VOAL

VOAL

PËR TYMNAJËN RRETH AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË – Nga ASLLAN BUSHATI

September 15, 2017
blank

Komentet

blank

TENTIMET SERBE PËR TA SHËRUAR KOMPLEKSIN E PËRKATËSISË NACIONALE PËRMES GËNJESHTRAVE PËR SKËNDERBEUN DHE FAMILJEN KASTRIOTI – Nga Ryzhdi Baloku

 

Për ta kuptuar më mirë mentalitetin serb lidhur me gënjeshtrat e tyre për Skënderbeun dhe familjen Kastrioti, fillimisht do t’i analizojmë disa të dhëna që flasin për vetitë e tyre.

Për metaforën e çudirave të shumta serbe, na shpjegon edhe romani “Nečista krv” që shqip përkthehet “Gjaku i papastër” i shkrimtarit serb Borisav Stankoviq, botuar me 1910, respektivisht 33 vite pas luftës ruso-turke dhe dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Asokohe ky roman qe botuar në Zagreb të Kroacisë, nën patronazhin e autorit, ngase s’kishte pranuar që t’i bëhej asnjë ndryshim dorëshkrimit të veprës së tij, për çfarë pretendonin botuesit në Serbi.

Jo vetëm në këtë roman, për çudirat serbe kemi shumë tregime që e pasqyrojnë të kaluarën e tyre, e që rezoni i njeriut normal nuk mund t’i kuptojë.

Një nga ato ngjarje është edhe tregimi për një zakon mizor të traditës së vjetër serbe të quajtur “Tajna lapota”, që në shqip përkthehet “Sekreti i lapotit”, i cili ishte një ritual i vrasjes së prindërve të moshuar nga fëmijët e tyre, që bëhej me tokmak, çekan apo me sakicë. Kryesisht, ekzekutimi i tyre bëhej në mënyrë publike, pas moshës 60 vjeçare të prindit, andaj në popullatën serbe ka mbetur shprehja “zreo za sekirče”, që në shqip përkthehet “i pjekur për sëpatë”.

Zakonisht, sipas traditës së përmendur, djali e merr babanë apo nënën, e çon në mal pranë ndonjë përroi apo përroske, ia vë pogaçen mbi kokë, që ndryshe e quajnë “pogaçja e vdekjes” dhe e godet me tokmak me sa fuqi që ka, për t’ia çarë e shtypur kokën për vdekje.

Pogaçja mbi kokën e tyre e simbolizonte arsyen, se ai apo ajo nuk e meritonte më të hajë bukë kot.

Lidhur me këtë traditë serbe, e cila ka ekzistuar deri në mbarim të shekullit XIX, kanë shkruar disa autorë serbë në gjuhën serbe, si: Tihomir Xhorgjeviq me 1918 në librin “Jeta e jonë popullore”, pastaj shkencëtari i madh serb Vojisllav Radovanoviq me 1929 në librin “Legjendat popullore për vrasjen e të moshuarve”, antropologu Bojan Jovanoviq në librin “Sekreti i lapotës”, Drazhen Gudiq në vitin 2017 ka shkruar për këtë traditë serbe, Mihajlo Medenica e ka shkruar tregimin në trajtë reportazhi në “Nedeljnik”nr.40, me titull “Ja si e kam mbytur babën tim duke respektuar zakonin serb”, sipas shënimeve nga intervista me familjen Stojnin të fshatit Zjapina, familje kjo që deri vonë i ka vrarë baballarët e vet sipas traditës serbe.

Për shkak të skenave trishtuese, tregimin e përmendur do ta prezantoj në trajtën e një inserti të shkurtër, ku në mes tjerash Medenica shkruan: … prej gjyshes 80 vjeçe s’ka hair, vetëm rri e ha djathë… andaj familjarët bien dakord për ta masakruar dhe një ditë i thonë: “Gjyshe, po shkojmë në varosh !” … Kur mbërrijnë atje, ata e ulin gjyshen në një karrige, e puthin tri herë sipas adetit serb dhe më pas e godasin, e shkelmojnë, e shtypin, therin, ia rrjepin lëkurën, ia presin krahët dhe këmbët me sëpatë, …. Pastaj të gjithë shkojnë në shtëpi të lumtur e të kënaqur, veçanërisht familjarët e gjyshes…

Definimin më real të deritashëm lidhur me mentalitetin e serbëve e ka përkufizuar dijetari i madh austriak me origjinë hebreje Leo Frajndlih (Leo Freundlich), me thënien: “Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”.

Sipas mendimit tim, një definim i tillë i këtij dijetari paraqet një testament të pakundërshtueshëm që na ka lënë ai, për ta kuptuar mentalitetin kolektiv të serbëve si popull.

Arsyeja pse serbët nuk e duan të vërtetën, qëndron në faktin se çdo gjë që figuron si e tyre, është ndërtuar mbi gënjeshtrën. Gjeneza, gjuha, feja, kishat dhe e tërë historia serbe është përplot me gënjeshtra. Pra, nga ky aspekt vetvetiu na del konstatimi se e vërteta për to e rrezikon qenien e tyre si kolektivitet.

Meqë në këtë shkrim prezantuam të dhëna për vetitë e serbëve si popull, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe për shqiptarët.

Sipas dijetarit dhe diplomatit të karrierës Gjorgj Fred Villiams (George Fred Williams ;1852 – 1932), i cili ishte ambasador i SHBA-së në Greqi e Mal të Zi, si dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë, në vitin 1914 ai mes tjerash shkruan: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë ilirët e lashtë… Këta, ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskanë, etruskë”…

Kur është fjala për serbët, vlen për të cekur se mungesën e virtyteve të tyre kombëtare, ata përpiqen ta zëvendësojnë me trillime e gënjeshtra, madje duke tentuar që ta përvetësojnë edhe historinë e tjerëve, sikurse sivëllezërit e tyre sllavo-maqedonas, të cilët në kohën e fundit e kanë mbushur qytetin e Shkupit me shtatoret e personaliteteve historike iliro-maqedonase nga koha e antikitetit, e që në realitet ato figura të ekspozuara s’kanë fare të bëjnë me ta si popull, si nga aspekti gjenetik ashtu edhe ai historik. Mirëpo, qëllimi i tyre dihet!

Në këtë kuptim, njëjtë po veprojnë edhe serbët, por jo me ngritje të shtatoreve sikurse ato në Shkup. Serbët po botojnë shkrime, libra dhe po përgatisin dokumentarë, për ta bindur veten dhe botën se që nga lashtësia janë popull autokton në trojet e Gadishullit Ballkanik-Ilirik.

Një nga ato gënjeshtra është edhe përpjekja e tyre për ta prezantuar Skënderbeun si serb, pra dhe familjen Kastrioti.

Sipas një publikimi në “youtube” të përgatitur nga ta, Skënderbeu na qenka “serb”, si nga nëna ashtu edhe nga babai !

(www.youtube.com/watch?v=rtbHyBLvJTk&ab_channel=ДревнаИсторијаСрба)

Përkundër gënjeshtrave të paskrupullta dhe falsifikimeve të cekura serbe në përvetësimin e figurave historike shqiptare, institucionet shkencore përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës, si për çudi nuk po iu kundërvihen këtyre pafytyrësive!

Meqë pos reagimeve e kundërshtimeve individuale, institucionet shqiptare heshtin, atëherë vetvetiu del konstatimi se ne vetë po ua mundësojmë serbëve që të vazhdojnë me avazin e vjetër dhe të ndihen komodë para botës me gënjeshtrat e sajuara.

Pra, stadi i trillimeve të paraqitura në këtë dokumentar ka arritur në atë shkallë, saqë Gjergj Kastriotin e quajnë Xhuraq Kastriotiq, nënën e tij Vojsava Tribaldën e quajnë Voisllava – vajzë e familjes Brankoviq, ndërsa babën e tij Gjon Kastriotin e quajnë Jovan, emërtime këto që i përgjigjen etimologjisë së gjuhës sllave.

Sipas përrallave të sajuara me qëllim të ngritjes së imazhit kombëtar serb, martesa asokohe e “Jovanit” me “Voisllaven” na paska qenë një kurorëzim “pravosllav”, që i ka lidhë dy “principata serbe”, thuhet në dokumentar.

Pos dokumenteve dhe kronikave që flasin për përkatësinë arbërore të Kastriotëve, flet edhe vetë fakti i shpërnguljes së tyre dhe popullatës arbëreshe për në Sicili e Kalabri, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe pushtimit të tokave arbërore nga turqit, ngjarje këto të një fakti notor dhe të një argumenti të fortë për përkatësinë etnike arbërore të Skënderbeut dhe vetë popullatës së atyre trojeve.

Pra, në atë kohë nuk u larguan serbët përtej Adriatikut, por arbëroro-shqiptarët. Madje, në atë periudhë historike as që i njihte dikush serbët si etnitet, ngase në kuadër të sllavëve të ardhur prej Karpateve, ata ishin numerikisht pak, të përqendruar kryesisht te Rashka, të cilët kishin ardhur në këto troje si hyzmeqarë të osmanëve.

Në këtë dokumentar propagandues të tipit gebelsian, serbët nuk ndalojnë së reshturi me politikën e tyre trilluese dhe tentim-përçarëse ndaj shqiptarëve, duke e ndarë kombin shqiptar në “Šiptari” (Shiptari), emërtim pezhorativ – poshtërues dhe “Albanci” (Allbanci).

Sipas tyre, në të kaluarën “Šiptari” (Shiptari) na paskan qenë popull pa posedim të territorit, të cilët na qenkan vendosur në trojet ekzistuese dhe Epir pas luftërave pushtuese turke, të cilat, gjithnjë sipas tyre, paskan qenë territore serbe, ndërsa “Albanci” (Allbanci) na qenkan serbë të asimiluar në shqiptarë. Jo vetëm kaq, në dokumentarin e përmendur ata shkojnë edhe më tutje me trillime. Sipas tyre, përkatësia e popullatës toskë na qenkan tjetër në raport me popullatën gegë, trillim ky i një intrige sllavo-bizantine, që sot s’iu pi ujë te shqiptarët, e as te të tjerët.

Edhe vetë serbët si vasalë të turqve që ishin, nuk e kundërshtojnë faktin se nën Perandorinë Osmane atyre iu mundësua krijimi i Pashallëkut të Beogradit, ngase gratë e haremit të disa sulltanëve osmanë të asaj kohe ishin sllave.

Në aspektin demografik, numri i popullatës serbe u rrit me ndihmën e Rusisë, tek pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, sidomos, përmes asimilimit të popujve tjerë të fesë krishtere në tokat e pushtuara, ku bënin pjesë vllehtë dhe shqiptarët ortodoksë.

Në tokat ku sot jetojnë serbët, apo edhe gjetiu, deri me tash s’është gjetur asnjë gjurmë që dokumenton ardhjen e tyre para pushtimeve osmane.

S’duhet harruar faktin, se urrejtja patologjike e serbëve për shqiptarët e ka gjenezën që nga koha e krijimit të Pashallëkut të Beogradi, ku edhe nis pastrimi i territorit nga elementi jo-sllav, respektivisht nga elementi shqiptar. Arsyeja është e qartë. Përmes Rusisë, serbët e ndërtuan shtetin e tyre në tokat shqiptare.

Përkundër urrejtjes patologjike për shqiptarët, të përhapur përmes propagandës gebelsiane të nacional-shovinistëve serbë, se kinse me ardhjen e turqve, shqiptarët i paskan popullzuar tokat serbe, kjo tezë e trilluar nuk ka mbështetje shkencore, ngase të gjitha faktet historike dhe arkeologjike tregojnë kontinuitetin autokton të pellazgo-iliro-arbroro-shqiptarëve në hapësirën e Gadishullit Ilirik-Ballkanik.

blank

KURRË S’ËSHTË VONË PËR TË DËNUAR KRIMIN… Nga Visar Zhiti

Një shtesë: Çfarë tha poeti që pushkatuan, Trifon Xhagjika.
Nuk është faji vetëm i kriminelëve shtetërore, por dhe i shtetit që i do dhe i përdor, dhe i klimës kriminale që lejon shoqeria e tanishme, të ketij lulëzimi të se keqes.
Po flasin vrasësit…
Atëhere po përsëris ç’kam shkruar diku tjetër:
…Revanshi i se kaluares enveriste tashmë është triumfues, s’ka nevojë të maskohet, gjendet kudo, në mendësi e veprime e qendrime, në lidership, në drejtesi, në media. shoqata dhe letërsi. E përsëris shpesh:
“Që ne ndërtojmë demokracinë me armiqtë e saj në krye, ne ‘ndërtojmë’ kapitalizmin me armiqte tradicionale të pronës vetiake, sot oligarkë vrastarë….”.
Sigurimi famëzi i shtetit është hedhur në sulmin final.
Qëndresa është vetanake, deshperuese, intekektuale, por besoj ka të ardhme, aq sa ç’mund të jemi e mundemi…
Sipas Sollzhenicin, individi i përgjegjshëm bën me shumë se shoqatat apo kolektive te ndryshme, te caktuara. Edhe poeti Josif Brodsky diku flet per “disidentë të emëruar”, intelektualë të regjimit.
Atëhere të kujtojmë poetin tonë të madhërishëm, Trifon Xhagjika, që po ta kishte një popull tjetër, shtatoret e tij, theniet e tij do të ishin shesheve e rrugëve, shtëpi muze nuk do i bënin dot, se s’ka patur shtëpi të veten. Ai tha në gjyq, kur e dënuan me pushkatim:
ME JEPNI NJË TOP T’I BIE KOMITETIT QENDROR, T’I BIE SISTEMIT TUAJ!
Trifon Xhagjika harrohet me qëllimi, të tjerë dekorohen sot.
Qendresa, siç duket, do të vazhdojë me vetmitarë, duke bashkuar zërat e vetmive tona që vazhdojnë të perndiqen demo(n)kratikisht.
Me besim te e vertefa, te e drejta dhe morali, te kujtesa kolektive, që s’duhet të mposhten…
Po ato duan njeriun e tyre. Klithmën e poetit tonë Trifon Xhagjika. Të mos lihet vetëm, po të veprojë fjala, guximi dhe dashuria e poetit. Bashkarisht. Me drejtësi dhe mirëkuptim njerëzor. Me ëndrrën Euroatlantike për Atdheun…
I thashë shpejt e shpejt këto, se kur duhet të flasësh patjetër, heshtja është e padrejtë…
blank

PARA QIVURIT TE MBRETËRESHËS ( Sikur të kishte mbretëruar… ) Nga EUGJEN MERLIKA

 

Këto ditë shqiptarët kanë rastin të mendojnë pak më gjatë për të shkuarën e tyre e, në një farë mënyre, të pajtohen e të paqtohen me të. Këtë rast ja u jep një qivur që mban trupin pa jetë të një zonje 87 vjeçare, e lindur me emrin Geraldina Aponi në Budapestin e vitit të dytë të luftës së parë botërore. Ajo vajzë, e dalë nga një familje e lashtë fisnikësh maxharë, në moshën njëzet e tre vjeçe u kurorëzua si bashkëshorte e Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu i parë e, për pasojë, si Mbretëreshë e Shqipërisë.
Në fronin e Mbretërisë më të re të Evropës qëndroi vetëm një vit, mbasi deliri musolinian për të “ringjallur” Perandorinë e lashtë të Romës në kohët moderne solli në Shqipëri ushtritë italiane. Mbreti Zog së bashku me Mbretëreshën lehonë, që dy ditë më parë i kishte dhënë Vendit të adoptuar princin e tij trashëgimtar, u larguan nga froni e nga Shqipëria.
Ajo ditë shënonte fillimin e tragjedisë së madhe që shqiptarët do t’a provonin në shpinën e tyre për më shumë se gjysëm qindvjete. Ajo ditë shënonte për Mbretëreshën e re fillimin e odisesë së gjatë të mërgimit, kësaj plage të lashtë që shpesh ka shoqëruar të mundurit. Shqipëria dhe Familja e saj mbretërore u ndanë për të ecur në drejtime të kundërta, por që të dyja patën në shpirt një brengë të madhe që i shoqëroi në udhët e tyre të gjata. Shqipëria, në të cilën çdo ditë që vinte i kishte zilinë asaj që kalonte, largohej nga rruga e dritës, e lirisë, e përparimit. Mbreti i saj me familjen do të vërtiteshin nëpër botë, të dënuar pa atdhe e me lëngimin e fatit të tij në zemër.
Duke qëndruar në heshtje, qoftë dhe idealisht para atij qivuri, për të nderuar kujtimin e së ndjerës Mbretëreshë, një zinxhir i gjatë arsyetimesh e hamëndjesh më pushtojnë mëndjen. Përfytyrimi më çon larg, në atë 7 prillin e vitit 1939, një datë e një ngjarje që shënuan një kthesë të fortë në jetën e shqiptarëve e të Vendit të tyre. Sikur ajo kthesë të mos ishte kryer, sikur Shqipëria të vazhdonte të ecte në drejtimin që kish marrë… si do të ishte tani?
Duke patur parasysh mirë konceptin se historia nuk shkruhet me sikur dhe nëse, le t’i nënështrohemi një sforcimi të imagjinatës dhe të logjikës historike mbi ngjarje te pandodhura, por potencialisht të mundëshme, sikur Shqipëria e mbretit Zog të vazhdonte normalisht jetën e saj pa traumën e 7 prillit.
Shqipëria e asaj kohe ishte një Vend me shumë probleme por dhe me shumë perspektiva. Politikisht ajo ishte një Mbretëri e drejtuar nga një klasë politike, në pjesën e saj më të madhe, e formuar në Perandorinë Turke. Si e tillë ajo pasqyronte të gjitha kufizimet e mundëshme, por e drejtuar nga një person në lartësinë e detyrës, nuk ngrinte mure në mbrojtje të identitetit të saj dhe ishte e hapur ndaj modernizimit dhe liberalizimit të ideve. Si pasojë e ashpërsisë së luftës politike të viteve njëzet, një pjesë e mirë e klasës politike të asaj kohe jetonte në mërgim, në Vende te ndryshme, ku kishte vajtur mbas dështsprovës majtiste të Qeverisë së Nolit. Mbreti Zog kishte shpallur një amnisti, nga e cila përfituan mjaft të mërguar për t’u kthyer. Me kalimin e kohës i gjithë ai kontigjent njerëzish të politikës do të ishte në Vendin e tij, në shërbim të një dialektike normale, që do të jepte ndihmesën në demokratizimin e plotë të jetës së Vendit.
Sistemi i partive do të funksjononte normalisht, duke pasqyruar rrymat e ndryshme të mendimit politik, por ai nuk paraqiste rrezikun e degjenerimit ekstremist, mbasi istitucioni i mbretërisë garantonte drejtpeshimin dhe pjerrjet fashiste e komuniste nuk gjenin terren lulëzimi. Për vetë formimin shpirtëror të shqiptarëve, të lidhur fort me disa koncepte si atdheu, besa, familja, respekti ndaj pronës, besimit fetar dhe autoritetit, qoftë fisnor e qoftë shtetëror, idetë komuniste do të mbeteshin pronë e pak të rijve, ndikimi i të cilëve do t’ishte i papërfillshëm në shoqërinë shqiptare.
Ky kuadër politik do të bënte të mundur evolucjonin e Vendit drejt modeleve Perëndimore të demokracisë dhe njëkohësisht do të garantonte ripërtëritjen e pandërprerë të sistemit e të klasës së tij drejtuese. Kjo presupozonte një funksjonim normal të istitucioneve të Shtetit, që duke kaluar nga amullia e viteve të para të Pavarësisë e të luftës së pare botërore, kishin bërë një hop cilësor të madh në vitet e fundit të Mbretërisë. Struktura e Shtetit ishte ndërtuar dhe funksjononte, sigurisht jo në formë të përsosur, por në raport me stadin e zhvillimit të Vendit, ishte e qëndrueshme dhe efikase. Me kohë ajo do të pësonte ndryshimet e duhura në përputhje me kërkesat e kohës, do të ripërtërihej me kuadro të reja e të pregatitura në universitetet Perëndimore, që do të garantonin modernizimin e vazhdueshëm, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e një aparati administrativ, që nuk do t’ishte instrument vartës i politikës por shërbyes i përhershëm i shoqërisë, i Shtetit, i Kombit. Jo vetëm lidhja me tokën mëmë, por edhe stimujt materialë që Shteti i asaj kohe vinte në dispozicion të të diplomuave jashtë bënin që shumica dërmuese e tyre të kthehej e të shërbente në atdhe, duke rritur kështu numurin e intelektualëve, aqë të domosdoshëm në një Vend që kishte probleme serioze të analfabetizmit.
Në këtë mënyrë vitet dymijë do e gjenin Shqipërinë politikisht një Shtet normal e me autoritet, me zyrtarë të aftë profesionalisht, të shpërblyer në atë masë sa të mos i a kishin zilinë kolegëve të Vendeve të zhvilluara, të ndershëm e të përkushtuar ndaj detyrës, tepër larg modeleve të ngjajshëm të këtij Vendi sot.
E gjithë kjo superstrukturë shtetërore, që në tërësinë e saj do të përfshinte jo vetëm administratën publike por dhe institucionet e drejtësisë, të rendit, të arsimit, të mbrojtjes, të shëndetësisë, të marredhënieve me botën, që në kohën e Mbretërisë kishte krijuar zanafillën e saj, në Shqipërinë pa revolucion e përmbysje me dhunë do të vazhdonte ecjen e përsosjen mbi parime meritash e cilësije. Ajo do të ishte shprehje e një shoqërije të hapur, në garë me shoqëri të tjera fqinje apo më të largëta, do të merrte e do të bënte të sajën përvojën e të tjerëve, pa u kushtëzuar nga delire “madhështije” apo komplekse përulësije.
Kjo shoqëri do të kishte dhe bazën e saj ekonomike, themeli mbi të cilin do të ngrihej perspektiva e zhvillimit. Shqipëria e dhjetëvjeçarëve të parë të qindvjetës së njëzetë ishte një Vend i prapambetur ekonomikisht. Perandoria Turke në pesë shekuj sundimi nuk bëri investime prodhuese me karakter industrial në këtë vend, por stimuloi tregëtinë pa kufizime. Me kapitalet e pakta, të fituara nga ky aktivitet, filluan të lindin punishtet e vogla. Një zhvillim të mirë kishte në shoqërinë e asaj kohe dhe zejtariaa. Mbretëria i dha një hov të madh ndërtimit të fabrikave të para të materialeve të ndërtimit apo të industrisë së lehtë dhe ushqimore.
Strategjia ekonomike e Qeverive të Mbretërise synonte shfrytëzimin sa më të arsyeshëm të pasurive potenciale të Vendit, nëpërmjet konçesioneve kapitalit të huaj dhe stimulimin e kapitalit vendas nëpërmjet ligjeve, që garantonin pronën private dhe lehtësonin aktivitetin ekonomik. Përsa i përket pronësisë së tokës, që në një pjesë të konsiderueshme ishte në dorë të pak familjesh bejlerësh, ishte hartuar projekti i një reforme agrare që do t’u jepte mundësi bujqëve argatë pa tokë të kishin mundësinë e pronës së tyre.
Këshilltarë të kualifikuar të huaj, të thirrur për të dhënë mendimin e tyre mbi rrugët dhe përparësitë e ndryshme të mundësive të zhvillimit, vinin para Qeverisë dhe Mbretit projektet e tyre. Kreditë afatgjata nga Shtetet e huaja, kryesisht Italia dhe forca e monedhës garantonin nga ana financiare këto projekte.
Rendi publik i siguruar më së miri, stabiliteti politik dhe kuadri ligjor i favorshëm për investimet e huaja do të kishin thithur kapitale që do t’a kthenin Shqipërinë në një kantjer të madh ku ritmet e rritjes do të arrinin në dy shifra. Do të ishin ndërtuar infrastruktura bashkëkohore, qytete me plane rregulluese të studjuara e të respektuara, qendra turistike që do të shfrytëzonin bukuritë e spikatura të natyrës, qoftë alpine ose bregdetare, që do të sillnin në Shqipëri çdo vit qindra mijra e ndofta miliona turistë të huaj.
Ky zhvillim i gjithanshëm i ekonomisë do të kërkonte një masë njerëzish të kualifikuar,të dalë nga rinia shqiptare e pregatitur në shkollat e profileve të ndryshme në Shqipëri e jashtë saj. Ritmet e zhvillimit ishin plotësisht të mundëshme në sajë të kushteve të përgjithëshme të Shqipërisë si një Vend me një nëntokë të pasur, me një reliev natyror të harmonizuar që premtonte një zhvillim paralel të bujqësisë e të blegtorisë, me një klimë mesdhetare që i vinte në ndihmë atyre dhe bënte të mundur praninë e një pemëtarie shumëllojëshe e prodhimtare, me pyje shekullore e të pafund, me lumenj të shumtë që ishin burime natyrore energjie etj. Të gjitha këto dhurata të natyrës, të administruara nga një sistem shoqëror demokratik, i lirë dhe i hapur, në të cilin njeriu që fëmijë do të edukohej me respektimin e ligjit, të pronës e të punës së ndershme do t’a bënin Shqipërinë e viteve dymijë një Vend normal të zhvilluar, një Zvicër të Ballkanit, siç e ëndërronin ata që u munduan t’i venë themelet.
Shqiptarët sot do të ishin një popull që do të ballafaqohej me problemet normale të një shoqërie të përparuar, si popujt e zhvilluar të Kontinentit. Nuk do të kishin patur asnjë arsye të merrnin rrugët e Evropës e të botës për t’u bërë shërbëtorë, trafikantë e prostituta, do të ruanin krenarinë e fisnikërinë e rracës së tyre në Vendin e tyre, që do t’i siguronte secilit , simbas aftësive, një të ardhme të sigurtë…Në truallin e lirë të tyre do të lulëzonte kulti i një kulture autoktone e në ballafaqim me atë të popujve të tjerë, kulturë e një shoqërie të lirë, pa kufizime, dogma, ideologjira e paragjykime, kulturë që do të respektonte e do të çonte më tej traditat më të mira të së shkuarës së këtij populli.
Në gjithë këtë kuadër do të kishte dhënë ndihmesën e Saj Mbretëresha Gjeraldinë me kulturën e Saj, me mendësinë e përparuar Perëndimore, me frymën liberale të koncepteve të Sajë për shoqërinë e për Shtetin.
Trupi i Nënës Mbretëreshë do të prehet në tokën shqiptare, kjo qe dëshira e Saj e kjo na gëzon pa masë. Ajo do të përcillet për në banesën e fundit tokësore me nderimet e duhura. I meriton ata nderime, pse në një jetë të vështirë mërgimi u end si gjethja në furtunë, duke patur në zemër fatet e Vendit të burrit të Saj, që u bë vendi i Saj e për të cilin u shpreh: “Jeta ime ka qenë e Shqipërisë.” Por mendoj se ata nderime i përkasin më shumë asaj që Ajo do të kishte bërë për Shqipërinë sikur fati dhe ngjarjet historike t’a kishin lënë në fron.
Sot Shqipëria varros zyrtarisht ish Mbretëreshën e vetme të Shtetit të saj. Eshtë një fakt inkurajues, i pa marrë me mend deri dhjetë vite më parë, një provë se kemi filluar të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë e në ç’udhë duhet të ecim. Shpresojmë e urojmë që të mos jetë i vetmi hap në drejtimin e duhur.

Tetor 2002

Marrë nga vëllimi “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

blank

Stalinizmi shqiptar Nga Arshi Pipa

e ç’doktrinë, o budalla
çorba jote pordha lla
atheizmi shpallur fe
me Tiranën për Qabe
Vrave, preve, vare,
ndoqe miq, armiq shok e shoqe
cilindo që të bënte hije
gati ta zhdukje,
ta fshije
dhe tani pa turp kërkon
një kolltuk për pantheon
me klasikët e marksizmit
ti xhambaz i komunizmit
vendi yt në mauzole
tok me mjeshtrin, në hale
Krushcevi ju foli hakun:
atij verën, ty kapakun
Stalinuc i Shqipërisë
paç haram qumësht e sisë
Paç mallkimin e një nëne
pizeveng doç i satëme

 

 

 

blank

FUQIA E TË PAFUQISHËMVE Nga Frank Shkreli

Analiza/ Fjalimi politiko-filozofik i Vaclav Havelit është model edhe sot për cilëndo shoqëri post-komuniste ose siç e quan ai shoqëri post-totalitare. Edhe pse kanë kaluar 32 vjetë nga shëmbja e Murit të Berlinit, ish-vendet e lindjes vazhdojnë të jetojmë brenda gënjeshtrës komuniste dhe jo të vërtetës historike –30-vjetori i vizitës së parë të Vaclav Havel-it në Washington –

blank

Më duket si jo më larg se dje.  Ishte pikërisht 21 Shkurti, 1990, kur ish-Presidenti i Çekosllovakisë, Vaclav Havel për herë të parë vizitoi Washingtonin dhe Zërin e Amerikës.  U prit nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush i vjetri dhe mbajti një fjalim historik para dy dhomave të Kongresit amerikan, një nderim i rradhë që Kongresi u akordon udhëheqësve më të dalluar të botës. Vetëm katër muaj më heret, Vaclav Havel kishte qenë në burg për aktivitete anti-komuniste.  Havel ishte i pari udhëheqës i një vendi të ish-bllokut sovjetik që pritej në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, pas shembjes së Murit të Berlinit.

 

Në fjalimin para Kongresit amerikan, Vaclav Havel, ish-disidenti anti-komunist çek, u foli ligjëvenëse amerikanë për rrugën e tij të jashtëzakonshme të presidencës së tij duke thënë se, “Kur më arrestuan më 27 Tetor, unë jetoja në një vend me një qeveri ndër ato regjimet më konservatore komuniste të Evropës lindore, ndërkohë që shoqëria jonë vuante nën thembrën e një sistemi totalitar sovjetik.  Sot, më pak se katër muaj më vonë, unë jam duke u folur para jush si përfaqsues i një vendi që ka vendosur rrugën e vet të pakthyeshme drejt demokracisë, të një vendi që gëzon plotësisht lirinë e fjalës, një vendi i cili po përgatitet për zgjedhje të lira dhe një vendi që do të zhvillojë një ekonomi tregu dhe të ketë politikën e vet të jashtme, të pavarur.

 

Të gjitha këto zhvillime janë shumë të jashtëzakonshme…”, u tha Presidenti Havel, anëtarëve të Kongresit, në vizitën e tij të parë në Washington si President i Çekosllovakisë. Çekosllovakia po i këthehet Evropës, është shprehur ai, por në vend që të kërkonte ndihmë për vendin e vet, Vaclav Havel i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të ndihmonin Bashkimin Sovjetik, në të njëjtën rrugë, drejtë demokracisë. “Shpëtimi i botës nuk gjëndet askund tjetër përveçse në zemrën e njeriut dhe se lufta e ftohtë duhet të zevëndsohet me një periudhë, në të cilën të gjithë ne, pa dallim — të mëdhej e të vegjël — do të kemi mundësi të krijojmë atë që Presidenti juaj i madh, Abraham Linkolni e ka cilësuar si, “familjen njerëzore”, është shprehur Havel, në fjalimin e tij para Kongresit amerikan, 32jetë më parë.

 

Fjalimi i Vaclav Havelit pasqyronte, ndër të tjera, frymën e esesë së tij të famshme politiko-filozofike, “Fuqia e të Pafuqishmëve”, një artikull i gjatë kritik, ku trajtohen çështjet shoqërore, politike dhe kulturore të asaj kohe në Çekosllavaki, por është aktuale edhe sot për cilëndo shoqëri post-komuniste ose, siç e quan ai shoqëri post-totalitare, në përgjithësi.  Në atë ese, dramaturgu Havel ka shqyrtuar në hollësi natyrën e regjimit komunist të asaj kohe, jetën brenda një regjimi të tillë dhe se si — për nga vet natyra totalitare e regjimeve të tilla — nga qyteteraë të thjeshtë, ato krijojnë disidentë dhe kundërshtarë të regjimit.

 

Duke thekësuar fuqinë e qytetarëve të rendomtë, të cilët para një regjimi të tillë totalitar, mund të konsiderohen si të pafuqishëm, Havel nënvijon, në atë ese, idetë dhe veprimet e mundëshme për organizmin e komuniteteve dhe individëve të ndryshëm kundër regjimit, të lidhur me një kauzë të përbashkët, siç ishte rasti i Kartës 77, një organizatë kjo çekosllovake e të drejtave të njeriut, në kohën e komunizmit.

 

“Fuqia e të Pafuqishmëve” është në të vërtetë një manifesto që bënte thirrje për disidencë anti-komuniste në Çekosllovaki e Poloni, por edhe në vende të tjera me regjime komuniste të asaj kohe.   Se si të rezistohej sistemi totalitar dhe post-totalitar, ishte një mision që e preokuponte shumë Vaclav Havelin dhe bashkpuntorët e tij disidentë të asaj kohe. Për “sistemin post-totalitar”, Vaclav Havel ka shkruar se, “Unë nuk dua të them se me parashtesën “post”, nënkuptohet se sistemi për të cilin flasim nuk është më totalitar.  Përkundrazi, unë dua të them se ky sistem (komunist) është totalitar, në një mënyrë që është krejtësisht i ndryshëm nga diktaturat klasike”.  Biografi i Vaclav Havelit, Xhon Kiinë e përcakton kështu botën post-totalitare sipas Havelit: “Brenda sistemit, secili individ bie në një grackë, brenda rrjetit të dendur instrumentash qeveritarë të shtetit…”.  Në një sistem të tillë, post-totalitar, ka shkruar Havel, marrëdhëniet midis të fuqishëmve dhe qytetarëve të thjeshtë – “mund të cilësohen si një labirint influencash, shtypjesh, frikësimesh dhe vet-cenzure, që i gëlltit të gjithë brenda tij, ose në minimum, një labirint i tillë i bën njerëzit të heshtin përball paragjykimeve të padëshiruara të gjithëfuqishmëve”, pushtetarëve totalitarë.

“Sistemi i post totalitarizmit prek njerëzit në çdo hap, por këtë e bën me dorëzat e tij ideologjike”, ka shkruar Havel.  “Kjo është arsyeja pse jeta në atë sistem është kaq e përshkuar me hipokrizi dhe gënjeshtra: qeveria me burokraci, quhet qeveri popullore; klasa punëtore skllavërohet në emër të klasës punëtore; degradimi i plotë i individit paraqitet si çlirimi i tij përfundimtar; privimi i njerëzve nga informacioni thuhet se po ua ve në dispozicion informacionin; përdorimi i fuqisë për të manipuluar, quhet kontrolli publik i pushtetit, dhe abuzimi arbitrar i pushtetit quhet respektimi i kodit ligjor; shtypja e kulturës, quhet zhvillimi i saj; zgjërimi i ndikimit perandorak paraqitet si mbështetje për të shtypurit; mungesa e shprehjes së lirë konsiderohet si forma më e lartë e lirisë; zgjedhjet qesharake bëhen forma më e lartë e demokracisë; ndalimi i mendimit të pavarur bëhet më shkencori i pikëpamjeve botërore; okupimi ushtarak bëhet ndihmë vëllazërore. Për shkak se regjimi është rob i gënjeshtrave të veta, ai duhet të falsifikojë gjithçka. Post-totalitarizmi, falsifikon të kaluarën. Ai falsifikon të tashmen dhe falsifikon të ardhmen. Falsifikon statistikat. Pretendon se nuk posedon një aparat policie të gjithëpushtetshëm dhe joparimor. Ai pretendon të respektojë të drejtat e njeriut. Pretendon se nuk përndjekë askënd. Pretendon se nuk ka frikë nga asgjë. Pretendon të mos pretendojë, asgjë”, ka shkruar Vaclav Havel në esenë, “Fuqia e të pafuqishmëve”, për sistemet post-totalitare, një ese, që në atë kohë ka shkundur themelet e komunizmit.

blank

Sidoqoftë, ka shumë për të shkruar për Vaclav Havelin dhe për idetë e tija politiko-filozofike kundër totalitarizmit dhe post-totalitarizmit të çfarëdo ngjyre qoftë, për diçka që unë nuk e konsideroj veten të aftë, por e përmendë këtë ese – me rastin e 30-vjetorit të vizitës së Vaclav Havelit në Washington –edhe si një shembulli i qytetarëve çekë, në atë kohë, të cilët, bazuar në idetë politiko-filozofike të Vaclav Havelit, i treguan botës se “të pafuqishmit” mundën të shembënin regjimin totalitar komunist, me mënyra paqësore.  Shëmbja e komunizmit nuk është arrijtur lehtë dhe nuk është realizuar pa përpjekje të mëdha prej dekadash, nga disidentë anti-komunistë si Vaclav Havel me shokë.  Për këto veprimtari, Vaclav Havel ishte dënuar me burg edhe gjatë vitit 1989, viti i fundit i komunizmit, për të disatën herë.  Katër muaj pasi të lirohej nga burgjet komuniste, në fund të atij viti, dhe pas “Velvet Revolution” ose “Revolucionit (paqësor) të Kadifesë” në Çekosllovaki, që zgjati nga 17 Nëntori deri me 29 Dhjetor,1989 — Vaclav Havel u zgjodh president i vendit të tij, duke i dhënë fund një herë e mirë regjimit komunist prej 41 vitesh në Çekosllovaki.  Një triumf historik ky si pasojë e demonstratave popullore dhe i “Fuqisë së të pafuqishëmve”, siç e ka cilësuar Vaclav Havel.  Në këtë 32-vjetor të vizitës në Washington, analiza politiko-filozofike e sistemeve post-totalitare e Vaclav Havelit është edhe sot më aktuale se kurrë më parë, për cilëndo shoqëri post-totalitare qoftë, sidomos për disa vende ish-komuniste, të cilat Haveli do të thoshte se në botën e tyre post-komuniste ose post- totalitare – madje edhe pas 32-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — vazhdojnë të jetojnë, brenda gënjeshtrës komuniste dhe jo brenda të vërtetës historike! (Ribotim )

Frank Shkreli

Fuqia e të Pafuqishmëve sipas modelit të Vaclav Havel

 

 

blank

Një gabim i rëndë juridik dhe politik i kryeministrit malazez Abazoviç – Nga SHABAN MURATI

Askush nuk e ka shpjeguar dot zellin personal politiko-fetar të kryeministrit malazez Abazoviç për të nënshkruar ai marrëveshjen e re midis qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Portali malazez “cdm.me” shkruante në 29 qershor se “atij i ishte dhënë urdhër nga Beogradi që pa marrëveshjen me kishën serbe të mos vijë në Serbi”.

Kryeministri Abazoviç shkoi në Beograd për vizitë zyrtare në 29-30 qershor me marrëveshjen e gatëshme dhe në 30 qershor patriarku i kishës ortodokse serbe Porfirije, duke pas në krah Abazoviçin, njoftoi se marrëveshja është përfunduar dhe pritet vetëm miratimi i sinodit të kishës serbe. Mirpo kushti paraprak për të realizuar vizitën në Beograd me marrëveshjen të pranuar nuk e justifikon koston shumë të lartë, që pritet të paguajë kryeministri malazez Abazoviç për firmën që do të hedhë në marrëveshjen e qeverisë së Malit të Zi me kishën ortodokse serbe.

Themi kosto shumë të lartë, sepse kryeministri malazez nuk ka arritur të sigurojë sëpari konsensusin brenda qeverisë së tij, ku një pjesë e kabinetit e kundërshtuan dhe madje sinjalizuan se mund të largohen nga qeveria. Abazoviç deklaroi se pavarësisht nga kundërshtimet në kabinetin qeveritar, ai do ta nënshkruajë marrrëveshjen. Kryeministri po rrezikon të humbë mbështetjen parlamentare për qeverinë tij, sepse Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Socialdemokrate i kanë kërkuar që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me kishën ortodokse serbe.

Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, i Partisë Socialdemokrate, paralajmëroi se “partnerët tanë ndërkombëtarë nuk presin që kjo qeveri të favorizojë kishën ortodokse serbe”.

Vetëm partitë proserbe në Mal të Zi e kanë përkahur nënshkrimin e marrëveshjes. Këmbëngulja e Abazoviçit për të qenë ai që ta nënshkruajë marrëveshjen me kishën ortodokse serbe do të thotë që në Mal të Zi të provokohet një krizë e re politike dhe bëhet reale mundësia që në vjeshtë të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme dhe qeveria bashkë me kryeministrin Abazoviç të rrëzohet.

Ndërkaq pjesa më e madhe opinionit publik dhe e shoqërisë malazeze, që përkrahin pavarësinë, identitetin kombëtar dhe kishën ortodokse malazeze, janë ngritur kundër marrëveshjes dhe në datën 4 korrik para selisë qeveritare të kryeministrit Abazoviç u zhvillua një protestë e gjërë kundër marrëveshjes me kishën ortodokse serbe. Marrrëveshja e bërë gati për t’u nënshkruar dhe që sipas ministrit malazez të drejtësisë pritet të nënshkruhet në fund të verës, sanksionon kontrollin dhe autoritetin e kishës ortodokse serbe jo vetëm në jetën dhe organizimin fetar të Malit të Zi, por edhe mohon shtetësinë dhe identitetin kombëtar malazez.

Marrëveshja legalizon statusin e kishës ortodokse serbe si një shtet brenda shtetit malazez.

Pas pavarësimit të Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006 kisha ortodokse serbe në Mal të Zi ka qenë instrumenti i vetëm i fuqishëm i Serbisë për të kontrolluar dhe ndikuar në shtetin e Malit të Zi. Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi është një kishë uzurpatore, e cila ka uzurpuar kishat manastiret, objektet e kultit dhe pronat e kishës ortodokse malazeze në vitin 1918, kur Serbia me dhunë prishi shtetin e pavarur malazez dhe kishën ortodokse malazeze dhe i aneksoi si territor në Serbi.

Në dhjetor të vitit 2019 parlamenti i Malit të Zi miratoi ligjin për liritë fetare, i cili me të drejtë kërkonte që kisha ortodokse serbe të paraqiste dokumenta pronësie të para vitit 1918 për të vërtetuar pronësinë mbi 750 objekte fetare, kisha, manastire dhe tempuj në Mal të Zi. Ligji synonte t’i kthente shtetit dhe popullit malazez pronat e grabitura nga kisha dhe nga shteti pushtues serb.

Natyrisht kisha uzurpatore serbe nuk ka asnjë dokument të para vitit 1918 që të provojë pronësinë e saj të tanishme në Mal të Zi. Ligjërisht pronat kishtare duhet t’i kthehen shtetit, popullit dhe kishës ortodokse malazeze. Në këtë situatë të re të rrezikut të humbjes së pronave të grabitura dhe të pushtetit në Mal të Zi, Serbia dhe kisha ortodokse serbe me ndihmën e shërbimit sekret rus organizuan operacionin “regime change” në Mal të Zi.

Ixhinieringu elektoral i Serbisë në zgjedhjet parlamentare të gushtit 2020 në Mal të Zi përmbysi qeverinë, që kishte miratuar në parlament ligjin për liritë fetare të papëlqyeshëm për Serbinë dhe solli në pushtet një garniturë qeveritare proserbe. Akti i parë i qeverisë së re proserbe me kryeministër Zhivko Krivokapiçin dhe zëvendëskryeministër Abazoviçin, ishte ndryshimi rrënjësor i ligjit për liritë fetare dhe i nenit kryesor të tij, që kërkonte dëshminë e dokumentave të pronësisë nga kisha ortodokse serbe para vitit 1918 të pushtimit serb.

Në dhjetor 2020 parlamenti i ri i shumicës prorserbe miratoi ligjin e ndryshuar për liritë fetare, siç e donte kisha ortodokse serbe, pra pa nenin e vërtetimit të pronësisë mbi objektet fetare. Në 22 janar 2021 parlamenti bëri miratimin e dytë të atij ligji dhe në këtë rast zëvendëskryeministri Abazoviç deklaroi se “ligji i adoptuar për liritë fetare don të thotë siguri për asetet dhe pronat e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi”.

Nuk dha ndonjë shpjegim Abazoviç përse nuk e kishte zënë gjumi nga shqetësimi për ruajtjen e pronave të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, por ai qendrim është një tregues se qysh në postin e zëvendëskryeministrit ai e kishte bërë mison të tij qeveritar ruajtjen e aseteve dhe të pronave të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, gjë që tani po e realizon përfundimisht me marrëveshjen, që po nënshkruan si kryeministër me kishën ortodokse serbe.

Tani në postin e kryeministrit duket se obsesioni i Abazoviçit për ta nënshkruar ai marrëveshjen në emër të qeverisë malazeze me kishën ortodokse serbe është aq i madh, sa që ai nuk po përfill as rreziqet politike për veten e tij si politikan. Ai shkoi në Beograd në takimin me patriarkun serb Porfirije me marrëveshjen e gatëshme dhe patriarku serb e falenderoi në mënyrë të veçantë për kontributin e tij.

E falenderoi, sepse marrëveshja është hartuar ashtu siç ka dashur dhe i ka interesuar kishës ortodokse serbe, e cila nëpërmjet marrëveshjes ruan kontrollin e saj të plotë në jetën fetare dhe civile të shoqërisë së Malit të Zi në një pavarësi të plotë nga qeveria dhe shteti malazez. Marrëveshja i jep pavarësi të plotë kishës ortodokse serbe në territorin e Malit të Zi. Sipas neneve të saj, shteti i garanton kishës ortodokse serbe ushtrimin e autoritetit publik në Mal të Zi dhe garanton paprekshmërinë e pronave të kishës ortodokse serbe nga të drejtat e shtetit mbi kishat, manastiret tempujt dhe objektet e tjera të paluajtëshme.

Në këtë mënyrë qeveria e Abazoviçit heq dorë nga e drejta historike dhe juridike e shtetit malazez mbi kishat, manastiret dhe objektet fetare, që kisha serbe i uzurpoi pas pushtimit serb në vitin 1918. Marrëveshja sanksionon të drejtën ekskluzive skandaloze të kishës ortodokse serbe për të shkatërruar kishën ortodokse malazeze, sepse sipas marrëveshjes autoriteti kishtar i kishës ortodokse serbe ka të drejtën që në mënyrë të pavarur të rregullojë organizimin e brendshëm kishtar në territorin e Malit të Zi dhe shfuqizojë apo të njohë entitete kishtare në bazë të kushtetutës së kishës ortodokse serbe.

Kjo don të thotë që qeveria aktuale malazeze i njeh kishës ortodokse serbe të drejtën të shfuqizojë dhe të likujdojë kishën ortodokse malazeze, të cilën kisha serbe dhe Serbia nuk e njohin. Është një nen absurd kundër shtetësisë dhe identitetit malazez, sepse kisha ortodokse serbe është kishë e huaj e një shteti të huaj dhe është e papranueshme dhe antikushtetuese që asaj kishe të huaj t’i njihet statusi i pavarësisë dhe autoriteti ekzekutiv, të pavarur nga qeveria dhe nga shteti ku vepron.

Gazeta “Vijesti” shkruante se marrëveshja nuk e përmend fare emrin “kisha ortodokse në Mal të Zi” por përmend në preambul dy herë emërtimin “kisha ortodokse serbe në Mal të Zi”. Emërtimi sanksionon të drejtën legale të kishës ortodokse serbe për të sunduar dhe për të kontrolluar gjithë jetën shoqërore dhe fetare në Mal të Zi.

Jo rastësisht presidenti serb Vuçiç ndërhyri hapur dhe kërkoi që të mos përmendej emërtimi “kisha ortodokse në Mal të Zi. Ai e zbuloi strategjinë serbe kur deklaroi se “Plani politik në Mal të Zi ishte për ta ndarë Metropolitatin e Malit të Zi nga kisha ortodokse serbe, për ta deklaruar atë fillimisht kisha ortodokse në Mal të Zi”. Se ç’punë ka presidenti i Serbisë të ndërhyjë në përcaktimet e një marrëveshje shtetërore të një shteti tjetër këtë vetëm arroganca shtetërore serbe mund ta shpjegojë. Por kryeministri Abazoviç ia plotësoi kërkesën ndërhyrëse presidentit serb.

Marrëveshja ligjëron mohimin e identitetit kombëtar dhe fetar malazez në mënyrën më flagrante. Marrëveshja njeh subjektivitetin juridik të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi që nga viti 1219, në një kohë që subjektiviteti juridik i kishës ortodokse serbe në vetë Serbinë njihet qe nga viti 1836. Është një absurditet juridik dhe historik, sepse nuk ka ekzistuar asnjë lloj subjektiviteti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, gjashtëqind vjet para se të ishte në vetë Serbinë.

Gjithë qëllimi është për të shpikur një argument të paqenë historik që të mohojë nevojën e vërtetimit të pronësisë serbe mbi kishat dhe manastiret, si një e drejtë që gjoja buron nga shekulli 13, në një kohë që kisha ortodokse serbe nuk disponon asnjë dokument të pronësisë apo të drejtës së saj juridike para vitit 1918 të pushtimit dhe aneksimit të vendit nga Serbia. Marrëveshja i garanton kishës ortodokse serbe një ekstraterritorialitet në të gjithë territorin e Malit të Zi, duke legalizuar kishën serbe si një autoritet dhe qeveri të dytë.

Gabimi juridik dhe politik i kryeministrit Abazoviç është se po e nënshkruan këtë marrëveshje jo me komunitetin ortodoks të Malit të Zi, por me kishën e një shteti të huaj, çka automatikisht pranon varësinë ndaj saj. Qeveritë e mëparshme të Malit të Zi kanë nënshkruar marrëveshje me komunitetet fetare islamike në 2012, katolike në 2011, hebraike në 2012, etj. Madje edhe peshkopi i zi i dikurshëm serb i Malit të Zi Amfilohije pat kërkuar që marrëveshja të nënshkruhej nga strukturat ortodokse të Malit të Zi. Presidenti malazez Gjukanoviç bëri të ditur në 30 qershor se qeveria malazeze e Luksiçit në vitin 2011 i ofroi një marrëveshje si të gjithë komunitetet e tjera fetare edhe kishës ortodokse serbe, por ajo refuzoi me argumentin se “nuk ka nevojë të nënshkruajë me një shtet, që e ka krijuar ajo”.

Tani kisha ortodokse serbe ka imponuar në marrëveshje kërkesat e saj dhe dikton ta nënshkruajë si palë patriarku i saj. Për krahasim po përmendim se edhe Kroacia ka nënshkruar një marrëveshja me komunitetin ortodoks në Kroaci, por atë e ka nënshkruar metropoliti ortodoks i Zagrebit dhe Kroacia nuk ka pranuar kurrsesi që palë me qeverinë kroate të ishte kisha ortodokse serbe.

Me këtë goditje direkte ndaj interesave kombëtare, shtetërore, historike dhe fetare të popullit malazez, marrëveshja, që don të nënshkruajë kryeministri Abazoviç me kishën ortodokse serbe, ngriti menjëherë njerëzit dhe tensionet brenda vendit. Metropoliti Mihajllo i Kishës Ortodokse Malazeze në 5 korrik i kërkoi kryeministrit Abazoviç që t’i japë kishës malazeze të njejtat të drejta, që qeveria planifikon për kishën ortodokse serbe.

Ai deklaroi se priftërijtë dhe besimtarët e kishës ortodokse malazeze duhet të lejohen të zhvillojnë ceremoni fetare në kishat dhe manastiret, që janë trashëgimi kulturore e popullit malazez. Metropoliti malazez theksoi se ato janë pronë e shtetit malazez dhe jo e kishës ortodokse serbe. Por kryeministri Abazoviç po tregohet tepër i vendosur të mos dëgjojë as partitë e koaliacionit qeveritar apo mbështetëse të koalicionit qeveritar, as kishën ortodokse malazeze, madje as ata që e konsiderojnë atë shqiptar nga origjina etnike.

Në protestën e organizuar kundër marrëveshjes në 4 korrik para selisë së qeverisë në Podgoricë, merrte pjesë edhe drejtori ekzekutiv i “Tuzi movement”, Husein Gjokaj, i cili u deklaroi mediave:”Ne u themi “jo” atyre, që në fshehtësi negociojnë fatet e vendit tonë në Beograd”.

Në qarqet politike dhe mediatike në Podgoricë po qarkullon dendur pyetja përse Serbia zgjodhi dhe ka vendosur që të jetë kryeministri malazez me origjinë etnike shqiptare ai që do ta nënshkruajë këtë marrëveshje kontroverse. Në datën 30 qershor me titullin: “Marrëveshja përçarëse mund të nxisë urrejtjen kundër shqiptarëve”, portali malazez “cdm.me” analizonte motivet e Beogradit dhe interesin serb që të jetë firmëtari kryeministër një shqiptar etnik nga Mali i Zi.

Portali shkruan: “Marrëveshja përçarëse ishte duke pritur Dritanin që ta nënshkruante dhe nuk është rastësi. Sepse është në interesin e autorëve që të nënshkruhet nga një shqiptar. Marrëveshja shkatrrimtare e konceptuar si një bombë atomike në themelet e Malit të Zi shumëkulturor, është një mekanizëm që posedon fuqi shkatërruese për harmoninë etnike në Mal të Zi”.

Përveç ligjërimit të rolit të kishës së saj ortodokse në Mal të Zi si një shtet brenda shtetit, diabolizmi bizantin serb me këtë marrëveshje pritet të krijojë urrejtje dhe zemërim të malazezëve ndaj shqiptarëve, meqë ai që po e nënshkruan është me origjinë etnike sqiptare. Serbia me një gur vret dy zogj, sepse perçan dhe dobëson forcat indipendentiste në Mal të Zi, dhe malazezët e shqiptarët në vend që të mbrojnë pavarësinë e shtetit nga rreziku serb do të nisin konflikte etnike me njeri-tjetrin.

Portali i mësipërm malazez, pasi tërheq vëmendjen qëllimisht në faktin që Vuçiç kërcënonte me luftë Kosovën ditën që i bënte nderimet Abazoviçit në Beograd, konkludon se “zemërimi dhe urrejtja mund të jetë një nga pasojat më të tmerrshme të marrëveshjes së tradhtisë së lartë, që Abazoviç po bëhet gati të nënshkruajë”.

Sikundër shihet, çmimi që pritet të paguajnë malazezët, shqiptarët dhe gjithë shoqëria dhe shteti malazez për marrëveshjen me kishën ortodokse serbe, është jashtëzakonisht i lartë. Ndaj mbetet enigmë përse kryeministri malazez Abazoviç po ndërmerr mbi vete një risk kaq të lartë, duke e nënshkruar atë. Nuk mund të shpjegohet zelli i tij i pazakontë politiko-fetar as me ndonjë konvertim të mundshëm të fshehtë fetar të tij, siç e kanë modë disa politikanë të lartë në Prishtinë dhe në Tiranë, që i kanë ndërruar fetë fshehtas dhe i kanë shërbyer fshehtas fesë së konvertuar dhe jo kombit. Nuk ka informacion as për ndonjë konvertim politik të tij.

Ajo, që mund të thuhet me siguri, është se kryeministri malazez Abazoviç po sillet si nje ortodoks i mirë i kishës ortodokse serbe.

blank

NATO, KRYEMINISTRI RAMA DHE LIRIA E SHTYPIT NË SHQIPËRI – Nga Frank Shkreli

Vetëm pak më shumë se një javë më parë, me një shkrim modest u jam drejtuar ambasadorëve perëndimorë në Tiranë – si një kritikë dhe një parlajamërim të radhës – sa i përket përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri. Ja, ditët e fundit, na u shfaq një dukuri tjetër që justifikon edhe një herë shfaqjen e shqetësimeve të mia serioze dhe të gjithë atyre që besojnë në lirinë e shtypit, si një vlerë bazë perëndimore e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, në një shoqëri siç është Shqipëria, një vend i NATO-s dhe një vend që e quan veten aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e NATO-S që sa po mori fund në Madrid të Spanjës, u morën vendime me rëndësi për transformimin dhe forcimin e Aleancës atlantiko-veriore, vendime të cilat u përmblodhën me këto fjalë nga Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg: “Vendimet që kemi marrë në Madrid do të sigurojnë që Aleanca jonë të vazhdojë të ruaj paqën, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullin tonë dhe vlerat tona. Evropa dhe Amerika e Veriut, qëndrojnë së bashku në NATO”, u shpreh ai. NATO – News: Madrid Summit ends with far-reaching decisions to transform NATO, 30-Jun.-2022

Të gjithë e dijmë se në grupin e “vlerave tona”, çdo shtet i vërtetë demokratik dhe anëtar i NATO-s, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës — dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës – konsiderojnë lirinë e shtypit, si bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera themelore të njeriut.

Liria e shtypit nuk është se konsiderohet vetëm nga vendet perëndimore si një vlerë bazë e të gjitha drejtave të tjera të tjera të njeriut – por konsiderohet si e tillë edhe në dokumente me rëndësi ndërkombëtare, siç është Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut — Universal Declaration of Human Rights | United Nations — dhe shumë të tjera. Ia vlen të lexohet rishtas ky dokument nga përfaqsues dhe udhëheqës të vendeve anëtare të OKB-s, për angazhimet që kanë marrë përsipër, secili shtet, për mbrojtjen dhe zbatimin e këtyre të drejtave bazë të njeriut, në vendet e tyre dhe në mbarë botën – sidomos Shqipëria, që me të drejtë trumpeton antarësimin e përkohëshëm aktual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

I freskët nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Madrid ku u morën vendime me rëndësi strategjike dhe ushtarako-politike në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë dhe në botë, por edhe në mbështetje të “vlerave të përbashkëta”, Kryeministri i Shqipërisë, mezi priti që me të këthyer në furrikun e tij, larg vëmendjes së medias ndërkombëtare, të shprehte urrejtjen ndaj lirisë së medias në vendin e tij – duke penalizuar një gazetar me tre muaj ri-edukim – vetëm e vetëm se Kryeministrit nuk i pëlqeu pyetja që gazetari Klevi Muka idrejtoi një ministrejeje të kabinetit Rama: “Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhëshme nuk ke të drejtën të më pyesësh…”, citohet t’i ketë thënë Z. Rama, gazetarit Klevi Muka. Vërtetë, “riedukim”! Ka kampe “riedukimi” për gazetarët në Shqipëri? Është hera e dytë që Kryeministri Rama dërgon një gazetar, në atë që marrim me mend se duhet të jetë “kamp riedukimi”, si dikurë në kampet e komunizmit të Enver Hoxhës, ose në kampet kineze të riedukimit, ku edhe sot sipas organizatave private dhe qeveritare, regjimi komunist kinez ka dërguar mbi 1 milion myslimanë dhe vazhdon të dërgojë gjithnjë në kampe të tilla riedukimi.

Po ku fillon e drejta e lirisë së të shprehurit (si një e drejtë universale e të drejtave të njeriut) e gazetarit Muka? Sipas ish-Kryetares së komisionit që ka përpiluar dikur Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Eleanor Roosevelt, ajo e drejtë për të gjithë njerëzit fillon, ndër të tjera, edhe në vendin e punës…Fatkeqsisht, për gazetarin Muka, kjo e drejtë mund të ketë filluar në vendin e tij të punës – pra në konferencën për shtyp të Kryeministrit Rama — por sipas Kryeministrit, e drejta e lirisë së fjalës për gazetarin shqiptar Muka duhet të marrë fund në, “një ri-edukim për 60-ditët e ardhëshme…”, sepse bëri një pyetje që nuk i pëlqeu Kryeministrit.

blank

Është ky një rast ose një fenomen shqiptar që nuk e kam hasur më përpara, megjithëse mund të ketë ndodhur në ndonjë vend autoritar, diktatorial ose gjysëm të lirë. Por që të ndodhë në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për antarësim në Bashkimin Evropian, madje 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, është pak si e çuditëshme. Se si dhe pse tolerohet një kryeministër i Evropës post-komuniste të kërcënojë gazetarët me penalizim “ri-edukimi”, si në kohën e komunizmit, vetëm e vetëm se bëjnë pyetje legjitime drejtuar një zyrtari të lartë qeveritar, veç një Zot e di?!

“Konkurenca midis demokracisë dhe autoritarizmit është në rritje e sipër”, paralajmëroi në një konferencë shtypi në Madrid, Sekretari i Përgjithëshëm i NATOs, Jens Stoltenberg. Duke njoftuar një numër masash strategjike që ai i quajti “historike”, e që u miratuan në takimin e mbajtur në Madrid, udhëheqsi i NATO-s shtoi se strategjia e re e kësaj organizate e bën më “të fortë NATO-n, është jetike për ruajtjen e paqës, për parandalimin e konflikit dhe për mbrotjen e popujve dhe vlerave tona të përbashkëta, tani dhe në të ardhmen.” Ju garantoj se Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg nuk kishte në mend, si vlerë të përbashkët, dërgimin e një gazetari në kamp “riedukimi”, sepse pyetja e tij nuk i pëlqente kryetarit të qeverisë shqiptare.

Në këtë ndërkohë, Turqia – gjithashtu vend anëtar i NATO-s dhe vend strategjik i Shqipërisë — ditët e fundit bllokoi qasjen tek informacionet e shërbimit në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-s. Ky është një rast ndryshe nga rasti tipik shqiptar për të cilin po flasim – por përfundimi është i njëjti për një shtet autoritar si Turqia, për të cilin liria e fjalës nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë autoritare të atij vendi — as për individin as për shtypin vendas: kufizimi dhe shkelja e të drejtës së lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit, siç pasqyrohet në shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, mbështetse të lirisë së fjalës. Reagimi i Zërit të Amerikës ndaj vendimit të qeverisë turke ishte i shpejt duke e cilësuar atë si një shkelje të vlerave demokratike: “Zëri i Amerikës beson se çdo përpjekje e qeverisë për të mbyllur gojën e mediave është një shkelje e lirisë së shtypit, që është një vlerë thelbësore e të gjitha shoqërive demokratike,” tha zëdhënësja, Bridget Serchak, sipas një raporti të shërbimit shqip të VOA-s. E përmend këtë fakt se autoritarët dhe regjime diktatoriale nuk ndryshojnë shumë nga njëri tjetri. Në të vërtetë, luftën e tyre kundër të drejtave të qytetatëve të vet e fillojnë me luftën kundër lirisë së shtypit. Kur ta fitojnë luftën kundër lirisë së shtypit, është kollaj të shkelen të drejtat e tjera abazë të njeriut. Historikisht, gjithmonë, liria e shtypit është e para që sulmohet dhe që zhduket nga autoritarët. Të njëjtën gjë kishte bërë Rusia e Putinit, muaj më parë, duke bllokuar Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

Duke pasur parasyshë përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri – siç pasqyrohet edhe nga rasti tipik i fundit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Muka, që nuk është i pari I këtij lloji – por edhe nga paralajmërimi, kohët e fundit, i ambasadorëve perëndimorë në Tiranë se, “Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë”, lindë pyetja: Cilës botë dëshiron t’i bashkohet Shqipëria e Edi Ramës — sot dhe nesër – asaj të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbrojnë dhe luftojnë për të drejtën e lirisë së shtypit, si një ndër të drejtat thelbësore të demokracive perëndimore, a po me botën e autoritarëve botërorë, Putinit, Erdoganit dhe Vuçiqit, të cilët sulmojnë e shtypin fjalën e lirë kurdo dhe kudo, e sa herë u teket për qëllime të veta personale autoritare. “Fati i të drejtave të njeriut është në duart e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve tona”, ka thënë Eleanor Roosevelt. Jo në duartë e ndonjë diktatori, pra!

Në një takim me përfaqsues të medias në Tiranë pas u këthye nga takimi i NATO-s në Madrid, Kryeministri Rama akuzoi gazetarin Klevi Muka se pyetja e tij drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Xhacka, nuk ishte etike. Me sa pashë unë, askush nuk foli. Asnjë nuk kundërshtoi ndërhyrjen e Kryeministrit Rama. Ai moment m’u duk si ato gjyqet komuniste ku dënoheshin kundërshtarët e Enverit. Me të dëgjuar pyetjen krejt legjitime të gazetarait Muka nëse ajo e ka zbatuar Kodin e ri Etik për Këshillin e Ministrave për të mos u takuar me biznesmenët pa praninë e dy punonjësve të administratës, shkelja e të cilit ka pasoja deri në largimin e saj nga detyra, Zonja Xhaçka i drejtoi sytë kah Kryeministri, i cili me qëllim të qartë për të intimiduar gazetarët e tjerë në sallë shpërtheu duke thenë se pyetja nuk ishte etike. Kush e vendos etikën gazetareske, Z. Kryeministër? Ju përcaktoni se cilat pyetje duhet të bëhen dhe si të bëhen ato?

Nëqoftse etika gazetareske si dhe fati i të drejtave të njeriut, përfshir fjalën e lirë të gazetarëve, mbeten në duar të një personi ose një qeverie, cilado qoftë ajo, e majtë e djathtë, e lirë apo gjysëm e lirë, siç është cilësuar Shqipëria, atëherë vaj medet për atë vend. Rasti i fundit i shkëmbimit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Klevi Muka e pasqyron këtë fakt, qartë dhe vendosmërisht se në çfarë gjëndje të mjerueshme është sot liria e medias në Shqipëri. Nga këndveshtrimi im, duke ditur sjelljet dhe fjalët e Z. Rama gjatë viteve kundër lirisë së fjalës dhe të drejtave të gazetarëve në veçanti, nuk u habita për qëndrimin e tij të fundit. Ajo që më çudit është se si në një sallë plot gazetarë, nuk reagon asnjë. Gazetarët në atë sallë do duhej të fiknin mikrofonat, t’i sillnin shpinën Kryeministrit dhe të dilnin nga salla në protestë. Kjo, për t’i treguar Z. Rama se sjellja e tij karshi profesionit të gazetarëve dhe lirisë së fjalës në Shqipëri është e papranueshme dhe se nuk do të tolerohet. Fatkeqsisht, gazetarët shqiptarë të pranishëm në atë konferencë shtypi, treguan se janë OK me vendimin e Kryeminsitrit Rama që të dërgojë një prej kolegëve të tyre në kampin e ri-edukimit. Sa e turpshme! Gjatë karrierës së tij, Kryeministri i Shqipërisë ka treguar, si udhëheqës dhe si individ, se urrenë lirinë e fjalës dhe sidomos të drejtat dhe lirinë e gazetarëve në një shoqëri të lirë. Fati i lirisë së fjalës dhe i të drejtave të gazetarëve duhet të mbrohet në rradhë të parë nga vet gazetarët dhe nga shoqëria më e gjerë. Nëqoftse shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në një vend vërtetë demokratik, atëherë ata vet duhet të marrin në dorë fatin e lirisë dhe të demokracisë në vend. Nuk mund të kini demokraci pa liri të vërtetë të medias! Unë besoj atë që ka thenë dikur Eleanor Roosevelt se të drejtat dhe liritë e njeriut — sidomos liria e fjalës që këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si e drejta më themelore e të gjitha të drejtave të njeriut – nuk duhet të jenë në duar të një personi, qoftë ai edhe kryeministër – por në duar të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve vendase. Të nënshkruash një dokument të NATO-s në Madrid duke u angazhuar solemnisht me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, “për të mbrojtur popujt dhe vlerat tona”, ndërsa me të zbritur në Tiranë sulmon lirinë e fjalës të një gazetari shqiptar – tregon një hipokrizi të nivelit më të lartë!

Frank Shkreli

blank

Nga takimi i NATO-s në Madrid të Spanjës javën që kaloi

blank

Eleanor Roosevelt, Delegatja e parë e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Kryetarja e Komisionit që përpiloi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut

blank

SHQIPËRIA NË RREZIK- Të gjithë në protestë me 7 Korrik në Tiranë- Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

E pabesueshme, por e vërtetë. Shqipëria është në rrezik, nga vetë Kryeministri i saj Edi Rama dhe përkrahësit e tij. Veprimet e tij anti-shqiptare anti-evropiane dhe anti-amerikane janë të qarta si dita me diell, para syve tanë, pa pikë turpi a ngurrimi, dhe shtrihen në shumë drejtime:
-Korrupsioni i pa fund, kultivimi dhe shpërndarja e drogës, rrënimi i ekonomisë dhe i demokracisë, shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit në Shqipëri. Kjo ka krijuar gjendje të paprespektivë dhe po ndikon në ikjen masive të të rinjve nga vendi.
-Mbrojtja, harresa e kujtesës historike dhe falja e krimeve serbe, si dhe përpjekja për rehabilitimin e shtetit racist, jocivilizues serb.
-Arsyetimi për përkrahjen serbe të agresionit rus në Ukrainë.
-Propaganda mashtruese për krijimin e utopisë së oazës së “paqes dhe mirëqënies” “Ballkani i hapur” si në kohën e komunizmit, projekt ky që synon dominimin serb dhe shtrirjen e hegjemonizmit serbo-rus në Ballkan dhe daljen në detin Adriatik.
-Paaftësia e tj që Shqipërinë ta udhëheqë në rrugë të drejtë kah Unioni Evropian dhe Amerika, orientimi i tij kah shtetet anti-demokratike dhe fashiste Serbia dhe Rusia.
-Përpjekja për shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj për interesa të Serbisë.
-Krijimi i përqarjes në mes popullit shqiptar të Shqipërisë dhe atij të Kosovës si dhe Trojeve tjera etnike shqiptare në Ballkan.
-Nxitja e urrejtjes ndaj mërgatës shqiptare, moslejimi i pjesëmarrjes së saj në proçesin zgjedhor dhe vështirësimi i investimeve në Shqipëri.
Edi Rama po përpiqet për ta kopjuar mentorin e tij, kriminelin Aleksandar Vuçiq, anim kah Lindja me shpresë se do ta përkëdhel Perëndimi pakufi. Që të dy do të dështojnë. Amerika është duke e toleruar përkohësisht Edi Ramën, por në momentin kur e tepron me keqbërje dhe e humbë përkrahjen e popullit shqiptar, si çdo autokrati tjetër, do të ia jep shqelmin, kryengul teposhtë. Kjo ditë nuk mund të jetë e largët sepse ai e ka kaluar çdo kufi. Ai duhet të rrëzohet sa më parë për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe botës së civilizuar dhe demokratike.
Ata që mendojnë se ky Rama do të ja “lëshojë” atij Vuçiqit, do të befasohen dhe zhgënjehen keq. Z.Rama do të ja sheh sherrin trash Serbisë dhe Vuçiqit sepse ai është më kopil se Rama.
Vendimi për të marrë pjesë ose jo në këtë protestë duhet të bazohet në faktet e lartpërmendura, në interesa shtetërore e kombëtare dhe jo në urrejtje apo inate personale ndaj Dr. Sali Berishës. Ai me bashkëpuntorët dhe përkrahësit e tij të shumtë anë e kënd botës shqiptare, në këtë moment, paraqesin të vetmen forcë e cila mund të ia ndalë turrin rrënuesit të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, Edi Rama.
Dr. Sali Berisha, si çdo lider tjetër, nuk është i pagabueshëm. Por, në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Revolucioni demokratik dhe rrëzimi i komunizmit duke e evituar luftën vëllavrasëse, futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, ndërtimi i rrugës së Kombit dhe vizita e Presidentit Bush në Tiranë jan vetëm disa prej arritjeve të tij të mëdha.
Roli i Dr. Berishës në suksesin e jashtëzakonshëm të promovimit të librit të xhepit për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj në Tiranë ishte vendimtar. Me te shkëlqyen edhe mendjet e ndritura të kombit tonë, Dr. Enver Bytyçi, Znj. Edit Harxhi dhe ideatori i këtij promovimi, Ambasador Mal Berisha.
Duhet shpresuar se shumica e shqiptarëve, nga të gjitha Trojet tona, do ta kuptojë drejt situatën e vështirë në të cilën gjendet nëna Shqipëri dhe do të merr pjesë në këtë protestë me rëndësi jetike për mbarë kombin shqiptar. Kombi shqiptar është i pamposhtur.

blank

Arkivi i Voal.ch – Paralajmërimi profetik i Presidentit George H.W. Bush – Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA Nga Elida Buçpapaj

Konflikti në Kosovë, i fundit në ish-Jugosllavi, do të shpërthente në marsin e vitit 1998.

Sllobodan Milosheviçi, atëherë presidenti i Serbisë e kishte  harruar letrën që kishte marrë nga Presidenti i 41 i SHBA!

Kishte bërë sikur se nuk është gjë që harrohet kur merr letër nga Presidenti i SHBA!

Presidenti George H.W.Bush ia kishte dërguar Sllobos më 25 Dhjetorin e vitit 1992, ditën e Krishtlindjeve!

Që ky ta varte vëth në vesh!

Se të dërgosh e të marrësh letra më 25 Dhjetor nuk është gjë normale, se nuk ishte letër urimi, pra letra përcillte një simbolikë diplomatike në ngjyrë portokalli, dmth shumë sinjifikante, shprehëse!

Pasi 25 Dhjetori është holiday, festë fetare, ditë festimesh dhe ditë pushimi.

Ditë pushimi edhe për Presidentin e SHBA apo të Serbisë!

Presidenti George H.W.Bush e dërgoi këtë letër në Ditën e lindjes së Krishtit, kur shpirti njerëzor reflekton i paqtë për paqe!

E dërgoi gjithashtu si kambanë alarmi, si një letër e jashtëzakonshme për të parandaluar veprime të jashtëzakonshme, sikur është lufta dhe pasojat e tmerrshme që rrjedhin prej saj!

Prandaj kjo letër njihet edhe me konotacionin epik “paralajmërimi i Krishtlindjeve”,  pasi zakonisht për Krishtlindje bëhen vetëm urime!

Ndërsa më 25 Dhjetorin e 1992 Presidenti i SHBA George H. W. Bush në letrën që i drejonte Milosheviçit i tregonte “vijën e kuqe” !

Nëse Slloboja do ta shkelte këtë vijë të kuqe, sikur edhe e shkeli, do ta pësonte sikur e pësoi!

Letra e Presidentit George H.W. Bush ishte një paralajmërim profetik!

Por Milosheviçi e zhvleftësoi vlerën e atij paralajmërimi, se për ta harruar nuk ishte gjë që mund të harrohej, bile Sllobos sa herë që vinte festa e Krishtlindjeve i kujtohej ai paralajmërim, që do t’i kushtonte shumë shtrenjt!

Në këtë letër historike, nisur më 25 Dhjetorin e vitit 1992, Presidenti George H.W. Bush do t’i shkruante Presidentit të Serbisë:

“In the event of a conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper.”

Që shqip do të thotë: ” Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga pala serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi. ”

Sikur e tregoi koha “vija e kuqe” dhe “paralajmërimi i Krishtlindjeve” funksionoi pikë për pikë! Bash sikur e shkroi Presidenti i 41-të i SHBA!

Kur nisi spastrimin etnik dhe genocidin në Kosovë në marsin e 1998 Slloboja kujtoi se tashmë në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur një tjetër President!

Kujtoi shumë gabim!

Dhe do të gabojnë rishtas kush do të kujtojë se tashmë meqë George H.W.Bush nuk jeton më, paralajmërimi i tij profetik po ashtu nuk jeton!

Ishte konservator Presidenti George H.W.Bush, tetë vjet kishte shërbyer si zvpresident i Ronald Reagan, i një tjetër konservatori, burrashteti nga ata që sot i mungojnë SHBA, por vepra e tyre është beton në themelet SHBA për të mbrojtur rrënjët e lirisë dhe idealeve për demokraci!

Sepse e ardhmja është e lirisë jo e luftës, pikërisht ashtu si e përcaktonte vetë Presidenti George H.W.Bush kur thosh:  “Ne e dimë se çfarë funksionon! Liria funksionon! Ne e dimë se çfarë është e drejta! Liria është e drejta!/Botuar për herë të parë më 2018, kur Kosova rrezikohej nga trekëndëshi Rama-Thaçi-Vuçiç

blank

7 korrik, bashkohuni kundër tiranëve. Mëmëdheu po thërret! – Nga Aurel Dasareti”

Dashuria për atdheun është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes. E brishtë si një rrjetë kocke, e fortë si një litar shpëtimi. Pas shqetësimeve të protestuesve qëndron shpëtimi i shpresës se Shqipëria do të shpëtojë nga vdekja.
***
Ju që e doni veten dhe Shqipërinë duhet të jeni në rrugë me atdhetarët që do të protestojnë.
Nëse jo, ndoshta protesta do të shuhet. Duket se kjo revoltë e ndezur shumë vite më parë tani po ringjallet, por kjo nuk duhet të jetë arsye që ne të kritikojmë pa asnjë propozim, të dënojmë apo të “konsiderojmë”, kur të gjithë e dimë se është e lehtë të jesh gjeneral pas një beteje.
Ju duhet të jeni me njerëzit që po demonstrojnë, edhe nëse ndonjë kokëtul do të thotë se janë “huliganë”, duke mos kuptuar se ka shumë varfanjakë të zemëruar, të dëshpëruar që thjesht nuk dinë se çfarë të bëjnë më pas. Ata janë të vetëdijshëm se ka kohë që nuk janë mirë në atë vend. Prandaj, duhen adresuar fjalë lavdëruese. Përveç shumë njerëzve prej atyre që dilnin vitet e kaluara, në rrugë do të ketë edhe shumë fytyra të reja, ato që dukeshin apatike dhe të pa-interesuara dhe në fakt inati vlonte gjatë gjithë kohës në to. Është shumë e rëndësishme që një energji e pa montuar, e pa mobiluar, e sinqertë të zbulojë gjendjen tragjike të katastrofës humanitare në Shqipëri.
Se ne nuk mund ta “heqim çibanin” brenda natës dhe pastaj të ndërtojmë edhe gjyqësorin, policinë, politikanë të shkolluar , zyrtarë publikë dhe institucione që realisht do t’u besohen brenda natës. Çdo parashikim tani do të ishte shumë mosmirënjohës. Pa një plan të qartë, strategji dhe një grup njerëzish të lidhur në rrjet, e gjithë kjo nuk është e mundur.
Tani mund të tingëllojë si një frazë e përsëritur klishe, por është thelbësore që të ketë një bazë më të gjerë njerëzish të gatshëm të mobilizohen në një thirrje, me një plan të qartë, konkret veprimi, kur të ndodhë shkasi tjetër. Nuk duhet të lejojmë që protestat e radhës të zhvillohen pa kontaktet e njerëzve në mbarë Shqipërinë, diasporës, mediave, sindikatave, profesorëve universitarë, studentëve dhe organizatave të ndryshme, por edhe lëvizjeve lokale, njerëzve të mobilizuar nëpër fshatra e qytete, të gatshëm për të dalë në rrugë nëse duhet, si dhe infrastrukturat partiake, të cilat të gjitha duhet të punojnë së bashku për një qëllim më të lartë, sesa për interesa individuale, interesa të vogla.
Besoj se askush në qytetin e tyre nuk dëshiron të shohë më në pushtet kriminelë, të korruptuar, tradhtarë, servilë të armiqve dhe mashtrues. Problemi i madh është se të rinjtë, në pjesën më të madhe, nuk identifikohen me askënd nga skena politike, madje as nga skena socio-politike, si dhe fakti që janë më të rritur, të vetëdijshëm se do të kalojnë keq nëse organizuesit e protestave, pas rrëzimit të qeverisë mafioze që shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët autokton për ta mbushur atë me afrikan, aziatik e arabik – nuk do të punonin për ndryshime rrënjësore. T`u rikthehet shpresa.
Për të rinjtë që do gjenden në rrugë për herë të parë, të gatshëm për të ndryshuar këto modele sjelljeje të vendosura në skenën politike, problem është se do kalojnë linçimin e mediave të pista të regjimit të korruptuar kriminal antishqiptarë dhe mund t`i bëjnë të mendojnë se është më mirë të qëndrojnë mënjanë dhe përfundimisht të emigrojnë, se sa të sakrifikohen për “hallet që kanë të bëjnë me Shqipërinë”
Kjo çmenduri e shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët autokton, dhe zëvendësimi i tyre me “punëtorë” nga Bangladeshi, Arabia, Somalia, Rusia, Serbia etj., do të vazhdojë derisa shumica e shqiptarëve të përgjumshëm të thonë STOP. Jo më parë.
Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.
Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave.

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.
Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.
O shqiptar! Nëse ke dinjitet burrëror dhe je krenar, mos qëndro i ulur brenda kur jashtë çdo shpresë është zhdukur. Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh, veprosh dhe heqësh qafe zinxhirët.
***
Një jetë pa ëndrra, synime dhe shpresa është një jetë boshe. Kur heqim dekorimet dhe maskat dhe zbarkojmë në jetë, zbulojmë se kjo është jeta me njolla dhe të meta, me dobësi dhe forcë, me pafuqi dhe shpresë, me krizë dhe fitore. E tillë është jeta e zhveshur.
Pranverë 1994. Kaliforni. Isha 17 vjeç. U ula nën pemë, në kopshtin e shtëpisë sime, përballë plazhit ku qielli ishte i bukur dhe me yje mahnitës në një tokë të pushtuar nga dielli. Imagjinoja vendlindjen e të parëve të mi, Shqipërinë, të cilën e kisha planifikuar ta vizitoja për herë të parë në maj dhe mënyrën se si unë mund të kontribuoj në mbarëvajtjen e saj. Drita e tejdukshme e mbrëmjes së pranverës, që shkëlqente kudo, qëndronte para meje si një paralajmërim se shpresat e mia të mëdha dhe të larta se Shqipëria londineze do demokratizohet, fuqizohet dhe me trojet e copëtuara ribashkohet – do të realizoheshin. Zemra vazhdon të shpresojë shumë kohë pasi mendja ka filluar të dyshojë.
Optimistët krijojnë shpresë. Ne kemi nevojë për njerëz që shpresojnë. Optimistët krijojnë besim. Ne kemi nevojë për njerëz që besojnë se funksionon. Optimistët e drejtojnë lëvizjen e kokës drejt pozitives dhe së pamundurës. Pastaj shkojmë më tej nga sa mendonim kur filluam.
Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i shpresës dhe gëzimit. Shikoni një qiri, ai hedh hije. Një simbol i pikëllimit dhe humbjes. Shikoni një qiri, ai fiket. Një simbol i gjithçkaje që ishte. Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i asaj që kemi.
Shpresa është si sythat blu të rrugës pas borës së shkrirë pranverore.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

DOM ZEF OROSHI, XIXËLLONJA NDRIÇUESE NË ERRËSIRËN SHQIPTARE- Nga Eugjen Merlika

“Fetë janë si xixillonjat: kanë nevojë për errësirën që të shkëlqejnë”
ARTUR SCHOPENHAUER (1788 – 1860), filozof I njohur gjerman

Këto fjalë të thjeshta të filozofit të njohur gjerman kërkojnë një përsiatje të thellë. Ka një vërtetësi në to, që çdo besimtar e gjen duke filluar nga vetvetja. Në vështirësi të mëdha, larg familjes e njerëzve të dashur, kur të gjitha rrugët janë të mbyllura, në një vetmi cfilitëse, njeriu I drejtohet me gjithë shpirt hyjnisë, duke kërkuar ndihmë, shpëtim nga e keqja që e ka pllakosur. Jo rrallë njeriu gjen qetësi, madje i duket se ka kaluar sikletin. N’ata çaste gjithkush mund t’a kuptojë fuqinë e besimit në Zotin e në profetët e tij.
Thuhet se besimi ka lindur tek njeriu që në hapat e para të rrugëtimit të tij. Edhe atëherë kur objektet e kultit nuk ishin ngritur me të gjithë madhështinë e tyre në shekuj, njerëzit ndërtonin një faltore fare të thjeshtë e në të ata i luteshin Perëndisë. Ato faltore erdhën gjithënjë e më shumë duke u bërë më të bukura e në to u derdh i gjithë talenti i akitektëve e piktorëve më të mirë të botës.
Gjatë rrugës së gjatë të ecjes së tij, njerëzimi i kthyer nga paganizmi, besimi në natyrën e dukuritë e saj, të trupëzuara në qënie të përfytyruara që shoqëronin çdo ditë atë, kaloi në besimet në një Zot të vetëm. Por ky kalim i besimit nuk qe i lehtë e, përsa i përket doktrinës së Krishtit, kërkoi shumë flijime që bëheshin në Romën ”caput mundi”.Mbas pak më shumë se treqind vitesh të lindjes së Krishtit, u desh të vinte në fronin e Romës një perandor ilir, Kostandini, më i shkëlqyeri i asaj plejade të sivëllezërve të tij që drejtuan perandorinë më të madhe të botës së lashtë, për t’i dhënë ligjëshmëri Kishës së Krishtit, për t’a nxjerrë atë nga shpellat e katakombat, për të vepruar lirisht mes njerëzvet. Është një motiv krenarije i yni si racë, por që, çuditërisht, nuk figuron si i tillë në historiografinë tonë.
Që atëherë besimi i krishterë dhe Kisha e tij ka bërë rrugën e saj në shekuj, me të përpjetat e tatëpjetat e saj, por gjithmonë pranë njerëzve, kryesisht më të dobtëve, ka qënë burim ngushëllimi e shprese, shtyllë morali e paqtimi ndërmjet njerëzve e kombeve. Në këtë kuadër edhe kisha ilire, arbërore e shqiptare, ka ecur në rrugën e saj, gjithmonë besnike e Romës, e po ashtu në shërbim të interesave të popullit të saj në të gjithë drejtimet. Ndër shekuj ajo Kishë ka qënë përhapëse e ruajtëse e dijes, mësuese e kutivuese e traditave më të mira, strehë morale e tribune të drejtash, më e fuqishmja përkrahëse e idesë së kombit e të harmonisë brënda bashkësisë.
Kështu erdhi ajo deri në shekullin e dy luftërave botërore e të Shtetit të parë shqiptar të bashkuar. Nëse në shekuj këto popullsi i kishin dhënë botës Shenjtë si Hjeronimi, Shën Nikodimi i Pojanit, Shën Urbani papë, Shën Krishti baçevan, Shën Nikor Arxhirota, Shënjtorja Dana nga Vlora, Shën Asti nga Durrësi, apo Mëkëmbës të Krishtit si Françesco Albani e katër kardinalë nga fisi i tij e Shqipërisë një kryediplomat të Skënderbeut, ipeshkvin Pal Engjëllin dhe katërshen Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, që përbëjnë themelin e parë të kulturës arbërore, shekulli i njëzetë do të befasonte botën me 38 martirët e Kishës katolike shqiptare e do t’a ndriçonte atë me Shën Nënë Terezën, Shënjten e jo humanisten, së cilës Shteti enverist nuk i lejoi as të takonte nënën e saj për të fundit herë.
Shekulli i turpit në historinë shqiptare, i drejtuar nga komunistët sllavofilë e kinezofilë, do të merrte njollën e pashlyer të tij, duke shligjëruar besimet fetare me një ligj e një kushtetutë të re që do të shpallte Vëndin e Gjergj Kastriotit, “Atletit të Krishtit”, si të vetmin Shtet zyrtar ateist në botë. Humnera morale në të cilën e zhyti enverizmi shqiptar popullin e tij, duke i ndaluar të luste Zotin, duke prishur ose kthyer në objekte ekonomike të gjitha kishat, xhamitë apo teqet, duke burgosur shumicën e shërbyesve të fesë dhe mjaft qytetarë që besonin në Zotin, në një popull normal do të kishin kërkuar një përgjigje të fuqishme e të menjëherëshme. Mjerisht, shqiptarët duhej të mendonin për bukën e fëmijëve, për të shmangur “barin” që u ofronte “bujarisht” regjimi policor. Të vetmit që, në mjaft raste, dëshmuan qëndresën e tyre, nëpërmjet zbatimit të urdhnimeve e rregullave kishtare, qenë priftërinjtë, që paguan me dënime të rënda e herë herë edhe me kokë si Dom Shtjefën Kurti, që u dënua me vdekje për një pagëzim fëmije…
Në Shqipërinë e dhjetëvjeçarëve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, historia ishte kthyer dymijë vite mbrapa, në kohën e martirizimeve të të krishterëve nga perandoria romake, duke u mbuluar nga errësira e një regjimi që mund të gjejë krahasim vetëm me klikën kriminale të Pol Potit në Kamboxhia apo me atë të talibanëve në Afganistan, duke përsëritur përvoja tepër të rralla, që ishin ato të ndalimit të besimeve fetare në jetën e njerëzve. Shqipëria heshtëte në vetminë e saj vrasëse, të rrethuar nga telat me gjëmba, duke mbushur burgjet e saj me viktima të pafajshme të etjes për gjak të hienave të përbindëshme të klasës drejtuese komuniste. Por edhe bota heshtëte. Ata miliona “paqësorësh” që, për rreth njëzet vite kishin mbushur sheshet e Perëndimit, për të protestuar kundër luftës së amerikanëve për të ndaluar shtrirjen komuniste në botë, nuk gjetën as edhe një minutë të vetme të dënonin “marrëzinë shqiptare”, që shkelte të drejtën më parake njerëzore, atë të lutjes së Perëndisë. Ata e përfaqësuesit e tye qëndronin krejt të pavëmendshëm kundrejt fjalëve prej zëdhënësi të Kinës së Mao Ce Dunit në asambletë e Kombeve të Bashkuara, edhe se i dinin mirë përmasat e tragjedisë shqiptare…. Madje kishte edhe ndonjë përfaqësues të “botës së lirë” që e vizitonte Shqipërinë, duke vënë në dukje “sukseset” e saj e duke vënë lule më vonë mbi varrin e Enver Hoxhës…..
Por n’ata vite errësire të kobëshme në Shqipëri, në botën shqiptare jashtë saj do të shkëlqente ylli i një meshtari që, në Vëndin simbol të demokracisë e të të drejtave të njeriut, do të rivendoste përfytyresën e Shqipërisë normale e tradicionale. Do t’a bënte këtë nëpërmjet predikimeve të tij kishtare e më shumë nëpërmjet faqeve të revistës “Jeta katolike shqiptare”, që u a dërgonte bashkatdhetarëve të tij në botën e madhe, e mbi të gjitha me nismën e tij për të ndërtuar në New Yorkun e selisë së Kombeve të Bashkuara, kishën e parë katolike shqiptare.
Ai meshtar quhej Dom Zef Oroshi. Kishte lindur në Mirditën e familjes Gjomarkaj vetëm pesë ditë para se të lindëte Shqipëria e pavarur, më 23 nëndor 1912. Ky binjakëzim në lindje ndoshta i dha edhe një farë zotimi në vetvete për t’i shërbyer atdheut, ashtu siç do t’i kishte shërbyer vëllait. Nga mosha 15-vjeçare deri n’atë 25 vjeçare, studjoi në seminnarin Papnuer të Shkodrës. Qe nxënësi i njërit prej personaliteteve më të shkëlqyer të botës shqiptare, poetit, gjuhëtarit, bariut shpirtëror Dom Ndre Mjeda. Mësimet e tij dhe ndikimi i personalitetit të atij mësuesi të pazakontë, u bënë pjesë e natyrës së nxënësit, duke i ruajtur si gjënë më të çmuar të vetë jetës së tij, kudo ku shkoi e ku jetoi. U rrit nën hijen e Dom Ndre Mjedës e pati fatin të njohë e të marrë mësime edhe nga një tjetër Shqiptar i Madh, Atë Gjergj Fishta.
Nga seminari ai shkoi në Itali, ku u regjistrua në universitetin e Urbinos, në të cilin u diplomua në Teologji e Filozofi. Me mbarimin e studimeveu kthye në Vëndin e lindjes. Ishte një vënd në pushtim , por në të cilin ankthi për t’ardhmen mbizotëronte mbi shqetësimin e së sotmes. Shumë vite më vonë, në marsin e vitit 1982, në një udhëtim me makinë nga New Yorku në Boston, në shoqëri të profesor Zef Nekajt dhe publiçistit Tomë Mrijaj, i cili e sjell këtë episod në librin e tij: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi Një jetë e shkrirë për Fe e Atdhe”, tregohet se si profesori bëri këtë ankim gjatë bisedës: “Ndoshta ai regjim i djallit nuk do të na japë mundësinë të kthehemi e të çmallemi me truallin tonë, se çdo ditë po plakemi”. Autori i “Çohajës” i u përgjigj: “Fajin e kemi vetë e ma së shumti na klerikët, që qëndruem pasivë e nuk e organizuem popullin, që t’ngrihej në kambë i madh e i vogël, në Veri e në Jug të Shqipnisë, si ortek i madh bore e t’luftonte atë murtajë, që na shkatërroi në themel”
Janë fjalë dëshprimi e vetëdijesimi që dalin nga zemra, mbas dhjetëvjeçarësh përsiatjesh mbi kohë e ngjarje që lanë vulën e tyre ogurzezë mbi milionë shqiptarë, të cilët, ndoshta, po të ktheheshin edhe njëherë mbrapa, do të kishin vendosur ndryshe. Të mashtruar nga propaganda e luftës kundër pushtuesit, që mbulohej nga lufta e përbashkët me aleatët perëndimorë, shumë shqiptarë n’atë kohë nuk kuptuan rrezikun e vërtetë që i kërcënonte e atyre pak atdhetarëve që mundoheshin t’u hapnin sytë për t’i ndriçuar, u përgjigjeshin me qesëndinë e tyre. Në fjalët e Imzot Oroshit ndihet keqardhja e thellë për mungesën e veprimit në të shkuarën e nuk i lihet aspak vënd fatalitetit historik të ngjarjeve, që kishte peshën e tij të pamohueshme në fatet e Shqipërisë. Por shpjegimi i Imzotit dëshmon ndershmërinë intelektuale të tij, nëpërmjet një këndvështrimi vetëqortues e aspak përligjës të rrugës së përshkuar.
Ndërkaq meshtari i ri ushtronte detyrën e tij duke u përqëndruar në problemin e gjakmarrjes, një plagë e rihapur dhe ende e pashëruar as në Shqipërinë e viteve dymijë, një problem i madh, i trashëguar nga e shkuara e largët, në të cilën nuk ekzistonte Shteti dhe ligjet e tij të zbatueshme për të gjithë, e në të cilin gjithkush detyrohej të vepronte vetë për të vendosur drejtësinë. Është një problem shumë i mprehtë, që prodhon mjedise në të cilët mbizotëron dhimbja, frika e pasiguria, në të cilët njeriu duhet të bëjë zgjedhje që kundërshtojnë parimet morale e fetare me të cilët është formuar. Aq më i mprehtë e pothuaj i pazgjidhshëm bëhet ky problem në dorën e meshtarit që n’asnjë mënyrë, duke predikuar urdhnimet e Krishtit, nuk mund të përligjë kërkesën e Kanunit.
Në një revistë “Kumbona e së diellës”, të datës 5 shtator 1943, përshkruhet një episod nga mesha e parë e Dom Zefit: “Mbas meshe u ndoq predku i mbajtun prej celebrantit, Dom Zefit, i cili me nji gojtari vërtetë të bukur, tërhjekse, moderne e të rrjedhshme, endi jetën e Shejtit, tue cekë dashtnin ndaj njeni tjetrit, ku, muer rasën të flasë mbi vrasën e mbi të falunit e gjakut, gja fort e shpeshtë ndër malet tona. I urojmë predikatorit nji sukses përherë e ma të madh”.
Më 1946 Arqipeshkvi Frano Gjini e emëroi Oroshin si këshilltar për dioqezën e Mirditës. Kështu ai vazhdoi të ushtrojë detyrën e meshtarit e të mbarështuesit kishtar në atë zonë. Në vitin 1951 terrori u shtua në krahinën e Mirditës. Në shënjestrën e e sigurimit të Shtetit hyri edhe Dom Zef Oroshi, për të cilin u shpall një urdhër arrestimi në dorë të toger Babës, një krimineli ordiner që përfundoi i varur nga vetë regjimi mbasi krimet e tij mbollën tmerrin në të gjithë krahinën. Meshtari, që po thonte meshën, u lajmërua nga dikush se ushtarët e togerit kishin rrethuar kishën. Ruajti gjakftohtësinë, e mbaroi meshën dhjetë minuta para e doli nga dera e mbrapme, duke lënë në qelë veladonin e tij.
I u bashkua lëvizjes së qëndresës në mal, të cilën e kishin udhëhequr dy kapidanët e Mirditës, vëllezërit Mark e Llesh Gjomarkaj, të vrarë heroikisht në përpjekje me ushtarët e Sigurimit të Shtetit. Ai qëndroi rreth tetë muaj me luftëtarët e qëndresës kundër komuniste në Shqipëri e në vitin 1952 kaloi kufirin jugosllav, nëpërmes Drinit e zonës së Gjakovës, e prej andej shkoi në Mitrovicë. Që aty më 3 shkurt 1953 i dërgoi një letër kapidanit Ndue Gjomarkaj në Romë, në të cilën paraqet një radiografi tejet të saktë të Shqipërisë komuniste.
Mbas një qëndrimi jo shumë të gjatë në Jugosllavi, Dom Zefi, së bashku me meshtarët Atë Daniel Gjeçaj, Atë Ambroz Martini, e Dom Nikollë Kimza, me garancitë e Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjoni e djalit të tij Ndue Gjomarkaj shkuan në Itali në vitin 1954. Atje na thotë autori Tomë Mrijaj, Dom Zefi frekuentoi universitetin katolik “Angelicus”, duke mbrojtur me notën më të lartë tezën e doktoraturës. Vazhdonte të ushtronte detyrën e meshtarit, madje duke çuar meshë të posaçme edhe për mërgimtarët shqiptarë në Romë. Filloi të bashkëpunojë me botuesit e “Shêjzave”, profesor Ernest Koliqin dhe redaktorin profesor Martin Camajn, në revistën e të cilëve botoi artikuj me tema të ndryshme. Në Romë përktheu edhe veprën: “ Shkrimi i Shenjtë, Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve”, të cilën i a kushtoi kujtimit të mësuesit të tij të paharruar Dom Ndre Mjeda.
Në vitin 1961 Dom Zef Oroshi shkoi në Sh. B. A. dhe jetoi disa muaj në Boston nën drejtimin e kardinalit Cushing, Arqipeshkvit të atij qyteti që mbahej si “kryeqyteti i shqiptarëve t’Amerikës”. Aty vizitoi shpesh Imzot Fan S. Nolin, me të cilin kishte patur kontaktet e para kur ishte student në “Propaganda Fide” të Romës e si përfaqësues i Shoqatës studentore letrare “Shën Asti” i kërkoi atij disa nga librat e botuara. Noli i u përgjigj me një letër mjaft të ngrohtë dhe inkurajuese e cila u ruajt me shumë dashuri në arkivin e shoqatës.
“Takimin e parë, mjaft të përzemërt, e bamë në rezidencën modeste të Imzotit. Ai u interesua për klerin katolik. Natyrisht, mosha dhe peripecitë e jetës kishin qënë të ndryshme. Kishte simpati, sidomos për disa të klerit katolik, që kishin qenë afër me idet e tija për nji Shqipni demokratike. Megjithatë kurrë nuk hapi direkt çashtje politike”.
Imzot Zef Oroshi ka shkruar gjatë për marrëdhëniet e tij me ish “Kryeministrin e Republikës demokratike të Shqipnisë”, siç i pëlqen atij t’a quajë në një vëllim të titulluar: “Si e njoha Fan Nolin”. Aty ai tregon për përpjekjet e përbashkëta për të ngjallur frymën ekumenike në marrëdhëniet ndërmjet kishës katolike dhe kishës ortodokse shqiptare të drejtuar nga Imzot Noli. Ishin përpjekje të lëvdueshme që dëshmonin hapësirën e gjërë mendore të dy personazheve dhe qëllimin e mirë për të harmonizuar veprimet e bashkësive katolike e ortodokse shqiptare n’Amerikë. Për më tepër ato përkonin edhe me frymën ekumenike të Koncilit Vatikani Ii, n’atë drejtim.Përpjekjet nuk patën përfundim sepse hasën në ngurtësinë teologjike të nuncit Apostolik italian në SH. B. A., të cilin Dom Zefi mbas njohjes e përcaktoi si “një konservator i tepruem”. Me keqardhje ai shprehet kështu: “Dritarja për ajri të freskët , që pat premtue Papa Gjoni XXIII, nuk ishte hapë ende në kishën katolike”.
Nga kjo kuptojmë se meshtari shqiptar dhe Imzot Fan Noli bënin pjesë në krahun reformator të kishës së krishterë. “Me vdekjen e Peshkop Nolit, më 13 mars 1965, bashkimi i kishave të krishtera mbeti vetëm një ide, që koha e harroi dhe zbehu ngadalë”
përfundon me pezmatim Dom Zefi. Sigurisht ai ka mbajtur parasysh edhe poezinë “Hymni i Flamurit” të Imzot Nolit në të cilën gjinden vargjet:
“Flamur që lind Shën Kostandinë
Bashkon Islamnë me Krishterimnë
Çpall midis feve vëllazërimin
Flamur bujar për njerëzi”.
Noli bëhet ndërpretues i mendimit të hapur edhe ndërmjet besimeve monoteiste, filozofi në të cilën bashkohet edhe Dom Zef Oroshi. Ai është i vetëdijshëm se populli i tij përbëhej nga idhtarë të tre besimeve e çdo ngurtësi nga secili prej tyre do të kishte dëmtuar lidhjen mes bashkësive në dëm të interesave të kombit. Mendoj se kjo prirje ekumenike e Dom Zef Oroshit dhe e Imzot Nolit janë një nga anët më të rëndësishme të personalitetit të tyre. Bën përshtypje në vargjet e cituara më sipër shpjegimi në fusnotë për emrin e Kostandinit: “Kostandini, i quajtur edhe Shën Kostandin, ishte perandor romak prej fisi ilir. Ai i shërbeu klasës sunduese skllavopronare por Noli e idealizon”
Deri kur do të shkojmë me konceptet klasore enveriste në ndërpretimin e historisë, kur ai i përket një botimi të vitit 1999 e të përgatitur për shtyp nga z. Xhevahir Spahiu që kritikon tërthoras edhe vetë Nolin për idenë e tij?
Në vitin 1962 dom Zef Oroshi shpërngulet në New York, ku së bashku me Atë Andrea Nargaj, themeloi “Lidhjen Katolike shqiptaro – amerikane” dhe revistën “Jeta katolike shqiptare”, që u bë në pak kohë zëri më i fuqishëm i mërgatës së krishterë shqiptare në kontinentin amerikan. Ja si shkruan për këtë revistë profesor Zef Nekaj në një dorëshkrim të tij, të cilin e përcjell autori i librit, publiçisti Tomë Mrijaj:
“Temat që Oroshi ka zhvillue në revistën e tij janë kryesisht fetare, të kohës së tashme, gjuhësore dhe letrare, herë herë edhe polemikë, si dhe çashtje t’administrimit kishtar e të veoprimtaris së gjithanshme të shoqatës e bashkësis kishtare qi ai themeloi. Po ashtu ai ka mbajtë lexuesit në dijeni të plotë, mbi veprimtarin e shejtneshës për së gjalli, Nanës sonë Tereze Bojaxhiu; gjithashtu ka shqiptue nga italishtja e botue: “Misionet e Jezuitve dhe kultura shqiptare” e At Zef ValentinitS.J.. S’do mend se janë botue edhe lajmet, audiencat, enciklikat e tij etj., nga Vatikani dhe Arkidioçezi i New York-ut….
Historikisht janë trajtue tema mbi Skanderbegun, sidomos me rastin e e 500-vjetorit të vdekjes së tij, mbi Arbreshët, ngritjen e flamurit, mbi përvjetorë të patriotëve, letrarëve, gjuhëtarëve të vonë e të hershëm, sidomos të klerit katolik, të cilët ndihmuen aq shumë, qi gjuha jonë të mos “vdaret”. Janë botue reçensione (edhe nga Oroshi), kritika e kundërkritika, sidomos prej mjeshtrit të palodhshëm Ndoc Vulaj. Në revistë janë përfshi nji mori fjalimesh t’autoriteteve të mërgimit shqiptar në rasa përvjetorësh e përkujtimesh, vdekjesh etj.; kanë pa dritën e botimit disa tregime të vërteta ose fiktive të kandshme e plot humor në lidhje me jetën në Shqipnin e tashme; janë regjistrue mbledhjet e përvjetorët e shoqatës, të Kishës dhe revistës së bashkësis shqiptare në N.Y., të përcjellun me darka e orë argëtuese, me muzikë, solista, dueta etj.,por rrallë e për mall ka pas lajme gradimesh…. (Zoti na faltë për këtë punë, po a s’mund e a s’duhet të gradohet ndokush prej nesh as këtu a?!)
“Jeta katolike shqiptare” botohej në New York e shpërndahej në të gjitha Vëndet ku jetonin shqiptarët. Roli i saj ka qenë shumë i rëndësishëm, mbasi Dr. Oroshi, nëpërmjet asaj reviste e më vonë nëpërmjet blerjes së truallit dhe ndërtimit të Kishës së “Zojës së Këshillit të mirë”, i tregoi Sh.B. A. dhe botës mbarë, se shqiptarët nuk ishin një popull që mohonte Zotin, se Krishtërimi në Shqipëri kishte zënë rrënjë që nga kalimi i Shën Palit në Ilirinë e shekullit të parë, se ajo që ndodhte në Shqipërinë komuniste nuk kishte asgjë të përbashkët me botën shpirtërore të popullit shqiptar. Ajo ishte pjesë e një regjimi diktatorial, që shtypte liritë e popullit të vet, që zbatonte verbërisht urdhërat që i vinin nga Pekini i Mao Ce Dunit, duke rrezatuar përfytyresën më t’errët të gjithë historisë shqiptare. Duke u vënë në ballë të qëndresës shqiptare kundër komuniste, n’ata vite të gjata Dr. Zef Oroshi i bëri shërbimin më të madh popullit të tij dhe Kishës katolike shqiptare, duke u kthyer në një xixëllonjë gjigande që ndriçonte errësirën komuniste që kishte pllakosur Shqipërinë. Falë asaj qëndrese, mërgimtarët shqiptarë ishin ballëlartë sepse errësira që kishte mbuluar Vëndin e tyre nuk prekte shpirtërat e tyre, nuk përfaqësonte idetë e prirjet e tyre, as filozofinë e tyre, por ishin shfaqja më e shëmtuar e përdhosjes morale, mendore e politike të një tiranie. Ata shihnin tek meshtari trim dinjitetin e personifikuar, përçuesin e mbrojtësin e vlerave katolike e shqiptare, autoritetin moral që frymëzonte shpresë e besim.
Le t’i a lemë fjalën autorit të librit në një nga portretizimet e tij:
“Imzot Oroshi ishte nji burrë i urtë, i zellshëm, i shoqërueshëm dhe me karakter të fortë. Ai i respektonte të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo krahine. Ishte personifikim i zellit bjeshkënor. Merrte pjesë në të gjitha tubimet shqiptare, me karakter fetar, kulturor dhe kombëtar. Kishte një edukatë të shëndoshë e qëllim-mirë ekumenike. Fjalëmjaltë e i matur me shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i pranishëm në të gjitha takimet dhe tubimet, mesazhpërcjellës shprese e mirësie, nismëtar e ndërlidhës i aktiviteteve në dobi të çështjes shqiptare apo në përkujtim të ngjarjeve historike e figurave, që kanë lënë emër të madh në piedistalin e identitetit tonë, sëbashku me Imzot Fan Stilian Nolin e meshtarë të tjerë ortodoksë.
Ishte shumë i mirëpritur në qendrat fetare islame dhe bashkëpunonte ngushtë me drejtuesit e komunitetit mysliman, si me Imam Salih Myftinë (1891 – 1978), kryetar i fesë islame në Detroit e Kanada, Imam Isa Hoxhën (1924 – 2002), hoxhë Hamit Perollin,Sheh Halilin, Reverend Baba Rexhepin (1901 – 19959, kryetar i Teqesë Bektashiane në Detroit etj. Klerikët bashkatdhetarë të konfesioneve të ndryshme, duke ruajtur traditën e tolerancës fetare shekullore dhe respektin për njëri tjetrin, këmbenin vizita dhe telefonata për Krishtlindje, Pashkë, Bajram, Ramazan dhe festën Bektashiane të Ashurës….”
Në rastin e 60-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Vatra”, më 1969, imzot Oroshi shkruante:
“Me rasë të kremtimeve të Gjashtedhjet Vjetorit të gazetës ma të vjetrës shqipe në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës “Dielli”, drejtoria Qëndrore e Vatrës, me kryetarin e saj të vlefshëm në krye Peter Chickos, ka ndërmarrë me këtë rasë mbledhjen e nji Kongresi Pan-Shqiptar. Ky Kongres do të mbahet në New York City, ç’nga data 28 deri në 30 nandor.
Posë diasporës së re e të vjetër shqiptare, në Kongres do të marrin pjesë edhe tre Dhespotët Arbreshë, Shkëlqesit e Tyne: Imzot Zef Perniciaro, Ipeshkëv Ordinar i Horës Shqiptare Piana degli Albanesi, nga Siçilija, Imzot Gjon Stamati, Ipeshkëv Ordinar i Lungro-s, Cosenza, Kalabri, Imzot Theodor Minishi, Ordinar i Abacisë Shën Nilit, në Grottaferrata, Roma.
Posë disa klerikëvet të tjerë arbreshë, dhespotët do të udhëhjekun me veti dhe grupe folkloristike të rijsh e të rejash arbreshe, që do t’i japin lulëzimin e meritueshëm këtij kremtimi.
Vatra, n’emën të vllaznimit shqiptar dhe Shqiptarizëm-Amerikanizëm, ka tregue dëshirën, që programi të shtrihet dhe me manifestime e kremtime fetare të tri besimeve ndër faltoret e tyne, mundësisht me pjesëmarrjen e besimtarëve padallim, gjithku janë të mirëpritun. Kjo asht nji rasë për t’i diftue botës së lirë, por njiheri edhe botës komuniste, se na jemi nji popull qi besojmë dhe, në të njajtën kohë, për t’i dhanë lartësim Shqiptarizmës n’Amerikën tonë të dashtun.
Si antar i sa vjetvet dhe si këshilltar i vatrës, dishroj t’u sjelli thirrjen ma të flaktën të gjith shqiptarëvet të diasporës sonë, por sidomos Bashkësisë katolike Shqiptare, që secili, ta japi ndihmesën e vet, që Pan-shqiptarizma të dali faqebardhë me këtë rasë, që ndoshta mund të jetë e vetmja në jetën tonë.
Më 29 nandor, ora 12 fiks, do të fillojë Mesha Pontifikale në St. Patrick, e thanun nga tre Dhespotët Arbreshë. Të gjithë janë të mirëpritun. Katolikë Shqiptarë! Mos harroni se kjo asht dita e juej ma tepër e ma. Pjesëmarrja e juej duhet të jetë tok!”.
Thirrja pasionale dhe e thukët e Imzot Oroshit në këtë përvjetor të rëndësishëm katolikëve shqiptarë është prekëse e ngazëlluese. Ndoshta në thellësi të zemrës së tij dëshiron t’i ngjasojë oshëtimave të maleve shqiptare që dikur jepnin alarmin e rrezikut që afrohej e ftonte për qëndresë. Edhe këtë herë, me praninë e tyre në këtë meshë pan shqiptare ata duhet të dëshmojnë se ndërsa në Vëndin e tyre tirania komuniste ka shkelur me të dy këmbët dyshen shekullore të vetë kuintesencës së qënies shqiptare, formulën madhore Fe e Atdhe, n’Amerikën e lirive universale, në bijtë e shqipes ajo është më e fuqishme se kurrë. Në këtë mënyrë Pan-shqiptarizma do të dalë faqebardhë, duke i treguar miqve amerikanë, por edhe botës së tiranisë së Tiranës, se ka edhe një tjetër Shqipëri, që nuk shtrohet e që i ka mbetur besnike idealeve të Gjergj Kastriotit e të tjerë burrave e grave të shquara në historinë e gjatë të Kombit.
Imzot Zef Oroshi ka zhvilluar një veprimtari të dëndur në të gjithë drejtimet. Nuk ka asnjë ngjarje të rëndësishme të bashkësisë shqiptare që të mos kishte vulën e pjesëmarrjes apo t’organizimit të tij. Ai fton tre dhespotë arbëreshë, nga “gjaku ynë i shprishur” që më 29 nëndor 1969 thonë meshën e përbashkët në St. Patrick e më 5 korrik 1972 organizoi një meshë të madhe përshpirtjeje për klerikët e martirizuar në Atdhe prej regjimit komunist, në të cilën folën e lexuan pjesë të ndryshme tetë profesorë universitetesh amerikanë, nën tingujt e muzikës kishtare të kompozuar nga Kardinali i ardhëshëm shqiptar, Dom Mikel Koliqi, që atëherë jetonte në një kamp internimi në Gjazë të Lushnjës. N’atë rast imzoti Oroshi foli përsëri për fushatën kriminale të qeverisë së Tiranës kundër klerikëve, kryesisht katolikë. Në vitin 1973 ai ftoi në kishën ku predikonte Nënë Terezën, e cila foli shqip me të, ndërsa mbas tre vitesh, në korrik 1976 organizoi një meshë të posaçme për motrën e madhe të gjithë shqiptarëve, ku ajo u takua me shumë bashkatdhetarë të saj. Me atë rast ai shkruajti:
“Personalisht Mater Teresën e kam njoftë 11 vjet ma para. Asokohet, me këshillin e Monsinjor Landy-t e temin, pat kërkue ajo vetë nga Ambasada Shqiptare e Romës, që t’i lejohej e ama , që të shkonte me vdekë te i biri, kolonel Lazri, në Siçili. Porse qeverija fatose e Tiranës e gjet edhe këte çashtje të përhime me politikë. Nuk qe lejue me dalë dhe e ama vdiq tri vjet ma para, pa mujtë e bija me e pa për afër pesëdhjetë vjet. Por Mater Teresa nuk mundet me u idhnue me kurrkand. Shprehja e saj dhe në këtë rasë qe: “U baftë vullndesa e Zotit!” Bëhet fjalë për një nga veprimet më të poshtra të klikës enveriste në Shqipërinë komuniste, veprim që godiste gruan më të madhërishme të historisë shqiptare…
Në përkujtimin e 40-vjetorit të vdekjes së Dom Ndre Mjedës, të organizuar prej Imzot Oroshit foli shkrimtari shkodran Arshi Pipa. Imzoti përshëndeti në 25-vjetorin e themelimit të Bllokut kombëtar Indipendent, ndërsa më 10 tetor 1975 ai bekoi në tokën spanjolle martesën e çiftit mbretëror shqiptar në prani të 1500 të të pranishmëve. Ai ka bërë bekimin e unazave duke u shprehur kështu:
“Zoti i bekoftë unazat, që po shkëmbeni sot me njeni-tjetrin, në emën të dashunisë, besnikrisë bashkshortore e sinqeritetit reciprok. Le të shtoheni e të shumoheni, që oborri mbretnor shqiptar të jetë plot me ushtarë të atdheut, për t’i kthye lirinë Shqipnisë së mbërthyeme nga kthetrat e kuqe dhe bashkue shqiptarët n’tokat e tyne stërgjyshore, rreth trungut amë”.
I thirrur nga trashëgimtari i fronit shqiptar, që për Imzotin Oroshi përfaqëson autoritetin më të lartë politik të Vendit të tij, ai bekon e njëkohësisht uron shumë bij për fronin shqiptar, duke përcaktuar një detyrë që duhet të jetë e shënjtë për cilindo qytetar të Shqipërisë, aq më tepër për Mbretin e saj: “për t’i kthye lirinë Shqipnisë e për të bashkue shqiptarët në tokat stërgjyshore”. Mbetet thelbi i problemeve të këtij vëndi që në lindjen e tij e Imzoti nuk mund të mos e ngrejë para 1500 vetëve nga klasa drejtuese e Evropës, sepse ai nuk duhet të mbetet vetëm derti i shqiptarëve, duhet të jetë edhe problemi i Evropës, sepse Shqipëria është pjesë e Evropës dhe e ka provuar këtë me çerek shekullin e “artë” të Gjergj Kastriotit. Është një çast që e arratis mendimin pesë shekuj mbrapa kur Ipeshkvi Pal Engjëlli bekonte unazat e “Atletit të Krishtit” e të Donika Topisë…. Atëherë Shqipëria ishte në luftë me Turqit, këtë herë më vetveten, atëherë për mbijetesë shtetërore, sot për Shtetin e lirive e të drejtave.
Më 24 shtator 1978 u bë përurimi i Kishës së parë katolike shqiptare në tokën amerikane, të ndërtuar me ndihmesat e të gjithë shqiptarëve të New York-ut. Ajo u bekua nga Arqipeshkëvi i i atij megalopoli, Terenc Cardinal Cooke në 14 janar 1979. Qe kurorëzimi i përpjekjeve dhe i zotimit madhor të Imzot Dr. Zef Oroshi, për t’u lënë shqiptarëve katolikë shtëpinë e tyre të lutjeve në New Yorkun e madh, por që u bë shpejt pikë takimi për të gjithë shqiptarët në një kohë kur në “dheun amë” kishat e xhamitë ishin harruar.
Ajo kishë frut i idesë e i sendërtimit të mendimit të Imzotit mirditas, mbetet gjithmonë jo vetëm tempulli i lutjeve shqiptare Perëndisë, por edhe “Exegi monumentum”, që ai i ngriti vetes, së bashku me të gjithë ndihmesën kulturore, të cilët e futën emrin e tij në përjetësinë e kujtesës historike të popullit të tij.

blank

Të jesh apo të mos jesh gazetar! Nga Alba Kepi

E nuk do ishte thjesht nje gjest i bukur por nje domosdoshmeri, idem si “to be or not to be”!

Solidaritet nuk eshte te japesh, por te reagosh ndaj padrejtesive qe nuk do doje te te preknin as ty nje dite!

Ne ate salle te mbushur plot me gazetare, nje koleg i tyre u dhunua verbalisht si dikur bijet e te internuarve, te persekutuarve, te pushkatuarve nga diktatura, qe dergoheshin ne shkollen e riedukimit per t’iu bindur urdherit te sovranit suprem te ”vendit me te bukur e me te zhvilluar” ne bote.

Askush nuk foli!

Askush nuk luajti nga vendi!

Te gjithe sikur nuk kish ndodhur asgje!

Stoik ne pozicionin e tyre te ngrire, plot sy e vesh, para fjalimit te sovranit suprem qe urdheronte 3 muaj riedukim per kolegun e tyre!

Madje pati dhe nje flete lavderimi se si qe arritur mire riedukimi i nje tjeter gazetari.

Pas nje fyerje te tille, salla duhej te zhurmonte nga karriget qe rrezoheshin ndersa gazetaret largoheshin nga ajo atmosfere orwelliane e solidarizoheshin me kolegun e tyre!

E nuk do ishte nje gjest i bukur, por nje nevojshmeri insistuese e te qenit o te mos qenit gazetar!

Besueshmeria eshte instrumenti me i forte i ketij zanati!

Prove e profesionalizmit dhe e pakompromisit qe te con te dyshosh se heret e tjera “rebelimi” ndoshta qe nje show o ishte thjesht leximi i pyetjeve provokuese qe i kish shkruar dikush tjeter!


Send this to a friend