Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit. Organi i akuzës i ka nisur hetimet për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka shkaktuar 19 milionë euro.
Tenderi me vlerë 19 milionë euro për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T e Adriatik dhe vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi në masën 50%. Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve.
Kovaçi rezulton të jetë lidhje familjare e Ceno Klosit, ish drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërsa aktualisht është deputet në qarkun e Fierit. Spartak Kovaçi është në listën e njerëzve të besuar të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministren e marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Referuar të dhënave të Open Data, kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës, ndërsa ka qenë më herët drejtues i Gardës së Republikës. gsh