Pas 34 vitesh histori emigracioni, politika shqiptare u bind se Diaspora shqiptare është aset.
Deri pak kohë më parë e shihnin si një risk i ekulibrave apo raportit të forcës më të cilën pozicionoheshin në parlament, duke injoruar vlerën e shtuar sociale, civile e formuese që do të sillnin për Shqipërinë.
Prej 3 ditësh të gjitha forcat politike kanë nisur fushatën sensibilizuese pêr regjistrimin e emigrantëve në platformën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve; KQZ.
Moto; Masiviteti i votës!
E kuptueshme për momentin dramatik që po kalon kombi ku shumica e popullsisë ndodhet në emigracion.
E pranueshme për historikun e zgjedhjeve politike në Shqipëri ku për herë të parë voton dhe emigranti.
E rëndêsishme për demokracinë shqiptare që ulëret krizë në cdo qelizë të sistemit ekzekutiv e shtetëror.
Por shumë i diskutueshëm procesi i votimit, regjistrimi në platformë dhr garancia e sigurisë së votës.
Platforma KQZ paraqet në këto 3 ditët e para probleme serioze;

Aplikacion që nuk i përgjigjet nivelit teknologjik aktual të Apple store , kompania mëmë nga ku eshtë marrë.

Aplikacion i vjetër;
Ekspertët e IT denoncojnë se është i 4 viteve më parë i ngjashëm me një App arkivi telefoni ku ruhen bileta, abone, karta udhëtimi o karta supermerkatesh.

Linke e adresimi tê tjera online që bllokojne e mbyllin regjistrimin gjatë procesit itë krijimit të profilit online të votuesit, që êshtë dhe hapi thelbësori për të nisur procedurën e votimit në diasporë.

Kjo fazë e regjistrimit është mjaft e ngjashme me procesin e një viti më parë mbi censusin e popullsisë ku e Albania kish krijuar të njëjtin aneks Diaspora, për regjistrimin e shqiptarëve jashtë kufijve.
Ky proces u bojkotua në masë nga emigrantët. Dorëzim- skanimi i dokumentave si certifikimi i vendbanimit, pasiguria e privatësisë çuan në dështimin e tij.
E po të njëjta dokumenta kêrkohen sot nga Procesi i regjistrimit për të votuar në KQZ.
Sot në ditën e katêrt kanë aplikuar mbi 11 mijë emigrantë dhe i është njohur e drejta e skedês së votimit rreth 1200 prej tyre.

Dhe këtu është një tjetêr pikë e diskutueshme e kësaj procedure me informacionin se duhen disa ditë pas aplikimit që emigranti të marrë konfirmimin o jo mbi të drejtën e votës në diasporë.

E pa harruar se kush emigrant regjistrohet në Kqz nuk mund të votojë më në atdhe nëse ndryshon planet e tij e më 11 maj 2025 vjen në Shqipëri.
Sa e drejtë dhe historike është vota e diasporës më 2025, aq dhe përcaktuese dhe detyruese është garancia e sigurisë së saj.
Kërkohet masivitet vote por mbi të gjitha duhet siguri e saj!
Në një vend ku krimi elektoral sinjalizohet në cdo raport ndêrkombêtar, pikëpyetja sa do mundet që ky krim të prek dhe votën e emigrantit ka risk të mbetet retorikë.
Emigranti ka ndërgjegjësimin e sensibilizimin mbi rëndësinë e votës pasi ka vite që ia kërkon Shqipërisë, por i mungon siguria e politikës se sa do ruhet vota e tij nga mafia elektorale!