VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përkujtim në përvjetorin e vrasjes – Përcjellja e Xhemail Mustafës – Video e AP

By | November 23, 2015

Komentet

(Video) Albin Kurti për Euronews: “Shkëmbimet territoriale receta për konflikt, jo paqe”

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për Euronews World, paralajmëroi zyrtarët e Bashkimit Evropian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij.

Kurti i kërkoi po ashtu përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili është spanjoll me origjinë, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të përfaqësojnë BE-në dhe jo interesat kombëtare.

“Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitoje asgjë më shumë përveçse të  dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti mori detyrën si kryeministër i vendit në fillim të shkurtit, pas më shumë se dy dekadash në opozitë. Detyra e tij kryesore është të vazhdojë me negociatat me Serbinë për të vendosur një paqe midis dy kombeve, por kryeministri nuk do të pranojë asnjëherë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti.

BE shpreson në rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të arrihet normalizimi i marrëdhënies mes tyre që nga shpallja e pavarësisë në 2008.

(Video) Më 2 mars “I paduruar për t’u bashkuar me ju”, Presidenti Meta me dy gishta lart. Ja mesazhi për shqiptarët

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dale serish kete paradite me nje tjeter mesazh per gjithe shqiptaret, nderkohe qe ndajne fare pak dite nga data 2 mars, percaktuar nga ana e kreut te shtetit si dita e beselidhjes.

Permes nje videomesazhi, teksa ndodhet ne zyren e tij, Presidenti Meta shpreh padurimin per t’u bashkuar me qytetaret ne manifestimin e dy marsit.

“Të dashur qytetarë, i paduruar për tu bashkuar edhe unë me ju më 2 mars, për pranverën kuqezi”- thote Presidenti Meta, duke ngritur dy gishtat lart, teksa thote 2 marsin.

 

Shqipëria, “parajsa” e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore (video)

Dëshmitë historike tregojnë se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera evropiane Shqipëria u kthye në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kolegu ynë Burim Goxhuli ishte në Institutin Harriman të Universitetit Columbia të Nju Jorkut, ku bisedoi me disa studiues të Holokaustit. Ata thanë thonë se vlerat e forta morale bënë që shqiptarët të mbronin mysafirët e përndjekur nga nazizmi.


Këto dokumente që ruhen në arkivin e shtetit të Shqipërisë, janë dëshmi e kontributit që shqiptarët dhanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa në këtë periudhë Evropa nuk ishte vend i sigurtë për hebrenjtë, është tashmë botërisht e njohur se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre duke e shndërruar Shqipërinë në një “parajsë mbi tokë” për komunitetin hebre ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid.

“Për mua Lufta e Dytë Botërore, ai moment i Shqipërisë, është një moment i jashtëzakonshëm do të thosha ngritjeje morale. Ndodh në një kohë kur Evropa ishte zhytur në barbarizëm, ndodh në një kohë kur Shqipëria vetë kishte probleme të jashtëzakonshme. Ishte në një lloj lufte informale civile midis të djathtës dhe të majtës, midis nacionalistëve dhe partizanëve. Ishte një vend i varfëruar tejet mase nga dy luftërat botërore”, tha për Zërin e Amerikës, studiuesi njëherësh drejtuesi i katedrës së Albanologjisë në Universitetin De Paul, Gazmend Kapllani.

“Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan jetën e tyre, iu ofruan mikëpritjen jo për një ditë, jo për një muaj por në disa raste edhe disa vite. Kjo tregon një kulturë humane, një harmoni ndërfetare dhe një sakrificë të pashoqe në atë kohë. Ndërsa çka më bën shumë krenare është fakti se këto ndodhën në kohë të njëjtë, në regjione të ndryshme të Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e thjeshtë”, tha Teuta Demiri studiuese e pavarur.

Por si u bë Shqipëria vendi i vetëm në Evropë që hapi dyert për hebrenjtë?

Tanya Domi, profesore në Universitetin Columbia, thotë se rolin kryesor e luajti “besa”.

“Mendoj se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë”, tha për Zërin e Amerikës Tanya Domi e Institutit Harriman të Universitetit Columbia.

Sipas studiuesve, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë me dhjetëfish më shumë hebrenj, krahasuar me numrin që kishte në fillim të luftës.

Por, kjo periudhë ende nuk ka zënë vendin e duhur në histori, thotë drejtori i arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.

“Ka nevojë që studiuesit të kthejnë pak vëmendjen, ta kombëtarizojmë mjaftueshëm dhe më pas ta ndërkombëtarizojmë mjaftueshëm, pra ta kthejmë njëherë në një çështje që ne shqiptarët e dijmë, ta përfshijmë në kurrikulat tona shkollore sepse është një moment i nevojshëm për t’u përfshirë në kurrikula shkollore dhe më pas të bëjmë përpjekjen tonë për ta ndërkombëtarizuar. Jo më thjeshtë si një ego nacionaliste por edhe si moment frymëzues të vet njerëzimit, se si është një shembull i mirë, se nëse sërish ndodhemi si njerëzim përballë dilemave të mëdha, i kemi momentet tona nga mund të marrim shembullin e mirë”, tha ai.

Komunizmi në Shqipëri është një arsye tjeter e fortë pse vlerat kulturore shqiptare nuk çmohen sa duhet, thotë studiuesi Gazmend Kapllani.

“Shkatërrimi i të gjitha pikave të referimit, shkatërrimi i të gjitha elitave, shkatërrimi i kodit moral mbi të cilët bazohej shoqëria, shkatërrimi it ë gjitha komuniteteteve fetare që dhe ato prodhonin një rrëfim moral dhe një kod moral. Dhe besoj se kur shkatëron në një shoqëri indin e saj, kur shkatërron themelet e një shoqërie atëhere një shoqëri mbetet në boshllëk dhe rrëzohet si një ndërtesë”, tha ai.

Këto komente u bënë pas konferencës me titull Holokausti në Jugosllavi dhe Ballkan, organizuar nga Instituti Harriman në Universitetin Kolumbia.

Uran Kostreci: Nexhmije Hoxha ishte Lady Makbeth (video)

Në Tiranë vdiq në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë. Vdekja e saj u njoftua sot nga familja. Pas rrëzimit të diktaturës, në vitin 1992, Nexhmije Hoxha, e njohur si Zonja e Zezë e Ballkanit, u arrestua dhe u dënua me burgim për shpërdorim të fondeve qeveritare. Ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga vlerësimi i bashkëshortit, duke refuzuar ta quajë atë diktator. Gjatë regjimit të Hoxhës nga viti 1945 deri në 1991, 5, 577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. Më shumë se 26 mijë njerëz u burgosën dhe 77 mijë u dërguan në kampe të punës.

Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, reagoi pas daljes së lajmit:

“Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime. Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer. Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist. Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre. Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata. Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën”- tha shkrimtari Uran Kostreci, ish të dënuar politik i regjimit komunist.

Intervista – Serbeze Haxhiaj: Vrasjet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë lënë pasojën psikologjike tek gazetarët

Gazetarja investigative Serbeze Haxhiaj thotë se raportimi i krimeve të luftës në formën dhe trajtën e duhur është ende një tabu në Kosovë që do të rëndojë për një kohë të gjatë mbi supet e shoqërisë sepse krimet e Serbisë në kufijtë e gjenocidit, nuk janë ndëshkuar. Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Haxhiaj që po merr pjesë në një program trajnimi të Departamentit të Shtetit, flet edhe për lirinë e medias dhe pavarësinë e gazetarëve në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zonja Haxhiaj në se do ta përkufizonit situatën e gazetarisë në Kosovë, si paraqitet ajo sot?

Serbeze Haxhiaj: Përkufizimi im në fakt nuk dallon shumë prej asaj që kanë dhënë një pjesë e mirë e raporteve të organizatave më kredibile që masin lirinë e mediave. Kosova është një vend pjesërisht i lirë. Tregu medial i Kosovës vuan jo vetëm nga problemet financiare, është një prej tregjeve më joformal aktualisht, sikur shumica e vendeve të Ballkanit edhe Kosova ka një treg goxha shumë joformal të mediave me burime shpesh herë të dyshimta financiare por ajo që vuan më tepër është liria e medias, është presioni, është censura, janë sulmet mbi mediat. Në se flasim për sulme direkte ndaj gazetarëve, ky nuk është një matës real sepse kërcënimi dhe presioni janë shumë më të sofistikuar sesa ajo që paraqitet në dukje.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë është të jesh një gazetar i pavarur në Kosovë?

Serbeze Haxhiaj: Është shumë e vështirë. Jo vetëm çështjet që duhet të hulumtosh, ajo që ndërlidhet me çështjet më sensitive ose më të rëndësishme siç është mbajtja llogari-dhënëse e pushtetit, raportet kritike për qeverinë, hulumtimet për krim dhe korrupsion, kjo është pjesa më e vështirë e secilit gazetar dhe për këtë arsye niveli i gazetarisë hulumtuese në Kosovë është në nivelet më të pakënaqshme do të thoja aktualisht. Të bësh gazetari, sidomos gazetari hulumtuese në Kosovë është tepër e vështirë, sidomos për gratë të cilat kanë një barrë shtesë ose një problem shtesë, siç është diskriminimi gjinor, seksizmi dhe probleme të tjera.

Zëri i Amerikës: Kosova ka një kulturë në fakt të mos-ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve dhe zgjidhjes së paktë të rasteve të sulmeve ndaj tyre. A shpresoni se me ardhjen e qeverisë së re kjo frymë do të ndryshojë?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt po, vrasjet e gazetarëve, sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë lënë vetëm shijen e hidhur, kanë lënë thjesht pasojën psikologjike tek gazetarët të cilët druajnë të merren me probleme ose me hulumtime që janë më të rënda ose më problematike për arsye sepse ajo që është palca e një shteti, e funksionimit të një shteti siç është sistemi gjyqësor, nuk funksionon në Kosovë. Personalisht kam marrë kërcënime me vrasje dhe deri tani nuk kam parë që rastet të jenë zgjidhur. Kjo ka qënë tipar për shumë raste të tjera, jo vetëm për gazetarë që janë vrarë gjatë luftës ose menjëherë pas luftës. Mund ta imagjinoni një grua shtatëzanë që plagoset në muajin e tetë të shtatëzanisë siç ishte rasti i koleges sonë Fatmire Tërdevci dhe sot e kësaj dite s’ka asnjë hap në hetimin e këtij rasti apo rasteve të tjera.

Zëri i Amerikës: Krimet e luftës dhe mos-ndëshkimi i krimeve të luftës shihen si pengesa për pajtimin në rajonin e Ballkanit. Ju e keni trajtuar këtë çështje dhe keni marrë pjesë në disa debate. Cila është fryma mes kolegëve?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt raportimi i krimeve të luftës në formën e duhur ose në trajtën e duhur është ende një tabu në Kosovë, sidomos përsa i përket prekjes së gjërave që prek të dy palët, edhe anën shqiptare të krimeve të luftës. Ne po presim që shumë shpejt, gjykata e re që është themeluar për Kosovën në Hagë të merret me akt-akuzat e para. Është një periudhë e vështirë sepse krimet e luftës rëndojnë fort në supet e njerëzve në Kosovë, janë barra e shoqërisë kosovare aktualisht dhe duket që do të jenë problem për një kohë të gjatë sepse krimet e Serbisë në kufijtë e gjenocidit nuk janë ndëshkuar ndërkohë që ekziston një frustrim brenda në Kosovë për gjykatën e re për shkak se paragjykimi është i gatshëm, për shkak se do të trajtojë pjesëtarët e një etniteti ndërkohë që shumica e atyre që kanë qënë në zinxhirin e lartë komandues të Serbisë nuk janë dënuar dhe nuk janë dënuar as të tjerët. Domethënë shoqëria serbe ende është një strehë e mirë për kriminelët e luftës. Nuk po them që kjo nuk ka ndodhur edhe në Kosovë, sepse në shumë raste të gjykimeve të krimeve të luftës ka pasë frikësim të dëshmitarëve ose vrasje të dëshmitarëve por problemi i krimeve të luftës është një problem definitivisht shumë i madh edhe për Kosovën i cili vazhdon të rëndojë mbi supet e të dyja shteteve dhe që kam frikë se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Zëri i Amerikës: Në fillim të vitit 2018, autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikiimit të statusit të personave të mbijetuar të përdhunimeve gjatë luftës. Sa ka ndihmuar ky proces në rehabilitimin e këtyre viktimave?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt ka qënë një lëvizje e vogël por që ka pas një peshë shumë të madhe për jetët dhe gjendjen e shumë viktimave të dhunës seksuale në luftë. Personalisht kam hulumtuar shumë raste që ndërlidhen me këtë problem, një prej kapitujve më të errët të luftës së Kosovës siç janë fëmijët e lindur prej dhunimet. Ky veprim, në dallim nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë ka sjell një numër më të madh të të interesuarve për ta marë këtë status. Në elementin psikologjik-social është një lehtësim për viktimat sepse më në fund pas vite e vite heshtjesh, stigmatizimi dhe përjashtimit, po njihen, po njihen dalëngadalë. Por përsa i përket stigmës, ne kemi shumë pak raste që kanë qënë të gatshme për të dalë dhe për të folur në publik. Shumica e tyre janë ende atje ku kanë qenë, duke u përballur me atë errësirën e dramës së tyre personale dhe pa pasur mundësinë të dalin të kenë qasje jo vetëm në arsim, shëndetësi apo përsa i përket çështjes së kujdesit shëndetësor por edhe debatit të përgjithshëm për to. Edhe janë si në një vend ku u është hedhur një batanije dhe ato janë atje dhe ndërkohë debati zhvillohet diku tjetër, pak më i zhvendosur. Kemi shumë pak gra që kanë dalë dhe kanë folur. Shumica mbesin në atë dramën e tyre të heshtjes.

Marko Kepi tregon për 1.6 milionë $ në ndihmë për të ndërtuar shtëpi për të mbeturit jashtë nga tërmeti

 

Marko Kepi, një ndër shqiptarët më të njohur në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë edhe në Shqipëri, për përfshirjen e tij në politikën amerikane si një mbështetës i Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump, në një intervistë për Abc News ka folur mbi donacionet e grumbulluara nga diaspora e Amerikës për tërmetin e 26 Nëntorit.

Kepi tha se është duke u punuar për ndërtimin e shtëpive, që janë shkatërruar në zonën e Krujës, dhe Shijakut, ndërsa shtoi se tashmë “Rrënjët Shqiptare” kanë arritur të ndërtojnë katër shtëpi.

Por Marko Kepi komentoi edhe mbi donacionin e qeverisë amerikane, ndaj qeverisë shqiptare për tërmetin, ku sipas tij kjo varet nga besimi që ata kanë në qeverinë shqiptare.

Kepi tha se e mendonte kështu, duke u nisur edhe nga një takim që kishte zhvilluar në ambasadën amerikane, në Shqipëri ku kishte marrë si këshillë, që fondet që kishin mbledhur bashkë me Marinin, ti menaxhonin vetë, dhe jo duke i kaluar nga qeveria.

Pjesa nga intervista me Endri Xhafon në Abc News:

Endri Xhafo: Ju keni mbledhur 1.6 milion dollarë, gati 1/3 e asaj që SHBA dha si shtet, Mund të na shpjegoni pak si duhet ta interpretojmë këtë?

Marko Kepi: Në si organizate, me Marinin kemi bërë çmos që brenda 3 ditëve që të mblidhnim sa më shumë fonde për banorët që janë prekur nga tërmeti. Nga ana e shtetit amerikan nuk di të them pse kanë dhënë kaq pak, duhej dhënë më shumë por varet se sa besim kanë ata tek shteti dhe qeveria që ti japin fonde këtij shteti. PSH, kur ne kemi biseduar në takimin që kishim me ambasadën amerikane, pasi grumbulluam fondet, ata na dhanë një këshillë: Këshilla më e madhe që mund të të japim për këtu në Shqipëri, punoni me Marinin dhe si organizatë jashtë qeverisë.

Endri Xhafo: Këtë ja u ka thënë ambasada amerikane?

Marko Kepi: Po, pasi ne e pyetëm a keni një person këtu në Shqipëri, një departament që ne mund të punojmë me to dhe të na ndihmojnë me anë n e buxhetit, gjetjet e shtëpive etj, ata na thanë se sugjerimi më i mirë ishte ti gjenim vetë, siç jeni organizatë joqeveritare.

Endri Xhafo: Meqë flasim për transparencën, çfarë keni bërë konkretisht?

Marko Kepi: Para 3 javësh kemi marrë fondet e organizatës, sepse na vonuan 2 muaj për të ardhur fondet në organizatë. Shtëpitë i kemi filluar pasi morëm fondet, sot jemi në shtëpinë e 4-t që po ndërtojmë, sepse edhe ato kompani që po bashkëpunojmë kanë besimin tek ne, pra ndërkohë jemi ë shtëpinë e 4-t që po punojmë.

Endri Xhafo: Ku i keni ndërtuar?

Marko Kepi: Në Shijak dhe në Krujë, 3 janë në Shijak dhe 1 është në Krujë.

Endri Xhafo: Sa shtëpi keni llogaritur të ndërtoni me 1.6 milion dollarë, keni bërë një preventiv?

Marko Kepi: Diku te 40 apo 50 shtëpi por tani jemi duke planifikuar një zonë ku mund ti ndërtojmë, si një qytet të vogël, në zonën e Ishmit por akoma nuk kemi konkluduar diçka përfundimtare.

Endri Xhafo: Cila ishte shkëndija që ju çoi të mblidhnit fonde për tërmetin?

Marko Kepi: Lidhja e gjakut, një shqiptar kur ka nevojë për ndihmë të gjithëve na rreh zemra njësoj dhe jemi të gatshëm që të ndihmojmë çdo shqiptar kudo ku janë por sa i përket tërmetit, nuk e dija që kishte patur tërmet, e kam mësuar nga një bisedë me Marinin nga telefoni. Në atë moment kemi vendosur me Marinin për të hapur një fondacion që të grumbullonim sa më shumë fonde, jemi habitur që në më pak se 24 orë kemi grumbulluar 1 milion dollarë dhe kur ka arritur ditën e tretë, kemi parë që shifra arrinte në 1.6 milion dollarë.

Endri Xhafo: Fondet nga vijnë kryesisht?

Marko Kepi: Nga e gjithë bota, janë më shumë se 22 mijë vetë që kanë kontribuuar.

 

 

Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë 15 rrugë të tjera

Mediat italiane i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në portin e Vlorës ku u sekuestrua trageti i linjës së Brindisit për shkak se në brendësi të tij u gjetën mbetje të rrezikshme. mediat lokale e kane quajtur skandaloz faktin që nga portet e tyre ka kaluar pa asnjë kontroll një ngarkesë e tillë. “Quotidiano di Puglia” raporton fillimisht lajmin sipas asaj që ka publikuar policia shqiptare për operacionin që çoi në pranga 6 persona, mes të cilëve kapiteni i anijes “S.T. Damian” dhe zv.kapiteni i saj.

 

Sipas të njëjtave burime në brendësi të anijes u gjetën disa dhjetëra qese të zeza që përmbanin 40 metra kub tekstil me fije qelqi, të cilat sipas të arrestuarve ishin lënë atje pas ristrukturimit të anijes, një material që do të përdorej për izolim nga uji. Sipas hetuesve shqiptarë, megjithatë, një fibër e tillë mund të përmbajë asbest dhe mund të groposej në mënyrë të paligjshme në fshatrat përreth Vlorës.

U gjetën gjithashtu edhe 10 fuçi me markën Eni. Sipas ekuipazhit ato përmbanin karburant për anijen, por autoritetet shqiptare dyshojnë se ajo mund të jetë një mënyrë për të fshehur lëndë të tjera të rrezikshme, si pesticidet. Mostrat e këtyre materialeve janë marrë për tu analizuar në laborator. Mbi të gjitha, ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është mungesa e dokumenteve shoqërues që vërtetojnë origjinën e këtyre mbetjeve, dokumentet e blerjes dhe ato të autoriteteve doganore të Brindizit.

Agjentët shqiptarë e përcaktuan ngarkesën “të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut”. Sipas të dhënave ajo ishte porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administrata e kompanisë, Elisabeta Çuni, u arrestua së bashku me pronarin e ndërmarrjes tjetër “Kornuzi”. Sipas të dhënave të medieve italiane këto kompani kishin marrë edhe 15 ngarkesa të tjera nga Italia.

Në një reagim të Ugo Patroni Griffi, president i Autoritetit Portual të Brindizit thuhet se: “sipas autoriteteve italiane, mbeturinat janë dërgesa normale (dyshekët, materialet, etj.), për të cilat kompania normalisht disponon me kontratën e duhur me një kompani të specializuar shqiptare. Meqenëse ka një hetim, bllokimi është i domosdoshëm ”– thotë ai. ©LAPSI.al

 

Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë! (video)

Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

VIDEO – Historiani grek Konstantinos Pangalis thotë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Konstantinos Pangalis , shpjegon se kush janë grekët e sotëm , kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

 

Historiani grek e thotë me zë dhe figurë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Më në fund, një prej emrave më të shquar të Greqisë, e ka thënë me zë dhe figurë se shqiptarët kanë qenë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.

Konstantin Pangalis ka dhënë një intervistë në televizionin “Alter” dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi ndërsa ka folur për identitetin e sotëm grek dhe të shqiptarëve.

Pangalis theksoi ndër të tjera se shqiptarët janë të parët e kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të dikurshmen.

Këto dhe të tjera detaje ndiqni në bashkëbisedimin për televizionin “Alter”:

 

 

 

 

 

(Video) Flori Haçkaj: Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kur njëri prej tyre i ndërpret fjalën, kryeministrit e fyen studentin: Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë.

Pas kësaj reagon Flori Haçkaj, i edukuar në Perëndim, menaxher i suksesshën në Zvicër reagon në rrjetin social:

“Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister por meqe i kerkove mjekeve te rinj ta fillojne eksperiencen,

do i keshilloja ta fillonin me ty e jo me kolegun e tyre qe shprehu fjalen e lire.

Fatkeqesisht ndergjegja kolektive ka rene shume poshte sepse salla duhet te ishte boshatisur mbas talljes tende me kolegun e tyre dhe aq me keq,

me dhunen e gardes ndaj fjales se lire, njesoj siç duhet te ishte boshatisur sheshi skenderbej kur ti nxore gishtin e mesit para femijeve.

Nje kryeminister duhet te ndjelle bashkim e perkatesi tek populli qe drejton por ti vetem perçarje di te shperndash !”

 

Flori Haçkaj, disa kohë më parë, i ka thënë publikosht ‘JO’ ftesës së ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar në samitin e diasporës.

Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë Nga Arben Gjinaj

 

Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë

Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.

Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak.

Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm.

Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala.

Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.

Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë.

Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.

Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike.

E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit.

„Eno Peçi është balerin i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe solist që nga viti 2009.

Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.

Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai.

Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!

Sonte në oren 22 hapja e Opernballit do të transmetohet direkt ne kanalin ORF 2 te  Austrisë.

Eno Peçit yll i Operas të Vjenës dhe tani edhe koreograf i urojmë suksese!

Në fakt Eno Peçit nuk i janë ndarë kurrë sukseset!

(Video nga provat)

LIVE – Puçi i Shtetit, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.