Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, tha sot se “bashkë me Maqedoninë e Veriut kemi synim të qartë: bashkëpunimin e ngushtë drejt Bashkimit Evropian.”
“Sot, me Presidentin Stevo Pendarovski, diskutuam hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona, mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.”
“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë dhe bëhen edhe më të fuqishme me kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani në vijim. syri.net