VOAL

VOAL

Pajisja e përgjimit: Merret 2 orë në pyetje në Prokurori zevëndësdrejtori i Policisë

May 18, 2016

Komentet

“Kur del nga Shqipëria pagesa është 640 lekë”- Trau në Kukës-Morinë, Erion Braçe kritika Ministrisë së Infrastrukturës: Çudia, paguan me euro, kusurin ta kthejnë në lekë! E pandershme

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.

 

Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.

Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.

 Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.

Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.

Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.

Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.

Enkelejda Muçaj: Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon  gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.

Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre

Erion Braçe: Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton

Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, punonjësi i Policisë së Shtetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Pervec targave greke, edhe makina “Toyota” rezulton të jetë e vjedhur në Greqi në tetor të 2022.

Ndërkohë, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.

Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Makina e vrasësve u gjet e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës rreth 1 orë pas atentatit. bw

Impianti nuk punon, por pagesat do të bëhen! Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028

Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.

 

Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.

Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.

Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.

Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.

Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.

Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.

Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.

Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.

Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./ Monitor

Osman Stafa: “Avastinë” mbaroi përsëri sot. Nuk ka. Pacientët me kancer janë braktisur!

Gazetari Osman Stafa që ndjek me shumë përkushtim problemet e Onkologjikut me pasojë jetën e pacientëve, boton në rrjetin social komunikimet që ka pasur me një paciente të onkologjikut, e cila e njofton Osman Stafën se nuk ka medikamente për vazhdimin e kurës. Ja si shkruan Osman Stafa:

“Zonja është një nënë. Është një grua që po përballet me kancerin.

Por ilaçi “avastinë” mbaroi përsëri sot. Nuk ka. Pacientët me kancer janë braktisur!”

Shkodër, AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia – Prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi edhe 75 tonë të tjerë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri.

AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.

Burime nga dogana e Hanit të Hotit bëjnë të ditur për News24 se deri tani janë bllokuar rreth 200 tonë misër, për të cilat do të kryhen analizat përkatëse. Në rast se konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.

AKU po monitoron me kujdes situatën dhe po pret rezultatet e analizave për çdo produkt blegtoral që vjen nga Serbia./bw

Balluku e pandehur dhe në detyrë, flasin qytetarët: Drejtësia të veprojë si me të tjerët, jo dy standarde!

Qytetarët shprehen se drejtësia nuk po zbaton të njëjtin standard të vetëm, kur bëhet fjalë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Për mikrofonin e News24, ata komentojnë faktin që zëvendëskryeministrja e pandehur nga SPAK vijon të shkojë në zyrë dhe të firmosë ende dokumenta.

Qytetarët shprehen se drejtësia duhet të veprojë njëlloj si në të kaluarën me zyrtarët e tjerë të lartë dhe jo me dy standarde.

Qytetar: Ajo s’duhet të dalë fare ta shikojë populli me sy, duhet të kishte ikur në SPAK.

Qytetare: Ta fusin brenda. Të dy njëlloj janë, si gjyshi si mbesa. Çfarë krimesh kanë bërë ata.

Qytetar: Rama duhet të largohet, duhet të japë dorëheqje. SPAK i ka hyrë kësaj pune, ta verifikojë mirë zëvendësen e tij.

Qytetar: Nëse kanë shkelur ligjin, çdo njeri është i barabartë përballë ligjit. SPAK duhet të bëjë detyrën e vet, nëse ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para ligjit.

Qytetar: Është turp t’i thuash Qeveri. është turp t’i thuash zv/kryeministre. Ata s’kanë surrat, janë të tërë për të ikur në burg.

Qytetar: Të marrë dënimin e merituar nga SPAK dhe Gjykata. bw

Ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, zona nga Nikla pa energji elektrike, nuk filmoi asnjë kamer sigurie

TIRANË-

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

“Emergjencë infrastrukturore!”, deputeti i PS, Adi Qose ngre shqetësimin për Bypass-in e Elbasanit, iu kërkon llogari vartësve të Ballukut për planin dhe afatet

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit.

Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar.

“Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku në qytet është bërë i padurueshëm, veçanërisht në fundjavë, kur kalimi përmes Elbasanit është një mision i pamundur. Ky projekt është premtuar që prej një dekade dhe nuk mund të shtyhet më,” – deklaroi Qose.

Deputeti theksoi se Bypass-i nuk është thjesht një kërkesë lokale, por një nevojë kombëtare që do t’i shërbente gjithë juglindjes së vendit – nga Peqini, Belshi e Gramshi, deri në Librazhd e Prrenjas. Sipas tij, investimi do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lehtësimin e qarkullimit ndërqytetas, duke e bërë Elbasanin një nyje të rëndësishme të transportit në Korridorin VIII.

“Tani që po ecën me ritme të shpejta ndërtimi i segmentit Elbasan–Lekaj të Korridorit të Tetë, është momenti i duhur që qeveria të çojë përpara edhe projektin e Bypass-it. Fondi i parashikuar për vitin 2026 është i pamjaftueshëm, pasi përfshin vetëm fazën e studimit. Duhet më shumë vëmendje dhe mbështetje buxhetore,” – nënvizoi ai.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmuan se projekti i Bypass-it të Elbasanit është përfshirë në listën prioritare të ministrisë dhe është akomoduar në buxhetin afatmesëm 2026–2028, përfshirë edhe në Aktin Normativ të tetorit.

Sipas tyre, gjatë vitit të ardhshëm do të nisë financimi për një bypass të përkohshëm (të shkurtër), që do të shërbejë si parapërgatitje për ndërtimin e Bypass-it të plotë.

“Ky projekt mbetet në fokusin e ministrisë dhe është pjesë e planifikimit afatgjatë të investimeve në infrastrukturë, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare,” – u theksua nga përfaqësuesi i ministrisë.

Debati në Komision shënoi një tjetër shtytje institucionale për një çështje që qytetarët e Elbasanit e kanë ngritur prej vitesh. Me kërkesën e deputetit Qose, projekti i Bypass-it të Elbasanit duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me shpresën që të mos mbetet më vetëm në letër, por të kthehet në realitet në vitet e ardhshme. bw

Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit- Kush është punonjësi i AMP-së, Artjol Saliasi e futi në Agjensi, Eduart Merkaj nisi procedurat e shkarkimit

Muçi Shaljani

 

Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip ‘Benz’ dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

TIRANË- Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që mbeti i plagosur ditën e sotme në atentatin ndaj Gilmando Danit. Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip ‘Benz’ dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por kush është Muçi Shaljani?

Muçi Shaljani është person i panjohur në radhët e AMP-së. Fillimisht ishte ish-drejtuesi i AMPS-së Florjan Sulejmani, i cili nisi praktikën për ta rekrutuar në radhët e AMP-së. Burimet për Dosja.al, bëjnë me dije se Sulejmani nisi donte që ta fuste Shaljanin tek Forcat Opercionale të AMP-së.

Por punësimi i tij mbeti pezull për pak kohë, pasi Sulejmani dha dorëheqjen si drejtor i AMP-së dhe kompetencat e tij i mori Artjol Saliasi. Në momentin që Saliasi ka marrë rolin e drejtuesit të Agjencisë, e ka futur Shaljanin në shërbim./Dosja.al

Saga e gjatë me drejtësinë, historia e Gilmando Danit! Nga arrestimi dhe dënimi, deri tek lirimi një vit më parë

Një vit pas lirimit nga qelia, Gilmando Dani, krahu i djathte i Emiljano Shullazit u ekzekutua sot në rrugën e Rinasit, pas një atentati vdekjeprurës.

 

Por emri i Gilmando Dani është i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një skedë të mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë.

Rezulton se pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024.

Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.

Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.

Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.

Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”.

I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016. Kreu i bandës Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg në vitin 2018. Panorama

VIDEO- Atentati pranë Rinasit, Klodiana Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e ka tradhtuar

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit.

Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Sipas gazetares, ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që  në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani.

“Në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando  Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.

Më tej, gazetarja ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi, megjithëse që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm.

“Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.

Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Një pjesë e detajeve janë bërë të ditura sa kohë ka një reagim nga policia e shtetit. Atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të Tiranës, afër aeroportit por dhe aty krimi nuk ka ngurruar  të qëllojë një nga emrat më të njohur të botës së krimit

Gilmando Dani ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të procesit të Emiliano Shullazit ku ai ishte pjesë e grupit të tij.

Në tetor të vitit të kaluar la qelitë e paraburgimit dhe iu kthye jetës në normalitet.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga policia, ai ishte larguar dhe jetonte në Spanjë, dhe piëkrisht sot pak minuta para se të qëllohej për vdekje tek rrethi pranë aeroportit të Rinasit ai po kthehej nga Barcelona në drejtim të Tiranës.

Në dalje të aeroportit është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që  në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani dhe në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando  Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.

Që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm por krimi nuk ka pyetur. Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.

Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës.

Autorët nuk kanë qenë amatorë, kanë kryer atentatin në një zonë të mbipolluar por dhe e sigurt, është qëlluar ndaj këtij personi. Më tronditëse është fakti se pasi është kryer krimi, është tentuar ti jepej ndihmë, ndërkohë që u tentua nga punonjësi i policisë të hapte me këmbë automjetin.

Komisariati i rinasit është shumë pranë dhe sa pak mjete ka policia për të ndërhyrë në të tilla raste.

Agjencia e mbikqyrjes policore do të duhet të hetojë shkeljet e punonjësve të policisë dhe për të hetuar lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit.

Personi që shoqëronte Gilmando Dani, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kishte lidhur kontratë në muajin shtator me AMP me kontratë të përkohshme dhe do të përfundonte në fund të muajit nëntor.

Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit.

Pas lirimit nga burgu dhe fakti se kreu i grupit Emiliano Shullazi vuan dënimin me 14 vite për gjobvënie dhe akuza të tjera të rënda për vrasjen e Vajdin Lames dhe tentativës për vrasje të Marenglen Hakës, përplasje me të fortët e Niklës, frerët e bandës dhe kryesimin mendohet se e kishte marrë Gilmando Dani. E gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe na dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj.

Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që i plagosuri në atentat Muçi Shaljani. bw

Berisha- Balluku të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar e drejtësisë, Tuneli i Llogarasë i pa kolauduar, mungojnë edhe dy ura 20 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar e drejtësisë.

Berisha: qindra miliona taksa të qytetarëve shqiptarë të menaxhohen me sms, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj dhe rregull, sikur është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të bëjnë ctë duan. Për të vjedhur të paktën 100 mln euro në tunelin e Llogarasë anuluan tenderin me ofertë 130 mln. Tani ai shkon në 230 milionë. Kanë ngrënë urat, 20 milionë dy ura, nuk ekzistojnë. Tuneli është katasfrofal në cilësi, është i pa kolauduar. Nuk ka asnjë garanci. Ky është tuneli i tyre, në vend që të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar dhe ti thotë drejtësisë se çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, e kërcënon dhe ai detyrohet ta mbajë në krah. Panorama


Send this to a friend