VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PËRKUJTOJMË SHABAN BOBAJ NË NJËVJETORIN E AMSHIMIT (01.07.1951-02.12.2020) – Nga XHAFER LECI

By | December 2, 2021
blank

Komentet

blank

Një parakalim rekord i 41 delfinëve në Detin e Ligurias

VOAL – Një parakalim rekord i 41 delfinëve, më i madhi në katër vitet e fundit të shoqatës “Delfini del Ponente”, u dëshmua më 17 dhjetor, disa qindra metra larg brigjeve të Imperias. Lajmi është bërë i ditur tashmë, pasi ka përfunduar identifikimi me foto i të gjithë ekzemplarëve.

“Ata u panë para parkut urban të Imperia-s, fillimisht disa qindra metra larg bregut – thotë biologia e shoqatës, Elena Fontanesi –. Në atë moment u organizuam për një shëtitje me gomone, për t’i identifikuar ata”.

“Në fund numëruam 41 delfinë me hundë shishe. Për ne që operojmë që nga viti 2018, ky është parakalimi më i madh. Delfinët u organizuan në grupe të vogla, kishte edhe shumë femra dhe këlyshë, disa prej të cilëve lindën në verë.” sda-eb

blank

Gjermanët e përzënë të Rusisë në kërkim të rrugës së kthimit

Prindërit dhe gjyshërit e tyre u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Bashkimin Sovjetik, dhe u zhvendosën në zona të largëta të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse autoritetet sovjetike i konsideronin ata tradhtarë të mundshëm. Tani pensionistë, shumë gjermanë duan të kthehen në vendet nga ku ishin dëbuar familjet e tyre. Ky është rrëfimi i 70-vjeçares Alisa Meissner, e cila ka luftuar dhe ka fituar rastin e saj në Gjykatën Kushtetuese të Rusisë – por ende nuk po mund të shkojë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

blank

Miu, elefanti, Majko, Rama dhe kryqëzori amerikan – Nga Taulant Dedja

blank

Taulant Dedja

Me zellin e tyre sa foshnjarak, aq idiot dhe të pështirë, kryeidioti i qeverisë, Edi Rama, dhe ca palo ministra që u mbaron mbiemri me pali, açka, uçi dhe leshi, nxituan të publikojnë ca foto më kaska ushtarësh të realizuara mbi një anije luftarake amerikane. Teze Kim, i kishte marrë me vete për shetitje, për sjellje të mirë, çapaçulët e “Rilindjes” dhe ata nxituan ta shprehin ngazëllimin duke na “dhuruar” në rrjete pamjet e surretërve të tyre në delir “orgazmik”, sjellje që nuk besoj që ka qeveri në botë që e bën, përveç qeverisë palaço të Tiranës.

Teksa pashë këto foto, m’u kujtua një histori me Pandi Majkon diku aty nga viti 2003. Ishte koha kur Parlamenti i Republikë së Shqipërise miratoi me ligj pjesëmarrjen e ushtrisë shqiptare në koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA, që pushtoi Irakun në “kërkim” të armëve kimike dhe përmbysi regjimin, dikur aleat, të Sadam Hussein-it.

Nga 140 deputetët e Parlamentit, të gjithë votuan pro pjesëmarrjes në koalicionin e Irakut, me përjashtimin tim, që abstenova, duke argumentuar qëndrimin përkatës me bindjen se konflikte të kësaj natyre (pra rasti konkret në atë kohë) duhen zgjidhur me paqe dhe jo me luftë. Mbaj mend që pas votimit, një mik që vazhdoj ta konsideroj të tillë, më vuri në dijeni që të gjithë përfaqësuesit e shërbimeve sekrete perëndimore (të mbuluar me petk diplomati) prezent në Tiranë, i kishin kërkuar Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) informacion të plotë rreth personit tim.

Ca ditë më pas, për temën në fjalë, na fton Alban Dudushi në Top-Channel mua dhe Pandi Majkon, që asokohe ishte Ministër i Mbrojtjes i qeverisë Nano. Secili prej nesh shprehu opinionin e tij për rastin konkret dhe sigurisht unë dhashë argumentet pse zgjodha të mbaja atë qëndrim, ndryshe nga krejt klasa politike e kohës. Pandi, i njohur për patetizmin e tij folklorik, më detyroi në një moment gjatë bisedës t’i përgjigjesha me një shembull nga bota e kafshëve duke iu drejtuar me fjalët: “Ti Pandi po më kujton historinë e miut që mburrej mbi shpinën e elefantit”.

Ja historia e rrëfyer me pak fjalë. Një elefant i kish dhënë lejen miut të qëndronte mbi shpinën e tij dhe të dy shëtisnin nëpër pyll. Miu me një vështrim trimfatori u hidhte sytë gjithë kafshëve të tjera. Në një moment, kur po kalonin mbi një urë druri, normal që ura zu të dridhej nën peshën e elefantit. Në atë çast dëgjohet zëri i hollë i miut: “Eeeeeej e shikoni si dridhet ura nën këmbët tona?”

Ja pra ç’më erdhi në mendje kur kundrova fotot e palaçove qeveritarë të Tiranës në shëtitjen e fundjavës me teze Kim. Qeveritarët më pa dinjitet në botë!

©Taulant Dedja

blank

Editori i CNA.AL Elvi Fundo: Mediat e paguara nga inceneratoret japin live Taulant Ballen…

Editori i Cna.al Elvi Fundo: Mediat e paguara nga inceneratoret japin live Taulant Ballen, disa te tjere po flene, vetem Syri me PD live ne Lezhe dhe Ora i raporton te dyja.

blank

blank

Çlirim Gjata-Baton Haxhiut: Telefonove Ramën 6 herë, fut policinë se mbaroi Basha

Ndërsa kanë diskutuar mbi protestën e 8 janarit, në studion e emisionit “Opinion”, juristi Çlirim Gjata ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu se ka telefonuar Ramën për të kërkuar ndërhyrjen e policisë në selinë e PD-së.

“E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!”, tha Gjata.

Pjesë nga debati

Çlirim Gjata: E ke marrë 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!

Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar dhe pastaj ndërhyri. I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën. Pra nënshkruaje me policinë.

Baton Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Çlirim Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Baton Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë

Çlirim Gjata: 6 herë e ke marrë Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Baton Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…

blank

Kush është oligarku që fshihet pas tri kullave mbi selinë e PD

A do të ndërtohen tre grataçiela gjigande aty ku është sot selia e PD-së? Kjo pyetje që qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, ka nxjerrë në shesh disa të vërteta, por njëkohësisht po mbron me fanatizëm edhe disa sekrete të ruajtura hermetikisht.

Nëse si zakonisht palët po fajësojnë njëra-tjetën për këtë mega aferë, nëse ato po e përdorin atë për të përbaltur kundërshtarin, ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij mega projekti që mendohet të shkojë rreth 100 milionë euro.

Në fakt, e gjitha nisi pak ditë pasi mbështetësit e Berishës dështuan të marrin me forcë selinë e PD-së, në protestën e 8 janarit. Ideja e parë që u krijua në publik ishte se Basha po e blindonte dhe ruante godinën duke e parë atë si çdo mall tjetër opozitar që ai ishte i gatshëm ta shiste dhe ta bline.

Nisur nga kjo, dyshimet që u parhapën qenë se lajmi ishte nxjerrë nga njerëzit e Berishës sepse politikisht i interesonte atij. Dyshimi i vetëm qe, nëse lideri historik i PD-së, po shfrytëzonte një lajm të vërtetë për të njollosur edhe më tej dalin e tij plangprishës, apo thjeshtë ai po bënte diversion, duke shpikur një akuzë të paqenë.

Fillimisht ky version i dytë u bë më i pranueshëm kur disa media pranë Bashës shkruan se të vetmen kullë në atë zonë e kishte miratuar Berisha, bashkë me xhaminë, kur ishte kryeministër, në vitin 2013.

Por Sali Berisha e shfryu menjëherë tollumbacen në një prononcim të drejtëpërdrejtë. “Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigand e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha ai.

Menjëherë sapo u fashit ky version i parë disa deputetë e kanë pyetur Lulzim Bashën se ç’qëndrim duhet të mbanin nëse pyeteshin për këtë aferë. Lapsi.al ka mësuar se ai i është përgjigjur se ka dëgjuar për këtë projekt nga familjarë të Berishës, që ishin të lidhur me disa pronarë të familjes Toptani me banim në SHBA, por ndonëse ata ishin të interesuar, ai vetë, Basha pra, qe kundër zhdukjes së selisë së PD-së.

Por e çuditshmja qe se ndryshe nga ky qëndrimi dhënë privatisht, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dha një version të ri të enjten në “Opinion”. Ai mohoi që kupola e partisë të kishte djeni për atë që mbahej e mbyllur në sirtaret e Erion Veliajt. “Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.

Pra që këtu lindën dyshimet e para: sa të vërtetë dinin Berisha, Basha, Bardhi apo sa pjesë të saj ata po i thoshin publikut?

Situata u bë edhe me e ndërlikuar kur Bashkia e Tiranës këmbënguli të konfirmojë zyrtarisht se ajo e kishte marrë nga pronarët një projekt të tillë, për të cilin ishin paguar mbi një milion euro dhe kostoja e ndërtimit të të cilit ishte 100 fish më shumë.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.
Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale.
Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.
Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”, përsëriti në disa televizione me radhë zv kryetari i bashkisë Arbi Mazniku.

Kjo dalje plot angazhim dhe “transparencë” i shtoi më tepër dyshimet. Pse po lumturohej numri 2 i Veliajt ta ndante këtë informacion me publikun? Për ta degraduar edhe më një PD të telendisur politikisht duke e paraqitur si një parti të aftë të nxjerrë në pazar edhe shtëpinë e saj? Apo mos vallë për ti vënë drejtuesit e PD-së përballë presionit të investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë me çdo kusht? Apo mos vallë për të paraqitur alibinë se në Bashki projektin e kanë dorëzuar pronarët?

Nga një investigim i shpejtë i Lapsi. al rezulton se pronarët që pretendojnë atë truall nuk kanë aktualisht kapacitetin financiar për të porositur dhe paguar një projekt mbi një milionë euro. Kjo do të thotë se pas tyre fshihet një investitor i fuqishëm jo vetëm në para por edhe një oligark me lidhje dhe ndikim në të dy krahët e politikës.

Pra dikush, që ende nuk e njohim, ka paguar projektin. Por a do i shpenzonte ai mbi 1 milionë euro nëse nuk do kishte marrë një garanci nga Edi Rama? A do hidhej ai në këtë aventurë, nëse në kupolën e PD-së, nuk do i kishin premtuar se kjo parti qe e gatshme të prishte kontratën 99 vjeçare me shtetin dhe ta kthente tokën poshtë selisë në një truall ndërtimi për tre kullat?

Pakti mund të ketë qenë i thjeshtë. Rama mund ta ketë miratuar gojarisht projektin (duke zgjedhur sipas zakonit edhe studion arkitekturore), me kushtin që me të të bjerë dakord edhe PD-ja. Për PD-në alibia e servirur ka qenë e gatshme: “Ju jeni një parti që mbroni të drejtat e pronarëve dhe s’mund të bëheni pengesë që ata të zhvillojnë pronë e tyre”. Njësoj si me skemën e kompanisë Fusha me teatrin, kur kullat të ndërtohen PD-së mund ti jenë premtuar mjedise të bollshme dhe moderne brenda tyre.

Por, që kjo hipotezë të vërtetohet, që të kuptohet më shumë, duhet identifikuar emri misterioz i oligarkut që qëndron pas saj. Edhe Berisha, edhe Mazniku edhe Basha dhe Bardhi sillen sikur nuk e njohin atë që në fakt ka paguar paratë dhe luan fijet e këtij projekti. Publikut i hidhen copëza të vërtetash, që shërbëjnë vetëm për përbaltjen politike të palëve me njëra -tjetrën, por në fakt i fshihet elementi i interesit financiar, që mund t’i bashkojë të gjithë rreth vetes. Lapsi

blank

Insistimi për ndonjë konflikt brenda Shtetit të Kosovës, përfaqëson një anomali në kuadrin normativ tradicional të rendit demokratik ndërkombëtar – Nga Isuf B.Bajrami

 

Kohët e fundit në Kosovë po imponohet koncepti i centralizuar tek sovraniteti dhe paprekshmëria territoriale e shtetit!

Në mënyrë jo të drejtë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, insistoi në zbatimin e Asociacionit mono-etnik, gjë që nuk mund të ketë Asociacion njëetnik në Kosovë. brenda sistemit juridiko-kushtetues të Kosovës! Madje,ai e quajti si “me rëndësi të posaçme”! Tendencat për njohjen e të drejtës së minoritetit serb për asociacion një etnik,parimisht nuk është i drejtë! Mosnjohja refuzohet për të parandaluar një problem akoma më të vështirë,i cili do shtrihet në të gjitha shtetet e BE-së! Këto tendenca janë të dëmshme,sepse për shkak të tyre u sakrifikuan shumë jetë njerëzore.

Deklarata e Borrell-it se;“BE-ja bën thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Secili provokim apo veprim i njëanshëm duhet të evitohet sepse shkon në kundërshtim me interesat e njerëzve në rajon.” Pse ishte “veprim i një anshëm”,kur dihet se cilat janë kompetencat e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar.Kjo deklarat e Borrellit,nuk ishte në vija të njëjta me disa shtete anëtare të Quint-it,që kishin mbështetur operacionin policor kundër krimit të organizuar,ndërkohë që edhe NATO-ja kishte konfirmuar se misioni i saj në Kosovë,KFOR-i ishte njoftuar paraprakisht përaksionin e 13 tetorit të vitit 2021. Më 13 janar,Borrell bëri thirrje që Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) t’i mundësohet “grumbullimi i votave” të serbëve të Kosovës,në mënyrë që këta qytetarë “të shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar”.

Në kuadrin e sotëm normativ,përgjigja është e përcaktuar në termat “uti possidetis”,        ( përdorni pronën tuaj)!

Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët e Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.Ndërsa, shtetet e QUINT-it pas takimit kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.Përmes një komunikate të përbashkët, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se ju vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës, sipas praktikave të kaluara.“Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në komunikatë.

Pse ky “referendum”serbë,një nacional brenda Shtetit të Kosovës?!

Pse,po dashka kushtimishtë të mbahet vetëm në Kosovë?!

Përfaqësuesit e OSBE-së,QUINT-it e të BE-së e din shum mirë se serbë jetojnë në Mal të Zi,Maqedoni e Veriut,etj.!

Pse nuk kërkohet,apo më mir me thënë,nuk insistohet edhe atje?!

Praktikat e mbrapshta dhe tendencioze,të disa “ndërkombëtarëve”,në rastin nxitjes së një konflikti të ri brenda shtetit të Kosovës,duhet të mbartin edhe përgjegjësinë e pasojave!

Rasti i Kosovës vazhdon të sjellë prova të hidhura e të larmishme në mbështetje të këtij argumenti. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia,ambiguiteti dhe ngadalësia që ende shoqëron procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës,me shumë gjasa mund t’i shtrojë rrugën një dështimi të ardhshëm të pseudo-diplomacisë në shtetin e ri të Kosovës dhe më tej ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon!

Një hapë jo demokratik,jo parimorë,duke vepruar si fortesa për identitetet përjashtuese në mënyrë reciproke dhe sovranitetin si themelin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet tyre,në praktikë është çorientues,pasi nuk merr parasysh pasojat e veprimeve të shtetit mbi popullin e tij. Për më tepër,ky kuadër frymëzon Serbinë e Madhe të vazhdojë politikën qorientuese e agresive të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës,madje të bëjë të gjitha përpjekjet për anulimin e saj.

Pseudo-diplomacia normative centraliste,është dhe mbetet përjashtuese,sepse inicon dhe mundohet të përjetësojë modelet e shfrytëzimit,tjetërsimit apo diskriminimit që krijojnë burime për konflikt,dhe si pasojë krijojnë premisa për prishjen e rendit vendorë dhe ndërkombëtar. Aplikueshmëria e këtij parimi ka për qëllim të kundërshtojë argumentet ndarëse bazuar në etninë dhe identitetet përjashtuese. Përpjekjet për të ruajtur rendin centralistë,mund të prodhojnë efekt të kundërt,domethënë luftë dhe mungesë rendit të mirfillt demokratik.

Lufta pa arsye,jo e drejtë dhe imponuese,është rrezik të bëhet një kërcënim për rendin ndërkombëtar,duke prekur jo vetëm shtetin e Kosovës,por të gjithë vendet e rajonit.

Vendi i Lekës;15.01.2022

blank

Të përkujtohet 23-vjetori i Gjimnazit ,,FEHMI AGANI,, në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së – Nga Skënder Karaçica

Këndi arsimor

Në muajin (maj-korrik 1999) në Kampin për refugjatë nga lufta e Kosovës në Stankovec të RMV-së u hapën dy shkolla për nxënësit:Shkolla fillore,,KOSOVA NA PRET,,dhe Gjimnazi,,FEHMI AGANI,,.

Në këtë kamp të refugjatëve kishte shumë nxënës nga tërë Kosova,që regjimi vrastar me skenarët e gjenocidit ndaj popullit shqiptar,ua kishte mbyllur shkollat,ua kishte djegur librat dhe Abetarën e gjuhës shqipe!Ata,bashkë me prindërit ishin dëbuar nga  toka e bekuar e Kosovës dhe,tashti kishin bërë,,shtëpitë,,prej plastikës në një kodrinë të mbuluar më  therra,baltë dhe të rrethuar nga gjarprinjët jo mikpritës…!

Në këtë kodër të Stankovecit në afërsi të kufirit më Kosovën,parakalime,zhurmë e klithma fëmijësh në ,,qytetin fantazmë,,(sic!)prisnin kohën kur të kthehën  në Kosovën e lirë.

Një ditë,takohën arsimtarë e profesorë dhe hapin dy shkollat për nxënësit:Shkolla fillore,,KOSAVA NA PRET,,dhe Gjimnazi,,FEHMI AGANI,,Kjo ditë ishte  e veçantë për nxënësit nga të gjitha anët e Kosovës,që, regjimi serb i kishte dëbuar më dhunë të skajshme të skenarëve shfarosës në substancën kombëtare.

Për kohën e të dyja shkollave,u dëgjua zilja dhe mësimi e recitimi shqip se,nuk ka kush që na qetë fare,do të thoshte gjyshi i një nxënësi të gjimnazit,kur e kur,me ditar në dorë mbaja orën mësimore të gjuhës shqipe.Në orët mësimore u rreshtuan profesorët nga gjimnazët tona dhe,u bëmë një kolektiv i udhës së dijes për brezat dhe për Kosovën e lirë…!

Në kujtim të 23-vjetorit të  Gjimnazit ,,FEHMI AGANI,,në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së i bëjë thirrje tërë kolektivit të kësaj vatre të dijes,që në këtë verë të organizojmë TAKIME me brezin e nxënësve dhe të profesorëve,në bashkëpunim me MESHT-së në Prishtinë.

Të gjithë nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit,,FEHMI AGANI,,lutemi që të paraqiteni në faqën time (Facebook)ose në e-mail:s_karaqica99@hotmail.com në mënyrë që nisim përgatitjet për manifestimin TAKIME me gjeneratën e kësaj vatre të arsimit shqip në kohën e luftës së Kosovës për Liri dhe Pavarësi.

Çikago,12 janar 2022

blank

Skandal- 1.4 milionë euro të inceneratorit të Tiranës shkuan për propagandë

1 milionë e 400 mijë euro të landfillit të Tiranes kanë shkuar për propagandën në shërbim të tij në disa media të Tiranës, të cilat heshtën gjatë kohës kur shpërthyen akuzat ndaj inceneratorit. Me këtë shumë parash janë sponsorizuar reklama artikuj dhe kohë televizive në emisione në favor të biznesit.

Vetëm landfilli i Tiranës ka shpenzuar 1 milion e 400 mijë euro në katër vite për reklama, pritje- përcjellje, por edhe për sponsorizime.

Nga të dhënat e marra prej komisionit parlamentar hetimor mësohet se kanë qenë pikërisht vitet 2019 dhe 2020 kur janë paguar shuma të mëdha për mediet në formën e shkrimeve, reklamave dhe spoteve publicitare. Pikërisht në vitin 2019 nisën dhe akuzat e para, por edhe në atë kohë pak media reaguan.

Ndërkaq një pjesë e shpenzimeve thuhet se janë sponsorizime, pritje përcjellje apo dhe konsultime.

Opozita ka akuzuar më herët se këto forma të shpenzimit janë për të paguar lajme në favor të incineratorëve apo dhe për të dhënë qëndrime në favor të tyre në emisione të ndryshme.

Shpenzime shtesë për reklamat ka bërë dhe inceneratori i Fierit ,ndonëse në shuma të ulëta që shkojnë deri në 70 mijë euro.

Tashmë me arrestimin dhe të ish-ministrit Lefter Koka dhe shpalljes në kërkim të dy aksionerëve, i përket SPAK të hetojë se si janë paguar dhe a janë dhënë reklamat, apo dhe ku është sponsorizuar duke tentuar të arrihet në të vërtetën nëse abuzimet u fshehën përmes pagesave./ORA

blank

Portali i Baton Haxhiut shpërndan ‘dezinformime ruse’- ‘Shuplaka’ nga ambasada e SHBA

Një lajm i botuar si ekskluziv nga “Albanian Post”, mediumi në pronësi të publicistit Baton Haxhiu, është konsideruar si “dezinformim rus” nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Albanian Post”, një medium i themeluar rreth një vit më parë, raportoi të enjten një informacion mbi tërheqjen e trupave e ushtrisë amerikane nga baza e “Bondsteel”-it në Kosovë.

“Brenda një periudhe të shkurtër ushtria amerikane do zhvendoset nga Kampi Bondsteel që është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”, raportoi “Albanian Post”, bazuar në burime amerikane.

Por, sipas një përgjigje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, informata e shpërndarë nga mediumi i botuesit Haxhiu është “trillim i plotë” dhe “duket të jetë dezinformim rus”.

Sipas shkrimit të “Albanian Post”, reduktimi i madh i trupave amerikane në Kosovë do të ndodhë gjatë muajit mars të këtij viti. “Ndërsa një pjesë e vogël ushtarakesh do të ri-pozicionohen te Film City në bazën e KFOR-it në Prishtinë”, raportoi “Albanian Post” të enjten.

Baton Haxhiu, botuesi i “Albanian Post”, është edhe drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan në Tiranë, bazuar në të dhënat e qytetarëve shqiptarë që rrjedhën në publik muajin e kaluar. Sipas informacioneve konfidenciale të rrjedhura në publik, Haxhiu merr pagë në vlerë rreth 15 mijë euro nga Spitali Amerikan./INDEKS ONLINE

 

blank

Ky eshte nje llum mes llumit qe na ka pushtuar! Nga Alba Kepi

Nuk eshte elegante te shash nje grua e eshte me banale kur nje grua shan nje grua!
Por te thuash te vertetat mbi nje grua e cila perfaqeson nje komunitet, nje grup politik e social e mbi te gjitha nje rol institucional, eshte nje detyrim ndaj cdo gruaje tjeter.
Aktualiteti politik, pushtetar, parlamentar, opozitar, institucional, kriminal shqiptar po deshmon nje maskarallek qe fyen figuren e cdo gruaje dinjitoze, profesioniste e te thjeshte shqiptare.
Gra te emeruara ministre, deputete, drejtoresha, zedhenese shtypi, fale bizneseve te burrave te tyre!
Gra qe hyjne ne politike per te shtuar, fshehur e pastruar parate e burrave te tyre.
Gra qe shperblehen me vende pune te niveleve te larta, rroga milionere, e karriere profesionale e klase sociale te pamerituar, fale aferave korruptive, kriminale, te burrave te tyre.
Gra qe promovohen mediatikisht e profesionalisht fale trafiqeve te pista te burrave te tyre!
Gra qe shkembehen me kolltuqe te komanduara per “besnikeri” aleancash politike, ekonomike, personale e publike mes burrash.
Gra qe nga hici, flamurizohen, per te kamufluar e mbyllur histori e dosje kriminale te burrave te tyre!
Gra qe perdoren per politika antikombetare e interesa gjeopolitike burrash antishqiptare!
Gra qe perdoren si placke lufte per burrat pa b…! Po po, pa b… , vejne grate mburoje per horrlliqet e tyre!
Keto gra dhunojne e c’nderojne historine e cdo gruaje te thjeshte shqiptare!
Ky eshte nje “feminizem” genjeshter i progresit social, kulturor e politik shqiptar!
Ky eshte nje llum mes llumit qe na ka pushtuar!
Keto gra “po vrasin” cdo dite me dhjetra e qindra gra te tjera shqiptare e femijet e tyre!
blank

Fillimkohë burrërore… – Nga Rex Kasumaj

Berlin, dimër 2022
Një epokë iku bashkë me vjeshtën e vjeme.
Frymë e shpirt i ri shtyhet mes klithmash të humbësve dhe zilisë së atyre që mbajnë “lidhje organike” me botën!
Ndërsa i mendoj përftimet e kohës, kujtoj shpesh të urtin, sllovenin J. Stanovnik, dinjitar i hershëm i Okb-së, tek thoshte se kurrë në jetë s’kishte parë njeri të madh politik që t’mos ketë qenë burrë e guximtar!
Përse, prandaj, ansambli i djeshëm politik i Kosovës dhe i sotmi i Tiranës s’kishin e s’kanë shtyllë kurrizore përballë Pranisë së huaj e, sidomos nga komuniteti i ambasadave? Ndaj ndonjërës që, në shkelje konventash ndërkombëtare,
ushtron në mënyrë agresive
zejen e saj?
Udhëheqja e re e Kosovës është referenca shëmbullore e të kundërtës.
Pa dëmtuar aleancat e miqësitë, rreshtohet të mbrojë vertikalisht e dinjitetshëm një pozicion të shpallur. Nuk do të thyhej, pra, as nga trysnia e çuditshme e Quint-it për votim referendar të serbëve në Kosovë.
Kasta politike e Republikës së vjetër përulej, servilosej e përjargej saherë tehu i kësaj trysnie afrohej të cënonte privilegjet e Fuqisë pushtetare.
Mirëpo, përse hesht dhe opozita e rinuar? Janë stërvitur, me gjasë, qysh kur ishin klyshër dhe sehirpritja e ligë i shkon bukur staturës së tyre…
Apo madje, fjala vjen, si ndodh të mos bëzajë i potershmi prijës i Aak-së dhe s’i bëhet krah qeverisë në temën madhore të sovranitetit shtetëror?
Lojë, prapaskenë, matematikë e imtë mbijetese në Arenë, është çelësi i betejave të errëta…
Ndryshe, kosovarët nuk e kishin të lehtë. Shqipëria 100 vjeçare nuk do t’u shërbente asnjëherë si Mësimnxënje e shtetit dhe demokracisë.
Akoma sot, më shumë se Republika e re shqiptare e derivonshme, s’di ç’të bëj me shtetin dhe pavarësinë kombëtare. E shtyp, shkallmon, përbuzë, e nxjerrë në treg plaçkash, e poshtëron, braktisë…
Ja, dhe këto ditë rrëmujtare politika e lartë përtall demokracinë dhe kërruset nën këmbët e Instancës së jashtme: emisarë, ambasadorë, gazetarë, analistë…
Mjafton t’mos jenë shqiptarë!
Ndërkaq, dihet që, pa ulur shpinën, nuk të shalon kush Unin, Qenien as Lirinë!

blank
blank
Send this to a friend