VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pandemia dhe shëndeti mendor – Çfarë ndodh mbas përfundimit të pandemisë?

By | September 8, 2021
blank

Komentet

blank

Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet

Dr. Linda Geng duke vizituar një paciente me simptoma afatgjata të COVID-it (Stanford Medicine)

Lesia Bakalets

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë.

Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”.

Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur.

Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë.

“Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to.

blank

Shefi i OBSH: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i japë fund, pasi të gjitha mjetet për të luftuar virusin janë tani në dispozicion”, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. .

“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i japë fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin.

Ai shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri këto mjete” dhe tha se me “rreth 50.000 vdekje në botë në javë, pandemia është larg përfundimit”.

Kreu i OBSH -së foli në hapjen e madhe të “Samitit Botëror për Shëndetin”, mbledhja vjetore e profesionistëve dhe politikanëve në Berlin.

Objektivi i OBSH-së është që 40 për qind e popullsisë së çdo vendi të vaksinohet deri në fund të vitit dhe 70 për qind deri në mesin e vitit 2022. Tedros thekson rregullisht se i vjen keq për akumulimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendet e pasura.

“Është e mundur, por vetëm nëse vendet dhe kompanitë që kontrollojnë furnizimin i kthejnë fjalët e tyre në vepra. Vendet që kanë vaksinuar tashmë 40 për qind të popullsisë, duke përfshirë G20, duhet t’i lënë sasitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave në sistemin ndërkombëtar Covax dhe Fondin Afrikan të Prokurimit të Vaksinave (Avat) të krijuar nga Bashkimi Afrikan”, tha Tedros.

“Prodhuesit e vaksinave duhet të ndajnë njohuritë, teknologjitë dhe licencat e tyre dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale”, shpjegoi ai.

Në një video-mesazh të regjistruar, kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se “suksesi i vaksinave, të zhvilluara dhe të vendosura në treg në kohë rekord, u la nën hije nga tragjedia e shpërndarjes së padrejtë”.

“Ne të gjithë jemi të kërcënuar nga nacionalizmi dhe akumulimi i vaksinave”, tha Guterres./Burimi:DW

blank

Mjekët okulistë: Rritet numri i fëmijëve me probleme në shikim për shkak të teknologjisë

Okulistët Nora Burda dhe Nadon Qafa u shprehën për Euronews Albania se është rritur numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin dhe se shkaku kryesor i kësaj situate është varësia nga teknologjia.

“Është shtuar numri i fëmijëve që vijnë për kontroll. Kjo vjen nga dy faktorë: e para se janë rritur problemet, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të prindërve”, u shpreh mjeku Qafa.

Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia.

Z. Qafa theksoi se ka edhe sëmundje të fshehura, si ajo e glaukomës dhe për këtë arsye duhet të bëhen vizita periodike tek okulistët.

“Vizita dhe kontrolle periodikisht pas moshës 40-vjeç për të parandaluar rënia e shikimit”, tha ai.

Ndërsa, mjekja tjetër Nora Burda këshilloi se fëmijët nga zero deri në 2 vjeç nuk duhet të qëndrojnë para ekraneve.

Sipas saj, fëmijët e moshës nga 4 deri në 6 vjeç duhet të qëndrojnë  vetëm 20 minuta në ditë para ekranit./Burimi:EuroNews

blank

Efektet e pandemisë – 40% më shumë shtrime në psikiatri

Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik.

Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, në spitalet publike, numri i pacientëve të shtruar për këtë periudhë është 73,556 nga 82,790 pacientë të shtruar në 2020.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë, për 4-mujorin e parë të 2021, shtrimet e pacientëve në spitale janë ulur 11%. Rënien më të lartë e kanë rastet e trajtuara nga urgjencat mjekësore. Në 2020 në urgjencat mjekësore u trajtuan 264,055 pacientë nga 50,462 pacientë që janë trajtuar për janar-prill 2021. Për pacientët e trajtuar në kardiokirurgji, shtrimet këtë vit janë ulur 5%, krahasuar me janar-prillin e 2020. Në raport me 2020, për këtë vit ka pasur rritje të pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike me 40%.

Arjana Rreli, psikiatre, tha se në shërbimin ambulator ku trajtohen rastet e lehta, sic është ankthi, janë shtuar rastet pas tërmetit të 26 nëntorit. Një tjetër faktor shtesë që ka ndikuar në shtimin e rasteve është dhe pandemia.

Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19.

Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT, tha për “Monitor” se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19.

“Shërbimi Onkologjik, pavarësisht pandemisë të Covid-19 ka vazhduar punën me të njëjtin ritëm. Një fakt tjetër jo i mirë është ardhja me vonesë e rasteve të para, të cilat nga frika e virusit paraqiten tek ne në stade më të avancuara gjë që rrezikon shumë jetën e tyre dhe vështirëson mjaft trajtimin e sëmundjes”, nënvizon znj. Çelniku.

Për këtë vit, kontrollet e grave për kancerin në qafën e mitrës janë rritur 88%, sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë. Për janar-prill të 2021 janë kryer 2,686 depistime (ekzaminim për të kapur në kohë sëmundjen) me kancerin në qafën e mitrës nga 320 që ishin në 2020. Rritje ka pasur edhe për pacientët që ndjekin kimioterapinë. Nga 6,635 pacientë të trajtuar me radioterapi në janar-prill të 2020, këtë vit janë 7,597 pacientë, apo 13% më shumë.

Sipas drejtueses së Shërbimit Onkologjik në QSUT, depistimi bëhet për të kapur herët ose për të parandaluar një sëmundje. Depistimi i kancerit në qafën e mitrës kryhet nga Shërbimi Parësor. “Pra ne bëjmë fushata depistimi në popullata të shëndosha, me paptest apo mamografi në mënyrë që të zbulojmë ato gra që janë të sëmura, por në faza fillestare, si dhe të identifikojmë ato që kanë mundësi zhvillimi të sëmundjes në të ardhmen. Pra nëpërmjet depistimit zbulon dhe parandalon sëmundjen”, tha onkologia Silvana Çelniku.

Në 2020, për shkak të pandemisë në Qendrën Spitale Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u kufizuan ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, ndërsa nuk e ndërprenë ndërhyrjet kirurgjikale për rastet e shfaqura me komplikacione.  Në 2020, në total shtrimet në spitale ranë 29% krahasuar me 2019.

Lidhur me trajtimin e pacientëve me barna të listës së rimbursueshme në 2021 krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje rreth 1% e ndikuar nga trajtimet e rimbursimit për të infektuarit me Covid-19. /Burimi:Monitor

blank

Rasti Powell – Pse e humbin betejën me Covid-in njerëzit edhe pas vaksinimit?!

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, vdiq të hënën nga komplikimet e COVID-19. Familja njoftoi se ai ishte plotësisht i vaksinuar. Ai ishte 84 vjeçar dhe kishte mieloma të shumëfishtë (Kancer i qelizave plazmatike që gjenden në palcën e eshtrave dhe janë një komponent i rëndësishëm i sistemit imunitar).

Zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se aktivistët kundër vaksinave do të shtojnë zërat pas vdekjes së Powellit për të bërë pretendimin se vaksinat nuk funksionojnë.

Nëse akoma mund të vdisni pasi jeni vaksinuar për coronavirus, cili është qëllimi i marrjes së vaksinës? Cila është përgjigja për atë pyetje?

CNN ka realizuar një intervistë me analisten mjekësore, Dr. Leana Wen, profesoreshë e politikave dhe menaxhimit shëndetësor në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken të Universitetit George Washington, e cila u ka dhënë përgjigje pyetjeve të lartcekura.

Mjekja është pyetur se nëse ia vlen të vaksinohemi kur e shohim se po ka viktima edhe pse janë vaksinuar nga COVID-19?

“Ne duhet të fillojmë me shkencën dhe atë që tregon hulumtimi. Vaksinat kundër COVID-19 janë jashtëzakonisht efektive në parandalimin e sëmundjeve dhe veçanërisht sëmundjeve të rënda. Të dhënat më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se ato zvogëlojnë gjasat e testimit pozitiv për COVID-19 me gjashtë herë dhe gjasat e vdekjes me 11 herë. Kjo do të thotë që nëse jeni të vaksinuar, keni gjashtë herë më pak të ngjarë të merrni virusin sesa dikush që nuk është i vaksinuar. Dhe ju keni 11 herë më pak të ngjarë të vdisni nga coronavirusi në krahasim me një person të pavaksinuar. Kjo është vërtet e shkëlqyeshme”, tha ajo.

“Sidoqoftë, vaksinat kundër COVID-19 nuk ju mbrojnë 100 për qind. Asnjë vaksinë nuk e bën, thjesht ka të ngjarë që praktikisht asnjë trajtim mjekësor të mos jetë 100 për qind efektiv. Kjo nuk do të thotë që vaksina nuk funksionon, ose se nuk duhet ta merrni”, shtoi doktoresha.

Ajo ka deklaruar se ka njerëz që sëmuren rëndë pavarësisht se janë vaksinuar kundër virusit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vaksinohemi.

“Bazuar në atë që mësuam, gjenerali Powell ishte në kategorinë e njerëzve që ishte infektuar. Ne e dimë se individët që janë më të vjetër dhe kanë kushte themelore mjekësore kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të vdesin pas infeksioneve të mëdha. Ata në rrezik të veçantë janë njerëzit me imunitet të dobët”, tha Wen.

“Vini re se kjo është një nga arsyet për të cilat rekomandohen dozat përforcuese. Në muajin gusht, zyrtarët federalë të shëndetësisë rekomanduan që njerëzit me imunokompromis të moderuar ose të rëndë, të cilët kishin vaksinat Pfizer ose Moderna, të merrnin një dozë të tretë të vaksinës. Ata paralajmëruan se edhe me dozën shtesë, individët me imunitet të kompromentuar duhet të marrin masa paraprake shtesë. Kjo sepse kjo është një kategori njerëzish që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rezultateve të rënda”, pohoi mjekja.

Wen ka folur për mundësinë që të rriten numrat e të infektuarve me virus gjatë dimrit.

“Është inkurajuese që numrat e infeksionit me COVID-19 po bien nga vala e tmerrshme e Delta që përfshiu vendin këtë verë. Sidoqoftë, një valë tjetër infeksionesh është e mundur, veçanërisht me vetëm 57 për qind të popullsisë amerikane të vaksinuar plotësisht. Unë pajtohem me Dr. Anthony Fauci, i cili tha këtë fundjavë se ‘do të jetë brenda aftësive tona për të parandaluar që kjo të ndodhë…’. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në atë shpat do të varet nga sa mirë do të bëjmë për të arritur më shumë njerëz të vaksinuar. Në fund të fundit, çelësi për të zvogëluar rrezikun e të gjithëve nga COVID-19 – dhe për t’i dhënë fund pandemisë – është që të gjithë ne të vaksinohemi. Kjo na mbron ne dhe ata përreth nesh”, tha doktoresha.

Në fund ajo u bëri apel të gjithë njerëzve që nuk janë vaksinuar që këtë ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur.

“Unë do t’u kërkoja atyre të mendojnë për aspekte të tjera të mjekësisë. Le të themi se dikush ka sëmundje të zemrës. Ka ilaçe për të trajtuar sëmundjet e zemrës, por ato nuk janë 100 për qind efektive – asgjë nuk është. Vetëm për shkak se dikush përfundon me një përkeqësim të sëmundjes së tij dhe në spital, nuk do të thotë se ilaçet nuk ia vlen të merren. Ose le të përdorim një shembull parandalimi. Le të themi se dikush që ha një dietë të shëndetshme dhe ushtron shumë akoma përfundon me presion të lartë të gjakut dhe diabet. Kjo nuk do të thotë që dieta dhe stërvitja nuk janë të mira për tu bërë. Thjesht do të thotë që ju mund të ndërmerrni të gjitha hapat e duhur për të parandaluar një sëmundje, por ndonjëherë ju prapë mund ta prekeni nga sëmundja”, pohoi ajo.

“Një nga enigmat kryesore në shëndetin publik është se puna që bëjmë është për parandalimin. Ndërsa shihni rezultatin përfundimtar nëse dhe kur parandalimi dështon, ju nuk shihni të gjitha jetët e shpëtuara për shkak të parandalimit”, përfundoi Wen, e cila është gjithashtu autore e librit, “Lifelines: Udhëtimi i një Mjeku në Luftën për Shëndetin Publik”.

blank

Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart nuk duhet të marrin aspirinë

Washington

Sipas Task-Forcës së Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së, personat e moshës 60 vjeç e lart nuk duhet të marrin aspirinë për sëmundjet e zemrës dhe për parandalimin e sulmit në tru, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një rekomandim të lëshuar përmes deklaratës me shkrim, paneli i pavarur amerikan i ekspertëve paralajmëroi se përdorimi i aspirinës mund të shkaktojë dëme dhe nuk e zvogëlon mundësinë për të pasur sulm në zemër apo në tru.

“Dëmi më serioz i mundshëm është gjakderdhja në stomak, në zorrët dhe në tru. Mundësia e gjakderdhjes rritet me moshën dhe mund të jetë kërcënuese për jetën”, thuhet në rekomandimin e panelit të pavarur të ekspertëve.

Në SHBA rreth një në tre vdekje vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.

“Tani rekomandohet që kur njerëzit të mbushin 60 vjeç, ata nuk duhet të marrin parasysh fillimin e marrjes së aspirinës, sepse rreziku i gjakderdhjes heq përfitimet e parandalimit të sëmundjeve të zemrës”, thuhet më tej.

Grupi i punës po ashtu paralajmëroi personat e moshës 40-59 vjeç, të cilët janë në rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare ose kanë një histori të sëmundjeve kardiovaskulare, se duhet të vendosin me mjekët e tyre nëse do të fillojnë të marrin aspirinë.

Aspirina, ashtu si lehtëson dhimbjen, ul temperaturën dhe zvogëlon inflamacionin, po ashtu mund të parandalojë formimin e mpiksjes së gjakut.

blank

Së shpejti vaksinë për fëmijët

VOAL – Vaksina kundër Covid-19 për fëmijët nën 12 vjeç së shpejti do të dalë në treg: prodhuesi Pfizer/Biontech ka paraqitur të dhëna paraprake për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, tha Tanja Stadler, presidente e task forcës shkencore Covid 19 të Konfederatës në një intervistë me Blick.

Të dhënat pritet të dorëzohen tek autoritetet shëndetësore për miratim së shpejti, shtoi Stadler. Virusi është më pak i rrezikshëm për fëmijët sesa për të moshuarit, por ka edhe kurse të rënda sëmundjesh tek fëmijët dhe Covid të gjatë, tha ai. Prandaj, fëmijët, ashtu si prindërit e tyre, duhet të kenë zgjedhjen e vaksinimit ose jo. Si nënë e dy fëmijëve, ajo vetë do të imunizojë fëmijët e saj sapo Instituti Zviceran për Produkte Terapeutike Swissmedic të japë miratimin dhe rekomandimin e tij.

Stadler shpreson se do të ketë më pak shpërthime të mëdha të koronavirusit në shkolla pas pushimeve të vjeshtës. Popullsia është sensibilizuar dhe ka kufizime të mëtejshme për njerëzit e pavaksinuar kur udhëtojnë. Sidoqoftë, ai theksoi, me ndryshimin e sezonit, qarkullimi i SARS-CoV-2 nuk do të ulet, por do të rritet. Situata duket mjaft e mirë, veçanërisht për ata që janë shëruar dhe vaksinuar, por është ende herët për të thënë me siguri nëse festat e Krishtlindjeve mund të festohen normalisht. sda-eb

blank

Si ndikojnë filmat te emocionet tona? Çfarë thonë Psikologët

“Hë se film është…” kjo është një nga shprehjet në dukje ngushëlluese të prindërve e miqve që shpesh e kanë të vështirë ta kuptojnë përse njeriu preket kaq shumë nga një film.

Shumë njerëz kanë lidhje të fortë me filmat, qofshin ato për dashurinë, vuajtjen apo frikën.

Kinemaja në vetvete, ka aftësinë dhe pushtetin që të ndikojë ndjenjat dhe emocionet e njeriut dhe askush nuk është imun prej saj.

Një film ka aftësinë të të kallë datën, të të lëjë pa gjumë, ta bëjë zemrën të rrahë, shpresën të çelë e sytë të lotojnë.

Çfarë Ndodh Në Tru Kur Ne Shohim Një Film?

Pikërisht kjo lidhje e fortë e emocioneve të njeriut me kinemanë i ka shtyrë ekspertët dhe psikologët të analizojnë rolin dhe lidhjen e njeriut me kinematografinë.

Ekspertët thonë se njerëzit e kanë shumë të lehtë të asociohen ose të vihen në vendin e protagonistit kryesor.

Nëse ata shohin që ky personazh është i mërzitur a i trishtuar, e kanë më të lehtë të trishtohen edhe vetë.

Pra mërzia në ekran reflekton mërzi në jetën reale.

Ky reflektim sigurisht që mundësohet edhe nga muzika, e cila mund të bëjë të qajë edhe njeriun më stoik.

Megjithatë, për fat të keq kjo nuk ndodh në rastin e lumturisë, pra një personazh i lumtur në ekran nuk ka ndikim aq të fortë në jetën reale, pra nuk na bën të lumtur.

Siç thonë ekspertët, në film dhe në jetën reale, gjëja më tragjike është se është më e lehtë t’i mërzisësh njerëzit se sa t’i bësh të lumtur,

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është subkoshienca.

Truri ynë në subkoshiencë nuk e bën dot dallimin mes një përvoje reale dhe imagjinare.

Truri beson lehtësisht se njeriu e ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë në film.

Kjo është arsyeja përse disa njerëz ndihen triumfatorë kur shohin filma me heronj sepse mendja e tyre i bën të besojnë se ia kanë dalë.

Ndjeshmëria Është Unike

Ka njerëz që nuk derdhin as edhe një pikë loti, sado dramatik të jetë filmi.

Përse ndodh kjo? Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ndjeshmëria emocionale është unike tek çdo individ.

Njerëzit ndikohen dhe preken nga filmat kur sjellin në kujtesë diçka që u ka ndodhur në të shkuarën dhe shijen e saj.

Pra ajo që ndodh në TV mund të ndezë dhe aktivizojë kujtime dhe përjetime që ju bëjnë më të brishtë.

Le të marrim rastin e filmit ‘Hachiko’ që tregon marrëdhënien e veçantë mes një burri dhe qenit të tij. I njëjti film mund të nxisë reagime të ndryshme tek njerëz të ndryshëm.

Ai mund ta bëjë të qajë dikë që sapo ka humbur një njeri të shtrenjtë, por mund të mërzisë edhe dikë që nuk ka ditur të vlerësojë qenin e tij.

blank

Ndotja e ajrit një problem serioz në Shqipëri e Kosovë – Këshillat e Ekspertëve

Ndotja e ajrit është tema e ditës jo vetëm për dëmet që i shkakton natyrës, por edhe për ndikimet e drejtpërdrejta që ka në organizëm.

Sipas ekspertëve  cilësia e jetës është shumë herë më e keqe dhe vdekjet shumë herë më të larta pikërisht nga ky faktor shumë ndikues.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë, për popullsinë e Ballkanit Perëndimor shkurtohen mesatarisht 1.3 vite jetë vetëm nga ndotja.

Ajri i keq cilësohet si një nga shkaktarët më të mëdhenj të problemeve shëndetësore, të provokuara po vetë nga njeriu.

Nën këtë vorbull ndotje nuk qëndron jashtë as Shqipëria e Kosova me shifra shqetësuese të cilat prekin përditshmërinë.

Të dhënat për Ballkanin

Çdo vit në zonën e Ballkanit numërohen rreth 5000 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.

Një problem shumë shqetësues edhe për Shqipërinë e Kosovën, të cilat megjithëse nuk hyjnë tek lista e qyteteve më të ndotur në botë, sërish janë mjaft të rrezikuara.

Në raportin e fundit të OKB, renditen 19 shtete të Ballkanit ku futet edhe Maqedonia e Veriut me Tetovën si një prej qyteteve problematike.

Rreth 19% e vdekjeve në këtë zonë ndodhin vetëm nga mungesa e ajrit të pastër.

Në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor ndotja është masive në pjesën më të madhe të vitit.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit të cilave iu referohet AgroWeb.org, sasitë e lejuara të ndotjes janë 10 miligramë për metër kub.

Ndërsa në këto zona kalohet me 40 miligramë metri kub për periudha shumë të gjata.

Përafërsisht në 120-180 ditë në vit ajri që qarkullon është i ndotur jashtë normave të lejuara.

Këto ditë janë më prezente veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.

Në vendet Evropiane këto shifra të ndotjes nuk e kalojnë 35 ditë në vit.

Ndërsa ndotja vjen kryesisht nga smogu, kimikatet, gazrat, emetimet e fabrikave në atmosferë dhe sigurisht për shkak të makinave.

OKB po i nxit të gjitha vendet e rajonit të marrin masa urgjente ndaj kësaj gjendje.

Shqipëria dhe Kosova

Raporti i OKB e rendit Shqipërinë ndër 5 vendet më të ndotura në rajon, me një normë 5 herë më të lartë se vendet Evropiane.

Ndërsa për Kosovën ka bërë thirrje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik atje të bëhet kujdes, pasi cilësia e ajrit i kalon nivelet e normales.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.– thuhet në njoftimin nga IKSHPK.

Edhe në Shqipëri e Kosovë ndotja e ajrit vjen si pasojë e djegies së gazrave të këqija kryesisht nga mjetet motorike.

Ndikimet në organizëm

Sipas ekspertëve ndër problemet më të mëdha që ndotja e ajrit shkakton tek njeriu janë ato me frymëmarrjen dhe mushkëritë.

Mund të çojnë në rritje të numrit të sëmurëve me sëmundjen e bronkitit, apo ato bronkiale tek moshat e thyera dhe tek më të vegjlit.

Një tjetër problem janë edhe problemet kardiovaskulare që mund të shkaktohen nga thithja e ajrit të keq për një kohë të gjatë.

Ambientalistët këshillojnë të përdorni sa më pak makinat dhe të digjni sa më pak dru për të evituar çdo problem me shëndetin dhe për të përkrahur natyrën.

blank

BioNTech fillon provat e fazës së dytë të vaksinës kundër kancerit të zorrës të trashë

Berlin

Kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, e cila punonte në trajtimin e kancerit para pandemisë COVID-19, njoftoi se ka filluar provat e fazës 2 të vaksinës eksperimentale të kancerit të zorrës së trashë (BNT122), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA.

Në deklaratë, ku thuhet se rreth 200 pacientë nga SHBA-ja, Gjermania, Spanja dhe Belgjika morën pjesë në studim, gjithashtu thuhet se qëllimi i studimit është të shqyrtojë efektivitetin e BNT122 kur rishfaqen tumoret pas operacionit dhe kimioterapisë.

Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se është e lartë nevoja për trajtime të reja për kancerin e zorrës së trashë, i cili njihet si kanceri i dytë më vdekjeprurës në mbarë botën.

Nga ana tjetër, BioNTech vazhdon studimet klinike të vaksinës BNT122 për përdorimin e saj në llojet e tjera të kancerit, veçanërisht për kancerin e lëkurës.

blank

Merck thotë se ilaçi eksperimental zvogëlon efektet më të rënda të COVID-19

VOA

Kompania farmaceutike Merck & Co tha të premten se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.

Nëse miratohet, ilaçi i firmës Merck do të ishte pilula e parë që do të përdorej për të trajtuar COVID-19, një hap potencialisht i madh në përpjekjet për të luftuar pandeminë. Të gjitha terapitë për COVID-19 të autorizuara tani në Shtetet e Bashkuara kërkojnë një injeksion intravenoz.

Kompania Merck dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics thanë se rezultatet fillestare treguan se pacientët që e morën ilaçin, e quajtur “molnupiravir”, brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së simptomave të COVID-19 kishin 50 për qind më pak shanse për t’u shtruar në spital dhe për vdekje, krahasuar me pacientët që morën një pilulë falso.

Studimi ndoqi 775 të rritur me simptoma të lehta deri në të moderuara të COVID-19 të cilët konsideroheshin me rrezik më të lartë për sëmundje të rënda për shkak të problemeve shëndetësore të tilla si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës.

Në mesin e pacientëve që morën ilaçin molnupiravir, 7.3% ose u shtruan në spital, ose vdiqën në fund të 30 ditëve, krahasuar me 14.1% të atyre që morën pilulën falso. Sipas kompanisë Merck, nuk pati vdekje në grupin e atyre që morën ilaçin pas kësaj periudhe kohore krahasuar me tetë vdekje në grupin e atyre që morën pilulën falso. Rezultatet u publikuan nga kompania dhe nuk janë rishikuar nga ekspertë të tjerë. Merck tha se ka në plan t’i prezantojë ato në një takim të ardhshëm mjekësor.

Një grup i pavarur ekspertësh mjekësorë, që vëzhgonte provat, u shpreh se ato nuk kishin nevojë të vazhdonin më tej, pasi edhe deri në atë fazë të përkohshme, përfundimet ishin mjaft bindëse. Drejtuesit e kompanisë thanë se janë në diskutime me Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe planifikojnë të paraqesin të dhënat për shqyrtim në ditët në vijim.

“Ai tejkaloi atë që mendova se ilaçi mund të ishte në gjendje të bënte në këtë provë klinike,” tha Dr. Dean Li, nënpresident në departamentin e kërkimeve të kompanisë Merck. “Kur sheh një ulje 50% të shtrimit në spital ose vdekjeve, është një arritje klinike thelbësore”.

Në provat klinike të ilaçit u raportuan efekte anësore nga të dy grupet, por ato ishin më të zakonshme në grupin që mori një pilulë falso. Kompania nuk i specifikoi problemet.

Rezultatet e studimit të mëparshëm treguan se ilaçi nuk sillte përfitime për pacientët që tashmë ishin shtruar në spital me simptoma të rënda.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ilaç antiviral, remdesivir-in, për COVID-19 dhe kanë lejuar përdorimin urgjent të tre terapive me antitrupa, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin. Por të gjitha barnat duhet të jepen me injeksion në spitale, ose klinika mjekësore dhe furnizimet janë pakësuar për shkak të përhapjes së variantit delta.

Ekspertët shëndetësorë, përfshirë ekspertin kryesor amerikan të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci kanë kërkuar prej kohësh një pilulë të përshtatshme, që mund të marrin pacientët kur shfaqen për herë të parë simptomat e COVID-19. Medikamente të tilla shihen si jetike për kontrollin e valëve të ardhshme të infeksionit dhe zvogëlimin e ndikimit të pandemisë.

Ilaçi i kompanisë Merck funksionon duke ndërhyrë në një enzimë që përdor koronavirusi për të kopjuar kodin e tij gjenetik dhe për të riprodhuar veten. Ilaçi ka treguar mndikim të ngjashëm edhe kundër viruseve të tjerë.

Qeveria amerikane është zotuar të blejë 1.7 milionë doza të ilaçit nëse autorizohet nga FDA-ja. Kompania Merck ka thënë se mund të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit dhe ka kontrata me qeveritë në mbarë botën. Kompania nuk e ka bërë të ditur çmimet e ilaçit.

blank

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19ën

VOA

Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

blank

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend