Për shkak të përmbytjes Policia e Shtetit njoftoi se në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment.
DURRËS- Një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës është përmbytur, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit. Për shkak të përmbytjes Policia e Shtetit njoftoi se në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment.
Me qëllim shmangien e trafikut dhe aksidenteve, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
–Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”. dosje.al