Më 21 maj 1904 në Paris u krijua FIFA…Federata Internacionale e Asosacioneve të Futbollit. Aktualisht qëndra është në Zyrih, në Zvicër. Kur u krijua kjo lidhje ndoshta pak kush mund ta imagjinonte se ai, shekull XX do njihte dy luftra botërore dhe luftra të tjera, por se FIFA do të organizonte Kampionatin Botëror të Futbollit që në vitin 1934. Shekulli XX në veçanti në gjysmën e dytë të tij, njohu një rritje të futbollit kudo në botë, ndaj në ditët tona edhe në vendet më të varfëra sheh fëmijë që pas një cope llastiku apo lecke vrapojnë të shënojnë golin, të ndjejnë gëzimin. Futbolli, sporti më popullor më gjithëpërfshirësi sfidoi politikën si ndarje social ekonomike, sepse fëmijë të varfër fal talentit dhe sakrificës u ngjitën në majat më të larta të sportit duke u shëndruar edhe në personalitete publike madje edhe si ambasadorë të OKB-s. Futbolli tejkaloi ndarjet racore dhe qëndrimet raciste sepse në ekipe ka sot futbollistë nga të gjitha kombësitë. Futbolli i nxit edhe udhëheqësit botëror të veshin fanelën e tij dhe të duartrokasin në stadium larg etikës formaliste, duke përthithur një emocion shumë të veçantë. Ja përse FIFA duhet të mos shëndrohet në një institucion burokratik ku maja është uzurpuar dhe nuk lëshohet nga zoti Blater… FIFA nuk dua ta trajtojë Football World Cup si një prehë e majme ku xhvaten fonde…sepse futbolli bën edhe pa FIFA-n, kjo e fundit nuk bën dot pa futbollin… Sa bukur do të ishte që globi si një element politik të ishte një top futbolli, humbja nuk do shihej si tragjedi dhe sportiviteti do tu mësonte politikanëve që ti jepnin dorën njëri tjetrit edhe kur fati nuk i buzëqeshte ose ndeshje dilte barazim…. Sot futbolli është mediumi më i gjërë, ndaj kush thotë se jam jashtë tij është thjesht i vetmuar!… Ne të tjerët që e duam dhe e ndjekim burra dhe gra djem dhe vajza, jemi bashkë dhe kjo na jep kënaqësi!
Në vitin 2004 në 100 vjetorin e vet FIFA ndau Medaljen e Madhe për Merita duke ua dhuruar për merita futbollistëve më të shquar në botë. Në Shqipëri kush mund ta merrte veç të Madhit Panajot Pano. Në ceremoninë e dorëzimit në Shqipëri mu desh të shkruaja fjalën e përshëndetjes dhe jam i mbushur me krenari që shkruajta… ”Pano me fanellën kuq-e zi, na mësove si ta donim më shumë atdheun.”
*21 maj 2015 PK
Komentet