Fotografi e bërë gjatë xhirimeve të filmit të shkurtër “Pa vend”.
Luljeta Krasniqi – Veseli
Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të filmit, atë të Kanës.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës.
Ky është filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.
Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, regjisori Samir Karahoda thotë se kjo është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, pasi filmi i tij, është prodhuar nga një ekip lokal.
Radio Evropa e Lirë: Nga afër 4 mijë filma të metrazhit të shkurtër, filmi “Pa vend” u zgjodh për garën për “Palmën e Artë” në Festivalin prestigjioz të Kanës. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
Samir Karahoda: Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë vendore, duke përfshirë edhe ekipin, që vlen të përmendet, që është punuar me një ekip lokal. Pra, i tërë ekipi ka qenë nga Kosova. Me këtë e kemi dëshmuar se nëse bëhemi bashkë mund të arrijmë dhe të garojmë në secilin shtet të botës, sa i përket kësaj fushe.
Kinematografia, pa mbështetje të duhur
Radio Evropa e Lirë: Sa është e zhvilluar kinematografia në Kosovë?
Samir Karahoda: Jemi dëshmitarë që viteve të fundit, posaçërisht viti 2021, ka filluar me suksese të jashtëzakonshme prej festivalit “Sundance Film Festival“, ku patëm një triumf nga Blerta Basholli, pastaj Norika Sefa në Roterdam, filmi jonë është i radhës në Kanë. Deri në fund të vitit do të kemi edhe filma të tjerë në festivale të mëdha.
Kjo dëshmon se kemi kapacitete që të prodhojmë filma të mirë. Ndoshta edhe qeveria apo institucionet do të marrin parasysh këtë fakt dhe të bëjnë një strategji që të mbahet ky ritëm. Nëse nuk vazhdon të përkrahet kinematografia, atëherë ky ritëm mund të bie dhe pastaj do të jetë problem të kthemi në gjendjen që kemi qenë.
Sukseset e tilla të filmave tanë e ndërrojnë automatikisht perceptimin e selektorëve të festivaleve të filmit, pasi që nëse në çdo festival të madh kemi një prezencë, atëherë automatikisht fotografia jonë nga aspekti i kinematografisë do të ndryshojë.
Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që iu japin institucionet e Kosovës?
Samir Karahoda: Nëse e krahasojmë totalin e buxhetit të filmit tonë, një pjesë është financuar nga organizatat evropiane. Para se të prodhohet filmi ynë, televizioni prestigjioz Arte, ka blerë të drejtat për shtetin e Gjermanisë dhe Francës. Po ashtu, filmi është blerë edhe nga televizioni publik i Finlandës dhe tani jemi në negociata me televizionin e Zvicrës.
Ne kemi marrë një shumë modeste nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që menaxhohet nga shteti. Por, mund të them që problemi më i madh është mënyra e organizimit të pagesës së këtyre fondeve që i përftojmë. Pasi që filmi ynë është përfunduar pa asnjë alokim të mjeteve, tek këtë javë i kemi marrë mjetet e filmit. Pra, filmi është xhiruar, është montuar, është pranuar në një festival (Festivali i Kanës) dhe ne nuk e kemi pranuar pagesën e premtuar nga Qendra Kinematografike. Ky është problem më i madh sesa shuma që marrim. Kur nuk i ke mjetet, nuk mundesh të punosh. Por, falë vullnetit të mirë që kemi si shoqëri dhe përkrahim njëri-tjetrin, kemi arritur ta bëjmë këtë film.
Me buxhetin vjetor që ka kinematografia dhe sukseset që përfiton vendi ynë, nuk krahasohen. Nuk ka një balancë të suksesit me mbështetjen. Nëse kishte me qenë një përkrahje më e madhe, atëherë sukseset kishin me qenë më të mëdha. Shumë pak filma përkrahen gjatë vitit. Për këtë arsye, institucionet duhet të bëjnë një politikë që i jep prioritet kinematografisë. Aty ku shohin sukses, promovim të vendit, atëherë në ato pika duhet të investohet.
Vetëm sporti dhe kultura janë duke dërguar fotografi të mira nga ky vend (Kosova), pasi që e dimë çfarë politike kemi. Pikërisht politika është duke penguar edhe fushat tjera.
Pikërisht edhe filmi ynë e trajton një temë të tillë, ku ekipet sportive nuk përkrahen dhe i lënë fëmijët tanë, të ardhmen tonë që të gjejnë zgjidhje vet.
15 vjet në 15 minuta
Radio Evropa e Lirë: Sa kohë është dashur që të realizohet filmi “Pa vend”?
Samir Karahoda: Teknikisht, xhirimet e filmit i kemi filluar në shtator (2020), por në tregim, në koncept kam punuar një kohë më të gjatë, diku afër një vit. Me qenë se filmi e përfshin vetëm një histori 15-20-vjeçare, pra prej pasluftës deri më sot, është dashur të punohet me kujdes pasi 15 vjet i kemi vendosur në 15 minuta.
Për 15 minuta (sa zgjat filmi) kemi xhiruar nëntë ditë, por xhirime të herëpashershme jo të pandërprera. Ajo forma të cilën unë e punoj filmin, zakonisht dua që t’i përfshij të gjitha stinët e vitit sepse tregimi është një histori e gjatë dhe është dashur të tregojmë se kanë kaluar vitet dhe tregimi vazhdon, e kështu me radhë.
Radio Evropa e Lirë: Cilat janë ato rrëfime që po i bëjnë përshtypje artdashësve të huaj?
Samir Karahoda: Punën që e kam si selektor i filmave në festivalin tonë DokuFest, kryesisht temat që dominojnë janë të drejtat e njerëzve, qofshin për një shoqëri të caktuar, pastaj të drejtat e femrave dhe barazisë gjinore. Në anën tjetër, numri i filmave artistikë që punohen, kryesisht kanë tema që trajtojnë të drejtat e njerëzve dhe problemet e shoqërisë në përgjithësi.
Radio Evropa e Lirë: Bosnje dhe Hercegovina është një vend që prodhon filma, të cilët jo rrallëherë, janë vlerësuar me çmime në festivalet prestigjioze ndërkombëtare. A mund që edhe Kosova të arrijë në një stad të tillë?
Samir Karahoda: Ndoshta Bosnja ka një traditë më të gjatë të filmit. Ata nuk e kanë pasur atë pengesë gjatë kohës së regjimit siç e kemi pasur ne paraluftës, kur ka qenë e ndaluar që të prodhohen filma. Ndoshta kjo ne na ka lënë pak prapa për dallim me vendet fqinje apo në ish-Jugosllavi. Sa i përket këtij momenti, mendoj që Kosova është duke e përjetuar një valë të re të kinematografisë, ku pothuajse shumica e filmave që po dalin, edhe ato pak që dalin, shumica e tyre po kanë suksese ndërkombëtare.
Sa i përket dallimit me Bosnjën, siç thash më herët, Bosnja ka një traditë më të gjatë, kanë qenë të nominuar edhe për Oscar, bile e kanë fituar një Oscar në vitet e kaluara. Por, ne nuk jemi larg tyre. Mendoj që shumë shpejt do t’i arrijmë, ndoshta edhe do t’i kalojmë, sa i përket filmit.
Radio Evropa e Lirë: A prisni të fitoni “Palmën e Artë”?
Samir Karahoda: Meqenëse vetëm dhjetë filma janë përzgjedhur nga afër 4 mijë filmave, mendoj se do të jetë një konkurrencë e fortë. Unë i qëndroj besnik filmit tonë, pasi që e kam punuar me përkushtim. Është një vepër që ka vlera, qoftë artistike, qoftë në përmbajtje të filmit, por nuk mund të them asgjë pasi që nuk i kam parë filmat tjera. Por, shpresat i kemi, shanset i kemi pasi që 10 përqindëshin e kemi të siguruar. I mbetet jurisë.
“Pa vend”, në DokuFest
Radio Evropa e Lirë: Kur mund ta shohin filmin artdashësit në Kosovë?
Samir Karahoda: Planet për shfaqjen në Kosovë janë për në DokuFest në muajin gusht, që i bie më pak se dy muaj, me qenë se para Festivalit të Kanës nuk mund të bëjmë premierë, pasi që rregullat e festivalit janë të tilla. Filmi për publikun vendor do të jetë në dispozicion prej muajit gusht, në DokuFest.
Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë.
Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.
Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781.
Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.
Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur, pasi e ka fituar statusin e megayllit.
Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.
Përveç muzikës, emri i saj është shumë i përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce.
Sa u përket 10 personave më të pasur në planet, tetë janë prej SHBA-së dhe gjashtë prej tyre janë pasuruar në industrinë e teknologjisë.
Pas Arnaultit dhe familjes së tij, Musk, pronari i kompanive Tesla dhe X – i njohur më parë si Twitter – është renditur i dyti, me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh.
Në vendin e tretë është pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos.
Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve.
Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India.REL
Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, por edhe me rrëfimin e tij.
Kim ka marrë pjesë në American Idol, por ka prekur shumë me historinë e tij. Teksa flet për nënën që ndodhet ende në Kosovë, sytë i mbushen me lotë. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.
Kimi është me origjinë nga Kosova por tani jeton në Brooklyn. Ai punon në një restorant, ndërsa në American Idol këndoi “Heal” nga Tom Odell. “Unë nuk e kufizoj veten, mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, tha ai.
Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.
Në fakt, muzika e ndihmoi të mësonte anglishten, të cilën e mësoi vetëm gjashtë vjet më parë.
Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha:”Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.
Ai nuk është më në kërkim të famës, muzika e Kimit do të thotë shumë më tepër për të tani, ai thjesht dëshiron të bëjë një ndryshim në botë.bw
Diva ikonike e modës në Nju Jork ishte 102 vjeçe – Ajo bashkëpunoi me marka nga e gjithë bota, nga Citroën tek Magnum
VOAL- Iris Apfel, diva ikonë e modës në Nju Jork, ka vdekur në moshën 102-vjeçare. Menaxherja e saj, Lori Sale, konfirmoi vdekjen e stilistes të premten përmes profilit të saj në Instagram.
Syze të mëdha të rrumbullakëta, gjerdan dhe byzylykë me ngjyra, flokë të shkurtër të bardhë: kjo është shenja e pagabueshme e amerikanes që ka pushtuar gjithë botën me stilin e saj. “Starleta geriatrike” nga Queens, siç i pëlqente ta quante veten, së fundmi kishte dizajnuar një koleksion për kompaninë suedeze të veshjeve H&M, pas shumë bashkëpunimeve, duke përfshirë Citroën, Magnum, Happy Socks dhe Mac.
Lindur në vitin 1921 në një familje hebreje në Nju Jork, Apfel studioi historinë e artit përpara se të bëhej dizajnere e brendshme. Ajo mori pjesë në rinovimet e Shtëpisë së Bardhë për nëntë presidentë, nga Harry Truman te Bill Clinton.
Simboli i saj është i disponueshëm edhe si emoji për telefonat celularë. “Nëse fytyra ime i bën njerëzit të lumtur, atëherë unë jam mirë”, tha ajo në inaugurimin e “smiley”, pak para ditëlindjes së saj të 95-të.rsi-eb
Christopher Nolan, regjisor, skenarist dhe producent i filmit Oppenheimer
Filmi Oppenheimer i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.
Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.
Cillian Murphy, i cili e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, e falënderuar regjisorin Nolan që është “gjithmonë në kërkim të përsosmërisë”.
Robert Downey Jr e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.
Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Poor Things.
Vetë filmi Poor Things i ka fituar pesë çmime përgjatë ceremonisë, përfshirë ato për dizajn kostumesh, grim, dhe efekte vizuale.
Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin The Holdovers, në të cilin ajo luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur, derisa filmi shtjellon jetën e një mësuesi që detyrohet të qëndrojë në shkollë për pushime, bashkë me disa studentë.
Filmat tjerë që kanë fituar më pak çmime janë Anatomy of a Fall, The Zone of Interest, si dhe The Boy and The Herson.rel
Në skenën kryesore të teatrit “Viktoria” ngjitet në skenë për herë të parë në Greqi vepra e një autori shqiptar. “Amber Alert”, shkruar nga dramaturgu Odise Plaku, u kushtohet viktimave të trafikuara për qëllime prostitucioni dhe shfrytëzimit seksual në mbarë botën.
Me interpretimin e aktores shumëdimensionale Georgia Zoi, me regji të Giota Koundourakis, falë punës së një stafi shumë profesional, në datën 9 shkurt u shfaq premiera e kësaj vepre, e cila solli emocione të fuqishme tek të gjithë ndjekësit e kësaj nate.
Gjatë shtatëdhjetë minutave aktorja Georgia Zoi arriti të përcillte mesazhet e fuqishme të kësaj vepre kundër plagës sociale të shfrytëzimit të vajzave në moshë fare të mitur për qëllime trafikimi.
Disa fjalë për shfaqjen
Në një botë makthi, një NËNË, nënë simbol, ka vite që kërkon vajzën e saj. Një vajzë 14-vjeçare, që duket si një engjëll, e humbur prej kohësh. Në një botë ku tregtia e mishit lulëzon dhe pushteti mbulon krimet masive të korrupsionit dhe epshit kanibalesk, NËNA do të flasë, do të denoncojë. Nëse zemra e saj shpërthen, dhimbja do të mbytë të gjithë botën, sepse tani kjo grua e thjeshtë, e shtypur nga një mjedis patriarkal, shndërrohet në një figurë tragjike arketipe, që rebelohet kundër korrupsionit të pushtetit.
Në premierën e shfaqjes ishin të pranishëm shkrimtari Odise Plaku, vepra e të cilit vihet për herë të parë në Greqi, dhe ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga së bashku me stafin e saj.
Kjo shfaqje është ndjekur me shumë interes nga një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Vënia në skenë e monodramës “Amber Alert” është mundësuar nga kompania kulturore “DIONIS ANIGMA” me mbështetjen e organizatës vullnetare jofitimprurëse “Buzëqeshja e Fëmijës” dhe të ambasadës së Shqipërisë.
Dy fjalë për autorin Odise Plaku
Shkrimtari Odise Plaku lindi në qytetin e Fierit dhe aktualisht jeton në Tiranë.
Sot punon si shef i Departamentit të Botimeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga kritika letrare ai është cilësuar si një prej zërave të veçantë të poezisë së sotme shqipe. Në listën e krijimtarisë së tij në gjininë e poezisë numërohen një sërë vëllimesh, ku gërshetimi i tematikave krijon një tablo tërheqëse për lexuesin, duke i bërë ata pjesë të gjithë kësaj bote emocionale dhe artistike. Ai është një krijues që i ka kushtuar jo pak vëmendje edhe krijimtarisë në prozë për fëmijë dhe të rritur me tema të ndjeshme nga realiteti i jetës së përditshme. Në bagazhin e tij krijues numërohem mbi 20 botime të gjinive të ndryshme.
Por pasioni që mbizotëron në krijimtarinë e tij letrare është gjinia skenike e dramës, monodramës, komedisë për të rritur dhe për fëmijë. Tashmë në jetëshkrimin e tij krijues numërohen mbi dhjetë vepra skenike të vlerësuara nga spektatori dhe kritika.
Një ndër veprat e tij, monodrama “Klithma e një nënë të marrë”, mbetet më e suksesshmja ndër vite dhe është vënë në skenë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera, ku ka marrë vlerësime të merituara.
Në qendër të kësaj vepre qëndron trafikimi i qenieve njerëzore, një plagë e mprehtë sociale me karakter jo vetëm lokal, por në një prizën më të gjerë, atë global. Janë me miliona njerëz në botë, fëmijë, vajza, djem, gra e burra, fati i të cilëve endet nëpër labirintet e dhimbjes e të harresës.
Me këtë botim autori Odise Plaku ecën i sigurt dhe me dinjitet në urën e bashkëpunimit të ndërtuar tashmë kaq qartësisht në marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu dhënë atyre më shumë mundësi për të njohur një tjetër zë dhe emër krijues në panteonin e letërsisë.
Ajo që “fluturoi” si rrallëkush në tokë, në skenë, qysh dje u nis të fluturojë drejt përjetësisë. Lili Cingu nisi kështu fluturimin e fundit, duke krijuar një pështjellim emocional mbarë popullor si herët në kohë, kur largimi për njerëzit që shoqëria i kishte lakuar gjatë dhe regjistruar për së gjalli në memorien kombëtare, kur sado e rëndë gjendja shëndetësore, lamtumira përjetohet e papritur.
Në këto pak orë që kaluan në natën e fundme, ku mjellma u zhyt pa ndalur në vallen e saj të dhimbshme, nxituan të gjithë të jenë në hapësirën ujore të saj me gjithçka të mundshme, me zemër disa, me mendje jo pak, me komunikime simboleve shumë dhe përkufizime të identitetit artistik të saj. Në këto ditë të vorbullës së përjetimit të lamtumirës, çdo vlerësim në masën njerëzore ka fuqinë e verdiktit përcaktues të vendit që të shquarit zënë në regjistrimin e fundit.
Dhe Lili mori atë që e kishte dëgjuar prej vitesh në çdo mjedis, ku ajo me autoritetin artistik trajtonte lëvizjet magjepsëse të valles së saj që mbledhur vijueshëm ishte jeta e saj. Jo të gjithë të ngjashmit e saj e kanë këtë fund që sado tragjik për mjellmën vet, mbetet i pashtyeshëm në përjetimin publik, që në fundin e pashmangshëm merr dhe duartrokitjet më të sinqertë dhe masive të jetës së saj të gjallë se kjo nuk ka vend në skenën, por eterin e pamatë të frymës së kombit! Lili zbriti dje fizikisht për herë të fundit shkallët e gjëra mbi kolonadën ku shkruhet OPERA, pikërisht ato shkallë që i ngjiti gati 60 vite më parë. Vetë Pallati kishte diçka më shumë se një vit që ishte përuruar dhe skena e madhe e Shqipërisë impononte dhe trupa artistike muzikore më të kompletuara.
Mjeshtri i drejtimit koreografike Panajot Kanaçi filloi ethshëm procesin e përzgjedhjes së talenteve të vallëzimit, që do të krijonin brezin e dytë të vallëzuesve të Ansamblit Popullor. Si esteticien i përkorët, ai zgjodhi ashtu si kish nisur udhëtimin vallëzimi shqiptar etalone që përfaqësonin denjësisht tiparet e racës, temperamentin dhe karakterin që do mishëronte krijimet e tij që vallet burimore i lartësoi në nivel tablosh autentike, por të para me syrin e personalitetit të tij krijues. Koha e centralizuar e pushtetit që kishte parametra siç dihet rigoroze në vizionin e Kanalit dhe mirëkuptimin e shefit të institucionit, grupi shpejt zbuloi elementin premtues, ku spikaste Lili me aftësinë natyrore të vallëzimit dhe ndjeshmërinë e përjetimit.
I ndodhur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend kam ndjekur rrugëtimin e saj dhe të grupit të ri si shok brezi dhe shumë shpejt si drejtues artistik i institucionit. Jeta në atë kohë zhvillohej në mënyrë të ndryshme, ku gjiri i kolektivit të gruponte detyrohem me të tjerët. Përzgjedhja e miqësive, simpatia për aftësinë më bëri përkrahës së angazhimit të këtij grupi të ri talentesh me mundësitë jo të pakta që më jepte detyra.
Ngjarja më shpërthyese e atyre viteve të mbyllura ishte pjesëmarrja e Ansamblit Popullor në Festivalin e Dizhonit në vjeshtën e vitit 1970. Një shans i jashtëzakonshëm për kohën, një moment që evidentoi Lili Cingun si yllin femëror të së ardhmes së vallëzimit shqiptar. Ishte tërheqja fizike e saj, rinia dhe ajo eleganca e trashëguar nga nëna e thjeshtë dhe e nderuar, që francezi president i festivalit të përzgjedhë figurën emblematike të saj, ku kostumi i Tropojës i stilizuar me shije nga piktori Hysen Devolli, t’i këndonte në trup dhe vallëzim dhe qafa e saj e gjatë ta magnetizonte Mesieur Levavas seur për t’i varur ‘Gjerdanin e Artë’ të fituar nga Ansambli.
Ky veprim mori në jetën e Lili Cingut vlerën e pagëzimit dhe kurorëzimit. Gjithçka më pas erdhi natyrshëm. Largimi natyror i Lefta Mullisit, Medina Lubonjës, Veronika Manos etj. sollën hierarkinë e re të vlerave femërore vallëzuese nëpër dhjetëvjeçarët vijues të Ansamblit, ku Lili Cingu shkëlqeu dhe me Artin e saj ngriti piedestalin e merituar nga ku tashmë shqiptarët këndej dhe andej e kundrojnë dhe do ta admirojnë pambarimisht.
Janë vite të një karriere të gjatë sa gjithë vitet e jetuara deri sot ato që përbëjnë modelin, që la për sferën e interpretuesve artistikë Lili Cingu. Kur doli në pozicionin e parë të solistes valltare, ajo intuitivisht apo dhe e ushqyer nga mentori i saj, mjeshtri i rrallë Kanaçi, iu përkushtua kultivimit të imazhit të saj. Me urtësi dhe punë të shumtë e zhvendosi jetën e saj, studion e mjeshtrit bashkë me partnerin e ri që gjithashtu e gdhendi mentori Kanaçi, fluturuese Rexhep Çeliku, njësoj i urtë, i talentuar dhe i pa zulmtë si ajo. Simbiozë fatlume.
Ata i dhanë ngacmimin krijues Panajotit dhe përfituan prej tij krijimet e dueteve, një gjini tjetër që ndonëse zuri fill me tronditin Idilin Kurbat, që theu dyert e teatrit tonë nën ekzuberancën e Leftës dhe Besimit deri sa u anatemuar nga dashakeqësit që nuk kanë munguar kurrë, u pasua me disa të tjerë të dedikuar çiftit Cingu&Rexhepi. Madje, deri te krijimi i fundit i mjeshtrit kur ai i larguar tashmë nga skena dhe shëndetësisht, m’u afrua në fillimet e ’90-ës, për Festivalin e RTSH, me krijimin e një dueti të ri për ta, por me një frymë të re të krijimtarisë së tij, ku elementi etnik rikrijohej me një kompozim në bashkëkohësi, mbase zgjedhja e re e evolucionit krijues të tij, që nuk mundi ta gjallojë. Sigurisht që u vendos në natën finale të festivalit dhe mbase hera e parë dhe e fundit kur ai krijoi për këtë event.
Individualisht mjellma jonë e ndjeu se largimi i saj nga institucioni për arsye biologjike, ndonëse ajo nuk ishte në zgrip të energjive, nuk ishte vallja fundore e saj. Ajo nuk pati nevojë për institucionin, sepse një institucion i ri e përpiu shpejt e shpejt, Diaspora Shqiptare deri në një vendosje jetësore mes kësaj të fundit dhe atdheut mëmë. Ture, koncerte, festivitete artistike dhe familjare mbushën jetën e saj intensivisht. Nuk na mungonte sa herë që Rexhepi e ndjente se duhet të ishte ajo krah tij, kur personaliteti i saj i jepte një vlerë të shtuar evenimentit të rëndësishëm artistik. Vitet rrodhën dhe u rralluan drurët e pyllit artistik.
E ftuar dhe e respektuar ndodhej në vend, por edhe aty ku zhvillime historike dhe artistike kërkonin mbështetje nga njerëz si ajo dhe të tjerë në vendet jashtëkufitare të vëllezërve sa herë plisi zbardhte dhe flamuri kombëtar valëzonte. Lili Cingu nuk iu dorëzua derteve që nuk iu ndanë, por jetoi me medalionin e suksesit që do ta shoqërojë përjetësisht.
Taylor Swift ka bërë historinë në çmimet Grammy të këtij viti, duke u bërë artistja e parë që fiton 4 herë kategorinë “Albumi i vitit”.
Ajo mori çmimin nga ylli i muzikës Celine Dion, e cila së fundmi ka shfaqur probleme shëndetësore. Swift njoftoi gjatë eventit se po punon për një album surprizë. Miley Cyrus dhe Billie Eilish morën çmimet e tjera kryesore në ceremoninë e së dielës.
Çmimet më të mira Grammy
Album of the year – Taylor Swift, Midnights
Record of the year – Miley Cyrus, FlowersSong of the year –
Billie Eilish, What Was I Made For?
Best new artist – Victoria Monét
ALBUM OF THE YEAR
Boygenius – “The Record”
Janelle Monáe – “The Age of Pleasure”
Jon Batiste – “World Music Radio”
Lana Del Rey – “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”
Miley Cyrus – “Endless Summer Vacation”
Olivia Rodrigo – “Guts”
SZA – “SOS”
Taylor Swift – “Midnights” – *WINNER
RECORD OF THE YEAR
Billie Eilish – “What Was I Made For?”
Boygenius – “Not Strong Enough”
Jon Batiste – “Worship”
Miley Cyrus – “Flowers” – *WINNER
Olivia Rodrigo – “Vampire”
SZA – “Kill Bill”
Taylor Swift – “Anti-Hero”
Victoria Monét – “On My Mama”
SONG OF THE YEAR
Billie Eilish – “What Was I Made For?” – *WINNER
Dua Lipa – “Dance the Night”
Jon Batiste – “Butterfly”
Lana Del Rey – “A&W”
Miley Cyrus – “Flowers”
Olivia Rodrigo – “Vampire”
SZA – “Kill Bill”
Taylor Swift – “Anti-Hero”
BEST NEW ARTIST
Victoria Monét – *WINNER
Gracie Abrams.
Fred again..
Ice Spice
Jelly Roll
Coco Jones
Noah Kahan
The War and Treaty
BEST POP VOCAL ALBUM
Kelly Clarkson, “Chemistry”
Miley Cyrus, “Endless Summer Vacation”
Olivia Rodrigo, “GUTS”
Ed Sheeran, – (Subtract)
Taylor Swift, “Midnights” – *WINNER
BEST POP SOLO PERFORMANCE
Billie Eilish – “What Was I Made For?”
Doja Cat – “Paint the Town Red”
Miley Cyrus – “Flowers” – *WINNER
Olivia Rodrigo – “Vampire”
Taylor Swift – “Anti-Hero”
BEST POP DUO/GROUP PERFORMANCE
Labrinth Featuring Billie Eilish – “Never Felt So Alone”
Lana Del Rey Featuring Jon Batiste – “Candy Necklace”
Miley Cyrus Featuring Brandi Carlile – “Thousand Miles”
SZA Featuring Phoebe Bridgers – “Ghost in the Machine” – *WINNER
Taylor Swift Featuring Ice Spice – “Karma”
PRODUCER OF THE YEAR, NON-CLASSICAL
Jack Antonoff – *WINNER
Dernst “D’Mile” Emile II,
Hit Boy
Metro Boomin
Daniel Nigro
SONGWRITER OF THE YEAR, NON-CLASSICAL
Edgar Barrera
Jessie Jo Dillon
Shane McAnally
Theron Thomas – *WINNER
Justin Tranter
BEST RAP ALBUM
Drake & 21 Savage – “Her Loss”
Killer Mike – “Michael” – *WINNER
Metro Boomin – “Heroes & Villains”
Nas – “King’s Disease III”
Travis Scott – “Utopia”
BEST RAP PERFORMANCE
Baby Keem ft. Kendrick Lamar – “The Hillbillies”
Black Thought – “Love Letter”
Coi Leray – “Players”
Drake & 21 Savage – “Rich Flex”
Killer Mike ft. André 3000 – “Scientists & Engineers” – *WINNER
BEST COUNTRY ALBUM
Brothers Osborne – “Brothers Osborne”
Kelsea Ballerini – “Rolling Up the Welcome Mat”
Lainey Wilson – “Bell Bottom Country” – *WINNER
Tyler Childers – “Rustin’ in the Rain”
Zach Bryan – “Zach Bryan”
BEST COUNTRY SOLO PERFORMANCE
Brandy Clark – “Buried”
Chris Stapleton – “White Horse” – *WINNER
Dolly Parton – “The Last Thing on My Mind”
Luke Combs – “Fast Car”
Tyler Childers – “In Your Love”
BEST ROCK ALBUM
Foo Fighters – “But Here We Are”
Greta Van Fleet – “Starcatcher”
Metallica – “72 Seasons”
Paramore – “This Is Why” – *WINNER
Queens of the Stone Age – “In Times New Roman…”
BEST ROCK PERFORMANCE
Arctic Monkeys – “Sculptures of Anything Goes”
Black Pumas – “More Than a Love Song”
Boygenius – “Not Strong Enough”- *WINNER
Foo Fighters – “Rescued”
Metallica – “Lux Æterna”
BEST R&B ALBUM
Babyface – “Girls Night Out”
Coco Jones – “What I Didn’t Tell You”
Emily King – “Special Occasion”
Summer Walker – “Clear 2: Soft Life EP”
Victoria Monét – “Jaguar II” – *WINNER
BEST R&B PERFORMANCE
Chris Brown – “Summer Too Hot”
Coco Jones – “ICU”- *WINNER
Robert Glasper Featuring Sir & Alex Isley – “Back to Love”
SZA – “Kill Bill”
Victoria Monét – “How Does It Make You Feel”
BEST ALTERNATIVE MUSIC ALBUM
Arctic Monkeys – “The Car”
Boygenius – “The Record” – *WINNER
Gorillaz – “Cracker Island”
Lana Del Rey – “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”
PJ Harvey – “I Inside the Old Year Dying”
BEST AFRICAN MUSIC PERFORMANCE
ASAKE & Olamide, “Amapiano”
Burns Boy, “City Boys”
David Featuring Must Keys, “UNAVAILABLE”
Ayra Starr, “Rush”
Tyla, “Water” – *WINNER
BEST SCORE OR SOUNDTRACK FOR VISUAL MEDIA (Includes Film and Televison)
“Barbie,” Mark Ronson & Andrew Wyatt, composers “Black Panther: Wakanda Forever,” Ludwig Göransson, composer
“The Fabelmans,” John Williams, composer
“Indiana Jones and the Dial of Destiny,” John Williams, composer
“Oppenheimer,”Ludwig Göransson, composer – *WINNER
I fundit “klasik” i brezit te tij qe vuri guret e pare ne formatimin e “Konservatorit Shteteror” sot “Universiteti i Arteve” studiuar dhe perfunduar studimet ne Konservatorin “ George Porumbesku” te Rumanise.
Takimi i fundit me te ishte kur sapo kish kapercyer te 90-tat. Kish mbetur po ai qe kishim njohur, petagogun e palodhur. I qete , i regullt , me pamje artisti ne qetesine e tij si dekada me pare ndonese kish mbetur vetmitar dhe jasht cdo vemendjeje nga instancat …
Nuk e therriste me askush…. Nuk e pame ne asnje medium, interviste televizive apo ne ndonje rresht gazete ndonese ka nje krijimtari te bolleshme ne disa zhanre kryesisht vokale nder arkivat e RTSH-se qe flene prej vitesh.
Ne borderote e “Te drejtave te autorit” as qe behej fjale te figuronte qofte edhe si statistike.
I sapo dale nga shtepia, diku tek “Pallatet Agimi” shkonte te mirrte pensionin e lehte modest, pak me shume se nje lemoshe….
E pyeta per “Pension te Posacem” si Krijues, Artist, Kompozitor e Dirigjent , Petagog i sa e sa brezash ne dekadat e para plot uri te muzikanteve te diplomuar qe u bene gjeneratoret e pare te kultures muzikore ne vend …
Qeshte lehte , ndalonte hapin, sme shihte ne sy, as pergjigje …!
Kurre nuk shante.
E kisha permendur si fenomen te trishtuar ne ndonje nga shkrimet e mija “fejbuksiane” drejtuar ndonje titullari te larte shteti … por “ncukk”- “Qeveria ka halle” e smerret me kesi “vogelsira”.
I paharruar ky emer artisti dhe ne mendje me vjen nje nga dhjetra kenget e tij kenduar ne sa e sa festivale por edhe nga ne ne “zboret ushtarake studentore” te kohes .
Ishte nje kenge rreshtore qe ne studentet e kendonim edhe kur shkonim ne menxe apo per te fjetur :
“Marshojme fitimtare.
Mbi supe ngritur bajoneta.
Nje nene nga ballkoni.
Lule hedh permbi helmeta” !
Ia kendonim me shume edhe atij kur e kishim dhe si Komandant Toge gjate diteve te zborit ne fakultet me komandat famoze te tij kur na thoshte :
-Toga , ju lutem gatitu !!
Ky ishte i miri , i urti, i bute si mendafsh Prof Nexho.
Te tere ne qeshnim, te tereve na bente te vinim buzen ne gas. Por i bindeshim pa medyshje.
Ashtu e donte puna ….
E sot, perseri mbetur akoma gjalle pa aspak vemendjen e duhur qe u “vrapon” mosha ne ngjitje per ne te 80-ta e pertej, ka plot “Nexhbedinë” te tjere pak a shume me te njejten pamje tek i sheh rruges.
Ndoshta dikush do i permende kur te mbyllin syte….
I paharruar Kompozitori , Petagogu, Dirigjenti, Njeriu, Artisti pa “kapaçken” e lyer me te verdhe ku shkruhet “Mjeshter i Madh” por qe mbetet edhe me i Madh se ky titull veç se me emrin e tij:
Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.
Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).
Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”. Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.
Pjesë nga krijimtaria e Nexhmedin Doko
Rini e zjarrtë – Festivali i XIII-të i këngës RTSH – 1974
Takim i brezave – Festivali i XII-të i këngës në RTSH – 1973
Festë në malësi – Festivali i VI-të i këngës në RTSH – 1967
Kur jam pranë teje – Festivali i IV-t i këngës në RTSH – 1965
Kthim nga fusha – Festivali i III-të i këngës në RTSH – 1964
Nëse ti mua më pyet – Festivali i II-të i këngës RTSH – 1963
Kënga e Inxhinieres – Festivali i I-rë i këngës RTSH – 1962
Opereta “Dritë dhe këngë”.
Provat kan filluar me shumë vullnet, profesionalizem, te udhehequr nga regjisori i mirenjohur shqiptar Nikolin Gurakuqi, per realizimin dhe inskenimin e Operës së parë Kosovare “Goca e Kaçanikut” te kompozitorit Rauf Dhomi, e cila do shfaqet per here te pare e kompletuar si (premiere boterore) ne Kosove, pas plot 53 vitesh se egzistuari si veper Kombetare.
E gjithe kjo ne kuader të Pavaresise dhe 25-vjetorin e çlirimit te Kosoves.fb
Gati shtatëdhjetë vjet kinema pa u ndalur asnjëherë
VOAL- Sandra Milo është ndarë nga jeta. Aktorja mbushi 90 vjet më 2023. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj dhe mes dashurisë së njerëzve të saj më të dashur, siç kishte kërkuar, njoftoi familja të hënën.
“Sandrocchia”, siç e quajti Federico Fellini, për të cilën ishte muzë, qe një nga aktoret më të njohura të kinemasë italiane.
Karriera e saj ishte shumë e gjatë dhe në kinema e TV ajo punoi me shumë regjisorë të mëdhenj, nga Roberto Rossellini te Antonio Pietrangeli, nga Sergio Corbucci te Luigi Zampa, Dino Risi, Luciano Salce, Duccio Tessari, Pupi Avati, Gabriele Salvatores deri te Gabriele Muccino dhe, siç përmendet, Fellini. Gati shtatëdhjetë vjet kinema pa u ndalur asnjëherë.
Në vitin 1963 ajo luajti edhe në filmin 8 1/2, po nga Fellini, një film që u vlerësua me Oscar për filmin më të mirë të huaj.rsi-eb
Të revoltuara kundër kornizave shoqërore, katër të reja në Prishtinë themeluan kolektivin artistik, Haveit, në vitin 2011. Që nga performanca e tyre e parë, që erdhi si protestë pas vrasjes së Diana Kastratit, një ndër rastet e femicidit në Kosovë, Hana dhe Vesa Qena, Lola dhe Alketa Sylaj, u kthyen në një zë të fuqishëm që përmes artit ballafaquan publikun me realitetin, për të cilin nuk flitej shumë. Hana dhe Alketa rrëfejnë për momente kyçe që përcollën rritjen e tyre si gra, paralelisht me artin dhe aktivizmin e tyre, tashmë me plane për etapën e re artistike të Haveit.
Komentet