VOAL

VOAL

Perse SPAK me dy standarte? Dritan Leli dhe Ilir Beqja i “Sterilizimit” ?! Nga Gazmend Rusi

July 24, 2022

Komentet

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji iu drejtohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita

Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, ku iu drejtohet qytetarëve, përpara protestës së thirrur nga opozita.

Ai shprehet se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë. Salianji në mesazhin e tij thotë se nuk mund të humbet dinjiteti dhe se “populli shkund çdo tirani”.

“Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve  përpara protestës së thirrur nga opozita

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Salianji2
Salianji2

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00″, shkruan Salianji.bw

Tri llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë- Nga Alfred Lela

Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që kanë quajtur “marshim drejt Tiranës”, për të reaguar për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në vend. Kësaj here nuk do të ketë fjalime, thirrje dhe as skenografi, por nuk është kjo e reja.

Protesta, e menduar si marshim, synon përfshirjen e gjithkujt që nuk është dakord me këtë qeveri. Pra, ajo është menduar si horizontale, jo si vertikale; jo me Berishën dhe eksponentë të tjerë të PD dhe opozitës që bëjnë thirrjet apo parashtrojnë tezat e revoltës, por me njerëz që marshojnë përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht nëse janë të majtë ose të djathtë, nacionalistë apo kozmopolitë, konservatorë apo progresistë.

Protesta e sotme e opozitës është pra urbi et orbi, për botën dhe qytetin, e drejtuar gjithkujt dhe askujt në veçanti.

Ideja këtu është se një qeveri e keqe nuk bën ndarje mes të vetëve dhe kundërshtarëve; një qeveri e keqe, kur keqmenaxhon apo korrupton fondet publike, nuk prek vetëm në taksat e demokratëve, por edhe të socialistëve, nuk rrënon vetëm financat e sotme, por ndërhyn te shanset e së ardhmes.

Kjo vetëdije duhet të jetë ajo që i bashkon ata që, prej vitesh protestojnë kundër Edi Ramës dhe Rilindjes, me ata që e kanë një pakënaqësi, i mundon një zemërim, u pulson një mosdakordësi me mënyrën se si gjërat shkojnë në Shqiëpri.

Çdo tentacion për ta parë protestën si hall të opozitës politike, është përpjekja e vjetër për të ndërtuar blloqe ndarëse të ‘ne’ dhe ‘ata’, ‘të mirët’ dhe ‘të këqijtë’, ‘të majtët’ dhe të ‘djathtët’. Në një Shqipëri që funksionon, të gjithë janë ‘të mirë’, e kundërta, në një Shqipëri që funksionon vetëm për një pakicë, të gjithë janë ‘të këqij’. Kjo, sepse, të gjithë bashkë humbin atë që është thelbi i një sistemi demokratik: shanse të barabarta në lojë, dhe diferencën e bëjnë vetëm kapacitetet. Kur ky ekuacion zhbëhet, atëherë kemi ligjin i cili fshin çdo ekses të njërit mbi tjetrin.

Shqipëria sot është qartësisht eksesi i një grupi të vogël mbi shumicën. Asgjë nuk e shpjegon këtë më thjeshtë dhe pastër se Shqipëria që tkurret dhe diaspora që fryhet. Kjo ikje eksodike nuk është një tekë psikedelike, nuk është shpërngulje për ‘ndërrim ambjenti’; këta që ikin nuk janë artistë që zhvendosen në kërkim të frymëzimit, por shqiptarë që duan të vendosen para shanseve të barabarta dhe barazisë para ligjit.

Refuzuesit e protestës së sotme janë rrjedhimisht dy llojesh. Ata që kanë ikur dhe nuk kanë se si të jenë, dhe ata që kanë mbetur, të cilët gjithashtu nuk kanë se si të vijnë. Në këtë grup të dytë bën pjesë armata e kapur rob e administratës dhe familjeve të tyre të cilët, me hir apo pahir, formojnë ushtrinë e patronazhistëve, që sot do të jetë në survejim të plotë të marshimit opozitar në Tiranë.

Thënë këtë nuk duhet të fshihemi pas gishtit: po, ka tkurrje të protestave dhe pjesëmarrjes-për arsyet që u përmendën më lart-por keqkuptimi këtu është i atyre që ngërdheshen më ‘pafuqinë e opozitës’. Ata që kanë kontribuar për tkurrjen, flasin për të si faj të dikujt tjetër. Thellësia e problemit ngërthen shoqërinë dhe flet për pafuqinë e saj për të mbajtur gjallë mekanizmat e mosbindjes, ripërtëritjes, mospajtimit, rotacionit etj.

Ata që kanë ikur kanë protestuar me këmbë, një pjesë e të mbeturve kanë qenë vazhdimisht në këmbë. Të tjerët janë ata që refuzojnë për t’u njohur me arsyet e atyre që ikin dhe atyre që janë në këmbë.

Këta janë njerëzit që rrinë në bythë.

Protesta demokratike në Tiranë- Nga Isuf B.Bajrami

Protesta demokratike është e drejtë absolute dhe e patjetërsueshme e garantuar me Kushtetutë në botën demokratike.Kjo e drejtë themelore zakonisht praktikohet nëpërmes protestave të cilat zakonisht organizohen përmes tubimeve publike të qytetarëve. Këto tubime mund të kufizohen nën disa masa duke përfshirë përkufizimet e lëvizjes dhe orën policore, si masë e veçant që ndërmerret nga ekzekutivi.Mirëpo, kjo nuk i ndalon qytetarët të shprehin protestën e tyre në forma tjera dhe kjo varet nga format kreative të shprehjes së protestës.
E drejta për protesta demokratike përfshihet edhe në mekanizmat ndërkombëtar përfshirë këtu Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Në rastin e Tiranës, konventa në fjalë është drejtpërdrejtë e aplikueshme, por liria e tubimit është e garantuar edhe me Kushtetutë dhe me Ligjin për tubimet publike.Sipas Ligjit protestat janë e drejtë absolute në vendet demokratike.Por gjithashtu ka përkufizim të tubimeve publike në emër të sigurisë publike për shkak të rrezikut të përhapjes së vandalizmit dhe dhunës fizike!
Nga këto rrethana të parandalimit të çdo eskalimi të situatës,policia ka bërë një Njoftim publik lidhur me Protestën e nesërme në Tiranë.

Këto janë rrugët ku opozita do të protestojë në Tiranë

Policia ka bërë të ditur se, ka marrë masa për të siguruar protestën e nesërme të opozitës.
Në këtë njoftim, policia ka bërë publike edhe rrugët që do të bllokohen nga protestuesit gjatë protestës madhështore të 7 tetorit në orën 18:00 në Tiranë.
Njoftim i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.
Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe në rrugët:’Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’.
Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:
Kafe ‘Europa’ – Segmenti ‘Ushtari i panjohur’ deri te 9-katëshet;
Shkolla ‘1 Maji’ – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi ‘Skenderbej’, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla ‘Sabaudin Gabrani’;
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga ‘Ibrahim Rugova’ dhe rruga ‘Ismail Qemali’;
Rrethrrotullimi ‘Zogu i Zi’;
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiëanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit ‘Skënderbej’;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel ‘Dajti’;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga ‘Dritan Hoxha’, përpara vendit të quajtur ‘Kupola’;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.
Tiranë 06 October 2024

Ti, popull shqiptar, hesht! Nga Bedri ÇOKU

 

Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

Ndaj themi:

– Sali Berisha, hesht!

– Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

– Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

– Sali Berisha hesht!

– Ti, popull shqiptar, hesht!

RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

– Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

– Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

– Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

– E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit

Në shumë nga ndërtesat e larta të Tel Avivit sheh flamurin izraelit dhe dy fjalë hebraike: “Beyachad Nenatze’ach” – “Së bashku do të fitojmë”.

Por një vështrim më nga afër të zbulon një pamje tjetër në rrugët e metropolit ekonomik dhe kulturor të Izraelit: Nga njëra anë posterat nga të afërmit e pengjeve të Hamasit, të cilët kërkojnë një marrëveshje që do t’i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi – edhe nëse kjo do të nënkuptonte fundin e luftës kundër Hamasit. Në anën tjetër sheh fotografi të ushtarëve të rënë me thirrjen për të vazhduar luftën deri në “fitoren e plotë”.

Ky kontrast është simbolik për ndarjen brenda shoqërisë izraelite. Bëhet fjalë për pyetjen që e trondit vendin në themelet e veta: A ia vlen t’i japë fund luftës kthimi i pengjeve?

Një shoqëri në gjendje shoku

Çarjet në shoqërinë izraelite ishin të dukshme në muajt që para sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Prej muajsh kishte protesta kundër reformave në drejtësi që qeveria religjioze e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu donte t’i zbatonte.

Më pas erdhën luftëtarët e Hamasit nga kufiri me Rripin e Gazës, dhe vranë rreth 1200 njerëz, pothuajse të gjithë civilë dhe rrëmbyen më shumë se 250 pengje. Hamasi islamist, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, kategorizohet si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja dhe vende të tjera si dhe BE-ja.

Pas sulmit terrorist, shoqëria izraelite fillimisht ishte në shok të plotë. Shumë vetë mendonin se qeveria e tyre nuk ishte në gjendje të përballonte krizën dhe jo pak civilë donin ta merrnin situatën vetë në dorë. Ata krijuan qendra emergjente civile që organizuan gjithçka. Nga dhurimi i parave për pajisjet luftarake të ushtarëve, te rregullimi i hoteleve dhe strehimit për mijëra të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërmjetësimi i punëtorëve të fushave bujqësore për të zëvendësuar punëtorët emigrantë që ikën për shkak të luftës. Në një farë mënyre, shoqëria civile dhe iniciativat private duket sikur morën rolin e qeverisë. Dhe nganjëherë të krijohej përshtypja, se ata ishin të vetmit që e mbanin vendin në funksionim.

Përçarje e hidhur në Izrael

Një vit më vonë, nuk ka mbetur shumë nga ajo frymë e unitetit në shoqëri. Përçarjet e vjetra janë hapur sërish: kërkesa për lirimin e pengjeve tashmë është bërë sinonim i refuzimit të politikës së luftës të qeverisë. Edhe fyerjet ndaj familjarëve të pengjeve tashmë janë të zakonshme – si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugë. Ka pasur edhe sulme fizike. Fjala që zgjedhin shumë njerëz është “Smolanim”, që do të thotë diçka si “majtist” e cila është konsideruar prej kohësh si fyerje në shumë pjesë të shoqërisë izraelite.

Sipas shumë mbështetësve të qeverisë së djathtë të Izraelit, fushata që bëhet për lirimin e pengjeve është në dorë të atyre pjesëve të shoqërisë izraelite që duan të rrëzojnë qeverinë aktuale. Ata i sulmojnë ashpër njerëz si Gil Dickmann. I afërmi i pengut Carmel Gat, i cili u vra në gusht 2024, është një figurë e njohur në fushatën e familjeve të pengjeve. Dickmann thotë, se në rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve të tij ai është bërë madje përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij.

Shumë kundërshtarë të familjeve të pengjeve argumentojnë se fushata për lirimin e të afërmve të tyre forcon pozicionin negociues të Hamasit me Izraelin. Por Dickmann, nga ana tjetër, beson se argumente të tilla i shërbejnë vetëm një njeriu: kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Për çfarë mund të arrihet marrëveshje?

Shmuel Rosner është një studiues opinioni dhe gazetar në Korporatën e Transmetimeve Publike të Izraelit. Në podkastin e tij, Rosner flet për të ashtuquajturën “sferë të ujdisë”, ku i referohet kryq emëruesit të përbashkët çështjeve themelore mbi të cilat drejtimet e ndryshme politike të Izraelit ende mund të bien dakord me njeri-tjetrin.

Këta elementë përbashkësie kanë ndryshuar nga 7 tetori, shprehet Rosner. “Nga njëra anë, ka çështje që nuk vihen në diskutim tani, si për shembull prania e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.” Ndërkohë që pushtimi prej dekadash i Bregut Perëndimor, i cili konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, shihet tani si i nevojshëm nga një pjesë më e madhe e izraelitëve sesa përpara sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Nga ana tjetër, thekson Rosner, lufta bëri që grupeve radikale në shoqërinë izraelite t’iu jepet mundësia për të legjitimuar idetë që më parë ishin tabu. Si shembull koncepti i ashtuquajtur “transferim” – që nënkupton dëbimin me forcë të palestinezëve nga e gjithë zona nga Jordani në Mesdhe. “Ide të tilla dikur ishin në periferi të shoqërisë izraelite, por tani shihet si legjitime të flitet për to”, shprehet Rosner. Rezultati është rikthimi i konflikteve që shumë izraelitë mendonin se ishin kapërcyer. “Kjo e bën më të vështirë arritjen e një emëruesi të përbashkët.”

Shumë izraelitë nuk ndihen të sigurt

Një vit pas sulmit më të tmerrshëm terrorist në historinë e Izraelit dhe më pas luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ende shumë pengje mbahen nga Hamasi, dhjetëra mijëra që ende nuk kthehen në shtëpitë e tyre në veri të vendit, dhe tani një luftë me Hizbollahun në Liban që duket e pashmangshme shtrohet pyetja: a ndihen më të sigurt izraelitët duke parë se si qeveria e tyre po e trajton këtë situatë?

Një studim i shtatorit 2024 nga Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) arrin në përfundimn e kundërt. Sipas sondazhit, 31 përqind e izraelitëve kanë një ndjenjë sigurie “të ulët” ose “shumë të ulët”, vetëm 21 për qind thanë se ndjenja e tyre e sigurisë është “e lartë” ose “shumë e lartë”.

Numri i izraelitëve që lenë vendi ishte në rritje që para 7 tetorit. Tani statistikat zyrtare nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit (ICBS) tregojnë se më shumë izraelitë u larguan nga vendi në vitin 2023 sesa në 2022-n. Sipas shifrave paraprake për vitin 2024, ky numër ka vazhduar të rritet.

Në këtë situatë të ndezur debatesh e mesazh politike, në rrugët e Tel Avivit sheh gjithashtu stikera më të vegjël dhe më pak të dukshëm me fytyra, emra dhe histori. Janë fytyrat e të vrarëve më 7 tetor ose gjatë luftës në Gaza. Historitë e tyre ndoshta mund të jenë gjëja e fundit që i mbetet shoqërisë izraelite për t’u bashkuar.

Analiza: Si sulmet e 7 tetorit u bënë një pikë kthese për politikën amerikane

Pasi nxitoi për të ngushëlluar Izraelin teksa kishte pikëlluar sulmin më të keq ndaj hebrenjve që nga Holokausti, Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua vitin e kaluar se Amerika do të qëndronte me vendin e qeverisur nga Netanyahu në ditët e tij të errëta, dhe ditët e mira që ai këmbënguli se do të vinin.

Në atë kohë, askush nuk i dinte pasojat politike ndërkombëtare dhe të brendshme të premtimit të tij. Lufta që pasoi ka vërtetuar rolin ekzistencial që luan SHBA-ja në mbijetesën e Izraelit, por gjithashtu e ka tensionuar rëndë aleancën. Ajo gjithashtu ka ekspozuar dhe zgjeruar disa nga ndarjet më të thella politike të Amerikës përpara zgjedhjeve tashmë të trazuara në SHBA.

Sulmet e 7 tetorit transformuan ekuilibrin strategjik të Lindjes së Mesme, ndërsa Izraeli u përball me Hamasin, pastaj Hezbollahun, dhe shkëmbeu zjarr me sponsorin e tyre, armikun e tij kryesor, Iranin. Tmerri shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që ndikuan në jetë të panumërta, duke shkaktuar trazira politike mijëra milje larg.

Ushtarakisht , Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë organizuar dy herë operacione të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga një breshëri raketash dhe dronësh nga Irani. SHBA gjithashtu ka bombarduar në mënyrë të përsëritur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët kanë nisur sulme ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq në prag të 7 tetorit.

Sulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza, i cili ka vrarë dhjetëra mijëra civilë , mund të ketë shkatërruar më në fund shpresat e SHBA-së për një zgjidhje me dy shtete. Dhe është kthyer në krizën më të madhe të jashtme të administratës Biden.bw

Zbulimi arkeologjik që ndryshon historinë e Shëngjergjit, përballë varreve vendbanimi mesjetar (VIDEO)

TIRANE

Një zbulim i bërë pak ditë më parë në fshatin Shënmri, afër Shëngjergjit në periferi të Tiranës ndryshon tërësisht historinë e zonës. Varreza e gjetur rastësisht nga punimet e rrugës, i përket periudhës helenistike dhe asaj arbërore.

Ndërsa hedh dritë mbi dy periudha, rëndësia është e dyfishtë” në një anë vërtetohet që zona është e banuar në periudhën helenistike, e dhënë që del qartë nga këto gërmime dhe e dyta, plotëson hartën vendbanimeve mesjetare, atyre të Arbrit duke konfirmuar vijimësinë e jetës dhe në Mesjetë, përpos Komanit apo Përmetit, edhe në zonën e Shëngjergjit.

Toponime në zonë, si Shën Marku, Shën Martini, Shën Pjetri e Shën Gjini, Bregu i Kishës, Kodra e Kishës, Gradishta apo Gradec që nënkuptojnë qytet a qytezë, që i referohen banimeve. Në periudhën e Arbrit, një varrezë me vendbanimin ishte aq larg sa i lejonte njerëzit e gjallë të shikonin se vrojtonin varrezat. “Pra kodra e varreve ku jemi, duhet të ketë një distancë të konsiderueshme, por që gjithmonë shihet me sy nga banorët. Kjo zonë do të na tregojë lidhjen me prapatokën e Tiranës e më tej”.

Arkeologu që ka ndjekur gërmimet në zonë, Mariglen Meshini, thotë se gjetja është e papritur. “Është i jashtëzakonshëm e identifikohen objekte të kulturës arbërore. Në zonën e Shëngjergjit është hera e parë. Inventari mortor, na jep të dhëna mbi atë kohë. Janë shekujt 7-11 të erës sonë, kultura arbërore që plotëson të dhënat për Arbërit në Mesjetën e hershme. Varreza ka një kohështrirje nga shek 4 para erës sonë deri në shekullin 11 pas erës sonë. Kjo zonë ka qenë e banuar në gjthë këta shekuj. Detyra jonë tani është të gjejmë vendbanimin. Sepse një kompleks funeral shoqërohet me një vendbanim. Po identifikojmë toponime me kisha, fortifikime, e gjetje të kulturës materiale në sipërfaqe. Kodra e varreve ku po bëjmë gërmime, varret e vjetra i ka poshtë, ato më të rejat më lart. Në varësi të periudhës, kanë orientime të ndryshme”, thotë ai.

Nga gjetjet e deritanishme, mund të kuptohet se popullsia që ka jetuar aty ka qenë e një shtrese të pasur. “Varret antike kanë jë material që i përket shtresës së pasur, sepse nuk bëjnë dallim nga gjetjet në qendra të zhvilluara antike si Durrësi, Apolonia, Lisusi antik, etj”, thotë Meshini, ndërsa sqaron e identifikimi si kulturë helenistike, është kufi kohor historik e jo me identitetar apo i lidhur me përkatësinë.

Zona rezulton të ketë pasur lidhje me Durrësin, por do jenë gërmimet në vijim që do të tregojnë më shumë.bw

FT: Po vlerësohet mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nëse Kievi i dorëzon disa territore Rusisë

Ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e 956, Ukraina dhe aleatët e saj me sa duket po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që përfshin ‘hyrjen e Kievit në NATO në këmbim të disa territoreve të pushtuara nga Rusia’.

Kështu raporton Financial Times, e cila shkruan se ‘nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së  për një zgjatje kohore në rinovimin e sanksioneve ndaj aseteve të Bankës Qendrore Ruse’.

Marrëveshja është thelbësore për të siguruar që SHBA të marrë pjesë me një shumë prej 20 miliardë dollarësh në huanë për Ukrainën e vendosur në kuadër të G7, por kjo kundërshtohet nga Hungaria.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri të ditur se ishte pro hyrjes së Ukrainës në Paktin Atlantik.

Ndërkohë Volodymyr Zelensky ka kërkuar dërgimin e armëve me rreze të gjatë: ‘Pa mjete të caktuara dhe mundësinë e përdorimit të tyre, ne nuk mund ta ndalojmë Rusinë’. sn

“Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës

VOA/Pëllumb Sulo

Në qytetin e Pukës u mbajt “Sofra Pukjane”, një organizim i profesionistëve, biznesmenëve dhe qytetareve pukjanë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore të kësaj zone. Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, mbetet një nga zonat më të varfëra në Veri të Shqipërisë. Gjatë 12 viteve të fundit nga Puka janë larguar drejt zonave të tjera të vendit ose ne emigracion thuajse gjysma e banorëve.

Sofra Pukjane bashkoi sot në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan drejt zonave të tjera të vendit apo në emigracion në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Si të gjithë bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë edhe bashkia e Pukës, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi, krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Presidenti i Sofrës Pukjane, Tonin Alia, thotë se kjo është edhe arsyeja që një grup qytetarësh, biznesmenë dhe profesionistë të njohur pukjanë, janë bashkuar në Sofrën Pukjane, një organizim ky që synon mbështetjen e vendlindjes dhe të traditave të pasura të zonës.

“Qëllimi i Sofrës Pukjane është bashkimi i biznesmenëve pukjanë në harmoni me njëri-tjetrin duke grumbulluar disa kontribute dhe për të ndihmuar Pukën dhe pukjanët. Njerëzit kanë lëvizur për të shkuar në vende më të mira, sidomos janë grumbulluar në Tiranë, Lezhë dhe në qytete të tjera, por kanë ikur edhe jashtë vendit, në emigracion. Ne po arrijmë në një fazë që të mundësojmë që njerëzit të kthehen këtu. Kanë filluar ndërtimet e shtëpive turistike, lokaleve dhe shumë veprave që nxisin njerëzit të kthehen dhe të kalojnë një turizëm një ditor e deri një javor”, tregon ai.

Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, sipas Censusit të vitit 2011, kishte rreth 11 mijë e 100 banorë, ndërsa 12 vite më pas, sipas Censusit të fundit të vitit 2023, numri i banorëve thuajse është përgjysmuar duke zbritur në afër 6 mijë e 200.

Për Vera Mollën, drejtuese e fondacionit “Fjala e jetës internacionale”, synimi i tyre është mbështetja për vendlindjen si dhe ruajtja dhe përcjellja e traditave të saj tek brezat më të rinj, duke u përpjekur të lehtësojnë sado pak vështirësitë e jetesës për familjet në nevojë.

“ Fshatrat e Pukës janë shumë të bukura, zonat e thella janë shumë të bukura dhe prodhojnë gjithçka që ka nevojë njeriu të konsumojë, të shikojë me syrin e tij. Por mungon infrastruktura. Njerëzit e kanë kuptuar tashmë se çfarë është biznesi dhe turizmi, kanë tentuar të kthehen, por kemi akoma shumë mungesa për shkakun e infrastrukturës. Njerëzit nuk marrin shërbimet e duhura, prandaj është shumë e nevojshme dora e një Sofre, e shumë njerëzve së bashku, që t’i ndihmojmë”, thotë ai.

Megjithëse të larguar prej vitesh nga vendlindja, disa prej anëtarëve të Sofrës Pukjane kanë investuar vitet e fundit në ringritjen e kullave të tyre të vjetra dhe bujtinave, mbështetur në vlerat e traditës së zonës, duke i vënë në funksion të biznesit dhe turizmit.

Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, përfaqësuesit e Sofrës Pukjane ofruan mbështetjen e tyre për të investuar jo vetëm në drejtim të nxitjes sëbiznesit vendas, por edhe ruajtjes së vlerave tradicionale të kësaj zone, me kontribut në historinë dhe kulturën kombëtare.

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, thotë se kohët e fundit ka patur një qasje shumë negative që ka nxitur largimin e të rinjve dhe të rejave jashtë shtetit.

“Kjo është një klimë që ne nuk do ta mbështesim, por do të krijojmë nundësi duke i hapur dyert. Duke u krijuar kushtet do të afrojmë biznesin privat me qëllim që ai të jetë një themel i fortë për zhvillimin ekonomik të Pukës”, thotë ai.

Pjesë e Sofrës Pukjane u bë edhe panairi “Agro Puka”, që nxit fuqizimin e familjeve përmes shfrytëzimit të frutave të egra të pyllit. Puka është një nga bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë, me një terren të vështirë malor dhe largësi nga qendrat e tjera urbane, një zonë që njihet për traditat e pasura atdhetare dhe kulturore, që meriton më shumë vëmendje, sidomos në drejtim të përmirësimit të jetesës dhe ekonomisë së banorëve.

7 tetori- Alizoti: Shqiptarët të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin në protestë

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti tha se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë, sa herë mendojnë se iu shkelen të drejtat.

I ftuar në News24, Alizoti tha se Kuvendi i përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit.

“Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë.

Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende”, tha Alizoti.

Duke folur për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, Alizoti tha se “kemi liderin e opozitës që qëndron në arrest prej 1 viti, ndërkohë që dënohet një tjetër demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Pse nuk ndodh kjo në asnjë vend tjetër të Europës Lindore?”.

“E mbani mend atë këngën “Ju hëngsha zemrën” me të cilën bëri fushatën Edi Rama? Pse kjo është ajo që kanë nevojë shqiptarët. Në një vend ku vrasësit me pagesë janë rrugëve, në një vend ku i pari i Bashkisë akuzohet për miliona pa fund, në një vend ku vidhet me PPP e tendera, ku ish-zv.Kryeministri flet për bëmat e këtij Kryeministri, jepet një dënim i papranueshëm për një djalë opozitar që s’ka bërë kurrë një tender.

Opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, opozita po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat tha se e dënon precedenti në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit. “PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti.

Ai tha se demokracia jeton nga njerëzit që dalin në rrugë, do thyhen edhe xhama. “Demokracia ruhet nga këta njerëz që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre”, tha Alizoti. Sipas deputetit, vetëm në diktatura njerëzit nuk dalin dhe nuk kërkojnë të drejtat e tyre.

“Parlamenti është jo funksional. Opozita ka të drejtën e saj të radikalizimit dhe të drejtën e shprehjes së saj. Shumë parlamente, përfshi edhe në ato të vendeve nordike, kemi përplasje”, tha Alizoti. sn

WSJ: Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë arabe, plani i çiftit Kushner dhe Trump për resorte ultraluksoze në jugun e Shqipërisë

Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, “superçifti” Jared Kushner dhe Ivanka Trump, planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri. Kështu e nis Wall Street Journal artikullin e saj dedikuar planeve për investimin në ishullin e Sazanit, i cili planifikohet të kthehet në një “tempull” që do të ofrojë nivelin më të lartë të komoditetit për vizitorët dhe turistët.

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë në jaht me miqtë në plazhet e pacenuara të Adriatikut në Shqipëri.

Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar grek, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ishin aq të “mrekulluar” nga një vizitë në një ishull ushtarak, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për një hotel luksoz, tha Kushner.

Udhëtimi la një përshtypje të tillë saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ai pati një propozim.

Teksa konsumonin një kafe së bashku, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i magjepsur nga bukuritë e Shqipërisë”, u shpreh në një intervistë Rama. “Ai më pyeti nëse do të isha komod nëse do ta shqyrtonte atë për investime të mundshme”.

Rama dha bekimin e tij, por edhe më shumë se kaq.

Kushner, 43 vjeç, tani po punon me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për resortet ultraluksoze. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të vendosur vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, një bazë ish-sovjetike ku bunkerë dhe tunele të braktisur janë të kudondodhur nëpër kodrat shkëmbore.

Një grup njësish akomoduese luksoze janë planifikuar në një gadishull aty pranë ku lopët dhe delet kullosin pranë plazheve dhe dunave mahnitëse, por që arrihen vetëm përmes një rruge të keqe. Ajo tokë është e mbrojtur ekologjikisht, por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën me pesë yje.

Kushti standard për anëtarët e familjeve të kandidatëve që konkurrojnë për poste shtetërore është “të qëndrojnë larg vëmendjes, për të shmangur përfshirjen në marrëveshje të lidhura politikisht që mund të shkaktojnë polemika”.

Por Kushner po shkon drejt tyre.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një “perandori” të re biznesi duke u përfshirë në lidhjet gjeopolitike në një nivel që rrallë shihet për një person kaq të afërt me një kandidat kryesor presidencial të SHBA, me investime që arrijnë në miliarda dollarë.

Kushner u mbështet në lidhjet me pasanikët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh nga vendet e Lindjes së Mesme, duke marrë kritika nga anëtarët e të dyja partive në Kongres. Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa janë pretendentë për poste të larta qeveritare nëse Trump fiton këtë nëntor dhe zgjidhet President i SHBA, për herë të dytë.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankand konkurrues, duke nxitur kritika nga politikanët opozitarë në të dy shtetet. Në Serbi, ai pritet të ndërtojë një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s – në një vend që aleanca bombardoi në vitin 1999. Kjo ka sjellë debate si nga nacionalistët serbë ashtu edhe nga ish-zyrtarët amerikanë, duke përfshirë gjeneralin Wesley Clark, komandanti ushtarak i NATO-s gjatë luftës në Ballkan (lufta në Kosovë, 1999).

Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave të huaja po ngjallin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë dhe kompanitë që kërkojnë ndikim te një president i mundshëm në të ardhmen.

Marrëveshjet për mbledhjen e fondeve dhe pasuritë e paluajtshme të Kushner “u japin qeverive të huaja rol mbi familjen Trump”, tha senatori Ron Wyden, një demokrat, në një letër të publikuar në 24 shtator dhe drejtuar Affinity.

“Investitorët e Affinity mund të mos motivohen nga konsiderata komerciale, por më tepër nga mundësia për të derdhur paratë e qeverisë së huaj tek anëtarët e familjes së Presidentit Trump, përkatësisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump”.

Lidhjet dhe përvoja gjeopolitike e Kushner, beson ai, thjesht ndihmojnë për t’i dhënë kompanisë së tij një avantazh në biznes.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet”, tha Kushner në një intervistë muajin e kaluar.

A duhet të kthehet Trump në detyrë, “a shton komplikime kjo?” pyeti ai. “Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë vëmendje mbi mua sot sesa një vit më parë”. Ai gjithashtu nuk po distancohet nga fushata presidenciale.

Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal këshillues. Ai thotë se është “aty për të ndihmuar dhe këshilluar plotësisht” Trump dhe ekipin e tij.

Ai gjithashtu pranon telefonata nga senatorët dhe kongresmenët në të dy anët e politikës, tha ai, të gjithë duke kërkuar kontributin e tij për një sërë çështjesh, nga Lindja e Mesme deri tek lundrimi në botën e Trump.

Ai nuk po planifikon të kthehet në qeveri – gruaja e Kushnerit, vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump, ka thënë të njëjtën gjë – megjithëse disa njerëz që këshillojnë ekipin e fushatës së Trump thanë se janë skeptikë.

“Njerëzit e dinë që unë dua që Trump të ketë sukses, por nuk dua të hyj në qeveri”, tha ai.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar kapitullin tjetër.

Çifti dhe tre fëmijët e tyre u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7,000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarësh në Indian Creek Island, një fshat ishull ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht 30 shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një klubi dhe një fushë golfi.

Ivanka Trump zgjodhi një profil më të ulët sesa jeta e saj para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimin dhe blerjen e hotelit Trump që i mori shumë kohë. Ajo shpesh pranon takime në tarracën diskrete të Surfside Four Seasons, në shtëpinë e saj dhe në zyrat e Affinity.

Ajo nuk është e përfshirë kryesisht me Affinity-i cili është në pronësi të plotë të Kushner-it-përtej punës në resortin shqiptar. Në fillim të këtij viti ajo u shfaq në Lex Fridman Podcast, ku zbuloi detaje lidhur me resortin e planifikuar për Sazan, ku shfaqeshin struktura të valëzuara betoni që imitojnë formacionet shkëmbore të ishullit.

“Ne jemi në procesin e kryerjes së masterplanit tani,” tha ajo.

Kushner, megjithatë, kërkoi një pozicion më të lartë në biznes sesa roli i tij i mëparshëm në drejtimin e “perandorisë” së pronave të familjes së tij. Menjëherë pas përfundimit të administratës Trump, ai filloi të përdorte fuqinë dhe lidhjet e tij për të afruar investitorët e mundshëm, duke kërkuar miliarda dollarë për një fond të ri të kapitalit privat.

Suksesi në mbledhjen e fondeve

Affinity gjeti suksesin më të madh në mbledhjen e fondeve në Lindjen e Mesme.

Shumica e 3.1 miliardë dollarëve që ajo mblodhi erdhi nga fondet shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Ai kultivoi marrëdhënie me udhëheqësit e vendeve kur negocioi marrëdhëniet e normalizuara midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një shkrirje me sheikhdomet e tjera në 2020.

“Këta janë investitorët më të lakmuar në botë për momentin, kështu që ne ndihemi shumë me fat që i kemi ata”, tha Kushner.

Përdorimi i parave të Gjirit Arab ka gjithashtu përfitimin shtesë, tha ai, për të çuar përpara qëllimet e tij të politikës për rritjen e lidhjeve ekonomike midis atij rajoni dhe Izraelit, ku Affinity ka investuar në dy kompani.

Në fillim, Affinity zgjodhi investime që u shmangën kryesisht nga polemika, duke shkurtuar kontrollet për startup-et dhe kompanitë e teknologjisë si një faqe interneti me reklama të klasifikuara me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një firmë fitnesi gjermane. Është investuar gjithashtu në disa kompani të tregtuara publikisht, si kompania e produkteve të ndërtimit QXO dhe firma e shërbimeve financiare me bazë në Izrael, Phoenix Holdings.

Kushner tha se Affinity deri më tani ka arritur marrëveshje për të shpenzuar rreth gjysmën e kapitalit të fondit. Ajo ka marrë mbi 150 milionë dollarë në tarifat e menaxhimit, sipas letrës së Wyden të shtatorit, me investitorët e saj që paguajnë tarifa të ngjashme me fondet e tjera të mëdha

Rikthimi në “rrënjët e tij”

Në fund të fundit, Kushner iu kthye rrënjëve të tij të pasurive të paluajtshme, por në një vend të papritur: Ballkani Perëndimor.

Këto shtete në Evropën Juglindore zakonisht luftojnë për të tërhequr investime të huaja, dhe investitorët amerikanë të pasurive të paluajtshme në veçanti janë praktikisht inekzistentë. Vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian janë ndër më të varfrat e Evropës.

Investitorët kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin në këto vende, një problem i përhershëm që ka nxitur kritika nga shumë administrata amerikane. Apartamentet luksoze përdoren shpesh si mjete për pastrim parash nga blerësit.

Megjithatë, Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët kanë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.

Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Plus, ai kishte një aleat me lidhje nga brenda. Grenell, i cili si i dërguari i Trump për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte parë prej kohësh objektin me dy ndërtesa, të ndërtesës së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë.

Kjo ishte e ndërlikuar. Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Mbetet një çift ndërtesash pothuajse të kalbura në qendër të qytetit, me armaturë çeliku të përdredhur që del nga një guaskë betoni.

Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, e thirri Kushnerin disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta shiste atë në faqen e Beogradit.

Në fund të fundit, Grennell fitoi Kushnerin. Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit, tha Kushner, dhe ai u bind më tej pasi foli me investitorin legjendar të Emirateve Mohamed Alabbar, një investitor i madh në Beograd.

Në maj, Serbia tha se ra dakord për një qira afatgjatë për vendin me Kushner, i cili do të zhvillonte një përzierje prej 500 milionë dollarësh të dhomave të hoteleve të nivelit të lartë, apartamenteve dhe shitjeve me pakicë në tre kulla. Si pjesë e marrëveshjes, Kushner do të ndërtonte gjithashtu një kompleks përkujtimor të menaxhuar publikisht, për të cilin qeveria tha në një deklaratë për shtyp do t’i kushtohej viktimave të “agresionit të NATO-s”.

Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin përpara, Kushner po vështronte bregdetin shqiptar.

Pas pushimeve të tij në jaht në vitin 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, ai hodhi vështrimin e tij në dy pika ideale. Sazani – një ishull malor 3 milje i gjatë ku një perimetër shkëmbi i bardhë takohet me një det kaltërosh – dhe tokë private në gadishullin e Zvërnecit, një brez mahnitës plazhesh ku dynden flamingot e bardhë.

Kushner parashikon kthimin e të dy vendeve në një parajsë të nivelit të lartë.

Duke punuar me Ivanka Trump për projektin, ai i ka paraqitur plane qeverisë shqiptare për një sërë resortesh dhe vila të shtrira midis dunave dhe pyllit të gadishullit të Zvërnecit. Përfundimisht, ata shpresojnë për mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh, vetëm disa minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Sazani do të ishte më ekskluziv – një grup prej disa qindra vilash të izoluara të përziera në faqet e kodrave, të drejtuara nga marka e lartë e hoteleve Aman.

Ishte ideja e Ivanka Trump për të sjellë Aman në projekt, tha Kushner. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të fillojnë mbi 1000 dollarë në natë. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen, tha Kushner.

Kushner dhe miqtë e tij do të ndërtonin pronat e tyre në ishull, gjithashtu, tha ai, për të “ndërtuar një komunitet atje”. Një mik i ngushtë, Jeff Zalaznick, i cili drejton Major Food Group nga Miami, planifikon një restorant Carbone në zonë.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Muaj pasi Kushner prezantoi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë pesë yje ose më lart. Qeveria ka thënë se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe aktivistët e mjedisit kanë sulmuar legjislacionin dhe pretendojnë se një marrëveshje me Kushnerin ka për qëllim të fitojë favorin e Trump.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë fare me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përputhen me vizionin e tij për të ndërtuar bregdetin si një destinacion turistik i nivelit të lartë, duke u përmbajtur mbi tërheqjen masive të tij me të ardhura mesatare.

“Nëse kjo ndodh si siç plani e parashikon”, tha Rama, “do të jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”. bw

Kurti për koalicionin Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së shprehur mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, Konjufcën, Gërvallën e Kusari-Lilën.

Ai foli edhe për koalicionin me Guxo dhe Alternativën, duke thënë se janë bashkë, siç kanë qenë në fushatë dhe siç tha ai, në fitore e në qeverisje, përcjell Klankosova.tv.

“Në veçanti dua të shpreh mirënjohjen time sot për këto vite bashkëpunimi me presidentes e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, me partinë Guxo dhe Alternativën, për Donika Gërvallën dhe Mimoza Kusarin, duke thënë që ne mbështetemi te njëri-tjetri, sepse populli mbështetet në ne, e ne tek ai” .

“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, bashkë në qeverisje, së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, e para qytetarëve jemi, sepse mbetemi ballëhapur e të gëzuar si askush tjetër para nesh, e nuk po mund të them pas nesh, sepse do të fitojmë sërish”, u shpreh tutje Kurti.


Send this to a friend