VOAL

VOAL

Përgatitjet për inaugurimin e presidentit

December 17, 2016

Komentet

UGSHPD: A MUND T’I KËRKOJË SPAK CELULARIN RAMËS?!

Kryeministri Rama i ka kushtuar rreth 10 minuta shpjegime librit ‘The Albanian Files’në programin javor Flasim’. Një botim të cilin ai e solli vetë në qendër të vëmendjes rreth 20 ditë më parë në një mjedis me gazetarë të BE-së sikurse edhe tani kur po e pohon se ka shkruar vetëm parathënien në të.

 

A mund të jetë kaq e thjeshtë kjo tërheqje vëmendje?!

 

Protesta ka shkuar sa kaq në ditën e tridhjetë. Ndaj mund të vlerësohet se përpjekja për vëmendje me anë të kësaj mënyre sikurse edhe mundësia e gjetjes së pikave të dobëta në protestë ka një kërkim të vazhdueshëm nga ana e tij. Nuk është vetëm etiketimi dhe gjetja së personazheve në të, por edhe ushqimi me fakte të reja si tek ‘The Albanian Files’ që po e bën atë. Reagimet mund të sjellin një ashpërsim qëndrimeve dhe i sjelljes së qytetarëve në protestë pasi Rama po ndjek një mënyrë vetë ofrimi “për të marrë goditje”.

 

Për t’ia shtuar vlerat bisedimit, Rama në ‘Flasim’ tregoi se prej 20 vitesh në Shqipëri punojnë 60 studio të huaja arkitekturore. Pra edhe kaq e thjeshtë apo edhe kaq e parëndësishme kjo gjë nuk mund të jetë tani që u hodh për debat. Po ashtu, nuk mendohet se kjo do të mbetet jashtë rëndësisë, në një kohë kur kryeministri po i hiqet publikut sikur ai është tani viktima e kësaj historie dhe se kritikat personale në adresë të tij të cilat i ka quajtur “inkuizicion revolucionar” ose “akuzë inkuizicionale”në raport kur disa muaj më parë kryeministri i shqipërisë u zgjodh një ndër 27 anëtarët e nderit të Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA, The Royal Institute of British Architects).
Historia shkon më thellë edhe pse përmendet fare pak ose në dy tre raste me një sipërmarrje për ndërtimin e “Parkut Qendror të Tiranës” ku kalon një lum në mes në vitet 2015-2018 si edhe “Terminali” i linjave të veriut në një hapësirë prej 50 mijë metra katrorë dhe me një vlerë 820 milion lekë vetëm për procedurat e tenderimit. Rama dhe Veliaj janë kryesorët në këto procedura, ose pushteti qendror dhe ai vendor.

Pra sot nuk jemi më në një situatë kur kryeministri thoshte se “nuk ka projekt në Zvërnec, por ka ide zhvillimore”. Këto janë lojëra fjalësh tashmë të cilat i hedh poshtë botimi i një libri kur mijëra njerëz protestojnë çdo ditë poshtë zyrës së tij.
Por ato çka nuk mund të hiqen nga analiza dhe debati i shkaktuar nga ‘The Albanians Files’, janë të paktën 13 vitet e qeverisjes së Ramës në krye të Rilindjes Socialiste që tregojnë më së miri kohën kur ai i ka të përqendruara në duart e tij pushtetet dhe kontrollon gjithçka duke sunduar si autokrat. 
Ndaj problemi nuk është më kaq i thjeshtë ashtu sikurse Rama po mundohet ta vizatojë atë. 
Përgjegjësitë as që mund të zëvendësohen me kaq thjeshtësi duke u shprehur dhe duke krijuar disa ndjesi apo edhe situata në dobi të lirisë së mendimit, të lirisë së shprehjes, as edhe më për atë të lirisë në krijimtarinë e sipërmarrjeve të arkitektëve të njohur nga bota të cilëve ai u është ofruar. Sikur Shqipëria është një aventurë, një punishte e realizimit të ëndrrave në krijimtarinë e tyre me çmim të ulët ose falas ose edhe të asaj  krijimtarie ku punohet lirshëm dhe paguhen zë për zë  me firmën dhe nënshkrimin  të kryeministrit.

Po përse nuk na qenka njësoj edhe si një aventurë për arkitektët dhe studentët shqiptarë në një masë të caktuar ky realizim ëndrrash për vendin e tyre ku ata kanë lindur?

Mos kjo u heq atyre vlerat dhe nuk mund të shihen me atë “përcaktueshmëri”  edhe aty ku liria duhet të ekzistojë për talentet dhe profesionistët shqiptarë të fushës?

Këto janë vetëm disa nga çështjet të mprehta që kryeministri u mundua t’i qartësojë gjoja me qetësi dhe pa u hedhur ende në sulm ose pa trazuar as demokracinë dhe as ligjet, por kurrë nuk u ngrit në përgjegjësinë e detyrës. një përgjegjësi që ende nuk e ndjen prej një muaji. Shumëkujt mund t’i kujtohet se është Rama ai që e ka shtuar këtë platformë dhe e ka promovuar në dy vite rresht (2025 dhe 2026), si një “universitet në qiell të hapur”  për përfitimet e arkitekturës shqiptare ku disave do t’i vinte ndërmend veprimtaria 
 “Bukë e Zemër”. E thjeshtëzuar deri në atë masë sa me lutje jo vetëm u kërkohej bileta pjesëmarrësve, por ata ishin të lutur gjithashtu që të sillnin edhe shijen. “Some Salt Please”(!), shijen e e kripës e cila kur i mblidhet si kritikë bashkë me faktet në të tilla raste fatkeqësisht i duket “shëllirë” dhe ja prish kryeministrit shijen dhe ai nuk kursehet të hidhet në sulm sepse të tjerët nuk mendojnë si ai, nuk përpiqen si ai dhe nuk kuptojnë sa ai.

A i ka dhënë tani ky libër më shumë fakte protestës apo dalja në treg e ‘The Albanian Files’ mund të ndihmojë edhe në krijimin e një përplasjeje të re konceptesh. Ku e reja dhe e vjetra, e prapambetura dhe modernia do të ndeshen apo edhe të tjera paralele e krahasime mes tyre do të ndikojnë tek perceptimi i publik. Në ato kahje interesash ku vendosen raporte të zhvillimit ekonomik, të pronësisë, të punësimit,  tek e bukura dhe shijet estetike publiku ka shumë se çfarë të shprehet pasi problematikës së gjerë i ka munguar transparenca që duhej bërë që në fillesë?

Ndoshta kjo mund të jetë strategjia e zhurmës e zgjedhur nga Rama, megjithëse vet e pohon disa herë se ai ka bërë thjeshtë parathënien e kërkuar të librit.
 
Atëherë përse nuk e la me aq, por përpiqet të gjejë forma për të reaguar jo si duhet me protestën?

Termat  e përdorura “Inkuizicioni revolucionar”“Revolucioni Kulturor Kinez” janë huazime mentaliteti dhe një nga nxitjet e konsumuara të pushtetit që u kujton “turmave” djegien e librit/librave. 
Gen “Z”-ja është digjitale.
Të shtyn me një batutë. 
Nuk është nevoja që ato ngjarje që kanë ndodhur në botë sikurse edhe në Historinë e Shqipërisë dhe kanë lënë shkatërrime të rikthehen si mjet i luftës dhe i përçarjes. 60 vite më parë ideologjia  e sundimit të një partie goditi rëndë besimin fetar, luftoi mënyrën e jetesës, luftoi për të disiplinuar gjithçka rreth dijeve, kulturës, artit etj. ku pjesë e pashmangshme ishte edhe arkitektura,  edhe ndërtimet. Ishte një luftë që e ka lenë mendësi autoritarizmi, por që ka humbur karshi një brezi të rinj shqiptarësh, djem e vajza që kanë thirrur sot kohën e tyre.
Pra qetësia e protestës qytetare i ka shpëtuar këtij provokimi nga etiketimet që Rama i gjen dhe që tashmë ja ka vendosur vetes, sepse nuk mund të fitojë mbi frymën e kësaj lëvizje të re. Strategjia e zgjedhur prej kryeministrit nuk funksionon, ashtu sikurse edhe përmbajtja e një letre që ai e sjell dhe i kushton kohë nga autori  Reinier de Graaf, është përzgjedhur dhe ka zënë vend në debatin edhe më përpara se vetë ky libër në tërësi të përcillet nga lexuesi.
Dikush do të mund të stepej përgjithësisht edhe nga nxitimi i bërjes së reklamës. 
Por edhe kjo tani është e pashmangshme ashtu sikurse do të sjellë edhe uljet e ngritjet në debatin publik disa kohë pas shikimit me sy kritik nga studiuesit e ndryshëm. Një gjë që del në pah që në fillim janë dy çështje me pasoja ekonomike dhe ligjore të cilat në rastin e një transparence të munguar, mbeten jo të sinqerta dhe dyshimet me të drejtë mund të hetohen nga media, institucionet shtetërore dhe legjislative të kontrollit, si edhe nga prokuroria speciale është sjellja e fakteve për të marrë një përgjigje që do t’i qartësonte ligjërisht palët.
Duke ndjekur argumentet e kryeministrit Rama kur thotë se:-Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është patjetër krenari që unë si kryeministër i Shqipërisë të isha i ftuar ta shkruaja dhe që së bashku me gjithë këtë armatë arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera, të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera dhe ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Është konceptuar, është kuruar nga  Anneke Abhelakh dhe siç thashë janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit.”Pra që thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën” dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera”  të merren si një akt bamirësie ose ndriçim i mendjes së kryeministrit, atëherë ky aspekt do thellësisht një sqarim shterues ligjor në Komisionet e Kuvendit. Rregullat janë vendosur ndaj duhen zbatuar. Nuk ka pse ai të vazhdojë dhe të qëndrojë i pa shpjeguar për një veprim i tillë disa vjeçar. Këtu kuptohet fare mirë se marrëdhëniet dhe konflikti i interesit janë shkelur dhe veprimet e këtij lloji që kurrë nuk janë vlerësuar marrin tagrin e një norme që kryhet pa dhënie llogarie në institucionet përkatëse.

Në këtë fragment të bisedës së Ramës në ‘Flasim’ del edhe një detaj tjetër që shpreh një marrëdhënie më të ngushtë mes kryeministrit dhe armatës së arkitektëve:-“…armatë arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës,…” Këtë vlerësim lidhjeje e jep më tej edhe shprehja e kryeministrit Rama:-“Unë besimplotë dhe i vendosur në fuqinë e arkitekturës”,   dhënë  për ‘The Observer’ në një artikull me titull  The man behind Albania’s architectural revolution’. Autori Rowan Moore kritik i arkitekturës shtron pyetjen :-“Edi Rama, kryeministri i një vendi ish komunist, po transformon mjedisin duke ndërtuar në vendit të tij me ndihmën e një “Armate Shigjetarësh”, por kush po e paguan faturën?

Artikulli është botuar më 22 Maj, 2026 pra një ditë para ngjarjes së “Zvërnecit”. Ku më tej shpjegohet se “Armata Shigjetarësh” është një grup privat në Whats App  i krijuar dhe i përdorur nga kryeministri Rama për t’u lidhur me një bashkësi elitare ndërkombëtare arkitektësh dhe artistësh që punojnë në projekte urbane në Shqipëri.
Në se kjo mund të na tërheqë vemendjen për më shumë detaje dhe më shumë transparencë, integriteti i fakteve duhet provuar.
Këtë mund ta bëjë vetëm SPAK në qoftë se Komisionet e Posaçme Parlamentare mbeten të pa fuqishme për shkak të forcës së kartonit.
 
Le të provohet Rama.
Të ftohet për dijeninë e krijimit të këtij grupi.
Le të na bindë Rama se SPAK është i lirë dhe nuk vepron më kërcënimi i drejtuar prej tij: “… dhe të mos të bëjnë gabim të kërkojë telefonin tim! Se boll i kanë kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje.”
Në fakt SPAK do t’i kërkojë celularin, jo telefonin.
Rama ka dalë vetë zbuluar me  veprimet e tij.
 

Kjo dhe të tjera afera apo projekte pa transparencë janë ato që lidhen me qëndresën një mujore të protestës qytetare. Media po i bën të dallueshme, por ka një rol të madh në kërkimin e informacionit dhe të fakteve. Pas Ditës së 29, qëndrimet pro dhe kundër për zhvillimet më tej nuk tregojnë se po jepen shenja të  kthimit pas veç asaj të forcimit të kërkesës për; “Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit!”.

Një presion që ka nisur nga sheshi paqësor dhe do të provojë trysninë e vet pashmangshmërisht edhe në Kuvendin e Shqipërisë, në qoftë se dorëheqja vullnetare e kryeministrit nuk po ndodh si një akt, etik, politik dhe qytetar.
 
29 Qershor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“SHBA aleati ynë më i madh” Thirrja e protestuesit: 4 korriku protestë mbarëkombëtare, bashkohuni! Sot në shesh 5 europarlamentarë

Është mbajtur protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet e tyre Rama jepe dorëheqjen ka vijuar edhe tubimi i mbrëmshëm. Në fjalën e tij, një protestues ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa theksoi se më 4 korrik mbahet protesta mbarëkombëtare. Gjithashtu nënvizoi se në protestën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe 5 europarlamentarë.

“4 korriku, ditë e shtunë protestë mbarëkombëtare. Data 4 korrik është edhe dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë më të madh. Ne i përgjigjemi Ramës, “Rama jepe dorëheqjen”. Nesër këtu do jenë 5 europarlamentarë që do flasin”, tha ai. bw

Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Sot do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 30-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave. bw

“BE është standard, jo një flamur”, Demokratët Europianë “shuplakë” Ramës: Evropa s’është dekor për fjalime, por institucione të pastra dhe udhëheqës të përgjegjshëm

“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.”

Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen e “Demokratëve Europianë”, të cilët në një postim në rrjetet sociale kanë kritikuar qeverinë lidhur me mënyrën se si trajtohet procesi i integrimit në BE, duke theksuar se Evropa nuk përfaqëson vetëm simbole politike apo retorikë publike.

Sipas tyre, kur këto standarde nuk respektohen, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë ndryshim dhe rikthim të institucioneve në funksion të ligjit dhe transparencës.

“Në ditën e dhjetë të protestave, sheshet e Shqipërisë bënë më shumë sesa thjesht bërtitën: ata shpjeguan. Një pankartë na bëri përshtypje: “Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Pikërisht. Evropa nuk është dekor për fjalime apo sfond për pushtet. Janë media të lira, institucione të pastra, udhëheqës të përgjegjshëm, gjykata që i përgjigjen ligjit, jo pallateve. Kur një qeveri e trajton atë standard si teatër, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e skenës”, thuhet në postim. bw

“Europa është këtu në Shqipëri”- Mesazhi i eurodeputetes Ilaria Salis në protestën për dorëheqjen e Ramës: Këtu po bëhet historia, shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona

Eurodeputetja Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare, ku ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore.


Ajo deklaroi se Shqipëria, toka dhe bukuritë e saj natyrore nuk duhet të trajtohen si pasuri për t’u shitur.

Salis e nisi fjalën e saj me mesazhin se “Europa nuk është në Bruksel, por është këtu në Shqipëri”.

“Europa nuk është Bruksel, por Europa është këtu në Shqipëri.

Populli me inteligjencës dhe të drejtën e vet për të vendosur po ngrihen në këmbë. Sot Shqipëria, toka e vet, bukuria nuk janë një plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë.

Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura. Këto nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanike. Ky model duhet që duhet të kundërshtohet sepse bazohet mbi korrupsion dhe privilegjet dhe interesat e më të fuqishmëve. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe Botë.

Këtu po bëhet historia, këtu po hapet rruga për të gjithë popujt. Një shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona dhe oligarkët të mos vendosin për ne. Shqipëria nuk është në shitje dhe Evropa nuk është në shitje”, deklaroi eurodeputetja. gsh

Shqiptarët nuk lodhen! Edhe mbrëmë sheshi plot! Mbahet sot protesta e 29, kërkohet dorëheqje e panegociueshme e Ramës

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi. bw

Denoncimi i aktivistit Progni: Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia për të na përçarë, të hetohet pasuria e tij dhe ta çojmë te vendi! Në podkastin e Ramës kanë folur persona të dënuar për drogë

Aktivisti Gent Progni ka deklaruar se Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia dhe po i bën PR kryeministrit Edi Rama me qëllim përçarjen e protestave që prej 4 javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.


Progni denoncon se Fuga ka vjedhur lekë, ndërsa bën thirrje që pasuria e tij të hetohet.

“Po na thonë që ka ardhur Fuga nga Indonezia dhe po na bën PR e Ramës për të përcarë protestën. Tani kemi informacione që ky ka vjedhur ca lekë, se kot nuk ka ndenj aty, se i dimë edhe ne ca informacione. Por për të qenë edhe më të saktë kush ka informacion i çoni edhe pranë redaksive të lajmeve të gjitha vjedhjet e Fugës dhe familjes së Fugës, që meqë ka ardhur për të në përcare edhe ne ta çojmë aty të vendi. Dosjen e firmos unë”, shprehet Progni në një videomesazh.

Po ashtu aktivisi komentoi edhe sulmin që kryeministri Rama i bëri një qytetari, i cili foli me mikrofon në protestë, duke thënë se ai ka qenë i dënuar në Belgjikë.

Progni sfidoi kreun e qeverisë, madje tha se do ti publikojë edhe me emra se disa nga të ftuarit në podkasin e kryeministrit kanë folur persona  të dënuar për drogë, madje kanë marrë edhe fonde.

“Sot kishte nxjerrë që një i dënuar në Belgjikë paska folur në mikrofon. Kjo tregon atë që ne po mundohemi të bëjmë, që aty të flasin të gjithë, edhe të dënuarit që kanë shlyer dënimin. Spo i heqim të drejtën e votës edhe po i heqim të drejtën për të folur në mikrofon.

Ne jemi populli i thjeshtë që nuk kemi akses në dokumente apo informacione dhe po lëmë njerëzit të flasin lirshëm.

Po te podkasti i Ramës, kryeministër i Shqipërisë që ka të gjitha të dhënat e Interpolit, të policisë, informacione sekrete etj. Si ka mundësi që kanë folur disa të dënuar për drogë. Që kanë marrë edhe fonde pa fund. Si thoni ju, duhet apo nuk duhet ai mikrofoni, sepse vetëm Rama po thotë nuk duhet”. gsh

Sot protesta kombëtare kundër Ramës- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda mbërrin në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, protesta qytetare që këtë të shtunë ka hyrë në ditën e saj të 27-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Guarda njoftoi se fundjavën do ta kalojë mes protestuesve dhe aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Sapo mbërrita në Tiranë. Këtë fundjavë do të jem në demonstratë dhe do të takoj njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje fantastike popullore,” shkroi eurodeputetja.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare, duke ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen manifestimit antiqeveritar, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më herët, edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në një postim në Instagram, ajo theksoi se mbrojtja e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit është një kauzë me rëndësi të veçantë.

Paulus u shpreh se synon të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, me synimin për të rritur vëmendjen dhe presionin ndërkombëtar ndaj vendimmarrjes së qeverisë shqiptare. bw

“Rama, jepe dorëheqjen!” Protesta e 28 kombëtare mbahet sot, diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë

Sot, të shtunën, do të mbahet protesta e 28 kombëtare kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi. bw

UGSHPD: PROVOKATORI KRYEMINISTËR

(“Manifesti i (s)dorëheqjes” Edvin Kristaq Rama, vendlindja Tiranë më 4 Korrik, 1981?!)

Protesta qytetare në në Ditën e 27 tashmë i ka të zëna të dy rrugët që Rama po ju paraqet me “Manifesti i (s)dorëheqjes”.

As lart dhe as poshtë siç ai po sugjeron dhe kërkon lëmoshë apo lutet që kjo fantazi që vetë shtyn të mund të mos realizohet.

Holliwood-i* vendos ‘pllaka me yje’, ‘pllaka me gjurmë pëllëmbësh apo shpute këmbësh’ shoqëruar me emrat e njerëzve të mirënjohur dhe që kanë bërë emër. Ka gjithashtu shumë mirënjohje dhe kontribute të tjera ku publiku blen një tullë apo pllakë me emrin e vet për të kontribuar modestisht apo për të dhuruar e duke u bërë kështu mbështetës i një nisme.

Rama-kryeministër 13 -14 vjeçar pikërisht ka bërë duke mos mirënjohur popullin shqiptar dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Në “Manifesti i (s)dorëheqjes”, gënjen jo se do ta shtysh moshën për t’u ndier i ri, por hyn tek Baby Boomers(1946 – 1964) dhe nuk je ai :-“… unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.”

Gjithashtu pavarësisht se jeni kryeministër jeni po ai që i keni mashtruar sidomos pensionistët e çfarë gjeneratash vijë pas duke i marrë votë me premtime boshe të atyre që u drejtohesh që ke:-” me vete (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.”

Por në të vërtetë meqenëse jeni ky që e keni shkruar manifestin tuaj pas një “fitoreje” pa program në Zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe vazhdoni të drejtoni me një kabinet që e ndryshoni sa herë që SPAK i afrohet tani vërtetë duhet me i kushtuar vëmendje asaj se çfarë shkruani:

“Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapën!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”

I ke 13-fishuar kërkesat kundër një të vetme që Protesta qytetare kërkon dhe mbetet e panegociueshme:-“Dorëheqje sa më parë”.

Ke shitur gjithçka dhe e ke të dokumentuar dhe keni bërë gati pllakën tuaj “The Hall of Shame” në Bulevard aty poshtë dritares së zyrës që ke pushtuar sepse jeni arkitekti i të shëmtuarës atë që vjedhja dhe përvetësimi përfaqësojnë.

Nuk bëhet shaka me popullin, ose të paktën kuptoje nga filozofia e thjeshtë e tij:-“Hajde baba të të tregoj arat”.

Me që e ule moshën dhe u bëre Millennials, ashtu siç hyre në PS duke ndërruar emrin, tani mos i thuaj popullit se paske lindur në 1981, kur PPSH ishte në kulmin e egërsisë së saj.

____________

*ATSH-Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht.

* The Hollywood Walk of Fame në Los Angeles California.

*The Hall of Shame-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

26 Qershor, 2026

27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje masive në qendër të Tiranës.

Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.

Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Pjesëmarrësit theksojnë se tubimet kanë karakter paqësor dhe i konsiderojnë ato një shembull të angazhimit qytetar dhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.

Qytetarët kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje dhe përfaqësimi. bw

“Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë” Një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës: Po na mësoni shumë!

Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e protestave masive, ku qytetarët në mënyrë paqësore kanë kërkuar prek 26 ditësh dorëheqjen e pa kundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po I mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.bw


Send this to a friend