja.

Zgjidhni vendndodhjen

Duhet të gjeni një vend që preket nga drita për të paktën 6 orë në ditë. Nga ana tjetër, zgjidhni një vend jo të mbipopulluar me bimë të tjera.

Toka duhet të jetë e shkrifët dhe të ketë një sistem të mirë kullimi. Mund të zgjidhni vazo të thella që u japin trëndafilave hapësirën e duhur për të lulëzuar.

Ujitini trëndafilat gjatë përgatitjes për mbjellje. Nëse jeni duke mbjellë rrënjët e trëndafilave, futini në ujë për disa orë.

Nëse jeni duke mbjellë fidanë, ujitini mirë përpara transferimit në një vazo tjetër.

Duhet të hapni nga një vrimë për çdo trëndafil që do të mbillni. Vrima duhet të jetë 35-40 centimetra e gjërë dhe 30 cm e thellë.

Masat e mësipërme nuk kanë nevojë të jenë ekzakte, por e rëndësishme është që trëndafilat të kenë hapësirë.

Dheun e hequr mënjanë duhet ta përzieni me pleh. Nëse synoni të mbillni shumë trëndafila, atëherë jepuni bimëve shumë hapësirë nga njëra tjetra.

Mbjella dhe Kujdesi

Mbjellja. Rrënjët ose fidanët duhet t’i vendosni në vrimën e hapur dhe t’i rrethoni me dheun organik. Nëse jetoni në vend me klimë të ftohtë, atëherë rrënjët ose fidanët e trëndafilit duhen futur më thellë nëntokë që të mbrohen nga temperaturat e ftohta.

Përdorni duart për të shtypur dheun përreth që mos të krijojë bulëza ajri.

Vaditja. Trëndafilat kërkojnë ujitje të vazhdueshme, sidomos gjatë natës, pasi i keni mbjellë ato.

Shtoni hala pishe dhe pleh në shtatin e rrënjëve dhe të fidanëve.

Kjo do e mbajë temperaturën përreth në nivele të qëndrueshme dhe do t’i mbrojë trëndafilat gjatë fazës fillestare të rritjes.

Gjatë verës ujitini më shpesh. Trëndafilat kanë nevojë për shumë ujë që të rriten shëndetshëm. Mos e lini tokën të thahet.

Krasitini trëndafilat. Në këtë mënyrë do të jenë të shëndetshëm dhe të bukur. Largoni zgjatimet e shkurreve në mënyrë që të parandaloni prishjen e bimës.

Krasitja duhet të jetë e njëtrajtshme, sipër sythave aty ku formohen degët.

Trëndafilat kanë nevojë për mbrojtje gjatë dimrit. Kujdes nga ngricat.

Zgjatimet dhe e gjithë shkurrja duhet krasitur ndjeshëm deri në gjysmë metri. Degët mund t’i lidhni së bashku që të jenë më të mbrojtura.

blank

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të të tjerët.

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek.

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.

Rrathët e zinj të syve

Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve.

Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Depresion dhe ankth

Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale.

Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.

Ushqimet e Shpejta Nxisin Çrregullime Hormonale

Një raport i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu.

Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm.

Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara.

blank

Mbroni sytë dhe trurin nga lodhja e ekranit me këto tri lloje ushqimesh

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

E mbyllni ditën me dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i kompjuterit  apo telefonit?

Shikimi juaj është dobësuar dhe keni vështirësi në fokusim?

Ju mund të jeni duke vuajtur simptomat  ndaj ekspozimit të madh ndaj dritës së ekraneve.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të kompjuterit, televizorit apo telefonit mund të shkaktojë probleme duke filluar që nga shëndeti i syve deri tek problemet me pagjumësinë.

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

Një problem ky që mund të ju shkaktojë  vështirësi të përhershme në shikim.

Mënyrat më mtë mira dhe efiskase për t’u mbrojtur nga këto simptoma janë ato natyrale.

Sigurohuni të merni sa më shumë vitamina nga ushqimet.

Tri lloje Ushqime Që Mbrojnë Sytë dhe Trurin

AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju tregojë  tre lloje ushqimesh të cilat mbrojnë sytë dhe trurin.

Studimet e fundit tregojnë se për të përforcuar shikimin dhe për të shamngur lodhjen duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

Përdorni ushqime që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shkimit dhe shplodhjen e syrit.

Ato lidhen edhe me veti të tjera kuruese siç janë parandalimi i dhimbjes së kokës, lodhjes apo pagjumësisë.

Ekspertët rekomandojnë tre lloje ushqimesh ato me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe të kuqe.

Perimet jeshile që përmbajnë burime të mira të karotenoideve  janë lakra, spinaqi dhe brokoli.

Vitamina të tjera të vlefshme mund të gjeni edhe tek produktet shumëngjyrshe siç janë porokalli, karrotat apo patatet e ëmbla.

Tek ushqimet e kuqe rekomandohet shumë speci i kuq, domatja, salmoni apo mishi i kuq./AgroWeb.org

blank

Si të bëni dikë të lumtur në vetëm 2 minuta

Mirësia është gjithçka që nevojitet për të ushqyer shpresën e njeriut.

Sado i vogël dhe i parëndësishëm të duket një akt mirësie, ai ndryshon jetë, madje në një minutë të vetëm.

Sot, për fat të keq mirësia po bëhet aq e rrallë sa kur ndodh njerëzve u bën përshtypje.

Por kjo nuk do të thotë se ne si shoqëri duhet ta lëmë të zhduket.

Zbuloni në AgroWeb.org veprat e mirësisë që mund të bëni në dy minuta të vetme, të cilat do ju bëjnë ju dhe të tjerët të ndiheni mirë dhe shpresëplotë.

Lër shënime

Letrat ngjitëse mund t’i përdorni për të lënë një shënim motivues, inkurajues dhe frymëzues për një mik, koleg, fqinj, motër, vëlla, e prind.

Fjala juaj e mirë mund të sjellë ngrohtësi në shpirtin e tij por edhe buzëqeshje.

Mbill një pemë

Falenderoje tokën duke mbjellur një pemë, poshtë shtëpisë, në kopësht ap onë park.

Ky akt i vetëm mirësie do t’i shërbejë brezave të ardhshëm, ndonëse duket i vogël.

Kujdesu për një të moshuar

Nëse vëren që një i moshuar ka vështirësi në të ecur dhe është shumë i ngarkuar, mos e injoro.

Nuk të kushton asgjë që ta ndihmosh të kalojë rrugën apo tia lehtësosh barrën për një copë udhë.

Ëmbëlsira për kolegët

Një kuti me çokollata apo biskota shërben si magnet për socializim.

Sillni një të tillë në punë dhe ndajeni me kolegët.

Të gjithë kemi nevojë për momente të ëmbla në ditë stresuese dhe në dy minuta do të ndihemi që jemi të gjithë bashkë.

Ndihmo një fëmijë

Shtëpitë e fëmijës apo materniteti ku gjenden bebet e braktisura nga nënat janë një vend ideal për të bërë diçka të mirë në këtë jetë.

Blini lodra, ëmbëlsira e libra, vizitoni fëmijët dhe jepuni një përqafim e puthje.

Ky akt mirësie do të jetë shpërblyes për fëmijën por edhe për ju.

Kini durim me prindërit

Vetëm ai që është prind e kupton misionin e vështirë që ka mbi supe, ndaj kursejini kritikat.

Dhurojini një prindi buzëqeshje duke e lavdëruar dhe mbështetur për punën që bën.

Jini të sjellshëm në fushën e shërbimit

Mos harroni se ata që ju japin shërbim, janë njerëz si ju.

Jini të sjellshëm dhe të mirë ndaj tyre, mos i injoroni, përshëndetini dhe buzëqeshuni.

Jo vetëm që do të merrni një shërbim të mirë por do të ndiheni shkëlqyeshëm.

Humori

Edhe në kohët më të errëta, njeriu ka nevojë të qeshë.

Nëse dikush që njihni është i mërzitur ose i trishtuar, përpiquni ta angazhoni në bisedë dhe tregojini barcaleta ose përpiquni ta bëni për të qeshur.

Fuqia e të qeshurës është shumë terapeutike për një shpirt të lënduar.

Falni një borxh

Paraja është shpesh burim stresi dhe turpi. Nëse mundeni, faleni borxhin që mund t’ju ketë dikush i afërt i cili nuk ka aftësi paguese.

Kësisoj mund të humbisni para, por do të fitoni një miqësi më të çmuar.

Mbajeni premtimin e dhënë

Nëse keni dhënë një premtim ose një fjalë, mbajeni dhe qëndrojini asaj.

Njerëzit janë bërë shumë harraqë dhe jo korrektë.

Nëse ju i mbaheni fjalës së dhënë do të tregoni se jeni njerëz të mirë që nuk mendojnë vetëm për vete por edhe për të tjerët.

blank

Aktiviteti perfekt për të rritur rezistencën – Këshilla si ta filloni në mënyrën e duhur

 

Sigurisht që për të humbur disa kilogramë ju mund të vraponi, të pedaloni ose thjesht të ecni.

Por nëse keni mundësi të praktikoni notin atëherë mos i humbisni benefitet e shumta që ofron ai.

AgroWeb.org ju jep disa këshilla për ato çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni këtë rutinë stërvitore dhe cilat janë përfitimet që ofron.

Përpara se të filloni notin mbani mend…

Fillimi i këtij aktiviteti fizik kërkon pak më shumë praktikë sesa thjesht të armatoseni me syze të reja dhe rrobabanjo.

Do t’ju duhet pak kohë sa të mësoni e të përshtateni siç duhet me të gjitha lëvizjet dhe intensitetin që ky sport kërkon. Prandaj është e rëndësishme të jeni të durueshëm.

Qëndroni të sigurt ndërkohë që notoni

Ashtu si çdo aktivitet sportiv, noti ka disa rreziqe për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

Ndjekja e disa këshillave të thjeshta, që trajnuesi juaj do t’ju japë mund t’i reduktojë këto rreziqe.

Ndërsa AgroWeb.org iu sugjeron të mos harroni të merrni me vete edhe një shishe me ujë.

Për shkak se jeni zhytur në ujë, mund të mos e vini re se po djersisni dhe kjo mund t’ju dehidratojë. Gjë që mund të shkaktojë shqetësime të padëshiruara në shëndet.

Kaloni në një nivel më të vështirë

Pasi të keni hyrë në rutinën e notit, është koha që të t’i çoni gjërat në një nivel më të lartë.

Disa ndryshimeve të vogla si drejtimi i gishtave të këmbëve dhe zgjatja e krahëve, do t’ju ndihmojë të vini më shpejt në formë duke rritur rezistencën tuaj.

Pse noti është kaq i mirë për shëndetin?

Noti jep përfitime në shëndetin mendor dhe fizik.

Ai vë në punë të gjithë muskujt e trupit, djeg kaloritë dhe gjymtyrët tuaj nuk kanë pse të mbingarkohen duke mbajtur peshën e trupit.

Është një aktivitet që bën zemrën të pompojë fort, lehtëson stresin falë mënyrës së frymëmarrjes që është e ngjashme me meditimin.

Noti është një aktivitet që mund të bëhet pothuajse në çdo moshë, gjë që është edhe më tërheqëse kur merret parasysh fakti se njerëzit që notojnë rregullisht priren të jetojnë më gjatë. Agroweb

blank

5 ushtrimet më të mira për shëndetin e zemrës

Si çdo muskul, zemra bëhet më e fortë nëse stërviteni në mënyrë të vazhdueshme.

Ekzistojnë katër shtylla të një stili jetese për një zemër të shëndetshme dhe ato janë: konsumi i ushqimeve të shëndetshme, ruajtja e peshës së duhur trupore, të mos pini duhan dhe stërvitja e rregullt.

Si çdo muskul, zemra bëhet më e fortë nëse stërviteni në mënyrë të vazhdueshme.

Stërvitja fizike përmirëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak dhe oksigjen, në inde dhe organe.

Njëkohësisht, kur stërviteni forconi masën muskulare dhe ulni peshën e tepërt trupore, dy faktorë që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Përveç kësaj, zemra juaj i përgjigjet ushtrimeve duke ndërtuar arterie dhe kapilarë të rinj.

Kjo parandalon sulmet në zemër, ul kolesterolin dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës.

Çdo lloj aktiviteti fizik ofron përfitime shëndetësore dhe nëse keni vendosur të ushtroheni, AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një nga ushtrimet më të mira për shëndetin e zemrës, të renditura më poshtë.

Vrapi

Vrapimi ju jep maksimumin për sa i përket rritjes së rrahjeve të zemrës dhe kryerjes së një stërvitje intensive në një periudhë të shkurtër kohe.

Nëse jeni të rinj në vrapim dhe dëshironi ta provoni, këshilla e AgroWeb.org është të filloni ngadalë dhe gradualisht. Këtu do të zvogëloni rrezikun e lëndimeve dhe do të ndërton gradualisht rezistencë fizike.

Kërcimi

Kërcimi zakonisht është një aktivitetit fizik intensiv, i cili jep përfitime për shëndetin e zemrës tuaj.

Që nga zumba e deri tek baleti klasik, çdo gjë që ju bën të kërceni ndihmon.

Kërcimi ofron gjithashtu përfitime të tjera si përmirësimi i humorit, rritja e vetëbesimit dhe ndërtimi i marrëdhënieve shoqërore. Faktorë që lidhen gjithashtu me përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Çiklizmi

Çiklizmi është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni për shëndetin e zemrës.

Është gjithashtu një opsion i shkëlqyer për ata që nuk mund ose nuk duan të vrapojnë. Ky aktivitet mund të rrisë rrahjet e zemrës po aq sa vrapi dhe irriton më pak nyjet dhe kyçet e këmbëve.

Ushtrimet me pesha

Edhe pse nuk është sekret që aktiviteti aerobik bën mrekulli për zemrën, një rutinë e stërvitore me pesha jep përfitime unike.

Trajnimi me pesha ka më shumë gjasa të ulë më shpejt masën dhjamore dhe rrit më shpejt atë muskulore, e cila lidhet me uljen e rrezikut të diabetit dhe të presionit të ulët të gjakut.

Për një shëndet optimal të zemrës, kombinoni ushtrimet me pesha dhe atë aerobik.

Ecja

Sidomos nëse sapo keni filluar me stërvitjen tuaj ose keni një sëmundje ekzistuese të zemrës, ecja mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju duhet.

Një aktivitet i lehtë dhe i mrekullueshëm nëse jeni i vjetër në moshë ose keni probleme me kyçet që iu ndalojnë vrapimin, sepse ecja ka ndikim të ulët tek gjymtyrët tuaj.

Edhe pse çdo lloj ecjeje do t’ju sjellë dobi, AgroWeb.org ju sugjeron që për përfitime më të mëdha të ecni sa më shpejt të mundeni.


Send this to a friend