Në Marsejë për “takimet mesdhetare”, Papa u kushtoi fjalë ngushëllimi viktimave të detit
Papa Françesku përpara një memoriali kushtuar atyre që humbën jetën në det
VOAL- Papa mbërriti në Marsejë të premten pasdite, ku u prit nga kryeministrja franceze Élisabeth Borne, për të marrë pjesë në “Takimet Mesdhetare”. Ndalesa e parë e udhëtimit ishte Bazilika e Notre Dame de la Garde për lutjen mariane me klerin dioqezan. Më pas Papa shkoi në Memorialin e marinarëve dhe mërgimtarëve të vdekur në det ku pati një moment lutjeje.
“Shumë njerëz, duke ikur nga konfliktet, varfëria dhe fatkeqësitë mjedisore, gjejnë në valët e Mesdheut refuzimin përfundimtar të kërkimit të tyre për një të ardhme më të mirë,” tha Papa në Memorial. “Dhe kështu ky det i mrekullueshëm është bërë një varrezë e madhe, ku shumë vëllezër e motra janë privuar edhe nga e drejta për të pasur një varr dhe varroset vetëm dinjiteti njerëzor. Para nesh është një udhëkryq: nga njëra anë, vëllazëria, e cila e fekondon bashkësinë njerëzore me të mira; nga ana tjetër, indiferenca, që gjakon Mesdheun. Ne e gjejmë veten në një udhëkryq qytetërimi”.rsi-eb