VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

By | May 15, 2019

Komentet

Harrohen në avion bizhuteritë në vlerë 4 milionë USD të Rita Orës

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në avion.

Sipas “AFP”, bizhuteritë ishin huazuar nga një markë luksoze, ndërsa gruaja që po kujdesej për to i ka harruar në avionin e saj në aeroportin e Nicës, në Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Kur ajo e kishte kuptuar, avioni ishte nisur për t’u kthyer në aeroportin e Londrës. “Dikush me mendje në re gati humbi disa miliona” tha një polic me shaka, ai tha se bizhuteritë janë kthyer në Nicë nëpërmjet aeroportit Heathroë të Londrës.

Ylli 28-vjeçar, e lindur në Kosovë vonë u shfaq në Kanë më 16 maj duke mbajtur një gjerdan diamanti dhe kishte veshur një fustan të bardhë.

Shqiptari Gjon Muharremaj arrin të kualifikohet në garën “The Voice’ në Francë

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën të shtunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj.

Në garën tmerrësisht të forte në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë me performancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasur vota e teleshikuesve.

I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova, dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku të cilin e ka shume për zemër.

Holanda fituese e Eurovizionit

Duncan Laurence nga Holanda

Holanda është fituese e garës së muzikës në festivalin e famshëm Eurovision, duke u bërë kështu mikpritëse e këtij festivali vitin e ardhshëm.

Me baladën “Arcade” të kënduar nga Duncan Laurence, Holanda kryesoi me më së shumti pikë nga të gjithë 25 garuesit. Festivali është mbajtur në Tev Aviv të Izraelit dhe është shikuar nga miliona njerëz në botë.

Italia zuri vendin e dytë derisa Rusia mbeti në vendin e tretë, ku u përfaqësua nga këngëtari Sergei Lazarev.

Azerbejxhani zuri vendin e shtatë duke u përcjellur nga Maqedonia e Veriut në vendin e tetë.

Serbia doli e 17-ta ndërsa Shqipëria menjëherë pas saj në vendin e 18-të. Britania mbeti e fundit në listën e garuesve.

Grupi ABBA është fituesi më i famshëm i garës që nga viti 1974.

Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Finalja e këtij edicioni të festivali u përbë nga performanca e yllit të muzikës pop, Madonna. Përkundër thirrjeve që ajo të bojkotonte festivalin, Madonna tha se nuk do t’i përshtatet agjendave politike. Dy nga vallëtarët në performancën e saj mbanin kostume me flamuj të Izraelit dhe Palestinës.

Mentar Darova tregon kalvarin e vuajtjeve të artistëve virtuozë – Nga Bardhyl Berberi

Shkrimtari Bardhyl Berberi rrëfen dramën e një familje artistësh. Burgosja në moshën 15-vjeçare, i më të voglit nga 5 vëllezërit Darova, dhe ndikimi i Mehmet shehut në faljet dhe dënimet e tyre

Bardhyl Berberi

Është shuar para pak ditësh vëllai i pestë i orkestrës famoze Mentar Darova . Pak kohë para se të ndahej nga jeta ai na ka treguar kalvarin e vuajtjeve  të familjes së tij.  Fama e një orkestre me emër në qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe në opinionin e gjerë si “Bitëllsat e Pogradecit”, në vitet` 50 – 60 ` e përberë nga 5 vëllezërit Dorava dhe familjarë të tyre, jo vetëm që nuk do të “zbuste” njollën e persekutimit nga lidhja e djalit të vogël 15-vjeçar me Ballin Kombëtar në Luftën e Dytë Botërore, por do të kujtonte udhëheqjen e kohës për të urdhëruar ndëshkimin e tejskajshëm të kësaj familje thotë pjesëtari i këtij grupi Mentar Darova  pak ditë para se të ndahej nga jeta. Ja si e tregon dramën e familjes së tij Mentar Darova xhezbandisti i famshëm i orkestrës famoze, si dhe humoristi krejt i veçantë gjatë interpretimit të skeçeve në Estradën Profesioniste të Pogradecit.

Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e në kinemanë “Morava” të Korçës, në bankën e te akuzuarve, ngjitet një i ri 15-vjeçar. Është Dylber Dorava. Akuzohet nga qeveria e re komuniste se gjatë luftës është bashkuar me rininë e Ballit Kombëtar, në kampin kundërshtar të partizanëve. Dënohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vëllai i madh i tij kishte qenë partizan në luftën Nacionalçlirimtare, masa e dënimit për 15-vjeçarin qe e rëndë; për të burgim i përjetshëm, ndërsa për familjen nisin internimet, vuajtjet e më pas burgosen dhe ata. I rikthyer këto ditë në Pogradec pas shumë vitesh Mentar Darova në moshë të thyer  rikujton ato ditë të vështira të 6 dekadave më parë.
Kishte vetëm pak kohë që Dylberi ishte dërguar në burgun famëkeq, kur në këtë kamp shkon për vizitë Mehmet Shehu. Mes të dënuarve, Shehut i bie ne sy një djalë i vogël, trup imët, të cilin e pyet: “Po ti, mor djalë, sa vjet je dënuar?”
“101 vjet “- i përgjigjet Dylberi, Mehmet Shehut.
“Pse kaq shumë?”- pyet kryeministri.
“E dinë ata që më kanë dënuar!”- i kthen përgjigje 15-vjeçari, duke e parë drejt në sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdhëron ulje të dënimit për 15-vjeçarin; nga 101 vjet, në 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojnë, dhe Dylberi, në vitin 1956, vjen në Pogradec, pranë familjes. Martohet dhe lind tre fëmijë, ndërkohë që për shkak të biografisë, caktohet të punojë në Hotolisht të Librazhdit në një lokal buzë rrugës, si bufetier. Dylberi bën një lutje, që të vijë në Pogradec të kujdeset për fëmijët se i kishte të vegjël. E sjellin ne Pogradec, por përkohësisht. Sapo vjen në Pogradec, i japin dënimin tjetër me 20 vjet burg “Për agjitacion e propagandë”.

Ishin vitet ’70, kur Shqipëria gëzonte kulmin e miqësisë me Kinën. Dylberi gjen në tavolinën e tij në bibliotekë, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. “Këto revista kineze m’i hiq se nuk i shoh dot me sy”, – i thotë ai punonjësit të bibliotekës. Aty e dëgjon rastësisht një mësues matematike që kishte qenë edhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet përsëri ne pranga dhe rinis jetën e qelisë. Del përsëri para trupit gjykues, ku e dënojnë edhe me 10 vjet të tjera burgim. Këtë radhë dënimi është “Per agjitacion dhe propagandë kundër vijës së partisë e pushtetit popullor”. Këtë radhe, “seriali ” i vuajtjes së dënimit për muzikantin Dorava nuk është burgu i Burrelit, por ai i Spaçit të Mirditës. E bën kohën e burgimit ditë me ditë në këtë ferr. Ditën që do të dilte nga burgu i Spaçit, sapo e përcjellin shokët e tek ndahet me ta, në afërsi të daljes së korridorit të qelive, pa prangat në duar, i afrohet një gardian dhe i thotë: “Të kërkojnë pak në zyrën e drejtorit të burgut për të firmosur diçka!”. Përballet me një të papritur të dhimbshme. Sapo futet në zyrën e drejtorit pa, se  përveç titullarit, aty ishin dhe dy policë që kishin pranga të hapura në duar. Teksa dy policët i rivënë përsëri prangat Dylber Doraves, drejtori, i ngritur në këmbë, i thotë: “Do të bësh edhe 10 vjet të tjera dënim se ke bërë agjitacion dhe propagandë në burg!”.

Loja fatale e fatit

Këtë radhë dënimi ishte pa gjyq. Kështu Dylberi kreu në këtë burg edhe 10 vjet të tjera, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon këtë moment të rëndë për vëllanë e familjen e tyre, Mentari, risjell bisedën e çastit që pati me të vëllanë për këtë moment. “E pyeta vëllanë si e përballove shtesën tjetër prej 10 vjetësh burg, kur ishe përgatitur për të dalë nga ai ferr”, -pohon Mentari . Ndërsa fjalët e të vëllait ishin: “Nuk më bëri përshtypje, isha i përgatitur për gjithçka prej tyre, ndonëse nuk e prisja që në momentin e kalimit të pragut të ferrit të Spaçit të më rivinin prangat e sapohequra e të më dënonin edhe me 10 vjet të tjera burgim!” Por për muzikantin që u fut në burg në moshën 15 vjeç e doli andej i thinjur pas 30 vjetësh, edhe vitet e mëvonshme, përfshirë ato të fillimit të demokracisë në vend, nuk qenë të mbara. Atë, siç tregon mes lotëve Mentari, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vizë në xhep për të shkuar tek tre fëmijët e tij në Kanada, së bashku me bashkëshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa parë asnjë ditë të bardhë.

Rikthimi i përmallshëm i të vetmit vëlla që jeton

Sapo makina del sipër, në Qafën e Thanës e shfaqet pamja e kaltër e liqenit, si në një ekran filmi, Mentar Darova  zhytet i tëri në një meditim të thellë me syrin pranë xhamit të makinës. “Kam mall e brengë për qytetin tim të lindjes”, thotë. Sapo mbërrin në qendër të qytetit drejtohet me një hap të shpejtë drejt Turizmit të vjetër, vështron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestrës me famë në vitet 50 – 60, orkestër që tronditi jo vetëm Pogradecin, e të gjithë Shqipërinë, por që bëri famë edhe jashtë kufijve. Me syrin e malluar ai vështron vendin ku ka qenë salla e vjetër e shfaqjeve, por ajo mungon, është prishur.  Mentar Darova është i vetmi vëlla që  jeton nga pesë vëllezërit Darova. Edhe pse i ka kaluar të tetëdhjetat dhe ka vite që nuk duket në sken e as në ekran, imazhi i tij na vjen në kujtese si një formë dashurie për mjeshtrin e madh të xhazit, i cili ishte pjestar i asaj orkestre të madhe që ngriti vëllai i tij i madh Muhamet Darova. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin, me koranin e famshëm, por edhe me orkestrën e madhe të vellezërve Darova që i kaloi kufijtë e Shqipërisë. “Jeta jonë është një kalvar i mundimshëm çnjerëzor, burgje, internime e ndëshkime, por muzikën nuk e vunë në pranga, ajo na lidh e na mban të pandarë me njerëzit, qytetin”, -vazhdon tregimi i  Mentar Doravës.

Drama e një familje artistësh

Drama e 5 vëllezërve Darova, djem të një familje të njohur intelektuale të një mësuesi të nderuar si Nevruz Darova, të cilët lufta nacionalçlirimtare i renditi në dy kampe të ndryshme, menjëherë pas çlirimit të vendit, i nënshtrohen një persekutimi të egër, me vite të gjata burgimi e internime të njëpasnjëshme. Fama, si muzikantë të talentuar, si krijues të orkestrës që bëri emër në Shqipëri e më gjerë, ku Darovajt cilësoheshin si “Bitellsat e Pogradecit”, i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdhëron shtimin e kalvarit të persekutimit. I rikthyer në Pogradec pas viteve të gjata mungesë, tashmë në moshën e pleqërisë, Mentari vazhdon të tregojë episodet e një drame të dhimbshme që kaloi familja e tyre në diktaturë. Ishte një nga dramat më të dhimbshme, dramë, e cila ka lënë gjurmë të pa riparueshme në jetën e Darovajve.

Peripecitë e një jete të vështirë

Pas dënimit të Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, në një kasolle me baltë në lagjen “Kulleiri” të Korçës. Vëllai i madh i familjes, Muhameti, shpërngulet për në Durrës, ku merr më pas edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Darova; babanë, nënën, motrën e tyre të vetme, Lavdien, si dhe vëllezërit Agimin, Mentarin dhe Ilirjanin, më të voglin. Duke qenë orkestrantë cilësore, të katër vëllezërit punojnë te lokali “Vollga”, me shumë emër në atë kohë në Durrës. “Ishim si në mrekulli, kanë qene tre vitet më të bukura të jetës sonë, ku ne arritëm majat e filloi të rritet reputacioni i orkestrës sonë”, – pohon Muhameti. Kështu, Muhameti që ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikës, Agimi në kitarë, Mentari në xhaz dhe Ilirjani në kontrabas. Por krejt papritur një dite lajmërohen, se duhet të largohen, jo vetëm nga “Vollga”, por edhe nga qyteti i Durrësit, si persona te padëshiruar. Ishte një shefe kuadri nga Korça, kujton Mentari , që i ishte qepur “me gurë në trastë” familjes Darova. Largohen për në Kavajë në një lokal të thjeshtë, si tip mejhane. Por vetëm 2 javë, se shefja e kuadrit nga Korça kishte dërguar relacion që të përziheshin edhe nga Kavaja. “Mbetëm me plaçka në kurriz, pa të ardhura për bukën e gojës, e ashtu si nomadët, shkuam, në Elbasan”, -tregon ai . Fillojnë punë në një lokal në qendër të pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pëlqehej shumë. Në kohën kur krijohet turizmi i vjetër i Elbasanit, orkestra e vëllezërve Darova kaloi në sallën kryesore të turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet punë në turizëm, duke thyer një tabu. Filluan të kërcejnë çiftet elbasanase në sallë. Por këtë traditë, kujton i moshuari Darova, e nisi së pari një skuadër basketbolli nga Shkodra që kishte ardhur për të zhvilluar ndeshje në Elbasan. Shkodranët u ngritën në vallëzim dhe kjo bëri që të ngrihen edhe çifte elbasanase. “Vjen në Elbasan Drejtori i Përgjithshëm i Turizmit të Republikes, na thërret e na thotë, se duhet të shkoni në verë në Pogradec dhe në dimër në Elbasan”,- shton më tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shumë te huaj si specialistë çekë dhe rusë që punonin në gjeologji dhe miniera. Në Pogradec orkestra filloi shpejt të bëhet e dashur për të gjithë. Ndër frekuentuesit e parë e të rregullt, çdo natë, ishin të huajt e shumtë që ishin në Pogradec.

Dëgjonin me endje virtuozitetin e vëllezërve Darova, të cilët ekzekutonin mjeshtërisht edhe shumë pjesë të huaja nga më të njohurat. Pas dy vjetësh pune në Turizëm, me krijimin e estradës profesioniste të qytetit, vëllezërit Darova kalojnë edhe në orkestrën e estradës edhe ne orkestrën e turizmit. “Në sajë të vëllezërve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe bëhet një nga estradat më të mira të vendit – tregon Mentari –  se atë kohë, në orkestër bashkëngjitet edhe një klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi. Ky i fundit u harmonizua plotësisht me vëllezërit Darova. Madje Mentar Darova, përveç që i binte xhazit, luante në skeçe me një humor të jashtëzakonshëm, duke i dhëne estradës një kolor tjetër. Në vitet ‘60 estrada me vëllezërit Darova arrin kulme të papara. Në një nga turnetë, në 20 dite shfaqje që dha në Tiranë në sallën e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot biletë për të parë shfaqjen.

Shkodra u vuri emrin “Bitëllsat e Pogradecit”

Sukseset e njëpasnjëshme të orkestrës së Pogradecit në të gjitha rrethet e vendit, një muzikë që dilte disi nga “hulliri” i kohës, pëlqehej e kërkohej masivisht nga rinia. Por vetë kjo muzike, e veçanërisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve të saj, bënë që udhëheqja e kohës të ishte dyfish vigjilente për të frenuar “muzikën e shfaqjet e huaja”, si dhe për të dënuar muzikantët e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shumë bashkëkohës, kujtojnë se në një nga turnetë e gjata të estradës së Pogradecit nëpër Shqipëri, pikërisht koncertet në Shkodër, do t’i pagëzonin këto artistë të talentuar “Bitëllsat e Pogradecit!”. “Ishte një vlerësim i spektatorëve për ne, ishte një emër i pazyrtarizuar, të cilin e dëgjonim kudo që shkonim, bënim gjithçka për muzikën e për të kënaqur dëgjuesit tanë, ndonëse e dinim se “dara” e ndëshkimit nga shteti i kohës po na torturonte keq e më keq”, – kujton sot artisti i moshuar.

Dënimi i dytë nga Mehmet Shehu, i vëllezërve Dorava

Krahas vendasve, shtetasve te huaj qe punonin ne Pogradec, kujton muzikanti 85-vjeçar, fama e orkestrës kishte bërë që nga Tirana të udhëtonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe përfaqësi të shumta diplomatike në Shqipëri, apo dhe delegacione që vizitonin vendin tonë. Në një vizitë të shkurtër në Shqipëri, kujton Mentari vijnë e qëndrojnë disa ditë në Pogradec e ndjekin orkestrën edhe kryeministri çek e ai bullgar. Shoqëroheshin nga Mehmet Shehu, kryeministër i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas një koncerti të gjatë e duartrokitje, afrohen e përgëzojnë orkestrantët Dorava për kënaqësinë që u falën. Aty kryeministri çek i thotë Mehmet Shehut: “Në Shqipërinë e vogël gjetëm një orkestër të madhe!”. Ndërsa kryeministri bullgar i asaj kohe, në sy e prezencë të Mehmet Shehut, pasi u jep dorën muzikantëve, duke na përshëndetur, i thotë Mehmetit: “Ke një orkestër të madhe internacionale, koleg!” Dhe në këto çaste, vazhdon tregimin Mentari, Mehmeti më thotë mua duke tundur kokën: “Ju jeni ata të Starovës (bejlerët)?!”.

“Jo, jemi nga Pogradeci”, – i përgjigjet vëllai i madh Muhameti . Nuk kaloi as një javë, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi “tërmeti”. “Na thërret sekretari i ideologjisë, një farë Todi Kokoneshi dhe na thotë se nuk kemi me nevoje per ju, do te përgatitim talente te reja. Ju duhet te shkoni të punoni në prodhim në ndërmarrjen bujqësore”, – kujton Mentari. Urdhri i partisë çohet menjëherë në vend; të katër vëllezërit dërgohen në prodhim në gjirin e klasës punëtore. Muhameti shkon në zyrë te Kryetari i Komitetit, Avni Vercuni dhe kërkon të largohet nga Pogradeci. Niset në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës të takojë ministrin Thoma Deliana, të cilin e njihte që kur kishte qenë në Elbasan, sekretar i parë i këtij rrethi. Ai  tregon se Deliana e pret mire, por i thotë se në Pogradec nuk mund t’ju kthej, por shko në Rrëshen drejtues muzike. Aty, shkoj!

 Vëllai i madh, Muhameti

“Pas dy vjetësh transferohem në Laç, aty e marr me vete edhe gruan”, -shton ai. Me tekst të Gjok Becit, Muhameti kompozon një këngë për vinçieren që bëhet këngë shumë popullore dhe transmetohej në radio çdo ditë. Pas dy vjetësh pune ne Laç, papritur e thërret ish – sekretari i Parë i Partisë së Krujes, Tahir Minxhozi, i cili e emëron si shef muzike në Shtëpinë e Kulturës. Më pas Muhameti tërheq edhe vëllanë tjetër, kitaristin Agim Darovën. Ndërkohë që unë thotë Mentari ika sa më larg në Gjirokastër. Vëllai tjetër, i vogli, Ilirjani, internohet në Tepelenë. Ndërkohë që nga Pogradeci, kujton Mentari  vinin çdo ditë letra nga Komiteti i Partisë, ku thuhej se “ne i hoqëm dhe ju i mbani në orkestër ata të deklasuar!”. Por duhet thënë se edhe atëherë kishte njerëz të mirë  si Tahir Minxhozi, në atë kohë Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë, ne qëndruam në Krujë më qetë si të deklasuar që ishim, ku ruajmë respektin më të madh për Krujën e banorët e saj, që në një farë mënyre, na lehtësuan disi nga goditjet e diktaturës dhe lufta e pamëshirshme e klasave në vitet e egra të diktaturës”, -përfundon muzikanti i njohur 85-vjeçar, vëllai i madh Dorava. Është një kalvar i stërmundimshëm i “Bitëllsave të Pogradecit”, ku me gjithë shkëlqimin e talentin e tyre të jashtëzakonshëm, vuajtën krahas burgimeve, internimeve, edhe rrënimin e tyre shpirtëror nga diktatura komuniste. Mentari jo vetëm një xhezbandist (baterist ) i madh, por dhe një aktor i përkryer.

 

Jonida Maliqi performon sot në edicionin e 64 të Eurovizionit

Këngëtarja Jonida Maliqi do të këndojë sot në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 të Eurovisionit, në Tel Aviv, Izrael.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë event dhe do këndojë shqip këngën “Ktheju Tokës” . Maliqi do të jetë e 14 në radhë për të kënduar, duke konkurruar për të qenë në finalen e së shtunës.

Nga 41 këngëtare në konkurrim vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finale. Kjo këngë i kushtohet gjithë emigrantëve nëpër botë.

Juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

TIRANE

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.
Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli. Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, e cila hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” ndezi atmosferën në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International. Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues. Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi.

Me premierën e filmit “Të vdekurit nuk vdesin” hapet festivali i 72-të në Kanë

Kanë

Me premierën e filmit “Të vdekurit nuk vdesin” (The Dead don’t die) nga regjisori amerikan Jim Jarmusch të martën është hapur festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë i cili këtë vit po mban edicionin e 72-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë së hapjes së festivalit, stafi i filmin “Të vdekurit nuk vdesin”, së bashku me regjisorin Jarmusch, parakaluan në tapetin e kuq të festivalit të Kanës, pas çka dhe vijoi premiera e filmit.

Me jurinë e edicionit të 72-të të festivalit të Kanës kryeson regjisori i njohur meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu, fitues i çmimit prestigjioz Oskar për filmat “Kthimi” dhe “Birdman”. Festivali i sivjemë do të zgjasë deri më 25 maj.

Përveç presidentit Inarritu, jurinë e përbëjnë edhe aktorja e re 21 vjeçare Elle Fanning, aktorja franceze me prejardhje nga Guinea, Maimouna N’Diaye, regjisori amerikan Kelly Reichard, regjisori polak Pawel Pawlikowski, skenaristi francez, autor i stripave komik Enki Bilal, regjisori dhe skenariti francez Robin Cambillo, autorja italiane Alice Rohrwacher dhe autori grek Yorgos Lanthimos.

Festivali i cili zë një vend të rëndësishëm në kinematografinë botërore, do të mbyllet me ndarjen e çmimit kryesor “Palma e Artë”, për të cilën në konkurrencë janë 21 filma.

Filmat dhe skenaristët që janë në garë për çmimin “Pallma e Artë”:

“The Dead Don’t Die” (Jim Jarmusch), “Douleur et gloire” (Pedro Almodovar), “Il Traditore” (Marco Bellochio), “The Wild Goose Lake” (Diao Yinan), “Parasite” )Bong Joon Ho), “Le jeune Ahmed” (Jean-Pierre i Luc Dardenne), “Roubaix, une lumiere” (Arnaud Desplechin), “Atlantique” (Mati Diop), “Mathias et Maxime” (Xavier Dolan), “Little Joe” (Jessica Hausner), “Mektoub My Love: Intermezzo” (Abdellatif Kechiche), “Sorry we missed you” (Ken Loach), “Les miserables” (Ladj Ly), “A Hidden Life” (Terence Malick), “Bacurau” (Kleber Mendonca Filho i Juliano Dornelles), “La Gomera” (Corneliu Porumboiu), “Frankie” (Ira Sachs), “Portrait de la jeune fille en feu” (Celine Sciamma), “It must be heaven” (Elia Suleiman), “Once Upon A Time In Hollywood” (Quentin Tarantino) dhe “Sybil” (Justine Triet).

Për të ndjekur zhvillimet e festivalit janë akredituar mbi 4.000 gazetarë nga 90 vende ndërsa pritet që festivali të vizitohet nga rreth 200.000 njerëz gjatë 12 ditëve të mbajtjes së tij.

Gjatë festivalit do të merren masa të sigurisë së lartë, me 700 anëtarë të forcave të sigurisë.

Më 14 maj 1998 u nda nga jeta Frank Sinatra, një nga artistët më të mëdhenj të Shekullit XX

Francis Albert Sinatra (/sɪˈnɑːtrə/; 12 dhjetor 1915 – 14 maj 1998) ishte një këngëtar, aktor dhe producent amerikan dhe një nga artistët më popullorë e më me ndikim i shekullit XX. Ai është nga artistët muzikorë të të gjitha kohërave që ka shitur më shumë albume.

Frank Sinatra ishte padyshim një artist argëtues, një këngëtar zëri unikal i të cilit magjepste miliona njerëz.  „Ol’ blue eyes”, siç e thërrisnin amerikanët, Francis Albert Sinatra lindi në vitin 1915 në qytezën Hoboken në Nju Xhërsi. Qëkurse ishte adoleshent ai nisi të këndojë nëpër klubet e qytetit të tij të lindjes kundrejt bakshisheve që i jepnin dashamirësit. Për shkak të qëndrimit të rrëmbyer atë e përjashtuan nga shkolla pak përpara përfundimit, gjë që nuk e shqetësoi aspak sepse ai ëndërronte të bëhej këngëtar. Hapat e parë të karrierës Frank Sinatra i hodhi me kuartetin vokal The Hoboken Four, pak kohë më vonë ai debutoi solo në një lokal me një pagë prej 50 dollarësh në javë. Në vitin 1939 ai nënshkroi kontratë me Harry James, drejtues i një grupi muzikor dhe paskëtaj u publikua albumi i parë i Sinatras. Nga ky album u shitën 8000 kopje.

Sinatra prekte veçanërisht zemrat e tifozeve gra. Ai ishte i pari artist që shkaktoi histeri masive në vitet 1940: mijëra vajza të reja thërrisnin duke humbur ndienjat kur shikonin Sinatrën duke kënduar në skenë.

Në fillim të viteve 1950 nisi të shuhet shkëlqimi i Sinatras. Aferat e shumta me gratë dhe dyshimet për kontakte me mafian ia cënuan imazhin e fituar si njeri i pastër. Columbia Records anulloi kontratën dhe spektakli i parë televiziv i tij ishte një dështim. Ai e morri veten pas këtij dështimi të rëndë në karrierë me rolin në filmin klasik të Hollivudit “From Here to Eternity”.

Frank Sinatra ishte një ndër artistët më të sukseshëm të kohës. Ai fitoi 18 herë Grammy dhe mendohet të ketë shitur rreth 800 milionë disqe në mbarë botën. Më 14 maj 1998 ai ndërroi jetë nga një atak kardiak. Në Las Vegas u shuan dritat për dhjetë minuta në nderim të tij.

Në San Domenico të Taorminës vitet e fundit një trupë japoneze instalonte dritat dhe kamerat në një kënd interesant të kuvendit antik të shndërruar në hotel luksoz. Vemendja ishte drejtuar krejt te një zotëri me shtat pak më tepër se mesatar, veshur si s’ka më mirë, që luante në pianoforte të hatashmen “Night and Day”. Pastaj një gazetar e ndërpreu me një varg pyetjesh: ishte i pari ciak i një dokumentari për të, personazh i jashtëzakonshëm që si pensionist luante për turistë elitarë. Por një kohë… Një kohë Chico Scimone, i bukur, i fortë, pianist i talentuar, emigroi në SHBA me të parën nga pesë gratë e tij, aktoren spanjolle Aurora De Alba, e filloi të japë koncerte në klubet e natës në Nju Jork e Çikago. Më patën ndihmuar “miqtë””, tregonte Chico. “Bosët mafiozë siciliano-amerikanë ishin të gjithë nostallgjikë për tokën e tyre, vinin në koncerte, na takonin edhe në anijet kroçiera ku më rastiste të jepja shfaqje.” Ardhjet e tyre na krijonin plot ngatërresa me drejtësinë, por asnjë lidhje midis Scimone e mafia nuk është provuar kurrë. Edhe pse në klubin e tij të natës të Taorminës, “La Giara”, kalonin Richard Burton e Liz Taylor, Gregory Peck e Peter Ustinov, por edhe bosi i Cosa Nostra, Lucky Luciano, tashmë i padëshiruar në SHBA. Pianistja ka vdekur më 9 prill, 94 vjeçe. Nuk ka arritur ta lexojë emrin e tij në librin Sinatra – The life (Botues Knopf, 580 faqe), libri më i ri për The Voice (që sivjet do të mbushte 90 vjet, duke pasë lindur më 12 dhjetor 1915), shkruar nga Anthony Summers e Robbyn Swan. Autorët, që kanë hetuar gjatë marrëdhëniet Sinatra-mafia, temë qendrore e librit, e intervistuan Scimone më 2002. Thonë: “Frank kishte pasur marrëdhëniet me bosët njujorkas në vitet 1938-39. Pianisti Chico Scimone, që luajti shumë herë për Frank Costello e Willie Moretti, kujton pa dhënë datë të saktë – se një herë Costello e ngarkoi për një detyrë të pazakonshme. “Miqtë e Nju Xhersit flisnin për një djalë me zë të bukur, donin ta dëgjonin, e prandaj organizuan një dëgjim special ku ai duhej ta shoqëronte këngëtarin me pianoforte.” Djali, tregon Scimone, ishte Frank: “Mafia vazhdon ai mund ta krijojë e fare lehtë ta shkatërrojë një karrierë.” Chico ka qenë i kthjellët deri në fund e nuk ka dyshim se në aventurën e tij të furishme amerikane të ketë pasur një takim me Sinatrën. Gjithë jetën Sinatra ka mohuar çdo lidhje me mafiozët, deri në dëshminë e fundit dhënë më 1980 para Nevada State Gaming Control Board, ku u betua për të kushedisatën herë se Willie Moretti, një nga më të adhuruarit e Lucky Luciano, “nuk ka pasur fare të bëjë me karrierën time”. Autorët, përkundrazi, flasin për njëfarë vëllazërie natyrore me mafiozët siciliano amerikanë imponuar nga gjyshërit nga babai, Francesco Sinatra e Rosa Sgalimbeni, që vinin nga i njëjti fshat, Lercara Friddi, për më tepër, nga e njëjta rrugicë, Via Margherita di Savoia, ku Salvatore Lucania, “në art” Lucky Luciano, kishte lindur më 1897.

Për lidhjet që Frank e Lucky kanë pasur nga vitet Dyzet (1940) deri në vdekjej e bosit mafioz në Itali më 1962, është shkruar shumë. Sinatra, me gazetarët si me gjyqtarët, minimizonte: “Ne artistët jemi njerëzorë me të gjithë. Shtrëngojmë dorën me të gjithë ata që vijnë të na përshëndesin.” Por në biografitë zyrtare, hollësitë për disa miqësi kanë mbetur gjithnjë tabù, edhe pse e bija Nancy, në librin “Frank Sinatra: An American Legend”, ribotuar më 1998, nuk e fsheh se është rritur duke i parë përqark gjithnjë “ata njerëz”. Autorët e librit të fundit nuk kanë përtuar tia lënë këtë fakti se ai ishte italian, madje sicilian, nga klani Sinatra (prindërit e tij gjatë proibicionizmit kishin një pijetore klandestine në Hoboken të Nju Xhersit, fshatit të lindjes të Frank). David Evanier, që ka shkruar librin “The Jimmy Roselli Story – Making the Wiseguy Weep (Botim i Farrar, Straus and Giroux, 1998), biografi e autorizuar e një këngëtari tjetër nga Hoboken, edhe ai sicilian, edhe ai disi gjenial, por jo si The Voice, thotë: “Kur fillova të jem famoz, mafiozët gjithnjë ishin të parët në karriket e teatrit me cigarishten e tyre në gojë. Më adhuronin, por donin të më vrisnin se nuk bëja lojën e tyre. I ndalonin nënat dhe motrat e tyre të më vrisnin.” Por jo gjithnjë mund tiu thoshe jo: Roselli, që ende është gjallë, këndoi në dasmën e John Gotti Jr, kishte mes adhuruesve edhe Carlo Gambino e ishte disa herë mik në konakun e tij. E, sa për të demonstruar se bosët mafiozë, në thelb, kanë një shpirt si adhuruesit e tjerë, Larry Gallo urdhëroi të varroset në duar, në vend të tespieve, një album të Jimmy. Roselli për të cilin thoshte: “Një djalë i artë, simpatik, i besës.” Por tregon pa ngurim edhe atë që Sinatra nuk ka dashur kurrë ta pranojë: ato vite askush nuk do të hynte në qarqet e serisë A të klubeve të natës pa simpatinë e mafias. Joe E. Lewis, komiku që deshi të bënte në mendjen e vet, për pak sa nuk shkoi në atë botë, ndërsa Frank e Jimmy Durante, u hapërn dyert e Copacabana të Nju Jorkut (pronë e Frank Costello), të Latin Quarter në Boston e të lokaleve më të mira të Las Vegas, oaze të mafias së re. Sinatra ishte dinak, si italian i mirëfilltë kish një familje e tre fëmijë me të cilët merrej përditë, po jashte shtëpisë ishte mjeshtër i biznesve dhe i femrave. Kishte të dhëna që nuk i kish as Roselli as Durante, sex appeal e sy blu. Në foton që e tregon si të burgosurin 42799, bërë më 1938 nga policia e Nju Xhersit, 23 vjeçari Frank është i bukur deri në marramendje, me një bukuri dehüese e moderne diku mes Bowie e Di Caprio. Nuk kish vjedhur as vrarë kurrë, nuk kishte prekur femër me dorë. Por familja e kishte denoncuar. Një martesë e rrufeshme shfajësuese me Nancy, si në çdo familje të mirëfilltë siciliane, e sheshoi incidentin.

Frank Sinatra dikur shërbeu si korrier i Mafias dhe për pak i shpëtoi arrestimit kur ishte me një zarf që përmbante $3.5 milionë para të thata. Kështu artisti Jerry Lewis iu tregoi autorëve të një libri të ri, pjesë të të cilit u botuan në numrin më të ri të revistës Vanity Fair. Rrëfimi i Lewis është një nga historitë e shumta që e lidhin këngëtarin legjendar me krimin e organizuar në biografinë e paautorizuar „Sinatra: The Life”, e shkruar nga Anthony Summers dhe Robbyn Swan dhe që del më 16 maj nga shtëpia botuese Alfred A. Knopf. Sinatra gjithmonë i pati mohuar lidhjet me Mafian, ndërsa FBI publikoi materiale për këto lidhje në dhjetor 1998, shtatë muaj pas vdekjes së tij, duke e portretizuar këngëtarin-aktor si një mik të ngushtë të bosit mafioz të Çikagos, Sam Giancana. Dokumentet e FBI-së gjithashtu tregojnë se ai ka pasur takime me mafiozen Lucky Luciano gjatë udhëtimit të tij të vitit 1947 në Kubë dhe bënin të ditur se karriera e tij e hershme e të kënduarit ishte mbështetut nga një mafioz i famshëm i Nju Xhersit, me emrin Willie Moretti. Libri sjell fakte të reja që thuhet se ia ka dhënë Lewis, një nga shokët e Sinatrës në „Rat Pack” që nga vitet 1960. Lewis ka thënë se Sinatra transportonte para të Mafias. “Ai ishte me plot dëshirë kryes i porosive të mafiozëve,” është cituar nga autorët të ketë thënë Lewis. “Dhe unë jam dëshmitar i një rasti…në Nju Jork.” Lewis është cituar të ketë thënë se Sinatra ishte duke kaluar doganën me një zarf që përmbante “tre milionë e gjysëm” dhe zyrtarët e doganës deshën ta kontrollonin. Por të detyruar nga turmat që brohoritnin dhe e rrethonin artistin yll, zyrtarët hoqën dorë. Nëse ata do ta kishin kontrolluar, thotë Lewis, “ne kurrë nuk do të kishim dëgjuar më për të.” Lewis tha se rasti kishte ndodhur menjëherë pasi Luciano ishte përzënë nga Shtetet e Bashkuara për në Itali më 1946.

Me jetën sentimentale të Sinatrës është marrë me keqdashje tejet të helmët Kitty Kelley, që më 1987 botoi librin “A modo suo” (Botim i Longanesi & C.). Biografia e Sinatrës është shpërndarë edhe nëpër kujtimet e Lauren Bacall e Judy Garland, Lana Turner, Marilyn Monroe e Gloria Vanderbilt. Gerald Clarke, në librin “Get Happy – The life of Judy Garland” (Botim i Random House, 2000), vë në dyshim edhe burrërinë e Frank. Judy thotë se Frank nuk ishte kurrë në lartësinë e duhur. Ishte pra Sinatra dashuruesi misterioz që e detyronte divën të këndojë “Over the Rainbow” në mënyrën më të papërsëritshme? Frank Sinatra kishte marrëdhënie të përzemërta me të gjitha të dashurat, por kishte edhe avokatë të mirë dhe dinte si ti sulmonte gazetarët pa hamendnin pa prova kundër tij. E mbi të gjitha dinte ti mbante “miqtë” larg jetës së tij publike; në një botë ku mediat nuk ishin pasuruar si sot, ia arrinte ti administronte gjithsesi mirë. “Pasi Luciano u ekstradua në Itali, Sinatra, edhe ai në vizitë në këtë vend, bëri gjithçka për të mos e takuar, por ata të dy shkëmbyen shumë telefonata,” tregon shoqja e fundit e bosit, Adriana Rizzo, që flet për një shkrepse ari që artisti ia ka dhuruar me kushtimin “Mikut tim të dashur Charlie Luciano”, duke vënë poshtë firmën që miliona vajza amerikane do të donin ta kishin në fletoret e tyre. Sepse që nga viti 1945, pasi la orkestrën e Tommy Dorsey, Frank ishte një idhull i muzikës idolo pop që bllokonte trafikun në Times Square kur luante në Paramount Theater. Publiku rrinte në radhë që pa çelur dita për biletat e koncerteve. Bono i U2, shumë kohë më vonë, pasi kishte duetuar me Frank “I’ve Got You Under My Skin”, e pagëzoi “Big Bangu i muzikës pop”. Po kush e bindi Dorsey ta ndërpresë kontratën me Sinatrën? Kush e pagoi shumën që lideri i grupit kërkonte për ta lënë të lirën Sinatrën të bëhej solist? Kush e futi në Hollivud nga dera kryesore e studios MGM? Miqtë. Ata ishin atje kur ende nuk ishte The Voice. Ishin edhe kur ylli i Frank po perëndonte për shkak të zërit të lodhur, nervave të prishura nga dështimi i martesës me Ava Gardner e plot travajeve të tjera./ELIDA BUÇPAPAJ

Fillon gara e Eurovizionit në Tel Aviv

Gara e sivjetme e këngës në Evropë, e njohur si Eurovizion, zyrtarisht filloi të dielën në qytetin Tel Aviv të Izraelit.

41 garuesit kaluan nëpër qilimin e portokalltë të shtruar në sheshin Habima në qendër të qytetit.

Gjatë vitit, aktivistë anekënd botës, duke përfshirë edhe 150 artistë, kanë mbledhur nënshkrime dhe kanë shpërndarë broshura për të bojkotuar këtë festival.

Gara e Eurovizionit, e cila këtë vit do të mbahet në Tel Aviv nga 14 deri më 18 maj, është një konkurrim ndërkombëtar në muzikë që organizohet nga Unioni i Transmetuesve Evropianë që nga viti 1956.

Ky konkurs është ngjarja më e madhe josportive në botë për sa i përket shikueshmërisë, duke tërhequr qindra miliona shikues nga e gjithë bota. aa

Mevlan Shanaj: Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale

Mevlan Shanaj erdhi fiks në orar, i relaksuar dhe spontan. Ka ruajtur sharmin e dikurshëm, stilin. Intervista nuk kishte sesi të mos ishte dhe mbi filmin, por me një artist të përmasave të tilla mund të flasësh për shumë gjëra. Preferoj të mos ndalem tek karriera.



Kush nuk e njeh Mevlan Shanaj? Por a e di publiku se çfarë mendon Artisti për realitetin e sotëm? Le të fillojmë me vetë njeriun, pastaj tek marrëdhënia e sinqertë mes njerëzve, guximi i intelektualit. Le të flasim për qytetarin, për krizën kombëtare, pse jo dhe për politikën. Në dhe për politikën, por hë për hë ta lemë pak jashtë.

Takimi herët me filmin të jep mundësinë të zbulosh njeriun, ta duash të bukurën dhe të kuptosh e kritikosh me një sy objektiv realitetin ku jeton. Mevlani nuk i thotë rëndë kritikat e tij, nuk e përplas në fytyrë hipokrizinë, por nuk e pranon atë. Mbron një parim të vetin: krijimin e një marrëdhënieje të sinqertë me tjetrin.

Toleranca: “Nuk e kam njohur kurrë xhelozinë apo cinizmin brenda vetes”, tregon Mevlan Shanaj. “Edhe humbjen e kam pranuar me sportivitet krejt normalisht. Kjo mesa duket ka ndikuar pozitivisht tek unë. Tjetër gjë ambicia. Kam dashur ta bëj punën time sa më mirë dhe kam investuar maksimalisht tek ajo. Nga ana tjetër kam menduar se në këtë botë ka vend për cilindo për t’u shprehur”, tha ai.

Takimi i parë me filmin: “Isha student dhe me thirrën për një provë. Kisha një rol të mirë në film. Dikush më pa dhe më ftoi. Provimi është rastësi, më tej duhet të përpiqesh për të arritur atë që do. Duhet të kërkosh më shumë. Në jetën time nuk kam qenë asnjëherë i kënaqur me atë që kam arritur, dhe kam kërkuar më tepër. Por më duhet të them se takimi me televizionin më ka hapur një botë të re. Aty kam eksploruar gjithçka. Isha i ri dhe doja të kapja majat. Kam filluar me gjëra më të thjeshta, më pas kam kaluar tek shoë dhe spektaklet.”

Madhështia: Vetëm puna e bën të madh një artist. Karakteri i fortë bën njeriun. Mevlan Shanaj vlerëson jashtëzakonisht shumë karakterin e njeriut dhe kulturën e tij, si tek meshkujt por sidomos tek femrat. “Një karakter i fortë di të ecë para dhe të kapërcejë situatat që nuk janë të favorshme. Por kultura është e domosdoshme në çdo profesion që zgjedh apo fushë të jetës. Pastaj duhet të insistosh, pa të nuk shkon askund.

Morali dhe kultura: Mevlan Shanaj urren hipokrizinë dhe servilizmin. Por nuk e godas, thjesht e lë të kalojë. Toleron shumë, e thotë dhe vetë, dhe ka një parim. Krijimi i marrëdhënieve të sinqerta me të tjerët. Kombit tonë i mungon ndershmëria. Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera.

A kemi artistë të mëdhenj të ardhshëm? “Artisti shfaqet në produksion. Në rrafshin e kinemasë është një djalë që po ecën, Xhelili. Në Shqipëri nuk kemi talente të pikasur. Në kohën tonë kishte role dhe ngarkesa. Ndërsa sot nuk ka prodhim, ose janë të limituara nuk janë shumë. “

Kriza kombëtare dhe morali: “Kriza kombëtare ka influencuar kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë në të gjitha profesionet. Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale. Shikoje si përbaltet njeriu i politikës, që e kanë zgjedhur vetë njerëzit ti përfaqësojë. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja është ekonomi e zhvilluar, jo vetëm talent. E keqja është se shqiptarët nuk arrijnë të imponohen askund. As në zgjedhje”, thotë ai.

I përkëdhelur nga fati? Po. Publiku e do artin, dhe atij i janë hapur dyert kudo.

Vendi me komod? Me nipin e mbesën. Kur jam me ta jam njeriu me komod në jetë.

Çfarë do e ribënit? Ika nga mjekësia për në art. Besoj se nuk duhet ta lija.

Radio apo Tv? Mevlan Shanaj pranon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me muzikën, dhe radion. Televizionin më pak. Thotë se ky i fundit është diktator. Të jep informacion pasiv.

Teatër apo film? Preferon lirinë që i jep teatri. Është më fisnik dhe tolerant. Do filmat me karakter psikologjik, por nuk i ndjek serialet. I quan “abuzime” me karakter financiar, jo kulturor. “Është abuzuar skajshëm me shqiptarët. Nga këto telefilma nuk përfitojnë asnjë kulturë.

Marrëdhënia me politikën: Çdo veprim që bëhet në Shqipëri nga politika është në kundërshtim më parimet e Europës në çdo vend. Janë veprime të patretshme. Europa nuk i pranon. Ajo nuk pranon një parlament ku hynë kriminelët dhe hajdutët. Ajo nuk pranon 4000 njerëz në kërkim që nuk i gjen dot policia. Pse ndodhi që parlamenti holandez tha ‘Jo’? Nuk është problem i drogës, por i mentalitetit të shqiptarit. Vunë re që shqiptarët vrasin. Shqiptarët për pak të marrin jetën.

Zgjidhja është të shohim brenda vetes. Nëse nuk e kërkojmë brenda vetes por e hedhim tek tjetri fajin nuk do të ia dalim asnjëherë. Dikur thonin “ekonomia jonë është më e larta” etj etj. Ishte koha e diktaturës. Pra mos shikimi i vetes me sy kritik na ka dhënë këto rezultate. Ne nuk e dimë ku është bota. Me thuaj një fushë që e dimë. Jemi të distancuar nga të gjitha fushat. Edhe në familje femra është pronë. Në botë është partnere. Fenomeni shqiptar është i dhimbshëm, prandaj duhet të punojmë për këtë.

Një recetë e shkurtër, koncentrat i eksperiencës së viteve të kaluara pranë realitetit shqiptar më art, me vërtetësi. Nuk ka sesi të mos ngresh zërin. Është koha, mbi të gjithë e artistit, intelektualit, qytetarit të thjeshtë. Tek e fundit janë qytetarët ata janë prekur më shumë se kushdo nga tranzicioni i gjatë shqiptar. Tani duhet të dëbojmë frikën dhe të ndërtojmë duke mësuar mbi të gjitha nga njohja e vetvetes, asaj që ishim, dhe asaj që duam të jemi. Një model më i mirë ekziston për këdo. Le të kemi kurajën ta ndjekim sot. /aktoretshqiptare.info

Më 11 maj 1981 u nda nga jeta Bob Marley, këngëtar i shquar reggae xhamajkan

Bob Marley lindi më 6 shkurt 1945 në Nine Mile, Saint Ann Parish, Xhamajkë ; vdiq më 11 maj 1981 në Miami, Florida, ShBA. Ka qenë një reggae këngëtar xhamajkan.

Babai i tij, Norval Sinclair Marley, ishte një xhamajkan i bardhë me prejardhje nga Anglia, familja e të cilit erdhi nga Essex, Angli. Norval ishte një kapiten në Royal marinsat, si dhe një mbikëqyrës ngulim, kur ai u martua me Cedella Booker, një afro-xhamajkane atëherë 18 vjeç, Norval ofroj mbështetje financiare për gruan dhe fëmijën, por rrallë e pa, si ai ishte shpesh larg në udhëtime. Në vitin 1955, kur Bob Marley ishte 10 vjeç, babai i tij vdiq nga një atak në zemër në moshën 70. Marley u përball pyetjeve në lidhje me identitetin e tij racore gjatë gjithë jetës së tij. Ai njëherë është shprehur :

“Unë nuk kam paragjykime ndaj vetes. Babai im ishte një i bardhë dhe nëna ime ishte e zezë. Disa me quajnë gjysem për gjysem apo çfarëdolloje gjeje. Por unë nuk mbaje anën e askujt. Unë nuk mbaje anën e njeriut te zi, dhe as anën e njeriut të bardhë. E mbaj anën e Zotit.”

Edhe pse Marley njohu prejardhjen e tij të përzier, gjatë gjithë jetës së tij dhe për shkak të bindjeve të tij, ai vetë-identifikohet si një i zi i Afrikës, duke ndjekur idetë e udhëheqësve Pan-afrikanë. Marley deklaruar se influencat e tij më të mëdha ishin dy afrikanë, Marcus Garvey dhe Haile Selassie. Një temë qendrore në mesazhin e Bob Marley ishte riatdhesimin i zezakëve në Sioni, e cila sipas tij ishte e Etiopia, apo më në përgjithësi, Afrika.

Marley u bënë mik me Neville “lepur” Livingstoni, e ashtuquajtur më vonë si Bunny Wailer, me të cilin ai ka filluar për të luajtur muzikë. Ai la shkollën në moshën 14 vjeçare për të bërë muzikë me Joe Higgs, një këngëtar lokale i devotshëm Rastafari.

Ne qershor 2008 në vitin 1962, Marley regjistroi albumet e parë “, Jo Gjyqtari” dhe “Një filxhan kafe”, me producent lokal të muzikës Leslie Kong. Këto këngë, të lëshuar në etiketë Beverley label, nën pseudonimin e Bobby Martell, tërheqin pak vëmendjen. Këto këngë më vonë u ri-lëshuan me titullin Këngët e Lirisë.

Bob Marley & The Wailers

Në vitin 1963, Bob Marley, Bunny Wailer, Peter Tosh, Junior Braithwaite, Beverley Kelso, dhe Cherry Smith formuan një grup ska dhe rocksteady, duke e quajtur veten “Adoleshentët” (The Teenagers).

Ata më vonë ndryshuan emrin e tyre në “The Wailing Rudeboys”, pastaj tek “The Wailing Wailers”, në të cilën pikë ata u zbuluan nga prodhuesi rekord Coxsone Dodd, dhe në fund të “The Wailers”. Me 1966, Braithwaite, Kelso, dhe Smith kishte lënë The Wailers, duke e lënë treshen kryesore e Bob Marley, Bunny Wailer, dhe Peter Tosh.

Në vitin 1966, Marley u martua me Rita Marley (Rita Anderson), dhe u zhvendos në afërsi të vendbanimit të nënës së tij në Wilmington, Delaware Wilmington, Delaware në Shtetet e Bashkuara për një kohë të shkurtër, gjatë së cilës ai punoi si një DuPont laborator asistent dhe në linjën e montimit në një Chrysler plant, nen pseudonimin e Donald Marley.

Ngritur edhe pse në traditën katolike, Marley u mahnitur nga Rastafarian besimet në vitin 1960, kur larg nga ndikimi i nënës së tij. [1] konvertohet formalisht Rastafari pas kthimit në Xhamajka, Marley filluan të veshin markën e tij dreadlocks ( shih seksion feja. për më shumë në pikëpamjet fetare Marley-së). Pas një konflikti me Dodd, Marley dhe grupi i tij u bashkua me Lee “Scratch” Perry dhe grupi i tij studio, The Upsetters. Megjithëse aleanca ka zgjatur më pak se një vit, ata regjistruan atë që shumë e konsiderojnë punën e Wailers me të mirën. Marley dhe Perry ndahen pas një mosmarrëveshje në lidhje me caktimin e të drejtave të regjistrimit, por ata do të mbeten miq dhe të punojnë së bashku sërish.

Diskografia

Judge Not
Tracktor
Simmer Down
Catch a Fire
African Herbsman
Burnin’
Natty Dread
Rastaman Vibration
Exodus
Kaya
Survival
Uprising
Chances Are
Confrontation

Referencat

^ Moskowtz, David Vlado (2007). Ç’është Fjalët dhe Muzika e Bob Marley. Westport, Connecticut. faqe 16. ISBN 0-275-98935-6, 9780275989354 ISBN

Më 10 maj 1899 lindi Fred Astaire, njeriu që fluturonte mbi botë

Fred Aster (Fred Astaire ), pseudonim, pra emër arti i Frederick Austerlitz, lindi në Omaha të Nebraskës (SHBA ) mël 10 maj 1899, pra 110 vjet më parë. Bir i një austriaku të pasur që kishte emigruar në Amerikë, studioi në Alvienne School of Dance e Ned Wayburn School of Dancing. Që i vogël ishte i lidhur me motrën e madhe, Adele, e cila, midis të tjerash, do të ishte partnerja e tij profesionale për më shumë se njëzet e pesë vjet. Në moshë fare të njomë, Fred, nxitur nga një prirje e jashtëzakonshme për kërcimin, mori leksione e mësoi të hedhë hapat e parë themelorë. Sapo e ndjen veten të përgatitur, ai fillon të kërceje në kabare dhe në teatro të shfaqjeve popullore, bashkë me motrën e tij të pandarë Adele.
Talenti i tyre nuk mund të mos vihej re. Vëlla e motër ftohen të marrin pjesë në një film me metrazh të gjatë kur Fred është vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. Është pikërisht filmi “Fanchon the Cricket”, një film me aktor kryesor atëherë të famshmen Mary Pickford. Sinonim i baletit dhe i operetave, shfaqjeve muzikore me subjekt komik, atë kohë ishte Broadway, çka pajtohej plotësisht me prirjet artistike të të dyve, në një kohë kur kinemaja ende nuk ishte përhapur në të gjithë kapilarët e shoqërisë si sot. Përgatitën ata kështu një spektakël ku mundën të vinin në pah kapacitetet e tyre, duke bërë numra akrobatikë dhe hapa tejet virtuozë. Opereta e parë që shënon fillimin e karrierës së tyre prestigjioze në teatër është “Over the Top”. Falë kësaj operete, fama e dy kërcimtarëve përhapet gjithandej. Publiku dhe kritika bëjnë garë për të gjetur epitetet më brilantë dhe biletat për të parë shfaqjen shiteshin menjëherë. Ishte vetëm fillimi i një serie të sukseseve të mëdha që do të zgjaste një kohë të gjatë.
Në katërmbëdhjetë vjet të jashtëzakonshëm në Broadway, vëlla e motër Aster ua dhanë vulën sukseseve të operetave (musicals ) më të bukur të autorëve George e Ira Gershwin, midis të cilëve “Lady Be Good” e “Funny Face”. Pas Broadway shumë shfaqje zhvendoseshin në Londër, ku vëlla e motër Aster do të kishin mundësinë të regjistronin edhe këngët më popullore të asaj kohe. Në fakt, është mirë të rikujtohet, Fred Aster jo vetëm ka rinovuar operetat, gjinia më e parapëlqyer e Metro Goldwyn Mayer, me figurën e aktorit këngëtar fhe balerin, por edhe ka qenë një interpretues tejet i veçantë dhe tejet u suksesshëm këngëve me autorë Porter e Gershwin, përveçse aktor i suksesshëm.
Mirëpo në vitin 1931, Adele martohet me Charles Cavendish dhe largohet nga bota e shfaqjeve. Ashtu si shumë yje të teatrit Broadway, Fred Aster thirret ndërkohë në Hollivud, ku interpreton personazhin e vet në filmin e regjisorit Robert Z. Leonard “Vallja e Venerës” (1933), me Joan Crawford e Clark Gable. Atë vit balerini i madh do të ketë partnere të kërcimit Dolores Del Rio e Ginger Rogers në filmin e regjisorit Thornton Freeland “Carioca”. Të gjithë filmat ku merr pjesë Fred Aster janë filma të një suksesi të madh, çka tregon përshtypjen e pamasë që balerini arrin të krijojë te publiku.

Viti 1934 është viti i një miqësie të madhe, të bërë proverbiale, miqësisë me Ginger Rogers. Protagonistë së bashku në disa filma, ata arrijnë një sukses të rrallë me filmin “Kapela cilindër”, një sukses i tillë që mund të konsiderohet pa dyshim kulmi i karrierës së tyre. Bëhet fjalë për një histori sentimentale në të cilën të dy, nga njëri dialog në tjetrin, vërshojnë shfrenueshëm në një seri numrash koreografikë, kaq të mrekullueshëm, kaq të përkryer dhe kaq emocionues saqë nuk mund të mbetej njeri që të mos magjepsej dhe të mos habitej. Bashkë me këtë partnere të jashtëzakonshme, Fred Aster do të udhëtojë nëpër gjithë botën në shumë nga filmat më të famshëm të viteve tridhjetë, që shkojnë nga “Çmenduri dimërore”, “Në ndjekje të flotës”, “Dua të kërcej me ty” dhe “Vërtitje”. Tani çifti është një ikonë e kinemasë, kaq sa nuk do të ishte e nevojshme të përmendeshin me emër e mbiemër: mjafton “Ginger e Fred” e të gjithë e dinë për kë bëhet fjalë.
Një nga filmat më të mirë të interpretuar nga Fred Aster është sigurisht “Spektakël dhe varietè”, xhiruar në vitin 1953 nga një Vincente Minnelli, tejet i frymëzuar, një film i famshëm edhe sepse përmban në vetvete edhe një numër akrobatik të luajtur me Cyd Charisse. Por veprimtaria e balerinit ka qenë më poliedrike se mund të përfytyrohet. Në fakt, përveçse i është përkushtuar kërcimit, ai është marrë edhe me koreografi. Do të mjaftonte të përmendnim “Baba këmbëgjati” dhe “Hirushja në Paris”.

Duke qenë në këtë temë, nuk mund të mos e përmendim faktin se Fred Aster nuk ka fituar kurrë një çmim Oskar me ndonjërin prej filmave të tij të mëdhenj muzikorë, por vetëm një çmim special të Akademisë së Çmimeve (Academy Award ) në vitin 1949. Ai pati marrë edhe një kandidim të çuditshëm si aktori më i mirë joprotagonist për filmin e regjisorit John Guillermin “Ferri i kristaltë”, xhiruar në vitin 1974, pra kur Fred Aster ishte plak 75 vjeç. Pak çmime, fare pak çmime ka marrë Fred Aster, nëse kemi parasysh atë që kritika e thotë me plot gojën se ai ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e kërcimit modern sa asnjë balerin tjetër. Është e pamundur ta përfytyrosh, në të vërtetë, kërcimin e Shekullit të Njëzetë pa Fred Asterin. Balerini amerikan bëri revolucion në kërcim duke stilizuar kërcimet me origjinë afro-amerikane falë dhunitve të tij magjike. Në vitin 1980, aktori, balerini, koreografi Fred Aster do të martohej për të tretën herë, tashmë me Robyn Smith. Pas shtatë vjetësh ai do të shuhej përfundimisht në Los Anxhelos, pikërisht më 22 qershor 1987./Elida BUÇPAPAJ