VOAL

VOAL

Për një korpus elektronik të hapur të gjuhës shqipe – Nga Rami Memushaj

November 26, 2021
blank

Komentet

blank

Çfarë e lidh Amant Josifin me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e huaja, të cilat raportonin për qindra mijëra qytetarë të BE të zhvatur tragjikisht nga pasuritë e tyre. Josifi u prezantua atëherë si përfaqësuesi shqiptar i kompanisë së mashtrimit me qendër në Kiev të Ukrainës.

Sipas mediave spanjolle, fitimet e kompanisë arrijnë në disa miliarda euro. Degët e Shqipërisë kishin të njëjtin organizim si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe fokusoheshin kryesisht në telefonatat me klientët e Spanjës dhe Gjermanisë. Pasi i bindnin të investonin nëpër kompani të shpikura dhe grafikë të rremë, qytetarët zhvateshin rregullisht përmes mashtrimit.

Por Amant Josifi nuk ishte zgjedhur rastësisht. Në Tiranë ai kishte disa njohje të rëndësishme përmes të cilave garantonte se kompanitë “call center” do të vazhdonin pun pa u prekur nga shteti.

blank
Olta Xhaçka dhe Amant Josifi

Marrëdhënia me Olta Xhaçkën

Josifi u emërua këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në vitet 2017-2020. Këshilltarët janë njerëzit më të afërt të ministrit. Ata kanë për detyrë të monitorojnë punën e stafit, të përgatisin memo, të japin orientime, të përgatisin dokumentat e duhur dhe normalisht, ta këshillojnë ministrin për qëndrimet që duhet të mbajë.

Në faqen e tij në internet amant-josifi.info ku paraqet një biografi të shkurtër, ai shpjegon se

“Për shkak të angazhimit dhe njohjeve të tij (ai u regjistrua në atë kohë për doktoraturë në Francë), Ministri i Mbrojtjes i besoi detyrën e këshilltarit, veçanërisht në marrëdhëniet e tij me NATO-n, deri në vitin 2020”

Mbetet mister fakti se ai arriti të zgjidhej një 26-vjeçar në postin e këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes. Supozohet që në këtë detyrë angazhohen zyrtarë shtetërorë me eksperiencë në fushën përkatëse, por Olta Xhaçka deri tani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

blank
Olsi Rama

Lidhje me Olsi Ramën

Një shkrim i rrjetit të gazetarëve OCCRP shpalosi për herë të parë skemën e mashtrimit me “call center” nga Gjeorgjia, Ukraina deri në Tiranë dhe zbuloi se pika e kontaktit ishte Armant Josifi.

Pikërisht nga ky shkrim u zbulua për herë të parë lidhja e Amant Josifit me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.

Ja çfarë shkruante media e huaj për Josifin dhe lidhjet e tij:

“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin bashkëprononte një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë.

Në përgjigje të pyetjeve të OCCRP, Josifi konfirmoi se ai kishte një call center në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group (kompania mëmë e mashtrimit) në janar. Por ai mohoi çdo lidhje formale me Milton Group dhe tha se qendra e tij ishte krejtësisht e shkëputur.

Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua (koka e skemës ponzi)”.

Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e Josifit

Amant Josifi është në arrati. Megjithëse përfshirja e tij në skemat mashtruese ishte njoftuar dy vite më parë, megjithëse mashtrimet me forex në Tiranë kanë qenë shumë të njohura, sërish policia nuk e arrestoi dot.

Në media u raportua se pak orë para se të niste aksioni i policisë për arrestimin e tij, zyrat e call center u boshatisën me shpëjtësi dhe Josifi u largua në drejtim të paditur. Emri i tij nuk doli as në konferencën që zhvilluan prokurorët e SPAK muajin e kaluar.

Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli janë 4 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle. Hetimi u shti në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën./Lapsi.al

blank

Vetëm hedhurinat e kontestojnë dhe e mohojnë identitetin e KOMBIT SHQIPTAR në Ballkan – Nga Prof. dr. Mehdi HYSENI

 

Prandaj,  sabotimi i kësaj analize, është mbështetje direkte e “kombit kosovar”, i cili nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër,mashtrim dhe manipulim sui generis , që ka për qëllim copëtimin dhe zhbërjen e kombit shiptar. Me një fjalë, de fakto dhe de jure “kombi kosovar” është vepër e rëndë penale, të cilën do ta dënonte çdo shtet në Evropë. Mbase askush nuk do të pranonte një surogat të tillë të imagjinuar nga ndonjë individ i “retarduar”, pavarësisht nga interesat egosite dhe përfituese personale, grupore, klanore, ideologjike apo partiake etj.

-Eureksistët e “kombit kosovar”, duhet të mbajnë parasysh faktin se, shqiptarët në Ballkan kanë vetëm një identitet kombëtar, e ky është KOMBI SHQIPTAR! Ndaj, kush e kërcënon dhe kush e lufton në çfarëdo forme qoftë, duhet të penalizohet sipas ligjeve përkatëse në fuqi, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

                              *   *   *

 

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

          Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e ndalon e drejta ndërkombëtare !

*** KOMBI SHQIPTAR E KA FORMUAR SHTETIN SHQIPTAR, JO ANASJELLTAZI! KËTË E KA VËRTETUAR SHKENCA E DERISOTME KOMBËTARE DHE AJO NDËRKOMBËTARE.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë të shprehet kuturu dhe në mënyrë diletante, se gjoja “kulmi i një shoqërie politike nuk është kombi, por shteti, që e nxjerr në dritë kombin”!?

Këtë konstatim pervers agnocistik (pa asnjë argument shkencor) , para së gjithash e mohon shembulli konkret i KOMBIT SHQIPTAR, i cili  lozi rolin kryesor historiko-politik në formimin e shtetit të tij më 28 Nëntor 1912.

– Nuk duhet ngatërruar nocionin “komb” dhe nocionin “shtet”, sepse këto janë dy koncepte të ndryshme, madje nuk janë as synonime në kuptimin shkencor të përkufizimit të tyre nga autorët e teorive mbi kombin dhe mbi shtetin.

Askush nuk ka të drejtë ta nënvlerësojë kombin shqiptar dhe bashkimin e tij brenda kufijve etnikë natralë, që shtrihet brenda 4 Vilajeteve Shqiptare në Ballkan.  Me gjithë meritën 110-vjeçare, shteti shqiptar është krijuar nga KOMBI SHQIPTAR , disa shekuj para formimit të tij, më 28 Nëntor 1912. Këtë askush nuk mund ta mohojë, qofshin edhe liberalët e neolibelarët  e të ashtuquajturit “kombi kosovar” të imagjinuar ! 

 

Të gjithë miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve, nevojitet ta dinë të vërtetën si dielli, se bashkimi kombëtar  shqiptar “është ofertë integrimi, stabiliteti, sigurie, bashkëpunimi, drejtësie, barazie, solidariteti, humanizmii dhe paqeje evropiane”, jo ‘gogol’ i Ballkanit e as i Evropës së integruar Perëndimore.”

 

– Vetëm armiqtë e brendshëm të shqiptarëve dhe   kolonialistët e neokolonialistët sllavo-bizantinë ballkanikë me aleancat e tyre e luftojnë bashkimin kombëtar shqiptar, me qëllim të mbrojtjes së iteresave të tyre komplementare të  “allishverisheve” ekonomike, financiare, materiale dhe tregtare të politikës ditore. Kjo është fatkeqësia  për stabilizimin, për sigurinë dhe për paqen rajonale ballkanike, jo ribshkimi i Shqipërisë Etnike, që e qetëson Ballkanin nga zjarri dhe nga flaka e piromanëve të derisotëm sllavo-bizantinë (1876-2022).

Pra, të rrezikshëm, të paparshikuar dhe tejet të dëmshëm e destruktivë janë hegjemonistët dhe neokolonialistë sllavo-bizantinë ballkanikë së bashku me larvat e tyre pansllave dhe rusofile e grekofile etj., të cilët bashkimin e Kosovës me Shqipërinë  e quajnë “bizarizëm”, “regres”, “anticivilizim” dhe “rrezik” për rajonin ballkanik.

Kjo është esenca e mentalitetit politik destruktiv e pushtuesve të huaj të derisotshëm dhe e “bishtave” të tyre kuislingë, të cilët në emër të mbrojtjes dhe justifikimit të tezës “kombi kosovar”  të Nexhmedin Spahiut dhe “heronjve” të tjerë të këtij farë kombi të imagjinuar artificial, atakojnë, shpifin, anatemojnë, gëjejnë, dezinformojnë dhe akuzojnë kombin shqiptar, si dhe bashkimin e tij mbarëkombëtar  brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopolitikë në Gadishullin Ballkanik.

E drejta e bashkimit kombëtar është  legjitime dhe e ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas së drejtës historike të shqiptarëve mbi tokat e tyre indigijene etnike të shtrira në 4 Vilajetet e dikurshme të Perandorisë Osmane .

Për realizimin e kësaj të drejte, ndër shumë shoqata, klube e shoqëri në megrim, edhe “Komiteti Qendror i Shqiptarëve të Stambollit më 1897 (shek.XIX), i shtroi kërkesën unanime Sulltan Hamitit II : “ Në emër të popullit shqiptar po lypim bashkimin e 4 Viljaetve Shqiptare në një Vilajet të Vetëm me një Sundimtar  të Përgjithshëm Shqiptar, me seli në Manastir;  sundimtarë e nëpunës shqiptarë; Shqipen si Gjuhë Zyrtare, kishë e shkollë shqiptare, lirimin e të gjithë burgosurëve politikë nga burgu  e nga mërgata…Ky është vullneti  i prerë i popullit shqiptar”.( Të DSHE: 1944: 187).

Kur të analizohet dhe sintetizohet thellësish dhe objektivisht kjo “ekuidistancë” historike kohore, që i përket shekullit XIX, del se vetëdija kombëtare politike dhe atdhetare, ishte në shkallë më të lartë qytetëruese sesa kjo e sotmja, që i përket fillimit të dekadës së tretë të shekullit XXI, ku disa “bishta” të të ashtuquajturit “komb kosovar” me injorancën dhe me turpin më të madh po “terrorizojnë”  dhe po kontaminojnë ambientin e florës dhe të faunës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, duke bërë panic dhe, duke e frikësuar popullin se gjoja “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë” po e rrezikuaka Kosovën e pavarur dhe sovrane!?

Kjo është gënjeshtër, shpifje, etiketim sui generis serbo-ruso-sllav, që me të gjitha forcat po luftojnë, që ta mbajnë të kolonizuar dhe të copëtuar kombin shqiptar në Ballkan, edhe në shekullin XXI, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet “shekulli i shqiptarëve” nëse edhe më tej shqiptarëve u mohohet e drejta e ligjshme e bashkimit të tyre në një Shqipëri Etnike të Vetme, ashtu siç kanë luftuar dhe kanë kërkuar e gjithë peljada e Rilindësve dhe e lëvizjeve çlirimtare kombëtare shqiptare, me theks të veçantë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878)…. E deri te Lufta Çlirimtare Kombëtare e UÇK-së së Adem Jasharit në Prekazin heroik të Kosovës së Shqipërisë Etnike (5,6,7 mars 1998).

 

          E drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë !

Ata që  verbërisht dhe naivisht po deklarojnë se “nuk mund të bëhet  bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, për shkak se gjoja  një akt-vendim i tillë, do të ishte në kundërshtim me të dejtën ndërkombëtare, janë të gabuar , sepse nuk e njohin “ABC-në” e kësaj shkence juridike ndërkombëtare. Ky është problemi, jo e drejta ndërkombëtare.

Shpjegimi se Kushteuta e Kosovës (15 qershor 2008) në  “Nenin 1, pika 3, thotë se … Kosova nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”

Kjo klauzolë politikisht dhe kushtetutshmërisht në kuptimin e së drejtës së brendshme, është e pranueshme, sepse është votuar kjo Kushtetutë dhe, njëkohësisht është pranuar nga Gjykata përkatëse vendore.

Mirëpo, në kuptimin  e postulatit juridik shkencor të së drejtës ndërkombëtare, kjo nuk është e pranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe me normat e saj, kur flitet për bashkimin e dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Thjesht, bashkimi varet nga vullneti dhe interesat reciproke të tyre, Jo nga  “ndalimi” i së drejtës ndërkombëtare, siç po manipulohet dhe po dezinformohet me pompë sllave dhe prosllave populli shqiptar në hapësirat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, kjo duhet sqaruar opinionit se, e drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë(qoftë federate apo confederate etj.), POR e ndalon Kushtetuta e Kosovës, që nuk është kurrafrë akti juridik i së drejtës ndërkombëtare). Thjesht, me një fjalë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ndalon politika, jo   shkenca e së dejtës ndërkombëtare. Ngatërrimi dhe keqinterpretimi propagandistik dhe injorant i këtyre dy koncepteve politike vendore dhe i atyre  juridike ndërkombëtare, nuk është i pranueshëm e as i saktë shkencërisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, është mëkat dhe e patolerueshme, që me këto keqinterpretime  të koncepteve politike, kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare të gënjehet, të manipulohet dhe të mashtrohet opinioni i gjerë publik vendor qoftë në Kosovë a në Shqipëri.

             Në Shqipëri Kushteuta dhe e drejta ndërkombëtare e lejojnë bashkimin e saj me Kosovën, POR e pengon politika ditore

Mirëpo, ndoshta pas mbajtjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë, më 27 Nëntor 2022, me rastin e kremtimit të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit, do ta ndërrojë mendjen “politika ditore” zyrtare e Tiranës, dhe, do ta zbatojë me konsekuencë Kushtetutën në fuqi të vitit 1998, ku në Preambulën e saj flitet për bashkimin kombëtar shqiptar.-Urime  Tiranë, urime Prishtinë, se pa bashkim nuk ka  as Kosovë e as Shqipëri të fuqishme, të zhvilluar, të përparuar dhe të lulëzuar. Kjo është strategjia nacionale dhe shtetërore, që duhet ta ndërtojnë dh eta kapitalizojnë shqiptarët, sepse në qoftë se nuk bashkohen Kosova dhe Shqipëria, kombi shqiptar, do të mbetet edhe më tej i copëtuar dhe i kolonizuar së bashku me territoret e tyre etnike stërgjyshore iliro-shqiptare prej Danubit deri në Prevezë …etj.

Në favorin e këtij konsttaimi po e citojmë Preambulën e Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR” (Kushtetuta 1998: 5). Kështu thuhet edhe në Nenin 8 të kësaj Kushtetute: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Pra, logjika racionale dhe realiste e dikton se , Kushtetuta duhet të zbatohet, jo të “debatohet” politikisht apo diplomatikisht për t’i shkelur Nenet dhe Paragrafët e saj, me qëllim të përmbushjes së interesave të ndryshme politike dhe karrieriste të kolltukofagistëve, të nepotistëve dhe të burokjratëve në pushtet dhe aleancave të tij të brendshme apo të jashtme sllavo-bizantine.

Fatkeqësia e kombit shqiptar nuk qëndron tek ideologët dhe mbrojtësit e devotshëm të tij, përkatësisht te pasardhësit e rilindësve tanë (XIX dhe XX),  por në ndërgjegjën e kalbur të atyre armiqve të brendshëm, të cilët përmes “kombit kosovar” po propagandojnë, duke u çjerrur se 90% e shqiptarëve të  Kosovës, duhet të braktisin kombin shqiptar, duke qenë se tanimë “Kosova është bërë një komb i pavarur dhe sovran”, duke qenë se më 17 shkurt 2008, e njohën mbi 140 shtete të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe shpifje ordinere, që çnatyrizon dhe deformon të vërtetën, sepse  njohja ndërkombëtare e një numri të shteteve të OKB-së, assesi nuk do të thotë njohjen e të ashtuquajturit “kombi kosovar”,  por NJOHJN E SHTETIT TË KOSOVËS.  (Kësaj çështjeje  iu kemi referuar përtej më se një dekade të këtij shekulli, por kot, “thuaj Zenës, thuaj Stenës”, thotë një proverb popullor). Pikërisht, patentuesit dhe mbështetësit e “kombit kosovar” janë jo vetëm alergjikë, por edhe agresivë me  tiraat e tyre diletanteske antishkencore, sepse nuk dinë dhe nuk duan ta kuptojnë të vërtetën se,  një POPULL nuk mund t’i ketë DY KOMBE. Ndërkaq, dy e më shumë shtete PO!

Këtë të vërtetë, tanimë e di çdo nxënës i shkollës së mesme dhe çdo student i fakultetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë.

Fundja, edhe pse Nexhmedin Spahiu ka shkruar  kinse  dy libra për “kombin kosovar”, është fatbardhësi, që askush si ka “marrë në pullë”  as politika zyrtare ditore e Prishinës, as e Tiranës, as  e Shkupit, dhe, asnjëra nga akadmitë e shkencave në Kosovë, në Shqipëri, në Nju-Jork as në Shkup, duke mbajtur parasysh faktin se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por ka 90 për qind shqiptarë, që i përkasin KOMBIT SHQIPTAR !

Këta e kanë të drejtën ekskluzive të vendosin qoftë edhe në mënyrë plebishitare , që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, askush tjetër, qofshin ata edhe “firmagjinjtë” e “kombit kosovar” të trilluar nga Nexhmedin Spahiu.

blank

Realiteti shqiptar i tranzicionit në fokusin e mendimtarëve amerikanë. Nga Përparim Kabo (Pjesa e tretë)

 

ARSIMI DHE PUNËSIMI NË VITET E TRANZICIONIT…

Gjatë periudhës së Mbretërisë dhe në sistemin totalitar u investua për arsimin, dhe, nga një vend me shumicën e popullsisë analfabete, u arrit që të shkonin në shkollë të gjitha shtresat e shoqërisë. U krijua një traditë e mirë e kultit të dijes, vlerësimit të intelektualit, profesionistit, shkencëtarit dhe eruditit. Shkollat ishin zerioze, mësimi ishte i shenjtë dhe vlerësimet shume rigoroze. Çertifikata apo diploma që merrje, pasqyronin dijet dhe kompetencën kudo. Në periudhën e tranzicionit, kjo traditë u gërrye dhe sot jemi përballë një situatë fatale, aq kohë sa ka shitje note dhe diplomash. Cilësia e arsimit është shumë e ulët. Njerëzit janë ftohur me dijen dhe me librin. Kush e vrau librin? Kush i përbuz njerëzit e librit? Kush bëhet shok, ortak me hajnat, kriminelët dhe të korruptuarit? Sigurisht, ai që nuk është mik me librin dhe kulturën. Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të duhet të kalonte nga shfletimi shoqëror i librit,jo nga analfabetizmi, deri në foltoren e Kuvendit, ku sheh deputetë, që nuk dinë të shkruajnë, pa le më të lexojnë. Flitet me entuziazëm për Tetorin e librit…të lexuarit e librit, bëhet nami me dhe për librin, falë propagandës. Pallavra, gjendja eshte e tillë, që po të shohësh shifrat tronditesh. Gënjeshtrat për librin dhe diturinë janë të modeluara, gjoja sipas kërkesave të BEsë …. Dilni, shihni, nëse deputetët apo ministrat, frekuentojnë bibliotekat apo blejnë libra, brenda ose jashtë vendit. Ata mund të blejnë gjithçka, por libra,ah, ah, është herezi! Mundet, ndonjëri prej tyre. Me padituri shkohet drejt tunelit të mbyllur, kjo është e sigurt.

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit, në Universitetin e Uashingtonit, (The Lancet) ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global (195 vende) nga viti 1990 -2016. Studimi tregoi se Shqipëria kishte bërë regresin më të madh në Europë, madje në rang global, në këto 26 vite. Në vitin 1990 Shqipëria u rendit e 75-ta në botë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por në vitin 2016 ajo u rendit në vendin 91, duke humbur plot 16 pozicione në renditjen globale. Sigurisht, kjo gjendje lidhet me degradimin e arsimit, largimin nga parametrat cilësorë dhe sasiorë që karakterizojnë shoqëritë e zhvilluara.

“Modeli arsimor që kemi zgjedhur të ndjekim, ai i Finlandës, që është më efikasi në Europë, ka dështuar të ushtrohet në kushtet e Shqipërisë. Finlanda arriti, në 2015-ën, vendin e dytë në botë për njohuritë e larta që 15-vjeçarët atje kanë për shkencat, matematikën dhe të lexuarit, sipas Programit për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë (PISA). Ndërsa Shqipëria u rendit shumë poshtë mesatares në rang botëror, duke u krahasuar me vende të Azisë dhe Afrikës, edhe pse vitet e fundit ka bërë përmirësime. Por çfarë ka bërë Finlanda, që është prijësi i arsimit në Europë? Në shtetin e vogël nordik, prej rreth 5 milionë banorësh, është më e vështirë të bëhesh mësues, se sa mjek, jurist apo ekonomist. Shkollat e larta të mësuesisë përzgjedhin 10 përqindëshin më të mirë të gjimnazistëve dhe kurrikulat e kanë të kombinuar, në mënyrë të përsosur, praktikën me teorinë. Teksa Shqipëria ëndërron Finlandën, për gati 30 vite rresht , që kur ka rënë sistemi komunist, degët e mësuesisë ndiqen nga 20%-shi më i dobët i studentëve. Lëndët e mësuesisë ishin aq pak të zgjedhura, sa prej vitesh degët e matematikës, biokimisë, jo vetëm që kanë thithur gjimnazistët e 10% më të lartë, por shpesh janë degdisur me kuota bosh…Modeli i Finlandës te ne, është një dështim, pa llogaritur faktin se Shqipëria sistematikisht, gjatë tri dekadave të fundit, ka financuar arsimin me rreth 3% të PBB-së, teksa Finlanda, (modeli që ne themi se po ndjekim), edhe sot e kësaj dite, jep 7% të fondeve të buxhetit për arsimin. Fëmijët në Finlandë nisin shkollën në moshën 7 vjeç, mësimi fillon pas orës 9. Në gjashtë vitet e para kanë vetëm një mësues dhe, për më tepër, shkolla nuk konceptohet si një detyrim. Gjithkush prej nesh e dimë se Shqipëria nuk ngjan askund me modelin që thotë se ka zgjedhur.” UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim), bëri një vlerësim për politikat arsimore në Shqipëri dhe gjeti se, ende deri më 2017, mësimdhënia në vendin tonë ka dështuar të nxisë kreativitetin dhe aftësitë. Citoj nga përfundimet e gjetura në realitetin tonë arsimor: “Gjatë dekadave të fundit, shkollat duhet të ndryshonin rolin e tyre; nga riprodhimi me saktësi i lëndëve, drejt nxitjes së rritjes dhe zhvillimit të mendimit kritik dhe kompetencave dixhitale për pjesëmarrje në shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë dhe përtej saj”, – shprehen ekspertët e UNESCO-s. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018, nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku, në vitin 2018, janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak. Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43.700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29.000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu, numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, dhe ka mbetur me 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këto dy vitet e fundit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70% përgjatë 28 viteve. Sipas INSTAT, ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017-2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013-2017, për ciklin 9-vjeçar. Ministria e Arsimit pohoi se, prej vitit 2009 migrimi i brendshëm i popullatës, nga fshatrat dhe qytetet e vogla, drejt qendrave më të mëdha urbane, emigracioni dhe rënia e numrit të lindjeve, kanë bërë që shkollat në zona urbane të kenë më shumë nxënës se sa në ato rurale.” Kuptohet që ajo çka thotë Ministria e linjës është një justifikim. Shkaqet e kësaj gjendjeje janë më të thella dhe ndërfaktoriale. Pse po zbrazen shkollat? -pyet revista “Monitor”, dhe jep këtë përgjigje që të tmerron. Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grupmoshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2017, ka zbritur në vetëm rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989. Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT. Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.5 fëmijë për grua në fund të 2017-s nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për pakësim të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë, në vitet në vijim. Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të afërme, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve), ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur në 33 mijë persona në 2016-n dhe 26 mijë në 2017-n. Këto shifra shkruhen në Raportin Vjetor të Situatës së Azilantëve, të publikuar fillimisht nga Bashkimi Europian.Demografët e INSTAT kanë komentuar më parë se, një ndër faktorët kryesorë të rënies së lindjeve këtë vit, lidhet me emigrimin. Në vitin 2015, një valë emigracioni prej 67 mijë personash u regjistruan si azilantë në vendet e BE-së, një nivel rekord i viteve të fundit. Qendra kërkimore “PewResearch”, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit. Karakteristikë themelore e valës së emigracionit këtë herë ishte ikja e familjeve, ndryshe nga vendet aziatike, ku emigrojnë kryesisht vetëm meshkujt. Azilkërkuesit nga vende si: Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje. Edhe numri i aplikimeve për Lotarinë Amerikane nga shqiptarët, është i lartë. Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo rreth 13% e shqiptarëve) i varën shpresat e tyre tek “ëndrra amerikane”, duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur të parët në Europë, që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptarëve që aplikuan për Lotarinë Amerikane, është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018-n, numri i aplikimeve, kapi shifrën rekord 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Shtetit. Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikane ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013. “UNESCO ka rekomanduar se, Shqipëria duhet të përdorë më mirë procedurat e emërimit të mësuesve, për të trajtuar pabarazitë në sistemin arsimor. Një analizë e rezultateve të “PISA 2009″, tregoi se nxënësit shqiptarë në zonat rurale kishin më pak të ngjarë të kishin mësues që përdornin praktika të efektshme të mësimdhënie. Për vitin shkollor 2015-’16, disa Drejtori Arsimore Rajonale, sidomos në pjesën verilindore të vendit, raportuan një numër të konsiderueshëm vendesh të lira, të paplotësuara me aplikantë. UNESCO i ka kërkuar Shqipërisë që të punojë për të siguruar numrin e nevojshëm dhe shpërndarjen e duhur të mësuesve, për të trajtuar çdo pabarazi në sistemin e arsimit. UNESCO paralajmëron se nuk ka zgjidhje të thjeshtë për këtë problem.”

Le të shohim tani se si është kurba e financimit për arsimin duke i`u referuar disa shifrave dhe cila është prirja. Një arsim i përparuar dhe modern ka nevojë edhe për mbështetje financiare, nëse realisht kemi bindjen se “Arsimi ndryshon veten, me qëllim për t’i hapur rrugën ndryshimit të shoqërisë në tërësi.” Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB-së së saj, para viteve 1990, për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD jepnin në atë kohë. Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% e PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit. Sipas UNESCOs Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin, në raport me PBB, krahasuar me vendet e tjera të kontinentit. Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverisë për arsimin kanë qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve të fundit mbeten kryesisht deri nën 3.5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës, financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3% të PBB-së. Shpenzimet private/familjare për arsimin si përqindje e PPB-së kanë qenë në rritje që në 2011, dhe, duke ruajtur këtë tendencë, arriti në 0.9% në fundin e vitit 2015 dhe pak më shumë se 1% më 2017. Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht në cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara të popullsisë. Në vend që hendeku i financimeve në arsim të plotësohet, qeveria planifikoi të kundërtën, fondet u ulën më tej gjatë tri viteve në vijim. Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 20182019 zbritën në 3%, në 2020 dhe 2021. Shqipëria u rendit e fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1% të PBB-së për arsimin, teksa në vendet e tjera të rajonit, ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së. Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës, treguan se pesha e shpenzimeve për arsim në familje arriti në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit më 2016, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë- Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Instituti i Statistikave të Kosovës raportonte në anketën e buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit familjar ishte zero.

LE TË SHOHIM TREGUESIN TJETËR, PUNËSIMIN

Në një shoqëri të shëndetshme me ekonomi funksionale, treguesi kryesor i rritjes dhe zhvillimit është punësimi dhe kryesisht i gjeneratave të reja, pra, i pjesës vitale të shoqërisë, e cila presupozohet që të këtë arsimim më të mirë se brezat e mëparshëm, të jetë ithtare e ritmit të lartë të ndryshimit, si dhe të zotërojë teknologjitë e reja, që kushtëzojnë ecjen e përshpejtuar të një shoqërie në veçanti dhe të asaj globale në tërësi. Deri para viteve 90 popullsia në Shqipëri ishte e re. Mosha mesatare ishte shumë e ulët dhe nga më të mirat në Europë dhe më gjërë. “Para viteve ’90 Shqipëria kishte një moshë mesatare shumë të re, 27 vjeç, duke qënë në këtë mënyrë dhe popullsia me moshë mesatare më të re në Europë. Por vit pas viti ajo ka ndryshuar, për të ardhur në 2015n me 8 vjet rritje (pra 35 vjeç.) Plakja e popullsisë është një fenomen shqetësues në pjesën më të madhe të botës. Kjo ka rritur frikën se shumë vende nuk do të kenë kapacitete të mjaftueshme punonjësish për të mbajtur një numër gjithnjë e në rritje të moshuarish. Për shkak të lindshmërisë shumë të ulët, të regjistruar aktualisht në Shqipëri dhe vijimit të emigrimit të të rinjve, parashikimet janë që popullsia do të vijojë të plaket.” Ja sa ka qen popullësia në Shqipëri ndër vite, sipas statistikave zyrtare:

Viti Mijë banorë

1923 814

1945 1122

1989 3182

2014 2884

Tabela e mësipërme tregon numrin e popullsisë në Shqipëri që nga censusi i pare, i organizuar në vitin 1923. Si paraqitet punësimi i të rinjve në Shqipëri? Le t`i referohemi të dhënave të ILO-Organizata Ndërkombëtare e Punës. Në bazë të një studimi që ka kryer kjo organizatë, në lidhje me punësimin e të rinjve në vendet e Europës, dhe nivelin e papunësisë; shifrat për Shqipërinë janë alarmante.” Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve, të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë, me të dhënat e vitit 2018, dhe Shqipëria, fatkeqësisht, renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës. Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë, norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%. Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore. Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia, ku papunësia te të rinjtë, në 2018-n, ishte 4.6%.Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%. “Politika dhe ekonomia janë pandashmërisht të lidhura…nga të dyja kërkohet që të frenohet rritja e diferencës midis të varfërve dhe të pasurve, të ndërtohet një shtet më social dhe me një angazhim më serioz në përmbushjen e këtij objektivi. Qeverisja e ka për detyrë të punojë fort për të siguruar çdo të drejtë civile të qytetarëve të vet, por njëkohësisht ajo duhet të ketë njërin sy tek të drejtat ekonomike, duke theksuar jo vetëm të drejtën e pronës, por edhe luftën e vazhdueshme ndaj pabarazisë ekonomike…Modifikimi paksa i kursit të zhvillimit të vendit drejt një shteti social, duket se është i pashmangshëm për të zbutur sado pak kundërshtinë e dukshme ndaj reformave të ashpra që qeveritë ndërmarrin.”

Shoqëria duket si e kapur në kurth. Nga njëra anë, që të ndryshojë gjendjen e varfërisë dhe që t’i hapë rrugë zhvillimit, duhet të rrisë arsimimin dhe të ketë të garantuar punësimin; nga ana tjetër, ky lloj ndryshimi kërkon investim nga familjet për arsimimin e fëmijëve dhe sigurimin e një jetese më të mirë e më dinjitoze. Me pak fjalë, duhen më shumë të ardhura për të investuar për edukimin e fëmijëve dhe ato realisht nuk janë. Si mund të dilet nga kjo gjendje, që Joseph Stiglitz e quan “Çmimi i Pabarazisë,” në librin e tij me të njejtin titull? Mungesa e të ardhurave,- nënvizon ai, – e bën të vështirë mundësinë e familjeve për të qenë produktive në mënyra të ndryshme. Mungesa e mundësive monetare i redukton aftësitë e tyre për të investuar për fëmijët dhe jetën e tyre. Atyre u duhet një banesë më e mirë dhë për këtë duhet të marrin kredi në bankë, e cila kërkon një kolateral si garanci, përndryshe, kushtet e kreditimit nuk mund të jenë të favorshme. Nëse në shoqëri, shumica e popullatës është e varfër dhe në pamundësi për mbështetur edukimin e fëmijëve të tyre, atëhere problemi është mbarëshoqëror.” Pasoja më e rëndësishme e këtij jo perfeksioni është se, në këtë botë, ku shumë familje kanë pak mundësi monetare ose nuk kanë hiç, dhe, ku qeveritë kanë mundësi të kufizuara për të ofruar për shkollimin, atje ka një mungesë investimesh për kapitalin njerëzor.”

( fundi i pjesës së tretë-vijon)

blank

Historia- Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani

Po ndodh faza e dytë e sulmit të Kryeministrit ndaj pronarit të grupit mediatik “Focus Grup”. Policia dhe IKMT janë shfaqur në bregdetin e golemit, fiks tre muaj pasi ato bënë spektaklin e aksionit të parë, jo më për të prishur pishinat, por gjithë hotelin.

blank

Kur fadromat ia behën për të shkallmuar pishinat e “Prestige resort” të bisnesmenit Irfan Hysenbelliu, ky i fundit u mbrojt me argumentin se ai gjithçka e kishte me leje, madje të firmosur dhe vetë nga Edi Rama, në 2016-ën, prandaj qëllimi i ruspave të qeverisë ishte që të ndryshonte vijën editoriale të mediave të tij, përmes shantazheve të paligjshme. Për të vërtetuar këtë nënpunësit e “Presige resort” publikuan edhe faksimilen e lejes të KKRT të nënshkruar nga kryeministri (poshtë).

blank

Me të dalë ky dokument si dhe disa  fotografi të shefit të qeverisë duke drekuar me biznesmenin Hysenbelliu, në shoqëri të Taulant Ballës, Arben Ahmetajt dhe Behgjet Pacollit, pikërisht buzë pishinës që ishte duke u shkatërruar nga fadromat e IKMT-së, u detyrua të bënte një sqarim ministria e Brendëshme.

Në të pretendohej se shkallmimi po bëhej për interes publik dhe nga ky aksion do ti ktheheshin qytetarëve 4 mijë metra tokë të zaptuara. Ajo pretendonte se leja ishte dhënë me dy kushte, ku theksohej ajo do të jepej vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar (poshtë).

blank

Po cili nga këto dy versione, aq larg nga njëri-tjetri, është më pranë së vërtetës? Lapsi.al i ka parë ato me lupë, ka analizuar të gjitha të dhënat, natyrisht duke e vëzhguar çështjen nga interesi i publikut dhe rëmbimi ose jo i hapsirave që i përkasin qytetarëve. Duke u nisur nga ky princip qeveria Rama ka bërë së paku tre shkelje flagrante.

 

Së pari, ato 4 mijë metra hapsirë publike, për të cilat ministria e brendëshme bënte sikur i dhimsen sot, qeveria ia kishte “falur” Irfan Hysenbelliut. Sikurse duket edhe në master planet që i kanë publikuar njësoj të dyja palët, në hartë vëzhgohet qartë se bllokimi i rërës dhe ndalimi i vijueshmërisë së bregut të detit si një pronë e të gjithëve, është parashikuar në harten e firmosur nga Rama. Pra nëse biznesmeni do kishte paguar taksat dhe do kishte plotësuar kushtet e pretenduara teknike, ai do ta gëzonte sot, këtë pronë të të gjithëve, me bekimin e Ramës. Madje ai do përvetësonte edhe një pjesë të detit duke ndërtuar një mol për skafe i cili fatmirësisht nuk është ndërtuar ende. Po ashtu, leja e Ramës parashikon një hotel shumë katësh, ndryshe nga plani fillesar i Mak Albania (të gjitha qeveritë nga ajo Meksi, Nano, Meta, Majko, Berisha e kanë zbatuar këtë parim), që prish rregullin e kësaj zone që ndërtimet e betonit mos ngrihen mbi lartësinë e pishave.

Pra, kur ishte mirë me Irfan Hysenbelliun, kur donte të joshte mediat e tij, Edi Rama se kishte për gjë tu grabiste qytetarëve ato 4 mijë metra, për të cilat në këtë shtator u kujtua ti konsiderojë të paligjshme.

blank

Së dyti janë disa foto që flasin shumë (këtu lart) ku duket dhënësi i lejes i veshur me tuta Adidas qe drekon për shtatë palë qefe me përfituesin e saj në shoqërinë e hierarkëve të PS dhe qeverisë. Kushdo që e ka parë “Prestige resort” e kupton se në kohën ku po konsumohet kjo drekë hoteli është ngritur, pishinat janë ndërtuar dhe shefi i qeverisë po shijon jetën buzë saj. Po ka një pyetje: Kur leja është që në mars 2016, dhe kur taksat nuk janë paguar prej kohësh dhe kushtet teknike nuk jasnë plotësuar gjithashtu, si shkon kryeministri në një objekt që i ka borxh shtetit që ai drejton? Si mund të pijë verë rrehat rehat shefi i qeverisë me një biznesmen që i ka borxh publikut? Si e ka marrë me vete edhe bacën Behgjet Pacolli, të cilit i ka dhënë aeroportin e Vlorës, apo për ti dhënë edhe atij shembullin se ne pijmë bashkë edhe kur ti si paguan taksat?

Në një vend normal, vetëm kaq do të mjaftonte, jo për të shkuar ruspat tek Irfani, po që një kryeministër të jepte dorëheqje. Shoqërimi i Ramës në publik, me një biznesmen që tallet me lejen e firmosur prej tij dhe rrefuzon të paguajë borxhin, do të shpjegohej me promovimin e këtij modeli.

Por në vendin kur Rama të bën të mirë kur je me të, dhe të shkallmon pronën kur e kritikon edhe kjo mund të shitet si normale.

Së treti, qeveria pretendon se zgjodhi ruspat ngaqë biznesmeni nuk ka paguar taksat. Po a zgjidhet konfikti për taksat me shkallmim prone? A i kanë shkuar fadromat edhe biznesmnëve të tjerë që i kanë borxh psh. tatimeve? Ky pretendim është qesharak. Ky aksion ka qëllim vetëm hakmarrjen dhe prandaj për të bërë të munduar atë u ndryshua në fillim të shtatorit drejtori i IKMT-së duke e zëvendësuar me Dallëndyshen e famshme. Prandaj në shtator ruspat, mjetet e rënda dhe policët ecnin me arrogancë, në rërë, në sy të pushuesve me roba banjo, ndërsa tani tre muaj.më pas u kthen pa asnje paralajmërim. Justifikimi gjithmone është se po i rikthenin hapsirën publike qytetarëve, por duke harruar se kur Rama e kishte mirë me Irfanin ai ia kishte rëmbyer plazhin qytetarëve duke privatizuar dhe rërën dhe bregun e detit (faksimilja lart).

©Lapsi.al

blank

Dokument, firma e Ramës- Arsyet pse po shembet Prestige resort

Askush nuk ka asnjë dyshim se pas hakmarrjes kundër bizneseve të botuesit Irfan Hysenbelliu qëndron Edi Rama. Por, ndryshe nga hamendësimet një gjë të tillë e vërtetojnë edhe shkresat dhe dokumentat. Lapsi.al ka arritur të sigurojë Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që mban firmën e kryeministrit, ku Prestige Resort renditet mes 24 aplikimeve leja e te cilëve do të anullohet.

 

Pra nëse më datë 7 mars 2016, vetë shefi i ekzekutivit që atëherë ishte në mardhënie të shkëlqyera me bosin e mediave dhe me televizionin e gazetat e tij, i dha atij një leje në kundërshtim me të gjitha karakteristikat e asaj zone të Golemit, gjashtë vite e gjysëm më pas, në 19 tetor 2022, e ka anulluar atë.

blank

Madje me kënaqësinë e atij që i përdor fadromat – po të huazojmë një shprehje të Fatos Lubonjës-, “si një kompensim të ereksionit të munguar”, kryeministri e ka firmosur vetë vendimin.

blank

Mediat e Hysenbellut kanë publikuar gjatë orëve të prishjes një dokument të vitit 2017 ku drejtoresha që është urdhëruar ta prishë sot, e njihte si të ligjshëm objektin (poshte). Por kjo ka pak rëndësi.

blank

Se në këtë pikë thelbi nuk qëndron nëse objektit i ishte anulluar leja, apo ai e gëzonte atë. Pra problemi nuk është thjeshtë juridik. Sepse po të besojmë për një moment se shefi i qeverisë ka të drejtë, pra se ndërtuesi nuk kishte zbatuar kushtet e lejes, pasi për atë investim mbi 20 milionë euro, nuk kishte paguar disa mijra euro taksa, pra edhe po ta marrim këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: Pse qeveria nuk e sekuestroi për ta përdorur për interes publik? A qe më mirë që fadromat të bënin pluhur gjithë atë investim, apo ndoshta ia vlente që, nëse e merrte shteti, t’a shndërronte në një azil, në një pronë publike apo në diçka të dobishme?

Andi Bushati: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin 

Natyrisht nuk u veprua kështu pasi nëse ndiqej kjo logjikë do ti mbetej në dorë gjykatës që s’dihet nëse do i jepte të drejtë apo jo qeverisë.

Vendimi duhej marrë arbitrar, arrogant dhe i menjëhershëm. Qëllimi i tij ishte të bënte shembull një botues për të friksuar dhe ndrydhur të tjerët. Prandaj Rama firmosi vetë për anullimin e lejes. Dhe zgjodhi fadromat në vend të asaj që duket e arsyeshme.

©Lapsi.al

blank

Veliajt me bukë e Ramës me gurë- Ndarja në PS për News24 dhe Top Channel

Vetë fjala “vijë” nënkupton një zgjatim të drejtë, po kur kjo është “editoriale”, ndodh që herë herë të lakohet rrugës. I tillë është rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe dy televizioneve që kanë hyrë në një spirale të ashpër konflikti me Edi Ramën kohët e fundit, News24 dhe Top Channel.

Seria e raportimeve kundër Ramës dhe vartësve të tij, si Gazheli i doganave, Klosi i tatimeve dhe tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut në mediat e Irfan Hysenbelliut e mori mesazhin e parë të fortë nga Rama që i prishi pishinën në hotelin e tij në Golem. Ndërkohë që prej 1 Dhjetorit, hoteli po shkatërrohet si shprehje e hakmarrjes, edhe pse lejen e ka firmosur vetë Rama, edhe pse kryetarja e IKMT ka pranuar se ndërtimi është i ligjshëm.

Por edhe sot, në kulmin e përdhunimit që po i bën Rama pronës private të Hysenbelliut, në mediat e tij gjen artikujt me porosi të Erjon Veliajt, që çdo gazetar i konsideron akte përdhunimi për një televizon, gazetë apo portal.

blank

Këtë 2 Dhjetor të gjitha mediat që mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn kanë në faqet e tyre ekzaktësisht të njëjtin tekst, të shkruar në zyrat e bashkisë.

blank

Njësoj edhe në Top Channel, që sot konsiderohet një televizion opozitar. Kudo në raportimet e gazetarëve të këtij televizioni flitet për shpopullimin nga keqqeverisja e Ramës, për abuzimin me çmimin e naftës, për dhunën e policisë ndaj qytetarëve të pafajshëm etj, por kurrë nuk mungojnë aty qokat për Erion Veliajn.

Është një rast i rrallë në këto 9 vite qeverisje të socialistëve, që një media opozitare të kritikojë ashpër kryeministrin e vendit, por në të njëjtën kohë të përkulet përballë propagandës bajate të vartësit të tij në bashki.

Dhe këtë dallim e bëjnë 5 muaj para zgjedhjeve. Pa arritur të kuptojnë se duke i shërbyer Erion Veliajt, në të vërtetë po i bëjnë shërbim Edi Ramës./Lapsi.al

blank

Sulmi në “Prestige Resort”, reagon presidentja e Parlamentit Europian: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE. Bëjmë thirrje për masa kundër atyre që intimidojnë mediat

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për News24 dhe BalkanWeb në lidhje me sulmin e paligjshëm të institucioneve në Prestige Resort.

Ajo është shprehur se Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian.

“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, tha ajo.bw

blank

Faktet kryesore që duhet t’i dini rreth feminicidit

Pamje nga njëra prej protestave të mbajtura në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave. Fotografi ilustruese nga arkivi.

RFE/RL

Afër 45.000 gra dhe vajza u vranë në mbarë botën më 2021 nga partnerët e tyre, sipas UN Women.

Kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara vlerëson se kjo shifër tregon se “bota po dështon të ndalë vrasjet që do të mund të shmangeshin përmes intervenimit të hershëm”.

Në Kosovë, në pesë ditët e fundit u vranë dy gra, dhe që të dyja dyshohet se janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Ngjarja e parë ndodhi në orët e hershme të 25 nëntorit në Prishtinë, kur një burrë u dorëzua në Polici, pasi dyshohet se vrau gruan e tij 63-vjeçare me sëpatë. Vrasja e dytë ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit, kur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u qëllua për vdekje një grua shtatzënë. Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës, dhe nga të shtënat humbi jetën edhe fëmija i palindur.

Por këto nuk janë rastet e para, e as të vetme të vrasjes së grave. Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.

Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave apo normave të dëmshme shoqërore.

Të dhënat e Policisë së Kosovës për vitin 2021 flasin për 2.456 raste të evidentuara të dhunës në familje me 2.486 viktima.

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima.

Agjencia UN Women, më 25 nëntor, kur ka nisur fushata “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore” – që po organizohet edhe në Kosovë – ka publikuar pesë gjetjet kryesore të një raporti lidhur me atë pse vriten gratë dhe vajzat:

1. Gratë dhe vajzat më së shumti ka të ngjarë të vriten nga personat e tyre të afërt

Sipas UN Women, afër 45.000 gra dhe vajza në mbarë botën u vranë më 2021 nga partnerët e tyre apo nga anëtarët e familjes (përfshirë nga prindërit, xhaxhallarët dhe vëllezërit).

Kjo i bie që mesatarisht mbi pesë gra dhe vajza janë vrarë çdo orë nga ndonjë anëtar i familjes së tyre. Partnerët aktualë dhe ish-partnerët intimë, sipas gjetjeve, janë autorët më të shpeshtë të femicideve, pasi përbëjnë rreth 65 për qind të të gjitha rasteve që lidhen me vrasjet nga partnerët dhe pjesëtarët e familjes.

Numri i lartë i rasteve të vrasjeve nga bashkëshortët apo partnerët nënkupton se “bota po dështon të ndalë vrasjet që do të mund të shmangeshin përmes intervenimit të hershëm”, tha UN Women.

2. Femicidi është problem universal

Sikurse të gjitha format e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, femicidi është problem që prek çdo shtet në mbarë botën. Sipas raportit të UN Women, më 2021, Azia shënoi numër rekord të vrasjeve të grave nga partnerët e tyre dhe nga anëtarët e familjes, me rreth 17.800 viktima, pasuar nga Afrika me 17.200 viktima, 7.500 viktima u regjistruan në Amerikë, 2.500 në Evropë dhe 300 në Oqeani.

Nëse llogaritet popullsia e përgjithshme, të dhënat tregojnë se më 2021, 2.5 gra dhe vajza në 100.000 banorë janë vrarë nga partnerët e tyre apo anëtarët e familjes në Afrikë, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 1.2 në Oqeani, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

3. Shkalla e vërtetë e femicidit ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë

Përderisa UN Women tha se të dhënat e prezantuara janë jashtëzakonisht të larta, ato mund të mos jenë shifra reale, pasi shumë viktima të femicidit nuk regjistrohen. Sipas raportit, gjatë vitit 2021 katër në dhjetë vrasje ku viktima ishin gratë dhe vajzat, nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar nëse këto vrasje ishin të bazuara me gjininë.

Në shumë raste, vetëm vrasjet e grave dhe vajzave të kryera nga partnerët e tyre dhe familjarët klasifikohen si femicid. Por, agjencia e OKB-së tha se vrasjet e lidhura me gjininë ndodhin në shumë kontekste që shkojnë përtej sferës private. Ato mund të lidhen me dhunimin apo dhunën seksuale nga dikush që viktima nuk e ka njohur, mund të jenë të lidhura nga praktikat e dëmshme sikurse gjymtimi i organeve gjenitale femërore ose nga të ashtuquajturat vrasje të “nderit”.

Po ashtu, mund të ketë raste të femicidit që janë shkaktuar si rezultat i krimeve të urrejtjes të lidhura me orientimin seksual apo identitetin gjinor, por edhe me krime të kryera në konflikte të armatosura, apo nga bandat apo krime të kryera gjatë trafikimit me qenieve njerëzore.

4. Gratë dhe vajzat e margjinalizuara përballen me rreziqe më të mëdha

Sa i përket grupeve të margjinalizuara, UN Women tha se ka më pak të dhëna. Për shembull, organizata për të drejtat e grave MundoSur ka analizuar të dhënat e ueb-faqeve të lajmeve në 12 shtete të Amerikës Latine dhe ka gjetur se vetëm njëri nga këto 12 shtete mbledh të dhëna nëse viktimat kanë qenë shtatzëna, dy shtete të tjera kanë mbledhur të dhëna për etninë e viktimave dhe tri shtete kanë të dhëna nëse viktima ka qenë migrante.

 

Por, pavarësisht të dhënave të kufizuara, të dhënat e ofruara nga Kanadaja dhe Australia sugjerojnë se gratë e grupeve indigjene janë shumëfish më të prekura nga vrasjet e lidhura me gjininë. Sipas të dhënave, vrasjet e grave dhe vajzave në Kanada më 2021 ishin pesë herë më të larta në mesin e grupeve indigjene.

OKB-ja porositi se për të parandaluar femicidin, mbledhja e të dhënave nga autoritetet është thelbësore, pasi kështu mund të identifikohen gratë dhe vajzat që janë më në rrezik dhe më pas autoritetet mund të krijojnë mekanizma më të mirë të parandalimit dhe të mbrojtjes së viktimave.

5. Femicidi mund dhe duhet të parandalohet

OKB-ja tha se vrasja e grave dhe vajzave, por edhe krimet e tjera të lidhura me gjininë mund të parandalohen, pikë së pari përmes nismave parandaluese që përqendrohen në transformimin e normave të dëmshme shoqërore dhe të përfshirjes së komunitetit që të ketë zero tolerancë për dhunën ndaj grave. UN Women, po ashtu, tha se vlerësimet e rrezikut dhe intervenimet e hershme, por edhe mbikëqyrja policore dhe sistemi gjyqësor mund t’i parandalojnë këto krime.

Përvoja e Afrikës së Jugut, për shembull, sugjeron se ulja e rasteve të femicidit mund të arrihet përmes ligjeve dhe politikave gjithëpërfshirëse që synojnë parandalimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave, ligjeve për kontrollin e armëve të zjarrit dhe aktivizmin për të drejtat e grave, tha OKB-ja.

Megjithatë, UN Women tha se duhet më shumë hulumtim për të kuptuar se pse po rriten rastet e femicidit. Në raport u tha se organizatat për të drejtat e grave dhe vajzave luajnë rol në parandalimin e këtyre rasteve, pasi që nxisin ndryshimin e politikave, mbajnë përgjegjëse qeveritë dhe ofrojnë shërbime kritike për të mbijetuarat e dhunës. Po ashtu, rritja e mbështetjes financiare e këtyre organizatave, sipas UN Women, do të ndikonte në uljen dhe parandalimin e rasteve të femicidit.

blank

Ishin martuar 4 muaj më parë- Burri vrau gruan shtatzënë te dera e maternitetit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën pasditen e sotme rreth orës 18:00 në hapësirat e QKUK-së, saktësisht para spitalit të Gjinekologjisë ka ndodhur një vrasje.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare është vrarë me thikë në mënyrë makabre nga ish-bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti vrasës është Sokol Halili, i cili ka qëlluar disa herë me thikë ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Syri.net publikon fotot e çiftit.

Sipas të afërmve, çifti ishte kurorëzuar me martesë 4 muaj më parë.

 

Po ashtu ata theksojnë se për shkak të mosmarrëveshjes Sokol Halili dhe Hamide Magashi ishin divorcuar kohët e fundit.

Viktima ishte shtatzënë në muajin e fundit dhe priste të lindte nga dita në ditë.

Mësohet se ajo ishte pranuar në maternitet fundjavën që kaloi.

Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur debate verbale mes ish-bashkëshortëve.

Sakaq, policia ka qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve mes burrë e grua. Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala, për Radio Dukagjini ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra sot në oborr të QKUK-së kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse.

blank

Të shpërndarë në 6 shtete të Gadishullit Ballkanik, sfidat politiko-juridike të botës shqiptare në mileniumin e ri- Nga Prof. Ksenofon Krisafi

Në vitin 1897, Abdyl Frashëri, një ndër shtetarët dhe diplomatët më të mëdhenj të trojeve shqiptare, i shkruante kryeministrit italian, arbëreshit Francesco Crispi:

Në rast se fuqitë e mëdha do ta dënojnë këtë popull trim dhe liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet midis shteteve fqinje, gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të fituar pavarësinë e tyre kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktor i paqes dhe do të kthehet në një digë kundër ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetëm gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin Evropian”.

Zhvillimet e deritanishme, përgjithësisht të karakterit toksik, e kanë provuar profecinë dhe aktualitetin e thënies së tij. Ballkani ka qenë dhe vazhdon të jetë “fuçi baroti”, paqja vazhdon të mbetet seriozisht e kërcënuar nga padrejtësitë e ricikluara kohë pas kohe dhe rreziku rus sërish i pranishëm si qëmoti.

Një ndër këto padrejtësi lidhet me moszgjidhjen e duhur të të ardhmes politike të shqiptarëve, e cila, siç thotë profesori i madh, Rexhep Qosja, “pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur, por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur. E shikuar e shprehur në gjithë shtrirjen e saj gjeografike dhe demografike me mënyrën e jetës së tyre në trojet ku shqiptarët janë popullatë e vetme a shumicë etnike, çështja kombëtare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, njëra nga më të rëndat në Evropë sot.

Ajo shtrohet në formën e pyetjes retorike se ç’do bëhet me shqiptarët, një popull që, duke qenë të shpërndarë në 6 shtete të gadishullit ballkanik, përbëjnë një nga rastet më të rralla në Europë e në botë?

Nga zgjidhja e saj me urtësi dhe sens objektiviteti do të varet jo vetëm e ardhmja e tyre, por edhe paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, zhvillimet dhe prosperiteti politik, ekonomik e social i popujve të tjerë në gadishull dhe në Europë.

Në vijim do të flitet shkurt për aspektet juridiko-ndërkombëtare të alternativave të mundshme për zgjidhjen e saj.

Konservimi i status quos aktuale, do të nënkuptonte vazhdimin e politikave asimiluese ndaj shqiptarëve që nuk janë pjesë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të inkurajonte për arbitraritete të tjera ata të cilët iu mohuan gjuhën, përkatësinë etnike, iu mbyllën shkollat, iu prishën kishat dhe xhamitë, iu ndërruan emrat, kombësinë, fenë, i dënuan me amnezi historike dhe kombëtare, çka nuk pajtohet me konceptet dhe sjelljet moderne të qytetërimit të sotëm.

Kjo çështje kombëtare, ende e pazgjidhur në formën e saj më të përshtatshme, pret ditë më të mira. Një ndër alternativat, e ndryshme nga ajo që u përmend më sipër, është organizimi i shqiptarëve në një shtet kombëtar, siç ka ndodhur me fqinjët rreth një shekull e gjysmë më parë.

Kjo është jashtëzakonisht e vështirë, në mos e pamundur, sepse mund të preken realitete, mund të cenohen tërësi territoriale shtetesh, mund të prishen ekuilibra gjeopolitikë që ekzistojnë prej rreth një shekulli dhe mund të hapen probleme të reja.

Prandaj, zgjidhja optimale, relativisht më pak e komplikuar dhe njëkohësisht më e mundshme nga pikëpamja gjeopolitike dhe juridiko-ndërkombëtare, do të ishte integrimi-bashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë, shoqëruar edhe me ndërhyrje të rëndësishme për përmirësimin e statusit të shqiptarëve që mbeten jashtë këtij unioni. Është rekomanduar si një ndërmarrje që mund të kontribuonte pozitivisht krijimi i një commonwealth-i ekonomik ballkanik madje edhe shqiptar, por me sa duket jo i mirëpritur.

*****

Kështu që diskutimet fokusohen te bashkimi Shqipëri-Kosovë, i përkufizuar butë si integrimi ose edhe vëllazërimi ndërshqiptar. Ai mund të shfaqet në dy variante. I pari, i ashtuquajturi “bashkim në Bruksel”, mendohet se do të realizohet kur Shqipëria dhe Kosova dhe bashkë me to edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku jetojnë disa dhjetëra mijëra shqiptarë, të anëtarësohen në BE.

Aty shqiptarët do të kenë mundësi të gjithë ta konsiderojnë vetveten qytatarë të Europës së Bashkuar, rrjedhimisht edhe pjesë e një Shqipërie të Bashkuar. Do të kenë mundësi që, si shtetas europianë, të qarkullojnë, të vendosen, të jetojnë, punësohen, shkollohen, mjekohen etj kudo, pra edhe në të gjitha territoret shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi, Greqi etj.

Ky bashkim do të ishte më i thjeshti dhe pa kosto. Por nga disa qarqe shqiptare ai nuk konsiderohet si bashkimi i mirëfilltë, si realizimi i plotë i përfytyrimeve dhe dëshirës që kanë shqiptarët për të ardhmen e tyre politike. Dozat e mosbesimit shtohen sidomos nga qëndrimet e vazhdueshme kërcënuese të Beogradit, të përqëndruara sistematikisht në veri të Kosovës, ku ndonjëherë marrin trajta të qarta agresive, që rrezikojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Dëshirën e shqiptarëve për krijimin e një atmosfere besimi me serbët e komprometojnë keqas sidomos përqendrimet e forcave ushtarake përreth Kosovës, si dhe rritja e konsiderueshme e dispozitivit luftarak nga Serbia, nëpërmjet blerjeve të armëve moderne në Rusi dhe vende të tjera dhe stacionimi i tyre në kufij me të.

Ato shtojnë pikëpyetjet te shqiptarët për efikasitetin e integrimit ndërshqiptar në formën e lartpërmendur të anëtarësimit në strukturat e Brukselit të shteteve, në territoret e të cilëve banojnë shqiptarë. Në këto rrethana ata preferojnë një bashkim më të ngushtë, mundësisht ndërshqiptar, i cili shoqërohet me shumë vështirësi. Më së paku, për zbatimin e tij, duhen përballuar ky kushte, të lidhur dhe të kushtëzuar me njëri tjetrin.

I pari, ka të bëjë me përgatitjen e një mjedisi të përshtatshëm dhe të pranueshëm politik, i cili nuk varet  vetëm nga faktori lokal, por domosdoshmërisht edhe nga pëlqimi, madje nga konsensusi i  ndërkombëtarëve. Zhvillime të tilla shoqërohen me reperkursione të thella politike, ekonomike, sociale etj, rajonale, çka, veç pëlqimit të fqinjëve, kërkon detyrimisht edhe marrëveshjen me Fuqitë e Mëdha, sepse ato vazhdojnë të shfaqen në rolin e arbitrit suprem duke mbajtur ekskluzivitetin e prerogativave të përcaktimit të zgjidhjeve të një rëndësie kaq madhore.

Për identifikimin e zgjidhjes së pranueshme mund të mbahen parasysh disa nga përvojat pozitive ndërkombëtare, si ato të bashkimit të Vietnamit, Jemenit dhe sidomos precedenti gjerman, që duket si më i përshtatshmi. Për të janë shprehur rezerva me justifikimin se nuk ka ngjashmëri me  rastin shqiptar, çka, sipas meje, nuk qëndron. Prej tij mësohet se duhen ndjekur paralel aspekti politiko-diplomatik dhe ai juridiko-ndërkombëtar.

Joshja e faktorit nërkombëtar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme lypset sepse nuk përjashtohet që fuqi të interesuara, të përdorin ndikimin e vet për ruajtjen e status quos në arkitekturën politike në Ballkanin Perëndimor ose të pranojnë vetëm ndryshime në dobi të tyre.

Nëse do të arrihet që kushti politik, të realizohet me sukses duhet përballuar i dyti, gjetja e argumenteve me karakter juridiko-ndërkombëtar, mbi të cilat duhet të mbështetet kërkesa e shqiptarëve për afrim, integrim ose bashkim kombëtar. Doemos do të operohet nëpërmjet normave të së drejtës ndërkombëtare, e cila, ndryshe nga degët e tjera të së drejtës, është një soft law, efikasiteti i së cilës mbetet relativ, që do të thotë se shërbimi eventual i ofruar prej saj, të mos pranohet nga të gjitha palët.

Sidoqoftë, duke i parë me optimizëm zhvillimet e kësaj çështjeje, bashkimin kombëtar të shqiptarëve, mundësitë, format dhe emërtimet etj, e drejta ndërkombëtare i trajton në kuadrin e bashkimeve juridike, ndër të cilat më kryesoret janë bashkimi në formën e shtetit unitar, federal, unionit real, personal, konfederatës etj.

*****

Natyrisht varianti më i favorshëm, do te ishte bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë në formën e shtetit unitar ose shtetit federativ. Por ato, në rrethanat aktuale, duken mjaft të vështira. Prandaj, zgjidhja e çështjes kombëtare të shqiptarëve, një hap të parë jo pa rëndësi, mund ta gjente në formën e konfederatës shqiptare, nëse nga faktori ndërkombëtar nuk do pranohet alternativë tjetër, më e favorshme.

Ajo do të ishte më e mundshme, më pak “komprometuese” sepse konfederata nuk është shtet i bashkuar, por bashkim politik shtetesh, aleancë ndërkombëtare, e krijuar nëpërmjet një traktati ndërkombëtar midis shteteve sovrane, për arritjen e një qëllimi të caktuar  në fushën e politikës së mbrojtjes, asaj të jashtme, zhvillimit ekonomik etj. Konfederata është bashkim i përciptë, i paqëndrueshëm, i ndërmjetëm, që çon ose drejt shthurjes ose drejt një bashkimi më të ngushtë, federatës ose shtetit unitar.

Eshtë formë tipike e shekujve të mëparshëm, por ka pasur të tilla edhe më vonë. Në vitet 1981-1982 u krijua bashkimi konfederativ i Senegalit dhe Gambias, me emrin Senegambia.

Anëtarët e konfederatës mbeten subjekte të së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se Shqipëria dhe Kosova, por nuk përjashtohen as Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nëse themelojnë konfederatën shqiptare, nuk do të shkrihen në një shtet.

Konfederata mund të shërbejë për lehtësimin juridiko-institucional të intensifikimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve duke iu dhënë atyre edhe mundësinë që të krijojnë bindje të qëndrueshme nëse e duan bashkimin Shqipëri-Kosovë apo preferojnë të vijojnë rrugëtimin politik si dy shtete më vete. Ai mund të shërbejë gjithashtu për të bindur ndërkombëtarët për ta pranuar, kushtëzuar ose për ta penguar dëshirën e tyre për bashkim, siç vepruan 110 vjet më parë.

Avancimi i mëtejshëm në procesin e bashkimit Shqipëri-Kosovë si federatë, doemos në varësi të rrethanave, mund të ngjallte kundërshtimin e fqinjëve, ndoshta edhe të disa Fuqive të Mëdha. Nga pikëpamja formalo-juridike ato mund të vepronin duke mos akorduar njohjen ndërkombëtare.

Shqiptarët janë të detyruar të shpresojnë se faktori ndërkombëtar do të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë në një formë të pranueshme për të gjithë faktorët e interesuar. Ata duhet gjithashtu të tregojnë mirëkuptimin e duhur, veçanërisht  për qëndrimin e ndërkombëtarëve, të cilët i kanë dhënë provat e vlerësimit pozitiv të shqiptarëve, nëpërmjet kontributit vendimtar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët gjithashtu duhet të ndërgjegjësohen se nuk janë kërthiza e botës, dhe duhet të bëjnë kujdes që të mos këmbëngulin për adoptimin e zgjidhjeve që iu interesojnë vetëm atyre.

Duhet t’i akomodojnë interesat e veta brenda realiteteve gjeostrategjike të krijuara, të  ngurtësuara dhe të çertifikuara prej kohësh. Shqipëria nuk i ka as fuqitë, as mundësitë, as kapacitetet, (pavarësisht se ka aleatë strategjikë të mëdhenj si SHBA dhe disa vende të fuqishme të BE-së që janë të bindur në drejtësinë e kauzës shqiptare) prandaj hë për hë këto kërkesa tonat mund të mos pranohen sepse mund të konsiderohen si projekte që prishin ekuilibra dhe të përmbysin raporte forcash gjeopolitike.

Nuk duhet harruar gjithashtu fakti që kur ëndrrat dhe aspiratat e saj të ligjshme mund të mbroheshin dhe të realizoheshin, ajo nuk mundi, sepse ndoshta ishte pa aleatë, e rrethuar nga armiq të egër, ose edhe e pafuqishme. Dhe, megjithëse u përpoq, luftoi dhe derdhi gjak për mbrojtjen e trojeve të veta, ato ia morën, vendin e copëtuan, e përgjysmuan. Eshtë fakt se ajo u çlirua e fundit nga zgjedha osmane. Dhe me keqardhje duhet pohuar se kur shqiptarët fituan pavarësinë, e para gjë që bënë disa prej tyre, ishte kacafytja se kush do të qeveriste.

Pas krijimit të qeverisë së Vlorës nga Kuvendi Kombëtar, të tjerë shqiptarë, krijuan edhe 5 të tjera, duke parcelizuar domenet e tyre. Një prej tyre ishte Esat Pasha, të cilit Ismail Qemali i besoi portofolin e ministrit të brendshëm në qeverinë e Vlorës. Disa muaj më pas, nën pretekstin e një inspektimi në rajonet e Shqipërisë së Mesme, ai u largua nga Vlora drejt Durrësit, ku më 12 tetor 1913, shpalli krijimin e Pleqësisë së Durrësit.

Siç u tha, qëndrime të tilla nuk mund të jenë pa kosto për paqen dhe sigurinë aktuale rajonale e më gjerë, prandaj lypset realizëm, mirëkuptim dhe prudencë e madhe për opsionet që do të përzgjidhen.

Afrimi ose bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, do të ndikonte në radhë të parë në të ardhmen politike, ekonomike, sociale etj të shqiptarëve të të dy vendeve. Por, ai do të krijonte situata të favorshme që edhe çështja e statusit të popullsisë shqiptare shtetformuese në Maqedoninë e Veriut, ose pakicave shqiptare në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), Malin e Zi etj, të trajtohet më mirë, në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Nën mbrojtjen e dy shteteve shqiptarë, të cilët, të bashkuar në një formë të caktuar juridiko-ndërkombëtare, do të shfaqen me një zë më autoritar, ata do të kenë mundësi të deklarojnë lirshëm se ndjehen shqiptarë, se duan të kenë institucionet e veta politike, shkollore, kulturore, fetare, duan të flasin dhe të mësojnë gjuhën amtare.

*****

Zgjidhjet bashkëkohore për ta dhe për rajonin vijnë vetëm nga forcimi i bashkëpunimit midis shteteve të tij, respektimi rigoroz i normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Mbështetja te Rusia, siç thoshte Abdyl Frashëri, është rrezik i përhershëm i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve, ballkanasve në përgjithësi dhe i Europës. Dëshmi janë zhvillimet tragjike të vitit 2022 në Ukrainë dhe situatat potencialisht eksplozive në veriun e Kosovës.

Vihet re se qarqe të ndryshme politike në disa nga shtetet fqinjë, i intimidojnë shqiptarët, i akuzojnë se bashkimin e duan për të krijuar Shqipërinë e Madhe, gogolin e krijuar dhe të hedhur në qarkullim prej tyre, me qëllimin djallëzor të frikësimit të faktorit ndërkombëtar. Duket se nisur nga shembëlltyrat e projektuara në shtetet e tyre, mendojnë se shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e Madhe që të hakmerren ndaj fqinjëve mëkatarë dhe të krijojnë probleme për ta dhe paqen ballkanike.

Ndërkohë disa nga Fuqitë e Mëdha, teksa iu tërheqin pa të drejtë vëmendjen shqiptarëve, heshtin për shkaktarët e vërtetë, serbët dhe të tjerët, për të mos thënë që ndonjëherë edhe i llastojnë.

Shqiptarët dhe sidomos ata që janë në krye të tyre, nuk kanë arsye që të ngurojnë për ta shprehur haptas dëshirën për integrimin – vëllazërimin Shqipëri-Kosovë, si një ndër të drejtat e veta natyrore më sublime. Përveçse realizim i pjesshëm i një aspirate legjitime, ai nuk drejtohet kundër fqinjëve. Nuk synohet që t’iu prishen atyre shtetet e veta. Shqiptarët duan vetëm të restaurojnë, për aq sa është e mundur, brenda logjikës dhe arsyes, normave dhe parimeve themelore të së drejtës aktuale ndërkombëtare, drejtësinë e dhunuar një shekull e ca më parë, të integrojnë dy hapësirat territoriale të banuara gati 100 % nga popullsi autoktone kompakte shqiptare, që shtrihen në vazhdim të njëra tjetrës.

*****

Nëse realisht e dëshirojnë atë, ka ardhur koha që të përgatisin dhe të miratojnë zyrtarisht platformën strategjike të të ardhmes së vet politike, natyrisht jo si shembëlltyrë të “Megali Idesë” ose të “Naçertanias”, sepse ato janë ngritur dhe bazohen në politika agresive e ekspansioniste kundër fqinjëve. Platforma e tyre duhet të përshkohet nga integrimi ndërshqiptar, progresi ekonomik e social, garantimi i paqes dhe sigurisë rajonale, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi me fqinjët dhe shtetet e tjerë etj.

Përgatitja e saj iu duhet besuar politikanëve me integritet, të përkushtuar ndaj interesave kombëtare shqiptare, që vlerësojnë dhe ushqejnë respekt ndaj fqinjëve. Ata duhet të njohin shumë mirë historinë, realitetet aktuale, të shohin me largpamësi të ardhmen, të kenë dëshmuar mençuri, përgjegjshmëri, realizëm dhe mirëkuptim për bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Së bashku me ta duhen angazhuar edhe studiuesit, akademikët, specialistët më të spikatur në këtë fushë, nga Shqipëria, Kosova, territoret shqiptare përreth dhe në diasporë, që të identifikojnë dhe të argumentojnë në çdo aspekt alternativat më të përshtatshme të zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Ajo nuk iu duhet lënë improvizimeve të imponuara nga entuziazmi foklorik, romantizmi nacionalist ose nga reagimet emocionale që mund të shkaktohen nga zhvillime ekstreme në kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Në këtë mënyrë do të jetë më i lehtë adoptimi nga organet kompetente të shteteve shqiptare, fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha, i një zgjidhjeje të drejtë të një çështjeje që ekziston realisht.

Kështu do të kontribuohet më mirë për arritjen e qëllimit të shqiptarëve, afirmimin e tyre ndërkombëtar, anëtarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës në BE, të Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare etj. Do të kontribuohet edhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

*****

Duke folur për këtë çështje është e domosdoshme të mos harrohet se prej rreth dy shekujsh, historia ka dëshmuar që shqiptarët janë trajtuar si kurbani i paqes dhe i stabilitetit rajonal e kontinental. Kështu veproi 110 vjet më parë Konferenca e Ambasadorëve e Londrës. Më 12 gusht 1913, të nesërmen e përfundimit të punimeve të saj, Eduard Grei që e kryesonte, deklaroi se “unë e di fare mirë se kur gjithëçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale.

Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qënë që të ruhej marrëveshja midis vetë Fuqive të Mëdha (korsivi i autorit) dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëhere ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Europë.”

Kjo frymë padrejtësie ka vazhduar dhe, për fat të keq, vazhdon të shfaqet sërish herë pas here. Shfaqet në kërkesat që iu bëhen shqiptarëve për lëshime ndaj “më të fortëve” të gadishullit në emër të paqes dhe të sigurisë. Mendoj se qëndrimi skajshmërisht i përulur ndaj thirrjeve të tilla, që mund të marrë trajtat e sakrifikimit të interesave dhe dinjitetit kombëtar, duhet të marrë fund.

Ndërkombëtarëve që ua kërkojnë paqen vetëm shqiptarëve, iu duhet lënë të kuptojnë se paqja nuk iu nevojitet vetëm atyre, por të gjithëve, ju duhet edhe fqinjëve, të cilët, prej rreth një shekulli e gjysmë, e turbullojnë dhe e shkatërrojnë atë, duke provokuar dhe sulmuar të tjerët, në mënyrë të veçantë shqiptarët, të cilët nuk kanë sulmuar asnjëherë të tjerët, por vetëm janë mbrojtur me heroizëm dhe dinjitet, siç bënë edhe në luftën e fundit të Kosovës.

Duke shpresuar dhe insistuar në mirëkuptimin e të interesuarve, duhet të thuhet pa asnjë ndjenjë kompleksiteti se janë pikërisht fqinjët ata që kanë detyrime ndaj paqes ballkanike. Nuk iu lejohet që me pretekste të rëndomta të simulojnë, të intimidojnë, të kërcënojnë dhe të trazojnë Ballkanin. Atyre iu duhet kërkuar që të kenë kurajon e duhur dhe të përballojnë, për aq sa iu takon, kostot e të ashtuquajturës paqe, për të cilën flasin ndonjëherë pa u menduar shumë edhe disa nga funksionarët e Brukselit a të Nju Jorkut.

E para gjë që ata duhet të bëjnë është t’i lënë të qetë shqiptarët. Nuk ka pse në emër të një paqeje fiktive të ndalohen shqiptarët të kenë shtetin e vet kombëtar, në formën më të përshtatshme të mundshme, në një kohë kur të tjerët, i kanë krijuar shtetet “e veta” madje “të mëdhenj”, madje edhe në shkelje të parimeve dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare, duke aneksuar trojet e shqiptarëve.

Nuk ka arsye që ata të përmbushin kërkesat tekanjoze të prindërve dhe të pranojnë të cedojnë nga territori, sovraniteti, paqa dhe siguria e tyre kombëtare.

*****

Nuk mund të mos vihet në dukje me kënaqësi se paralel me diskutimet teorike, politike, diplomatike e juridike rreth bashkimit Shqipëri-Kosovë, prej afro 15 vjetësh ekziston dhe zhvillohet dita-ditës një realitet tjetër, i pamohueshëm inkurajues edhe pse i paçertifikuar zyrtarisht. Ai është bashkimi de facto i një lloji të veçantë i Kosovës me Shqipërinë. Shprehet në faktin që kufiri i tyre sikurse edhe shumë barriera të tjera që ndajnë shtetet, janë hequr ose janë duke u hequr. Janë ndërmarrë hapa sistematikë, të konkretizuara në mbledhjet e përbashkëta të të dy qeverive.

Madje këto ditë me rastin e kremtimit të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një tjetër episod domethënës. Të dielën e 27 dhjetorit 2022, deputetet e të dy shteteve shqiptarë, Shqipërisë dhe Kosovës, zunë vend në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku u zhvillua një seancë emocionuese, e pandodhur ndonjëherë më parë.

Ajo çka u pa në ekranet e televizioneve që e transmetuan, e çon kujtesën e cilitdo, 110 vjet më parë, në Kuvendin e Vlorës, të thirrur nga Ismail  Qemali. Edhe atëhere, në pasditen e 28 nëntorit 1912, në shtëpinë e kushëririt të tij, u mblodhën 37 vetë, të cilët në ditët në vazhdim u bënë 63. Ishin drejtues ose veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që vinin nga të gjitha viset shqiptare, veçanërisht nga Kosova, Maqedonia, Çamëria etj.

Nuk mbërritën dot Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj, të burgosur në Beograd, si edhe Bajram Curri, që u pengua nga luftimet gjatë rrugës. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të mandatuar në përshtatje edhe me rrethanat e kohës, si përfaqësues të të gjithë popullit shqiptar, duke përfshirë edhe rajonet “që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare.”

Përngjasimet kanë të bëjnë vetëm me simbolikën dhe jo me thelbin e ngjarjeve. Sepse në 1912 përfaqësuesit e të gjithë shqiptarëve u mblodhën në Vlorë për ta bërë shtet gjithë Shqipërinë. Me shumë dhimbje dhe një peng të madh shpirtëror, e bënë vetëm në letër dhe në zemrën e tyre. Sepse diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe fqinjët e penguan realizimin e projektit të tyre.

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve shqiptare, në Tiranë, në nëntorin e 2022, mund të interpretohet edhe si tregues që ëndrra shekullore e shqiptarëve për bashkimin institucional të politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, bëri një tjetër hap shumë të rëndësishëm. Për herë të parë deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të ulur së bashku në  sallën e kuvendit në Tiranë, iu përcollën kancelerive vendimmarrëse botërore mesazhin e bashkimit jo thjesht në mënyrë simbolike. Transmetuan dëshirën e shqiptarëve për të menduar dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur për çështjen shqiptare, ende të pazgjidhur.

Përvoja e tetë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive u çua më përpara. Edhe pse arritjet nuk janë ato që do të dëshirohej, përsëri ka rezultate premtuese. Mund të përmenden abetarja e përbashkët, puna për fjalorin enciklopedik, unifikimi i tregjeve të punës, angazhimet për unifikimin doganor dhe një sërë projektesh të tjera të rëndësishme.

*****

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete sovrane, por askush nuk mund ta mohojë se në hapësirat e tyre territoriale jeton një komb, një popull, që flet një gjuhë, që ka një kulturë, një histori, një qëllim, një aspiratë, një të ardhme dhe një orientim strategjik afatgjatë euro-atlantik. Aty mbizotëron ndjesia e përkatësisë së përbashkët etnike, shpirtërore, zakonore.

Pjesë të këtij kombi që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, po përjetojnë gjithashtu zhvillime pozitive, të cilat përfaqësojnë realitete të paimagjinueshme deri para disa vjetësh. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat drejtohen nga shqiptarët, edhe në dy shtete të tjerë në Ballkan në poste të larta drejtuese ka shqiptarë.

Në Mal të Zi është kryeministri Dritan Abazoviç, në Maqedoninë e Veriut shqiptari Talat Xhaferri drejton parlamentin, shqiptari tjetër Artan Grubi është zëvendëskryeministri i parë. Prania e tyre në drejtimin e organeve qendrore nuk mund të mos ndikojë pozitivisht në statusin e shqiptarëve që banojnë në trojet e veta në këto shtete.

Një tjetër zhvillim domethënës është edhe ai që vërtetohet me shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve të veta. Me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria etj, ata mblidhen herë pas here së bashku për të kremtuar ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare ose krishtlindjet dhe festa të tjera fetare. Të gjithë edhe pse mund të kenë dekada që e kanë lënë vendin për arsye të ndryshme, ruajnë dashurinë për atdheun, vazhdojnë të ndjehen shqiptarë, të orientuar fuqimisht nga shqiptaria, punojnë me aq sa munden për të kontribuar në të mirë çështjes shqiptare, duke i dhënë një mësim të madh dhe shumë të çmuar politikës dhe politikanëve shqiptarë këtu në Ballkan.

*****

Strategjia e përbashkët e zhvillimit ndërshqiptar nuk i kundërvihet bashkësive të tjera në rajon dhe në Evropë. Përkundrazi, fryma emancipuese dhe qytetëruese që sjell në këto kohë politika shqiptare në rajon, nivelet e zhvillimit të shqiptarëve në rajon, i kontribuojnë qëndrueshmërisë së Ballkanit dhe të Evropës. Disa prej fqinjëve të ngarkuar me makthe për shkak të padrejtësive ndaj tyre, i shohin me frikë e dyshim, duke menduar se edhe shqiptarët për simetri udhëhiqen nga të njëjtat paudhësi.

Qëndrimet korrekte të të gjithë segmenteve të politikës shqiptare si nga Tirana, Prishtina, Tetova etj ndaj fqinjëve, të cilëve iu kanë ofruar garanci për bashkëpunim, janë shndërruar në modele që kanë kontribuar për emancipimin e ndërgjegjes së kontinentit, për demokratizimin e rajonit për krijimin e një klime paqeje dhe sigurie rajonale.

Në raport me të huajt, por edhe me vetveten, shqiptarët kanë arritur nivele që nuk i kanë pasur kurrë më parë. Rrugëtimi historik i integrimit-bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ka filluar dhe nuk mund të ndalet. Le t’i besojmë Naim Frashërit, i cili një shekull e ca më parë, thoshte gjithë shpresë se “për Shqipërinë ditët e mira paskëtaj vijnë”.

—–

Bernë, nëntor 2022

Shkrimi i publikuar në DITA mbështetet mbi referatin që autori mbajti në Konferencën shkencore “Sfidat e botës shqiptare në Mileniumin e ri”.

blank

TRAGJEDIA E UKRAINËS NGA NJË DIKTATOR TEK TJETRI- Nga PAOLO MIELI- E përktheu Eugjen Merlika

Do t’ishte e padrejtë të lihej e pavërejtur ajo që Papa Françesku ka thënë në lidhje me ngjarjet e tmerrshme ukrainase të nëntëdhjetë viteve më parë, të mërkurën e shkuar, në fund të pritjes së përgjithëshme. Papa ka cituar haptazi Holodomorin, të përcaktuar prej tij pa lojra fjalësh “çfarosja nga uria e viteve 1932-1933 të shkaktuar artificialisht nga Stalini”. Ka ftuar pastaj të luten për viktimat e atij “genocidi” e në të njëjtën kohë “për shumë ukrainas, fëmijë, gra e pleq që sot vuajnë martirizimin e agresionit”. Në fakt ka këshilluar një krahasim të hapur ndërmjet zisë së bukës n’Ukrainë “të shkaktuar artificialisht” nga rusët në fillim të viteve Tridhjetë, e asaj që stërnipat e vetë atyre rusëve po shkaktojnë në ditët tona në Vëndin e Zelenskit. Për t’i mos i lënë hapësirë dyshimeve, dy ditë mbrapa, Papa Françesku ka ripropozuar krahasimin me Holodomorin në një letër publike “popullit ukrainas”, në të cilën është treguar “i admiruar” nga “zelli i madh” i atij “populli guximtar e të fuqishëm, një popull që vuan e lutet, qan edhe lutet, qëndron e shpreson…. një popull fisnik”. Dhe “martir”. Pikërisht kështu: “një popull martir”.

“Avvenire” i ka dhënë një jehonë të gjërë letrës së Papës. Por drejtori i të përditëshmes, Marco Tarquinio, nuk është kufizuar në atë që, për Konferencën Ipeshkvnore mund të ishte quajtur një detyrë. Ka botuar gjithashtu një intervistë (të Giacomo Gambassit) Ipeshkvit latin të Kievit, Vitali Krivicki. Ipeshkvi ka ritheksuar se ai i viteve Tridhjetë qe “një genocid i planifikuar në tavolinë”. E ka paditur Putinin se don të kryejë tani “diçka të ngjajshëm”. Strategjia e Kremlinit për të “goditur infrastrukturat energjitike”, ka mbështetur Krivicki, “thotë që agresioni rus nuk ka aq synime ushtarake, sa njerëzit tanë: duan t’i vrasin duke përdorur raketat dhe ngricën”. Ose “t’i shtrëngojnë të ikin për të zbrazur Vëndin”.

Fjalë me shumë përgjegjësi, nëse mbahet parasysh se në një pjesë të Evropës ende sot nuk është e qartë se zija e bukës e viteve 1932-33 është dashur “nga lart” (siç ka shkruar Anne Applebaum që asaj tragjedie i ka kushtuar një studim të një dokumentimi të përsosur). Milionë ukrainas, ndoshta pesë, vdiqën nga uria e mundimet sepse kështu kishte vendosur Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik. Gjithshka për të mbytur përfundimisht orvajtjet autonomiste që ishin të përhapura edhe ndërmjet komunistëve ukrainas. Simbas dëshmisë së shkrimtarit Vasilij Grossman, gjatë kësaj katastrofe njerëzore ishin vërtetuar deri edhe raste kanibalizmi: “i copëtonin të vdekurit dhe i piqnin, vrisnin fëmijët e tyre dhe i hanin”.

I pari që kuptoi se në fushat përqark Kievit, Kersonit, Karkivit – por edhe brënda qyteteve – kishte ndodhur diçka e përbindëshme qe Rafael Lemkin, docent i së Drejtës ndërkombëtare të Universitetit të Yale, që në 1944 – duke bërë fjalë për të – krijoi termin “genocid”. Ndërsa për të folur publikisht qe Viktor Kravçenko. një i dërguar rus në një mision tregëtar në Shtetet e Bashkuara, që në fund të luftës së Dytë botërore, braktisi Vëndin e tij dhe botoi një libër (“Kam zgjedhur lirinë”), në të cilin padiste tmerret e BRSS stalinian. Më mirë folën pesë dëshmitarë të thirrur për të dëshmuar në gjyqin që u zhvillua në Paris në vazhdim të një padije të ngritur kundër “Letërsisë franceze”, mbasi e përjavëshmja e kishte kthyer në objekt të një fushate tejet të dhunëshme, me gjasë të frymëzuar nga Partia komuniste e Maurice Thorez.

Provat e asaj ploje rrënqethëse të kryer nga rusët në fillim të viteve Tridhjetë, edhe se ende të paplota, ishin të zotërueshme tashmë mbas luftës dhe ishin themelore përsa i përket vështrimit historik sepse të dobishme për të shpjeguar (edhe se jo për të ligjësuar) qëndrimet pronaziste të një pjese të madhe të popullsisë ukrainase gjatë luftës pasuese botërore. Por u deshën të kalonin më shumë se pesëdhjetë vite që, në një libër të botuar nga Robert Conquest më 1986 (“Përmbledhje dhimbjesh”), bashkësia e historianëve perëndimorë të merrte seriozisht në konsideratë Holodomorin. Më pas një studjues italian, Andrea Graziosi, ka pranuar me guxim se ai libër i Conquest-it ka detyruar “një profesion ngurues të merret me një problem themelor”: atë të popullit ukrainas të uritur e të çfarosur me paramendim nga rusët.

Por nëse për bashkësinë e historianëve përgjegjësitë sovjetike n’atë krim të stërmadh prej kohësh janë të dhëna të njohura, në Rusi (me përjashtim të ndonjë pendimi të erës gorbaçoviane) nuk janë aspak të tilla. Evropa politike – për trysninë e rrymave të fuqishme të favorëshme për paqëtimin me Putinin – ka patur shumë vështirësi më parë se të njohë edhe pjesërisht natyrën, përmasat e veçanërisht përgjegjësinë e atij krimi të nëntëdhjetë viteve më parë. Evropa ka vendosur një ditë për kujtesën e Holodomorit (26 nëndor). Por meqë përkujtimi binte dyzetetetë orë më parë, cilido lexues mund të kuptojë se sa i mangët ka qënë kujdesi publik e mediatik i atij kujtimi. Për fat nuk është hutuar Papa Francesco. Befasia është Gjermania, parlamenti i së cilës do të votojë këtë javë një propozim për të njohur Holodomorin si genocid. Fakti që kançelari Olaf Scholz (ose më mirë parlamenti i tij), në gjurmën e Papa Françeskut, ka vendosur në heshtje t’i veshë Putinit paditë e shprehura të ipeshkvit Krivicki, na mëson se ndoshta ata që kanë kuptuar rëndësinë e asaj që po i ndodh popullit ukrainas, janë më shumë se sa mund të kishim përfytyruar.

“Corriere della Sera”, 27 nëndor 2022

 

blank

“Çdo shtëpi nga një emigrant”- ‘News 24’ në “Lagjen e Londrës”, qytetarët e Hasit rrëfejnë ‘tmerrin’ e gomoneve drejt Anglisë: Mos e bëftë Zoti ta provosh

Që në momentin e parë që futesh në qytet ndeshesh me një dukuri te veçantë, të rrallë në Shqipëri. Shumica e makinave në Has ishin me krah të djathtë, karakteristikë e mjeteve në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti regjistron në total 21.700 banorë, ndërsa 5.000 emigrantë i ka të deklaruar. Largimet e para kanë nisur pas viteve ’90, ndërsa kulmin po e arrijnë vitet e fundit. Hasan Shetën e gjetëm duke zier raki. Ai banon i vetëm me bashkëshorten në këtë shtëpi tre katëshe, ndërsa të katër djemtë i ka në Britaninë e Madhe. Dy të parët, u larguan në vitin 1998.

Hasani na tregon diçka interesante. Dikur prej profesionit si profesor matematike në shkollë dhe ish-trajner për ekipin lokal të zonës, i duhej të lëvizte në shumë qytete. Në një nga këto udhëtime, në Burrel dëgjon për herë të parë për rrugën drejt Britanisë. Ai thotë me humor, se edhe pse thuhet se hasianët futën në vend trendin e largimeve drejt Britanisë, sipas tij, kanë qenë qytetarët nga Burreli që ia kanë mësuar këtë rrugë.

“Kanë ikur për një jetë më të mirë, shkollim më të lartë. Janë dy që kanë ikur, po bëjnë 22 vite. Punojnë atje, janë martuar kanë familje. Dy të tjerët kanë shkuar më vonë, kur panë që këto punuan dhe u shkolluan, këto kanë 12 vite që kanë shkuar. Kam 4 djem atje. Atë që kanë lënë mangët me shkollim në Shqipëri e kanë plotësuar atje dhe janë shumë mirë. Nuk janë të zhgënjyer për atë që kanë bërë. Me shembullin e tyre kanë tërhequr njerëz. Unë isha me ekipin e futbollit në Burrel, atje mësova që kishte rrugë për në Angli. Ishte një vajzë atje që kishte këtë rrugë. Thonë që hasianët janë të parët që kanë shkuar, por jo, ne këtë e mësuam nga Burreli. Isha me ekipin e futbollit atje, kur mësova për herë të parë. U konsultuam me një vajzë, ajo na foli për Anglinë. Nisa bashkë me një grup djemsh edhe djalin e madh. Kështu filloi tranziti. Këto kanë shkuar dorë pas dore. Fillimisht shkonin në Vlorë dhe largoheshin me gomone. Një djalë I imi ka shkuar tre herë në Angli dhe tre herë është kthyer. Të parët që shkuan shteti anglez i ka përkrahur”, tregon Hasani.

Mjaft shqetësuese për të janë pamjet e trishta të shqiptareve që largohen me gomone, të transmetuara gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Hasani thotë se disa të rinj zgjedhin rrugën e shkurtër për t’u pasuruar në Britani, nëpërmjet shtëpive të barit. Ai bën thirrje që të hiqet dorë nga kjo rrugë, që siç thotë, nuk është zakon shqiptarëve, që njihen ndër breza si njerëz të ndershëm e të besës.

“Gomonet janë shumë të rrezikshme. Sidomos tani që është rruga më e largët, sepse ikin nga Spanja, Portugalia dhe distance në det është tepër e largët. Na kapin ethet kur i shohim në gomone. Kjo është po ika shpëtova mirë, po nuk shpëtova jam në mëshirë të zotit. Është edhe ana tjetër, I rrit, I shkollon dhe ia çojmë Anglisë së gatshme. Ka shumë nga ata që fillojnë e joshen për një pasurim të shpejtë dhe shkojnë në rrugë jo të mira, siç po flitet shtëpia e barit, këto që shqiptari s’i ka pasur zakon asnjëherë. Njihemi për burra të besës, trima, njerëz që mbajnë fjalën, futen në disa rrugë që djemve tanë nuk u takon që të jenë të tillë”, rrëfen i moshuari.

Dy të moshuar në katin e parë, dy në katin e dytë dhe dy në katin e tretë. Kështu e përshkruan profesori i matematikës, Isuf Sefolli gjendjen në shtëpinë e tyre tre katëshe, që e ndan së bashku me vëllezërit. Djalin e vetëm së bashku me vëllezërit e nipërit i ka në Angli. Ekonomia e ulët, ishte arsyeja që ata zgjodhën të braktisnin Hasin. Çdo familje në Has ka njerëz në emigracion. Ndër faktorët kryesorë është varfëria, papunësia që ka pllakosur vendin. Familja ime përbëhet nga 6 vëllezër, tre prej tyre ndodhet në Londër. Atje janë integruar në jetën civile të Londrës, kanë gjetur vetveten dhe gjenden mirë. Unë kam djalin në Angli. Me bë një dasmë nuk mbledhim 30 % me ato që janë në Londër”, tha Sefolli.

Si një profesor matematike në gjimnazin e qytetit, ai tregon të dhëna për largimet e të rinjve. Vetëm Brenda një viti sipas profesorit, janë larguar 60 nxënës në klasat e 12. Kjo ka ndodhur kryesisht vitin e fundit, ku çmimi i lirë i udhëtimit me gomone drejt Anglisë ka joshur më shumë të rinjtë e këtij qyteti.

“Unë jam profesor në Gjimnazin Skënderbeu. Atje e shoh, vera e sapo kaluar ka ulur numrin e nxënësve. Kanë kaluar me gomone, sepse janë më të lira, këtë verë ka bum largimesh. Vetëm në vitet e 12 numërojmë 50-60 të larguar. Kjo pamje është e trishtë, e frikshme, nuk e përshkruaj dot. Duke pa mosha të reja me gomone, janë pamje të trishta. Ne ndjejmë shumë dhimbje e në mënyrë të vazhdueshme bëjmë thirrje që me marrëveshje shtetërore të bëhet punësimi sezonal, që t’i jepet fund eksodit”, shprehet profesori.

Ndonëse 16 vjeç, por me pjekurinë e një të rrituri, Armand Shema tregon gjendjen e gjimnazit ku bën mësim. Armandi rrëfen se 500 nxënës janë larguar së fundmi kryesisht drejt Britanisë, ndërsa mbi 10 klasa qëndrojnë të mbyllura. “Quhem Armand Shema, jam në vit të parë. Kanë qenë mbi 900 nxënës, tani janë 400 e ca. Të rinjtë ikin në Evropë, në Angli. Shokët e mi kanë ikur, vetëm 5 shokë kam. Ne luanim në kalçeto, po tani s’i mbledhim shokët, nuk ka”, tregon 16-vjeçari.

Armandi rrëfen historinë e vëllait të tij, që ka tentuar disa herë që të largohet me gomone drejt Anglisë, po është kapur nga forcat e huaja policore. Sipas rrëfimit të vëllait të Armandit, një rrugëtim i tillë është një tmerr i vërtetë. “Vëllai im e ka provuar, ka qenë duke u mbytur në gomone. Gomonia e fikur për 14 orë e ka shpëtuar policia e Francës. Dua të rikthehemi, që të ringjallim Shqipërinë tonë”, shprehet plot pasion i mituri. I mituri, ka një formë tejet origjinale për të përshkruar braktisjen e qytetit. “E shikon atë shpinë (tregon me duar), e kanë bërë për nam, se asnjë nuk jeton kanë ikur”, rrëfen Armando.

Gjatë një shëtitje në qytet, hasim shumë fytyra të zemëruara, disa nga papunësia dhe gjendja e vështirë që ka pllakosur vendin, e disa të tjerë, të trishtuar nga largimi i të afërmve dhe miqve.
“Largohen për një jetë më të mirë, këtu s’ka jetë. Këtu janë kushtet skandal. Mbaron shkollën e lartë s’ka punë, çmimet janë shtrenjtë, ca do të bëjnë këtu. Ikin me gomone, me sakrifica, për jetë më të mirë. Çuni im është larguar, ka qenë punë në Tiranë, s’i ka dalë paga dhe iku pa më thënë. Më merr malli për djalin. Kur shohim pamjet me gomone trishtohemi. Shqipëria është vendi më I mirë në Evropë po e ka katandis politika”, tha burri.

“Për kafshatë të gojës kanë ikur. Në Angli, Gjermani. Ata detyrohen të vendosin jetën në rrezik për një kafshatë bukë. S’është e mirë asgjë, detyrohen njerëzit të ikin për kafshatë buke. Qeveria të hapi vende pune e të rrisë pagën, qeveri kot. Fajtori është qeveria”, u shpreh qytetari.

“Ekonomi s’ka, pse mos u largu. Janë duke rreziku jetën për një jetë më të mirë. Ikin më shumë në Gjermani dhe Angli. Ikin në Angli me gomone, duke rrezikuar jetën. Kemi krejt familjarët që janë nisur edhe me familje, leje më të rinjtë. Kanë rrezikuar jetën vetëm me ik nga ky vend, është bosh qyteti. Më para ka pasur më shumë rini, 500 vetë kanë shkuar brenda këtij viti, ndoshta dhe më shumë, arsyet janë ekonomike. Fajtorë për ketë është shteti”, tregon i riu.

Rrugës u ndeshëm edhe me një emigrant të kthyer në shtëpi për festat. Ai tregon se jeton dhe punon në Greqi dhe se cilat ishin arsyet reale të largimit.
“Punoj në hoteleri turizëm në Greqi. Ika për arsye ekonomike, kam të afërm që janë larguar, të gjithë. Shumica ikin në Angli. Po shoh ndryshim, që në moshën time kemi emigruar 15 vjeç atje ka vazhduar mosha e largimeve. I them të rinjve të kujtojnë atdheun”, rrëfen emigranti.

Në një moment, u rikthyem në realitetin shqiptar, ku një i ri, rrëfeu se e ka të vështirë të përballojë jetesën. Ai thotë se merr një ndihmë ekonomike prej 10 mijë lekësh, ndërsa nuk përjashton mundësinë që edhe ai të largohet, si shumica e shokëve të tij.

“Edi Rama kryeministri i Shqipërisë rriti ushqimoret, miellin, sheqerin, vajin, ata bëjnë mirë që kanë ikur në Londër. Kanë ikur krejt, të gjithë njerëzit kanë ikur. Jam veti I 5 me një dhomë, jetojmë me 100 mijë lekë të vjetra. Me pas mundësi unë largohem, jetoj veti 5 me një dhomë, e kam të vështirë të përballoj jetesën”, thotë kryefamiljari.

Zhvendosemi 6 kilometra nga qyteti i Hasit, për në fshatin Golaj. Abdyl Kastrati është ndër të paktët banorë që kanë zgjedhur të mos braktisin fshatin. Ai merret me blegtori e bujqësi, ndërsa thotë se qeverisja aktuale, detyruan të birin të shkonte me gomone drejt Anglisë, në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme.
“Vllahin këtu ka mbetur vetëm mosha e tretë. Gjys për gjys. Na vjen zor se rrezikojnë jetën. Ka shkuar djali im me gomone, më ka thënë që inshallah se bëj më të hipi atje, edhe sikur me më vra. Edhe shteti ka faj, s’ka siguruar punë”, shprehet Kastrati.

Udhëtimet me taksi nga Irlanda, me kamionë, jahte e së fundmi gomone, janë disa nga mënyrat që emigrantët shqiptarë zgjedhin për të shkuar drejt Britanisë. Më shumë se 12 mijë nga 40 mijë emigrantë që kanë shkuar në Britani përgjatë këtij viti kanë qenë shqiptarë, nga 800 rreth një vit më parë. Mediat e huaja kanë ngritur një tjetër problematikë. Ato shkruajnë masivisht se Shqipërisë po i largohen të rinjtë, edhe ato profesionistë, kryesisht mjekë. Mediat kanë renditur disa arsye, mbi të gjitha, keqqeverisjen. Ato nënvizojnë se Shqipëria drejtohet nga një qeveri kleptokrate dhe se korrupsioni në vendin tonë, i ka shtrirë tentakulat në shumë sektorë. Mediat ndërkombëtare flasin edhe për aktivitetin e disa prej shqiptarëve që shkojnë në Britaninë e Madhe. Shumë prej tyre, thonë mediat, rekrutohen në botën e krimit, me mafien shqiptare sipas tyre që po fiton mjaft terren.

Veç bukurive natyrore, Hasi është i pasur me resurse nëntokësore, në veçanti, me kromin. Minierat e Golajt e Vlahenit nxirrnin në ditë qindra kg krom. Por studiues gjeologjikë vlerësojnë se nëntoka e Hasit ka përmbajtje të hekurnikelit e nikelit. Por edhe tokat pjellore, relievi e klima e pastër, mund të hapë një perspektivë të re për të rinjtë e këtij qyteti, me vullnetin e mirë nga politika dhe të gjitha instancat përkatëse, për të investuar në këtë vend të bekuar nga Zoti.

(BalkanWeb)


Send this to a friend