Sot u përurua një libër brohoritjesh
erdhi premtimi i ri gjithë talent
talent bekuar nga gishti,
.
bashkëkohësit duhet t’i hapin
vend … pa iu dridhur qerpiku
pa mëdyshje artisti.
.
Në këtë përurim libri
qënka e ardhmja
poetike …
.
… kudo do të lerë shenjë,
.
nga republika e vargjeve
më premtuesi më i fismi
i s’ardhmes epiko-lirike
.
ky libër … qenkërka
zbulim kozmik
në re në qiell
pemë !!! ???
.
Ndryshe nga këto brohorima
libri i vërtetë rri mënjanë
përhera më gjakftohti
tharm poetik,
.
më pranverori mendimtar
ndoshta më i thëllimti
nga thinjat
.
lulebore i thëngjilltë.