VOAL

VOAL

PARKU MEMORIAL “DR. RUGOVA”, QENDËR HISTORIKE DHE TURISTIKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

May 30, 2018

Komentet

13 KORRIKU- DATË E CILA SHQIPTARËVE IU KUJTON MIZORITË DHE VUAJTJET E TYRE TRAGJIKE- Nga XHELADIN ZENELI

 

13 Korrikun ,Mali i Zi dhe malazezët e konsiderojnë ‘ditën e  shtetësisë’ së tyre, por për shqiptarët kjo datë iu kujton vuajtjet historike, krimet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.

Malazezët festojnë dy data të 13 Korrikut. 13 Korrikun e vitit 1878 në të cilën Kongresi i Berlinit e njohu Malin e Zi si shtet të pavarur  dhe 13 Korrikun e vitit 1941 si datë e ashtuquajturit  fillimit të ‘kryengritjes kundër fashizmit’.

13 Korrikun e parë të vitit 1878 Mali i Zi e ka dhuratë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, me theks të veçantë nga Rusia cariste. Falë vendimeve të atij Kongresi famëkeq Mal i Zi përjetoj një një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale të asaj kohe.Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit të vitit 1878 kishte 4,405 km², kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e dyfishimit të  territorial të vet,Mali i Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare.

Gjatë procesit të aneksimit,pushtimit dhe kolonozimit të territoreve shqiptare ,Mali i Zi ka kryer vrasje masive, masakra dhe krime me përmasa gjenocidi  ndaj popullsisë së pafajshme autoktone shqiptare .

Po numrojnë disa nga krimet malazeze ndaj shqiptarëve që filluan menjëherë pas 13 Korrikut 1878 dhe vazhduan me dekada të tëra më pas edhe në shekullin e 20-të.

Krimet e malazezëve  ndaj shqiptarëve:

-2,875 shqiptarë të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1875-1877

-1,345 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në Previ të Plavës në vitin 1880;

-3,156 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1900-1912;

-3,920 shqiptarë poashtu të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1913-1943.

 

Kurse me 13 Korrikun e dytë të vitit 1941, filluan krimet e reja ndaj shqiptarëve:

 

-Rreth 3,000- 4,000 shqiptarë  të masakruar në Tivar në vitin 1945;

-Reth 8,000 të tjerë të vrarë gjatë periudhës komuniste dhe në emër të “vëllazërim-bashkimit”, kur Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë;

-Rreth 12,000 të tjerë të persekutuar,arrestuar dhe burgosur ;

-Me qidra mijëra shqiptarë të detyruar me dhunë të lëshojnë  trojet e veta etnike dhe të emigrojnë në botën e jashtme;

-Me dhjetra mijëra shqiptarë të shkombëtarizuar, asimiluar dhe me  strukturën kombëtare të vendbanimeve të tyre krejtësisht të ndryshuar, etj.

Pra, themelet e shtetit të Malit të Zi janë krijuar mbi eshtrat e viktimave shqiptare dhe asnjë regjim dhe pushtet deri më sot nuk e ka  njohur këtë realitet dhe asjëherë ata nuk kanë kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e tyre .

Pra si i tillë 13 Korriku për shqiptarët gjithëmonë do të simbolizojnë një datë të hidhur dhe tragjike.

 

Xheladin Zeneli

13 Korrik 2025

Në Shqipëri ndodh gjithçka- Nga Prof. dr. ROMEO GURAKUQI

 

Mund të qëndrosh një jetë të tërë në hije, brenda një institucioni shkencor dhe universitar, pa bërë asgjë tjetër përveç një doktorature. Pastaj të rrotullohesh rreth saj për 17 vjet të tjera, derisa një ditë, me pak pudër akademike, ta ribotosh si “punë të re”, gjoja e zhvilluar gjatë “veprimtarisë shkencore” në institucion.

Më pas fillon një “projekt të ri kërkimor” – ose më saktë, një tjetër dekadë e një gjysmëpritjeje të re. Kalojnë edhe 16 vite të tjera me raporte fiktive, ca botime dokumentare të të tjerëve, por me emrin tënd si të dytë, ndërkohë që ti, pa asnjë ngut, pret moshën e pensionit. Por, pikërisht në prag të tij, ndodh një tjetër mrekulli shqiptare: në një vend ku ligjet nuk zbatohen, ku kriteret janë letër e vdekur, mund të bëhesh kokë e dijes me asgjënë tënde – me vetëm dy punime në 39 vite page publike – dhe askush nuk të kërkon llogari, askush nuk të kërkon të kthesh paratë.

Hajde, ta provojmë edhe këtë! Mbase funksionon. Sepse dihet: në këtë vend, nuk vlen më puna, as merita, as ligji. Vlen mburoja e titullit, vlen lidhja krahinore, marrëveshja e heshtjes, aleanca e kotësisë, përkulja, dhe rënia e moralit dhe e ndërgjegjes. Sistemi, i përulur përpara mediokritetit, shpërblen heshtjen shumëvjeçare me votë, paçka se ti mbërrin në “platformë” me duar në xhepa, me belbëzimin tënd, me marrëzinë tënde të mirënjohur.

Në këtë vend tentohet gjithmonë që medalja e nderit t’i jepet jo atij që ka ecur, por atij që ka ditur të qëndrojë pa lëvizur – buburreci i turpit që zvarritet anash kanaleve – në vendin e duhur, pranë njerëzve të duhur.

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe poetit- Nga FRANK SHKRELI

1925- 1994

Ky muaj (21 Korrik, 2025) shënon 100-vjetorin e lindjes së Dr Martin Camaj, shkrimtarit e poetit të njohur shqiptar, ish-Kryeredaktorit të Revistës së njohur Shejzat, krahu i djathtë dhe bashkpuntori i ngushtë i botuesit të asaj reviste, Profesor Ernest Koliqit, ç’prej ditëve të para të botimit dhe deri në ditët e fundit të Shejzave. “Është kot të tjerrim lëvdata për Martin Camaj”, do të shkruante miku dhe kolegu i tij i afërt, Karl Gurakuqi, “se bota intelektuale shqiptare e njeh mirëfilli atë nga botimet që na ka dhanë dhe nga artikujt-studime që ka shkrue për Revistën e mikut të vet, “Shejzat”, ka theksuar ai. Gurakuqi shënon se Martin Camaj, pothuaj, në çdo numër të Shejzave, përveç rolit të Kryeredaktorit, ka shkruar, pa përtesë, me qëllimin për t’i shërbyer gjuhësisë e letërsisë shqipe dhe me detyrimin personal, që ka ndjerë për t’i shërbyer edhe shtypit shqiptar në mërgim, të asaj kohe.

Martin Camaj, jeta dhe veprimtaria e tij letrare, gjuhësore dhe në fushën e albanologjisë në pëgjithësi ishte e lidhur ngushtë me revistën Shejzat, me pronarin Ernest Koliqin dhe me kolegjumin redaksional të revistës, gjatë viteve. Ai konsiderohej prej tyre si një pjesëtar i familjes së ngushtë, por jo vetëm. Në një shkrim nga redaksia e Shejzave botuar në dhjetor të vitit, 1965, me rastin e mbrojtjes së doktoraturës (Dhjetor,1964), në Dhjetor, 1964 nga Martin Camaj, shprehet gëzimi i tyre me një shkrim kolegjial, “Për fitoren e madhe në fushën kulturore, nji fitore jo vetëm e së përkohshmes (tonë Shejzave) por edhe mbarë gjindes shqiptare”. Fjala ishte, pra, për mbrojtjen me sukses dhe marrjen e doktoraturës së Kryeredaktorit të Shejzave Dr Martin Camaj – një “darsëm intelektuale” e kanë quajtur bashkpuntorët e tij redaksional të Shejzave – Doktoraturën për doçencën në albanologji, në Universitetin e njohur gjerman të Munchenit.  Redaksia e Shejzave e konsideronte doktoraturën e Martin Camajt, jo vetëm si një sukses të madh dhe arritje përsonale të tij, por edhe si një, “Ngjarje që merr një theksim të randësishëm, sepse studjuesi i ri shqiptâr, tue hÿm në radhën e docentave të njânit prej Universiteteve mâ të çmueme të botës, sidomos, përsa i  përket balkanologjisë, do të mundohet me përtrî traditat e mëdhaja gjermane në sferën albanologjike dhe në shkencë, së cilës i vûni themelet në qindvjetin e kaluem, Georg v. Hahn që me të drejtë quhet Ati i Albanologjisë”, thuhet, ndër të tjera, në artikullin e redaksisë së Shejzave, kushtuar doktoraturës së poetit e shkrimtarit, Martin Camaj, akorduar atij nga Universiteti i Munchenit në dhjetor të vitit 1964.

Dr. Martin Camaj me Dr. Ibrahim Rugovën në Prishtinë, fundi i gushtit, 1990. Lexoni më poshtë intervistën e ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj me Dr. Martin Camaj, botuar në gazetën Telegraf Martin Camaj, pishtar i kulturës tonë kombëtare | Gazeta Telegraf

Doktorata e Profesor Dr. Martin Camajt në albanologji dhe emërimi tij si docent i albanologjisë në Universitetin e Munchenit, shënoi atëbotë një rëndësi të veçantë gjithashtu se pse deri atëherë, për arsye të ndryshme, mungonte një qëndër kushtuar, veçanërisht, studimeve shqiptare në Gjermani. Kjo megjithëse profesorët e njohur e të nderuar gjermanë, si Prof. Franz Babinger, Prof. Georg Stadtmuller dhe i paharrueshmi Prof. Lambertz kishin vazhduar me veprat e tyre, në përpjekje historike për të ndriçuar, sa më tepër e më mirë, që ishte e mundur, historinë e shqiptarëve ndër shekuj. Por me vdekjen e Prof Lambertz, albanologjia në Gjermani nuk kishte më katedrën e vet deri me ardhjen e Profesor Dr. Martin Camaj në katedrën e albanogjisë në Universitetin e Munchenit.

Po kush është Dr Martin Camaj sipas atyre që e njihnin më së miri dhe që vlerësonin si askush tjetër, personin dhe veprimtarinë e tij bashkpuntorë, kolegë e miq të tij të idealit e që ishte Kolegjumi i revistës Shejzat, Kryeredaktor i të cilës ishte Dr Camaj. Sipas tyre, Martin Camaj lindi me 21 korrik 1925 nga një familje e njohur të Dushmanit (Dukagjin) e ku qysh në vitet e para shkollore u dallua për mendje të mprehtë e dëshirë të zjarrët për të zgjeruar njohuritë e veta në degë të ndryshme të letërsisë, diturisë e shkencës. Si shumë të rinj të tjerë shqiptarë të kohës së tij, djali malësor kreu me sukses të dalluar studimet e mesme në gjimnazin klasik t’Etërvet Jezuitë në Shkodër, ku qe shumë i çmuar për mësime në klasikun e Jezuitëve, ku i kanë venë themelet e kulturës së tyne, ndër të tjerë, edhe Luigj Gurakuqi e Faik Konica.

Kompleti i veprave të Dr. Martin Camaj

Për fat të keq, ngjarjet e rrepta të mbasluftës e shtrënguan të riun Martin Camaj, si edhe shumë të tjerë të rinj studjuesë të dalluar shqiptarë, të largoheshin nga Atdhéu, duke marrë rrugët e vështira të mërgimit. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë t’Universitetit të Beogradit, duke e marrë diplomën mbas katër vjetësh me nji punim të kryer nën udhëheqjen e linguistit të famshëm Henrik Bariç. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi, Camaj “mori pjesë me dalldi rinore në lindjen e

mrekullueshme të letërsisë shqipe në Kosovë në atë kohë, me vepra që kanë zënë vendin e tyre të merituar në zhvillimin e saj, bashkë me ato të  shkrimtarëve më të dalluar të Kosovës, të cilët Martin Camajn e konsideronin si një prej tyne”, thuhet në vlerësimin e veprave të tija nga kolegjumi i revistës Shejzat, duke shtuar se, dy përmbledhje vjershash “Nji fyell ndër male” (1951) dhe “Kânga e vërrinit” (1954), si edhe “Diella”, botuar në Romë me 1958, “i përkasin për frymën që i dallon dhe shqetësimin shpirtnuer bashkë me një dishirë të ndezët  palingjeneze vetiake e shoqërore, rrethit letrar të Kosovës e radhitën në numër të produkteve letrare tipike të tij”.

Nga Jugoslavia Martin Camaj vajti në Itali me qëllim që të specializohej në Universitet të Romës, në degën albanologjike. Mbas pak kohe u emërua Rektor vullnetâr pranë Institutit të Studimeve shqiptare të Fakultetit të Letravet e të Filozofisë. Ndoqi rregullisht në Romë, për disâ vjet me radhë, mësimet e Fakultetit të Letrave e të Filozofisë dhe u kurorëzua me titullin akademik duke mbrojtur përpara Komisjonit tezën me titull: “Il Messale di Gjon Buzuku(Contributi linguistici allo studio della genesi)”. Ndërkaq, në Romë, Martin Camaj iu bashkua revistës “Shejzat”, ndërsa do të kontribonte për botimin e saj, jo vetëm si Kryeredaktor, por edhe me shkrime të shumta, me subjekte të ndryshme botuar në shtyllat e asaj së përkohshmeje. Camaj botoi me 1964 një tubë poemthash, krejt origjinalë, nën titullin “Legjenda”, ku sipas Kolegjumit të Shejzave pasqyrohej, “Arti i tij që jep dëshmi të qartë pjekurie. Një dëshirë i avullueshëm m’u lëshue n’andrrime prallzore  përsjellë gjithëkund me nji ndiesi t’idhët se jeta nuk zhvillohet në hulli të trilleve të fantazisë, është karakteristika kryesore e legjendave. Për Martin Camajn, bota e vjetër mythologjike e maleve tona shërben si pikënisje për fluturime lirike me trajtën e frymën më moderne. Motive gojdhânore të lashta lulzojnë në këtë poezi të ré, ku ngashërimet e rrëmbimet, klithime të nji mjerimi të mbytur e tinguj magjikë të nji  muzike së nënzëshme, që përshkon palcin e vargjeve, shkrihen lumnisht, të metamorfozuar nëpërmjet të një shije në kërkim me atë të poezisë së sotshme botërore ku lëndë e trajtë, thjesht shqiptare, paraqiten në nji dritë të papritur letërsie të guximshme bashkëkohore”, thuhet më tej në homazhin e veçantë (1965) që redaksia e revistës “Shejzat” ka bërë për veprën e Camajt si letrar, me rastin e doktoraturës së tij në Universitetin e Munchenit.

Por Martin Camaj megjithë arrijtjet e tija në fushën letrare, gjuhësore dhe albanologjike, nuk mbetet i kënaqur për sukseset e deriatëhershme, por vendos të thellojë dituritë në gjuhë të huaja dhe studimesh të rajonit të Evropës jug-lindore duke iu bashkangjitur një qendre të njohur studimesh në Evropë, siç ishte Universitetit i Munchenit në Gjermani. Natyrisht se për një qëlim të tillë, nevojitej njohja e mirë e gjermanishtes, por Camaj, brenda një kohe të shkurtër, dhe me një “përpjekje kryeneçe ku shkëlqen natyra e fortë e brumit të maleve shqiptare, u vu në gjendje të përballonte, me atë gjuhë, çdo provim”. Punoi për pesë vjet pa i falë vetes asnji çast frymëmarrje pushuese, nën drejtimin e indo-germanistit të shquar si prof. Wilhelm Wissmann.

Shejëzat shënojnë se Martin Camaj mbrojti doktoraturën në Albanologji në Universitetin e Munchenit me 9 dhjetor 1964 para një Kolegjiumi ku merrnin pjesë të gjithë titullarët e Fakultetit të Filozofisë të München-it nën  kryesinë e dekanit Prof. dr. Hans Müller e ku dijetarët më të spikatur për  lëndën e provimit ishin, përveç prof. Wissmann-it, edhe profesorët Alois Schmaus (balkanolog), Georg Stadtmüller (historian i Shqipërisë dhe specialist i historisë së Evropës jug-lindore e të tjerë mjeshtra të përmendur.

Dr Martin Camaj, si docent i Albanologjisë në Universitetin e Munchenit ka vazhduar punën e tij si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në bashkpunim me kolegë shqiptar e të huaj të studimeve balkanologjike deri në ditët e fundit të jetës së tij kur ndërroi jetë me 1992.

“Ish- Kryeredaktorit të Shejzavet, mikut e shokut e kolegut, ne, redaktorët e bashkëpuntorët e së përkohëshmes”, i ishin drejtuar me atë rast, “urimet tona  vëllaznore për një karrierë të ndritshme universitare në dobi e në lavdi të vet e të Shqipnisë dhe lusim Zotin t’a kemi pranë nesh shumë vjet në fushën e veprimtarisë kulturore”.

Jeta, vepra dhe trashëgimia e këtij njeriu të madh të letrave shqipe mbetet ndër breza megjithse regjimi komunist u përpoq ta zhdukte atë dhe shumë të tjerë si ai nga historia dhe albanologjia shqiptare ndërkohë që ka edhe sot të tillë që duan të anashkalojnë figurën e tij dhe në frymën e apologjetëve aktualë të komunizmit të Enver Hoxhës, vazhdojnë të baltosin kontributin e Dr Martin Camaj, duke hedhur lloj-lloj epitetesh kundër këtij. – malësori bujar dhe evropiani erudit.

Është e vështirë të pasqyrohet kontributi i plotë dhe veprimtaria shumë-dimensionale e Dr Martin Camaj, përfshirë punën si kryeredaktor i revistës “Shejzat.  Por po e mbyll këtë përkujtim modest në 100-vjetorin e lindjes me thirrjen e tij të fundit drejtuar shqiptarëve, vetëm disa ditë para shkuarjes së tij në amshim, mars 1992 . Vërtetë një mesazh dhe testament shpirtëror plot mall, merak e dashuri për vendlindjen e tij dhe për shqiptarët. Shqipëria e mbante larg Martin Camaj për pothuja një gjsëm shekulli, Por Martin Camaj nuk ishte kurrë larg Shqipërisë dhe shqiptarëve:

“Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë populli shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosur të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë.”

Çfarë po ndodh në Theth?- Nga SULEJMAN MATO

Çfarë po ndodh në Theth?
Shteti ka te drejta por ka dhe detyra per jeten e asaj popullate.
Shteti ka detyre per t’ ua njohur pronat dhe per t’i orjentuar ndertimet sipas nje plani urbanistik.
Por shteti, mbi te gjitha, ka detyre jetesen dhe mireqenien e banoreve te vet.
Kush eshte me e rendesishme per nje shtet social?
Ata jane banore te atij fshati malor qe nuk kane ikur nga trojet e veta por jetojne me punen e vet pa asnje ndihme nga shteti.
Pra, shteti jo vetem nuk i ndihmon por shkon dhe u pret dhe burimin e vetem te jeteses.
Çfare mund te besh ti o njeri nese ndodhesh ne rrethana te tilla?
I shkruaj keto radhe se dikur, kur u be elektrifikimi, kam jetuar disa dite mes mizerjes se jeteses se atyre njerezve bujare dhe fisnike.

Respekti ndaj policisë dhe përdorimi i forcës nga policia- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Po, policia duhet të respektohet. Respektimi i policisë është i rëndësishëm për një shoqëri që funksionon mirë, pasi ndihmon në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe krijon siguri për qytetarët. Policia ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shoqërisë nga krimi dhe në zbatimin e ligjit.
***
Po, policia duhet të respektohet. Si pjesë e sundimit të ligjit, policia varet nga besimi dhe respekti i popullsisë për të kryer punën e saj në mënyrë efektive. Ky respekt është i ndërsjellë, dhe policia ka gjithashtu përgjegjësinë të veprojë profesionalisht dhe me respekt për të drejtat e individit.
Arsyet për të respektuar policinë:
• Zbatimi i ligjit (ruajtja e rendit dhe ligjit):
Policia është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe ligjit, mbrojtjen e shoqërisë dhe zbatimin e ligjeve, dhe puna e saj është thelbësore për një shoqëri të sigurt dhe
mbrojtjes së qytetarëve. Një sundim i ligjit që funksionon mirë varet nga besimi midis policisë dhe popullsisë.
Puna e policisë i nënshtrohet udhëzimeve etike dhe ata duhet të veprojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme.
Respekti dhe bashkëpunimi midis policisë dhe qytetarëve janë të rëndësishëm që policia të jetë në gjendje të kryejë detyrat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Të tregosh respekt për policinë është një shenjë e marrjes së përgjegjësisë sociale dhe e kontributit për një shoqëri të sigurt dhe që funksionon mirë.
Çfarë do të thotë të respektosh policinë:
Të trajtosh policinë me respekt, të përdorësh gjuhë të sjellshme dhe të shmangësh fyerjet ose kërcënimet.
Të bashkëpunosh me policinë kur ata kryejnë detyrat e tyre, siç është përgjigjja e pyetjeve ose ndjekja e udhëzimeve.
Mosrespektimi i policisë mund të çojë në përgjegjësi penale, siç janë gjobat ose, në raste të rënda, arrestimi.
Mungesa e respektit mund të çojë në trazira dhe konflikte, veçanërisht në situata kur policia duhet të zbatojë ligjin.
Është e rëndësishme të mbahet mend se policia ka gjithashtu përgjegjësinë të tregojë respekt dhe t’i trajtojë të gjithë me dinjitet.
Mbrojtja e shoqërisë: Policia punon për të mbrojtur qytetarët nga krimi dhe për të hetuar e ndjekur penalisht veprat penale.
Respekti për policinë- ndihmon në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit të mirë midis policisë dhe shoqërisë. Kjo është e rëndësishme që policia të jetë në gjendje të kryejë punën e saj në mënyrë efektive.
Parandalimi i krimit– Policia punon gjithashtu në mënyrë parandaluese dhe prania e saj mund të ndihmojë në parandalimin e akteve kriminale.
Si të tregosh respekt për policinë:
Ndiqni udhëzimet e policisë- Kur policia kërkon diçka, duhet të ndiqni udhëzimet e saj, për sa kohë që është brenda kufijve të ligjit.
Duhet të jeni të sjellshëm dhe të respektueshëm, shmangni provokimin ose përballjen me policinë përveç nëse është absolutisht e nevojshme.
Nëse keni informacione që mund të ndihmojnë policinë në punën e saj, duhet t’ua jepni atyre këto informacione.
Respekti për policinë është një vlerë e rëndësishme në një shoqëri që dëshiron të ruajë ligjin dhe rendin. Duke treguar respekt për policinë, ju kontribuoni për një shoqëri më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.
***
Përdorimi i forcës nga policia rregullohet në Aktin e Policisë (i cili zbatohet në të gjitha shtetet demokratike, përfshirë Kosovën) dhe Udhëzimet e Policisë, dhe duhet të jetë gjithmonë i nevojshëm, proporcional dhe i justifikueshëm. Policia mund të përdorë forcë vetëm kur është e nevojshme për të kryer detyra zyrtare ose për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Policia i nënshtrohet kontrollit politik, shoqëror dhe formal për të parandaluar abuzimin me pushtetin.
Detyrat e policisë janë të larmishme dhe përfshijnë, ndër të tjera, mbrojtjen e njerëzve, parandalimin e krimit, ofrimin e ndihmës dhe ndjekjen penale të veprave penale.
• Përdorimi i forcës mund të jetë i rëndësishëm në lidhje me të gjitha këto detyra, por gjithmonë duhet të ndodhë brenda kornizës së ligjit.
• Roli i policisë është gjithashtu të ruajë paqen dhe rendin, si dhe të mbrojë sigurinë si të individëve ashtu edhe të publikut të gjerë.
E rëndësishme për t’u mbajtur mend:
• Policia duhet të përpiqet gjithmonë të zgjidhë situatat pa përdorimin e forcës, nëse është e mundur.
• Është e rëndësishme që policia të jetë e trajnuar mirë dhe e pajisur për të qenë në gjendje të trajtojë situata të ndryshme në një mënyrë të përgjegjshme.
Megjithatë, si në çdo profesion, policia mund të kryejë një incident (të padëshirueshëm) në rastet kur detyrohet të përdorë forcë kundër një personi që është i rrezikshëm për rendin (për shembull për kalimtarët në rrugë) dhe për vetë policinë; për ta thënë ndryshe: një ngjarje e papritur dhe zakonisht e padëshiruar. Dhe, nëse çështja është serioze, ajo duhet të hetohet nga agjencitë përkatëse dhe më pas (nëse e meritojnë) ata duhet të shkarkohen si të paarsimuar, ose paraburgosen. Pra, asnjë paraburgim të policëve para hetimit.
Mungesa e policisë në nivelin e rrugës dhe vendet publike krijon pasiguri ose rrezik për të pafajshmit. Kjo mund të interpretohet si një shqetësim në lidhje me rritjen e krimit, mungesën e sigurisë ose pamundësinë për të trajtuar incidentet që kërkojnë ndërhyrjen e policisë.
Është e vërtetë që prania e policisë në rrugë mund të ketë një efekt parandalues ​​ndaj krimit dhe të ndihmojë në ruajtjen e qetësisë dhe rendit. Kur policia është e dukshme, ajo mund të veprojë si një pengesë për shkelësit e mundshëm dhe t’i japë popullsisë një ndjenjë sigurie.
10.07.2025
PS: Shpërndaje këtë letër.

Kur njoha Mirelën e vërtetë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Eshref Ymeri

Zonja Vilhelme Haxhiraj, në një Ese të ditëve të fundit, e ka vënë theksin me shumë të drejtë te shpërfillja e Akademisë së Shkencave dhe e institucioneve të kulturës ndaj veprave të krijuara pas vitit 1990. Ajo përmend edhe pesë fjalorët e mi frazeologjikë dygjuhësh, tre me autorësi dhe dy me bashkautorësi, të botuar në periudhën mes viteve 2015-2022. Botimin e katër prej tyre, në kopje të pakta, e pata përballuar me kursimet e pensionit tim. Për përgatitjen e këtyre fjalorëve pata punuar 50 vjet (1972-2012). Për botimin e fjalorit të parë frazeologjik, rusisht-shqip, iu drejtova tre milionerëve shqiptarë për ndonjë mbështetje financiare. Asnjëri prej tyre nuk denjoi të më kthente as përgjigje negative. Atëherë vendosa t’i drejtohem ministres së kulturës, Zonjës Mirela Kumbaro, me të cilën kemi qenë pedagogë-kolegë në katedrën e përkthimit, që mbulonte të gjidha gjuhët e huaja të Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. Gjatë asaj kohe kam pasur përshtypje shumë të mira për Profesoreshë Mirelën: ishte shumë e thjeshtë, mjaft e sjellshme dhe me takt shembullor në komunikimin me të gjithë kolegët. Pra, dallohej për etikë intelektuale. Prandaj krijova bindjen e plotë se ministria që ajo drejtonte do të më ndihmonte me ndonjë mbështetje financiare sado të vogël për botimin e fjalorit. Ja letra në vijim që i dërgova me internet:

———- Forwarded message ———-
From: Eshref Ymeri [email protected]
Date: 2014-05-11 4:49 GMT-07:00
Subject: Përshëndetje, Zonja Ministre
To: [email protected]
Prof.as.dr. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës
E nderuara Zonja Ministre,
Më lejoni të kem nderin t’Ju drejtohem me një kërkesë për sponsorizimin e botimit të Fjalorit Frazeologjik Rusisht-Shqip me një shumë prej 200 mijë lekësh (2000$). Fjalori ka një vëllim prej 1255 faqesh kompjuterike dhe atë do ta dërgojë në shtyp Shtëpia Botuese EDFA, me drejtor dr. Fatmir Xhaferri.
Me respekt
Prof.dr. Eshref Ymeri
Tiranë, 06 maj 2014

Prita përgjigje, qoftë edhe negative, por më kot. Me sa duket, Profesoresha-ministresha nuk qenkej më ajo pedagogia e dikurshme aq e thjeshtë e frëngjishtes. Përkundrazi, sapo i kishte hyrë politikës dhe ishte bërë anëtare e qeverisë së Ramës, hunda i paskej hipur në lis, ndaj dhe nuk denjoi kurrsesi të merrej me një pensionist hesapi, si puna ime, për t’i kthyer përgjigje.

Në një status të saj, të botuar në internet, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro, me rastin e ftesës që i kishte bërë Rama për ta bërë anëtare të qeverisë, ja çfarë ka shkruar:

“Mos shko”, – më tha im atë, – kur i thashë per ftesën që më bëri Edi Rama dhe Partia Socialiste për t’iu bashkuar skuadrës së Rilindjes në ndërtimin e qeverisë së re. “Politika është e pabesë, e vështirë, do të të njollosë”. Gjithmonë kam gjetur ujdinë me tim atë. Kësaj radhe nuk e gjeta. Unë vendosa të kaloj rubikonin dhe të futem në politikë, duke marrë përsipër detyrën e ministrit të kulturës. Ai mbeti i pezmatuar, i trishtuar, plot ankth duke ndjekur çdo ditë mediat dhe titujt e gazetave që kur një grua del në mejdan të politikës nuk ta kursen baltën dhe fyerjen, dhe, si për të refuzuar përjetësisht këtë spektakël banal, ku nuk mund ta shihte të bijën të ndotej, vendosi ta ndalte jetën pak javë pasi unë e “zhgënjeva,” duke mos i shkuar për fije deshirës se tij, por më parë më la amanet Gjirokastrën. Ndërkohë unë, pas 25 vitesh, kur politika jo rrallë më kishte zhgënjyer, kur politikanë, gjithëfarë, nuk më frymëzonin më, për të parën herë pashë një dritë dhe një energji të re, një vullnet se mund të kalojmë, më në fund, nga tranzicioni në zhvillimin e qendrueshëm dhe modern” (Citohet sipas: “Rrëfimi i Mirela Kumbaros, tregon çfarë i tha babai kur Rama e bëri ministre”. Faqja e internetit “Libohovaonline”. 16 maj 2016).

Pra, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro nuk dëgjoi këshillën e urtë të Babait të saj, sa të zgjuar, aq edhe fisnik. Ajo braktisi punën si pedagoge universiteti dhe vendosi të hyjë në botën e politikës, e cila në Shqipërinë e demoshëmtisë është burim pasurimi të jashtëzakonshëm. Babai i saj i ndjerë e kishte parashikuar me saktësi se e bija e tij do të ndotej keq, do të njollosej paq në pellgun e politikës. Dhe parashikimi i Tij profetik u bë realitet, çka e dëshmon me fakte konkrete Platforma e respektuar mediatike “Pamflet”. Ja dëshmia konkrete:
“Emri “Mirela Kumbaro”, ka dalë në 23 afera të rënda shkatërruese për kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore afro 2 miliardë Euro, sipas KLSH-ës e Auditeve të Ministrisë së Financave, shkaktuar me vendimet dhe urdhërat e saj në pazaret që ka bërë. P.sh., emri i saj doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se, bashkë me të, ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE, por SPAK nuk e futi në dosjen hetimore” (Citohet sipas: “Firmat e Mirela Kumbaros kanë dalë te mbetjet dhe në 23 afera të rënda, pse bën diferencime SPAK”. Faqja e internetit “pamflet.net”. 28 gusht 2024).

Duke shpërfillur Këshillën e Artë të Babait, Profesoresha e Universitetit Mirela Kumbaro pati kuturinë ta tradhtojë Prindin e vet mendjendritur dhe të hyjë me guxim në llagëmet e politikës, të cilat, në vendin tonë, kur të mungon forca e karakterit, të njollosin kokë e këmbë, por ama edhe të pasurojnë deri në nivele përrallore. Pikërisht në raste të tilla provohet më së miri karakteri i njeriut përballë joshës së politikës dhe të parave që rrjedhin prej saj. Dhe jeta e vërtetoi se Profesoreshës-ministreshës Mirela Kumbaro i paska munguar forca e karakterit.

Shkencëtari-enciklopedist francez Zhan Leron Dalamber (Jean Le Rond D’Alembert – 1717-1783), filozof dhe matematikan, ka thënë:
“Nuk ka asgjë më të rrezikshme në shoqëri, sesa njeriu pa karakter”.
Për ta justifikuar tradhtinë ndaj Babait të vet në vitin 2013, kur rilindja neokomuniste erdhi në pushtet, Profesoresha Mirela Kumbaro, pas ftesës së Ramës, na paskej krijuar bindjen se paskej nisur “një dritë dhe një energji të re, një vullnet se mund të kalojmë, më në fund, nga tranzicioni në zhvillimin e qendrueshëm dhe modern”. Por gjatë këtyre 12 vjetëve, jeta vërtetoi konkretisht se qeverisja neokomuniste e Ramës dhe e bandës rreth tij, kaq rëndë e ka varfëruar ekonomikisht pjesën dërrmuese të njerëzve, saqë kjo solli si pasojë shpopullimin tragjik të vendit, të shoqëruar edhe me vjedhjen skandaloze të votave sipas mënyrës djallëzore të “trenit bullgar”. Ja çfarë ka shkruar analisti i njohur Fatos Lubonja për gjendjen e Shqipërisë gjatë sundimit 12-vjeçar të Ramës dhe të bandës së tij:
“Një vend me 2 milion banorë prodhon kriminelë më tepër se Brazili që është 212 mln banorë dhe Kolumbia 15 mln… Zotëria është përgjegjës që e ka shndërruar Shqipërinë në inkubator krimi” (Citohet sipas: “Lubonja për replikat Rama-Farage: Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese” (Faqja e internetit “Politiko”. 03 korrik 2025).

Pra, ja kjo është Shqipëria e vërtetë, e cila ka rënë viktimë e hajdutërisë së qeverisjes së bandës së Ramës. Nuk dihet nëse Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro jep ose jo mësim si pedagoge e jashtme në Fakultetin e gjuhëve të huaja. Sepse nëse jep, atëherë është për të lënë mendjen se si ka fytyrë të dalë para studentëve në auditor si Profesoreshë-ministreshë hajdute?!
Dëshiroj t’i kujtoj Profesoreshë-ministreshës Mirela Kumbaro se “mendjemadhësia, – sipas Uiliam Shekspirit (William Shakespeare – 1564-1616), – është një material i dobët, ajo është si puna e asaj pëlhurës, e cila, sa herë të lahet, vjen e hyn në ujë”. Ndërsa shkrimtari francez Labryjer (La Bruyère – 1645-1696), një mjeshtër ky i publicistikës aforistike, thotë:
“Mendjemadhësia është i vetmi shkak që na bën ta mbajmë hundën aq përpjetë para atyre që janë poshtë nesh dhe të zvarritemi aq paturpësisht para atyre që janë sipër nesh”.

Kësisoj, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro përfaqëson “heroinën” kryesore të shprehjes aforistike të personalitetit të letrave franceze. Domosdo, se mendjemadhësia dhe servilizmi prehen në formimin e saj si dy kategori morale. Në faqen e internetit “Dritare” të datës 26 mars 2016, ka pasë qenë botuar artikulli me titull “Mirela Kumbaro rrëfen a qau për Ramën”. Dhe servilizmi ndaj Ramës pati shpërthyer me të qeshurat e saj vesh më vesh gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore të vitit 2017 në Tepelenë, kur, në njërin nga takimet me zgjedhësit, kryemjeshtri i servilizmit ndaj kryepolitikanëve komunistë dhe neokomunistë, Golik Jaupi, ia pati marrë këngës, kushtuar Ramës, duke iu drejtuar me vargjet:
“Ja e bën ti Shqipërinë,
Ja të tërë ramë në greminë”,

Dhe Rama, gjatë këtyre 12 vjetëve, “e bëri” Shqipërinë me varfërimin tragjik të njerëzve. Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Në një informacion, të botuar në shtyp një vit e gjysmë më parë, thuhet se “… përgjatë çdo viti të dekadës së fundit, një qytet me 40,000-42,000 banorë, u fshi nga harta e Shqipërisë, duke qenë se kjo është një popullsi demografike mesatare e qyteteve tona. Pra, bashki të tilla si: Mallakastra, Librazhdi, Mati, Cërriku, Belshi, Vau i Dejës apo Vora, të cilat kanë një popullsi rreth 40,000 banorë, janë asgjësuar nga harta e Republikës së Shqipërisë, nga viti në vit. E shprehur më thjesht, çdo vit ne kemi humbur nga një bashki dhe kjo është ulëritëse. Kjo analizë induktive bëhet mbi të dhënat zyrtare të INSTAT, imagjinoni se sa e frikshme duhet të jetë situata reale në terren e shpopullimit demografik” (Citohet sipas: Miranda Rira. “Shpopullimi masiv, drama më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI”. 19 janar 2024).
Në mbyllje dëshiroj të theksoj se për ta njohur Profesorshën-ministreshën e vërtetë Mirela Kumbaro, më pati ardhur në ndihmë edhe Napoleon Bonaparti (1769-1821), i cili u pati lënë brezave pasardhës një fjalë të urtë të shkëlyer:
“Jepi njeriut pushtet dhe ke për ta njohur se kush është ai“.

Kaliforni, 04 korrik 2025

HAPPY 4-TH OF JULY, 2025, AMERICA!- Nga FRANK SHKRELI

Të nderuar miq –Uruar të gjithëve 4 Korrikun! Amerika sot po feston 249-vjetorin e Pavarësisë të lirisë e demokracisë — në përgatitje për të festuar vitin që vjen 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.  Presidenti Ronald Reagan ka paralajmëruar bashkatdhetarët e tij kur ishte gjallë se “Liria nuk  është kurrë më larg se një brez nga zhdukja…”: “Freedom is never more than one generation away from extinction. We didn’t pass it to our children in the bloodstream. It must be fought for, protected, and handed on for them to do the same, or one day we will spend our sunset years telling our children and our children’s children what it was once like in the United States where men were free.”  Sa me vend ky paralajmërim i Presidentit Ronald Reagan.
50-vjet më parë, si student i ardhur rishtas në këtë vend në Nju Jork, si refugjat politik  jam përballuar me një frymë socialiste-komuniste në bankat e shkollës  — një frymë që promovohej nga profesorët e mi. Merreni me mend, si student i arratisur nga komunizmi, i ardhur në Amerikë në vitin 1970 për të gëzuar lirinë e demokracinë amerikane–  të dëgjoja lavde dhe merita të komunizmit e socializmit, si alternativa për demokracinë amerikane. Në atë kohë u mundova të shpjegoja përvojën time nën komunizëm me disa shkrime modeste dhe argumente të cilët qendrojnë edhe sot e kësaj dite, si më poshtë. Nuk e di nëse sot 50-vjet më vonë është një përputhje rasti a po një përsëritje e historisë.
Por për fat të keq, ja ku jemi sot, në 249-vjetorin (në prak të 250-vjetorit) të Pavarërsisë së Shteteve të Bashkuara — një kërcënim tjetër ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane. Në qytetin më të madh të Amerikës — në Nju Jork — qëndrën kryesore të kapitalizmit dhe të financave në botë — ngre kryet e shëmtuar një kandidat për kryetar bashkie që haptazi e deklaron veten socialist-demokrat, i cili fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate amerikane kohët e fundit –duke promovuar qendërime politike radikale që nëse fiton në zgjedhjet e përgjithëshme në nëntor, politikat e tija të prononcuara, do të shkatërrojnë qytetin e Nju Jorkut, nga ai që e njohim sot. Kemi të bëjmë me një të ri 33-vjeçar i pa përvojë politiko-ekonomike — një djalosh i lindur në Ugandën e Idi Aminit — Kasapit të Ugandës — i quajtur Zohran Mamdani, “soscialist-demokrat”, që disa e quajnë komunist e që është bërë shtetas amerikan vetëm 7 vite më parë. Siç duket një gënjeshtar i pa identitet — që sipas gazetës Nju Jork Tajms në të kaluarën, herë është deklaruar me origjinë indiane e herë si zezak e herë të tjera afrikano-amerikan. Faji, natyrisht, është i votuesve të Partisë Demokrate në Nju Jork që votuan për një socialist, plani i të cilit është të falimentojë, financiarisht, Nju Jorkun me politikat e tija socialisto-komuniste.
Edhe amerikanët — përfshir shqiptaro-amerikanët — duhet të zgjohen — në këtë ditë të Pavarësisë — dhe të dëgjonë fjalët e Ronald Reaganit se, “Liria nuk është kurrë më larg se një brez nga zhdukja…” — Gëzuar Ditën e Pavarësisë — Ditën e Lirisë e të Demokracisë!

Sot shumica e njerëzve në Perëndim janë të pandjeshëm kur sistemet autoritare torturojnë njerëzit në diktatura Nga Ivana Stradner

 

VETËZBULIMI I VOTËS SË FSHEHTË, PËRBËN KRIM ELEKTORAL- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      “Sa të rroç, do të mësosh”, – thonë vëllezërit tanë jugor. Me keqardhje e dhimbje të madhe, për partinë e Presidentit Rugova, mësuam atë që nuk e prisnim kurrë! “Në Kryesinë e LDK-së morëm vendimin që deputeti ynë të votojë fshehurazi, por pa e hedhur fletën votuese në kutinë zgjedhore, ta trgojë adresimin e votës së “fshehtë!” Shpalosjen e këtij “xhevahiri” unik, kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, e bëri publik në debatin televiziv. Këtë e “arsyetoi” se e kërkuan dy deputetet e përfolura, Marigonë Geci dhe Serbeze Kabashi-Muqaj, pasi i kontaktoi hapur LVV, në kërkim të votës së tyre. Dhe, kjo është krejt normale për në subjekt politik, me fitore plebishitare, duke vjelur vota sa e gjithë opozita e marrë së bashku, por të pamjaftueshme për votimin e kryetarit të Kuvendit.
     LVV i kontaktoi pikërisht dy deputetet në fjalë, duke parë reagimet e tyre dinjitoze dhe me integritet të plotë, për zgjidhjen e ngërçit kuvendor. Deklarimet e tyre të hapura dhe të sinqerta, ndoshta, nuk i pëlqyen shefit të LDK-së dhe ngjallën dyshimin se ato mund të mos jenë pjesë e votimit të tufëzuar, blegtoral. Dhe, kjo e nxiti kryetar Lumirin, të bëjë atë deklarimin fatal të vetëzbulimit publik të votës së fshehtë të deputetëve të LDK-së!
     Marigonë Geci, mbesa e bajraktarit të Llaushës, të ekzekutuar nga soldateska serbo-sllave, deklaroi hapur se nuk voton rikthimin në pushtet të PDK-së të kriminalizuar. Kjo parti ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, përfshi edhe familjen Geci, të cilën me Komunikatën numër 59, kërkonte eliminimin politik dhe fizik të saj. Për pasojë, u vranë gazetari Bekim Kastrati, truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku dhe u plagos babai i Marigonës, Gani Geci. Edhe pse dihen urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, drejtësia e kapur nga PAN-i, çuditërisht dhe kriminalisht, i ka fshehur dhe heshtur krimet.
     Serbeze Kabashi-Muqaj, e specializuar në mjekësi, në Mannheim të Gjermanisë, tani doktoreshë dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Është e bija e Ragip Kabashit, mërgimtari dhe veprimtari i hershëm të Shoqatës “Nëna Tereze”; të Shoqatës së njohur “Dardania”, aktivist i Fondit të 3 %-it; i LDK-së dhe pjesëmarrës në të gjitha aksionet për Kosovën në paqe dhe në luftë. Një humanist i përkushtuar, burrë i dashur, komunikues i shkëlqyer, i matur, i mençur dhe fisnik. Dhe, doktoreshë Serbezja ka trashëguar mjaft nga cilësitë e të atit, deri në përmasën “më bëjë baba të të ngjaj”. Si deputete rishtare, e përgjegjshme, e përkushtuar, për ta përmbushur premtimin publik, të dhënë zgjedhësve të saj dhe të Kosovës mbarë, e përjetoi rëndë ngërçin kuvendor. Andaj, bëri thirrje publike, për një zgjidhje të shpejt e fatlume, pa e fajësuar ndonjë subjekt politik me emër.
     Vendimi i paprecedent i Kryesisë të LDK-së, ka shokuar jo vetëm anëtarësinë, elektoratin dhe shqiptarët, sepse nuk e prisnin këtë poshtërim, për deputetët e saj të zgjedhur me votën e lirë dhe demokratike. Është një vendim unik, një lajthitje, që nuk i bënë nder një partie veterane të demokracisë, bërëse e paqes dhe e luftës, themeltare e shtetit të  Kosovës. Dhe, pikërisht, kjo e rëndon, madje skajshëm, lidershipin aktual të LDK-së, për censurimin e demokracisë!
     Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, duhej të mblidhej të nesërmen e publikimit të deklarimit të kryetarit Abdixhiku, për vendimin monstrum, ta demantonte, duke e zhbërë atë, me qortimin e madh se metoda të tilla kontrolli të votës së fshehtë, nuk mund të jenë praktikë e LDK-së zë madhe të Presidentit Rugova. Heshtja për këtë krim partiak elektoral, duhet thyer nga vetë partia.
    Edhe KQZ duhet të reagojë dhe ta ndalojë me rregullore e ligj, ashtu siç ndëshkon fotografuesit e votës së blerë. Heshtja, fshehja e krimit, inkriminon edhe aprovuesin, duke e bërë pjesë të krimit. Ndërkohë KQZ, pas këtij skandali të legalizuar, duhet të mbikëqyrë, pa cenuar  fshehtësinë e votimit, të gjithë procesin votues, që mund të bëhet përmes telefonit.
 
        Votimi i fshehtë është parësor, votimi i hapët është pjellë e diktatorëve
     Qysh kur bota ka krijuar institucione shtetërore, ka lindur edhe votimi i fshehtë. Votimi i fshehtë ka degjeneruar në votimin aklamativ, të hapur|, përkatësisht, fiktiv, të rrejshëm, kur diktatorët kanë dashur të mbijetojnë pushtetin e përjetshëm, respektivisht, deri në ngordhje. Po të mos ndodhte ky degjenerim, kriminelët, si Hitleri, Stalini, Enver Hoxha, Pol Pol Poti dhe soji i tyre, nuk mund të qëndronin në pushtet të pa limit. Por, as bastardë si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, nuk mund të ricikloheshin ndër vite. Është vota e hapur e Këshillit të Përgjithshëm që e solli LDK-në në 10 %!
Më në fund, “u mbars mali dhe polli një mi”, – thotë një urtësi. Kështu ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, fundoi ashtu siç pritej. Sistemi i drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese të hymnizuar, qëllimshëm, nga PAN-i kriminal. Në 47 faqet arsyetuese të saj shpërndanë mjegullnajë, për ta kamufluar të vërtetën absolute: “Votimi për krykuvendarin bëhet i fshehtë, i hapur dhe në forma tjera”, thuhet në tekstin bazë të Kushtetueses. Duhej të kalonin 5 (pesë) muaj të shqyrtimit, për ta gatuar këtë “çorbë të thartuar”, diçka si në stilin e veprave penale të parashkruara, nga gjykata tona mafioze!
     Potere e zallamahi, si një kor i çakorduar, analistë e juristë të opozitës, shkretonin, si me komandë: “Ne kishim të drejtë, ligji duhet të ndëshkojë LVV, për prolongimin, zgjatjen e konstituimit të Kuvendit!” Ndërkohë, Gjykata në vend që ta trajtojë çështjen juridikisht, ajo veproi politikisht! Megjithatë, nuk i mjaftuan të 47 faqet, për ta dhënë verdiktin që shënon Kushtetuesja me një fjali ose, së shumti, edhe periudhë të vetme.
     Tashmë, nuk ka asnjë dyshim se opozita, mediat, e ashtuquajtura “Shoqëria civile” korruptive, disa nga sindikatat e manipuluara, Edvin Rama me social-komunistët e tij, OVL e UÇK-së bashkëpunuese e hapur me Beogradin,i cili ia besoi dosjet e Gjykatës së Hagës, me qëllim të nxitjes të vëlla-vrasjes nder shqiptare, përfshi edhe Listën Serbe, janë palë me politikën e Serbisë, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, sepse me gjithë kundërshtinë e kësaj lukunie monstrume, arriti ta shtrijë sovranitetin në veriun e Kosovës. “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”, thoshte Rama i Tiranës; “veriun nuk e administrojmë, e kemi humbë”, thoshte Hashimi; “unë nuk kam tokë për të falë”, thotë Albini.
     Prandaj Kurti po i fiton votat e shqiptarëve të Kosovës dhe zemrat e shqiptarëve të botës! Thënë troç, populli jo vetëm që nuk e donë PAN-in në pushtet, por edhe e urren, për krimet vrastare numerike dhe makro-hajninë zyrtare. Lidershipi i ri i LDK-së qe zotuar se nuk do të jetë më -bisht e patericë- e PDK-së, e cila po e nxitë LDK-në marrëzira kundër LVV, ndërsa vetë po zgërdhihet në anësore, për veprimet e tellallit të saj, LDK-së!
    Anëtarësia, elektorati, por edhe populli e shqiptarët e kudondodhur po i gëzoheshin LDK-së të ringjallur. Por, me qëndrimet e fundit, flirtet e hapura me partinë-bandë PDK-në; refuzimi i ftesës për bashkëqeverisje me LVV, ka ngjallur dyshimin e bazuar, se ajo, sërishmi, po kthehet në prehrin e persekutores të saj, PDK-së. Sjelljet, veprimet aktuale, flasin për vartësinë e serishme nga PDK-ja, përgjakëse e LDK-së dhe e Kosovës.
     LDK- ja e ka shansin ideal, për ta bërë aktin atdhetar,  duke e lënë PAN-in në opozitë, duke u dhënë kohë dhe ndihmuar që subjektet e tij në koalicion, PDK-AAK-NISMA të reformohen, më saktë, të riformohen, duke u spastruar nga kriminelët, tashmë, të konfirfmuar me procese gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Lexoni listën emërore të deputetëve të PAN-it, për t`u bindur se duhet një “fshesë e hekurt”, për këtë pastrim të domosdoshëm.
     Në të kundërtën, organet kompetente të Kosovës duhet të fillojnë procedurën e shpalljes së jashtëligjshme të këtyre subjekteve rrastë të kriminalizuara. Sepse Kosova nuk mund të ecën para, me krime nëpër këmbë.
    Reflektimi i LDK-së, është urdhëresë e kohës. Sa më parë, aq më mirë. Përndryshe, druaj së kohë të vështira do të na presin!?

Congratulations on the 4th of July – Independence Day for the United States of America – By Isuf B. Bajrami

On this holy day for our American friends, convey the most sincere congratulations to the citizens and the state of the United States of America.
July 4 is not only an American holiday, it is a symbol of the victory of freedom over tyranny, it is a symbol of unity and democracy!
Of the right to build a state based on the will of the people and of a vision that still today inspires peoples who want to be free and sovereign.
We Albanians, wherever we are, feel this day as ours!
It is no coincidence that the USA has been and remains the most powerful pillar in the recognition and protection of our national rights.
It is the most special case in the liberation and state-building of Kosovo.
Happy July 4th, America’s Independence Day!
Place of Leka, 04.07.2025

Urim me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Isuf B.Bajrami
Në këtë ditë të shenjtë për miqtë tanë amerikanë,përcjelli urimet më të sinqerta, për qytetarët dhe shtetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
4 Korriku nuk është vetëm festë amerikane,është simbol i fitores së lirisë ndaj tiranisë,është simbol i unitetit dhe demokracisë! I të drejtës për të ndërtuar shtet mbi vullnetin e popullit dhe i një vizioni që frymëzon edhe sot popujt, që duan të jenë të lirë dhe sovranë.
Ne shqiptarët kudo që jemi , e ndiejmë këtë ditë si të tonën!
Jo rastësisht SHBA-ja ka qenë dhe mbetet shtylla më e fuqishme në njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave tona kombëtare në vazhdimësi.
Është rasti më I veçantë,në çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Gëzuar 4 Korrikun,ditën e Pavarësisë Amerikë!
Vendi i Lekës, 04.07.2025

Debati bëhet pati apo nuk pati zgjedhje, votime të lira- Nga ARTAN FUGA

Debati bëhet pati apo nuk pati zgjedhje, votime të lira.
Pikërisht kjo është zhvendosja nga çështja e vërtetë.
Problemi është a ka apo nuk ka më parti politike?
A ka apo nuk ka më Kuvend ?
A janë deputetët përfaqësues të popullit?
A ka më ndarje pushtetesh apo nuk ka?
A ka vërtet qytetar apo jo?
A ka më ekonomi?
Këta grinden a pati apo jo zgjedhje? Këtu s’pati fare kandidatë për deputetë se shumica ishte kukulla.
Këta problemin e kanë :
A ishte kryqi brenda apo kishte dalë pak kutisë së fletës së votimit?
Çfarë tragjikomedie!

Ne kemi kujtimet tona, ato nuk do të vdesin kurrë- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Njerëzit janë të vetmet krijesa tek të cilat emocionet janë të lidhura me kujtimet. Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
***
Me frazën “kujtimet janë jeta” kam theksuar se sa të rëndësishme janë kujtimet në formësimin e përvojës sonë të jetës. Ajo sugjeron që kujtimet nuk janë vetëm përvoja të ruajtura në mënyrë pasive, por se ato kontribuojnë në mënyrë aktive në ndjenjën tonë të identitetit, kuptimit dhe vazhdimësisë. Pa kujtime, do të humbnim një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të kuptimit tonë për botën. Secili prej nesh ka kujtime për një anëtar të familjes ose të afërm, miq, shokë, kolegë që nuk janë më me ne. Fati është i njëjtë, sot jemi gjallë por jeta ka një fund. Kemi kujtime për ata që nuk janë më me ne, por edhe pasardhësit tanë do të kenë kujtime për ne kur të jemi në botën tjetër. Prandaj, tema në fjalë është e përgjithshme, kujtimet janë jetë, pavarësisht faktit se ka disa mënyra për ta interpretuar frazën:

• Kujtimet përcaktojnë se kush jemi:
Përvojat tona, si pozitive ashtu edhe negative, formojnë vlerat, qëndrimet dhe reagimet tona. Ato janë themeli i personalitetit tonë dhe i vetë-kuptimit tonë.

• Kujtimet japin kuptim:
Duke kujtuar ngjarjet e kaluara, ne mund të shohim modele, të mësojmë nga gabimet tona dhe të vlerësojmë kohërat e mira. Kjo i jep kuptim jetës sonë dhe na ndihmon të orientohemi drejt së ardhmes (të lundrojmë në të ardhmen).

• Kujtimet krijojnë vazhdimësi:
Kujtimet janë ura lidhëse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ato na japin një ndjenjë lidhjeje dhe vazhdimësie, edhe kur përballemi me sfida ose ndryshime.

• Kujtimet janë një burim:
Në kohë të vështira, kujtimet e përvojave të mira mund të na japin ngushëllim, shpresë dhe motivim. Ato gjithashtu mund të përdoren si një burim në terapi dhe në punën me kujtesën për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor. Ato gjithashtu mund të përdoren si burim në terapi dhe punën e kujtimeve për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor.

• Kujtimet janë të gjalla:
Kujtimet nuk janë statike. Ato mund të ndryshojnë dhe të ndikohen nga përvoja dhe perspektiva të reja. Kjo i bën ato një pjesë dinamike dhe të rëndësishme të përvojës sonë të jetuar.

Në praktikë, mund të lehtësohet krijimi dhe ruajtja e kujtimeve të mira përmes masave të ndryshme, të tilla si dokumentimi i ngjarjeve (foto, video, ditarë), ndarja e kujtimeve me të tjerët dhe pjesëmarrja në aktivitete që ofrojnë përvoja pozitive. Në kujdesin për demencën, puna e kujtesës përdoret në mënyrë aktive për të ndihmuar njerëzit me demencë të mbajnë kontaktin me të kaluarën e tyre dhe të ruajnë identitetin e tyre.
***
Koha kalon. Kujtimet kthehen. Së bashku me prindërit e mi vizituam atdheun e paraardhësve tanë, Shqipërinë.
Shkodër. Po binte shi. Varret e prindërve të gjyshit i nderuam me buqeta me lule. Një varrezë në shi ishte gjëja më e trishtueshme për të parë, sepse shiu na bëni të mendojmë për lotët. Ndërsa dielli i ngroh fushat, ndërsa lisi fryn, varri fsheh të vdekurin, ndërsa zemra e gjallë i rreh! E tash e fsheh dheu i zi, dhe bari i blertë i mbuloi varrin. Atdheu ynë i bukur, o tokë e dashur heroike, lavdia e vjetër e gjyshit, që të jetë gjithmonë i lumtur! Edhe në jetën pas vdekjes…
02.07.2025


Send this to a friend