VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Panucci shpall listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

By | November 7, 2018

Komentet

Çelsi ofron 5 milionë paund për futbollistin shqiptar

Çelsi duket se e ka gati ofertën prej 5 milionë paund për të marrë shqiptarin Arbër Zeneli. “Daily Mail” raporton se ylli shqiptar do të monitorohet këtë fundjavë nga klubi anglez, në ndeshjen e tij kundër Ajaxit.



23-vjeçari shqiptar ka zgjuar interesin e gjigantëve të Çelsit dhe pëlqehet nga trajneri Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.

Në verë përfundon dhe kontrata e yllit shqiptar, i cili më pas është i lirë për të lëvizur në drejtim të klubit të madh.

Thuhet se drejtuesit e Çelsit janë impresionuar me performancën e tij këtë sezon dhe janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.

Më 19 janar 2010 u nda nga jeta Panajot Pano, legjendë e futbollit shqiptar

Panajot Pano (7 Mars, 1939 në Durrës — 19 janar, 2010 në Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.

E fillon karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1].

Më 27 prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

Suksese

Panajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin Nderi i Kombit

Panajot Pano duke marre titullin Mjeshtër i Madh i Punës nga Fatos Nano

  • katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
  • pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizani
  • fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare

Lidhje të jashtme

Aeroporti ndërkombëtar në Louisville merr emrin Muhammed Ali

UASHINGTON – Në shenjë kujtimi për legjendën e boksit dhe kampionit Muhammed Ali, aeroporti ndërkombëtarë në Louisville, merr emrin e tij.

Bordi drejtues i aeroportit në Louisville, në shtetin federal të SHBA-së Kentacky mbrëmë miratoi vendimin e riemërimit të aeroportit.

Emri i ri zyrtar i aeroportit ndërkombëtar në Louisville është “Muhammed Ali”, kurse emërimi i tij i koduar edhe më tej do të mbetet SDF.

Ish-kampioni i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë Muhammed Ali ndërroi jetë në 6 qershor të vitit 2016 pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e parkinsonit.

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, tha se Muhammed Ali kishte vetëm një qytet të lindjes dhe “për fat të mirë ky ishte Louisville”.

“Ali është një nga njerëzit më të njohur që ka shëtitur botën dhe trashëgimia e tij sportive dhe humanitare është inspirim për miliarda njerëz”, ka thënë Fischer. aa

Më 17 janar 1942 lindi boksieri legjendar Muhammad Ali

Muhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville, ShBA – 3 qershor 2016) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit.[1] Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.[2]

Kalimi në Islam

Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë vendim ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.[3]

Marrja e licensës për boksim

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

Jeta personale

Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në “Khalilah Ali”. Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..

Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.

Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda “Lonnie” Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.

Statistikat
S T A T I S T I K A T
Takimi Data Kundërshtari Vendi Rezulati Runde Kategoria
61 1981-12-11 Trevor Berbick Nassau, Bahamet Humbje 10 nga 10
60 1980-10-02 Larry Holmes Las Vegas, ShBA Humbje 10 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
59 1978-09-15 Leon Spinks New Orleans, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
58 1978-02-15 Leon Spinks Las Vegas, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
57 1977-09-29 Earnie Shavers New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
56 1977-05-16 Alfredo Evangelista Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
55 1976-09-28 Ken Norton Bronx, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
54 1976-05-24 Richard Dunn München, ShBA Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
53 1976-04-30 Jimmy Young Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
52 1976-02-20 Jean-Pierre Coopman Hato Rey, Porto Riko Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
51 1975-10-01 Joe Frazier Quezon City, Filipinet Fitore 14 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
50 1975-06-30 Joe Bugner Kuala Lumpur, Malajzia Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
49 1975-05-16 Ron Lyle Las Vegas, ShBA Fitore 11 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
48 1975-03-24 Chuck Wepner Richfield, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
47 1974-10-30 George Foreman Kinshasa, Congo,
Republika Domenikane Fitore 8 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
46 1974-01-28 Joe Frazier New York, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
45 1973-10-20 Rudi Lubbers Jakarta, Indonezia Fitore 12 nga 12
44 1973-09-10 Ken Norton Inglewood, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
43 1973-03-31 Ken Norton San Diego, ShBA Humbje 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
42 1973-02-14 Joe Bugner Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 12
41 1972-11-21 Bob Foster Stateline, ShBA Fitore 8 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
40 1972-09-20 Floyd Patterson New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – NABF
39 1972-07-19 Alvin Lewis Dublin, Irlanda Fitore 11 nga 12
38 1972-06-27 Jerry Quarry Las Vegas, ShBA Fitore 7 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
37 1972-05-01 George Chuvalo Vancouver, Kanada Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
36 1972-04-01 Mac Foster Tokyo, Japoni Fitore 15 nga 15
35 1971-12-26 Jurgen Blin Cyrih, Zvicër Fitore 7 nga 12
34 1971-11-17 Buster Mathis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
33 1971-07-26 Jimmy Ellis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – Vacant NABF
32 1971-03-08 Joe Frazier New York, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
31 1970-12-07 Oscar Natalio Bonavena New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – NABF
30 1970-10-26 Jerry Quarry Atlanta, ShBA Fitore 3 nga 15
29 1967-03-22 Zora Folley New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
28 1967-02-06 Ernie Terrell Houston, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
27 1966-11-14 Cleveland Williams Houston, ShBA Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
26 1966-09-10 Karl Mildenberger Frankfurt am Main, Gjermani Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
25 1966-08-06 Brian London Londër, Angli Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
24 1966-05-21 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 6 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
23 1966-03-29 George Chuvalo Toronto, Kanada Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
22 1965-11-22 Floyd Patterson Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
21 1965-05-25 Sonny Liston Lewiston, ShBA Fitore 1 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
20 1964-02-25 Sonny Liston Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
19 1963-06-18 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 5 nga 10
18 1963-03-13 Doug Jones New York, ShBA Fitore 10 nga 10
17 1963-01-24 Charley Powell Pittsburgh, ShBA Fitore 3 nga 0
16 1962-11-15 Archie Moore Los Angeles, ShBA Fitore 4 nga 12
15 1962-07-20 Alejandro Lavorante Los Angeles, ShBA Fitore 5 nga 10
14 1962-05-19 Billy Daniels New York, ShBA Fitore 7 nga 10
13 1962-04-23 George Logan Los Angeles, ShBA Fitore 4 10
12 1962-03-28 Don Warner Miami Beach, ShBA Fitore 0 nga 4
11 1962-02-10 Sonny Banks New York, ShBA Fitore 4 nga 10
10 29 nëntor, 1961 Willi Besmanoff Louisville, ShBA Fitore 7 nga 10
9 7 tetor, 1961 Alex Miteff Louisville, ShBA Fitore 6 nga 10
8 22 korrik, 1961 Alonzo Johnson Louisville, ShBA Fitore 10 nga 10
7 26 qershor, 1961 Duke Sabedong Las Vegas, ShBA Fitore 10 nga 10
6 19 prill, 1961 LaMar Clark Louisville, ShBA Fitore 2 nga 10
5 21 shkurt, 1961 Donnie Fleeman Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 8
4 7 shkurt, 1961 Jimmy Robinson Miami Beach, ShBA Fitore 1 nga 8
3 17 janar, 1961 Tony Esperti Miami Beach, ShBA Fitore 3 nga 8
2 27 dhjetor, 1960 Herb Siler Miami Beach, ShBA Fitore 4 nga 6
1 29 tetor, 1960 Tunney Hunsaker Louisville, ShBA Fitore 6 nga 6

Citate

 

Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je.
Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t’i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër).
Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time.
Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:”Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion.”
Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë.
Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit.
Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.

 

Lidhje të jashtme

MetaCafe – Video kollazh – (Anglisht)

^ http://sports.ndtv.com/boxing/news/259195-when-david-muhammad-ali-trounced-goliath-sonny-liston
^ http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=328270#k1
^ http://www.wnd.com/2006/02/34736/

Shpallet 11-shi i vitit 2018 në Evropë

UEFA ka shpallur 11-shin e vitit, që sivjet organizohet për herë të 18-të, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë nga Real Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së UEFA-s, skuadra më e mirë e vitit 2018 në Evropë është zgjedhur me votën e 1,8 milion fansave të futbollit.

Në listë më së shumti futbollistë ka nga Real Madrid me gjithsej 4, si dhe nga dy nga Barcelona dhe Chelsea. Më shumë vota ka marrë mesfushori kroat Luka Modriç i Real Madridit me 115 mijë e 440 vota.

Ndërkohë ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo u zgjodh për të 13-tën herë në këtë listë.

Futbollistët të zgjedhur në listën e bërë sipas formacionit 4-3-3 është si në vijim:

Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtje: Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool)

Mesfushor: Luka Modric (Real Madrid), N’Golo Kante, Eden Hazard (Chelsea)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Australian Open mund të jetë turneu i fundit për Andy Murray

MELBURN – Tenisti britanik Andy Murray, i cili në karrierën e tij ka fituar tri kampionate Grand Slam, njoftoi se më nuk do të mund t’i durojë dhimbjet për shkak të lëndimit që ka pësuar në këllk dhe Australian Open mund të jetë turneu i tij i fundit.

Murray, i cili po vazhdon përgatitjet për Australian Open që do të zhvillohet më 14-27 janar në Melburn dhe do të zhvillojë ndeshjen e parë me bartësin e 22-të, spanjollin Roberto Bautista Agut, mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me lëndimin e tij.

Në konferencën e organizuar në Qendrën Australiane të Tenisit, Murray tha se vazhdon të ketë dhimbje për shkak të dëmitmit dhe se ka vështirësi të luajë tenis, duke mos mundur t’u përmbahet lotëve teksa shpjegoi periudhën nëpër të cilën po kalon.

Ish-tenisti numër 1 në radhitjen botërore të ATP-së, i cili ka fituar tre kampionate Grand Slam dhe dy kampionate në olimpiada, theksoi se Australian Open mund të jetë turneu i tij i fundit.

“Nuk ndihem mirë. Jam duke luftuar për një kohë të gjatë. Tashmë rreth 20 muaj jam përjetuar dhimbje. Bëra çdo gjë për shërimin e këllkut, por pa dobi. Wimbeldon-i ishte vendi ku doja ta braktis tenisin, por nuk jam i sigurt nëse do të mund ta bëjë këtë. Mendoj se Australian Open mund të jetë turneu im i fundit”, tha Murray.

Murray dje zhvilloi një ndeshje trajnuese me bartësin e parë, serbin Novak Djokovic, por braktisi ndeshjen në setin e dytë teksa ndodhej në disavantazh me rezultatin 4-1, pasi setin e parë e humbi 6-1.

Tenisti britanik u lëndua në vitin 2017, ndërsa në janar të vitit të kaluar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.

Pas dëmitmit, Murray është radhitur në pozitën e 230-të në listën e ATP-së. aa

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares Mikel Janku

Ndahet nga jeta nje personalitet ne fushen e futbollit shqiptar. Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku.

 

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941. Ai ka qene aviator, e me tej, portieri i kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionist dhe gazetar.

Ne nje speciale te Panorama Sport te vitit 2015, eshte botuar nje shkrim per ish-portietin Janku: 

Nga Uvil Zajmi

Nga një karrierë ushtarake, tek një tjetër e famshme sportive. Nga një pilot helikopteri mbi Vollga e Don, në një portier i shquar i futbollit shqiptar. Nga Bellova që e zbuloi, prishja me rusët, tek Bekenbauer, golat e Mylerit, Bestit, turneu i Hanoit, Boriçi, Pano, dhe Maliqati… Gjithçka në një tregim të rrallë… Çfarë bën sot Mikel Janku, aviatori, portieri kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionisti, gazetari, vëllai i madh i famljes, të gjithë protagonistë me një klub të vetëm?

Vetëm 17-vjeç, në Bashkimin Sovjetik

Është nxënës i shkëlyqer i vitit të tretë, kur e kanë përzgjdhur të jetë në kursin e aviacionit në Shkollën Skënderbej. Vetëm një herë në qiell nga fusha e aviacionit në Shijak, me “Jak 18”, një avion i shpejtë, prodhim rus i luftës së dytë botërore dhe instruktorin Flamuar Micka. Ndonëse rrotat nuk janë hapur në zbritje e kanë detyruar të qëndrojë 45 minuta në ajër. Ishte viti 1958, muaji korrik dhe kur ende nuk ka bërë 17 vjeç, i ka hipur vaporrit “Bjelloostrov” për në Odesë. I përcjellë nga familjarët, me dëshirën për të shkuar e studiuar për tri vite në shkollën e njohur të fluturimit në Bashkimin Sovjetik, fillimisht në Pugacov, pastaj në Batacjk të Rostovit, ku specializohet si pilot për helikopterë transporti. Fluturime në zonën e Vollgës, në hapësirat mbi Don, hedhje me parashutë, ndërkohë që ushtronte sport e fliste mirë rusisht. Luan me shkollën si portier, por edhe baskteboll, gjimnastikë, ski, patinazh në akull. Ndiqte kampionatin rus, tifoz i “Partizanit” që para nisjes nga Shqipëria dhe i Rostovit e CSKA Moskës. Admironte futbollistin legjendar rus, Viktor Poniedelnik.

Bellova, ai që i hapi portën

Nuk e kishte menduar të bëhej pilot, ndërsa futbollist po, pasi luante futboll me lagjet, “Mine Peza”-“Rruga Fotuzi”, ku ishin Pano, Halili, Plangaricat, etj. Diçka nga i ati Andrea, futbollist në rininë e tij, kur në Shkollën Skënderbej, Ismet Bellova mësues i fizkulturës ishte ai që gjatë orës së mësimit e stërviste si portier te gropa e kërcimit. Pastaj në ndeshje midis klasave, ndërkaq Bellova do ti hapë kështu një dritare të vogël, për tu bërë e madhe më vonë. Me profesorin, mikun, pedagogun, radiokronistin, gazetarin, do të ruajë miqësinë, madje do të jenë bashkë në një kabinë të radios përballë një mikrofoni, shumë vite më pas.

Prishja me rusët,mungesa e helikopterit

Kur ishte në vitin e fundit dhe përgatitej për kthim, bashkë me grupet në Shqipëri vinin edhe helikopetrë “MI-4”. Madje ishin paketuar, por kur studentët erdhën në fund të gushtit 1961, helikopterët jo. Sidoqoftë, u sistemua në repartin e helikopterëve në hangaret e aviacionit (sot Pallati i Sportit Asllan Rusi). Të informuar se ky kontigjent ishte përgatitur për bazën ushtarake të Pasha Limanit, kundër nëndetseve. Por duke mos patur fluturime (vetëm një helikopter ishte në gatishëmri), bënin mësime teorike e luanin futboll. Në vitin 1962 zhvillohet Spartakiada Ushtarake në Tiranë dhe kur ajo përfundoi u organizua një takim në stadiumin “Dinamo” midis Partizanit ku luanin Pano, Resmja dhe një seleksionimi të skuadrave të Sparakiadës. Janku vihet në fokus, por, duke qenë pilot ushtarak i aviacionit nuk lejohej aktivizmi me klube dhe propozimit të Besim Fagut, Boriçit e Spahiut, ai i përgjigjet që më parë duhet të bisedojnë me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur i thanë se se “për ty djalosh është marrë leje dhe do të fillosh stërvitje me Partizanin”, as komandanti i aviacionit, Edip Ohri, që e kundërshtoi fillimisht, nuk mundi ta ndalojë urdhërin e Ballukut e Dumes. Fillon kështu stërvitja me ekipin e parë, përkrah Maliqatit, Zija Danit, Resmes, Deliallisit, Papadhopullit, Ndinit, Merjes, Shllakut, Jasharit, T. Shehut, Panos, Dingut, Frashërit, etj, ndërkohë që aktivizohet me ekipin e rezervave me trajner Sllave Llambin.  

Debutimi ilidhur me Maliqatin

I datëlindjes 41, i pari i katër vëllezërve Janku, ndonëse joshtatlart, ka qenë një portier tej mase elastik, akrobat, modern për kohën, duke sjellë një filozofi të re në lojën portierëve në dalje të guximshme nga porta në topat ajrorë. Luante me dorën e majtën dhe godiste me këmbën e djathtë në të cilën vendoste një kaviliere të bardhë që e mbante pas një dëmtimi kohë më parë. Kur erdhi tek Partizani gjeti një kolos në portë, Sulejman Maliqatin, me të cilin e lidhin dy janë momentet vendimtare: Në prill të 62-shit për Kupën e 60-të Vjetorit të Çlirimit, në stadiumin “Dinamo”, Maliqati ka bërë edhe nxemjen, por i dëmtuar pak para se të fillojë takimi i thotë Boriçit se ka shqetësime. “Nuk ka problem, zhvishu” – i drejtohet Jankut, që shënon debutimin e tij me Partizanin. Në shtator të 62-shit, ndërsa Maliqati aktivizohet luan në Suedi ndaj Norceping, në ndeshjen e kthimit është i dëmtuar. Ndërsa skuadra është e grumbulluar, kur trajneri Spahiu i thotë Jankut të përgatitet dhe në Partizani-Norceping 1-1 (gol Kindrall 9’ dhe Kraja 50’), në portë është ai. “Si ëndërr e shoh ende dhe jo sikur ta kem luajtur atë ndeshje”, – thotë Janku. Pa përvojë në futbollin e madh shqiptar, me aktivizime sporadike e pa asnjë ndeshje të plotë, ka qenë vetëm 21 vjeç kur ka debutuar në Kupën e Kampioneve. Pastaj në kampionat, kundër Spartakut dhe Këlnit dhe kur në shtatorin e 1964 legjenda Maliqati largohet përfundimisht nga Partizani, porta e klubit të famshëm do të ketë një tjetër protagonist: Mikel Jankun.

Kur Besti imitonte Beatles-at

Kanë qenë në avion bashkë më Fatmir Frëshërin duke udhëtuar drejt Belfastit, kur në një revistë kanë parë një foto me flokë të shkurtëra të Xhorxh Bestit. Ndërsa kanë dalë në nxemje, e kanë njohur, por ai ishte me flokë të gjata. Frashëri që komunikonte anglisht, bashkë me Jankun i janë afruar dhe e pyesin: “Pse me flokë të gjata, dukeni më simpatik me të shkurtëra”- i thonë. “Imitoj Beatles-at”- ishte përgjigja. Dhe realisht, Xhorxh Best njihet si i pari fubollist në botë, që imitoi Beatles për nga flokët, mënyrën e jetës, veshjes, etj. Nga Belfasti Janku ruan edhe një detaj: Duke u futur në fushë për të filluar lojën, Xhenings, portieri irlandez e shihte nga lart poshtë pa ja hequr sytë. Vetëm pas ndeshjes në banket ai i ka thënë: “Ti bën një heroizëm të madh që luan si portier”. Nga Belfasti kujton edhe një palë doreza që ja bleu Alfred Kazanxhi, kryetari i FSHF-së para ndeshjes, pasi ishte lagështirë. Kushtonin vetëm 7 dollarë…

Bekenbauer dhe golat e Mylerit 

Në Dortmund ka disa kujtime: Ishte prill i vitit 1967, luhet e para përballje historike sportive RF Gjermane-Shqipëri. Takimi mbyllet 6-0 për vendasit, nënkapionë bote ku luajnë nga Tillkosvki, Overat tek Bekenbauer, dhe golat realizohen nga Gerd Myler (4) e Lohr 2. Janë vitet kur portieri nuk zëvendësohet gjatë ndeshjes, vetëm në rastet kur është i dëmtuar rëndë dhe Janku ka qenë i detyruar të qëndrojë në portë deri në 90-tën. Nga ai takim kujton se ka patur rastin të njihet me portierin Tillkovskin, njeriun e ndeshjes finale të botërorit Angli 66: “Janë të paharruar lotët dhe dëshpërimi i tij pas atij goli fantazëm të Hurst. “Kishim një natyrë dhe ngjashmëri në lojë”, – tregon Janku. Pastaj katër golat e shënuar nga një legjendë, si Gerd Myler. I kujton të gjitha, si pjesë pjesë të veçanta të asaj sfide. Dhe e fundit: Në të vetmen ndeshje që ka qenë kapiten i ekipit, me Bekenbuerin kanë shkëmbyer flamurët para fillimit të lojës. E para dhe e fundit, pasi në Tiranë, në takimin e kthimit, as Janku as Bekenbauer, as Tillkovki e as Myler nuk ishin në fushë. I pari rezervë, ndërsa gjermanët e njohur nuk erdhën.

Me kombëtaren, protagonist

Portier i kombëtares është e kufizuar vetëm në tre vite: 1964-1967, duke luajtur 9 takime zyrtare të FIFA-s e UEFA-s. Ka debutuar në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Pastaj, në sfidën e kthimit me “portokallinjtë”, dy herë me Zvicrën, kundër të cilës kujton penalltinë inekzistente që dha arbitri, pas një devijim i topit për korne. Ndërsa futbollistët e kujtuan për goditje këndi, vërshëllima e tij urdhëronte për 11-të metërsh. Por edhe Irlandën e Veriut, në veçanti është titullar në “Qemal Stafa” në atë 90-të minutësh histori pas barazimit 1-1. Në prill të 1967, në Dortmund, RF Gjermane-Shqipëri 6-0, për të vijuar në Tiranë, më 14 maj Shqipëri-Jugosllavi 0-2 dhe kjo është edhe ndeshja e fundit e Jankut në portën e kombëtares, pasi në Jugosllavi-Shqipëri 4-0, me 12 nëndor në portë do të jetë Jani Rama. Për sfidën e 17 dhjetorit të 67-tës ndaj RFGJ-së, Boriçi do të zbulojë Koço Dinellën, ndërsa Janku do të jetë rezerva e tij.

Nga Norcepingu në Torino

E ka filluar me klube debutimin në Europë. Fillimisht në Suedi ndaj Norcepingut, si rezervë, pastaj me Spartakun, për të vazhduar në Gjermani kundër Këlnit. Këtu kujton Overatin, që shënoi golin e dytë në fund të ndeshjes si dhe Shefer, kampionin e botës 1954. Pastaj në Skoci me 17 Nëntorin, viti 1965, ishin lojtarët tiranas që ja kërkuan trajnerit Alla si përforcim. Janku luajti në të dyja takimet, vetëm një gol i pësuar kur kishin mbetur pak minuta dhe mendohej Parisi si vendi asnjanës, për takimin e tretë. Dhe e fundit me FC Torinon në Kupën e Kupave në shtator të 68-tës. Si e para sfidë me një klub të futbollit italian, të Rivës, Riverës e Macolës, të sapo shpallur kampionë Europe. Në skuadër janë trajnerin Fabri, Vieri, Puia, Agropi, francezi Komben dhe Mondoniko, autori i golit të tretë. Kujton rastin e humbur të Panos në “Qemal Stafa” kur topi u devijua nga një plis në fushë. Kujton fundin e ndeshjes në Torino, kur drejtuesit e Partizanit urdhëruan skuadrën të mos dilte nga fusha. Ishte një keqinterpretim i rezultatit pasi ishte viti i parë i golit të dyfishtë në transfertë dhe menduan se pas 1-0 e 1-3, duhet të luhej koha shtesë.

Banketi që çmendi gjermanët

Banketi pas ndeshjes më Këlnin (0-0) nuk u shtrua në Hotel Dajti, por në sallën e madhe të SHQUP-it në Rrugën e Kavajës sot. U ftuan edhe gazetarët gjermanë, hera e parë që nuk u respektua protokolli, pasi u ftuan edhe gazetarët gjermanë. Këngë dhe aheng deri pas mesnate me këngëtarët e njohur A. Mula, M. Xhemali. Futbollistë gjermanë e shqiptarë që vallzonin në grup me qeleshet në kokë, dhuratë e klubit. Në Këln Partizanin e priti kryebashkiaku, duke i falenderuar u dhuroi nga një kuti, brenda të cilës ishte një shishe me parfum, e prodhuar pikërisht në “Shtëpinë e Kolonjës”, me qëndër në Këln e njohur dhe me famë botërore.

Boriçi, i pari dhe i fundit

Loro Boriçi ka qenë trajneri që i hapi dhe i “mbylli” karrierën e cila përmblidhet në 7 vite intensive, nga 1962 deri në 1969 si portier i Partizanit dhe i Kombëtares. Boriçi ishte ai që e mori duke e aktivizuar, por edhe ai prej të cilit u largua nga futbolli, kur ishte 28-vjeç. Tek Partizanit kishte ardhur Bashkim Muhedini, një portier i gjatë, elegant, të cilin Boriçi e pëlqente duke e integruar te Partizani dhe në skuadrën kombëtare. Edhe Muhedini vinte nga Shkolla Skënderbej, edhe ai jo me profil portieri: Një basktebollist i lindur, por me cilësitë e një portieri. Birçe e pat nuhatur duke i devijuar karrierën. Janku qëndron disa kohë si rezerva e Muhedinit dhe në qershorin e 69-ës, kur skuadra grumbullohet për të filluar sezonin, nuk e ka emrin në listë. Duke u kthyer në shtëpi ka kuptuar se për të, të dyja portat tashmë janë mbyllur: Ajo e Partizanit, e Kombëtares dhe fund karriere… I propozuan të luajë futboll në Vlorë me Flamurtarin duke qenë edhe pedagog në Shkollën e Aviacionit, e vetmja në atë kohë pikërisht në atë qytet, por nuk pranoi. I vjen urdhëri se “duhet të fluturosh”, por ishte e pamundur pasi koha e kishte lënë mbrapa me teknikën e fluturimit. U rikthye në klub, si zv.shef, njëherësh trajner me Kolec Krajën.

Një familje e gjitha me Partizanin

Mund të jetë rasti i vetëm ky, kur katër vëllezër kanë luajtur me një klub të vetëm, si Mikel, Virgjil, Agim dhe Vladimir Janku, të gjithë me Partizanin. Mikel Janku dhjetë vjet, absolut i dyfishtë i portës së klubit e kombëtares; pastaj Virgjili si portier, sulmues, vazhdoi në Lezhë me “Fitoren”, madje në Kupën e Republikës, në vitin 1964 në takimin Partizani-Fitore kanë qenë të dy në fushë. Për të vijuar me Agim Jankun, një ndër sulmuesit dhe talentet më të mëdha e të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 70-80 edhe ky një emër i shquar i klubit, ekipeve kombëtare. Dhe i fundit Vladimir Janku, sulmues krahu, titullar me të rinjtë dhe skuadrën e parë, si dhe të kombëtaren U-21. Të gjithë të diplomuar. Me Agim Jankun ka edhe një episod historik… Qershor 1968: në stadiumin “Dinamo” luhet Partizani-Dinamo dhe Janku ka pësuar gol. Ndërsa loja ende nuk ka filluar, Agimi i afrohet dhe i thotë në vesh: “Mos u mërzit”. Ka marrë topin nga qëndra ka dribluar, një, dy kundërshtarë dhe ka barazuar. Por, edhe në Torino bashkë kanë qenë, ndonëse Janku i madh në fushë, Gimi i vogël në stol.

Ndeshja që nuk harrohet

Është ajo e tetorit të 65-ës, në “Qemal Stafa”, Partizani-17 Nëndori 1-0. Për shumë arsye, por më kryesorja ai ka qenë protagonist absolut e sfidës. Ka pritur çdo gjuajtje, çdo tentativë për gol të kundërshtarëve, që është ilustruar më pas në gazetën “Sporti” me një karikaturë sportive të Bujar Kapexhiut: një portier gjigant që ka mbuluar një portë të vogël. Por ajo ndeshje kujtohet edhe si takimi që u shemb stadiumi, goli i Qojles dhe kur tifozët e entuziazmuar pas ndeshjes e kanë mbajtur në krah deri në shtëpinë e tij, pranë stadiumit “Dinamo”. Dhe banketi në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë një festë me gra e të fejuara.

Padrejtësia e një dënimi

Kështu e përmbledh atë çfarë ndodhi pas ndeshjes Partziani-17 Nëntori, kur skuadrat u përjashtuan nga vazhdimi i kampionatit të 67-tës. Ka qenë një ndër protagonistët e takimit të “një 90 minutëshi të tensinuar në fushë, por gjithçka e përfunduar  normalisht. Një grindje në korridore që më shumë bëri bujë se realisht ishte. Pastaj një vendim absurd”, thotë Janku. Edhe sot e kujton atë ndeshje, ndjen keqardhje dhe e konsideron një moment të errët për futbollin, spostistët, tifozët, për vetë historinë.

Në Urale, kur u vra Kenedi

Turneu i Hanoit me klubet ushtarake të vendeve demokartike lindore (përfshirë edhe Kinën e Korenë e Veriut) është një pjesë e rëndësishme e karrierës së Jankut. I nisur nga Tirana me linjën ajrore Tiranë-Moskë-Pekin turneu ka filluar me 20 nëntor të 1963. Ai moment është e lidhur me një ngjarje historike: ndërsa është bërë një ndalesë  në Irkutsk, në Urale, në televizionin e aeroportit jepet lajmi se është vrarë presidenti amerikan Xhon Kenedi. Pastaj dhjetë ditë përgatitje në Nianin, ku u festua edhe 28 e 29 nëntori. E aktivizuan si rezervë në një ndeshje miqësore, çka e bënë të dyshojë. Por në Hanoi do të ishte në formacion në të gjitha sfidat.

Me CSKA-në pas prishjes

Pesë kanë qenë takimet zyrtare të turneut: Fitoret në grup ndaj CDNA të Sofjes 2-1, Honved Budapest 4-0, ajo e jashtëzakonshme 3-1 ndaj Forverst të Berlinit në çerekfinale. Përsëri me Honved 1-0 në gjysëm finale dhe në finale do të luajnë Partizani-CSKA e Moskës. Nga frika për ndonjë parregullsi në ndeshje, si pasojë e marrëdhenieve jo të mira Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, por me qëllimin për të zbutur situatën, skuadrat u vendosën në një hotel dhe një ditë para takimit u thirrën nga Ministri i Mbrojtjes së Vietnamit. Ndeshja u luajt në Hanoi pa probleme. 0-0, pastaj  2-0 për sovjetikët që shënojnë në shtesë. Kjo mbetet para dhe e fundit përballje sportive me klubet ruse, pas prishjes me to. Disa ditë qëndrimi në Vietnam, kthimi në Shangai, ku festohet edhe viti i ri, si dhe telegramet e urimit që vinin pambarimisht nga Shqipëria e që lexoheshin para çdo takimi miqësor. Pastaj udhëtimi njëjavor Pekin-Moskë, me tren nga Siberia dhe me 20 janar të 64-tës, avioni presidencial i linjës Budapest-Tiranë, uli rrotat në aeroportin e Rinasit.

Cilët kanë qenë

protagonistët “vietnamezë”?

Kërkon ti kujtojë, ata që kanë qenë në Vietnam, në atë turne të paharruar: Besim Fagu, kryetar delegacioni; Vasil Naço komisar grupi i MB; Dionis Miho shoqërues; pastaj trajnerët Boriçi e Spahiu dhe mjeku M.Karanxha. Skuadra: Maliqati, Janku, Deliallisi, Papdhopulli, Shllaku, Frashëri F. Ndini, O. Mema, T. Shehu, Jashari, Bukoviku, Zaho, Bytyci, Resmja, F. Andoni dhe I. Dingu flamurmbajtës. Duke qenë se Resmja u sëmur nuk luajti asnjë takim, kapiten u vendos Papadhopulli. I dëmtuar në Plovdiv, një muaj më parë, për në Vietnam nuk udhëtoi as Kolec Kraja.

Pse Jorgaqi nuk

qëndroi me Partiznain

Pse Jorgaqi nuk qëndroi me Partizanin

Eshtë një moment i rëndësishëm për historinë e klubit dhe karrierën e mbrojtësit të njohur Frederik Jorgaqi (nuk jeton). Kryente shërbimin ushtarak te Partizani, kur klubi u nis për në Hanoi, por nuk e mori. Pa asnjë motiv, ndonëse Besim Fagu kishte këmbëngulur për ta marrë, pasi Jorgaqi ishte në projektet e Partizanit, për të qëndruar aty edhe pas përfundimit të ushtrisë. Në fund të dhjetorit, kur Jorgaqi ka përfunduar shërbimin ushtarak dhe Partiznai ndodhte në Hanoi, ai është kthyer në Elbasan. I fyer nga mos marrja në Hanoi, ai nuk ka qëndruar në klub. Ky është edhe motivi pse Jorgaqi, mbrojtësi i famshëm i kombëtares, nuk luajti me Partizanin në vitet që vijuan. 

Miqësia me Panon dhe golat e Hanoit

Ndër të paktët që e ka parë legjendën në ndeshje jashtë shtetit, madje në kulmin e formës së tij. Ish-nxënës të 10 Korrikut, pastaj bashkë te Partizani e në Kombëtare, Janku ruan nga Pano shumë kujtime, por ndër to veçon një të rrallë: Tre golat në Hanoi që Pano realizoi kundër Forverstit, kanë qenë të jashtëzakonshëm. “Sa keq që nuk ka asnjë pjesë filmike”, -thotë. Kanë qëndruar bashkë me orë të gjata pas stërvitjes pastaj në dhomë e hotele, një miqësi që vazhdoi edhe më vonë. Edhe tani që Pano nuk jeton, takohet me familjarët.

Opinionist dhe

gazetar sportiv

E ka filluar rastësisht, por mikrofoni, gazeta do të jenë një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij. Zbulues ka qenë Ahmet Shqarri, që e merr si komentues në disa ndeshje në televizon me Lirim Zallën. Gazetari i njohur, krijuesi i të famshmes “Nga njëra ndeshje tek tjetra” do ta aktivizojë në vitet 80-të pranë mikrofonit të “Radio Tiranës” duke qenë për një dekadë ndër opinionistët kryesorë në krah të Bellovës e Radës në ndeshjet e kampionateve kombëtare. Pastaj me Fatmir Mnerin dhe kryeredaktorin Andi Bushati ideojnë, e nxjerrin të parën gazetë sportive post 90-të, kur në vitin 1995 del “Sport Ekspres”. Një tjetër epokë kjo me të përditshmen sportive, duke qenë fitues i të parit çmim “Anton Mazreku” që jepet për gazetarë sportivë.

Çfarë bën sot Mikel Janku?

Nga gushti i 1958, kur u nis me vapor deri në ditët e sotme ka kaluar shumë kohë. Djaloshi 17-vjeçar, që e filloi për t’u bërë një ushtarak i lartë, as që e kishe menduar se jeta do ti ofronte një tjetër karrierë, gjithashtu të lavdishme, si ajo e futbollit. Martesa me Sandrën kur ishte 25-vjeç, pastaj dy fëmijë, piloti e helikopterit, portieri i Partizanit, i Kombëtares, drejtuesi, trajneri, shefi i katedrës në “Zall Herr”, pedagogu, zyrtari i Ministrisë Mbrojtjes, sot është në pension. Nga 67-ta viti që hoqën gradat deri në 90-tën kur u rikthyen, nga Toger, u gradua Major, por shumë pak e shijoi këtë ofiq të lartë, pasi reforma në ushtri e goditi edhe pse ishte i ri, vetëm 51 vjeç. Vallzon e këndon mirë këngët ruse, të cilat i mësoi atje. Ka qenë deciziv në aktivizimin e Perlat Mustës në portën e Partizanit. Ndërkohë djali Albano, me profesion inxhinier ndërtimi, tentoi të ndiqte të atin, luajti me të rinjë e klubit, për të vazhduar si arbitër futbolli, ndër më të njohurit, me stemën e FIFA-s për shumë vite. Një familje e madhe sportive kjo e Jankut. Jeta e Mikelit vijoi dhe vazhdon e tillë, gjithmonë pranë sportit. E megjithatë sot kujton me nostalgji miq e shokë aviatorë, levën e uljes e të ngritjes që kërkonte forcë, por helikopterit nuk iu kthye më…

1. Janku pilot

2. Me Zvicrën

3. Kundër Irlandës V. në Tiranë

4. Në dyluftim me Gerd Mylerin

5. Partizani-17 Nëntori, S. Gjika, Shule, F. Andoni dhe B. Bukoviku

6. Një pritje spektakolare

7. Me Partizanin si zv.trajner i Krajës në Kinë: Kraja, Balluku, Shaqiri, Dalipi, Murati, Pano, Janku. Ulur nga e majta: Seferi, Vaso, Cani, Ismaili, Ziu, Berisha.

8. Gazetar duke intervistuar Skolarin.

9. Me Maliqatin.

10. Partizani-Këlni 0-0: Nga e majta: Deliallisi, Janku, Frashëri, Vaso, Shllaku, O.Mema. Ulur majtas: Jashari, Pano, Ndini, Bespalla, Kraja

11. Vëllezërit Janku: Agim, Mikel dhe Vladimir.

Salah rizgjidhet futbollisti afrikan i vitit

Futbollisti egjiptian i klubit anglez të Liverpoolit, Mohamed Salah, është zgjedhur për herë të dytë radhazi si futbollisti afrikan i vitit.

Sipas një deklarate të Konfederatës Afrikane të Futbollit, Salah ka fituar çmimin e futbollistit të vitit 2018 gjatë një ceremonie në kryeqytetin e Senegalit, Dakar.

Në votimin e drejtorëve teknikë të vendeve anëtare dhe zyrtarëve të federatave, Salah, i cili çmimin e njëjtë e fitoi edhe vitin e kaluar, ka lënë mbrapa bashkëlojtarin Sadio Mane dhe fituesin e vitit 2015, gabonezin Pierre-Emerick Aubameyang.

Deri tani, çmimi i dhënë për herë të parë në vitin 1992 është fituar nga 17 futbollistë të ndryshëm. Futbollistët që më së shumti e kanë pranuar këtë çmim janë kamerunasi Samuel Eto’o dhe Yaya Toure nga Bregu i Fildishtë me nga katër çmime. aa

Frenkie de Jong në Barcelonë për 75 milionë euro

MADRID – Futbollisti i Ajax-it, Frenkie de Jong, deri në fund të kësaj jave mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Siç shkruan gazeta AS, negociatat ndërmjet të dy palëve janë në një fazë më të avancuar dhe pritet të finalizohen në ditët e ardhshme.

Barcelona për ardhjen e tij do të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 75 milionë euro, ndërsa AS pohon se kontrata me siguri do të shpaloset të shtunën më 12 janar.

Për holandezin 21 vjeçar janë të interesuar edhe Manchester City dhe Paris Saint – Germain. aa

Real Madridi nënshkruan me mesfushorin Brahim Diaz

Mesfushori spanjoll i cili luante me anglezët e Manchester City, Brahim Diaz, ka bërë një transferim te Reali i Madridit, duke nënshkruar një kontratë e cila e lidh me spanjollët për gjashtë vjet e gjysmë, më saktësisht deri në qershor të vitit 2025.

Diaz, 19 vjeç, u bashkua me Manchester Cityn duke kaluar nga Malaga kur ishte 14 vjeç, ndërsa këtë sezon ka regjistruar katër paraqitje për “Qytetarët”.

Real Madridi po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, për çka mbrëmë pësoi në fushë të vet nga Real Sociedadi me shifrat 0:2, dhe aktualisht mban vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 30 pikë, 10 më pak se Barcelona e cila mbrëmë mundi Getafen me shifrat 2-1.

Sipas mediave britanike, Real Madridi i ka paguar Manchester Cityt 15 milionë sterlina për të transferuar mesfushorin spanjoll. aa

Shfaqje rodeo në New York

NEW YORK – Madison Square Garden, një ndër vendet e famshme të New Yorkut, këtë herë priti performues të rodeos me famë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Shfaqja e cila u organizua nga “Performues profesional të rodeos” dhe e cila tashmë është shndërruar në një traditë u zhvillua në Madison Square Garden.

Performuesit e rodeos stadiumin e famshëm sportiv e shndërruan në një arenë, ndërsa në shfaqjen e tyre mbi demat qindra kilogramësh mundësuan që audienca të kaloj çaste të emocionuara.

Në evenimentin ku qytetarët e New Yorkut shfaqën interes të madh, morën pjesë rreth 35 performues të rodeos të cilët kanë fituar kampionate në nivel botëror.

Fëmijët dhe të rriturit me kostumet e koubojit shfaqën pamje të larmishme. Në pjesën e fundit të evenimentit edhe performuesit fëmijë të rodeos shfaqën një spektakël.

Juventusi kërkon yllin e Kosovës?!

“Calciomercato” ka publikuar lajmin e bujshëm sot ku thuhet se Juventusi i interesuar për sulmuesin e Kosovës, Donis Avdijaj. Dikur refuzoi Shqipërinë me shpresën se do luante për Gjermaninë, por tani ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.


I rritur te Schalke 04, por më pas karriera e tij pësoi një rënie, duke u transferuar në Austri te Sturm Graz, më pas në Holandë të Roda dhe tani luan po në Eredivise por të Williem II, ku duket se ka rilindur. Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha.

Interesimi i radhës nga ardhur nga një big e Serisë A, Juventusi. Palët janë takuar në fund të vitit të shkuar, pra në dhjetor, teksa kanë diskutuar për mundësinë që ai të vishet bardhezi. Por, kujdes, jo me ekipin e Massimiliano Allegrit, por me Juventusin U-23. Kontrata e tij te klubi aktual skadon në verë, ndaj nuk përjashtohet transferimi në Torino me parametra zero.