Prof. Përparim Kabo, studjues dhe emër shumë i mirënjohur i mendimit filozofiko-kulturor shqiptar, autor i shumë librave si “Antropologjia pa sistem – dukuritë shqiptare mes psikologjisë dhe propagandës” (2001). “Autoritarizmi në Tranzicion-Antropologjia Shqiptare përmes Globalizmave”. (2006). “The Sound” – arsyeja pse Prometeu nuk është ende i qetë” (2008). “Letra-Antropologjia e Shpirtit” (2014) si dhe mentor e pedagog në aulat universitare prej më tepër se tre dekadash ka hedhur një penel estetik rreth poezisë së Elida Buçpapajt:
“Poezia ne nje fare kuptimi eshte nje shpirt levizes me shume ndjeshmeri,
por qe duhet t’i degjosh pulsin sepse ndryshe mbetesh i huaj me te.
Poezia jote Lida ka sharm, ka puls proteste,
ka fllad njerezor, ka mendim te thelle,
ka njeriun qe mendon dhe perpiqet per nje bote ndryshe….
poezia jote frymezon…”