VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“PAUL GAUGAIN” À LA FONDATION BEYELER

By | May 13, 2015

Komentet

Njëqind vjet nga lidhja e parë ajrore midis Zvicrës dhe Londrës

VOAL – Kanë kaluar njëqind vjet nga lidhja e parë ajrore midis Zvicrës dhe Londrës. Avioni nuk u ngrit nga një qytet i madh, por nga Shën Moritz, dhe për të festuar këtë përvjetor, udhëtimi do të përsëritet për turistët, por nga aeroporti aty pranë Samedan.

“Rreth tridhjetë veta hypin në aeroplan”, tha Sergio Fagiolo, menaxher i logjistikës së Badrutt’s Palace, pranë mikrofonave të RSI. Dy fluturimet e para janë të rezervuara plotësisht. Kostoja e biletave? 1600 franga udhëtim vajtje ardhje.

“Aeroporti Samedan është në vetvete privat,” shton Daniel Peter, drejtor i infrastrukturës. “Prandaj, ne për këtë fluturime tregtare duhet të paraqisnim një koncept sigurie pranë Zyrës Federale të Aviacionit Civil. për shembull te njerëzit dhe materialet e mundshme të rrezikshme “.

“Ne jemi shumë larg nga bërja e një aeroporti tregtar”, megjithatë, nënvizon drejtori i aeroportit të Engadinit. “Me koncesion, fluturimet e planifikuara mund t’i ofroheshin Samedanit. Topografia, sidoqoftë, nuk e lejon atë. Sidoqoftë, mund të mendohet për fluturime charter sezonale në destinacione të ndryshme”.

Arrestohet dhe dënohet një agjent rus aktiv në Zvicër

VOAL – Një agjent rus aktiv në Zvicër u arrestua dhe u dënua muajin e kaluar për spiunazh. Një histori, deri tani e panjohur, e cila megjithatë mban një atmosferë misteri edhe pas dënimit. Kjo u zbulua sot nga Sonntagszeitung, i cili kreu hetimin e vet për këtë çështje.

Agjenti dyshohet se kaloi Zvicrën verën e kaluar në një rover, duke transportuar një dron dhe gjashtë telefona celularë. Misioni i tij ishte të ndiqte gjurmët e disidentëve rusë ose oligarkëve të dështuar.

Për shkak të “interesave thelbësore për ruajtjen e sekretit”, Ministria Publike e Konfederatës (MPC) rrëzoi pasazhe të shumta të urdhëresës penale: shmangu edhe kombësinë e personit të dënuar dhe emrin e strukturës për të cilën ai punoi.

Sidoqoftë, kërkimet e gazetës të së Dielës bënë të mundur të konstatohet se ai ishte një Rus që operonte për Shërbimin e Inteligjencës Ndërkombëtare (SVR) në vendin e tij. Ai u dënua me 6 muaj burg. Sidoqoftë, ai tashmë duhet të jetë liruar dhe dëbuar, pasi periudha e kaluar në paraburgim ishte marrë gjithashtu në konsideratë në dënim.

ATS

NJË LIBËR PËR DIJEN, SHKOLLËN SHQIPE DHE KULTURËN KOMBËTARE Nga Nexhmije Mehmetaj

Doli në qarkullim libri «  Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut- Zvicër » monografi, i mësuesit të dalluar të Shkollës Shqipe Hamzë Morina.

Libri është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve dhe mësueseve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, shumica e të cilëve drejtpërdrejtë ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate arsimtarësh që kanë marrë rrugën e mërgimit, duke marrë atë pak dritë e diturisë në Shqipëri, Kosovë e që duan të përcjellin tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në Zvicër.

Në të 260  faqet e librit trajtohet problemi i gjuhës shqipe në mërgim, ngjarje që lidhen me Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, me të dhëna informative shumë të pasura nga viti 1990 kur u hap shkolla e parë shqipe e pavarur deri më sot e mësuan me mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë. Përvoja e mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare larg atdheut përballë asimilimit tepër të shpejt që po ndodhë, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve.

Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësueseve dhe prindërve dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha dhe arsimi shqip të zhvillohet e të mësohet nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Libri, nga ana tjetër, është një nderim për gjithë mësuesit shqiptarë në Zvicër, të cilët pas punës së përditshme gjejnë kohën të mësojnë fëmijët e mërgimtarëve që gjuha shqipe të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.

Libri është një dëshmi se si mësuesit shqiptarë në Zvicër kanë marrë nismën dhe të bashkuar rreth Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” organizojnë mësimin e shqipes në shumë kantone, sepse për mërgimtarët shqiptarë, nevoja e rrjetit shkollor në gjuhën amtare, është bërë prej tre brezash më së e domosdoshme për mos asimilimin e fëmijëve, duke nënkuptuar me këtë koncept të gjitha rrafshet e traditës dhe kulturës kombëtare në bazë të të cilave qëndron gjuha amtare shqipe.

Libër është një zëdhënës i diasporës shqiptare që edhe paraqet zhgënjimin ndaj pushtetarëve dhe politikanëve të atdheut të cilët nuk e ngritën Mësimin Plotësues Shqip në nivel shtetit, ashtu siç veprojnë komunitetet tjera. Diaspora shqiptare në Zvicër priti në gjirin e saj shumë ministra të arsimit e personalitete të ndryshme nga Kosova por kurrë asnjëri prej tyre nuk mori të paktën një takim me palën zvicerane për të ia parashtruar problemin e Mësimit Plotësues Shqip.

Libri, në një mënyrë është edhe një udhërrëfyes për autoritetet shtetërore të arsimit në Kosovë, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të mërgimtarëve që Mësimi Plotësues i Gjuhës Shqipe të institucionalizohet me të gjitha parametrat shtetëror, fëmijët shqiptarë çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit.

Libri është botuar nga shtëpia botuese ”Lena”Prishtinë.

Delemont, 15.02. 2020                                    Nexhmije Mehmetaj

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

Jo vetëm në qeverinë Kurti por edhe në partinë e mikut të tij Cédric Wermuth në Zvicër, kemi shumë femra shqiptare me ambicie të larta politike.

Xhemile Fetaji,kandidatja e re për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP, është e rritur dhe shkolluar në Zvicër.

Por ajo ka jetuar me bashkeshortin e saj shume vite edhe në Maqedoni.

Qëndrimi atje i ka mundësuar që të njohë mirë kulturat e dy vendeve,kjo është një plus në aktivitetet e saja politike.

Xhemilja me bashkëshortin kanë drejtuar një biznes të mirë në atdheun e origjinës,biznes i cili u mbyll shkaku i strukturave të kaluara politike në Maqedoni.

Edhe pse familja Fetaji ka investuar shumë në atdhe, ata kthehen sërish në Zvicër.

Për kandidimin e saj z.Xhemile Fetaji , shprehet : ” Unë jam rritur me këtë parti” thotë ajo “. Babai im ka shumë vite që është anëtar aktiv i kësaj partie”.

Si moderatore e Femmes Tisch, Xhemilja ka drejtuar shumë takime me gra shqiptare. Këto takime janë vlerësuar shumë.Kjo është një pervojë e mire edhe per aspektin politik.

Qëllimet e kësaj partie sipas z.Fetaji janë:
paqja,edukimi,mbështetja e mërgimtarëve në integrim,shëndetsia,ambienti,klima,barazia gjinore,etj.

Personalisht Xhemilja do të angazhohet më së shumti: për mbështetjen e ideve në përmirësimin e jetës së mërgimtarëve.

Ajo shprehet optimiste për fitimin e votave në Frauenfeld ku edhe jeton .Beson fuqishëm në punën e saj dhe shpreson për fitore.

Xhemilja gëzon mbështetjen e bashkëshortit Xhevat Fetajit si dhe mbarë familjes.

Duke na ftuar në zgjedhjet e 15 Marsit,ajo edhe njëherë na premton se “kërkesave të mërgimtarëve do tu jap gjithmonë jehonë”

Shumë fat për kandidaten tonë !

Hava Kurti Krasniqi

 

Lidhja Shqiptare ne Botë përkujton themeluesine saj – Nga Neki Lulaj

Qyteti  Langenthall  i Zvicrës, ditën e diel ishte nikoqir i qindra bashëkatdhetareve të cilët kishin ardhur nga shtetet e ndyshme europjane dhe kantontet e ndryshme te Zvicres.për ta përkujtuar  pishtarin e atdhetarisë Mikel Kuzhninin.

Në mënyrë madheshtore u mbajtëa kademija përkujtimore kushtuar  veprimtarit të shquar të çështjës kombëtare  nisëmtarit ideatorit dhe themeluesit te Lidhjë Shqiptare në Botë Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtë mujorit të amshimit.

Në këtë akademi përkujtimore  ishin prezent  vellai Simoni me familje, konsullja e Republikës se Kosovës në Zvicër znj.Shukrije Ramadani,afaristi i shquar atdhetari  Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Zyrihutetit të , profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat Sinaj, Alban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë  antarët e Lidhjës se Shkrimtareve  Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania artisti i filmit dhe i dramës nga Republika e Kosovës zt. Çun Lajqi gazetari i  televizionit  zt Asllan Bajrami dhe  të tjerë.

Pamje nga Akademija përkujtimore ne Langenthal-Zcicër

Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë  dhe veprojnë aktualisht shqiptarët.

Në foto:Lazim Destani,Neki Lulaj Shukrije Ramadani dhe Simon Kuzhnini-Langenthal 2020 Zvicër

 

 

Rrugëtimi jetësor i binjakve -vëllzërve Kuzhnini është i gjatë i mundimshem me  plotë sakrifica me te pa priturat  te kurthave gjakatare por edhe i lavdishëm sa edhe atdhetaria e tyre.Aktiviteti i tyre ze rrenjë duke filluar nga Demonstratat e parat ë vitit 1968   ngritja e flamurit kombëtar para shëpisë se Lidhjës se Prizrenit  ne Prizeren e deri ne ditë e fundit të jetës se tij ai isht aktiv i vendosur dhe i pa lodhur. Sot kujtojmë Mikelin njeriun qe nuk diti me u ndalë kurrë nuk diti me heshtë kurrë  para padrejtësive te kombit,  nuk diti me kursye kurrë humanisti zemërbardhë  kur ishte fjala për ndihmë njerëzve me nevoja te posaçme por edhe kurrë nuk diti me pushue se  vrapuari pas çështjes se shenjët kombëtare.Jeta e  atëdhetareve me  plotë mundime e sfida fillon me ikjen nga Kosova dhe vendosjën  e tyre ne Zagreb.Jeta i formësoi shumë gjenin e atdhetarisë trasheguar nga prindërit .Kyqja e pa kursyer e tyre ne pajtimin e gjaqeve ne Kosovë ne trojet shqiptare  e deri ne Amerikën e largët është kontribut i pa parë.

Mikprita e Delegatve te  Republikës së Kosovës,strehimi i ushtareve shqipëtare pritja dhe përcjellja e tyre vendosja ne vende te sigurta kur filloi lufta ne Kroaci e deri te shpallja e  Kosovës  Shtet.

Është një brez jete plotë lavdi isha prezent  është moment i pa harruar ne jetë kur e  kujtoi Mikelin edhe në grevën e urisë ne Bruksel të shtrirë ne shesh i vendosur me vdekë me një pëllemb shkrum mbi buzët e gjakosura edhe kur mjekët e sygjeronin qe te dalë nga greva sepse ishte keçësuar tej mase gjendja e tij shëndetsore ata dhe ai  ishte i vendosur qe pa plotësimin e kërkesave nuk e lëvizë as gishtin e vogël nga ky vend.

 

E kujtojmë nëpër shkallët plotë rreziqe të jetës e kujtomë punën dhe angazhimin e tij me rastin e themelimit të lidhjës shqiptare ne Mynchen.

Kujtoi me admirim organizimin e shembullor dhe mundin e pa kursyer ne kogresin e parë  të LSH ne Prizren prej nga edhe vijn vëllazerit Kzhnini kongresin  e dytë në Prizren dhe kongreson e tretë ne Shkup.

E kujtoi Mikelin ne Zagreb ne maj të vitin 2018,ku ishim me  një delegacion nga Gjermania  mysafir ne konakun e Kuzhninve e Mikelin  i pa rehatuar duke bërë përpjekjet shpirterore qe  si nikoçir me taban trasheguar nga priderit dhe  nga gjysherit ti rehatoi mysafirët qe te ndihën sa mirë e vet ishte i sëmur e  me Dializë..

 

Ai vetëvetës i kishte caktuar një detyrë te shenjët  kishte  diçka te pa shpjeguar qe e gjen te atdhetarët e devotshëmnjë qe para interesit përsonal kishte vendosur interesin kombëtarë ,…….!

Ne vazhdim te kësaj seance  fjalën e mori  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës,i cili foli për punën angazhimin e  vëllazërve Kuzhnioni e ne veçanti për vullnetin e pa shtjerrur deri ne vdekje  të Mikel Kuzhninit ,të pa zavendsueshëm.

Në superlativ për jetën e pishtarit të kombit folën kosullja e Republikës të Kosovës ne Zvicër zjn. Shukrie Ramadani, afaristi Lazim Destani,Don Marjan Marku,zt. Nikë Gjeloshi,Ermina Leskaj, zt. Idet Hjadari, Dr.Alban Nezizi dhe Xun Çetaj.

Delegacioni nga Gjermania qe merrnin pjesë ne këtë akademi përkujtimore ishin anëtaret e kryesisë te lidhjës te prirë nga  Agim Aliçkaj, Ragip Nuredini Kadri Krasniqi, Bekim Gashi,Niman Mulliqi dhe Neki Lulaj.

Vargje te bukura Monolog  kushtuar Mikel Kuzhninit  interpretoi artisti i filmit dhe i dramës zt, Çun Lajçi për ti lëshuar radhen një filmi të gjatë Doklumentar përgaditur nga gazetari Asllan Bajrami, mbi jetën dhe veprën e binjakve Kuzhnini gjiruar enkas për këtë akademi përkujtimore. Ne fund ishte zotimi i përbashkët „Prehu ne paqe pishtari i atdhetarisë se testamentin tend do ta qojmë përpara ishte  betimi i te gjithë te pranishmeve .“

Në fund bashkëthemeluesi dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, zt.Mikel Kuzhninit, i falënderoi te gjithë pjesëmarrësit ne këtë akademi përkujtimore.

“Marrëveshja e dyshimtë për naftën e Visokës”, reagon kompania ‘Terraoil Swiss’ pas shkrimit të BIRN: Spekulim e keqinterpretim i fakteve

Kompania ‘Terraoil Swiss’ ka reaguar pas shkrimit të publikuar në BIRN, lidhur me naftën e Visokës, ku në shkrim thuhej se nafta iu transferua kompanisë serbe me pronar rus bazuar në një marrëveshja e dyshimtë.

Në deklaratë shpërndarë mediave kompania e konsideron shkrimin një mashtrim bazuar në keqinterpretimin e fakteve, ndërsa rendit të gjitha argumentet dhe qëndrimin e saj lidhur me këtë cështje.

Reagimi i plotë i kompanisë ‘Terraoil Swiss’:

Më datën 7 shkurt 2020, agjencia BIRN-Albania (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi me titull: “Marrëveshja e dyshimtë: Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus”

(Autor: Besar Likmeta) ka konsumuar një operacion mashtrimi, spekulimi dhe manipulimi të opinionit publik, duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar faktet, duke bërë interpretime të rreme ligjore, duke dëmtuar në mënyrë agresive dhe intimiduese interesat dhe imazhin e kompanisë “Terraoil Swiss”.

Është elementare të theksojmë se në profesionin e cdo gazetari, për më tepër të dikujt me përvojë dhe reporter i një media prestigjoze si BIRN, ky publikim është një thyerje e rëndë e parimeve të etikës profesionale dhe shkelje e rëndë e çdo norme që rregullon marrëdhëniet e gazetarisë bashkëkohore, përfshi atë investigative dhe që provon katërcipërisht që artikulli në fjalë është mbështetur mbi të pavërteta, paragjykime, keqdashje, dizinformim për të mos shkuar më larg me arsyetimin e kryerjes së ndonjë shërbimi ndaj një pale të tretë. Për të qenë sa më të kuptueshëm dhe të qartë përsa më lart, po rendisim në mënyrë elementare piketat kryesore të këtij “investigimi” dhe shkrimit të Reporter.al:

BIRN, pretendim 1: Në këtë shkrim BIRN pretendon se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar naftën e Visokës dhe të drejtat hidrokarbure në një kompani serbe me pronar rus.

Sqarim 1: Në legjislacionin që rregullon marrëveshjet hidrokarbure por edhe ato tregtare nuk ekziston koncepti ”transferim nafte”, por tregtim nafte dhe/ose transferim i të drejtave hidrokarbure.

Pretendimi se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar të drejtat hidrokarbure, është një e pavërtetë e rëndë e joprofesionale dhe mashtrim i qëllimtë, sepse të drejtat hidrokarbure transferohen vetëm me pëlqimin e palëve, respektivisht të Terraoil Swiss, Albpetrolit dhe AKBN-së, si dhe me miratimin përfundimtar të MIE si autoriteti shtetëror më i lartë. Ky fakt nuk ka ndodhur dhe për rrjedhojë nuk ekziston.

Kontrata ndërmjet “Terraoil Swiss” dhe GTK-Oil është kontratë shërbimi, e njëjtë me të gjitha kontratat e shërbimit mbi bazën e të cilave operojnë kompanitë hidrokarbure në Shqipëri dhe kudo në botë, ç’ka do të thotë se është nënkontraktim, marrëdhënie mes dy palëve private e realizuar konform ligjit shqiptar dhe të gjitha detyrimeve që lindin prej tij.

BIRN, pretendim 2: Kontrata e shërbimit (Terraoil Swiss me GTK Oil) cënoi sigurinë kombëtare duke transferuar të dhënat konfidenciale.

Sqarim 2: Shkrimi i Reporter.al ka spekuluar me një nen të kontratës koncensionare, duke konfonduar detyrimet mes palëve (koncensionar-shtet) me ekspozimin e të dhënave tregtare konfidenciale dhe duke e keqinterpretuar qëllimisht këtë konfidencialitet si “sekret shtetëror”.

Në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure, koncensionari ka plotësisht të drejtë të ekspozojë të dhëna tregtare konfidenciale tek nënkontraktorët e vet, pa kërkuar miratimin e Albpetrol apo ndonjë institucioni tjetër. (Neni 23.2 i Marrëveshjes Hidrokarbure)

Për pasojë BIRN (Reporter.al) ka mashtruar qëllimisht duke shtrembëruar e keqinterpretuar termat e kontratave e duke spekuluar dhe ngatërruar qëllimisht publikun dhe duke dëmtuar rëndë imazhin, besueshmërinë dhe interesat e kompanisë Terraoil Swiss.

BIRN, pretendim 3: BIRN pretendon se “Terraoil Swiss” i ka dhënë kompanisë nënkontraktore “serbe” të dhëna tregtare që përbëjnë “sekret shtetëror”.

Sqarim 3: Ky pretendim nuk është vetëm mashtrim, por edhe reflektim i një paditurie të thellë.

Së pari, kompania GTK-Oil, është e regjistruar në QKB sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk figuron e pezulluar, e përjashtuar apo e konfiskuar, në asnjë institucion ligjzbatues shqiptar apo të huaj .

Së dyti, nuk është detyra e kompanive koncensionare të verifikojnë nënkontraktorët që operojnë në tregun shqiptar sipas ligjeve në fuqi, në lidhje me aspekte që janë tagër i institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, përsa kohë ndaj tyre nuk ka një masë shtrënguese.

Në të kaluarën dhe në vijëmësi kompania “Terraoil Swiss”, ka kultivuar marrrëdhënie tepër rigoroze me institucionet ligjzbatuese shqiptare, përfshirë dhe komunitetin e inteligjencës, për të shmangur çdo shkelje në këtë drejtim.

Së treti, legjislacioni për sekretin shtetëror, klasifikimin e tij dhe personave të autorizuar për njohjen apo përdorimin e tij, nuk ka asnjë parashikim që t’i përgjigjet pretendimit në fjalë. Në të kundërt, nëse ky fakt do të ekzistonte, marrëveshjet hidrokarbure dhe cdo aspekt tjetër i lidhur me to do të duhej të trajtohej sipas këtij legjislacioni. Kjo do të thotë se të gjithë personat që do të kishin lidhje pune për shkak të përgjegjësive institucionale, apo ato tregtare do të duhej të ishin të vetuar nga DSIK dhe të paisur me certifikatat përkatrëse të sigurisë, fakt i cili nuk ekziston. Sipas kesaj llogjike, të përdorur nga artikullshkruesi, ky i fundit nuk do të kishte mundësinë të kërkonte asnjë informacion mbi marrëveshjet dhe operacionet hidrokarbure pa qenë i paisur më parë me një certifikatë sigurie. Kjo llogjike do të vlente dhe për këdo zyrtar të ALBPETROL apo AKBN, sikurse edhe për ish drejtuesit e përmendur në shkrim, të cilët sipas 3 | 4 llogjikës së gazetarit do të kishin konsumuar një krim shtetëror për nxjerrjen e dokumentave apo të dhënave të klasifikuara sekret shtetëror.

Sa më sipër, pretendimi i shkrimit të BIRN për nxjerrje të sekretit shtetëror, është një shpifje e qëllimshme e kombinuar me një injorancë të thellë në kuptimin e detyrimeve për aspektet e sigurisë, sepse sipas ligjeve në fuqi, të dhënat tregtare konfidenciale nuk konsiderohen sekret shtetëror.

BIRN, pretendim 4: Shkrimi i BIRN pretendon se kompania shtetërore “Albpetrol” ngriti “flamuj të kuq”, që sipas BIRN ishin alarm për tjetërsimin e marrëveshjes hidrokarbure.

Ky pretendim është spekulim arbitrar,sepse në asnjë paragraf apo rresht të legjislacionit shqiptar përfshirë marrëveshjet hidrokarbure, nuk ekziston asnjë term dhe asnjë nocion i “flamujve të kuq”.

Ka ekzistuar një letërkëmbim i periudhës shkurt-mars 2019, ndërmjet kompanisë tonë dhe Albpetrolit, ku në fillim Albpetroli ngriti pretendime në lidhje me marrëveshjen mes Terraoil Swiss dhe GTK-Oil. Pas kësaj kompania “Terraoil Swiss” i dha sqarimet përkatëse Albpetrolit, duke i qëndruar marrëveshjes dhe për pasojë Albpetroli nuk kundërshtoi më tej sqarimet tona.

Për transparencë të opinionit publik sqarojmë se Marrëveshja mes Terraoil Swiss dhe GTK OIL është lidhur më 1.12.2018 dhe për shkak të mospërmbushjes së saj nga pala nënkontrakotore, është zgjidhur më datë 1.06.2019. Theksojmë se kjo Marrëveshje fatkeqësisht nuk arriti te bëhet asnjehere efektive pasi nënkontraktori GTK Oil nuk mundi gjatë periudhës dy-mujore te testit të na bindte për një performancë të qëndrueshme teknike dhe për pasojë efektet ekonomiko-financiare të kësaj Marrëveshje mbetën në nivelin zero. Kjo do të thotë se në momentin e botimit të shkrimit dhe tymnajës së ngritur prej tij marrëveshja nuk ekziston, çka i bën shumë të dyshimta qëllimet e vërteta të artikullit të botuar nga BIRN.

Për pasojë, referimi nga BIRN duke nxjerrë jashtë konteksti shkresën e Albpetrolit, duke mos marrë fare parasysh procedurën nga fillimi deri në fund, është deformim i qëllimshëm i fakteve, dhe manipulim i opinionit publik.

Së fundmi por jo nga rëndësia, Terraoil Swiss operon prej 9 vitesh në sektorin e hidrokarbureve për nxjerrjen e naftës bruto në fushën e Visokës. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar mbi 80 milion dollarë në operacionet e saj për hapjen e puseve të reja, rivitalizimin e atyre ekzistuese, kthimin e fushës në parametra optimal operimi, depozita naftëmbajtëse, ruajtjen e mjedisit, etj. Terraoil Swiss ka mbi 150 të punësuar, inxhinierë dhe specialistë të fushës, si dhe ndihmon në mënyrë indirekte mbi 200 familje të tjera në zonën ku operon.

Terraoil Swiss është një kompani publike e regjistruar në Zvicër, operon sipas ligjeve dhe standarteve më të mira zvicerane dhe së fundmi ka filluar procedurat e regjistrimit në Bursën ndërkombëtare, të cilat kërkojnë standarte të larta transparence, profesionalizmi dhe mirëmenaxhimi.

Teraoil Swiss ka marrë pjesë në garën e organizuar nga ALBPETROL për operimin e fushave naftëmbajtëse të Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonice dhe është shpallur fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo procedurë ndodhet në proces gjykimi në gjykatat shqiptare për shkak të kontestimit nga palë të treta humbëse në garë.

Kompania Terraoil Swiss e konsideron shkrimin e BIRN-Albania (Reporter.al) si një operacion të bazuar mbi mashtrim dhe spekulim, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe prestigjit të kompanisë, si dhe një përpjekje diversive për të ndikuar mbi vendimin e gjykatave përsa më lart.

Operacioni në fjalë mbart ngarkesa intimiduese dhe dëmtuese ndaj kompanisë Terraoil Swiss, dhe për këtë shkak ne po bashkëpunojme me konsulentët tanë ligjorë dhe po marrim masa për ndjekjen ligjore të kësaj çështje si për filialin e BIRN në Tiranë ashtu dhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd.

Në mbështetje të parimeve të transparencës dhe të drejtës për t’u mbrojur dhe përgjigjur ndaj akuzave të publikuara nga media juaj, kërkojmë përgënjeshtrimin e shkrimit dhe të drejtën tonë për t’u botuar nga ana juaj në të njëjtin vend reagimi i kompanisë Terraoil Swiss.

Hans-Peter Vogt Kryetar i Bordit.

Stuhia Sabine arriti edhe në Zvicër, vështirëson qarkullimin e mjeteve tokësore dhe ajrore

VOAL – Stuhia Sabine arriti edhe në Zvicër gjatë natës, pasi goditi veri-perëndimin e Evropës të Dielën. Në disa lokacione u matën shpejtësitë më të mëdha të këtij dimri, sipas të dhënave nga SRF Meteo: jo vetëm prej 147 dhe 144 km / h përkatësisht në Säntis dhe në Chasseral, por edhe në fushat, ku në Rüneberg (BL) 148 km / orë në Schaffhausen, 112 km. Në kantonet e Zyrihut, Solothurn, Schwyz dhe St. Gallen, disa shkolla do të qëndrojnë të mbyllura të hënën, ndërsa Bazeli Fshat lejon prindërit të vendosin nëse udhëtimi nga shtëpia në klasë është i sigurt. Shpatet e ndryshme të skive janë të pa realizueshme, për shembull ashensorët Obwalden të Melchsee-Frutt dhe Engelberg-Titlis, si dhe ato të Sörenberg-Rothorn (LU) dhe teleferikët e Brienz dhe Rigi janë jashtë shërbimit. Në Rickenbach (LU), një burrë u plagos, u godit nga një teneqe.

Era shkaktoi ndërprerje në trafikun hekurudhor sidomos në Romandie, në veçanti midis Le Noirment dhe Tavannes, midis Porrentruy dhe Bonfol, midis Glovelier dhe La Chaux-de-Fonds dhe midis Court dhe Moutier, ku një pemë ra në shinat. Një tren e goditi atë, por askush nuk u lëndua. Për shkak të rënies së pemëve, linjat Wald (ZH) dhe Albula të Hekurudhës Rhaetian gjithashtu u ndërprenë. Autobusët e zëvendësimit janë hedhur në veprim në mes të Thisis dhe Tiefencastel. Sidoqoftë, bezdi janë raportuar edhe në kantonet e Appenzell Innerrhoden (Weissbad-Wasserauen) dhe Lucerne (midis kryeqytetit në Eschenbach për shkak të një dështimi teknik). Pemët e rëna në rrugë ndaluan kalimin e makinave nga Neuchâtel në Pontarlier dhe midis Thayngen dhe Dörflingen (SH), në mëngjes herët, ku një fabrikë preu një linjë të tensionit të lartë, si dhe në disa rrugë në Bernese Seeland dhe Oberland dhe në përgjithësi për pak pllajën e tërë. Autostrada A4 midis Zug dhe Baar duhej të mbyllet përkohësisht në një korsi për shkak të një peme të rrezikshme.


Ndikimi në lidhjet ajrore është gjithashtu i rëndësishëm: që nga fillimi i operacioneve ditore, mbi 100 nisje dhe fluturime janë shfuqizuar në Zyrih dhe rreth tridhjetë në Bazel. Këto përfshijnë lidhje zvicerane me Berlin, Frankfurt, Stuttgart, Hamburg, Londër, Amsterdam, Dresden, D Dsseldorf, Hanover, Paris dhe Pragë.

Kjo për shkak se në veri është se Sabine, e njohur edhe me emrin kelt të Ciara-s, ka lënë gjurmët më të dukshme. Në Gjermani, ku Deutsche Bahn ndaloi trenat e saj në distanca të gjata plotësisht nga e diela në mbrëmje deri në të paktën 10:00 të hënën në mëngjes, ka disa lëndime nga pemët në rënie. Dy gra janë në gjendje të rëndë në Saarbrücken. Një vinç në Frankfurt dëmtoi çatinë e katedrales.

Efektet e stuhisë Sabine

Në Mbretërinë e Bashkuar, përveç anulimit të ngjarjeve të shumta dhe paralizës së shumicës së udhëtimeve, janë lëshuar mbi 250 alarmet e përmbytjes. Në Appleby-in-Westmorland, në veriperëndim, lumi Eden theu brigjet e tij dhe pushtoi lokalitetin. Në Francë, rreth tridhjetë departamente janë ende në gatishmëri portokalli.

“Udhëtimi” i erërave të forta, një aeroplan i British Airways theu, sipas faqes së internetit të specializuar Flightradar24, rekordin për kryqëzimin më të shpejtë “subsonic” të Atlantikut (në rrugën 5’554 km nga Nju Jorku në Londër). Boeing 747-436 udhëtoi në 4 orë e 56 minuta, duke zbritur pothuajse dy orë në hartën e rrugës dhe duke ulur rekordin e mëparshëm për 17 minuta, i cili në të njëjtat orë u tejkalua edhe nga dy avionë të Virgin Airways. Për krahasim, Concorde mori pak më shumë se tre orë.

Kur vargjet e “Bareshës” bëhen pikturë unike (FOTO)

Kënga “Baresha” e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, është dëgjuar, kënduar, e ripërpunuar nga shumë artist.

Por piktori shqiptar në Zvicër, Samedin Asllani, ka zgjedhur një mënyrë unike për të përjetësuar disa vargje të këngës “Baresha”, njofton Klan Kosova.

Në një pikturë ai ka bërë bashkë vijën melodike, pamje të një fushe dhe disa dele – bashkë me tekstin “ Kam rrit shtatin në këto male”.

Nuk dihet nëse kjo pikturë do të dalë në shitje ose piktori do e mbajë për vete.

Kujtojmë se bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten më 7 shkurt, në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në një ceremoni familjare – pa praninë e medieve.

 

Pas Lolitës dhe Petrës vjen Sabina

Pas stuhive Lolita dhe Petra në veri të Alpeve Sabine po vjen një front i ri stuhije që po formohet në Atlantik dhe synon Skocinë.

Nga fillimi i javës tjetër, nga e diela në mbrëmje deri të martën, Konfederata ka lëshuar një paralajmërim të shkallës 4 për shumicën e rajoneve përtej Shën Godardit, ku era nga 100 kilometra në orë në rrafshnalta do të arrijë deri në 200 kilometra orën në zonat malore.

Disa vendpushime skish do të qëndrojnë të mbyllura.

Stuhija e re që pritet të kalojë nëpër Zvicër quhet Sabinë, pas Lolitës dhe Petrës.

Urgjenca ka përfshirë gjithë Evropën qendrore dhe veriore. Në veçanti, Lufthansa tashmë ka paralajmëruar për anullimin e mundshëm të fluturimeve.

Erërat e stuhishme, midis 100 dhe 140 km / orë në zonat e ekspozuara me lartësinë mbi 2.000 metra, do të përfshijnë edhe luginat e Zvicrës Italiane: në Vallemaggia, Blenio, Alto Moesano, Bregaglia dhe Leventina alarmi nga e hëna deri të mërkurën është e shkallës 3.

 

Një teleskop zviceran drejt Diellit

VOAL – Misioni “Solar Orbiter”, pas më shumë se 10 vjet përgatitje, do të niset të hënën nga Cape Canaallel, Florida. Në bordin e raketës Atlas V, i cili do të ngrihet në 23.03 me kohën lokale (5.03 ora Zvicer), do të ketë gjithashtu STIX, një teleskop me rreze X.

Është një mision i ESA, Agjensia Evropiane e Hapësirës, ​​e kryer në bashkëpunim të ngushtë me NASA, homologen e saj amerikane. Sonda hapësinore do të marrë dy vjet për t’u afruar 45 milionë kilometra nga Dielli – një distancë që korrespondon me rreth një të katërtën e asaj që e ndan atë nga Toka – për të studiuar rajonet polare të tij.

Projekti synon të sqarojë shkaqet e erës diellore, një rrjedhë e grimcave të ngarkuara (në thelb protoneve dhe elektroneve) të emetuara nga Dielli.

Për ta bërë këtë do të përdorë gjithashtu teleskopin STIX, të bërë nga kompani dhe institute zvicerane, në bashkëpunim me partnerë polakë, francezë, italianë, gjermanë, austriakë, irlandezë dhe çekë, nën drejtimin e FHNW.
ATS

Gjenevë – më 5 shkurt 1960, CERN* përuroi përshpejtuesin e ri të grimcave

VOAL – Më 5 shkurt 1960, CERN përuroi përshpejtuesin e tij të ri të grimcave në prani të studiuesve dhe politikanëve. Sinkrotroni proton, megjithatë, kishte përshpejtuar protonet e tij të parë më 24 nëntor 1959 në një shteg prej 628 metrash, duke u bërë kështu, për një kohë të shkurtër, nxituesi që kishte prodhuar sasinë më të madhe të energjisë në botë.

Me kalimin e viteve ai ka pësuar ndryshime të shumta që e kanë bërë atë gjithnjë e më shumë performues. Intensiteti i rrezeve të tij proton u shumëzua me një mijë dhe në vitin 2009 kolizori i ri i madh hadron (LHC) u shtua në synchrotron proton (PS) dhe super synchrotron proton (SPS).

Aktualisht, laboratori, i cili ndodhet kufirin Francë-Zvicër, administron një kompleks prej tetë përshpejtuesve dhe dy ngadalësuesve dhe punëson përgjithmonë 2500 studiues dhe teknikë. Përplasjet e grimcave lejojnë fizikanët të hetojnë botën e së voglës së pafundme dhe të kryejnë kërkime shkencore në fushën e fizikës bërthamore dhe grimcave.
ATS

*Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (frëngjisht: Organisation européenne pour la recherche nucléaire), e njohur si CERN ( /ˈsɝn/; shqiptimi frëngjisht: [sɛʁn]; rrjedh nga emri “Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire”) është një organizatë kërkimore Evropiane që operon me laboratorin e fizikës së grimcave më të madh në botë. I themeluar në vitin 1954, organizata është e bazuar në një periferi në veriperëndim të Gjenevës në kufirin franko-zviceran, dhe ka 22 shtete anëtare. Izraeli është i pari (dhe aktualisht i vetmi) shtet jo-evropian që i është dhënë anëtarësimi i plotë.

Zvicra është vendi më i shtrenjtë në botë

Voal.ch – Ndërsa dikush që jeton në Zvicër mund të mos ketë nevojë për përkujtues, një studim i ri tregon se kostoja e jetesës në Zvicër është më e larta se kudo në botë.

Zvicra kryesoi listën përpara Norvegjisë në vendin e dytë, me Islandën, Japoninë dhe Danimarkën që rrumbullakuan pesë vendet e para.

Renditja, e vendosur së bashku nga revista CEO World, mori në konsideratë qiranë, sendet ushqimore, fuqinë blerëse, restorantet dhe koston e jetesës në 132 vende të globit.

Vendet evropiane u shfaqën dukshëm në 20 vendet e para, ndërsa vendet në Azi dhe Karaibe ishin gjithashtu të spikatura.

Zvicra në krye të listës

Jo vetëm që Zvicra kryesoi listën e përgjithshme, por gjithashtu u rendit shumë në disa metrikë individuale, duke e bërë koston e jetesës atje zyrtarisht më të lartë në botë.

Artikujt ushqimore në Zvicër janë gjithashtu më të shtrenjta se kudo në botë, duke renditur plot 30 pikë më të larta se Koreja e Jugut e vendit të dytë.

Por nëse po kërkoni të shmangni dyqanet ushqimore, ushqimi jashtë, dmth në restaurante në Zvicër është gjithashtu më i kushtueshëm se kudo tjetër në botë.

Drita e vetme e ndritshme në renditje është fuqia kombëtare blerëse e Zvicrës – e cila është gjithashtu në krye të listës – ndoshta duke shpjeguar pse zviceranët duan të udhëtojnë apo edhe thjesht të bëjnë blerje jashtë vendit./thelocal.ch/EB